|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
08-04-11, 19:30
|
#46
|
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
|
Re: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit
Dr. SHYQYRI HYSI*
Kur Perandoria Osmane(Turqia), po shkonte drejt fundit te saj: Kur xhonturqit(turqit e rinj), premtonin se kombet nen qeverisjen e tyre, do te hanin me luge te florinjte: Kur shtetet ballkanike po pergatiteshin te aneksonin gjithe trojet shqiptare: Kur bota e qyteteruar po dridhej prej etheve te luftes: Kur ne kater vilajetet shqiptare, era e lirise kishte mbushur gjokset e shqiptareve, Komiteti "Per Lirine e Shqiperise" (1905), me qender ne Manastir vendosi themelimin e cetave patriotike. ceta e pare kombetare u ngrit nen udheheqjen e Bajos dhe cercizit ne shtator te vitit 1906 dhe po ate muaj u promovua me aksionin e "Gurit te Cjapit", me 9 shtator te vitit 1906 (sipas kalendarit allaturka).
Qellimin e daljes me ceten ne malet e Shqiperise, e bene te ditur pishtari i Lirise sone Kombetare, Heroi i Popullit cerciz Topulli, nepermjet nje letre (qarkore) shperndare ane e mbane Shqiperise dhe botuar ne gazeten "Shpresa e Shqypnise", janar 1907, e cila botohej ne Raguz (Dubrovnik). Ne te cercizi shkruan: "Me anen e kesaj letre dua te lajmeroj te gjithe vellezerit patriote, shqiptare, miqte tane, si dhe gjithe te tjeret qe interesohen per ceshtjen e Shqiperise, se une me gjithe shoket e mij (duke lene shtepijat, familjet e gjithe pasurine), kemi dale nder male si kryengrites, kunder qeverise barbare tiranike, per Lirine e Shqiperise. Duke qene se qeveria halldupe e Turqise nuk na epe kurrfare te drejte dhe aspak liri, pa shkolla ne gjuhen tone, pa siguri per jeten dhe pasurine e popullit e, n?anen tjeter, qeveria kerkon e i merr me pahir pagesat e ndryshme te renda, jo vetem, por edhe duke na grabitur, plackitur sa s?durohet dot me......
Vetem liria eshte sharti dhe ilaci per tu ringjallur shqiperi. U bejme thirrje gjithe shqiptareve patriote te Shqiperise se Jugut e Veriut qe te lidhen me ne me besa-bese..... Ky grishem (lajmerim) behet ne emer te 3 000 kryengritesve luftetare te betuar per Shqiperine. Dhe duke dhene besen se do te qendrojme burrerisht deri sa te arrijme qellimit, qe eshte shpetimi i Shqiperise nga roberia, nga terri dhe prapesia e pergjithshme dhe per ta ndritur dielli i Lirise".
Vrasja e bimbashit
Aksioni i pare qe beri jehone jo vetem ne Gjirokaster e perreth, por edhe pertej kufijve te ish Turqise ishte vrasja e bimbashit. Fjala bimbash ne turqisht do te thote, major. Halil Musa Beu ishte komandant i xhandarmerise ne Gjirokaster. Ai pas veprimeve te cercizit per te ndalur doren turko-greke ndaj patrioteve shqiptare kishte dhene urdher, qe te arrestohej cilido qe ndihmonte e strehonte komitet. Bimbashi kreu disa arrestime, mori masa shtrenguese ndaj popullsise ne prefekturen e Gjirokastres etj. Komiteti i Gjirokastres dhe Komiteti, Per Lirine e Shqiperise e denoi me vdekje Bimbashin. Per te marre masat e fundit, cercizi, u takua me vellain e madh, Kapon, i cili ju pergjigj: "Ne se vrisni ju te cetes, do ta vras une". Per te vrare bimbashin, u caktua Hajredin Tremishti dhe Asllani, por nuk munden. cercizi mblodhi ceten per te marre masa te tjera, te gjithe kerkonin te ishin protagoniste ne vrasjen e bimbashit, por, me aktivet u treguan Barjam Prongjia dhe Hito Lekdushi. Dy luftetaret e lirise u pergatiten per vrasjen dhe, u veshen si tregtar. Pas dy ditesh te qendrimit ne qytet. Me 25 shkurt (9 mars) ne oren 11:15 ne lagjen Hazmurat (sot mbi Drejtorine Arsimore, ne rrugen qe te shpie ne Qafen e Pazarit), me gjakftohtesine me te madhe, koburet e dy trimave te Laberise shtine mbi bimbashin dhe Lamcen (bodigardin gjirokastrit) qe tentoi te mbronte bimbashin. Bimbashi mbeti i vrare ndersa, Lamcen, Hitua e qelloi ne dore, per te mos vrare nje shqiptar, dhe per ta nxjerre jashte mundesie per te reaguar. ceta qe kishte zene pozicione rreth qytetit dhe ne bregun e Teqese se Baba Manes (Teqeja e Shtufit mbi universitetin E. cabej), i ndihmoi luftetaret te dilnin nga qyteti dhe zmbrapsi ushtaret qe ju vune mbrapa atentatoreve.
Epopeja e Mashkullores, 18 mars 1908
Trupa te shumta turke te garnizonit te Gjirokastres dhe ato qe erdhen nga Janina, u vune ne ndjekje te cetes. cercizi e ndau ceten ne dy pjese. Ai mori me vete: Mihalin, Hajredinin, Asllaninin, Zemanin, Hiton dhe Myftarin. Diten e marte me 4 mars (17 marsi) luftetaret shkuan ne shtepine e Myrto Haskes, i cili ishte babai i Zemanit. Pa u zbardhur mire dita cercizi pa si ne mjegull nje turme njerezish qe po i afroheshin shtepise. Pasi vuri dylbine dhe pa se ishin ushtare u foli me urgjence shokeve. "Oburani o shoke, se na rrethoi ushtria". Luftetaret moren c?munden dhe u drejtuan poshte perroit. Por, spiuni (Veipi, te cilin cercizi e vrau, gjate luftimit) i vuri re nga kaluan dhe i drejtoi ushtaret turq ne drejtim te rrapit, i cili eshte edhe sot ne qender te Mashkullores. Ushtaret hapen menjehere zjarr, por cercizi dhe Asllani zune me shpejt se ushtaret haurin e Abaz canos dhe hapen zjarr mbi ushtaret. Zemani, Myftari, Mihali dhe Hajredini, erdhen njeri pas tjetrit ne drejtim te haurit. Gjate rruges neper lendinen qe te conte tek hauri, u vra luftetari me i ri i cetes, Hajredin Tremishti, i cili ne ate moment ishte vetem 18 vjec. Mihali qe ishte prane tij, nuk mundi te merrte trupin e pa jete te luanit permetar. I pikelluar sa me s?behej, Mihali u dha shokeve lajmin e vrasjes se Hajredinit. Urejtja e trimave u shperh duke qelluar pa reshtur mbi ushtaret turq. "Tre ushtare njeri pas tjetrit, thote Mihali, vrau cercizi, e te tjere te plagosur qe u degjoheshin ulerimat, sa i detyroi te terhiqen... Pastaj, Luani, trimi e kapedani yne, cerciz Topulli, mblodhi veten dhe ju drejtua shokeve me keto fjale: "Te rroje Shqiperia se edhe neve si Hajredini do te vritemi, por, o burrani, shok, te zeme vendet e te luftojme burrerisht dhe mos u trembni". cercizi, Zemani dhe Myftari zune qendren e haurit, mbrapa Mihali me Asllanin. Hito Lekdushi ishte i fundit, ai nuk mundi te futej ne "keshtjellen e haurit", nje grup ushtaresh arriten ti prisnin udhen dhe ishin gati ta kapnin. Por, luani kurveleshas nuk e humbi toruan. Shqiponja tepelenase e Lekdushit fluturoi neper shkrepat e Levenishtes dhe pasi u perlesh me arme e trup me trup me ushtaret turq, pas tre oresh cau rrethimin dhe u ngjit ne malin e Gjere. Rapsodi popullor kendoi: Ndricoi hena ngjyre prushi/Se shkonte Hito Lekdushi?/Per Hito Habibin thone/Kerkonte haka te zone. Lufta filloi ne oren 5:30 dhe perfundoi rreth ores 18:00. Ne kete beteje per jete a vdekje, ceta e shtate trimave, me kapedan cercizin ne krye perballoi 200 ushtare te batalionit turk, per rreth 13 ore dhe ne nje lufte te pabarabarte. Raporti i forcave ishte, nje me 40. Ne librin "Kryengritja shqiptare", Mihal Grameno, nje prej aktoreve te kesaj epopeje te lavdishme kombetare shkruan: "cercizi u tregua nje dragua ne kete lufte. Ai replikonte me ushtaret. Jemi bijte e Skenderbeut dhe nuk jepemi, por do te luftojme gjer ne oren e fundit. Shqiptari di te vdes sipas zakonit e nderit. Vetem dhe vetem atehere munda te besoj historine e kombit tone. Atehere munda te njoh burrerine dhe trimerine e stergjysherve tane, te kuptoj e te cmoj vleften e ketij djali trim se megjitheqe u rrit i perkedhelur, nuk i trembej vdekjes. Zbathur, kolos, me leshra perpjete, vertitesh nga te gjitha anet si nje komandant i madh, me pushken ne dore e gjashtaren ne dhembe, duke burreruar neve, duke qelluar mbi ushtaret. Fytyra e tij kete dite ishte me e celur se kurdohere".
Rreth ores 05:00, ne vendin e luftimit erdhen trupa te reja, por edhe sulmi i tyre u zmbraps nga zjarri i kalibruar i luftetareve te lirise. Trupat turke dhe komanda e tyre, u perqendruan tek rrapi shekullor. Duke perfituar nga lodhja e kundershtarit, coroditja e ushtareve dhe oficereve, nga shiu qe kishte rene gjate gjithe dites, nga nata qe po afrohej dhe nga mjegulla qe sapo ra, strategu i kesaj fitoreje, cercizi, iu drejtua Zemanit dhe Asllanit. Vezhgoni vendin perreth per te gjetur shtegun se nga mund te cajme rrethimin.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 08-04-11 nė 19:32
|
|
|
08-04-11, 19:32
|
#47
|
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
|
Re: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit
2 .Zemani si mashkullorit e njihte mire vendin. Propozoi te benin poshte perroit. Ashtu u be. cercizi ndau detyrat: Zemani dhe Mihali te paret, Ēercizi do te vazhdonte zjarrin, Asllan Starja do te merrtre ne krah Myftarin e plagosur. Myftari u lutej shokeve ta vrisnin, se mos binin ne dore te armikut. Por, cercizi i tha: "Po te vdesim ne, ahere do te vdesesh edhe ti, nuk te leme ne dore te halldupeve edhe sikur te japim jeten tone, ti e bere tenden. Po, bej kurajo o trim. Pastaj iu drejtua shokeve: Mblidhi forcat, se do cajme rrethimin. Gjaku Hajredinit u befte drite, perpara me shpetesi drejt perroit me te poshtet". Keshtu ne zjarr e siper ceta e cau rrethimin dhe arriti ne Kasollet e Dino cicos, ku sherbente nje punetor i kesaj familje te madhe gjirokastrite. Shahini sapo kishte hequr prej zjarrit kusine e fasuleve dhe, u pergatiti luftetareve darken me gjithe te mirat e rastit dhe sa me shpejt qe qe e mundur. Mihali lidhi plagen e Myftari Axhemit nga .Gjirkastra qe u plagos tek hauri, ndersa, luftetaret e tjere thane rrobat ne zjarrin e kasolles. Pasi u clodhen dhe u siguruan se turqit nuk kishin rene ne gjurme, ceta shkoi ne drejtim te Gjirokastres mbi qytet ne malin e Gjere. Shahini sherbeu si korrier midis cetes dhe njerezve te cercizit. Mirepo, nuk qe i mundur takimi i cetes me Banushin, i cili nuk la vend pa i kerkuar po saqe e mundur ti shihte. cercizi vendosi te hynte ne qytet, njerezit nuk i hapnin porten nga frika e ushtareve, spiuneve dhe xhandareve qe ishin shperndare neper qytet. Pasi trokiti ne disa shtepi, cecua u prit nga Resul Berberi. Ne shtepine e tij u bene edhe takimet me njerzit e Myftzrit, te cilin e lane ne qytet dhe ceta shkoi ne Dervician tek familja e Thomait dhe pas kesaj ne pyllin e Luvines. Me kete rast vlen per tu permendur, ndihma e popullsise minoritare te Dervicianit, Vanistres dhe Goranxise. Stefan Bakon nga Bularati, te cilet sherbyen jo vetem per te mbajtur ceten per 45 dite me buke, ushqime e veshmbathje por edhe si nderlidhes midis saj dhe komitetit te Gjirokastres. Polizoi Gjini nga Vanistra dhe djali i tij Mihu venin e vinin ne vendin e strehimit te cetes. Nje miqesi te vecane kishte familja Topulli dhe djemte e saj, me Thoma Papapanon etj. Ata i dhane cercizit letrat nga Misiri, Bari, Gjirokastra, Korca, Janina etj.
Me rastin e pervjetorit te Luftes se Mashkullores, 18 mars 1934, ne Gjirokaster u perurua busti i kryetrimit shqiptar, cerciz Topulit, veper e skulptorit Odise Paskali. Busti u financua prej atdhetareve gjirokastrite e me gjere, sepse shteti ktheu pergjigje negative per financimin e tij. cuditerisht edhe ne vitet e tranzicionit qe nga viti 1990 e deri me sot kjo figure dhe kjo lufte nuk eshte kujtuar asnjehere prej pushtetareve e politikaneve shqiptare. Atdhetaret gjirokastrite prune nga Shkodra eshtrat e cercizit dhe u vendosen ne vendin qe sot quhen varrezat e Rilindesve. Me kete rast, i terheq vemendjen organeve perkatese te vene dore per mirembajtjen e ketyre varrezave. cerciz Topulli, u dekorua pas vdekjes me titullin e lart Hero i Popullit ne vitin 1978.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 08-04-11 nė 19:32
|
|
|
08-04-11, 20:40
|
#48
|
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
|
Re: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit
Shqiptari lehte nuk zhbehet
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 08-04-11 nė 20:44
|
|
|
09-04-11, 08:38
|
#49
|
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
|
Re: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 09-04-11 nė 08:48
|
|
|
12-04-11, 13:05
|
#51
|
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
|
Re: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit
*  Gjatė njė konference shkencore ndėrkombėtare tė organizuar me studiues nga gjithė bota nė universitetin "Millersville" tė Pensilvanisė, SHBA ka dalė konkluzioni qė Shqiptarėt e Ēamėrisė kanė pėsuar tė njėjtin fat nė Greqi si edhe hebrenjtė. Nėn okelion "Kujtime mbi Holokaustin dhe Genocidin", nė konferencėn qė organizohet ēdo vit, krahas studiuesve nga shumė vende tė botės ishin tė ftuar edhe studiuesit shqiptarė Hajredin Isufi, Blerina N. Sadiku dhe Agron Alibali. Sesioni i tretė i kėsaj konference, i titulluar "Holokausti dhe Shqipėria"mbijetesės", u pėrqendrua mbi shqiptarėt. Johanna Neuman, studiuese nė muzeun mbi Holokaustin nė SHBA parashtroi sjelljen kurajoze tė shqiptarėve gjatė pushtimit nazist, duke nėnvizuar faktin historik se shqiptarėt mbrojtėn jo vetėm hebrenjtė rezidentė nė Shqipėri, por u bėnė strehė edhe pėr qindra tė tjerė qė erdhėn nga vendet e Ballkanit. Ndryshe nga Shqipėria qė hapi dhjetėra shkolla pėr minoritetin grek, Greqia bėri tė kundėrtėn, duke dashur tė mbyste edhe pėrpjekjet e vetė ēamėve pėr arsimim nė gjuhėn shqipe. Sipas studiueses, "mjetin kryesor pėr asimilimin e etnive tė huaja tė pėrfshira progresivisht nė kufijtė e shtetit grek, Athina e shihte tek mosnjohja e minoriteteve, e gjuhėve tė tyre kombėtare dhe tek helenizimi i tyre nėpėrmjet shkollės dhe politikave sociale. Historiani i njohur Hajredin Isufi, me temėn "Komunitetet e dėmtuara - hebrenjtė dhe shqiptarėt: 1820-1944", pėrmes dokumenteve historike argumentoi pėrpjekjet pėr spastrim etnik dhe fetar nė Greqi. Sipas tij, kjo politikė shkaktoi tragjedi pėr komunitetet jogreke si hebrenjtė, shqiptarėt, vllehtė etj. Sipas H. Isufit, nga njė prej varrezave mė tė mėdha hebraike nė Ballkan dhe Evropė, asaj tė Selanikut, tashmė nuk ekziston asnjė gjurmė. Ndėrsa Agron Alibali, nga universiteti i Massachusetts, Boston, trajtoi temėn "Aspekte tė prezencės ė hebrenjve nė Shqipėri", duke e vėnė theksin tek toleranca dhe bashkėjetesa e shqiptarėve me pakicat me etni dhe besim tjetėr nga vendasit.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 12-04-11 nė 13:09
|
|
|
12-04-11, 18:30
|
#52
|
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
|
Re: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit
Vllenjtė, pseudogrekėt e fundit nė Shqipėri Vllehet ne zor prej grekut ne SHQIPERI
Prej vitesh, popullsia vllehe ėshtė tentuar tė pėrdoret nga qarqe tė caktuara pėr t’i dhėnė udhė njė teorie tė rreme se ata janė grekė.
Siē zbuloi reportazhi i edicionit qėndror tė lajmeve, “Shqipėria Tjetėr”, plani ėshtė vėnė nė jetė nė mėnyra tė ndryshme, jo vetėm nė trajtė deklaratash mediatike.
Qėllimi ėshtė i njėjtė si me shqipėtarėt ortodoksė, tė cilet sė bashku me vllehėt synohet t’i shtohen artificialisht numrit tė minoritetit grek nė Shqipėri.
Udhėtimi i kamerave tė Top Channel nisi nga Boboshtica e Korēės , fshati aq shumė i trazuar pas dhunimit tė varreve tė banorėve tė zonės dhe betonizimit tė tyre nė emėr tė njė memoriali tė ngritur nga Omonia pėr dy ushtare grekė, tė vrarė diku nė pyjet pėrreth 71 vjet mė parė.
Pavarėsisht se tė bezdisur nga zhurma e kohėve tė fundit qė i ka vėnė nė fokus tė gjerė, sidomos pas deklaratave tė konsullit grek tė Korēės, Ikonomu, banorėt vllehė tė Boboshticės nuk druhen tė flasin mbi prejardhjen e tyre, pėrkundrazi ata thonė hapur se shtet mėmė kanė Greqinė dhe jo Shqipėrinė, e aq mė pak Rumaninė a ndonjė vend tjetėr.
”Shumica jonė e kemi prejardhje nga Greqia, shumica e vllehėve janė prej andej”, thotė Ilia Petro, njė nga banorėt e zonės.
Nė rrugicat karakteristike tė Boboshticės, duket se Greqia ka hedhur rrėnjė tė forta ndėr vite, duke u bėrė vllehėve apo ēobenjeve, siē njihen ndryshe, njė ofertė tė mirė tė cilėn shumica e tyre nuk e kanė refuzuar.
”Greku na ka quajtur homogjenė dhe na ka dhėnė karta homogjeni”, thotė Thanas Shaka, njė tjetėr banor, ndėrsa pėrgjigja e vllehėve nė fshat duket kudo e njėjtė.
”Unė jam grek dhe tė gjithė vllehėt janė greke. Tė gjithė kėtu janė me pasaportė greke”, shtoi Dine Marku, njė tjetėr rezident i Boboshticės.
Pak minuta udhėtim, nė fshatin e Drenovės, vllehėt i gjejmė shumicėn duke luajtur, ndėrsa pensioni i majmė qė marrin nga shteti grek u lejon tė mos punojnė nė masė.
Mes pensionit 250-300 euro qė marrin vllehėt nga grekėt dhe atij 8 mijė lekėsh qė jep shteti shqiptar pėr pensionistėt e tij, diferenca ėshtė e madhe dhe thuajse ka vėnė vulėn nė zgjedhjen e tyre.
”Ne vllehėt jemi tė gjithė grekė dhe tė gjithė kemi pasaporta greke e marrim pension nga Greqia”, thonė edhe nė Drenovė.
Tek disa, lidhja me Greqinė ka shkuar shumė mė larg, deri tek egzistenca e tė ashtuquajturit “Vorio-Epir”.
”Saranda ėshtė e krishterė, Korēa ėshtė e krishterė dhe tė gjitha kėto janė zona vorioepiriote”, thonė. Pėr ironi, himni i flamurit ka lindur pikėrisht nė kėtė fshat, i shkruar nga njė vlleh siē ishte Asdreni.
Poeti dhe publicisti i shquar qė aq shumė vargje i kushtoi kėtij vendi, vėshtirė se do tė imagjinonte kur vdiq 66 vjet mė parė, se do tė vinte njė kohė kur pasardhėsit e tij do tė ndiheshin grekė.
Nė Floq, njė tjetėr fshat jo larg Drenovės nuk gjejmė qoftė edhe njė familje tė vetme vllehe. Banorėt thonė se ata janė larguar tė gjithė vit pas viti. Megjithatė, edhe nė fshatin musliman tė boshatisur nga arumunet, grekėt kanė lėnė shenjat e tyre.
”U detyrova qė emrin nga Fahri t’a ktheja nė Vangjel kur shkova nė emigracion, pasi greku nuk mė pranonte me emrin musliman, kėshtu qė ndryshova pasaportėn. Dhashė 7 mijė lekė dhe e ndryshova”, rrėfen njė banor i Floqit.
Nga Floqi, ku dikur jepte mėsim edhe kėngetarja vllehe Eli Fara, kamerat udhėtuan drejt Voskopojės shekullore. Nė fshatin aq shumė tė mpleksur mes historive e pretendimeve greke, arumunėve e shqiptarėve, realiteti ėshtė krejt i ndryshėm nga ai i Boboshticės e Drenovės.
”Faktikisht ne jemi shqipėtarė, jemi me kombėsi shqipėtare dhe mbetemi shqipėtarė. Nuk ka sesi te jemi ndryshe”, thotė disi i tėrhequr e i drojtur pėr shkak tė pozicionit si prift i kishės ortodokse tė Voskopojės At Thomai, edhe ai vlleh, lindur e rritur nė Voskopojė.
”Edhe unė jam vllah, por jam shqiptar. Me aq sa di unė, gjuha vllehe ėshtė latine. Jam vllah lindur dhe banues nė Voskopojė dhe kėtu do tė mbetem”.
Menjėherė pas viteve 90, Greqia vrapoi tė kthente nė grekė edhe popullsinė vllehe, sidomos nė fshatrat pėrreth Korēės, Sarandės, Gjirokastrės e mė tej, duke ofruar nė kėmbim pensione tė majme.
Vllehėt e sotėm, nė njė pjesė tė madhe duket se kanė harruar paraardhesit e tyre, Mihal Gramenon, Themistokli Gėrmenjin, Kostandin Kristoforidhin, Naum Veqilharxhin, Asdrenin, Spiro Ballkamenin, Kol Idromenon e shumė e shumė tė tjerė qė bėnė histori me pushke e me penė nė emėr tė flamurit tė kombit shqipėtar.
Asnjė nga kėta burra vllehė tė shqiptarizmės nuk ishte grek, ashtu si tė sotmit, qė vetėm pensionin kanė tė tillė./Top-Channel.tv/
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 12-04-11 nė 18:35
|
|
|
12-04-11, 19:21
|
#53
|
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
|
AW: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit
nese jan grek le te shkojne ne greqi
e sjellim shqiptar patriot ne boboshtice prandaj duhetq ysh tash teb fillohet ky plan para s ete behet vone te mbdushet vendi me patriot
|
|
|
12-04-11, 21:46
|
#54
|
Moderator
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
|
Titulli: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit
Patriota, sa te doni, ju gjeje une ! Ju kqyrni e siguroni bateria!!
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga GURI SYLAJ : 12-04-11 nė 21:47
|
|
|
12-04-11, 22:05
|
#55
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit
qysh e moora vesh nga shkrimet qe nga e hanja ka me fillue spastrimi etnik ,po shkojshin do nga ky forum e po i debojshin grekt e vllehet pertej kufijve shqiptar
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
13-04-11, 07:35
|
#56
|
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
|
AW: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit
nese jan grek le te shkojnė ne greqi
te sjellim shqiptar patriot ne boboshticė prandaj duhet q ysh tash te fillohet ky plan para s e te behet vonė tė mbushet vendi me patriot
|
|
|
13-04-11, 07:38
|
#57
|
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
|
AW: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit
ma mire patriot pa bateria hiq se sa grek qe po deklarohen ne korqe dhe po greqizohet dita ditas atdheu se paku patriotet pa bateria nuk greqizojne as ata me bateria te liga nuk greqizojn vendin - qka me ba qe ata qe po greqizojn po duan me na e humbe krejt vatanin copa copa e pjes pjese se patriotet me bateria nuk jan te demshem ata sillen pshtillen aty dhe nuk kerkojn ndoshta qe armiku te merr token e shqipnia te behet greqi
|
|
|
13-04-11, 10:00
|
#58
|
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
|
Re: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit
Deklarate nga Kryesia e Shoqates Mbarekombetare Atdhetare, Kulturore “Laberia”
Shoqata Atdhetare Kulturore “Laberia,” ndihet e indinjuar dhe e kercenuar ne identitetin e saj, kur ne menyre te perseritur, shohim deklarime te zyrtareve te pushtetit vendor te Bashkise se Himares, duke e quajtur krahinen e Himares, toke dhe popullsi greke.Pilo Zyba: Nė rrjedhėn e historisė Publikimet e koheve te fundit ne faqen zyrtare te Bashkise, ekstremizohen duke perfshire brenda hapesires se bashkise 33 fshatra, pjese e Laberise se eperme, qe konsiderohen te populluara nga greket. Keto marrezi te radhes, jane ne vazhden e politikes shoviniste qe ben kryebashkiaku I Himares nen petkun e Qeverise Shqiptare. Shoqata Atdhetare Kulturore Zgjidhje diplomatike pėr shuplakėn ndaj Ismail Qemalit“Laberia,” reagon publikisht, ndaj agresionit, provokimeve dhe manipulimeve qe I bejne histories se Himares, nepermjet kalit te Trojes dhe lakejve te tij, aleate te fshehte, nen petkun e te ashtuqujturit “Vorio-Epir. Eshte nje e vertete e pa kontestueshme se Himara,ka qene krahine autonome dhe kryeqender e Laberise, me 54 fshatra nen juridiksionine saj. Por qofte territori, ashtu edhe popullsia ka qene autoktone shqiptare, malesor te Laberise.Besnik Bakiu: Vrasja e gjeneralit italian pėr kufijtė shqiptaro-grekė Keto shtremberime dashakeqese, jane ne vashden e nje strategjie grabitqare te qarqeve shoviniste greke, te lidhura me qarqe okulte, diabolike shqiptare. Vendosja e vorrezave greke ne kater zona te jugut, nenshkrimi I marrveshjes per 344 km2 det qe I dhurohet Greqise, deklarimet e konsullit grek ne Korce, per popullsi greke ne keto zona, vetedeklarimi I popullsise sipas etnise dhe fese, hapja e shkollave greke ne juge te vendit dhe se fundi pretendimi se “Himara shtet,” na qenka toke dhe popullsi greke, flet qarte per synimet dhe strategjine e neo vorio-epirioteve. Fakti qe tere kjo odise antikombetare behet nepermjet zyrtareve te shtetit shqiptare, nga qendra ne baze,tregon aleancat e fsheta te njerezve te pushtetit, qe duhet te pergjigjen para sovranit. Cenohet integriteti kombetar, shkelet kushtetuta, nderhyhet ne punet e brendshme te Shqiperise dhe s’ka as nje reagim, qofte diplomatik, apo shteteror. E gjithe kjo maskarade, eshte pergjegjesi e shtetit tone, qe ben aleanca te fshehta per koncesione politike e ekonomike, me fqinjin jugor. Keto veprime korruptive cenojne klimen e mardhenjeve te shendosha ted y vendeve tona, ne konjuktura abuzive me pushtetin. Shoqata Atdhetare Kulturore “Laberia,” denoncon publikisht, kalvarin e fenomenit antikombetar te individeve apo strukturave solide shteterore, qe e perdorin pushtetin per perfitime e afera korruptive, ne dem te identitetit kombetar. I kekojme partive politike shqiptare te mos mbeshtesin kanditaturen e Bollanos per Kryetar Bashkie ne Himare si person qe sjell konflikte, vendos gure ne mardheniet mes popujve grek dhe atij shqiptar, deformon historine.
Kryesia e Shoqates Mbarekombetare Atdhetare, Kulturore “Laberia”
Shoqatat fshatrave te Laberise
Lidhja e Shoqatave Marekombetare Shqiptare
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 13-04-11 nė 10:06
|
|
|
13-04-11, 18:28
|
#59
|
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
|
Re: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit
- SI E GATUAM(shpikem) GREQIN E LASHTE.
Njė grup historianėsh tė njohur mbajtėn njė konferencė shtypi nė fillim tė kėsaj jave tek National Geographic Society, pėr tė deklaruar se e kanė fabrikuar krejtėsisht Greqinė e lashtė, njė kulturė qė prej njė kohe tė gjatė mendohej se ishte baza intelektuale e qytetėrimit perėndimor.Grupi pranoi se ideja e njė shoqėrie tė sofistikuar dhe nė lulėzim qė ekzistonte nė Greqi mė shumė se dy mijėvjeēarė mė parė ishte e gjitha njė sajesė e krijuar nga njė ekip prej dhjetėra historianėsh, antropologėsh dhe klasicistėsh qė punuan pa ndėrprerje nė periudhėn mes viteve 1971 dhe 1974 pėr tė krijuar dokumente dhe sende greke.
Sinqerisht, asnjėherė nuk e mendonim qė gjėrat do tė shkonin kaq larg, deklaroi Profesor Gene Haddlebury, i cili ėshtė ofruar qė tė japė dorėheqjen nga pozicioni i tij si kryetar i Studimeve Helenistike nė Universitetin e Georgetown. Ishim tė rinj dhe pėrpiqeshim tė ēonim pėrpara karrierat tona, kėshtu qė nisėm tė sajojmė: Homeri, Aristoteli, Sokrati, Hipokrati, leva dhe boshti, retorika, etika, tė gjithė llojet e kolonave gjithēka. Sigurisht shumė mė tepėr gjėra nga sa do tė kishte qenė nė gjendje tė krijonte njė qytetėrim i vetėm. Sipas Haddlebury, ideja e sajimit tė njė kulture tė lashtė erdhi kur ai dhe akademikė tė tjerė kuptuan se nuk e kishin fare idenė se ēfarė kishte ndodhur nė fakt nė Europė nė periudhėn 800 vjeēare pėrpara epokės sė krishterė. Tė frustruar nga hendeku qė ekzistonte nė tė dhėnat dhe duke parė qė arkeologėt nuk po ndihmonin aspak, ata ua paraqitėn problemin kolegėve qė nė atė kohė ishin duke u pėrpjekur pėr tė gjetur njė mėnyrė pėr tė shpjeguar gjėra tė tilla si astronomia, kartrografia dhe demokracia.Brenda pak orėsh u lind qytetėrimi mė i madh dhe mė me ndikim i tė gjithė kohėve. Njė natė, dikush bėri shaka dhe tha sikur tė marrim tė gjithė kėto ide, ti bėjmė bashkė dhe tė themi qė grekėt kishin bėrė gjithė kėto 2000 vjet mėparė, tha Haddlebury. Kėshtu rodhėn gjėrat njėra pas tjetrės dhe pa e kuptuar as vetė ne mbėrritėm tek gjithēka, qė nga pėrpjestimi i drejtė e deri tek Iliada. Dhe meqė ra fjala, ishte njė tmerr i vėrtetė ta shkruaje atė, vazhdoi ai, duke iu referuar poemės epike qė besohet se ka hedhur themelet e traditės letrare tė Perėndimit. Por gjithėsesi, na eci. Pėrreth tė njėjtės kohė, njė kurator nė institutin Smithsonian kėrkoi ndihmėn e Haddleuryt: Muzeu kishte marrė njė donacion tė majmė pėr tė krijuar njė ekspozitė mbi botėn e lashtė por faktikisht nuk kishte shumė gjėra pėr tė vendosur aty. Historianėt iu futėn menjėherė punės, duke falsifikuar me shpejtėsi prova tė njė qytetėrimi qė i plotėsuar me poetėt dhe filozofėt e tij, perėnditė dhe heronjtė do tė bėhej mė vonė pika qendrore e librave shkollorė, arsimit nė kolegje dhe fushave tė tėra tė shkencave njerėzore.
Emily Nguyen-Whiteman, njė prej akademikeve tė reja, shpjegoi se e gjithė arkitektura e lashtė greke bazohej nė ndėrtesa nė Uashignton, duke pėrfshirė edhe njė bankė qė ndodhej matanė rrugės pėrballė kafenesė ku ata ishin mbledhur pėr tė rrahur idetė mbi mitologjinė e tė tjera si kėto.
Zgjodhėm Greqinė, sepse kuptuam se askush nuk do tė shkonte atje dhe tė kontrollonte, tha ajo. E keni parė ndonjėherė atė vend? Ėshtė si njė varr i braktisur i mbushur me mace. Ajo shtoi: Por, ishte e pashmangshme qė njerėzit tė fillonin tė kėrkonin nga kėto gjėra tė lashta dhe pa kaluar shumė kohė u gjenda nė Athinė gjatė gjithė verės duke ndėrtuar Partenonin pėr tė fshehur gjurmėt. Nguyen-Whiteman pranoi se asaj iu ngarkua edhe detyra qė tė ndryshonte dokumentet qė varionin nga Biblat e hershme deri tek shkrimet e Tomas Xhefersonit, pėr tė pasqyruar njė ndikim tė Greqisė sė lashtė njė detyrė qė pėrfshinte gjithashtu krijimin, nga hiēi, tė njė gjuhe tė bazuar nė greqishten moderne dhe qė mund tė kapėrdihej me lehtėsi si paraardhėsja e saj e lashtė.Historianėt u thanė gazetarėve se dise prej ideve tė ashtuquajtura greke ishin nė fakt tė huazuara nga romakėt. Por pėr tė tjerat ata thanė se ishin ide qė i kishin sajuar vetė. Gjeometria? Ishte gjithēka ide e Kevin, tha Haddlebury, duke iu referuar ish-studentit tė sapodiplomuar nė atė kohė, Kevin Davenport. Ai djalė ishte i papėrmbajtshėm nė ato kohė. Nė fakt, po ta mendosh sot mėsojnė gjeometrinė Davenportiane nė shkollat e mesme, qė sigurisht e quajnė gjeometria Euklidiane. Nė njė deklaratė ku shprehen se kėrkojnė falje pėr kėtė gėnjeshtėr tė madhe me temė lashtėsinė, historianėt shprehėn shpresėn se vepra e tyre do tė mbijetojė pėr meritė tė vet. Do tė ishte turp tė shihnim njerėzimin tė braktiste arritje tė tilla si heliocentrizmi dhe veprat e Eskilit, vetėm pėr shkak tė origjinės sė tyre, thuhej nė deklaratė. Veē kėsaj, kemi disa gjėra zhgėnjyese pėr tiu thėnė nė lidhje me piramidat, veprat e Leonardo Da Vincit, penicilinėn, internetin, metodat shkencore, filmat dhe qentė.
Burimi.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 13-04-11 nė 18:29
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:01.
|
|