|
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj. |
17-10-07, 14:41
|
#1
|
BQARU§ POWRU§
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
|
Titulli: Migjeni
BALADĖ QYTETSE
Mbramė
qiella dhe hyjt e vramė
njė ngjarje tė trishtueme panė:
Hije... jo! - por njė grue
me ftyrė tė zbetė edhe me sy
tė zez si jeta e saj,
me buzėn tė vyshkuna nė vaj,
me plagė nė gjoks e stolisun
me veshje dhe me shpirt tė grisun,
me hije grueje,
njė kens kėso bote,
njė fantom uje
vallzonte valle nė rrugė tė madhe.
Dy hapa para, dy hapa mbrapa
me kambė tė zbathun,
me zemėr tė plasun.
Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,
me flokė tė thime,
me ndjesi tė ngrime.
(Dikur,
kur gjit' e saj me kreni
shpėrtheheshin n'aromė,
kur ish e njomė -
atėherė e dashunojshin shum zotni.
E sot?)
Jeta e saj asht kjo vall' e ēmendun
nė rrugat e qytetit tonė,
njė jetėn e fikun, njė jetė e shterun,
shpin i molisun, zemėr e therun,
njė za vorri, njė jehonė
qė vallzon natėn vonė
nėpėr rrugat e qytetit tonė.
__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.
Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje
|
|
|
17-10-07, 14:42
|
#2
|
BQARU§ POWRU§
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
|
Titulli: Migjeni
MELODI E KĖPUTUN
Melodi e kėputun - lot i kjartė nga syni
i njė grues sė dashun...
andje e pėrplasun,
xhevahir i tretun,
njė andėrr e shkelun,
buzė e paputhun
nė melodin e kėputun.
Nga vaji i heshtun shkunden supat e zhveshun,
verbojnė nga zbardhimi...
e ther, ther hidhnimi
pėr ēasteet e rrėshqitun,
pėr fatin e ikun,
pėr gėzimin e humbun
nė melodin e kėputun.
Brrylat ndėr gjujė tė mpshtetun, ftyrė nė shplakė e fundosun:
Qan grueja e pikllueme
me zemėr tė piskueme
(njė kitarė e gjymtun,
za kange i mbytun
nė buzė nga dhimb' e puthun
nė melodin e kėputun).
Hesht njeriu pran grues qė qan e turpnueme...
syni i venitet
nė tė loti vėrvitet,
diēka nxjerr nga xhepi
grues ia lė - dhe sė shpejti
e len gruen e humbun
nė melodin e kėputun.
Por kur vjen ndoj tjetėr, epshi kapėrthehet,
gjaqet turbullohen,
pėrzihen, pėrvlohen,
ēohen peshė, tėrbohen
... e vetėm ndėgjohen
ahtėt e molisun
nė melodin e grisun.
__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.
Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje
|
|
|
06-12-07, 13:28
|
#3
|
Anetar i Rrespektuar
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
|
Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla)
Migjeni ėshtė nga shkrimtarėt mė tė shquar tė letėrsisė shqiptare. Me njė realizėm tė thellė, tė panjohur deri atėherė nė letėrsinė tonė, ai pasqyroi jetėn e pėrditshme tė shoqėrisė shqiptare, sidomos tė shtresave tė varfėra tė qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqėror si dhe fashizmin qė po kėrcėnonte Evropėn. Pėrfaqėsuesi mė i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi nė letėrsinė tonė me njė shkallė shumė tė lartė ideoartistike protestėn e hapur, ėndėrrėn pėr njė botė tė re dhe optimizmin e thellė.
Migjeni lindi mė 23 tetor 1911 nė Shkodėr, nė familjen e njė tregtari tė vogėl, ku shumė shpejt vėshtirėsive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqėsitė familjare. Kur ishte pesė vjeē, i vdiq nėna, kurse nė moshėn trembėdhjetėvjeē humbi tė atin, e mė pas vėllanė e gjyshen me tė cilėn ai ishte lidhur fort pas vdekjes sė nėnės. Kėto fatkeqėsi e bėnė Migjenin, qė vetiu ishte njė natyrė e mbyllur, tė tėrhiqej nga jeta e moshatarėve tė tij. Pasi mbaroi shkollėn fillore nė Shkodėr, ai shkoi pėr tė vazhduar mėsimet nė Tivar dhe mė pas pėrfundoi seminarin teologjik tė Manastirit.
Pėr njė tė ri me interesa tė gjera si Migjeni, jeta e seminarit ishte mbytėse. Nga leximet Migjeni ra nė kontakt me ide revolucionare tė kohės qė zienin nė gjithė Evropėn.
Nė vitin 1932 Migjeni pasi mbaroi seminarin dhe nuk mundi tė sigurojė njė bursė pėr tė vazhduar studimet e larta, mbeti pa punė deri sa mė 1933 u emėrua mėsues nė Vrakė, njė fshat afėr Shkodrės. Rruga Vrakė-Shkodėr, qė ai bėntė pėrditė me biēikletė, ia keqėsoi gjendjen shėndetsore. Gjatė kohės qė qėndroi nė seminar, Migjeni sėmurej shpesh dhe ishte nėn kontroll tė vazhdueshėm tė mjekut, ngaqė mushkėritė e tij ishin tė dobėta dhe rezikoheshin tė prekeshin nga turbekulozi, sėmundja tipike e kohės, nga e cila i vdiq edhe nėna.
Ndėrkohė, ai kishte filluar tė botonte shkrimet e tij nė revisten "Illyria". Nė to ndihen pėrshtypjet e para, reagimi shpirtėror i Migjenit ndaj realitetit tė zymtė, ndaj mjerimit, ku ishte zhytur edhe fshati, edhe qyteti shqiptar
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
|
|
|
06-12-07, 13:29
|
#4
|
Anetar i Rrespektuar
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
|
Titulli: Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla)
Poezia e Migjenit
Poezia e Migjenit, njė poezi novatore, u bė shprehėse e fuqishme e pakėnaqėsisė ndaj realitetit, e urrejtjes ndaj dhunės dhe shfrytėzimit, ndaj mashtrimit politik, shoqėror dhe hipokrizisė. Duke shpėrthyer drejtpėrdrejt nga jeta e gjallė ajo pasqyroi botėn shqiptare nė vitet '30 me protestat, dhembjet, ėndėrrat dhe shpresat pėr tė ardhmen.
Vėllimin e tij "Vargjet e lira" (1936) Migjeni e hapte me vjershėn "Parathėnia e parathėnieve" ku shpėrthente gėzimi i tij se shekulli ka nisur tė ēlirohet prej skllavėrisė shpirtėrore. Lajtmotivi i kėsaj vjershe e cila ėshtė njė sintezė e mendimit revolucionar tė Migjenit, ėshtė vargu: "Pėrditė prendojnė Zotat", Njeriu po hipėn nė majėn e fronit, po bėhet zot i jetės, i tokės sė tij, i vetvetes dhe nuk do t'u pėrulet mė "idhujve".
Pas kėsaj vjershat e veta Migjeni i ka ndarė nė gjashtė cikle: "Kangėt e ringjalljes", "Kangėt e mjerimit", "Kangėt e perėndimit", "Kangėt mė vete", "Kangėt e rinisė" dhe "Kangėt e fundit".
Nė ciklin e parė bėjnė pjesė pesė nga vjershat mė tė mira tė Migjenit. Filli qė i bashkon kėto vepra, ėshtė gėzimi pėr lindjen e "Njeriut tė Ri", prej atyre tė varfėrve tė rritur nė mjerim, tė cilėt janė ngritur nė luftėra tė reja, qė tė mos humbin mė nė lojėn e pėrgjaktė tė historisė, tė mos jenė mė skllevėr tė titajve tė tėrbuar, por zot tė vetes e tė njė bote tė re, ku njeriu tė jetė i lirė dhe askush tė mos e shkelė personalitetin e tij. Kėto luftėra nuk janė grabitqare e as pėr tė siguruar privilegje tė reja, si ato tė hershmet, por janė luftėra tė reja, siē i quan poeti kryengritės. Nė kėtė cikėl kemi edhe protestėn ndaj gjendjes sė rėndė tė shoqėrisė shqiptare, ndaj gjithė forcave konservatore, qė e mbajnė nė vend atė, dhe shpėrthimin e entuziazmit pėr lindjen e "Njeriut", i cili do ta drejtojė kombin drejt njė agimi tė ri. Nė kėtė cikėl jeton edhe ideja se vetėm nė liri mund tė shpėrthejnė energjitė dhe aftėsitė njerėzore. Nė gjithė ndryshimet, pėrmbysjen e botės sė vjetėr dhe krijimin e botės sė re, poeti njeh si protagoniste rininė. Ajo ėshtė mė e pastra, mė e bukura pjesė e shoqėrisė, ku ai var shpresat, besimin pėr fitoret e ardhme, pėr triumfin e idealit pėr njė jetė tė re:
Rini, thueja kangės ma tė bukur qė di!
Thueja kangės sate, qė tė vlon nė gji.
Nxirre gėzimin tand, tė shpėrthejė me vrull.
Mos e freno kangėn! Le tė marri udhė.
(Kanga e rinisė)
poeti ėshtė i bindur se asgjė s'mund ta pengojė mė lulėzimin e lirisė, ku do tė shpėrthejė hovshėm gjithė ato kėngė, qė ende i flenė nė shpirt. Kjo ėshtė intuita e poetit, i cili ka aftėsinė ta ndjejė i pari rrezen e ngrohtė tė Diellit tė jetės sė re:
Por a do tė vijė dita kangėt me u zgjue
Apo ndoshta shekujt me ne prapė po tallen
Jo, Jo! Se liria filloi me lulzue
Dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valėn
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
|
|
|
06-12-07, 13:29
|
#5
|
Anetar i Rrespektuar
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
|
Titulli: Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla)
Problematika, qė trajtoi Migjeni nė tregimet e nė skicat, ishte ajo qė trajtohej nė publiēistikėn dhe nė prozėn pėrparimtare tė kohės. Ndryshimi qėndron nė zbėrthimet e thella dhe pėrgjithėsimet e mėdha tė Migjenit, nė krijimet me njė nivel shumė tė lartė artistik. Me Migjenin tregimi i realizmit kritik shqiptar njohu kulmin e tij. Tregimet "A don qymyr zotni?", "Studenti nė shtėpi", "Tė ēelėn arkapijat", "Historia e njenės nga ato", "Qershijat", "Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot", nė tė cilat pasqyrohet jeta e fshatit dhe qytetit shqiptar nė problemet mė thelbėsore dhe dramatike tė saj, qėndrojnė pėrkrah poezisė sė tij mė tė mirė. Migjeni ėshtė krijuesi i vetėm i letėrsisė sonė tė sė kaluarės qė u shfaq me tė njėjtėn forcė artistike si nė poezi ashtu edhe nė prozėn e shkurtėr. Me tregimin e tij nė letėrsinė shqiptare motivohet pėr herė tė parė plotėsisht nė art problemi i shkatėrrimit tė personalitetit tė njeriut nė kushtet e njė shoqėrie despotike. Nė tregimet e skicat, ashtu si edhe nė poezitė e tij rrihet vazhdimisht ideja se jeta shpirtėrore kushtėzohet nga jeta materiale, se vlerat shpirtėrore e morale shkatėrrohen nė kushtet e mjerimit e vuajtjeve tė shumta tė jetės sė shtresave tė varfėra. Me dhembje e revoltė ai tregon se si dinjiteti legjendar i malėsorit, nderi i malėsores, dhe i qytetares sė varfėr kanė marrė fund nė luftėn pėr ekzistencė nė vėshtirėsinė pėr t'i siguruar fėmijės njė copė bukė a pėr ta shpėtuar nga vdekja.
Nė krijimtarinė e tij Migjeni shprehu bindjen se pėrderisa tė mos pėrmbyseshin idhujt e jetės sė vjetėr, gjithēka, nė jetėn e qytetit dhe tė fshatit do tė mbetej nė gjendjen ekzistuese, nė mjerim dhe varfėri. Nė prozėn e tij mjerimi, uria, konservatorizmi, patriarkalizmi, degjenerimi, kanė njė burim: shtypjen dhe shfrytėzimin, qė mbrohen me ligj nga rendi nė fuqi. Ky qėndrim ndaj realitetit, i cili ishte njė kundėrvėnie edhe ndaj krijimeve tė autorėve konservatorė, jepet nėpėrmjet njė konflikti tė fuqishėm, dramatik. Nė kėtė prozė kemi njė ekuilibrim ndėrmjet shpėrthimit lirik tė emocioneve dhe veprimit dramatik e pėrdorimit mjeshtėror tė fjalės. Ai shkroi me dashuri e pikėllim pėr ata njerėz, qė e shkonin jetėn nė kthetrat e mjerimit, kurse pėr shkaktarėt e vėrtetė tė kėsaj gjendjeje ai derdhi urrejtjen dhe pėrbuzjen. Migjeni e trajtoi vesin nė prozėn e tij si dukuri tė njė jete qė brehej nga kontradiktat e thella dhe jo mbi bazėn e instiktit, ndaj ai arriti tė sjellė nė letėrsinė tonė pėrgjithėsime tė rėndėsishme ideoartistike.
Personazhi i prozės sė Migjenit ėshtė punėtori i papunė, malėsori qė i ka harruar hynitė e tij dhe i pėrgjėrohet kokrrės sė misrit, nėna qė mallėkon pjellėn e vet e qė detyrohet tė shesė vetvehten, e reja dhe i riu tė cilėve jeta patriarkale, me ligje e norma mesjetare, u than ndjenjat, shpresat dhe ėndrrat rinore. Nė tregimin e tij Migjeni trajtoi problemet mė tė rėndėsishme tė kohės dhe u bė shprehės i kontradiktave tė saj.
Personazhet e tij janė tipizme tė plota tė njė shtrese tė caktuar tė shoqėrisė sė kohės. Ai nuk i pėrshkruan ato, por i krijon me anė tė zbėrthimeve tė thella psikologjike, nėpėrmjet detajeve. Personazheve tė tilla si malėsorja ("A don qymyr zotni"), Nushi dhe Agla ("Studenti nė shtėpi"), ose Bakalli ("Tė ēelen arkapijet") e Kola ("Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot"), janė dhėnė me forcė tė rrallė artistike.
Pjesėn mė tė madhe tė krijimtarisė nė prozė tė Migjenit e zėnė skica dhe fejtoni. Nė kėto krijime tė rėndėsishme realiteti ėshtė pasqyruar me shumė larmi dhe mjeshtėri artistike. Nė prozėn satirike tė tij Migjeni herė kalon nė trajtim konkret tė problemit tė mjerimit, papunėsisė, tė mohimit tė mėshirės kristiane e artit pėr art. ( Njė refren i qytetit tim, Mollė e ndalueme, Nė kishė, Luli i vocėrr, Zoti tė dhashtė, Programi i njė reviste, Legjenda e misrit, Bukuria qė vret, etj.), herė nė trajtim tė pėrgjithshėm nė formėn e njė eseje filozofike tė problemeve tė dinjitetit tė njeriut, tė sė ardhmes sė vendit, tė ushtrimit tė dhunės pėr tė mposhtur personalitetin e njeriut tė thjeshtė etj, (Sokrat i vuejtun apo derr i kėnaqun, Ne me Krishtin, Pėrrallė abisine, Gjysėm ose italian, Mėsim gjeografie etj.
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
|
|
|
12-12-11, 19:08
|
#6
|
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
|
O Agron Luka. Ndali shpifjet ndaj veprės sė Migjenit dhe Skėnder Luarasit!
Petro Luarasi
O Agron Luka. Ndali shpifjet ndaj veprės sė Migjenit dhe Skėnder Luarasit!
Tė nderuar lexues,
Gjej rastin tė shpreh mirėnjohjen e thellė ndaj Forumit Dardania pėr mundėsinė qė na jep tė shprehemi dhe tė publikojmė Fjalėn e Lirė Shqipe kudo nė botė.
Hulumtimet mbi Migjenin dhe studjuesin mė tė njohur tė tij, Skėnder Luarasin, qė njėkohėsisht e kishte mik dhe kunat, na detyron qė tė pėrballemi me mjaft ēėshtje delikate. Studjuesi Skėnder Luarasi i ka kushtuar rėndėsi tė veēantė paraqitjes me vėrtetėsi tė jetės dhe veprės sė Migjenit dhe ka shkruar pėr peripecitė e botimit dhe tė shpalljes sė tė vėrtetės migjeniane, proces i cili ėshtė ballafaquar me mjaft pasaktėsi dhe spekulime pėr motive tė ndryshme personale e klanore, deri skandale. Ndėr to po komentojmė pėrmbledhurazi skandalin e fundit tė manipuluesit Agron Gjovalin Luka.
Ai duke abuzuar me tė drejtat demokratike tė shprehjes sė lirė pėrēudnon dhe shpif pėr qėllime poshtėrimi me besimin se vetėm kėshtu merr hakun dhe nderon kujtimin e te atit Gjovalin Luka. Nė materialet e publikuara mė parė kemi analizuar dhe demaskuar trillimet dhe shpifjet e tij ne shkrime tė ndryshme disa vjeēare, tė cilat tani sė fundmi morėn pėrmasa e njė Skandali ku me verbėri dhe egėrsi shkelmohen elementet e arėsyes dhe nderit.
Prej vitesh e kemi provuar por pėrkundėr neglizhences sė organeve tė tjera, vetėm gazeta Albania (Albania, 22.4.2010, fq.21 nėn titullin Saktėsim) u distancua me dinjitet nga Agron Luka duke shpallur se
Nė datat 15 e 16 prill 2010 janė botuar artikujt e zotit Agron Luka, me tituj redaktorialė Anonimi misterioz qė censuroi Migjenin dhe loja e Enver Hoxhės, ku thuhet: Sipas pėrkufizimeve e pikėpamjeve tė Skėnder Luarasit, mė 1957-n, shkruhej se: Migjeni...i shfrytėzoi modelet e ideologjisė dhe tė stilit tė Gorkit e Majakovskit (fq. 11; fq. 33 etj.); ishte revolucionar internacionalist i vėrtetė komunist (fq. 33); letėrsia e tij ishte me pėrmbajtje tė KONARE-s dhe tėrėsisht socialiste (fq. 47); Migjeni ishte njė kontribuues i pajtimit tė grupeve komuniste (fq. 48); ishte pėrkrahės i vendosjes sė njė regjimi model stalinist edhe nė Spanjė; Migjeni ishte njė dėshmor i luftės nacional-ēlirimtare dhe prandaj edhe Partia ia vendosi eshtrat pas kthimit nga Italia nė Varrezat e Dėshmorėve, duke e nderuar me Urdhrin e Lirisė, Klasit I, (fq. 32; fq. 44) etj. (Shih, S. Luarasi, Migjeni, Vepra, bot. 1957 e ribotim 1961, pėrgjithėsisht, Hyrja, Jeta, Vepra, fq. 5-58.) Ndėrsa nė artikullin redaktorial Incesti i Migjenit me Bojkėn dhe manipulimi me kėtė histori (Dosja e Migjenit nė Muzeun Historik nė Shkodėr dhe roli i S.Luarasit) i botuar mė datėn 16 prill, zoti Agron Luka shkruan: Edhe Dh. Fullanit, pa asnjė lloj pendese, siē edhe mjaft tė tjerėve, Skėnder Luarasi do ia rregullonte qejfin me njė letėr spiunimi, qė pati si pasojė njė internim me urdhėr tė protektorit, M. Shehu... Dhe ky personalitet, S. Luarasi na quhet e na mbahet si Disident i Vjetėr, si Nderi i Kombit, akorduar me Dekretin, Nr. 1467 nga Sali Berisha... i cili pėr vete ishte i katapultuar direkt nga Ramiz Alia...). Sipas verifikimit tė redaksisė, u konstatua se citimet e mėsipėrme, tė marra nga autori i shkrimit, nuk ekzistojnė nė librin Migjeni, Veprat, botim i vitit 1957 dhe botim i vitit 1961, tė pėrgatitura nga Skėnder Luarasi. Pra konstatojmė se kemi tė bėjmė me njė falsifikim, nga e cila redaksia e gazetės Albania distancohet. Gjithashtu, edhe citimi nė lidhje me zotin Dh. Fullani ėshtė i pavėrtetė. Ndiejmė keqardhje qė nuk kemi bėrė verifikimet pėrkatėse te personat e prekur nė kėtė shkrim, duke i kėrkuar ndjesė familjes Luarasi.
Nė vend qė tė kėrkonte falje publike, Agron Gjovalin Luka akuzon me shkrimin
Liria dhe korrektesa e shtypit, pėrballė ndėrhyrjeve redaksionale, ēenzurės dhe frikės ndaj zyrtarėve tė lartė! te botuar nė sajtin www.shqiperia-etnike.com nr 147
se denoncimi ishte njė lojė e manipuluar e Petros!
Ai deklaron:
Me pėrgjegjėsi tė plotė civile e penale, unė Agron Luka, deklaroj se, nuk kam kryer asnjė lloj mashtrimi nė citimet korrekte.
Edhe unė po paraqeses me pergjegjesi morale e penale perpara lexuesit tė nderuar citimet e denoncuara si mashtrim nga gazeta Albania dhe provat e cituara qė servir Agron Luka.
Citimi kinse i Skėnder Luarasit sipas Lukės e pergenjeshtruar nga gazeta Albania
Sipas pėrkufizimeve e pikėpamjeve tė Skėnder Luarasit, mė 1957-n, shkruhej se: Migjeni...i shfrytėzoi modelet e ideologjisė dhe tė stilit tė Gorkit e Majakovskit (fq. 11; fq. 33 etj.); ishte revolucionar internacionalist i vėrtetė komunist (fq. 33)
"Prova " e cituar dhe e skanuar sipas Agron Lukes
Me anėn e kėtyre gjuhėve botėrore (rusishten konkretisht AL) gjatė studimevet, i pėrvehtėsoi Milloshi idetė revolucionare. Gjatė kohės qė ndėnji nė Monastir mundi tė lexojė veprat e klasikėve ruse Pushkin, Tolstoi, por veēanėrisht ato tė krijuesve tė realizmit socialist, veprat e Gorkit e tė Majakovskit. Gjurmat e kėtij edukimi i gjejmė ndėr librat e tij, ndėr ato tė pakta qė i shpėtuan prej zjarrit ditėn e 22 qershorit 1942
(f 11, e bot. 1957).
.
Citimi kinse i Skėnder Luarasit sipas Lukės e pergenjeshtruar nga gazeta Albania
letėrsia e Migjenit ishte me pėrmbajtje tė KONARE-s dhe tėrėsisht socialiste (f 47 simbas origjinalit tė bot. 1957.)
"Prova " e cituar dhe e skanuar sipas Agron Lukes:
S. Luarasi, ka cituar, A. Stefin dhe sigurisht se, ėshtė dakort me tė dhe shkon nė unison se, Migjeni te Kangėt e Rilindjes dhe te Parathanja e Parathanjevedonte ti kėndonte zgjimit kombėtar, pėrpjekjeve tė popullit pėr ēlirim dhe se ishte orvatė qė kėto tė paraqesnin programin poetik tė lėvizjes sė ēlirimit pėr pėrmbajtjen socialiste tė tė gjithė veprės sė tij qė ai e ndiqte edhe nė jetė. (f 47 etj) Nėqoftėse z. Petro gjen ndonjė lėvizje tjetėr (ku e fuste vehten edhe shoku S.L. aso kohe) e cila nuk ishte KONARE (Komiteti Nacional Revolucionar), por si socialiste apo edhe mė minimum si social-demokrate, nė emėruesin e pėrbashkėt, le ta interpretojė ndryshe
.............
Citimi kinse i Skėnder Luarasit sipas Lukės e pergenjeshtruar nga gazeta Albania
Migjeni ishte njė kontribues i pajtimit tė grupeve komuniste (f 48)
"Prova " e cituar dhe e skanuar sipas Agron Lukes
S. L. citonte A. Stefin, tė cilit Migjeni i kishte pas deklaruar: Unė pėr veten teme e quej veprėn teme si njė kontribut pėr bashkimin e kėtyre rretheve
(shih nė f 47, rrethet komuniste shqiptare; f 48 grupeve. AL)
,,,,,,,,,
Citimi kinse i Skėnder Luarasit sipas Lukės e pergenjeshtruar nga gazeta Albania
ishte pėrkrahės i vendosjes sė njė regjimi model stalinist edhe nė Spanjė; Migjeni ishte njė dėshmor i luftės nacional-ēlirimtare dhe prandaj edhe Partia ia vendosi eshtrat pas kthimit nga Italia nė Varrezat e Dėshmorėve, duke e nderuar me Urdhrin e Lirisė, Klasit I, (fq. 32; fq. 44) etj. (Shih, S. Luarasi, Migjeni, Vepra, bot. 1957 e ribotim 1961, pėrgjithėsisht, Hyrja, Jeta, Vepra, fq. 5-58.)
"Prova " e cituar dhe e skanuar sipas Agron Lukes:
f32 nė korrelacion me f 44
Fotoskanimi i f 32, nga bot. original i vitit 1957. Hapini sytė e lexojeni edhe Urdhėrin e Lirisė sė Kl. I.
f. 44, Migjeni ėshtė njė nga luftėtarėt mė tė parė pėr lirinė e Shqipėrisė
Partia dhe Pushteti ia vendosi reliket e fundit - krah pėr krah me dėshmorėt e LNĒL
Migjeni ishte ishte pėrkrahės i vendosjes sė njė regjimi model popullor sovjetik -stalinist edhe nė Spanjė." ( Nė kėtė paragraf Agron Luka perseri shtrembėron citimin e origjinalit qe nuk e ka fjalinė ishte pėrkrahės i vendosjes sė njė regjimi model popullor sovjetik -stalinist edhe nė Spanjė dhe gjithashtu ne vend tė citimit jep shpjegime.Shenim i Petro Luarasit)
"Prova " koment sipas Agron Lukes: duke iu referuar shkrimeve te Andrea Stefit: Citoj: Simbas fantazisė sė Migjenit, pėrveē shtetit proletar nė lindje, po jepte shpresa se po lindte edhe njė shtet tjetėr i tillė afėrsisht nanėn e kundėrt (nė perėndim AL) tė tė njajtit kntinent, nė Spanjė. ( A. Stefi, Rreth Gogolit tė Migjenit, Bul.USHT, Seria shk. Shoq. 1955, f 171-172) Kėtė interpretim e kėtė mikun CORVUS, e citonte dhe e pėrkrahte S. Luarasi! (Bot. 1957, Hyrje f 5, Kuptimi i dyfishtė i Gogolit. Kėtė lidhje e sqarim tė bashkėngjitur, Red. e Albanias, red. E. Metaj, personalisht e kishte hequr/ēensuruar.
.............
Pretendimet sipas Lukės e pergenjeshtruar nga gazeta Albania
Edhe Dh. Fullanit, pa asnjė lloj pendese, siē edhe mjaft tė tjerėve, Skėnder Luarasi do ia rregullonte qejfin me njė letėr spiunimi, qė pati si pasojė njė internim me urdhėr tė protektorit, M. Shehu....
"Prova " koment sipas Agron Lukes e shoqėruar me fotokopje artikujsh tė Petro Luarasit
"GSH, Dossier V, 19 prill 2003, f 12-13, por, u dėnua shefi i poezisė, Dhimitėr Fullani
Gazeta Shqip, 4 dhjetor 2006, f 18-19. Lexojeni letrėn qė z. S. Luarasi i shkruan shokut Mehmet Shehu, posaēėrisht pėr z. Dhimitėr Fullanin, pėr z. Thanas Leci etj
dhe lexojeni se si z. Petro e kamuflon dhe e pėrzien me njė tjetėr letėr pėr familien e Petro Markos, pėr ikjen nė Spanjė etj!
Nė Dosjen Migjeni, nė MHSh, figuron edhe Diskutimi i Dh. Fullanit
Do vijmė edhe atje o Z. Petro me durim dhe me dokumente, e kam njė dokument edhe pėr atė eveniment.
Nqs z. Dh. Fullani nuk paska pėsuar asnjė lloj peripecie nga kjo lloj letre, atėhere i kėrkoj falje familes Fullani, edhe pse unė nuk kam asnjė pikė faji nė kėtė mes. (Kėtu kopjon fjalėt e Shvejkut Ēfaj kam unė pėr veprimet e mia. Shėnim i Petro Luarasit)
Disidenti dhe Nderi i Kombit, Skėnder Luarasi ka pėrgojuar me letra e me epitete te Enver Hoxha e te Mehmet Shehu, njė seri njerėzish e intelektualėsh si F. Paērami, M. Ndoja, Dh. S. Shuteriqi, S. Prifti, V. Bala, F. Gjata, D. Siliqi, Sh. Musaraj etj
ndėr ta disa herė edhe babanė tim.
http://www.shqiperia-etnike.com/she147/she147shqip.htm
Petro Luarasi
Sqarim per mashtrimin e Agron Lukes me internimin e Dhimiter Fullanit,
- Dhimiter Fullani dihet qe nuk eshte internuar ndonjehere
- Letrat e Skender Luarasit te botuara nga une ne shtyp nuk kane te bejne fare me internimin e Z.Dhimitėr Fullani, as qe permendet emer, por me pafajėsinė e Petro Markos.
- Familja Fullani apo te tjere shkrimtare e dine mire qe Dhimiter Fullani thjesht u hoq si pergjegjes botimi per aresye te tjera, por nuk eshte denuar kurre politikisht, aq me pak nga ndonje ankese e Skender Luarasit ndaj tij. Ky eshte trillimi i rradhes i Agron Lukes duke komentuar sipas hamendjes se tij shkrimet e mia nder vite.
- Skėnder Luarasi vėrtet ka kritikuar mjaft shkrimtarė e zyrtarė pėr cėshtje me karakter historiko-letrar, por kurre nuk ka ka bere padi, apo te jene marre ne reference nga hetuesia si denoncues ne proces gjyqesor ( si spekulon Agron Luka perkatesisht ndaj intelektualeve F. Paērami, M. Ndoja, Dh. S. Shuteriqi, S. Prifti, V. Bala, F. Gjata, D. Siliqi, Sh. Musaraj, Dh.Fullani apo babait te tij Gjovalin Luka)
Nga sa u deshmua me fakte e prova, duke u bazuar edhe tek pretendimet prova te Agron Lukės, kuptohet qarte qė tė ashtuquajtura "citime" tė Skėnder Luarasit si tė marra nga botimet e Migjenit tė viteve 1957 e 1961 nuk gjenden nė origjinal.
Dihet nga cdo njeri normal si dhe shpjegohet nga fjalori i gjuhes shqipe qe citim (fjale mes thonjezave) d.m.th. me dhene fjale per fjale nje pjese te shkurter nga ndonje veper ose shkrim i ndonje autori . A nuk e di Agron Luka kėtė gjė elementare!?
A ka ndonje njeri qe mund te deshmoje qe ne kete rast Agron Lukia ka cituar vertet Skender Luarasin dhe se gazetat Albania dhe Shqip nuk kane pasur te drejte qe e kane denoncuar manipulimin me citimet e manipuluara tė tij?!
Nė kėto rrethana deklarata e tij "Me pėrgjegjėsi tė plotė civile e penale une Agron Luka, deklaroj se, nuk kam kryer asnjė lloj mashtrimi nė citimet korrekte pėrbėn njė skandal mediatik qė tregon se deri ku shkon papergjegjshmeria e Agron Lukes! tė cilit i janė botuar shumė shkrime.
Shprehim keqardhje qe redaksia e medias Shqiperia etnike nuk ia kontrolloi paraprakisht materialin qe i botoi Agron Lukes, meqe eshte anetar i redaksise dhe pergjegjes per sferen hulumtime .
Pėrfundimisht ritheksoj se Agron Gjovalin Luka pėrfaqėson njė specie tė rrallė pėr qytetin e traditave tregtare e kulturore. Rėnkon Shkodra se nė diktaturė tregtarėt e mendimtarėt ia vranė e sakatosėn, nė burgje, internime e ēmendina, ndaj edhe media ia pėrzgjidh leshkon si ikonė tė gjallė tė persekutimit dhe shenjtėrimit tė fjalės sė lire! Tė reklamosh banalitetet e Agron Lukės si kryevepra tė pjekurisė ėshtė mėkat i madh ndaj paraardhėsve dhe pasardhėsve tė inteligjencės shkodrane!!!
|
|
|
12-12-11, 20:58
|
#7
|
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
|
Takimet e mia me Migjenin
Skėnder Luarasi
Takimet e mia me Migjenin
(1) Ky artikull ėshtė shkruar me rastin e 50-vjetorit tė lindjes sė Migjenit nė gazetėn Drita,24 shtator 1961 Shėn. i red.P.L..
Kur kujtoj Migjenin, mė hipėn mallėngjimi e kam njė peng nė zemėr. Shumė tė tjerė e njohėn Migjenin vetėm pėrmes veprės, kurse mua njė rast i mbarė ma solli ta njoh edhe personalisht, kur mė transferuan nė gjimnazin e Shkodrės, nė vjeshtė 1934...
Me Migjenin u njoha nė kėto rrethana: Qe e diela ime e parė nė Shkodėr. Kur dola nė mėngjes nga zyra e konviktit qė tė piqesha me njė nga miqtė e mi shkodranė qė nuk ishin tė fesė sonė,vura re kujdestarin e konvektit tek po i ndante nxėnėsit dysh. E pyeta se ēpo bėnte, dhe mė tha se ata nė radhė do ti shpinte nė kishė.
Po tė tjerėt?e pyeta
Janė muhamedanė, mu pėrgjegj.
Ndėrkohė miku im erdhi dhe dolėm tė shėtisnim; kur iu afruam kafe ''Parkut'', ndaloi te rruga kryq, ku po afrohej njė djalosh e mė foli:Do tė tė njoh me njė koleg tė ri, mėsues nė Vrakė, shumė i mirė
ortodoks.
U prezantuam.Ndonėse tė posanjohur, vetė takimi u bė nė mėnyrė tė tillė qė na dha temėn e bisedės.Unė, i indinjuar nga njė atmosferė e kėtillė fanatike, i tregova mikut tė ri ē'ė kishte ngjarė nė oborr tė konviktit dhe i thashė se e para punė qė duhet tė bėjnė arsimtarėt nė Shodėr ish ta shkulnin nga rrėnjėt kulēedrėn e fanatizmit. Migjeni buzagaz mė tha se unė sapo kisha filluar dhe se do tė mė jepej rasti tė njihesha mė mirė me kėtė pėrbindėsh.
Takimi im i parė me Migjenin ish i shkurtėr; po mė gėzoi, se gjeta nė kėtė djalosh njė njeri qė qėndronte pėrmbi dasitė fetare. Mė vonė u binda se Migjeni kish tė drejtė qė pėrbindėshi mund tė rrėzohej vetėm me goditje tė fuqishme si ato qė dha Migjeni vetė!
Kėtė ditė e dėgjova pėr tė parėn herė emrin e vėrtetė tė Migjenit, por edhe pseudonimi i tij po kėtė ditė nisi tė mė bėhej mė familjar. Qoftė pėr antipatine qė kisha pėr Illyrinėsi organ pro-fashist dhe nuk e lexoja veēse pėr kuriozitet, qoftė edhe pėr mosbesimin tim se nė atė kohė mund tė dilte ndonjė pendė me vlerė, as ato pak shkrime tė Migjenit nuk i kisha lexuar me ndonjė interes tė veēantė. Ky interes mu zgjua kur u njoha me vetė autorin e tyre dhe lexova: Tė lindet njeriu dhe sidomos Kėngėt e rinisė. Thashė: Prej njė njeriu me moral tė madh ,siē ėshtė Migjeni,edhe poezia e tij vetė duhet tė jetė e madhe.
Herėn e dytė u poqa me Migjenin nė shtėpinė e dajeshės sė tij, Ujnės. Ndėrsa kolegu im, me tė cilin vajta pėr vizitė, seē kish tė rregullonte me tė birin e saj, Migjeni dhe unė ramė nė bisedė pėr shkollėn. Edhe kjo qe njė temė e rėndėsishme, se kish ardhur koha kur duheshin peshuar frutat e para tė shkollės laike. Shumėkush u gėnjye me tragji-komedinė e shtetėzimit tė shkollave nga shpresa se nė trollin e shkollės kombėtare do tė arrihej bashkimi i popullit shqiptar.Por frutat dolėn tė hidhura!
Kėtė dėshtim e kishte ndjerė thellė Migjeni. Ai njihte mirė gjėndjen e fillores, prandaj u interesua tė dijė pėrshtypjet e mia mbi brendinė e programit tė shkollės sė mesme; mbi karakterin e edukatės qė merrnin nxėnėsit. Unė sisha aspak entuziast me punėn e shkollės, andaj sgjeta veēse fjalė tė kėqia pėr tė. I thashė se mendjen ua dėrgojmė nxėnėsve nė klasiēizėm pėr tė mėsuar gjėra qė su duhen dhe lėmė pa mėsuar gjėra qė u duhen nė jetė...
Po nga kjo bisedė me Migjenin pata njė pėrshtypje akoma mė tė madhe kur vura re se atė e interesonte shkolla, para sė gjithash, nga pikėpamja se me ēideale shoqėrore mbruheshin nxėnėsit shqiptarė.Tani nuk mė kujtohen pikė pėr pikė fjalėt e tij, po di se Migjeni mu imponua me idetė e tij fisnike, me idealin e pėrparuar, me pikėpamjet e larta politike, me dashurinė e tij tė madhe pėr njerinė.
Kėtė konstatim e kanė shprehur edhe tė tjerė. Njė vajzė qė e pati njohur mirė Migjenin qė nga shkolla e studimeve tė mesme, (Bojka Nikolla, shėnim i red. P.L) e shfaqi admirimin e saj pėr poetin, nė njė letėr ngushėllimi ,qė i dėrgoi motrės sė tij Ollgės, mė 4.9.1938,duke bėrė kėtė sintezė tė njeriut moral-madh e tė njeriut poet, nė Migjenin:
E dashur Ollgė;e di se je fatkeqe pėr kėtė humbje tė madhe, po tė lutem tė mendosh pėr ata qė, pas tij, i don mė shumė; dhe tė jenė ata ngushėllimi dhe qėllimi i jetės sate. SepseDashuria e madhe pėr njerėzitka qėnė qėllimi i Mirkos sonė tė dashur; ti e din kėtė dhe do ta dijė gjithė bota; dhe ai do tė jetojė gjithmonė nė kujtimet tona me veprėn e tij.
Nė kėtė takim tė dytė folėm edhe pėr poezinė. Prapė kėtu kuptova se ēqėllim serioz mbante Migjeni ndaj artit; kuptova se ato qė shkruante ai nuk ishin si bejtet qė thurin njerėzit kur skanė ēbėjnė dhe duan tė dėfrehen, po ishin mjaltė e mbledhur pėr tė ushqyer njė popull.Sado pak, kėtė e pohon edhe rrėfimi i Ujnės ,e cila mė tregoi:
- Milloshi mbante letėr e lapės pranė shtratit,nė dhomėn ku flinte.Shpesh herė ajo kish vėnė re se i nipi ngrihej natėn nė shtrat,dhe ashtu nė terrėt, shkruante mendimet qė i vinin nė mend.
Njė herė tjetėr Migjeni mė erdhi pėr njė vizitė nė konvikt .Ai mė mbyti me pyetje: Ējanė kėta konviktorė? Nga vijnė? Fshatarė janė apo qytetarė? A vijnė prindėrit ti shohin? A kanė banjė nė konvikt? Po rroba, kėpucė, sapun,furēė dhėmbėsh? A sillen mirė me njėri-tjetrin, a gėnjejnė, a vjedhin. A thonė tė vėrtetėn? A i ndajnė edhe tani pas fesė ,ti shpijen nė kishė? A lexojnė e ēlexojnė? A i kėndojnė kėngėt e vendit tė tyre me qejf, a qeshin, a janė tė gėzuar?
Migjenin e preokuponte shumė si pėrgatiteshin nxėnėsit nė shkollė. Sa prekej kur i flisja pėr mungesat, sa shqetėsohej pėr fatin e nxėnėsve tė varfėr, tė dalė nga gjiri i popullit! Dhe ēfarė zemėrimi e kapte kur i tregoja sa tė zbrazur ishin tekstet, sa punė tė keqe bėnin disa pedagogė prapanikė! Dhe ai
i aprovonte kėto dhe vuante.Nuk ishte e rastit qė disa nga kėta konviktorė, qė kishin zėnė dorė me Migjenin, i kishin dėgjuar kėshillat e tij: Emin Duraku, Hajdar Dushi, Nazmi Rrushiti, Bardhok Biba, e sa e sa tė tjerė, bėnė edhe jetėn fli pėr njė atdhe tė lumtur shqiptar
Serioziteti dhe dėshira pėr punė qenė cilėsitė themelore tė poetit tonė me talent tė madh. Ai rallė shkonte nė kafenera; dhe kur shkonte vinte nė Vatra, pronari i sė cilės qe njė katolik, por klientat, nė shumicė ishin punėtorė muhamedanė e ortodoksė. Nga qė mbyllej nė shtėpi dhe punonte, ndėr intelektualėt,e sidomos ndėr profesorėt, qe pėrhapur ideja sikur Migjeni ish i vetmuar dhe madje pesimist. Po ska mendim mė tė gabuar se kėtė! Njerėzit qė pėrpiqen tė gjejnė udhė tė reja drejt idealeve tė larta nuk mund tė jenė kurrė pesimistė.
Migjeni nuk ish i vetmuar, as optimist i marrė, as pesimist i mbytur nė zi. Ai qe njeri i pėrmbajtur, zot i vehtes, i arsyes. Mendonte para se tė fliste dhe fliste pak e me vėnd.
Pėr ato pak qė shkroi, Migjeni punoi shumė.Punoi qė ta shkrinte personalitetin e tij burrėror nė fjalėn e tij tė fuqishme. Nė njė kohė kur sundonte tirania e gjaktė, Vargjet e lira pushtuan dhe gėzuan zemrėn e tė gjithė rinisė shqiptare.
Vargjet e lira ma pushtuan dhe ma gėzuan zemrėn edhe mua,qė isha dhjetė vjet mė i vjetėr se Migjeni. Nė Shkodėr, nė shoqėri tė Migjenit, u rrita edhe unė me idealet e tij. Prandaj, kur nė dhjetor 1935 mė lajmėruan transferimin pėr nė Tiranė, mė erdhi keq qė po linja Shkodrėn, qė e kam dashur fort, por edhe se do tė ndahesha nga Migjeni.
Mė parė se ti linim shėndenė njėri-tjetrit, Migjeni dhe unė bėmė njė shėtitje nė fushėn e Shtojt. Tani qė Migjeni mė ish imponuar si personalitet i fortė, si talent i fuqishėm, u bėra njė nga admiruesit mė tė zjarrtė tė poetit. Kėtu pėr herė tė parė ia shfaqa mendimin tim tė fundit pėr vlerėn e madhe tė veprės sė tij dhe e kėshillova ti mblidhte poezitė nga revistat e ndryshme dhe ti botonte. Dhe Migjeni ma pranoi idenė.(2)
(2)Shihni: letra e Migjenit dt. 12.1.1936 dėrguar Skėnder Luarasit.
Unė diēka bėra qė ta plotėsoja zotimin qė i dhashė.(3)
(3) Shihni me poshte "Historiku i botimit tė Vargje tė lira dhe vepres se Migjenit,
Ndoshta mund tė kisha bėrė mė shumė;por rrethanat nganjėherė na pengojnė edhe nė dėshirat tona mė tė zjarrta.Sidoqoftė, nė atė kohė Vargjet e lira shkuan nė shtyp dhe fatbardhėsisht disa ekzemplarė i shpėtuan censurės e ranė nė duar tė rinjsh,qė i daktilografuan nė qindra kopje.
Kjo pėrpjekje nga ana ime pėr tė botuar Vargjet e liramė 1936 mė jep sot njė farė ngushėllimi dhe mė qetėson,sado pak vetėdijen.Dhe gėzohem kur mendoj se kam qėnė miku i poetit shqiptar qė na nderon kombin nė sy tė gjithė botės
------------------
(2) Dhe Migjeni ma pranoi idenė... Ky pohim i Skender Luarasit shpjegohet nga letra
e Migjenit drejtuar Skėnder Luarasit, Shkodėr, mė 12.1.1936 8Shen. i red. P.L.)
Zotni Luarasi,
Ma parė dėshėroj qė tė Ju gjejė kjo letėr tė kėnaqun nė ēdo pikėpamje-mbasi e qė e dij mirfilli se ēdo me thanė i pakėnaqun nė tė gjitha pikėpamjet.E dyta-Unė jam gati t'i lėshoj nė shtyp kangėt e mija. Tue qenė se Ju, kur ishit kėtu, mė premtuet se do ta merrni pėrsipėr me folė me ndoj botonjės, si pėr shembull me Gutembergun, unė tashi po Ju kujtoj at gja tue Ju thanė se jam gati. Dhe Ju pata thanė se tė holla nuk kam (kėtė Ju pėrsėrita qė ta dinitė regulloheni nė bashkėfjalim me botonjėsin). Vjersha janė 35 copė. Mbas mendimit tim, po qe se asht formati i librit 20x13.-si dėshėroj unė-vjershat mund tė shtypen nė 90 faqe. Kjo barrė, qė po Jua ngarkoj, asht e vetėdėshrueme nga ana e Juej, e unė do tė Ju jem mirėnjohtės dhe nė rasė mossuksesi nė kėtė punė. Por, Ju lutem, tė mė lajmėroni pėrfundimin e bashkėfjalimit qė tė dij tė rregullohem.
Dėgjova se keni qėnė n' Austri, pėr ēashtje
ma mirė mos ta thom, se ndoshta mund tė gabohem. A kish ndryshue Vjena, o njerzėt? Por besoj se ma tepėr keni ndryshue Ju se Vjena.
Ju lutem pėr gjegje.
Tė fala dhe nderime
M.Nikolla
Adresa: Millosh Nikolla
Shkolla "28 Nėnduer"
Sh.
P.S: Po qe se takoheni me z.Llupin, shefin, Ju lutem t'i thoni se tash ma nuk mė duhet transferimi pėr Pukė.
M.
(3) "Nč kujtimet e tij Skčnder Luarasi ka shkruare se si nuk mundi tia botoj Vargjet e Lira mė 1936, para se tė nisej pėr nė Spanjė.
Kam qėnė kundėrshtar me grupin e Ilyrisė, por flisja me Ismet Toton. Kėtij i thashė njė ditė:Pėrse nuk i shtypni nė libėr vargjet e Migjenit?
Mirė thua, mu pėrgjegj.
Pastaj bisedova edhe me Migjenin. Po vetė u transferova nga Shkodra dhe shkova edhe nja dy muaj nė Vjenė pėr punėn e disertacionit tim. Kur u ktheva, Migjeni ma kujtoj porosinė (letra e datės 12.1. 1936 ) dhe mė dha dorėshkrimet tė cilat ia dorėzova shtypshkronjėsGutemberg me njė kapar tė vogėl.
Ndėrkaq punėt u bėnė per mua, keq e mos mė keq, erdhi kabineti i Koēo Kotės, dhe Vargjet e Lira u ndaluan tė qarkullonin. Vetė qė e kisha marrė pėrsipėr botimin e Vargjeve tė Lira, u largova pėr nė Spanjė
Korrekturat dėrgoheshin me postė nė Shkodėr, nė shkollėn 28 Nėntori.
(Pohojme faktin qč Skčnder Luarasi njihej mirč me Gjergj Kokoshin, drejtor ne Ministrine e Arsimit dhe ia besoi atij ndjekjen e procedurave tč botimit tč "Vargjeve tč lira". Ky fakt nuk čshtč pčrmendur nč diskutime e shkrime pasi Gjegj Kokoshi qe i dčnuar politik nga diktatura..Shen. i red. P.L)
|
|
|
12-12-11, 21:05
|
#8
|
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
|
Botimi i veprės sė Migjenit
Skender Luarasi
Botimi i veprės sė Migjenit
Kur kujtoj Migjenin, e kam njė peng nė zemėr dhe me mallėngjim kujtoj si nuk munda tia botoj Vargjet e Lira mė 1936, para se tė nisesha pėr nė Spanjė. Kur u riatdhesova, qėllimi im mė i rėndėsishėm nė lėmin letrar qe njohja me trashėgiminė letrare tė Migjenit dhe botimi i plotė i saj. Deri nė vitin 1948, i ndihmuar edhe nga rasa, arrita tė mbledh gjithė krijimtarinė e Migjenit nė prozė e poezi. Pjesa mė interesante e pėrmbledhjes do tė ishin novelat e panjohura qė mė pati dorėzuar ime shoqe, motra e Migjenit, Olga. Pata pėrgatitur edhe njė biografi tė tij, rreth 100 faqesh, tė pasuruara me plot fotografi dhe faksimile. Pėr ta bėrė sa mė tė pasur desha tė vija edhe nė Jugosllavi: Nė Ulqin banonte njė kushėrira e parė e tij, nė Tivar motra mė e madhe, nė Beograd njė kushėrira e parė nga e ėma... Por, pasi nuk m'u mundėsua, u kėnaqa me burimet nė Shqipėri.
Megjithėse isha njė nga themeluesit e Lidhjes sė Shkrimtarėve, shkoja atje rrallė e tek mė tė shumtėn e rasteve kur kishte nevojė tė ngutshme kryesia apo interes personal sekretari i saj, Dh. Sh. Njė ditė vajta nė Komitet dhe e pyeta sekretarin nė kishin interes tė botonin jetėn dhe veprėn e Migjenit, me shtatė novela ende tė panjohura, nė rastin e shėnuar tė10-vjetorit tė vdekjes. Por...Shtatė novela tė panjohura? Vėrtet? Dhe kėshtu ia dorėzova tė daktilografuar materialin, veprėn e Migjenit, poezi e prozė dhe biografinė njėqind faqe me foto e faksimile. Lajmi pėr gjetjen e shtatė novelave (mė poshtė shpjegohet qė janė gjashtė novela tė plota e dy tė papėrfunduara qė u bashkuan nė njė. Shėn. i P. L) tė panjohura tė Migjenit bėri bujė dhe tė gjithė prisnin tė botoheshin sa mė parė por krijuan edhe nakar nė disa nga shkrimtarėt ziliqarė tė sė 30-ės! Dashamirėt u gėzuan ndėrkohė vura re se nė atė komitet kishte njerėz qė do tė donin tė mos i pėrmendej emri kurrė Migjenit Pėrmbledhja qė dorėzova u botua e copėzuar. Dh. Sh. e M. N. botuan shumė nga poezitė e novelat e Migjenit (bashkė me dy nga tė rejat, tė pabotuara mė parė) nė organin e Lidhjes sė Shkrimtarėve Literatura jonė, me shėnimin sikur ti kishin zbuluar ata.
Ndėrsa materialin e plotė tė mbledhur prej meje, Kryesia e Lidhjes, pėr fat tė keq, gjetėn e ia dorėzuan Gjovalin Lukės duke na futur nė sherr... Asaj kohe, ndėr tė plotfuqishmit nė radhėt e intelektualėve qe edhe sekretari i shoqatės Shqipėri-Bashkimi Sovjetik, Gjovalin Luka, i cili sillej mirė me mua. Kudo qė tė haseshim, mė respektonte dhe shpesh mė ftonte tė merrja pjesė nė aktivitetet e asaj shoqate...
Nė beharin e vitit 1953 mora vesh se punimi im mbi Migjenin ishte ēuar nė shtyp nėn redaktimin e Gj. Lukės. Protestova duke i dėrguar letrėn e mėposhtme Drejtorisė sė Arsimit e tė Kulturės nė Komitetin Qendror, ku drejtonte Fatmir Gjata. ( shih letrėn, mė poshtė, - shėn. Red.).
Letra
Drejtorisė sArsimit e tė Kulturės, Tiranė
Mbi botimin e veprave tė Migjenit
Nė gusht 1948 i dorėzova Komitetit tė Lidhjes sė Shkrimtarėve: 1) Vargjet e Lira, tė plotėsuara me kėngėt e censuruara mė 1948; 2) Koleksionin e Novelave, gati pėr ti shtypur; 3) Refrenin e Qytetit tė Veriut, tetė novela tė pabotuara, tė cilat i pata daktilografuar prej manuskriptit dhe bėrė gati pėr botim. Mė 1948, me rastin e 10-vjetorit tė vdekjes sė Migjenit, iu afrova Lidhjes pėr botimin e kėtyre veprave. Tani Lidhja i vuri vetė nė shtyp, pėr15-vjetorin e vdekjes sė Migjenit. Kjo ėshtė punė e mirė; po do tė ishte mė mirė sikur komisioni i Lidhjes, mė parė, tė merrej vesh me familjen e Migjenit dhe me atė qė ia vuri nė dispozicion materialin qė botohet. Kur radhėn e fundit e bisedova ēėshtjen me nėnkryetarin Sh. M., ky mė tregoi udhėn e gjyqit. Unė nuk dua tė shpie emrin e Migjenit nėpėr gjyqe, prandaj ju lutem juve tė ndėrhyni pranė Komitetit tė Lidhjes dhe ta bėni ti respektojė tė drejtat morale dhe materiale tė familjes sė Migjenit. Me nderime Tiranė, mė 11.VII.1953
(Skėnder Luarasi)
Adresa: Pranė Institutit tė Shkencave
(Shėnim: identitetet janė zėvendėsuar me iniciale nga red. P.Luarasi)
Por mė 1954 Gjovalin Luka u lejua qė ta botojė veprėn e Migjenit, me plot gabime dhe pa shėnuar asnjė fjalė mirėnjohje pėr mundimin e tė tjerėve. Me kėtė botim tė veprės sė Migjenit nga Gjovalin Luka, nuk mė indinjoi aq shumė pėrvetėsimi i punės sime sesa mungesat e shumta nė formė dhe gabimet ortografike, me shtrembėrimet ''e ēuditshme'' ndaj origjinalit. Bije fjala, novelės sė panjohur ''Studenti nė shtėpi'' qė mbaronte me frazėn ''ofendonjėse'': ''Prandaj, shoqni , hiqi bregashet'' i qe shtrembėruar kuptimi nė hiqe maskėn(!)
Ndaj protestova ashpėr.
Kritika e Skėnder Luarasit
Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve, kėto ditė botoi librin: Migjeni Vepra, mbledhė e shpjegue nga Gjovalin Luka; Tirazhi 4000 copė, shtypur nė Stabilimentin Mihal Duri, Tiranė. Ka njė fotografi tė poetit, njė shėnim tė shkurtėr mbi pėrmbajtjen dhe njė koment nė fund tė faqes pėr ēdo copė letrare. Nė fakt, ky vėllim pushton lėndėn qė Skėnder Luarasi ja pat dorėzuar pėr botim Komitetit Drejtonjės tė Lidhjes sė Shkrimtarėve nė Gusht 1948 qė tė botohej me rastin e 10-vjetorit tė vdekjes sė Migjenit: 1)Vargjet e Lira, tė plotėsuara me kėngėt e censuruara mė 1944; 2) Novelat e shkurtra, tė mbledhura prej Skėnder Luarasit nga revistat e ndryshme dhe tė botuara nėLiteratura Jonė nė Gusht 1948 dhe 3) Refreni i Qytetit tė Veriut, tetė novela (nga tė cilat dy tė pa mbaruara). (Kėto dy copėza u bashkuan nė njė ndaj flitet vende-vende nga S. Luarasi here pėr shtatė novela tė zbuluara dhe herė tetė. Shėn. i P.L) tė pa botuara gjer dje, dhe qė i ruan nė dorėshkrim familja e poetit. Gjovalin Luka nuk i ka dalluar novelat e shkurtra prej novelave Refreni i Qytetit tė Veriut por i ka pėrzier dhe u ka vėnė nėntitullin Skica dhe tregime. Qė nė krye del pyetja: A kemi tė drejtė ta botojmė tė ndryshuar njė vepėr posthume? Disa janė tė mendjes se po. Migjeni, - thonė ata, - si i ri qė qe, nuk qe dhe aq i arrirė nė gjuhėn e tij tė pasur. E pra, tė metat e vogla qė ka duhen ndrequr. Kėtė pikėpamje, si duket, Gjovalin Luka e ka pranuar dhe ėshtė pėrpjekur ta zbatonjė nė veprėn e Migjenit. Dhe kėshtu ngjet qė nė novelat qė dalin sot nė dritė pėr tė parėn herė, nėpėr 32 faqe (f. 128-160), hasim jo mė pak se 500 ndryshime prej origjinalit, tė cilėt do tė kėrkonin 15 faqe tė tjera pėr ti vėnė nė Ndreqje gabimesh. Po tė ēfarė natyre janė kėto ndryshime? Me ndihmėn e dorėshkrimit tė Migjenit, ato mė kryesoret po i kthejmė nė formėn origjinale tė tyre: Studenti nė shtėpi, novela e renditur e para nė dorėshkrimin e Migjenit, ėshtė xhalavitur mė keq nga tė gjitha. Nė 11 faqe pėrmbi 200 gabime. Nuk ėshtė punė pikėsimesh, ndonėse edhe pikėsimet kanė edhe ata vendin e tyre dhe lozin njė rol tė rėndėsishėm nė shprehjen e naltėsuar tė njė poeti. Porse, nė kėtė novelė, ajo qė ja heq tė gjithė forcėn kuptimit tė saj ėshtė ndryshimi qė ka pėsuar fjalia urdhėrore fare e fundit: Hiqi bregashet (Hiqe maskėn). Me sentencėn e fundit, poeti nuk dėnon shoqėrinė feudale e borgjeze vetėm pėr hipokrizinė e saj: poeti e padit pėr diēka natyrale, qė as nuk varet prej vullnetit tė mire ose tė keq tė klasės; e padit pazotėsinė e saj ti japė njerėzimit gjėkafshė tė dobishme pėr tė ardhmen, se i kanė shterur aftėsitė pjellore; e padit pėr shterpėsinė e saj; dhe qė tia njohė bota kėtė impotencė, megjithėse e ofendon rėndė feudalizmin dhe borgjezinė shkodrane, i thotė: Hiqi bregashet.
Tė ēelen arkapijat, e dyta novelė nė dorėshkrimin e Migjenit, ka vetėm tre omisione fjalėsh dhe mė pak gabime se cilado nga tė tjerat e botuara. Nė faqe 152: dhe prandvera qė aqė pritej, erdhi dhe po kalon si njė udhtare (ushtar) pa randėsi.
Historia e njenės nga ato, e treta, nė origjinal ka dy omisione fjalėsh: njėra pas fjalisė: Sa tė bukur ike sytėi fliste djaloshi. f.158: Ajo heshtte sa tė bukur e ke kėtė (mungojnė) dhe tjetra, nė po kėtė faqe, pas fjalisė: Praj, more vagabond Njė kapardisje nintimitetpo e cila fjali mund tė jetė lėnė jashtėpėr natyralizmin e fjalisė se nė literaturėn tonė sekemi kapėrxyer akoma kufinė e realizmit ndoshta. Nė faqen 158: si njė koprac, ajo grumbuloi (qėgrumbullon); f.159: me njė za nė mes tė vajit e tėshamjes (tė vajit dhe fshamjes) Ja disa trajta tė Migjenit qė janė ndryshuar: nuk ju a (ndryshuar nė: ua, pėr personin e dytė shumės) qethesapi; Njė (nji), shpresė (shpnesė), do (do tė, kam me), ynė (i ynė, i jonė), netė (net), ditė (dit), msheftaz (msheftas), sillte (sjelltė), nė grykė (ndrykė), dritore (dritare), mori (muer), mezi (memzi), shum (shumė -si ndajfolje), munda (mujta), shokėt e mij (shokėt e mijė), pėrgatitur (pregatitur), tė soēme (tėsotshme), do tė dojnė (do tė donė), as i bje nė sy (assi bje nė sy), dilshin (i delshin) gjithė kėto trajta e shumė tė tjera tė pėrdorura drejt prej Migjenit qė janė ndryshuar pa ndonjė kriter dhe janė pėrdhunuar nė botimin e tashėm, dėshmojnė se Migjeni mė 1935 ka patur kuptim mė tė drejtė pėr gjuhėn shqipe se shumė shkrimtarė shqiptarė mė 1954, megjithėse Migjeni i bėri mėsimet nė shkollė tė huaj, larg atdheut, ndėr tėhuaj dhe pa asnjė rast tė merrej me letėrsinė gjer mė 1933. Prej kėtyre krahasimeve, mė duket, del e qartė se nuk ėshtė e vėrtetė qė Migjeni, si i ri qė qe, nuk qe dhe kaq i arrirė nė gjuhėn e tij tė pasur. Jo vetėm nė mendimin, por edhe nė formėn me tė cilėn e vesh mendimin, Migjeni ėshtė mė i pėrparuari nga tė gjithė shkrimtarėt shkodranė bashkėkohas, me tendencėn e tij centripetale nė lėmėn e gjuhės shqipe. Natyrisht, ka pasur edhe Migjeni anėn e gabuar nė gjuhė, sidomos nė pėrdorimin esolicizmave; pėr shembull: i ati kishte fituar do rudha nė ball; pa farė turpit, tri vjet, i ati tė presin ndihmėn e tė birit, Ageja e shikojte; sikur ndollet ndokush nagoni tė vdekjes; ēaste radha. Porse kėto gabime i kuptojmė lehtė kur mendojmė se Novelat nė fjalė poeti vetėm se i kishte hedhur nė koncept. Kur shkoi nė Itali i mori me vete qė me nge ti rishikonte e ti ndreqte. Se autori vetė e ka kėtė tė drejtė, tė drejtėn ti rishqyrtojė dorėshkrimet e tij, po ne nuk kemi asnjė tė drejtė tja botojmė tė ndryshuara. Ne duhet ta ruajmė e ta nderojmė trashėgimin e tij pa rezervė qė ashtu edhe tė mundimtė gjurmojmė zhvillimin e Migjenit nė gjithė fazat e ndryshme si shkrimtar e si mendimtar. Pas kėtij shqyrtimi tė shpejtė tė Novelave tė cilat Migjeni i pati shėnuar me datėn nė Shkodėr 31-I-1936 dhe nė botimin e tė cilave pasqyrohet pakujdesia e redaktorit pėr ti paraqitur publikut njė botim tė pėrshtatshėm tė poetit tonė tė adhuruar, dua tė shėnoj edhe nja dy mungesa tė pėrgjithshme nė kėtė Vepėr. Pėrveē njė botimi estetikisht tė lartė, tė mbėshtetur nė njė pėrpikmėri shkencore dhe nė njė ndarje metodike tė materialit, lexonjėsit shqiptarė prisnin edhe diēka tjetėr nė kėtė botim: njė tirazh mė tė madh, ndonjė fotografi tė re tė poetit djalosh, njė hyrje dhe njė skicė biografike tė tij. Sė paku tishin shėnuar nė rrėzė tė fotografisė datat kardinale tė poetit. Zoti Gjovalin Luka, qė mori pėrsipėr tė redaktonte materialin e mbledhur nga tjetėrkush dhe nuk pati mirėsinė tė shėnonjė asnjė fije mirėnjohjeje pėr mundimin e tė tjerėve, e ka pasur pėr detyrė tė superonte ēdo punė tė bėrė gjer mė tani mbi Veprėn e Migjenit. Gjovalin Luka i ka pasur tė gjitha mundėsitė ta plotėsonte kėtė detyrė: ka pasur gjithė materialin e poetit tė ruajtur nė bibliotekėn dhe nė arkivin e Institutit tė Shkencave; gjithė ato reēensione e kritika e referate e biseda e konferenca qė janė botuar pėr kujtimin e poetit; ka pasur nė dispozicion tė tij anthologjitė, dorėshkrimet, librarinė, korespondencėn, fotografitė e dorėshkrimet e Migjenit tė ekspozuara nė rastin e datave pėrkujtimore tė poetit. Por ēu bė, u bė. Dhe mė mirė qė tirazhi ėshtė i unjt: 4000 ekzemplarė tė Veprės do tė ēduken nė katėr javė e sipėr. Dhe atėherė do tė ndjehet nevoja pėr njė edicion tė ri tė poetit, tė plotė, tė drejtė, tė denjė pėr Migjenin; ky edicion i pėrgatitur me kujdesin mė tė madh duhet tė pushtonjė njė Hyrje, Biografinė e Migjenit, korespondencėn e tij, ndonjė fac-simile dhe gjithė ato copra dorėshkrimi qė shpėtuan nga humbja dhe nuk janė vėnė nė shtyp gjer tani. Vepra e Migjenit e kėngėtarit me gjakun kryengritės qė na la pėr trashėgim Vargje tė Lira, duhet tė zėrė njė vend tė merituar nė historinė e pėrpjekjeve tė popullit shqiptar pėr liri, kulturė e begati.
Skėnder Luarasi Tiranė, mė 2 prill 1954 (Kjo kritikė ėshtė dhėnė me shkurtime tė shembujve pėr ndreqje gabimi. Shėnim i P. L)
Ndėrkohė nė Drejtorinė e Kulturės e tė Arsimit nė Komitetin Qendror u shqyrtua pėrsėri ēėshtja e botimit tė veprės sė Migjenit, tė punuar nga unė dhe mu njoh e drejta. Me gjithė kundėrshtimin e disa zyrtarėve tė lartė, mė 1956 u botua vepra e Migjenit qė i pata dorėzuar Lidhjes sė Shkrimtarėve pėr botim qė mė 1948, me 223 faqe dhe tirazh 6000 kopje. (Por edhe nė kėtė botim u krasitėn nga censura rreth 12 faqe daktilografike nga jeta e Migjenit. Shėn. i P.L.)
Parathėnie e veprės Migjeni tė Skėnder Luarasit , botim i vitit 1957 dhe 1961.
Me rastin e 10-vjetorit tė vdekjes sė Migjenit Literatura jonė, gusht 1948, botoi 16 copė nga novelėzat e tij, nga tė 22 novelat tė botuara nė shtyp gjer atėhere. Nė gusht 1953, me rastin e pesėmbėdhjetė vjetorit tė vdekjes sė Migjenit, prapė Literatura jonė botoi dy nga tė tetė prozat e panjohura tė autorit, tė ruajtura prej familjes sė tij Tė ēelen arkapijat dhe Studenti nė shtėpi.
Mė 1954, Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve botoi librin Migjeni Vepra - mbledhė dhe shpjegue nga Gjovalin Luka; me njė fotografi tė poetit, njė shėnim tė shkurtėr gjysėm faqe nė fillim mbi pėrmbajtjen, dhe ndonjė koment nė fund tė faqes pėr ēdo copė letrare. Nė fakt, ky vėllim pushton pjesėn mė tė madhe tė lėndės qė Skėnder Luarasi ja pati dorėzuar pėr botim komitetit drejtonjės tė Lidhjes sė shkrimtarėve nė gusht 1948 pėr ta botuar me rastin e dhjetėvjetorit tė vdekjes sė Migjenit 1)Vargjet e Lira tė plotėsuara me kėngėt e censuruara, mė 1944 2) Novelzat dhe 3) Novelat e Qytetit tė Veriut (siē i ka quajtur Migjeni vetė nė kapakun e tyre) tė pabotuara gjer atėhere dhe qė i ruan nė dorėshkrim familja e poetit... ( f.42-43).
Skėnder Luarasi Tiranė, mė 26 gusht 1956
U gėzova se e vėrteta u shpall dhe u pranua botėrisht pėr ata qė kishin sy e veshė e mendje tė kthjellėt.
Gjovalin Luka, kur nuk zotėronte mė pushtet mė kėrkoi ndjesė pėr aktin e padrejtė por u mirėkuptuam qė nuk ishte ai shkaktari kryesor. E vlerėsoja Gjovalinin ndaj e pėrjetova me dhimbje fatin e tij tragjik. Botimi i jetės dhe veprės sė Migjenit pati njė jehonė tė gjerė, qartėsoi e motivoi shumė mendje tė reja por nuk i kyēi gojėn tė moēmes sė mykur.
|
|
|
12-12-11, 21:33
|
#9
|
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
|
Sqarim mbi vepren e Migjenit (1954)
Shkrimtari Naum Prifti dėshmon:
PĖRMBLEDHJA MIGJENI
Deri nė atė kohė Migjeni njihej nga vėllimi i hollė me poezitė e tij. Skėnder Luarasi iu kushtua seriozisht pėrmbledhjes sė plotė tė veprės sė Migjenit, duke futur atje skicat nė prozė dhe novelat pak tė njohura e tė shpėrndara nė botimet periodike. Disa prej tyre, si A don qymyr zotni,? Tė hapen arkapijat, Studenti nė shtėpi trajtojnė realisht aspekte nga jeta e qytetit tė veriut nė vitet 30, tė cilat meritonin tė njiheshin nga brezi i ri.
Bashkėshortja e Skėnder Luarasit, Ollga, ishte e motra e Migjenit, por jam i sigurt se ai iu pėrvesh asaj pune jo thjesht pėr anė miqėsore, por sepse te Migjeni shihte vlera tė shėndosha letrare. Pasi e kompletoi dorėshkrimin e dorėzoi pėr botim. Sipas rregullit, veprat para se tė botoheshin duhet tė miratoheshin nga njė komison ekspertėsh nė Lidhjen e Shkrimtarėve, ndaj edhe ai e dorėzoi atje.
Sikurse mė ka thėnė vetė Skėnderi...ai u befasua kur e pa librin MIGJENI nė vetrinat e librarive me autor Gjovalin Luka. Mund tė kishim punuar paralelisht, mė tha Skėnderi, pavarėsisht nga njėri-tjetri, prandaj e shfletova pėrmbledhjen me kujdes....Atėherė protestova nė Lidhje dhe nė Ministrinė e Arsimit, e quajta pėrvetėsim letrar, vjedhje, por pa asnjė rezultat. Me sa duket Gjovalin Luka kishte marrė miratimin e tyre pėr tė vėnė emrin e tij, me qė emri im u vriste sytė, ose ndoshta ma kishin hequr tė drejtėn e autorit pa mė vėnė nė dijeni, e pėrfundoi komentin Skėnderi.
Skandali pėr librin Migjeni u mbyll pa u ndjerė, sikurse gjykoj tani, pėr shkak tė marrėveshjes nė rang zyrtar, qė vepra tė mos botohej me emrin e tij.
Ky pėrvetėsim nuk ia theu aspak vullnetin Skėnderit. Me energjinė e tij tė pa shtershme, iu vu punės pėr njė pėrmbledhje mė tė plotė se e para tė veprave tė Migjenit, tė cilėn e botoi disa vite mė vonė. (1)
(1) Cituar nga botimi: Naum Prifti: Midis dy kohčsh: Shčnime udhčtimi. Kujtime. Portrete. Ese. Prishtinč, Buzuku, 2005, f.511
Sqarim mbi vepren e Migjenit (1954)
Pėrvetėsimi nga ana e Gjovalin Lukės i veprės sė Migjenit tė pėrgatitur nga Skėnder Luarasi eshte shpallur zyrtarisht dhe u publikua nga shumė studjues ne Shqiperi e nė Kosovė. Nė tė gjitha rastet Gjovalin Luka nuk pėrmendej mė (si njė rregull qė zbatohet kudo nė raste plagjiature dhe shkeljes tė sė tė drejtės sė autorit).
Si shembull po i referohemi botimit:
Vehbi Bala, Musa Kraja. Migjeni.Portret -Monografi. Vol.3.Prishtinė, Rilindja, 1977
ku citohet :Pėr tu vlerėsuar , nė mėnyrė tė veēantė , ėshtė kujdesi i Skėnder Luarasit, i cili duke qenė dikur shok i Milloshit dhe, mė vonė, i afėrm i familjes sė tyij, ka ruajtur dhe ka ēmuar me pasion disa materiale tė vyera tė krijimtarisė migjeniane.(f.111)
Nė kėrkim tė zbulimit dhe tė botimit tė veprės sė plotė:
Nė gusht tė vitit 1953, me rastin e 15- vjetorit tė vdekjes sė Migjenit, e pėrkohėshmja Litėrsia jonė, organ i Lidhjes sė Shkrimtarėce tė Shqipėrisė, botoi 2 nga tė 8 prozat e panjohura, tė ruajtura nga familja e autorit Tė ēelen arkapijatdheStudenti nė shtėpi.
Njė vit mė vonė, mė 1954, Ndėrmarja Shtetėrore e Botimeve nxorri librinMigjeni-Vepra qė pėrfshinte pjesėn mė tė madhe tė lėndės sė mbledhur dhe tė pėrgatitur nga Skėnder Luarasi qė nė gusht tė vitit 1948 pėr ta botuar nėn kujdesin e Lidhjes sė Shkrimtarėve , mbi bazėn e dorėshkrimeve tė ruajtura nga familja (f.108)
Sikurse shihet nė citimin e fundit nuk vleresohet si permbledhje e Gjovalin Luka vepra e Migjenit nė vitin 1954 por theksohet qė pėrfshinte pjesėn mė tė madhe tė lėndės sė mbledhur dhe tė pėrgatitur nga Skėnder Luarasi qė nė gusht tė vitit 1948 dhe dorėshkrimet kanė qenė ruajtur nga familja e Migjenit.
(Pra pasardhesit e Gjovalinit, nuk mund tė errėsojnė tė vėrtetėn me trillimet mbi Migjenin, Skėnder Luarasin e familjet e tyre.
Familja Luarasi disponon mjaft dokumenta interesante mbi Migjenin
DÉFTESÉ (*)
Me anėn e sė cilės vėrtetoj se mora nga sh.Skėnder Luarasi 58 copė dokumenta e fotografi mbi Migjenin pėr ekspozitėn nė Bibliotekėn Kombėtare
Dodona Dhima
Tiranė,mė 7.II.1957 (firma)
(*) Kėto dokumenta mč pas u dorėzuan me inagurimin e shtėpisė Shtėpinė Muze tė Migjenit nč Shkodčr
Pėrurimi i muzeut Migjeni nė Shkodėr, 13 10.1961.
THIRRJE (*)
Me rastin e 50-vjetorit tė ditėlindjes sė Migjenit, mė 13 tetor 1961 nė Shkodėr do tinagurohet Shtėpia Muze Migjeni
U bėjmė thirrje tė gjithė atyre qė e kanė njohur sė afėrmi dhe e kanė studjuar Poetin, tė dėrgojnė nadresė tė Muzeut Popullor tė Shkodrės kujtime,objekte,fotografi,dorėshkrime ose krijime e punime origjinale kushtuarMigjenit
Nga Komisioni pėr krijimin e Shtėpisė-Muze tė Migjenit.
(*)Familja e Migjenit dhe Skėnder Luarasi, kunati i Migjenit, i dhuruan tė tėra materialet qė dispononin te cilat perbenin bazen themelore te fondit.
Njė ndihmesė tė madhe nė krijimin e Muzeut tė Migjenit dhanė Stilian Adhami dhe drejtori i ardhshėm i muzeut Vasil Llazari)
|
|
|
13-12-11, 14:11
|
#10
|
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
|
Kombėsia shqiptare e Migjenit
Petro Luarasi
Kombėsia shqiptare e Migjenit
26 gusht 1938. Nė sanatoriumin e Tore Peliēes pranė Torinos, Itali, tuberkulozi i mori jetėn 27 vjeēarit shqiptar, Millosh Gjergj Nikolla, djalė i vetėm nga njė familje shkodrane. Nė rrugėtimin e shkurtėr jetėsor jetimi ishte arsimuar nė njė seminar fetar, u bė mėsues i shqipes e shkroi disa copėza letrare: poezi e prozė. Veē pikėllimit familjar e rrethit shoqėror nuk pipėtiu gjė e madhe nė mjedis: aty-kėtu u botua ndonjė pėrshpirtje miku, vlerėsim shoku, portret kolegu. Por nė njė dekadė, studime e diskutime tė shumta e shndėruan modestin Millosh nė Migjenin vigan, shkėndijzat letrare tė tij qenkėshin njė vullkan qė tashmė ndrin panteonin kombėtar. Paradoks apo logjika e kohės?
Vargu i komenteve mbi jetėn e veprėn e Migjenit (13 tetor 1911-26 gusht 1938) ia kalojnė qindra fish krijimtarisė sė tij. Mendimet e kritikės mbi mesazhet qė i dėrgon popullit tė vet e mendėsisė universale njerėzore janė nga mė spektakolaret e kontradiktoret. Nderimi institucional shtetėror, popullor e kombėtar ėshtė i madh ndėrkohė qė ka forca qė i pėrgojojnė jetėn, i helmojnė veprėn, i poshtėrojnė nderin duke i pėrdhunuar emblemat e varrin. Absurdi arrin deri atje sa edhe ndonjė predikues i frymės sė shenjtė e tolerante mallkon ti digjet vepra dhe ti zhduket nami e nishani nga institucionet e ndryshme.
Po ēfarė ofron vepra migjeniane qė i ėshtė kushtuar kaq shumė vėmendjen ( pėr mirė a keq)?
Nė njė situate kaotike, ku vlerat i nėnshtrohen paragjykimeve politike, fetare, krahinore, klanore a egos personale, ku qelepirja pėr sigurimin e koromanes legjitimon shitjen e ēdo plaēke, kur shpesh intelektualėt trima e tė ndershėm quhen budallenj dhe servilėt frikacakė e mediokėr quhen kolosė tė urtėsisė e dijes do tė ishte e vėshtirė pėrthithja e mirėfilltė nga tė gjithė e vlerave migjeniane.
Por tek e fundit nėse njerėzia kėrkon dritėn, errėsirėn e gėnjeshtrės e ndriēon vetėm e vėrteta!
Kritika mė dėrrmuese qė i bėhet Migjenit nga disa ėshtė se ai nuk ėshtė shqiptar por sllav ( maqedonas, serb, malazes a ku ta di ēė tjetėr njeriu i ndershėm, qė deri mė tash nuk ka parė me sy asnjė provė dėshmuese). Kushdo mund tė pyesė me habi pėrse ėshtė kaq e rėndėsishme njė fakt i tillė, qė i kushtohet kaq vėmendje e madhe. Sepse me tė vėrtetė sllavizmi i Migjenit ėshtė pėrgojuar kaq shumė, me lindjen e famės sė tij, pa u ndalur madje as nė kohėn e diktaturės komuniste e nė demokraci dhe ēudia ėshtė se ky avaz i ka bashkuar mjaft studjues kundėrshtarė me orientime nacionaliste, nacionalsocialiste e internacionalliste qė pėr raste tė tjera tehun kombėtar e kanė pasur mjaft tė mprehtė.
Normalisht kur njė i huaj studjon gjuhėn e kulturėn e njė kombi, ofron diēka tė vlefshme e pėr mė tepėr shndėrohet nė simbol, ai duhet vlerėsuar e nderuar shumėfish mė tepėr se njė vendali dhe tė gjithė duhet tė gėzohen e krenohen qė vlerave kombėtare u shtohen edhe kontributet e njė miku tė huaj. Po kur njė simbol kombėtar mohoet si i huaj (mendėsia shpėrfytyruese errėson deri edhe shqiptaren me rrezatim universal Nėnė Tereza) kush dhe sa fiton e humbet?
Pėr paralelizėm pyesim: Nė Maqedoni a do tė zbehej Aleksandrit i Madh sepse ka gjak shqiptar apo Nėnė Tereza? Po nė fqinjėn tjetėr, Greqi, ēdo tė ndodhte me atė qė do tė guxonte tė pėrgojonte heroin e independences, poetin anglez Lord Bajron apo pėr mė tepėr tia prishte monumentin nė Qefalongj?!
Po jo pa qėllim, nga disa, Migjenit i ėshtė mėshuar etiketimi ortodoks, sllav, i kuq qė nė varėsi me kohėn e dėshirėn, nėnkuptonte mbartėsin e fesė apo genit tė armikut (apo mikut) shekullor, tė njė ideologjie tė urryer (apo tė lavdishme), tė njė pėrēuesi tė dogmave ( apo vlerave) tė kombit barbar.
Shquhen veēanėrisht hedhjet e pėrdredhjet e atyre qė u vėllazėruan me pushtuesit nazi-fashist tė cilėt nuk njehsojnė me tė njėjtin etalon edhe nėnkuptimin e nuancave tė sė zezės. Ata me tė drejtė nė kėtė rast harrojnė ta shtrijnė paragjykimin pėrkatės mbi termin italian si gen qė ka lindur Danten e pjellė Musolinin me fashizmin dhe atė gjerman si njė gen lindės i Shilerit e pjellės i Hitlerit me nazizmit qė i bėnė gjėmėn botės.
Migjeni u pėrgojua sė pari ortodoks nga rrethe fanatike, qė ia shtuan edhe termin sllav e i kuq pas vdekjes, kur mesazhet e tij u pėrthithėn gjerėsisht nga rinia antifashiste dhe vegjėlia progresive. Pas ēlirimit tė vendit, disa studjues nė Shqipėri (deri nė vitin 1960) e pėrqafuan me entuziazėm pikėpamjen Migjeni, miku ndėrlidhės me kulturėn sllave ndėrkohė qė katolikėt e vjetėr e kundėrshtarėt politikė tė regjimit e bombardonin ortodoksin sllavo-komunist si udhėrrėfyesin e realizmit socialist.
Pėrse disa intelektualė tė njohur nga pėrkrahės entuziastė tė Migjenit para vdekjes sė tij kaluan nė kritizerė pas vdekjes dhe e kėrkonin me domosdo njė Migjen me gen,tė huaj, tė kuq e inferjor pa vlerė nė veprėn e tij duke i ndryshuar pikėpamjet ndėr vitet 1935, 1938, 1944, 1945, 1960 e mė pas? Ja qė kritika zyrtare shkencore dhe hartuesit e teksteve shkollore e akademike nuk mund ti ndiqnin aq vrullshėm situatat konjukturale politike, botėkuptimore dhe rivalitetetet klanore. Shpesh tezat i tejkalonin edhe kufijtė e logjikės duke e trajtuar Migjenin nga pėrfaqėsues pesimist i realizmit kritik nė avangardė tė realizmit socialist nė Shqipėri, nga pėrēues i filozofisė sė Niēes e Shopenhauerit tek militanti komunist i orėve tė para.
I ēuditshėm ėshtė konformizmi i disa studjuesve ( shkrimtarė tė sė 30-tės tė krahut tė djathtė e tė majtė si Ernest Koliqi, Karl Gurakuqi, Arshi Pipa, Dhimitėr Shuteriqi, Gjovalin Luka ) qė nė lidhje me Migjenin i huazuan me bujari pikėpamjet e atyre qė nė ēėshtje tė tjera i anatemonin si " tradhėtarė tė kombit" e " shovinistė". Ēi bashkonte ata midis tyre nė kėto opinione?
Ata deri nė vitin 1949 e etiketonin Migjenin jugosllav - maqedonas, malazez, serb, deri nė vitin 1960 sllav e mė pas ia ngatėrronin vulėn e kombėsisė me tė shtetėsisė njėlloj si bashkėkombasve jashtė atdheut (me kėtė llogjikė na i bėnė edhe kosovarėt serbė, dibranėt- maqedonas dhe ēamėt grekėr qė tė mos flasim edhe pėr arvanitasit ).
Por edhe nė ditėt e sotme ndonjė shkrimtar i flladeve demokratike duke i mbyllur sytė nė ditė pėr diell para fakteve e duke fantazuar, i pėrvishet zhanrit romantik se me sa duket Migjeni mund tė ketė qenė sllav, pasi vetėdija kombėtare shqiptare i mungonte e ndonjė tjetėr e bėn urė lidhėse kulturore pėr mbarėvajtjen e minoriteteve nė Ballkan. Thuhet se ku shteron argumenti, buron thashethemnaja. Nė rast se studjues a romancierė kanė ndonjė prove bindėse e jo vetėm fjalė e fantazi, do tė ishte me interes tė madh qė tė na e vėnė nė pah pėrndryshe tė kėrkojnė ndjesė. Migjeni nuk ėshtė dhe nuk duhet tė bėhet plaēkė tregu apo kurban i shenjtė i vėllazėrimit tė minoriteteve apo kompromiseve tė paprincipta.
Kangė nė vete - kodi i kombėsisė.
S.Luarasi nė botimin Migjeni, vepra, f.15 ( tė dorėzuar pėr botim qė mė 1948) na jep ēelėsin e kodit migjenian mbi ndjesinė e tij kombėtare.
Kur i erdhi Milloshit emėrimi pėr kėtu ( mėsues i shqipes nė Vrakė), konsullata e mbretėrisė Jugosllave nė Shkodėr e kėshilloi tė shkonte pėrsėri nė Jugosllavi ku mund tė shėrbente si prift nė Banat ose tė studjonte teologji nė Beograd. Mirėpo Milloshi iu pėrgjigj me gjuhėn e njė patrioti, duke thėnė se, si shqiptar qė ishte, dėshironte tė vihej nė shėrbim tė atdheut e tė popullit tė vet. Nė kėtė qėndrim patriotik tė Milloshit nė lidhje me shkollėn shqipe gjejmė shkakun pėrse konsulli Bozhiqi, sekretari i tij Nikoliqi, ndonjė farė e fis i tij (Migjenit) qė simpatizonte ata si ortodoks a se vėrtet me origjinė malazeze ia nisėn kryqėzatės sė shėmtuar kundėr mėsonjėsit tė ri tė gjuhės shqipe.
Nga ky paragraf zbulohet lehtazi ajo qė kritika zyrtare harron ta thotė me plot gojėn se Migjeni, jo vetėm rrjedh nga paraardhės shqiptarė por edhe ndihet me mish e shpirt shqiptar, gjė pėr tė cilėn sakrifikoi edhe familjarisht.
(Atij iu mohua nga konsullata jugosllave viza pėr kurim nė Golnik- Slloveni dhe sė motrės Olga iu pre bursa nė gjimnazin e Sarajevos, dy muaj para pėrfundimit tė matures. Shėn. i P.L.)
Kangė nė vete
Veri fryn pa mshirė, si veri qė frynė
dhe si hajn nė shtėpijat e kojshive hynė -
edhe pėr ēudi
kėta kojshit e mi
sa mirė e presin
megjithse nuk asht ditė vere
ato nė gjuhė tė huej i thonė: mirė se erdhe!
Veri fryn dhe me acarim u premton pallate tė kristalta
kojshive tė mijė qė ua kanda shumė andrat e thata -
dhe u thotė kėshtu:
stėrgjyshnit e ju
qenė fatosa tė vėrtetė dhe u banė flija
pėr fe e atdhe dhe i merituen kėto premtimet e mija
Dhe kojshitė e mi qė i kam far e fis
nipat e stėrgjyshnavet meleza dhe tė letė,
nipa donė me mbetė,
nipa tė vėrtetė
me atdhe e fe ndėr andrat e thata
qė ti meritojnė premtimet e kristalta.
Veri fryn pa mshirė, si veri qė frynė,
unė ja mbylla derėn teme me reze mos tė hyjnė
me ma fikė ket dritė,
me ma ngri ket shpirt
me ma dridhė pėr ndjesijė tjetėr,
me ma joshė me andrėn e vjetėr.
Nė formė prozaike kuptimi mund tė shprehej:
Veriu (sėrbi) sulmon pa mėshirė, si veri ( acari) qė fryn dhe si hajn nė shtėpiat e komshive (Malit tė Zi dhe Shqipėrisė) hyn. Dhe pėr ēudi kėta komshitė e mi ( banorėt, malazes a shqiptarė, nė Mal tė Zi) sa mirė e presin megjithse nuk asht ditė vere ( nuk vjen pėr tė mirė), ata nė gjuhė tė huaj (sėrbishtja ėshtė e huaj pėr ta dhe pėr Migjenin) i thonė mirė se erdhe.
Veri (sėrbi) fryn dhe me acarim u premton pallate tė kristalta komshijve tė mi qė ua ka ėnda shumė ėndrat e thata dhe u thotė kėshtu: stėrgjyshėrit tuaj qenė fatosa tė vėrtetė dhe u bėnė fli pėr fe (ortodoksinė) e atdhe dhe i merituan kėto premtimet e mia ( liri, kisha ortodokse dhe begati)
Dhe komshitė e mi qė i kam far e fis ( degėzim i familjes Nikolla, janė shqiptarė me pėrzierje gjaku apo tė kthyer vonė nė malazezė), nipat e stėrgjyshėrve meleza dhe tė letė, nipėr duan me mbetė ( tė kthyer nė malazezė) me atdhe e fe ndėr ėndra tė thata qė ti meritojnė premtimet e kristalta ( premtimet e sėrbit pushtues)
Veri fryn pa mėshirė , si veri qė fryn, unė ia mbylla derėn time (si shqiptar, jo si kojshitė) me reze ( me shul) mos tė hujnė me ma fik kėtė dritė ( dėshirėn pėr mėsues tė shqipes), me ma ngri kėtė shpirt ( ndjenjėn kombėtare si shqiptar), me ma dridhė pėr ndjesi tjetėr ( sllave) me ma josh me andėr tė vjetėr ( qė tė bėhem prift ortodoks serb).
|
|
|
13-12-11, 14:17
|
#11
|
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
|
Skėnder Luarasi . Diskutime mbi Migjenin
Skėnder Luarasi .
Diskutime mbi Migjenin
Dihet qė sa qe gjallė Migjeni, disa nga ajka e vjetėr e shkrimtarėve tė sė 30-ės qė rrekeshin si e si ti vinin bėrrylat njėri-tjetrit, atė e mbanin nė listėn e tė vdekurve. Kur vdiq Migjeni bekimi i disa tė rinjve ndezi interesimin pėr tė.
Nga viti 1948 e nė vijim Kryesija e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė organizuan njė sėrė mbledhjesh pėr tė komentuar veprėn e Migjenit, vlerėn e punės letrare tė kėtij shkrimtari tė cilin qė kur e njoha nė Shkodėr e pata aq fort pėr zemėr.
Nė disa nga bisedat mė ftuan edhe mua. Nė fillim unė nuk flisja por dėgjoja. Vėreja se disa e paraqisnin Migjenin nė tė njėjtėn kohė edhe tė madhėrishėm edhe tė vockėl: se qe shkodran por orthodhoks, qe shqiptar por nė familje flisnin sllavisht, flisnin shqip por ishin nga Kuēi i Malit tė Zi, familjarėt e tij qenė me origjinė nga Dibra por prapė se prapė sllavė, dhe se... porse ... . Dikush guxoi e tha se Migjenin nuk duhet ta pėrmendim si shqiptar, por si jugosllav. Ja qė qe koha e miqėsisė sė flaktė dhe disa mė tepėr interesoheshin qė Trieste t'i jepej Jugosllavisė se sa Kosova Shqipėrisė.
Pati edhe nga ata qė donin ta mjergullonin veprėn e tij duke thėnė qė poezia e Migjenit nuk ngre probleme tė rėndėsishme pėr kohėn, por u superua prej poetėve tė 1930-ės, prandaj s'ka edhe atė rėndėsi qė i japin.
E ētė tallur qė bėri nė njė rast P. Gj. duke thėnė se Migjeni qe njė meteor qė u shua pa lėnė gjė prapa, po tė krahasohet me filanin e filanin. Dhe ētė gajasur qė bėnte kritiku ēalaman K.B.
Nuk mu durua pa ua kthyer reston: Kėto llafe tė P. Gj. pėr Migjenin paraqesin cekėsinė mendore tė atij qė i thotė. Tė krahasosh Migjenin me shkrimtarėt e viteve 30-tė ėshtė si tė vesh nė garė Marathonomakun me K. B. Po pėr merita tė tjera K. B. edhe ia kalon.( K. B. ishte informator qė e dėshmon edhe Uran Kalakulla nė Arshi Pipa, jeta e vepra, f. 83,89. Shėn. i P.L.)
Shihej qartė dyfaqėsia e kritikės, kur pohonte se Migjeni kishte hedhur shumė shtat e duhej t'ia shkurtonin apo se ia kishin tkurrur kaq tepėr sa tani duhej t'ia zgjatnin. Me njė fjalė Migjenin e shtrinė nė shtratin e Prokrustit.
Njė nga tezat qė mė zemėroi shumė qe se Migjeni rridhte nga njė familje tepėr e varfėr prandaj nga mjerimi edhe shkroi njė vepėr tė tillė. Por vepra pothuajse qe botuar - le tė thonin ē'tė donin kritikėt.
Nė njė nga seancat e diskutimeve tė pasdrekės mė caktuan tė shprehesha edhe unė.
Nuk fola shumė, por u hodha pjesėmarrėsve njė grumbull fotografish nė tryezėn e gjatė. Si klithėn disa nga shoqet: ''Si, e ėma kjo? Sa e bukur!... Kjo e motra? Po kjo ėshtė e veshur si njė princeshė!''
Panė babanė e Migjenit, qė komiteti orthodoks i Shkodrės e dėrgoi delegat nė Kongresin kishėtar tė Beratit mė 1921. Panė fotografitė e gjyshėrve, figura me dinjitet e tė motrat e tjera tė Migjenit dhe tė vėllanė. O jo, kjo familje mund tė ketė rėnė ekonomikisht, po ē'nėnshtypje tė bėn nga paraqitja shpirtėrore, morale, kulturore!
Po nė kėtė hov tė ndezur, e ndjeva pėr detyrė tė vija nė dukje tė vėrtetėn e plotė rreth familjes sė Migjenit, tė jetės dhe veprės sė tij, se familja e tij e kishte origjinėn nga Reka, ku edhe orthodhoksėt qenė shqiptarė e flisnin shqip; se e gjyshja qe nga Kuēi, por fliste shqip e nuk kuptonte sllavisht aspak; se vėrtet Migjeni pati jetuar nė Tivar e nė Manastir gati gjithė foshnjėrinė e tij dhe mėsimet i pati bėrė nė shkollė serbe, por me gjithė atė gjuhėn amtare nuk e pati harruar, madje dialektin shkodran e fliste dhe e shkruante mė qartė se shkodranėt katolikė qė e kishin bėrė shkollėn tek jezuitėt....
Fragment nga Skėnder Luarasi. "Migjeni nė shtratin e Prokrustit." Liber i pabotuar
|
|
|
13-12-11, 14:27
|
#12
|
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
|
Skėnder Luarasi . Diskutime mbi Migjenin
Skėnder Luarasi .
Diskutime mbi Migjenin
Nė vijim tė temės japim njė fragment nga polemika e Skėnder Luarasit me Dhimitėr Shuteriqin nė lidhje me veprėn e Migjenit. Ne polemike mbi poezine ''Trajtat e Mbinjeriut''
S.Luarasi shkruan:
Migjeni filloi mė 1935 luftėn e njė gjigandi kundėr gjėndjes sė trishtuar tė epokės dhe kėrkoi drejtėsi shoqėrore, politike dhe me tė vėrtetė kombėtare. Migjeni e shikoi realitetin nė sy dhe shpjegoi gjendjen ashtu si qe, i vuri gishtin plagės. Nė shkrimet e tij ndjejmė luftėn kundėr kapitullimit ekonomik e politik, moral e material, kundėr letėrsisė sė oportunizmit e tė kompromisit, kundėr indiferentėve e neutralėve
Ne diskutim nuk mund tė pushoja pa thėnė dy fjalė pėr njė nga poemat mė tė bukura tė Migjenit: ''Tė lindė njė njeri.
Dhimitėr Shuteriqi thotė:Migjeni sėshtė i qartė kur shkruan tė lindė njė njeri qė tė shpėtojė popullin, tė ngjallė epopenė e popullit tonė.
Unė nuk jam i zoti ti bėj apollogjinė kėsaj poeme madhėshtore
ja qė ia bėnė qindra e mijra bij dėshmorė tė nėnės Shqipėri, shokėt e tij heronj: Qemali dhe Vojua...E ēgjė tė mbinjerėzishme kėrkoi Migjeni kur shkroi?
Tė lindė njė njeri!
Pa hyll nė ball-por qė me fjalė tė pushton
Tė lindet njė njeri
I madh si madhni
Dhe ndėrgjegjet tona ti ndezė nė dashni
Pėr njė ide tė re, ideal bujar,
Pėr njė agim tė lum e tė drejtė kombėtar.
Shuteriqi me kėtė kritikė qė i bėn kėsaj poeme, i mohon zemrės sė Migjenit njė dėshirė tė flaktė qė ishte e tė gjithė shqiptarėve patriotė
Pastaj, a nuk e ka kėnduar edhe vetė Shuteriqi kėtė motiv mė me frymėzim, i influencuar prej Migjenit? ( Nė poemėn Enverit")
Tė ngresh njė popull nga balta
Tė ēelėsh rrugėn e shpėtimit
Ti thuash natės:Ndal!
Ēohu! agimit
.
Po je njeriu ngadhnues mbi tė gjitha
Andaj dhe je gjithēka
.
Po toka e lirė
Qė punon njeriu sot
Nuk mund tė mbyllė gojė
E tė mos thotė
Hymnin e jot
Dhe as agimi mund tė ēohet
Pėrmbi grunaja e misra
Pa buzagazin e jot,
As ujėt e dlirė qė rrjedh nė arat e reja
As deti i lirė qė rref anėt e reja
Pa buzagazin e jot etj.etj
(Shėnim: Poema Enverit eshte redaktuar disa here nga varianti i parė nė rev.Bota e Re,1945 ,libėr poem Enverit'',viti,1949 deri tek pėrfundimtari,Vepra 1 f.185.v.1982, por pa e humbur asnjėherė shkėlqimin si kurorėzim i kultit tė individit nė letėrsinė e re shqiptare. Shen i Skender Luarasit .)
Dua tė bėj njė vėrejtje e cila mund tė ndihmojė ta kuptojmė me mė pak antipati atė vjershė tė cilėn e dėnojmė pėr trajtat e mbinjeriut qė pėrmban.Poezia e ka titullin:Tė lindė njeriuapo atė Tė lindė njė njeri?
Shuqteriqi ka qėlluar mė qartė kur thotė pėr trajtat e mbinjeriut:Fakti ėshtė qė Migjeni ka besuar te e ardhmja.Qė ka besuar, ėshtė e sigurtė, dhe mė me siguri nga ēe ka bėrė tė shprehet nė tre strofat e fundit:
Por
diē due me thanė
Ndoshta ka me ardhė
Ndoshta ka me zbardhė
Njė agim i pritun, dit e parathanun.
Tek e mbramja, poezia e Migjenit ėshtė shkruar aqė qartė nė zėmrat e rinisė shqiptare sa edhe kritika mė e keqe nuk mund t'i fshijė e ti errėsojė asnjė jotė tė saj.
|
|
|
13-12-11, 14:31
|
#13
|
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
|
Skėnder Luarasi. Projekti pėr njė revistė tė re: Vepra
Skėnder Luarasi, Kujtime e dokumenta
Projekti pėr njė revistė tė re: Vepra
Nė pranverė tė vitit 1935 njė grup intelektualėsh pėrparimtarė: Skėnder Luarasi, Selim Shpuza, Gani Dizdari, Salo Halili, Millosh Nikolla, Teufik Gjyli,Rragip Gjylbegu, Malo Beci, Rrefik Shpuza e Ahmet Ēaku menduan tė botonin nė Shkodėr njė revistė kulturore ku tė shpalosej fjala e lirė shqipe dhe pikėpamjet pėrparimtare.
Skėnder Luarasi ishte organizator shoqėror i veprimtarisė sė kėtyre mėsuesve, me tė cilėt u lidh njė shoqėri e miqėsi e vėrtetė, duke i vėnė edhe kėto ndjenja tė fuqishme nė funksion tė ēėshtjes kombėtare. (*)
(*) Iliaz Gogaj:Skėnder Luarasi shėmbėlltyrė e pėrkryer e mėsuesit atdhetar e demokratMėsuesi, 2 maj 1992, f
.)
Realizimi i kėtij qėllimi paraqiste vėshtirėsi tė mėdha pėr shkak tė ligjit tė rreptė pėr shtypin dhe censurės qeveritare (*)
Nė ligjin pėr shtypin (tė botuar nė Gazetėn zyrtare mė 31 .1.1931) theksohej se dy kopje tė botimit duhej t'i dėrgoheshin Ministrisė sė Brendėshme dhe Prokurorisė, shitėsi i gazetėstė tė ishte i regjistruar, pėrgjegjėsinė pėr pėrmbajtjen e gazetės do ta mbanin drejtori pėrgjegjės i botimit, shtypshkronjėsi dhe shitėsi.)
Takimi i intelektualėve u bė nė sallėn e shoqėrisė ''Vllaznia'. Nė mbledhje morėn pjesė anėtarė tė shoqėrisė ''Besa Shqiptare, anėtarė tė kolektivit mėsimor tė gjimnazit dhe drejtori i konviktit (Skėnder Luarasi) .
Nė procesverbalin e mbajtur mė 19.5.1935 nga Masar Bushati shėnohen emrat e pjesėmarrėsve me kėtė renditje: Skėnder Luarasi, Selim Shpuza, Gani Dizdari, Salo Halili, Millosh Nikolla, Teufik Gjyli, Rragip Gjylbegu, Malo Beci, Rrefik Shpuza, Ahmet Ēaku.
Ēėshtjet kryesore qė u diskutuan: ''mundėsia e nxjerrjes sė njė reviste nė Shkodėr'', ku secili nga pjesėmarrėsit tė paguante proporcional shpenzimet e shtypit
e tė zgjeronte qarkun e veprimit tue sjellė edhe tė tjerė shokė tė interesuem pajtimtarėve tė rinj ndėr kolegė, bashkėpunėtorė e studentė. Gjithashtu synohej qė tė kishte mė shumė krijuesish ''shpirtra tė rinj
dhe drejtime tė rinj''..
Sipas procesverbalit: Mė 20.5.1935, ditėn e hėnė ora 6,30 mb.dite ''nė mbledhje do tė diskutohej pėr emrin e revistės dhe pėrcaktimin e programit, tė pėrcaktohej drejtori pėrgjegjės dhe nxjerrja e lejes sė botimit.
Skėnder Luarasi propozonte qė revista tė quhej Koha Jonė, Gani Dizdari Drita, Millosh Nikolla (Migjeni) Sot, Teufik Gjyli Drita e Djelmėnisė, Rragip Gjylbegu Zgjimi Malo Beci Kultura, Refik Shpuza Erdhi Koha.
Nė mbledhjen e datės 29.5.1935 u vendos qė revista tė titullohej ''Vepra'' dhe tė kishte njė karakter kulturor e laik. Komisioni qė do tė hartonte programin e revistės ''Vepra'' u vendos tė pėrbėhej prej pesė vetėsh, tė kryesuar nga Skėnder Luarasi e Selim Shpuza. Nė procesverbal u shkrua se ''Komisioni mori pėrsipėr gatimin e programit tė revistės, nė vija tė shkoqituna, tue kėrkue njė afat prej njė javė ditėsh'' pėr nė mbledhjen e ardhshme mė 17.6.1935.
Por autoritetet e regjimit nuk e miratuan botimin e revistės ''Vepra''
|
|
|
13-12-11, 14:47
|
#14
|
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
|
Migjeni, Skėnder Luarasi dhe ''Vilhelm Teli'' i Shilerit
Migjeni, Skėnder Luarasi dhe ''Vilhelm Teli'' i Shilerit
Nė shkrime dhe diskutime mbi botėkuptimin e Migjenit dhe literaturėn qė pėrdorte ėshtė pėrmendur edhe influencimi i tij nga letėrsia e realizmit kritik, sidomos nga Shileri
(Vilhelm Teli: Friedrich von Schiller, pėrkthyer prej Skėnder Luarasit,
botim i parė mė 1934, botim i dytė mė1936, ishte pranuar si tekst shkollor prej Ministris s'Arsimit.)
Skėnder Luarasi shkruan nė artikullin "Shileri nė Shqipėri"
Dhjetė vitet e fundit, pėrpara ēlirimit tė Shqipėrisė kur tė gjithė fuqitė progresive tė popullit u bashkuan pėr tė shpėtuar atdheun, Shileri u bė pėr rininė shqiptare, pranė Shekspirit, mė i njohuri dhe mė i dashuri poet i letėrsisė botėrore. ''Vilhelm Teli'' i Shilerit, krah pėr krah me ''Vargjet e lira'' tė Migjenit tonė tė pavdekshėm, e entusjazmoi rininė t'u kundėrshtonjė armiqve tė atdheut dhe u ndihmoi partizanėvet nė rrugėn e fitores sė tyre. Prej dramave tė Shilerit, i pari pėrkthim identik i plotė nė gjuhėn shqipe ėshtė ''Vilhelm Teli''Shtypshkronja ''Gutemberg'' nė Tiranė e botoi mė 1934; dhe nėnshtypja qė u bėri lexonjėsve , sidomos studentėvet,ish e jashtėzakonshme.
Njė mot e gjysmė mė vonė, njė grup studentėsh u interesua pėr botimin e dytė tė ''Vilhelm Telit'' (Stamles, Durrės1936) dhe tė pesėmijė ekzemplarėt u ēdukėn nė kohėn mė tė shkurtėr prej librarivet. Redaksia e ''Flagės'', revista e tė rinjve nė Korēė, e shprehu mendimin e saj nė artikullin kryesor nė Qershor 1935 kėshtu: ''Letėrsia jonė e varfėr u pasurua tani me shqipėrimin e denjė tė njė vepre klasike nga mė tė mirat e literaturės gjermane,''Vilhelm Telit''
''Kjo dramė e famshme ėshtė pėrkthyer nė tė gjithė gjuhėt e botės me kulturė. Dhe nuk e ka humbur aspak rėndėsinė e saj tė, parė; se kjo ėshtė njė kryevepėr ku mbrohet liria dhe tė drejtat e njeriut, tė cilat janė tė vjetra sa edhe ekzistenca e njeriut vetė. ''Vilhelm Teli ka dalė kaq mirė nė shqip, sa duhet tė ndjejmė njė farrė mburrje qė gjuha jonė qėnka e zonja t'I japė bukur nė kuptimin e tyre tė plotėe tė gjallė ndjenjat mė tė larta e mė tė thella tė zėmrės njerėzore.Kjo vepėr klasike nga njė prej poetėve mė tė mėdhenj tė Gjermanisė ka dalė kaqė shqip, sa na duket njė vepėr shqiptare. Ne ua rekomandojmė gjithė miqvet tė letėrsisė shqiptare,veēanėrisht studentėve tanė.Atė duhet ta kėndojnė dhe jemi tė sigurt se do tė na jenė mirėnjojtės''.(1)
(1)Interesant ėshtė artikulli i mėsonjėsit tė shkollės sė mesme Izet Bebeziqi nė ''Kombi'', Vlorė, mars 1938, ku analizon brendinė e dramės ''Vilhelm Teli, pėrdor citate nga pėrkthimi i Skėnder Luarasit, thotė se ''Vilhelm Teli ėshtė botuar nė shumė gjuhė tė kulturės, po nuk guxon tė pėrmendė emrin e shqipėronjėsit, i cili luftonte kunder fashizmin ne Spanje ,dhe pėrfillej si armik. Bebeziqi e mbyll artikullin e tij pėr Shilerin me fjalėt: ''Shigjetėn e Telit e presin tani plot fise e popuj, qė mjerisht vuajnė nėn thundrėn e tiranėve''.
----------
Nė hartimin shkollor ''E vjetra shėmbet, kohėt po ndryshojnė;njė jetė e re po lulėzon gėrmadhash'', tė cilin mėsonjėsi i gjuhės ua dha nxėnėsve tė tij nė klasėn e pestė nė Gjimnazin shtetėror tė Shkodrės mė 19 qershor 1935, gjimnazisti Qemal Stafa, shkroi, ndėr tė tjera: ''Shileri e kishte kuptue tė vjetrėn.Edhe ne e kemi kuptue
Kemi besim nė vetėvete, prandaj guxojmė''
''Vilhelm Teli'' u bė libėr kėndimi pėr shkollėn shqipe dhe pėr inteligjencėn e re shqiptare Pjesė tė tėra tė dramės u inskenuan dhe u shfaqėn nė teatret e konvikteve.(2)
(2)Fragmente tė shkėputura nga artikulli i Skėnder Luarasit: Shileri nė Shqipėri.
"Fjala shqipe'', Skėnder Luarasi, f.121-128.
--------------------------------------------------------------------------------------------
''Vilhelm Teli'' i Shilerit frymėzoi edhe Migjenin.
Studjuesi Vehbi Bala shkruan:
Pėr kuptimin e formimit tė pikėpamjeve tė tij ( Migjenit) mbi botėn dhe shoqėrinė njerėzore do tė na shėrbejnė edhe nėnvizimet shumė interesante qė do tė bėjė nė veprėn Vilhelm Teli tė F.Shilerit, tė shqipėruar nga Skėnder Luarasi
Te vepra e F.Shilerit Vilhelm Teliai ka nėnvizuar shprehje tė tilla, qė vlejnė pėr tė njohur botėkuptimin e tij:
Mė kullon shpirti gjak pėr tėndin popull
po vuaj un me tė, kaq fort e dua
pėr urtėsin dhe trimėrin e tij
Kudo ka mjerime..
Dhe vetė malet zunė e tunden? Spaska
Asgjė tė palėkundshme mbi dhe
lufta sht, kush do jetė i zot
I kėtij vendi, bujku apo kaizeri? (3)
(3)Vehbi Bala Migjeni:Portret-monografi, viti 1974. f.21, 47.
Ndėrsa studjuesi Moikom Zeqo shton:
'' Nė bibliotekėn e Migjenit libri mė i nėnvizuar me laps ėshtė Vilhelm Teli i Shilerit, shqipėruar nga Skėnder Luarasi
Ēfarė i ka tėrhequr vėmendjen Migjenit?
Nė faqen 39, vargjet: Do flakėroj e ndezur shenj e zjarrit/Dhe bėhen hi kolonat e Tiranve
f..92: E vjetra shėmbet ,kohėt po ndryshojnė/Njė jetė e re po lulėzon gėrmadhash
Pasazhet qė ka nėnvizuar Migjeni janė tepėr kuptimplotė(4)
(4) Moikom Zeqo, Mozaik migjenian , Nėntori, Nr.10, viti 1981, f. 134)
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:07.
|
|