Dhjetėra mijė besimtarė islamė nė Kosovė nisėn festimin e Bajramit tė Vogėl
Prishtinė, 16 nėntor Dhjetėra mijė besimtarė islamė nė gjithė Kosovėn nisėn sot festimin e Bajramit tė Vogėl, tė njohur edhe me emrin burimor arab Kurban Bajramit. Ata u mblodhėn nėpėr xhamitė e shumta nėpėr qytete e fshatra, nė namazin qė shėnon fillimin e kėsaj feste qė e shėnojnė myslimanėt nė gjithė botėn.
Nė Kosovė, ceremonia kryesore u mbajt nė Xhaminė e Madhe tė kryeqytetit. Manifestimi filloi nė orėn 5:45, me faljen e namazit tė sabahut. Me kėtė rast u mbajtėn dy ligjėrata tematike, kushtuar kėsaj feste. Ligjėratėn e parė e mbajti Ekrem Simnica, ndėrsa tė dytėn Nexhmi Maksuti. Namazi i Kurban Bajramit nisi nė orėn 7:09, dhe asaj i priu, Sallah ef. Feta. Hytben ndėrkaq e mbajti myftiu i Kosovės, Naim Tėrnava. Nė mesazhin e tij, drejtuar opinionit tė gjerė, kreu i Bashkėsisė Islame tė vendit, Myftiu Naim Tėrnava, tha se Festa e Kurban Bajramit forcon ndjenjėn e besimit, tė humanizmit dhe pėr ti dalė nė ndihmė atyre qė kanė nevojė.
Dita e Kurban Bajramit troket nė ndėrgjegjen e besimtarit, e rizgjon atė pėr ta rikthyer te krijuesi, pėr tė marrė dhe kryer obligime qė dalin nga porositė e Kuranit dhe porositė e profetit Muhamet. E forcon edhe mė ndjenjėn e besimit, humanizmin nė vepėr; zemrėn e mbush plotė me mėshirė dhe ndjenjėn pėr ti dalė nė ndihmė atij qė ka nevojė, u shpreh Tėrnava pas faljes sė Namazit nė Xhaminė e Madhe nė Prishtinė, ditė mė parė e inauguruar, pas rinovimit, nga kryeministri i Turqisė, Recep Tayp Erdogan.
Tėrnava u bėri thirrje myslimanėve qė tua shtrijnė dorėn njerėzve qė kanė nevojė pėr ndihmė.
Ndėrkohė, nga ora nėntė, nė selinė e Bashkėsisė Islame tė Kosovės udhėheqės mė tė lartė tė pushtetit dhe tė partive politike janė pritur nga Myftiu Tėrnava. Ata i kanė uruar kėtij dhe pėrmes tij edhe tė gjithė besimtarėve islamė kėtė festė tė solidaritetit e tė mirėkuptimit. Kėto vizita do tė vazhdojnė deri nė orėn 12 tė ditės.
(Koha Ditore)
Me fat Bajrami