|
Personalitete publike Personalitetet publike nga Kinematografia, Arti, Muzika, Kultura, Letėrsia, Politika, Shkenca, Sporti etj. Tė rejat, mėnyra e tė sjellurit, kontakti me publikun. (Po thojnė...) |
29-06-08, 11:25
|
#556
|
Anėtarėsuar: 15-10-04
Vendndodhja: n'krevet
Postime: 24,044
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga uck_aksh
|
pse ike qit keto a din qe me zor ka dal ne keto foto hahahahaha... keshtu kane me thene fansat e saj, cfare absurditeti... pa ta kojt vet, kerkush nuk ka cka me te be...
__________________
the rest is silence
|
|
|
30-06-08, 19:40
|
#557
|
Anėtarėsuar: 09-06-08
Vendndodhja: Ne boten time
Postime: 1,682
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Adelina osht kogja nje fenomen ne skenen kosovare. Ate ose e dojne ose e urrejne njerzit, ama shume pak ka qe sju len hiq pershypje. mendoj se ajo ka nje karakter te forte, dhe ben ate qfare don vete. Per nga kendimi nuk me pelqen,por din me vallzu dhe e bon publikun ta doje ate. Si person ajo me duket nje femme fatale, do me thane i ka te gjitha , bukuri , pasuri, fame, sukses por nuk eshte e lumtur, dhe sikur nuk i ndahen fatkeqesite. Osht me te ardh keq rasti qe i ndodhi me te dashurin e saj...fatkeqesi e madhe per te, qe do te lere gjurme tek ajo. Megjithate shpresoj te ja del ta tejkaloje kete situate mjaft te rande, s eme humbe nje njeri te dashur, ehe ne kete menyre eshte tragjike.
|
|
|
07-07-08, 11:53
|
#558
|
CroChicca & Gucci.
Anėtarėsuar: 09-12-07
Vendndodhja: Aty ku ndihem mire -->Split
Postime: 28,831
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
ADELINA...esht Mbretresha e vajzave shqiptare...!!
Te tjerat kongatare jan Nxenset e Adelines..Spse Kjo ka thy Akullin ne Kosov.....per vajzat shqiptare
( BRRAVO )
__________________
Per Familje jap Jeten......Per Dashurine Shkatrroj Boten!!
|
|
|
09-07-08, 10:51
|
#559
|
Anėtarėsuar: 13-09-07
Postime: 103
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
ADELINA ISMAILI - intervista ndihmuar nga Dora
Dua te sheroj plaget e mia e te fluturoj perseri!
http://forumishqiptar.com/attachment...1&d=1215600356 http://forumishqiptar.com/attachment...1&d=1215600365
Gjate pauzes sime ishin thurur pa fund prapaskena per te me bllokuar cdo kthim ne skene.
Adelina Ismaili, pas nje periudhe pause ne karrieren artistike, rikthehet fuqishem me nje balade rrenqethese kushtuar dashurise se saj qe, fatkeqesisht nuk jeton me. Deshira e mposhti dhimbjen, per ti dedikuar nje kenge dikujt qe e donte dhe me deshi, shprehet ajo. Kengen, totulluar Trimit tim, nuk e cileson zgjedhje, por nevoje shpirterore per tu shprehur. Gjithashtu, ajo ka nxjerre ne treg edhe albumin e ri qe permban 10 kenge te rrymave te ndryshme, kokteil mes popullores dhe modernes. Muzika per te eshte
opium kenaqesie, dhimbje dhe krenari, e cila le pasoja te embla
Me poshte do mund te lexoni nje rrefim te ndjere e te sinqerte te kengetares se mirenjohur.
Adelina, pak kohe me pare keni nxjerre ne tre nje videoklip kushtuar dashurise tuaj qe nuk jeton me. Aty vihet re nje perjetim i jashtezakonshem dhe nje rrenqethje per cdo njeri qe e shikon. Pse kjo zgjedhje?
Ishte deshire e norme, e cila po e mposht dhimbjen, qe te bej nje veper per dike qe e desha dhe me deshi. Asnjehere nuk do ia falja vetes qe te mos e pyes token e Kosoves se a i ka dale hakut nje trimi... Nuk ishte zgjedhje... thjesht nevoje shpirterore te cilen patjeter duhet ta beja.
Do te doja tju pyesja per idene e kenges e te videos, te kujt kane qene, pasi rezulton nder videot me te para ne internet?
Ideja per melodine ishte e imja; e realizuam bashke me Nexhat Mujovin (Virusin), te cilin dua falenderoj. Me gjithe perjetimin e rende, ne te cilin po kalonte gjate realizimit, arriti te beje nje melodi qe prek thelbin muzikor te asaj qe une e quaj dhembje dhe krenari shqiptare. Gjithashtu, ideja e klipit ishte e imja. Nganjeherekembengulja ne ekstrem qe te behej sic kerkohej. Luftoja me veten. Njera pjese imja ende ndjente dhembje. U perballa me dicka qe, dhashte Zoti, te mos e perjetoje askush, ndersa ne anen tjeter nje krenari e cuditshme nuk me lejonte te dorezohesha. Sfidova veten. Pa dashur ta percmoj suksesin, per mua ishte e rendesishme qe te nderoja, se paku me nje veper artistike, dashurine e Adelines, si dhe kombin tim, i cili ende nuk e di a u ka dale hakut gjithe atyre trimave qe falen jeten per Kosoven.
Per rikthimin tuaj ne skene eshte folur gjate, madje shpesh kemi degjuar edhe lajme nga me te cuditshmet, por pergjigjja e vertete per mungesen tuaj ne skene, e dale nga goja juaj, cila eshte?
Rikthimi eshte dicka qe shihet dhe degjohet. E bej une dhe askush tjeter. Jam pergjigjur shume shpesh per mungesen time ne skene. Megjithate, pergjigjia eshte kjo: ne fund te vitit 2006 mu konstatua nje ftohje ne mushkeri, te cilen e kam neglizhuar pa vetedije mbi nje vit. E kisha te domosdoshme ta braktisja menyren e jeteses prej nje kengetareje, qe te sherohesha. Gjate kohes se kurimitpo zbuloja nje bote te rendomte, e cila ishte me e bukur dhe me hyjnore sesa cdo vezullim skenik. Fillova ta dua ate menyre jetese, edhe pas sherimit. Ishte vendim imi qe te jetoj per Adelinen pak, pas 23 viteve te dhuruar publikut. Ndodhi nje tragjedi ne jeten time, te cilen nuk parapelqej ta reklamoj, sepse e shoh normalisht te pandershme te krijoj sensacione nga goditjet qe te jep jeta. E di se ne kete bote ka njerez qe fitojne shume duke u viktimizuar, por une e peshtyj nje popullaritet te fituar ne ate menyre. Ne skene jam Adelina, qe ka borxh ti gezoje ata qe me admirojne; ne jete jam ajo qe pakkush e njeh ne thelb. U ktheva, por nuk llogarisja qe gjate pauzes sime ishin thurur pa fund prapaskena per te me bllokuar cdo kthim ne skene. Edhe pse e kisha dhembjen ne vete, gjeta forcen qe te perballem me cmendurine e pergatitur mjeshterisht kunder meje. Ajo vazhdon, por une ende luftoj me te, sepse kam ata qe me duan. Tani e kuptoj plotesisht proverbin Trimi i mire me shoke shume. (Qesh).
Dalja e pare perballe publikut ka qene pikerisht ne nje tubim elektoral te LDK-se. Mos valle kjo ka te beje me nje afeksion per politiken, gje qe here pas here e keni futur dhe ne kenget tuaja?
Ne Kosove edhe shendeti varet nga politika, sepse kur nuk kemi drita, ne frohemi dhe shkojme ne spital, ku perplasjet politike i bejne pacientet me te semure sesa jane. E si mund ta neglizhoj nje realitet ne kengen time? Asnje kosovar nuk mund ti largohet politikes, edhe pse shpesh e ngushellojme njeri tjetrin, duke thene: Hajt bre, mos ta nij se bohet mire!. U rrita nen sundimin politik serb, perjetova luften kunder politikes serbe, jetoj ne nje vend ku edhe cmimi i bukes varet nga ecurite politike. Kthimi im ne tubimin e LDK-se tregon qe e kam te pamundur ta nderroj qimen kah fryn era. Jam e lumtur qe ky fakt ka bere qe anetare te partive anti-Rugoviste te me zgjasin doren. Megjithate, enderroj diten kur jeta e femijeve tane nuk do te jete e udhehequr nga politika, sic eshte jeta jone tani.
Nderkohe sapo keni nxjerre ne tregun muzikor nje album te ri, sa kenge permban, cfare rryme dhe me ke keni bashkepunuar?
Kam bashkepunuar me me te miret ne bote, sic eshte Wirus, Florent Boshnjaku, ku me te dy bashkepunoj qe nga mosha ime 15-vjecare. Risi eshte bashkepunimi me Florjan Mumajesin, te cilin e falenderoj shume qe me dhuroi dy kenget me te mrekullueshme te tij, ne momentet kur cdo gje ishte aq e veshtire per mua.
Si e keni menduar lancimin e tij? E kam fjalen per ndonje turne ose nje gjetje te vecante nga ana juaj?
Ee te jem e sinqerte, lancimi nganjehere edhe nuk eshte ne duart e mia, por me shume varet nga producentet. Por asnjehere nuk kam pelqyer marketingun e tepruar. Per mua mjafton te dale ne shitje, te kete nje apo dy dite reklame televizive, sa per ta kuptuar fansat qe doli albumi, dhe pastaj gjerat rrjedhin vete. Natyrisht qe planifikoj nje turne kudo ku ka shqiptare, por me mire ia le gjerat publikut ne dore. Ata duhet te diktojne, duan apo sduan, jo imponim nga ana ime. Jam ne nje stad te jetes ku sukseset ne karriere kane arritur kulmin dhe me duket se me lart nuk kam ku te shkoj ne show-biznesin shqiptar, pa modesti te rrejshme. Tash dua suksese dhe pak frymemarrje te lirshme ne jeten private.
Albumin do e shoqeroni me ndonje video, nese po, si do te jete?
Ndoshta me vone, por per momentin nuk kam ne plan te bej klip.
|
|
|
09-07-08, 10:53
|
#560
|
Anėtarėsuar: 13-09-07
Postime: 103
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Ju mendoni qe me mire nje pune e menduar mire sesa nje album ose kenge, thjesht per te qene prezent ne tregun muzikor?
Ouuu, patjeter kjo e para! Nje kenge, album apo klip i mire mbahet mend gjithmone, perjete. Dalja ne TV, sa per te qene, shpesh rezulton qesharake.
Ne sondazhe te ndryshme te realizuara ne internet ju keni fituar vendin e pare si kengetarja me e bukur. Si ndiheni kur i lexoni?
Kenaqem! Pse te genjej? Nuk besoj se ka femer ne bote qe ndihet keq kur e vleresojne te bukur. Vecanerisht, pas nje dekade kurorezimi, si Miss Kosova dhe perfaqesimi te Shqiperise ne Miss Globe, mua me quajne te bukur perseri. A duhet te jem e shemtuar, qe te me shpallin kengetare me vlera artistike? Nuk e besoj! Ata qe degjojne CD-ne time nuk me shikojne, por me degjojne. Per nje kohe te gjate ndihesha me faj qe njerez te caktuar cdo sukses te kengeve te mia ia vishnin pamjes sime. Pas nje bisede te gjate me te madhen dhe te bukuren Nexhmije Pagarusha, fillova ta ndjej veten mire ne lekuren time. Dhe tash e di se pse Nexhmije Pagarusha eshte ende e bukur. Sepse bukuria eshte ne shpirt! Harrojeni fizikun, e merr graviteti! (Qesh)
Edhe pse jeni prezent prej me shume se 20 vitesh ne skene, perseri jeni nder kengetaret me te preferuara. Si arrini ta mbani kete magji kaq gjate?
Ky eshte nje kompliment, te cilin rralle e degjon njeriu ne keto kohera te cuditshme. Ju falenderoj nga zemra! Une fal pafund dashuri ne skene, e them ate qe e mendoj, propagandoj te verteten e fshehur, sakrifikoj per ata qe me duan. Dhe kjo reflekton tek ata qe me degjojne e me shikojne. Kam fatin se, ate qe kam falur deri me sot me eshte shperblyer, ashtu sic do ta enderronte cdo kengetare shqiptare. Jam rritur ne skene, aty kam mesuar te dashuroj, dhuroj, qaj e te qesh, thuajse te gjitha. Kam mesuar qe magjia me e bukur eshte te dhurosh ndjesi.
Eshte e vertete qe ju keni deklaruar se pas nje viti e gjysme mungese, ndihem si e rilindur per here te dyte. Pse ky perifrazim?
Eshte e vertete! Askush qe nuk e ka provuar nuk do te arrije te kuptoje se si eshte pas nje viti e gjysme tentative qe ta zhduk popullaritetin tim, i cili po ma rrezikonte jeten private, qe te dal ne skene dhe te shoh te syte e njerezve qe transmetojne perkrahje, admirim, lot gezimi, sinqeritet, ndjenje. Gra, femije e pleq qe te puthin me lot, jo kengetaren, pra mua, por njeriun Adeline. Askush nuk do ta kuptoje ndjenjen qe te jesh kengetarja, e cila ka pasur fatin me muaj te tere te shikoje televizor ne shtepi duke qare nga ndjenjat qe vendi im po behet shtet. Dhe ne mbremje te dal e te kendoj, per tu ballafaquar me nje popull te tere, i cili ma mbuloi kengen ne diten me te madhe historike te Kosoves me ovacione admirimi. Sot, po te vdes, ndjej qe do te vdes e lumtur, qe perjetova ate qe as ne endrrat me hyjnore nuk do ta shihja.
Fansat tuaj, si e kane pritur rikthimin tuaj?
Ne terminologjine ligjore quhet Ekzaltim situate (Qesh). Pak shaka. Shtepia ime eshte cdo dite e vizituar nga dhjetera fansa. Letra, lodra, dhurata kane mbushur dhomen time. Lagjen time edhe taksistet e quajne Te Adelina. Muret e nderteses sime jane te shkruara me grafite; kam nje skulpture dhurate te Adelines etj. Nganjehere kam frikse se a do te arrij ta shpaguaj kete dashuri, sepse kur shoh vajza qe alivanosen kur me perqafojne, ndihem njeri qe patjeter duhet te mundohem me zemer tua dal borxhit. Vertet rikthimi artistikisht ishte enderr fantastike. Nuk guxoj te deshiroj me shume.
Ne bote artistet perfitojne nga ngjarje te ndryshme, per ta rikthyer si reklame dhe te qenit ne qender te vemendjes. Per ju kjo menyre quhet...?
Neveri, turp, tmerr! Me shume do e cmoj nje prostitute, qe shet vetem trupin e saj sesa ata qe shesin ndjenjat... Me quani te prapambetur, idealiste, te cmendur, budallaqe, emotive, por, nese kjo quhet trendi, atehere asnjehere mos i qofshim fale atij trendi.
Cfare mendimi keni per muziken qe realizohet aktualisht. A jeni dakort me batuten se ka me shume kengetare sesa police?
(Qesh) Eshte hera e pare qe e degjoj kete batute. Me pelqeu jashte mase. Muzike te keqe per mua nuk ka, ka realizim apo interpretim te mjere. Une jam e lumtur qe ka kaq shume kengetare, sepse sa me shume kengetare lindin, punliku ka zgjedhje me te gjere qe te klasifikoje se kush eshte me i miri. Me fjalet me lart, mundohem ta gjej pozitiven ne kete kolaps kulturor qe na ka kapluar.
Sa e veshtire eshte per te rezistuar sa me gjate ne skene dhe ku qendron sekreti juaj ne kete pike?
Me besoni, 23 vjet qendrim ne skene, ku nga mosha 8-vjecare, 4 deri ne 5 minuta kenge sjellin kenaqesi, kurse 23 ore te tjera jane ballafaqim me xhelozi te paarsyeshme te njerezve te ndryshem. Pra nuk eshte aspak e lehte. Por nje thenie e te preferuarit tim, Friedrih Nietzche, thote: Shikoni nje mbretereshe qe ne pallatin e saj ka gjithe te mirat. Nese eshte e pakenaqur me veten, asnjehere e lumtur nuk do te jete. Ne anen tjeter, shikoni nje fshatare te rendomte, e cila ne bore del me fustanelle te holle, asnjehere nuk do te ftohet, sepse kenaqesia e saj karshi vetes i reziston edhe semundjes. Pra, mua me beri dikush qe ta dua veten. Kjo eshte rezistenca ime ndaj negatives. Jo vetem ne skene. Ky eshte rezistimi im!
|
|
|
09-07-08, 10:55
|
#561
|
Anėtarėsuar: 13-09-07
Postime: 103
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Sa e ndihmon pamja e jashtme nje artiste dhe sa vlere ka look-u?
Nuk mund te themi qe nuk e ndihmon, por e perseris: nuk eshte e thene te jesh e shemtuar per te qene kengetare e mire. Asnje skulpture, as e Da Vincit, nuk e paraqet njeriun te shemtuar. Arti do estetike! Ju betohem, ne Mariah Carey-n (qesh), e cila ka nje vokal fantastik dhe nje look cdo dite me te perfeksionuar. Ka kohe qe look-u eshte element i rendesishem i paraqitjes skenike, qe nuk do te thote edhe i suksesit te kenges apo albumit. Eshte nje plus, per ata qe dine ta menaxhojne look-un, une do te thosha stilin. Por asnjehere dukja nuk e avancon nje kenge jo te pelqyer. Ne te kunderten, look-u mund te shkaterroje vlera, nese nje kengetare fantastike e ndrydh potencen artistike per tu bere nje sexy mace. Nuk jane ne trend ekstremet, por as natyralja me tonelata artificialitet ne koke, fytyre, trup.
Shpesh kemi vene re kengetare qe ju kane imituar ne look. Pse mendoni ju e kane bere?
Sepse jam me fat te jem e pelqyer nga kolget. E pranuan, apo jo? Une kur ishoh e di qe me duan dhe filloj ti dua me shume se ata mua, kur verej qe ndonje kolege kopjon stilin tim, strategjine e punes, te shprehurit etj. Mos harroni se edhe une kam kopjuar moskokecarjen dhe prekjen e temva tabu te Madonna-s, por ne look gjithmone kam parapelqyer te shpik nga vetja, shpesh edhe dukesha ashtu, sot qesh me lot kur e shoh veten. Por gjithmone e kam pranuar qe e pelqej Madonen. Megjithate, parapelqej origjinalitetin. Asnjehere nuk ben te harrojme qe nen diell ka vend per te gjithe.
Keni menduar ndonje bashkepunim tjeter me motren tuaj Zanfinen?
Jam duke perpiluar kerkesen, lutjen dhe apelin (qesh). Varet edhe nga ajo, sepse me krijimin e identitetit te saj muzikor duhet te jem shume e kujdesshme qe ti pershtatem, sepse ajo ka nje stil mjaft te kundert me mua, gje qe si moter e shoh sukses vetem te saj. Pastaj fakti qe per momentin eshte konkurentja ime e vetme ne shikueshmerine e klipeve, degjimin e kengeve, shitjen e CD-ve, duhet ta perdor influencen familjare qe te bashkojme forcat (qesh). E kam kolegen me te mire ne skene dhe bebushin tim me te dashur ne shtepi.
Ne turnete tuaja ne bote, cili ka qene vendi qe ju ka terhequr me shume?
Prisni pergjigje te tipit Oh, nuk mund ti vecoj, i dua te gjithe njesoj, bla bla bla?E di qe jo! Per mua Firenza, New York-u dhe Zurich 2008 mbeten ende te pazevendesueshem; po flas jashte Kosoves dhe Shqiperise. Me imponon kur shoh publik te kulturuar.
Po ne Tirane, a keni planifikuar ndonje koncert?
Cdo muaj bej plane ne koken time, si do ta beja nje koncert ne Shqiperi. Por nuk e bej dot e vetme, pa ndihmen apo organizimin e nikoqireve. Me therrisni, pra! (Qesh)
Cila eshte endrra qe fshihni ne sirtar, ne lidhje me projektet tuaja muzikore?
Eshte zbrazur sirtari. E them me plot sinqeritet. Muzikalisht, jam realizuar me shume sesa e kam imagjinuar.
Muzika per ju eshte...
Opium kenaqesie, dhembje e krenari, e cila le pasoja te embla.
Nje kenge qe te behet hit duhet te kete...
Nje cope shpirt te realizuesit dhe performuesit.
Kohet e fundit veme re nje divorc me festivalet, pse valle?
Sepse eshte me e lezetshme te duartrokas koleget sesa ta mbush dhomen ende me hekurina.
Ka shume xhelozi ne boten e muzikes. Si i keni marredheniet me koleget e tjere kengetare, ke mund te cilesoni si mik a mike te mire?
Harroje qe do te them klasiken I kam te gjithe miq. Jo, ka edhe armiq qe tani as nuk e fshehin kete fakt me si dikur. Por vertete kam aq shume miq sa ky botim nuk i ze, prandaj me quajne kengetare e suksesshme. Pa miq kengetare, nuk do isha as gjysem kengetare.
Ne momentet e veshtira qe ju keni kaluar, kush ju ka qendruar me afer?
Shume. Shkurte Fejza, Remzije Osmani, Sony NRG, Genta Ismaili, qe me ka befasuar me afersine e saj, Vesa Luma, Eliza Hoxha, Jehona Sopi, Gili, Sabri Fejzullahu, Shyhrete Behluli, gjithe anetaret e Elita 5. Jane shume, o Zot! Le te me falin, nese ne kete moment nuk me kujtohen, sepse isha e corientuar. Por Zanfina ishte kolegia, personi, motra, e cila cdo lot e ka derdhur bashke me mua.
Si mund ta cilesoni gjendjen shpirterore, aktualisht?
Nje zog i lenduar qe po mundohet te sheroje plaget dhe duket qe do fluturoje perseri.
Dhe se fundmi, cfare do u thoni lexuesve te revistes Spekter?
Pa dashur te tingelloj servile, sepse nuk eshte tipi im, une vertete ndihem me fat qe pas kaq vitesh kam rastin, se pari, te jem e intervistuar nga nje person i vecante, bazuar ne pyetje te mrekullueshme. Se dyti, me perulesisht dua te falenderoj revisten qe me dha shansin te shprehem per publikun ne Shqiperi. Se treti, te falenderoj te gjithe ata qe ne kete moment po lexojne keto radhe.
Ju faleminderit qe me lejuat te jem prane jush. Suksese dhe fat!
|
|
|
04-08-08, 18:29
|
#562
|
Anėtarėsuar: 13-09-07
Postime: 103
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Adelina shkaterron koncertin e Sinan Vllasaliut ne Ulqin
E shoqeruar nga djaloshi tashme i njohur per te gjithe,dhe sigurimi personal,Adelina e cila gjendej ne pushime ne Ulqin pas koncertit te saj ku numerohen afer nje mije e shtateqind bileta te shitura,shfaqet ne publik ne mbremjen e Sinan Vllasaliut ku muzikant ishte Roberti,i fejuari i Nora Istrefit dhe ish i dashur i Adelina Ismailit.Me tu shfaqur Adelina,pa pyetur askend,Roberti fillon kengen VET ME THE TE DUA gje qe ben Sinanin te xhindoset.Por gjakrat ftohen kur Adelina permes kamarierit qerras muzikantet me pesedhjete euro.Sikur te mbaronte me kaq...
Me te hyre Adelina ne valle,fillojne fotot,vemenedja e publikut iken nga Sinani dhe blicet e aparateve shkrepin nga Adelina.Kete here Sinani,nje armik i perbetuar i Adelines i cili nuk kurseu Adelinen nga sabotimet ne karriere as gjate tragjedise se saj,se bashku me organizatorin e koncerteve-diaspore, Jeton Dautaj,nuk perballon dot dhe ndalon kenget,por jo dhe Roberti i cili nis kengen KAQURRELE.
Kete here Adelina ia jap djaloshit me te cilin shoqerohet kohen e fundit,peseqind ! euro qe te qerras muziken dhe ne skene krijohet tollovi,per te lene Robertin duke shikuar nga Adelina pa vene re kamerat dhe celularet.Prishtinasi Robert,i njohur per tatuazhin ADELINA nen qafe,refuzon te ndaloje kengen.
Me te dalur nga lokali e percjellur nga sigurimi personal dhe djaloshi shoqerues,koncerti shperbehet nga sjellja e Sinanit i cili perlplas mikrofonin ne toke,duke lene te pranishmit gojehapur.Sigurisht qe ky eshte fillimi i hakmarrjes me elegante te Adelines drejtuar armiqve te saj kolege...
Sinan Vllasaliut i mbetet te kendoje hitin e fundit,ironikisht te titulluar 'Pa Fat'.
|
|
|
04-08-08, 19:48
|
#563
|
VJANU§ DUPLLO POWRU§
Anėtarėsuar: 17-07-08
Vendndodhja: Ne Teletabiese
Postime: 668
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
valla shoq ju paska hakmaren mir bile kti far sinanit tu ja gjuejten niher 50 e tonashile edhe 500 evra , ev shoq per ni hakmarje qe e paska bo kjo mos t rehet kush qe e ban. Ai harami i forumit duhet mi bo 5 miljon klikime e mi nrue 7 mausa per qeto pare qe i paska gjuejten adelina per hakmarje hehehe. Po qka i bani kudra istrefve qe me ju hakmar ty ju gjuejten tu fejumit saj ,a qakaq shpejt e haroj triumfin a. Ev shoq show kuka konen at nate e paska bo namin. Vejushka keqe. Shnetje
__________________
ngjyres zeze sun i thom qe osht e bardhe, spo muj para syve, veten me bo budalle.
|
|
|
04-08-08, 21:29
|
#564
|
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Tinky-Winky
valla shoq ju paska hakmaren mir bile kti far sinanit tu ja gjuejten niher 50 e tonashile edhe 500 evra , ev shoq per ni hakmarje qe e paska bo kjo mos t rehet kush qe e ban. Ai harami i forumit duhet mi bo 5 miljon klikime e mi nrue 7 mausa per qeto pare qe i paska gjuejten adelina per hakmarje hehehe. Po qka i bani kudra istrefve qe me ju hakmar ty ju gjuejten tu fejumit saj ,a qakaq shpejt e haroj triumfin a. Ev shoq show kuka konen at nate e paska bo namin. Vejushka keqe. Shnetje
|
Sikur ta kishim pas mundėsinė e reputacioneve, pa t'i dhėnė pikėt maksimale pėr kėtė postim nuk e kisha lėnė.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
|
|
|
05-08-08, 00:32
|
#565
|
VJANU§ DUPLLO POWRU§
Anėtarėsuar: 17-07-08
Vendndodhja: Ne Teletabiese
Postime: 668
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga rilinda
Sikur ta kishim pas mundėsinė e reputacioneve, pa t'i dhėnė pikėt maksimale pėr kėtė postim nuk e kisha lėnė.
|
shka o ka mduhet mare reputacioni , kshyr mufsh diqyesh me mu hakmar edhe ti e gjumi nja 550 evra tu konte jeme qaty dikund e mos ki gejle , se edhe me konen munsia e reputacionev sen mi kit toke e sme kishin vyeft se i kasha paten nja 4 tra a 5 kokrra t kuqe perfuni , nashta sado pak ma kishe zbut . heheheh , une bash qe nuk asht munsia mu reputacirat jam registrue qetuqene se n forume qera saora mqitshin pirjashta . po mir ma kan boe se e lypsha , po edhe qikjo adelina e paska lypen ate nate prej kejt musafirve aty me ja reputacirat ka njo t kuqe e me te qit prej flokve e me misibet pirjashta , koka konen lazem me perciell burrin e vet e me dalen kjo e mu tarahit neper ulqin me djaloshin e me ni kallaballek sigurim vejushka e nukt , se kur ka qen en katun triumfit ska guxue me dal as deri en kaqanik me ble i puqet cigare , jo qi asht tuten prej turistit po vet rametlia ish konen gjeloz . shnetje
__________________
ngjyres zeze sun i thom qe osht e bardhe, spo muj para syve, veten me bo budalle.
|
|
|
05-08-08, 01:33
|
#566
|
Born To Be Wild !!!
Anėtarėsuar: 06-01-08
Vendndodhja: Aty ku vlersohet njeriu ,,,
Postime: 11,686
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
"mua me ka hije krejt qka boj se jam adelin" moti ja u ka kendu kengen kshtu mos u lodhni shum tu i perzi qajat se adelin nje her ka ba nana
__________________
Santa,,,,I'have Been Good ! :P
|
|
|
05-08-08, 16:06
|
#567
|
Anėtarėsuar: 13-09-07
Postime: 103
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga rilinda
Sikur ta kishim pas mundėsinė e reputacioneve, pa t'i dhėnė pikėt maksimale pėr kėtė postim nuk e kisha lėnė.
|
skish shkru sen more ai ?!!! kishe ti pe din diqka hahaha
|
|
|
05-08-08, 19:02
|
#568
|
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga qokollada
skish shkru sen more ai ?!!! kishe ti pe din diqka hahaha
|
N'edukatė fizike gjithmonė e kom pas 5. A e din pse?! Se e kapėrcejsha kalin pa e prek.
p.s. nėse nuk e kupton edhe kėtė shkrim, dije qė t'kapėrceva edhe ty!
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
|
|
|
05-08-08, 19:05
|
#569
|
Ne shpirt te Birit tim.
Anėtarėsuar: 09-03-07
Vendndodhja: F.K
Postime: 15,271
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
[quote=rilinda]N'edukatė fizike gjithmonė e kom pas 5. A e din pse?! Se e kapėrcejsha kalin pa e prek.  Huhuhuhuhahauhauhauhauhauhauhauhauhauha E Ke Kall me ka krejt tash hahahahahahahahhahahahab
__________________
Bac ! Krejt Kosova Krenohet me ty !
|
|
|
06-08-08, 01:39
|
#570
|
Anėtarėsuar: 13-09-07
Postime: 103
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga rilinda
N'edukatė fizike gjithmonė e kom pas 5. A e din pse?! Se e kapėrcejsha kalin pa e prek.
p.s. nėse nuk e kupton edhe kėtė shkrim, dije qė t'kapėrceva edhe ty! 
|
une kishe ne muzik thash mos ki dit me knu si Shyhretja :p
oiiiii smerna une me njerz te shekullit 11 p.e.r hahahaha
sduhet me kuptu ndaq me kuptu sen nuk mvyn loqko
une kqyri punen tem ti tanen . capisci ??
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:32.
|
|