Pack: Serbia kurrė nuk do ta bllokoj Kosovėn

Publikuar: 24.08.2011 - 15:29Prishtinė, 24 gusht - Eurodeputetja gjermane, Doris Pack, ėshtė shumė e lumtur me nivelin e qartėsisė qė kancelarja Angela Merkel, tregoi pėr Kosovėn gjatė vizitės nė Beograd. E pyetur nga Radio Dukagjini nėse me anėtarėsimin eventual tė Serbisė nė BE, ajo mund ta bllokoj Kosovėn, Pack ka thėnė se kjo nuk do tė ndodhė kurrė.
Jo. Sepse atėherė Serbia kurrė nuk do tė hyjė nė BE. Nuk mund tė ketė asnjė bllokadė. Kemi shumė probleme nė BE, nuk mund ta kemi edhe njė problem tjetėr. Ne duhet ti zgjedhim problemet. Neve nė familjen evropiane na duhen vende qė janė tė barabarta dhe mund tė quhen partnerė , qė respektojnė rregullat, kufijtė, shtetet e ndryshme. Prandaj mendoj se Serbia nuk mund tė hyjė nė BE pa premtimin se nuk do ta bllokoj Kosovėn nė rrugėn e saj drejt BE-sė., ka thėnė Pack.
Ajo ka thėnė se Brukseli duhet tė bėjė detyrat e shtėpisė, duke bindur 5 shtetet e mbetura tė BE-sė qė ta njohin pavarėsinė e Kosovės.