Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 08-08-11, 18:21   #1
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Kryqi i Breivikut

Kryqi i Breivikut




Nga Ardian Vehbiu


Akti terrorist i norvegjezit Anders Breivik duket sikur kaloi pa shumė debate nė mediat shqiptare, tė cilat si zakonisht mbeten tė kapura peng nė ēikėrrimat e parėndėsishme tė politikės sė ditės nė Tiranė.
Megjithatė, nuk mund tė mbetemi indiferentė ndaj disa rrethanave tė kėtij krimi terrorist, tė cilat lidhen drejtpėrdrejt sa me raportet midis europiano-perėndimorėve dhe imigrantėve, aq edhe me marrėdhėniet midis Krishterimit si fe dhe fanatizmit paranoid tė Breivik-ut vetė.
Myslimanėt shqiptarė, tė cilėt kanė vite qė e vuajnė stigmėn e pėrkatėsisė nė tė njėjtėn bashkėsi fetare me Bin Ladenin dhe terroristėt e tjerė “islamikė” qė i kanė shkaktuar kaq kokėēarje dhe kriza Perėndimit, reaguan me tė drejtė, duke vėnė nė dukje pasojat e rėnda tė histerisė anti-myslimane, qė ushqehet nga disa qarqe tė caktuara mediatike nė Europė, nė ShBA dhe nė Shqipėri.
Ky reagim kuptohet edhe mė mirė pėrballė pretendimit, tė ofruar nga shumė anė, se Breivik-u nuk ėshtė i krishterė i mirėfilltė, por diēka tjetėr – antimysliman, i ēmendur, mason, sionist, nacionalist, anti-imigrant, etj.; meqė etika e krishterė e pėrjashton, me pėrkufizim, terrorizmin dhe vrasjen e tė pafajshmėve.
Nė ShBA, Andrew Sullivan, njė nga opinion makers mė autoritarė, iu kthye nė kėtė kontekst njė dallimi tė tij tė dikurshėm midis Krishterimit dhe Kristianizmit, duke e pėrkufizuar kėtė tė dytin si njė doktrinė pėr tė kontrolluar politikisht tė tjerėt. Sullivan bėn tė njėjtin dallim edhe mes Islamit dhe Islamizmit, duke pėrftuar kėshtu njė simetri intelektualisht tė admirueshme. Sipas tij, edhe Kristianizmi, edhe Islamizmi nuk burojnė nga ndonjė besim fetar i mirėfilltė, por nga neuroza e shkaktuar prej mungesės sė kėtij besimi.
Tė tjerė analistė kanė vėnė nė dukje marrėdhėniet mes ideologjisė kaotike tė Breivik-ut dhe dominionizmit, tė pėrkufizuar si prirja e disa qarqeve tė krishtera politikisht aktive pėr tė siguruar ndikim dhe kontroll mbi qeveritė shekullare nėpėrmjet veprimit politik. I pėrkufizuar kėshtu, dominionizmi ėshtė krejt i ngjashėm me Kristianizmin e Sullivan-it.

Taktika e tė krishterėve, pėrballė ngjarjeve tė Norvegjisė, ėshtė e vetėkuptueshme: distancim nga akti i Breivik-ut jo vetėm duke e dėnuar, por edhe duke e cilėsuar, nė thelb, si “jo tė krishterė”. Megjithatė, kur e dėgjon kėtė argument nga po ato autoritete tė cilat, dje, nuk ngurronin tė vinin shenjėn e barazimit mes terrorizmit tė Al Qaeda-s dhe Islamit, vėshtirė tė mos rrudhėsh buzėt.

Alex Pareene, nė salon.com, e shpjegon qartė pse Breivik-u dhe motivet e tij nuk mund tė ndahen prej Krishterimit si fe dhe si mėnyrė e tė kuptimit tė sendeve dhe si doktrinė e frymėzimit pėr veprim. Mė e arsyeshme do tė ishte qė krishterimi i kėtij nordiku tė interpretohej si pėrēudnim i asaj feje me tė cilėn identifikohen sot shumica e besimtarėve nė Krisht.
Lidhjet e ndėrsjellta tė fesė me politikėn, aq mė tepėr kur ndėrlikohen edhe me akte tė mirėfillta terrori ndaj tė pafajshmėve, janė tepėr tė koklavitura pėr t’u ftilluar nė mėnyrė racionale. Dihet se terroristi tipik nxitet pėr tė vepruar nga ndonjė frymėzim “hyjnor” – qė mund tė ketė natyrė fetare, sikurse mund tė ketė natyrė ideologjike (p.sh. marksizėm-leninizmi, ose trockizmi pėr terroristėt e majtė; ose nazizmi dhe nacionalizmi pėr tė djathtėt).

Breivik-u e shihte veten si kryqtar, misioni i tė cilit ishte tė luftonte, qoftė edhe duke u sakrifikuar, pėr tė mbrojtur Europėn e Krishterė nga rreziku mysliman. Nuk ėshtė aspak i rastit admirimi i tij pėr Gjergj Kastriotin, Skėnderbeun, tė cilin ai e pėrmend si “kryqtar” nė manifestin e vet; duke e parė Kryezotin e Arbrit njėlloj si disa ideologė tė sotėm tė krishterimit shqiptar.
Nė tė vėrtetė, megjithėse Shqipėria nuk i pėrjeton problemet dhe kontekstet nė tė cilat ėshtė pėrftuar Breivik-u, figura e terroristit norvegjez do tė zėrė vend pa dyshim tė qėndrueshėm nė debatet mes myslimanėve dhe tė krishterėve shqiptarė nga njėra anė, laikėve dhe fetarėve shqiptarė nga ana tjetėr; veēanėrisht nė lidhje me statusin e shqiptarėve myslimanė nė Europė.

E djathta e krishterė nė Shqipėri, sė bashku me disa personazhe folklorike, herė haptazi e herė dinakėrisht, prej kohėsh e kanė bėrė tė vetėn tezėn se myslimanėt shqiptarė pėrbėjnė njė aksident historik dhe njė pengesė pėr “europianizimin” e shqiptarėve, jo vetėm duke u identifikuar me atė rrymė konservatore tė mendimit europian qė e sheh Krishterimin si themel tė Europės sė Bashkuar sot; por edhe duke e paraqitur kėtė tezė si tė vėrtetė tė amshuar.
Mirėpo disa tipare thelbėsore tė kėsaj Europe tė sotme, tek e cila i kemi shpresat, nuk kanė shumė tė bėjnė me Krishterimin: demokracia, republikanizmi, pluralizmi, toleranca, hedonizmi, progresi teknologjik dhe material, barazia mes gjinive janė vetėm disa prej kėtyre tipareve; pa pėrmendur multikulturalizmin, aq tė urryer prej Breivik-ut.

Tek e fundit, edhe bufi e di se shqiptarėt do t’i bashkohen, kur t’i bashkohen, Europės shekullare dhe laike, jo Europės sė krishterė.
Prandaj shoqėria civile nė Shqipėri duket sikur e humbi, edhe kėtė herė, mundėsinė pėr tė hapur njė debat rreth rolit tė feve nė modernizimin e kombit dhe nė ndėrtimin e konsolidimin e institucioneve, pikėrisht kur masakra terroriste nė Norvegji i dėshmoi, botės mbarė, se fanatizmi fetar nuk ėshtė prerogativė e ndonjė kulture ose feje tė caktuar; por i ka rrėnjėt nė natyrėn nė thelb ekskluzive madje totalitare tė ēdo feje monoteiste.
Nga ky kėndvėshtrim, Krishterimi nuk ka ndonjė imunitet ndaj Kristianizmit (dominionist), sikurse nuk ka pasur Islami ndaj Islamizmit; dhe zgjidhja do kėrkuar jo nė homologime dhe konvertime, por nė krijimin e njė hapėsire publike shekullare tė shėndoshė pėr institucionet republikane.

Ēfarė i ka dhėnė Krishterimit epėrsi nė shekuj, nuk ka qenė vetėm aftėsia pėr tė evoluar nė pajtim me kohėt dhe pėr tė mėsuar prej gabimeve; por edhe vendi qė ka ditur t’u hapė kėtyre institucioneve shekullare, veēanėrisht nė Europėn Perėndimore. Me fjalė tė tjera, kemi tė drejtė tė shpresojmė se, edhe ndaj pėrēudnimit tė kryqtarit Breivik dhe urrejtjes sė tij genocidale ndaj Tjetrit, tė krishterėt do tė arrijnė tė reflektojnė ndaj kėsaj katastrofe brenda kontekstit tė ri europian, tė pėrftuar pikėrisht prej saj.

/Shekulli/


__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Kercovari : 08-08-11 nė 18:22
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:00.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.