Titulli: Emiratet e Bashkuara Arabe
Emiratet paralajmėrojn njohje nga OKI dhe vendet arabe
Ambasadori i EBA nė OKB: "Vendet arabe dhe vendet e konferencės islamike do ta njohin sė shpejti Kosovėn e pavarur".
E diel, 19 Tetor 2008 09:59
Ambasadori i Emirateve tė Bashkuara Arabe nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara, Ahmad al-Gjarman, nė njė intervistė pėr RTV 21, shpreh bindjen se vendet arabe dhe vendet e konferencės islamike do ta njohin sė shpejti Kosovėn e pavarur.
Nė vijim lexoni intervistėn e ambasadorit tė Emirateve tė Bashkuara Arabe nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara, Ahma dal-Gjarman, dhėnė pėr RTV21.
RTV21: A mund tė ndihmojnė Emiratet e Bashkuara Arabe pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nga shtetet tjera islamike?
Amb. Ahmad Al-Gjarman: Mendoj se secili shtet ka pikėpamjet e veta, sovranitetin e vet dhe identitetin e vet, kėshtu qė nuk mund t'i detyrosh pėr asgjė. Por, mendoj se njohja nga Emiratet e Bashkuara Arabe ndoshta mund t'i inkurajojė vendet tjera, si ato arabe ashtu dhe ato islamike, qė nė tė ardhmen ta njohin pavarėsinė e Kosovės edhe ato dhe shpresojmė tė ndodhė njė gjė e tillė.
RTV21: A pritet tė vendosen sė shpejti marrėdhėniet diplomatike ndėrmjet Kosovės dhe Emirateve tė Bashkuara Arabe?
Amb.Ahmad Al-Gjarman: Hapi i parė ishte njohja. Njohja do thotė dialog politik midis dy vendeve. Pastaj vjen hapja e konsullatave apo ambasadave, kėtu apo atje. Kjo kėrkon pak kohė dhe organizim. Por, gjėrat janė nė proces dhe mendoj se tė gjitha do tė arrihen nė tė ardhmen.
RTV21: Z. ambasador, Kosova doli nga lufta mjaft e shkatėrruar. Papunėsia ėshtė shumė e lartė, zhvillimi ekonomik ėshtė i mgadalshėm dhe shkalla e varfėrisė mjaft e lartė. A mund tė pritet qė Emiratet e Bashkuara tė ofrojnė ndihmė ekonomike? Kur them ndihmė e kam fjalėn pėr ndonjė investim, gjė qė do tė ishte me interes pėr tė dyja palėt.
Amb.Ahmad Al-Gjarman: Po, sa i pėrket ndihmave, Emiratet e Bashkuara janė ndėr donatorėt mė tė mėdhenj sa i pėrket ndihmave humanitare. Ne kemi ndihmuar shumė vende tė botės, nė Afrikė, nė Azi... Pra, emiratet kanė njė rol tė rėndėsishėm nė asistencėn humanitare, kudo nė botė. Mendoj se edhe Kosova do tė jetė pjesė e kėtij programi, nė tė ardhmen. Ndėrkaq, sa i pėrket ndihmės apo mbėshtetjes nė investime, pse jo? Mendoj se tė gjithė zyrtarėt e Kosovės mund t'i paraqesin nevojat e tyre dhe tė marrin pjesė nė panaire tė ndryshme qė organizohen nė Emiratet e Bashkuara, si nė sektorin privat ashtu edhe nė atė qeveritar. Besoj se do tė ketė mirėkuptim midis dy palėve. /rtv21/
|