Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 13-04-11, 17:08   #1
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Amerika nė Kosovė ėshtė Vendėse. Dell nuk ėshtė I Huaj.

Dell nuk ėshtė i Huaj

Ambasadori amerikan, Christopher Dell nė Kosovė ėshtė Vendės. Kjo do tė jetė gjithmonė kėshtu, pėrderisa Kosova tė jetė shtet - i pavarur, i lirė dhe i rreshtuar me Perėndimin.

Nga Mufail Limani mė 13 prill 2011 nė ora 12 :01

Ka diēka nga diskutimet e kėtyre ditėve pėr tė huajt e qė nuk shkon.

Ka diēka qė shoh si pėrpjekje perverse qė tė na rreshtojė nė atdhetarė ose tradhtarė pėr aq sa kundėrshtojmė ose mbėshtesim ndėrhyrjen e Ambasadorit Christopher Dell nė punėt e shtetit tė Kosovės.

Gjithsesi qė ka diēka qė i ngjan njė fushate mediatike tė pėrhapjes sė antiamerikanizmit.

Ai cinizėm!

Ai trajtim pėrēmues dhe ato tallje banale nė llogari tė angazhimit tė ambasadorit amerikan nė Kosovė.

Pėr vete, nuk besoj se gjėra tė tilla mund tė jenė, e as tė prezantohen si njė konsumim i “lirisė sė shprehjes”.
Jo, pėrderisa pikėrisht nė ato mediume kėndvėshtrimet e tjera ose janė tė ndaluara, ose prezantohen tė spėrkatura me ngjyra tė ndezura editoriale.

Mund tė thuhet, por ata thjesht po vazhdojnė me fushatėn e tyre politike kundėr Hashim Thaēit dhe kjo qė Ambasadori Christopher Dell nė disa momente (pėr interesa personale?) po pėrfshihet nė vendime, bėn qė, sipas formulės “miku i armikut tim ėshtė armiku im”, tė pėsojė goditje edhe ai vetė, por vetėm si njė dėm kolateral.

Vėrtet?

Teksa i lexoj dhe i shoh si njė soj tė sapolindur tė demokratėve ortodoksė, tė demokratėve radikalė dhe tė demokratėve fundamentalistė (pėr aq sa kėto shprehje mund tė kenė kuptim), e qė pėr pikė tė pėrbashkėt kanė luftėn kundėr njė Revizionizmit Antidemokratik, e tėra mė duket nė fakt sikur njė Deja Vu.

Me saktė, ėshtė shumė folklorologjike.

Tepėr!

Kemi tash njė lloj Enveri, tė inkarnuar nė trajtė tė njė OJQ-isti tė rebeluar, tek i kthen tytėn njė Hrushēovi amerikan, tė madh e tė keq.

Pėrse?

Pėr shkak tė Demokracisė Reale?

Pėr shkak tė Demokracisė Shkencore?

(Shihni gjithė ato citate e citate nga historia amerikane, a s’duken tamam si Imamė tė Demokracisė?)
Dhe, pėrmes njė gazete dhe njė televizioni, tė pavarur nga asgjė dhe askush pos vetė pronarit, sikur shohim njė propagandė revolucionare qė rikthen rrėfimin pėr shpresėn nė fitoren pėrfundimtare tė Real-Demokratėve nė Uashington e nė Bruksel.

...

Pa shaka, ka diēka njerėzisht tė ligė dhe politikisht tė rrezikshme nė diskutimet e tilla pėr “ndėrhyrjet” e Ambasadorit amerikan, Christopher Dell nė ēėshtjet e Kosovės.

Ka diēka qė mė bėn qė t’i kundėrvihem kėsaj fushate. Pse? Sepse unė nuk besoj se Ambasadori amerikan nė Prishtinė ėshtė njė i Huaj.

“Christopher Dell nė Kosovė ėshtė Vendės!” “Amerika nė Kosovė ėshtė Vendėse!”

Sapo i shkrova kėto fjali, pėr njė ēast po hamendesha nėse duhej qė t’i fshija, pėr shkak tė mundėsisė qė ato tė lexohen si njė teprim militant ose si edhe njė vardisje vulgare e piratėve tanė tė granteve pro e antiqeveritare.

Por, ja qė mbetėn!

Pse?

Sepse ndonjėherė, secili prej nesh ka nevojė qė t’i kthehet rrėfimit nga Fillimi.

Ta zėmė, Ibrahim Rugova nuk do tė mund tė bėhej President i zgjedhur pa mbėshtetjen amerikane pėr procesin e ndėrtimit tė demokracisė liberale nė Kosovė (flas pėr ditėt pas luftės).

Hashim Thaēi ndoshta vėrtet nuk do tė mund tė bėhej as edhe njė politikan i radhės, pa mbėshtetjen amerikane nė proceset qė ka kaluar historia dramatike e Kosovės.

Veton Surroi nuk do tė kishte as biografi, e as karrierė politike, por mbase as mbijetesė tė thjeshtė nė biznesin e mediave, pa mbėshtetje tė stėrfuqishme amerikane, herė politike, e herė mė materiale se aq.

As Fatmir Sejdiu nė ditėt e tij.
As Behgjet Pacolli.
As Atifete Jahjaga, tash.

Thjesht, askush!

Dhe, a ka kontradiktė nė gjithė kėtė mbėshtetje amerikane qė pėrhapet nė tė katėr anėt e Kosovės politike, mediatike dhe OJQ-iste?

Jo.

Jo, sepse filozofia e politikės amerikane, ashtu siē e kuptoj unė, bazohet nė fuqinė e natyrshme tė evoluimit, tė aftėsisė sė lindur tė njerėzve dhe tė shoqėrive si e jona pėr tė kuptuar se paqja dhe liria e secilit janė vlera universale dhe se, tė kthyera nė ēėshtje konkrete politike, ato kurrė nuk mund tė etnizohen, tė shtetėzohen e partizohen, sidomos jo tė personalizohen nga kushdo.

Dhe, nė vazhdė tė kėtij rrėfimi, kjo qė Ambasadori amerikan ndoshta vėrtet kėto ditė nxori nga zarfi emrin e Presidentes, nuk mundet nė asnjė mėnyrė tė shkėputet nga konteksti konkret, kur lidershipi ynė partiak e shtetėror po e shpinte vendin drejt humnerės.

A ishte ndėrhyrja e Dellit njė gjest miqėsor?

Po.

A ishte ai po ashtu njė gjest, megjithatė, i pakėndshėm, sidomos pėr ata qė jetojnė me bindjen se kemi nevojė jetike pėr investim nė kulturė dhe praktika vendore demokratike?

Prapė, po.

Por, dallimi im nga ata qė i pėrziejnė keq gjėrat, duke gatuar hutinė, ėshtė se, siē e shoh unė, fajin pėr rrėfimin e zarfit e kanė Thaēi e Isa, bashkė me tė dy Haradinajt dhe Albinin, sepse ishin “tanėt” dhe jo “tė huajt” ata qė nuk panė me kohė rrezikun e fundosjes sė pėrbashkėt tė Demokracisė dhe tė Shtetit.

Insistimi nė momentin e zarfit si moment kryesor nė rrėfimin pėr Presidenten Atifete Jahjaga flet ose pėr mungesė tė vetėdijes e tė pėrgjegjėsisė politike e qytetare ose, siē ndodh nė fushatėn tė cilėn e kam parasysh, flet pėr njė pėrpjekje qė opinioni publik tė orientohet kundėr Ambasadorit amerikan, Christopher Dell, duke e portretizuar atė si njė “i huaj qė ndėrhyn nė punėt tona”.

Pėr tė parėt, them qė demokracia kosovare, bashkė me shtetin kosovar, ėshtė organikisht e ndėrlidhur me Demokracinė Perėndimore.
(Po ashtu, duke e kthyer edhe kėtu rrėfimin nga Fillimi, them qė ky popull, qė nga epoka e Rugovės, tashmė ka sjellė dy vendime tė mėdha historike:
qė Kosova tė jetė vėrtet shtet i pavarur dhe qė shteti ynė tė rreshtohet me Perėndimin).

Pėr tė dytėt, them qė besoj se e kanė kot.

E kuptoj se kėta mund edhe tė bėjnė dėm - tė kontaminojnė debatet dhe kauzat e vėrteta qė na presin, por dobi tė pėrgjithshme nga ajo mendėsi, nga ajo ambicie e sėmurė politike dhe nga ajo propagandė e fėlliqur nuk shoh se ka.

Absolutisht!


__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:52.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.