|
Personalitete publike Personalitetet publike nga Kinematografia, Arti, Muzika, Kultura, Letėrsia, Politika, Shkenca, Sporti etj. Tė rejat, mėnyra e tė sjellurit, kontakti me publikun. (Po thojnė...) |
15-06-10, 17:00
|
#1
|
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
|
udbeja e vret aktorin shqiptar, Bekim Fehmiun
Ėshtė ndarė tragjikisht nga jeta ikona e filmit, Bekim Fehmiu
Beograd, 15 qershor - Bekim Fehmiu, 74 vjeē ėshtė gjetur i vdekur nė banesėn e tij nė lagjen Zvezdara nė Beograd, raportojnė mediet serbe.
Lajmin nė Beograd e ka konfirmuar ministri i brendshėm serb, Ivica Daqiq i cili ka thėnė se mendohet se bėhet fjalė pėr vetėvrasje, pasi qė Fehmiu ka vdekur nga arma e regjistruar nė emrin e tij.
Familjarėt e tij nė Prishtinė e kanė konfirmuar lajmin pėr KTV-nė.
Bekim Fehmiu, u lind mė 1 qershor 1936 nė Sarajevė. Fakultetin e Artit Dramatik e kreu nė Beograd nga vitit 1956 deri nė vitin 1960, nė klasėn e profesorit Mate Milosheviq. Famėn e arriti me filmin „Mbledhėsit e puplave” tė Aleksandėr Sasha Petrovicit, nė vitin 1967.
Karrierėn e ka zhvilluar jashtė, dhe sidomos nė Itali, ku ka punuar me regjisorin Dino Laurentiso.
Ka bashkėpunuar edhe me Xhon Hjuston, Avo Gardner, Sharlo Azbavuron dhe tė tjerė.
Me aktrimin nuk merrej qė prej vitit 1987, nė shenjė proteste pėr histerinė antishqiptare.
Ka fituar shumė shpėrblime, mes tjerash edhe Arenėn e Artė nė festivalin jugosllav tė filimit, nė Pulė, pėr rolin e Halil Begut nė filmin ‘Roy”.
Ka qenė i martuar me Branka Petriqin, me tė cilin ka pasur dy dhem – Hedonin dhe Uliksin.
Uliks Fehmiu ėshtė gjithashtu aktor, dhe rolin e fundit tė madhe e ka pasur nė filmin “Nesėr nė mėngjes”, tė Oleg Novakoviqit.
Nė prill 2001 e botoi autobiografinė “Shndritshėm dhe tmerrshėm”, tė cilėn nė fakt e kishte shkruar nė vitin 1985.
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Fshatari : 15-06-10 nė 17:02
|
|
|
15-06-10, 22:16
|
#2
|
mergimtari
Anėtarėsuar: 11-12-06
Vendndodhja: ger
Postime: 32,050
|
Ėshtė ndarė tragjikisht nga jeta ikona e filmit, Bekim Fehmiu
Beograd, 15 qershor - Bekim Fehmiu, 74 vjeē ėshtė gjetur i vdekur nė banesėn e tij nė lagjen Zvezdara nė Beograd, raportojnė mediumet serbe.
Lajmin nė Beograd e ka konfirmuar ministri i brendshėm serb, Ivica Daēiq i cili ka thėnė se mendohet se bėhet fjalė pėr vetėvrasje, pasi qė Fehmiu ka vdekur nga arma e regjistruar nė emrin e tij.
Familjarėt e tij nė Prishtinė e kanė konfirmuar lajmin pėr KTV-nė.
Bekim Fehmiu, u lind mė 1 qershor 1936 nė Sarajevė. Fakultetin e Artit Dramatik e kreu nė Beograd nga vitit 1956 deri nė vitin 1960, nė klasėn e profesorit Mate Milosheviq. Famėn e arriti me filmin Mbledhėsit e puplave tė Aleksandėr Sasha Petroviqit, nė vitin 1967.
Karrierėn e ka zhvilluar jashtė, dhe sidomos nė Itali, ku ka punuar me regjisorin Dino de Laurentis.
Ka bashkėpunuar edhe me Xhon Hjustonin, Ava Gardnerin, Sharl Aznavurin dhe tė tjerė.
Me aktrimin nuk merrej qė prej vitit 1987, nė shenjė proteste pėr histerinė antishqiptare.
Ka fituar shumė shpėrblime, mes tjerash edhe Arenėn e Artė nė festivalin jugosllav tė filimit, nė Pulė, pėr rolin e Halil Begut nė filmin Roy.
Ka qenė i martuar me Branka Petriqin, me tė cilin ka pasur dy djem Hedonin dhe Uliksin.
Nė prill 2001 e botoi autobiografinė Shndritshėm dhe tmerrshėm, tė cilėn nė fakt e kishte shkruar nė vitin 1985.
__________________
09.08.2009 syn ti me ben te ndihem mire ;)
|
|
|
16-06-10, 10:20
|
#3
|
The End !
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
|
Titulli: Ėshtė ndarė tragjikisht nga jeta ikona e filmit, Bekim Fehmiu
__________________
ذŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.“ø.“Ø) ø.*Ø)
(ø.“ (ø.“ .“ : (“ø.*“Æ`*-->>>>
~ A n n A ~
Ø"ŗŗ°"ØØ"ŗŗ°"ØØ"ŗŗ°"ØØØ"ŗŗ°"ØØØ"°
|
|
|
16-06-10, 11:35
|
#4
|
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,493
|
Titulli: Ėshtė ndarė tragjikisht nga jeta ikona e filmit, Bekim Fehmiu
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ~AnnA~
|
Mos u ngut, ani qė egziston.
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
|
|
|
16-06-10, 11:46
|
#5
|
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,493
|
Titulli: Ėshtė ndarė tragjikisht nga jeta ikona e filmit, Bekim Fehmiu
Ne duhet tė guxojm edhe Bekim Fehmiun ta kritikojm pėr "vdekjen e tijė".
Tė ishim nja 100 milion, ndoshta nuk do tė ishte mė rėndėsi si tė VDISJE dhe ku tė VDISJE. Por nė rastin tonė kjo edhe nuk ėshtė edhe bash "menquri" tė vetvritesh, apo edhe tė tė vrasin midis shkinije.
Mirė, Dakord.
- Bekimi Fehmiu u lindė nė Sarajevė, dhe mė vonė u vendos nė Beograd, nga atje edhe pėrfundojė me karrieren filmike. Por a nuk do tė ishte mė mirė tė largohėshe nga atje, nėse jo nė Prishtinė e Tiranė, kthehu vėlla nė Pejė, kthehu Bekim Fehmiu dhe ju "BEKIMAT" e tjerė nėpėr shknihane se edhe nė Kosovė nuk vdiset urie !!! ( e mos shkoni si qeni n'rrush).
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
|
|
|
16-06-10, 12:04
|
#6
|
mergimtari
Anėtarėsuar: 11-12-06
Vendndodhja: ger
Postime: 32,050
|
Titulli: Ėshtė ndarė tragjikisht nga jeta ikona e filmit, Bekim Fehmiu
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ~AnnA~
|
po me vones e pash,po me duket pune e juaja eshte mu mer me tema e postime,korigju,fshi ato qe jon ka dy e tjera,po per fat te keq pak po mireni me gjera te tilla nuk e kom veq me ty AnnA po gjith modrratoret...
__________________
09.08.2009 syn ti me ben te ndihem mire ;)
|
|
|
17-06-10, 18:51
|
#7
|
The End !
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
|
Titulli: Ėshtė ndarė tragjikisht nga jeta ikona e filmit, Bekim Fehmiu
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga gazi-de
po me vones e pash,po me duket pune e juaja eshte mu mer me tema e postime,korigju,fshi ato qe jon ka dy e tjera,po per fat te keq pak po mireni me gjera te tilla nuk e kom veq me ty AnnA po gjith modrratoret...
|
Perhendetje gaz!
Sa per temen, une s'do e kisha fshire, por do ja kisha bashkangjit temes tjeter :) por fatkeqesisht qe nuk moderoj kete zone!
__________________
ذŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.“ø.“Ø) ø.*Ø)
(ø.“ (ø.“ .“ : (“ø.*“Æ`*-->>>>
~ A n n A ~
Ø"ŗŗ°"ØØ"ŗŗ°"ØØ"ŗŗ°"ØØØ"ŗŗ°"ØØØ"°
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga ~AnnA~ : 17-06-10 nė 18:51
|
|
|
18-06-10, 18:57
|
#8
|
Prishtinas.
Anėtarėsuar: 27-05-08
Vendndodhja: Shteti mė i ri.
Postime: 573
|
Titulli: udbeja e vret aktorin shqiptar, Bekim Fehmiun
Bekim Fehmiu nė sytė e tė birit tė tij Uliksit
Qė tė flas pėr babanė tim, Bekimin, sė pari do tė duhet tė flas pėr gjyshin tim, Ibrahimin, i cili ka lindur mė 1892 nė Gjakovė, nė njė familje tregtare dhe arsimore.
Shkollėn Normale dhe Medresenė e kishte kryer nė Shkup. Biografia e gjyshit shkurtimisht mund tė tregohet edhe pėrmes emrave qė ua kishte lėnė fėmijėve tė vet, duke u pėrpjekur qė ata ti kishin vetėm me kuptime shqiptare, e nė asnjė mėnyrė arabe ose turke.
Vajza mė e madhe quhej Besa - fjalė e nderit, betim dhe njė lloj shenje mbrojtėse e shqiptarėve; Shpresa - shpresė nė ditė mė tė mira pėr popullin shqiptar; Bashkim - djali i parė, nė kuptimin e bashkimit tė shqiptarėve; Arsim - arsimimi i popullit; Fatmir - fat i mirė pėr popullin; Bekim, babai im - donte tė thoshte bekimi i popullit; Afėrdita - agimi ėshtė afėr pėr popullin shqiptar dhe Luljeta - lulja e jetės.
Ibrahim Fehmiu me pushkė dhe libėr ishte dora e djathtė e patriotit tė shquar Bajram Curri, i cili kishte luftuar kundėr pushtimit turk nė vitin 1912. Si njė ndėr mėsuesit e parė shqiptar, i kushtohet arsimimit tė popullit tė tij dhe hapjes sė shkollave nėpėr Kosovė dhe Shqipėri. Pėr kėtė shkak, pushteti serbo-malazez e dėnon me vdekje.
Nė kohėn e Mbretėrisė sė Jugosllavisė, ndiqet si ithtar i Bajram Currit dhe Fan Nolit. Gjyshin e ndiqte edhe Mbreti Ahmet Zogu, duke vėnė njė ēmim shumė tė lartė dukatėsh pėr kokėn e tij.
Mė 1929 kapet dhe izolohet nė Valevė. Nė atė kohė familja e tij jetonte nė Gjakovė, kurse dy vite mė vonė tė gjithė sė bashku deportohen nė Sarajevė, ku, pėrveē tre fėmijėve tė lindur, nė botė vijnė edhe bijtė: Fatmiri, Arsimi dhe babai im, Bekimi.
Nė vitin 1939, pas okupimit tė Shqipėrisė nga Italia, ata shkojnė nė Shkodėr, ku gjyshi bėhet drejtor didaktik i shkollave fillore dhe lind edhe vajza e tij mė e vogėl, Afėrdita.
Pas rėnies sė Mbretėrisė Jugosllave mė 1941, familja kthehet nė Prizren, ku ai e vazhdon punėn e tij edukative dhe patriotike. E burgosin edhe gjermanėt.
As nė kohėn e Jugosllavisė sė re nuk mbyllet golgota e familjes Fehmiu. Gjyshin e burgosin dhe pas procesit tė montuar ai dėnohet. Pas daljes nga burgu nė vitin 1951 ai vdes.
Gjyshja ime, Hedija, ishte e lindur nė Gjakovė mė 1908, e cila e kishte pėrcjellė vazhdimisht gjyshin nė rrugėn e vuajtjeve tė tij jetėsore dhe babai im mendon se akoma nuk ka gjetur fjalė tė mjaftueshme pėr ti pėrshkruar tė gjitha vuajtjet e nėnės sė tij dhe tė familjes Fehmiu.
Gjenerata e babait tim Bekimit, ėshtė gjenerata e parė nė historinė e Prizrenit qė shkollimin e plotė e kreu nė gjuhėn shqipe nga shkolla fillore deri nė maturėn e gjimnazit. Pas gjimnazit babai bėhet anėtar i dramės shqipe tė Teatrit Krahinor, si teatėr i vetėm profesional nė Kosovė.
Akademinė Teatrore nė Beograd e regjistron nė vitin 1956, nė klasėn e profesorit tė njohur Mate Millosheviē. E kalon provimin pranues dhe pranohet si student i saj, me kusht qė tė mėsonte gjuhėn serbo-kroate.
Teatri i Prishtinės ia ndan bursėn e studimeve, por mallkimin qė i kishin bėrė zotat e politikės ndaj familjes Fehmiu, bie edhe mbi kokėn e babait tim. Pas dy muajve i ndėrpritet bursa.
Duke falėnderuar rektorin e Akademisė sė Poetėve, Dushan Matiqit, i ndahet bursa pėr shkollim deri nė fund tė studimeve. Shpejt mėson serbokroatishten dhe gjatė vitit 1960 bėhet anėtar i rregullt i teatrit mė tė mirė tė vendit, Teatrit jugosllav tė Dramės.
Deri nė ditėt e sotme, profesorėt e Akademisė e pėrmendin babanė tim si shembull i njė talenti tė jashtėzakonshėm dhe si njė student i vyeshėm, qė edhe unė, si student i tė njėjtit fakultet, i kam dėgjuar disa herė ato lėvdata qė i bėheshin babait tim.
Deri nė vitin 1967, kur jep dorėheqje nga Teatri jugosllav i Dramės, pėr shkak tė trajtimit tė dobėt, ai kishte luajtur mbi 40 role tė llojllojshme teatrore, nga tė cilat kishte interpretuar role tė mesme dhe kryesore, duke hyrė kėtu edhe Atelia 212. Nė dy pjesė teatrore ishte asistent i regjisorit Millosheviē, pėr Riēardin e tretė dhe Zbulimin e Dobrica Qosiqit.
I realizon filmat: Klakson, Roj, Vitet e nxehta, Protesti, Depsi, Pavle Pavlloviq etj.
Pas suksesit tė madh tė filmit Mbledhėsit e puplave, nė regjinė e A. Petroviqit, ku luan rolin e romit Boro i bardhė (filmi fiton dy shpėrblime nė Festivalin e Kanės-Francė 1967 dhe nominohet edhe pėr Oskar, nė vitin 1968), fillon karriera e tij internacionale, duke u bėrė ylli i parė botėror nga hapėsirat tona (rajoni ynė) dhe nėnshkruan njė kontratė disavjeēare me producentin Dino De Laurentis. Ai bėhet krenaria e ish-Jugosllavisė.
Kryesisht xhironte nė Europė, SHBA, Amerikėn Jugore, Afrikė dhe Azi. Luajti nė gjuhėn shqipe, serbokroate, maqedonishte, rome, turke, spanjolle, angleze, frėnge dhe italiane. Spektatorėt edhe sot i shikojnė filmat dhe teleseritė nė tė cilat luajti ai, siē janė: Odisea e Homerit, me Irena Papasin, Aventurierėt, ku luajti rolin kryesor tė Daksit (plejbojin Porfi ro Rubiroze), Dezertor me Xhon Hjustonin, Riēard Krenėn, Rikardo Montalbanin, Ēak Konorsin, Vudi Stroudin etj. Nė Shtatorin e zi me Robert Shoun, Marta Kelerin... nė Libera dashuria ime, me Klaudia Kardinalen, nė Sallon Kiti me Ingrid Tulin, Helmut Berger dhe tė tjerė.
Qė ta fitonte rolin me buxhet tė lartė nė filmin Aventurierėt, nė regjinė e Luis Xhilbertit, duhej qė ta zotėronte gjuhėn angleze nė njė afat vetėm prej 10 javėsh, gjė qė pati sukses. Rolin e fitoi nė vitin 1968, po atė vit kur u linda edhe unė.
Qė tu paraqitej tė ftuarve, si ylli i ri i filmit Aventurierėt me yjet mė tė mirė tė filmit: Olivia de Hevilend, Ana Mofo, Kendis Bergen, Ernest Borgnin, Fernando Rej, Alen Badel, Rozano Brazi, Sharl Aznavur etj., pėr nder tė babait tim ishte organizuar njė pranim madhėshtor nė hotelin Pjer tė Nju Jorkut, nė tė cilin ishte paraqitur me veshje kombėtare shqiptare. Xhiroi mbi 50 filma, nė tė cilėt luante kryesisht role kryesore.
Nė shenjė proteste, pėr shkak tė propagandės antishqiptare dhe urrejtjes ndaj popullit tė tij, babai im mė 1987-n nė mėnyrė demonstrative e lėshon pjesėn teatrore Madam Kolontajn, ku luan Stalinin dhe Leninin dhe pėrshėndetet publikisht me veprimtarinė artistike nė ish-Jugosllavi.
Roli i fundit qė luajti pėr televizionin italian ishte Shėn Josifi nė filmin Fėmija i emėruar Jezu nė regjinė e Franko Rosit, i cili ėshtė shfaqur edhe nė televizionin amerikan.
Shkrimtari dhe producenti italian, Francesko Skardamalia, kishte thėnė: Bekim Fehmiu ėshtė i vetmi aktor internacional nga vendet lindore komuniste, i cili xhiroi nė Perėndim gati njėzet vite, duke e depėrtuar nė perden e hekurt, deri nė paraqitjen e Gorbaēovit dhe rrėzimin e Murit tė Berlinit.
Filmin e fundit Xhingis Kani e ka realizuar nė vitin 1992 nė regjinė e Ken Anakinit dhe nė produksionin amerikano-italian.
Pas Aleksandėr Moisiut, aktorit nga gjysma e shekullit 20, babai im ėshtė aktori i parė internacional shqiptar nė gjysmėn e dytė tė shekullit 20.
Rėnia e Jugosllavisė, lufta e tmerrshme vėllavrasėse, shkatėrrimi i Vukovarit, bombardimi i Dubrovnikut, rrethimi shumėvjeēar i Sarajevės, lufta nė Kosovė, kanė bėrė qė babai im tė tėrhiqej edhe mė tepėr. Ėshtė ndarė nga fjalėt qė pėr aktorin janė mė tė fuqishmet dhe mjeti mė i mirė. Ėshtė ndarė prej tyre dhe i ka shndėrruar nė heshtje, nė protestė, me ērast Hamleti do tė thoshte... Ka mbetur heshtja.
__________________
Luftėn e fitova , fenė e ruajta.
|
|
|
15-06-10, 17:44
|
#9
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Titulli: udbeja e vret aktorin shqiptar, Bekim Fehmiun
i lehte i qofte dheu. i amshueshem i qofte shpirti..
... ngadal po e humb Kosova nje nder familjet e para pinjolle per kulture te paskajshe, dije te pafund ,dhe patriotizem te mirefillte ..
uroj qe e ndritesheme dhe e vazhduesheme i qofte vlera kesaj familje dhe ne gjeneratat e ardhshme ,
p.s.
e ju tjeret nese nuk keni pas nderin te perfritoni nga rezatimi i kesaj familje qe vuri themelet e nje kulture moderne nder ne,me keqadhje ju them qe shume keni humbur ..
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga jadore : 15-06-10 nė 17:45
|
|
|
15-06-10, 18:18
|
#10
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: udbeja e vret aktorin shqiptar, Bekim Fehmiun
pse ma fshit shkrimin sen nuk kam gabue pse ka jetie ne belli grad
pse nuk ka jetue ne pej qy po deri kur dojna me e rrejt vetvehten
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
15-06-10, 19:17
|
#11
|
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
|
Titulli: udbeja e vret aktorin shqiptar, Bekim Fehmiun
Gjatė kohės sė debateve shumė tė nxehta, nė vitet 1989-90 nė mes tė intelektualėve shqiptarė kundėr atyre serb, qė ishin mbajtur nė Lublanė dhe Zagreb, e nė tė cilat kishin spikatur argumentet e forta kundėr shovinizmit serbomadh, nė ballė tė Intelektualėve shqiptarė kishte shkėlqyer nė mėnyrė tė veēantė, edhe nė intervistat dhėnė ZėritėAmerikės dhe BBC-sė dr. Ibrahim Rugova... ishim tė ulur nė ėmbėltoren "Elida", kur aktori me famė botėrore Bekim Fehmiu, i cili ishte aty, u ngrit nė kėmbė u afrua tek tavolina jonė dhe ia zgjati dorėn Rugovės: "Qe dora, burrė, tė pėrgėzoj pėr k*qet deri nė gjunjė"!
(Kėto janė fjalėt autentike tė Halil Matoshit, shkruar nė Koha Ditore, nė Shkurt 2008.)
Pėr mua, ishte njė dhimbje e madhe lajmi i vdekjes sė Bekim Fehmiut. Aq mė tė dhimbshėm, atė, e bėjnė edhe zėrat se ai ka bėrė vetvrasje.
Ēka tė thuhet? Njė krijues i madh. Njė patriot i kohėve moderne. Njė shpirt i jashtėzakonshėm, njė personalitet i jashtėzakonshėm, iku nga njė botė, deri nė banalitet, e zakonshme.
I pushoftė shpirti nė paqe.
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
|
|
|
15-06-10, 19:23
|
#12
|
Anėtarėsuar: 13-05-06
Postime: 13,621
|
Titulli: udbeja e vret aktorin shqiptar, Bekim Fehmiun
pusho ne paqe o Bekim Fehmiu, njeriu dhe aktori me i madh i koherave tua!
__________________
What we know it's just a drop, what we do not know is an ocean.
Isaac Newton
|
|
|
15-06-10, 19:35
|
#13
|
nė sokaqet misterioze....
Anėtarėsuar: 25-07-04
Vendndodhja: Mahalla e azganave p/n
Postime: 47,343
|
Titulli: udbeja e vret aktorin shqiptar, Bekim Fehmiun
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh
pse ma fshit shkrimin sen nuk kam gabue pse ka jetie ne belli grad
pse nuk ka jetue ne pej qy po deri kur dojna me e rrejt vetvehten
|
Guri shoki,
Kure ka qene kjo pune,gjerat kan qene krejt tjera dhe shumica ...most hy tash ne politike,po deshta me thone se Bekimi ka qene njeriu i madh. Nuk eshte lehte qe ta mbrojsh Shqiptarizmin n'midis t'Beogradit kur as Pejant e as tjerret nuk mujne me e mbrojte veriun e Mitrovices...........
Ngushllimet me te sinqerta familjes se tij dhe adhurueseve.
__________________
Ēdo gjė ėshtė e kalueshme,a mė i kalueshmi ėshtė njeri.
|
|
|
15-06-10, 20:09
|
#14
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Titulli: udbeja e vret aktorin shqiptar, Bekim Fehmiun
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga jadore
p.s.
e ju tjeret nese nuk keni pas nderin te perfritoni nga rezatimi i kesaj familje qe vuri themelet e nje kulture moderne nder ne,me keqadhje ju them qe shume keni humbur ..
|
Perderisa autori i temes e ish gjete qendren e krimit, me shti me me besu se nashta Kadri Veseli si i devotshem i UDB-se, e ka ba kete krim.
Ke te ngushellojme ketu?
Ngushelloj te gjithe Shqiptaret per humbjen e ketij aktori!
|
|
|
15-06-10, 20:16
|
#15
|
Anėtarėsuar: 25-03-08
Postime: 5,897
|
Titulli: udbeja e vret aktorin shqiptar, Bekim Fehmiun
ngushellime Branka Petriqit , bashkshortes se tij ;(
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:36.
|
|