Prishtinė, 1 qershor - Mė shumė se 1 mijė e 500 zyrtarė tė lartė nė Kosovė kanė deklaruar prejardhjen e pasurisė sė tyre. Ndėrsa 70 tė tjerė nuk e kanė bėrė kėtė gjė, me gjithė obligimet ligjore, ka raportuar KTV.
Ndėrsa Behgjet Pacolli refuzon qė ti publikohet pasuria. Formulari 10-faqesh i Agjencisė Kundėr Korrupsionit pėr deklarimin e prejardhjes sė pasurisė tė zyrtarėve tė lartė, mbase i ėshtė dukur i gjatė presidentit Fatmir Sejdiu.
Pos tė dhėnave pėr postin tė cilin mban dhe disa pjesė tė tjera, i pari i vendit nuk ėshtė lodhur pėr tė plotėsuar gjithė formularin dhe pjesėt tė cilat kėrkohen tė plotėsohen.
E megjithėkėtė, 98 mijė e 210 euro janė paratė qė presidenti ka vendosur ti ruajė nė dy banka komerciale. Ai nuk ka treguar se sa rrogė merr. Gjithashtu ai nuk ka vendosur ēmim pėr shtėpitė, pėr tė cilat ka thėnė se i ndan me vėllezėrit.
Nė kėtė formularė, pos gruas sė papunė, askund nuk figurojnė tė ardhurat e fėmijėve tė presidentit.
Mė i kujdesshėm ėshtė treguar kryeministri Hashim Thaēi, ai ka plotėsuar ēdo gjė qė i ėshtė kėrkuar, pėrfshirė edhe borxhet bankare.
Nė bazė tė kėtyre tė dhėnave, pasuria e kreut tė ekzekutivit ėshtė 1 milion e 491 mijė e 614 euro, plus 100 mijė euro kredi.
E kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka deklaruar pasurinė e cila kap shifrėn e 1 milion e 61 e 880 euro. Pasuria e Ministri tė Transportit Fatmir Limaj ėshtė vlerėsuar 973 mijė e 268 euro, plus 40 mijė euro kredi bankare. Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se pasuria e tij shkon deri nė 460 mijė e 877 euro. Ndėrsa Ahmet Shala, ministėr i Financave, ka pasuri 664 mijė e 452.9 euro.
341 mijė euro ėshtė pasuria e deklaruar nga kryetari i Lidhjes Demokratike tė Dardanisė.
Nė raportin e AKK-sė, 70 zyrtarė tė lartė publikė nuk e kanė deklaruar pasurinė e tyre, megjithėse njė gjė e tillė kėrkohet me ligj. Numri i atyre qė e kanė publikuar pasurinė ėshtė 1 mijė e 560 zyrtarė.
Ndėrkaq, ka tė atillė qė kanė deklaruar pasurinė e tyre (4 raste), por nuk e kanė mbushur formularin nė tėrėsi, apo edhe njė rast kur zyrtari ka deklaruar pasurinė, por ka kėrkuar qė ajo tė mos publikohet qė, sipas AKK-sė, ėshtė lideri i AKR-sė, Behgjet Pacolli, qė ka kėrkuar njė gjė tė tillė.
Deklarimi i pasurisė sė zyrtarėve ka qenė i paraparė deri mė 31 mars tė kėtij viti nė pėrputhje me Ligjin pėr deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisė.