|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
31-10-05, 05:34
|
#31
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Tė gjitha mėkatet e Adem Demaēit!
Shkruan: Jusuf FERIZI
Mesazhi i skenarit tė pėrmbytjes sė Shqipėrisė sipas revolucionit tė ndyrė "demokratik", u vulos si "triumf" i rebelimit antikombėtar mė 29 qershor 1997. Ai mesazh qė nga fillimi i pėrmbytjes sė madhe tė Shqipėrisė londineze krrokaste: Nė krye tė Shqipėrisė duhet tė vijė njė hibridpersonalitet qė shqiptarėt do t'i fusė nė Evropė, si gjithēka tjetėr, edhe si majmunė qoftė, por jo si shqiptarė!
Marrėveshja namėzezė e Cyrihut!
Realizimit tė njė projekti tė kėtillė tė njė Shqipėrie amorfe dhe pa identitet, i priu ajo marrėveshja namėzezė e Cyrihut (1993), kur pėr herė tė parė, stalinistėt e Shqipėrisė dhe enveristėt e Kosovės u morėn vesh pėr bashkėpunim dhe "ndihmė reciproke".
Ajo marrėveshje parashihte ndihmėn financiare qė do t'i jepte LPK-ja PSSH-sė, ndėrsa PSSH-ja, pasi ta rrėzonte Berishėn, duke marrė pushtetin edhe me mjete tė dhunės, gjė qė ndodhi nė qershor tė vitit 1997, kur pushteti i Tiranės kaloi nė duart e lobeve politike mė proserbe dhe mė progreke, do ta ndihmonte LPK-nė pėr ta rrėzuar Rugovėn dhe tė sjellė nė pushtet Qosjen.
Duhet theksuar qė nė fillim se LPK-ja, si abort i Partisė sė Punės qė ishte, tani si fėmijė axhami i PSSH-sė, pra si fraksion mė fundamentalist marksist-leninist, shpėtoi pa ngordhur vetėm falė marrėveshjes sė Cyrihut, vetėm nė saje t'asaj tradhėtie tė madhe sponsor kryesor i sė cilės, gjatė luftės nė Kosovė, u bė Adem Demaēi, duke marrė tė njėjtin rrol qė kishte Nano nė Tiranė, qė edhe shqiptarėt e Kosovės t'i ēojė nė Evropė, si gjithēka tjetėr, edhe si majmunė qoftė, por jo si shqiptarė.
Duke i prirė kėtij rrugėtimi tė Kosovės dhe tė shqiptarėve tė saj pėr t'i futur si majmunė nė Evropė, Adem Demaēi nuk la gurė pa luajtur pėr tė ndezur luftėn sa mė parė, duke provokuar makinėn ushtarake tė Beogradit nė ēdo mėnyrė qė ta djegė sa mė shpejt Kosovėn. Pas fitores sė revolucionit tė ndyrė "demokratik" nė Shqipėri, Demaēi deklaron disa herė ne mediat qė i kishte nėn kontroll: "Serbia nuk ka qenė kurrė mė e dobėt se sot"!
Promovimi i "revolucionit" tė Qosjes!
Sipa ngjarjeve tragjike qė pėrjetoi Kosova (1997), e qė u zhvilluan nė pjesėn mė tė madhe, sipas skenarit serb, revolucioni i ndyrė "demokratik" nė Kosovė filloi mė 1 tetor 1997, kur njė grup studentėsh enveristė, tė prirė nga do farė Albin Kurtash, Bujar Dugollash e Driton Lajēash, duke bėrė inaugurimin e "revolucionit" tė Qosjes, filluan demonstratat nė Prishtinė pėr tė "lėvizur" lėvizjen "e pėrgjumur tė Rugovės, sipas ideologut Bajram Kosumi. Nė tė njėjtėn kohė bėhet publike lista e zezė e tė dėnuarve me vdekje nga LPK-ja. Adem Demaēi, duke imituar "Frontin Antifashist" tė Enver Hoxhės, shpall tė formuar "Forumin Demokratik", i cili, siē e paramendonte "Mandela" ynė, sipas shembullit tė Kurt Kolės gjatė pėrmbytjes sė Shqipėrisė, do tė zėvendėsonte tėrė infrastrukturėn e pushtetit legjitim tė Rugovės.
Menjėherė pas demonstratave tė studentėve enveristė nė Prishtinė, nė skenėn politike tė Kosovės doli UĒK-ja marksiste-leniniste nano-qosjane, e cila, pa e filluar mirė luftėn, deklaronte se nuk njeh asnjė institucion tė zgjedhur nga elektorati shqiptar i Kosovės.
Dhe, duke e konsideruar tė zhbėrė pushtetin e Rugovės dhe tė dėshtuara zgjedhjet parlamentare e presidenciale, qė ishin paraparė tė mbahen mė 22 mars 1998, Rexhep Qosja (dhjetor 1997) triumfalisht shpallte puēin e pėrgatitur nė vilat e bllokmenėve tė Tiranės: "Tani, thoshte ai, tri janė shtyllat e pushtetit nė Kosovė: Forumi Demokratik i Demaēit, Lėvizja Studentore dhe UĒK-ja"!
Dhe duke fuqizuar kėtė puē, Qosja lavdėronte pushtetin e Fatos Nanos: "Vetėm pas vitit 1997, pra pas daljes nė skenė tė UĒK-sė, Shqipėria ka ndėrtuar njė politikė, tė them, kombėtare(!!!) pėr Kosovėn"! Tėrė kjo fushatė e shfrenuar e njė grupi studentėsh enveristė, e "Forumit Demokratik" tė Demaēit, i cili, mė vonė, u shndėrrua nė "tryez" tė partive majtiste, gjithnjė sipas detyrimeve qė kishte marrė Nano nga Millosheviēi nė Kretė (nėntor 1997), kishte pėr qėllim dėshtimin e zgjedhjeve parlamentare e presidenciale, tė cilat, megjithatė u mbajtėn me sukses me fitoren e madhe tė Rugovės pėr tė cilin votuan 85% tė elektoratit tė Kosovės.
Fushata e tėrbuar e "Mandelės" sė Kosovės kishte pėr qėllim zėvendėsimin e orientimit properėndimor tė kombit shqiptar tė Kosovės me orientimin lindor ruso-bizantin, pėr ēka enveristėt shqiptarė janė tė gatshėm tė sakrifikohen nė ēdo moment.
"B.sot" 23 maj 2003
|
|
|
31-10-05, 05:35
|
#32
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Si e vrau veten "Mandela" i Kosovės?
Ose: Tė gjitha mėkatet e adem Demaēit!
Shkruan: Jusuf FERIZI
Nė prag tė zgjedhjeve parlamentare e presidenciale tė 22 marsit tė vitit 1998, Adem Demaēi vendos tė merret "seriozisht" me politikė. Sė pari, si duket pa u menduar mirė, shpall kandidaturėn pėr president tė Kosovės, tė cilėn ēuditėrisht e tėrheq brėnda dy ditėsh!
Dhe pas fitores absolute tė Rugovės si president i Kosovės me 85% tė votės sė elektoratit, Demaēi hidhet nė kėrkim tė rrugėve tjera pėr t'u ngulitur edhe nė mėnyrė tė dhunshme, nėse e lyp nevoja, nė krye tė pushtetit tė Kosovės.
Dhe aty pėr aty i ringjallen shpresat qė me "ushtrinė" e kuqe tė Nanos e tė Qosjes, si gjeneral qė do tė vetshpallej, tė marrė mbi vete udhėheqjen e ndėrtimit tė strukturave "tė reja" udhėheqėse tė Kosovės.
Testi me "Ballkaninė"!
Demaēi ishte ofruar edhe mė herėt si krah politik i UĒK-sė. Duke e kushtėzuar kėtė "ofertė" me pranimin nga ana e UĒK-sė tė "Ballkanisė" sė tij, si opcion i vetėm pėr "zgjidhjen" e problemeve ballkanike, gjė qė pranohet me tė dy duart nga ai "Shtabi" i guvave tė Malishevės sė Jakup Krasniqit, Adem Demaēi shpallet prijės politik i "ushtrisė" sė kuqe.
Dhe duke pranuar "Ballkaninė" e Demaēit, nė fakt, UĒK-ja marksiste-leniniste e "komandantėve" tė Drenicės, hoqi dorė nga pavarėsia e Kosovės.
Siē dihet slogani antishqiptar "Ballkani-ballkanasve", u nxit dhe u financua sė pari nga perandoria ruse me tė vetmin qėllim qė nga Evropa Juglindore tė dėboheshin perandoritė austrohungareze dhe otomane.
Ky slogan i tmerrshėm qė parashihte zhbėrjen e shqiptarėve si popull, u pati skalitur me germa tė zeza nė projektet gjenocidiste tė Garashaninit, e mė vonė, edhe tė Ēubrilloviēit. Prirjet greko-serbe pėr avancimin e termit "ballkan"bėjnė boshtin e strategjisė bizantine pėr pėrjashtimin e SHBA-ve nga Gadishulli Ilirik, sepse termi "ballkan" nė ndėrdijen e ēdo serbi e greku identifikohet me termin "bizant".
"Ballkani-ballkanasve", kjo sintagmė aq irrituese, por shumė e preferuar pėr Adem Demaēin, ėshtė njė slogan hegjemonist serbo-grek i sė njėjtės origjinė, dhe, pothuaj, i njė moshe me "ėndrrat" e komunisto-socialistėve serbė pėr do farė "federatash" e "konfederatash" ballkanike, ku shqiptarėt do ta kishin statusin e minoritetit, ose do tė zhbėheshin fare, ashtu siē e zhbėri Enver Hoxha ēėshtjen ēame. Nė emėr tė kėsaj sintagme, me tė cilėn u pajtua edhe "ushtria" e kuqe e Demaēit, u viktimizua nga ana e komunistėve shqiptaro-jugosllav edhe ēėshtja e Kosovės nė Luftėn e Dytė Botėrore.
Pėr kėto qėllime enveriste, edhe Demaēi u mor gjatė me "ėndrrėn" kominterniste tė "Ballkanisė" sė tij, u mor pra me kėtė ide antishqiptare "Mandela" i Kosovės nė kohėn mė tė ligė, shih atėherė kur kishte filluar lufta nė Kosovė. Me kėtė "ėndėrr" kominterniste Demaēi iu qep edhe mė fuqishėm politikės duke vrarė veten edhe njė herė, me dorė tė vet!
Populli apelonte: "ndale turrin, "gjeneral"!
Dhe pas vetemėrimit tė tij "gjeneral", pas djegies sė Dukagjinit (verė 1998), Demaēi nė krye tė "ushtrisė" sė kuqe paralajmėronte se do tė "ndryshojė" strategjinė, se do tė "ndėrrojė" taktikėn e luftės.
Kur jepte "gjenerali" ynė kėtė paralajmėrim, afro gjysma e Kosovės ishte bėrė rrafsh me tokė, njė e treta e popullatės kishte braktisur vatrat e lindjes, Dukagjini, pothuaj, ishte boshatisur nga vendėsit autoktonė shekullorė.
Dhe, sikur tė mos ishte ngopur me gjithė ato vrasje e rrėnime qė linin prapa barbarėt serbė, sepse siē thoshte "gjenerali", "liria nuk ka ēmim", ndonjė zėdhėnės i UĒK-sė, sepse nuk dihej sa zėdhėnės dhe sa shtabe falangash ekzistonin, kėrcėnonte se "ose do ta ēlirojmė Kosovėn, ose do ta bėjmė shkrimb e hi tė tėrėn"!
Dhe, derisa shqiptarėt e Kosovės, pa kurrfarė mbrojtjeje, vriteshin e dėboheshin nga vatrat e tyre shekullore, "gjenerali" i vetėshpallur dhe prijėsi i UĒK-sė, Adem Demaēi, nė konferencat javore tė shtypit pėr ēdo tė martė, sikur tė jetonte nė hėnė, vazhdonte fjalimet e tij tė zjarrta mbi "riorganizimin" e UĒK-sė.
Nė tė njėjtėn kohė qindra mijėra banorė qė ishin katandisur maleve nėn qiellin e hapur, sikur e lusnin Demaēin: "Zoti gjeneral", nėse do pushtet me ēdo kusht, atėherė urdhėro eja ta ushtrosh pushtetin tėnd qė ta kanė siguruar uēkėistėt nano-qosjanė nė qindra fshatra ku nuk frymon mė erė njeriu"! Dhe, lutja e tyre e kotė e fundit ishte: "Ndale turrin, "gjeneral"!
Kombėtarja "B.sot" 24 maj 2003
|
|
|
31-10-05, 05:36
|
#33
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Si e vrau veten "Mandela" i Kosovės?
Ose: Tė gjitha mėkatet e Adem Demaēit! Vazhdimi i 4.
Shkruan: Jusuf Ferizi
Pas gjithė atij tmerri nėpėr tė cilin kaloi kombi shqiptar i Kosovės, mė 23 maj tė vitit 1998, nga Oslloja vjen lajmi kaherė i pritur dhe mė i gėzueshėm deri atėherė pėr Kosovėn.
Dy delegacione tė kryesuera nga ministri i Mbrojtjes i Republikės sė Kosovės, Ahmet Krasniqi, nė njė anė, dhe nga pėrfaqėsuesi politik i UĒK-sė, Adem Demaēi nė anėn tjetėr, nė njė takim qė kishin pasur nė Osllo tė Norvegjisė, mė 21 deri mė 23 maj 1998, kishin arritur marrėveshjen historike sipas sė cilės Ministria e Mbrojtjes e Republikės sė Kosovės dhe UĒK-ja bashkoheshin nė njė subjekt tė vetėm ushtarak me njė shtab komandues me tė cilin do tė udhėhiqte ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi.
Tahir Zemaj zbaton marrėveshjen e Osllos
Duke filluar e para zbatimin nė praktikė tė marrėveshjes historike tė Osllos, Brigada 134, e komanduar nga koloneli legjendė Tahir Zemaj, hyri nė Kosovė mė 21 qershor 1998.
Pra ishte ushtaraku mė madhor Tahir Zemaj qė filloi i pari relizimin nė fushė tė betejės sė marrėveshjes sė Osllos, duke ngritur nė Prapaēan tė Dukagjinit komandėn e Zonės III Operative tė Rrafshit tė Dukagjinit nga ushtarakėt e njėsive operative tė brigadave 134, 131, 133 dhe nga kuadri komandues i njėsive territoriale.
Nė kazermėn moderne tė Prapaēanit (gusht 1998) u shpall, pra, e formuar ushtria e parė e rregullt e Republikės sė Kosovės. Tė nesėrmen e marrėveshjes sė Prapaēanit, nė mes tė Tahir Zemajt, komandant dhe Ramush Haradinajt, zėvendės dhe dy ditė pas prishjes sė kėsaj marrėveshjeje nga ana e Shtabit tė Hashim Thaēit, "gjeneral" Demaēi deklaronte se ajo qė ndodhi nė Dukagjin nuk do tė ketė jetė tė gjatė.
Maksima e njohur pėr pėrsėritjen e historisė nė historinė shqiptare e ka njė tė veēantė: historia gati gjithherė ėshtė pėrsėritur, jo si farsė, por si tragjedi. Ashtu siē i tradhtoi Enver Hoxha forcat djathtiste me marrėveshjen e Mukjes, nė tė njėjtėn mėnyrė i tradhėtoi Adem Demaēi me shokėt e idealit, forcat institucionaliste me marrėveshjen e Osllos.
Pėr banditėt e Lėvizjes Popullore tė Kosovės nuk mjaftonte vetėm zhbėrja e marrėveshjes sė Osllos, por duheshin likuiduar njė nga njė edhe tė gjithė ideatorėt institucionalistė tė asaj marrėveshjeje, duhej fshirė edhe nga kujtesa historike vendimi historik i Osllos.
"Sekuritatet" e Hashim Thaēit!
Duhej frikėsuar me "gogolin" komunist, jo vetėm populli, por edhe institucionet legjitime tė Republikės sė Kosovės. Pėr kėtė qėllim, mė 20 shtator 1998, "sekuritatet" e Hashim Thaēit arrestojnė nė Ēirez 13 veprimtarė tė institucioneve tė Kosovės, ndėr ta edhe nėnkryetarin e Parlamentit tė Kosovės.
Me ēfarė frike kemi tė bėjmė dėshmon heshtja prej guri e kėtyre tė arrestuarve, tė cilėt, edhe sot e gjithė ditėn, nuk kanė fituar ende guxim qytetar tė tregojnė se si i kanė kaluar ato net tė zeza nėpėr burgjet e Drenicės. Nė ditėn e kėtij arrestimi Adem Demaēi e mbyll(!) zyrėn e vet dhe pa kurrfarė sqarimi Albin Kurti, shef i protokollit tė tij, "Mandelėn" e Kosovės e shpall tė "sėmurė"!!! dhe gjatė kėsaj "sėmurjeje", mė 21 shtator 1998, vritet nė Tiranė kryeideatori i marrėveshjes sė Osllos, ministri i Mbrojtjes i Republikės sė Kosovės, Ahmet Krasniqi.
Pas tentim atentatit nė Enver Malokun (korrik 1998), pasojnė tentimatentatet nė Sabri Hamitin dhe nė Rrok Berishėn (shtator 1998). Adem Demaēi nuk u prononcua as edhe me njė deklaratė formale nė shenj keqardhjeje pėr tragjedinė qė pėsoi FARK-u me vrasjen e ministrit tė Mbrojtjės. E atentati nė Ahmet Krasniqin ishte atentat nė shtetin e Kosovės.
Pas "sėmurjes" sė tij, mė 14 tetor 1998, Adem Demaēi paraqitet para opinionit me kėtė deklaratė kėrcėnuese: "Tė gjitha kėto organizma tė deritashme (lexo: infrastruktura institucionale tė Rugovės) duhet tė gjenden mėnyra qė tė demontohen".
Nė vazhdėn e atij terrori frikėsues, mė 30 tetor 1998, "sekuritatet" e Hashim Thaēit, arrestojnė Jakup Kastratin, kryetar dhe Cen Deskun, anėtar tė Kryesisė sė LDK-sė nė Malishevė. Nė kohėn kur pritej se Demaēi do tė lirojė ndonjė shqiptar nga burgjet serbe, televizioni i Beogradit hapte bllokun e "top" lajmeve pėr lirimin nga burgjet e maleve tė UĒK-sė tė Kastratit dhe tė Deskut, falė intervenimit tė "Mandelės" sė Kosovės.
Koincidenca e vrasjes sė Enver Malokut dhe kriminelėt e shpallur "heronj"!
Edhe vrasja e Enver Malokut, qė radhitet nė vrasjet e shekullit pas marrėveshjes sė Osllos, mė 11 janar 1999, nė Prishtinė, jo rastėsisht, koincidohet me takimin me Fatos Nanon qė kishin pasur nė Tiranė, vetėm njė ditė mė parė Adem Demaēi e Rexhep Qosja! Kjo koincidencė bėhėt edhe mė e dyshimtė kur, tė nesėrmen e vrasjes sė drejtuesit tė Agjencisė Kombėtare tė lajmeve tė Republikės sė Kosovės, diku nė male tė Drenicės fillon nga puna agjencia e kmerkuqėve tė Kosovės "Kosovapress".
"Mandela" i Kosovės, edhe pse kishte modelin e Shqipėrisė sė pėrmbytur tė vitit 1997, pėr tė parė se ēfarė ndodh kur shqiptarėt luftojnė me shqiptarė, edhe pse i dinte tė gjitha tė zezat qė i kishte sjellė nė Shqipėri revolucioni i ndyrė "demokratik" i Qosjes, ai, pėrkundrazi, vazhdonte t'i fryjė flakės sė kėtij revolucioni nė Kosovė.
Dhe, pas takimit me Nanon nė Tiranė (11 janar 1999), deklaron: "Nuk e njoh pėrfaqėsinė zyrtare tė Republikės sė Kosovės tė instaluar nga Rugova nė Tiranė"! Pas Luftės sė Dytė Botėrore, ortakė me "dorėn e zezė serbe" pėr tė vrarė shqiptarė u bėnė komunistėt shqipfolės tė farės ruse, tė njohur pėrtej kufirit si stalinistė-enveristė, ndėrsa nė Kosovė, si rankoviēistė projugosllavė pa kombėsi. Kjo farė ruse vrau shqiptarė nė Drenicė (1945), nė Tivar (1945) dhe nė shumė pjesė tė tjera tė Kosovės.
Vrau edhe shqiptarė qė nuk pranuan kolektivizimin rus. Vrau shqiptarė qė nuk pranuan zakonet ruse nė familje. Sa thellė kishte depėrtuar etja pėr gjak ndėr shqiptarė nė ndėrdijen e errėt tė enveristėve tė zinj, mjafton tė shfletosh titujt e gazetave ruse qė botoheshin shqip nė Prishtinė (1998), e ku vrasjet me atentate quheshin "heroizma", kurse kriminelėt"heronj"!
Kjo farė ruse, e dirigjuar sot nga qendra e krimit qė quhet SHIK, e tė cilėn Kosova e ka dhuratė prej Fatos Nanos, sipas obligimeve qė kishte marrė ky me atė marrėveshjen namzezė tė Cyrihut (1993), mbi "ndihmen reciproke" ndėrmjet PSSH-sė dhe LPK-sė. Ky SHIK i farės ruse vrau edhe Tahir Zemajn mė 4 janar 2003, oficerin mė madhor qė ka pasur Kosova ndonjėherė. Ata qė shkelėn marrėveshjen e Osllos herdokurdo do t'i gjykojė historia, sepse bllokuan organizimin e luftės. Ata do t'i gjykojė historia edhe pėr tė gjitha vrasjet qė u bėnė nė kontekst tė kėsaj marrveshjeje tė cilėn e shkeli "Mandela" i Kosovės me "shokėt e tij tė idealit"!
Bota Sot
|
|
|
31-10-05, 05:36
|
#34
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Ja kush eshte Ademi qe frymon si nje Shka...
Si e vrau veten "Mandela" i Kosovės?
Ose: tė gjitha mėkatet e Adem Demaēit (5)
Shkruan: Jusuf FERIZI
Duke zbatuar me besnikėri atė amanetin prej enveristit tė devotshėm tė Ramiz Alisė, se "edhe barė do tė hamė, por nė Shqipėri nuk do tė lejojmė depėrtimin e imperializmit amerikan", duke mos lėnė gurė pa luajtur pėr ta karantinizuar Kosovėn nė kthetrat serbiane, duke punuar zellshėm nė izolimin e saj tė plotė nga Perėndimi, pikėrisht ashtu siē e kishte getoizuar Enver Hoxha Shqipėrinė plot 50 vjet, Adem Demaēi, duke bėrė ku tė dihet tė satin mėkat, ngritet me tėrė forcėn kundėr Konferencės sė Rambujesė.
Demaēi nė unison me moskovitėt!
Pėr "Mandelėn" tonė nuk kishte rėndėsi vėrejtja e ambasadorit (amerikan v. ime) Hill: "Disa anėtarė tė delegacionit (shqiptar) nė Rambuje janė pėr sė tepėrmi tė disponuar si antiperėndimorė.
Disa prej tyre rrjedhin nga lėvizjet marksiste-leniniste, dhe si tė tillė nuk janė ithtarė tė angazhimit tonė (amerikan) nė Kosovė, edhe pse deklarohen si tė tillė". Demaēit nuk iu ngul as apeli i Z. Olbrajt drejtuar delegacionit shqiptar nė Rambuje se fajtori pėr futjen apo mosfutjen e NATO-s nė Kosovė do tė gjendej nė mesin e shqiptarėve dhe serbėve.
Pėr tė nuk bėri punė as sugjerimi i mikut mė tė madh tė shqiptarėve, Bob Doll, se mosnėnshkrimi i marrėveshjes sė Rambujesė nga ana e delegacionit shqiptar, do tė bėnte tė pamundur intervenimin e NATO-s nė Kosovė. Aleatėt mė besnikė tė Demaēit nė fushatėn e tij tė ēmendur kundėr Rambujesė ishin Albin Kurti dhe "Sulltan", Selimi. Kėtė tė fundit, pėr "meritat" e tij nė fushatėn kundėr Rambujesė, Demaēi e shpalli "komandant suprem" tė SHP tė UĒK-sė.
Ky ndryshim kuadror nė "ushtrinė" e kuqe tė "gjeneral" Demaēit, nė Kosovė u quajt grushtshtet nė UĒK. Kėsaj fushate tė ēmendur iu bashkuan me njė "apel" edhe do "veteranė" (komunistė) tė gazetarisė nė Kosovė, tė cilėt sot ēelin vezė tė klluqura nė tė pėrditshmėn "Zėri".
Bashkė me ta, mė 19 shkurt 1999, Demaēi u rendit nė mbėshtetje tė zellshme tė demonstratave nė Moskė, ku me portretet e Stalinit nė dorė rusėt brohoritėn jo vetėm kundėr Amerikės, por edhe kundėr shqiptarėve.
Atė ditė, urrejtja e Demaēit kundėr NATO-s dhe Amerikės ishte nė unison tė plotė me urrejtjen serbe kundėr amerikanėve. Nė fund, i zhgėnjyer me dėshtimin e fushatės sė tij kundėr Rambujesė, duke dhėnė dorėheqje nga posti i pėrfaqėsuesit politik tė UĒK-sė, Adem Demaēi deklaronte: "Krenohem nėse kam arritur ta bėj tė dėshtojė Konferenca e Rambujesė"!
"Mandela" kundėr dėnimit tė Serbisė!
Ata shqiptarė qė ishin kundėr dėnimit tė Serbisė, pa mėdyshje, i takojnė atij konceptit qė nuk do ta shohė popullin shqiptar si pjesė e gjeopolitikės evro-atlantike.
Janė kėta individė qė i takojnė atij koncepti tė ngarkuar me bagazhin e vjetėr politik, e qė janė nė lidhje tė pandėrprera ideologjike nėpėrmes trajtave mė tė mynxyrshme stalinisto-enveriste.
Demaēi, ndoshta pa vetėdije, angazhohej pėr njė vetėvrasje tė shqiptarėve tė Kosovės, sepse kėtė politikė kriminale vetėvrasėse e kishte trashėguar nga diktatori Hoxha qė pllakosi Shqipėrinė pėrgjatė njė gjysmė shekulli.
Demaēi donte ta reprizonte tragjedinė enveriste nė Kosovė pėr tė krijuar kushte tė "reja" qė bisha serbe, siē thotė Kadare, ta mbyste Kosovėn nė qetėsi. A ishte i vetėdijshėm Demaēi se duke u ngritur kundėr dėnimit tė Serbisė, po ngritej kundėr lirisė sė Kosovės?
Si pasojė e makinacioneve tė kmerkuqve tė Kosovės pėr vonesėn e atij nėnshkrimi qė kėrkohej tė vihej nė dokumentin e Rambujesė, u vranė dhe u masakruan mijėra e mijėra shqiptarė. Pėr pak, siē thotė Kadare, "armiqėsia tradicionale" (ruso-karpatiane) kundėr NATO-s dhe Amerikės, gati pėrfundoi nė mbrojtje tė Serbisė komuniste, kundėr lirisė sė Kosovės.
Nė ato orė makabėr tė asaj blasfemie (prill 1999) kundėr presidentit tė Republikės sė Kosovės, nė ato ditė tė rėnda tė atyre sharjeve qė dukej sikur vinin nga bulqitė e llahtarshme serbokarpatiane, nė atė meskohė tė asaj herezie, e edhe kryeherezie, tė atij profanimi kundėr liderit mė tė pakontestueshėm shqiptar, pėr tė cilin gjatė kohės sė bombardimeve tė NATO-s Tirana zyrtare dhe marksistė-leninistėt e UĒK-sė sė Adem Demaēit kishin pėrgatitur gjyqin inkuizicionist bizantin, politikanėt aventurierė, qė kishin manipuluar dhe sabotuar luftėn e UĒK-sė, pėr njė grimė pushtet tė sė nesėrmes, mbajtjen peng tė Rugovės nė Prishtinė deshėn ta shfrytėzojnė pėr eliminimin e forcės sė parė politike qė pėrmbyti komunizmin nė Kosovė.
Segmente bizantine tė faktorit politik tė Tiranės dhe tė asaj UĒK-sė marksiste-leniniste, me njė urrejtje tė tipit mesjetar ndaj antikomunizmit, ndaj politikanit mė me ndikim nė Kosovė dhe nė Shqipėri shkuan aq larg nė atė prillin e vitit 1999, saqė akuzat e tyre kundėr Rugovės nė kohėn e bombardimeve tė NATO-s mund tė krahasohen vetėm me akuzat e prokurorėve marksistė-leninistė tė vitit 1945.
Bota Sot
|
|
|
01-11-05, 13:46
|
#35
|
Anėtarėsuar: 19-10-05
Postime: 13
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Arb

Mirės shumė. Dakordohem me ty Arb. Nga ti kam njė kėrkesė shoqėrore (vėllezėrore), merre si tė duash. SI E NJEH TI JUSUF FERIZIN DHE KUSH ĖSHTĖ AI?
Mundėsishtė biografinė e tij, ama shumė shkurtė.
|
|
|
01-11-05, 17:25
|
#36
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Andon
Mirės shumė. Dakordohem me ty Arb. Nga ti kam njė kėrkesė shoqėrore (vėllezėrore), merre si tė duash. SI E NJEH TI JUSUF FERIZIN DHE KUSH ĖSHTĖ AI?
Mundėsishtė biografinė e tij, ama shumė shkurtė.
|
Shkimet me larte nuk jane te miat. Nese pajtohesh atehere pajtohesh me pohimet e Gazetarit Jusuf Ferizi.
Rreth Gazetarit Ferizi ke nje artikull interesant ne Human Rights Watch, http://www.hrw.org/reports/1992/yugoslavia/
Po ashtu disa fjale rreth Gazetarit Ferizi ka thene edhe anetari i nderuar i FD-se, Progoni, tek, http://www.dardania.de/v2/board/view...r=asc&start=25
Gazetari Ferizi ishte nje nder penat me te dalluara dhe me te guximshme te Gazetarise se Kosoves.
Ai ka punuar si si dhe gazetar shume-vjecar i gazetes se perditshme, "Rilindja," dhe si korrenspondent i RTV te Prishtines, nga Lindja e Mesme ne vitet '80-ta. Kurse viteve te fundit ka punuar si gazetar i "Botes Sot."
Ai ka vdekur ne moshen 64 vjeqare, ne Dhjetor te vitit 2003.
Me poshte ke nje artikull kushtuar Gazetarit Jusuf Ferizi, disa dite pas vdekjes se tij.
Lamtumirė, Jusuf!
Ali ALAJ
Ditė mė parė,nga skena publicistike e Kosovės shkoi njėri ndėr veteranėt me tė shquar tė gazetarisė shqiptare. Fjala e shkruar, tashmė ngeli edhe pa njėrin nga gazetarėt mė tė spikatur, i cili me penėn e vet,pėrherė diti dhe u vu nė shėrbim tė idealeve, synimeve,projekteve dhe realizimeve kombėtare. Dhe, sot them se mė goditi thellė lajmi pėr vdekjen tėnde or shok e mik.
.Shkove kur mė sė shumti i duheshe Minatorit tėndė. (Ai lindi nė shkurtin e 1989, kur minatorėt e Trepēės ishin vetėngujuar pėr ta kundėrshtuar vėrsuljen serbe qė ta zhbijė ēdo gjė shqiptare.) Edhe neve,shokėve dhe kolegėve tė profesionit na e lė njė zbarstėsirė tė madhe. Por, jeta kaq e paska njė pėrleshje e vazhdueshme pėr hapėsira, vlera,cilėsi duke mėtuar gjithėherė avancimin shqiptar. Dhe, jeta shqiptare, e tillė ishte nėpėr shekuj.
Mbi ne janė ushtruar tė gjitha arsenalet tkurrėse, pėrndjekėse, zhbėrėse. Disa dekada tė kėtyre planeve pėrbindėshore i pėrjeetuam edhe ne dhe, tė shumice prej tyre deri tek holokausti i dytė nė hisorinė e njerėzimit, e dėshmuam edhe nė, i tėrė populli shqiptar, e tėrė Kosova. Tė gjitha kėto beteja, zakonisht fitohen, sado qė lufta zgjat, dhe, nga zgjatėsia qė kishim pėrjetuar ne si popull, kishim pėrshtypjen indivuale, kuptohet se ajo, lufta pra, me tė gjitha betejat e saja,nuk ka mbarim e tė sosur. E kemi biseduar kėtė sa herash. Njeriu del humbės vetėm kur pėrleshet me vdekjen.
Tri dekada te njohes dhe punes sonė tė pėrbashkėt,sė pari nė Rilindja,e mė pastaj nė TV Prishtina, qė nga vuarja e themeleve tė kėtij institucioni,qė ne,atėbotė,e kishim cilėsuar hapin e parė drejt shtetėsisė sė ardhshme tė Kosovės, sot mė zgjojnė reminishencat e atyre pėrpjekjeve titanike pėr ta dėshmuar dhe pėr ta realizuar sensin krijues tė shqiptarėve. Vitet e shtatėdhjeta tė shekullit tė kaluar,i kishim tė ndara nė shumė fronte. Duhej ta mėsonim njė teknologji krejtėsisht tė panjohur prej nesh dhe duhej dhėnė asaj shpirtin dhe fjalėn sh q i p dhe s h q i p t a r q e .
Hiē mė e lehtė nuk ishte ndeshja jonė ( e njė ekipi numerikisht tė vogėl gazetarėsh, redaktorėsh,regjisorėsh, kameramanėsh,e kuadrove tjera teknike) me nacional-shovinistėt Serbian,me pengesat dhe kurthet e tyre,me sabotimet dhe kėrcnimet e atij tarafi thellėsisht antishqipar.Ia dolėm me fitore nė kėto dhe frontet tjera. Majordomėt e antishqipatirizmės nė Beograd, duke synuar qe tė na ligėshtonin dhe dekurajonin, pėrditė e pėnatė, na thoshin : Ju shqiptarėt nuk dini dhe nuk mundeni tė formoni Televizion, prandaj rrini nėn qatinė tonė.
Udhėheqja e atėhershme e RTP Ismail Bajra, Riza Alaj dhe Fahredin Gunga,tė vetėdijshėm pėr misionin dhe pėrgjegjėsinė qė kishin marrė,tė caktuan Ty, Jusuf redaktor tė Rubrikės sė brendshme,duke e ditur kėmbėngulėsinė tėndė pėr ta kryer secilėn detyrė qė e vinte para teje shoqėria shqiptare. Ne, ai ekipi i vogėl, ku shquheshin edhe Faik e Vera Hima, Muhamet Mjeku, Qenan Shaipi, Qemal Hasani, Fadil Presheva, Marash Berisha, Veli Vraniqi, Kemal Ēarkaxhiu e Pranvera Veliu, Sali Kavazi dhe njė dyzinė emrash tė tjerė tė pionerisė televizive shqiptare, me mund, sakrifica dhe vetėmohim mbinjerėzor, arritėm qė ti thejme planet dhe ta sjellnim TVP nė Prishtinė pothuaj dy vjet para afatit tė pėrcaktuar. Dhe, tua pėlcisnim zemrat nacional shovinistėve Serbian. Kurse, Ti, nga gazetari i madh i Rilindjės, u bėre emėr i madh i gazetarisė televizive. I tillė mbete deri nė okupimin e dhunshėm tė shtėpisė sonė.
TV e Prishtinės u bė institucion e nderit dhe krenarisė kombėtare,edhe pse nė ndėrkohė pati pėrpjekje tė parreshtura pėr ta denigruar, zhvlerėsuar,kompromituar, madje edhe orvajtje pėr ta mbyllur. (Kėtė tė fundit, mbylljen pra, e kishte kėrkuar renegati Ali Shukrija qė nė prnaverėn e 1981) Kėtyre furtunave ne tė gjithė bashkarisht iu bėmė ballė plotė dhjet vjet. Opinioni kosovar nuk i diti kėto fakte,e pati edhe pėrpjekje denigrimesh pėrbindėshore. Sot, prandaj,nė kėtė ditė kur po ndahemi, mė duhet tė tu them bartėsve tė njė teze ekstremisht absurde qė pėr fshehur veprimet e veta tinzare dhe antikombėtare thonė se RTP ka qenė serbe.
RTP kurrė,po e pėrseris kurrė nuk ka qenė serbe.RTP ka qenė dhe do tė mbetet(edhe tash kur ėshtė i ngulfatur) vlerė shqiptare dhe vetėm shqiptare.Duke e parė dhe pėrjetuar rėndė furinė rrėnimtare qė ishte vėrsulur ndaj Kosovės dhe ndaj shqiptarėve nga Serbia e ngėrdheshur vrastare, gjenocidale, kriminale, ne tė dy, veē e vec, por pėr tė njejtėn ditė dhe me tė njejtin tekst,mė 14 shkurt 1990, e braktisėm anėtarėsinė tonė nė LK dhe kėshtu e hapėm rrugėn e shpėrndarjės sė organizatės partiake dhe tė departizimit tė TV Prishtinės. Kishim shkruar: Nuk duam tė jemi anėtarė tė njė organizate e cila lejon dhe urdhėron dhunė e vrasje. Akuzate duhėheqjeve tė atėhershme ekzekutive dhe profesionale e partiake tė TV dhe tė RTP-sė ndaj nesh ishin tė rėnda,ekskomunikuese.Por,ne ia arritėm qėllimit TVP defenitivisht shkėputi ēdo lidhje me pushtetin,edhe pse ende kishin ngelur brenda cennsorėt.
Rrugėtimin tonė nė vijėn nacionale, e tronditėn dhe e minuan nga tė katėr anėt. Derisa Serbia, defenitivisht, me 5 korrik 1990, e pushtoi shtėpinė tonė dhe,jo vetėm qė na hodhi ne nė rrugė,por pėr njė dekadė e vrau fjalėn shqipe.
Serbia Millosheviqiane, RTP-ėn e kishte shpallur armikun e saj numėr NJĖ dhe duke e ndjekur logjikėn e saj pushtuese,pėr tė njėjten ditė okupoi edhe Kuvendin e Kosovės duke manifestuar kėshtu pezmin dhe barbarinė e saj ataviste ndaj aleancės vepruese nė vijėn shtetformuese qė tashmė ishte ngritur nė Kosovė: Popull Kuvend Intelegjenci Informim publik. ( Pėr ta sfiduar pushtimin Serbian dy vjet nxorėm gazetėn Dielli dhe mė 1990 bėm 4 greva urie- nė Vienė, Nju Jork, Bruksel dhe Paris nė shenjė denoncimi dhe demaskimi tė politikės serbe). Por, edhe pse kanė kaluar pothuaj 14 vjet, RTP edhe mėtej ngel e heshtur - ēuditėrisht edhe tani dhunshėm.Kemi biseduar shpesh pėr kėtė fat nopran tė institucionit tonė.
Gjithmonė bashkarisht e kemi pasur bindjen se RTP do tė kthehet vetėm kur Kosova tė kthehet nė pronėsi shqiptare, nė pronėsi tė Kosovės.Pra kur Kosova ti kthehet Kosovės. Disa herė e ke thėnė i pėrēudshėm ėshtė fati i Kosovės dhe bėhet edhe mė i pakuptueshėm kur Kosova, pothuaj pesė vjet pas ēlirimit mbetet pronė e UNMIK-ut nė tė cilėn gėrryejne e zhgėrryjnė gjithėfarė sojesh e sorrollopėsh.
Vdekja e befshme, tė la pa kėtė pėrgjigje qenėsore kur do tė plotnohet dhe rrumbullaksohet liria e Kosovės. Me njė fjale, kur do tė pėrbyllet me sukses cikli krijues I shtetit tė Kosovės,i Dardanisė antike,siē e kishe dėshirė dhe pėrcaktim ta quaje.
Nė rrugėn tonė profesionale patėm rrespekt pėr diversitetin e mendimeve dhe bindjeve.Qėllimi ishte njė,sikurse i tėrė popullit liria dhe pavarėsia e Kosovės.Dallonim tek rrugėt dhe mjetet e arritjes sė kėtyre dy postulateve me piedestale te kuptimsisė njerėzore dhe tė jetės sė dinjitetshme.Prandaj, ti nuk pushove sė shkruari, gjithnjė duke theksuar se vija jote e angazhimit ėshtė tėrėsisht kompatibile me rrugėn institucionale.
Herėn e fundit qė u takuam, para tri javėsh mi the kėto fjalė : Kush nuk i rrespekton organet e veta,nuk ka perspektivė tė futet nė familjen e popujve shtetformues. Ky mosrrepskt po na ndjek ne dhe ky nuk ėshtė ogur i mirė
U dakorduam plotėsisht, sepse, sot politikėn duhet ta bėjmė nė Parlament, nė Qeveri dhe nė Presidencė. Vetėm nė vitet e nėntėdhjeta ishim tė detyruar e shtrėnguar tė bėnim politikėn nėpėr oda, shkolla,kisha e xhamia,madje edhe nėpėr livadhe.Tė nė kujtohen tubimet e pajtimit tė gjaqeve. Tė na kujtohet tubimi madhėshtor tė Verrat e Llukės. Atėbotė, tė gjithė ishim bashkė, njė me njė frymė dhe me njė zė. Pse, sot tė mos jemi po ashtu njė , me njė zė dhe me njė frymė?! Cili ėshtė misteri i kėsaj zezone? Tek e fundit, a ngeli ndonjė gjė e mistershme, mes teje e meje?
Jusuf, e mbarove rrugėn tėnde tė gazetarisė dhe nė kėtė rrugėtim tėndin ngele profesional dhe nuk u hamende.Qė nga koha kur u njohėm e deri ne shkuarjen tėnde nė jetėn e pėrtejshme u angazhove pėr njė postulat,tė cilin e rrumbullakove me titullin e botimit tėndė tė vetem publicistikė:Kosova nuk ėshtė Serbi. Mirėpo shkrimet tuaja analitike, tė thukshme, fshikulluese, qė nga fundi i tė gjashtėdhjetave e kėndej, janė sa njė dyzinė librash dhe janė njė kontribut i pazėndėsueshėm i gazetarisė dhe kulturės shqiptare nė Kosovė nė trojet tona etnike.
Tė qoftė i lehtė dheu i tokės sonė.
Lamtumirėn po ta them nga Amerika e largėt, nga vendi kampion i demokracisė, lirisė sė fjalės dhe mendimit e bindjeve dhe ku nuk ka ndėshkim tė diveristetit, pra tė mendimit ndryshe.Unė jam i bindur se duke menduar ndryshe, e gjejmė tė pėrbashktėn tonė kombėtare. Por, duke vepruar ndryshe, duke i mėshuar njėri ēekanit, e tjetri kurdhės, veēse do tė largohemi nga qėllimi ynė final. Kėtė nuk mund tė na e falin as fėmijėt tanė, e lėrė mė gjeneratat qė do tė vijnė.
|
|
|
09-12-11, 22:16
|
#37
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Re: ADEM DEMAQI DHE SHOKET E TIJ TE IDEALIT
Qeni cetnik shka - Adem Demaci edhe sonte tregoj dhimbje per popullin e vete shka.
Ne nje interviste ne RTK, ai "me dhimbset populli i shkrete Serb qe eshte viktime e politikave te gabuara te politikaneve te tyre."
Heu bre nonen e nons o Adem gabeli, po a aq shume po te dhimbet populli cetnik shka a?
Paramendojeni nje njeriu si Demacici qe ndien keqardhje per cetnike shkije, i jepet nje rroge e majme, vozites personal e benificione te tjera nga qeveria aktuale e zagareve enveriste.
|
|
|
09-12-11, 22:20
|
#38
|
Prap e fshehur pase Teje.
Anėtarėsuar: 26-02-09
Vendndodhja: Aty me gjene , nen hijen Tende qe me le amanet !!
Postime: 13,735
|
Titulli: Re: ADEM DEMAQI DHE SHOKET E TIJ TE IDEALIT
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Arb
Qeni cetnik shka - Adem Demaci edhe sonte tregoj dhimbje per popullin e vete shka.
Ne nje interviste ne RTK, ai "me dhimbset populli i shkrete Serb qe eshte viktime e politikave te gabuara te politikaneve te tyre."
Heu bre nonen e nons o Adem gabeli, po a aq shume po te dhimbet populli cetnik shka a?
Paramendojeni nje njeriu si Demacici qe ndien keqardhje per cetnike shkije, i jepet nje rroge e majme, vozites personal e benificione te tjera nga qeveria aktuale e zagareve enveriste.
|
Tybe me vemendi e shikova sonte ne RTK... thash ta shoh se cka po lehe , si gjith.... ka me vdeke me qeto mend pusani.
|
|
|
09-12-11, 22:47
|
#39
|
Thjeshtė ,njė zė!
Anėtarėsuar: 01-05-05
Vendndodhja: neutrale
Postime: 25,049
|
Titulli: ADEM DEMAQI DHE SHOKET E TIJ TE IDEALIT
Ngadale se keq qenkeni ngut!
Se me i thene nje njeriu ,qen dhe qe leh ,qe ka kaluar 30 vjet ne burg serb per qeshtjen e atedheut ai njeri duhet me i pas vet 31 vjet burg ama ,per atdhe .
Shkur ,lejani politiken politikanve mbasi nuk dini me lexu mes rreshtave te asaj qe ka thene .
__________________
Faleminderit qe ekziston !
|
|
|
09-12-11, 23:05
|
#40
|
Prap e fshehur pase Teje.
Anėtarėsuar: 26-02-09
Vendndodhja: Aty me gjene , nen hijen Tende qe me le amanet !!
Postime: 13,735
|
Titulli: ADEM DEMAQI DHE SHOKET E TIJ TE IDEALIT
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga vjeshta
Ngadale se keq qenkeni ngut!
Se me i thene nje njeriu ,qen dhe qe leh ,qe ka kaluar 30 vjet ne burg serb per qeshtjen e atedheut ai njeri duhet me i pas vet 31 vjet burg ama ,per atdhe .
Shkur ,lejani politiken politikanve mbasi nuk dini me lexu mes rreshtave te asaj qe ka thene .
|
Une e shof kretesishte nje Adem tjeter qe ti na tregon sonte
Tybe askush nuk po mendon te futte ne politike nime... sonte nuk koke tu pa mir mooi....
Perderisa Ai Ademi i dikurshit e i tashit qe e ka harrue torturat dhe skandalet ndai serrbve , pse t'ja rikujtoim ne tash ???
Nejse........ se ai ishte mendim im.. dhe ashtu u shpreha se politiken po ta lem ty sonte motrushe...!
Nate e mir ty...
|
|
|
09-12-11, 23:06
|
#41
|
Banned
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
|
Re: ADEM DEMAQI DHE SHOKET E TIJ TE IDEALIT
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Arb
Qeni cetnik shka - Adem Demaci edhe sonte tregoj dhimbje per popullin e vete shka.
Ne nje interviste ne RTK, ai "me dhimbset populli i shkrete Serb qe eshte viktime e politikave te gabuara te politikaneve te tyre."
Heu bre nonen e nons o Adem gabeli, po a aq shume po te dhimbet populli cetnik shka a?
Paramendojeni nje njeriu si Demacici qe ndien keqardhje per cetnike shkije, i jepet nje rroge e majme, vozites personal e benificione te tjera nga qeveria aktuale e zagareve enveriste.
|
haaaaaaaaaaaaaaaaa koke qart krejt
a veq qe Baca Adem ishte shum i gezuar qe serbia e fitoi te trasht e surles a haaaaaaaaaaaaaaa
shaje shaje e shfryju pak se ne siklet e madhe jeni ju disa ish bashkpuntore se shkive besa
hajde ngushllime
qe serbija e fitoi te trashet e surles
|
|
|
09-12-11, 23:32
|
#42
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: ADEM DEMAQI DHE SHOKET E TIJ TE IDEALIT
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga vjeshta
Ngadale se keq qenkeni ngut!
Se me i thene nje njeriu ,qen dhe qe leh ,qe ka kaluar 30 vjet ne burg serb per qeshtjen e atedheut ai njeri duhet me i pas vet 31 vjet burg ama ,per atdhe .
Shkur ,lejani politiken politikanve mbasi nuk dini me lexu mes rreshtave te asaj qe ka thene .
|
Vjeshta pershendetje ,
sot me vet Adem Demaqin 28 vjet burg qe i ke mbajt qfar dobie i kan sjell kosoves e shqiptarve nė pergjithsi nuk ka pergjegj,je ,qka ka perfitue kombi shqiptar nga nji levizje marksiste leniniste qe e akuzonte ish jugosllavin se kishte lshue rrugen e marksizmit e leninizmit ,duke andrrue se me ket levizje edhe duke e simpatizue XHELATIN ,ENVER Hoxhen do te nxjerrin kosoven nga kthetrat e sllaveve e me ja bashkangjit SHqiperis ,kur dihet se rezhimi i Enver Hoxhes mbi jetonte fal KGBes e te percjellura nga UDBja ,po e japi nji shembull HAMIT MATJANININ e ka zbulue KGBja e ka njoftue UDBen e UDBja qeverin shqiptare e krejt aj grup jan burgos
vjeshta shum ju pershendes kam respekt per juve
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Guri i madh : 09-12-11 nė 23:35
|
|
|
09-12-11, 23:59
|
#43
|
Thjeshtė ,njė zė!
Anėtarėsuar: 01-05-05
Vendndodhja: neutrale
Postime: 25,049
|
Titulli: ADEM DEMAQI DHE SHOKET E TIJ TE IDEALIT
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh
Vjeshta pershendetje ,
sot me vet Adem Demaqin 28 vjet burg qe i ke mbajt qfar dobie i kan sjell kosoves e shqiptarve nė pergjithsi nuk ka pergjegj,je ,qka ka perfitue kombi shqiptar nga nji levizje marksiste leniniste qe e akuzonte ish jugosllavin se kishte lshue rrugen e marksizmit e leninizmit ,duke andrrue se me ket levizje edhe duke e simpatizue XHELATIN ,ENVER Hoxhen do te nxjerrin kosoven nga kthetrat e sllaveve e me ja bashkangjit SHqiperis ,kur dihet se rezhimi i Enver Hoxhes mbi jetonte fal KGBes e te percjellura nga UDBja ,po e japi nji shembull HAMIT MATJANININ e ka zbulue KGBja e ka njoftue UDBen e UDBja qeverin shqiptare e krejt aj grup jan burgos
vjeshta shum ju pershendes kam respekt per juve
|
Edhe djalin e dajes tim me e pyet pse ke luftu para 10 vjete nuk din me te tregu !Dhe ,se si kan vazhdu rrjedhat mbas lufte edhe ne nuk e dijme se pse kan luftu keta edhe pse qe kemi ndejt duke i shiquar prej ekranit .Ose po gabohemi ne ,ndoshta keta e dijn se pse ,vetem qe nuk iu eshte dal siq kan mendu /imagjinu ?!
Dhe ,pa marre parasysh se a e dijn keta se Pse ,ne duhet ta dijm ,...ne e dijme qe rezistenca e tij ne burgje se qka ka reflektu tek ne ...qendrimin ,Guri !
Dhe me e shiqu holle e holle ,kthjelltesin e mendjes se tij ;me 30 vjet burg ,me kfjelltesin e disa antarve qe gjinden ne forum qe 3 vjet eshte si dita me naten .
Pershendetje Guri ,respekt edhe per juve ,asgje personale.
Ps: Guri ,ti a e din pse je ktu(ne forum) ?lol
__________________
Faleminderit qe ekziston !
|
|
|
10-12-11, 00:00
|
#44
|
Anėtarėsuar: 19-06-11
Vendndodhja: Ne boten time.
Postime: 1,794
|
Titulli: ADEM DEMAQI DHE SHOKET E TIJ TE IDEALIT
Une mendoj se Adem Demaqi meriton pak respekt e nese jo sipas jush, nuk e meriton bile kurrsesi sharje e me ofendue ne kete menyre.
Ai e ka kalue pothuaj gjysmen e jetes neper burgjet sllave,ne vetmi(qeli) nuk e di a e dini qka do te thot te jesh shqiptar i burgosur politik ne burgjet jugosllave.Ai vertet ka punue n'bazč te teoris Marksiste-Leniniste,po une nuk shoh diqka te keqe ne kete teori.
Problemi eshte se ajo nuk ka mund te funksionoj deri me tani ne praktik.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga winona : 10-12-11 nė 00:04
|
|
|
10-12-11, 00:32
|
#45
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: ADEM DEMAQI DHE SHOKET E TIJ TE IDEALIT
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga vjeshta
Edhe djalin e dajes tim me e pyet pse ke luftu para 10 vjete nuk din me te tregu !Dhe ,se si kan vazhdu rrjedhat mbas lufte edhe ne nuk e dijme se pse kan luftu keta edhe pse qe kemi ndejt duke i shiquar prej ekranit .Ose po gabohemi ne ,ndoshta keta e dijn se pse ,vetem qe nuk iu eshte dal siq kan mendu /imagjinu ?!
Dhe ,pa marre parasysh se a e dijn keta se Pse ,ne duhet ta dijm ,...ne e dijme qe rezistenca e tij ne burgje se qka ka reflektu tek ne ...qendrimin ,Guri !
Dhe me e shiqu holle e holle ,kthjelltesin e mendjes se tij ;me 30 vjet burg ,me kfjelltesin e disa antarve qe gjinden ne forum qe 3 vjet eshte si dita me naten .
Pershendetje Guri ,respekt edhe per juve ,asgje personale.
Ps: Guri ,ti a e din pse je ktu(ne forum) ?lol
|
veq nji sqarim nji i burgodsor politik qysh thot populli HAKIKAT nuk ka ngjyra politike e nuk pretendon poste ,une ADEMEMIN edhe familjen e tij i njoh qysh kur ka qen ne burg bile e njoh e mikun e tij ka punue si rrobaqeps ne prishtin ,mos te qprushum shum ket muhabet per ademin e jeten e tij ne burg e pas burgut martesen me nji vajz 21 vjeqare pensonin 1000 euro nga hashim thaqi ,po ti mendosh per te adhurarit e tij vamilja novosella tre vlezrit multi milonerat e pas lufte SELATINI ,SABRIA e BEDRIA , veq ky i fundit nuk i ka raportet e mira me vllazni se parja esht ne pytje ish te perndjekur politik e tash jan multi milonera
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Guri i madh : 10-12-11 nė 00:33
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:47.
|
|