Banned
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
|
Keqkuptim: Islami fe vetem per arabet?!
Keqkuptim: Islami fe vetem per arabet?!
Postuar nga Xhenisa
Po e shikojme se shume prej njerezve e kane keqkuptuar fene ku njera prej ketyre keqkuptime qe une deshiroj ta permendi ne kete teme eshte thenia: Islami eshte fe vetem per arabet, mirepo kjo thenie e ketyre njereze te paditur a eshte e vertet ose jo? Per ta kuptuar kete duhet qe te lexojme fjalen e paster dhe te arte te Allahut te Lartesuar Kuranin Famelarte dhe theniet e te Derguarit te tij.
Moter e dashur: Fjala e pare e cila i eshte shpallur te Derguarit, paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te, eshte fjala Ikra qe d.m.th. lexo, studio, hulumto. Dhe para se te marresh pergjigjjen deshiroj qe ta pyesesh veten: A e kam lexuar Kuranin ndonjehere? Ose a e kam lexuar ndonje faqe te Kuranit? Mandej a e kam lexuar ndonje ajet nga Kurani?
Une te them se po ta kishe lexuar Kuranin do ta kishe gjetur pergjigjjen, mirepo e keqja jone eshte se ne flasim pa menduar ose me fjalet e dikujt tjeter, d.m.th. degjojme te tjeret xhahilat (injorantet) duke thene dicka me kuptim ose pa kuptim, e ne i transmetojme fjalet e tyre. Ah sikur te kishim qene keshtu te kujdesshem ne transmetimin e fjales se Allahut dhe te Derguarit te Tij. Me e madhja eshte se te thote: Keshtu thote Kurani. E ne ralitet ajo thenie nuk gjendet as ne Kuran e as ne sunnet, i hapim veshet mire ndaj fjaleve te injoranteve dhe i mbyllim ndaj fjales se Krijuesit. Allahu mos na befte prej tyre.
Moter e dashur: Tani po i pergjigjem keqkuptimit tend. Se Islami qenka fe vetem per arabet, kjo nuk eshte aspak e vertete, kete e argumentojne fjalet e Allahut. Allahu e dergoi te Derguarin e tij si meshire per mbare njerezimin dhe jo vetem per arabet, si argument kemi thenien e Allahut te Lartesuar ku thote: Ne te derguam si meshire per mbare njerezimin (El Enbija: 21) Pra, thote si meshire per mbare njerezimin dhe jo vetem per arabet.
Allahu e dergoi te Derguarin e Tij si te derguar, sihariques dhe paralajmerues per mbare njerezimin kete e argumentojne keto ajete. Allahu i Lartesur thote: Ne te kemi derguar ty per tere njerezimin, si sihariques dhe paralajmerues, por shumica e njerezve nuk e dine
Allahu i Lartesuar thote: Thuaj: O ju njerez une jam i Derguari i Allahut per te gjithe ju. (El Arfe: 158) Allahu i Lartesur thote: I Lartesuar eshte ai qe i ka shpalluar Kuranin (i cili ndan te erteten prej te pavertetes) robit te vet (Muhammedit), qe te jete paralajmerues per te gjithe boten (El Furkan: 1) Pra, qe te jete paralajmerues per te gjithe boten dhe jo vetem per arabet.
A po e kupton se Zoti eshte i te gjitheve dhe jo vetem i arabeve, Pejgamberi eshte si i derguar per mbare njerezimin dhe jo vetem per arabet, Allahu i ka krijuar dhe i ka urdherur te gjitha krijesat qe ti binden Atij dhe jo vetem arabet. Nuk i kam krijuar xhindet dhe njerzit per tjeter qellim vetem qe ato te me adhurojne Mua. (Edh Dharijat: 56)
Dhe xhennetin ua ka premtuar te gjithe atyreve qe i binden Atij. Kush ben ndonje veper te mire, qofte mashkull a femer, por duke qene besimtare, te tillet hyjne ne xhennet dhe aty shperblehen pa mase (Gafir: 40)
Ne anen tjeter te mos harrojme se 15% deri ne 20% te muslimaneve ne bote jane arab. Me shume ka musliman indian sesa arab, dhe me shume ka musliman indonesian sesa indian.
Parashtrohet pyetja: Nga kush eshte perhapur kjo thenie?
Thenia se Islami eshte fe vetem per arabet eshte perhapur nga armiqte e Islamit. Ky supozim i gabuar me gjasa eshte bazur ne faktin se shumica e muslimaneve te gjenerates se pare ishin arab, mirepo kjo nuk do te thote se feja eshte vetem per arabet se ka pasur edhe prej sahabeve qe nuk kane qene arab si p.sh. Selman El Farisi, Suhejbi. Megjithese feja e paster rrjedh nga arabet, por kjo nuk do te thote se te gjithe arabet e praktikojne Islamin, por ne prej tyre mrrim te miren dhe jo te keqen, te dobishmen dhe jo te demshmen.
Gjithashtu motra te dashura nje prej ceshtjeve qe me mundon eshte se kur keshillohen disa prej motrave per ndonje ibadet te manget qe ta plotesoje ate te pergjigjet duke thene: Une nuk jam arabe, nuk jemi ne Arabi, vendi nuk eshte i pershtatshem, ky urdher nuk shte i pershtatshem per familjen, farefisin dhe shoqerin time
etj.
Une nuk kam pare ndonje urdher qe eshte urdheruar ndryshe per arabet dhe ndyshe per jo arabet.
Po te veshtrojme me vemendje ajetet kuranore se ne cfare menyre u eshte drejtuar Allahu roberve te Tij do ta kuptojme kete ceshtje me se miri. P.sh. Allahu nuk iu drejtohet ndryshe arabeve dhe ndyshe joarabeve.
Allahu iu drejtohet krijesave ne disa ajete kuranore ku thote: O roberit e Mi
O ju te cilet keni besuar pra, nuk ju drejtohet vetem arabeve. Me keto pak fjale por qe e kane nje domethenie te madhe, besoj qe ta kesh kuptuar te verteten.
E lus Allahun e Lartesuar qe te na beje prej atyre qe e ndjekin rrugen e vertete e cila eshte e qarte si dielli, e dukshme si hena, nuk te na ngelur tjeter vetem qe ta ndjekim dhe mos te largohemi prej saj sepse eshte rruge e vetme e cila na con drejt shpetimit, lumturise, rahatise se perjetshme.
Mos lejo qe te mashtroje shejtani me theniet e injoranteve sepse do te japesh llogari diten e kijametit si dhe mos i transmeto fjalet e pabaza sepse do te behesh shkak qe dikush mos ta praktikoje urdherin e Allhut dhe te Derguarit te tij ashtu sic duhet.
Se pari keshilloj veten time e me pas ty qe ti bindesh Allahut ashtu si Ai na ka urdheruar dhe ta pasojme te Derguarin e Tij i cili eshte vula e pejgambereve, nese e deshirojme shpetimin ne kete dynja dhe ahiret. Allahu i lartesuar thote: Thuaj (o Muhammed): Nese ju e doni Allahun ejani pas Meje atehere Allahu ju do juve dhe ju fale mekatet tua! (Ali Imran: 31)
Moter e dashur: Nese e do shpetimin pasoje Kuranin dhe sunetin e te Derguarit te Allahut paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te, nese e pason kete kurre nuk do te jesh e humbur sic ka thene i Derguari i Allahut, paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te: Po le pas meje dy gjera nese kapeni pas tyre kurre nuk do te jeni te humbur e ato jane Kurani dhe suneti.
Allahu nuk ia mori shpirtin te Derguarit te Tij derisa e kumtoi te verteten, dhe ajeti i fundit i cili iu shpall ne Arafat eshte thenia e te Lartesuarit ku thote: Sot ua persosa dispozitat e fese suaj dhe ua plotesova dhuntin time ndaj jush, dhe jam i kenaqur qe feja islame te jete feja juaj. (El Maide: 3) (Sebe: 28) Dhe nuk ka thene Ne te derguam ty vetem per arabet.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 29-05-07 nė 00:45
|