Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 27-12-09, 08:15   #1
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Ata qe nuk e kuptojne titullin e temes "Arena nderkombtare " edhe mund te pyesin !
Ose,mund te hapim edhe nje rubrike te re -
"Kronika e zeze!"
Si duket dikujt i mungon kjo rubrike!!


__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 12-01-10, 00:06   #2
Estella
...........
 
Avatari i Estella
 
Anėtarėsuar: 09-11-07
Vendndodhja: .........
Postime: 9,649
Estella e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga GURI SYLAJ
Ata qe nuk e kuptojne titullin e temes "Arena nderkombtare " edhe mund te pyesin !
Ose,mund te hapim edhe nje rubrike te re -
"Kronika e zeze!"
Si duket dikujt i mungon kjo rubrike!!
ahhahahhahhhahahhahhahahaahhahaahhahahhaha le lot kam qesh.......

se njeher u konzetrova me lart tu lexu tani ky postim yti me bani shume me kesh
__________________
Wir werden als Originale geboren und müssen aufpassen, dass wir nicht als langweilige Kopien sterben.
Estella Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-01-10, 18:20   #3
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Fillon aplikimi online pėr dokumentet e gjendjes civile

Projekti i pėrbashkėt i Ministrisė sė Administratės Publike dhe Ministrisė sė Punėve tė Brendshme “Sistemi i Menaxhimit tė dokumenteve tė Gjendjes Civile” , ėshtė promovuar tė enjten.


Me realizimin e kėtij projekti, siē u tha me kėtė rast, do tė lehtėsohen procedurat pėr tė aplikuar pėr dokumente tė Gjendjes Civile nga ana e qytetarėve dhe nė anėn tjetėr, administratės i krijohen mundėsi qė tė jetė shumė mė efikase dhe mė efektive nė kėtė aspekt.

Me praninė e ministrit tė MAP-sė, Arsim Bajrami dhe ministrit tė MPB-sė, Zenun Pajaziti, ėshtė bėrė edhe demonstrimi i aplikimit nga ana e qytetarit dhe puna e zyrtarit nė zyrėn e gjendjes civile, duke ofruar para tė pranishmėve nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė certifikatėn e parė pėr tė cilėn ėshtė aplikuar nė mėnyrė elektronike.

Pėrmes kėtij sistemi, tė gjithė qytetarėt e Republikės sė Kosovės do tė kenė mundėsi qė pėrmes internetit, duke shfrytėzuar e-Portalin shtetėror tė vendit tonė, nga ēdo pikė e Kosovės apo ēdo pikė e botės, tė aplikojnė pėr certifikata tė ndryshme pėr tė cilat kanė nevojė nė Gjendjen Civile.

Ky projekt ėshtė zhvilluar nė kuadėr tė Strategjisė sė e-Qeverisjes 2009-2015 dhe Planit tė Veprimit pėr implementimin e kėsaj Strategjie, dy dokumente tė cilat janė miratuar nga ana e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės.

Bartės i realizimit tė projektit ka qenė Departamenti i e-Qeverisjes dhe Proceseve Administrative nė MAP, nė bashkėpunim me departamentin pėrkatės tė Gjendjes Civile nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme.
Telegrafi

MPJ: Hyseni nuk ka pasur ftesė pėr samitin e Unionit Afrikan

Ministria e Punėve tė Jashtme tė Kosovės ka demantuar lajmin e dhėnė nga mediat serbe se, shefit tė diplomacisė kosovare Skender Hyseni, nuk i ėshtė lejuar pjesėmarrja nė samitin e Unionit Afrikan, pėr shkak se autoritetet etiopiane nuk deshėn t’ia jepnin vizėn nė pasaportėn e Kosovės.


Zėdhėnėsja e MPJ-sė, Albana Beqiri ka deklaruar pėr portalin Telegrafi.com se as ministri Hyseni dhe asnjė zyrtar nga kjo ministri nuk ka tentuar tė shkonte nė kėtė samit, pasi qė, siē tha ajo, as qė ishin ftuar pėr tė marrė pjesė.

Agjencia serbe e lajmeve FoNet e Beogradit, kishte raportuar se ministrit Hyseni dhe anėtarėve tė tjerė tė delegacionit nga Kosova autoritetet etiopiane nuk iu kishin dhėnė viza me kėrkesė tė Serbisė.
Telegrafi
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-01-10, 17:57   #4
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Pėrgatiten 120 padi kundėr Serbisė pėr krime lufte

OJQ-ja “Ngritja e Zėrit” nė Skenderaj, ėshtė duke mbledhur dėshmi humbjet njerėzore dhe materiale gjatė luftės sė fundit tė shkaktuara nga forcat pushtuese serbe. Jahir Bejta, pėrfaqėsues i kėsaj organizate, thotė se janė 433 lėndė nė kompletim e sipėr, kurse 120 padi janė nė fazėn finale, pėr ēka duhet njė konsultim shtesė me ekspertė vendorė dhe ndėrkombėtarė. “Presim qė dėmet materiale tė jenė mbi 200 milionė euro. Nga 430 aplikacione, 338 sosh kanė tė bėjnė me dėme nė njerėz, kurse 92 lėndė kanė tė bėjnė me dėme materiale”, tha ai. Sipas ti, numri i familjeve me njė anėtar tė vrarė, tė cilat i janė pėrgjigjur kėsaj nisme, ėshtė 113 sosh, me 2 anėtarė tė vrarė janė dy familje nga Skenderaj, po aq sa ka me 3 anėtarė tė vrarė, kurse me katėr anėtarė tė vrarė janė katėr familje. Siē tha ai, kjo ēėshtje do tė kėrkohet tė trajtohet edhe nė gjykatėn ndėrkombėtare nė Strasburg, nė mėnyrė qė familjet tė cilat janė dėmtuar gjatė luftės nga Serbia, tė kompensohen.

Bota Sot
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-10, 16:51   #5
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Automjetet me targa tė vjetra edhe kėtė vit

Nė Ministrinė e Brendshme thonė se automjetet me regjistrimet e vjetra si Pr, Gl, Ur etj., do tė vazhdojnė tė qarkullojnė edhe kėtė vit, sepse vetėm nė fund tė vitit do tė fillohet dhėnia e targave tė reja tė Republikės sė Kosovės. Tė gjitha dėmet e shkaktuara nga kėto automjete paguhen nga kompanitė vendėse tė sigurimeve, ndonėse kryeministri Thaēi u kishte premtuar kompanive qė vitin e kaluar se do t'i lirojė nga kjo ngarkesė

Edhe kėtė vit targat e vjetra tė Kosovės me emrat e qyteteve, nuk do tė tėrhiqen nga qarkullimi, ndėrsa kompanitė vendore tė sigurimeve do tė vazhdojnė tė paguajnė pėr dėmet e tyre qė i shkaktojnė nė komunikacion.
Ministria e Punėve tė Brendshme nuk do t'i lėshojė nė qarkullim targat e reja tė Kosovės mė herėt sesa fundi i kėtij viti.

Targat civile do tė mbeten nė fund tė vitit, ndėrsa prioritet do tė kenė targat diplomatike tė cilat pritet tė shpėrndahen nė tremujorin e parė tė kėtij viti, ndėrsa mė pas u vjen radha targave zyrtare.
Pėr targat e vjetra me emrat e qyteteve tė Kosovės (Pr, Gl, Ur etj), nė Ministrinė e brendshme thonė se ato lejohen me njė vendim ekzekutiv qė e ka nxjerrė pėrfaqėsuesi special vite mė parė, ndėrsa Qeveria disa vendime tė pėrfaqėsuesit special i ka vazhduar me automatizėm deri nė nxjerrjen e njė vendimi tjetėr.

Heqja nga qarkullimi i kėtyre targave do tė ndodhė pasi tė fillojė shpėrndarja e targave tė reja tė Republikės sė Kosovės, e me kėtė, tė gjitha qytetarėt obligohen qė tė pajisen me to.
Nė anėn tjetėr dėmet nė komunikacion tė cilat i shkaktojnė kėto automjete vazhdojnė t’i paguajnė kompanitė vendėse tė sigurimeve, ndonėse njė vit mė parė kryeministri Hashim Thaēi u kishte premtuar kompanive se “do tua heqė kėtė barrė tė rėndė”.

Janė mė shumė se njė milion euro dėme tė shkaktuara nga automjetet me targat e vjetra tė cilat i mbajnė kryesisht minoritarėt serbė, tė cilat dėme i ka paguar Fondi i Garancisė sė Kosovės, i pėrbėrė nga kompanitė e sigurimeve.
Fisnik Rexhepi, kėshilltar i lartė politik nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, tha se janė nė finalizim tė procesit tė lėshimit tė targave tė reja tė Kosovės, ku kanė kompletuar infrastrukturėn e nevojshme ligjore, instalimin e sistemit online tė regjistrimit tė automjeteve, nė kuadėr tė projektit qeveritar pėr qeverisje elektronike.

“Nė tremujorin e parė tė kėtij viti do tė fillojnė lėshimin e targave diplomatike, ndėrsa nė tė dytin do tė vazhdojnė me targat e institucioneve shtetėrore, ndėrsa nė fund tė vitit do fillojnė me ato tė rėndomta”.
Ndėrkohė pėr vonesėn e targave tė reja, ai konsideron se procesi ka qenė mė i rėndėsishėm se afati kohor dhe thotė se kanė qenė tė prirė qė te kenė njė proces tė besueshėm.

“Nuk kemi dashur qė tė lėshojmė me nguti kėto targa dhe pastaj qytetarėt tė hasin nė vėshtirėsi gjatė lėvizjes nė vende tė ndryshme jashtė vendit. Jemi siguruar qė tė gjitha targat tė jenė nė pėrputhje me tė gjitha standardet ndėrkombėtare dhe qė te kemi legjislacion apo bazė ligjore pėr lėshimin e kėtyre targave. Pėr kėtė kemi marrė vlerėsim pozitiv nga partnerėt ndėrkombėtar”, tha ai.
Nė anėn tjetėr, Rrustem Mustafa, kryetar i Komisionit parlamentar pėr siguri, jep kritika pėr vonesėn e lėshimit tė targave tė reja. “Pėr kėtė ēėshtje nuk mund tė them mė shumė, pėrveē faktit se te ne mungojnė kapacitetet e njerėzve qė punėt t'i organizojnė mė mirė dhe tė kryhen punėt nė kohė mė tė shpejtė”, tha ai.
Ndėrkaq, Ministria e Punėve tė Brendshme qė gjatė vitit tė kaluar kishte premtuar se nė qershorin e vitit 2009 nuk do tė lejojė mė qarkullimin e automjeteve me targa tė vjetra, qarkullimi i tyre do tė mbetet edhe kėtė vit. UNMIK-u lejonte qarkullimin e kėtyre automjeteve me urdhėr tė pėrvitshėm, ndėrsa urdhri pėr qarkullimin e tyre nuk ėshtė vazhduar mė qė nga prilli i vitit 2008. Por, edhe pas pėrfundimit tė mandatit tė UNMIK-ut dhe dy vjet pas pavarėsisė sė shtetit, kėtyre targave qė bartin elemente tė njė sovraniteti joekzistues, ende nuk ju thuhet "stop".(lajm)
Telegrafi
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-02-10, 17:12   #6
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

UNMIK u pėrpiqet ta bėjė tė pavlefshėm rastin e 10 shkurtit 2007

Prishtinė 3 shkurt 2010 - Halim Sylejmani, pėrfaqėsues ligjor i familjeve tė Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, bėri publike sot njė letėr nga UNMIK u rreth rastit tė 19 shkurtit 2007 tė Panelit Kėshillues pėr tė Drejtat e Njeriut (PKDNJ). Rreth kėtij rasti, Sylejmani thotė se mė 28 janar kishte pranuar pėrgjigjen mė tė re tė UNMIK ut drejtuar Panelit nė lidhje me rastin e 10 shkurtit 2007. Nė letrėn e tij UNMIK u thotė se rasti nuk ėshtė i vlefshėm mė te PKDNJ ja pėr shkak tė Udhėzimit tė ri Administrativ tė PSSP sė tė shpallur mė 17 tetor 2009. Neni 2 e bėn tė pavlefshėm ēdo rast qė ėshtė duke u shqyrtuar pėr dėmshpėrblim nė OKB dhe kėrkon nga Paneli qė t'i rishqyrtojė vendimet e mėparshme pėr pranueshmėrinė. Nė kėtė letėr PSSP ja tregon se, sa i pėrket atij, PKDNJ ja nuk ka pavarėsi fare. Ai shkruan: "Nga Paneli pritet tė veprojė nė pėrputhje me UNMIK/AD/2009/1 dhe qė brenda njė kohe tė shkurtėr tė pėrcaktohet pėr zbatimin e duhur tė kėtij vendimi". Ndėrkaq Sylejmani nė komentin e tij thotė se kjo ėshtė njė pėrpjekje mė e fundit e UNMIK ut pėr tė bllokuar rrugėn drejt drejtėsisė. "Vitin e kaluar UNMIK u ka ndėrhyrė nė mėnyrė tė vazhdueshme pėr tė na penguar nė mbajtjen e njė dėgjimi publik. Pėrveē kėsaj, ai pastaj i ka fyer familjet duke u ofruar kompensim me kusht qė tė heqin dorė nga e drejta e tyre pėr tė mbajtur UNMIK un pėrgjegjės". Sipas Sylejmanit, pas dėshtimit pėr tė bllokuar rastin, PSSP ja shfrytėzoi pushtetin e tij ekzekutiv pėr tė shpallur njė Udhėzim Administrativ, qėllimi i vetėm i tė cilit ėshtė tė bėjė rastin tonė tė pavlefshėm. "UNMIK u po bėn gjithēka qė ėshtė e mundur pėr tė bllokuar pėrpjekjen me dinjitet tė familjeve pėr tė kėrkuar drejtėsi pėr vrasjen e bijve tė tyre, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, nė njė demonstratė paqėsore, si dhe pėr plagosjen e rėndė tė Zenel Zenelit dhe Mustafė Nerjovajt. Ne nuk do tė heqim dorė nga lufta jonė pėr drejtėsi dhe nga kėrkesa pėr njė hetim penal tė pavarur", thotė Sylejmani.
QIK-u

S’ka rivotim nė Gjilan, vendos Gjykata Supreme

Gjykata Supreme e Kosovės ka anuluar vendimin e KZAP-it pėr pėrsėritjen e zgjedhjeve nė komunėn e Gjilanit. Burime tė Kosovapress-it bėjnė tė ditur se kėtė vendim e posedon edhe KQZ-ja. Kosovapress ka siguruar edhe faksimilen e vendimit tė Gjykatės Supreme, ku jepen sqarimet e vendimit tė marrė.

Vendimi pėr anulim ėshtė marrė tė martėn, nga kolegji i gjyqėsor nė pėrbėrje Vjosa Nimani – Zylfiu, kryetare, Xhyran Dema dhe Shahdane Agani, anėtarė.

“Anulohet vendimi i Komisionit pėr Ankesa dhe Parashtresa me numėr 508/2009, tė datės 19 dhjetor 2009, vetėm nė pjesėn nė tė cilėn ėshtė udhėzuar KZQ tė urdhėrojė pėrsėritjen e votimeve pėr kryetar komune nė Gjilan”, thuhet nė vendimin e trupit gjykues.

Nė arsyetimin e Gjykatės Supreme, thuhet se pasi shqyrtojė vendimin e kundėrshtuar dhe tė gjitha shkresat e kėsaj ēėshtje, si dhje pas vlerėsimit tė thėnieve nė padi, kolegji ka gjatė se padia ėshtė e bazuar.

Sipas vendimit, Gjykata Supreme ka konstatuar, se aktvendimi i kundėrshtuar pėrmban tė meta tė tilla, pėr shkak tė tė cilave nuk mund tė shqyrtohet ligjshmėria e tij, kėto tė meta qėndrojnė nė shkeljen thelbėsore tė dispozitės sė nenit 84.2c tė Ligjit tė procedurės administrative.

Padia ndaj vendimit tė KZAP-it ėshtė ngritur nga kandidati i PDK-sė nė Gjilan, Qemajl Mustafa, i cili nė dy raundet zgjedhore ėshtė votuar mė shumė se kundėrkandidati i tij nga LDK, Fatmir Rexhepi.

Kryetarja e KQZ-sė, Nesrin Lushta ka thėnė tė martėn se nuk mund tė pėrgjigjet sa i pėrket vendimit tė Gjykatės Supreme, ngase njė vendim i tillė ende nuk ka ardhur nė KQZ.

“Nuk di se si t’iu pėrgjigjem. Ju dėgjuat sot se paska qenė nė mjetet e informimit se Gjykata Supreme paska marrė njė vendim. Unė anėtarėt e KQZ-sė i njoftova se ne kemi marrė njė vendim tė Gjykatės Supreme, mirėpo ky vendim nuk kishte tė bėjė me rastin e Gjilanit. Andaj unė nuk jam nė dijeni se kur Gjykata Supreme do tė na dėrgojė kėtė vendim”, ka thėnė Lushta.

Lushta ka theksuar se nė momentin kur vendimi nga Gjykata Kushtetuese do tė vijė nė KQZ, ajo do t’i njoftojė anėtarėt e KQZ-sė.

Ndėrkohė, nė mbledhjen e sotme tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, koordinatori i Qendrės sė Numėrimit dhe Rezultateve, Burim Ahmeti, ka prezantuar njė raport tė detajuar pėr zgjedhjet e 31 janarit nė komunėn e Prizrenit dhe atė tė Lipjanit.

Me rekomandimin e QNR-sė nė disa vendvotime janė hequr disa fletėvotime tė pavulosura, pėr tė cilat anėtari i PDK-sė ka thėnė se nuk do duhej tė miratohej njė rekomandim i tillė, por do duhej tė anulohej ai vendvotim.
Gazeta expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-02-10, 17:05   #7
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Malli i dyshimtė, sėrish nė qarkullim

Analizat e lėngjeve tė prodhuara nė Serbi, qė u konsideruan tė dyshimta, kanė rezultuar tė rregullta dhe ėshtė lejuar qarkullimi i tyre nė tregun kosovar, bėjnė tė ditur zyrtarė tė Agjencisė sė Veterinės dhe Ushqimit tė Kosovės.


Disa lloje tė lėngjeve qė prodhohen nė Serbi, e tė cilat ishin bllokuar pėrkohėsisht nė tregun kosovar, pėr shkak tė dyshimeve se pėrmbajtja e tyre ėshtė e rrezikshme pėr shėndetin, kanė filluar pėrsėri tė qarkullojnė nė tregun e Kosovės.

Drejtori i Agjencisė sė Veterinės dhe Ushqimit tė Kosovės, Ēaush Kabashi, shpjegon arsyet e zhbllokimit tė kėtyre lėngjeve.

“Mostrat e kėtyre lėngjeve kanė qenė nė super-analiza, si rezultat i kėsaj, disa prej tyre qė kanė qenė nė rregull, janė lejuar pėr qarkullim”.

“Qė nga 7 janari, pėr shkak tė dokumentacionit jo tė rregullt, e kemi ndėrprerė importin nga Serbia. Deri nė momentin qė Serbia nuk i pėrgjigjet dokumentacionit relevant, sipas ligjit, nuk do t’i lejohet futja e lėngjeve nė Kosovė”, thekson Kabashi.

Llojet e lėngjeve qė prodhohen nė Serbi, e qė ishin bllokuar janė: “Fruvita”, “La Vita”, “Zdravo”, "Takovo”, “Nektar”.

Analizat e kėtyre lėngjeve qenė bėrė nga Instituti Kombėtar i Shėndetėsisė Publike tė Kosovės, me ē’rast disa nga kėto produkte nuk pėrputheshin me deklaracionin.

Mirėpo, importuesit e kėtyre lėngjeve e shfrytėzuan tė drejtėn e tyre pėr tė bėrė super-analizėn e kėtyre lėngjeve jashtė Kosovės.

Drejtori i kompanisė “Prizren Commerc”, Florent Kabashi, thotė se veprimi i institucioneve kosovare pėr bllokimin e kėtyre mallrave ka qenė i nxituar.

“Janė bėrė analizat; ėshtė bėrė edhe super-analiza. Tė gjitha analizat kanė qenė mirė. Kėto analiza janė dėrguar nė agjencitė e ushqimit dhe tė veterinės nė Shkup dhe Shqipėri”.

“Ky ka qenė vetėm njė dėm pėr ne. Baza qė ka thėnė inspektorati sanitar qė kėto lėngje janė kancerogjene, nuk vjen nė konsiderim”, thotė Kabashi.

Kabashi tregon se gjatė javės sė kaluar nė Kosovė ka hyrė njė sasi e lėngjeve “Nektar” dhe “Takovo” dhe shitja e tyre po vazhdon me ritėm shumė tė mirė.

Sidoqoftė, Aleanca Kosovare e Biznesit reagon pas njė vendimi tė tillė.

Kryetari i AKB-sė, Agim Shahini, thotė se kėto produkte, tė cilave u ėshtė lejuar hyrja nė Kosovė, janė tė papėrdorshme nė Serbi.

“Lobimi i pėrfaqėsuesve tė Serbisė nė Kosovė, ėshtė bėrė mė i fuqishėm dhe ky ka ndikuar qė pas njė muaji tė ndryshojnė kėto vendime”.

“Madje, tė ndryshojnė edhe opinionet publike, nė favor tė prodhimeve tė Serbisė, gjė qė shkon drejtpėrsėdrejti nė disfavor tė prodhimeve tė Kosovės dhe nė rrezikim tė shėndetit tė qytetarėve tė Kosovės”, shprehet Shahini.

Ky vendim i autoriteteve kosovare, thotė Shahini, e vė nė dyshim tėrė sistemin e kontrollit sanitar nė Kosovė.

Megjithatė, ai thekson se e gjithė kjo mbetet nė ndėrgjegjen e qytetarėve tė Kosovės se a do t’i konsumojnė prodhimet vendore, apo ato tė Serbisė.

Sipas tė dhėnave tė Doganave tė Kosovės, vetėm gjatė periudhės janar-nėntor tė vitit qė lamė pas, nga Serbia pėr nė Kosovė janė importuar mbi 21 milionė litra lėngje tė prodhuara.

Derisa Serbia eksporton mallra nė Kosovė, shteti i ri nuk mund tė eksportojė asnjė produkt tė tij nė Serbi.

Madje, bizneseve kosovare nuk u lejohet qė tė kalojnė as transit me mallrat e tyre nėpėr territorin e Serbisė.
Radio Evropa e Lirė

Qeveria zoton 2.1 milionė euro pėr Graēanicėn dhe Shtėrpcėn

Qeveria e Kosovės ka ndarė shumėn prej 2.1 milionė eurove pėr funksionimin e komunės sė Shtėrpcės dhe tė Graēanicės, pėr realizimin e projekteve kapitale nė kėto komuna, duke i shtuar edhe njė shumė prej 150 deri nė 250 mijė euro pėr rregullimin e lumit nė Graēanicė.

Zėvendėsministri i Ekonomisė dhe Financave, Bedri Hamza, ka thėnė se zotimi i mjeteve pėr komunėn e Graēanicės dhe Shtėrpcės bėhet me qėllim tė mbėshtetjes dhe pėrkrahjes sė komunave tė reja sidomos atyre me popullsi tė pėrzier.

"Qeveria ka premtuar zotimin e shumės prej 2.1 milionė eurove. Zotimi i kėsaj shume bėhet nga rezerva e paparashikuar e Qeverisė, ndėrsa me rishikimin e buxhetit kjo shumė do tė ndahet nė ministritė e caktuara. Kėto mjete, tė cilat propozohen tė ndahen pėr komunėn e Shtėrpcės dhe Graēanicės ndahen pėr projekte tė ndryshme", ka thėnė Hamza.

Ministri i Punės dhe Mirėqenies Sociale, Nenad Rashiq, ka pėrmendur premtimin e kryeministrit Hashim Thaēi pėr pėrkrahjen e komunave tė reja, nė mėnyrė qė tė tregohet niveli i lartė i demokracisė.

"Nga ato 1 milionė euro, 500 mijė janė tė zotuara nga ana juaj. Nga ana tjetėr e kam pėrmendur se e di se kryeministri ka qenė prezent dhe ka thėnė se do tė rregullohet lumi. Ju vetė keni thėnė se ne i pėrkrahim ato komuna tė reja qė janė shumė me rėndėsi qė tė tregojnė sa demokratikė jemi ne", ka thėnė Rashiq.

Mirėpo zv/ministri Hamza, ka thėnė se janė lėnė 500 mijė euro si shumė fleksibile qė mund tė pėrdoren pėr projekte, tė cilat pėrfaqėsuesit e kėtyre komunave i konsiderojnė si projekte tė rėndėsishme qė duhet tė realizohen nė kėtė fazė.

Ministri i Punės dhe Mirėqenies Sociale (MPMS), Nenad Rashiq, ka ngritur ēėshtjen e rritjes sė pensioneve pėr ish pjesėtarėt e UĒK sė dhe invalidėt e luftės, duke thėnė se duhet tė gjinden mjetet pėr ligjin pėr kėto kategori, sepse ėshtė njė problem delikat.

Zv/ministri Hamza ka bėrė tė ditur se ėshtė propozim i Qeverisė qė invalidėt e luftės tė kenė ngritje tė pensioneve duke filluar nga janari 2010 dhe pėr kėtė MEF i ka ndarė njė fond shtesė, i cili ekziston nė kuadėr tė MPMS.
Bota Sot
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-02-10, 18:18   #8
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Qeveritarėt-deputetė, nga 13 mijė euro retroaktivisht

Prishtinė, 5 shkurt -Kryeministri Hashim Thaēi mund tė ankohet se nuk ka mjete buxhetore pėr t’i rritur pagat e policėve dhe tė punėtorėve shėndetėsorė, por jo tė njėjtėn ankesė mund ta bėjė kur janė nė pyetje tė ardhurat e tij dhe tė anėtarėve tė tjerė tė kabinetit qeveritar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pikėrisht nė kohėn e rritjes se pakėnaqėsive sociale, shefi i Qeverisė i ka dhėnė leje ministrit pėr Ekonomi dhe Financa, Ahmet Shala, qė 13 ministrave dhe zėvendėsministrave, tė cilėt janė edhe deputetė tė Kuvendit tė Kosovės, t’ua kompensojė retroaktivisht gjysmat e pagave mujore qė ligjėrisht u kanė takuar t’i merrnin nė cilėsinė e deputetėve nga janari i vitit 2008. Nė bazė tė kėtij vendimi, shumica e ministrave-deputetė i kanė marrė pėrafėrsisht nga 13 mijė euro.

Retroaktivi ėshtė llogaritur duke i marrė pėr bazė nivelet e pagave tė deputetėve nė dy vjetėt e fundit. Niveli i pagės bazė tė deputetit qysh nga viti 2008 ka ndryshuar tri herė. Fillimisht ka qenė 980 euro, pastaj ėshtė bėrė 1078 euro dhe aktualisht ėshtė rritur nė 1.488 euro.

Bazuar nė kėtė kriter, kryeministri Thaēi, dy zėvendėsit e tij, Ramė Manaj e Hajredin Kuēi, dhe 10 ministra e zėvendėsministra, i kanė marrė pėr vitin 2008 nga 5.400 euro, kurse pėr vitin 2009 nga 7.400 euro. Pos kompensimit retroaktiv tė pagės sė deputetit, shefat e Qeverisė bashkė me ministrat dhe zėvendėsministrat, qė kanė tė drejtė vote nė Kuvend, do tė fillojnė tė paguhen nė mėnyrė tė rregullt me gjysmėn e rrogės sė deputetit, nga janari i kėtij viti.
Vendimin pėr pagesė retroaktive tė anėtarėve tė Qeverisė kryeministri Thaēi e ka marrė mė 4 dhjetor tė vitit tė kaluar, mirėpo mė pas e kishte pezulluar atė nė mėnyrė verbale. Nė faqen zyrtare tė Qeverisė nuk figuron as vendimi pėr lejimin e marrjes sė 50% tė pagės sė deputetit, e as vendimi pėr shfuqizimin e tij. Zyrtarė tė Qeverisė kanė njoftuar se kryeministri Thaēi e ka lėnė pezull vendimin, nga droja e reagimit negativ tė opinionit publik.

Gazeta shkruan se ka insistuar tė vėrė kontakt me zėdhėnėsin e Qeverisė, Memli Krasniqi, dhe me zyrtarė tė tjerė tė Qeverisė, por asnjėri nga ta nuk ka pranuar ta hapte telefonin. Njėsoj kanė vepruar edhe zyrtarėt e Ministrisė pėr Ekonomi dhe Financa. As zv.ministri Bedri Hamza e as zėdhėnėsi Muharrem Shahini nuk janė treguar tė gatshėm t’u pėrgjigjen thirrjeve tė “Kohės Ditore”.
Koha Ditore

Regjistrimi etniko- fetar, At-Nikolla: Zgjon "Vorio Epirin"

ELBASAN- At-Nikolla Marku, kreu i Kishės Orthodokse Autoqefale Kombėtare Shqiptare, “Shėn-Maria”, me qendėr nė Elbasan kundėrshton me forcė projektin e regjistrimit tė popullsisė mbi bazė etnike dhe fetar. Projekti ka ngjallur reagime tė mėdha dhe mes kundėrshtarėve ėshtė dhe prifit At Nikoll Marku i cili nė njė intervistė pėr NEWS24 deklaron se njė regjistrim i tillė do ti shėrbente ultranacionalistėve grekė. At Nikolli shkon mė tej duke e quajtur “tradhti kombėtare” qė do tė motivojė kishėn greke pėr ėndrrėn e Vorio Epirit.

At Nikolla Marku shprehet i shqetėsuar se njė regjistrim i tillė nuk do tė ishte pėrshtatshėm pėr momentin pasi njerėzit tė motivuar nga kushtet ekonomike nuk do tė bėnin njė vetėdeklarim tė saktė tė besimit tė tyre fetar.

“Nuk ėshtė momenti i pėrshtatshėm pėr tė bėrė kėtė lloj regjistrimi mbi bazėn e etnisė dhe pėrcaktimit fetar. Nuk ėshtė letra ajo qė pėrfaqėson besimin e njė njeriu, Nėse sot bėjmė njė regjistrim tė dytė, kėto njerėz mbi bazėn e ekonomisė sė vėshtirė qė kanė sot dhe mbi lėvizjet qė kanė bėrė nė shtetet fqinje ato e ndryshojnė dhe do bėhet njė kaos i madh lėvizjesh, emrash, datėlindjesh dhe datash. Regjistrat e kanė kombėsinė,etnicitetin e cdo njeriu. Ne s’kemi tė drejtė ta ndryshojmė.
Me ligj mund tė ndryshosh besimin pasi ėshtė cėshtje dėshire, ndėrsa nė parlament etniciteti ėshtė i ēmuar.

Prifti i Kishės Orthodokse Autoqefale Kombėtare Shqiptare, “Shėn-Maria" shkon mė tej duke shprehur bindjen se njė regjistrim i tillė ėshtė motivuar nga ultranacinalistėve grekė pėr tė ringjallur ėndrrėn e Vorio Epirit.

“Kjo i shėrben ultranacionalistėve grekė. Priftėrinjtė grekė dhe kisha greke, qė e motivon, besoj e motivon patjetėr kėtė cėshtje ka njė qėllim qė tė marrė kėto tė dhėna pėr tė realizuar ėndrrėn e tyre me sy hapur tė Vorio Epirit, i cili ėshtė si tė thuash njė arrė gur qė i ka mbetur nė fyt e spo e kapėrdijnė dot. Ato kanė dėshirė qė Shqipėria e Jugut tė tjetėrsohet dhe tė marri njė pamje tjetėr. Kjo ėshtė njė tradhti kombėtare”- thotė At Nikollė Marku.

Ai shprehet i indinjuar pėr faktin se kryetarėt e komuniteteve fetare myslimane, bektashije, dhe katolike e pėrqafojnė kėtė ide.
“Me indinjatė e them se si Zoti Janullatos, bashkė me kryetarin i bektashizmit, me kreun e kishtės katolike pėrqafojnė kėtė ide. Ėndrra e kryepeshkopit grek po realizohet sepse Shqipėria do dalė 1 milionė ortodoksė, 2 mln do dalin turq dhe shqiptarė sdo ketė mė. Kjo ėshte njė gjė e pavyer pėr shqiptarėt”

Qeveria ka ngritur njė komision tė posacėm i cili nė vitin 2011 do tė nisė regjistrimin e popullsisė shqiptare bazuar nė deklaratat individuale pėr pėrkatėsinė e gjithkujt pėr fenė dhe etninė e tij.

Njė vendim i tillė ka hapur debate pasi mė sė shumti mendohet se ky regjistrim rrit artificialisht minoritetet apo komunitetet e ndryshme fetare nė vendin tonė. Ish presidenti Rexhep Meidani dhe historiani i njohur Pėllumb Xhufi pak ditė mė parė u shprehėn se ky regjistrim hkel hapur Kushtetutėn por dhe ligjet ndėrkombėtare.

Ministri i Shtetit Pollo i cili do tė drejtojė Komisionin Qendror pėr Regjistrimin e Popullsisė dhe Banesave pat deklaruar se regjistrimi ėshtė njė standard evropian, i cili i shėrben respektimit tė pakicave. Sipas tij regjistrimi do tė bėhet absolutisht nė mėnyrė profesionale nga Instituti i Statistikave i mbėshtetur edhe nga ekspertė evropianė”
Balkanweb

Kuvendi paralajmėron deputetėt: Dorėzoni makinat

TIRANĖ- Sekretari i Pėrgjithshėm i Kuvendit Marlind Myftiu nėpėrmjet njė deklarate pėr shtyp i ka kėrkuar ish-deputetėve tė dorėzojnė makinat. Nė deklaratė theksohet se Kuvendi do tė bėjė publik emrat e ish- deputetėve qė ende nuk kanė dorėzuar makinėn pranė kėtij institucioni, nė rast se nuk dorėzohen.

Kėrkesa vjen pas hyrjes nė fuqi tė ligjit nr. 10.160 "Pėr rregullimin e shėrbimit tė transportit pėr funksionarėt e lartė dhe nėpunėsit civilė. Kjo kėrkesė iu adresohet ish deputetėv apo atyre qė kanė marrė mandate nga KQZ.

Nė deklaratė theksohet se iniciativės sė Dpeputetėve socialistė Erion Breace dhe Arta Dade, pėr tė dorėzuar makinat, i ėshtė shtuar edhe njė tjetėr deputet.
BalkanWeb
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-02-10, 17:28   #9
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Veriu, mes injorimit dhe integrimit

“Inatet” mes strukturave legale tė shtetit tė Kosovės dhe atyre jolegale qė i pėrgjigjen shtetit serb shuhen sa herė qė bie ndonjė zjarr nė veri tė vendit. Autoritetet shtetėrore tė Kosovės nuk ngurrojnė ta kėrkojnė ndihmėn e “zjarrfikėsve tė veriut” kurdo qė alarmohet pėr ndonjė zjarr nė atė zonė tė vendit.

Zėdhėnėsi i Policisė pėr rajonin e Mitrovicės, Besim Hoti, e pranon qė Policia e Kosovės ka bashkėpunim tė mirė me zjarrfikėsit serbė, tė cilėt janė tė stacionuar nė pjesėn veriore tė qytetit, shkruan nė numrin e sotėm Koha Ditore.

Ai thotė se bashkėpunimi me kėta zjarrfikės ėshtė i domosdoshėm, pėr arsyeje se kolegėt e tyre nga jugu nuk kanė qasje nė veri, pėrveē nė lagjet e banuara me shqiptarė, siē ėshtė Suhodolli dhe Lagjja e Boshnjakėve. “Ėshtė shumė e vėrtetė qė ata reagojnė nė rastet kur i thėrrasim”, konfirmon Hoti, pa dashur tė saktėsojė se nga kush paguhen zjarrfikėsit serbė tė veriut.

“Ėshtė shumė e vėrtetė qė ata janė aty, funksionojnė, i kanė mjetet, pajisjet. Kur kemi nevojė pėr ta i thėrrasim dhe ata intervenojnė”, shprehet zėdhėnėsi Hoti.
Bashkėpunimi me zjarrfikėsit e pjesės veriore nga Hoti shihet mė tepėr si nevojė.

“Sigurisht qė s’ke qare pa i thirrur ata, nė mungesė tė tjerėve”, thotė ai. Hoti veēon si rast konkret intervenimin e zjarrfikėsve tė veriut nė lagjen “Suhadoll”, kur humbėn jetėn tragjikisht tre fėmijė nga pėrplasja e njė kamioni nė shtėpinė ku ata jetonin.

“Ishin zjarrfikėsit e veriut ata qė reaguan aty dhe qė ndihmuan nė atė proces”, ka saktėsuar Hoti.

Nė komunat veriore tė vendit operojnė edhe mekanizmat e tjerė, qė nuk e njohin realitetin e krijuar nė Kosovė pas 17 shkurtit 2008.

Edhe pse po bėhen dy vjet shtetėsie, Kosova ende nuk ka arritur qė ta shtrijė rendin kushtetues edhe nė atė pjesė tė territorit tė vet.

Partitė opozitare, muajin e kaluar, kanė kėrkuar ta mėsojnė arsyen pse shteti i ri po e vazhdon kėtė trend tė funksionimit.

Me kėrkesė tė Grupit parlamentar tė Lidhjes Demokratike tė Dardanisė, Kryesia e Kuvendit tė Kosovės qysh nė mbledhjen e parė tė kėtij viti, tė cilėn e ka mbajtur mė 19 janar, ka kėrkuar nga Qeveria qė brenda afatit dyjavor ta pėrgatisė njė informatė lidhur me zbatimin e Kushtetutės nė komunat veriore tė shtetit, mbi bazėn e sė cilės mė pastaj tė zhvillohej njė debat parlamentar. Informata e Qeverisė ėshtė kėrkuar tė pasurohet edhe me hapat qė parasheh ekzekutivi pėr t’i shuar paralelizmat e shtetit serb qė funksionojnė brenda territorit tė Kosovės.

Mirėpo Qeveria e Kosovės nuk i ėshtė pėrmbajtur afatit tė pėrcaktuar nga Kuvendi, dhe si rrjedhojė Kuvendi i Kosovės ka pak gjasa qė tė debatojė rreth kėtyre ēėshtjeve nė seancėn e radhės, e cila do tė caktohet nga Kryesia nė mbledhjen e javės sė ardhshme.Mė gjerėsisht nė lexoni nė numrin e sotėm tė Kohės Ditore.
Koha Ditore
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-02-10, 16:58   #10
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Telegraf anglez: Gruevski me pazare deshi ta anėtarėsojė Maqedoninė nė NATO

Londėr, 7 shkurt - Kryeministri Nikolla Gruevski nė vitin 2007 ka bėrė pazare me konservatorėt britanik, tė cilėve u kishte premtuar dhėnien e lejes pėr ndėrtimin e njė hoteli nė Shkup nė shkėmbim tė angazhimit tė palės britanike pėr anėtarėsimin e Maqedonisė nė NATO.

Kjo akuzė ėshtė bėrė nga gazeta britanike "Telegraf", e cila zbulon se Endru Felldman, ndihmės i liderėt tė partisė konservatore Dejvid Kamerun, ka fituar tenderin pėr ndėrtimin e hotelit nė qendėr tė qytetit, ndėrsa britaniket kanė marrė pėrsipėr tė ndihmojnė Maqedoninė tė hyjė nė NATO.

Sipas gazetės, kryeministri Gruevski ka qenė drejtpėrdrejt i involvuar nė kėtė pazar dhe ėshtė fotografuar me Felldmanin nė hedhjen e gurėthemelit tė hotelit.

Lidhja mes tė dy politikanėve ka funksionuar pėrmes Felldmanit dhe biznismenit maqedon Orce Kamcev, tė cilėt me vite bashkėpunojnė nė fushėn e tekstilit. Konservatorėt britanik mohojnė se Filldman ka ndikuar nė politikėn britanike ndaj Maqedonisė ose qė ka qenė i pėrzier pėr takimin e Kamerunit me Gruevskin, nė Londėr vitin e kaluar.

Gazeta shkruan se Kamerun ka qenė mbėshtetėsi mė i fortė i anėtarėsimit tė Maqedonisė nė NATO, ndėrsa ka lobuar edhe te administrata amerikane, qė ta pėrkrahin anėtarėsimin e vendin nė Aleancėn veriatlantike.

"Hyrja nė Bashkimin Evropian vlen njė miliardė paund, pėr njė vend tė vogėl tė Evropės lindore", pohon gazeta. Nga kabineti i kryeministrit Gruevski i kanė pėrgėnjeshtruar shkrimet e gazetės.
Bota Sot
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-02-10, 17:46   #11
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Spastrime nė FSK

Brenda javės, 14 pjesėtarė tė FSK-sė janė pėrjashtuar nga FSK. Pėr njė vit, qė nga krijimi, janė pėrjashtuar rreth 200 pjesėtarė tė kėsaj force. Arsyetimi ėshtė i njėjtė pėr tė gjithė - mungesė suksesi nė procesin e verifikimit. Dyshohet se po pėrjashtohen ish pjesėtarėt e TMK-sė dhe UĒK-sė. KFOR-i e Ministria e FSK-sė bėjnė pėrgjegjės njėra-tjetrėn.


Kapiten Izet Aliu nga Dragashi, nė mėngjesin e sė enjtes, pa vullnetin e tij, dorėzoi uniformen e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės.

Bashkė me tė, brenda javės, edhe 13 pjesėtarė tė tjerė kanė bėrė tė njėjtėn gjė. Tė gjithė kėta janė pėrjashtuar nga kjo forcė.

Pėrjashtime tė tilla ka kohė qė vazhdojnė tė bėhen nė mėnyrė tė heshtur, kurse atyre qė i largojnė, zyrtarėt e FSK-sė lajmin ua japin njė nga njė.

Vetėm brenda njė viti, nga krijimi i kėsaj force, nga ky institucion dyshohet se janė pėrjashtuar rreth 200 pjesėtarė tė saj.

Pėr muaj tė tėrė Izeti ėshtė pėrgatitur si pjesėtar i G2 ose i inteligjencės sė FSK-sė, deri para tri ditėsh kur zyrtarisht i thanė se nuk ėshtė mė pjesė e kėsaj force.

“Nuk e di pse. Nėse unė paskam pasur diēka qė nuk shkon, pse po i pėrjashtojnė tė tjerėt?”- thotė Izeti pėr Express.

Nė bllokun tij tė shėnimeve ai ka shkruar disa data kur janė larguar edhe para tij pjesėtarė tė kėsaj force. Izeti shpjegon se spastrimet e tilla kanė filluar kohė mė parė.

“Vetėm unė sa di, pėrjashtime janė bėrė mė 8 qershor 2009, 23 shtator, 23 nėntor dhe tash mė 3 shkurt 2010”, shpjegon ish kapiteni i FSK-sė.

Tė pėrjashtuarit janė nga vende dhe rangje tė ndryshme, ndėrkohė qė spastrimi vazhdon tė bėhet nė kohėn kur FSK-ja vazhdon tė pranojė kandidatė tė rinj.

Pėrjashtimi i kėtyre pjesėtarėve bėhet pasi ata janė pranuar nė punė dhe kanė kaluar tė gjitha testet e parashikuara pėr t’u bėrė pjesė e FSK-sė.

Pėrveē kėsaj, sipas Izet Aliut, ēudia nė kėtė rast ėshtė se pjesa dėrmuese e tė pėrjashtuarve kanė qenė mė parė pjesėtarė tė ish TMK-sė, e para saj tė UĒK-sė.

Arsyetimet zyrtare pėr kėto pėrjashtime janė tė njėjta dhe ndryshojnė vetėm emrat e personave, tė cilėve u ndėrpritet marrėdhėnia e punės nė FSK.

“Kemi pranuar njoftimin e datės (data) i cili informoi se juve ju ėshtė refuzuar certifikata e verifikimit. Nė mungesė tė suksesit nė pėrfundim tė verifikimit, shėrbimi juaj nė FSK do tė ndėrpritet dhe ju do tė largoheni (shkarkoheni) nga FSK-ja”.

Kjo ėshtė fjalia e arsyetimit pėr pėrjashtimin e kėtyre pjesėtareve nga kjo forcė, nėnshkruar nga Gjeneral Sylejman Selimi, komandant i FSK-sė.

Por, nė asnjė rast, askund nuk shkruan se ēfarė ėshtė gjetur pas verifikimit tė sė kaluarės sė kėtyre kandidatėve.

Zyrtarėt e Ministrisė sė FSK-sė as qė i konfirmojnė kėto pėrjashtime, duke thėnė se nuk kanė informacione dhe se pėr diēka tė tillė pėrgjegjėsinė ia hedhin KFOR-it.

“Ne nuk kemi pėrjashtuar askėnd. Nuk e kemi kėtė informacion. Me kėto ēėshtje ėshtė i ngarkuar KFOR-i”, thotė Ibrahim Shala, drejtor i Zyrės pėr Marrėdhėnie me Publikun nė Ministrinė e FSK-sė, pėr Express.

Por, zyrtarėt e trupave tė NATO-s nė Kosovė janė kategorikė se pėrgjegjėsia pėr veprime i takon FSK-sė dhe ministrisė sė saj.

Njė nga zyrtarėt, pėrgjegjės pėr media nė KFOR, shpjegon pėr Express se misioni i tyre nė kėtė rast ėshtė thjesht monitorues dhe puna e tyre ėshtė t’i trajnojnė pjesėtarėt e saj bazuar nė programet e parashikuara.

“Pėr kėtė ēėshtje ju duhet tė pyesni nė Ministrinė e FSK-sė. Ata dinė pėr kėto ēėshtje e jo ne. Nuk duam tė spekulojmė se sa janė pėrjashtuar pasi me kėtė punė nuk merremi ne”, thotė zyrtari i KFOR-it.

Derisa zyrtarėt nuk pranojnė tė japin shpjegime, kėta tė pėrjashtuar nuk kanė tė drejtė as tė ankohen.

“Por, unė do tė shkoj te Avokati i Popullit dhe Ambasada britanike se ata kanė bėrė verifikimin tonė gjatė marrjes nė FSK”, thotė ish kapiten Izeti.

Ai thotė se ka kryer punėn e tij me nder dhe ėshtė i gatshėm tė ballafaqohet edhe me drejtėsi dhe se ka raportuar shumė herė me shkrim pėr ato qė ndodhin brenda FSK-sė.

“Unė jam i gatshėm pėr gjithēka tė jap pėrgjegjėsi para institucioneve tė Kosovės dhe popullit tim. Nė FSK ka shumė parregullsi dhe pakėnaqėsi”, thotė ky i pėrjashtuar, duke sjellė shembuj.

Sipas tij, nė FSK sillen pjesėtarė tė minoriteteve, tė cilėt ka raste qė mezi e shkruajnė emrin e vet dhe gradohen, kurse pjesėtarėt shqiptarė me fakultete i dėrgojnė tė shėrbejnė nė depo.

Tė pėrjashtuarit
Izet Ali tregon se pėrveē tij, nga grupi i tij tė sapo pėrjashtuar janė edhe 14 pjesėtarėt, 8 prej tyre i njeh me emra dhe mbiemra. Ata janė: Major Petrit Hajrizi, Kapiten Daut Xhemajli, rreshterėt Fazli Arifi, Driton Kolshi, Agim Gashi, tetari Halil Hoxha, ushtarėt Pėrparim Curri dhe Emrush Lika.
Gazeta expres

Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-02-10, 17:47   #12
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Tuta e taksistėve tė Prishtinės

Kompania e re e taksive London Taxi, ka shqetėsuar autotaksitė e kryeqytetit. Ata thonė se nuk i frikėsohen konkurrencės, por pronarit tė kėsaj kompanie. Shemsi Veseli, shef i grupit parlamentar tė PDK’sė nė KK Prishtinė, ėshtė i bindur se prapa saj qėndron djali i Presidentit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu. Por, taksitė klasike londineze janė sjellė nga Luan Berisha, qė thotė tė jetė pronar i vetėm i kompanisė.

Pak Londėr nė Prishtinė sė shpejti mund tė shijohet pėrmes dhjetėra taksive, model krejt tjetėr nga kėto qė njohim kėtu. Tė veēanta ato i bėn dizajni i tyre, qė ėshtė i njėjtė me ato qė shihen nėpėr rrugėt e kryeqytetit anglez.

Taksitė e zinj do tė mbushin shumė shpejt rrugėt e pėrbaltura tė kryeqytetit. Dhjetėra prej tyre tashmė janė tė parkuara prapa Pallatit tė Rinisė nė Prishtinė, nė pritje tė licencės pėr qarkullim. Ato janė sjellė nga Luan Berisha, banor i Londrės pėr njė kohė tė gjatė. Ai thotė tė jetė pronar i vetėm kompanisė London Taxi.

Nėse ky lajm mund t’i gėzojė ata qė preferojnė tė pėrdorin taksitė klasike londineze, pėr kompanitė e tjera tė kryeqytetit sjellja e tyre ka ngjallur shqetėsim.

Krahas trazimeve qė u ka sjellė gjithė kompanive tė taksive, sjellja e taksive tė zeza ėshtė tentuar tė debatohet edhe nė Kuvendin Komunal tė Prishtinės. Kėtė e pohon Shemsi Veseli, shef i grupit parlamentar tė PDK’sė nė KK Prishtinė. Por, sipas tij, kjo ēėshtje ėshtė injoruar nga kėshilltarėt tjerė komunalė.

Si pėr partitė opozitare nė kryeqytet, ashtu edhe pėr autotaksitė e licencuara, shqetėsimi vjen ngase dyshohet se pronar i kompanisė ėshtė djali i Presidentit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu.

“Sipas informacioneve qė kemi, pas gjithė kėsaj qėndron djali i Presidentit tė Kosovės, Bardhyl Sejdiu, por i cili kalkulon dhe manipulon me njė emėr tjetėr qė e ka regjistruar si pronar tė kompanisė”, thotė i bindur Veseli.

Sipas tij, gjithēka ėshtė duke u bėrė nė mėnyrė jo transparente.

“Tė them tė drejtėn, qė nga fillimi pėr neve ka qenė shqetėsuese, sepse kemi dėgjuar mjaft pakėnaqėsi. Shqetėsim tė madh kemi dėgjuar edhe nga vetė pronarėt qė punojnė me dokumentacion tė rregullt si auto-taksi, tė cilėt i paguajnė tė gjitha tatimet komunale”, shton Veseli.

Por, Muhamet Gashi, zyrtar pėr media nė KK tė Prishtinės, nuk e di kush ėshtė pronar i kėsaj kompanie.

“Njė kėrkesė ka ardhur nė komunė me emėr tė biznesit, mirėpo leja ėshtė akoma nė shqyrtim. E sa pėr pronarin ne nuk posedojmė informata tė tilla, edhe nuk figuron emri i djalit tė presidentit nė asnjė dokument. Regjistrimi i biznesit bėhet nė Ministrinė e Tregtisė dhe Industrisė, jo nė komunė, kėtu shqyrtohen vetėm kėrkesat”, deklaron Gashi.
Nė anėn tjetėr, Luan Berisha, pronar i taksive tė zeza, pohimet se prapa kompanisė sė tij qėndron djali i Presidentit i quan shpifje tė kulluara.

“Gjithēka mund tė vėrtetohet nė dokumentet e biznesit, tė cilat unė i kam nxjerrė. Aty shkruan se vetėm unė jam pronar i kompanisė dhe pronar i taksive. Bardhyl Sejdiu nuk ėshtė as ortak i imi”, sqaron Berisha.

Dita se kur do tė shfaqen kėto makina nėpėr rrugėt e Prishtinės nuk dihet akoma, mirėpo Berisha tregon se emrin e biznesit e ka rezervuar nė Ministrinė e Tregtisė dhe Industrisė dhe po pret pėrgjigje nga ana e Komunės pėr tė filluar punėn.

“Unė akoma po e pres vendimin e Komunės pėr lejimin e qarkullimit tė makinave, tė cilat po qėndrojnė tė parkuara prapa Pallatit tė Rinisė”.

Express nuk ka mundur tė kontaktojė me djalin e Presidentit Sejdiu, Bardhyl Sejdiu.
Blerim Vitia, pronar i kompanisė “Victory”, nuk frikėsohet nga konkurrenca qė erdhi prej Londrės.

“Unė nuk e di se kush ėshtė pronar i kėsaj kompanisė tė re, por sa po flitet pronar ėshtė i biri i njė politikanit qė vepron nė Kosovė”, tregon Vitia.

Vitia ka vėrejtje edhe nė komoditetin qė mund tė ofrojnė ato.

“Edhe pse makinat janė tė bukura pėr sy, nuk do tė thotė qė tė njėjtėn kohė ofrojnė njė komoditet pėr pasagjerin, sepse kjo makinė ėshtė njė mashtrim pėr popullatėn. Thuhet se ėshtė makinė angleze, por nė fakt ėshtė e prodhuar nė Kinė”, shton Vitia.

Sipas tij, nėse shikohet brendia e makinės, atėherė vėrehet se ulėset e makinės janė identike si pajtonet e shumė kohėve mė parė.

Kurse Berisha, pronari i “London Taxi” deklaron se makinat nuk janė vetėm tė bukura pėr sy, por janė komode, pėrfshirė edhe pėr personat me aftėsi tė kufizuara.

“Unė e kam edhe eksluzivitetin, sepse kam nėnshkruar kontratė edhe me Handikapin pėr t’i bartur personat me aftėsi tė kufizime me 30% zbritje”.

Nė lidhje me vendin e prodhimit tė makinave, Berisha sqaron se marka LTI ėshtė e vetmja makinė qė prodhohet qind pėr qind nė Angli.

“15 veturat tė cilat i kam blerė kanė kushtuar mė shumė sepse jam detyruar qė t’i kthej timonėt nė anėn e majtė”.

Edhe Gėzim Bariqi, pronar i kompanisė sė taksive “Beki”, nuk ankohet pėr konkurrencėn e mundshme, por mė shumė tek mosrespektimi i afateve ligjore.

Derisa tė gjitha kompanitė nė kryeqytet ėshtė dashur tė aplikojnė pėr licencė deri mė 31 dhjetor 2009, gjė qė ėshtė bėrė nga tė gjitha, kompania e re ka bėrė kėrkesė pėr licencė tek pas kėsaj date.

“Kompania ka bėrė kėrkesė nė mėnyrė jo tė ligjshme, pas Vitit tė Ri, sepse data e vazhdimit tė licencės ka qenė 31 dhjetori. Aty ėshtė marrė vesh kush e ka vazhduar kontratėn ose kush nuk e ka vazhduar atė”, thotė pronari i “Beki”’it, Bariqi.

Sipas Muhamet Gashi, zyrtar i KK pėr Prishtinė, data e 31 dhjetorit ka qenė vetėm njė thirrje pėr ata qė kanė pasur leje tė punės e tė cilėt kanė dashur ta vazhdojnė atė.
“Nuk ka qenė kjo data e fundit pėr aplikim, sepse nuk ka ndonjė datė tė pėrcaktuar pėr kėtė punė.”

“Komuna vazhdon tė ketė kėrkesa tė shumta, tė cilat akoma nuk janė shqyrtuar. Gjatė kėtyre ditėve do tė rishqyrtohen tė gjitha lejet e punės, tė cilat kanė ardhur nga shoqata e taksistėve”, shton Gashi.

Sikurse kompanitė tjera tė radio taksive, edhe pronari i kompanisė sė re Luan Berisha, thotė se akoma ėshtė nė pritje tė pėrgjigjes pėr licencė.
Gazeta expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-02-10, 17:43   #13
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Lirohet “pėrkohėsisht” Driton Hajdari, i arrestuar nė rastin Bllaca

Gjykata Supreme nė Prishtinė e ka liruar pėrkohėsisht Driton Hajdarin, tė dyshuar pėr dy tentimvrasje, e qė po mbahej nga 19 janari nė paraburgim, pas arrestimit nga policia e EULEX-it, si vazhdimėsi e hetimeve nė “rastin Bllaca” ka bėrė tė ditur tė premten Ramiz Krasniqi, avokati mbrojtės i tė akuzuarit.


Driton Hajdari, i cili arrestua mė 12 janar, i cili fillimisht u mbajt nė arrest shtėpiak, ėshtė njė prej tė dyshuarve nė “rastin Bllaca”. Ai akuzohej se ka kryer dy tentimvrasje, ndaj deputetit Adem Salihaj dhe nė Prishtinė ndaj Ismet Kryeziut nga “Devet Jugoviq”, tani fshati Bardhosh, i cili mė vonė ėshtė ekzekutuar.

Emri i Hajdarajt ėshtė pėrmendur disa herė nė deklaratėn e tė dyshuarit Nazim Bllaca, i cili pretendon tė ketė qenė ish agjent i SHIK-ut. Nė CD-nė “e famshme” tė Bllacės, emri i Driton Hajdarit ndėrlidhet me disa veprime tė paligjshme e kriminale qė Hajdari i kishte ndėrmarrė gjatė kohės sa ishte pjesėtarė i SHIK-ut.

Sipas avokatit mbrojtės Ramiz Krasniqi, klienti i tij Driton Hajdari megjithatė e ka tė ndaluar qė tė ketė takime me persona tė caktuar dhe flasė pėr media pėr procesin.

Muaj mė parė policia e EULEX-it arrestoi Driton Hajdarin dhe i shqiptoi atij masėn e “arrestit shtėpiak”. “Rasti Bllaca” ka qenė njė prej “top temave” nė fund tė muajit nėntor dhe ka vazhduar pėr disa javė, ndėrsa autori i kėtij rasti, Nazim Bllaca ėshtė duke u mbajtur tashmė tre muaj nė arrest shtėpiak dhe ai po mbikėqyret nga policia e EULEX-it.
Telegrafi

EULEX-i hedh poshtė aktakuzėn kundėr katėr serbėve

Gjyqtari i EULEX-it sot ka hedhur poshtė si tė pabazė akuzėn kundėr katėr serbėve tė dyshuar se me anė tė dhėnie sė mitės janė pėrpjekur tė nxisin dėshmitarė tė rrejshėm pėr gjoja tregtinė me organe tė serbėve tė zhdukur nė tė ashtuquajturėn “Shtėpi e verdhė” nė Burrel tė Shqipėrisė, thanė avokatėt e tė akuzuarve.


Ata i thanė agjencisė Beta se tė liruarit janė vėllezėrit Jashinac nga Shtėrpca, si dhe Predrag Zhelkoviq dhe Milutin Jaganoviq nga Novi Sadi, tė cilėt nė qershor tė vitit 2009 qenė arrestuar afėr Ēagllavicės. Aktpadia kundėr tyre ėshtė ngritur nė dhjetor 2009.

Sipas Policisė sė Kosovės, kėta tė akuzuar kanė dhėnė mitė dėshmitarėve nė mėnyrė qė tė pohojnė se kanė qenė viktima tė tregtisė me organe. Mediet kosovare patėn publikuar atėherė se nė katėr tė arrestuarit dy ishin pjesėtarė tė shėrbimit sekret serb BIA.

Avokatėt e serbėve tė liruar thanė se gjyqtari i EULEX-it ka hedhur poshtė aktakuzėn pėr shkak tė mungesės sė dėshmive, duke konsideruar se procedura e mėtejshme ėshtė e pakuptimtė.
“Dėshmitė pėr kėtė rast ishin tė bazuara nė fjalėt e policėve dhe tė disa dėshmitarėve tė privilegjuar, dėshmitarėve me identitet tė mbrojtur, por gjyqtari erdhi nė pėrfundim se kjo nuk ėshtė e mjaftueshme dhe katėr serbėt e arrestuar u liruan, thanė avokatėt e tyre.
Telegrafi

I mban pezull

Ministrat deputetė ende nuk i kanė marrė nga rreth 15 mijė euro, sipas vendimit tė Qeverisė tė marrė nė fund tė vitit 2009. Kryeministri Hashim Thaēi e ka bllokuar ekzekutimin e kėtij vendimi. Ministrat deputetė i duan paratė, tė cilat, sipas tyre, janė tė ligjshme. Kryeministri Thaēi tė premten ka hequr dorė nga posti i deputetit, gjegjėsisht nga paga sekondare


Kryeministri Hashim Thaēi ka mbetur mes dy zjarresh. As nuk e lejon procedimin e pagave retroaktive tė ministrave tė tij deputetė, e as nuk e tėrheq mbrapa vendimin e tij qė bie nė kundėrshtim me legjislacionin nė fuqi.

Kreu i ekzekutivit nuk ka preferuar tė premten pas mbledhjes sė Qeverisė qė tė japė pėrgjigje konkrete rreth vendimit nė fjalė.

“Unė kam deklaruar edhe mė herėt se ēdo lėshim teknik qė ka ndodhur, do tė evitohet”, ka thėnė ai.

Ministri i Tregtisė dhe Industrisė, Lutfi Zharku, i cili para pak ditėsh ėshtė bėrė edhe deputet i Kuvendit tė Kosovės, ėshtė rasti mė i freskėt qė dėshmon se vendimi pėr pagat retroaktive ėshtė pezull.

Ai kur ėshtė dashur tė pajiset me kartelėn e deputetit dhe tė deklarohet pėr pagėn bazė dhe atė sekondare, nuk ka mundur tė zgjedhė nė Sekretariatin e Kuvendit, ngase i ėshtė thėnė se vendimi i Qeverisė pėr kėtė ēėshtje ende nuk ka hyrė nė fuqi. Zharku tha pėr Express se i dėshiron tė dy pagat, siē i takojnė me ligj.

“Unė ende nuk kam mundur tė bėj deklarimin se pėr cilėn pagė, por besoj se kjo ēėshtje do tė zgjidhet shumė shpejt pėr tė gjithė nė paketė. Unė dėshiroj t’i marr dy pagat. Ligji e lejon qė tė paguhemi, por kjo ėshtė edhe ēėshtje morale. Kryesorja, shkelje ligjore nuk ka dhe kjo ėshtė krejt sipas vendimeve tė Qeverisė”, tha ai.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, tha tė premten pėr Express se i ka treguar zyrtarisht Qeverisė, gjegjėsisht Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave se Kuvendi nuk ka mjete pėr t’i kompensuar pagat retroaktive tė ministrave deputetė.

“Unė u kam treguar se nuk kemi mjete tė planifikuara as pėr kėtė vit qė t’i paguajmė ministrat deputetė dhe nuk kemi marrė ende asnjė pėrgjigje pėr kėtė”, tha Krasniqi.
Burime tė Expressit brenda Kryeministrisė kanė thėnė nė kushte anonimiteti se vendimi pėr marrjen e pagave retroaktive do tė zbatohet pėr shkak se ai ka bazė ligjore.

“Vendimi i vitit 2008 qė e ka marrė Qeveria pėr moslejimin e marrjes sė dy pagave nga ministrat deputetė, ka qenė i ngutshėm ngase legjislacioni nė fuqi nuk ua ndalon ministrave deputetė qė tė marrin njėrėn pagė primare e tjetrėn sekondare. Ai vendim ishte marrė me qėllim tė mirė pėr tė treguar se Qeveria dėshiron ta kursejė buxhetin, por rregullorja qė ėshtė dashur ta pasojė atė vendim nuk ėshtė bėrė dhe vendimi si i tillė ka qenė nė kundėrshtim me ligjet”.

I njėjti burim konfirmon se vendimi i ri i Kryeministrit pėr marrjen e pagave retroaktive do tė ekzekutohet nė ditėt nė vijim, pas qetėsimit tė gjendjes sociale nė tė cilėn aktualisht ndodhet vendi.

“Vendimi do duhej tė ekzekutohet deri tani, por grevat dhe protestat e punonjėsve tė sektorėve tė ndryshėm e kanė shtyrė Kryeministrin qė ta mbajė pezull ekzekutimin vendimit derisa tė qetėsohet pak gjendja”.


Ministrat deputetė do tė vazhdojnė t’i kontrollojnė herė pas here kontot e tyre pėr tė parė nėse u kanė mbėrritur dhuratat pėr vitin e kaluar.

Kush pėrfiton?

Ministrat dhe zėvendėsministrat qė njėkohėsisht janė edhe deputetė dhe sipas vendimit u takon tė marrin nga rreth 15 mijė euro pėrnjėherė janė: Hashim Thaēi, Hajredin Kuēi, Ramė Manaj, Skėnder Hyseni, Vlora Ēitaku, Fehmi Mujota, Fatmir Limaj, Adem Grabovci, Arsim Bajrami, Enver Hoxhaj, Nekibe Kelmendi, Alush Gashi dhe Mahir Yagcilar.

Dorėheqje nga posti i deputetit

Pėrmes njė letre, drejtuar Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Kryeministri Hashim Thaēi ka bėrė tė njohur dorėheqjen e tij nga pozita e deputetit e legjislativit kosovar. Ai thotė se kėtė veprim e ndėrmerr duke pasur parasysh pėrkushtimin e tij ndaj Qeverisė dhe pėrmbushjes nė mėnyrė sa mė efikase tė detyrave si kryeministėr.
“Duke u bazuar nė nenin 70 paragrafin 3 (2) tė Kushtetutės sė Kosovės si dhe nė pikėn 5 tė Rregullės nr. 14 tė Rregullores sė Punės sė Kuvendit, ju paraqes dorėheqjen time nga pozita e deputetit. Kėtė veprim e kam ndėrmarrė duke pasur parasysh pėrkushtimin tim ndaj Qeverisė, si dhe tė pėrmbushjes nė mėnyrė sa mė efikase tė tė gjitha detyrave tė mia si kryeministėr”, thuhet nė letrėn e Thaēit.
Shefi i Qeverisė ka thėnė se kjo do tė ndihmojė edhe vetė Kuvendin nė rritjen e efikasitetit nė punė dhe krijimin e mundėsisė pėr deputetė tė rinj qė do tė jenė tė pėrkushtuar vetėm nė punėt dhe detyrat qė pėrkojnė me funksionin e deputetit.
Pas dorėheqjes sė Thaēit nga posti i deputetit, nė vend tė tij, sipas votave tė marra nė zgjedhjet e vitit 2007, nė Kuvend pritet tė futet Abdyl Imeri.
Gazeta expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-02-10, 17:45   #14
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Tre ministra pranojnė se kanė marrė nga 13 mijė euro retroaktive

Prishtinė, 13 shkurt - Pas nėntė vjetėsh si deputet, kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi do tė futet nė Kuvendin e Kosovės vetėm si kryeministėr vendi. Ai ka vendosur ta dorėzojė mandatin e deputetit vetėm pak ditė pasi ishte kritikuar nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi se brenda dy vjetėsh i ka marrė dy vendime tė kundėrligjshme pėrkitazi me pagesat mujore tė ministrave-deputetė.

Dorėheqjen nga posti i deputetit Thaēi e ka bėrė publike me anė tė njė letre, qė ia ka drejtuar Krasniqit, njė ditė mė herėt, shkruan Koha Ditore e sė shtunės. Shefi i Qeverisė e ka arsyetuar kėtė akt, me pėrkushtimin qė ka pėr t’i pėrmbushur nė mėnyrė sa mė efikase tė gjitha detyrat qė i ka si kryeministėr.

Gazeta ka mėsuar se me kėtė vendim ėshtė njoftuar tė enjten nė mbrėmje edhe presidenti Fatmir Sejdiu. Kreu i shtetit, konform kompetencave tė tij kushtetuese, do tė duhej ta emėrojė Abdyl Imerin nė vendin e liruar nė Kuvend nga kryetari i PDK-sė. Imeri qė nga viti 2007 e kryen funksionin e nėnkryetarit tė Komunės sė Skenderajt.

Sakrifikimi i postit tė deputetit nga ana e Thaēit ka ardhur pikėrisht nė kohėn kur partitė opozitare dhe njė pjesė e shoqėrisė civile janė duke vazhduar tė kritikojnė anėtarėt e Qeverisė se kanė marrė paga retroaktive pėr dy vjet.
Krejt kjo pėr faktin se shefi i Qeverisė, mė 4 dhjetor, ka marrė vendim qė 13 anėtarėve tė kabinetit qeveritar, pėrfshirė veten e tij, t’u kompensoheshin retroaktivisht gjysmat e pagave mujore qė ligjėrisht u kanė takuar t’i merrnin nė cilėsinė e deputetėve, nga janari i vitit 2008.

Nė bazė tė kėtij vendimi, shumica e ministrave-deputetė i kanė marrė nė mėnyrė retroaktive pėrafėrsisht nga 13 mijė euro. Dy vjet mė herėt, pėrkatėsisht nė fillim tė mandatit qeverisės, ai ua kishte ndaluar tė gjithė qeveritarėve-deputetė qė tė merrnin paga edhe nga Qeveria, edhe nga Kuvendi.

Si vendimi pėr ndalim tė pagės sė dyfishtė, ashtu edhe vendimi pėr lėshim tė pagesės retroaktive janė kritikuar nga kryeparlamentari Krasniqi. Ai ka thėnė se kryeministri nuk ėshtė dashur t’ua ndalonte ministrave qė ta marrin 50% tė pagės sė deputetit, pėr sa kohė qė ligji ua lejon kėtė gjė. I kundėrligjshėm, sipas tij, ėshtė cilėsuar edhe vendimi pėr pagesė retroaktive, pėr faktin se mjetet qė ėshtė dashur t’i merrnin ministrat pėr dy vjet janė shpenzuar pėr qėllime tė tjera.

Ai ka bėrė tė ditur se Kuvendi nuk ka para pėr t’ua dhėnė ministrave 50 % tė pagės sė deputetit, pasi pagesa e tyre nuk ėshtė paraparė gjatė planifikimit tė buxhetit tė Kuvendit pėr kėtė vit. Pagesa e 50-pėrqindėshit tė pagės sė deputetit pėr kėtė kategori tė zyrtarėve parashihet t’i shkaktojė telashe buxhetit tė Kuvendit tė Kosovės pėr sė paku 200 mijė euro.

Kryeministri Hashim Thaēi as tė premten nuk ka pranuar se vendimi i tij i 4 dhjetorit ėshtė implementuar, ndonėse, sė paku tre nga anėtarėt e kabinetit tė tij qeveritar kanė pranuar pėr “Kohėn Ditore” se i kanė marrė gjysmėpagat e deputetit pėr dy vjet.

“Ju e dini, tashmė unė nuk jam deputet qe njė kohė”, ka thėnė Thaēi, kur ėshtė pyetur nėse vendimi i tij ėshtė jetėsuar.

Megjithatė, as Thaēi nuk e ka hedhur poshtė mundėsinė qė tė ketė pėrfituar njėsoj si vartėsit e tij. Ai ka ripėrsėritur deklaratėn e mėhershme se mund tė jetė bėrė ndonjė lėshim teknik rreth pagave retroaktive, duke e lėnė tė mjegullt se ēka nė fakt do tė ndodhė me ato paga.

“Unė e kam deklaruar edhe mė herėt se ēdo lėshim teknik qė ka ndodhur do tė evitohet”, ka thėnė Thaēi.

Ndryshe prej tij, disa prej ministrave qė vazhdojnė tė jenė deputetė tė Kuvendit tė Kosovės, nuk e kanė mohuar se kontot e tyre janė rėnduar pėr mbi 13 mijė euro.

“E vėrteta ėshtė se i kam marrė paratė qysh javėn e kaluar”, ka thėnė njė ministėr, me kusht qė tė mos i pėrmendet emri nė gazetė.
Ky ministėr e ka arsyetuar anonimitetin me faktin se nuk dėshiron tė ketė telashe me shefat nė Qeveri.


“Pėrderisa shefat nuk po pranojnė se pagat retroaktive janė lėshuar, nuk dėshiroj qė unė ta marrė pėrsipėr kėtė barrė. Unė as nuk kam kėrkuar qė tė mė paguhet paga e deputetit, e as nuk jam pyetur pėr kėtė ēėshtje nga askush”, ka thėnė ai.

Arsyetime pothuajse tė njėjta kanė dhėnė edhe dy ministra tė tjerė. Njėri prej tyre ėshtė shprehur i habitur pse nė Qeveri nuk ėshtė duke u bėrė publike kjo gjė.

“Mė mirė do tė kishte qenė sikur publikisht tė thuhej se janė lėshuar paratė, sesa tė mbetej e paqartė kjo ēėshtje, dhe si rrjedhojė opinioni tė lihet nė kėrkim tė sė vėrtetės”, ka thėnė ky ministėr.

Jozyrtarisht mėsohet se pagat retroaktive tė qeveritarėve-deputetė, tė cilat janė llogaritur pėr periudhėn janar 2008, janar 2010, i kanė kushtuar buxhetit tė Kosovės rreth 150 mijė euro. Kėsaj shume parashihet t’i shtohen edhe pagat e deputetit qė do t’i marrin ministrat kėtė vit. Me vendimin e kryeministrit tė 4 dhjetorit ėshtė paraparė qė mjetet financiare pėr pagat retroaktive tė sigurohen nga fondi rezervė i Qeverisė. Kryeministri Thaēi tė paktėn nuk do tė jetė ngarkesė pėr buxhetin e Kuvendit tė Kosovės.

Si kryetar i partisė mė tė madhe nė vend, ai e ka mbajtur postin e deputetit qė nga krijimi i legjislaturės sė parė, e cila ėshtė krijuar pas zgjedhjeve tė vitit 2001.

Praktika e dorėzimit tė mandateve tė deputetit nga ana e personaliteteve partiake dhe qeveritare nuk ėshtė e re. Ish-kryetari i Partisė sė Drejtėsisė, Sylejman Ēerkezi e pati dorėzuar kėtė mandat dhe nė vend tė tij pati shkuar kryetari aktual i PD-sė Ferid Agani. Po ashtu, nė zgjedhjet e fundit parlamentare, kryetari i AAK-sė, Ramush Haradinaj, pėr shkak tė procesit gjyqėsor nė Tribunalin e Hagės, ia pati liruar vendin deputetit tė tanishėm Ethem Ēeku.

Nė aspektin juridik ėshtė e lejueshme qė njė anėtar i kabinetit qeveritar tė jetė njėkohėsisht edhe deputet i Kuvendit tė Kosovės. Pozitat e dyfishta tė zyrtarėve qeveritarė pritet tė shuhen tek pas zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare. Kėshtu parashihet me dispozitat kalimtare tė Kushtetutės sė Kosovės.

Deri nė zgjedhjet e reja mbetet nė vullnetin e qeveritarėve nėse duan ose jo t’i lirojnė karriget nė Kuvend.

Ministrat e PDK-sė tė paktėn tash kanė ku tė marrin shembull. Ata tė LDK-sė kanė pasur rastin qė ta demonstrojnė tė njėjtin veprim pas zgjedhjeve tė fundit lokale, por nuk e kanė bėrė kėtė gjė.

Ministri pėr Tregti dhe Industri, Lutfi Zharku nuk ėshtė treguar i gatshėm qė ta mbajė vetėm postin nė Qeveri, por e ka marrė edhe postin e deputetit pas fitores sė Agim Veliut pėr kryetar tė Komunės sė Podujevės.
Koha Ditore / Koha.net
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-02-10, 17:19   #15
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Athinė, 12 fėmijė shqiptarė abuzohen seksualisht nga njė grek

Ngjarja qė ka tronditur opinionin grek nė kryeqytetin Athinė, ka precipituar pėr tre vjet rresht nė rajonin Kato Patision, ku 47-vjeēari grek, njė ish-polic emri i tė cilit nuk u bė publik nga zyrtarėt e policisė, u arrestua pėr katėr akuza fillestare dhe dyshime pėr disa tė tjera. Ai akuzohet se ka abuzuar me 12 fėmijė shqiptarė, ndėrsa hetimet vazhdojnė dhe pėr shfrytėzimin edhe tė disa tė tjerėve.

“Shtetasi grek 47-vjeēar akuzohet se nė periudhė tė vazhdueshme disa mujore, ka abuzuar me fėmijė shqiptarė tė moshės nga 13 deri nė 16 vjeē tė cilėt i detyronte tė shihnin materiale me pėrmbajtje pornografike dhe mė tej kryente me to vepra tė turpshme dhe ushtronte terror psikologjik nė mėnyrė qė ata tė mos tregonin ato qė ndodhnin dhe njėkohėsisht u jepte sasi tė hollash dhe sende e shėrbime tė tjera”, njoftojnė burime zyrtare nga Policia e Greqisė.

Oficerėt e nėn-divizionit pėr mbrojtjen e fėmijėve nė Policinė e Greqisė nė Athinė, konfirmuan se ish-polici pėrballet aktualisht me akuzat e “shfrytėzimit dhe fyerjes sė dinjitetit seksual”, “pornografinė e fėmijėve”, "korruptimin e tė miturve pėr qėllime homoseksuale” dhe "abuzim seksual me tė mitur”.

Nga hetimi, doli se 47-vjeēari i pėrcillte fėmijėt shqiptarė, qė tė gjithė nxėnės nė shkollat shtetėrore greke tė ciklit tė ulėt, duke i zėnė “miq” ata nė njė internet-kafe e cila ndodhet nė zonėn e Kato Patision ku edhe banonin pedofili dhe tė vegjlit shqiptarė me familjet e tyre.

Pasi i fuste nė shtėpi dhe kishte fituar besimin e tyre, 47-vjeēari u servonte pėrmes televizorit, DVD me pėrmbajtje tė fortė pornografike dhe nė kėtė fazė, shfrytėzonte trupin e djemve shqiptarė, duke abuzuar me ata seksualisht, duke kryer vepra tė turpshme dhe marrėdhėnie homoseksuale me ta.
Telegrafi

S’ka heqje vizash pa riatdhesimin e kosovarėve

Qeveria e Kosovės po pėrmbyll marrėveshjet pėr riatdhesim me tė gjitha vendet e BE-sė. Riatdhesimi i kosovarėve me status tė parregulluar nė vendet perėndimore, ėshtė njė nga kushtet bazė nė procesin e liberalizimit tė vizave. Pavarėsisht kėsaj, grupet e tė drejtave tė njeriut e kundėrshtojnė procesin e riatdhesimit, pėr shkak tė gjendjes sė rėndė ekonomike e sociale nė Kosovė.


Kosova ka nėnshkruar marrėveshjet pėr riatdhesim me Francėn, Belgjikėn dhe Zvicrėn. Nė proces e sipėr janė tė tjera marrėveshje me shtetet evropiane, ku janė tė strehuar qindra mijėra kosovarė.

Riatdhesimi nga ana e autoriteteve kosovare, ėshtė i pranueshėm, meqė shihet si njė nga hapat kryesor drejt liberalizimit tė vizave.

Artan Duraku, nga Ministria e Punėve tė Brendshme, shpjegon:

“Nė procesin e liberalizimit, kriteri kryesor ėshtė riatdhesimi dhe kjo nėnkupton se duhet tė nėnshkruhen marrėveshjet e riatdhesimit me gati tė gjitha shtetet e BE-sė, me ato qė na kanė njohur”.

“Ndėrsa, me ato qė nuk na kanė njohur, jemi duke e pėrgatitur rregulloren e brendshme ligjore dhe ėshtė duke u bėrė gati ligji pėr riatdhesim. Pritet sė shpejti tė nėnshkruhen marrėveshjet me Gjermaninė, Suedinė, Danimarkėn dhe Norvegjinė”.

Riatdhesimi nėnkupton kthimin me vullnet, apo tė detyrueshėm, tė shtetasve kosovarė nga vendet pėrkatėse.

Derisa autoritetet e shohin kėtė si njė hap mė afėr liberalizimit tė vizave, organizatat pėr tė drejtat e njeriut ngrenė zėrin se me kėtė veprim po shkelen tė drejtat e njeriut.

Ka qenė vetė komisionari pėr tė Drejtat e Njeriut i Kėshillit tė Evropės, Tomas Hamarberg, ai qė ka kėrkuar nga BE-ja, qė tė mos i bėjė presion Prishtinės pėr tė pranuar fluks tė madh tė azilkėrkuesve.

“Kam qenė i shqetėsuar nė lidhje me kėto zhvillime, dhe nga bisedat qė pata nė Kosovė, vetėm sa mė ėshtė pėrforcuar ky shqetėsim. Ne kemi njė situatė ku brenda Kosovės ende janė rreth 20 mijė tė zhvendosur, tė cilėt ende nuk mund tė kthehen nė shtėpitė e tyre”.

“Kemi krizė nė tė dy kampet nė veri. Kemi njė papunėsi nė shkallė prej 50 pėr qind. Nuk ėshtė koha pėr njė kthim tė tillė”,
ka thėnė gjatė njė vizite qė i ka bėrė Kosovės, Tomas Hamarberg.

Nė tė njėjtėn frymė shprehen edhe aktivistėt kosovarė pėr tė drejtat e njeriut.

Behxhet Shala nga Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut, thotė se marrėveshjet kryesisht janė tė imponuara, ndėrsa Kosova nuk ka kushte pėr t’i pranuar shtetasit e saj.

“Kosova me gjendje tė rėndė ekonomike-sociale, me njė pa-perspektivė, me mungesė tė njė strategjie pėr hapjen e vendeve tė reja tė punės, nuk ka kurrfarė kapaciteti pėr tė pranuar numėr kaq tė madh refugjatėsh, ngase ka probleme me vetė qytetarėt e saj qė janė kėtu”.

“Ne vlerėsojmė se ėshtė njė shkelje e rėndė e tė drejtave tė njeriut, ngase nga njė situatė, ku e kanė tė siguruar njė ekzistencė, qoftė ajo minimale, po i sjellin nė njė situatė ku nuk kanė tė siguruar asgjė ”
, thekson Shala.

Ministria e Punėve tė Brendshme, e cila i nėnshkruan marrėveshjet, nuk i merr parasysh rrethanat se ku do tė kthehen refugjatėt.

Artan Duraku thotė se puna e tyre ėshtė qė tė vėrtetojnė se personi qė do kthehet, ėshtė shtetas kosovar.

“Ne verifikojmė shtetėsinė e tė kthyerve dhe nėse vėrtetojmė se ai person qė do tė kthehet, ėshtė shtetas i Kosovės, atėherė e japim dritėn e gjelbėr”.

“Ndėrkohė, vepron Ministria e Punės dhe e Mirėqenies Sociale dhe pushteti lokal. Ky proces ėshtė duke vazhduar me vite tė tėra. Deri mė tash nuk kemi hasur nė vėshtirėsi tė mėdha dhe besojmė se do tė vazhdojmė me ritėm tė njėjtė”,
thotė Duraku.

Duraku shpjegon se ēdo vit pranojnė rreth tre mijė persona, tė cilėt kthehen pa vullnetin e tyre nga shtetet evropiane.

Eksperti pėr ēėshtje tė integrimeve evropiane, Avni Mazreku, thotė se procesi i riatdhesimit dhe ai i liberalizimit bien ndesh me njėri-tjetrin.

Por, sipas tij, nėse Kosova do tė shkojė pėrpara nė procesin e regjimit tė lirė tė vizave, nuk bėn pa marrėveshjet pėr riatdhesim.

“Normalisht qė dikush nga ky kontingjent i madh i njerėzve qė jetojnė jashtė vendit, do tė duhej tė rregullonte statusin e tij legal. Pa rregullimin e kėtij statusi, asnjė qeveri nuk mund t’i qaset rregullimit tė pozitės sė tyre”.

“Prandaj, normalisht qė pėr ne, si kosovarė, pėr ekonominė mė tė varfėr evropiane, kjo ēėshtje ka pasoja tė kėtilla, mirėpo ėshtė nevojė e domosdoshme, qė tė rregullohet ky status”
, vlerėson Mazreku.

Por, aktivistėt pėr tė drejtat e njeriut alarmojnė se ata tė kthyer, qė nuk mund tė integrohen nė shoqėrinė kosovare, do tė kėrkojnė sėrish rrugė pėr tė dalė jashtė vendit, qoftė edhe nė mėnyrė ilegale.

Ata apostrofojnė si shembull negativ, rastin tragjik nė lumin “Tisa”, ku disa kosovarė humbėn jetėn nė lumė, nė pėrpjekje pėr tė kaluar ilegalisht kufirin Serbi - Hungari.
Radio Evropa e Lirė

Pėrpjekja pėr komb “kosovar”, pėrēan popullin shqiptar


Krizė e identitetit kombėtar?!

Po biem nė “kurthin” terminologjik tė serbėve. Kjo ėshtė ideja e pėrgjithshme pėr identitetin shqiptar, atė qė me shekuj nuk e bėn dot pushtuesit e huaj, po e bėjmė ne vetė.

Nė njė kohė qė fituam pavarėsinė me idealin njė gjuhė, njė histori, njė komb, sot vetėquhemi ose ka pėrpjekje pėr tė na quajtur “kosovarė”. Intelektualė, politikanė, qytetarė janė nė njė mendje se identiteti shqiptar po pėrplaset me kriza tė shumta, pėr faktorė tė ndryshėm ndėr kryesorėt, ai ekonomik, pa pėrjashtuar edhe tendencat antikombėtare qė ende veprojnė nė mbarė trojet shqiptare. Shqipėria, Kosova, Kosova Lindore, shqiptarėt nė Mal tė Zi dhe ata nė Maqedoni kanė qenė dhe janė vazhdimisht nėn presion pėr ta zbehur identitetin kombėtar, ēfarėdo epoke qė shkon e vjen shqiptarėt janė nė “shėnjestėr” tė fqinjėve tė tyre pėr t’u zhdukur.

(Tekstin e plotė mund ta lexoni nė numrin e nesėrm tė gazetės, “Bota sot”)
Bota Sot
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 33 (0 Anėtarėt dhe 33 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:42.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.