Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 16-12-09, 13:57   #1
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Populli Kosovės dėshmoi…

Populli Kosovės dėshmoi…

Si ēdo pranverė qė vjen e simbolizon njė fillim dhe shpres tė re, edhe zgjedhjet shprehin tė njejtėn gjė. Nė kėtė kontekst, populli ėshtė ai qė gjithmon kėrkon njė shkėndijė tė re tė jetės, do freskim dhe dėshiron tė hedhė hap drejt zhvillimit. Posedimi i shpresės ėshtė nė proporcion tė drejtė me besueshmėrinė te partitė politike. Shqiptarėt e Kosovės e kishin mundėsinė pėr tė hedhė hapin drejtė sė ardhmes. Zgjedhjet demokratike nė Kosove, nė tė cilat u votua pėr strukturat e reja udhėheqėse pėr pushtetin lokal, dėshmuan pjekurin politike dhe vetėdijen demokratike tė popullit shqiptar nė rrugen drejt zhvillimit tė shtetit tė pavarur tė Kosovės. Besueshmėria e popullit kaloi ēdo sfidė. Populli i Kosovės edhe kėsaj here dėshmoi se di tė bėje zgjedhje tė lira dhe demokratike si dhe di tė udhėheqin me shtetin. Edhe pse u krijua njė hendek i madh ndėrmjet partive politike, duke plasuar tė pavėrteta nė opinion, kjo nuk ndikoi nė vendosmėrinė e popullit. Populli shehė shumė mė largė se sa mendohet. Kėsaj here me njė bindje mė tė fuqishme u pėrkrahėn partitė e krahut tė luftės. PDK-ja e Hashim Thaēit dhe AAK-ja e Ramush Haradinaj janė partitė qė kanė ritur besueshmėrinė te populli. Kjo ndoshta ėshtė rezultat i prishjes sė baraspeshės politike mbrenda LDK-sė, qė nuk kishte qėndrim tė mirė ndaj PDK-sė, edhe pėrkundėr asaj qė kėta dy subjekte janė pjesė e qeverisė. Kundėrthėniet qėndrojn nė ate se LDK nuk ėshtė thelluar nė shkaqet themelore tė dėshtimit tė rethit tė parė, por ndjekte ujėrat nga lumi drejt pėrrenjėve, nga ku e kanė burimin, por pa thėnė gjė pėr shiun. Nė vend se tė shpjegojnė dhe tė gjejnė se ku qėndron problemi i bllokimit tė kanaleve tė progresit ekonomik dhe politik, ata filluan tė luajn me popullin. Deshtėm qė tė jenė nė qendėr tė vėmendjes, dhe filluan tė ecin me kokė e jo me kėmbė, duke u paraqitur para popullit si viktimė. Edhe pėrkundėr pėrpjekjeve tė shumta, shpifjet nga mė tė ndryshmet nuk arritėn t’ia prishin imazhin partisė mė tė madhe nė Kosovė, PDK-sė. Pėrshkak tė autoritetit tė pakontestueshėm dhe tė peshės qė ka, Hashim Thaēi nuk kishte nevojė pėr mbrojtje. Dihet se ai mbrohej vetė, mandej ka ditur tė mbrojė Kosovėn nė situata mė tė vėshtira. E di se ekstremėt asnjėherė s’ia dalin tė puqen, ēiftėzohen e pjellin dordolec tė rinjė... Populli nuk u gjunjėzua para fjalėve boshe. Ata treguan pjekuri dhe maturi. Dėshmuan se zgjedhjet e para tė organizuara nga qeveria e Kosovės pas shpalljes sė pavarėsisė i plotėsojnė standardet Europiane. Dėshmuan se Kosova ėshtė pjesė e Europės demokratike, se e nesėrmja e Kosovės ėshtė nė NATO dhe UE. Gjėrat e nevojshme ndodhin kur konsiderohen tė domosdoshme dhe atėherė kur bėhesh i vendosur pėr t’i arritur. Njeriu ėshtė pak nė vetmi e shumė nė shoqėri, e i dobėt si individ, kurse i fortė me vėllezėr. Punėt e mėdha nuk kryhen pos me angazhime tė ngjeshura kurse nė betejat vendimtare nuk mund tė realizohet fitorja pos me bashkimin e forcave dhe lidhjen e duarve, me paraqitje reale tė platformave duke mos sharė e ofenduar tė tjerėt. Thuhet qė pa absoluten relativja kurrė nuk mund tė kuptohet plotėsisht, kurse pa tė pandryshueshmen nuk mund t’i caktohet drejtimi rrjedhės sė asaj qė ndryshon. Populli i Kosovės dėshmoi... Rezultatet e punės varen nga dėshira dhe vullneti pėr me i ēuar proēeset para.Zgjedhjet nė Kosovė ishin edhe shembull pėr vendet e rajonit, pėr shtetin Shqiptar, e veēmas pėr maqedonin ku gjatė zgjedhjeve mbushen kutitė me ndihmėn e kallashnikovėve nga partizanėt partiak qė terrorizojnė popullin shqiptarė. Edhe pėrkunder vleresimeve pozitive qė jepen pėr zgjedhjet, vleresimi me objektiv, qė ėshtė nė harmoni me realitetin politik, ėshtė se nė kėto zgjedhje fitoi populli i Kosovės.
Forca qė mund ēdo dhunė, ėshtė forca e lirisė.



Agim Jakupi


__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:26.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.