|
Personalitete publike Personalitetet publike nga Kinematografia, Arti, Muzika, Kultura, Letėrsia, Politika, Shkenca, Sporti etj. Tė rejat, mėnyra e tė sjellurit, kontakti me publikun. (Po thojnė...) |
14-12-10, 22:50
|
#1
|
Anėtarėsuar: 05-08-10
Postime: 6,856
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Shejtane ka qen dhe Shejtane do t'mbetet...!!:P
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga AliSia : 14-12-10 nė 22:56
|
|
|
14-12-10, 22:58
|
#2
|
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Kjo e paska venin n'Cirk si akrobate ateher ahahahahahahahaaa
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
|
|
|
15-12-10, 03:06
|
#3
|
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
|
Re: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Adelina Ismaili "ndėrpret" mėsimin nė Drenicė.
Njė ngjarje sa e pazakontė, aq sa pėr tė qeshur bėri qė nė njė nga shkollat e mesme nė Drenas tė ndėrpritet mėsimi nga profesori kujdestar sepse nxėnėsit zėvendėsuan foton e Kryetarit tė Kosovės me atė tė ...Adelina Ismailit.
Kjo nuk i ndaloi tė vrapojnė nėpėr koridoret e shkollės me foton "ADELINA PĖR PRESIDENT"
Madje, duke treguar se sa e adhurojnė Adelinėn, ata bėnė foto.
Ne po u sjellim disa nga fotot e kėsaj ngjarje ku mė pas disa nxėnės janė pėrjashtuar nga kjo shkollė,njėri nga ta,B.M madje ka denoncuar nė polici dhe drejtorin e shkollės pėr ushtrim dhune fizike ndaj tij.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Legend : 15-12-10 nė 03:06
|
|
|
18-12-10, 16:11
|
#4
|
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
|
Re: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
I beson fatit dhe a mendon se fati eshte percaktues i fatit?
-Besoj ne fat,megjithate ka gjera qe ndodhin ne jete dhe nuk arrijme ti spjegojme
dot.E bukur kjo Fati percaktues i fatit...Definitivisht.
Aktualisht jeni ne Zvicer, duket se atje e keni gjetur nje fole te ngrohte dhe do te
qendroni per nje kohe?
-Aktualisht jam ne France dhe qendrimi im ne Zvicer e France ka nje
qellim.Futjen e muzikes shqipe ne show biznesin europian.Kjo po ndodh,ju e dini
qe akti final eshte publikimi dhe mezi po pres qe te publikohen te gjitha ato pune qe
kam bere ketu .
Koheve te fundit keni patur disa koncerte shume te suksesshme, qofte neper Kosove,
por edhe jashte. Cila eshte e vecanta e tyre. Perteritja e repertorit, stili, zhanri,
veshja...
-Koncertet e mia jane show tash e dy vite,ndoshta kjo eshte e vecanta.Aty
ka zhanre te panumerta muzikore qe nga baladat e hip-hop deri tek folklor e
rock,kendim acapella qe gjithmone e kam praktikuar ne koncerte,balerine e
balerina,shume paraqitje ne shume stile asnjehere nen 45 minuta,komunikim dhe
humor,etj.Me mbetet merak qe nuk kisha mundesine qe te performoja ne piano per
shkak te kushteve te limituara teknike,gje qe ne diaspore e bej me shume qejf tash e
dy vite.Ne pergjithesi,ishin koncerte fantastike.
Ju, brenda nje kenge keni disa pamje, dmth nga ana e jashtme dukeni perfekt,
kurse nga ana shpirterore, poashtu? A mendoni se keto dy komponete duhet te
koordinohen mire, qe kenga te dale e realizuar?
-Thone qe nje shpirt i shemtuar i mbyllur brenda nje fytyre te bukur,denohet
perjetesisht me ziline.Kam patur fat qe kete ndjenje nuk e kam perjetuar vet
kurr.Asnjehere ne jeten time nuk do te mund te punoja nje projekt,ne momentin
qe nuk jam 100% e kenaqur shpirterisht me veten.Dukja e jashtme eshte nocion
relativ,cdo njeri me shpirt te bukur eshte i bukur.Asnje bukuri fizike nuk nevojitet
per nje hit.
A eshte e realizuar ne jete dhe ne skene, Adelina?
18) Po,me plot gojen them po.Ne jete kam gjetur realizimin e endrres me te
fshehur dhe paqen me cdo gje rreth meje.Ne skene jam realizuar shume kohe me
pare,prandaj them qe muzika ne vendet shqipfolese per mua mbetet nje hobi qe e
kam me borxh per fansat.
Njiheni per fjalorin shume te drejtperdrejte, pastaj e thuani pa hezitim ate qe e
mendoni, keni patur sekuenca per qėndrimin tuaj transparent dhe per fjalet qe i
thuani pa ekuivoke?
-Eshte ne natyren time qe gjerat ti them ashtu siq jane dhe pa bishtnime.Nuk
jam femije komunizmi,faleminderit Zotit!Kam vuajtur nga e verteta direkte qe
edhe sot e kesaj dite vazhdoj ta them,kam rrezikuar jeten time dhe te familjes,por e
rendesishme eshte qe asnjehere ne jete nuk jam perkulur para poshtersise dhe asgje
e thene nga une nuk ka rezultuar genjeshter.Kjo per mua ka rendesi.
Cka do te behej Adelina, po te mos behej kengetare, mbase artiste?
20)Ndoshta aktore.Nuk di,vertet nuk kam ide si do ishte jeta ime pa kengen.
Ju e pushtoni skenen dhe e kallni, sikurse thuhet..dukeni e magjishme ne skene. A
mendoni se vete arti eshte magji, eshte mrekulli...
-Faleminderit perseri.Definicion konkret per artin nuk ka,as nuk do te kete.Une
e perjetoj si nje mrekulli.Eshte nje bote tjeter ku hyn per te perjetuar lirine e
plote,ku krejt trupi dhe shpirti behen nje per te qene ne funksion te nje ndjenje te
magjishme qe dhuron nje ritem,fjale apo tingull i caktuar.Dhuroj tere pozitivitetin
tim,aq sa ne fund te cdo koncerti une humb 1 deri ne 2 kg.Dhe pas gjithe asaj vjen
ajo prehja e kenaqshme,ajo buzeqeshja qe nuk me hiqet me dite te tera.Eshte me
shume se mrekulli.
A mendoni se artin nuk mund ta bejne te gjithe dhe, ai, arti, tashme eshte cenuar
nga te kater anet me lloj lloj kengetareje, e zhanri te muzikes se huazuar nga
kushedi kush?
-Jo,artin nuk mund ta bejne te gjithe.Artin mund ta kritikojne te gjithe
(qesh).Une dikur apeloja qe te behet nje demokratizim,nje liri absolute e hyrjes ne
skene te gjithkuj qe donte te kendonte sepse ankoheshin qe nuk kane hapesire.Sot
kemi me shume kengetare sesa nxenes te shkollave te mesme,dhe tragjedia me e
madhe qe po i ndodh kultures sone eshte sjellja e meloseve qe historikisht kane
shkaterruar qelizen e identitetit tone.Por,kemi fat qe kombi yne nuk pranon cdo
gje qe i servohet dhe perkunder numrit enorm te kengetareve ne skenen tone
muzikore,ne gishta te nje dore mund te numerohen ata qe mbushin nje salle
me publik.Kjo eshte arsyeja pse kerkoja demokratizimin.Qe degjuesi te beje
filtrimin.Dhe saktesisht kjo ka ndodhur.
Si e vleresoni rrugetimin e muzikes sone ne keto dhjete vjetet e fundit dhe nese
duhet vleresuar me note, cka note do ti jepnit, ju?
-Nuk mund te themi qe s`ka pasur perparime te dukshme.Gjeja me pozitive qe
ka ndodhur eshte sjellja e trendeve boterore siq jane hip-hop,r`n`b,dance,besa edhe
perparimi i rock-ut kohen e fundit.Them qe idealja ishte kur bashkoheshin me
muziken tone autoktone.Por,infiltrimi i sllavizmave,pastaj muzikes rome,turke,etj.,
mund te jete fatal per kulturen tone.Vazhdoj te kembengul qe nuk kam asgje
kunder ketyre meloseve,por kam shume kunder kur anashkalohet melosi
i mrekullueshem unik shqiptar dhe perkthejme,pa nevoje,nga tjeret.Eshte
tragjike.Nuk mund te jap nje note sepse kemi te bejme me dy ekstreme.
Keni filluar te ,pushoni,edhe skenat e Evopes. A keni menduar te realizoni
edhe ndonje cikel kengesh ne gjuhen angleze, apo ne ndonje gjuhe tjeter?
-Oh,faleminderit.Po,jemi duke punuar intenzivisht ne ate drejtim dhe me
fatin e shendetin,do te kem album me kenge ne gjuhen angleze,dicka edhe
franqeze,patjeter edhe shqipe.
A jeni e lumtur dhe cka do te thote lumturia per ju?
-Per mua lumturi eshte te jem shendosh e mire une dhe njerezit qe i dua,te
zgjohem dhe te bi ne gjume e buzeqeshur dhe kenaqur me diten qe kam kaluar,te
jem e rrethuar me njerez pozitiv.Po,mund te them qe jam e lumtur.
Dashuria do ta shpetoje boten. I besoni kesaj thenie?
-Shpresoj...
Nga bisedat tuaja ne radio, gazeta dhe neper televizione hetohet nje fjalor i
gdhendur, i paster dhe mjaft i ngritur. A lexoni dhe, ndoshta edhe keni provuar per
te shkruar, e kam fjalen poezi se tekste kengesh, e di, qe te shumtat i shkruan Ti?
-Te jesh person publik ne shekullin 21 dhe te kesh fjalor te kufizuar eshte me
shume se turp.Thone qe nuk ka liber te keq.Une them qe ne krevat mashkullin me
te mire e zevendeson libri me i keq.Nuk mbaj ne mend kur me kane kaluar 48 ore
pa lexuar.Kam marrur guximin qe te shkruaj tekste kengesh,jo vetem per vete.Por
jo me shume.Sa me shume qe lexoj, e kuptoj qe shkrimtaret lindin dhe nuk behen.
Duket se baladat i kendoni, ose, sikurse thuhet i vajtoni mese miri?
-Kete ma ka thene dhe Nexhmije Pagarusha. Eshte nje kompliment qe rralle
perjetohet,sepse thone qe zeri i nje kengetareje me se miri degjohet ne nje
balade.Fatkeqesisht,rralle me ka ndodhur qe dikush te me beje balade per
ambitusin tim,kompozitoret ne te kaluaren me shume punonin per te shfaqur
vepren e vet dhe une duhet t`i pershtatesha edhe kengeve qe nuk kishin te benin
aspak me ate qe une me se miri kendoj.Por,jam pershtatur mire dhe tani jam
mbushur mend qe te mos kendoj kenge qe nuk me shkojne (qesh).
Cila grua eshte model per ju?
-Gjyshja ime e ndjere.
Cili mashkull eshte tip per ju?
-Ai cili kur i qendroj afer,asgje tjeter me s`ka rendesi.
Cka mbeti pa u thene e qe deshironi ta thuani?
-Dua te apeloj tek te gjithe ata qe po lexojne kete interviste qe te lexojne veprat
e arvanitasit Aristidh Kola,njerit nder shqiptaret me te medhenj ne jete qe me
ka rastisur ta lexoj,vepra ne te cilat me fakte te paevokueshme deshmohet qe ne
shqiptaret jemi populli i pare ne Gadishullin Ilirik dhe Iliada e Homerit eshte e
shkruar ne shqipen e vjeter-ne ilirisht,e fakte tjera qe me kane lene pa mend.Jane
vepra qe me kane ndryshuar cdo botekuptim,posaqerisht pas vrasjes mizore qe iu
be ketij njeriu te madh.
Kur mund t'iu shohim ne Kosove?
32)Besoj dhe shpresoj qe nga tetori do te jem perseri ne Kosove per disa dite.
Urime, dhe fat e shendet se te tjerat, pastaj vijne vete....
-Gjithashtu dhe juve.Cdo te mbare.
Faleminderit per kohen dhe gatishmerine tuaj per kete bisede.
Faleminderit juve qe kisha privilegjin te pergjigjem ne pyetje qe vertet ngacmojne
imagjinaten time,dhe rasti per te qene ne revisten tuaj eshte nje nder.
|
|
|
18-12-10, 19:16
|
#5
|
Born To Be Wild !!!
Anėtarėsuar: 06-01-08
Vendndodhja: Aty ku vlersohet njeriu ,,,
Postime: 11,686
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
mos tu tekshin as me te kesh e as me te livdu se tybe se njef njeri vehten hahahha mos be mos ja futni kot se nuk mundeni me ja humb qe e eshte e para nder kengetaret shqiptare
i ka hie pak me respektu vehten me shum mos me ra viktim e kriminelve qe dashten me shkatrru edhe mos te bjen ne nje katagori me kengtaret e reja vendin e ka me lart e jo te kendoj neper kafiteri me b... ne tavan si pevaqic qe thojn pleqt kur ski sken te rregullume me mir kendo e mos e qeredit vehten se shum funni duket paraqitja skenike me nje karrik e nje qiri ne jeleka hahah degjenerim per bes
__________________
Santa,,,,I'have Been Good ! :P
|
|
|
18-12-10, 22:54
|
#6
|
tipi engjellor
Anėtarėsuar: 30-03-10
Vendndodhja: aty ku jeton dashuria
Postime: 14,540
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Ka kendu kenge te mira pre jeten personale te sja qka me tha e dine te gjithe
|
|
|
18-12-10, 23:16
|
#7
|
Anėtarėsuar: 17-07-10
Postime: 4,923
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga teutaA
mos tu tekshin as me te kesh e as me te livdu se tybe se njef njeri vehten hahahha mos be mos ja futni kot se nuk mundeni me ja humb qe e eshte e para nder kengetaret shqiptare
i ka hie pak me respektu vehten me shum mos me ra viktim e kriminelve qe dashten me shkatrru edhe mos te bjen ne nje katagori me kengtaret e reja vendin e ka me lart e jo te kendoj neper kafiteri me b... ne tavan si pevaqic qe thojn pleqt kur ski sken te rregullume me mir kendo e mos e qeredit vehten se shum funni duket paraqitja skenike me nje karrik e nje qiri ne jeleka hahah degjenerim per bes
|
Shume mire e ki pershkrue,cka te shtoj vec e prishi.
__________________
Nga te gjithe pasionet dashuria esht me e fuqishmja.
|
|
|
22-12-10, 03:41
|
#8
|
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
|
Re: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Jeta private e Adelina Ismaili
|
|
|
22-12-10, 03:49
|
#9
|
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
|
Re: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Koncerti solistik i Adelina Ismaili ne sallen Capitol-New York (ku nje jave me heret kishte promovuar albumin reperi i njohur boteror 50 Cent)
(nese kjo eshte kafene,ne jemi...New York  )
|
|
|
07-03-11, 15:26
|
#10
|
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
|
Re: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
NJĖ YELL QĖ NUK SHUHET KURR
(shkruar nga shkrimtari, autor i : « Lufta pa maska » prof.S Krasniqi)
Duke ditur qė kudo qė paraqitet Adelina,nėse nuk shkon nė fillim tė shfaqjės,ėshtė vėshtirė ta gjesh njė vend te lirė pėr tu ulur.Shpesh edhe nė kėmbė e ke ngushtė.Me mikun tim,u nisėm drejt Lozanės,mė herėt se zakonisht.Posa arritėm para « Insomnia Club »,na u deshtė tė bėjmė disa lėvizje dhe rrotullime poshtė e lartė,duke kėrkuar vend qė ta parkonim veturėn tonė.Nė parkingun e diskotekės nuk kishte mė asnjė vend.Pas njė ecjeje kėmbė,qė na bėri mirė,u gjendem para « Insomnia Club »,ku njė grumbull njerėzish,tė tė gjitha moshave,nė disa kolona,prisnin me disiplinė pėr tė blerė biletėn.Pėrveq njė zėri tė humbur,qė mbeti pa pėrgjigje,askush nuk pyeste pėr cmimin jo tė zakonshėm prej CHF 30-.
Adelina do t’i identifikoj fansat e vet tė vėrtetė
Pasi u akomoduam mirė, nė lokalin e rinovuar, pa tym duhani, prisnim tė shohim edhe ndonjė kėngėtar apo kėngėtare, tė cilėt, pak pėr t’u afirmuar vet, ,pak pėr tė rritur numrin e publikut,bėjnė shpesh njė atmosferė tė mirė dhe ngrohin tė pranishmit para daljes sė artistit kryesor. Por jo ! Nga zėri i DJ Naimit, lehtė kuptohej se nė program, nė kėtė mbrėmje, ishte vetėm Adelina Show. Nga kureshtja e pyeta njė zyrtar tė lokalit, pse ndodhte kėshtu ? Rrudhi krahėt dhe nuk foli. Megjithatė arritėm tė kuptojmė se ishte insistimi i vetė Adelinės. Kjo mė bėri pėrshtypje dhe mė shtyri tė mendoj se artistja, si duket, dėshiron tė dijė cilėt janė fansat e saj tė vėrtetė,dhe jo tė « tėrhiqet si vagon» i ndonjė kėngetari apo kėngetareje tjetėr.
Dikur, menjėherė, pasmesnatės, nė skenė u shfaq Adelina. Adelinė, Adelina, prapė Adelina, brohorit publiku ! Pa pritur, nxjerrin qindra e qindra celularė nga xhepat dhe nė parter fillon njė shtyrje e paparė - secili mundohet t’i afrohet skenės.Skenė mjaft e ngjashme sikur shikojmė MTV Music Awards,por me fansa tė vėrtetė dhe jo tė montuar.
Por kot ! Parteri ishte i stėrmbushur dhe vetėm ata mė me fat qė kishin blerė biletat tė parėt,edhepse pak tė shtypur,rezistuan dhe mbetėn aty afėr skenės.Bie nė sy njė fanse zezake qė bėn tė pamunudrėn dhe depėrton afėr skenės me kamerė ne dorė.Tė tjerėt u deshtė tė pajtohen qė tė filmojnė artisten edhe nga 50 metra larg.Ajo,ende pa filluar kėngėn,me plot elegancė ,duke pėrshėndetur nga skena,elektrizon publikun.Duke dashur tė pėrshėndes tė gjithė,nuk harron tė pėrkulet herė majtas,herė djathtas.Ndėrsa,ndonjė tė njohshėm e pėrshėndet special duke ia drejtuar dorėn,por nuk ia pėrmend emrin : nuk do dallim mes fansave tė vet.Miku mė thotė : « Adelina po shpalos mė nė fund zotnillėkun e vet,e sheh ?Eh,megjithatė ėshtė e rritur me tradita dhe e shkolluar pėr kėtė qė bėn. »
Filloi me vallėzimin Flamenco Dance dhe pėrfundoi me kolazh popullor shqip.
Shfaqjet e saj janė gjithmonė premierė. Sa herė qė i kam parė, nė vende tė ndryshme, si kėtu, sikur sivjet verės nė Ulqin, ndryshojnė gjithmonė nga njėra tjetra. Derisa herėn e fundit, kėtu, u paraqit me njė trupė valltaresh zvicerane shumė profesionale, gjė tė cilėn e kishte praktikuar edhe gjatė verės, nė mėse 15 koncerte, pėr vetėm 5 javė, gjithandej trojeve shqiptare, sonte kishte pėrgatitur njė program me skenografi krejt tjetėr. Me ketė, Adelina me gjithė shpirt dėshiron tė ushqej tė pranishmit me pika e zhanre tė ndryshme muzikore. Dhe, nuk i mbetet borxh askujt...
Gjatė gjithė kohės sė shfaqjes, nė secilėn pjesė, sipas pėrmbajtjes sė valles apo kėngės ndėrron veshjen, ndėrron stilin e kėndimit, ndėrron dhe pėrshtat lėvizjet nė skenė. Veē kėsaj, ajo u jap rast edhe artistėve tė rinj tė fushave tjera qė nė spektaklet e saj tė paraqiten me artin e tyre, sikur artistit zvicrran me flakadanė dhe njė grupi tė rinjsh tė cilėt luajtėn disa valle shqip me veshje kombėtare. Ndėrsa, pėr fillim tė show-t tė saj kishte zgjedhur tė vallėzojė Flamenco,ėshtė hera e parė qė njė kėngėtare shqiptare e shoh tė bėj zgjidhje kaq tė zorshme nė koncert.Pas disa lėvizjeve,tė tė bėjė tė harrosh qė jemi nė njė atmosferė shqipe.Gracioziteti i saj nė skenė lė pėrshtypjen qė po shikon festėn e toreadorit i cili e di qė gjithmonė fiton. Iu deshėn vetėm dyzet sekonda qė tė kthehet me pike vallėzimi Belly Dance,qė quditerisht,asnjėhere nuk la pershtypje vullgare tek publiku,gjė qė pėrkrah thėnien qė Adelina ėshtė profesioniste deri nė pėrsosmėri.Tėrheqja e saj elegante nga skena,dhe aktivizimi i Video Beemer-it gjigant ne skenė ku silleshin fotot e saj me efekte speciale muzikore te punuara enkas vetėm pėr kėtė Show,paralajmėronte befasinė e rradhės.Mijėra duar u ngriten lart dhe brohorimat nuk po ndaloni dot,kur ne skenė hynė vallėtarė te valleve popullore shqipe dhe u degjuan tingujt e parė tė « Vallja e Rugovės ».Djem dhe vajza tė reja qė po iu jipej shansi tė dėshmonin talentin e tyre para njė audience aq tė madhe,u liruan nga emocionet kur nė valle u bashkėngjit Adelina me veshje origjinale shqipe.Hapat e saj te koordinuar nė perfeksion me ritmin shqiptar,pėrkujtojnė pikturat mė tė bukura te artit shqip ku piktorėt tonė ndėr shekuj kishin portretizuar hijeshinė e femrės shqiptare nė vallėzim.Menjėherė vazhdoi me kėngėn kushtuar kryeheroit “Skėnderbeu”,ku flakėt nė skenė lenin pėrshtypjen e ndonjė spektakli tė punuar pėr San-Remo…apo yvertyrėn imagjinuese artistike pėr kthimin e Skendėrbeut. Po me kėngėn, unė mendoj, mė hit nga hitet e saj, “ Ushtrinė time do ta bėj me Ibrahim Rugovėn”, Adelina e ndez publikun si gjithmonė, tė cilėt me njė dorė e filmojnė, me tjetrėn e pėrshėndesin duke e ngritur lartė dhe kėndojnė bashkė me tė. Ndonjė fans, pak mė emocional, nė atė rrėmujė tė elektrizuar edhe mundohet ta prekė edhe pse ajo ėshtė lartė nė skenė dhe brohorisin Adelina, Adelina, Rugova, Rugova! Me kėngėn “Urdhėr i Ri Illyric”, artistja i stolisi kryeheronjtė e periudhave tė ndryshme qė u sakrifikuan pėr trojet shqiptare.E mėsuar qė tė mos e lėnė tė largohet lėhtė,priti me respekt derisa zėrat qe brohorisnin « Edhe njė,edhe njė » tė qetėsoheshin,dhe premtoi kthimin e saj nė skenė pas pak minutash.
Nė pjesėn e dytė, Adelina ashtu qysh nuk e harron asnjė fans tė vetin, pas kėngės sė heroit tė saj, pėr tė mbushi zemrėn e secilit me pėrkushtim shumė tė madh e kėndon kėngėn, “Uragan ēohen krenarėt” qė u kushtohet tė gjithė dėshmorėve tė tė gjitha kohėrave tė shqiptarėve, tė cilėn e pėrfundon me dy fishekzjarrė gjigante mu nė mes tė skenės. Brohoritje dhe duartrokitje shumė tė gjata pasuan pas kėsaj skene. Madje, disa tė njohshėm, vizitorė tė pėrhershėm, mė flisnin se nuk mbanin mend qė dikush tė ketė ndezur fishekzjarrė nė Insomnia Club. Duke vazhduar me disa nga hitet e saj tė zhanreve pop,rock,hip-hop,parodi,Adelina adhuruesit e vet i kalon nga njė gjendje shpirtėrore nė tjetrėn,si njė dramė dashurie qė nis pa fjalė,vetėm me lėvizje-vallėzim,pėr tė kaluar tek respekti i thėnė deri tek zhvillimi i kėnaqėshėm i kėnduar asaj qė tė gjithė e dashurojnė marrėzisht-njė jetė pėrrallore ,e kėnduar dhe vizuelizuar nė vetėm njė koncert .
Pjesa e tretė prap solli nje tjetėr Adelinė.Kėngėt e lehta qytetare te ndėrthurura mjeshtėrisht me kėnge burimore shqipe,bėne qė salla kėtė herė vėrtet tė quhet e « elektrizuar ».Edhe ata qė tėrė mbrėmjen s`kishin futur asnjė pikė alkooli nė gojė, vallėzonin dhe kėndonin,pa pėrjashtim.Me flokėt e mbledhura pas shpine,njė fustan tė gjatė qė ėshtė parė deri mė sot vetėm nė tepihun e kuq te Hollywood-it,lėvizje prej balerine dhe zė sa melankolik,aq i fuqishėm,mbi tre qerek ore nuk ndaloi asnjėherė dhe prap…publiku po kėrkonte kėngė tjetėr.Kėtė herė Adelina nuk tėrhiqej dot,publiku nuk po ndalej.Filloi kėngėn « Kosovė nena ime » me njė intonim pak mė ndryshe…e ktheu nė « Kosovė,dhėmbja ime,dashurinė tende zemra kurr s`ka me harrua ». Publiku,njejt si vet Adelina,dukeshin ashtu siq duken shqiptarėt gjithmonė.Mes dhėmbshurisė pėr realitetin kosovar dhe lumturisė sė asaj mbrėmje,e duartrokitėn pa fund.Syri me zuri njė grua nė mezomoshė qe po e duartrokiste duke e shikuar e buzėqeshur mes lotėve.Mbrėmja mbaroi me shumicėn e tė rinjėve qė pa humbur kohė,ia mėsyen tė fotografoheshin me Adelinėn.
Gazeta “Shekulli” ka bėrė njė zgjedhje dinjitoze dhe tė drejtė
Dinamika nė skenė, vallet, kėngėt e ndonjė fjalim i shkurtėr i artistes, e sidomos salla qė nuk zbrazej, na bėnė qė ta harrojmė kohėn. Pasi ora iu kishte afruar orės katėr tė mėngjesit, njė zė nė tavolinėn afėr time, u thoshte shokėve qė sonte sigurisht Adelina do ta vazhdoj Show-n e saj pėr njė orė, sepse qėlloi nata kur ndėrrohet ora. Nuk di, me marrėveshje a pa tė, por pas pjesės sė tretė tė kėngėve popullore, me duartrokitje dhe kėrkesa tė zėshme, sa dukej se mbaronte programin e kthenin prapė nė skenė.
Nė tri paraqitjet e saj, ajo kapte publikun sikur antenė satelitore duke shkaktuar njė gjendje emocionale sipas vallės apo kėngės qė ekzekutonte nė skenė. Pėrfundimisht, jam shumė i sigurt se gazeta “Shekulli” me plotė tė drejtė, para disa dite e shpalli Adelina Ismajlin, artiste numėr njė me ndikim nė Shqipėrinė Etnike. Ky gjest i gazetės “Shekulli” sikur i ka kurorėzuar tė gjitha epitet e deritashėm, si Divė, Primadonė e Pop-muzikės shqiptare,Themel i Muzikes Moderne,Pop Ikona Shqiptare nė Europė etj., qė fansat por edhe profesionistėt e Muzikės Mbarėshqiptare i kanė dhuruar ndėr vite,me plot meritė Adelinės. Dedikimi i vendi tė parė: Artistja mė me influencė nė trojet shqiptare, padyshim, i jep edhe njė elan dhe shtytje pėr ndėrmarrjen e saj artistike nė Paris,qė ēdo moment pritet tė shpėrthejė si njė revolucion nė artin shqiptar.
Nė Paris…atje ku shumė artistė shqiptar ,tė pakuptuar nė kohėn e vet,kanė gjetur atė qė i duhet artit,si shqiponjės qielli-lirinė.
|
|
|
07-03-11, 16:47
|
#11
|
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
|
Re: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
E papėrseritshmja:Adelina Ismaili
Ikėn,vjen,ikėn pėr tė ardhur sėrish...E tillė ėshtė Adelina Ismaili,femra qė ka thyer tabutė e po the kufijtė me muzikėn shqip nė zemėr tė kulturės europiane,nė Paris.
Epitetet e fituara i ka te panumėrta.E vetmja qė ėshtė trajtuar e trajtohet si Divė.
Para saj gjithmonė hapen dyert dhe pėr tė rezervohet vendi i parė.Di tė mbetet "top",sepse e ka mėsuar skena,vitet,dhe mbi tė gjitha intelegjenca.
Ėshtė eksperte e dėshirave tė veta dhe tė publikut,tė cilin di ta mbajė tė ekzaltuar qe 24 vjet.
"Kosovaren" dhe Adelinėn njerėzit e shohin si njė:senasacionale,shpėrthyese,misterioze,tė hapura,mbi tė gjitha tė suksesshme.
|
|
|
07-03-11, 17:14
|
#12
|
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
|
Re: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Adelina Ismajli ka publikuar mė sė fundmi dhe remiksin e plotė tė kėngės "Tribalb" nga DJ Mr.P!nk.Sė pari kėnga ėshtė publikuar nė mediat dhe klubet zvicerane shoqėruar edhe me intervistėn e kėngėtares nė "Star TV".Promovimi i kėngės ėshtė bėrė nga disa interpretime live dhe mė pas nga setti i Dj Mr.P!nk nė klube tė ndryshme."Tribalb" ėshtė e vetmja kėngė e publikuar nga njė kėngėtare shqiptare e cila dėshmon suksesin jashtė kufijve tė vendit nė gjuhėn amtare dhe jo angleze,e italiane sic ndosh gjithmonė
|
|
|
07-03-11, 18:12
|
#13
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
ma e mira esht esht rrit para syve ton me keng te bukra e pershendes
po prap e kish nder mend me rreh Leonora Jakupin
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
07-03-11, 18:14
|
#14
|
Anėtarėsuar: 05-08-10
Postime: 6,856
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh
ma e mira esht esht rrit para syve ton me keng te bukra e pershendes
po prap e kish nder mend me rreh Leonora Jakupin 
|
Edhe un ju bashkangjitem me ju i Nderuari Guri...:)
|
|
|
07-03-11, 19:26
|
#15
|
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
|
Re: Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh
ma e mira esht esht rrit para syve ton me keng te bukra e pershendes
po prap e kish nder mend me rreh Leonora Jakupin 
|
Vetem per juve i nderuari Guri.
In Memoriam dr.Ibrahim Rugova
PUSHO NĖ PAQE ENGJĖLLI SUPREM I LIRISĖ SONĖ DR.IBRAHIM RUGOVA.
Ishe,mbete,dhe pėrjetėsisht do jesh lavdia dhe krenaria jonė.
nga AdelinaFanClub
(flm alboholic pėr video)
January 22 2011 at 12:40am
http://www.youtube.com/watch?v=PT4PicFexxs
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Legend : 07-03-11 nė 19:27
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 9 (0 Anėtarėt dhe 9 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:14.
|
|