PeRUROHET SHKOLLA MODERNE PREKAZ Te EPeRM Vlerėsimi nga pėrdoruesit
Publikuar nga Manager Wednesday, 30 September 2009

Prekaz,Viti i ri shkollor 2009/2010, pėr nxėnėsit e fshatrave Prekaz i Epėrm dhe Mikushnicė tė Komunės sė Skenderajt, filloi tė enjten, nė godinėn e re shkollore, trekatėshe, e cila u inaugurua nė praninė e Jakup Krasniqit, kryetar i Parlamentit tė Kosovės, Enver Hoxhės, ministėr i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT), strukturave komunale tė Skenderajt, nxėnėsve, mėsuesve dhe fshatarėve, tė cilėt kishin organizuar gazmend me rastin e pėrurimit tė Shkollės sė Mesme tė Ulėt Azem Bejta.
Pėr ndėrtimin e kėsaj shkolle e cila ka 4500 metra katrorė, 800 nxėnės, 40 mėsimdhėnės dhe 10 punėtorė teknik, MASHT-i ka ndarė 1 milion e 90 mijė euro.
Nė kėtė manifestim rasti folėn z. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit tė Kosovės, z. Enver Hoxhaj, monistėr i Arsimit, z. Sami Lushtaku, kryetar i Komunės sė Skenderajt si dhe, njė historik tė shkurtėr tė shkollės nė Prekaz, e paraqiti z. Nezir Rama, drejtor i kėsaj shkolle.
Nenshkruhet kontrata pr Parkun Teknologjik Vlerėsimi nga pėrdoruesi
Publikuar nga Manager Wednesday, 30 September 2009

Kryetari i Komunės sė Skenderajt z. Sami Lushtaku nėnshkroi kontratėn me Tehnopolis Celje, Slloveni pėr ndėrtimin e Parkut Teknologjik nė Skenderaj. Parku do tė ndėrtohet nė Skenderaj nė njė sipėrfaqe prej 19 hektarėve, ku pėrfshin 33 biznese tė vogla.
Kompania Tehnopolis obligohet qė nė afatin prej 60 ditėsh tė pėrpilojė projektin detal dhe tė pajiset me leje ndėrtimore pranė Drejtorisė sė Urbanizmit nė Skenderaj dhe nė afatin kohor prej 30 ditėsh obligohet tė fillojė punėn.
Teknopolis merr pėr obligim qė brenda 15 muajsh tė pėrfundojė ndėrtimin e infrastrukturės sė Parkut Teknologjik.