Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 12-01-10, 17:43   #46
sefedin
 
Avatari i sefedin
 
Anėtarėsuar: 08-01-07
Vendndodhja: Nė shtėpinė time buzė liqenit ...
Postime: 78
sefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Pse Nuk U Ndėrtua Fronti Pėr ēlirimin E Kosovės

Ky centralizim i .veprimtarisė financiare i ndaloi deri ne prill te vitit 1998 harxhimet e mjeteve pa kritere dhe i vuri nen kontroll kėta zotėrinj, duke i detyruar ata te paraqesin kėrkesa dhe te japin raporte to metalizuara me shkrim per shpenzimet. Duke thėne se me kete vendim u akorduan te gjitha kėshillat e financimit. Ndėrsa, si shkak per decentralizim, nga vete sektori
veēante dhe Jashar Salihu, edhe me tutje paraqitej Fondi nga Gjermania, duke akuzuar kete kėshill si vend qe po berate investime pa kritere, nėpėrmjet Dėmės dhe Mėrgimit. Po, kėta kishin dhėne raporte konkrete dhe nga marsi e bėnin dorėzimin
e njė pėrqindjeje te madhe te mjeteve ne Kryesi (Shėnimet nga Puna e kėshillat te financave te Kryesisė se Degės, mars -prill 1998). Kishin mbetur vetėm mjetet qė kalonin nėpėrmjet fondit ne Zvicėr jashtė kontrollit, ato qe vinin nga SHBA-ja per te cilat mendonim se gradualisht do te vihen nen kontroll.. Pėrkundėr kesaj dobėsie, ky centralizim i mjeteve vazhdoi deri ne fund te prillit, kur u ftua mbledhja dhe u be grusht politik ndaj udhėheqjes se LPK-se.
Mirepo, me te dale pėrsėri Kryesia Teknike ne balle te LPK-se, pas "zgjedhjeve" te reja, 01-09.05.1998 ne KP, me financat dhe fondet ne pėrgjithėsi vazhdoi kėnga e vjetėr, ajo e financimit pa asnjė kontroll nga organet, te sektorit (klikės) qe i kishte ne dore mjetet. As pas tre muajve nuk u dha asnjė raportim (shiko mbledhjen e KP to korrikut, to pare pas asaj date kur nuk u raportua). Tash, nga fondi ne Gjermani, financohej grupi i punes ne Tropojė, bliheshin arme per Kosove dhe ushqeheshin vullnetaret qe shkonin atje me urdhėr te njėsive tė UĒK-se per te marre mjete dhe dėrgoheshin
139
mjete financiare ne terren. Mesa, mjetet e tjera shkonin nėpėrmjet atij te Zvicrės, si dhe to sektorit tash te pėrgjithshėm ne Tirane, te cilat e furnizonin sektorin ne Kukės, te tjerėt ne Tirane, e ku jo. Por, e pėrbashkėta ėshtė se para KP te LPK-se, deri ne korrik te vitit 1998, nuk iu paraqit asnjė informacion mbi mjetet financiare.
Pikėrisht kjo anarki e ngrinte kete ēėshtje me force per diskutim dhe ne te ardhmen me siguri s'do te shqyrtohet. Pse? Sepse, ėshtė jashtėzakonisht jo njerėzore per Fondin, sektorin e veēantė, LPK-ne dhe UCK-ne lénia ne situate te anarkisė totale, pėrveē dy muajve, te te gjithė gjendjes financiare.
E ardhmja do te flasė qarte.
Logjistika

Njė ēėshtje tjetėr, qe u paraqit me ashpėrsi ne kuadėr te punes sonė to organizuar, ishte logjistika. Per kete sfere patėm brenda periudhės qe ėshtė marre ne shqyrtim fėrkime, mosmarrėveshje dhe konflikte te mėdha. Ēdo njėra force, sidomos ato te sektorit
veēante, e bene bllokimin e tėrėsishėm te kesaj sfere te rėndėsishme te luftės. Ata donin qe, asgjė pa ata te mos blihet dhe t transportohet ne vend.
Me kete veprimtari sektori u shndėrrua ne force kryesore. Duhej vetėm vula e tyre. Pikėrisht per kete shkak, ėshtė dashur shume me beret per te intervenuar. Por, per shkak se anėtaret e sektorit te veēante nuk erdhėn ne mbledhje te Kryesisė, kjo nuk pan Mundėsi per t'u zgjidhur. Ketu u be gabimi me i madh, pse ky organ nuk arriti dhe lejoi deri ne mars te vitit 1998, kėta per*sona te sektorit te veēante te merren edhe me kete ēėshtje, me logjistike, te ēilen ata e shfrytėzuan si mjet per te ndikuar ne radhėt I trendė vendit, tek UCK-ja dhe te bėhen vete anėtar te Shtabit,
pikėrisht nėpėrmjet kesaj mase. Ata i shfrytėzuan mjetet financiare mase per te futur nen tutele UCK-ne.

Edhe nėpėrmjet logjistikes, ky sektor i keqpėrdori radhėt e UCK-se dhe atė e futi nen kontrollin e vet. Per atė shkak nuk u ndėrtuan as organe udhėheqėse e komanduese ushtarake. Si u zhvillua kjo veprimtari?
Deri ne janar to vitit 1997 nuk patėm probleme to kesaj natyre. Ndonėse, sektori i caktuar nga Kryesia nuk kishte kompetenca per kete fushe te punes, Kryesia e pranoi ne heshtje edhe kete veprimtari, si veprimtari e sektorit .te veēante. Mirepo, vendim lidhur me kete heshtje ne organin tone nuk ėshtė nxjerre. Vendimi i pare ne Kryesine e Degės per kete ēėshtje arrihet ne muajin qershor te vitit 1997, kur u nxor vendimi per mjetet materiale (luftarake), te cilat iu dedikuan rretheve te veēanta ne vend (Llapit, Drenicės, Dukagjinit, Pollogut etj), sepse nga te dhėnat e terrenit del se, ata nuk kishin mjete te mjaftueshme, as financiare dhe as luftarake. NE kete muaj u blenė, me vendim te organit to Degės, disa mjete per Drenice (Prekaz), pastaj per disa -vise te pushtuara nga shteti maqedon, si dhe per njėsitet e Llapit.
Ky vendim Ben fėrkimin e pare. Nga ky moment u thellua kontrolli mbi sektorin qe merrej me kete ēėshtje. Nėpėrmjet kėtij organi dhe ne kete organ, u caktuan muaj pas muaji mjetet luftarake, pėrveē atyre qe blinin ne mėnyrė tjetėr, nga sektori. Ne dhjetor te vitit 1997, kėtij sektori iu shtua edhe njé grup i punes, i cili vinte nga Brenda me Leman dhe Mėrgimin udhėheqės. Ne kuadėr te kėtij grupi ishin edhe disa te tjerė, si Gania, Lumi etj, te cilėt vepronin ne grup. Edhe kėta fillimisht kishin kompetenca per te blere mjete per UCK-ne. Mirepo, detyre parėsore e kėtij grupi ishte kryesisht transportimi i mjeteve pėrtej kufirit, ne Kosove, tek njėsitet luftarake. Dhe, duke u mbėshtetur ne suksesin e madh te tyre, sidomos ne transportim pėrtej kufirit dhe ne mjetet qe i gjenin ne territorin e shtetit shqiptar, ky grup u be shume i njohur. Ai arriti nga dhjetori 1997 deri ne maj, qe te kryej njė pune kolosale.

Por, ky grup kishte edhe vėshtirėsi. Ato ishin kryesisht te natyrės se mjeteve luftarake, si dhe te financave, te cilat nevojiteshin grupit. Ky grup, pikėrisht per shkak te suksesit, nuk furnizohej si duhet, ndėrsa vete nuk kishte mjete te mjaftueshme. Ky bllokim i punes se tyre, kishte bare qe ky grup i punes te financohej, sikundėr kemi dėgjuar me nga Fondi ne Gjermani. Edhe kėta pa e informuar Kryesine paraprakisht, pėrveē pas investimit, duke raportuar me shkrim, dhanė mjete. Nga raporti qe u dha ne Kryesi nga Fondi doli se deri ne mars me mjete te ardhura nga ky Fond kishin blere mjete luftarake per njėsitet luftarake. te UCK-se. Nga ky Fond financohej edhe ushqimi per vullnetaret qe vinin ne atdhe per mjete nga Kosova. Nėpėrmjet kėtij behej edhe furnizimi i ca radhėve ne Kosove, te cilėt, sipas raportit, ishin lėne pa mjete.
Ndėrsa, sektori "kompetent" si ne punėt e tjera, as ketu nuk dha asnjė informacion a raport me shkrim per punėn e vet. Grupi i punes ne veri dha me shkrim raport, ndėrsa kėta me goje. Per sektorin mjaftonte te thuhej se, kane blere hekura per Kosovėn! 'Po sa kane kushtuar ata hekura, ku i kane blere dhe a ishin ne rregull, sektori nuk dinte, sikurse edhe vete grupi qe i transportonte, sepse te dy palėt ishin laike dhe nuk kishin njerėz te kualifikuar per kete veprimtari. Te vetmin njeri qe e mori sektori ishte Raif Gashi dhe atė, per shkak te lidhjeve qe i kishte ne Tirane dhe ne shtet (Shėnimet nga puma ne Tirane deli ne prill 1998).
Ne kete gjendje e gjeti lufta logjistiken. Me te shkuar ne Tirane, Kryesia e Degės u mor edhe me kete pune. NE mbledhjen e pare
trajtua kjo ēėshtje. Aty u pa se konfliktet janė vetėm per te administruar mjetet financiare, si baze per te vendosur. Prandaj u krijuan fėrkimet ne kete fushe me rendėsi per luftėn se kush to marre atė ne dore. Lufta per logjistiken u be per disa qėllime me rendėsi.
__________________
Vetėm tė guximshmit janė fitimtarė dhe me fat derisa t'i lėnė tė jetojnė...!
sefedin Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 12-01-10, 17:46   #47
sefedin
 
Avatari i sefedin
 
Anėtarėsuar: 08-01-07
Vendndodhja: Nė shtėpinė time buzė liqenit ...
Postime: 78
sefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Pse Nuk U Ndėrtua Fronti Pėr ēlirimin E Kosovės

a. Se pari, nėpėrmjet logjistikes shtrihej ndikimi tek zyrtaret ne Tirane, duke krijuar lidhje e kontakte me ta, lidhje te cilat nuk ishin aspak ne bazė organizative.
b. Se dyti, shtrihej ndikimi tek radhėt e organizuara to UCK¬se, duke fituar pozicione ne strukturėn e saj, si ne Shtab Qendror, ne sektorėt e drejtoritė e tjera, organe to cilat tash veē kishin filluar nga klika per t'u rindėrtuar nėpėrmjet kooptimit;
c. Se treti, nėpėrmjet logjistikes arrihej ndikimi absolut mbi mjet financiare, te cilat kishin rol dominant ne tėrė gjendjen vend. Teoria: kush i ka parat e ka gjendjen, zotėronte;
d. Se katėrti, me logjistike krijohej terreni edhe per te pėrfshire nen ndikimin e vet edhe te kuadrove ushtarake, -LE cilat veē kishin shprehur dėshirėn per t'u futur ne radhėt e UCK-se.
Per shkak te kėtyre elementeve ishte e pamundur per te ulur sektorin ne bisedime. Te gjitha kompetencat ne Tirane i kishte marrė Xhavit Haliti dhe Azem Syla. Zeka nuk linte asnjė kontakt me asnjė nga zyrtaret, pavaresisht nivelin. Ne ane tjerėt, Azem Syla ishte i ashpėr, ofendues edhe aspak tolerant, njeri qe nuk donte per te dėgjuar per organet dhe nevojat e luftės. Ēdo gjė qe nuk kalonte nėpėrmjet atij e Xhavit Halitit dhe njėfarė mjekut (Shaip Mujes) ne Tirane, nga Kosova, qe merrej me shitblerjen e medikamenteve, ishte jo e drejtė dhe luftohej ashpėr (Shėnimet nga diskutimet e tyre nga mbledhjet e Kryesisė) Asnjė grup tjeter i punes nuk pranohej. Per ata madje nuk kishte kompetenca as Kryesia e Deges.
Megjithate jane dy shkaqe qe i detyruan ata te nenshtrohen ne organ:
1. Anėtarėsia ne Kryesi to KP té Degės dhe,
2. Dhėnia me shumice e armeve falas nga shteti, ndėrsa nga sektori ėshtė dhėne shuma e mjeteve qe gjoja janė blere kėto arme, edhe pse del e kundėrta (Dėshmitė e dėshmitareve ne Tirane).
Kėto dy fakte per kohen i detyruan ata te ndalen dhe ne Kryesi te Degės arritėm te bėjmė kompromise me grupin tjetėr qe vepronte ne veri tė Shqipėrisė. Mbeti qe sektori i veēante (Xhavit , Azem) te blejė arme ne popull, gjithandej ne shtet, qe thoshin se aty po i marrim, e, jo tek shteti. Per kohen u caktuan llojet e armeve, duke kėrkuar antitanke, mjete kundėr aviacionit dhe topa te kalibrave te ndryshėm. Kėto mjete u tha se i duhen UĒK-se per te bere balle ne lufté me forcat pushtuese serbe. Ndėrsa, mjetet e blera u vendos, pėrveē atyre qe shkojnė ne rrethin e Bukėsit, pas transportit té tyre ne veri, te merret grupi i Mėrgimit me to. Ai duhej per mjetet te kujdesej, duke e bere largimin e tyre ne vend -LE sigurte, pastaj pastrimin dhe shpėrndarjen ne vendet e caktuara, sipas kėrkesave te njėsiteve te UCK-se.
Ky vendim hyri ne fuqi menjėherė, me 07 mars 1998.
Pėrveē kesaj ndarjeje te punėve, ne mbledhjen e marsit, ne lokalin e Raifit ne Tirane, pastaj ne mbledhjet e mbajtura ne 'Universitetin e Tiranes dhe ne Lidhjen e Shkrimtareve te RP te Shqipėrisė, ku ishte stacionuar per kohen Kryesia, u caktuan edhe disa grupe te tjera, te cilat futeshin ne logjistike dhe mendonim se kėto grupe te punes do te kompletoheheshin per kėtė fushe shume te rėndėsishme per luftėn tone ēlirimtare. Ky lloj organizimi te logjistikes ishte menduar te vepronte deri ne ndėrtimin e sistemit ēlirimtar, ku edhe kjo fushe mendohej te ndėrtohej mbi baza shtetėrore, ne sistem, duke e gjetur mekanizmin adekuat. U krijuan kėto grupe te punes:
1. Grupi per gjetjen dhe transportimin e rrobave ushtarake.
2. Grupi sanitar, ai per gjetjen e mjeteve sanitare dhe transportin e tyre, deri ne Tirane, si te medikamenteve ashtu edhe to mjeteve per intervenimin kirurgjik etj.
3. Grupi per kujdesjen ndaj Vullnetareve.
4. Grupi per te plagosur.
5. Grupi i punes per llogarinė e mjeteve ne Tirane, (Vendimet e Kryesisė mars 1998).
Edhe kėto vendime u futen ne fuqi menjėherė. Ato filluan edhe te realizohen neper fushat qe u zgjodhėn. Tani ēdo grup i punes merrej profesionalisht me punėn e vet. Keshtu u gjeten rrobat ushtarake, mjetet medicinale, medikamentet etj. 'Te tjerėt kujdeseshin per vullnetaret. Mjetet qe siguroheshin per UĒK-ne i transportonin vete grupet e punes deri ne Durrės. Aty i merrte dorzim sektori i vecante;tash i logjistikes. Sipas te dhenave, keto grupe, me ndryshime te vogla kane funksionuar den ne vitin 1999. Por, askush deri ne korrik te. vitit 1998 nuk ka patur to dhena per punen e logjistikes.
Sipas kėtij vendimi u punua ne shume fusha. Por, ēdo grup i punes kishte urdhėr qe, pa dijeninė e Kryesisė dhe pa vendimin e saj te mos ia dorėzonte mallin Xhavit Halitit a Azem Syles, as edhe "mjekut" Shaip Muja ne Tirane. Edhe pse ky vendim ishte ne fuqi, ne u detyruam te pranonim. tė kundėrtėn, sepse sektori bllokoi punėn tek organet e shtetit shqiptar. Nėse nuk veprohej keshtu behej bllokimi i punes nga sektori tek organet e shtetit. Per te mos ardhur deri tek bllokimi i punes, pranuam ne heshtje. Ndėrsa, vendimi mbi blerjen e anėtarėve, transportin c tyre dhe sigurimin e vendit, me zyrtaret, nuk u zbatua nga sektori. Ata ishin te plotfuqishėm, sepse vetėm ata e kishin lejen e shtetit. Mirepo, ata donin t'i kishin edhe mjetet financiare, ne mėnyrė qe to vepronin te pakontrolluar, si dhe vete te mbanin lidhjet me qeveritaret nė Tirane, jashtė organizatės. Pengese ishin mjetet. Ndėrsa, financat me vendim i dispononte dhe i administronte vete Kryesia, ndonėse nuk i kishte te gjitha. Kjo e tmerroi atė sektor, i cili filloi te mos blejė arme dhe te lere pa e furnizuar grupin e punes ne veri, sidomos ne kohen kur atje kishin filluar te shkojnė vullnetare, to organizuar nga rrahet e UĒK-se edhe me qindra e tjera vetė. Nė kete gjendje, kėrkuam qe ne sektor to futen edhe forca to kualifikuara ushtarake, ato teknike, si Fadil Demiri, njė ish ushtarak, shok e i burgosur dhe besnik per luftėn ēlirimtare, te cilin veē e angazhuam me pune tė veēanta sidomos jashtė vendit. Me te dhe kuadro to tjera mendonim te profesionalizonin gradualisht kete sferė shume te rėndėsishme te luftės. Kėrkuam gjithashtu te futen ne grup edhe Xhemail Fetahu dhe Naser Idrizi, pėrndryshe anėtare te KP to LPK-se, pot as kėta dhe asnjeri nuk u pranuan nga grupi i logjistikes.
Kishte raste kur mjetet e blera nga sektori, si: pushkėt, kallashnikovėt, pushkomitrolozet, pushkėt 10 e 20-e, armėt antitanke etj., bliheshin pa kritere. Kishte gjithashtu taste, sidomos topat 75 mm, apo minahedhėsit 20, nuk funksionon si duhet. Ato mjete ishin shpeshherė ne rregn11, po iu mungonte ndonjė pjesč, si shenja optike a mekanike e operimit. Kjo gjendje e rriti rendėsin e Kryesisė qe domosdo sektori i logjistikes te zgjerohet me teknike ushtarake, me forca qe kishin njohuri per armėt. Prandaj, u nxor njė vendim i tille (vendimi mbi logjistiken, mars 1998). Ai hyri pas faktit, i cili erdhi nėpėrmjet informacionit se shume arme nuk po funksionojnė, si edhe me faktin se tash duhej te paraqiteshin me shkrim kėrkesa per mjetet qe u blenė, ne mėnyrė qe Kryesia te jetė ne gjendje per te vendosur pro a kundėr kėrkesės per armėt c veēanta. Lidhur me kete ishin edhe shkresat nga terreni, ku theksoheshin llojet e armeve ne lufte. Duke u mbėshtetur ne kete, nxorr vendimi, i cili e tmerroi sektorin e vecante. Ata, ne vlugun veprimtarive per furnizimin me mjete te UCK-se, tere mjetet qe i kishin ne diskonim i bllokuan. Dolėn edhe ne emėr tė Shtabit Qendror me vendim se vetėm ata janė kompetente per te gjitha ēėshtjet ne sferėn e logjistikes, ku i futnin edhe veprimtaritė qe thashė. Por, kjo nuk ishte e keqja, sepse edhe pėrkundėr kėsaj, ata nuk blinin mjete dhe nuk dėgjonin te tjerėt per t'i blere mjete efektive per lufte, si dhe nuk i kryenin as punėt e tjera. Kjo e detyroi Kryesine qė jashtė vullnetit te vet, te ndaje mjete dhe te dėrgojnė jashtė vendit persona per te blere mjetet luftarake to domosdoshme per njėsitet UCK-se. (Shėnimet nga veprimtaria ne Tirane.) Por, kjo nuk ishte e mjaftueshme. NE njeren ane, se mjete I inanciare nuk kishim sa duhet, sepse ato vinin kohe pas kohe, te cilat edhe u morėn nga sektori dhe nuk u dorėzuan ne grupet e punes dhe, ne anėn tjetėr, nuk i kishim krijuar lidhjet me organet e vendit ne Shqipėri. Me kėta i kishte lidhjet vetėm Xhaviti. Ai kishte leje tė veēante, prandaj i mori tėrė mjetet dhe u lidh me zyrtaret ne Tirane jashtė organizatės, duke u dale dėrguesve tė mjeteve financiare ne Rinas, ne aeroport, apo ne Limanin e Durresit dhe duke ua marre ato, to cilat ai nuk i dorezonte ne Kryesi.
__________________
Vetėm tė guximshmit janė fitimtarė dhe me fat derisa t'i lėnė tė jetojnė...!
sefedin Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-01-10, 17:48   #48
sefedin
 
Avatari i sefedin
 
Anėtarėsuar: 08-01-07
Vendndodhja: Nė shtėpinė time buzė liqenit ...
Postime: 78
sefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Pse Nuk U Ndėrtua Fronti Pėr ēlirimin E Kosovės

Lufta per logjistike e ndau ne tėrėsi klikėn nga organizata. Ky ishte gjoja faktori pse urgjentisht u thirr mbledhja e KP to Degės, pa u konsultuar me Kryesine. Mbledhja u thirr me anėn e Nėndegės se LPK-se ne Zvicėr. Thirrjet ishin lėshuar, prandaj Kryesia u detyrua per to lėshuar Tiranen, sepse nga thirrja dilte se ishte mbledhja paraprake e KP, ajo qe kishte per qellim per to krijuar terrenin per pėrgatitjen e MP to Gjashte tė Degės, nėpėrmjet se citės u be grushti politik mbi Kryesi (Thirrje pėr MP gjashte te Degės). Ėshtė pikėrisht, kalimi i kompetencave ne kuadėr to Kryesisė, edhe per logjistike, qe i tmerroi pėrtej mase kėta zotėrinj dhe e shtynė kete organizėm ne kete veprim antistatuore. Pas mbledhjes se .KP u kthye njė pjese e Kryesisė se KP ne Tirane. Atje kishte mbetur ēdo gjė ne vend. Sektori nuk pranonte me kontakte me Kryesine, edhe pse ende ishin ata (Xhavit Haliti e Azem Syla) anėtare to saj.
Ne situate to tille lindi ideja: "fshati financon fshatin". Kjo erdhi thjesht nga moskryerja e detyrave sektorit to logjistikes pėrballė luftės. Pse? Sepse, shume qytetare qe vinin nga viset e ndryshme to Kosovės ne Tropojė per armatim, ktheheshin ne vendlindje pa arme. Ky fakt beri qe shume rrethe, lagje e vende to vetorganizohen. Keshtu filloi mbledhja e ndihmave financiare ne devize nga luftėtarėt e Kosovės. Ata i kishin dėrguar njerėzit e vete dhe blinin arme neper fshat, lagje e qytete, ne kazerme etj, si dhe i transportonin mjetet ne vendin e vet. Ishte ne Tirane njė ērregullim i pėrgjithshėm. Askush nuk pėrgjigjej per asgjė. Kishin mbėrritur radhe to organizuara dhe jashtė saj. Me qindra e mijėra qytetare shqiptare nga Kosova endeshin rrugėve to Tiranes e Shqipėrisė. Ēdo kush prej tyre .kishte mjete financiare. Ata kėrkonin, blinin dhe transportonin arme ne veri, e prej andej ne Kosove (Dėshmitė e dėshmitarėve, Tirane. 1998).
Prandaj, per to ndaluar kete gjendje, nga Kryesia e Degės u kėrkua me force qe tere sektori i veēante tė vije ne mbledhjen e saj. Ne donim qe me organizim t'i dilnim pėrballė kesaj gjendjeje. Por, sektori ne emėr to Shtabit Qendror, atij shtabi qe vetėm ne letėr ekzistonte, sepse ende ishte ne kooptim e sipėr, e refuzoi kete organ udhėheqės. Me herėt Kryesia e pate bore centralizimin c tere mjeteve ne mėnyrė qe to detyroje sektorin dhe grupin e punes per to vepruar sipas vendimeve. Por, ishte e kote. Ata nuk erdhėn me jave ne vendin ku rrinte Kryesia, ndėrsa per here tė fundit erdhėn ne fillim to prillit. Erdhėn per tė marre mjete financiare. The, Kryesia me qellim to afrimit me kete sektor, pa u paraqitur kėrkesė ia dha mjetet e kėrkuara. Por, me tė marre ata mjete pėrsėri u larguan nga organi. Me kurrė Kryesia, sa kohe qe ka qenė ne udhėheqje, deri ne mbledhjen e pare, pas MP, kur u bėnė akuzat, nuk i ka pare kėta anėtarė tė Kryesisė. Ne fakt ishte koha kur sektori veē e kishte mare tėrė punėn e logjistikes nė dore dhe vepronte pa asnjė kontroll. Per atė veprimtari e kishin marre ata "lejen" e organeve ne vend.
Edhe per mjetet qe vinin nga bota e jashtme u be njė lufte e ashpėr. Ata kalonin vetėm nėpėrmjet dorės se Xhavitit dhe Azemit. Xhaviti kishte leje per to marre ne dorėzim mjetet ne kufi (Leja hyrėse zyrtare). Te tjerėt nuk lejoheshin nga organet e shtetit per t'u futur brenda dhe per t'i pranuar mjetet e mallin, sepse nuk leshohej leje tjeter. Edhe pse ishte keshtu, Kryesia nuk kundėrshtoi. Qėllimi ishte uniteti ne pune, por ajo qe e shqetėsonte ishte fakti se as per kėto, qofte mjete financiare, qofte medikamente, qofte arme nuk ka tė dhėna, sepse kurrė nuk ėshtė raportuar ne Kryesi. Per to thuhej nga sektori (Xhavit-Azem) se janė ne dore te "sigurte" ne atdhe dhe se po shkojnė brenda, tek njėsitet e UCK-se, ndėrsa nga brenda i kėrkonin mu ato mjete, te cilat u thoshin se nuk kane ardhur ende nga atdheu ne vend.
Duhet gjithashtu per to theksuar sidomos fundin e prillit, ditėt midis 20-25 prill te vitit 1998. Ne atė kohe, vjen ne Tirane lajmi nga grupi i furnizimit se atje, ne veri te shtetit, ne Tropojė gjenden mbi 4 mije vullnetare shqiptare nga Kosova, te cilėt kane shkuar te organizuar nga njėsitet e UCK-se per tė marrė mjete. Ky fakt na detyroi qe se bashku me Adem Grabofēin, i cili ende qėndronte pranė Kryesisė, per tė udhėtuar ne kufi. Atje e gjetėm grupin, i cili ishte shume nervoz. Me ta ishte I. Kelmendi. Ata ishin pėrpjekur per to zgjidhur atė ēėshtje, po pa sukses, sepse nuk kishte financiare, te cilat i kishte marre sektori nga fondet. Grupi ishte i shqetėsuar. Ata nuk kishin as mjete financiare per te blere
ushqim per vullnetaret.
Kryesia i kishte ne disponim vetėm 50 mije DM. Ato i morėn me vete. Te njėjtat ia dhamė grupit per ushqim, sepse per t'i ushqyer 4-5 mije veta duheshin shume mjete, aq me tepėr kur buke nuk kishte mjaftueshėm dhe vete ne duhej t'i ushqenim. Mjetet luftarake per ēka kishin ardhur nuk kishte. Ishin qytetaret tanė nga te gjitha viset e Kosovės. Ēdo grup e kishte shkresėn nga komandanti i zonės, nenzones a vendit ku gjendej per te ardhur per te marre arme. Por, arme nuk kishte! Mbėrritėm ne ora 20. Shkuam me Ademin dhe Mėrgimin ne baze, mbi Tropojė, ku ishin te vendosur vullnetaret. E pame vete gjendjen e tyre. Pa arme
Atje dhe shume te uritur. Kishte disa dite qė nuk ishin ushqyer. Zyrtaret nuk lejonin ushqimin e tyre. E vullnetaret kishin udhėtuar me dite e net te tera per te ardhur, ndėrsa aty nuk kishte mjete.
U pritem nga Dema shumė ashpėr. Pati edhe ofendime, por ato i morėm si te momentit, nga gjendja qe ishte ne vend. Ndėrsa, as unė dhe as Ademi nuk kishim mundėsi per te zgjidhur ēėshtjen. Ne nuk kishim as mjete financiare per ata.
U takuam tė nesėrmen me zyrtaret ne Bajram Curr. Ata nuk donin te dėrgonin buke per vullnetaret. Me intervenim arritėm qe ne marrėveshje te dėrgohet buka. Po, arme nuk kishte. Kėrkuam arme. Ne baze nuk kishte mjete luftarake. Para nuk kishte. Ne kontakt me zyrtaret, te nesėrmen erdhėn edhe nga Tirana, shefi i SHIK-te, Fatos Klosi, me te cilin ishte edhe njė pėrfaqėsues i shtetit amerikan. Pas bisedimeve u lejua blerja e mjeteve vetėm ne vend, pėrkatėsisht ne rrethin e Bajram Currit. Po mjete financiare nuk kishim, ndėrsa shteti vet nuk. jepte arme per vullnetaret qe ishin ne Tropojė. Per atė shkak, vete A. Grabocvi e thirri me telefon ajror Azem Kylėn dhe Xhavit Halitin. Me ta bisedoi Adem Grabovci. Edhe pse u tha se me mjete financiare mund te gjinden arme, gjė qe Mėrgimi kishte premtuar se i gjente ne vend, ata nuk u pėrgjigjen ne kėrkesėn tone per mjete financiare. Mbeti baza dhe tere vullnetaret pa mjete luftarake. Kete ia thamė zyrtareve te Tiranes ne Bajram Curr, duke menduar se ata, do ta kuptojnė gjendjen dhe do te japin mjete. Po mjete nuk dhanė. Shume vullnetare duke u kthyer ne Kosove edhe u vranė (Shėnimet nga ngjarjet e prill 1998 ne Bajram Curr.)
Tėrė kete ēėshtje e kam shkruar ne letėr dhe ia kam dėrguar KP ne mbledhjen e fundit te pėrbėrjes se vjetėr. Ajo u mbajte disa dite para MP te Gjashte te Degės, pikėrisht ne fund te prillit. Por, edhe pse ne ketė pune unė fajėsoja sektorin, i cili kishte mare mjetet financiare edhe ishte larguar, KP nuk mori masa ndaj tyre, por pėrsėri akuzoi Kryesine. Ndėrsa fakti se prej vullnetarėve ne Tropojė, rreth 20 ranė ne minat dhe ne pritat e ushtrisė serbe, sektori nuk beri as edhe njė vėrejtje per te reflektuar drejt. Ne kishim mundėsi, po nuk kishim mjete financiare per to blere arme, por ato nuk u dhanė nga sektori dhe Fondi, prandaj mbetem pa arme dhe vdiqėn kėta qytetare. Kjo eshte akuza. (pushkatim!!!)
__________________
Vetėm tė guximshmit janė fitimtarė dhe me fat derisa t'i lėnė tė jetojnė...!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga sefedin : 12-01-10 nė 17:49
sefedin Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-01-10, 17:51   #49
sefedin
 
Avatari i sefedin
 
Anėtarėsuar: 08-01-07
Vendndodhja: Nė shtėpinė time buzė liqenit ...
Postime: 78
sefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Pse Nuk U Ndėrtua Fronti Pėr ēlirimin E Kosovės

Mirepo, ēėshtja ne pėrgjithėsi shkoi ne kahje tjetėr. Per atė akuze nuk u morr askush nė pėrgjegjėsi. Pėrkundrazi. Mbi vendimet e Shtabit fiktiv te UCK-se, pas Mbledhjes se Pėrgjithshme, Kryesia e Degės nuk kishte me kompetenca per ēėshtje politike, logjistike, mjete financiare etj. Ajo ne fakt u. grushtua edhe nga kompetencat ne fushėn politike e organizative. Te tera punėt kaluan ne Kryesine Teknike dhe ajo ia la tėrė punėn ne dore sektorit te veēante, i cili ne baze te vendimit te atij Shtabi fiktiv, vepronte pa asnjė kontroll mbi ēdo fushe qe kishte te bėnte me mjete, sende e arme, duke pasur kompetenca absolute. Kryesia Teknike e Degės nuk vepronte si organ dhe u shua. Prandaj, tė gjitha mjetet financiare nga Fondi i Zvicrės, Gjermanisė ne shumice, Austrisė, Norvegjisė, SHBA-ve dhe nga shtetet e tjera, kalonin tek sektori i veēante. Ky i mori ne dore punėn me mjetet. Sektori i veēante ishte i plotfuqishėm per gjithė ēėshtjet ne Tirane e kudo, per logjistike e finance. ne Duhet ndriēuar gjithashtu fakti se mjetet luftarake kėrkoheshin.
Kosove nga radhėt e UCK-se. Unė jam informuar se grupin ne Tropojė, prej majit e deri ne shtator 1998 e ka financuar Fondi nga Gjermania. Nėpėrmjet kėtyre mjeteve financiare janė blere armė dhe janė furnizuar njėsitet e UCK-se. Ndėrsa si ka shkuar puna e logjistikes neper sferat e punes nuk dihet. Ata nuk kane raportuar per kete ēėshtje. Edhe ne mbledhjen e fundit, ku mora pjese, nuk u paraqit fare raport per atė veprimtari te rėndėsishme te luftės. Po, natyrisht, duhet thane se mjete luftarake, sidomos te renda kėrkoheshin ne Kosove, ndėrsa radhėt e UCK-se ne Drenice nuk kishin as mjete te lehta te mjaftueshme. E tare kjo ngarkon me pėrgjegjėsi sektorin i cili ishte i gjithėfuqishėm.

e) Lufta per te pėrvetėsuar kuadrin (oficeret) per klikėn e UCK-se

Krahas ndėrtimit te strukturės se UCK-se, duke filluar nga njėsitet luftarake e deri tek Shtabi, komanda operative, etj, u punua deri ne maj 1998 edhe ne profesionalizimin e kesaj force me kuadėr ushtarak, perverse me ata politke, organizative etj., por kjo pune u bllokua nga sektori dhe kuadrot nuk arritėn te futen ne veprimtari.
Dihet se edhe ne kete ane pati vėshtirėsi te mėdha. Duke u mbėshtetur ne faktin se sektori i kishte rrėmbyer te gjitha kompetencat ne emėr te Shtabit Qendror fiktiv te UCK-se, pas janarit te vitit 1997, kur ra ky organ, ēėshtja e punes me oficeret kaloi ne kompetence te Kryesisė se Degės se LPK-se. Deri ne kete kohe ishin dy grupe, ai politik e juridik dhe ai i rendėsish se veēante qe ishin caktuar per te rene ne kontakt me kuadrot ushtarake. Por, pėrballė rėndėsisė se veēante per lufte ēlirimtare, sektori politik kishte pak shanse per te kontribuar ne kete fushe ushtarake, sepse ishte i zėnė me shume pune te tjera, per te cilat ishte kompetent. Kjo ishte arsyeja pse kaluan kompetencat ne Kryesi te Degės per kete ēėshtje kaq te rėndėsishme.
Qysh prej janarit 1997, Kryesia u mor ne mėnyrė aktive me kete ēėshtje. Ajo u takua me shume oficere shqiptare. Lidhi kontakte me oficeret shqiptare ne Kroaci, ne Slloveni, ne Bosnje e Hercegovina dhe ne vendet e perėndimit. Me ta u shqyrtua edhe gjendja ushtarake. Prej tyre pad edhe keshilla qe edhe u pranuan nga UcK-.ja. Mirepo, qellimi i kesaj pune me oficeret, nuk ishte roli keshillues perballe luftes sone clirimtare, por ai aktiv, duke i lutur kėto kuadro profesioniste ne UĒK-e ne udhėheqje, ne mėnyrė qe lufta jone te korrte sukses.
Me oficeret patėn kontakte gjate vitit 1997 edhe shoke te tjerė tė KP te Degės, pėrveē sektorit te veēante, i cili pėrsėri nuk raportonte ne organ (Kryesi). Kur Kryesia takohej me oficerėt thoshin: "Kato ēėshtje ua kemi percjelle nepermjet kontakteve me shoket tuaj". Dhe, ne fakt kontaktet realizoheshin nga Ali .Ahmeti Adem Grabovci Fehmi LLadrovci Rexhe Iberdemaj, Xhavit Haliti, Shaban Muja, Jashar Salihu, Naser Idrizi, etj, por ata per ēudi nuk informonin me kohe detalisht. Prandaj, nxorėm vendim per te ndaluar punėn individuale me oficeret, pėrveē anėtareve te Kryesisė se Degės. Nga shokėt e larte u organizuan edhe tubime publike, konferenca, etj, duke menduar se keshtu po shkohet ne dasmė. Njė kėsi tubimi u mbajt ne Munchen, ne fund te vitit 1997, ku mori pjese sektori i rendėsish se veēante, por jashtė dijenisė se Kryesisė. Kjo nuk qe informuar fare per atė takim me oficeret, sepse as qe do te lejonte publicitetin e tij.
Pikėrisht kjo gjendje anarkike e shtyu Kryesine e Degės te lidhte kontakte te drejtpėrdrejta me oficeret shqiptare. Kishim kontakte dhe kėshilla edhe me oficeret gjermane, austriake, etj. Por, tashme biseda u koncentrua me oficeret, me ata qe prisnin futeshin ne Kosove, sepse shume prej tyre vetem nepermjet qeverise kerkonin te viheshin ne sherbim te UCK-se. Keshtu Kryesia pati kontakte me Naim Malokun, Bislim Zyrapin, Agim Celen etj. Nepermjet Ali Ahmetit e Rexhe Iberdemajt kishte kontakte edhe me oficeret ne boten e jashtme, me Fadil Demirin, apo me ata ne Bosnie e Hercegovine, si me z. Bicaj, zotin Kastrati, etj. Por, perkunder gjithe kesaj, oficeret perseri nuk u afruan ne gjirin e UCK-se. Duke pare kete, ne zgjodhem rrugen tjeter, ate te organizimit kjo te oficereve ne keshilla, duke i afruar ata prane organizates, menyre qe i ngarkoi ata me kompetenca dhe vetiu u riorganizuan ne dy grupe, sipas lidhjeve pro UCK-se a kunder saj, me qeverine e B. Bukoshit. Tani ishte grupi i oficereve te diet pavaresisht nga rrethanat kishin vendosur te futeshin ne lufte per clirimin e Kosoves. Kishte edhe lufetare te shumte, luftetare qe kishin luftuar ne Kroaci dhe ne Bosnje e Hercegovine, te, cilėt gjithashtu e shprehen vullnetin per t'u futur ne radhėt e UCK-se.
Njė pune te radhe ne riorganizimin e radhėve te oficereve kane luajtur dy oficere, Naim Maloku dhe Fadil Demiri. Kėta ishin te pėrkrahur nga oficeret luftėtare te ish-republikave jugosllave, nga ata qe kishin luftuar ne Kroaci e Bosnje e Hercegovine kundėr pushtuesit Serb, por jo edhe nga oficeret qe nuk kishin marre pjese ne luftėrat e atyre shteteve. Kėta e ndihmuan shume punėn e Kryesisė ne organizimin dhe riorganizimin e oficereve.
Por, krahas punes se Kryesisė, kishte edhe forca te tjera qe punonin me oficeret:
1. Qeveria e Bukoshit me organizatėn e oficereve, e cila nuk lejonte qe ata te punonin jashtė institucioneve te qeverise, pėrkatėsisht ajo kishte ndaluar qe oficeret te futeshin ne shėrbim te UCK-se dhe te luftonin.
2. Sektori i Rendėsish se veēante bėnte ēmos qe oficeret t'i lidhte pas qerres se vet, ne emėr te Shtabit Qendror, duke shkelur parimet baze te ndėrtimit te njė ushtrie profesionale, sepse ne atė forme mund te merrte njeriu disa vete, po nuk mund te ndėrtonte njė ushtri te afte ēlirimtare, te denje per te luftuar kundėr pushtuesit.
3. Kryesia ishte e interesuar qe ata te futeshin sa me shume ne kuadėr te UCK-se, forme kjo e -vetme per te profesionalizuar kete Fora ushtarake. Krahas, kesaj punohej me ta edhe ne institucionalizimin e luftės ēlirimtare, nėpėrmjet ndėrtimit te sistemit ēlirimtar.
Nė kuadėr te kesaj pune ndikim shume te madh ne oficeret kishte Bukoshi. Ai u paguante atyre edhe rroga dhe i mbante financiarisht. Prandaj, ndikimi i tij ishte evident mbi kuadrot ushtarake, ndonėse kishte prej tyre qe ishin edhe kundėr, sepse ishin thjesht per te ndihmuar UCK-ne, pavaresisht gjendjes qe do tė vinte ne skenėn politike, bashkimi i forcave a ndarja e tyre. Nė kėto kushte filloi lufta e armatosur ne Kosove. Prandaj, u ftuan oficeret ne Tirane. Te tri kėto grupe shprehen mendimin per takuar ne Shgiperitu, qofte edhe me B. Bukoshin, qofte me pėrfaqėsuesit e UCK-se. Mirepo, kuptohet se ndikimin e kishte kryesisht Bukoshi, i cili i kishte organizuar ata. Ardhja e oficereve ne Tirane, diku me shume se 30 veta, hapi njė lufte te madhe midis grupeve te pėrmendura. Bukoshi i la ata nen mėshirėn e fatit, si ne kuptimin. financiar, ashtu edhe nė ndėrtimin dhe ne drejtim te futjes se tyre ne strukturėn e UĒK-se. Ndėrsa ne, si Kryesi .ishim te interesuar per kete kuadėr ushtara.k, d.m.th. per futjen ne strukturėn organizative to ushtrisė sonė, sepse ende nuk kishte UĒK-ja struktura reale, komandė tė veten, prandaj i duheshin forcat profesionale per te ndėrtuar njė ushtri te shtetit te Kosovės. Ky ishte pikėsynimi ynė ne fushėn ushtarake, sepse ishim tė bindur se UCK-ja pa kuadrot ushtarake, nuk mund tė ndėrtohej dhe nuk mund te ecnim .ne rrugėn e madhe te luftės per ēlirimin e Kosovės.
Mirepo, kishte forca te tjera, te cilat e shfrytėzuan ketė situate per t'i afruar oficeret tek vetja. Klika i donte, jo per te ndėrtuar njė ushtri te mirėfillte, po per t'i futur neper strukturat e veta, mėnyrė qe te ndihmoheshin prej tyre. E kjo nė emėr tė profesionalizimit dhe operimit ushtarak, pa u pėrziere ne ēėshtjet politike, ne ato te udhėheqjes se kesaj force.

__________________
Vetėm tė guximshmit janė fitimtarė dhe me fat derisa t'i lėnė tė jetojnė...!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga sefedin : 12-01-10 nė 18:01
sefedin Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-01-10, 17:53   #50
sefedin
 
Avatari i sefedin
 
Anėtarėsuar: 08-01-07
Vendndodhja: Nė shtėpinė time buzė liqenit ...
Postime: 78
sefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Pse Nuk U Ndėrtua Fronti Pėr ēlirimin E Kosovės

Ne kėto kushte, u mbajt njė tubim me oficeret ne Tirane. Atė tubim e udhėhoqi B. Bukoshi. Ne tubim, mars 1998, ai u tha. atyre: "Nuk ka Kosova mundėsi per to futur ne 146 ēlirimtare dhe se ata duhet te kthehen nga kane ardhur, neper vendet e tyre" (Deklarata e Ali Ahmetit ne Kryesi, mars 1998). Kate gjendje e shfrytėzuam si Kryesi dhe menjėherė a lidhem nėpėrmjet grupit me oficeret. Z. Bukoshi edhe ketu doli kundėr luftės. Ai jo vetėm ne sferėn politike, juridike e financiare qe ishte kundėr, por as kuadrot nuk i la, duke i urdhėruar te kthehen neper vendet e veta. Ky ishte kulmi.
Tash mbeti puna jone me oficeret. Ne angazhuam Demirin nė veprimtari tė veēante, Nairn Malokun ne Kėshillin per Luftė, i cili pastaj u fut ne Kosove. Filluam kontaktet dhe arritėm marrėveshjen me oficeret nga Bosnja e Hercegovina, te udhėhequr nga Hall Bicaj, te cilin e konsideronim kuadėr shume te afte per lufte. Kėtyre u dhamė edhe mjete financiare, sepse donim qe te tjerėt, ata qe ishin ende ne Kroaci e ne Bosnje e Hercegovina te vijnė ne Kosove. Po ne kete kohe u krijuan lidhjet edhe me Bislim Zurapin te cilin e kishin lėne oficeret ne Tirane si udhėheqės te grupit te oficereve nė vend, derisa te vinte person tjetėr, qe ishte ne hierarki ushtarake me lart se ai.
Me kėta oficerė u morėn zyrtarisht Ali Ahmeti, Rexhe Iberdemaj, Ibrahim Kelmendi dhe Xhavit Haliti (Vendimi i marsit 1998). Por, ky grup i punes i caktuar nga Kryesia, kishte shume vėshtirėsi. Pse? Sepse ne bisedat me oficere te tullė, sidomos me Bislim Zyrapin, Xhavit Haliti, me vonė edhe Azem Syla, flisnin ne emėr te Shtabit Qendror, qe ende nuk ekzistonte, ne kohe qe me oficeret ishte pėrcaktuar te bisedohej shtruar, pa dorashka e gėnjeshtra, sepse vetėm keshtu ndihmonin UCK-ne dhe luftėn tonė. Natyrisht se oficeret duhej te zgjidheshin, sepse jo te gjithė ishin to mirėseardhur ne UCK-e. Pra, me ta duhej to bisedonim mbi pozitat e njė ushtrie ne ndėrtim e qe kishte nevoje per ta. Ky ishte vendimi i Kryesisė, dhėnė anėtarėve qe duhej te punonin me bishtaraket. Ata nuk kishin to drejte te gėnjenin, sepse keshtu nuk i ndihmonin luftės.
Mirepo, duket se pėrveē disa oficerėve, te cilėt shkuan nėpėrmjet Ali Ahmetit, grupit ne Tropojė dhe Kryesisė, disa tė re u vune ne sherbim te Xhavit Halitit e Azem Sylės, qe bisedonin me ta nė emer te Shtabit Qendror. Kėtė lloj baze politike e mori Bislim Zyrapi me disa oficere. Duket se kane qenė rreth 7-8 veta. Kėrta, lidhja e ketij grupi, i dergoi ne Kosove dhe disa i futen ne Shtab Operativ, tė tjerėt i ēuan ne terren, neper zona e nenzona operative, por jo ne SHP, sepse pas kooptimit te anėtareve te Shtabit to Pėrgjithshėm, anėtaret mbeten tė njėjtė, me pėrjashtim te B. Zyrapit, tė cilin me vone e futen ne kete organ. Por, kjo ėshtė ēėshtje tjetėr, sepse per kohen ky vendim i z. Zyrap ėshtė i drejte, sepse shkuarja e tyre ne Kosove ka ndihmuar shume pozitivisht ne lufte, pasi ata atje i organizuan dhe riorganizuan njėsitet e UCK-se dhe me ndihmėn e tyre, u arrit njė shkalle e mire e organizimit te luftės.
Pėrkundėr kesaj, duhet thėne se, megjithatė, ne kete fushe nuk u arrit sukses. Duke mos e ndėrtuar Frontin per Ēlirimin e Kosovės, nė fakt u bllokua puna me oficeret, si nga qeveria e Bukoshit, ashtu edhe nga grupi qe vepronte ne emėr te Shtabit Qendror te UCK-se, Xhavit Halitit, Hashim Thaēit dhe Azem Syles. Ne fakt erdhi. koha kur ndaj Kryesisė u be grushti politik dhe ushtarak i luftės ēlirimtare. Edhe kjo gjė mbeti nen mėshirėn e grupit, anėtaret e te cilit per te ndėrtuar klikėn e vet ne UCK, paraqiteshin edhe si komandante gjeneralė te UCK-se ne Tirane (shih: Deklarata e Xhavit Halitit ne Hotel Rogner, apo ajo e Azemit Syles mbi rolin vendor ne UCK-ne). Kjo shėrbeu si mjet per t'iu treguar kuadrove (oficereve e zyrtareve ne Tirane) se kush vendos ne emėr te UCK-se, duke treguar keshtu se ndaj tyre duhet te pėrkulėn. Ishte kjo puna me e dėmshme pėrballė kesaj force ushtarake, e cila kishte nevoje per ēdo force, qofte politike, qofte ushtarake, etj. UCK-ja ishte duke u rindėrtuar, prandaj duhej ndihmuar e jo vene nderskamcat, duke dale si gjeneralė, komandante dhe diktatore te UCK-se.
Qe11imi ketu nuk ėshtė per te kundėrshtuar atė pozite te zotit Xhavit, sepse nuk e di a ka qenė apo jo komandant, apo te zotit Azem se a ka qenė i plotfuqishėm, qofte edhe te zotit Hashim, gjoja udhėheqės i kėtij subjekti, duke shkelur ēdo rregull te brendshėm. Mirepo, e di se me atė u bllokua puna me oficeret, sepse, pėrveē disave qe shkuan me B. Zyrapin ne Kosove (shih: shkuarjen e shtate oficereve ne prill 1998), te tjerėt mbeten neper rrugėt e Tiranes, shume u kthyen prej nga kishin ardhur dhe nuk dėgjuan te shkonin ne vend, ne njėsite e UCK-se. Ishte koha kur tere ata u vunė ne shėrbim te B. Bukoshit, si dhe ministrit te tij, Ahmet Krasniqit, i cili edhe pse lufta zhvillohej ne Kosove, vazhdonte to qėndronte ne Tirane etj, duke i riorganizuar ne njėsi te tjera, si formacion i FARK-ut te ri, si dhe duke u lidhur me grupin ushtarak te Kosovės.
Ėshtė e njohur lidhja e Xhavit Halitit dhe Ahmet Krasniqit ne emėr te UCK-se dhe Qeverisé se B. Bukoshit. Kėta u ndihmuan reciprokisht dhe dhanė edhe mjete financiare. Por, ato mjete nuk i shkuan radhėve te UCK-se. Kjo veprimtari u be per grupe dhe interesa individualiste. Askush nuk di se sa mjete financiare japė keqpėrdorur. Nuk ka te dhėna as se si ka shkuar ne UCK Tahir Zema, apo pse ai e tėrhoqi ushtrinė nga Rrafshi i Dukagjinit. Duket se kjo ēėshtje ketu e ka lidhjen.
Ky ishte kulmi!!!
Dy fakte pra, ishin shkaktaret per kete ēėshtje: Qeveria e Bukoshit dhe grupi i Xhavitit-Hashim-Azem ishin ata qe e bllokuan shkuarjen me shurnice te oficereve ne radhet e UCK-se. Mund te akuzohet dhe te thuhet gjithcka ne llogari te ketij apo atij kuadri ushtarak, par e verteta eshte se, lufta midis tyre per UCK-ne, c ka ndaluar shkuarjen e oficereve ne vend.
__________________
Vetėm tė guximshmit janė fitimtarė dhe me fat derisa t'i lėnė tė jetojnė...!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga sefedin : 12-01-10 nė 17:55
sefedin Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-01-10, 18:00   #51
sefedin
 
Avatari i sefedin
 
Anėtarėsuar: 08-01-07
Vendndodhja: Nė shtėpinė time buzė liqenit ...
Postime: 78
sefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Pse Nuk U Ndėrtua Fronti Pėr ēlirimin E Kosovės

3. Pengesat tjera per ndertirnin e sistemit clirimtar

Me lart folėm per pengesat nga ana e brendshme per ndėrtimin e sistemit ēlirimtar ne Kosove (FCK). Folėm per shume fusha tė veprimtarisė nga ana politike, financiare e kuadrovike, deri tek interesat tjera te cilat kishin karakter te dėmshėm. Kėndej folėm dhe per forcat qe u organizuan dhe riorganizuan, te cilat arritėn, ne lidhje a jo, apo vetėm ne heshtje, te lidhen me forca te tjera politike, ne mėnyrė qe to marrin udhėheqjen politike to UCK-se. Kėto futen ne radhėn e faktorit te pare per mosndertimin e njė sistemi ēlirimtar ne Kosove. Por, nuk janė vetėm keta e ky fakt, qe ka ndikuar te mos arrihet ndėrtimi i Frontit per Ēlirimin e Kosovės.
Ky qellim nuk do te arrihej nėse nuk do te shkonin edhe disa faktorė te tjerė ne dobi te grupit qe ishte organizuar ne kuadėr te LPK-se dhe UCK-se dhe, qe tash po dilte si kėrpudha pas shiut. Ketu, ėshtė fjala per forcat e tjera, ato politike e organizative ne Prishtine, pastaj per Qeverinė e Bukoshit, per Tiranen zyrtare, ngase forcat tona te brendshme te cilat me interesa te ndryshme, thjesht te veta dhe te ngushta politike, kush me vetėdije te plote, e kush pa te, kush nga pozitat karrieriste interesat individualiste, etj, vepruan dhe e pėrkrahen njė grupim to tille, te ndėrtuar brenda .UCK-se, duke ndaluar punėn me te radhe, atė te ndėrtimit te Frontit tone ēlirimtar.
Njė rol po kaq te pakuptimte ka luajtur edhe faktori i jashtern, i cili siē duket per te mos ardhur deri tek pavarėsia e Kosovės, beri shume pune qe te mos lejoje bashkimin e forcave politike me ato ushtarake e organizative ne njė sistem ēlirimtar. Faktori i jashtėm e dinte se, po qe se vinte ky bashkim i shqiptareve, populli ynė kishte forca te mjaftueshme' per t'u ēliruar nga hordhitė sllave ne Ballkan.

a)Forcat politike ne Kosove

Marsi i vitit 1998 e gjeti popullin shqiptar te papėrgatitur politikisht-organizativisht e ushtarakisht. Ai ishte i ndare ne subjekte dhe me veprimtari te ndryshme. Kishte edhe ndarje lokale. Edhe ne kuadėr te vete subjektit dhe te sakrificės se kombit tone, problemi me i madh ishte tek mosekzistenca e njė subjekti te pėrbashkėt politiko-ushtarak, si mjet per t'i vene ne shėrbim te luftės ēlirimtare te gjitha forcat e popullit dhe ēdo energji te kombit tone.

159
Pa kete, fronti i luftės u dobėsua, sepse forcat u ndanė. Dile, padyshim, ne kete kane ndikuar shume subjekte, per te mos thene te gjitha forcat politike, perderisa ato nuk dolen ne anen e ndertimit te sistemit unik clirimtar ne Kosove. Ne kete kohe, e pa.raqiti zyrtarisht kerkesen Kryesia e Deges per ndertimita e sistemit clirimtar (Fronti per c7lirmin e Kosoves) (Vendimi i KP Degés, mars 1998). Nje kerkese e tille i qe drejtuar subjekteve politike, organizative etj. Ajo u be edhe zyrtarisht publike, duke dale me punime e deklarime, sikunder beri me deklaraten publike LPK-ja ne mars te vitit 1998, kur iu drejtua popullit tone me thirrjen per bashkimin e te gjitha forcave ne Front (Deklarata e LPK-se). Nė thirrje, shpjegohej pozita e kombit pas shpėrthimit te luftės frontale dhe ajo kėrkonte bashkimin e kombit ne njė organizėm politik e ushtarak unik, duke shpallur moratorium mbi subjektet politike e organizative, deri sa vendi te ēlirohej.
Megjithatė, kjo u kundėrshtua. Kush dilte me deklarata, kush e kundėrshtonte atė, duke thėne se e kemi shtetin, organet, etj. Dhe, e vėrteta. ėshtė se, asnjė subjekt nuk u bashkua me luftėn
faktikisht, pa bere fjale per ēėshtjen. e ndėrtimit te sistemit. Té shohim tani veprimtarinė e subjekteve.


__________________
Vetėm tė guximshmit janė fitimtarė dhe me fat derisa t'i lėnė tė jetojnė...!
sefedin Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:28.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.