|
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj. |
14-07-09, 15:22
|
#496
|
Banned
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Beogradi po mendon pėr njohjen e Kosovės
Kryeministri Hashim Thaēi ka deklaruar tė martėn se Beogradi ka filluar tė mendojė pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.
E martė, 14 Korrik 2009 14:26
Thaēi ka thėnė se deri tė ky pėrfundim ka ardhur gjatė disa bisedave interne me liderėt politikė tė Beogradit duke mos dashur tė pėrmend emra konkret.
"Mendoj se keni filluar t'i shihni shenjat e para tė Beogradit. Nuk dėshiroj qė me deklaratat e mia tė prishė atė vullnet tė Beogradit", ka thėnė kryeministri Thaēi gjatė njė takimi me gazetarėt nga Beogradi, tė cilėt po qėndrojnė nė Kosovė me njė organizim tė bėrė nga misioni EULEX.
Duke folur pėr aktakuzat ndaj shqiptarėve qė janė ngritur nė Serbi, dhe nė fletė-arrestet e Interpolit Thaēi ka thėnė se, njė politikė e tillė ėshtė pėr keqardhje. "Pėr Beogradin ėshtė mė mirė qė tė merret me ardhmėrinė evropiane tė vendit, sesa me aktakuza qė tė gjithėve u duken qesharake", ka thėnė ai, transmeton Beta.
|
|
|
14-07-09, 15:22
|
#497
|
Banned
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Schilling: Vizat pėr Serbinė, turpi mė i madh i BE-sė
Ish-pėrfaqėsuesi i lartė pėr Bosnjėn, Christian Schwarz Schilling ka kritikuar BE-nė lidhur me pėrjashtimin e Bosnjės dhe Kosovės nga procesi i liberalizimit tė vizave.
E martė, 14 Korrik 2009 12:56
Nė njė intervistė pėr gazetėn gjermane Bild, Schiling shprehet se "heqja e vizave pėr Serbinė ėshtė turpi mė i madh i BE-sė deri tani. Me kėtė veprim BE-ja po shpėrblen vrasėsit e Srebrenicės, qė kryen gjenocidin mė tė rėndė pas Luftės II Botėrore nė Evropė".
Schwarz Schilling ka mbajtur vazhdimisht njė qėndrim parimor edhe ndaj Kosovės. Nė vitin 1992, ai kishte dhėnė dorėheqje nga posti i ministrit tė atėhershėm tė Telekomunikacionit, sepse nuk ishte pajtuar me politikėn qė qeveria gjermane ndiqte atė kohė ndaj Ballkanit.
"Bashkimi Evropian po bėn njė gabim tė rėndė politik qė me njė arsyetim gjoja 'teknik' po lė jashtė procesit tė liberalizimit tė vizave Bosnjė-Hercegovinėn dhe Kosovėn, mbijetesa e tė cilave ėshtė siguruar pėrmes sulmeve ushtarake tė NATO-s", ka theksuar Schilling.
"Ky hap i Brukselit ėshtė i vėrtet i pabesueshėm", tha Christian Schvarc Schilling nė intervistėn pėr gazetėn gjermane Bild.
"Nė Bosnjė, Serbia kreu gjenocidin mė tė madh nė Evropė qė nga Lufta II Botėrore duke vrarė e masakruar qindra mijėra civilė tė pafajshėm. Dhe pikėrisht tani kur po shėnohet pėrvjetori i 14-tė i masakrės sė Srebrenicės, Bashkimi Evropian lajmėron se serbėt do tė kenė tė drejtė lėvizjeje tė lirė nėpėr tė gjithė Evropėn, dhe kjo nuk ndodh pėr qytetarėt e Bosnjė-Hercegovinės dhe Kosovės", shtoi Schilling. /rtk/
|
|
|
14-07-09, 15:23
|
#498
|
Banned
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Zbulohen emrat, ja kush do jenė ministrat e qeverisė sė re nė Shqipėri
Sali Berisha kryeministėr, Lulzim Basha zėvėndės i tij, Jozefina Topalli ministre e Jashtme dhe Ilir Meta kryetar i Kuvendit.
E martė, 14 Korrik 2009 11:04
Katėr ministritė qė do tė marrė LSI-ja dhe kush do tė jenė ministrat e rinj tė PD-sė dhe ata qė largohen.
"Komandanti" i kabinetit tė ri ekzekutiv do tė jetė kreu i PD-sė, Sali Berisha. Dhe mėsohet qė zėvendėskryeministėr do tė bėhet ish-ministri i Jashtėm, Lulzim Basha.
Ndėrkohė qė katėr portofola ministrorė t' marrė Lėvizja Socialiste pėr Integrim, e cila do tė qeverisė bashkė me Partinė Demokratike.
Kėshtu, nė krye tė Ministrisė sė Integrimit pritet tė jetė pėrfaqėsuesi i LSI-sė, Edmond Haxhinasto; ministėr i Shėndetėsisė, Petrit Vasili; ministėr i Energjetikės, Dritan Prifti; dhe nė krye tė Ministrisė sė Brendshme do tė vihet Sokol Dervishaj.
Ndėrkaq, qė ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, do tė udhėheqė Ministrinė e Jashtme, pasi nė vendin e saj do tė jetė kreu i LSI-sė, Ilir Meta.
Tek Ministria e Financave, Ekonomisė, Bujqėsisė dhe Transporteve nuk do tė ketė ndryshime, nė krye tė tyre do tė jenė tė njėjtėt ministra qė janė nė qeverinė aktuale.
Ndryshimet
Duket se kabineti i ri qeveritar do tė ketė shumė ndryshime si nė pėrbėrje ashtu edhe nė format. Kėshtu, disa ministri janė ndarė pėr tė formuar dy ministri tė ndryshme. Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve ėshtė ndarė nė Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve me nė krye Majlinda Bregun, si edhe nė Ministrinė e Turizmit me nė krye Albana Vokshin.
Gjithashtu edhe Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės do tė ndahet nė Ministrinė e Ekonomisė me nė krye Genc Rulin dhe nė Ministrinė e Energjetikės tė kryesuar nga Dritan Prifti.
Nė krye tė Ministrisė sė Mbrojtjes pritet tė jetė Genc Pollo, i cili do tė zėrė vendin Gazmend Oketės dhe nė Ministria e Arsimit pritet t'i jepet Myqerem Tafajt, njė nga kėshilltarėt e Berishės pėr arsimin.
Ministėr i Punės dhe i Shanseve tė Barabarta pritet tė jetė Spiro Ksera dhe ministėr Mjedisi, Fatmir Mediu. Ndėrkohė qė Ilir Rusmali do t'i rikthehet sėrish Ministrisė sė Drejtėsisė. /Tirana Observer/
|
|
|
14-07-09, 15:24
|
#499
|
Banned
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Prostitucioni po lulėzon
KMDLNJ sugjeron legalizimin e shtėpive publike!
E martė, 14 Korrik 2009 10:16
Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Mitrovica janė qytetet mė aktive nė organizimin e prostitucionit. Ky ėshtė vlerėsimi i njė raporti tė Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut (KMDLNJ) me seli nė Prishtinė.
Sipas kėtij dokumenti tė publikuar tė hėnėn, trafikimi me qenie njerėzore nė Kosovė, gjatė viteve tė fundit ka marrė pėrmasa tejet shqetėsuese.
Hulumtimet e KMDLNJ-sė tregojnė se viktimat janė kryesisht tė moshės madhore, por ka mjaft tė tjera tė moshės jomadhore. "Mosha e tyre sillet prej 14 deri nė 50 vjeē", thuhet nė kėtė raport.
Megjithėkėtė, ky kėshill sqaron se nuk kanė mundur tė sigurojnė shifra tė sakta pėr numrin e femrave qė "tregtohen". "Ne kemi kontaktuar me gjykatat e Qarkut dhe aty kemi marrė tė dhėna se gjendja ėshtė alarmante dhe nuk po punohet sa duhet nga ana e policisė pėr hulumtimin e kėtyre rasteve", thuhet nė raportin e kėtij kėshilli.
Sipas kėtij hulumtimi, nė gjykata janė ngritur shumė padi penale dhe janė mbajtur gjykime kundėr njerėzve tė pandėrgjegjshėm qė merren me kėtė lloj krimi tė shėmtuar, por kjo nuk mjafton.
Hulumtimi i KMDLNJ-sė bėn tė ditur pėr punėn e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme nė bashkėpunim me Policinė e Kosovės, ku tregohet se kėto dy institucione, nė orė tė vona tė natės, herė pas here kanė ndėrmarrė aksione pėr kontrollimin e lokaleve tė dyshimta.
"Me kėtė rast ata kanė hasur nė shumė femra tė trafikuara nga Moldavia, Ukraina, Bullgaria, por edhe nga Kosova dhe Shqipėria, tė cilat kanė pretenduar se janė kameriere apo valltare, ndėrsa nė fakt kanė shėrbyer si 'mish i bardhė', thuhet nė dokument.
Raporti tregon se nė bashkėpunim me inspeksionin e tregut dhe atė sanitar, disa prej kėtyre lokaleve janė mbyllur.
Nė bazė tė hulumtimeve dhe nė bazė tė tė dhėnave tė Policisė sė Kosovės, KMDLNJ-ja tregon se janė identifikuar dhe analizuar gjithsej 16 raste tė vėzhgimit, 7 operacione tė fshehura, 21 raste tė operacioneve me njėsitė e tjera policore dhe 4 raste tė operacioneve me inspektorė komunalė.
Pas kėsaj janė mbyllur 18 lokale, ku supozohet se ėshtė ushtruar prostitucioni, ndėrsa janė arrestuar 24 persona, prej tė cilave 14 janė kosovarė, 5 ukrainase, 3 bullgare, njė nga Shqipėria, 1 moldave dhe njė nga Serbia (shqiptare).
"Janė identifikuar 6 viktima, prej tė cilave 4 janė kosovare, 1 moldave dhe njė shtetase e Shqipėrisė. Nga organet e hetuesisė janė duke u trajtuar 10 raste", shkruan mė tej nė raport.
Ky kėshill nė fund tė raportit sugjeron se masa mė efikase nė parandalimin e pėrshkallėzimit tė kėtij fenomeni, ėshtė legalizimi i shtėpive publike.
Sipas KMDLNJ-sė, praktika e legalizimit tė shtėpive publike, praktikohet edhe nė shtetet me demokraci tė zhvilluar, ku tė drejtat e njeriut respektohen nė masė tė madhe. /express/
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Dani11 : 14-07-09 nė 15:24
|
|
|
14-07-09, 19:06
|
#500
|
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Kermabo thotė se Kosova ėshtė territor unik doganor
Shefi i EULEX-it, Iv de Kermabon, ka deklaruar sot se hapi i ardhshėm i kėtij misioni mund tė jetė vendosja e doganave nė vendkalimet nė pjesėn veriore tė Kosovės. Sipas tij nė pikat doganore 1 dhe 31 nuk bėhet pagesa e doganės, por dogana do tė mund tė ishte hapi i ardhshėm, pasi tė gjenden zgjidhje tė caktuara politike.
Kermabo iu tha gazetarėve tė mediave beogradase, tė cilat po e vizitojnė Kosovėn, se sipas rezolutės 1244 Kosova ėshtė territor unik doganor dhe pėr kėtė arsye EULEX-i po pėrpiqet qė, nė kėto pika, ta kthejė gjendjen qė ishte para shpalljes sė pavarėsisė. Kermabon tha se Beogradi pajtohet me kėtė gjė.
RTK
Komisioni Evropian nesėr propozon futjen e Kosovės nė listėn negative tė Schengenit
Komisioni Evropian do propozojė nesėr futjen e Kosovės nė listėn negative tė Schengenit, pasi qė me Kosovėn deri mė tani nuk ka patur dialog pėr liberalizim tė vizave. Kjo qėndron nė dokumentin qė pėrmban propozimet e Komisionit lidhur me regjimin e vizave nė rajon, i cili do zbardhet ditėn e nesėrme. Lista negative, ndryshe nėnkupton grupin e atyre shteteve qė kanė regjim tė vizave me shtetet e Evropės perėndimore.
Ky propozim i Komisionit Evropian po bėhet pavarėsisht nga fakti se jo tė gjitha vendet e BE-sė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, e as pasaportat e shtetit, andaj edhe nė dokument figuron se Kosova ėshtė nėn rezolutėn 1244 dhe nuk ka paragjykim tė statusit.
Komisioneri evropian pėr zgjerim Olli Rehn dhe ai pėr ēėshtje tė brendshme dhe drejtėsi Jaques Barrot, do e publikojnė nesėr propozimin zyrtar se cilat shtete meritojnė qė tė hyjnė nė tė ashtuquajturin Shengen tė bardhė.
Sipas dokumentit nė fjalė, komisioni do ti propozojė Kėshillit tė ministrave qė tė heqė regjimin e vizave pėr Maqedoninė, Malin e Zi dhe Serbinė. E vetmja ėshtė Maqedonia ajo qė i ka tė gjitha kushtet e nevojshme tė pėrmbushura pėr kėtė proces, ndėrsa Mali i Zi duhet ti pėrmbushė edhe 3 kritere, ndėrsa Serbia edhe 4 nėse dėshirojnė qė Kėshilli i ministrave tė konfirmojė liberalizimin e regjimit tė vizave pėr kėto dy vende.
Mali i Zi dhe Serbia kanė afat deri nė vjeshtė nėse mėtojnė qė kjo tė konfirmohet me datėn 30 nėntor.
Regjimi i ri i vizave do duhej tė hyjė nė fuqi mė 1 janar tė vitit 2010 dhe kjo do vlejė vetėm pėr ata qytetarė qė posedojnė pasaporta biometrike tė kėtyre tri shteteve.
Banorėt e Kosovės qė posedojnė pasaportė biometrike serbe nuk do ta gėzojnė regjimin e udhėtimit pa viza dhe kjo do konfirmohet nesėr, ku dokumenti pėrfshinė edhe fusnotėn nė lidhje me kėtė ēėshtje.
Nė procesin e liberalizimit tė vizave janė edhe Shqipėria dhe Bosnja e Hercegovina, por asnjėra nuk ka pėrmbushur kriteret e domosdoshme pėr tė bėrė pjesė nė valėn e parė tė liberalizimit tė vizave tė shteteve tė Ballkanit perėndimor.
RTK
Federalistėt e rinj Evropianė: Shengen, pėrēahet rajoni
Plani i BE pėr tė liberalizuar vizat pėr Maqedoninė, Serbinė e Malin e Zi, konsiderohet si anti mysliman nga grupimi politik Federalistėt e rinj Evropianė. Ky plan ndėshkon myslimanėt e Bosnjės e Kosovės. Ndėrkohė qė diplomatėt i tremben fluksit tė emigrimeve nga shqiptarėt e Kosovės dhe tė Shqipėrisė.
BRUKSEL- Plani i Bashkimit Europian pėr tė liberalizuar vizat pėr qytetarėt e Maqedonisė, Serbisė dhe Malit tė Zi konsiderohet si anti mysliman. Sipas lėvizjes sė Federalistėve tė rinj Europian, njė grupim politik pro Europian, futja nė zonėn Shengen e kėtyre shteteve ballkanike krijon njė ndarje tė re, dhe padrejtėsisht ndėshkon qytetarėt myslimanė tė Bosnjes e Kosovės.
Komisioni Europian njofton pikėrisht me 14 korrik shtetet qė do pėrfitojnė liberalizim vizash nė fund tė 2009, ku Shqipėria, Bosnje Hercegovina dhe Kosova nuk janė nė listėn e bardhė. Duke folur pėr agjencinė e lajmeve Euroaktiov, sekretari i pėrgjithshėm i Federalistėve tė rinj evropian Peter Matjasic, thotė se ky liberalizim vizash interpretohet nga popujt e kėtyre vendeve si anti mysliman.
I veēantė ėshtė rasti i Bosnjės, ku serbėt e Bosnjės dhe kroatėt e Bosnjės kanė shtetėsi dyfishe dhe do u jepen viza falas pasi kanė pasaporta serbe, ndėrsa myslimanėt e Bosnjes nuk pėrfitojnė. Po kėshtu nuk pėrfitojnė tė gjithė qytetarėt e Kosovės dhe shqiptarėt e Shqipėrisė.
Kosova ėshtė jashtė skemės pasi pesė vende anėtare tė BE-sė nuk e kanė njohur ende Kosovėn. Shumė kosovare aplikuan pėr pasaporta biometrike serbe, por Komisioni Europian nxori urdhėr tė veēantė qė shtetasit e Kosovės nuk do pėrfitojnė nga ky liberalizim.
Por pavarėsisht kėtyre analizave, lėvizja e Federalistėve tė rinj europiane deklaron se skema e liberalizimit tė vizave ndėshkon vetėm popullsinė myslimane tė Ballkanit. Arsyeja qė japin diplomatėt europiane pėr pėrjashtimin e njė pjese tė Ballkanit nga skema e vizave falas ėshtė se i tremben njė emigrimi masiv tė shqiptarėve, veēanėrisht nga Kosova e varfėr, por edhe nga Shqipėria.
Balkanweb
FMN kritika tė ashpra nė adresė tė qeverisė kosovare
Pak ditė para pranimit zyrtar, Fondi Monetar Ndėrkombėtar ka pėrpiluar njė dokument pėr Kosovėn, nė tė cilėn drejton kritika tė shumta pėr mėnyrėn e menaxhimit tė parave nga ana e qeverisė kosovare. FMN thotė se buxheti i kėtij viti ėshtė parashikuar nė pritje jorealiste tė Qeverisė qė do tė kthehet huaja qė i ėshtė dhėnė KEK-ut nga buxheti i Kosovės.
Mirėpo, nisja e privatizimit tė kėsaj kompanie publike, dhe vonesat nė kėtė proces mund tė bėjnė qė edhe kthimi i kredisė tė vonohet. Nė pėrgjithėsi, FMN ka paraparė rreziqe fiskale si pasojė e rritjes sė shpenzimeve nga ana e qeverisė sė Kosovės nė masėn 39 %.
Nė kundėrshtim me rekomandimet e Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave, disa ministri kanė kėrkuar para shtesė nėn Rishikimin e Buxhetit pėr mesin e vitit, dhe qeveria tash po e shqyrton mundėsinė e rritjes sė shpenzimeve pėr 1 ½ tė GDP-sė nė kėtė vit, thuhet nė raport.
FMN thotė se asnjė rritje nuk bėn tė ndodhė, sepse do ti vinte nė pikėpyetje politikat e pėrgjithshme tė shpenzimeve tė qeverisė dhe do tė pėrbėnte njė precedent tė rrezikshėm pėr pėrgatitjet e buxhetit pėr vitin 2010. Nė kuadėr tė rreziqeve fiskale, FMN thotė se gjendja e mjerueshme e KEK-ut mund tė rezultojė e kushtueshme, pasi qė mund tė ketė nevojė pėr mė shumė import tė energjisė elektrike.
Gjithashtu shpenzimet dhe financimi i autostardės qė do tė lidhė Kosovėn me Shqipėrinė, nuk janė vlerėsuar sa duhet, sikurse edhe rreziqet pėr pėrkushtimet e qeverisė nė projekte tė ardhshme.
Ministri i Transportit, Fatmir Limaj para do kohe e ka pranuar se qeveria nuk e ka idenė se ku do ti sigurojė paratė pėr ndėrtimin e autostradės Vėrmicė-Merdare.
Njė tjetėr pikė e rėndėsishme e raportit, i bėn thirrje qeverisė Thaēi qė tė mos bėjė thirrje pėr rritjen e pagave para zgjedhjeve lokale tė 15 nėntorit. Nė disa takime me arsimtarė nė shumė komuna kosovare, kryeministri Thaēi ka folur pėr rritjen e pagave tė kėsaj shtrese tė shoqėrisė.
Njė tjetėr kritikė e organizatės ndėrkombėtare financiare ka tė bėjė me miratimin e ligjeve dhe dokumenteve tė politikave pa i marrė parasysh shpenzimet dhe konsistencėn e prioriteteve tė qeverisė pėr planin afatmesėm tė shpenzimeve. Kėtu pėrfshihen Ligji pėr tė Drejtat dhe Pėrgjegjėsitė e Deputetėve, Ligji pėr Shėrbimin Civil, Ligji pėr Pagat e Shėrbyesve Civilė, si dhe Letra e Bardhė e Politikave Sociale.
Edhe pse implementimi i kėtyre ligjeve ka gjasa tė shtyhet deri nė vitin e ardhshėm, kjo do tė bėjė qė tė rriten shpenzimet edhe pėr 1 % tė GDP-sė kombėtare. Ministri Arsim Bajrami ka tėrhequr para disa muajsh nga Kuvendi, Ligjin pėr Shėrbimin Civil dhe pėr Pagat e Shėrbyesve Civilė, duke i kthyer nė qeveri. Pėrfundimisht, FMN ka paraparė uljen e rritjes ekonomike nė Kosovė nga 5.4 % sa ishte nė vitin 2008, nė 3.4 % pėr vitin 2009.
KTV
Kosova nuk do ti marr parasysh tė gjitha rekomandimet e FMN-sė
Vetėm dy javė pas pranimit tė bujshėm nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar, aderuesja e saj mė e re, Kosova, mendon se jo tė gjitha rekomandimet e saj vlejnė. Duke reaguar ndaj kritikave tė FMN-sė pėr rritjen e shpenzimeve nga ana e qeverisė, Ministri i Ekonomisė dhe i Financave, Ahmet Shala, thotė se ėshtė vėrtetuar qė shpesh kjo organizatė nuk ia ka qėlluar me rekomandime.
Prandaj, qeveria do tė seleksionojė atė qė do tė marrė parasysh nga rekomandimet. Sipas tij, rritja e shpenzimeve, pėr tė cilat flet FMN-ja ka tė bėjė me investime kapitale. Por, eksperti i ekonomisė, Shpend Ahmeti, thotė se kritikat e FMN-sė duhet tė alarmojnė qeverinė e Kosovės, e cila duhet ti marrė shumė seriozisht ato, dhe ti kufizojė shpenzimet pa mbulim.
Ahmeti ka thėnė se qeveria e ka shkelur vetė planin afatmesėm tė shpenzimeve, menėjherė pas Konferencės sė Donatorėve. FMN-ja ia ka tėrhequr vėrjetjen kryeministrit Thaēi qė tė mos bėjė premtime pėr rritjen e pagave nė prag tė zgjedhjeve lokale tė nėntorit.
Por, ministri Shala ka thėnė se nėse arsimtarėt e pėrmirėsojnė kualitetin e punės sė tyre, ata do tė shpėrblehen me njė tjetėr ngritje tė pagės. Organizata ndėrkombėtare financiare, gjithashtu, e ka kritikuar qeverinė se inicion ligje, pa e planifikuar koston e implementimit tė tyre.
KTV
|
|
|
14-07-09, 19:12
|
#501
|
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Krasniqi ua tėrheq vėrejtjen deputetėve qė mungojnė nėpėr seanca
Kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, ka thėnė se do tė ketė ndėshkime pėr deputetėt qė mungojnė nė seanca, duke mos ua dhėnė shtesat financiare. Sipas tij, do tė merren masa qė prania e deputetėve tė mos bėhet nėpėrmjet kartės elektronike, por me anė tė nėnshkrimit nė fund tė seancės.
Pas mbledhjes sė kryesisė, Krasniqi ka deklaruar se opinioni i vendit ėshtė duke e parė se sa tė angazhuar janė deputetėt, tė cilėt nuk marrin pjesė gjatė mbledhjeve tė Kuvendit. Kryesia e Kuvendit tė Kosovės ka vendosur qė nė seancėn e 17 korrikut nė rendin e ditės tė jenė disa rekomandime tė komisioneve parlamentare dhe pyetjet parlamentare nė adresė tė ekzekutivit.
Kurse, mė 23 korrik, do tė shqyrtohen disa projektligje nė lexim tė parė dhe kėrkesa e qeverisė pėr rishqyrtimin e buxhetit pėr gjashtėmujorin e kėtij viti.
KTV
Strukturat paralele serbe humbin terren nė Shtėrpcė
Strukturat paralele serbe humbin terren nė Shtėrpcė. Komuna me ndihmėn e policisė sė Kosovės, ka arritur tė fusė nėn kontroll laurėn penguese nė zonėn turistike tė Brezovicės qė kontrollohej pėr mė tepėr se njė vit nga strukturat paralele serbe.
Nėnkryetari i Shtėrpcės, Ali Halimi, shprehet i kėnaqur me shtrirjen graduale tė pushtetit. Ai ka folur edhe pėr rikthimin e interesimit tė pushtetit qendror pėr Shtėrpcėn. Shtėrpca dhe disa fshatra pėrreth tė banuara me shqiptarė ka njė javė qė janė shkyēur kolektivisht nga energjia elektrike.
KEK-u u ka vėnė kusht serbėve pagesėn e rrymės. Qendra e shėrbimit civil e vendosur nė fshatin Grejkoc tė Shtėrpcės pret pėr ēdo ditė qindra qytetarė, prej tė cilėve shumica janė serbė. Ata po pajisen masivisht me dokumente tė Kosovės.
KTV
Solana i kėnaqur me progresin, por bėn thirrje tė mos ketė vetėkėnaqėsi
Shefi i diplomacisė sė Bashkimit Evropian, Javier Solana, nė takimin e pėrbashkėt me kryetarin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaēi ka thėnė se Kosova dhe institucionet e saj kanė shėnuar progres. Mirėpo, ndonėse ka thėnė se ndihet optimist se si po rrjedhin proceset nė Kosovė, Solana ka porositur kosovarėt qė tė vazhdojnė me ritmin e punės sė tyre dhe tė mos flenė, nė mėnyrė qė tė zhvillohet demokracia nė Kosovė.
Ai ka premtuar se Kosova gjithnjė do ta ketė ndihmėn e Bashkimit Evropian, qoftė pėrmes misionit EULEX apo edhe institucioneve tjera ndėrkombėtare, duke thėnė se po punohet qė Kosova tė afrohet nė BE. Procesi i liberalizimit tė vizave ka nisur shumė kohė pėrpara dhe nė atė kohė Kosova nuk ka qenė vend kandidat i kėtij procesi. Por procesi do tė vazhdojė edhe nė vendet tjera.
Ekzistojnė shumė punė qė duhet tė bėhen. Ky ėshtė proces qė pėrmban elemente teknike dhe jo elemente politike. Vendet qė kanė kontroll nga Bashkimi Evropian apo kanė prani ushtarake tė BE-sė nuk do tė thotė qė ato vėrtetė kontrollohen. Ēdo vend nė Ballkan ėshtė shtet sovran dhe Qeveritė kanė pėrgjegjėsinė pėr tė zgjidhur ēėshtjen e pasaportave qė i takon Ministrisė sė Brendshme. Disa vende i plotėsojnė kėrkesa dhe disa tė tjera jo.
Atėherė ėshtė normale qė tė sillemi nė mėnyrė inteligjente pėr pėrmbushjen e standardeve qė kėrkon dhe kjo aspak nuk ka tė bėjė me EULEX-in, tha Slana.
Ai ka bėrė tė ditur se pritet qė Kosovėn ta vizitojnė disa zyrtarė tė Komisionit Evropian pėr tė njoftuar se si do tė veprohet nė kėtė proces pėr Kosovėn, derisa Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia pritet tė jenė pėrfitues tė liberalizimit tė vizave. Kurse, kryeministri Thaēi ka thėnė se ėshtė e sigurt qė Kosova do tė ketė tė ardhme evropiane, duke e pėrshkruar progresin nė Kosovė si spektakular.
KTV
Arrestime masive nė Viti - kryetari Nexhmedin Arifi po qėndron nė stacionin policor
Policia e Kosovės ka arrestuar rreth 70 zyrtarė komunalė tė Vitisė, pėrfshirė nėnkryetarin, kėshilltarė komunalė dhe administratorė tė fshatrave. Kryetari i kėsaj komune, Nexhmedin Arifi po qėndron pėr disa orė nė stacionin policor nė kėrkim tė lirimit tė njerėzve tė komunės.
Shkak pėr arrestimet masive ėshtė bėrė ekzekutimi i njė vendimi tė Gjykatės nė Viti, qė tė lėshohet objekti qė pėrdoret nga ana e Drejtorisė sė Arsimit. Gjykata ka vendosur qė kėtė objekt ta shfrytėzojė Shoqata e Gjuetarėve Drenusha, qė pretendon se i pėrket objekti qė dikur ishte pronė e Shoqatės sė Gjuetarėve Jelena.
Meqė punėtorėt komunalė kanė refuzuar tė largohen nga objekti, policia i ka arrestuar. Kryetari i Vitisė, Nexhemedin Arifi ka thėnė pėr KTV-nė se nuk do ta pranojė kurrė kėtė vendim. Policia po zbaton njė vendim tė gjykatės qė udhėhiqet nga struktura kriminale, e qė po mbėshtetet nga tė tjera struktura kriminale nė Gjilan, ka thėnė Arifi. Sipas policisė, tė gjithė tė arrestuarit po mbahen pėr shkak tė mosrespektimit tė urdhėresės pėr tė lėshuar objektin ku ėshtė e vendosur Drejtoria e Arsimit.
KTV
Solana: Kosova dhe Serbia sjanė tė njė niveli
Pėrfaqėsuesi i lartė i Bashkimit Evropian pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Javier Solana, ka thėnė se pėrsa u pėrket vizave, Serbia dhe Kosova nuk janė nė tė njėjtin nivel.
Kosovėn, siē e dini, nuk e kanė njohur tė gjitha vendet anėtare tė Bashkimit Evropian qė nė thelb ėshtė arsye pėr njė trajtim tjetėr edhe pėrsa i pėrket liberalizimit tė regjimit tė vizave, ka thėnė Solana nė njė prononcim pėr BBC-nė, nė prag tė vizitės nė Kosovė.
Shkurt, ky ėshtė realiteti, me tė cilin ballafaqohet Kosova nė kėtė moment, ka shtuar ai.
Pėrfaqėsuesi i lartė i Bashkimit Evropian qėndroi dje nė Beograd, ndėrsa sot e viziton Kosovėn dhe Maqedoninė. Ai ka paralajmėruar se sė shpejti qytetarėt e Serbisė, por edhe tė Maqedonisė e Malit tė Zi, duhet tė presin lajmin e mirė nga Brukseli pėr heqjen e vizave.
Nė bisedimet me zyrtarėt mė tė lartė tė Serbisė, Solana ka pėrsėritur se kusht pėr integrimin plotė tė vendit nė BE mbetet bashkėpunimi i plotė me Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės. Solana tha nė Beograd se nuk do tė ketė kushte shtesė pėr Serbinė nė kandidimin e saj pėr anėtarėsim nė BE.
Turneu i Solanės nė Ballkan shėnon pėrfundimin e mandatit tė tij si pėrfaqėsues i lartė i BE-sė.
Reagim nga Kosova
Zėvendėskryeminstri i Kosovės, Hajredin Kuēi, i tha BBC-sė se as juridikisht as edhe nė aspektin politik Kosova nuk pėrfshihet nė asnjė axhendė tė BE-sė sė bashku me Serbinė, por ėshtė nė axhenda tė ndara dhe ka njė subjektivitet ndėrkombėtar.
Ai tha se tė gjithė qytetarėt e Kosovės, pėrfshirė edhe ata serbė, do tė jenė pjesė e liberalizimit tė vizave atėherė kur vetė Kosova do tė jetė pjesė e kėtij procesi.
Zoti Kuēi, e cilėsoi vendimin e Komisionit Evropian, pėr mospėrfshirje tė qytetarėve tė Kosovės nė procesin e liberalizimit tė vizave pėr Serbinė, si njė vendim tė drejtė qė pėrcakton, siē tha, vijėzimin juridik, administrativ e politik tė Kosovės ndaras nga zhvillimet nė Serbi.
Ai shfaqi besimin e tij se nė nėntor tė vitit 2009 do tė pėrcaktohet qartė koha dhe kufizimet se si Kosova do tė hyjė nė procesin e liberalizimit tė vizave.
Solana sot nė Prishtinė
Shefi i Politikės sė Jashtme i Bashkimit Evropian, Javier Solana, viziton sot Kosovėn.
Solana do te takohet nė Prishtinė me presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaēi si dhe pėrfaqėsues te Misionit tė Bashkimit Evropian pėr sundimin e Ligjit, EULEX.
Siē njofton zyra pėr informim e Solanės, kjo vizitė do tė shėrbejė si njė mundėsi pėr tė diskutuar rreth zhvillimeve tė fundit tė vendit dhe rajonit, si dhe marrėdhėniet me Bashkimin Evropian.
Solana vizitoi njė ditė mė parė Beogradin, ndėrsa sot do tė jetė nė Prishtinė, e me pas ne Shkup dhe Podgoricė.
Para vizitės sė tij nė Beograd Shefi i politikės sė jashtme tė BE-sė Javier Solana, u bėri thirrje tė gjithė atyre qė janė tė pėrfshirė pėr tė miratuar njė qasje pragmatike ndaj Kosovės.
Solana tha se EULEX-it "ka bėrė njė pėrparim tė madh, por ... ende ka shumė punė pėr tė bėrė".
Gazeta expres
|
|
|
14-07-09, 19:14
|
#502
|
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
|
Titulli: Lajme Aktuale....
PDK dhe Ēeku mė tė pėrkrahurit
Partia Demokratike e Kosovės (PDK) mbetet partia me pėrkrahjen mė tė madhe nė Kosovė, ndėrsa lideri mė popullor ėshtė Agim Ēeku.
Ky ėshtė rezultati i njė hulumtimi tė kryer nga Index Kosova nė lidhje me disponimin politik tė qytetarėve tė Kosovės, para zgjedhjeve tė sivjetme lokale.
Sipas hulumtimit qė u publikua sot, besimi i qytetarėve ėshtė mė i ultė se nė hulumtimet e kaluara pėr shumicėn e institucioneve tė Kosovės. Ngritje tė lehtė, nė kėtė aspekt, ka shėnuar vetėm Lėvizja Vetėvendosje.
Ndonėse kryetar i njė partie politike tė vogėl nė Kosovė (PSD), duket se imazhi i ish-kryeministrit Agim Ēeku si njė komandant i pėrgjithshėm i UĒK-sė, dhe mė pas i TMK-sė, por edhe pėrfundimi i mandatit si Kryeministėr pa lidhje me shumė skandale e afera korruptive, vazhdojnė ta mbajnė atė si personalitetin mė tė miratuar nė Kosovė.
Presidenti Sejdiu ėshtė nė vendin e dytė, megjithė faktin se ai ka shėnuar njė rėnie tė lehtė. Sipas kėtij hulumtimi, lideri i tretė mė i pėrkrahur nė vend ėshtė Ramush Haradinaj i AAK-sė, kurse lideri i partisė mė tė madhe PDK, aktualisht kryeministėr i Kosovės, Hashim Thaēi thuhet se vjen pas tij.
Pasojnė Albin Kurti i Vetėvendosjes, Behgjet Pacolli i AKR-sė, publicisti Veton Surroi, zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi, lideri i LDD-sė, Nexhat Daci, Kryetari i Parlamentit Jakuo Krasniqi, shefi i ICO-sė Pieter Feith, ai i EULEX-it Yves de Kermabon dhe zėvendėskryeministri Ramė Manaj.
Forca e Sigurisė sė Kosovės (FSK) dhe Policia e Kosovės mbeten institucionet mė tė besuara nė Kosovė, megjithėse edhe ato kanė pėsuar rėnie tė lehtė.
Ky hulumtim tregon se papunėsia mbetet problemi kryesor, ndėrsa korrupsioni fillon tė dalė nė pah nė mesin e problemeve dytėsore pėr qytetarėt e Kosovės.
Hulumtimi gjithashtu tregon se prioritetet kryesore pėr institucionet e Kosovės nė nivelin qendror duhet tė jenė sistemi shėndetėsor dhe sundimi i ligjit, ndėrsa nė nivelin lokal duhet tė jetė shėndetėsia primare.
Shumica e qytetarėve tė Kosovės, sipas hulumtimit nuk janė tė informuar pėr misionin e ICO-sė nė Kosovė.
Gazeta expres
Vaksinat kundėr gripit
Ministria e Shėndetėsisė (MSH) ėshtė duke bėrė kalkulimet rreth kostos sė sigurimit tė vaksinave kundėr gripit tė derrave (H1N1) dhe mė pas nga buxheti i saj dhe me njė kėrkesė nė Qeverinė e Kosovės, pritet tė sigurojė mjetet pėr blerjen e tyre. Aktualisht asnjė vend nė botė nuk ka arritur tė marrė kėto vaksina, sepse janė nė procesin e prodhimit, ndėrkaq nė dhjetor tė kėtij viti pritet testimi, megjithatė shumė vende tė botės kanė bėrė tashmė kėrkesėn pėr tė zėnė radhėn pėr sigurimin e tyre.
Zyrtarė tė MSH-sė, i deklaruan KosovaLive se aktualisht janė duke bėrė kalkulimet rreth kostos dhe mėnyrės sė kėrkesės pėr kėto vaksina, ndėrkaq mė pas do tė merren edhe me sigurimin e mjeteve. Sipas tyre, njė pjesė e kėtyre mjeteve pritet tė sigurohet nga vetė ministria, ndėrkaq njė pjesė tjetėr, me anė tė njė kėrkese do tė mundohen ta sigurojnė nga Qeveria e Kosovės.
Zėdhėnėsi i Qeverisė sė Kosovės, Memli Krasniqi i tha tė hėnėn KosovaLive se deri tash nuk kanė pasur asnjė kėrkesė nga zyrtarėt e MSH-sė pėr njė gjė tė tillė. Nė kohen kur ne do tė kemi atė kėrkesė, atėherė do tė shikojmė implikimet buxhetore, mėnyrėn e shpenzimit, mėnyrėn e porosisė, atė tė shpėrndarjes dhe se normalisht qeveria do tė intervenojė pėr tė mirėn e shėndetit tė qytetarit, tha ai.
Ndryshe, javė mė parė ministri i Shėndetėsisė, Alush Gashi, ka bėrė tė ditur se nė Qeveri do tė bėjnė kėrkesėn pėr sigurimin e 25 pėr qind tė vaksinave apo 400 deri nė 500 mijė sosh, qė pėr 2 milionė banorė do tė jenė tė mjaftueshme, pra sė pari Kosova duhet tė hyjė nė radhėn e pritjes pėr to. Vlerėsohet se pėr sigurimin e 450 deri nė 500 mijė vaksinave sa edhe mendohet tė porositen nga Kosova, kushtojnė rreth 6 milionė euro, por kjo nuk ėshtė njė shifėr e sigurt, sepse kjo vaksinė ende nuk ka dalė nė treg dhe mund tė ndryshojė ēmimi.
Gazeta expres
Kryetari i gjyqit, nėn hetime
Kryetari i Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė, Anton Nokaj, zyrtarisht ėshtė nėn hetime. Ai dyshohet se nė mėnyrė tė paligjshme ka marrė vendim pėr lirim nga paraburgimi tė njė biznesmeni, i cili e kishte rrahur gruan e tij. Hetimet e para i ka kryer kryeprokurori i Kosovės, Hilmi Zhitia, kurse tash po i vazhdon Prokuroria nė Prizren
Kryetari i Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė, Anton Nokaj, po hetohet pėr shkelje tė ligjit. Ai dyshohet se nė mėnyrė tė kundėrligjshme e ka lėshuar nga paraburgimi njė biznesmen kosovar, i cili e kishte rrahur gruan e tij.
Pėr kėtė person, kryetari Nokaj dyshohet se ka prishur vendimin e kolegjit tė gjyqtarėve tė kėsaj gjykate, tė kryesuar nga Mejdi Dehari. Pėr kėtė bizinsmen, Anton Nokaj ka pėrpiluar njė vendim tė ri. Ai e liron biznesmenin nga paraburgimi, edhe pse kolegji i gjyqtarėve ia kishte vazhduar atij kėtė masė.
Ky vendim ėshtė nė kundėrshtim me ligjin dhe pėr kėtė arsye, Prokuroria e Kosovės, saktėsisht, kryeprokurori Hilmi Zhitia ka nisur hetimet ndaj kryetarit dhe njėkohėsisht gjyqtarit tė Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė, Anton Nokaj.
Kryetari i kėsaj gjykate, sipas njė shėnimi zyrtar tė shkruar nga zėvendėsi i tij, gjyqtari Mejdi Dehari, rezulton se pėrveē detyrės sė ligjshme nė krye tė kėsaj gjykate, Anton Nokaj kryen njė detyrė tjetėr tė kundėrligjshme. Nė kėtė rast, tė prishjes sė vendimeve tė kolegėve tė tij.
Kėshtu sė paku del nga shėnimi zyrtar i gjyqtarit Mejdi Dehari, i adresuar nė Prokurorinė Publike tė Kosovės. Njė shėnim tė tillė e posedon edhe Expressi.
Burime tė gazetės sqarojnė se kryeprokurori i Kosovės, Hilmi Zhitia, nė lidhje me kėtė rast, deri mė tash, ka kryer fazėn preliminare tė hetimeve penale.
Ndonėse kryeprokurori Zhitija ka vendosur tė heshtė dhe tė mos flasė para medieve rreth kėtij rasti, burime tė besueshme brenda Prokurorisė sė Kosovės pohojnė se hetimet preliminare tashmė veē janė kryer.
Madje lėnda konform ligjit ka shkuar pėr procedim tė mėtejmė, nė Prokurorinė Komunale tė Prizrenit. Edhe pse aktorėt kryesor tė kėtij rasti nuk duan tė flasin, burime tė Expressit sqarojnė se me ēėshtjen ka filluar tė merret edhe Policia e Krimeve Serioze. Madje, policia e ka marrė me urgjencė kėtė rast.
Deri mė tash, ata kanė intervistuar gjyqtarin Mejdi Dehari si dhe persona tė tjerė tė dyshuar se janė tė pėrfshirė nė kėtė skandal. E tėrė ngjarja ka nisur mė 16 qershor. Por derisa gjyqtari Dehari kėtyre ditėve ndodhet nė pushim, personi i cili po hetohet, kryetari i Gjykatės, Anton Nokaj, nuk dėshiron tė flasė. Skam ēka merrem me ty. Ti i ki ata nė Gjykatė qė bashkėpunon me ta, e shko veti ata a kanė nisė hetimet ndaj meje a jo, tha gjyqtari Nokaj pėr Express.
Megjithėkėtė, gazeta posedon shėnimin zyrtar tė dorėzuar nė Prokurorinė e Kosovės, nga gjyqtari Mejdi Dehari. Ky dokument flet pėr shkeljen skandaloze tė bėrė nga kreu i Gjykatės mė tė madhe nė Kosovė. Sipas shėnimit zyrtar, nėnkryetari i Gjykatės, Mejdi Dehari, paraqet veprimin e kryetarit tė tij, Anton Nokajt, kur ky i fundit nė mėnyrė tė paligjshme prish vendimin e parė tė kolegjit tė gjyqtarėve dhe nxjerr njė vendim tjetėr.
Sipas kėtij shėnimi zyrtar, mė 16 qershor 2009, gjyqtari Mejdi Dehari me ftesė tė kryetarit Nokaj, kishte shkuar nė zyrėn e tij, pėr tė vendosur nė lidhje me ankesėn qė e kishte bėrė njė person qė po qėndronte nė paraburgim.
Gjyqtari Mejdi Dehari, nė cilėsinė e kryetarit tė kolegjit dhe gjyqtarėt Ferid Bislimi e Zahide Gjonaj, si anėtarė, kishin vendosur qė ti refuzohet kėrkesa tė pandehurit, me ēka atij ia kishin vazhduar paraburgimin, ashtu siē kishte vendosur mė herėt edhe Gjykata Komunale.
Pa kaluar as gjysmė ore nga ky vendim i lėndės me numrin KP.210/2009/, me tė cilin personit tė paraburgosur iu kishte vazhduar kjo masė, kryetari Nokaj, pėrmes sekretares, e kishte thirrur sėrish gjyqtarin Dehari pėr ti thėnė se ka njė lėndė urgjente.
Sipas shėnimit zyrtar, Anton Nokaj, me atė rast i kishte kėrkuar gjyqtarit Mejdi Dehari qė nė lidhje me kėtė ēėshtje tė merret njė vendim tjetėr. Arsyetimi i Nokajt kishte qenė se nė shkresat e lėndės kishte qenė propozimi i prokurores komunale pėr ndėrprerjen e paraburgimit dhe se bashkėpunėtorja profesionale, Anita Krasniqi, kėtė nuk e kishte vėrejtur.
Duke e ditur se njė gjė e tillė nuk qėndronte, gjyqtari Mejdi Dehari e kishte njoftuar eprorin e tij, Anton Nokaj, se lidhur me kėtė ankesė ėshtė vendosur dhe se aktvendimi mbi caktimin e paraburgimit ka marrė formėn e prerė.
Nė kėtė rast, dokumenti zyrtar sqaron se Mejdi Dehari nuk ishte pajtuar me kryetarin Anton Nokaj qė tė rivendoste rreth tė njėjtės ēėshtje. Nė kėtė moment, Dehari ėshtė larguar nga zyra e kryetarit Nokaj. Tė nesėrmen, ai ka kuptuar se i pandehuri, tė cilit Dehari ia kishte vazhduar paraburgimin, me vendim tė ri tė gjyqtarit Anton Nokaj, ishte liruar nga kjo masė.
Deri mė tash, ka rreth njė muaj nga ndryshimi i kėtij vendimi. Pavarėsisht se nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė kjo ēėshtje njihet si sekret publik, punėtorėt e saj nuk flasin zyrtarisht. Ndėrkohė, gjyqtarėt hezitojnė tė flasin pėr gazetė, duke u ndjerė tė fyer nga veprimet e kryetarit tė tyre.
Gazeta expres
|
|
|
14-07-09, 19:15
|
#503
|
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Targat RKS, as sivjet?
Ishte premtuar se targat e reja tė automjeteve me shkurtesėn RKS, do tė lėshohen nė vjeshtėn e vitit tė kaluar. Pastaj se kjo do tė ndodhė nė qershor tė kėtij viti. Asnjėrin premtim, Ministria e Punėve tė Brendshme nuk e ka mbajtur. Tash nuk dihet nėse kėto targa do tė lėshohen kėtė vit. Zyrtarėt arsyetohen se problemet janė teknike dhe jo politike
Plot njė vit mė parė, zyrtarė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme deklaronin se fillimi i lėshimit tė targave tė reja tė automjeteve, ėshtė ēėshtje javėsh.
Ata premtonin se menjėherė pas lėshimit tė dokumenteve tė reja identifikuese si letėrnjoftimet dhe pasaportat, do tė fillohet me dhėnien e targave.
Mosmbajtja e premtimit tė parė u arsyetua nė shkurt tė kėtij viti. Zyrtarėt e MPB-sė thanė se vonesat janė pasojė e mospėrcaktimit tė kodit pėr targat e reja.
Ata premtuan se kjo do tė ndodhė nė qershor tė kėtij viti. Nė targat e reja tė automjeteve do tė pėrdorėt kodi RKS. Pėr pėrdorimin e kėtij kodi ėshtė njoftuar edhe mekanizmi ndėrkombėtar pėrgjegjės me seli nė Gjenevė, ku ėshtė kuptuar se ky kod ėshtė i lirė dhe nuk pėrdoret nga asnjė shtet tjetėr, ishte shprehur Fisnik Rexhepi, kėshilltar i lartė i ministrit tė Punėve tė Brendshme, Zenun Pajaziti.
Por tash jemi nė muajin korrik dhe targat e reja me shkurtesėn RKS, jo vetėm qė nuk kanė filluar tė lėshohen, por vėshtirė se kjo do tė ndodhė kėtė vit.
Pavarėsisht se kjo ministri ka disenjuar edhe tri variantet e mundshme se si do tė duken targat e reja, ky proces nuk ka dalė tė jetė edhe aq i thjeshtė.
Sa i pėrket aspektit politik, zyrtarė tė kėtij dikasteri sqarojnė se gjithēka ėshtė gati, por problem ka dalė tė jetė ana teknike.
Para njė viti, targat e reja me parashtesėn RKS (Republika e Kosovės), jozyrtarisht ishte premtuar se do tė shihen nė automjetet e kosovarėve, duke filluar nga gjysma e dytė e muajit shtator.
Modelet se si do tė duken kėto targa, jo vetėm qė kanė pėrfunduar, por Express ka arritur edhe ti publikojė ato.
Pritej qė me lėshimin e kėtyre targave me dukje tėrėsisht tė re, paralelisht tė ndėrpritej edhe qarkullimi i automjeteve me simbole tė para vitit 1999, tė cilat i pėrdorin kryesisht qytetarėt serbė.
Janė duke u bėrė pėrgatitjet teknike dhe koha kur do tė fillohet lėshimi i targave tė reja, varet nga ekspertėt dhe jo nga niveli politik, thotė Fisnik Rexhepi, kėshilltar i lartė i ministrit tė Punėve tė Brendshme, Zenun Pajaziti.
Por nė kėtė ēėshtje ėshtė i pėrfshirė edhe vetė ministri Zenun Pajaziti, i cili ka themeluar njė grup punues, i drejtuar nga vetė ai.
Pėrveē tij, ky grup pėrbėhej edhe nga drejtues tė lartė tė Njėsisė sė Policisė sė Trafikut.
I tėrė problemi nė kėtė vonesė, sipas zyrtarėve tė MPB-sė, ėshtė finalizimi i njė sistemi online, i cili do tė pėrdoret pėr regjistrimin e veturave.
Na ka vonuar shumė finalizimi i kėtij sistemi, prandaj nuk mund tė japim ndonjė kohė tė saktė se kur do tė fillohet mė lėshimin e targave, sqaron kėshilltari Rexhepi pėr Express.
Megjithėkėtė, ende tash pėr tash nuk dihet se pėr cilin nga tri variantet e tabelave ėshtė vendosur dhe as kur kėto targa do tė shihen nė vendosura nė automjete.
Variantet e targave
1- Nė targė tė jetė e vendosur stema e shtetit, e pasuar me shkurtesat e emrave tė qyteteve dhe menjėherė pas dy shkronjave, tė vendoset numri katėrshifror i veturės.
2- Nė targėn e veturės tė shėnohen vetėm shkronjat RKS, pastaj numrat e veturės, katėrshifror, qė do tė pasohet me shkurtesat e qyteteve pėrkatėse.
3-Targa ta ketė stemėn e shtetit. Nė vend tė shkurtesės sė emrit tė qytetit pėrkatės, secila komunė tė ketė numrin e koduar, ku nė targė tė vendoset edhe ai numėr-kod dyshifror. Krejt nė fund, tabela tė pėrfundojė me numrin katėrshifror.
Gazeta expres
Lugina e Preshevės: Detonim i fuqishėm, dy shqiptarė tė plagosur, bastisje e xhandarmėrisė serbe
Preshevė, 14 korrik 2009.- Njė grua dhe njė djalosh i moshės trembėdhjet vjeē, qė tė dy shqiptarė, janė plagosur si rezultat i njė detonimi tė fuqishėm nė orėt e para tė ditės sė sotme nė paralagjen e Preshevės, tė njohur si Stacioni Hekurudhorė. Ndėrkohė, ka filluar aksioni i bastisjeve tė xhandarmėrisė serbe nė shtėpitė e pjestarėve tė OVL-sė.
Shpėrthimi kishte ndodhur nė afėrsi tė ndėrtesės e cila ėshtė pronė e Ushtrisė dhe Policisė e nė tė cilėn jetojnė kryesishtė familjet e pjestarėve tė organeve tė sigurisė serbe.
Fill pas shpėrthimit, forca tė mėdha tė policisė dhe xhandarmėrisė serbe, bashkė me organet e hetuesisė sė Gjykatės sė Qarkut tė Vranjės, pasi kanė bllokuar hyrje- daljet e njė pjese tė qytetit, kanė filluar hetimet, tė cilat kanė vazhduar pėr gati tėrė ditėn e sotme.
Ndėrkoh, rreth orės pesė tė mėngjesit, ka filluar aksioni i bastisjeve nė shtėpitė e tre pjestrėve tė Organizatės sė Veteranėve tė Luftės sė UĒPMB-sė, nė Preshevė , nė Norcė dhe nė fshatin Geraj, me ē'rast kanė kėrkuar Lulėzim Ibushin, ish kryetar I OVL-sė, Sadat Nuhiun gjithashtu ish kryetar I OVL-sė dhe Gafurr Dalipin.
Nė orėt e paraditės, ndėrtesėn ku kishte ndodhur shpėrthimi e ka vizituar zv/kryeministri dhe njėkohėsisht Ministri serb i Punėve tė Brendshme Ivica Daēiq, i cili nė njė konferenc pėr media nė ndėrtesėn e policisė nė Vranjė, e ka cilėsuar shpėrthimin akt klasik terrorist i cili patjetėr do tė duhet tė merr njė, sic ėshtė shprehur ai, "pėrgjegjije tė fortė".
Ndėrkohė, lidhur me bastisjet, kryepolici serb ka deklaruar se nė disa pika kontrolli xhandarmėria ka zbuluar sasi tė mėdha tė bombave, mekanizma me orė dhe disa pushkė e revolver.
Familjarėt e veteranėve kanė mohuar tė jetė gjetur ndonjė lloj armatimi nė shtėpit e tyre.Hajrush Nuhiu vėllau i Sedat Nuhiut, ka deklaruar se xhandarėt para pėrfundimit tė aksionit, ia kanė dorėzuar atij njė dokument tė firmosur nga dy dėshmitarė okular pėrmes sė cilit dėshmojnė se nuk janė gjetur armė.
Nga ana tjetėr, lidhur me shpėrthimin dhe aksionin e bastisjeve tė sotėme, ka reaguar Kėshilli pėr tė Drejtat e Njeriut i Luginės.
Belgėzim Kamberi, kryetar I KDNJ-sė, ngjarjet e sotme i ka vlerėsuar rezultat tė paaftėsisė sė organeve tė rendit pėr ruajtjen e rendit dhe sigurisė nė kėtė rajon. Derisa njė gjė e tillė sipas tij bėhet me qėllim tė rritjes sė dinamikės sė shpėrnguljes sė shqiptarėve nga kėto troje.
Shpėrthimi dhe bastisjet e sotme nė Preshevė, vinė disa ditė pas incidentit nė Lluqanė tė Bujanocit me ē'rast ishin plagosur dy pjestarė tė xhandarmėrisė serbe, nga, deri tash, persona tė panjohur. Ai incident i nga zyrtarėt mė tė lartė shtetėrorė serb ishte vlerėsuar si sulm terrorist i ekstremistėve shqiptarė.
(Baki Rexhepi)
RTK
|
|
|
15-07-09, 18:32
|
#504
|
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Brukseli izolon Kosovėn, Shqipėrinė dhe Bosnjėn
Komisioni Evropian ka adoptuar propozimin sipas tė cilit nga BE-ja kėrkohet heqja e regjimit tė vizave pėr Maqedoninė, Malin e Zi dhe Serbinė. Komisioneri evropian pėr punė tė brendshme Jaques Barrot (Zhak Baro) e vlerėsoi si moment historik nė raportet me Ballkanin perėndimor.
Shqipėria si dhe Bosnja e Hercegovina tė cilat janė gjithashtu nė dialogun pėr liberalizim nuk ia arritėn tė hyjnė nė valėn e parė pasi qė thuhet se kėto dy shtete nuk i kanė pėrmbushur as kushtet e domosdoshme.
Ndryshe, komisioni evropian ka konfirmuar se regjimi pa viza nuk vlen pėr ata qytetarė qė kanė pasaporta biometrike serbe por qė janė rezident tė Kosovės. Kjo, sipas Jaques Barrot, vlen edhe pėr serbėt e Kosovės sepse qeveria e Serbisė do duhet tė bindė Bashkimin Evropian se ka metoda pėrkatėse sipas tė cilave evitohet qė serbėt e Kosovės me pasaportė biometrike tė pėrfitojnė nga regjimi i vizave. Qeveria e Serbisė ėshtė e gatshme qė tė bėjė dallim nė mes tė serbėve tė Kosovės dhe atyre tė Serbisė, ka thėnė Barrot.
Kosova, sipas propozimit tė sotėm, hyn nė listėn negative, e qė nėnkupton grupin e atyre shteteve qė kanė nevojė pėr viza pėr tė udhėtuar nė Evropėn Perėndimore.
Kosova trajtohet "territor nėn rezolute 1244"
Olli Rehn ka thėnė se Kosova nuk pėrfiton nga regjimi sepse ska qenė fare pjesė e dialogut tė vizave. Ai ka pėrsėritur se nė studimin e fizibilitetit qė do publikohet nė vjeshte Komisioni evropian do e prek edhe ēėshtjen e vizave pėr Kosovėn. Kosova, nėn rezolutėn 1244 nuk ka qenė pjesė e dialogut pėr viza. Pėr kėtė arsye, por edhe pėr shqetėsimet nė lidhje me sigurinė qė kanė pasaporta tė reja tė Serbisė, do kenė obligim pėr tė marrė viza. Mė duhet tė nėnvizoj se ky ėshtė vendim i pastėr teknik i bazuar nė shqetėsimet e sigurisė dhe nė respektim tė plotė tė rezolutės 1244 andaj edhe propozimi ėshtė neutral ndaj statusit, tha Rehn.
RTK
Nė procesin gjyqėsor ndaj Grupit tė Llapit sot u dėgjuan pesė dėshmitarė
Sot, nė gjykatėn e qarkut nė Prishtinė nė seancėn gjyqėsore kundėr Grupit tė Llapit u dėgjuan pesė dėshmitarėt e prokurorisė tė cilėt nuk vėrtetuan tezat e akuzės pėr tė cilat ngarkohen Rrustem Mustafa, Latif Gashi e Nazif Memhmeti. Akuzat i ngarkojnė ata pėr keqtrajtim tė tė ndaluarve nė qendrėn e paraburgimit nė Llapashticė, Koliq e Bajgorė.
Njėri nga avokatėt mbrojtės tė tė akuzuarve, Mexhid Syla, kėrkoi nga trupi gjykues qė tė lexohen deklaratat e dhėna tė dėshmitarėve gjatė vitit 2003 para gjykatėsit hetues. Dėshmitarėt Sabri Gashi, Rifat Ejupi dhe Naip Gubetini, konfirmuan deklaratat e dhėna gjatė asaj periudhe.
Dėshmitari, Kapllan Parduzi, pasi konfirmoi deklaratėn e dhėnė nė qershor tė 2003, foli pėr rrethanat tensionuese gjatė marrjes nė pyetje nga ana e gjykatėsit hetues nė atė kohė. Ai tha qė pjesėn dėrmuese tė shėrbimit tė tij si vullnetarė nė UĒK e ka bėrė nėn komandėn e Nuredin Ibishit.
Dėshmitari i pestė i prokurorisė, Nuredin Ibishi, ėshtė marrė nė pyetje nga trupi gjykues, prokuroria dhe avokatėt mbrojtės rreth tre orė. Ai i konfirmoi deklaratat e dhėna nė vitin 2003, por foli edhe pėr gjendjen e rėndė tė popullatės e cila qėndronte nė qiell tė hapur, sigurimi i ushqimit dhe sigurinė e tyre nga forcat e rregullta e paramilitare serbe.
Ndėrsa, sa i pėrket qendrės sė paraburgimit nė Llapashticė dhe Bajgorė, Ibishi tha se ka qenė vendim i Shtabit tė Pėrgjithshėm qė tė ndalurit tė mos keqtrajtohen, tiu kushtohet vėmendje sikurse ushqimit dhe kushteve tė tyre tė jetesės.
Sa i pėrket ndalimit tė pylltarit, Millan Stankoviq, ai tha se forcat serbe pėrdornin pylltarėt qė tė zbulonin vendndodhjen e ushtarėve tė UĒK-sė apo popullatės civile e mė pas i vritnin dhe i masakronin ata.
Avokati mbrojtės, Mexhid Syla, tha se as pesė dėshmitarėt e sotėm nuk vėrtetuan tezat e akuzės.
Tre dėshmitarėve iu lexuan dėshmitė e dhėna nė seancėn kryesore tė vitit 2003. Edhe nė ato dėshmi nuk i kanė mbrojtė tezat e akuzės, por pėrkundrazi i kanė hedhė poshtė tezat e akuzės. Ndėrsa, dėshmitari Nuredin Ibishi, i cili sot u mor nė pyetje shumė gjatė nė mėnyrė shumė bindėse dhe tė qartė i ka hedhė tezat e akuzės se ka ndodhė diēka ashtu siē pretendon akuza, ka deklaruar avokati Syla.
Kryetari i trupit gjykues, Franēesko Florid, ka marrė vendim qė nesėr tė akuzuarve tiu hiqen masat e mbetura nga aktakuza e kaluar. Atyre do tiu kthehen dokumentet e udhėtimit.
Tė mėrkurėn e ardhshme trupi gjykues sė bashku me avokatėt mbrojtės do tė caktojnė listėn e dėshmitarėve.
Gjykimi pritet tė vazhdojė nė fund tė gushtit apo fillim tė shtatorit.
RTK
Dogana nė veri, hapi i ardhshėm i EULEX-it?
Shefi i EULEX-it, Yves De Kermabon ka deklaruar se hapi i ardhshėm i kėtij misioni do tė mund tė ishte vendosja e doganės nė vendkalimet administrative nė veri tė Kosovės, nė Leposaviq dhe nė Zubin Potok.
Gjatė njė takimi me gazetarėt e medieve nga Serbia, tė martėn nė Prishtinė, Kermadon ka thėnė se, nė bashkėpunim me institucionet serbe nė veri tė Kosovės dhe me Beogradin, ėshtė arritur qė nė mėnyrė paqėsore tė largohet bllokada e rrugėve, ndėrsa ka shtuar se puna nuk do tė ndalet me kaq.
Kermabon ėshtė shprehur i vendosur, duke thėnė se, nuk do ti ndalim aktivitetet tona nė portat 1 dhe 31, nė veri tė Kosovės.
Shefi i EULEX-it ka thėnė se doganat dhe statusi i Kosovės janė dy ēėshtje tė ndara. Megjithatė, De Kermabon ka theksuar se, edhe pse nė kėto dy pika kufitare tash pėr tash nuk funksionon dogana ky do tė mund tė ishte hapi i radhės, pasi tė gjenden zgjidhjet e caktuara politike.
Ai po ashtu ka thėnė se, Kosova nė bazė tė Rezolutės 1244 tė OKB-sė ėshtė territor unik doganor dhe se EULEX-i po pėrpiqet ta kthejė gjendjen qė ishte nė kėto vendkalime kufitare para shpalljes sė pavarėsisė. Sipas tij, edhe Beogradi pajtohet me njė gjė tė tillė.
Sipas Kermabon, EULEX-i posedon tė gjitha mjetet teknike pėr vendosjen e doganės nė veri, mirėpo, fillimisht - ka thėnė ai - duhet tė shikohet se ēfarė tė bėhet me paratė qė do tė mblidheshin aty.
Telegrafi
Haradinaj: Beogradi sillet armiqėsisht ndaj Kosovės
Lideri opozitar nė Kosovė, Ramush Haradinaj, tha se Serbia edhe mė tutje sillet nė mėnyrė armiqėsore ndaj Kosovės, por ėshtė e vėrtetė se tash nuk i pėrdorė armėt.
Sipas tij, Beogradi nuk jep kontribut pėr zhvillimin e Kosovės dhe as tė serbėve tė Kosovės, qė ti zhvillojnė kapacitetet e tyre pėr jetė.
Kėto komente lideri i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės i bėri para gazetarėve tė mediave beogradase, qė po e vizitojnė Kosovėn, nė organizim tė Zyrės sė pėrfaqėsuesit tė posaēėm tė BE-sė nė Kosovė.
Mė tutje, Haradinaj u shpreh edhe pėr akuzat e Beogradit ndaj tij. Nuk mė ka ēuditur perceptimi i Beogradit nė kohėn e Millosheviqit, kur mė kanė quajtur kanibalin mė tė madh, tha Haradinaj dhe shtoi se pak ēuditem qė tash, pas gjithė asaj qė ka ndodhur, Beogradi e vazhdon atė politikė.
Nė kėtė aspekt, ai theksoi se mė shumė e ēmon mendimin e Hagės se sa tė Beogradit. /REL/
Telegrafi
Bogdanoviq: Deklarata e Thaēit - marketing politik
Ministri pėr Kosovė nė Qeverinė e Serbisė, Goran Bogdanoviq, ka thėnė se deklarata e kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, se Beogradi ka filluar tė mendojė pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, ėshtė marketing i thjeshtė politik dhe se Qeveria e Serbisė kurrė nuk do ta pranojė kėtė.
"Ėshtė e pavėrtetė absolute se Qeveria e Serbisė, me ēfarėdo veprimi tė vet, me bėrje ose mos bėrje, ta njohė pavarėsinė e Kosovės. Kjo ėshtė absolutisht e papranueshme", ka thėnė ai.
Ai ka thėnė se ne kurrė nuk do tė pranojmė kėtė, jo vetėm qeveria aktuale, por as qeveritė e ardhshme. Ai ka shtuar se deklarata e kryeministrit tė Kosovės ėshtė vetėm dėshmi e nervozes sė tij pėr shkak se numri i vendeve qė po e njohin Kosovėn si shtet tė pavarur ėshtė shumė i vogėl.
Bogdanoviq ka thėnė edhe se procesi i liberalizimit tė vizave pėr qytetarėt e Serbisė nuk ka kurrfarė lidhje me njohjen e Kosovės. /rtv21/
Telegrafi
Bogdanoviq: Paratė e doganave tu shkojnė serbėve
Ndaj deklaratave tė Kermabosė ka reguar menjėherė ministri pėr Kosovėn nė qeverinė e Serbisė, Goradn Bogdanoviq. Ai ka thėnė se vendimi i njėanshėm pėr vendosjen e pikave doganore, edhe nėse merret nga EULEX-it do tė jetė i papranueshėm. Ne duam qė tė ardhurat qė do tė mblidheshin nė linjat administrative ti shkojnė komunitetit serb nė Kosovė, dhe qė paratė tė mbesin tek autoritetet vetė-qeverisėse nė veriun e Kosovės. Kjo do ta forconte ekonomikisht komunitetin serb, ka thėnė Bogdanoviq.
KTV
|
|
|
15-07-09, 18:35
|
#505
|
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Solana pranon progresin nė Kosovė por porositi Sejdiun e Thaēin tė mos flenė
Shefi i diplomacisė sė Bashkimit Evropian, Javier Solana, nė takimin e pėrbashkėt me kryetarin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaēi ka thėnė se Kosova dhe institucionet e saj kanė shėnuar progres.
Mirėpo, ndonėse ka thėnė se ndihet optimist se si po rrjedhin proceset nė Kosovė, Solana ka porositur kosovarėt qė tė vazhdojnė me ritmin e punės sė tyre dhe tė mos flenė, nė mėnyrė qė tė zhvillohet demokracia nė Kosovė.
Ai ka premtuar se Kosova gjithnjė do ta ketė ndihmėn e Bashkimit Evropian, qoftė pėrmes misionit EULEX apo edhe institucioneve tjera ndėrkombėtare, duke thėnė se po punohet qė Kosova tė afrohet nė BE. Procesi i liberalizimit tė vizave ka nisur shumė kohė pėrpara dhe nė atė kohė Kosova nuk ka qenė vend kandidat i kėtij procesi. Por procesi do tė vazhdojė edhe nė vendet tjera.
Ekzistojnė shumė punė qė duhet tė bėhen. Ky ėshtė proces qė pėrmban elemente teknike dhe jo elemente politike. Vendet qė kanė kontroll nga Bashkimi Evropian apo kanė prani ushtarake tė BE-sė nuk do tė thotė qė ato vėrtetė kontrollohen. Ēdo vend nė Ballkan ėshtė shtet sovran dhe Qeveritė kanė pėrgjegjėsinė pėr tė zgjidhur ēėshtjen e pasaportave qė i takon Ministrisė sė Brendshme.
Disa vende i plotėsojnė kėrkesa dhe disa tė tjera jo. Atėherė ėshtė normale qė tė sillemi nė mėnyrė inteligjente pėr pėrmbushjen e standardeve qė kėrkon dhe kjo aspak nuk ka tė bėjė me EULEX-in, tha Slana. Ai ka bėrė tė ditur se pritet qė Kosovėn ta vizitojnė disa zyrtarė tė Komisionit Evropian pėr tė njoftuar se si do tė veprohet nė kėtė proces pėr Kosovėn, derisa Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia pritet tė jenė pėrfitues tė liberalizimit tė vizave. Kurse, kryeministri Thaēi ka thėnė se ėshtė e sigurt qė Kosova do tė ketė tė ardhme evropiane, duke e pėrshkruar progresin nė Kosovė si spektakular.
KTV
Duhet tė prisni kohėn tuaj
Javier Solana nuk jep premtim tė qartė pėr pėrfshirjen e Kosovės nė procesin e liberalizimit tė vizave. Thotė se tė gjitha shtetet duhet ti pėrmbushin kėrkesat e parashtruara nga Komisioni Evropian pėr kėtė proces. Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaēi, para gazetarėve, janė treguar modestė edhe nė kėrkesat pėr pėrfshirjen e Kosovės nė proces
Shefi i diplomacisė europiane, Javier Solana konfirmoi lėnien e Kosovės jashtė procesit tė liberalizimit tė vizave pėr njė kohė tė pacaktuar.
Nėse nė Beograd dhe Shkup e ka thėnė me gėzim se qytetarėt e kėtyre vendeve do tė kenė lajme tė mira brenda pak ditėve sa i pėrket udhėtimit pa viza nėpėr shtetet e BEsė, nė Prishtinė atij iu desh ti pėrmendė vizat vetėm pasi u pyet nga gazetarėt pėr to.
Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi do tė presin brenda dy ditėve konfirmimin nga Komisioni Europian pėr heqjen e vizave pėr shtetasit e tyre qė nga fillimi i vitit tė ardhshėm, ndėrsa shtetasit e Shqipėrisė dhe Bosnjės e Hercegovinės janė njė vit mė larg kompletimit tė kėtij procesi.
Por pėr Kosovėn, BEja nuk ka ndonjė pėrgjigje. Shteti i ri vazhdon tė mos njihet nga pesė vende anėtare tė unionit dhe kjo shihet si pengesa kryesore qė Brukseli tė jetė nė njė zė sa i pėrket politikės sė liberalizimit pėr Kosovėn.
Premtimi i vetėm qė erdhi nga Solana, tė martėn, qe ai se Kosova nuk do tė lihet anash.
Edhe ai u arsyetua nė situatėn politike qė Kosova ka pasur para zgjidhjes sė statusit dhe vazhdon ta ketė edhe tani.
Procesi i liberalizimit tė vizave startoi shumė kohė mė parė dhe nė atė kohė Kosova nuk ka qenė kandidate. Tė gjitha tri vendet duhet ta marrin konfirmimin nė ditėt e ardhshme. Ky ėshtė njė proces qė do tė vazhdojė nė shtetet tjera nė rajon sepse dėshira jonė ėshtė qė pėrderisa teknikisht ėshtė e mundshme, dhe e dini se ka disa punė qė shtetet duhet tė bėjnė, ne do tė vazhdojmė tė punojmė nė kėtė, ka thėnė Javier Solana kur ėshtė pyetur tė martėn pas takimit qė zhvilloi me Presidentin Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaēi.
Njė gazetar austriak e ka pyetur Solanėn se si ėshtė e mundur qė nėnat e viktimave tė Srebrenicės, si shtetase tė Bosnjės, tė vazhdojnė tė mos kenė qasje nė BE, ndėrsa mijėra vrarės tė mė tė dashurve tė tyre qė jetojnė nė Serbi tu mundėsohet qasje e lirė brenda shteteve tė kėtij unioni?
Si qytetar evropian, unė protestoj pėr kėtė, ėshtė shprehur gazetari austriak.
Ai gjithashtu e pyeti Solanėn se si ėshtė e mundur qė Kosova, me kontroll tė fortė institucional nga BE, tė mos jetė e pėrfshirė nė proces.
Shtetet qė kanė kontroll nga BE nė ushtri, nuk kanė kontroll nė shtet. Qeveritė kanė pėrgjegjėsinė pėr tu marrė me pasaportat. Askush tjetėr, u pėrgjigj Solana.
Ndėrsa liderėt e Kosovės janė treguar pasivė nė kėrkesat e tyre pėr liberalizim tė vizave, ēėshtje qė ka dominuar opinionin publik nė ditėt e fundit.
Presidenti Fatmir Sejdiu ka folur para gazetarėve pėr atė se ēka ka biseduar me Solanėn Brenda takimit.
E informuam pėr sfidat qė kemi para vetes dhe pėr vizionin qė kemi qė Kosova tė lėvizė sa mė shpejt nė integrim nė BE dhe NATO dhe nė kėtė kuadėr qė do tė jetė me ketė qėndrueshmėri tė saj dhe stabilitet, me kėtė kuadėr qė ka pėr relacionet e kontributit tė saj pėr paqe dhe stabilitet, ka thėnė Presidenti Sejdiu.
Ndėrsa kryeministri Thaēi, nga ana e tij, ka folur pėr tė ardhmen e Kosovės, sipas tij, tė sigurt si pjesė e NATO dhe BE.
Tė arriturat e Kosovės nė periudhėn njėvjeēare tė pavarėsisė janė spektakolare, nė kuadėr tė ndėrtimit tė institucioneve demokratike, tė sundimit tė ligjit, tė luftimit tė korrupsionit dhe krimit tė organizuar
me perspektivė tė sigurt nė tė ardhmen shumė tė afėrt edhe pėr liberalizimin e vizave, ėshtė shprehur Thaēi.
Ai nuk ėshtė pėrgjigjur kur ėshtė pyetur nėse ndihet i tradhtuar nga BEja pasi qė Kosova nuk figuron askund nė procesin e liberalizimit tė vizave.
I zhgėnjyer nga Shqipėria
Javier Solana ka dhėnė shenja tė qarta pakėnaqėsie me atė qė po ndodhė rreth pėrfundimit tė procesit zgjedhor nė Shqipėri. Ai ėshtė shprehur se nuk mund ta vizitonte Tiranėn pėrderisa Shqipėria nuk ka pėrmbyllur procesin zgjedhor pėr shkak tė mosshpalljes sė rezultatit.
Zgjedhjet u mbajtėn jo shumė kohė mė parė dhe nuk ėshtė kohė e mirė tė shkoj atje, por kjo nuk do tė thotė qė Tirana ėshtė jashtė mendjes sime. Por mendoj se duhet tu japim kohė njerėzve ta finalizojnė procesin zgjedhor. Nuk do tė doja tė komentoj tash. Mė lejoni ta bėj kėtė mė vonė, kur ti kam tė gjitha detajet. Fakti qė nuk mund tė komentoj sot ėshtė njė koment, ėshtė shprehur ai.
Sipas Solanės, lėnia e Shqipėrisė jashtė procesit tė liberalizimit tė vizave pėr kėtė vit ka tė bėjė me mospėrmbushjen e kritereve nga ky shtet, kritere tė cilat sipas tij janė tė natyrės teknike, e jo politike.
Gazeta expres
Rugova: Jemi larg me liberalizim
Naser Rugova, anėtar i Komisionit Parlamentar pėr Integrime Evropiane, konsideron se Bashkimi Evropian po shpėrblen politikėn gjenocidale tė Serbisė, duke i ofruar mundėsinė qė shtetasit e saj tė udhėtojnė pa viza nėpėr shtetet e BEsė.
Ka dominuar njė mendim se BE do te jetė rigoroze por edhe neutrale ndaj vendeve te rajonit sa i takon procesit tė integrimeve dhe liberalizimit tė vizave si dhe qarkullimit tė lirė tė njerėzve dhe tė mallrave. Por vendimi i fundit i BE qė Kosova tė anashkalohet plotėsisht dhe nė njė formė tė izolohet nga njė proces tejet i rėndėsishėm, argumenton opinionet e shume zyrtarėve evropianė se BE-ja po e shpėrblen njė politike gjenocidale, qė bie ndesh me politikat dhe parimet e BEsė, thotė Rugova, deputet i Lidhjes Demokratike tė Dardanisė (LDD) nė njė bisedė pėr Express.
Sipas tij, sfida e radhės pėr Republikėn e Kosovės, si shtet i ri dhe qė ka pėr synim integrimin ne BE, padyshim ėshtė procesi i liberalizimit te vizave nga BE pėr vendet e Ballkanit Perėndimor.
Lėnia anash dhe mospėrfshirja e Kosovės nė kėtė proces e dėmton vendin tonė nė shumė aspekte, qoftė politike, nė imazhin jo tė mirė tė vendit, ekonomike, kulturore, shkencore etj. dhe e identifikon Kosovėn si vend ku nuk respektohet rendi e ligji, vend pa standarde dhe para bashkėsisė ndėrkombėtare dhe momentumit politik kur kemi nevojė pėr njohje tė reja, paraqitemi si njollė e zezė e rajonit, ka thėnė anėtari i Komisionit Parlamentar pėr Integrime Evropiane.
Ai ėshtė shprehur se qeveria dhe institucionet e vendit janė vonuar dhe kanė dėshtuar nė zėnien e hapave qė tė jenė pjesė e negociatave pėrfundimtare pėr procesin e liberalizimit.
Nė shumė raste edhe e degraduan procesin, si mungesė e njė plani konkret dhe vizionit lidhur me kėtė proces. Prodhimi i pasaportave jobiometrike pas shpalljes se pavarėsisė, prolongimi i plotėsimit tė shume kritereve dhe legjislacionit adekuat, janė obligim i institucioneve tona, thotė Naser Rugova.
Gazeta expres
|
|
|
15-07-09, 18:36
|
#506
|
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Gėrxhaliu largohet i pakėnaqur
Qė dy vjet nuk ka marrė asnjė cent pėr ekspertizat mjeko-ligjore qė i ka dhėnė nėpėr gjykimet mė tė rėnda. Disa prej ekspertizave tė tij janė hedhur poshtė si tė pabaza. Nuk e pėrjashton mundėsinė qė dikush tė jetė korruptuar, kur janė eliminuar raportet e tij. Pasi ka dhėnė dorėheqje prej Komisionit pėr tė Pagjetur, pėr Express flet drejtori i mjekėsisė ligjore, Arsim Gėrxhaliu
Express: Keni dhėnė dorėheqje nga pozita e kryesuesit tė Komisionit pėr Persona tė Pagjetur. Pse?
Arsim Gėrxhaliu: Shkaku i dorėheqjes ka qenė pakėnaqėsia e vazhdueshme, e mbi tė gjitha ka qenė largimi i emrit tim nga lista e doktoratės, tė cilėn e kam fituar nga Komisioni i Fakultetit tė Mjekėsisė. Kur ka shkuar lista nė Rektorat, Enver Hasani e ka hequr emrin tim nga lista. Nuk kam kėrkuar lėmoshė, por pse mė ėshtė cenuar e drejta e ime pėr doktoratė unė jam larguar nga Komisioni.
Express: Pėr dorėheqjen tuaj e keni informuar edhe kryeministrin?
Arsim Gėrxhaliu: Po, e kam njoftuar kryeministrin dhe pėr kėtė ēėshtje ėshtė i ngarkuar zėvendėskryeministri Ramė Manaj, i cili mė sugjeroi tė mos ngutem me dorėheqje, pasi unė duhet tė shkoj jashtė shtetit pėr ta kryer doktoratėn. Atėherė i tregova pėr padrejtėsitė qė mė janė bėrė, por nuk kam marrė asnjė pėrgjigje pėr dy muaj dhe vendosa t`ia paraqes dorėheqjen kryeministrit. Unė jam i vetmi njeri qė ka punuar me ndėrkombėtarė dhe i vetmi shqiptar qė punon nė mjekėsinė ligjore. E tash edhe me EULEX.
Express: Pse thoni se ta ka bėrė Enver Hasani kėtė?
Arsim Gėrxhaliu: Nuk e di. Unė i kam pasur poenėt, e kam dhėnė provimin e anglishtes. Emri im ka shkuar si kandidat qė i ka plotėsuar kushtet. Edhe pse nuk kam pas konkurrencė, edhe emri im ka shkuar me prioritet, Enver Hasani e ka larguar emrin tim.
Express: Pse atėherė nuk e keni paditur Z. Hasani?
Arsim Gėrxhaliu: Pse, ēka i bėn nėse e padit? Ai i ka disa padi dhe ėshtė zgjedhur gjyqtar nė Gjykatėn Kushtetuese. Le tė mbetet nė moralin e tij si njeri i cili ka stopuar shqiptarėt me ec pėrpara. Me krejt ato padi dhe njė njeri i tillė pas gjithė kėtyre skandaleve ėshtė nė Gjykatėn Kushtetuese.
Express: Dorėheqja juaj po del se ėshtė bėrė pėr shkaqe personale?
Arsim Gėrxhaliu: Ashtu ma kanė kualifikuar, jo vetėm ju, por tė gjithė. E kanė marrė si shkak personal, por prapė po them se nuk ėshtė personal.
Express: Pse nuk ėshtė personale?
Arsim Gėrxhaliu: Qė dhjetė vite vinė familjarėt, komisionet qeveritare dhe tė gjithė. Qė dhjetė vite ndėrrohen ministrat dhe kryeministrat, flasin se do tė shkollojnė njerėz. E na dhjetė vite pas luftės ne nuk kemi antropologė.
Express: Edhe pse nė Kosovė nuk ka antropologė, ju keni kryer punėn e antropologut?
Arsim Gėrxhaliu: Unė jam mjek ligjor, por qė mė ėshtė dashtė me u lėshua nė punėt e antropologjisė pėr hir tė popullit. Sot e kėsaj dite nuk ka antropologė edhe dhjetė vjet pas luftės.
Express: T`i kthehemi punės qė bėni nė mjekėsinė ligjore. Jeni qė dhjetė vjet nė krye tė Institutit ku bėhet identifikimi i personave tė zhdukur?
Arsim Gėrxhaliu: Ne kemi filluar nė ditėn e dytė ku ka hyrė KFOR`i pas luftės. Kemi startu me 5500 tė zhdukur dhe sot jemi me 1900 ende tė zhdukur. Pra, kemi mė shumė se 3500 tė identifikuar.
Express: E pse gjykatat vazhdimisht ankohen se ju vonohen raportet e ekspertizave?
Arsim Gėrxhaliu: I kam tė gjitha faturat e papaguara tė gjykatave tė qarkut, duke filluar prej asaj tė Prishtinės, Gjilanit, Prizrenit, Pejės. Asnjėra prej kėtyre gjykatave nuk ka paguar qė dy vite pėr punėn qė e bėjmė.
Express: Vonesa e raporteve tė obduksionit po del se ėshtė si pasojė e vonesave nė pagesėn e ekspertėve mjeko-ligjorė?
Arsim Gėrxhaliu: Pse me shku unė me dhanė ekspertiza, ku mua nuk mė paguajnė qė dy vite? Gjykatat Komunale paguajnė me rregull.
Express: A keni kėrkuar prej institucioneve mė tė larta qė kėto mjete t`ju paguhen?
Arsim Gėrxhaliu: Vazhdimisht kemi kėrkuar. Kam folur edhe me kryeprokurorin e Qarkut nė Prishtinė, Osman Kryeziun. Veē na kanė premtuar se do tė na i paguajnė dhe asgjė mė shumė.
Express: Por, z. Gėrxhaliu prej vonesave tė ekspertizave janė duke pėsuar mė sė shumti qytetarėt qė janė nė procese gjyqėsore?
Arsim Gėrxhaliu: Po, ėshtė e vėrtetė. Por, dy vjet shkuarje nė Gjykatėn e Qarkut nė Prizren, Pejė, Prishtinė. Ato janė dy vjet. Ne kemi treguar anėn tonė. Aty janė me mijėra euro.
Express: Disa nga raportet e ekspertizave qė i bėni hidhen poshtė. Pse ka ndodhur kjo?
Arsim Gėrxhaliu: Fakt ėshtė.
Express: Pse ka ndodhur hedhja e ekspertizės qė e bėni ju?
Arsim Gėrxhaliu: Shko pyeteni nė gjykatė.
Express: A ka dhėnė pėrgjegjėsi ndokush pėr eliminimin e kėtyre ekspertizave?
Arsim Gėrxhaliu: Jo, askush. Ka edhe ekspertiza qesharake qė janė dhėnė mbi ekspertizėn time.
Express: Me hedhjen e kėtyre ekspertizave e kanė vėnė nė sprovė profesionalizmin tuaj?
Arsim Gėrxhaliu: Nė shumicėn e rasteve ata besojnė nė profesionalizmin tim. Rastet mė tė vėshtira i kam zgjedhur unė. Pėr shembull, rasti i Elona Krasniqit, vrasėsi i tė cilės i ka marrė 40 vjet burgim...
Express: Pse pra hidhen ekspertizat tuaja dhe kryhen superekspertiza?
Arsim Gėrxhaliu: Kjo ndodh sepse nuk i konvenon dikujt.
Express: A ka korrupsion aty?
Arsim Gėrxhaliu: Kah ana ime jo, e nalt nuk e di.
Express: Nuk po e pėrjashton mundėsinė qė ka korrupsion kur vendoset tė hidhen poshtė raportet e juaja?
Arsim Gėrxhaliu: E ēka po i vjen kėsaj era, normal qė korrupsion.
Express: A keni kėrkuar sqarime pse ndodhin kėto?
Arsim Gėrxhaliu: EULEX`i ėshtė duke punuar dhe rishqyrtuar shumė raste. EULEX`i ėshtė duke punuar nė secilin rast dhe shume njerėz qė kanė bėrė shkelje do tė japin llogari. Me kohė do tė dalin tė gjitha nė shesh.
Gazeta expres
Preshevė: Bastisen tri shtėpi
Sipas agjencisė INA, tė mėrkurėn, me pretekst tė kėrkimit tė armėve, janė bastisur shtėpitė e dy ish-komandantėve tė UĒPMB, Lulzim Ibishit dhe Sadat Nuhiut, nė mungesė tė tė cilėve nė biseda informative janė marrė anėtarėt e familjeve tė tyre, nėna 70-vjeēare e Lulzim Ibishit, dhe disa familjarė tė Sadat Nuhiut.
Njoftohet se ėshtė bastisur edhe familja e Gafurr Dalipit, nė fshatin Geraj, ndėrsa nė tė tri bastisjet kanė marrė pjesė mbi 300 xhandarė.
Organizata e Veteranėve tė Luftės e UĒPMB i apeloi OKB, OSBE, Kėshillit tė Sigurimit dhe partive politike shqiptare nė Luginė, nė Kosovė, Maqedoni dhe Shqipėri, qė tė jenė mė aktivė ndaj situatės nė Luginėn e Preshevės.
Aksionet u ndėrmorėn pas shpėrthimit tė njė bombe njė ditė mė parė nė Preshevė, nė ndėrtesėn ku kryesisht banojnė pjesėtarė tė policisė serbe dhe ku u plagosė njė grua me njė fėmijė.
Gazeta expres
Mustafa, sulmi nė Preshevė montim i policisė serbe
Brenda pak ditės regjistrohet incidenti i dytė nė luginėn e Preshevės. Gjysėm ore pas mesnate njė shpėrthim i fuqishėm ka tronditur banorėt e kėsaj komune. Nė shpėrthimin i cili ka ndodhur pėrballė ndėrtesės ku banojnė anėtarėt e forcave tė policisė sė Serbisė dhe xhandarmerise kanė mbetur tė plagosur dy kalimtar rasti tė pėrkatėsisė etnike shqiptare.
Mjeti shpėrthyes sipas informative paraprake ka qene i vendosur nė njė makinė tė parkuar pėrballė ndėrtesės sė banuar me policė dhe pjestarė tė xhandarmerisė serbe. Ministri i brendshėm Ivica Daēiq i cili gjatė ditės ka vizituar qytetin e Preshevės, sulmin e ka cilsuar si akt terrorist.
"Ky ėshtė njė akt klasik terrorist, ku ėshtė rrezikuar jeta e civilėve. Dy nga tė plagosurit janė shqiptarė. Policia ėshtė kėtu pėr tė mbrojtur rendin publik dhe tė mbrojė qytetarėt nga terroristėt dhe do tė ndėrmarė tė gjitha masat pėr tė ruajtur stabilitetin e vendit dhe pėr tė mbrojtur tė gjithė qytetarėt, serbėt, shqiptarėt, muslimanėt dhe tė gjithė atyrė qė jetojnė kėtu", tha Ivica Daēiq, minister i Brendshem i Serbisė.
Autoritet e Komunės sė Preshevės shpėrthimin e mbrėmshėm e kanė cilėsuar si proces tė montuar nga autoritet serbe, tė cilėt vazhdojnė politikat e Millosheviqit qė kanė pėr qėllim pastrimin etnik tė Luginės sė Preshevės. Janė bastisur katėr familje shqiptare nė kėtė Komunė me ē'rast ėshtė arrestuar nje person. Kryetari i Komunės Ragmi Mustafa i ka bėrė thirrje popullatės qė tė ruaj gjakftohėsinė dhe tė mos bie pre e provokimeve tė kėtilla tė autoriteteve serbe.
Ky ėshtė incidenti i dytė i tillė nė pesė ditėt e fundit nė Luginėn e Preshevės. Nė incidentin, qė ndodhi tė enjen e kaluar, ishin plagosur dy pjestarė tė xhandarmerisė nė fshatin Lucanė tė komunės sė Bujanocit. Xhandarėt janė plagosur nga njė predhė e shkrehur me mortajė dore dhe nė momentin e sulmit ndodheshin nė njė makinė. Ministri serb i policisė Ivica Daēiq edhe kėtė sulm e cilėsoi si "terrorist".
ALSAT M
|
|
|
15-07-09, 18:37
|
#507
|
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Rama: Maskarada e Berishės nė KRRTRSH si ajo e KQZ
Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama akuzon kryeministrin Berisha se paralelisht me shkatėrrimin e procesit zgjedhor po shkatėrron dhe vendin duke miratuar projekte tė dėmshme pėr Shqipėrinė.
TIRANE-Me gjuhė tė ashpėr, Kryetari i Partisė Socialiste akuzoi sot, nga selia roze, kryeministrin Berisha se paralelisht me shkatėrrimin e procesit zgjedhor po shkatėrron dhe vendin duke miratuar projekte tė dėmshme pėr Shqipėrinė.
Lideri i PS-sė Edi Rama duke iu referuar projekteve tė miratuara dje nė KRRTRSH, nė krye tė sė cilės ėshtė kryeministri
Berisha, i cilesoi si tejet tė rrezikshme dhe shkatėrruese pėr vendin.
"Ndėrkohė qė Partia Socialiste kėrkon me tė drejtėn qė i jep, pa asnjė farė dyshimi, ligji zgjedhor i Republikės sė Shqipėrisė, tė bėjė transparencėn e 28 qershorit nė Berat, Tiranė e Shkodėr, Sali Berisha vazhdon, nė shkelje tė plotė tė cdo tė drejtė demokratike e ligjore, tė shkatėrrojė procesin zgjedhor dhe, njėkohėsisht, tė marshojė nė rrugėn e vendimeve shkatėrruese pėr tė ardhmen, pėr ekonominė kombėtare e pėr mjedisin tonė tė pėrbashkėt."
Rama shkoi mė tej duke e akuzuar kryeministrin pėr pėrfitime materiale personale nga projekti i parkut energjetik nė Durrės dhe nė favor tė biznesmenit boshnjak Damir Fazlic. Ky projekt i miratua dje KRRTRSH.
" I ashtuquajturi Park Energjitik nė Durrės ėshtė nė fakt i shumė herė denoncuari favor pėr sekserin serb tė oborrit kryeministror, mbi njė tokė qė zien nga konfliktet e pronėsisė dhe ku shtohet edhe projekti pėr TEC-in famėkeq me qymyr, tė cilin me tė drejtėn e Zotit populli i Durrėsit nuk e dėshiron e qė ne do ta kundėrshtojmė me tė gjitha mjetet demokratike, duke u bėrė zėdhėnės tė vendosur tė kundėrshtisė legjitime tė qytetarėve durrsakė."
Kryesocialisti tha se PS do tė kundėrshtonte me tė gjithė mjetet ligjore projektet tė tilla si parku energjetik nė Porto Romano, tė cilėn Rama e etiketoi si pėrbindėsh qė nuk sjell asnjė tė mirė . Gjithashtu tha se do tė kundėrshtonte dhe projekte si ajo e fabrikės sė ēimentos nė Lezhė dhe Shkodėr. "qe do i jepnin fund cdo ėndrre pėr turizėm tė standarteve tė shekullit tė ri"
"Pėrrallėn e respektimit tė standarteve europiane gjatė ndėrtimit e funksionimit tė kėtij pėrbindėshi qė nuk sjell asgjė tė mirė pėr zhvillimin e qėndrueshėm tė vendit, Sali Berisha mund tia tregojė kukullave tė tryezave tė vendimmarrjeve tė tij skandaloze, po askujt tjetėr, sepse tė gjithė e dimė fare mirė se kėsisoj pėrbindshash nuk ndėrtohen mė nė Europė pikėrisht sepse bien ndesh me standartet e zhvillimit tė qėndrueshėm. Dhe nėse pėr kryeministrin pa mandat pėr ta qeverisur Shqipėrinė, mushkėritė e qytetarėve tė Durrėsit e tė tė gjithė vendit janė mė pak tė cmuara sesa mushkėritė e qytetarėve tė Bashkimit Europian, pėr ne ato janė po njėsoj tė cmuara dhe asgjė qė nė Europėn e Bashkuar nuk lejohet mė tė ndėrtohet, nuk ka pse lejohet tė ndėrtohet nė Shqipėrinė qė po shkon drejt Europės"- tha Rama nė prononcimin pėr shtyp nga selia rozė.
Rama theksoi se pervec mosnjohes se zgjedhjeve te 28 qershorit, derisa nuk do tė njihet e drejta pėr tė gjitha kontestimet,
e pa mohueshme sic i cilėsoi ai, PS nuk do tė njohė as vendimet e djeshme tė KRRTRSH-sė.
Qytetarėt e zonave tė prekura drejtėpėrdrejtė nga kjo maskaradė klienteliste e korruptive e KRRTRSH-sė, e cila zhvillohet paralelisht maskaradėn e KQZ-sė, duhet tė jenė tė sigurtė nė vendosmėrinė tonė pėr ta ndalur, me cdo mjet demokratik, dorėn qė shkatėrron tė ardhmen e njė atdheu tė tėrė pėr tė pasuruar njė familje tė vetme, duke i bėrė pasuritė e pėrbashkėta tė shqiptarėve, copa e cika pėr klientėt e pushtetit tė kėsaj familjeje."
BalkanWeb
PD: Rama po fsheh pėrgjegjėsinė e humbjes
PD reagon pas deklaratės sė kreut socialist Edi Rama duke i cilėsuar fjalėt e tij mashtrime e trillime elektorale. Pėrmes zėdhėnėses, Mėhilli PD thekson se Rama po maskon pėrgjegjėsinė tij pėr humbjen e zgjedhjeve.
TIRANE- Partia Demokratike reagon pas deklaratės sė kreut socialist Edi Rama duke i cilėsuar fjalėt e tij mashtrime e trillime elektorale. Pėrmes njė deklarate pėr mediat, zėdhėnėsja e PD-sė theksoi se deklaratat e kreut socialist janė pėrpjekje pėr tė mbrojtur veten nga dorėheqja.
Sot Edi Rama ju serviri Shqiptarėve edhe njė herė torbėn e tij tė turpshme tė shpifjeve mashtrimeve e trillimeve elektorale dhe sulmeve personale familjare ndaj Kryeministrit, tė gjitha kėto vetėm e vetėm pėr tė mbrojtur veten nga dorėheqja u shpreh Mėhilli.
Ndėrsa thekson se Rama po maskon pėrgjegjėsinė tij pėr humbjen e zgjedhjeve, PD deklaron se tashmė ka ardhur koha e atyre qė votuan Shqipėrinė europiane.
I themi zotit Rama se koha ėshtė e shqiptarėve e atyre qė votuan pėr projektin e Shqipėrisė europiane dhe e atyre qė votuan projekte tė tjera nė kėto zgjedhje theksoi zėdhėnėsja e PD-sė.
BalkanWeb
Ushtarėt izraelitė flasin pėr Gazėn
Njė grup ushtarėsh izraelitė thonė se ka pasur abuzime tė shumta tė civilėve gjatė luftės nė Gaza.
Njė grup ushtarėsh izraelitė tė cilėt morėn pjesė nė operacionin kundėr Hamasit nė Rripin e Gazės nė janar tė kėtij viti, thonė se gjatė kėtij operacioni ka pasur abuzime tė shumta tė civilėve, disa prej tė cilave mund tė konsiderohen si krime lufte.
Mė shumė se 25 ushtarė izraelitė, nė njė dėshmi para organizatės vendase Thyerja e Heshtjes, qė ka pėr qėllim tė zbulojė shkeljet nė ushtrinė izraelite, thonė se rregullat e ushtrisė nuk bėnin pėrjashtim mes banorėve civilė dhe militantėve tė armatosur.
Ushtarėt izraelitė thonė se civilė palestinezė u pėrdorėn si mburoja njerėzore.
Kjo akuzė e veēantė po hetohet nga policia ushtarake izraelite, thotė korrespondenti i BBC-sė, Paul Wood.
Akuza tė ngjashme kanė bėrė mbi 25 ushtarė qė morėn pjesė nė operacionin e janarit nė Rripin e Gazės.
Njėri prej tyre tha se pėrpara fillimit tė kėtij operacioni, trupave izralite iu thanė se nė kėtė betejė tė gjithė qė dilnin pėrpara ishin armiq dhe nuk kishte njerėz tė pafajshėm.
Ndėrsa njė ushtar tjetėr tha se disa pjesėtarė tė njėsisė sė tij meritonin tė pėrfundonin nė burg pėr shkeljet qė kishin bėrė.
Ushtria izraelite thotė se bėri ēmos pėr tė shmangur viktimat nė radhėt e civilėve palestinezė.
Edhe dėshmitė e kėtyre ushtarėve japin hollėsi sesi ushtria izraelite shpėrndante fletushka nė zona tė ndryshme, para fillimit tė ofensivės, ku civilėt paralajmėroheshin qė tė largoheshin pėr shkak tė luftimeve.
Por organizata Thyerja e Heshtjes thotė se hetimet duhet tė zhvillohen pėr atė qė ndodhi mė pas, qė hedh dyshim mbi moralitetin e veprimeve tė ushtrisė izraelite nė Gazė. /bbc/
Mesazhi.com
|
|
|
16-07-09, 07:32
|
#508
|
Banned
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Daēiq po provokon shqiptarėt nė Luginėn e Preshevės
Forcat e xhandarmėrisė serbe kanė vazhduar me bastisjen e familjeve shqiptare nė Preshevė.
E mėrkurė, 15 Korrik 2009 19:24
Forcat e xhandarmėrisė serbe kanė vazhduar me bastisjen e familjeve shqiptare nė Preshevė, pas njė shpėrthimi qė ndodhi nė mėngjesin e sė hėnės nė njė ndėrtesė ku po banonin familje tė policėve serb dhe xhandarmerisė.
Xhelal Sylejmani nga fshati Shoshajė ėshtė arrestuar sot nė orėt e hershme tė mėngjesit nga xhandarmėria serbe. Sipas familjarėve nė ora 03.30 ka filluar bastisja e shtėpisė ku jeton Xhelali me gruan dhe fėmijėt, njofton korrespodenti i agjencisė sė lajmeve INA.
Familjarėt e tė arrestuarit tė shqetėsuar tani nuk dinė asgjė se ku gjendet djali i tyre.
Ata presin ndonjė iniciativė konkrete nga avokatėt privat apo pėrfaqėsues institucional pėr tė marrė informacione se nė cilin burg gjendet Xhelal Sylejmani dhe ēfarė ėshtė gjendja momentale e tij. Nė vendin e ngjarjes ku ka ndodhur shpėrthimi ka qėndruar edhe ministri i brendshėm serb, Ivica Daēiq, i cili kėtė veprim e ka quajtur njė akt klasik i terrorizmit.
Reagimet e partive shqiptare
Lidhur me kėto arrestime dhe bastisje kanė reaguar ashpėr subjektet politike shqiptare qė veprojnė nė Luginė tė Preshevės. Lideri i PDSH, Ragmi Mustafa ka theksuar se nė banesėn ku ka ndodhur shpėrthimi, banojnė nė mėnyrė tė paligjshme policė serb tė stacionit policorė tė Preshevės madje oficerė tė ushtrisė serbo dhe qytetarė tė tjerė shqiptarė me tė drejt shfrytėzimi.
"Kėtė banesė e ndėrtuan viteve tė nėntėdhjeta punėtorėt e subjekteve ekonomike tė Komunės sė Preshevės. Nė mėnyrė tė padrejtė u vendosėn pas luftės sė Kosovės dhe Luginės sė Preshevės forca ushtarako policore tė Serbisė. Eksplodime tė ngjashme kishte edhe disa ditė mė parė nė Komunėn e Bujanocit, madje nė qytetin e Preshevės disa muaj mė parė por edhe ēdo vit kur bashkatdhetarėt tanė ndodhen pėr pushime verore nė familjet e tyre", thotė Mustafa. Ai ka shtuar se xhandarmeria serbe ka vazhduar edhe kėtyre ditėve terrorin dhe bastisjet ndaj familjeve shqiptare. Partitė politike shqiptare nė kėtė rajon ftojnė komunitetin ndėrkombėtar qė tė ndihmojė shqiptarėt e pambrojtur nė Komunėn e Preshevės dhe Luginė pėr tė qenė tė rehatshėm, tė sigurt dhe tė qetė nė vendbanimet e tyre.
Ish-Kryetari i OVL-UĒPMB-sė Lulzim Ibishi dhe pasardhėsi i tij Sadat Nuhiu janė tė shqetėsuar me situatėn e sigurisė nė Luginė tė Preshevės.
Ata thonė se aksionet e xhandarmerisė dhe policisė nė kombinim me ato ushtrisė tė udhėhequra nga BIA-sė nuk kanė tė ndalur ndaj ushtarėve tė UĒK-sė dhe UĒPMB-sė.
"Kjo nuk ėshtė hera par ku ish ushtarėt e UĒK-sė ,UĒPMB-sė janė cak i sulmit me qėllim tė tensionimit tė situatės ne Luginė tė Preshevės ku mekėto bastisje , doza e pasigurisė i shtohet popullatės civile e cila asht duke jetuar ne Luginė tė Preshevės", thuhet nė komunikatėn e OVL-UĒPMB-sė.
Bastisje kryesisht tė familjeve tė pjestarėve tė ish-UĒPMB-sė
Nė rajonin e Preshevės janė regjistruar bastisje tė radhės nėpėr shtėpitė shqiptare, kryesisht tė ish-pjestarėve tė UĒPMB-sė, tashmė tė shpėrndarė pas konfiktit nė kėtė zonė nė vitin 2000. "Bėhet fjalė pėr familjen Nuhiu nė qytetin e Preshevės, familjen Ibishi nė fshatin Norēė, familjen Dalipi nė fshatin Gerajt dhe familjen Mehmeti nė fshatin Miratocė. Preteksi nė bastisjet e objekteve tė kėtyre familjeve ishte gjetja e armėve. Natyrisht se ky skenar sipas deklaratave tė familjeve qė janė vizituar ėshtė i organizuar qė mė parė sepse ka shumė ditė qė kėto familje ishin nėn vėzhgimin e rreptė tė xhandarmėrisė serbe", kanė theksuar pėrfaqėsuesit e organizatave pėr tė drejtat e njeriut. Banorėt lokal kanė theksuar se me tendencė tė caktuar po tensionohet situata nė kėtė rajon, nga struktura tė errėta shtetėrore serbe.
"Pėrfundimisht kėrkojmė largimin e forcave ushtarako policore e sidomos tė xhandarmėrisė ng komunat tona", thekson edhe kryetari aktual i komunės sė Preshevės, Ragmi Mustafa. /ina/
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Dani11 : 16-07-09 nė 07:32
|
|
|
16-07-09, 07:33
|
#509
|
Banned
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
|
Titulli: Lajme Aktuale....
NATO e angazhuar pėr tė ndihmuar FSK-nė
Mujota ėshtė takuar tė mėrkurėn me zv/komandantin e NATO-s pėr Evropė, gjeneralin John McColl...
E mėrkurė, 15 Korrik 2009 17:33
Ministri i FSK-sė, Fehmi Mujota ėshtė takuar tė mėrkurėn me zv/komandantin e NATO-s pėr Evropė, gjeneralin John McColl, mė tė cilin ka biseduar pėr zhvillimet nė kėtė ministri dhe nė Forcėn e Sigurisė sė Kosovės dhe angazhimet e ardhshme nė kėto dy institucione.
Ministri Mujota e vlerėsoi lartė ndihmėn e NATO-s dhe kėrkoi qė kjo ndihmė tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen, nė mėnyrė qė FSK-ja tė vazhdojė me sukses ngritjen dhe profesionalizimin e saj sipas standardeve dhe parimeve tė Aleancės Veri-atlantike.
Nė kėtė fazė jemi tė interesuar qė tė kemi rritje tė kapaciteteve mentoruse tė NATO-s pėr FSK-nė dhe sigurimin e armatimit adekuat paralelisht me arritjen e kapaciteteve tė para operacionale, ka thėnė Mujota me kėtė rast.
Ishte vlerėsim i pėrbashkėt se suksesi i deritanishėm nė ndėrtimin e Ministrisė dhe ngritjen e FSK-sė, ėshtė arritur nė saje tė punės sė pėrbashkėt tė Ministrisė, KFOR-it dhe NATO-s.
Gjenerali McColl, siē thuhet nė njė komunikatė tė Ministrisė sė FSK-sė, e siguroi edhe njėherė Ministrin Mujota, se do tė angazhohet qė nė Komandėn Supreme tė NATO-s nė Bruksel, tė nxisė shtetet anėtare pėr ofrimin e ekspertėve tė mentorimit si dhe inkurajimin e vendeve mike pėr kontribut tė mėtejmė nė Fondin e Mirėbesimit pėr FSK-nė.
Gjithashtu McColl, gjatė qėndrimit tė tij nė Kosovė u takua edhe me gjenerallejtėnant Sylejman Selimin, komandant i FSK-sė, ku u shkėmbyen pikėpamje lidhur me ecjen dhe zhvillimin e mėtejmė tė FSK-sė.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Dani11 : 16-07-09 nė 07:34
|
|
|
16-07-09, 18:18
|
#510
|
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Veteranėt hodhėn mjete shpėrthyese nė oborrin e Qeverisė dhe Kuvendit
Rreth orės 14, forcat e policisė sė Kosovės dhe tė KFOR-it, kanė bllokuar tė gjitha kalimet pėrreth ndėrtesave tė Qeverisė dhe Kuvendit. Zėdhėnėsi i policisė , Besim Hoti tha se, shkak i kėtij bllokimi dhe evakuimit tė personelit ishte njė mjet i paidentifikuar shpėrthyes nė oborrin e Qeverisė. Ekspertėt ndėrkohė kanė larguar granatat. Vesel Aruqi, anėtar i Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Luftėtarėve tė UĒK-sė, e pranon se kanė hedhur mjete eksplozive.
Ajo ka qenė mėnyrė revoltė e jona, pasi qė nuk na janė pėrgjigjur nė kėrkesat tona. Menjėherė pas gjuajtjes sė mjeteve shpėrthyese kanė filluar lėvizjet e qeveritarėve, kėshtu ne do tė vazhdojmė deri nė pėrmbushjen e kėrkesave, tha Aruqi, pėr Express.
Sipas tij, ky grup protestuesish kanė vendosur qė tė mos dalin nė rrugė, por tė pėrdorin forma tjera tė cilat pėr momentin nuk do ti zbulojnė.
Nuk do shtrihemi mė nė rrugė pėr tė protestuar, por do ti pėrdorim format tona, tė cilat janė sekrete pėr momentin, tha ai, duke shtuar se edhe vendndodhja e kėtij grupi mbetet sekret.
Ai u shpreh se e kupton seriozitetin e kėrcėnimit qė po bėn ndaj Qeverisė, por shtoi se bashkė me luftėtarėt e tjerė nuk i frikėsohen burgut, as vdekjes. Ai tha se nuk do tē heqin dorė deri nė pėrmbushjen e kėrkesave.
Policia e Kosovės ėshtė duke pritur urdhėrin nga prokurorėt vendorė dhe ndėrkombėtarė pėr arrestimin e tė dyshuarve pėr hedhjen e bombave nė oborrin e Qeverisė sė Kosovės, pasi pothuajse gjithēka ėshtė filmuar dhe ekzistojnė dėshmi tė bollshme pėr tė vėrtetuar autorėt e hedhjes sė granatave.
Policia: Granatat janė larguar
Policia njofton se dy granatat janė marrė nga njėsitė e specializuara tė KFOR-it dhe janė larguar nga oborri i Qeverisė.
Zėdhėnėsi i Policisė, Besim Hoti ka njoftuar se hetimet janė duke vazhduar dhe se nė bashkėpunim me prokurorėt vendorė dhe ndėrkombėtarė janė duke e hetuar rastin.
I pyetur pėr mundėsinė e arrestimit tė tė dyshuarve kryesor pėr hedhjen e granatave, Hoti ka thėnė se hetimet janė duke shkuar nė drejtim tė identifikimit tė personave qė kanė hedhur mjetet shpėrthyese.
Ne do tė shfrytėzojmė tė gjitha xhirimet dhe dėshmitė pėr tė gjetur tė dyshuarit pėr hedhjen e mjeteve eksplozive nė oborr tė Qeverisė. Nė konsultim me prokurorėt vendorė dhe ndėrkombėtarė ne edhe do t`i arrestojmė tė dyshuarit, ka thėnė zėdhėnėsi Hoti.
Pėrshkallėzimi i protestės
Protesta e veteranėve tė UĒK-sė, nisi tė ashpėrsohej rreth orės 12.00, kur veteranet hodhėn shishe tė mbushura me benzinė nė oborrin e Qeverisė sė Kosovės, dhe kur u dėgjua edhe njė e shtėnė, pėr tė cilėn nuk dihej ēka ėshtė dhe nga erdhi, njoftoi Kosovapress.
Protestuesit, po ashtu paralajmėruan se nėse nuk mbahet mbledhja e jashtėzakonshme e Qeverisė sė Kosovės dhe tė ndėrmerret diēka nė favor tė veteranėve deri nė ora 14.00, do tė ndėrmarrin masa edhe mė radikale. Hedhjen e shisheve me benzinė nė oborrin e Qeverisė sė Kosovės e paralajmėroi njėri ndėr organizatorėt, Vesel Aruqi, duke thėnė se nuk i lėmė nė rrugė pjesėtarėt e UĒK-sė si tė ishin lypsa. Do tė shkojmė drejt e nė kryeministri me shishe tė benzinės edhe me i gjuajt kerret, me i kall kerret e kryeministrisė. Ashtu e kemi vendosur, ma kthim mbrapa nuk ka, hapi i parė ėshtė ky. Mė pjesėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nuk i lėmė nė rrugė kėshtu nė formėn e lypėsit, qė do me thėnė me shti edhe popullin nė gjynah, tash e mbas duhet me tregu kush ėshtė veterani i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tha Aruqi dhe shtoi se ata duan ti kenė tė drejtat e veteranit sikur nė ēdo shtet tė botės.
Protesta e veteranėve tė UĒK-sė ka filluar dje pasdite, pasi marrėveshja mes Kėshillit Grevist dhe Qeverisė, e arritur muaj mė parė nuk ėshtė realizuar. (RTK/ Kosovapress/Express)
RTK
Qeveria: Sulm anti-shtetėror
Qeveria e vendit ka reaguar ndaj sulmit me koktej molotovi mbi institucionet e Kosovės nga ana e njė grupi tė veteranėve tė ish-Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, duke vlerėsuar se, ata nuk pėrfaqėsojnė asgjė tjetėr, pėrveē agjendat interes-ngushta, anti-shtetėrore dhe jo-demokratike.
Nė emėr tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe nė emėr tė qytetarėve tanė, u bėjmė me dije atyre qė e kanė inspiruar, pėrgatitur dhe organizuar kėtė sulm qyqar me bomba e koktej molotovi se pushteti nuk fitohet me kėrcėnime e dhunė, por me vullnetin
demokratik tė qytetarėve tanė, thuhet nė reagimin e Qeverisė.
Askush nuk do tė mund tė ngritet dhunshėm mbi vullnetin e lirė tė qytetarėve tė Republikės sė Kosovės - thuhet mes tjerash nė komunikatėn pėr media tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, pas sulmit qė ėshtė bėrė tė enjten kundėr institucioneve tė Republikės sė Kosovės
Qeveria po ashtu thekson se, ėshtė e drejtė e garantuar e ēdo individi dhe grupi qytetar qė tė protestojė pėr ēėshtje tė ndryshme, por askush nuk mund tė jetė mbi ligjin. Askush nuk ka tė drejtė dhe nuk do ti lejohet qė ti sulmoje institucionet e Republikės sė Kosovės, tė ndėrtuara me gjak, djersė dhe mund tė tė gjithė qytetarėve tė vendit tonė.
Sulmi i sotėm me bomba ndaj institucioneve tė Republikės sė Kosovės, nga ana e individėve tė caktuar me motive politike dhe anti-shtetėrore, ėshtė i dėnueshėm dhe do ta marrė ndėshkimin e merituar ligjor dhe qytetar, theksohet nė reagim.
Telegrafi
Atakim i pronės dhe i institucioneve tė vendit
Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu ka reaguar ndaj ngjarjeve qė kanė ndodhur tė enjten nė oborrin e Qeverisė sė vendit ku disa veteranė tė ish-Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, duke shprehur pakėnaqėsitė e tyre ndaj, siē thonė, mospėrkujdesjes sė institucioneve tė Kosovės pėr ish luftėtarėt e UĒK-sė, kanė hedhur koktej molotovi.
Duke shprehur shqetėsimin pėr ngjarjen nė oborrin e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, presidenti Fatmir Sejdiu ka dėnuar, siē thuhet nė njė reagim tė Presidencės aktin e atakimit tė pronės dhe tė institucioneve tė vendit.
Presidenti Sejdiu mbėshtet tė drejtėn e qytetarėve pėr tė protestuar nė pėrputhje me ligjin, por kundėrshton fuqishėm ēdo akt tė dhunshėm, i cili rrezikon jetėn e qytetarėve, pronėn dhe institucionet e Republikės sė Kosovės, thuhet nė reagim.
Presidenti Sejdiu me kėtė rast u ka bėrė thirrje tė gjitha institucioneve tė vendit ti vazhdojnė edhe mė tej angazhimet e tyre pėr pėrmbushjen e obligimeve ligjore ndaj qytetarėve tė Republikės sė Kosovės, e nė kėtė rast, nė veēanti, ndaj veteranėve tė UĒK-sė.
Telegrafi
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:20.
|
|