Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 23-05-09, 09:41   #406
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Hahahah... mire e ke Makresh ishte e hapur kjo tem me lart tek rubrika Mesimet Biblike po nuk ju pelqeu e mbyllen.

A qka i kish nejt kacia Hashimit bre hahahah...

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Dani11 : 23-05-09 nė 09:43
Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 23-05-09, 15:22   #407
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Dani11
Hahahah... mire e ke Makresh ishte e hapur kjo tem me lart tek rubrika Mesimet Biblike po nuk ju pelqeu e mbyllen.

A qka i kish nejt kacia Hashimit bre hahahah...

Eshte per gjynah qe s'eshte lejuar kjo tem aty, pasi qe prijesit e krishter e udheqin kete "tortur" lol,


:D Hashimi, bash per kaci eshte ahahaha
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-05-09, 18:14   #408
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Nuk jane cilesue kot si egercira mesjetare ky fis skllavesh ne dekaden e fundit te mijevjeēarit te kaluar. Keta njerez te ardhur nga Azia qendrore(me origjine turko-mongole)kurre nuk mund te integrohen ne qytetrimin evroperendimor te themeluar nga fiset e lashta iliro-ariane.
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-05-09, 22:29   #409
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Nga 1 janari 2010 qytetarėt e Maqedonisė mund tė udhėtojnė pa viza nė vendet e BE Nga 1 janari i vitit tė ardhshėm qytetarėt e Maqedonisė mund tė udhėtojnė pa viza nė vendet e BE. Zv.kryeministri Ivica Bocevski bėri me dije procedurat pas raportit pozitiv tė Komisionit Evropian pėr liberalizimin e vizave pėr qytetarėt e Maqedonisė. 23 maj 2009 - 14:03:59
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-05-09, 15:56   #410
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

OKI miraton rezolutėn pėr njohje tė pavarėsisė sė Kosovės
Kjo rezolutė u bėn thirrje vendeve anėtarė tė konferencės, qė ende nuk e kanė njohur Kosovėn, tė ndėrmarrin njė hap tė tillė.
E hėnė, 25 Maj 2009 14:53

<DIV id=news_detail_content>
Organizata e Konferencės Islamike ka miratuar sot rezolutėn pėr njohjen e pavarėsinė sė Kosovės. Pėr kėtė rezolutė kanė votuar 57 vende. Lajmin e ka konfirmuar pėr RTK-nė, ministri i punėve tė Jashtme i Shqipėrisė Lulzim Basha. Kjo rezolutė u bėn thirrje vendeve anėtarė tė konferencės, qė ende nuk e kanė njohur Kosovėn, tė ndėrmarrin njė hap tė tillė.

Ndėrkohė lajmi pėr miratimin e kėsaj rezolute nga Konferenca e vendeve Islamike ėshtė konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme e Kosovės.

Rezoluta ėshtė hartuar nga Shqipėria pėrderisa ėshtė propozuar pėr votim nga Arabia Saudite, e cila konsiderohet si vend mė me ndikim tek vendet anėtare tė konferencės.
Ministri Basha ka deklaruar se rezoluta nuk ka pėsuar ndryshime duke hedhur poshtė pretendimet serbe se ėshtė arritur tė hiqet kėrkesa pėr njohje tė pavarėsisė.
Kjo rezolutė obligon sekretariatin e Konferencės qė tė raportojė pėr zhvillimet nė Kosovė.

Ministri i Punėve tė Jashtme i Kosovės, Skender Hyseni ka pėrshėndetur votimin e Rezolutės pėr Kosovėn nė sesionin e 36 tė Kėshillit Islamik tė ministrave tė jashtėm tė Organizatės sė Konferencės Islamike qė po mbahet nė Damask tė Sirisė.

Ministri Hyseni konsideron se miratimi i kėsaj rezolute ėshtė i rėndėsishėm pėr proceset nė Kosovė, pasi do tė ndihmojė shumė nga vendet e Organizatės sė Konferencės Islamike pėr tė ndėrmarrė hapin e njohjes sė Kosovės.

Po ashtu, ministri Hyseni ēmon lart pėrpjekjet e tė gjithė anėtarėve tė OIC-sė pėr tė kaluar kėtė rezolutė.

Menjėherė pas kalimit tė rezolutės, ministri Hyseni ėshtė njoftuar pėr lajmin nga ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Shqipėrisė, z. Lulzim Basha, pėr ēka ministri Hyseni e falėnderon nė mėnyrė tė veēantė atė dhe diplomacinė shqiptare pėr punėn e bėrė rreth hartimit tė kėsaj rezolute si dhe tė votimit tė saj.

Rezoluta nė fjalė ka vlerėsuar zhvillimet dhe progresin e Kosovės pas pavarėsisė, ka pėrshėndetur po ashtu rikonfigurimin e UNMIK-ut, shtrirjen e EULEX-it nė tė gjithė Kosovėn, ndėrkaq i bėhet thirrje Bashkėsisė Ndėrkombėtare tė ndihmojė zhvillimin e Kosovės. Mes tė tjerash nė kėtė rezolutė i kėrkohet sekretarit tė pėrgjithshėm tė Organizatės sė Konferencės Islamike qė t'i raportojė kėtij organizmi pėr zhvillimet nė Kosovė


var tmp; tmp = document.getElementById("news_content").getElement sByTagName("a"); for(i=0; i
Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-05-09, 19:42   #411
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Policia e Kosoves ndalon kamionin e kontrabandes me arme te Unmikut

Ndalet njė kamion UNMIK-ut me pajise policore

Nga Artan Behrami mė 25.05.2009 nė ora 20:17
Policia Kufitare e Kosovės ka ndaluar njė kamion tė UNMIK-ut, i cili transportonte rreth 31 tonė pajisje policore. Policia e ka ndaluar atė, nė mungesė tė dokumentacionit tė plotė. Arbėr Beka, zėdhėnės i Policisė sė Kosovės konfirmon pėr Express se njė kamion ėshtė ndaluar nė pikėn kufitare nė Merdare, i cili ėshtė nisur nga Kosova nė drejtim Serbisė, derisa destinacion final kishte Ukrainėn.
“Ėshtė ndalur nė portėn numėr 3, ngase nuk ka pas dokumentacioni tė plotė edhe nuk janė respektuar disa procedura kur transportohet pajisje tė tilla”, thotė Beka.
Express mėson se nė raste tė tilla transportuesit duhet paraprakisht t’i njoftojnė autoritet kosovare dhe tė kenė po ashtu njė autorizim nga Pėrfaqėsuesi Special i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė.
__________________________________________________ _____________
Sa keq iu ka ba kamionit te zanierit, ketij hajduti pulash qe ben kontrabande me arme ,droge, e kurva t'ukraines.
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-05-09, 07:40   #412
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....





Fatkeqėsitė e motit
Rrufeja vret njė 16-vjeēare nga Gjakova. Shiu dhe era mbysin njė vajzė tjetėr nė liqenin e Batllavės. Breshėri nė rajonin e Gjilanit ka shkaktuar dėme prej 3 milionė eurosh. Tė gjitha kėto kanė ndodhur tė dielėn, vetėm pėr pak minuta.

Nga Besiana Xharra mė 26.05.2009 nė ora 8:11

Njė gjashtėmbėdhjetėvjeēare nga komuna e Gjakovės, ka humbur jetėn tė dielėn pasdite, derisa ishte duke punuar nė arėn e saj. Sipas policisė, ajo ėshtė goditur nga rrufeja. Me kėrkesė tė familjarėve, zyrtarėt e policisė nuk tregojnė identitetin e viktimės.

“Rrufeja e ditės sė diel ka lėnduar pėr vdekje 16-vjeēaren, derisa po punonte nė ara. Me urdhėr tė prokurorit trupi i pajetė ėshtė dėrguar pėr ekzaminim nė
Institutin e Mjekėsisė ligjore, ndėrsa policia po vazhdon ta hetojė rastin”, thuhet nė njoftimin e policisė.

Pėrveē kėsaj, tė njėjtėn ditė, nga stuhia e papritur qė ka pėrfshirė disa pjesė tė Kosovės, breshėri i pėrcjellė me rrufe, ka mbytur edhe njė tjetėr femėr nė liqenin e Batllavės. Nė atė moment, viktima ka qenė duke u shėtitur.

“Njė femėr gjersa ishte duke shėtitur, ka rėnė aksidentalisht dhe ėshtė fundosur nė liqenin e Batllavės. Nga mjeku kompetent ėshtė konstatuar vdekja e viktimės”, thuhet nė njoftimin e policisė, ku shtohet se trupi i ėshtė dėrguar pėr obduksion.

Por shiu i pėrcjellė me bubullimė, rrufe dhe reshje tė mėdha tė breshrit, ka shkaktuar edhe shumė dėme materiale edhe nė kulturat bujqėsore.

Rajoni i Gjilanit ka pėsuar mė sė shumti nė kėtė rast, ku vlera e dėmeve, tė hėnėn ėshtė vlerėsuar tė jetė rreth 3 milionė euro. Zyra pėr informim e Komunės sė Gjilanit, bėn tė ditur se Komuna ka vendosur pėr themelimin e njė fondi emergjent. Ata i kanė bėrė thirrje edhe Qeverisė sė Kosovės qė t’iu dalė nė ndihmė.

Kjo zyrė ka sqaruar se dėmet kryesisht janė bėrė nė pullazet e shtėpive, fasadat, dritaret e shtėpive, automjetet, po ashtu dhe nė ekonominė bujqėsore.

“Shkaku i breshrit tė ditės sė diel, i cili nuk mbahet mend, institucionet komunale tė Gjilanit nėn drejtimin e kryetarit tė Komunės, Qemajl Mustafa, po atė natė kanė mbajtur takim tė jashtėzakonshėm”, thuhet nė njoftimin e zyrės pėr informim.
Nė kėtė takim, ku ishin tė pranishėm edhe pėrfaqėsues tė policisė, qendra pėr menaxhim tė emergjencave dhe pėrfaqėsues tė emergjencave tė tjera, kanė marrė vendim qė tė formohet njė fond emergjent i donatorėve pėr tė ndihmuar kėtė fatkeqėsi.

Ky vendim ka ardhur pasi katėr ekipe kanė dalė nė terren dhe kanė konstatuar se dėmet e shkaktuara nga breshri i ditės sė diel, nė kėtė komunė, kalojnė shifrėn prej 3 milionė eurove.

Pasi, Komuna ka shprehur kėtė gatishmėri, kryetari i saj, Qemajl Mustafa, i ka bėrė ftesė edhe Qeverisė Kosovės dhe tė gjithė atyre qė mund tė ndihmojnė familjet dhe individėt qė kanė pėsuar nga breshėri i ditės sė diel.
Nė tė njėjtėn ditė, reshjet e mėdha tė breshrit kanė goditur edhe rajonin e Skenderajt, ku pėr pesė minuta, dėmet nė kulturat bujqėsore kanė rezultuar tė jenė shumė tė mėdha.



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Dani11 : 26-05-09 nė 07:41
Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-05-09, 07:44   #413
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Dėnohet togeri
Togeri i stacionit policor tė Ferizajt, Reshat Hyseni, dėnohet me tetė vjet e gjysmė burg. Ai u gjet fajtor pėr dhunimin e njė vajze tė mitur, tė cilėn po e mbante me dhunė Blerim Ibrahimi. Ky i fundit u dėnua me gjashtė vjet burg, ndėrsa e dashura e tij qė i ka ndihmuar nė kėtė rast, Shpėtime Muka, me njė vit e gjysmė

Nga Selvije Bajrami mė 26.05.2009 nė ora 8:08


Togeri i policisė, Reshat Hyseni, ka hyrė me duar nė xhepa nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, por nė fund te seancės nga aty ka dalė me duar tė lidhura. Gjyqtarja pėr raste tė tė miturve, Fėllėza Kadiu, togerin Hyseni e ka gjetur fajtor pėr tri vepra penale. Pėr kėtė arsye, gjyqtarja i ka shqiptuar togerit dėnimin me tetė vjet e gjysmė heqje lirie.

Me vendim tė kolegjit gjykues, togeri nga Policia e Kosovės ėshtė paraburgosur nga kolegėt e tij. Ai tė hėnėn nė Gjykatėn e Qarkut ėshtė gjetur fajtor pėr veprėn penale tė dhunimit, tė moslajmėrimit tė veprave penale dhe tė zbulimit tė fshehtėsive zyrtare.

I akuzuari tjetėr nė kėtė rast, Blerim Ibrahimi, ėshtė dėnuar me gjashtė vjet burg. Ibrahimi ėshtė dėnuar pėr trafikim me qenie njerėzore dhe keqpėrdorim seksual tė personave nėn moshėn 16-vjeēare. Derisa Ibrahimi duhet tė vazhdojė burgun, kjo masė i ėshtė ndėrprerė tė dashurės sė tij, Shpėtime Muka. Edhe kjo e fundit, e cila gjendet nė paraburgim prej njė viti e tre muaj, ėshtė dėnuar me njė vit e gjysmė burg, pėr kryerjen e veprės penale tė trafikimit me njerėz.

Duke iu llogaritur dėnimi me kohėn e paraburgimit, ajo u lirua.

Tre personat janė dėnuar, ndėrsa veprimtaria e tyre ka tė bėjė me njė shtetase tė Shqipėrisė, e lindur nė vitin 1992.

Nė shtator e tetor tė vitit 2007, kur viktima ishte vetėm 15 vjeē, Blerim Ibrahimi e kishte marrė atė nė shtėpinė e tij nė qytetin e Ferizajt, duke i premtuar se do ta mbante pėr grua.

Duke mos mundur ta durojė presionin dhe kėrcėnimet qė ia kishte bėrė Blerimi, pas njė muaji tė qėndrimit nė atė shtėpi, e dėmtuara, sipas aktakuzės, kishte ikur nga ai pėr tė shkuar nė njė fshat tė komunės sė Gjilanit. Pas disa ditėsh, Blerim Ibrahimi e kishte gjetur atė duke e marrė me vete dhe duke e detyruar tė shkonte nė njė fshat tė Ferizajt, fshat nė tė cilin Blerimi kishte njė stallė lopėsh. Nė kėtė objekt, aktakuza thotė se Blerimi e ka detyruar viktimėn tė kujdesej pėr bagėtinė. Por, jo vetėm kaq. Zullumi ndaj saj nuk ishte ndalur. Pėr kėtė arsye, e dėmtuara kishte arritur tė ikte pėr tė dytėn herė, por i akuzuari e kishte gjetur sėrish.

Gjithnjė sipas shkresave tė lėndės, nėn kėrcėnimin e armės, Blerimi e kishte rikthyer tė miturėn, pėr ta dėrguar herėn tjetėr nė njė motel. Pas disa ditėsh madje, Blerimi me vajzėn 15 vjeēe kishin shkuar edhe nė Shqipėri. Vajza nuk kishte dashur tė kthehej mė nė Kosovė, por i akuzuari ia kishte kėrcėnuar asaj edhe familjen. Nėn kėrcėnime, vajza i ishte bindur tė akuzuarit dhe ishte rikthyer nė Kosovė. Me tė kaluar kufirin, sipas aktakuzės, Blerimi i merr asaj edhe pasaportėn.

Nė veprimtarinė e trafikimit, Blerimit iu ishte bashkangjitur edhe e dashura e tij, Shpėtime Muka. Tė dy sė bashku kishin bėrė marrėveshje, ndėrsa tė miturės i kishin sjellė klientė tė ndryshėm pėr shėrbime seksuale. Pėr kėnaqėsinė e tyre, klientėt kishin paguar. Nė mesin e klientėve, sipas aktakuzės, kishte qenė edhe togeri Reshat Hyseni.

Njė ditė, i akuzuari Blerim Ibrahimi i kishte kėrkuar vajzės 50 euro, ndėrsa ajo nuk kishte pasur pėr t’ia dhėnė. Pėr kėtė arsye, Blerimi e plagos atė me thikė nė kėmbė, duke i shkaktuar kėshtu lėndime trupore.

Klientėt pėr kėtė vajzė ishin shtuar, ndėrsa e dėmtuara e kishte kėrcėnuar Blerim Ibrahimin se do ta denonconte nė polici.

Pas fjalėve tė saj, Blerim Ibrahimi e kishte marrė tė miturėn dhe e kishte dėrguar nė stacionin policor tė Ferizajt. Vajza nuk kishte pasur guxim ta denonconte, sepse nė oborrin e policisė kishte qenė togeri Reshat Hyseni, i cili nė fakt kishte qenė njėri nga dhunuesit e saj.

Rastin, vajza e mitur, e kishte treguar pas njė kohe, dhe atė pas ikjes sė fundit nga ky grup trafikantėsh. Ajo kishte ikur dhe teksa kishte qenė duke udhėtuar, nė njė rast, ajo kishte pėsuar aksident komunikacioni. Nė kohėn kur po kurohej, ajo kishte rrėfyer tė tėrėn.

Pėr Blerimin, policia kishte filluar hetimet dhe kishte lėshuar fletė arrest, mirėpo nuk kishte mundur ta arrestonte, pasi ai ishte shok me personin qė kishte ndikim nė polici, nė kėtė rast, togerin Reshat Hyseni.

“Blerim, duhesh me ikė menjėherė, se u nisė patrulla”, ėshtė mesazhi qė atij ia kishte dėrguar nė njė rast togeri Hyseni, duke bėrė qė aksioni i policisė pėr kapjen e Blerim Ibrahimit tė dėshtonte. Togeri i policisė kishte pasur njohuri se ndaj Blerim Ibrahimit ka fletė arrest, por nuk e kishte ndihmuar policinė pėr ta arrestuar.

Mirėpo, e tėra ėshtė zbuluar pasi vajza nga Shqipėria kishte rrėfyer pėr eksperiencėn e saj tė hidhur. Aty ishte zbuluar edhe veprimtaria joligjore e togerit, i cili me gjithė veprimet e tij, deri tė hėnėn kur ėshtė shpallur verdikti nga Gjykata, ka qenė vetėm i suspenduar nga puna dhe asnjėherė i arrestuar.
Pėr kėtė rast, dy personat kryesorė do tė mbahen prapa grilave deri nė plotfuqishmėrinė e dėnimit, ndėrsa ndaj vendimit tė dhėnė me dyer tė mbyllura, pėrmes avokatėve tė tyre, ata kanė tė drejtė ankese.
Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-05-09, 19:06   #414
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Gripi i derrave, nje rast i dyshuar ne Shqiperi
Dyshohet per rastin e pare te gripit te derrave ne Shqiperi.
E mėrkurė, 27 Maj 2009 13:20

<DIV id=news_detail_content>Nje 57-vjecar eshte izoluar ne sallen e reaminacionit ne Spitalin Infektiv ne Tirane dhe mjeket kane dyshime te forta se ai eshte prekur nga virusi vdekjeprures.

I gjithe personeli i spitalit dhe pacientet jane pajisur urgjent me maska mbrojtese. Mesohet se i infektuari ka qendruar edhe ne Vjene per dy dite per shkak te shqetesimeve shendetesore.

Pas kryerjes se analizave ne kryeqytetin austriak mjeket aty kane kerkuar berjen e analizave me te detajuara. 57-vjecari eshte punonjes ne Ministrine e Jashtme dhe vinte nga Damasku tranzit ne Vjene.

Aktualisht per te jane duke u kryer analiza te hollesishme dhe pritet nje konfimim zyrtar per shkakun e semundjes se pacientit te dyshuar si i prekur nga virusi i derrave./top-channel/


var tmp; tmp = document.getElementById("news_content").getElement sByTagName("a"); for(i=0; i
Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-05-09, 08:47   #415
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Janjiq: Edhe Greqia mund ta njohė Kosovėn
Greqia mund ta njohė Kosovėn nė njė tė ardhme tė afėrt ka pohuar analisti serb Dushan Janjiq nga Forumi pėr Marrėdhėnie Etnike.
E mėrkurė, 27 Maj 2009 10:51

<DIV id=news_detail_content>"Gjatė verės Kosova do tė lobojė fuqishėm qė me njė numėr sa mė tė madh njohjesh tė jetė e gatshme pėr Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė, ku pa rekomandimin paraprak tė Kėshillit tė Sigurimit do tė pėrpiqet tė marrė votat, tė paktėn si vėzhgues nė familjen mė madhe botėrore", thotė analisti serb Dushan Janjiq nga Forumi pėr Marrėdhėnie Etnike.

Por, sipas tij, edhe Greqia mund ta njohė Kosovėn. "Nuk ėshtė larg realitetit qė edhe Greqia deri atėherė tė shpallė njohjen, nėse SHBA-tė heqin dorė nga qėndrimi i fortė pėr emrin e Republikės sė Maqedonisė, kontestues pėr Athinėn", thotė Janjiq pėr gazetėn "Veēernje novosti".

Ai ėshtė i mendimit se ky skenar po bie nė sy dhe pėr kėtė arsye ndoshta janė tė shpeshta takimet e shefit tė diplomacisė serbe me kolegėt e tij grekė.

Greqia i njeh pasaportat e Kosovės dhe jozyrtarisht thuhet se ajo ka mbėshtetur hyrjen e Kosovės nė FMN, pohon kjo gazetė. /QiK/


var tmp; tmp = document.getElementById("news_content").getElement sByTagName("a"); for(i=0; i
Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-05-09, 16:56   #416
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Shtėrpca vend pėrplasjesh tė ashpra ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve

Shtėrpca ėshtė shndėrruar sėrish nė vend pėrplasjesh tė ashpra ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve. Strukturat paralele serbe janė tė parat qė provokojnė, ndėrsa reagimi shqiptar nuk mungon. Pėrpjekjet e serbėve pėr t’i hequr simbolet shtetėrore tė Kosovės nga institucionet nė kėtė qytezė kanė hasur nė vendosmėrinė e shqiptarėve pėr t’i mbrojtur ato. Nėnkryetari i Komunės sė Shtėrpcės, Ali Halimi, thotė se derisa tė ekzistojė Kushtetuta e Kosovės, simbolet do tė qėndrojnė aty ku janė. Simbolet kosovare u pengojnė njė pjese tė serbėve, por jo edhe tė tjerėve qė nuk ngurrojnė tė pajisen me dokumente identifikimi tė Republikės sė Kosovės. Sė fundi, Shtėrpcės i ėshtė shtuar edhe tjetėr institucion shtetėror qė mbart mbishkrimet e Kosovės. Bėhet fjalė pėr Gjykatėn pėr kundėrvajtje. Nė ndėrtesėn qendrore tė komunės, e mbuluar nga tė katėr anėt me flamuj serbė dhe mbishkrime nė cirilikė, punojnė tė acaruar shqiptarėt, serbėt, strukturat paralele dhe ndėrkombėtarėt. Nėnkryetari Halimi rrezikon tė mbetet pa zyrėn e tij edhe ashtu tė varfėr me itinerar pėr shkak tė kėrcėnimit qė ka marrė njė ditė mė herėt nga strukturat paralele. Zyrės sė tij i ėshtė ndėrprerė tashmė edhe linja telefonike dhe gjithēka tjetėr qė e lidh komunikimin me Prishtinėn. Edhe pse e mban mbi kokė fotografinė e kryeministrit Hashim Thaēi, ai shprehet i dėshpėruar me mosinteresimin e politikanėve nė pushtet dhe tė vetė kryeministrit pėr Shtėrpcėn. KTV-ja ka siguruar dokumentet nė tė cilat strukturat paralele u bėjnė thirrje zyrtarėve komunalė t’ i heqin simbolet brenda dhjetė ditėsh, nė tė kundėrtėn do tė detyrohen tė ndėrmarrin veprime tė dhunshme.

KTV
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-05-09, 18:34   #417
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Walker i zhgėnjyer me diplomacinė kosovare

Angazhimi i diplomacisė kosovare nėnė sigurimin e njohjeve pėr shtetėsinė ka qenė zhgėnjyes pėr ish-udhėheqėsin e misionit vėzhgues tė OSBE-sė nė Kosovė, William Walker.


Ambasadori amerikan, nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen “Koha Ditore” ka vlerėsuar se kosovarėt ėshtė dashur tė pėrgatiten pėr diplomaci, meqė e kanė ditur se pavarėsia do tė vinte njė ditė.

Sipas tij Kosova po sillet si shtet vetėm zyrtarisht, meqė ministrat e saj po mbajnė poste dhe shėtisin botėn, por qė ende kanė pėr tė mėsuar se si luhet loja nė arenėn ndėrkombėtare.

“Jam i dėshpėruar me faktin se kur shkoj nė disa vende tė caktuara dhe i pyes se kush i ka vizituar nga Kosova, ata mė thonė askush. Kjo punė s’bėhet me thirrje telefonike apo dėrgim tė letrave”, ka thėnė Walker, i cili po qėndron pėr vizitė nė vendin tonė.

Ai ka sqaruar se me ritmin e tanishėm, anėtarėsimi nė OKB nuk duket tė jetė afėr – ndėrsa ka kritikuar edhe bashkėsinė ndėrkombėtare pėr veprim tė plogėsht nė Kosovė.
Telegrafi

Mediat proqeveritare nė Maqedoni propozojnė tėrheqjen e njohjes pėr Kosovėn

Gazeta ”Veēer” e afėrt me partinė e kryeministrit tė Maqedonisė, Nikolla Gruevski shkruan sot se Maqedonia duhet tė mendojė rreth tėrheqjes sė vendimit pėr njohjen e Kosovės. Nė shkrimin e saj kryesor kjo e pėrditshme thekson se fatin e njėjtė e ka pasur Tajvani nė vitin 1999, me ē’rast Maqedonia pati tėrhequr njohjen dhe pati rivendosur marrėdhėniet me Kinėn.


“Nėse Maqedonia nuk ka asnjė leverdi nga njohja qė i bėri Kosovės dhe nėse vazhdojnė kėrcėnimet e njėpasnjėshme nga kosovarėt dhe shqiptarėt nė Maqedoni me kushtėzime tė ndryshme, atėherė Maqedonia ashtu siē kishte bėrė njėzėri njohjen e Kosovės, ashtu mund ta tėrheq vendimin duke mos e njohur kėtė vend fqinj”, shkruan “Veēer”, nė numrin e saj tė sotėm.
RTK

Blerja e helikopterėve rus indikative pėr analistėt

Helikopterėt e ri tė tipit MI 171 dhe MI 17 V5 qė prezantoi MPB para opinionit nė asnjė mėnyrė nuk guxojnė tė pėrdoren pėr qėllime luftarake shprehėn ekspert e ēėshtjeve tė sigurisė. Bllagoja Markovski pėr Alsat shpjegon se MPB pasiqė ka marė kontrollin kufijve ka tė drejtė tė disponoj me helikopter tė kėtij lloji por ekskluzivisht duhet pėrdor vetėm pėr transport dhe aktivitete humane.

“Dedikimi i tyre themelorė duhet tė jetė ashtu edhe siē ėshtė definuar nga prodhuesi transport tė mallrave dhe njerėzve. MPB-ja nuk mund t'i shfrytėzoj pėr qėllime luftarake, sepse ato nuk janė tė dedikuar pėr qėllime luftarake, por kryesisht pėr qėllime humane dhe transport tė mallrave dhe njerėzve. Nga ky aspekt kėtu nuk vihet nė pyetje se MPB-ja duhet apo jot ė ketė helikopterė tė kėtillė, megjithatė MPB-ja nuk mund tė ketė dhe nuk mund tė pėrdor helikopterė luftarak", thotė eksperti Bllagoja Markovski.
Ismet Ramadani nėnkryetar i kėshillit euroatlantik nė vend thotė se blerja e kėtyre helikopterėve vetvetiu krijon hapėsirė pėr spekulime tė shumta se vallė pėr ēfarė arsye ato janė blerė nė kėtė kohė kur vendi ėshtė pėrfshirė nga kriza ekonomike globale.

“Kemi njė situatė tė themi nė Maqedoni pak mė specifike sa u pėrket atyre raporteve ndėretnike, tensioneve politike qė po krijohen me veprime tė ndryshme nė t’pėrditshėm politike, kjo na bėn qė edhe mė shumė tė spekulojmė respektivisht tė diskutohet se pse nė kėtė moment kur dhe si do tė pėrdoren ato helikopterė. Valė duhet tė krijohen situate qė preventive tė jenė helikopterėt me mundėsitė e luftės kundėr guerilės e kėshtu me radhė dhe ėshtė me vend ajo qė shtrohen pyetje dhe diskutohen ēėshtjet e kėtilla”, vlerėson Ismet Ramadani, nėnkryetar I Klubit Euroatlantik.

Katėr helikopterėt qė bleu MPB pėr momentin konsiderohen si mė tė pėrsosurit pėr luftė guerile nė rast se pajisen me armatimin adekuat. Tė njėjtin pėrdoren edhe forcat amerikane nė Afganistan dhe Irak. Nga MPB nuk japin detaje se a do tė pajisen ose jo kėta helikopter edhe me armatimin pėr tė qenė tė gatshėm edhe pėr veprime luftarake.

“Ėshtė version qytetar, sa u pėrket granatave varet nga instancat mė tė larta nė shtet. Ky ėshtė version i pastėr qytetarė dhe nuk ka kurrfarė pajisje tė llojit tė tillė, nuk ka granata nuk ka as instalim. Prodhim rus, nė dy fabrika nė Rusi prodhohen. Helikopterėt janė tė rinj, janė prodhuar vitin e kaluar”, thotė Ilo Lopatiēki.

Ismet Ramadani nga ana tjetėr thotė se indikative ėshtė qė kėto fluturake janė blerė edhe nga njė vend si Rusia, e cila kundėrshton zgjerimin e NATO-s si nė lidje ashtu edhe nė rajonin e Ballkanit.

“Mė ka ra rasti me pyet njė diplomat rus, se pse ato janė kundėr shtrirjes sė NATO-s nė lindje dhe Ballkanin pėrgjigjja e tij ishte se pėrveē tjerash ėshtė ajo se Rusia e humb tregun e shitjes sė armėve. Prandaj kur krejt kėtė e kemi parasysh atėherė ėshtė me vend qė kjo ēėshtje, respektivisht kjo blerje e helikopterėve nė opinion tė krijoj situate tė cilat janė diskutabile dhe sigurisht spekulimet shkojnė deri aty qė vetė blerja e helikopterėve dhe konotacion politik”, thekson Ismet Ramadani.

Nga MPB nuk bėjnė tė ditur shumėn qė ka ndarė kjo ministri pėr tė blerė kėta helikopter. Por vendosi qė opinioni ti sheh vetėm pas kėrkesės sė deputetit tė LSDM-sė Jani Makraduli i cili pyeti ministrin si ėshtė e mundur tė ndahen mbi 20 milionė euro pėr blerjen e njė helikopteri tė kėtillė kur tė ngjashėm mund tė gjinden nė treg pėr ēmim tre herė mė tė lire, gjegjėsisht pėr 5,5 milionė euro.

Bedri Rexhallari
ALSAT M
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-05-09, 19:34   #418
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Maqedoni: Kėrkohet tėrheqja e njohjes pėr Kosovėn
Gazeta "Veēer" shkruan se Maqedonia duhet tė mendojė pėr tėrheqjen e vendimit pėr njohjen e Kosovės.
E shtunė, 30 Maj 2009 12:47



Gazeta "Veēer" e afėrt me partinė maqedonase nė pushtet nė njė shkrim tė sotėm ka nėnvizuar se Maqedonia duhet tė mendojė pėr tėrheqjen e vendimit pėr njohjen e Kosovės.

Nė shkrimin e saj kryesor kjo e pėrditshme shkruan se Shkupi ashtu siē ka njohur Kosovėn, ashtu mundet ta tėrheq vendimin e saj.

"Fatin e njejtė e ka pasur Tajvani nė vitin 1999 vendi i njohur nga Maqedonia, edhe pėrkundėr kontestimit nga ana e Kinės. Por pas bllokadave tė Kinės nė Kėshillin e Sigurimit, Maqedonia sėrish vendosi marrėdhėniet me Kinėn, duke tėrhequr njohjen e Tajvanit si shtet. Ashtu qė nėse Maqedonia nuk ka asnjė leverdi nga njohja qė i bėri Kosovės dhe nėse vazhdojnė kėrcėnimet e njėpasnjėshme nga kosovarėt dhe shqiptarėt nė Maqedoni me kushtėzime tė ndryshme, atėherė Maqedonia ashtu siē kishte bėrė njėzėri njohjen e Kosovės, ashtu mund tė tėrheq vendimin duke mos e njohur kėtė vend fqinj", shkruan "Veēer", qė konsiderohet si njė nga tė pėrditshmet mė tė afėrta me partinė VMRO-DPME.

Kjo gazetė shkruan gjithashtu edhe pėr kėrcėnimet dhe kushtėzimet e shqiptarėve pėr hyrjen e vendit nė NATO dhe BE, duke pranuar kėrkesat edhe pėr ndryshimin e identitetit tė maqedonasve. (INA)

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Dani11 : 30-05-09 nė 19:35
Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-05-09, 11:50   #419
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Tadiq: Askush nuk do ta kushtėzojė Serbinė me Kosovėn

Kryetari i Serbisė Boris Tadiq ka deklaruar se vendin e tij drejt integrimeve euroatlantike askush nuk do ta kushtėzojė me pranimin e pavarėsisė sė Kosovės. Kėto komente ai i ka bėrė nė mbledhjen e Kėshillit qendror tė partisė sė tij Demokratike, me ē’rast ka theksuar se pėr kėtė ka marrė fjalė tė forta edhe nga nėnpresidenti amerikan Joe Biden.


Sipas fjalėve tė tij kjo vlen edhe pėr integrimet e Serbisė nė NATO, kur pėr kėtė tė vijė koha. Tadiq edhe kėsaj radhe ka theksuar se Serbia pėr Kosovėn do tė luftojė me tė gjitha mjetet diplomatike.
RTK

Tash njė muaj nė QKUK nuk ka ilaēe kundėr virusit HIV-AIDS

Ka mė se njė muaj prej kur Klinika Infektive e QKUK-sė mbeti pa medikamente pėr trajtimin e pacientėve tė prekur nga virusi HIV-AIDS. Nė Kosovė, tash pėr tash, pėr medikamente kanė nevojė 8 pacientė tė prekur nga ky virus, prej tė cilėve edhe njė familje e tėrė, nėnė baba dhe dy fėmijė 2 dhe 4-vjeēar, gjendja e tė cilėve, nė mungesė tė tyre, po keqėsohet nga dita nė ditė
.

Drejtori i Repartit pėr trajtimin e pacientėve tė prekur nga virusi HIV nė Klinikėn Infektive, Dr. Ilir Tolaj tha se autoritetet shėndetėsore pėr mungesėn e kėtyre medikamenteve janė paralajmėruar qysh nė shtator tė vitit tė shkuar, por nė kėtė drejtim nuk ėshtė ndėrmarrė asgjė.
RTK
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-05-09, 15:57   #420
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Llapjani_HH
Tadiq: Askush nuk do ta kushtėzojė Serbinė me Kosovėn

Kryetari i Serbisė Boris Tadiq ka deklaruar se vendin e tij drejt integrimeve euroatlantike askush nuk do ta kushtėzojė me pranimin e pavarėsisė sė Kosovės. Kėto komente ai i ka bėrė nė mbledhjen e Kėshillit qendror tė partisė sė tij Demokratike, me ē’rast ka theksuar se pėr kėtė ka marrė fjalė tė forta edhe nga nėnpresidenti amerikan Joe Biden.

Sipas fjalėve tė tij kjo vlen edhe pėr integrimet e Serbisė nė NATO, kur pėr kėtė tė vijė koha. Tadiq edhe kėsaj radhe ka theksuar se Serbia pėr Kosovėn do tė luftojė me tė gjitha mjetet diplomatike.
RTK

Tash njė muaj nė QKUK nuk ka ilaēe kundėr virusit HIV-AIDS

Ka mė se njė muaj prej kur Klinika Infektive e QKUK-sė mbeti pa medikamente pėr trajtimin e pacientėve tė prekur nga virusi HIV-AIDS. Nė Kosovė, tash pėr tash, pėr medikamente kanė nevojė 8 pacientė tė prekur nga ky virus, prej tė cilėve edhe njė familje e tėrė, nėnė baba dhe dy fėmijė 2 dhe 4-vjeēar, gjendja e tė cilėve, nė mungesė tė tyre, po keqėsohet nga dita nė ditė.

Drejtori i Repartit pėr trajtimin e pacientėve tė prekur nga virusi HIV nė Klinikėn Infektive, Dr. Ilir Tolaj tha se autoritetet shėndetėsore pėr mungesėn e kėtyre medikamenteve janė paralajmėruar qysh nė shtator tė vitit tė shkuar, por nė kėtė drejtim nuk ėshtė ndėrmarrė asgjė.
RTK
Krejt fajet tuneli i Kalimashit i ka. tadiēi duhet me than diēka po me zbeh 31 majin e madh shqiptar nuk munet, kuerresesi.As Kosova nuk eshte e kushtezueme me njoft serbine.
Nuk di pse flasin mediat tona per qyrrana te parendesi e per ngjarje te pa peshe; hiē s'po e kuptoj.

Sa per barnat, krejt fajin e ka minministri i shendetesise ne Kosove.Ajo ministri ka nevoje per nje minister.


__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 4 (0 Anėtarėt dhe 4 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:57.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.