Titulli: Kushtetuta Morale E Shqiptareve !
I nderuari SOGBB , ju falemnderit dhe une e kam parasyshe edhe kete qe ju e shtroni si brenge.
Por neve jemi vet deshmitare te Pajtimit te gjaqeve.
Politika e kohes,drejtesia e kohes,kushtetuta e kohes ,shteti i kohes ishin te interesuar qe gjakmarrja nder shqiptare te ndodhte dite e per dite.Kjo e keqe edhe ndihmohej pikrisht nga ata qe duhej t'a luftonin. Por Populli e dinte mire se cila rruge duhej marre dhe perkunder deshires se pushtetareve ai ndoqi vajzat e djemt e vet,ndoqi mendimin e elites intelektuale dhe kur keto dy forca behen bashk te tjeret e humbin fushebetejen .
Ky Aksion nuk e dergoj ne burg asken por perkundrazi hapi dyert e mija familjeve shqiptare ,pajtoj shume familje dhe kesaj te keqeje i doli ne ball.
Ky aksion u perkrah nga pjesa dermuese e shqiptareve .U perkrah sepse u pa se cfar rreziku dhe cfare e keqeje ishte gjakmarrja dhe u pa se ne interes te kujt shkonte kjo e zeze.
Propzimi qe po e bejme ketu ka gati te njejten detyre te frenoj ndarjet ,te frenoj kacafyetjet dhe te beje me dije se sot jemi ne rrezik te rreshqasim ne nje gremine qe vertete po ndodhi duhen edhe njeqind vjete per te bere dicka ne te mire te Kombit.
Kohen ne mes te 130 Vjetorit te Lidhjes se Prizrenit dhe 100 Vjetorit te Shpalljes se Pamvaresise duhet t'a shfrytezojme qe te bejme dicka per veteveten pavarsisht deshirave te shfrenuara te disave per emer ,grada e para.Ne duhet te shohim me larg dhe me kjarte sepse se paku populli nuk eshte verbu nga keto te keqia perkundrazi po i paguen perdite e me rende.
Edhe nje falenderim vllezerore per te gjithe!
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga GURI SYLAJ : 05-12-09 nė 06:43
|