|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
28-01-12, 05:59
|
#1
|
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
|
Kosova pranon tė mos quhet republikė
Kosova pranon tė mos quhet republikė
Kosova dhe Serbia do tė arrijnė edhe njė marrėveshje nė fillim tė shkurtit. Lehtėsuesi i dialogut teknik Robet Cooper e ka pėrgatitur dokumentin qė do tė pėrcaktojė mėnyrėn se si Kosova do tė prezantohet nė nisma rajonale pa u penguar nga Serbia. Lajmi bėhet i ditur nga gazeta Koha Ditore.
Marrėveshja pėr tė cilėn palėt do tė takohen pėr t`u pajtuar nė fillim tė shkurtit, do tė shėnojė njė kompromis tė dhimbshėm. Qeveria e Kosovės ėshtė pajtuar qė nė rajon tė prezantohet pa Republikė. Serbia, ndonėse me shumė kundėrshtime, ka pranuar qė nė emrin me tė cilin do tė pėrfaqėsohet Kosova tė mos figurojė Rezoluta 1244 e KS tė OKB-sė.
Kryenegociatorja kosovare Edita Tahiri ka pranuar tė mėrkurėn nė njė bisedė pėr Kohėn Ditore se pala kosovare ėshtė pajtuar qė Kosova tė prezantohet nė rajon pa fjalėn Republikė.
Burimi/MapoOnline/
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
|
|
|
28-01-12, 10:27
|
#2
|
Anėtarėsuar: 25-03-08
Postime: 5,897
|
Titulli: Kosova pranon tė mos quhet republikė
VAllahi boll inati po me vjen se shkijet jane shume ma trima e patriote se ne.
Dy shkije vijne ne Kosove , pa frige shprehen se Kosova eshte djepi i serbise ,
Ndersa kjo qyqajka per mos me prish dialogun me serbine , ndoshte pranon edhe tė shprehet me fjalen Kosova e metohija .
Turp
ēfare atdhetare paska Kosova.
__________________
pause
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga premium : 28-01-12 nė 10:28
|
|
|
28-01-12, 17:15
|
#3
|
J.H.N.K.SH
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
|
Re: Kosova pranon tė mos quhet republikė
Citim:
VAllahi boll inati po me vjen se shkijet jane shume ma trima e patriote se ne.
|
se ju terbesht e gor's a?!!
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!
Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
|
|
|
28-01-12, 17:21
|
#4
|
Anėtarėsuar: 17-07-10
Postime: 4,923
|
Titulli: Kosova pranon tė mos quhet republikė
As nje shteti nuk e ka,para tavolines republika e x,y shteti,por vec emri i vendit/shtetit,nuk sho asgje te keqe,nese shkrun vec Kosova apo Kosovo.
__________________
Nga te gjithe pasionet dashuria esht me e fuqishmja.
|
|
|
28-01-12, 17:25
|
#5
|
Anėtarėsuar: 13-11-04
Vendndodhja: Midis Europes
Postime: 3,086
|
Titulli: Kosova pranon tė mos quhet republikė
Po edhe kete marifet do e pranon hashim polari a?? po tash e ka qit nje defatore per me shkue ne dasma dhe tash atij si ka met gja tjeter veq me kcy e me ju than se kosova asgje nuk humb nese e humb autonomin ather e tash asgje nuk humb nese e harron se qka eshte republik apo krahin autonome e serbis...!!!!??
kukuk mbetem tuj ba gjith jeten o milet
|
|
|
29-01-12, 07:14
|
#6
|
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
|
Re: Titulli: Kosova pranon tė mos quhet republikė
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Daglasi
As nje shteti nuk e ka,para tavolines republika e x,y shteti,por vec emri i vendit/shtetit,nuk sho asgje te keqe,nese shkrun vec Kosova apo Kosovo.
|
Daglas apo kirk.eshte mir te mbrojsh Thaēin mbase ndoshta te ka lumturuar te sigojsh kafshaten e bukes ne mos me shume ty,por me mire eshte te dish se ne tavoline nuk qendron republika po vetem emri i shtetit po qendron ne cdo dokument zyrtare ose protokolle prandaj te heqish dore nga republika kethehesh ne krahine serbe..me shnet!
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
|
|
|
29-01-12, 22:51
|
#7
|
Anėtarėsuar: 17-07-10
Postime: 4,923
|
Titulli: Re: Titulli: Kosova pranon tė mos quhet republikė
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Kercovari
Daglas apo kirk.eshte mir te mbrojsh Thaēin mbase ndoshta te ka lumturuar te sigojsh kafshaten e bukes ne mos me shume ty,por me mire eshte te dish se ne tavoline nuk qendron republika po vetem emri i shtetit po qendron ne cdo dokument zyrtare ose protokolle prandaj te heqish dore nga republika kethehesh ne krahine serbe..me shnet!
|
O i meqem  ,po pse po me kap personalisht  ,te tregoj tjera her,qe sa jetoj ne gurbet  ne dokumenta jan,e do te jen republika e Kosoves(Nato;
krahin serbe sdo te jet me kur,sa te ekziston Nato-ja,se aty e kemi Nene Shqiperi.
ps...duhesh te mendosh ma larg,kur esht ne pyetje vendi,pa marr parasysh se kush esht ne pushtet.
__________________
Nga te gjithe pasionet dashuria esht me e fuqishmja.
|
|
|
30-01-12, 02:12
|
#8
|
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
|
Titulli: Kosova pranon tė mos quhet republikė
Sovraniteti i kontestuar
Transmetuar mė 29.01.2012 15:06
Heqja e emėrtimit Republikė, nė pėrfaqėsimin ndėrkombėtar tė Kosovės, ėshtė kontestim i shtetėsisė, kompromis dhe eventurė e pacipė me vullnetin politik tė popullatės shumicė shqiptare, tė cilėt jetojnė nė trojet e veta etnike e autoktone. Ēdo lėshim i mundshėm qe cenon autorėsinė e sovranitetit tė Kosovės, ėshtė sindromi i parė i virusit pėr rrėnimin e fleksibilitetit tė shtetėsisė. Shenjat e para tė pazarit me shtetin, tashmė janė dhėnė, se cili do tė jetė ēmimi i kėsaj gare, kjo varet nga kompromisi qė patriotėt tanė mund tė bėjnė pėr sovranitetin nė shkėmbim tė pushtetit. GJND-ja nuk e mbrojti shtetėsinė tonė, pėr ta dhėnė me koncesion institucionalistėt e retarduar...
Nga Ramiz Bojaj
Atė q 137 Kosova e fitoi nė betejėn ushtarake (NATO-UĒK) kundėr Serbisė ish-pushtuese, po e humbė nė tavolinėn e bisedimeve. Lėshimet, qe Republika e Kosovės po i bėnė Serbisė fqinje nė rrugėn e integrimeve evropiane, len pėrshtypjen e pafajėsisė sė shtetit serb, pėr luftėn dhe krimet e saja kundėr popullit tonė. Nė shumė raste, vet ndėrkombėtart, janė shumė mė tė zėshėm, (kundėr praktikės milosheviqiane tė politikėbėrjes se Serbisė), se sa vet politikanėt tanė, tė cilėt mė tė puqur me pushtetin, u bėnė tė urtė e tė butė. GJND-ja, BE-ja (Gjermania zyrtare, Franca, Anglia etj.) dhe mekanizmat tjerė ndėrkombėtarė, i treguan vendin e duhur qeverisė serbe pėr integrimet (kėrkesat pėr heqje dorė nga Kosova dhe shpartallimi i bandave kriminalo-politike tė Serbisė). Por, ndryshe nga kėto, qeveria jonė e paaftė pėr qeverisje fleksibile, me koncepte tė retarduara, po e kthen sovranitetin e shtetit nė shkallėn zero tė ekzistimit. Nė kėtė kontekst rrjedh edhe fillimi i dialogut pėr vizat (njė konferencė shtypi rreth dailogut pėr vizat) dhe rruga e integrimeve ndėrkombėtare, (pa shtrirjen e plotė tė shtetėsisė nė tėrė territorin e vendit), do tė qojė nė bisedime tė reja, Kosovė-Serbi, (pėr ēėshtje tė kontestuara, sigurisht edhe territoriale). Kjo do tė thotė futje e Kosovės nė garė me kėmbėn e thyer (pa autoritet unikat nė tėrė vendin), me qėllim tė pranimit tė kompromiseve tė reja nė dėm tė shtetit tonė.
Hapi parė i zhbėrjes sė sovranitetit
Kontestimi i sovranitetit tė Kosovės (heqja e emrit Republikė) nė pėrfaqėsimet rajonale, ėshtė hapi i parė i zhbėrjes sė autorėsisė sė sovranitetit tė shtetėsisė, i cili bartė rreziqe reale pėr krijimin e minishtetit etnik sllav brenda vendit tonė (nga autonomia nė veri si fazė e parė deri nė shkėputje si fazė e vonshme). Nė fakt kjo ėshtė zhbėrje dinake e shtetėsisė. Duket se pavarėsia e mbikqyrur, po e len edhe bishtin prapa, mgase pavarėsia e plotė e Kosovės( territori), as nuk u mbikqyr kurrė nga bashkėsia ndėrkombėtare (tri komunat veriore tė Kosovės), e duket se keto, nuk do tė mbikqyren denjėsisht as nga autoritetet vendore. Tė paktėn edhe pėr njė kohė relativisht tė gjatė. Kėtė po e ndihmojnė, aventurat politike qeverisėse, pa strategji tė qartė, pa veprime konkrete dhe paaftėsi pėr tė menaxhuar tėrėsinė territoriale. Referimi si ploblem politik nė veri (dhe jo si problem i zhbėrjes sė bandave), po qon nė hapjen e dialogut tė ri nė mes tė Kosovės, Brukselit e Serbisė, pėr arritjen e njė ujdie qe do ti kėnaqte tė gjithė, me preteks tė dhėnies fund, problemit 13-vjeēar tė kėsaj pjese delikate tė territorit tonė. Nė fakt marrėveshje tė tilla do tė hapin probleme afatgjate nė mes tė dy shteteve Republikės sė Kosovės dhe Serbisė fqinje. Ēdo pėrulje e sovranitetit tė Kosovės, do ta bėnte shtetin tonė jo funksional (gjithmonė tė cėnueshėm nga fqinjėt), tė pa qėndrueshėm politikisht dhe tė atakuar ekonomikisht. Pra, ēdo tejkalim pėrtej Planit Ahtisari, nė veriun e vendit tonė, do tė thotė hapje pazar me autoritetin e shtetėsisė sė Kosovės, ose dhėnie me koncesion tė sovranitetit (ani pse nga qeveritarėt tanė quhen marrėveshje tė pėrkohshme). Duket tejet absurde koncepti i shefes sė ekipit negociator tė Kosovės,znj. Edita Tahiri, duke konfirmuar se Kosova ėshtė pajtuar qe tė prezantohet nė rajon pa fjalėn Republikė dhe me njė fusnotė. Sipas znj. Tahiri dhe kryeministrit tonė, Hashim Thaēi, njė kompromis i tillė nuk demton shtetėsinė e as sovranitetin e shtetit tė Kosovės, por, ky ėshtė vetėm njė bisht qe bėhet pėr hatėr tė Serbisė dhe atyre shteteve qė nuk e kanė njohur pavarėsinė e shtetit tonė. Por, nuk e kam tė qartė se ēfarė do tu thonė qeveritarėt tanė atyre shteteve qė na kanė njohur, si tė pavarur e sovran, me emėrtimin Republika e Kosovės!
Aventurat me shtetėsinė
Nėse realisht Kosova nuk humb asgjė nga sovraniteti (me fusnotėn nė bisht), atėherė pėrse nuk prezantohemi me variantin e parė, Republika e Kosovės. Zonja jonė e madhe, Edita Tahiri na del edhe e menēur kur thotė se ajo ka hedhur poshtė insistimin e palės serbe pėr pėrfaqėsim tė Kosovės, sipas Rezolutės 12 44. Kjo na jep tė kuptojmė se vetėm 1244 qenka e tejshkuar, ndėrsa pėrfaqėsimi i Kosovės, pa emrin Republikė qenka realitet! Kjo deshmon se proklamimi i gjertanishėm i znj. Tahiri se kjo pėrfaqėson dialogun teknik nė mes tė Kosovės dhe Serbisė, na del gėnjeshtėr e kulluar. Nėse dialog teknik ėshtė edhe heqja e emėrtimit tė Republikės, atėherė edhe dhėnia me koncesion e territoreve qenka problem teknik. Si zgjidhje tjetėr kompromisi, po kaq absurde, znj. Tahiri shtron idenė e re, qe si shėmbull precedent tė merret rasti i Maqedonisė me Greqinė (kontesti pėr emrin). Pothuajse, Maqedonia dhe Greqia, kanė bėrė mrekulli nė raport tė ndėrjellėt. Me kėtė hidhen poshtė tė gjitha teoritė qė e mbronin parimin e shtetit tonė, se Kosova ėshtė rast sui generis. Vet shtrimi i tezės sė problemit nė fjalė, ėshtė koncept tejet i turbullt, i palogjikshėm dhe i quditshėm, ngase Greqia e konteston vetėm emėrtimin Maqedoni, ndėrsa Serbia nuk e konteston emrin Kosovė, por e konteskton shtetėsinė, pavarėsinė dhe sovranitetin, me tendencė territoriale (bllokimi i rrugėve dhe menaxhimi i bandave nė veri nga Serbia). Ne nuk pranojmė pėrfaqėsimin e Republikės sė Kosovės nė bashkėpunimet rajonale sipas rezolutes 12 44, sepse kjo ėshtė tashmė e tejkaluar si nė kuptimin juridik, ashtu edhe nė atė politik. Ne mendojmė qė Kosova duhet tė pėrfaqėsohet si shtet ku mund tė ketė njė fusnotė tė modelit tė Maqedonisė. Pėrse znj. Tahiti nuk merr ndonjė shembull mė tė mirė, psh. krijimin e raporteve tė Serbisė me Kroacinė, Slloveninė, ose me Maqedoninė a Malin e Zi. Realitete kėto, tė cilat i kontestonte nė fillim, por mė vonė i njohu shtėtėsinė. Kam vetėm njė sugjerim pėr znj. Tahiri: shteti bėhet pėr tu pėrfaqėsuar nė instanca ndėrkombėtare, e jo pėr ti hedhur valle a pėr ti kėnduar kėngė patriotike.
Mbyllja e pavarėsisė me bishtin prapa
Heqja e emėrtimit tė Republikės, shemb imazhin shtetėror tė Kosovės, dhe kthen nė pikėn zero, kredibilitetin e gjertanishėm si njė vend i pavarur, i qendrueshėm dhe funksional. Me njė fjalė Kosovės nuk i duhet kurrfarė pėrfaqėsimi nė nisma rajonale dhe ndėrkombėtare, nėse detyrohet tė heqė dorė nga Republika. Me la pėrshtypje, koncepti i ish-ministrit tė Punėve tė Jashtme, Skėnder Hysenit, duke shprehur drojėn se Kosova do tė shndėrrohet nė njė Palestinė tė dytė, nėse pala vendėse pranon tė hyjė nė koncesione pėr shtetėsinė e saj. Fusnota, betonon njohjet e mėtejme tė shtetit tė Kosovės. Bota do tė mėsohet me Kosovėn si njė shtet qė ka status gjysmak. Prandaj, Kosova nuk guxon tė pranojė asnjė zgjidhje gjysmake. Pėrpos qeverisė sonė, tė gjitha institutet, OJQ-tė, etj., shprehin dronė e tyre pėr heqjen e emėrtimit Republikė, nė pėrfaqėsimin ndėrkombėtar tė Kosovės. Njėherėsh ky koncept ėshtė vlerėsuar si lojė me shtetėsinė dhe sovranitetin e Kosovės. Deputeti i VV, Visar Ymeri, thekson se ky veprim ėshtė kontestim i Republikės sė Kosovės. Natyrisht qė ėshtė kthim prapa dhe e konteston Republikėn. Republikė duhet tė jesh ndaj secilit dhe ēdo gjėje. Nėse je, je, po nėse nuk je, nuk je. Nuk ka gjysmė Republikė, apo gjysmė pavarėsi. Nuk ka pavarėsi tė shpallur tash e tė realizuar nė tė ardhmen. Veprimet kryeneqe dhe pa koncepte tė qarta tė QK-sė, po dėmtojnė tej mase profilin shtetėror tė Kosovės. Kėtė bindje e forcon edhe z. Behlul Beqaj, kur thotė se kompromiset e kryeministrit Thaēi, po rrezikojnė interesat tona kombėtare e shtetėrore. Kryeministri Thaqi, me veprimet e tija, qe njė kohė tė gjatė ėshtė nė kundėrshtim me vetė kushtetutėn, dhe shkon nė vazhdėn e rrezikimit tė interesave kombėtare e shtetėrore. Por, pėr kryeministrin tonė, Hashim Thaqi, heqja e emrit Republikė nė pėrfaqėsimin ndėrkombėtar tė Kosovės, pėrsėri mbetet prezantim dinjitoz i shtetit tonė, respektim tė autoritetit shtetėror dhe vet Kushtetutės. Marrėveshja nėnkupton respektimin e plotė tė sovranitetit, integritetit territorial, tė Kushtetutės dhe ligjeve tė Kosovės. Duket se kryeministrin tonė e impresionon mbyllja e mbikqyrjes sė pavarėsisė nga ndėrkombėtarėt, por jo edhe izolimi i Kosovės (regjimi i vizave pėr kosovarėt), as cenimi i shtetėsisė e as referendumi serb pėr pavarėsinė pjesės veriore tė vendit tonė. Viti 2012 do tė jetė viti i Kosovės evropiane, viti i pėrmbylljes sė pavarėsisė sė mbikėqyrur, viti i fillimit tė funksionimit real tė pavarėsisė sė plotė tė shtetit tė Kosovės. Mbyllja e pavarėsisė me bishtin prapa! Qeveria e Kosovės duhet tė bėjė gjithēka pėr tė pamundėsuar mbajtjen e zgjedhjeve lokale tė Serbisė nė territorin e vendit. Ndryshe, zgjedhjet serbe janė provokim i rėndė, me pasoja tejet tė rrezikshme pėr institucionet tona dhe atentat politik kundėr shtetit tė Kosovės. Shtetit tė Kosovės, i duhet angazhim imediat dhe strategji e kthjellėt pėr mbrojtjen e asaj qe e kemi arritur gjer mė sot (sovranitetin dhe shtetėsinė), pėr tė vazhduar rrugėn e integrimeve evropiane e Euro-atlantike. Nė tė kundėrtėn, Kosova mund tė rreshqasė nė kthim nė shkallėn zero tė eksistencės sė shtetėsisė sė saj, nė kontekst tė tė cilit mund tė hapen teori tė reja tė ndarjes sė Kosovės, nėse jo nė formėn juridike, nė atė faktike gjithsesi. Paaftėsitė pėr politikėbėrje fleksibile, nuk mund tė justifikojnė hedhjen e fajit tek ndėrkombėtaret, sepse sa mė shumė qe jemi sovran aq mė shumė jemi edhe pėrgjegjės pėr shtetin dhe sovranitetin. Heqja e emėrtimit Republikė, nė pėrfaqėsimin ndėrkombėtar tė Kosovės, ėshtė kontestim i shtetėsisė, kompromis dhe eventurė e pacipė me vullnetin politik tė popullatės shumicė shqiptare, tė cilėt jetojnė nė trojet e veta etnike e autoktone. Ēdo lėshim i mundshėm qe cenon autorėsinė e sovranitetit tė Kosovės, ėshtė sindromi i parė i virusit pėr rrėnimin e fleksibilitetit tė shtetėsisė. Shenjat e para tė pazarit me shtetin, tashmė janė dhėnė, se cili do tė jetė ēmimi i kėsaj gare, kjo varet nga komprimisi qe patriotėt tanė mund tė bėjnė pėr sovranitetin nė shkėmbim tė pushtetit. GJND-ja nuk e mbrojti shtetėsinė tonė, pėr ta dhėnė me koncesion institucionalistėt e retarduar. Se ku do ta ndalin degjenerimin e shtetėsisė pinjollėt e papėrgjegjshėm, njė Zot e di?!
*Autori ėshtė publicist dhe drejtor pėr marrėdhėniet me publikun nė Institutin pėr Hulumtime dhe Analiza tė Politikave Ekonomike.
|
|
|
30-01-12, 05:54
|
#9
|
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
|
Re: Titulli: Re: Titulli: Kosova pranon tė mos quhet republikė
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Daglasi
O i meqem  ,po pse po me kap personalisht  ,te tregoj tjera her,qe sa jetoj ne gurbet  ne dokumenta jan,e do te jen republika e Kosoves(Nato;
krahin serbe sdo te jet me kur,sa te ekziston Nato-ja,se aty e kemi Nene Shqiperi.
ps...duhesh te mendosh ma larg,kur esht ne pyetje vendi,pa marr parasysh se kush esht ne pushtet.
|
Te kap personalisht se nuk me pelqen njeanshmeria sepse interesat e kombit nuk jan te njeanshem dhe nuk duhet te ushtrohen si te tille.Nese ne asnje dokument nderkombetare nuk figuron Republika e Kosoves, athere cfar krijese eshte kjo?
Sa i perket menqurise nuk jam i menqur po s`le askush te me marre per budalla sespe per shtetesine e Kosoves jemi flijuar te gjithe e ne fund nje avantuarier te na rrenoje te gjithe ate mund moral fizik dhe ekonomik per "Kosova Republike"eshte i parnueshem dhe denohet me vdekje!
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
|
|
|
29-01-12, 07:17
|
#10
|
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
|
Re: Kosova pranon tė mos quhet republikė
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga sherri
se ju terbesht e gor's a?!!
|
Jo bre ..si ju gabelt e vranjes..me sheshirat nje metre dhe me "kerpimo lonce i poklopce"hahahahah
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
|
|
|
29-01-12, 08:16
|
#11
|
Anėtarėsuar: 16-05-05
Postime: 6,480
|
Titulli: Kosova pranon tė mos quhet republikė
Gjermania, shtet i fuqishėm ekonomik dhe ushtarak, nė tė gjitha konferencat ndėrkombėtare nuk e ka pėrpara tė shėnuar
Bundes Republik Deutschland
por e ka
Germany
Ēka tash ju qė qaraveshni?
.
__________________
Te jesh i Sinqert,do te thote:
Edhe shokun me te ngusht,
duhet ta kritikosh
---kur e ka keq----
|
|
|
29-01-12, 10:17
|
#12
|
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,493
|
Titulli: Kosova pranon tė mos quhet republikė
ohaaaa,
sjam ktu.
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
|
|
|
29-01-12, 10:27
|
#13
|
Anėtarėsuar: 16-05-05
Postime: 6,480
|
Titulli: Kosova pranon tė mos quhet republikė
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga murrizi
ohaaaa,
sjam ktu.
|
ohaaa, a na prune cugare, ēkepi do qaty
.
__________________
Te jesh i Sinqert,do te thote:
Edhe shokun me te ngusht,
duhet ta kritikosh
---kur e ka keq----
|
|
|
29-01-12, 16:44
|
#14
|
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
|
Re: Titulli: Kosova pranon tė mos quhet republikė
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Artisti
Gjermania, shtet i fuqishėm ekonomik dhe ushtarak, nė tė gjitha konferencat ndėrkombėtare nuk e ka pėrpara tė shėnuar
Bundes Republik Deutschland
por e ka
Germany
Ēka tash ju qė qaraveshni?
.
|
Nė ēdo dokument qė nga ciladoqoft konferencė del thuhet-Bundes Republik Deutschland.dhe ...etc..nese nuk figuron nė tavolinė,e tu Kosoves tende i mohohet e drejta nė asnjė doku.te mos figurojė Republika e Kosovės,dhe kjo do te u qaravesh te gjithve si duket.Menqurin e ju disave ketu e kan testuar serbet qe moti,kushedi,ndoshta u pelqen me mire nen serbi..dhe e paqshi ua rujt Zoti me te madhe,,,edhe ashtu edhe ashtu sjeni askund per te mbare..
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
|
|
|
06-02-12, 15:04
|
#15
|
Anėtarėsuar: 16-05-05
Postime: 6,480
|
Titulli: Kosova pranon tė mos quhet republikė
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Artisti
Gjermania, shtet i fuqishėm ekonomik dhe ushtarak, nė tė gjitha konferencat ndėrkombėtare nuk e ka pėrpara tė shėnuar
Bundes Republik Deutschland
por e ka
Germany
Ēka tash ju qė qaraveshni?
.
|
Reichel: VV kopsht politik i fėmijėve
Ambasadori i Gjermanisė nė vendin tonė, Ernst Reichel ka dalė me njė deklaratė pas aktiviteteve tė fundit tė Lėvizjes Vetėvendosje lidhur me emėrtimin e Kosovės nė nismat rajonale...
.Postuar: 11:47:53 / 06.02.2012 RTK
Nė deklaratėn e ambasadorit gjerman thuhet: “Kampanja mė e re e Vetėvendosjes mbi emėrtimin “Republika e Kosovės”, e cila thotė se pėrdorimi i ēfarėdo emėrtimi tjetėr do tė ishte nė kundėrshtim me kushtetutėn dhe njėherit tradhėti e lartė, nuk ėshtė gjė tjetėr veē kopsht politik i fėmijėve. Nė BE, OSBE, OKB dhe nė instanca tjera ndėrkombėtare delegacioni gjerman zakonisht ėshtė i ulur prapa shenjės “Gjermania” dhe jo “Republika Federale e Gjermanisė”. Kjo sipas ambasadorit gjerman vlenė pėr shembull edhe pėr “Republikėn e Francės” apo “Mbretėrinė e Holandės”, ose pothuajse pėr tė gjitha shtetet. Nuk ka arsye pse kjo tė jetė ndryshe nė rastin e Kosovės.” thuhet nė fund tė deklaratės.
Shih ti qysh mė paska kopjue!!!
Ah nime pėr Kosovėn duhet krejt Bota me bė njė pėrjashtim.
Se din Bota qė me prek emrin e Republikės sė Kosovės tranohet Kerēovari se e don shumė Kosovėn asi Republikėn e Kosovės.
Ani dėgjova se edhe Thaēi kish pasė thėnė qė nuk e hjek me asnjė ēmim nocionin Republik!!!
EEE voglushi i zanave.
.
__________________
Te jesh i Sinqert,do te thote:
Edhe shokun me te ngusht,
duhet ta kritikosh
---kur e ka keq----
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Artisti : 06-02-12 nė 15:05
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:06.
|
|