Referendumi nė veri tė Kosovės
(I plotėsuar) - Qė nga ora 7 e mėngjesit, serbėt e komunave veriore kanė filluar tė dalin nė referendum pėrmes sė cilit ata votojnė se i pranojnė apo jo institucionet e shtetit tė Kosovės.
Ndonėse i cilėsuar si ilegal dhe pa efekte politike e juridike nga ana e Qeverisė sė Kosovės, pėrfaqėsuesit e komunave nė veri dhe pjesės veriore tė Mitrovicės, besojnė se megjithatė referendumi i tyre do tė ketė mesazhe dhe efekte tė rėndėsishme politike.
Kėrstimir Pantiq, qė pėr strukturat e serbėve nė veri ėshtė kryetar i Mitrovicės, pėrderisa pėr institucionet e Kosovės paraqet njė post ilegal, pasi votoi nė referendum tha se me kėtė veprim serbėt do tiu dėrgojnė mesazhe tė qarta si liderėve kosovarė, pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė ashtu edhe disa politikanėve nė Serbi.
Jam i sigurt qė ky referendum do tė ketė rėndėsi historike ngase me shumėēka do tė ndryshojė pozicionin e bashkėsisė ndėrkombėtare nė raport me Kosovėn, pavarėsisht faktit se disa mundohen ta paraqesin se ai nuk do tė ketė kurrfarė rėndėsie. Mendoj se rezultatet e tij nuk do tė mund ti injorojė askush, thotė Pantiq.

Njė qėndrim identik paraqet edhe njė pėrfaqėsues tjetėr serb, Momir Kasalloviq.
Ai thotė se pas rezultateve tė referendumit askush mė nuk do tė mund tė thotė se integrimin e veriut po e pengon njė grup i vogėl njerėzish, ngase beson se qytetarėt do tė votojnė kundėr pranimit tė shtetit tė Kosovės.
Duke e ditur rezultatin e referendumit, liderėt lokalė serbė, shprehen tė bindur se me njė veprim tė tillė veriu mund tė rrėshqas nga Kosova pėr tu integruar nė Serbi.
Marko Jakshiq, njė pėrfaqėsues tjetėr i serbėve tė veriut, thotė se vota nė kėtė referendum paraqet njė hap tė madh tė drejt kthimit tė Kosovės nė Serbi.
Llogaris qė kjo ditė nėnkupton kohėn kur Kosova sėrish do tė kthehet nė kuadėr tė shtetit tė Serbisė, thotė ai.
Jakshiq i ka bėrė thirrje Qeverisė sė Serbisė qė tė shpallė mbajtjen e zgjedhjeve lokale tė Serbisė edhe nė Kosovė nė mėnyrė qė tė konstituohen organet e reja lokale mbi bazat e Kushtetutės dhe Ligjeve tė Serbisė nėpėr komunat ku serbėt pėrbėjnė shumicėn.
Edhe qytetarėt qė kishin dalė nė referendum mendonin njėsoj sikurse udhėheqėsit e tyre politikė.
Nė veri tė Kosovės nuk janė strukturat kriminale, por i gjithė populli qė dėshiron tė mbetet nėn sovranitetin e Serbisė dhe jo nėn pushtetin e Hashim Thaēit, thotė Stevan Filipoviq, njė qytetar qė kishte dalė tė votojė nė pjesėn veriore tė Mitrovicės.
Duam tė tregojmė se jemi tė bashkuar dhe tė qėndrojmė secili nė vendin e vet dhe se nuk mundet qė dikush me institucionet e veta tė na dėbojė nga pronat tona. Kėtu ka qenė e kaluara, e tashmja dhe do tė jetė edhe e ardhmja e jonė, thotė Ivana Millovanoviq, njė qytetare, duke besuar se referendumi do tė jep si rezultat kundėrshtimin e institucioneve tė Kosovės.

Sidoqoftė, vendvotimet nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, nė Zveēan dhe Zubin Potok, janė hapur qė nga mėngjesi, ndėrkaq tė mėrkurėn mė 15 shkurt do tė hapen edhe nė komunėn e Leposaviqit.
Pyetja e referendumit ėshtė A i pranoni institucionet e sė ashtuquajturės Republikė e Kosovės, ndėrsa mundėsia pėr pėrgjigje ėshtė po ose jo.
Institucionet e Kosovės dhe pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė kanė thėnė se ky referendum ėshtė ilegal.
Pėrderisa komandanti i forcės paqeruajtėse tė KFOR-it Erhard Drevs, ka thėnė se referendumi mund tė provokojė dhunė .
Ndėrsa rezultatet e referendumit parashihen qartė se do tė jenė pėr refuzimin e shtetit tė Kosovės, mbetet tė shihet mė pas se ēfarė veprimesh do tė ndėrmarrin serbėt lokalė nė veri, pėrkatėsisht nėse do tė ndėrmarrin veprime politike separatiste apo do tė vazhdojmė me organizmin paralel tė pushtetit nė veri, karshi institucioneve tė shtetit tė Kosovės.
* * * * *
Pėrfaqėsuesit politikė tė serbėve tė komunave veriore tė Kosovės po i bėjnė pėrgatitjet e fundit pėr organizimin e referendumit mė 14 dhe 15 shkurt nė lidhje me atė se i pranojnė apo jo institucionet e Kosovės.
Qeveria e Kosovės dhe mekanizmat e pranishėm ndėrkombėtarė thonė se rezultati i kėtij referendumi nuk do tė ketė kurrfarė efekti.
Por, serbėt e veriut nuk janė tėrhequr nga organizimi i tij, madje edhe pas vėrejtjeve tė Beogradit zyrtar, i cili ka drojėn se njė referendum i tillė mund ti kushtojė Serbisė me humbjen e statusit tė kandidatit pėr integrim nė BE.
Dobrosav Dobriē, njė pėrfaqėsues serb nga Leposaviqi, thotė se tashmė janė shtypur fletėt e votimit dhe janė emėruar kėshillat qė do ti pėrcjellin votimet gjatė referendumit.
Ai mendon se referendumi, ėshtė shprehje e lirė dhe e drejtė demokratike e serbėve tė kėsaj pjese tė Kosovės.
Referendumi sipas tij, do ta dėshmojė qartė se a janė pėrfaqėsuesit komunalė ata qė nuk po lejojnė integrimin e serbėve nė institucionet e Kosovės, apo ky ėshtė vullneti i popullatės sė veriut qė ta refuzojė shtetin e Kosovės dhe pėrqafojė atė tė Serbisė.
Populli qartė do ta thotė se a i pėrkrahin institucionet e tė ashtuquajturės Republikė e Kosovės apo pėr institucionet e Serbisė, nė kuadėr tė cilit kemi qenė deri mė tash, thotė Dobriē.
Me vendimin e strukturave politike tė veriut pėr mbajtjen e referendumit, nuk pajtohet sekretari nė ministrinė e Qeverisė sė Serbisė pėr Kosovėn, Oliver Ivanoviq.
Ajo ēka ėshtė me rėndėsi, ky referendum dėrgon njė mesazh shumė negativ tek serbėt qė jetojnė nė jug tė lumit Ibėr, thotė Ivanoviq.
Ai shpreh drojėn se ky referendum nuk do tė sjellė asgjė tė mirė, vetėm se do ti ashpėrsojė ndarjet midis serbėve tė veriut dhe atyre qė jetojnė nė pjesė tjera tė Kosovės.
Ndėrkohė, kryetari i kėshillit nacional serb pėr veriun e Kosovės, Millan Ivanoviq thotė se me kėtė referendum, serbėt e veriut do ta vėrtetojnė se e pranojnė vetėm shtetin e Serbisė.
Ai mendon se ky referendum i ndihmon edhe Qeverisė sė Serbisė qė ta adresojė ēėshtjen e Kosovės, si njė ēėshtje tė pazgjidhur.
Nėse qeveria jonė ėshtė pėr institucionet tona dhe kundėr institucioneve shqiptare (siē i quan Ivanoviq) pėrse u pengon referendumi i cili edhe njėherė do tė vėrtetojė se jemi kundėr institucioneve tė Kosovės, thotė Ivanoviq.
Organizimi i referendumit pason njė gjendje disa vjeēare tė ngrirė nė veri, ku institucionet e Kosovės si edhe misionet ndėrkombėtare nuk kanė arritur tė shtrijnė autoritetin e vet nė atė pjesė ku kanė funksionuar vetėm institucionet paralele tė mbėshtetura nga Serbia.
Nisur nga gjendja faktike, edhe qytetarėt e anketuar nga Radio Evropa e Lirė thonė se do tė dalin dhe do tė votojnė nė kėtė referendum.
Njė nga ta ėshtė Nikolla Dimitrijeviq, nga veriu i Mitrovicės.
Porosia e referendumit do tė jetė se nuk pajtohemi me pavarėsinė e Kosovės dhe nuk e pranojmė qeverisjen qė shqiptarėt na kanė imponuar. Ne duam qė Kosova tė jetė pjesė pėrbėrėse e Serbisė, nė mėnyrė qė nė vise ku serbėt janė shumicė ta kenė pushtetin, kurse aty ku janė shqiptarėt, ata tė kenė qeverisjen e vet, thotė ky qytetar.
Njėsoj mendon edhe Nebojsha Pavloviq, po ashtu nga pjesa veriore e Mitrovicės.
Jemi tė shtrėnguar qė tė marrim vendime tė tilla nga zhvillimet qė zgjasin qe 12 vjet, thotė ky banor i Mitrovicės, duke kėrkuar qė pėr referendumin serbėt e veriut ta kenė edhe mbėshtetjen e Qeverisė sė Serbisė dhe tė gjithė banorėve serbė.
Pėrndryshe, me gjithė kundėrshtimin deklarativ tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės dhe pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė, serbėt e veriut kanė pėrgatitur organizmin e votimeve nė tri komunat veriore dhe pjesėn veriore tė Mitrovicės, duke pėrgatitur 82 qendra votimi.
Ata presin pjesėmarrjen e mbi 35 mijė banorėve me tė drejtė vote.
Fletėvotimet e kėtij referendumi pėrmbajnė pyetjen: A i pranoni institucionet e Kosovės? - dhe poshtė mbajnė edhe pėrgjigjet: Po dhe Jo, tė cilat duhet tė rrumbullakohen nga votuesit. (rel)