Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 23-11-09, 08:08   #1
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Islami dhe Demokracia

Nuk e kam te qarte pse i vendosin te gjitha shkrimet ne nje vend. Secili shkrim eshte teme ne vete, mandej shkrimi :ISLAMI DHE POLITIKA NDĖRKOMBĖTARE eshte shkruar nga Shefqet Krasniqi e jo nga une


__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 26-11-09, 17:12   #2
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Cfare mesova

Cfare mesova


Agim JAKUPI


Mėsova se njeriu ėshtė i kufizuar nė logjik dhe sa i brishtė nga trupi...
Mėsova qė njeriu kėrkon njė fole qė tė sigurojė shpėtim...
Mėsova se njeriu eshte krijuar pėr t’u lartėsuar drejt njė ideali tė plotėsuar dhe nga njė jetė e amshuar...
Mėsova se feja ėshtė shtylla mė e madhe ku mund tė mbėshtetet njeriu e qė tė triumfojė nė luftėrat e jetės, kur tė ndeshet me shumė pengesa, kur tė ndodhet para shumė aksidenteve...
Mėsova se njeriu bėnė qėndres tė fortė kundrejt vuajtjeve dhe punėve tė pasosura...
Mėsova se njeriu pa fe, poshtėrsinė apo ēnderimin e konsideron virtyt...
Mėsova trupi i njeriut mund tė rregullohet duke ia siguruar vetes shėndetin dhe lumturinė – edhe ate :duke u ruajtur prej dėmeve e sėmundjeve qė rrezikojnė shėndetin dhe duke pėrdorur ilaēe pėr shėrim pasi tė jetė dėmtuar njė herė shėndeti...
Mėsova se njeriu mund tė jetė i lavdruar, nėse i respekton dhe ti dije shenjat qė ekzistojnė, e rruga ėshtė e mbushur me ta, por i verbėri nuk i shiqon...
Mėsova se njeriu edhe pse i shkruan ligjet, nuk i respekton ata...
Mėsova se njeriu ka njė fuqi, njė aftėsi qė e ndihmon tė dalloj tė mirėn nga e keqja...
Mėsova se njeriu haron se kjo botė ėshtė si njė gotė me helm, vrapojnė tė pijnė prej saj ata qė se dinė, e ajo pėr Zotin ėshtė vdekjeprurėse...
Mėsova se njeriu ėshtė ndėr krijesat mė tė ēmuara, ėshtė udhėheqės nė faqen e tokės...
Mėsova se njeriu ka njė ēmim, njė dinjitet e njė nder mbi krijesat e tjera, por duhet pasur kujdes se shume shpesh bie nėn ta...
Mėsova se ēdo njeri mendon se populli i tij ėshtė mė i ndershėm, si dhe feja e tij ėshtė fe e vėrtetė...
Mėsova se njeriu e kujton veten njė send tė vogėl, por ēdo gjė qė ėshtė nė rruzullin e madh ka njė shembėlltyrė edhe tek ai...
Mėsova se njeriu jeton me nje stoli, ai ėshtė turpi...
Mėsova se njeriu kur bėnė njė punė tė madhe, ate e fillon me njė hap tė vetėm...
Mėsova se njeriu ėshtė themelues i shumė civilizimeve, por edhe shkatrues i tyre...
Mėsova se njeriu nuk ėshtė krijuar kot, ai nė vete mbartė njė amanet...
Mėsova se njeriu lind pėr tė vdekur, vdes pėr t’u ringjallur, ringjallet qė tė jep llogari pėr veprat e bėra nė kėtė botė...
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-11-09, 09:17   #3
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Mbi ēėshtjen Tonė

MBI ĒĖSHTJEN TONĖ


SHKRUAN: AGIM JAKUPI

"Ai ėshtė qė krijoi vdekjen dhe jetėn, pėr t’ju provuar se cili prej jush ėshtė mė vepėrmirė. Ai ėshtė ngadhėnjyesi, mėkatfalėsi!" (Kur`an, 67: 2).

Sot gjithēka ėshtė e papėrfillshme. Shumė lėkundje dhe turbullira e kanė pėrfshirė botėn. Toka ėshtė e mbėshtjellur me errėsirė… Gjoksi i njeriut ėshtė ngushtuar… I verbėr, i shurdhėr dhe me sėmundje tė zemrės ec nė rrugėn e shembjeve. Ai ndodhet nė njė krizė tė thellė shpirtėrore. Gjėrat shikohen nga largėsisa. Ndjenja e paqes dhe sigurisė ėshtė mbėshtjellur nga frika e plasjeve sė bombave, qė bota merr tiparet e pashpirtėsisė, me nje panoramė tė zbehtė... dhunimin e njeriut. Vlerat e larta njerėzore veē mė kanė marrė trajtė tjetėr, ata po veniten. Njeriu po harron fenė, veten, Zotin. Thirrja e pejgamberėve ėshtė shndėrruar nė lojė. Historia po pėrsėritet. Mesjeta ėshtė bė realitet. Atėherė feja krishtere u shndėrrua ne fe idhujtare, ku njerėzit e fesė u larguan nga jeta e pėrditshme dhe u futėn nėpėr kisha duke ikur nga turbullirat dhe trazirat. Shumė nga ata mbanin anėn e sundimtarėve tė vendit duke i ndihmuar nė mėkat, armiqėsi dhe ngrėnie tė pasurisė sė njerėzve pa tė drejtė. Mirėpo, si atėherė edhe sot - shpresė ka, nė shpirt ka mbetur njė dritė e dobėt qė ndizet nė zemrat e disa njerėzve. Mjafton qė tė mendojmė pėr veten, si erdhėm nė kėtė jetė, a nuk do e vėrejmė se sa tė kufizuar jemi nė logjikė dhe sa i brishtė nė trup? Duhet kėrkuar fole qė ta sigurojmė shpėtimin, duhet t’u kthehemi kėshillave tė Zotit, tė kėrkojmė ndihmė dhe nga NJĖ qė ėshtė i Plotfuqishėm dhe NJĖ qė ėshtė i vetmi Pushtetar, qė tė jetojmė tė qetė.
Pastrimin e zemrės dhe pastėrtinė e shpirtit njeriu duhet ta kėrkojė dhe ta synojė ta fitojė, ashtu siē e ka sqaruar Zoti nė Librin Hyjnor. Njeriut i mjafton tė mendojė pėr vetveten, tė shikojė librin e rruzullimit qė tmerron mendjen, tė hedhė hapat nė udhėn e kėrkimit dhe tė kureshtjes, qė tė arrijė qė ta shuajė ndjenjėn e shpirtit dhe tė largohet nga ligėsia qė mos ta humbė mė rrugėn e tė bie nė humnerėn e frikshme tė skepticizmit. Ka mbetur njohja e mėnyrės me tė cilėn bėhet pastrimi i zemrės dhe qetėsia e shpirtit- ajo ėshtė dituria. E ai qė pėrgatitet pėr dituri, zemra e tyre duhet tė jenė tė pėrgatitura, ashtu siē pregaditet toka pėr mbjellje, nė mėnyrė qė ēdo mėngjes dhe mbrėmje tė kėrkoje falje Zotit…
“… E ata qė nuk pendohen, janė mizorė!” (Kur`an, 49: 11).
Zoti kur i ka pėrshkruar besimtarėt dhe besimtaret e devotshme, ata qė e ruajnė veten prej gabimeve, ka pėrmendur se prej cilėsive tė tyre ėshtė se ata bien nė mėkat, ose sė paku nuk mund t’iu ikin mėkateve tė vogla. Mirėpo, dihet se jemi krijesa qė bėjmė gabime, sepse tė kėtillė na krijoi Allahu i Lartėsuar. Pejgamberi, alejhi selam, thotė: "Tė gjithė bijtė e Ademit janė gabimtarė, por mė tė mirėt prej tyre janė ata qė pendohen!". Njeriu nė kėtė botė ėshtė vetėm njė udhėtar. Qė tė ketė sukses nė kėtė rrugė ai duhet tė bėjė sakrifica dhe tė ketė bindje tė fortė. Duhet stolisur nė shkallė tė lartė me urtėsi dhe prirje pėr vazhdimėsi tė rrugės, ngase pėr shkak tė sprovave ai mund tė heqė dorė… dhe duke gjykuar mund tė lirohet tepėr dhe tė krekoset, duke u krenuar dhe kėshtu tė humbet.
Njė poet thotė: "O ju qė kėnaqeni me tė mirat e kėsaj bote/Dijeni se ato janė kalimtare/Dhe se ėshtė marri tė mashtroheni me freski kalimtare!
Ja, pra, ēėshtja jonė ėshtė e tillė. Ndodhemi para gjendjes: tė jemi apo tė mos jemi! Ndėrkaq, thelbėsore ėshtė qė, pas gjithė kėtyre ndodhive qė na pėrcjellin, struktura e re tė mund tė pėrgatitet nė mėnyrė mė tė pėrsosur, me themel dhe nė pėrputhje me parime tė shėndosha qė burimin e kanė te Libri Hyjnor, qė janė parime tė palėkundshme. E kjo ėshtė rruga mė e mirė qė tė dilet nga kjo vorbull, me njė arsye e vetėdije tė thellė, tė themelohet bota e projektuar nga tė gjithė ne. Nė kėtė mėnyrė do tė arrijmė paqe dhe qetėsi… kjo ėshtė rruga mė e shkėlqyeshme, qė tė obligon nė bindje, respektim dhe pėrmbushje tė obligimeve ndaj Tij…qė gjoksi i njeriut tė zgjerohet, zemrat e pėrēara tė pajtohen dhe Toka e mbėshtjellur me errėsirė tė ndriēohet.

Ashtu qoftė!
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Lapsi : 30-11-09 nė 09:17
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-12-09, 18:22   #4
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Rrugetimi

Rrugetimi
Si qenie e pasjisur me ndjenja te larta, i afte per virtyte dhe i shtene pas perjetsise, nisa nje rrugetim qe doja te vije deri te e verteta. Ne shpirtin tim, me duket me i mjeri, madje, ishte e pranishme nje klime e formosuar prej idese se pavdeksise. Ky rrugetim i yni filloi me nje hap te vetem dhe levizte me nje pasion per te arritur deri te me e bukura, virtyti. Gjithnje duke ecur per arritjen e nje lartesimi shpresa e ketij rrugetimi varet prej zhvillimit dhe daljes ne shesh te dhuntive te nje Krijuesi qe e krijoi natyren. Doja ta kryej nje detyre, doja ta zbuloj dhe njoh veten dhe, ne sajet e ketij rrugetimi, te orientohem kah Zoti. Fatkeqesia ime e pare ishte mosnjohja e vetes, pra nuk e dija se cjam per cka ishte veshtire te krijoj lidhjen me Krijuesin. Duke u ballafaquar me ekzistencen dhe librin e ndodhive te mia, ne nje fare mase ndjeva nje lehtesi, ne boten time te brendshme shfaqeshin shenjat e urtesise. Kuptova, hapi im i pare i takon nje te shkuare te gjate… Sigurisht qe kerkoja nje mbeshtetje, jam nje qenie e dobet por qe mundem te zoteroje nje pushtet te jshtezakonshem, kuptohet ne sajet e mbeshtetjes te Fuqia Absolute. I lodhur nga kerkimi i se vertetes, u ula te pushoj; shiqoj kodrat, diellin i cili me ngroh, shiqoj gjithe ate qe me rrethon, ne cast me sillen ne koke mendime te shumta… Papritmas, perderisa isha ne mendime, degjova nje ze afer meje, ishte nje plak i cili me pershendeti… doja qe te cohem po ma beri me shenje qe te rri ulur. Me tha se kam nje rrugetim te gjate, te mbushur me sacrifica, me mund dhe me te papritura… U ndjeva keq, mendoja se per mua ska shpresa, por zeri i bute i tij jehoi thelle ne zemren time kur me tha se: jo vetem une, por te gjithe njerezit i percjell nje fat i tille, andaj ska vend per shqetesim, ngase njeriu eshte nje pike uji e behet lume, eshte nje molekule e behet diell qe ngrohe, eshte nje lypes e behet mbret ! Vazhdoje rrugetimin duke ecur i mbeshtetur te Zoti dhe mos u be i varur nga mohimi dhe ateizmi! Ma dha nje kurajo, jeta eshte e tille, do rrugetim te gjate e te lodhshem, kurse ne duhet te jemi nga ata qe iu bejne balle stuhive dhe shtrengimeve kohore, si dhe shpirti yn nuk duhet te drydhet as me dhimbjet e se shkuares, as me friken e se ardhmes. Per kete duhet vendosmeri, kembengulje, qendres, qe te futet ne boten shpirterore dhe ta ndricoje rrugen, qe te ec njeriu sa me lire drejt horizonteve te reja. Po vazhdoj rrugetimin, te keqes po i pergjigjem me te mire, sjelljeve te pahijshme dhe fjaleve ofenduese ndaj meje spo ua var, po kerkoje ne cdo moment ti afrohem Krijuesit tim… Nuk dua qe te bie nen pushtetin e egos, andaj po beje nje lufte te madhe me egon, kurse me te tjeret sillem bute, ngase ky rrugetim kerkon qe te tregohet vemendje se si sillemi, cfare veprime kemi qe te jem i suksesshem ne kete rruge. He pra, ne nje gjendje isha dje : te jem apo mos te jem; kurse sot dua qe te jem, edi se jam, di te vleresoj, sigurisht, sepse mirekuptimi dhe marreveshja jane, parasegjithash, nje pune logjike… Jam nje njeri me zemer dhe ndergjegje te lene ne uri, e me siguri qe dua dhe kerkoje rrugen qe do ta shuaj kete nevoje…Asnjehere nuk do te harroje se edhe gjendja e te coroditurve eshte nje ceshtje me vete dhe serioze. E ne fund u detyrova qe te gjitha ceshtjet ti trajtoj jo mes nje euforie ndjenjash dhe emocionesh, por ne kuadrin e parimeve te caktuara nga Ai i Gjithefuqishmi… I perkujtoje edhe te tjeret qe jane ne rrugetim, e nese duan qe ta perfundojne me sukses duhet qe ta riparojne ceshtjene ndergjegjes. Le te jete dashuria ime per hire te Allahut, e te tjeret le te me kuptojne si te duan, se une te gjitha i perballova, e per kete i them falenderimi i takon All-llahut Zotit te boterave.
O All-llah mos na i lako zemrat tona, pasi na i drejtove !

AGIM JAKUPI
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-12-09, 13:32   #5
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kur fjala nuk percillet me veper

Kur fjala nuk percillet me veper


” O besimdrejte, perse e flitni ate qe se veproni? O sa ju urren All-llahu kur flitni, e nuk punoni! All-llahu i don ata qe ne rrugen e Tij luftojne si beden i forte.” (Es-Saff:2-4)


Besimtari, kur e lidh nje kontrat, duhet ti permbahet te nenshkruares; kur jep premtimin, duhet ta zbatoj ate. Ajo eshte veti e besimtarit te vertete i cili gjithnje qendron pas asaj qe thote, kurse te te tjeret ai njihet si njeri i ndershem, fjala e te cilit eshte bese e forte, dhe nuk kane frike nga shkelja e saj.e kjo njeshmeri buron nga besimi, kurse e kunderta, mosmbajtja e premtimit buron nga dyfytyresia. Nje pjese e njerezish gjate gjithe jetes perpiqen per ta cuar ne vend merreveshjen e nenshkruar ne zemra, kurse nje pjes tjeter jetojne pa ditur gje per nje marreveshje te tille. Ja, ne kete pike ndahen besimtari nga hipokriti. Kurani u ben verejtje besimtareve per fjalet dhe premtimet e tyre te zbrazeta. Pohon se praktika tregon ekzistimin e distances te gjere ndermjet fjaleve dhe veprave, premtimit dhe permbushjes se tij: “ O besimdrejte, perse e thuani ate qe se veproni?” U ben verejtje per kete kontradikte ne menyren e cila permban zemerimin dhe pakenaqesin e All-llahut: “Tek All-llahu gjeja me e urrejtur dhe neveritese eshte qe ta thoni ate qe nuk e veproni.” Zbatimi i premtimit, fjales se dhene ka nevoje per dy sende, te cilat kur plotesohen te njeriu, ai e ka me lehte ta realizoj ate me te cilen eshte ngarkuar. Memoria e dobet dhe pavendosshmeria, jane pengesa serioze te kryerjes se obligimeve. Njeriu shume shpesh i nenshtrohet ndikimit te kohes, me cka te djeshmen qe e donte shume, sot nuk e do, kurse per te nesermen nuk ia ka idene si do te veproje. Kjo eshte nje reflektim i cuditshem ngase i fshin shenjat e qarta, ajo qe eshe transparente ( e Dashur) ne te humbet dhe preokupohet me risi.
Per ate njeriu duhet me ia perkujtu vetes gjerat, mos te dominojne ne te valet e harreses, ngase qendrimi ne fjalen e dhene eshte domosdoshmeri e qenies njeri dhe njohjes se vlerave njerezore!
“ Mos thuaj, premtoi, por nuk e coi ne vend premtimin! Mendo ato qe u premtuan e nuk u cuan ne vend. Mos deno kend duke thene se nuk u tregua njeri! Kujto rastet qe ti vete i le te te ikin per tu treguar njeri!
Fol po edhe vepro ne baze te asaj qe e thua se me kete e kenaq All-llahun dhe e deshmon veten se je njeri!


Agim Jakupi
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:48.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.