Titulli: Kur shpirti flet........
Behu Lis !
U nisem neper pikat e shiut . Ne fillim ishin te rralla por , shpeshtoheshin mbas cdo hapi qe benim .
Ishte edhe ftohte.
Por kishim vendose te ecim ,kishim vendose te bejem bashk kete rruge.
Mu kujtu ajo dite, tash kur kan kalu shume vite, e pikat e shiut sikur po me ngjajne me hallet e jetes.
Por, qe te mos merdhijme dhe te mos gjunjezohemi ,jo vetem ate dite por tere jeten ,vendosem te ecim krah njeri tjetrit ,te ecim dore per dore..!
Kjo ecje e mundi edhe shiun edhe hallet.
Gjithesesi , e tera kjo na e ngadalsonte hapin dhe, ne disa stacione, mbrrinim me nga nje vonese te vogel
E, harronim shpejt .
Harronim pas cdo shtrengimi te duareve qe nuk ndaheshin . Kisha humbe ndjenjen te dalloja se cila dore ishte e imja .
Shiu e kishte kot !
Ai mund te vazhdont tere diten e tere naten por, ne , rrugen do e bejme bashk deri ne stacionin per ku ishim nise ,deri atje ku fjala e dhene do te behej Murane....!
Vetem engjujt dhe ne flasin e ecin te percjelle nga ky shi.
Nga kjo nate .
Nga kjo vetmi e ketyre rrugeve te huaja te mbushura me gjithecka perveq dashurise per neve qe, erdhem dhe mbetem shetitore rasti.
Mbetem te huaj ne kerkim te vetevetes ,ne kerkim te rruges sone!
Kerkoje, gjeje dhe eja.
Eja e shtoja hjeshin kesaj toke.
Mos e harro kete ecje!
Behu Lis !
Mandej gjyko per gjethet qe bijne ne vjeshte !
Edhe per ata qe ,pa meshirshem ,shkelin mbi to.
Gjyko edhe per gjethet e reja ne pranvere.
Edhe per ata qe vijn e pushojne nen hijen tande !
Pushojne deri atehere kur behen gjethe vjeshtake e bijne te pushojne perjetesisht nene kete hije .
Behu Lis.
Edhe ata qe pushonin nene hije e edhe ata qe shkelnin mbi gjethet tua, t'i mbuloshe me gjethe vjeshte e me hije vere !
Behu Lis i perjetesise !
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
|