Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 22-10-03, 21:33   #46
Anonimja D
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 41
Anonimja D e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Komandanti i TMK-sė Agim Ēeku nesėr nė orėn 9h00 tė mėngjesit do tė paraqitet para gjykatėsit hetues nė Kranj





Arrestimin e ka konfirmuar edhe Shtabi i Pėrgjithshėm i TMK-sė. Shemsi Syla, zėdhėnės i TMK-sė, ka shfaqur shpresėn se fjala ėshtė pėr njė keqkuptim. “Besojmė se ėshtė njė spekulim ashtu siē ėshtė bėrė me zotin Thaēi, qė ndodhi kohė mė par. Deri me tani nuk kemi konfirmim zyrtar se gjeneral Ēeku ėshtė liruar, ai ende mbahet nėn arrest nga Ministria e punėve tė brendėshme tė Sllovenisė.

Ndėrkaq, Ana Di Leilo kėshilltare e Endru Komings, koordinator i UNMIK-ut pėr TMK-nė, nuk ka mundur tė jep kurfarė informacionesh, lidhur me akuzėn nėn tė cilėn ėshtė arrestuar gjenral Ēekut. “Ne nuk e dimė, kjo nuk ėshtė nė kompetencat tona por nė kompetencat e Departamentit tė drejtėsisė pranė UNMIK-ut, tė cilėt janė nė kontakte me autoritetet e Sllovenisė dhe ne nuk mundemi qė t’iu japim informata mė tė hollėsishme”, ka deklaruar Di Leilo.

Pėrndryshe, arrestimi i komandantit tė TMK-sė gjenerallejtnant Agim Ēeku ėshtė bėrė sot (mė 22 tetor) rreth ores 13h00 nė aeroportin Bėrnik tė Lubjanės. Vetė komandant Agim Ēeku nė bisedė telefonike pėr gazetėn "Java", menjėherė pas arrestimit, ka deklaruar se ėshtė arrestuar nė aeroportin e Bėrnikut gjatė kontrollimit tė pasaportave. Atij i ėshtė thėnė se arrestimi bėhet me kėrkesė tė qeverisė sė Serbisė e cila ka pėrpiluar pėr tė njė fletėarrest ndėrkombėtar. Ai ka thėnė se beson se lirimi i tij do tė bėhet sė shpejti, nėse ka drejtėsi. "Nuk ka arsye tjetėr pėr arrestim, pėrpos aktakuzave tė Serbisė" ka theksuar gjeneral Ēeku.

Zėdhėnėsi i policisė sė Kranjit tė Sllovenisė, Zdenko Guzi, i ka konfirmuar RTK-sė, se gjeneral Ēeku ėshtė arrestuar rreth orės 13 e 30 minuta nė aeroportin “Bėrnik” nė Lubjanė, pas njė fletarresti tė lėshuar nga INTERPOL-i.

Ndalimin e gjeneral Ēekut e ka konfirmuar edhe gjenerali Erdrju Kamings, koodinator i UNMIK-ut pėr bashkėpunim me TMK-nė. Edhe Neraj Sing, zedhenes i Shtylles se Parė tė UNMIK-ut, ka konfirmuar per radion Blue Sky arestimin e gjeneralit Ēeku, por nuk ka dhėnė mė shumė detaje lidhur me rastin. Evropa e Lirė citon gjeneralin Ēeku, t’i ketė deklaruar agjencisė amerikane Asoshieted press, se atij i ėshtė komunikuar se ėshtė arrestuar me kėrkesėn e Sėrbisė, e cila ndaj tij ka lėshuar fletarrestin ndėrkombėtarė, ndėrkaq agjencisė Frans Pres i ka deklaruar, perms telefonit cellular, se aktualisht po mbahet, nė njė kthinė tė vogėl, nėn mbikqyrjen e officerėve tė policisė. Sot nė Kranj ėshtė mbajtur njė konferencė pėr gazetarė, nė tė cilėn ėshtė njoftuar vetėm pėr arrestimin e gjeneral Ēekut, por nuk janė dhėnė hollėsi tjera. Nė konferencė ėshtė njoftuar se rasti i ėshtė dorėzuar gjykatėsit hetues i cili do ta sjellė vendimin pėrfundimtar. Pėrkundėr qarkullimit tė informacioneve jozyrtare pėr lirimin e komandantit tė TMK-sė, megjithat]atė ai nesėr nė orėn 9h00 do tė paraqitet para gjykatėsit hetues nė Kranj, i cili do ta merrė vendimin definitive lidhur me kėtė rast.





Nga: sb/blueskystaff mė Oct 22, 03 | 5:58 pm









© BlueSkyLive.com

Design & Hosting : preeMedia.com
Anonimja D Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 22-10-03, 21:34   #47
Flash
 
Anėtarėsuar: 16-10-03
Vendndodhja: Prishtina
Postime: 46
Flash e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Flash Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Flash Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Flash
Gabim Solana 24 tetor viziton Prishtinėn

Shefi i diplomacisė sė Bashkimit Evropian, Havier Solana do tė vizitojė mė 23 e 24 tetor Beogradin dhe Prishtinėb, njoftoi sot Zyra e pėrfaqėsuesit tė lartė pėr politikė tė jashtme dhe siguri nė Bruksel.

Vizita synon zhvillimin e marrėdhėnieve tė BE-sė dhe vendeve tė Ballkanit nė tė gjitha fushat, zhvillimin e politikės sė brendshme tė vendeve tė rajonit dhe fillimin e paradokohshėm tė dialogut ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės.

Solana nė Beograd do tė takohet me presidentin serbo-malazez Svetozar Maroviq dhe me zv.kryeministrin serb Nebojsha Ēoviq, por edhe me kryeministrin serb Zhivkoviq dhe atė malazez Gjukanoviq.

Njė ditė mė vonė, mė 24 tetor, Solana do tė qėndrojė nė Prishtinė ku do tė bisedojė me presidfntin e Kosovės Ibrahim Rugova, me kryeministrin Bajram Rexhepi dhe me kryeparlamentarin Nexhat Daci.

Gjithashtu janė paraparė edhe bisedime me shefin e UNMIK-ut Hari Holkeri, me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Holger Kamerof, si dhe me pėrfaqėsuesist politikė shqiptarė dhe serbė, thuhet nė njė njoftim tė Zyrės sė Havier Solanės nė Bruksel.
__________________
Shfleto lexo mėso
Flash Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-10-03, 21:46   #48
Flash
 
Anėtarėsuar: 16-10-03
Vendndodhja: Prishtina
Postime: 46
Flash e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Flash Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Flash Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Flash
Gabim Presidenca dėnon aktin e arrestimit tė komandant Ēekut

Muhamet Hamiti, zėdhėnės i Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova, e ka dėnuar sot ashpėr ndalimin nga autoritetet sllovene tė gjeneral Agim Ēekut, komandant i pėrgjithshėm i Trupave Mbrojtėse tė Kosovės.Nė deklaratė thuhet:“Ndalimi i Gjeneral Ēekut ėshtė akt i papranueshėm pėr institucionet dhe popullin e Kosovės. Autoritetet sllovene nuk kanė tė drejtė qė mbi baza tė akuzave tė konstruktuara tė njė shtetit fqi tė Kosovės tė ndalojnė personalitete tė shquara apo qytetarė tė Kosovės.

Pėr popullin e Kosovės fletarrestet e Beogradit janė tė papranueshme. Prandaj, kėrkojmė nga autoritetet sllovene qė tė lirojnė menjėherė gjeneral Agim Ēekun dhe ta trajtojnė atė nė pajtim me personalitetin e tij dhe postin qė ai mban nė Trupat e Mbrojtjes sė Kosovės.”
__________________
Shfleto lexo mėso
Flash Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-10-03, 06:36   #49
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Gjykata e Qarkut nė Nish akuzon Ēekun pėr "gjenocid tė ushtruar mbi serbėt pas hyrjes sė KFOR-it nė Kosovė"





Nish, 22 tetor - Mediat serbe bėjnė tė ditur se gjyqtarja hetuese e Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė, qė vepron nė Nish, Danica Marinkoviq, ka thėnė se fletarresti ndėrkombėtar ndaj gjeneralit Ēeku ėshtė lėshuar pėr shkak tė siē thuhet "gjenocid tė ushtruar mbi serbėt pas hyrjes sė KFOR-it nė Kosovė". Ajo ka thėnė se nė vitin 1999 kishte filluar hetimet ndaj gjeneral Ēekut, pėr shkak tė pėrgjegjėsisė komanduese. Sipas saj, z. Ēeku ngarkohet pėr vrasjen e 669 serbėve dhe 18 pjesėtarėve tė minoriteteve tjera, si edhe pėr shkaktimin e plagėve e lėndimeve tė rėnda tė 518 personave dhe ndalimin e 584 tė tjerėve. Danica Markoviqi ka thėnė se pėr tė jėjtėn vepėr penale ishte ngritur aktakuzė edhe nga kryetarit tė Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēit.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-10-03, 18:59   #50
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Ministria e Shėrbimeve Publike synon evitimin e mangesive ne menagjimin e pushtetit lokal





Prishtinė, 23 tetor - Ministria e Shėrbimeve Publike ka pėrgatitur njė memorandum mbi reformimin e pushtetit lokal nė Kosovė. Kėshtu u njoftua nga zyrtarėt e kėsaj ministrie, pas mledhjes me kryeshefat ekzekutivė tė komunave. Nė takim u tha se synim i memorandumit ėshtė evitimi i mangėsive tė shumta nė menaxhimin e pushtetit lokal, tė cilat konsiderohet se janė pasojė e mungesės sė kompetencave tė qeverive lokale. Drejtori i departamenti tė Administratė lokale, Hysni Bajrami, tha se memorandumi pėr reformimin e qeverisjes komunale, do tė jetė nė pėrputhje me kartėn evropiane mbi autonomin lokale. Ministri i Shėrbimeve Publike tė Kosovės, Jakup Krasniqi, theksoi edhe nevojėn pėr ndryshimin sa mė tė shpejtė tė procedurės pėr vazhdimin e dokumenteve tė udhėtimit. Sipas disa kryeshefave ekzekutivė tė komunave, njė ndėr pengesat kryesore pėr funksionim efikas tė pushtetit lokal ėshtė edhe rregullorja 2000/45 mbi qeverisjen lokale, e cila vlerėsohet e tejkaluar.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-10-03, 00:36   #51
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Solana tha se "nėse dialogu nuk funksionon, konsekuencat nuk do tė jenė tė mira pėr askėnd"



Londėr, 25 tetor - Pėrfaqėsuesi i lartė i Bashkimit Evropian pėr Politikė tė Jashtme, Havier Solana, nė pėrfundim tė vizitės nė Prishtinė, deklaori se ėshtė i kėnaqur me takimet qė pati. "Mendoj se ishte vizitė e mirė, konstruktive. Pata rastin tė takohem me zotin Holkeri, me tė gjithė liderėt e Kosovės dhe mendoj se dialogu mes nesh ka qenė shumė konstruktiv, pozitiv dhe shpresoj shumė se ata do ta shqyrtojnė me shumė seriozitet ofertėn qė do tua bėjė atyre zoti Holkeri", tha Solana pėr BBC-nė.

Solana tha se suksesi i dialogut do tė jetė shumė mė relevant nėse pėrfshihen institucionet e Kosovės. "Ai nuk ėshtė debat midis shoqėrive civile, por debat midis njė qeverie me njė qeveri tjetėr pėr ēėshtje qė u pėrkasin dy qeverive me bashkėpunimin e bashkėsisė ndėrkombėtare pėrmes zotit Holkeri dhe ekipit tė tij", u shpreh Solana. Por, sipas Solanės, "nėse dialogu nuk funksionon, konsekuencat nuk do tė jenė tė mira pėr askėnd, por nė veēanti pėr qytetarėt e Kosovės".
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-10-03, 16:23   #52
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim

TENTOHET TE BASTISET FAMILJA E FAMILJES JASHARI?!



Disa patrulla tė forcave franceze tė KFOR-it, mbrėmė rreth orės 18.00 kanė tentuar tė hyjnė nė familjen Jashari tė Prekazit, por pas reagimit tė banorėve tė lagjes, ata janė tėrhequr. Ky gjest i ka irituar banorėt e lagjes dhe tė gjithė qytetarėt e Skėnderajt, pasi patrullat nuk kanė pasur ndonjė urdhėr pėr kontroll. Nga komanda e KFOR-it, nė Mitrovicė janė marrė premtime se njė gjė e tillė nuk do tė ndodhė mė.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-10-03, 10:22   #53
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Zyrtarėt e Serbisė i kėrkojnė UNMIK-ut ”gjykimin e krimeve tė kryera nė Kosovė” kundėr serbėve

Fahri Musliu

26 tetor 2003 (18:15 UTC)





Ministri serb i Drejtėsisė, Vlladan Batiē, nė njė letėr tė hapur drejtuar Administratorit tė OKB-sė pėr Kosovėn, Hari Holkeri, tė cilėn e publikoi tė djelėn pėrmes mediave elektronike, kėrkon qė zoti Agim Ēeku tė shkarkohet nga posti i komandantit tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, sepse ”ėshtė komprometuese pėr bashkėsinė ndėrkombėtare qė njeriu i cili ka kyer krime, tė jetė nė njė post kaq tė lartė”.

Ministri Batiē kėrkon gjithashtu qė zotėrinjve Agim Ēeku, Hashim Thaēi dhe Ramush Haradinaj t’u merren pasaportat dhe t’u pengohet largimi nga Kosova.



Nė letėr thuhet se Ministria serbe e Drejtėsisė ka kėrkuar tri herė zyrtarisht nga ish-shefi i UNMIK-ut, Mihail Shtajner, qė ata t’u dorėzohen autoriteteve serbe pėr vuajtjen e dėnimit. Mirėpo, UNMIK-u kurrė nuk ka kėrkuar ndonjė dokumentacion ”pėr kėto apo krimet tė tjera”, ndonėse Ministria serbe e Drejtėsisė, me vetė iniciativėn e saj, ia ka dorėzuar UNMIK-ut tė gjitha ato qė i ajo i ”quan prova voluminoze”, thuhet nė letėr.



Zoti Batiē thekson se ”veprat penale pėr tė cilat ngarkohen zotėrinjtė Ēeku, Thaēi dhe Haradinaj, janė kryer para ardhjes sė UNMIK-ut nė Kosovė, pėr ē’ka procedimi i tyre ėshtė nė kompetencėn e organeve gjyqėsore tė Serbisė”. Ai rikujton se zoti Thaēi ėshtė dėnuar nga gjykata serbe nė vitin 1997 pėr terrorizėm dhe se kundėr zotėrinjve Ēeku dhe Haradinaj po zhvillohen hetime: kundėr zotit Ēeku pėr gjenocid, ndėrsa kundėr zotit Hardinaj pėr terrorizėm.



”Nė qoftė se mbeteni nė qėndrimin tuaj se pėr kėta persona janė kompetente organet gjyqėsore tė Kosovės, atėherė arrestojini dhe gjykojini”, thekson Batiē nė letėr.



Ndėrkaq, Prokurori i Posaēėm i Serbisė pėr Krimet e Luftės, Vlladimir Vukēeviē, deklaroi pėr mjetet e shtypit nė Beograd se ėshtė "pėrpunuar" rasti i varrezave masive me trupat e shqiptarėve tė Kosovės nė Batajnicė, afėr Beogradit dhe po vazhdojnė hetimet ndaj personave tė panjohur. ”Nė kėtė rast kanė qenė tė implikuar shumė njerėz, pėrfshirė edhe shoferėt, tė cilėt nuk kanė raportuar pėr kėto raste, edhe pse kanė patur dijeni pėr ē’ka ka ndodhur dhe nga janė kufomat”, thotė prokurori Vukēeviē.



Ditė mė parė Zyra e Komisionerit tė lartė tė OKB-sė pėr tė Drejtat e Njeriut nė Beograd ftoi autoritet serbe tė formojnė njė komision tė posaēėm, i cili do tė merrej hetimet mbi varrezave masive nė Serbi. ”Ky komision do tė pėrbėhej nga specialistė tė pavarur dhe paanshėm, si dhe do tė kryente hetime tė plota”, tha zonja Lori Vajzberg, shefe kėtij Misioni, duke theksuar posaēėrisht varrin masiv nė Batajnicė pranė Beogradit me afėr 900 kufoma shqiptarėsh, por edhe varrezat nė fshatrat Petrovė dhe Peruēac.



Kėto varre janė zbuluar para dy vjetėsh, kurse autoritetet serbe deri mė tani nuk kanė nisur asnjė procedurė gjyqėsore. //az//
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-11-03, 16:05   #54
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Kryeministri Rexhepi: Dialogu Prishtinė-Beograd, nė kohėn dhe kushtet e pėrshtatshme

Ilir Ikonomi

30 tetor 2003, 20:45 UTC





Zėri i Amerikės: Zoti Kryeministėr, si e vlerėsoni raportin e zotit Holkeri?

Bajram Rexhepi: Ndoshta ėshtė herėt dhe unė nuk kisha dashur ta vlerėsoj raportin pėr arsye se ishte kohė e shkurtėr e zotit Holkeri si kryeadministrator dhe mendoj qė shumica e hapėsirės sė raportit tremujor ėshtė e mbuluar me ēėshtjen e dialogut, pėr arsye se ai ishte edhe aktiviteti kryesor i zotit Holkeri, por po ashtu edhe dhuna, incidentet tė cilat kanė ndodhur nė muajt dhe javėt e kaluara, pra kemi pritur qė nė njė raport tremujor tė tillė, kryesisht vėmendja do tė pėrqendrohet nė ēėshtjen e dialogut dhe ēėshtjen e incidenteve, dhunės, vrasjeve qė kanė ndodhur sidomos tė disa pjesėtarėve tė komunitetit serb. Mirėpo megjithatė pozitive ėshtė se zoti Holkeri ėshtė angazhuar pėr operacionalizimin e standardeve, i cili do tė jetė njė projekt i pėrbashkėt me UNMIK-un dhe ėshtė njė gjasė e mirė qė tė bėhet pėrparimi nė fusha tė caktuara dhe secili do tė ketė tė definuar se pėr ēka ėshtė pėrgjegjės dhe angazhimi pėr vazhdimin e procesit tė provatizimit dhe po ashtu mėnyra indirekte e kėrkesės qė pėr pėrgjegjėsitė tė cilat janė tė rezervuara, Kėshilli i Sigurimit tė ketė konsideratė dhe me ndonjė vendim tė posaēėm t’i krijojė mundėsitė qė edhe ato nė njė tė ardhme tė afėrt tė transferohen nė institucionet e Kosovės.



Zėri i Amerikės: Zoti Kryeministėr, ju pėrmendėt dialogun, por zoti Holkeri shprehu pakėnaqėsinė pėr mospjesėmarrjen tuaj nė takimin e Vienės, duke shfaqur natyrisht shpresėn se ju do tė pėrfshiheni nė procesin e bisedimeve me Beogradin, me themelimin e grupeve tė punės. Por cili ėshtė nė thelb qėndrimi juaj ndaj kėtij procesi?



Bajram Rexhepi:Por mendoj, unė edhe me prononcimet e mia dhe nė qėndrimin unanim tė qeverisė, ne ndjekim vijėn institucionale, kemi kėrkuar qė parlamenti tė mbajė njė qėndrim politik, me njė konsensus, pro ose kundėr dialogut, ajo ishte arsyeja qė unė si kryeministėr dhe anėtarė tė tjerė tė qeverisė nuk kemi marrė pjesė, pėr arsye se kemi menduar se shkuarja pa njė pėrgatitje tė mirėfilltė do tė kishte konsekuenca nė punėn e mėtejshme tė qeverisė. Megjithatė mendoj se nuk ėshtė vetėm kėrkesa e zotit Holkeri, por edhe e Kėshillit tė Sigurimit, Unionit Evropian dhe nė pėrgjithėsi faktorit ndėrkombėtar se dialogu duhet tė vazhdojė dhe ne po ashtu nuk jemi nė princip kundėr dialogut, mirėpo mendoj qė duhet tė gjendet njė formė mė optimale pėr pjesėmarrjen e qeverisė dhe mendoj se kjo mund tė ndodhė nėpėrmjet operacionalizimit tė standardeve, ku do tė krijohen grupet punuese pėr secilin standard veē e veē dhe ne kuadėr tė kėtyre standardeve ku ėshtė edhe dialogu, mund tė gjendet forma edhe e kyējes sė pjesės teknike tė qeverisė nė dialogun e ardhshėm nė kohėn e pėrshtatshme.



Zėri i Amerikės: Zoti Kryeministėr, cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr gjendjen e sigurisė pėr serbėt nė Kosovė?



Bajram Rexhepi: Po mendoj se gjendja e sigurisė ėshtė shumė mė e mirė se mė parė, megjithatė incidentet tė cilat ishin karakteristikė e dy-tre muajve tė kaluar dhe sidomos nė momentin e ardhjes sė zotit Holkeri, ishin ato qė nė njė mėnyrė e tronditėn kėtė regjion, pėr arsye se ishin disa vrasje makabre tė fėmijėve serbė dhe ne ende e paguajmė nė njė mėnyrė ēmimin e tė gjitha kėtyre krimeve, edhe sepse ne jemi pala mė e interesuar qė kėto raste tė zbardhen sa mė shpejt dhe nė pėrgjithėsi mund tė them se tani, pas asaj vale dhune, situata ėshtė mė e mirė, por megjithatė mbeten shumė raste tė pandriēuara dhe unė edhe njė herė e potencoj se nuk ėshtė interesi i kosovarėve qė tė ketė raste tė tilla tė dhunės dhe ne do tė donim qė gjyqėsia dhe policia tė jetė shumė mė efikase dhe sa mė shpejt t’i ndriēojė kėto raste.



Zėri i Amerikės:Zoti kryeministėr, Administratori Holkeri ju kritikoi juve pėr mosshkuarjen nė Vienė por as ju nuk e keni kursyer UNMIK-un nga kritikat sidomos pėr tolerimin e korrupsionit dhe tė prostitucionit. Na thoni ju lutem ku i mbeshtesni kėto kritika?



Bajram Rexhepi:Unė do tė shtoja edhe diēka tjetėr: Po ashtu mund tė jetė edhe njė kritikė se pse pėrfaqėsuesit vendorė nuk marrin pjesė nė Kėshillin e Sigurimit, qė edhe ata tė paraqesin pikėpamjen e vet tė zhvillimeve aktuale nė Kosovė, ku sigurisht pėrveē atyre qė ka prezantuar zoti Holkeri do tė kishte edhe ēėshtje tė tjera, tė cilat janė prioritete tė qeverisė, mirėpo ky ėshtė realiteti ynė. Ndėrsa pėrsa i pėrket korrupsionit dhe krimit ekonomik, ne qė prej fillimit, qė pas ardhjes sė zotit Shtajner si kryeadministrator, me formulėn e famshme “zero tolerancė kundėr krimit tė organizuar, krimit ekonomik, korrupsionit”, e kemi pėrkrahur plotėsisht dhe me tė drejtė kemi pritur qė tė ketė transparencė, tė ndriēohen rastet aty ku ėshtė dyshuar se ka korrupsion, por deri tani rezultatet kanė munguar dhe nėse ne nuk kemi pasur njė kredibilitet moral tė kėrkojmė se ēfarė ka ndodhur me donacionet tė cilat i ka dhėnė bashkėsia ndėrkombėtare pėr Kosovėn, kemi obligim moral ndaj qytetarėve tanė qė tė kėrkojmė qė kėta taksapagues qė e mbushin buxhetin e Kosovės dhe mjetet e tyre a pėrdoren nė mėnyrė tė drejtė, apo ka shpėrdorime. Ne kemi dyshime tė bazuara se ka elemente tė korrupsionit nė struktura mjaft tė larta tė UNMIK-ut, por bashkė me vendorėt i kemi bėrė publike me qėllimin mė tė mirė, jo qė ta denigrojmė UNMIK-un, por qė tė lėvizin mė aktivisht nė drejtim tė zbardhjes sė korrupsionit dhe krimit ekonomik qė sigurisht qė ekziston nė Kosovė dhe ne presim se edhe Kėshilli i Sigurimit, edhe Unioni Evropian do tė angazhohen nė kėtė drejtim dhe do tė kemi njė transparencė shumė mė tė madhe se ē’ka bėhet me mjete tė caktuara, sidomos nė ndėrmarrjet publike dhe me rastet e tenderimit ku ėshtė njė mundėsi e madhe e keqpėrdorimit.



Zėri i Amerikės: Parlamenti i Kosoves sot miratoi nismėn pėr ndryshimin e Kornizės Kushtetuese. Nėse nisma nuk pėrkrahet nga UNMIK-u, si do tė reagoni ju dhe a mund tė ēojė kjo nė fėrkime tė reja me administratėn ndėrkombėtare?



Bajram Rexhepi:Po mendoj se edhe nė kornizėn kushtetuese ekziston njė nen i cili lejon mundėsinė qė tė bėhen disa ndryshime nė kornizėn kushtetuese. Mendoj se njė ndryshim i vogėl nė kornizėn kushtetuese ėshtė bėrė me rastin e zgjerimit tė kryesisė sė Kuvendit, e cila u shtua me dy vetė, mirėpo megjithatė qė tė ketė sukses ndryshimi i disa pjesėve tė kornizės kushtetuese, ėshtė e domosdoshme qė tė pritet ardhja e zotit Holkeri, tė bisedohet me tė, me zyrėn ligjore dhe bashkarisht edhe kjo zyrė bashkė me zotin Holkeri, Komisioni i Kuvendit pėr ndėrrimin e kornizės kushtetuese dhe strukturat e qeverisė, bashkarisht tė gjejmė formėn mė optimale, nė mėnyrė qė tė mos ketė fėrkime. Mendoj se kjo do tė jetė forma mė e mirė dhe shpresoj se do tė gjejmė gjuhė tė pėrbashkėt.//kk//
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-11-03, 15:49   #55
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim

UNMIK-ut thotė se nuk pėrkrah ndryshimet nė Kornizėn Kushtetuese tė Kosovės





Prishtinė, 4 nėntor - Zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Niraxh Sing, e cilėsoi tė paqėdnrueshme deklaratėn e djeshme tė kryeparlamentarit Nexhat Daci se kryeadministratori Hari Holkeri ka mbėshtetur procesin e ndryshimeve e plotėsimeve nė Kornizėn Kushtetuese tė Kosovės."Pėrfaqėsuesi Special i Kombeve tė Bashkuara nuk ėshtė pajtuar dhe as qė ka dhėnė ndonjė premtim pėr ndryshime nė Kornizėn Kushtetuese tė Kosovės", ka thėnė ai."Tash pėr tash kjo nuk mund tė ndodhė, por ndoshta mund tė ndodh nė tė ardhmen", ka shtuar z. Sing."Ne tė gjithė kemi thėnė se kompetancat e kapitullit tė pestė do tė transferohen deri nė fund tė vitit, ndėrsa pėr ato tė kapitullit tė tetė duhet tė konsultohemi me Kėshillin e Sigurimit, para se tė bėhet ndojnė ndryshim", plotėsoi Niraxh Sing. Nga ana tjetėr, kryesuesi i komisionit parlamentar pėr Legjislacion, Gjyqėsi dhe Kornizė Kushtetuese, Arsim Bajrami, tha se projekti pėr ndryshimin e Kornizės Kushtetuese tė Kosovės nuk ėshtė projekt indivdual dhe nuk duhet tė ndikohet nga deklaratat e tilla. Ai shprehu bindjen se Kosova do tė hyjė nė vitin e ardhshėm me ndryshime nė Kornizėn Kushtetuese. Edhe Fatmir Sejdiu, anėtar i kėtij komisioni, tha se i konsideron tė domosdoshme ndryshimet e plotėsimet nė Kornizėn Kushtetuese. Ndėrkaq, Bajram Kosumi, vlerėsoi ar tė gjitha ēėshtjet nė Kornizėn Kushtetuese duhet tė jenė tė hapura pėr amandamentim. Sipas anėtarėve tė Komisionit pėr Legjislacion, Gjyqėsi dhe Kornizė Kushtetuese, ndihma e Zyrės pėr Ēėshtje Ligjore e UNMIK-ut pėr hartimin e ndryshimeve tė Kornizės ėshtė e mirėseardhur, sikur edhe e ekspertėve tė pavarur.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-11-03, 12:17   #56
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Intervistė me autorin dhe gazetarin James Pettifer

Nga Arben Xhixho

11 nėntor 2003





James Petiffer, autori i gidės turistike pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn dhe i librit “Ēėshtja e Re e Maqedonisė”, ėshtė duke shkruar njė libėr pėr Kosovėn qė pritet tė dalė vitin e ardhshėm. Nė njė intervistė me kolegun Arben Xhixho, gazetari dhe autori Pettifer jep fillimisht mendimet e tij pėr konfliktin Nano-Meta nė Partinė Socialiste tė Shqipėrisė.

VOA: Si vėzhgues dhe studiues i zhvillimeve nė Shqipėri si e shikoni konfliktin e fundit midis kryeministrit Nano dhe zotit Meta. A kemi tė bėjmė kėtu me njė luftė tė bazuar mbi parimet, apo kemi tė bėjmė mė tepėr me njė luftė bazuar nė interesat e klaneve tė ndryshme?





James Pettifer: Njė pjesė e mirė e ka tė bėjė me personalitetet e tyre. Konflikti mes tyre po vazhdon prej vitesh. Disa herė fiton zoti Meta, disa herė zoti Nano. Por nė fund, ata i pėrkasin tė njejtės parti dhe do tė vazhdojnė kėshtu, pasi zoti Nano edhe kur ėshtė detyruar tė largohej nga pushteti, prapė gėzonte mbėshtetjen e bazės sė partisė, ndėrsa mbėshtetja pėr zotin Meta ėshtė e pėrqėndruar mė shumė nė njė zonė tė vendit, prandaj pėr tė ėshtė mė e vėshtirė tė sigurojė mbėshtetjen e shumicės sė partisė.





VOA: A mendoni se pas luftės sė tanishme Nano-Meta, ata mund tė qėndrojnė nė tė njejtėn parti. A mundet Partia Socialiste tė funksionojė pas Kongresit tė saj me tė dy kėto personalitete brenda radhėve tė saj?



James Pettifer: Pa dyshim kjo qė po ndodh nuk ndihmon. Nuk do tė ēuditesha, nė se do tė shikoja disa tė largoheshin nga partia pėr t’u bashkuar me parti mė tė vogla, ose ndoshta edhe pėr t’u larguar fare nga politika. Problemi me konflikte tė tilla ėshtė se ato dėmtojnė politikėn nė pėrgjithėsi, pasi siē shkruante kohėt e fundit kolegia ime Miranda Vickers, i bėn njerėzit tė lodhur me politikanėt, cinikė, qė tė mendojnė se do tė ishte mė mirė pa ta. Por mos tė harojmė se konflikte tė kėsaj natyre ndodhin brenda partive politike nė shumė vende.





VOA: Kohėt e fundit Bashkimi Evropian e kritikoi Shqipėrinė pėr vonesa nė kryerjen e reformave, gjė qė mund rrezikojė bisedimet pėr asociim stabilizimin. Sa ka ndikuar konflikti i fundit, lufta Nano-Meta, a mos po u heq kjo luftė energjitė politikanėve shqiptarė pėr t’u marrė me problemet e vendit?





James Pettifer: Nuk mendoj se ėshtė ky problemi kryesor. Problemi mė i madh ėshtė se disa institucione nė Shqipėri kanė ende nevojė pėr t’u zhvilluar. Ato ende nuk i kanė aftėsitė tė bėjnė ato qė kėrkon Bashkimi Evropian. Dhe kjo do tė ishte kėshtu edhe nė se nuk do tė egzistonte konflikti Nano-Meta. Shqipėria ka nevojė pėr ndėrtimin e demokracisė nė institucione. Por nė tė njejtėn kohė Bashkimi Evropian nuk duhet tė harrojė se Shqipėria ndodhet nė njė rajon tė vėshtirė dhe Bashkimi Evropian nuk ėshtė qeveria e Shqipėrisė. Shqipėria ėshtė njė shtet sovran dhe kjo duhet respektuar.





VOA: Le tė kalojmė nė njė temė tjetėr, ju jeni duke shkruar, jeni nė pėrfundim tė njė libri tė ri pėr Kosovėn, qė pritet tė botohet vitin e ardhshėm. Pėr ēfarė ėshtė libri?





James Pettifer: Pėrgjithėsisht ėshtė njė libėr me kujtime nga puna ime disa vjeēare nė Kosovė nė kohėn e regjimit tė Millosheviēit. I shqetėsuar se disa aspekte tė kėsaj Kosove kishin filluar tė harroheshin, apo siē ka filluar tė harrohet periudha para lufte, vuajtjet e kėtyre njerėzve. Mendoj se njerėzit, sidomos nė komunitetin ndėrkombėtar, do ta kuptonin mė mirė gjendjen sot nė Kosovė, nė se do tė dinin mė shumė pėr kėto. Po ashtu nė libėr jam pėrpjekur tė tregoj se si e ka pasqyruar shtypi Kosovėn. Unė vetė kam qėnė i pėrfshirė nė kėtė mbulim pėr 10 ose 12 vjet duke shkruar nė gazetat britanike dhe ato amerikane. Mendoj se perceptimi i luftės nė Kosovė nga shtypi ėshtė interesant. Dhe tani qė pavarėsia po afrohet, mendoj se libri do t’i bėjė njerėzit tė kuptojnė mė qartė nevojėn e Kosovės pėr pavarėsi.





VOA: Zėvendės-sekretari i Shtetit Mark Grosman ishte kohėt e fundit nė Kosovė, ku bėri tė ditur se bisedimet pėr statusin pėrfundimtar mund tė fillojnė nė vitin 2005, nė qoftė se Kosova plotėson mė parė standartet, tė cilat duhet tė jenė tani mė tė qarta dhe mė tė sakta. Si e shikoni ju kėtė proces, a ėshtė realiste tė mendohet qė nė vitin 2005 do tė fillojnė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar?





James Pettifer: Ėshtė njė gjė shumė e mirė qė zoti Grosman shkoi atje. Tė gjitha tė dhėnat tregojnė se pa njė angazhim mė tė madh amerikan, nė proces nuk do tė ketė shumė pėrparim. Ajo qė uroj unė ėshtė qė tė dihet si do tė vlerėsohen standartet. Pasi politika nuk ėshtė njė shkencė ekzakte. Unė jam dakort me atė qė ka thėnė ligjvenėsi Tom Lantosh qė nė se disa prej kėtyre standarteve do t’i ishin vėnė Shteteve tė Bashkuara, zor se Amerika do tė fitonte pavarėsinė nė atė kohė. Duhet kohė qė tė zhvillohen institucionet. Por ndėrhyrja amerikane ishte shumė e vlefshme. Mendoj se bisedimet e fundit tė Vjenės ishin tė pėrgatitura shumė keq. Nė raste bisedimesh tė tilla mes palėve, si shqiptarėve edhe serbėve u duhet bėrė shumė e qartė se ēfarė pritet konkretisht prej tyre, nė vend qė tė bėhen bisedime pa njė plan tė qartė. Prandaj ėshtė shumė e vlefshme tani qė Amerika po angazhohet mė shumė. Pa rolin e Amerikės, pas bisedimeve tė Vjenės, mund tė kishin filluar probleme serioze.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-11-03, 12:35   #57
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim

U. Klark: "Kosova do tė jetė e pavarur"





Prishtinė, 15 nėntor - Kandidati i Partisė Demokratik pėr President tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Uesli Klark, u takua me drejtues tė Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan dhe me komunitetin shqiptaro-amerikan nė Nju Hampshir."Kosova do tė jetė e pavarur, sepse ky ėshtė vullneti i shumicės sė popullit atje. Ky ėshtė parimi i duhur dhe ne do tė punojmė pėr ta arritur kėtė qėllim, sepse kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė mėnjanuar konflikte tė tjera nė tė ardhmen", theksoi z. Klark. Ai premtoi se Kosova do tė jetė njė prej pririteteve tė politikės amerikane, nė qoftė se ai zgjidhet president. Z. Klark tha SHBA-tė duhet tė punojė me vėmendje tė madhe nė Ballkan, pėr tė bashkuar e forcuar lidhjet ekonomike dhe pėr tė ulur nivelin e armiqėsive dhe urrejtjes historike, tė cilat nė vitin 1999 shkaktuan konflikte etnike tė pėrgjakshme nė rajon, pėr shkak tė nacionalizmit tė egėr serb, nėn udhėheqjen e tė akuzuarit pėr krime lufte Sllobodan Millosheviq.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-11-03, 23:57   #58
MEDALIM
 
Anėtarėsuar: 27-10-03
Postime: 55
MEDALIM e ka pezulluar reputacionin
Gabim

SERBI-MAL I ZI, Vrasėsi i Ana Lind, do tė dekorohej pėr trimėri nga Serbia

Lajmi i ores 6:45 PM





BEOGRAD (15 Nėntor) - Vrasėsi i ministres suedeze, Ana Lind, Mihajlo Mihajloviē, priste qė pas vrasjes sė saj tė merrte njė dekoratė pėr trimėri nga Serbia. Kėto komente janė bėrė dje nė tė pėrditshmen suedeze "Expressen", e cila citon disa burime tė policisė, sipas tė cilave kėtė e kanė bėrė tė njohur miqtė e vrasėsit Mihajloviē. Tezėn e motivit pėr vrasjen e Ana Lind e para e kishte dhėnė gazeta britanike "The Observer". Nė shkrimin e saj pėr vrasėsin Mihajloviē thuhet se arsyeja e vetme e vrasjes sė Lindit ishte fjalimi i saj me anė tė tė cilit ajo pėrkrahu sulmet e NATO-s mbi Serbinė nė mars tė vitit 1999. Gjykimi i vrasėsit pritet tė nisė nė fillim tė vitit tjetėr. ro/ro (BalkanWeb)
__________________
Me perjashtim te komunistave,Shqipetaret jan te gjithe te mire.
MEDALIM Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-12-03, 22:33   #59
Anonimja D
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 41
Anonimja D e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Duket si njė gjė e pabesueshme, porse dy nga kozmonautėt mė tė famshėm Amerikanė Alan B. Shepard dhe William Gregory kanė origjinė shqiptare. Dr. Moikom Zeqo, Drejtor i Muzeut Historik Kombetar, shkruan pėr revistėn Mbrojtja tė datės 4 gusht 2003 sesi duke kėrkuar nė arkivin e Muzeumit Historik Kombėtar gjeti njė dokument tė jashtėzakonshėm nga tė gjitha pikėpamjet. Mbi njė karton tė fortė ėshtė vendosur njė fotografi e anijes kozmike Apollo 14, fotografi e bėrė nga sipėrfaqja e Hėnės. Krahas kesaj fotografie ėshtė vendosur njė flamur shqiptar i pėrmasave tė vogla. Nėn fotografinė ėshtė shkruar: Antares at fra mauro, kurse poshtė fotografisė ėshtė ky mbishkrim: This flag was carried to the moon onboard Apollo 14 January 31 through February 9, 1971. It is presented by Rear Admiral Alan B. Shepard, Jr., United States Navy, delegate to the 26th Session of the United Nations General Assembly.











Dhurata qė Shepard u ka bėrė shqiptarėve

(foto e revistės Mbrojtja).





Nga ky shkrim mėsohet se flamuri Shqiptar (zyrtar) ėshtė mbartur nė Hėnė nė trupin e anijes kozmike Apollo 14 nga 31 Janari deri mė 9 Shkurt 1971. Ky flamur ėshtė paraqitur prej zėvėndės Admiralit Alan B. Shepard Jr., i Flotės sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe qė ka qenė delegat nė Sesionin e 26-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara.

Antares ėshtė pjesa e anijes qė zbriti nė Hėnė dhe Fra Mauro eshte emri i vendit nė Hėnė ku zbriti anija. Ka edhe njė mbishkrim dore shkruar me bojė tė zezė nga Alan Shepardi, qe lexon: With the compliments of the astronautes of the United States. Alan Shepard 02.10.71 (Pėrgėzime nga astronautėt e Shteteve tė Bashkuara. Alan Shepard, 2 Tetor 1971).

Ky dokument qė pėrmban flamurin Shqiptar me fotografinė nė Hėnė sė bashku me mbishkrimet i ėshtė dorėzuar prej vetė astronautit Alan Shepard njė diplomati shqiptar, i cili pati marrė pjesė edhė ai nė Sesionin e 26-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara. Alan Shepard, kur ka pėrgatitur kėtė dhuratė dhe pėr ta bėrė mė tė vėrtetė dokumentin, ka shkruar me dorėn e tij pėrshėndetjen jo vetėm nga vetvetja, por edhe nga astronautėt e tjerė tė SHBA-s. Kjo do tė thotė qė fakti i mbartjes sė flamurit shqiptar ka qenė temė bisede e astronautėve bashkėudhėtarė. Pra Shepard u ka folur atyre pėr origjinėn e tij shqiptare. Gjesti i Shepardit ėshtė i madhėrishėm.



Alan Shepard lindi ne East Dery, nė Hampshire tė SHBA mė 18 Nentor 1923. Ėshtė me origjinė shqiptare. Ka kryer Akademinė Detare Amerikane nė Anapolis ku mbaroi dhe njė shkollė fluturimi pėr pilot joushtarak. Mė pas bėri edhe Shkollėn e Marinės pėr pilot nė Patuxent, Maryland, si dhe Shkollėn Detare tė Luftės nė New Port Rhode Island mė 1958. Mė 1961 u ngrit nė hapėsirė si njeriu i parė nė botė rusi

Alan Shepard



Juri Gagarin. Ai fluturoi nė kozmos si pasagjer, kurse Shepardi nė misionin Apollo 4 nė Janar-Shkurt 1971 e manovroi vetė anijen kozmike. Si kozmonaut, ai ėshtė i pari qė ka fluturuar nė kozmos si amerikan dhe i pesti qė ka shkelur nė Hėnė. Para daljes ne pension Alan Shepard gradohet Admiral. Ai ndėrroi jetė mė 21 Korrik 1998; pra jetoi 75 vjet.



William Gregory William Gregory ėshtė njė tjetėr astronaut shqiptaro-amerikan. Ai lindi nė Lock-port, Nju Jork mė 14 Maj 1957. Ėshtė me origjinė nga fshati Dardhė e Korēės. Mė 1979 u diplomua per shkenca inxhinierike nė Akademinė e Forcave Ajrore. Mori doktoratėn si inxhinier mekanik nga Colombia University mė 1980 dhe Doktoratėn pėr drejtues mė 1984. Ne vitet 1981 - 1986 ka qenė pilot fluturimi me avionėt Fl11. Mė pas shėrbeu si mėsues pilotėsh pranė Forcave Ajrore Britanike. Ka fluturuar nė mė shumė se 40 lloje avionėsh dhe ka kapėrcyer mbi 5000 orė fluturimi. U zgjodh nga NASA nė Janar 1990 dhe u shpall astronaut nė Korrik

1991. Fluturimin e tij tė parė Shuttle STS-67 nė hapėsirė e kreu mė 2 Mars 1995 nga Qendra e Hapėsirės Kenedi dhe u ul nė tokė mė 18 Mars 1995. Ka vendosur rekordin e fluturimeve nė hapėsirat kozmike me 16 ditė dhe 15 orė duke plotėsuar 262 rrotullime drejt tokės. Ai fluturoi mbi 11 milion km nė kozmos, ka mbi 400 orė fluturime nė hapėsirėn kozmike, krahas 5000 orėve si pilot. Tani punon si drejtues pėr zhvillimin e biznesit nė Arizona tė SHBA.







Tani nė program





rrjeti tokėsor









rrjeti satelitor











Aforizmi i ditės:

S'ka krim mė tė rėndė se t'i lėshė anash cilisitė njerėzore.



I. Hardshek











Koha e shėnuar ėshtė CET (Central European Time)

Copyright © RTK. All Rights Reserved. Powered by RTK Web Unit
Anonimja D Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-02-04, 10:58   #60
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Muaji i parė i kėtij viti nė Kosovė, nxori nė pah edhe problemet e sfidat me tė cilat do tė pėrballet Kosova nė perpjekjet pėr plotėsimin e standardeve, kalimin e pergjegjėsive nga Misioni i Kombeve tė Bashkuara tek institucionet vendore dhe pėrgatitjen e zgjedhjeve parlamentare. Pėr tė diskutuar pėr kėto ēėshtje, Zėri i Amerikės intervistoi kryetarin e Partise Demokratike te Kosoves, Hashim Thaēi.

Zėri i Amerikės:Zoti Thaēi, fillimi i kėtij viti shėnon edhe fillimin e procesit tė konkretizimit dhe pėrmbushjes sė standardeve ndėrkombėtare pėr Kosovėn. A mund tė thuhet se institucionet e Kosovės, forcat kryesore politike tė saj, janė angazhuar seriozisht pėr tė punuar si njė ekip i vetėm pėr plotėsimin e kėtyre standardeve?

Hashim Thaēi: Unė vlerėsoj se standardet nuk janė vetėm angazhim pėr njė parti politike. Standardet janė obligim i institucioneve tė vendit dhe atyre ndėrkombėtare nė Kosovė. Janė standarde qė janė tė artikuluara, tė formuluara e tė aprovuara nga organet politike tė pėrbashkėta tė institucioneve tė Kosovės dhe tė UNMIK-ut e tė mbėshtetura edhe prej Grupit tė Kontaktit. Janė standarde qė do tė avancojnė procesin politik, gjithashtu edhe pėrsa i pėrket realizimit tė kritereve tė domosdoshme pėr t’u integruar Kosova nė strukturat veriatlantike, pėr tė ndėrtuar realitetin demokratik. Vlerėsoj se nė kėtė drejtim, tė gjitha partitė politike, por edhe qytetarėt e vendit do tė jenė mė tė pėrkushtuar nė realizimin e tyre, nė masė tė duhur qė do tė lehtėsonte dhe pėrshpejtonte fillimin e zgjidhjes pėrfundimtare tė statusit politik tė Kosovės. Nė kėtė drejtim vlerėsoj se edhe sa i pėrket funksionimit demokratik tė institucioneve, spektri politik kosovar ėshtė duke bėrė njė punė tė mirė, kuptohet me gjithė ato mangėsi, dobėsi, por edhe kufizime qė ka nė angazhimet e veta. Duke krijuar njė klimė tė pėrshtatshme tė funksionimit demokratik, efektiv tė institucioneve, funksionim nė tėrė territorin e Kosovės, kjo do tė nėnkuptonte edhe shpėrbėrjen e gjithė institucioneve paralele, krijimin e lėvizjes sė lirė pėr gjithė qytetarėt nė tėrė territorin e Kosovės, pastaj bashkimin e Mitrovicės, funksionimi, apo sundimi i ligjit bashkėkohor, shfuqizimi i tė gjitha ligjeve serbe dhe ndėrtimin e legjislacionit sipas standardeve perėndimore. Gjithashtu jemi duke i kushtuar rėndėsi qė askush tė mos jetė mbi ligjin, por nuk duhet tė lejojmė askėnd qė kurrsesi tė keqpėrdorojė ligjin pėr ēfarėdo motive qofshin ato. Ėshtė duke u punuar edhe nė standarde tė tjera, pėrsa i pėrket procesit tė ekonomisė, privatizimit, kthimit, dialogut dhe zhvillimit tė trupave mbrojtėse tė Kosovės nė njė strukturė qė tė jetė me interes pėr vendin dhe pėr perspektivėn e tij.

Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi, ky ėshtė viti mė i rėndėsishėm pėr plotėsimin e standardeve. Por ky vit po ashtu pėrkon edhe me zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare dhe gjatė fushatave elektorale, ėshtė e natyrshme qė qėndrimet politike tė polarizohen. A pritet qė fushata zgjedhore tė bėhet pengesė pėr plotėsimin e standardeve?

Hashim Thaēi: Nuk besoj qė fushata zgjedhore tė bėhet pengesė. Ne duhet ta kuptojmė se edhe funksionimi i partive politike, organizimi i zgjedhjeve, fushata, sa mė tė qeta demokratike dhe tė ndershme tė jenė zgjedhjet, ne do tė plotėsojmė njė prej standardeve kryesore, funksionimin demokratik tė institucioneve dhe ndėrtimin e tyre nė baza tė standardeve perėndimore. Prandaj jam shumė optimist se do tė kemi njė angazhim tė gjithė spektrit politik pėr realizimin e kėtyre standardeve. Fushata do tė jetė e qetė, demokratike, rezultati zgjedhor do tė jetė i pranueshėm nga tėrė spektri politik kosovar dhe mbi tė gjitha do tė kemi implementim, apo do tė kemi ndėrtimin e institucioneve demokratike menjėherė pas zgjedhjeve qė nuk do tė krijojė ndonjė vakuum institucional. Kėshtu qė vlerėsoj qė standardet do tė jenė angazhim i tė gjithėve dhe fushata zgjedhore ėshtė nė vazhdėn, apo plotėsimin e kėtyre standardeve si tė domosdoshme pėr tė njohur bota realitetin demokratik nė Kosovė.

Zėri i Amerikės: Me njė fjalė ju pohoni se mund tė ekzistojė njė marrėveshje e heshtur qė plotėsimi i standarteve do tė ketė pėrparėsi ndaj interesave tė ngushta partiake?

Hashim Thaēi: Standardet janė pėr shtetin e Kosovės. Tė gjithė jemi tė pėrcaktuar pėr tė ndėrtuar shtetin. Mirėpo vlerėsoj se Partia Demokratike e Kosovės ėshtė duke treguar njė shembull tė mirė tė mirėkuptimit me gjithė spektrin politik, qė tė punohet me pėrkushtimin mė tė madh dhe me faktorin ndėrkombėtar pėr implementimin sa mė tė shpejtė tė kėtyre standardeve, standarde tė cilat do tė ndikojnė qė tė kuptohen edhe mė drejt zhvillimet qė jemi duke kaluar, tė kuptohet mė drejt bota demokratike dhe realiteti qė ėshtė krijuar nė Kosovė dhe uroj qė tė jenė natyrisht edhe partitė e tjera politike jashtė ndikimit tė interesave partiake, pėrsa i pėrket realizimit tė standardeve pėr Kosovėn.

Zėri i Amerikės:Zoti Thaēi, siē e dini edhe ju nė kontaktet tuaja me pėrfaqėsues tė huaj, pėr ndėrhyrjen e NATO-s dhe pėr ēlirimin e Kosovės, ekzistojnė njė sėrė pikėpamjesh nė arenėn ndėrkombėtare. Si mund t’i bindni ju vendet e tjera, se ndėrhyrja e NATO-s ishte vėrtet njė hap i zgjuar i Perėndimit dhe se shqiptarėt e Kosovės po ndėrtojnė sot njė shoqėri moderne dhe demokratike. A mund tė cilėsohet Kosova si njė shembull suksesi i ndėrhyrjes nga jashtė?

Hashim Thaēi: Fillimisht ishte zgjuarsi e jona qė ne bindėm botėn perėndimore pėr tė intervenuar nė Kosovė. Ata na besuan nė pėrpjekjet tona pėr luftė tė drejtė dhe pėr ndėrtimin e rendit demokratik. Bota perėndimore, veēanėrisht miqtė tanė qė fillimisht na kuptuan e besuan, nuk janė tė dėshpėruar pėr atė intervenim, as ne nuk i kemi dėshpėruar. Mund tė konkludoj se sot Kosova ėshtė vend mė demokratik sesa disa vende tė tjera tė rajonit qė janė tė pavarura dhe Kosova me kėto standarde qė ėshtė duke i realizuar tash ka ecur mė pėrpara sesa disa vende tė tjera tė Evropės Juglindore qė po punojnė prej dhjetė vjetėsh pėr kėto standarde dhe mund tė konkludoj se Kosova ėshtė duke reflektuar sot paqe, stabilitet, mirėkuptim dhe tolerancė pėr rajonin. Nė kėtė drejtim ėshtė inkurajuese edhe deklarata e Podgoricės e tre kryeministrave tė Shqipėrisė, Malit tė Zi dhe Maqedonisė pėr Kosovėn, qė pėr herė tė parė vlerėsojnė arritjet e standardeve demokratike nė Kosovė dhe se kjo ėshtė shumė mirė pėr Kosovėn, ėshtė njė sinjal mjaft i mirė i vendeve fqinje pėr Kosovėn dhe sinjal shumė i mirė pėr botėn perėndimore se edhe fqinjėt po e kuptojnė dhe po e njohin realitetin pozitiv nė Kosovė. Por gjithashtu besoj se nė tė ardhmen e afėrt, as Kosovėn, as Serbinė, e kaluara e hidhur nuk do t’i mbajė peng, por do tė punohet edhe mė tepėr qė kėto dy vende t’ia lehtėsojnė njėra-tjetrės rrugėn si entitete tė veēanta, pėr t’u integruar nė strukturat veriatlantike.

Zėri i Amerikės: Aktualisht njė nga problemet mė tė mėdha nė Kosovė, ėshtė procesi i privatizimit, i cili siē duket ėshtė bllokuar. A jeni optimist se qeveria, institucionet vendore dhe UNMIK-u do tė gjejnė njė zgjidhje pėr privatizimin i cili ėshtė konsideruar si njė element i rėndėsishėm pėr zhvillimin e Kosovės?

Hashim Thaēi: Unė besoj se procesi i privatizimit do tė vazhdojė, do t’i iket ndikimit politik nė kėtė proces, do tė ngadhnjejė arsyeja e institucioneve vendore ndaj disa pengesave procedurale dhe do tė gjendet njė zgjidhje e pranueshme edhe pėr vendorėt, edhe pėr ndėrkombėtarėt dhe ky proces do tė vazhdojė sė shpejti.//kk//


fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:12.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.