iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Islami nė udhėkryq
Islami nė udhėkryq
Mitrovicė 1415/1995 ;
Titulli i origjinalit:
Islam at the crossroads
Pėrktheu: Adnan Misini
Ky libėr ėshtė shkruar pėrafėrsisht para gjysmė shekulli, saktėsisht, nė vjeshtėn e vitit 1933 dhe pėr herė tė parė ėshtė botuar nė Delhi me 1934 e pastaj nė Lahorė dhe ėshtė apel muslimanėve tė brezit tim qė t'i shmangen imitimit tė verbėr (taklid) tė formave dhe vlerave shoqėrore tė perėndimit, dhe qė nė vend tė kėsaj, tė pėrpiqen ta ruajnė trashėgiminė e tyre islame, e cila dikur ka sjellur deri te fenomeni i lavdishėm, shumanėsh historik , i pėrfshirė me shprehjen "Civilizimi musliman".
Kjo pėrpjekje imja letrare, mbi lėndėn thjesht islame, ka hasur nė pėrgjigjje tė drejtprdrejtė nė mesin e muslimanėve tė zonave anglishtfolėse tė Indisė sė atėhershme tė pandarė dhe ėshtė botuar disa herė. Pėrkthimi arab pasoi pas disa vitesh dhe ndikimi i tij nė publikun e arsimuar tė lindjes sė Mesme ka qenė madje edhe mė i madh sesa ndikimi i verzionit orgjinal anglez. Pėrgjigjja pozitive nė apelin tim sė shpejti e nxiti paraqitjen e librave tjerė, nga shkrimtarėt tjerė musliman, tė cilėt e morėn temėn kryesore tė "Islamit nė udhėkryq" dhe e elaboruan nė forma tė ndryshme e nė nivele tė ndryshme, ēdonjėri nga ata nė pėrshtatshmėri me prirjet individuale shpirtėrore, nganjėherė duke u pajtuar me kėtė, apo me atė pikėpamje timen, por, thuase vazhdimisht duke ardhur gjer te pėrfundimet dhe postullatet, tė cilat atėherė mė janė dukur - e edhe sot mė duken - tė kundėrta asaj qė kam pėrfytyruar. Atė qė e kam patur ndėr mend kur e kam shkruar librin, tė cilin e keni nė duar, ka qenė zgjimi i sėrishėm i vetėdijes sė muslimanėve mbi atė, se ata ndryshojnė nė aspektin shoqėror dhe kulturor nga shoqėria mė e fortė perendimore, dhe nė atė mėnyrė forcimin e krenarisė sė tyre dhe dėshirės qė t'i ruajnė format dhe themelatat e veta tradicionale, nė mėnyrė qė kjo tu ndihmoj ta mbajnė tė gjallė atė "dallueshmėri" qenėsore dhe pėrsėri ta bėjnė kreative atė nė aspektin kulturor, pas shekujve tė stagnimit tė madh dhe sterilitetit intelektual tė bashkėsisė sonė. Nė tėrė librin, theksi kryesor ka qenė nė zgjimin e sėrishėm dhe ruajtjen e atyre formave dhe atyre vlerave tė kaluarės sonė, tė cilat ende janė nė lidhje me realitetin e islamit si fuqi, e cila krijon kulturė, dhe zgjimit tė sėrishėm tė shpirtit tė ideologjisė islame, siē ėshtė e shprehur kjo nė Kur'anin Fisnik dhe nė Sunnetin e Pejgamberit a.s.
Por, siē ndodhi, njė pjesė tė madhe tė asaj qė i kam synuar duke e shkruar librin "Islami nė udhėkryq", mė vonė gabimisht e kanė kuptuar disa lexues e udhėheqės muslimana, tė cilėt lėshuan rastin qė tė kuptojnė tė gjitha implikacionet e thirrjes sime nė kreativitetin kulturor dhe filluan tė mendojnė se ėshtė i domosdoshėm, thjesht, kthimi nė format shoqėrore tė dukshme nė shekujt e kaluar tė dekadencės muslimane. Kjo ka qenė, siē kam thėnė mė parė, plotėsisht e kundėrt me synimet e mia. Gjithsesi, zgjimi i sėrishėm ka filluar , dhe zhvillohet nė botėn muslimane: por, pėr fat tė keq, ai nuk ėshtė kthim i sėrishėm vlerave tė mirfillėta tė Kur'anit dhe Sunnetit, por, mė parė konfuzion, i cili rrjedh nga gatishmėria e tėrė atyre muslimanėve qė verbėrisht t'i pranojnė format shoqėrore dhe proceset ideore tė zhvilluara nė botėn islame mesjetare, nė vend qė me mburrje ti kthehen ideologjisė sė evidencuar nė burimet e vetme tė vėrteta tė islamit: Kur'anit dhe Sunnetit. Pikėrisht, nė orvatje qė tė shpjegoj diē nga konfuzioni tragjik, i cili sot dominon nė botėn muslimane, tani e ofroj kėtė botim tė ri tė revizionuar tė po tė njėjtit titull, me shpresė qė kjo vepėr do tė mund t'i shėrbej rinisė sė sotme muslimane, mu sikurse botimi burimor nga viti 1934, i cili ka qenė i dedikuar rinisė sė atėhershme muslimane - etėrve apo madje edhe gjyshėrve tė brezit tė tanishėm. Nėse disa paraardhės, gabimisht e kanė kuptuar pėrpjekjen time, ndoshta rinia e sotme muslimane do tė jenė nė gjendje, qė mė mirė ta vlerėsojnė kuptimin e tij nė dritėn e asaj qė ka kaluar nga paraqitja e tij e parė, para gjysmė shekulli. Dėshira ime ėshtė qė ky libėr t'u ndihmoj nė rrugėn e vėshtirė, e cila qėndron para tyre. Tanger 1982 Muhammed Asad </SPAN>
|