Sejdiu takohet me Veteranėt e Kosovės nė Malavi
Mulanje, 19 qershor - President i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, nė ditėn e dytė tė vizitės shtetėrore qė po i bėn Malavit, vizitoi kompaninė mė tė madhe tė prodhimit tė ēajit nė kėtė shtet, Smallholder, nė qytetin Mulanje. Edhe nė kėtė mjedis, Sejdiu qėndroi bashkė me presidentin e Malavit, Bingu wa Mutharika, ndėrsa pritja qė ishte e organizuar pėr ta ishte mbresėlėnėse. Pėrveē drejtuesve tė kėsaj kompanie me renome nė tregun afrikan, nė kėtė manifestim ishin tė pranishėm ministra tė Qeverisė sė Malavit, deputetėt tė Asamblesė Nacionale tė Malavit, udhėheqės lokalė etj.
Shoqėritė artistike tė Mulanjes, gjatė tėrė kohės sė qėndrimit tė presidentėve nė kėtė kompani, shfaqėn njė program tė larmishėm me kėngė, valle dhe rituale tradicionale tė Malavit, duke krijuar njė ambient shumė miqėsor.
Pa dyshim, aktiviteti kryesor ishte adresimi nė Asamblenė Nacionale tė Republikės sė Malavit. Edhe kėtu Presidentit Sejdiu iu bė njė pritje e veēantė nga Kryetari i Asamblesė Nacionale, Henry Chimunthu Banda. Nė oborrin e Asamblesė, presidenti Sejdiu mbėltoi njė fidan, ndėrsa pastaj paraqiti fjalėn e tij nė njė seancė solemne tė Asamblesė, duke shprehur falėnderimin e popullit dhe tė institucioneve tė Kosovės pėr njohjen e pavarėsisė.
Nė orėt e pasdites, presidenti Sejdiu pati njė takim me Veteranėt e Kosovės, siē cilėsohen nė Malavi tė gjithė civilėt, eprorėt, ushtarėt dhe policėt e kėtij vendit, tė cilėt kanė shėrbyer nė misionet paqėsore nė Kosovė.
Unė gjithmonė kam besuar se njė ditė do tė takohemi kėtu pėr tju dhėnė njė falėnderim tė madh pėr kontributin e madh qė keni dhėnė pėr paqen dhe stabilitetin nė Kosovė. Kam besuar nė vendimin e madh tė presidentit Mutharika qė tiu dėrgojė ju nė Kosovė, kam besuar nė vullnetin tuaj qė tė jeni pjesė e proceseve tė mėdha pėr Kosovėn, kam besuar nė njohjen e madhe qė i ėshtė bėrė Kosovės nga vendi juaj, u tha Sejdiu eprorėve tė lartė ushtarakė dhe policorė, si dhe pjesėtarėve tė tjerė tė ushtrisė dhe tė policisė sė Malavit, tė pranishėm nė kėtė takim.