750.000 euro pėr dashnorin virtual

Njė kontabiliste ka vjedhur dhjetėra milionė jenė nga kompania e saj pėr pėrkujdesje dhe shėrim tė nėnės, pėr tė "fejuarin" e saj nga interneti, tė cilin nuk e ka parė kurrė, dhe i cili tė gjitha paratė i ka shpenzuar nėpėr ndeja dhe duke pirė.
Kjo grua, tani 30-vjeēare, tė dashurin e saj e ka takuar nė vitin 2001 nė internet, por nuk e ka parė asnjėherė... derisa nė muajin tetor tė vitit tė kaluar i ka bashkuar gjyqi.
I pėrzgjedhuri i saj, tani 32-vjeēar, i ka dėrguar asaj fotografinė e dikujt tjetėr, tė njė mashkulli shumė tėrheqės dhe tė bukur.
Duke mbajtur lidhjen vetėm pėrmes e-mailit dhe telefonit, mashkulli nė njė moment i ka kėrkuar ti ndihmojė me para, sepse gjoja po mbante gjallė nėnėn e sėmurė.
Viktima fillimisht i ka dėrguar paratė e saj, ndėrsa mė vonė kishte filluar tė vidhte edhe kompaninė e saj.
"Kam menduar se nuk do tė mė donte mė nėse nuk do tia jepja paratė", i ka thėnė japonezja policisė.
Kontabilistja dhe dashnori i saj virtual janė arrestuar, derisa policia i ka ngarkuar pėr vjedhje tė 120 milionė jenė (750.000 euro).