|
Dashuria A janė kėto tema tabu tek ne?! Ejani tė bindeni... |
20-12-09, 21:24
|
#721
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Ē'eshte dashuria?
1.Dashuria eshte si nje pike loti qe te rreshket nga dora atehere kur nuk je i zoti.
2.Dashuria e mire kerkohet, me e mira fare lind pa e kerkuar...
3.Dashuria ka shume te fshehta...hera-heres shfaqet papritmas pa dyshime, plot gezim si dita...hera-here digjet si prushi nen hi dhe ndizet flake ne shpirt atehere kur gjithcka eshte shkaterruar..hera-here zvarritet ne zemer si gjarper...hera-here rreshqet pa u kuptuar...
4.Ē'eshte dashuria? Tere nje liber ne nje fjale, tere oqeani ne nje pike loti, shtate pale qiej ne nje shikim, furtune ne nje psheretime, rrufe ne nje prekje, nje mije vjet ne nje cast. Kjo eshte DASHURIA...
5.Dashuria e vertete nuk mund te flase, sepse ndjenja e vertete shprehet me shpejt me vepra se sa me fjale...
6.Dashuria eshte nje, por jeton ne dy zemra...ne dy zemra qe pijne te njejtin fat me te njejten gote.....
7.Dashuria nuk sheh me sy por me shpirt...
8.Ē'eshte dashuria? dy shpirtra dhe nje trup. Ē'eshte miqesia? dy trupa dhe nje shpirt...
9.Xhelozia lind me dashurine,por nuk vdes bashke me te...
10.Mendohuni mire kur te beni nje vajze te qaj, se Zoti numeron gjith lotet e saj!!!
11.Akull do te behem dhe buzet do te ti ngri.Dhe po me leshove kurre sdo te ti shkri.Aty do te mbetem ne buzet e tua edhe pse akull gjithmone do te te dua...
12.Te mos duash nga frika se mos vuan eshte si te mos lindesh nga frika per te jetuar.
13.Dashuria eshte thesar kujtimesh.
14.Dashuria eshte si nje lufte:E lehte per tu filluar.e veshtire per tu vazhduar,e pamundur per tu harruar
15.Dashuria dhe vdekja jane dy mysafir te paftuar.
16.Dashuria eshte e bukur si trendafili,por ka edhe gjemba...
17.Dashuria te merr gjumin,por te jep jete...
18.Ndodh te dashurohesh me ndjenjen e te qenurit i dashuruar dhe jo me personin...
19.Dashuria eshte loje, fiton kush iken i pari.
20.Dashuria as nuk mund te blihet, as nuk mund te shitet. Cmimi i vetem i dashurise eshte dashuria.
21.Dashuria : Ėshtė syri i shpirtit dhe drita e zemrės !
22.Dashuria ėshtė romani i zemrės.
23.Nėqoftėse drita ėshtė dashuria e parė e jetės a thua ėshtė dashuria drita e zemrės?
24.Dashuria ėshtė pėlhurė qė e thuri natyra, e fantazia e zbukuroi me qėndisje!
25.Dashuria ėshtė zjarr, flaka e tė cilės i djeg tė gjitha vėshtirėsitė e njerėzimit.
26.Tė dashurosh, edhe mė keq tė mos dashurosh, por mė sė vėshtiri ėshtė ta gjesh atė qė tė do!
27.Dashuria ėshtė poet i madh i cili kurrė nuk e sheh tė dashurin ashtu siē ėshtė, por ashtu siē dėshiron tė jetė.
28.Nėse nuk tė ka prekur dashuria, je duke ecur nėpėr terr...
29.Jeta pa dashuri ėshtė si viti pa pranverė.
30.Zemra ėshtė pasuri, qė as nuk shitet, as nuk blehet por dhurohet.
31.Dashuria nuk mund tė jetė e thellė, nėqoftėse nuk ėshtė e pastėr.
32.Dashuria e pėrhershme ėshtė xhevahir, i cili ka nevojė pėr kuti tė artė.
33.Dashuria shndėrrohet nė shkallė tė arta nėpėr tė cilat zemra ngjitet deri nė qiell...
34.Dashuria ėshtė det, gjithkush mund tė zhytet, por ai qė s'din tnotoj, mund edhe tė mbytet!
35.Dashuria ėshtė e verbėr, ēmenduria e pėrcjell!!
36.Dashuria ėshtė njė kopsht me lule nėse hyn aty dije se u ngule!!!
37."Dashuria e papjekur thotė: "Tė dua sepse kam nevojė pėr ty", dashuria e pjekur thotė:
"Kam nevojė pėr ty sepse tė dua".
38.Dashuri mundet tė jap vetėm ai qė dashuron!
39.Dashuri, njė emer, emer qė tė therė nė zemer qė kur pėrmendet emri i saj lotėt rrjedhin e vuajtja ska skaj.
40.Dashuria e vėrtetė ėshtė kur zemra dhe mendja jote thonė tė njėjten gjė!
41.Emer qė duhet mė shumė se vetvetja emer qė e din e ēėshtė e vėrteta,qė tė benė njėmijė vjet tė jetosh e tė benė ēdo gjė ta gėzosh! Dashuria!
42.Nėse mė do me lerė tė qetė qė ta vėrtetoj se sa tė dua me tė vėrtetė,e nėse kujton se mė ke fituar ky ėshtė njė mendim i yti i gabuar.
43.Dikur desha dikend, dhe ndoshta do ta dua, por si dikur dikend, asnjėherė askend...
44.Edhe pse nuk jemi bashkė ende tė dua dhe gjithmone do tė dua.
45.- Bie tė fle, tek ti mendoj, nė enderrat e gjumit ty tė shikoj,zgjohem nė mėngjes ty tė imagjinoj, pėr tėrė jetėn ty tė dashurojė.
46.Do desha tė isha njė pikė loti qė tė lindja nė syte e tu, tė jetoja nė faqet e tua dhe tė vdisja mbi buzėt e tua.
47. Mos loto nėse shkoj e s'kthehem. Mos mė pyet si jam, kur e ndien si ndiehem.
48.Mos mė pyet si jetoj kur mė ke lėnė vetė, mos kėrko falje nga zemra qė njė herė e vret...
49.Mos trokit mė nė dern time, se ajo ėshtė mbyll, sė nė zemrėn qė e theve ske pėr tė hyrė kurre...
50.Mos mė thuaj, se mė ke dashuruar, tash ėshtė vonė, shumė vonė pėr tu penduar.
51.Mos mė pyet pėr ato ēaste qė dikur me mua kalove, mos loto pėr fatin tonė qe ti vetė e shkatėrrove!!!
52. Nė mendjen time shpalos kujtime njė nga njė ,nė njėren nga ato e gjejė tregimin pėr ty ,athua ku je ti!?
A thua ėnderr ishe ti!?Une vete nuk e di...
53.Nėse nuk tė thash se pėr mua je ti ajo qė mė fal buzėqeshje, ajo qė mė fal ngrohtėsi.Nėse s'ta shpreha dot sa shumė tė dashuroj fajin e kish natyra qe si dha zemrės gojė...
54.Njė mijė poezi do ti shkruaj pėr ty ,por asnjėra sbėnė punė ,qė tė kthehesh tek unė,mollė e ndaluar, e ndaluar pėr ne, qenka dashuria jonė, qė u mbulua me dhe!!
55.Tash nuk jemi afėr, si dikur nuk jemi, pėrveē njėri-tjetrit,tjetėr gjė nuk kemi!
56.Digjem, pėrvėlohem se tė dua shumė, ditėn mendohem, natėn rri pa gjumė...
57.Mė nxeht se nė zjarr mė shtrejt se liria, nė shpirtin tim pėr ty qėndron dashuria...
58.Mos e merr atė lule qė ta falin brigjet po merre zemren time qė ajo pėr ty digjet.
59.Mos mendo se nė ty nuk mendojė apo tė harroj, vetėm ty tė dashuroj!
60.Zemra ime rreh veē pėr ty se ty t'kam si dy sy!!
61. Oh po po, e imja do tė jesh,duart e mija kane me t'zhvesh...,oh po po,une veē njė gjė e di, tė gjithė do t'na kenė lakmi.
62.Pa ty hėna nuk ka dritė,pa ty djelli nuk rrezit,pa ty jeta ime nuk ka kuptim se ty tė dua ,veē ty shpirti im!!!
63.Puthja! Dy herė hyra sot ne dush, dy herė dola i tharė. Puthjen qė mė le nė gushė nuk desha uji tė ma marrė!!!
64.Puthjet mė tė ėmbla ti mi ke dhuru,jeten ty ta fala kur mė the: Tė du!
65.Tė dua me shpirt ,tė dua me zemėr dėshirojė tė kemi tė njėjtin mbiemer.
66.Tė dua - shqip, Je t'aime - frangjisht, Ik hou van jou -flamisht ,Jeg elsker deg -norvegjisht,I love you -
anglisht,ich liebe dich-gjermanisht
,tė dua seriozisht..
67.Ti je njė ėnderr e nates, shumė herė pėr ty ėnderroj, kur vjen nė ėndrren time dijė se shumė tė dashurojė.
68.Ti je ėndrra qė ėndrroj ti je shpirti qė mė mban, tė takova dhe mė ike tash tė ndjejė qė stė kam pran.
69.Ti je shpirti qė m'frymon fryma jote gjall mė mban, ti je hena qė ndriēon rrezet tua dritė mė bajn.
70.Ti je shpres ti je gėzim ti je loqka e shpirtit tim tė kam hėnė tė kam diell tė kam zemer tė kam shpirt
tė pres me shpresė me pa durim qė tmė bėhesh fati im.
71.Tė ėndėrrosh njė Princeshė ėshtė mrekulli, por tė dashurosh njė Princeshė ėshtė e pa pėrshkrueshme. Princesha ime!
72.Kush vjen pėr mirė troket nė derė; kush dashuron, derėn e gjen tė hapur...
73.Nė fillim tė dashurisė te dashuruarit flasin pėr tė ardhmen, e kur ajo ėshtė nga fundi, flasin pėr tė kaluarėn...
74.Tė lutem, mė duaj pak, nė qoftė se dėshiron tė mė duash gjatė...
75.Te dashuriarit nė botė shohin vetėm veten, harrojnė se i shohin tė tjerėt...
76.Te dashuron ai qe ta thote ne sy e jo ai qe thote vdes per ty,te dashuron ai qe te therret ne emer e jo ai qe te thote o shpirt,oj zemer...
77.Vajza mė shumė i beson dashurisė, se sa nėnės sė vet.
78.Nuk ėshtė vėshtirė tė dashurosh, vėshtirė ėshtė ta shprehėsh atė.
79.Tė dua sepse mė dhe dashurinė. E dua dashurinė sepse ma dhe ti...
80.Mė fatkeq nga tė gjithė njerėzit ėshtė ai qė nuk dashuron mė, e qė nuk mund tė harrojė dashurinė e parė...
81.Dashuria ėshtė fizikė, ndėrsa martesa kimi...
82.Rruga mė e gjatė pėr nė varr ėshtė rrruga e dashurisė
83. Dashuria sheh pėrmes syzeve magjike, tė cilat bakrin e shndėrrojnė nė ar, varfėrinė nė pasuri e guralecėt nė margaritarė...
84.Edhe nė kasollen mė tė vogėl ka vend pėr dy tė dashuruar...
85.Dashuria ėshtė tėrė jeta e femres, kurse njė episod nė jetėn e mashkullit...
86.Ai u martua me tė sepse e dashuroi. Ajo e deshti atė,sepse u martua...
87.Besnikėt njohin vetėm anėn triumfuese tė dashurisė, kurse tė pabesėt edhe tragjiken...
88.Mė ėmbėl se dashuria nuk ka, por pas saj vjen urrejtja...
89. Dashuria ua merr mendtė atyre qė i kanė dhe ua jep atyre qė nuk i kanė...
90. Miqėsia dhe dashuria janė dy lule nė njė rrėnjė. Vetėm se dashuria ka disa petale mė shumė.
91.Ku sundon dashuria nuk ka as tė mėdhenjdhe as tė vegjėl.
92.Dashuria ėshtė mė e vjetra, mė e reja, e vetmja ngjarje botėrore...
93.Tė dashurosh nuk do tė thotė tė jesh i lumtur, do tė thotė tė zgjedhėsh vuajtjen tėnde...
94.Kur ndonjė dashurie i vjen fundi,tė dobėtit kukasin dhe menjėherė gjejnė dashuri tė reja, kurse tė menēurit me kohė i kanė pasur tė rezervuara.
95. Tragjedia me madhe e jetės nuk ėshtė se njerėzit vdesin, por se pushojnė sė dashuruari...
96.Dashuria ėshtė kapitulli i parė nė librin e madh tė mosmirėnjohjes...
97.Dashuria eshte parajsa dhe ne fund ferri...
98. Dashuria ėshtė si rrobat: kėnaqėsi ėshtė kur i ndėrron shpesh.
99.Me atė qė duam,tallemi mė sė shumti...
100.Ai qė tė detyron tė qash, ai edhe tė do...
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
20-12-09, 21:57
|
#722
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Dashuria .....
Na ishte seē na ishte. Na ishte njė herė njė ishull nė tė cilin jetonin ndjenjat dhe vlerat tjera njerėzore: vullneti i mirė, brenga, dituria... dhe, nė mes tjerash, nė kėtė bashkėsi ishte edhe dashuria.
Njė ditė, ata kuptojnė se ishulli i tyre do tė fundoset, andaj, pėrgatitėn barkat dhe mjetet tjera tė lundrimit pėr njė evakuim emergjent nga ishulli. Nga tė gjithė tė tjerėt, vetėm DASHURIA fillimisht nuk deshi tė largohet dhe vendosi tė qėndronte deri nė fund aty. Kur ishulli u rrezikua aq nga zhytja, nė momentin e fundit, DASHURIA vendosi tė kėrkoj ndihmėn e shpėtimit.
Me barkė nė ikje, afėr saj, sė pari kalon PASURIA, dhe DASHURIA e lut qė ta merr edhe atė me veti. Por, PASURIA si gjithnjė krenare nė vete e refuzon me kėto fjalė:
- Nuk mundem tė tė marr DASHURI, sepse barka ime ėshtė pėrplot me flori, dhe, nėse do tė na bashkėngjitėsh edhe ti, nga pesha e tepėrt ekziston rreziku qė tė tytė sė bashku tė fundosemi nė ujė.
Pas kėtij refuzimi, pa i humbur nė tėrėsi shpresat, DASHURIA vendosi ta pyeste KRENARINĖ, e cila, me barkėn e vetė madhėshtore, po ashtu kaloi atypari.
- KRENARI, po tė lutem! A mundesh tė mė marrėsh me vete edhe mua?
- Nuk mundem tė tė ndihmoj, DASHURI. pėrgjigjet prerė KRENARIA Kėtu tek unė ėshtė aq pėrsosur, saqė, nėse do tė vish edhe ti, ka mundėsi tė ma dėmtosh barkėn time dhe luksin personal nė tė.
Mė pas DASHURIA me lutje tė njėjtė, i drejtohet BRENGĖS, e cila nė ikje , po ashtu, me barkėn e vetė kalonte atypari ,
- Oh, DASHURI,- i pėrgjigjet BRENGA - Aq jam i brengosur nė kėto momente, saqė nuk mundem ta kem pranė askėnd .
Kur,VULLNETI I MIRĖ, si i fundit ikanak, kaloi aty pranė, ai ishte aq i lumtur dhe i tretur nė vete, saqė, as e dėgjoi lutjen e dashurisė.
I humbur nė pashpresė pėr shpėtim, papritmas DASHURIA dėgjon zėrin qė e ftonte nga larg:
- Eja, DASHURI, unė do tė marrė me vete!
Ishte ky njė plak me njė barkė tė vogėl qė furishėm i afrohej pėr ta marrė. Kur arritėn ne bregdet, DASHURIA zbarkohet aty, ndėrsa plaku shpėtimtar largohet pa lėnė asnjė gjurmė. Nga preokupimi i frikės pėr shpėtim tė mundshėm qė e kishte kapluar, DASHURIA harroi fare ta pyeste plakun se kush ishte. Tek mė vonė, ajo e kuptoi rėndėsinė e shėrbesės sė madhe tė plakut qė i kishte bėrė dhe nga kureshtja e pyet DITURINĖ:
- DITURI e dashur! Ti sigurisht duhet ta dish se kush ishte plaku im shpėtimtar qė mė morri nė momentin e fundit nga ishulli qė fundosej.
- Ishte KOHA. ju pėrgjigj DITURIA.
- KOHA?! - pyeti i befasuar DASHURIA Pse tė mė shpėtoj bash KOHA mua?
Nė kėtė pyetje kureshtare tė DASHURISĖ, DITURIA ju pėrgjigj shkurtė dhe prerė:
- Sepse, gjithmonė nė kėto raste, vetėm KOHA ėshtė e aftė qė ta kuptoj se sa shumė ėshtė e rėndėsishme DASHURIA nė jetė...
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
21-12-09, 11:53
|
#723
|
N'kopshtin lulishteve!!!
Anėtarėsuar: 21-07-06
Vendndodhja: Suomi
Postime: 28,070
|
Titulli: Dashuria .....
O more ZC qka koka kjo dashuri ,,ma mir hiq mos me fillu fare, po rrim qeshtu beqaresha si me nje sy qorr..ihaaa kush ja pa harin dashnis pash zotin
|
|
|
21-12-09, 11:59
|
#724
|
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
|
Titulli: Dashuria .....
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga selvija
O more ZC qka koka kjo dashuri ,,ma mir hiq mos me fillu fare, po rrim qeshtu beqaresha si me nje sy qorr..ihaaa kush ja pa harin dashnis pash zotin 
|
Une per veti nuk ia pash hajrin!
Hajr e bofte zoti!
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
|
|
|
21-12-09, 12:10
|
#725
|
N'kopshtin lulishteve!!!
Anėtarėsuar: 21-07-06
Vendndodhja: Suomi
Postime: 28,070
|
Titulli: Dashuria .....
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari
Une per veti nuk ia pash hajrin!
Hajr e bofte zoti!
|
Hajr paq,, me mir t'bjen me marr tash ne dimer me hjek boren me qel rrugen me kaci ,,se me he hy tripa dashuris...more Fshatar ndoshta vetem neve katundarve na ndodhe kjo ,,,,sheherlit skan tjeter pun thurrin poezi dashurije...
Fashatar thurma nje qetu sahora veq keshtu nje katundarskiiii
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga selvija : 21-12-09 nė 12:12
|
|
|
21-12-09, 12:16
|
#726
|
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
|
Titulli: Dashuria .....
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga selvija
Hajr paq,, me mir t'bjen me marr tash ne dimer me hjek boren me qel rrugen me kaci ,,se me he hy tripa dashuris...more Fshatar ndoshta vetem neve katundarve na ndodhe kjo ,,,,sheherlit skan tjeter pun thurrin poezi dashurije...
Fashatar thurma nje qetu sahora veq keshtu nje katundarskiiii 
|
S'di me thur moj ēike une! une veē di me ba ēka duhet!
A thuret dashunia pash ty!
Lej ti sheherlit le te thurin ēka te dojne se kurre nuk kane me dit me thur si katunari! ky i fundit thurjen e ka zakon e pune te perditshme...!
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
|
|
|
21-12-09, 12:19
|
#727
|
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
|
Titulli: AW: Dashuria .....
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga thellenza
Keshtu: 2-1= 1, ose keshtu: 1+1= 2 
|
He ē'na e paska shndrrue dashurine ne matematike edhe qikjo thellenza!
Nuk po e shoh raportin mes ketyre formulave dhe dashurise...!
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
|
|
|
21-12-09, 12:24
|
#728
|
N'kopshtin lulishteve!!!
Anėtarėsuar: 21-07-06
Vendndodhja: Suomi
Postime: 28,070
|
Titulli: Dashuria .....
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari
S'di me thur moj ēike une! une veē di me ba ēka duhet!
A thuret dashunia pash ty!
Lej ti sheherlit le te thurin ēka te dojne se kurre nuk kane me dit me thur si katunari! ky i fundit thurjen e ka zakon e pune te perditshme...!
|
ehh aty mir e ke fshatar, katundari kur thur nuk ka shaka aty me gjith shpirt ja thot kenges,,Kur ti pash rruzat ne fyt....
|
|
|
21-12-09, 12:51
|
#729
|
Anėtarėsuar: 10-01-07
Postime: 18
|
Titulli: Dashuria .....
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga selvija
ehh aty mir e ke fshatar, katundari kur thur nuk ka shaka aty me gjith shpirt ja thot kenges,,Kur ti pash rruzat ne fyt....
|
moj bardhok moj rrushi zi
ngoj cigarja mir te rrin ty
gishta t`holl t`bukur i ki
mir cigaran e mbanti
ma shton qefin kur tė shoh ty.
|
|
|
21-12-09, 20:46
|
#730
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Thėnje pėr dashurinė
Kur njeriu dashuron nuk ka frike.
Miqesia e vertete nuk e njeh ziline dhe dashuria e vertete nuk i njeh nazet.
Me dashurine qesh ai qe nuk ka qene kurre i brengosur prej saj.
Ne dashuri "teper" nuk eshte mjaft.
Xhelozia lind me dashurine po nuk vdes gjithmone bashke me te.
Ne rini jetojme qe te dashurojme ne pleqeri dashurojme qe te jetojme.
Dashuria ben boten te rrotullohet.
Dashuria eshte cmenduria e nje njeriu per aq kohe sa e jeton.
Dashuria s'eshte egoiste.
Menyra me e mire per te dashuruar eshte te dashurosh sikur s'ke qene lenduar asnjehere.
Kur je i trishtuar shih ne syte e atij qe dashuron dhe ne ato sy do te gjesh forcen per te buzeqeshur.
Ndoshta eshte budallallek te qash per dike, por eshte e mrekullueshme te mendosh qe lotet mund te thone ate qe fjalet s'e thone dot kurre.
Kurre mos ji i friksuar ti thuash dikujt qe e do, ata mund te ta thyejne zemren, por ti mund te thyesh te tyren ne qofte se nuk ja thua.
Dashuria sheron njerezit, te dyja palet, edhe ata qe e japin dhe ata qe e marrin.
Dashuria nuk ka te beje me ate cfare ti pret te marresh, ajo ka te bej me ate qe ti do te japesh (e cila eshte gjithcka).
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
22-12-09, 18:08
|
#731
|
Anėtarėsuar: 26-08-09
Postime: 161
|
Titulli: Dashuria .....
E mbyten dashurine ne lumin e deshperimit ,lidhur me litaret e harreses...
Por e gjeten ne detin e thelle te zhgenjimit ,duke udhetuar me anijen e SHPRESES...
|
|
|
27-12-09, 16:03
|
#732
|
Anėtarėsuar: 09-06-08
Vendndodhja: Ne boten time
Postime: 1,682
|
Titulli: Dashuria .....
Dashuria ?? me vjen te qesh me kete fjale..
__________________
Love is difficult to find, easy to lose and hard to forget.
|
|
|
27-12-09, 19:05
|
#733
|
Anėtarėsuar: 14-02-06
Postime: 14,320
|
Titulli: Dashuria .....
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Penelope
Dashuria ?? me vjen te qesh me kete fjale..
|
Love is difficult to find, easy to lose and hard to forget...
Qesha edhe une..
|
|
|
27-12-09, 23:46
|
#734
|
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
|
Titulli: Dashuria .....
dashuri eshte dhe kure ta duajsh veten,cdo veper eshte dashuri ,duke nis vetit tu i ba hyzmet e deri tek ata njerz qe i duam,,,,
|
|
|
21-01-10, 14:42
|
#735
|
Libri !
Anėtarėsuar: 22-05-08
Vendndodhja: Buzė Detit..!!!
Postime: 6,051
|
Titulli: Dashuria .....
...nje bregdet pa fund !!
__________________
Dr.Rugova ishte njė njeri i madh dhe heroik qė personifikonte shpresat dhe aspiratat fisnike tė popullit tė Kosovės.
http://www.youtube.com/watch?v=eqh7qSCTMR4&feature=related
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:40.
|
|