|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
15-12-09, 23:13
|
#1
|
Jeta vazhdon...!
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
|
Te tjeret per Ahmet Krasniqin...!
Halit Bogaj
AHMET KRASNIQIT
Atė ditė zie nShqipėri
Ra Ahmeti nė pusi
Por nuk dihet kush e vrau
Ish shqiptari apo shkau
2
Por vėrtet ishte njė krim
Qė na mbushi me trishtim
Na u vra njė oficer
I shkolluar burrė me nder
3
E vrau nata plot mister
Si ka ngjarė ndėr ne shpeshherė
Armiqtė tanė e dinė mė mirė
Si e vranė atė martir
4
Por do vijė prapė njė ditė
Ai mister pėr tu shėndrrit
Asesi nuk do tlejohet
Gjaku i tij qė tė harrohet
5
Se e kemi pėr detyrė
Nė atė vrasje pėr tė hyrė
Se e kemi amanet
Qė atė krim ta zbulojmė vetė
6
Se Ahmeti ish pėr ne
Promethe pėr kėtė atdhe
Ish i lidhur fort me tokėn
Pėr tė cilėn e la kokėn
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.
Ibrahim Rugova
|
|
|
15-12-09, 23:14
|
#2
|
Jeta vazhdon...!
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
|
Titulli: Te tjeret per Ahmet Krasniqin...!
adri Mani: Gjakatarėt po na vrasin me rend alfabetik
E Marte, 15-12-2009, 09:49pm (GMT)
Ahmet Krasniqi, Ministėr i Mbrojtjes
Arkivore
GJAKATARĖT PO NA VRASIN ME REND ALFABETIK
/Cilėt janė atentatorėt e Kolonel Krasniqit?/
Nga Kadri Mani
E nderuar familje Krasniqi, tė nderuar bashkatdhetarė tė rrymės kombėtare shqiptare, lajmi kobzi pėr vrasjen me atentat tė kolonelit Ahmet Krasniqi, mė 21 shtator 1998 nė ora 23 e 25 minuta,- na goditi rėndė: me lot nė sy e zemėrgjakosur, ju shprehim ngushėllimet tona mė tė thella pėr vdekjen tragjike tė Kryefamiljarit tuaj dhe tė Kryekomandantit tonė legjendar tė forcave ēlirimtare kosovare.
Si tė ju ngushėllojnė juve, kur nuk mund ta ngushėllojmė as vetveten, si t`i ngushėllojmė shokėt e bashkėpunėtorėt e Ahmetit, qė po e njihnin me kohė, dhe ata tė cilėt po pritnin me padurim tė takoheshin me ekspertin e luftės e tė artit luftarak?- po ngushėllimi ėshtė reciprok, tek na rrahin zemrat bashkė pėr njė ideal, tek ngritim grushtet njėkohėsisht pėr hakmarrje tė shenjtė ndaj armiqve tė jashtėm e mercenarėve tė tyre nė meset tona, tek kujtojmė likuidimet fizike (e politike) me rendin alfabetik me shkronjėn-A: Ahmet Delia, Azem Bejta. Aziz Zhilivoda, Azem Hajdari, Ahmet Krasniqi... Ngushėllohemi tok kur kujtojmė fjalėn e urtė se rrufetė nuk gjuajnė nė hithra por nė lisa tė mėdhenj; ngushėllohemi tek shohim pamjen impozante tė Kolonelit, pėrpara tė cilit ushtria ēlirimtare jepte betimin solemn, dhe urdhrin e Ministrit tė Mbrojtjes: Ju urdhėroj qė ta mbroni flamurin dhe kurrė tė mos ia dorėzoni armikut.
Ahmeti ishte njė diell, e dihet se drita e diellit i verbon shpendėt e natės, andaj edhe planet djallėzore tė lakuriqėve e tė urithėve tė zinj, tė qyqeve, lorėzave e hutinėve... pėr tė manovruar nėpėr errėsirėn skėterrė tė popullit tonė liridashės; nuk po mund ta duronin filistinėt... Ngushėllohemi reciprokisht kur jemi tė bindur se ēdo zemėr e vėrtetė shqiptare do tė ndizet flakė e zjarr kundėr planifikuesve dhe dorasėve tė atentatit mizor mbi trupin e Ahmetit tonė tė dashur...
Ahmeti nuk la vetėm njė tufė fėmijė, Ai la rininė dhe popullin liridashės tė vendit e tė globit tokėsor, qė do t`i hakmerret shumėfish. Ahmeti edhe pas vdekjes fizike ėshtė me ne e nė ne, pėrjetėsisht dhe amshueshmėrish ndėr breza.
Skllota filistine e meskine nuk mund ta honepste dudajevin shqiptar; lėpushkat e neveritshme po villnin gjak e vrer kundėr oficerit madhor, pėr tė vetmin mėkat pse ka qenė student nė Beograd e jo nė Tiranė!!- pavarėsisht dezertimit nga stuhia serbijane dhe dorėzimit tė kazermės tė Gospiqit kroatėve qė bėnin luftė tė drejtė ēlirimtare, nga i njėjti pushtues; pamarrėparasysh... sepse, ndryshe, nuk mund tė bėheshin komandantė barinjtė e kulmaxhinjtė!!- pra, atentatorė nuk ishin vetėn dy fantazma me maska qė shkrehen fishekėt nė trupin e birit tė popullit shqiptar, atentatorė janė dyqind e dymijė shpifarakė e grindavecė rrugaēė tė rrugėve e rrugaēė gazetash; atentatorė janė edhe ata qė kosovarėve (shqiptarėve) jua ndalojnė hyrjen nė Shqipėri- pa viza!!!
Kush e nisi luftėn ma i pari!!
Ahmetin tonė tė dashur e vrau politika shoveniste grabitqare e fqinjėve tanė tė vampirosur e tė lugatosur, por edhe politika folklorike e krenarisė fodulle: ata qė do t`i imponohen historisė, vetėm sa pėr t`iu kėnduar brezat kėngė lavdie: o kush e nisi luftėn ma i pari!!!- pamarrėparasysh se luftėn e nisėn tė parėt dėshmorėt tanė tė historisė mė tė re: Fazli Greiēevci, Shaban Shala, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Vėllezėrit Gėrvalla e Kadri Zeka...: kush i vrau kėta tė fundit dhe kush angazhohej pėr tė mos u zbuluar atentarėt!!!???- a mund tė ketė lidhje me ta edhe kjo gjėmė???
A e kemi ne nė nivel sistemin e informimit, shėrbimin informativ-kundėr informativ??- kemi ne Institutin e Strategjisė Kombėtare dhe ēfarė punohet atje??
As gjatė pajtimit tė gjaqeve nuk stigmatizoheshin vrasėsit mizorė, po vetėm lavdėroheshin falėsit e gjaqeve zemėrgjerė!!- pėrse tė mos trimėroheshin ata tė rrymės antikombėtare, pėrderisa ne i falim me aq zemėrgjerėsi babaxhane!?- madje edhe kur dihet mirėfilli se ishin tė nxitur e tė yshtur nga UDB-ja, sikur nė rastin tragjik tė atentatit tė hapur nė pikė tė ditės tė dėshmorit tonė Rexhep Elmazi...
Nė pritje tė kapjes sė menjėhershme tė atentatorėve mizorė dhe tė gjykimit tė tyre shembullor, shtojmė: poshtė pushtuesit serbo-grekė dhe poshtė rryma antikombėtare!!
Lavdi e pėrjetshme Komandantit legjendar Ahmet Krasniqi!
/Kadri Mani: SHQIPTARĖT JANĖ ATJE!, Tiranė, 1999, f. 324-325; kryetar i Komisionit Informativ i Bashkėsisė Shqiptare nė Zvicėr/
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.
Ibrahim Rugova
|
|
|
15-12-09, 23:16
|
#3
|
Jeta vazhdon...!
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
|
Titulli: Te tjeret per Ahmet Krasniqin...!
Neki H. Lulaj: Ahmet Krasniqit
E Diel, 13-12-2009, 09:27pm (GMT)
Neki H. Lulaj
AHMET KRASNIQIT
Emri i njė ushtaraku
kolonel me shiqim te zjarrt,
officer i shkolluar
shqiptar me jė traditė tė lartė
Kolonel Ahmet Krasniqi,
trim pėr sakrifica sublime
komandant i njė ushtrije
qe di tė jau prishte strofullat shkijeve.
Njeri me ambicje tė mėdha
ushtarak i pa shoq
pėr lirinė e Kosovės nanė
i gatshem tė vihet nė ballė dhe nė front.
Ahmeti ministėr i mbrojtjės,
komandant i njė ushtrije
burr I madh i Zhilivodės,
frigė e tmerr pėr shumė shkije.
Sa lakmoi edhe unė vet,
qe tė isha ushtar i tij
se i pėrkas etnisė kombtare
tė atij burri trim dai.
Mbremje e zezė 21 shtatori
i motit nėntėdhjetė e tetė
krismat e pabesisė misterioze
e privuan Ahmetin nga kjo jetė.
Gjakatarėt me shpirt shkau,
kryen nė Tiranė edhe njė atentat
vranė te madhin kolonel,
pa i berė kujt hile,pa i hi kujt ne hak..
Thonė se Nata ka sy, ka vesh, ka gojė
pabesija e trethetija tė kafshon si ulkojė
po ku te gjet ty me zemėr tė madhe
i pa vdekshmi i ushtrisė Shqiptare.
Kosova e nėntėdhjetė e tetės,
lengonte gjak e veshur me te zi
por njė plagė tė pa sherueshme
ja shtoi vrasja jote nė pa besi.
A thua vrasesit qe thurėn plane,
tradhetaret qe tė vran nė pusi
kurrė ata mos i ngohtė ky diell
se kurre nuk do tė kenė rehati.
Njė gje dua tė ja u rikujtojė
mos ta bejn gjumin rehat
se njė ditė do tė dalin para drejtėsisė
ata gjakpirėsa , lubijat e shkaut.
Komandant Ahmet Krasniqi,ti pusho ne qetėsi
hak nuk betohem se do te marrim,
por misterin e vrasjes tande
do ta zbardhim ne terėsi.
Ti nuk je meteor i shuar,
gjithmonė do tė kujtoj kjo shqiptari,
se ishe ministri i mbrojtjes
Komandant pėr njė ushtri..
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.
Ibrahim Rugova
|
|
|
15-12-09, 23:19
|
#4
|
Jeta vazhdon...!
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
|
Titulli: Te tjeret per Ahmet Krasniqin...!
Nė Wuppertal tė Gjermanisė u mbajt akademi pėrkujtimore pėr Heroin e Kosovės Ahmet Krasniqin
E Merkure, 07-10-2009, 05:59pm (GMT)
Nga Myftar Halili
Organizuar nga Nėndega e LDK-sė nė Nordrhein-Westfalen dhe Dega e LDK-sė nė Gjermani nė klubin 7 Shtatori nė Wuppertal, u mbajt akademi pėrkujtimore nė njėmbėdhjetėvjetorin e vrasjes enigmatike tė kolonel Ahmet Krasniqit, ish-ministėr i parė i mbrojtjes nė Qeverinė e Kosovės, i shpallur Hero i Kosovės. Akademia u udhėheq nga Abedin Gashi, anėtar i Kryesisė sė nėndegės sė LDK-sė nė NRW kurse krahas bashkatdhetarėve, anėtarėve e simpatizantėve tė LDK-sė morėn pjesė edhe familjarė tė kolonelit Krasniqi nė krye me vėllain e tij, Behxhet Krasniqin.
Ahmet Krasniqi bėri pėrpjekje tė mėdha pėr bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak tė Republikės sė Kosovės
Nė emėr tė organizatorėve tė Akademisė foli Muharrem Xhafolli, anėtar i Kryesisė sė nėndegės sė LDK-sė nė NRW. Ai ndėr tė tjera tha se pėr ti pasur tė qarta shkaqet e vrasjes sė Ahmet Krasniqit, duhet pasur tė qartė situatėn politike qė mbretėronte nė gjithė hapėsirėn tonė kombėtare. Krijimi i Ministrisė sė Mbrojtjes tė Republikės sė Kosovės nė vitin 1998, krijoi bazėn e njė organizimi institucional tė luftės ēlirimtare tė popullit tonė qė ishte nėnė robėrinė serbe. Ardhja nė krye tė Ministrisė sė Mbrojtjes tė njė atdhetari, qė rrjedhtė nga njė familje me tradita tė larta tė atdhedashurisė dhe tė trimėrisė, tė kolonel Ahmet Krasniqit, njėrit ndėr ushtarakėt shqiptarė me pėrgatitje tė lartė profesionale, bėri qė tė alarmohen armiqtė tanė shekullor nga droja se krijimi i Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Kosovės, pėr tė cilat punonte me pėrkushtim Ahmet Krasniqi, do tua prishnin planet dhe skenarėt qė i kishin thurė. Ahmet Krasniqi bėri pėrpjekje tė mėdha pėr bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak tė Republikės sė Kosovės, qė ishte kushti i parė pėr tė iu kundėrvu me sukses makinerisė ushtarake tė Serbisė, nė realizimin e aspiratave tė saja antishqiptare.
Ahmet Krasniqi edhe pse ishte i vetėdijshėm se kundėr tij dhe SHP tė FARK-ut po behėn komplote tė rrezikshme, nuk e ndali veprimtarinė e tij pėr bashkimin e subjekteve politike dhe ushtarake tė Republikės sė Kosovės. Ai dha shembull konkret se shqiptarėt duhet harruar mosmarrėveshjet, xhelozitė dhe hasmėritė qė i kishin nė mes vedi pėr shkak se ishim nė luftė me Serbinė. Nė vitin 1992 familja Krasniqi nė Zhilovodė ishin bėr objekt kontrollimi dhe maltretimi nga policia serbe, ngase siē thoshte policia serbe "nipat e Aziz Zhilivodės, kanė formuar njėsite guerile tė cilat po veprojnė rrėzė Qyqavicės", dhe pas shumė peripecive dhe pėrpjekjeve arritėn qė Ahmeti e mė vonė edhe Behxheti e tė tjerė, tė shpėtojnė kthetrave tė policisė serbe dhe tė largohen pėr nė Shqipėri.
Nė emėr tė Degės sė LDK-sė nė Gjermani foli Myftar Halili Dragidella, anėtar i Kryesisė dhe zėdhėnės i saj. Ai pasi pėrshėndeti tė pranishmit dhe pasi i falėnderoi ata pėr pjesėmarrje nė kėtė akademi sikurse nė tė gjitha manifestimet qė i organizon Dega e LDK-sė nė Gjermani foli edhe pėr kontributin e madh tė Heroit tė Popullit kolonel Ahmet Krasniqit. Ai tha se vrasja enigmatike nė kryeqytetin shqiptar e ministrit tė mbrojtjes dhe atė nė kohė tė luftės ishte sulm ndaj pėrpjekjeve tė luftėtarėve shqiptarė pėr ēlirimin e Kosovės. Kolonel Ahmet Krasniqi do tė mbetet gjithmonė njėri prej personaliteteve mė tė ēmuara shqiptare si nė pėrpjekje pėr ēlirimin e Kosovės ashtu edhe kudo ku ai jetoi e veproi. Apeli ynė, tha ai, do tė ishte: Tė zbulohet vrasėsi i kolonelit dhe eshtrat e tij tė kthehen nė Kosovė, pėr tė cilėn ai e dha jetėn.
Qazim Bajgoraliu, sekretar i Degės sė LDK-sė nė Gjermani, ndėr tė tjera tha se kolonel A. Krasniqi ishte autor i shumė punimeve te shumta studimore dhe shkencore nė lėmin e artit ushtarak. Karriera ushtarake e tij nė armatėn jugosllave ishte pėrplot barriera dhe pengesa, ishte degraduar disa herė, vetėm e vetėm se ishte shqiptar me shkathtėsi tė veēanta prej ushtaraku, e degraduan edhe me rastin e burgosjes sė vėllait tė tij Behxhetit nė vitin 1982, nga se edhe ky iu kishte bashkangjitur dhjetė vite mė vonė lėvizjes sė cilės i takonte kolonel A. Krasniqi. Kolonel A. Krasniqi, kishte punuar me pėrkushtim tė madh pėr tė koordinuar aktivitetin e eprorėve shqiptarė me qeverinė e Republikės sė Kosovės qė nga viti 1993 dhe sidomos nė vitin 1998, qė me profesionalizėm tė lartė pėr tė ngritur bazat e njė ushtrie e cila do t“i jepte grushtin dhe goditjen e fortė forcave serbe.
Eshtrat e Heroit Ahmet Krasniqit tė kthehen nė Kosovė
Kolonel A. Krasniqi, si komandant i pėrgjithshėm i shtabit tė FARK dhe ministėr i mbrojtjes punoi gjithashtu me pėrkushtim pėr institucionalizimin e ushtrisė dhe unifikimin e faktorit ushtarak dhe atij politik. Ishin rezultatet e punės sė tij, qė kolonel A. Krasniqi i sollėn vdekjen e parakohshme nga se ēdo ditė UĒK, po forcohej dhe profesionalizohej dhe pėr armiqtė e shqiptarėve po bėhej vonė, nėse UĒK ngrihej nė dy kėmbėt, kėshtu qe pushteti i qeverisė sė Nanos, nė bashkėpunim me forcat tjera tė errėta, mundėsuan armiqtė e UĒK-sė dhe popullit shqiptar tė kryejnė atentatin qė i mori jetėn ministrit, komandantit, ushtarakut, shkencėtarit e atdhetarit, kolonel Ahmet Krasniqit dhe kjo ishte goditje e madhe pėr UĒK dhe popullin shqiptar nė pėrgjithėsi. Gjatė veprimtarisė sė tij nė Shqipėri ballafaqohej me vėshtirėsi dhe ka qenė shumė herė i ndaluar dhe i kontrolluar nga policia e shtetit amė, si nė Tiranė ashtu edhe ne Kukės e gjetiu dhe tė gjitha kėto i pėrballonte me shpresė se njė ditė do tė tejkalohen, por fatkeqėsisht dora tradhtare ia mori jetėn dhe dėshira e tij pėr atė qė punoi nuk u realizua, pra tė formonte njė UĒK qė nė tė vėrtetė do tė ēlironte Kosovėn. Njė ditė eshtrat e kolonel A. Krasniqit duhet tė kthehen nė tokėn e Kosovės, pėr tė cilėn aq shumė punoi dhe e deshi dhe sė njė ditė do tė ndriēohen tė gjitha ato pengesa dhe vėshtirėsi. tha Qazim Bajgoraliu.
Nė kėtė akademi folėn edhe Refki Ahmeti, ish-ushtar i kolonelit Ahmet Krasniqi, Agush Balaj, ish-deputet i Kuvendi tė Kosovės qė nė Kaēanik aprovuan Kushtetutėn e Kosovės, krijuesi Faruk Tasholli, aktori Liman Zogaj recitoi pėr Heroin Ahmet Krasniqi sikurse qė me njė recitim u paraqit edhe e reja Bleona Muēolli.
Nė emėr tė familjes Krasniqi, organizatorėt e kėsaj akademie dhe tė gjithė pjesėmarrėsit i falėnderoi Dardan Krasniqi, nip i kolonelit Ahmet Krasniqit. Ai me duke iu drejtuar pjesėmarrėsve ndėr tė tjera tha: Me pjesėmarjen tuaj nė kėtė tubim ju keni nderuar Ahmet Krasniqin, keni nderuar pėrpjekjet e tij dhe tė bashkėpunėtorėve tė tij pėr tė bėrė njė ushtri tė organizuar mirė dhe tė depolizituar tėrėsisht, ushtri e cila do tė ishte e denjė pėr t“u ballafaquar me armikun shekullor dhe jo vetėm pėr t“u ballafaquar por edhe pėr tė triumfuar ndaj tij. Axha im Ahmeti, siē e dini edhe ju krahas detyrės sie ministrit ai ka bėrė pėrpjekje qė tė bashkojė faktorin politik, sepse e dinte se vetėm tė bashkuar mund ta bėnin realitet ėndrrėn shekullore pėr liri e pavarėsi tė trojeve shqiptare nė pėrgjithėsi, andaj unitetin e konsideronte armėn kryesore. Pėr kėtė unitet ai kishte sakrifikuar ēdo gjė, pra edhe jetėn. Ju duhet ta dini se ai ishte ekzekutuar nga ata qė ishin kundėr bashkimit tonė, e ekzekutuatn ata kriminelė qė nė kohėrat mė tė vėshtira qė kalonte populli ynė mendonin vetėm pėr pėrfitime materiale.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.
Ibrahim Rugova
|
|
|
15-12-09, 23:26
|
#5
|
Jeta vazhdon...!
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
|
Titulli: Te tjeret per Ahmet Krasniqin...!
Halil Rrustemaj: Akademi pėr Kolonel Ahmet Krasniqin
E Merkure, 24-09-2008, 06:12pm (GMT)
Me njė Akademi pėrkujtimore ,bashkatdhetarėt me qėndrim nė Gjermani, pėrkujtuan dhjetėvjetorin e vrasjes sė ish Ministrit tė Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės, kolonelit Ahmet Krasniqi ,tashmė Hero i Popullit.
Shkruan: Halil Rrustemaj
Nė Örlinghausen afėr Bielifeld-it tė Gjermanisė, organizuar nga Kryesia e Nėndegėve tė LDD-sė nė Landin gjerman tė Westfalisė sė Rinit Veriorė (WRV-NRW), dhe nė bashkėpunim me kolegėt e kolonelit , ish pjestarė tė formacioneve ushtarake nga shtabi suprem i Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Kosovės ėshtė mbajtur akademi pėrkujtimore nė pėrvjetorin e vrasjes sė kolonel Ahmet Krasniqit, ish ministėr i mbrojtjes sė Kosovės .
Nė akademinė ku morėn pjesė qindra bashkatdhetarė u pėrkujtua 10-vjetori i vrasjes, tanimė tė heroit tė popullit Ahmet Krasniqi, i cili dha jetėn pėr ēlirimin e Kosovės.
Nikoqirė tė Akademisė pėr kolonelin Ahmet Krasniqi, kėsaj here ishin Nėndegėt e LDD-sė nga Bielefeld-i, Stukenbrock-u dhe Bünden-i , nė bashkėpunim me kolegėt e kolonelit , ish pjestarė tė formacioneve ushtarake nga shtabi suprem i Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Kosovės (FARK) , me qėndrim nė Diasporė.
Nė akademinė pėr kolonelin Ahmet Krasniqi, krahas aktivistėve tė LDD-sė nga Gjermania , kolegėve tė kolonelit , ish pjestarė tė formacioneve ushtarake, morėn pjesė edhe pėrfaqėsues tė partive kosovare qė veprojnė nė Evropė dhe tė rinjė e tė moshuar me qėndrim nė Gjermani si dhe familjarė tė familjes Krasniqi tė rinjėt; Hajriz Krasniqi dhe Besart Krasniqi.
Pas intonimit tė himnit kombėtar , himnit tė Dardanisė dhe atij tė Kosovės , akademinė e shpalli tė hapur aktivisti, Sali Berisha, nėkryetar i nėndegės sė LDD-sė pėr WRV.I cili
tha se pėrmes akademisė mėtojmė ta vėjmė nė spikamė atė ngjarje makabėr, sepse pėr njė kohė u pėrmbysėn ėndėrrat, idealet dhe shpresat e shqiptarėve tė Kosovės pėr ngritjen e njė ushtrie moderne e profesionale e cila mė sė miri do tu pėrgjigjej nevojave tė luftės ēlirimtare.
Muharrem Maliqi, kryetar i Nėndegve tė LDD-sė pėr Bielefeld, Stockenbruck dhe Bünden, nė fjalėn pėrshėndetėse nė emėr tė nikoqirit, ka thėnė: Kur nė njėren nga Demonstratat e shumta qė mbaheshin nė Bon ,mėsuam nga ish Kryeministri i Kosovės Bujar Bukoshi, se kishte emruar ministrin e mbrojtjes ne u gėzuam shumė , sepse kishim shpresen se Kosova do tė ēlirohej shpejtė, por lajmi pėr vrasjen e tin na pat piklluar shumė !
Nė fjalėn e rastit, Hilmi Gashi, kryetar i kryesive tė Nėndegėve tė LDD-sė nė Westfalinė e Rinit Veriorė (NRW), dhe ish epror ushtarak nė Ministrinė e Mbrojtes tė Republikės sė Kosovės, pasi iu dėshiroi mirėseardhje pjesėmarrėsve nė akademi, ka theksuar:
U bėnė dhjet vite, kur dora e zezė e tinzare i mori jetėn, Ministrit, dhe strategut tė artit ushtarak, kolonel Ahmet Krasniqit, dhe la familjen Krasniqi pa vėllanė, nipin, xhaxhain dhe babanė e dashur, la ushtarakėt dhe kolegėt pa Komandantin dhe udhėheqėsin e tyre, la Kosovėn dhe popullin shqiptar, pa njė Shtatmadhor, dhe pa njė Kolonel me aftėsi dhe trimėri qė rrallė kush mund ta kishte si Ahmet Krasniqi. Plumbi i drejtuar nė drejtim tė trupit tė Kolonel Ahmet Krasniqit, nga dora e zezė e tradhėtare, ndėrpreu dėshirėn dhe vullnetin e Kolonelit pėr forcimin e mėtejmė tė forcave tė Armatosura tė Republikės sė Kosovės dhe lirimin e Kosovės, nga pushtuesi serbosllav. Ndėrpreu udhėheqjen Komanduese dhe disciplinėn nė shtabin e pėrgjithėshėm tė Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Kosovės. Ndėrpreu rrugėn e nisur qysh moti pėr lirimin e Kosovės, nga i pa harruari Aziz Zhilivoda, xhaxhai i Kolonel Ahmet Krasniqit, e qė me siguri i kishte lėnė edhe amanet qė tė vazhdojė, realizimin e aspiratave shekullore tė popullit shqiptar, respektivisht popullit Kosovar. Familje me traditė qė dha gjithmonė kontribut, dhe gjak pėr Kosovėn tonė tė dashur e tė respektuar.Dora e zezė tinzare, i mori jetėn Ahmet Krasniqi, i ndėrpreu dėshiren qė kishte pėr realizimin dhe pėrmbushjen e misionit tė tij pėr Kosoven, dhe popullin e saj, por nuk mundi ta shuajė jetėn dhe veprėn e strategut tė luftės kolonelit Krasniqi. Prandaj ne pėrkulemi me respekt para veprės dhe familjes sė kolonel Krasniqit, dhe para tė gjithė atyre qė luftuan dhe ranė nė altarin e lirisė ; si , Sali Ēekaj e Agim Ramadani e shumė tė tjerė.
Nga kjo Akademi pėrkujtimore kushtuar ish Ministrit tė Mbrojtjes sė Republikes sė Kosovės kolonel Ahmet Krasniqi, iu drejtohemi edhe njė herė organeve Shtetėrore tė Republikės sė Kosovės; Presidentit Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaqi, qė me ceremoni Shtetėrore tė barten eshtrat e kolonelit Ahmet Krasniqit, dhe tė bėhet rivarrimi i tij nė tokėn qė aq shumė e deshti pėr tė cilėn dha edhe jetėn e tij. Njėherit nga organet Shtetėrore tė Republikes sė Shqipėrisė, Presidenti Bamir Topi dhe Kryeministri Sali Berisha, kėrkojmė zbardhjen e rastit, dhe kėrkojmė qė aktorėt e atij krimi tė shėmtuar tė marrin dėnimin e merituar .
Sami Kutllovci,kryetar i Forumit Rinor tė LDD-sė, nė WRV- duke folur rreth jetės sė ish Ministrit Ahmet Krasniqi, ka thėnė :
Kolonel Ahmet Krasniqi ,u lind mė 15 Janar 1948 nė Zhilivodė, nė kohėn kur familja e tij ishin tė internuar nė Vushtrri. U lind nga njė familje me tradita tė qėndresės kundėr pushtuesit serbosllav. Jeta e Kolonel Krasniqit dhe familjes sė tij ishte e rėndė, por krenaria Kombėtare ishte e madhe. Shkollen fillore e kreu nė vendlidje, duke vazhduar nė shkollen e mesme Teknike 19 Nėntori, nė Prishtinė. Frymėzimi pėr patriotizėm dhe atdhedashuri i Ahmetit ishte lufta e xhaxhait tė tij Aziz Zhilivodės, si dhe vuajtjet qė pėrjetoi Familja e tij nga dhuna dhe diktatura e sistemit jugosllav.Kolonel Ahmet Krasniqi, si nxėnės i shkollės sė mesme teknike, mori pjesė aktive nė demostratat e zhvilluara nė vititn 1968 nė Prishtinė.
Pas pėrfundimit tė shkollės sė mesme, vendosė tė regjistrojė akademinė ushtarake, qė njė ditė tė jetė i pėrgaditur tė ndihmojė ēlirimin e Kosovės si njė strateg i artit ushtarak.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.
Ibrahim Rugova
|
|
|
15-12-09, 23:29
|
#6
|
Jeta vazhdon...!
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
|
Titulli: Te tjeret per Ahmet Krasniqin...!
Kolonel Ahmet Krasniqi ishte autor i shumė punimeve dhe studimeve shkencore nė lėmin e artit ushtarak.Karriera nė armatėn jugosllave ishte pėrplot barriera dhe pengesa, Nenēmimi i aftėsive tė tij profesionale dhe degradimi qė pėrjetoi iu bėnė vetėm pse ishte shqiptar, si dhe pėr shkak tė pjesėmarrjes nė demostratat e vitit 1981, tė vėllaut tė tij Bexhet Krasniqi. Kolonel Ahmet Krasniqi punoi mė pėrkushtim tė madh pėr tė koordinuar aktivitetin e eprorėve me qeverinė e Republikės sė Kosovės qė nga viti 1993 e sidomos me emrimin e tij Ministėr i Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės. Kolonel Ahmet Krasniqi nė vitin 1998 me profesionalizėm filloi ngritjen dhe forcimin e bazave ushtarake tė Republikės sė Kosovės, gjė e cila do ti ipte grusht dhe goditje tė fortė, forcave serbe. Kolonel Ahmet Krasniqi, si Ministėr i Mbrojtjes dhe Komandant i Forcave tė Armatosura tė Republikės sė kosovės, punoi me pėrkushtim pėr institucionalizimin e ushtrisė dhe unifikimin e faktorit ushtarak dhe atij politik. Rezultatet e punės sė Kolonel Ahmet Krasniqit, aftėsia, guximi, vendosshmėria pėr Kosovėn dhe profesionalizimi i UĒK-sė, i sollėn vdekjen nga dora tinzare, me datėn 21 shtator 1998 pikėrisht nė mesin e Tiranės, para Kryeministrisė sė Shqipėrisė dhe afėr Sheshit qendror.
Kolonel Krasniqi, gjatė veprimtarisė sė tij nė Shqipėri, ballafaqohej me shumė vėshtirėsi, duke u kontrolluar dhe penguar disa herė nga organet e rendit shqiptar, si nė Tirane, Tropojė e Kukės, ashtu edhe nė vende tjera. Kolonel Krasniqi tė gjitha pengesat qė kishte i pėrballonte dhe i tejkalonte me shpresė se njė dite do tė kanalizohen gjėrat dhe do tė futen nė njė binar, por fatkeqsisht dora tinzare ia mori jetėn dhe dėshira e tij, pėr ate qė punoi, nuk u realizua. Pra 1. formimi i njė Ushtrie Ēlirimtare tė Kosovės me njė Shtab e njė Komandė dhe me njė disciplinė ushtarake siē i ka hije njė Ushtrie tė njė Shteti, 2. Ēlirimin e Kosovės nga pushtuesi serb, dhe, 3. formimin e Shtetit tė Kosovės .
Telegrame pėrshėndetėse akademisė i kanė arritur nga Hafiz Gagica Kryetar i kryesisė sė LDD-sė nė Gjermani dhe anėtar i kryesisė qendrore tė LDD-sė, si dhe Agim Mehmeti ish zėvendės i Minstrit tė Mbrojtjes sė Kosovės.
- - - - - - - - - -
Aktivisti, Sali Berisha, ka lexuar telegramin nga Agim Mehmeti ku thuhet:
Kolonel Ahmet Krasniqi ky kolos i kombit ! U bėnė plot dhjetė vite qė kur plumbat e tradhėtisė u zbrazėn nė trupin e atdhetarit, ushtarakut dhe Kolonelit Ahmet Krasniqi. Kosova mbeti pa Ministrin e parė tė Mbrojtjes, ne mbetėm pa shokun dhe kolegun tonė tė shtrenjtė, familja e tij pa mė tė dashurin e vet. Kolonel Ahmet Krasniqi, pėr shumicėn e shqiptarėve, ėshtė njė figurė historike e kalibrit tė Gjergj Kastriotit Skenderbeut.
Strateg dhe vizionar i pashoq i artit ushtarak, i lindur nė kohėt mė tė vėshtira nė tė cilat kalonte kombi, nė njė familje shumė tė shquar tė Zhilivodės patriotike, i rritur me sakrifica dhe varfėri, i pėrndjekur dhe i pėrbuzur, ia doli tė kryente shkollat mė tė larta nė armatėn jugosllave. Kur flakėt e luftės e pėrfshinė Slloveninė, Kroacinė dhe Bosnėn, ai e ndihmoi Kroacinė nė ngritjen e ushtrisė sė saj, pa u inkuadruar nė majat e pushtetit dhe ushtrisė kroate, sepse synim e kishte popullin e vet dhe Kosovėn. Nė atė pritje, atij iu desh qė tė mbijetonte. Kreu punė tė vėshtira nėpėr Kroaci, si punėtor krahu, duke u pėrkujdesur pėr familjen, nė veēanti pėr shkollimin e fėmijėve Teutės dhe Florentit. Kur flakėt e luftės iu afruan Kosovės, ai nuk u hamend dhe pa asnjė hezitim iu pėrvesh punės nė organizimin e Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Kosovės.
Me fillimin e shpartallimit tė Jugosllavisė, pjesa e ndėrgjegjshme e oficerėve shqiptarė, braktisi armatėn jugosllave. Pjesa dėrmuese e tyre u strehua nė Zvicėr dhe Gjermani. Prej vitit 1991, edhepse nė rrethana tė vėshtira, herė me mbėshtetje nga Qeveria nė egzil, e mė shpesh pa mbėshtetjen e saj, me njė ndėrgjegje dhe pėrkushtim tė pamohueshėm, oficerėt shqiptarė nė kėto shtete, me mbeshtetje edhe nga kolegėt e tyre nė shtet tjera, iu pėrveshėn punės nė organizimin e Sistemit tė Mbrojtjes sė Kosovės. Pėrkundėr kushteve tė vėshtira tė veprimit, u bė njė punė e mirė dhe me fillimin e rezistencės sė armatosur nė Kosovė, erdhi momenti i shumėpritur qė tė kryheshin veprimet e para taktiko-operative nė terren. Me kalimin nė shkallė mė tė lartė tė veprimeve, duke i studiuar dhe vlerėsuar rrethanat e pėrgjithshme, posaqėrisht duke vlerėsuar realisht potencialin e armikut, vendosėm qė detyrėn e ushtarakut mė tė lartė tė Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Kosovės t“ia besonim Kolonel Ahmet Krasniqit, gjithnjė duke u bazuar nė pėrgaditjen e tij profesionale, tė kaluarėn patriotike tė tij, dhe tė familjes sė tij, e nė veēanti pėrkushtimit tė tij pėr tė luftuar deri nė sakrificė. Vlerėsimi dhe vendimi ynė ishte me vend dhe shumė i qėlluar. Ishim tė bindur se me Kolonel Ahmet Krasniqin do tė ndėrtonim njė ushtri moderne ēfarė i nevojitej Kosovės.
Nė pranverėn e vitit 1998, Kolonel Ahmet Krasniqi, sė bashku me shumicėn e bashkėpunėtorėve, kaloi nė Shqipėri me qėllim fuqizimin e Forcave tė Armatosura. Vėshtirėsitė qė haseshin nė Shqipėri nga grupe tė llojllojshme, sabotimet e pėrditshme dhe sistematike qė bėheshin, nuk na trembnin. Por, siē dėshmoi koha mė vonė, pėrkunder pėrpjekjeve sistematike tė Kreut tė Shtabit tė Ministrisė sė Mbrojtjes pėr sistemimin dhe unifikimin e rezistencės ushtarake, gjėrat me kalimin e kohės morėn rrugė jo tė mbarė. Shantazhet, sabotimet, shpifjet, pengesat, kėrcnimet me likuidime, na u bėnė pėrditshmėri. Nė ato kushte dhe rrethana, qe bėrė i pamundur kalimi nė faza mė teė larta tė organizimit tė Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Kosovės. Vetėm vullneti i madh, obligimi dhe dashuria ndaj popullit dhe atdheut, na shtynin pandėrprerė qė tė bėnim lėshime dhe sakrifica, tė cilat asnjė ushtarak i shkolluar, i asnjė ushtrie nė botė, as nė rrethana lufte e as nė rrethana paqeje nuk do t“i bėnte. Pėrkundėr lėshimeve tė shumta, tė cilat bėheshin me qėllim unifikimi dhe ndergjegjesimi tė njerėzve, pasi ishim para rrezikut tė ēfarosjes totale tė qenies sonė biologjike, njė pjesė jo e ndėrgjegjshme e njerėzve, tentonin dhe vepronin parreshtur nė shkatrrimin e Institucionit tė Ministrisė sė Mbrojtjes, me qėllim tė dominimit tė tyre nė skenėn politike dhe ushtarake. Kur gjitha ato trysni nuk bėnė punė, ndaj stafit udhėheqės tė Ministrisė sė Mbrojtjes u aplikuan planet vrastare antikombėtare, e nė veēanti ndaj Kolonelit tonė Ahmet Krasniqi. Fatkeqėsisht, ato plane ogurzeza tė pėrpiluara nė kuzhinat mė antikombėtare, dreqi e merr vesh prej sa e sa shėrbimeve, u realizuan me ekzekutimin e Kolonel Ahmet Krasniqit, para 10 viteve, mė 21 nėntorė tė vitit 1998, nė zemėr tė Tiranes, para syve tė Shėrbimit Intelegjent tė Qeverisė shqiptare.
Me vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqit u zvoglua mundėsia pėr ngritje nė nivel tė lartė tė njė force moderne ushtarake tė Republikės sė Kosovės. Fatkeqėsisht, me vrasjen e tij shumė gjėra morėn tatėpjetėn. Kaluan dhjetė vite. Ekzekutorėt dhe urdhėrdhėnėsit e ekzekutimit tė Ahmet Krasniqit nuk u zbuluan pėr t“u gjykuar dhe pėr tė marrė dėnimin meritor. Shumė gjėra kanė mbetur pezull. Njė nxjerje para drejtėsisė tė kriminelėve. Shkruarja e drejtė e historisė, do tė lehtėsonte sadopak dhembjen pėr humbjen e Kolonel Ahmet Krasniqit. Shpresojmė se drejtėsia e shtetit shqiptar do tė nisė procedurėn pėr zgjidhjen e kėsaj vrasje tė kryer nga tradhėtarėt e kombit. Me njė gjykim tė drejtė, shumė gjėra, shumė paturpėsi, shumė tradhėti, do tė dalin nė siperfaqe dhe populli do tė ketė njė pasqyrė tė vėrtetė tė rrjedhave tė pėrgjithshme tė kohės sė luftės, sepse historia me gėnjeshtra, mashtrime e krime nuk shkruhet. Emri dhe vepra e Kolonel Ahmet Krasniqit do tė shkruhen me shkronja tė arta nė historinė e popullit shqiptar ».
- - - - - - - -
Pėr tė pranishmit nė fund u shfaq njė film ekskluziv dokumentar nga fjala pėrshėndetėse e Ahmet Krasniqi si kryetar i Bashkėsisė Shqiptare nė Rovinj, nė festat e Nėntorit , organizuar nga bashkatdhetarėt me qėndrim nė Rovinj nė vitin 1996 , pėrgatitur nga Studio Rini nė Bon .
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.
Ibrahim Rugova
|
|
|
17-12-09, 13:26
|
#7
|
Anėtarėsuar: 13-11-04
Vendndodhja: Midis Europes
Postime: 3,086
|
Titulli: Te tjeret per Ahmet Krasniqin...!
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Urata
Halit Bogaj
AHMET KRASNIQIT
Atė ditė zie nShqipėri
Ra Ahmeti nė pusi
Por nuk dihet kush e vrau
Ish shqiptari apo shkau
2
Por vėrtet ishte njė krim
Qė na mbushi me trishtim
Na u vra njė oficer
I shkolluar burrė me nder
3
E vrau nata plot mister
Si ka ngjarė ndėr ne shpeshherė
Armiqtė tanė e dinė mė mirė
Si e vranė atė martir
4
Por do vijė prapė njė ditė
Ai mister pėr tu shėndrrit
Asesi nuk do tlejohet
Gjaku i tij qė tė harrohet
5
Se e kemi pėr detyrė
Nė atė vrasje pėr tė hyrė
Se e kemi amanet
Qė atė krim ta zbulojmė vetė
6
Se Ahmeti ish pėr ne
Promethe pėr kėtė atdhe
Ish i lidhur fort me tokėn
Pėr tė cilėn e la kokėn
|
Pasi qe shum mire e kom njoft ate burre dhe dua te shtoj vetem nje fjale per ate dhe familjen e tij:
Ahmetin e madh, ka mujt vetem shqiptari me e vra se ai ka qene i bindur se shqiptari nuk tradhton dhe ate bindje e ka patur gjithmon dhe ne shqiperi e ka ndie veten si neshpi te veten.
Pra, ate vetem shqiptar ka qene ai qe ja ka marr jeten ne vrulin ma te mire qe kishte ai per ta qlirue vendin e vete -Kosoven.
|
|
|
17-12-09, 13:37
|
#8
|
Anėtarėsuar: 10-01-09
Postime: 1,365
|
Titulli: Te tjeret per Ahmet Krasniqin...!
Shkrimet tona i paska fshi naj pastrues i shtrembt e per cka me fol see??????
Knaquni e diskutoni me tonin e PAPAGAJVE blla bllaa bllaaa...
|
|
|
17-12-09, 18:13
|
#9
|
Anėtarėsuar: 13-11-04
Vendndodhja: Midis Europes
Postime: 3,086
|
Titulli: Te tjeret per Ahmet Krasniqin...!
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga realisti64
Shkrimet tona i paska fshi naj pastrues i shtrembt e per cka me fol see??????
Knaquni e diskutoni me tonin e PAPAGAJVE blla bllaa bllaaa...
|
Reaalisti 64 a kishe mujt me than por ama sinqerisht qe nuk ka dore shiku ne vrasjen e ketyre njerzve te pafajshem dhe me te vetmin faj qe ishin te drejt dhe donin nje kosove demokratike kurse ju e donit te kuqe si baba juaj stalini
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:48.
|
|