|
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ... |
25-04-04, 10:12
|
#31
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
Hap syte, te shoh ty,
Mbyll syte, te shoh ty,
Hap televizorin, te shoh ty,
Shkoj tek dritarja, te shoh ty,
Ho mi debile, ik qe anej.
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
29-04-04, 21:33
|
#32
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
Per ty Atdhe..ashtu.. Forum
Per ty Atdhe..ashtu.. Forum
:P
Me fytyra te ndryshme anonimesh
me rrjeshta te shkurtra e gjata fjalimesh
mblidhen lloj lloj njerezish
ne nje vend te madh takimesh
Mblidhen bashke e fillojne te diskutojne
me tavolina rrumbullake prej kaucuku kuvendojne
ndodh qe rreth temes shume s'u behet vone
ndaj s'pertojne por nisin e chat-ojne
Dikush i merzitur nga jeta reale
nje tjeter i fiksuar nga ajo virtuale
te tjere per te kaluar kohen e lire
dhe te tjere qe qajne te shkretat halle
Qindra vizitore ketu na vijne
i pasuri dhe i varferi ketu bashke rrijne
nje ambjent kaq i bukur e perfekt
ku robte alkol e duhan nuk pijne
Sherre e zenka te bera po pa zarar
flirte e dashuricka plot po me karar
sa te dush shqipetare neper bote nga malli
shume shpejt jane kthyer ne atdhetar
Qofshin mysliman e qofshin te krishtere
kuvendojne per teologji gjithe shend e vere
Qofshin toske e qofshin edhe gege
diskutojne per gjuhen shqipe qe ka kaq vlere
Gjithe cunat nga Velipoja ne Vermosh
i kena pa genjeshter, te gjithe trimosh
dhe gocat simpatike e te embla saqe
te vje deshira qe per pune shpie ti ndihmosh
Ketu merr kuptim te plote demokracia
se zbatohet dite per dite sociologjia
ketu cdokush eshte popullor dhe vip
e asnje s'ka nevoje ta ruaje policia
Ja pra shifni sa shume veta ketu bisedojne
cdo dite e cdo jave me barcaleta gezojne
a tu befte dita njemije o forum
se ketu shyqyr po nisin shqipot te bashkejetojne
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
30-04-04, 21:17
|
#33
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
Poezi nga Naimi
Mejtimi
Rri mejtohem shumė herė
Tek perėndon yll'i zjarrtė,
Edhe hapetė njė derė,
Soje rrjeth njė drit' e artė.
Retė, nga pak' e nga pakė,
Marrėn njė tjatėr fytyrė,
Bėnenė tė kuqe flakė,
E deti ndrin si pasqyrė.
Oh! sa tė bukura janė
Fushatė qė gjelbėrojnė,
Qiejtė qė s'kanė anė,
Luletė qė lulėzojnė,
Zoqthitė qė flasin belbėr
E fluturojnė ndė erė,
Pyll'i veshur mė tė gjelbėr,
Deti i qet' e i gjerė,
Lumi qė nxjerr oshėtimė,
Qė bubullin nėpėr male
Dhe ikėn me fishėllimė
Nėpėr fusha me ngadale,
Brigjet' e veshurė me bar,
Me lule, me gjeth, me fletė,
Rrahurė n'ergjėnt edhe n'ar,
Ahu me krye pėrpjetė!
Mė ēdo kėnt edhe mė ēdo vis
E mė ēdo ēuk' e ēdo brinjė
Shoh njė plep, njė vith a lis,
Njė qarr, njė bush, njė dėllinjė.
Hap sytė dhe pėrqark shikonj
Fushė, limė, brigje, male,
Edhe tė shkuarat kujtonj
Njė nga njė, dalengadale.
Pėr ata qė janė ndarė
Prej nesh, qė rrinim gjithė tok
Edhe mė s'i kemi parė,
Qė i patmė shpirt edhe shok,
Zėmėra mė pėrvėlohet
Edhe them vallė ē'u bėnė,
Kur shoh qė koha po ndrrohet
Dhe tė mugėtit ka rėnė,
Po rrjeth nėpėr hapėsirė
Edhe sa vete po shtohet,
Lint nata me errėsirė,
Dheu e qielli ndryshohet.
Kėshtu rrotullohet moti,
Yjt' e hėna sytė hapin
Dhe pas nomit q'u vu Zoti
S'rrinė, po gjithėnjė ēapin.
Lumi me njė psherėtimė
Ikėn edhe vete nė det,
Dėgjohet njė bubullimė,
Qė pėrhapetė pėrmbi dhet.
Duke shkuar dit' e net,
E duke ndėrruarė moti,
Vemi si lumi nė det,
Nga Zoti, prapė te Zoti
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
30-04-04, 21:24
|
#34
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
Nje bilete te lutem
normale kjo heshtje e tredhur ne harrim
tualet i se vese qe kerkonte dashnore,
nje bilete te lutem - vajtje pa kthim,
ne binar nje i huaj do ma beje me dore
nje bilete te lutem per trenin e pare,
per ate qe niset ne orare endrrash,
kur dielli i pergjumur hap syt e palare,
pas orgjise se mbremshme me nje tufe henash
nje bilete te lutem per ne Sdiseku,
aty ku deshirat kurverojne heshtur,
me kercinjt e bardhe zbuluar mbi gju,
mes zjarresh te akullt vdes epshi i rreshkur
e vendosa, do nisem, e kote te mundohesh,
t“a gdhish me mua deri neser ne agim
mbyll syte e lodhur e fli te clirohesh
prej heshtjes normale te tredhur ne harrim...
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
30-04-04, 22:12
|
#35
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
MOJ MARKSISTE-LENINISTE...
Partia jone kreshnike
Gjithe boten e habite
Nise luften, dhe nuk prite
Neper maja te larta hipe.
C'lufte e madhe u zhvillua
Nuk mal mal e perrua
Pa ngritur bunkeret
Dhe lapidaret e tua.
Partia jone me kordhe
Enver Hoxha mban timone
Neper furtuna gjithmone
Shqiperine e beri zonje
Sikur ishte 200 milion..
IKU UJI...
Iku uji, iku uji
Moj e mjera popullsi
Hapni cezmat edhe prisni
Pas dhjete oresh, do te vije.
Kur uji te kete ardhur
Shume shpejt do te shkoje
Mbushni kovat dhe legenet
Qe tju gjenden, per nevoje.
Ate uje qe pini
Ju lutem ziejeni mire
Pasi nje gomar i ngordhur
Eshte hedhur ne Boville.
Rrofte shume, tregu i lire
Qe sjell uje te importuar
Ne ditet qe do te vijne
Do bejme dush, me uje te gazuar...
POLITIKEN KEMI NE GJAK...
Jemi popull
Me tradita
Rrojme pa uje
Edhe pa drita.
Jemi popull i vogel
Me drejtues te nalte
Nuk bindemi aq lehte
Politiken kemi ne gjak.
Jemi popull
Me emer te madh
E gjithe bota
Ne goje na mban.
Na mban ne goje
E na ka zili
Qe ne kemi
Njeqind parti.
Por te gjithe
Te thone c'te dojne
Ne politiken
S'do ta leshojme.
Shume parti
Jane me te vertete
Si kemi per ndonje hall
Por i kemi per qejf.
Qe te gjitha partite
Rrfshin sa malet
Qe na i qajne
Te gjitha hallet...
[color=blue]Dr. Leone[/color
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
30-04-04, 22:22
|
#36
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
FUSHATA ELEKTORALE.
Sot ne kete dite
Eshte hapu fushata
Jane sulur te gjitha partite
Ne fjalime te gjata.
Populli eshte ndare ne dysh
Nje pjese per Salen brohorasin
Pjesa tjeter e mbetur
Fatosin, duartrokasin.
Sa mitingje te medha
S'jane pare ndonjehere
Bertet populli i ngrate
Qe s'do te marre gje asnjehere.
Ne mitingun e PD-se
Berisha mban fjalimin
Votoni, deputetet e mi
Qe te luftojme krimin.
Ne mitingun e PS-se
Nano flet porsi gjithmone
Hidhet populli e kot bertet
Dhe asnje fjale nuk kupton.
Po erdha une ne pushtet
S'do te keni mungese te ujit
Eshte premtimi i Saliut
Por si mbushet mendja, askujt.
Une ju premtoj energjine
Thote fatosi, nga ana tjeter
Por qe te gjithe e dine
Se premtimi, eshte genjeshter.
Ne qofte se do te votoni
Per te djathen kete radhe
I thote Saliu popullit
Do te beni palle.
PD-ja ju mori milionat
Thote Fatosi me tej
Votoni per te majten
Po deshet tjua kthej.
Fatosi eshte hajdut
Mos i jepni vota
Thote Salu me ngut
Premtimet e tij jane te kota.
Sali ju sjell 97-n
Po esrdhi ne pushtet
Mos e votoni,thote Fatosi
Po deshet te jetoni te qete.
Pra sejcila parti
Beri premtimet e veta
Dhe gjithkush e di
Qe jane vetem genjeshtra...
A JU KUJTOHET...
A ju kujtohet, o njerez
Koha e varferise
A ju kujtohen tollonat
Dhe ligjet e urise.
A ju kujtohet e poka
E camcakizit idol
Dhe e vizes qe duhej
Te shkoje ne Konispol.
A ju kujtohet ritmi
I muzikes klandestine
Dhe shetitjet neper pazar
Per te gjetur panine.
A ju kujtohet se ne
Ishim feneri ndricues ne bote
Por driten e tij
Ne se shihnim dot.
A ju kujtohen kerpurdhat
E kultivuara prej betoni
Dhe ritmi i punes
Qe nxirrte aksioni.
Me sigur qe ju kujtohen
Qe te githa keto
Se ju jeni ai brez
Qe jetuar bashke me to...
BINGO.
Nga mengjesi, deri ne mbremje
Ne bingo ne qendrojme
Me seri i blejme biletat
Por vetem humbasim dhe s'fitojme.
Ah kjo bingo e mallkuar
Mikrob na eshte bere
Asnjehere skemi fituar
Por prape, nuk e leme.
Edhe naten ne gjume
Me ze te larte bertasim
Trembim femijet dhe grun
Bingo, kur therrasim.
Ketu nuk je ne Bingo
Por ne krevat
Thone grate e merzitura
Dhe te mbushura me inat.
Neper bingo e lojra fati
I lame te gjitha parate
Nje nga nje kane filluar
Te na ndajne dhe grate.
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
30-04-04, 23:46
|
#37
|
Anėtarėsuar: 24-03-04
Vendndodhja: gjermani
Postime: 290
|
Dr.Leone disa prej poezive qe i lexova me kan pelqy shume,po i vecoj poezit per nenen.
zoti te shperbleft, sinqerisht Fisniku!
|
|
|
03-05-04, 13:48
|
#38
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
Unė Sot
Unė Sot
E djeshmja ime ishte pėr tė mė
mėsuar mua se e nesėrmja do tė
varet nga
ajo qė do tė bėj unė sot.
Sot kam vendosur tė pėrballem me
jetėn krejtėsisht i bindur se kjo ditė
nuk do tė kthehet mė kurrė .
E sotmja ėshtė mundėsia e fundit qė
mė jepet mua pėr tė jetuar
me dinjitet,
pasi askush nuk mė siguron mua
se do ta arrij agimin e sė nesėrmes.
Sot do ti vė nė lėvizje tė gjitha
mundėsitė e mia - kohėn time ,
do ti jap jetės sime formėn mė tė
bukur,
do ta shfrytėzoj ēdo minutė
me pėrkushtim dhe dashuri
pėr ta bėrė tė sotmen njė ditė
tė ndryshme dhe tė veēantė
tė jetės sime.
Sot do ta mposht pesimizmin dhe me
buzėqeshjen time do tė pushtoj botėn
duke shpresuar gjithmonė tė arrij
mė tė mirėn.
Sot do ta kthej ēdo punė tė rėndomtė
nė njė vepėr vėrtetė madhore.
Sot do ta kem kėmbėn nė tokė
pėr tė qenė mė pranė realitetit
dhe vėshtrimin nė yje pėr ti
dhėnė formė sė ardhmes sime.
Sot do ta gjej kohėn pėr tė
qenė i lumtur dhe do ti lė gjurmėt
e ekzistencės sime nė
zemrat e tė tjerėve.
Sot po tė ftoj ty tė fillojmė njė ditė
tė re ku do tė ėndėrrojmė dhe
besojmė se ēdo gjė ėshtė e mundur
dhe tė jetojmė atė me dinjitet.
Sot unė tė ftoj ty tė jetojmė pėr hir
tė Zotit.
Ditė tė mbarė dhe njė tė nesėrme
mė tė mirė.
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
06-05-04, 12:12
|
#39
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
NĖ MUNDSH
Nė mund ta ruash arsyen kur
Bota humbet fillin,
E fajin ty ta hedh e vetes ti besosh
Saherė tek ti dyshojnė e stė pėrfillin,
Por edhe dyshimet drejt ti gjykaosh
Nė mundsh tė rrish nė pritje nga pritja pa
U lodhur,
Pa kur turrejnė, urrejtje tė mos ushqesh;
Madje ndaj shpifjeve tė rrish pa folur,
Me thjeshtėsi me to pa rėnė ndesh;
Nė mund tė mendosh por jo gjer nė
Shkatėrrim,
Tė ėndėrrosh, por jo si rob ėndėrrimesh
Dhe ti trajtosh njėlloj e padallim,
Ngadhėnjim dhe shpartallim, burim
Mashtrimesh
Nė durofsh dot qė thėniet e tua tė drejta,
Nė kurthe pėr trutharėt, kupukėt ti
Kthejnė,
Ti shikosh tė thyera gjėrat e tua mė tė shrejnta,
E prapė ti ndėrtosh me vegla qė nuk vlejnė.
Nė mundsh qė fitoret qė ke korrur ti flijosh
Si nė njė kumar nė njė tė vetme lojė
Tė rrezikosh, tė humbasėsh e prapė tia
Fillosh,
Dhe humbjen kurrė tė mos e zesh me
Gojė.
Nė i detyrofsh dot muskul, nerv, puls e
Zemėr,
Tė tė shėrbejnė kur gjithēka duket e
Kotė,
E tė qėndrosh kur ske asgjė veē
Vullnetit,
Qė veē njė fjalė Qėmdro gjithnjė tė
Thotė
Nė mund tė flasėsh me maskarrenjt por
nderin tėnd ta ruash,
a tecėsh pėrkrah mbretit
pa krenari qė tė verbon.
Nėse armiku apo miku stė bėjnė dot tė
Vuash,
Dhe gjithkėnd e ēmon por veē sa meriton.
Nė mund ti mbushėsh ti minutat aq tė rėnda,
Me vepra qė peshojnė, dije
dhe mos kij asnjė dyshim,
se e jotja do tė jetė bota me ēka brenda
dhe njeri do tė jesh o biri im.
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
08-05-04, 21:46
|
#40
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
NENA E VETMUAR
Ishte nje dit dimer me bore
Duke ecur isha ne kembe
Ne stacion takova nje plak
Nga syte i dilke flake
Me ra keq e ju afrova
Nje buzeqeshje i dhurova
Me shikoj me shiqim te thell
Besoni shpirtin ma ka prere
E pyeta ngadale se cka i mungon
Filloi syri ti loton
Ma shamine donte me e fshi
Dhe njeren dore e shtiu ne gji
Me ate dore nxori dy Fotografi
Te dy djemve te vrare per liri
Kurse djalit tjeter ja kishte shkret
I mallkuari gurbet
U afrova e perqafova
Me ra keq kur e kujtova
Perseri filloj me qa
E pyeta fėmij a ka
Kam nje vajz ne Australi
15 vjat se kam pa me sy
Tjetren ne Amerik e kam martuar
Dhe fytyren ja kam haruar
E cka me duhet mua jeta
Me ka shpuar zemren si shigjeta
Pese femija ne djep i rita
Dhe vdekjes ja shita
E tash me tha "ty djal i ri"
Shikom drejt ne sy
Nqoftse ke femije te Kujtosh
Prej pragut te deres mos i largosh.
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
08-05-04, 22:14
|
#41
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
Memedheu
Memedhe quhet toka
ku per dhjame qeni te shkon koka
ku kam dashur meme e ate
ku fajdet te grine parate
ku kam fis e ku kam fare
ku ska drite po pishtare
ku te mbyt pluhuri,tallashi
ku kercet e pret kallashi
ku ka diamant dhe ar
ku sgjen uje per tu lare.
Memedhe eshte kjo cope toke
qe te ben me dhimbje koke
ku po shemben kombinate
dhe hajdutet ngrejne pallate
ku ben ligji kondrabanda
dhe nje pjese punojne ne banda
ku bejme cmos shesim dhe dhembet
vec te ikim nga syte kembet.
Memedhe quhet ky vend
qe ka deputete me mend
qe perleshen dhe bertasin
qe nuk dine as vete se c'flasin
ku ka ligje dhe rend
veē per forme jo me gjithemend
ku te grijne dhe te bejne sallate
jo me lart po ne gjykate
ku per kunje tjetri te zhvesh
e polici rri e qesh
ku te tredhin "duke qare"
si vellezer opozitare,
dhe kete tua dish per nder
se ka dhe tritol nen dere.
Ku rroj me gaz e me shprese
te gdhihem gjalle ne mengjes
ku ka buke veresie
dhe mijera lypsare si hije
ku nje vrases e nje gomar
vlejne me shume se nje shkrimtar
ku ngroh veze revolucioni
ku te grijne me ate gjys pensioni
ku c'kish bere "demokracia"
i fshin meritokracia
ku gjithcka "lind" nga asgjeja
ku te merr shpirtin TVSH-ja
ku zihen burrat si gjelat
kush e kush ti marre thelat.
Militaret, ish-sekretaret
per kolltuk na vijne te paret
memedhe eshte dhe milioni
benzi, vila, telefoni
whisky, vere e rakia
kur ty xhan te ka "Partia".
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
12-05-04, 09:42
|
#42
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
NENA IME
Larg ne mall atje me mbete.
Shtrengoj shpirtin te mos qaj,
Shtrengoj zemren te mos tretem,
Shtrengoj grushtat te te mbaj!
Ti me do perhere te lumtur
Shpirti yt kurre nuk ankon.
Ikjen time sheh symbushur,
Aeroplanesh qe nxitojne.
Me sjell mbremjen dhe agimin
Lutjesh te ngrohta me rrethon,
Qe nga larg ma jep bekimin,
Ne dashuri udhen m'ndricon.
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
12-05-04, 10:34
|
#43
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
...E shkrova emrin tend ne petale.
dhe permbi to hodha lote
e malli kaperceu male...
O nena ime, o e imja bote!
E renda me krahe te te marri
Lotova, une, njezetepese vjeēari!
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
12-05-04, 11:01
|
#44
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
Djemve t'ri mos ju besoni-
O moj motra m'ju tregua
sot nji djal ka fol me mua
ish i bukur e frajer
mendt prej kreje po mi nxjerr (motra e mesit)
O moj moter mos prish pune
se ai flet me mu
edhe m'thot se shume me don
ai sme tradhton (motra e vogel)
O ju motra mos u nxini
djem te bukur sado kini
o ju motra mos u nxini mos gaboni
mos gaboni djemve t'ri mos u besoni (motra e madhe)
Mos u ban moter e vshtir
se ky djali asht i mir
si kunate te ka shique
krushqit don me i cu per mue (motra e mesit)
O moj moter po t'baj be
unaze me ka ble
shume genjeshtra na ka than
me dy luge don me ngran (motra e vogel)
Hajde motra si gjithmone
udhen drejt ne ta vazhdojme
hajde motra se keshtu na mesoi nana
djemt e ri , djemt e ri
I shitoft zana (te tria bashke)
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
15-05-04, 22:09
|
#45
|
Anėtarėsuar: 29-11-03
Vendndodhja: Vilajeti i Kosovės
Postime: 672
|
Pershendetje per ty i nderuari Dr. Leone!
Nje poezi e mrekullueshme. Je bere vertet nje poet i rryer. Vetem vazhdo ashtu. Te deshiroj sukses.
Me respekt,
Albanam
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:14.
|
|