Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-04-06, 21:12   #76
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim "lajm"

Cat Stevens www.catstevens.com (nje kengetar i madh dhe i njohur ne bote).

Tash e ka emrin Jusuf Islam.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 04-04-06, 21:30   #77
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Es selamu alejkum

Djali i Neritan Cekes ka shume kohe qe ka pranuar Islamin.I jati per ta shperngulur nga kjo fe e shpernguli dhe nga Shqiperia duke e "internuar" ne nje shkolle gjermane.Mirepo muslimani i mire dhe atje vazhdoi ta praktikoi fene.Po keshtu dhe djali i Skender Gjinushit dhe Sali Berishes jane individe qe falen.

Ajo qe perben sensacion tjeter eshte se ne burgjet shqiptare 313, burrelit, tepelenes, peqinit etj me rradhe rinia e burgjeve ka fillluar me praktikuar namazin dhe ritet Islame.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-04-06, 22:14   #78
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Amerikani Meksikan Zbuloi Tė Vėrtetėn E Islamit

Quhem Ali. Jam 29 vjecar dhe kam lindur nė Meksikė.
Shpresoj se inshall-llah rrėfimi im do t’u ndihmojė njerėzve qė ta kuptojnė Islamin dhe pėrse mė ka tėrhequr Islami.

Shumė njerėz kanė shfaqje tė gabuar pėr Islamin dhe pėr muslimanėt. Pak gjėra qė i dinė, janė nga filmat dhe nga televizioni, ku pėrgjithėsisht ai ėshtė prezentuar gabimisht.

Jeta ime mė parė ishte e tmerrshme, nuk kisha kurrėfarė orientimi nga do tė shkoja. Kur dėshtova nė klasėn e nėntė, atėherė fillova tė bredh rrugėve. Me shokėt e mi fillova tė shkoj nėpėr ahengje, tė pi alkool, tė marr edhe tė shes drogė. Shumica e shokėve tė mi ishin anėtarė tė ndonjė bande (unė asnjėherė nuk i kam takuar nonjė bande tė tillė). Ashtu sic kalonte koha,ashtu edhe unė fillovaqė sa mė shumė tė mar drogė mė tė fortė. Edhe unė kisha ėndėrrat e mia, por realiteti ishte krejt ndryshe.
Sa mė shumė qė bija nė depresion, aq mė shumė bėhesha mė i varrur nga droga.
Njė ditė njė shok mė tha se e din njė vend ku mund tė blejė marihuanė tė mirė. Kisha dėshirė ta shijoj dhe ta provoj.
Hymė nė apartamentin ku ishin edhe disa njerėz tjerė. Kur shijuam drogėn dhe e blemė, atėherė u nisėm pėr tė dalė. Njėri prej atyre djemve qė ishin aty brenda e thirri shokun tim qė tė shkojė me tė nė banesėn e tij pėr t’ia dhėnė njė libėr. Shkuam me atė djaloshin te banesa e tij dhe ai shokut tim ia dha librin dhe i tha qė ta lexojė, sepse ai libėr mund t’i ndihmojė qė t’i zgjidh problemet e jetės.
Rrugės pėr nė shtėpi nga shoku im kėrkova qė tė ma tregojė librin. Ishte ky Kur’ani.

Asnjėherė mė parė nuk kisha dėgjuar pėr Kur’anin. SHkurtimisht fillova tė lexoj ca fragmente nga Kur’ani. Duke lexuar m’u bė e qartė se gjithcka qė po lexoj, ėshtė e vėrtėtė. Kjo ishte sikur dikush kur ta jep njė shuplakė nė fytyrė, si thirrje pėr t’u zgjuar.
Kur’ani ėshtė aq i qartė dhe i thjeshtė pėr t’u kuptuar. Me tė vėrtetė isha i impresionuar dhe dėshiroja qė sa mė shumė tė kuptoj pėr Islamin dhe pėr muslimanėt. Gjė e cuditshme ėshtė se unė nuk kėrkoja kurrėfarė feje. I pėrqeshja njerėzit tė cilėt skonin nė kishė dhe ngandonjėherė deklaroja se Zoti nuk ekziston, edhe pse thellė nė vete e ndjeja se Ai ekziston.

Disa ditė mė vonė shkova nė bibliotekė dhe e huazova Kur’anin. Fillova ta lexoj. mėsova pėr tė Dėrguarin e Zotit, Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kurse e kuptova edhe tė vėrtetėn pėr Isain [alejhis-selam], tė birin e Merjemes.
Kur’ani thekson faktin se Zoti ėshtė Njė dhe nuk ka shok e as bir. Kjo vecanėrisht pėr mua ishte interesante, sepse asnjėherė nuk e kuptoja nocionin “trini”.
Kur’ani e pėrshkruan lindjen e Isait [alejhis-selam] dhe pejgamberinė e tij. Kurse sureja Merjem ( e cila e mban emrin e nėnės sė tij) pėrshkruan jetėn e tij.

Qysh si fėmijė rregullisht shkoja nė kishė.
Nėna ime, mua dhe motrėn time pėr cdo javė na merrte nė kishė.
Nė tė vėrtetė, uneasnjėherė nuk kam qenė religjioz dhe kur i mbusha 14 vjet ndėrpreva shkuarjen nė kishė.
Asnjėherė nuk e kisha tė qartė pėrse nėna ime ishte protestante, kurse pjesa tjetėr e familjes ishin katolikė.
Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ėshtė Pejgamberi i fundit i Zotit i dėrguar pėr tėrė njerėzimin.
Kur’ani flet pėr tė gjithė pejgamberėt e Zotit, Ademin, Nuhin, Musain, Davudin, Isain-bekimi i Zotit qoftė mbi ta- dhe pėr tė gjithė ata flet, ashtu qė cdo njeri ka mundėsi qė ta kuptojė Kur’anin.

Fillova tė studijoj edhe historinė e Islamit. Duke studijuar historinė islame, kuptova se Spanja kishte qenė shtet musliman mbi 800 vjet dhe se muslimanėt ishin dėbuar nga Spanja prej mbretit spanjoll Ferdinand dhe mbretėreshės Isabela.
Ata qė kishin ikur nė Meksikė kishin qenė tė detyruar nga tė krishterėt spanjollė qė ta pranojnė krishterimin.
Histosria dhe rrėnjėt e mia ishin islame qė tani dalėngadalė mė bėheshin tė qarta.
Pas disa muajve hulumtimi dhe studimi, mė nuk mundesha ta mohoj tė vėrtetėn.
Megjithatė, edhe krahas kėsaj, gjithėcka lash anash dhe vazhdova tė jetoj jetėn e deritanishme.
E dija se nėse e pranoj Islamin do tė duhet tė lė gjithcka qė kam bėrė deri tani, dhe kjo ishte ajo pėr cka me shumė frikohesha.

Njė ditė duke lexuar Kur’anin, rrashė nė gjunjė, fillova tė bėrtas dhe t’i falenderohem All-llahut qė ma tregoi rrugėn e vėrtetė.
E kuptova se afėr shtėpisė sime gjendet njė xhami dhe njė tė premte vendosa tė shkoj atje dhe tė shoh se si falen muslimanėt.
Pashė se si muslimanėt gjatė hyrjes nė xhami i zbathin kėpucėt dhe ulen nė dysheme, gjė qė mė fascinoi pa masė.
Mjė njeri nga mesi i tyre u ngrit dhe filloi ta thirrė ezanin. Ky zė aq shumė mė fascinoi, saqė sytė m’u mbushėn me lot, sepse tingėllonte aq bukur.
E kuptova se Islami nuk ėshtė vetėm fe, por edhe udhėrrėfyes nė jetė.
Pasi qė disa tė premte shkoja nė xhami, vendosa qė ta shqiptoj shehadetin. Iu afrova hatibit dhe i thashė se dua tė bėhem musliman. Tė premten e ardhshme, nė prani tė tė gjithėve shqiptova shehadetin, sė pari nė arabisht e pastaj edhe nė anglisht.
Kur pėrfundova, njė vėlla thirri “tekbir” dhe tė gjithė zėshėm disa herė thane “All-llahu ekber”. Pastaj tė gjithė vėllezėrit erdhėn dhe filluan tė mė pėrqafojnė dhe tė mė urojnė.
Asnjėherė nuk do ta haroj atė ditė, ishte njė pėrjetim i kėndshėm.

Sot ndjej rehati nė shpirt dhe ndjej pastėrtinė e besimit tim.
Pranimi i Islamit, jetėn time e ndryshoi pėr tė mirė, prandaj pėr tė duhet t’i falenderohem All-llahut tė Madhėrishėm, i Cili ma tregoi rrugėn e vėrtetė.
Pata nderin tė shkoj nė haxhxh, nė qytetin e shenjtė tė Mekės. Kryerja e haxhxhit pėr mua ishte njė pėrjetim i madh. Tre milion njerėz tė ngjyrave dhe racave tė ndryshme, nga tė gjitha anėt e botės, erdhėn t’i luten All-llahut. Me tė vėrtetė gjė mahnitėse.
Nė vitin 2002, duke iu falenderuar All-llahut, u martova me njė besimtare nga Maroku.
Mendoj se Islami ėshtė pėrgjigje pėr tė gjitha problemet e tė rinjėve dhe tė shoqėrisė nė tėrėsi.

Shpresoj se rrėfimi im, inshall-llah, do tė tėrheqė shumė latino-amerikanė dhe tė tjerė nga mbarė bota qė ta shohin dritėn e Islamit.


Marrė nga revista informative, kulturore, shkencore "VEPRA"
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-04-06, 23:49   #79
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim




Tė rinjtė e Amerikės Veriore organizojnė kampanjėn “ Njiheni Profetin”


KAIRO,3 Pril, 2006 (IslamOnline.net) – Tė rinjtė e Shoqėrisė sė Muslimanėve tė Amerikės (MAS- Muslim American Society), organizuan njė kampanjė informimi pėr tė edukuar bashkėmoshatarėt e tyre jo-Musliman, rreth karakteristikave dhe meritave tė Profetit Muhammed a.s.
"Ndėrmjet idesė sė gabuar… kjo ėshtė pėrpjekja aq e kėrkuar pėr tė shpalosur para audiencės kush ishte Muhammedi a.s. pėrmes edukimit kreativ publik," tha Amr Ahmed, organizatori i kampanjės.
Muhammedi, Jetimi i cili Adoptoi Botėn ėshtė motoja e lėshuar pėr tė pajisur Muslimanėt e rinj me vegla tė nevojshme pėr tė informuar audiencėn rreth Profetit.
Kampanja pėrfshin artikuj, posterė, fanela, libra, multimedia, shpalosje tė ideve ndaj jo-Muslimanėve pėr Profetin.
"Kampanja do tė mobilizoj tė rinjtė nė mėnyrė produktive," tha Ayman Khafagi, njė organizator tjetėr i kampanjės.
Fushata u parashikua si njė pėrgjegjje reale dhe praktike ndaj diskutimeve nacionale tė karikaturave daneze, qė ndezi demonstrata masive por ndonjėherė edhe violente pėrreth botės Muslimane.
Diskutimet gjithashtu motivuan Muslimanėt minoritar nė shumė shtete perendimore tė organizojnė kampanjė pėr tė ngritur vetėdijen rreth Profetit.
Nė Mars, dietarėt Musliman vendosėn tė krijojnė organizatėn internacionale dhe njė fond pėr tė mbrojtur Profetin kundėr sulmeve trilluese te perendimit
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-04-06, 13:47   #80
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim

Shkenctaret: Imazhi i krishtit te kryqezuar seshte i vertet.

Imazhi i krishtit te kryqezuar ashtu sic eshte ruajtur gjate
shekujve, munde te jet i gabuar. Sipas nje sdutimit qe do te
publikohet ne numrin e muajin prril, ne revisten britanike "Xhornal
of the Rojal Akademi of Medisine" , ajo qe kemi par nuk eshte e
sakte. Nuk eshte e sigurt nese jesusi eshte gozhduar ne kryq me
krahet e hapu dhe koken larte - thon shkenctaret, Piers Mitchell, e
Methju Mesle te fakultetit te Mjeksis "Imperial College", te
Londres. Viktimat nuk ishin gjithmon me koken larte dhe as kembet
nuk bashkoheshin nga nje gozhde e madhe ne drrasen e kryqit te
vdekjes. Sipas shkenctarve, te denuarit munde te vendoseshin me koke
poshte dhe rrethoeshin me litare ndersa gozhdat nguelshin me organe
gjenitale. "Nese viktima kishte koken larte- thon ata- poshte kembve
i vendosej nje cop drrase te qi mban peshen dhe te zgjaste agonine".
Pas zbulimit arkologjike ne Izrael u zbulua nje fakte i vetem per
menyren e kryqezimit te perdorur nga romaket: Nje gozhde 11.5 cm e
gjate u gjet ne kocken e kembes te nje te denuari. Emri i tij ishte
Jehonana ben Hagknol dhe ne duar dhe krycet e krahvee nuk u gjet
asnje gozhde.

http://news.yahoo.com/s/afp/20060330...ciencereligion

http://www1.imperial.ac.uk/medicine/....mitchell.html
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-04-06, 14:17   #81
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim




Perpjekje e integrimit te Muslimaneve ne shoqerine daneze

Banka kryesore e Danimarkes ka ofruar mundesi te punesimit te Muslimaneve,posaēerisht per grate e mbuluara, raportohet nga, Khaleej Times.
Kjo levizje, eshte pjese e perpjekjeve daneze te integrimit te pjeses minoritare te Muslimaneve ne shoqeri pas krizave te cilat arriten me shfaqjen e karikaturave blasfemuese nga gazeta ditore daneze Jyllands Posten.

Banka, e cila gjendet ne njeren nga fqinjesite me te medha ku jetojne shume te huaj, vetem se zgjoi interesimin e nje numri te Muslimaneve tė cilet aplikuan per punesim.

Shume Musliman transferuan llogarite ne kete banke.
Jorgen Holm, menagjeri i bankes dhe Niels Ole, kryesuesi i llogarive te auditoreve ne Komunen e Kopenhagenit, tha se egziston bashkpunim i plote ndermjet menagjereve te bankes dhe autoriteteve civile per te implementuar planin e plote te asistimit te Muslimaneve ne Danimarke dhe lehtesoj integrimin e tyre ne shoqeri, per te pasur benefit nga eksperienca e punes dhe kualifikimet akademike qe posedojne.

Qe te dy besojne se ky sistem do te krijoje nje shoqeri te sigurte bazuar ne stabilitet familjar, qe nuk mund te arrihet pa stabilitet ekonomik. Plani i tyre, eshte bazuar ne kete teori.

Jane mbi 200.000 Musliman qe jetojne nė Danimarke.

Javen e kaluar, qeveria daneze paralajmeroi se do te filloj me nje kampanje masive te relacioneve publike per te regulluar imazhin e saj ne boten Muslimane
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-04-06, 16:04   #82
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Rritet numri i viktimave nga sulmet vetvrasėse nė njė xhami shiite nė Bagdat

07-04-2006

Policia irakiane thotė se shpėrthimet vetvrasėse qė ndodhėn nė njė xhami shiite nė Bagdad lanė tė paktėn 70 tė vrarė dhe 158 tė plagosur.

Zyrtarėt e sigurisė thonė se tre vetė tė veshur si gra hodhėn sot veten nė erė, ndėrsa besimtarėt po largoheshin nga xhamia e Barathės nė veri tė Bagdadit, pas lutjeve tė sė premtes. Autoritetet u bėnė thirrje irakianėve nė Bagdad tė dhurojnė gjak pėr tė plagosurit dhe tė evitojnė grumbullimet nė grupe tė mėdha pranė xhamive dhe tregjeve, pėr shkak tė dhunės sė vazhdueshme sektare.
Ndėrkaq, ushtria amerikane tha se tre ushtarė tė saj janė vrarė nė sulme tė veēanta nė Irak. Njė oficer i ushtrisė amerikane vdiq sot nga plagėt qė kishte marrė, kur patrulla e tij u bė objekt i sulmeve me armė tė lehta nė Bagdadin Perėndimor.
Njė tjetėr ushtar u vra dje, kur patrulla e tij luftarake hasi nė njė bombė anės rrugės nė veri tė Bagdadit. Po dje, njė marins vdiq gjatė njė operacioni nė provincėn e Anbarit. //rd//
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-04-06, 20:03   #83
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim

Goran Bregoviq pushton Tiranen


ZOTĖRINJ, PSE NDIHENI INFERIORĖ?
Nga Blerim Gashani, Prizren
Apr 6, 2006, 12:45



Pallati i Kongreseve, pamje nga koncerti i Goran BregovicitKjo letėr iu adresohet tė gjithė atyre, qė nė njė mėnyrė, kanė pasė lidhje me koncertin e “bujshėm” tė Goran Bregovicit nė Tiranė; organizatorėve, sponzorizuesve, mediave pėrcjellėse dhe spektatorėve tė “zjarrtė”.
Zotėrinj “kozmopolitė”, qė keni pritė Goran Bregovicin, kam dėshirė qė t’u kujtoj disa gjėra, tė cilat ju i dini mė mirė se unė. Goran Bregovic ėshtė njė prej atyre qė cilėsohen se kanė pėrkrahur, nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr, ekstremistėt serbė qė kanė shkaktuar masakrat e tmerrshme nė dhjetėvjetėshin e fundit tė shekullit tė kaluar. Ai ėshtė njėri nga bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė regjisorit Emir Kusturica, i njohur pėr pėrkrahjen e dhėnė elitės politike serbe tė fundshekullit XX (me gjasė, ju e ēmoni edhe atė shumė). Pėr mė tepėr, ai ėshtė njė “artist”, i cili kurrė nuk ka thirrė pėr ndaljen e gjakderdhjes (njė artist me epitete, ēfarė ju i dhatė kėto ditė, duhet ta bėnte kėtė doemos), edhe pse ai ka pasė mijėra mundėsi tė bėjė kėtė, pėr shkak tė famės qė gėzon tek njė komb, i cili, po ashtu, ende nuk po kėrkon falje pėr krimet e bėra.
Unė nuk e di nėse i keni kuptuar tekstet e kėngėve tė G. Bregovic’it apo jo, mirėpo ne ju kemi parė se keni rėnė nė delirium atje nė Pallatin e Kongreseve. Nė mes tjerash, nė ekstazė ka qenė edhe Manjolla Nallbani, e njohur te ne pėr kėngėt kushtuar dhimbjes sė shkaktuar nga bashkėkombasit e Bregovicit. Marr tė drejtėn tė pyes: Zonja Nallbani, na tregoni kur keni qenė e sinqertė: atėherė kur kėndoje pėr lotėt dhe dhimbjet e fėmijėve tė Drenicės, apo nė natėn e dytė tė koncertit tė Goranit?
Sa pėr njoftimin tuaj, sinqeriteti nė tė dy rastet nuk ėshtė i mundshėm, nė rast se ende ekzistojnė kufizimet e pėrbotshme tė njė personaliteti njerėzor.
Sa pėr kryebashkiakun e Tiranės, kjo fletė ėshtė tepėr e bardhė pėr tė paraqitur tė gjithė atributet qė i meriton ai. Vetėm njė ēėshtje: kanė ekzistuar miliona destinacione mė tė mira pėr atė Ēelės qė i ėshtė dorėzuar Bregovicit. Inferioritet i shprehur publikisht nga njė person qė e mban veten tė jetė karizmatik. Edhe ju tė tjerėt qė keni kėnduar, vallėzuar, hallakatur e grisur fytyrat pėr Bregovicin, ta dini se ai dhe bashkėkombasit e tij kurrė, nuk do tė pranojnė qė nė qendėr tė Beogradit tė jehojnė tingujt e muzikės shqipe. Pra, ju jeni treguar inferiorė. A jeni mė tė vėrtetė?
Dalldia me muziken e Bregovicit Andaj, zotėrinj “kozmopolitė”, pse ndiheni inferiorė? Pse ndiheni tė vegjėl pėrpara pjesėtarėve tė njė kombi qė nuk ka forcė ta dėnojė tė keqen, qė nuk ka forcė tė kėrkojė falje pėr krimet e bėra nė emėr tė tij dhe, sė fundi, njė kombi qė nuk ka mundur tė nxjerrė nė dritė madje njė libėrth, ku do tė shprehej e vėrteta. Njė komb, i cili zgjedh pėr heronj kriminelėt e njohur dhe tė ndjekur ndėrkombėtarisht dhe i cili brez pas brezi, prodhon elita qė kėrkojnė tė derdhet gjak fqinjėsh, posaēėrisht, po e them prapė, posaēėrisht, gjak shqiptari. Mos u arsyetoni duke thėnė se vetėm politika apo konjukturat e veēanta politike e kanė fajin dhe se kombi nuk ka faj; faji ėshtė edhe kolektiv. Kėtė e tregon edhe mospranimi i kėtij faji, mungesa e forcės pėr tė kėrkuar falje nė mėnyrė kolektive.
Pėr fund, ju qė keni rėnė nė trans duke vallėzuar dhe kėnduar me Goranin (sigurisht, tanimė ai ėshtė bėrė i afėrt pėr ju, pėr kėtė e thėrras vetėm nė emėr), mos mendoni se kėngėt e tij ishin vetėm serbisht (duke e ditur se ju nuk e keni pasė “fatin” tė mėsoni gjuhėn serbe, unė guxoj tė mendoj se nuk i keni kuptuar vargjet - edhe ashtu tė pakta-tė Bregovicit...
Fare nė fund, vetėm ta dini se lotėt e fėmijėve tė Kosovės, pėr tė cilėt ju keni shkruar dhe kėnduar kėngė, ende s’janė tharė; mund tė jenė edhe lotėt e ndonjė fėmije, i cili ėshtė dashtė tė marrė pjesė nė edicioni e radhės tė “Gjeniut tė vogėl”, nė TV-nė tuaj (KLAN), por ju, pėr hatėr tė Goranit, ua keni shtyrė emisionin e tyre tė dashur. Ju lumtė edhe pėr kėtė!

© by Gazetajava.com


----------------------------------------------------
----------------------------------------------------
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-04-06, 01:07   #84
trimi99
 
Anėtarėsuar: 29-09-05
Vendndodhja: Australi
Postime: 223
trimi99 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga S|m3oNe
Djali i Neritan Cekes ka shume kohe qe ka pranuar Islamin.I jati per ta shperngulur nga kjo fe e shpernguli dhe nga Shqiperia duke e "internuar" ne nje shkolle gjermane.Mirepo muslimani i mire dhe atje vazhdoi ta praktikoi fene.Po keshtu dhe djali i Skender Gjinushit dhe Sali Berishes jane individe qe falen.

Ajo qe perben sensacion tjeter eshte se ne burgjet shqiptare 313, burrelit, tepelenes, peqinit etj me rradhe rinia e burgjeve ka fillluar me praktikuar namazin dhe ritet Islame.
================================================== =================

Ketu me vend e ke se shume te burgosur po e marrin fen myslimane, kriminelat shkojn kahe krimi.
Edhe pake se si ja kane filluar me teper se gjysma e myslimanve do te gjinden ne burgje[mendoj ne gjithe boten]
trimi99 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-04-06, 22:19   #85
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Fati I Femres Turke,tronditi Gjermanin.

FATI I FEMRES TURKE,TRONDITI GJERMANIN.

Tre Vellazer Turq ( 19-25-26 ) me 3 plumba ne Ball,nga afersija,e godisin Motren e tyre 23 vjeqare,HATUN SÜRÜCÜ,e cila mbetet ne Vend e Vdekur.
Per ket Vajz te Bukur Turke,nuk kishte Program Mbrojtes.
Kjo 23 vjeqare, kishte Frig per Jeten e vet dhe Frig nga Vellazerit e saj.

"UN SE SHPEJTI DO TE VDES" ,tha shkurt para Vdekjes,Shoqes se ngusht.

Te gjith e njoheshin,si nje femer Simpatike,Inteligjente dhe gjithnje e Buzeqeshur-e cila edhe Refuzonte te mban Shamin Robruse Islame,ne Koken e saj.

Qe me 15 vjet e larguar nga Gjimnazi i Berlinit dhe ne Turqi me dhun e Martuan me Kusherinin e saj.
Qe Vellazerit Fanatik Musliman,me Motren e tyre,proces te shkurt banen - shum Turq kete e perkrahin :
"KJO KURV ISHTE SI NJE GJERMANE."

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 13-04-06 nė 22:27
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-04-06, 23:26   #86
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim

--------------------------------------------------------------------------------
Bregovic si gjegja ma e mirė qė ju ba Ismail Kadaresė dhe “Identitetit europian” tė shqiptarit

Vetėm disa ditė para koncertit tė Goran Bregovicit dhe Orkestrit pėr Dasma e Deka tė tij nė Tiranė, tana gazetat e Shqipnisė dhe Kosovės e multiplikuen nji ese, nji reflektim tė shkrimtarit Ismail Kadare, me titull “Identiteti europian i shqiptarėve”.

Nga Migjen Kelmendi
(fragment)

Pėr ata qė veprėn e Kadaresė nuk e shohin tė ndame nga jeta e tij, dhe nuk e lirojnė shkrimtarin nga pėrgjegjėsia me qenė qytetar, ku e fus edhe veten, ēdo reflektim dhe eseizim i Kadaresė asht i mirėseardhun, sepse askush ma mirė se ai vet nuk e portretizon dhe vizaton veten dhe mendimin e tij. Asht fat se Kadare edhe eseizon dhe e ka kompleksin e tė qenunit intelektual, nė kuptimin francez tė kėsaj fjale (diēka totalisht e parrokshme dhe e panjoftun pėr te), sepse vetėm disa vjet ma vonė s’kanė me na besue se shkrimtari qė nė gjallje tė tij asht shpall Ajatollah i letėrsisė dhe kulturės shqiptare, ka mujt me mendue si ka shkrue vet nė eseun e pėrmendun: “…Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithė kontinentit evropian, ėshtė e bardhė... Ne nuk e kemi shpikur Shqipėrinė, ashtu siē kanė dashur tė na mbushin mendjen disa….”

Gjegjen ma tė gjetun Kadaresė ia bani Bregovic: e qiti ‘europianin’ e imagjinuem tė Kadaresė mendsh bash me muzikėn dhe ritmin e civilizimit tė cilin Kadare e kupton si tė huej dhe tė rrezikshėm pėr Identitetin Shqiptar – civilizimin lindor. Thelbore nė mendimin e Kadaresė pėr identitetin asht se ai mendon se me qenė shqiptar, me e pasė kėte identitet, asht diēka e gjetun, jo e krijueme, e farkueme, e inventueme. “Ne nuk e kemi shpikur Shqipėrinė…” thotė Kadare, tue ēimentue bindjet e tij mistike se mbrapa kėtij realiteti shqiptar egziston e vėrteta shqiptare, esenca shqiptare, nji model platonian, divin, natyra intrinsike e shqiptarit. Kadare harron se tanė kohės flet Ai, Kadare, se krejt ai kullim i nji historicizmi simplifikues e reduktues pėr Identitetin Shqiptar, asht vetėm nji Narracion i tij, asht nji lexim i tij selektiv e sipėrfaqėsor i nji historie pesė shekullore, nji prrallė. Prrallė e mbytun me paragjykime e stereotipe, me esencializėm, qė mos ta pėrdori ndonji kualifikim ma tė randė, si racizėm. “Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithė kontinentit evropian, ėshtė e bardhė…” Ēka me ba me nji shqiptar qė kish me na lind i zi? A munden Njerėzit e Zi me qenė europianė?

Kadare, edhe pse njani prej atyne inxhinierave shpirtnorė qė e inxhinieruen (ai vazhdon me e inxhinierue) “shqiptarin”, nė pėrpjekje me e ba e krijue e inventue Shqiptarin e Ri, nuk i jep randėsi nji fakti historik se ‘Revolucioni Francez (njashtu si revolucioni komunist nė Shqipni, MK), provuen dhe e dėshmuen se i tanė fjalori i marrėdhanieve shoqnore, i tanė spektrumi i institucioneve sociale po mujkan me ndrrue mbrenda nate’ (Rorty).
Sado pėr tana ato dekada tė nji pushteti tė pakufishėm tė komunistave, u eksperimentue e u inxhinierue “shqiptari”, dhe Kadare tashma asht i bindun se egziston nji esencė shqiptare, nji Shqiptar Intrinsik, Bregovic me muzikėn e tij e (...) shkėrmoqi kėte fantazmė, tue e ba me u kallė me ate qė Kadare asht i bindun se nuk i takon esencės shqiptare – lindoren. Muzikėn dhe ritmet lindore.

Nėse shqiptari qenka sterilizue prej tyne gjatė asaj epoke komuniste, kush ishin ata njerėz nė Pallatin e Kongreseve, tė ri e nė moshė, ēika t’reja e gra, qė dolėn mendsh e u gėzuen e dalldisėn me ritmet rome e turke? (...)
Identitetin Shqiptar Kadare nuk e kupton si fluid, si tė tillė qė i nėnshtrohet proceseve historike tue perpetue e tue u ndrrue, tue u farkue nė kazanin shoqnor e institucionet shoqnore, tue marrė trajtat e shoqnisė njashtu si ajo ndrrohet gjatė procesit historik. Jo. Identiteti shqiptar asht i pandryshueshėm, monolit, unik. Njerėzit ndoshta ndrrojnė, por identiteti dhe tė qenunit shqiptar – jo.

Ata qė e kanė rrezikue dhe e rrezikojnė identitetin shqiptar gjithmonė janė Tjerėt, turqit, serbėt, tradhtarėt…e jo shqiptarėt. Sepse shqiptari i njimendtė kurrė s’kishte me i ba asgja tė keqe Identitetin Shqiptar. Mirėpo, askush ma shumė e ma keq nuk i ka ba ‘shqiptarit’ se sa shqiptari vetė. Kush ka mujt kaq keq e kaq shumė me e damtue ate qė tash pėr tash asht e vetmja dėshmi e jona se jemi kush jemi – Gjuha Shqipe – sa me ja kput e sakatue trupin, tue ja heq e kput tri tė katėrtat e saj – Gegnishten. Si mundet me folė dikush qė ka nėnshkrue dokumentin me tė cilin damtohet Identiteti Shqiptar si asnjihere nė historinė e vet, tue ja mungue e ndalue idiomėn ma tė vjetėr, idiomėn ma tė folun, pėrmendoren tingullore tė Identiteti Shqiptar – Gegnishten. Si mundet me u dekodue e kuptue Identiteti Shqiptar – pa Gegnishten?

A janė shqiptarė e europianė edhe ata qė flasin Gegnisht?

Bregovic dėshmoi se krejt ai eksperimet komunist, nė tė cilin mori pjesė edhe Kadare, qė kishte pėr qėllim me e shpla e sterilizue shqiptarin prej feve, prej t’kaluemes, prej ideve dekadente perendimore, prej kapitalizmit, prej Islamit, prej Gegnishtes, prej autorėve katolikė, prej Shkodre, prej tė Ndryshmes me ta, nė tė vėrtetė paska dėshtue. Njashtu si ka dėshtue edhe pėrpjekja me e dlirė e pastrue “Shqiptarin” prej Gegnishtes e Islamit. Mbasardhėsit e Enverit e t’Kadaresė u kallėn me muzikėn rome tė Bregovicit e me ritmet e melosin turk posi ēdokush tjetėr n’Ballkan. Njisoj si n’Stamboll. Shqiptari i Ri i Enverit dhe “Europiani” fatamorgan i Kadaresė diku mbrenda vetes e paskan ate dellin ballkanik, ate telin sensitiv qė dridhet me ritme turke e rome, e qė pėr bukuri e dridhke e i bijke atij teli Bregovic n’Tiranė, tue dėshmue se shqiptari, posi edhe krejt popujt tjerė tė Ballkanit, ka jetue e jo hibernue gjatė atyne pesė shekujve tė Perandorisė Osmane.

Mirėpo, pėrkundėr Kadaresė, Bregovic me koncertin e tij n’Tiranė, nuk e shef nga perspektiva e sotme kohėn kalue nėn perandori si mallkim, si gjamė, si aksident, po si pasuni. Shqiptarė kanė diēka ma shumė, e jo diēka ma pak, si e kupton Kadare. Prishtina, besoj si edhe Tirana e ka aftėsinė me u kallė e me dalė mendsh njisoj si me Techno e House, njashtu edhe me Orkestrin pėr Dasma e Deka tė Bregovicit.

Me Bregovicin shqiptarėt vetmėsa kallxuen se janė – si tanė tjerėt. As ma tė mirė e as ma tė kėqij. Janė njerėz ma s’pari, njerėz tė Ballkanit, e mandej shqiptarė.

Misioni i ēdo shqiptari nė planet, nėse kisha me a parafrazue Kadarenė dhe nėse duhet shqiptari me pasė mision, kishte me qenė ma s’pari me qenė e me mbet njeri, e mandej edhe shqiptar (i padlirun e i papurifikuem Gegnishte).
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-04-06, 18:57   #87
Savior
 
Anėtarėsuar: 08-02-06
Vendndodhja: Dardani
Postime: 582
Savior e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zana_ch
FATI I FEMRES TURKE,TRONDITI GJERMANIN.

Tre Vellazer Turq ( 19-25-26 ) me 3 plumba ne Ball,nga afersija,e godisin Motren e tyre 23 vjeqare,HATUN SÜRÜCÜ,e cila mbetet ne Vend e Vdekur.
Per ket Vajz te Bukur Turke,nuk kishte Program Mbrojtes.
Kjo 23 vjeqare, kishte Frig per Jeten e vet dhe Frig nga Vellazerit e saj.

"UN SE SHPEJTI DO TE VDES" ,tha shkurt para Vdekjes,Shoqes se ngusht.

Te gjith e njoheshin,si nje femer Simpatike,Inteligjente dhe gjithnje e Buzeqeshur-e cila edhe Refuzonte te mban Shamin Robruse Islame,ne Koken e saj.

Qe me 15 vjet e larguar nga Gjimnazi i Berlinit dhe ne Turqi me dhun e Martuan me Kusherinin e saj.
Qe Vellazerit Fanatik Musliman,me Motren e tyre,proces te shkurt banen - shum Turq kete e perkrahin :
"KJO KURV ISHTE SI NJE GJERMANE."

Kur po ju thom qe turqit jan popull i flliqt jo po thuni gabim e keni. mane hala fene e tyre mane. veq nje dite do t'i bini pishman
__________________
4:171. O ithtarė tė Kuranit, mos teproni nė fenė tuaj dhe mos thuani tjetėr gjė pėr Zotin dhe Muhamedin, pėrveē asaj qė ėshtė e vėrtetė. Muhamedi ishte ... (po e ndrrojme masi tha edhe u fye Preshevari nga e vėrteta) Ska dyshim se shumica prej jush janė kriminelė tė shfrenuar.
Savior Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-04-06, 12:46   #88
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim



PRAP KRISHTI


I got the [empty] Christ in the kitchen yellin' at [us] again
Nga Sokol Sulejmani
Apr 14, 2006, 18:49





I gjetun afėr El Minya-s n’Egjipt, me 1970, mbas publikimit tė pėrmbajtjes sė tij, kanuni u ba nji ndėr lajmet ma senzacionale qė pėrbiu mediat dhe mendjet e njerėzve ditėt e fundit. Besohet se ky dorėshkrim asht nji kopje nė gjuhėn kopte, i kopjuem rreth nji shekull ma vonė se kur asht shkrue origjinali nė gjuhėn greke. Nga organe tė komisionit qė merrej me kėtė rast, besohet se autori i kėtij kanuni nė gjuhėn kopte asht anonim, sikurse asht edhe autori i saj nė gjuhėn greke. Mbasi kishte qarkullue me vjet ndėr duer tė dilerave n’Egjipt, n’Europė e n’Amerikė, u ba dekodimi dhe publikimi i kėtij kanoni si libėr, nga “The National Geographic Society”, nji pėrkthim me komentimin e nji grupi autorėsh. Sapo u botue ky libėr, menjihere asht ba shumė shokues dhe po hap debate tė reja. E kemi fjalėn pėr – “Ungjillin e Judės” - shkrimi i parė i randėsishėm qė u gjetė 60 vjetėt e fundit nė sferėn e krishtenimit. Ky ungjill asht gjetė bashkė me nji tekst tė titulluem “James”, nji Letėr nga Pjetri”, si dhe disa faqe nga libri i quejtun “Libri i tė Huejve”, qė sė bashku i kanė 66 faqe.
Pėr shum t’krishtenė, do t’jetė shokuese kur ata ta kuptojnė se sot mund ta kenė n’duart e tyne nji shkrim, i cili asht gjykue nga ekspertėt se pa asnji dyshim i pėrket shekullit tė III pas Krishtit. “Jam plotėsisht i bindun” tha Stephen Emmel, profesor i studimeve Koptike n’Universitetin e Munsterit nė Gjermani, tuj tregue se shkrimet e gjetuna janė tipike sikur shkrimet tjera t’vjetra Koptike. Kjo do t’jetė shokuese, kur personazhi qė sot n’botė asht simbol i tradhtisė, del se nuk e kishte tradhtue ‘Birin e Hyut’, qė thanė objektivisht, vet Krishti n’Beslidhjen e Re vedin e quen ‘Biri i njeriut’. [E njejta gja ka pas ndodhė] N’vitin 1959, kur ma s’pari u publikue n’anglishte Ungjilli i Tomasit, [kur] shum t’krishtenė u shokuen kur mėsuen sė paska edhe ungjij tjerė veē Ungjillit t’Mateut, Markut, Llukės e Gjonit (Jesus-Judas manuscript is genuine, but is its story true? The New Yourk Times, 07 Prill 2006). Gjithashtu, edhe termi ‘gnostik’ asht ba i njohun n’shtėpitė e shum tė krishtenėve, veē mas botimit tė Kodit tė Da Vinēit dhe shkrimeve tjera t’kėtij soji, qė shpresoj tė ndihmoj nė pranimin e Ungjillit tė ri, ku siē shprehet autorja e shkrimit t’lartpėrmendun nga The New York Times, Laurie Goodstein, Ungjilli i Judės ‘asht edhe nji copė nga burimet Gnostike’.
Prej Ungjilli – Ungjilli sipas Judės n’vedi shpalos nji pjesė sekrete t’shpalljes t’cilėn Jezusi i’a diftoi Judės, dikur kah ditėt e fundit. N’shkrim paraqitet Jezusi t’i ketė thanė Judės “m’rri larg prej tjerėvet e unė do t’i diftoj ty misteret e Mbretnisė. Se kjo asht e mundun pėr ty…” por kur Juda e bveti Jezusin se kur do t’ia mėsonte ato, ai u largue. Kjo pjesė puthet bukur mirė me paralajmėrimet qė i ban Jezusi nė Beslidhjen e Re, se njani nga dishepujt do ta tradhtojė. Por dallue nga ajo qė e gjejmė te Marku e Lluka, nė Ungjillin e Judės thuhet se Juda nuk e tradhtoi Jezusin tuj qenė i tunduem nga djalli, por se ai e dorėzoi ate si pėrmbushje t’asaj qė duhej ndodhė dhe asaj qė i’a kish msue Jezusi. Thanė me nji gjuhė sterile prej hyjnores, Juda njimend ka tradhtue. Por, kta e ka ba veē tuj kenė pjesė e planit hyjnor.
Nji copė bukur e madhe e tekstit shkon me komentimin e nji andrre t’njejtė qė e kishin pa t’njimdhetė dishepujt. Ky komentim asht nji profeci shum e madhe, nji shkėndi prej shkėndive profetike tė Krishtit qė i gjejmė nė shkrimet tjera. Po shkėpusim kėtu pjesė predikimi nga Ungjilli i Judės: “…ata kan mbjellė pemė pa fruta n’mėnyrėn ma tė turpshme, n’emėn temin; …[dhe] Ky asht zoti qė ju i shėrbeni… Se u asht thanė [do t’u thuhet] njerėzve ‘se Zoti pranon sakrificat e jueja nėpėrmjet duerve t’priftave – e kjo asht kulmi i gabimit’.” Nji pjesė tjetėr e tekstit pėrshkruen misteret qė i’a kallxon Jezusi Judės, si dhe diskutimin qė e kishin pas Juda me Jezusin, rreth nji vizioni qė kishte pas Juda: “nė atė vizion e pash vedin se si t’dymbėdhjetė dishepujt m’gurzojshin…” thot Juda. Mirėpo, pjesa ma e diskutushme e kėtij kanuni, e cila ka nxit edhe komentime t’ndryshme, asht padyshim ajo kur Krishti i kthehet Judės tuj thanė: “…ti do ta sakrifikosh njeriun qė do t’mė mbuloj [ngjet nė] mua”. Kjo thanje ka ba mendimtart me mendue seriozisht pėr kallzimet e moēme rreth kryqzimit t’Judės apo tė dikujt tjetėr n’vend tė Krishtit. N’fund, derisa Jezusi asht tuj u falė, ushtarėt vijn pėr ta arrestu, derisa figura e Judės paraqitet e qetė, derisa e ēon nė vend amanetin qė e kish pranue.
Debate t’mėdha kan ekzistue gjithmonė rreth ndriēimit t’rastit tė Krishtit (kujto debatet e nxehta nė mes muslimanėve dhe tė krishtenėve, tė dyja kėto, palė qė e pranojnė pozitėn qė kishte Krishti). Debate t’mėdha janė kallė edhe tash n’mes mendimtarėve t’krishtenė, nėse kto gjetje do t’ndikojnė ose jo n’themelin e doktrinės sė krishtenė, i cili shum vėshtirė ka qėndrue dhe po qėndron nė kambė. Them ‘kėto gjetje’ dhe se ‘themelet e kishės janė lėkund shpesh’, sepse Ungjilli i Judės, si dhe ai i Tomasit qė u pėrmend nalt, nuk janė gjetja e vetme qė asht ba jashtė librave tė pranuem nga Kisha, e qė japin skjarime tjera qė i ēesin hije dogmave kishtare, tė standardizueme dikur III shekuj mbas Krishtit. Ekzistojnė edhe shum ungjij tjerė, si ai i Mari Magdalenės, Ungjilli i Filipit, Ungjilli i tė Vėrtetės, Ungjilli i Barnabas e shum shkrime e letra tė tjera (tė pėrkthyeme nė anglishte), ndaj t’cilave, thanė nė mėnyrė gjenerale e ma t’lehtė, u gjetėn forma e forma pėr me i largue qafesh dhe me i mjegullue. Kėtu do ta pėrmendi deklarimin qė bani Ben Witherington, profesor i Interpretimit t’Beslidhjes sė Re, nė Asbury Theological Seminary in Ėilmore. Ai u shpreh se “dorėshkrimi nuk na tregon asgja pėr aspektin historik tė Jezusit dhe Judės … ai vetėm na tregon ma shum pėr nji grup qė n’ditėt e tyne asht vlersue si heretik.” Por le tė kthehemi pak nė kohėn e standardizimit tė krishtenizmit si religjion, nė ditėt e para tė krishtenizmit zyrtar dhe ta shohim se si asht gjykue e veprue.
Prej xhamit – Shikue nė pasust e parė t’Krishtit, para nesh do t’kemi, dashtė e pa dashtė, nji ikonė shum tė teleisun ngjyrash. Fillimisht, veē tjerash, pasust e parė t’Krishtit e mbanin vetėn pauses t’asaj qė ishte paraljamrue e premtue n’Beslidhjen e Vjetėr. Ata thjesht ishin nji pjesė e zgjatun e hebraizmit. Nji grup tjetėr janė edhe ‘gnostikėt’, t’njohun ndryshe edhe si pasuesit tradicional. Ata nuk besuen se Krishti asht kryqzue pėr mėkatet e tė tjerėvet – ata as qė besuen se ai asht kryqzue fare; nuk i pranuen mėsimet e vona tė Palit dhe pasuesve tė tij rreth (mos)martesės etj. Tė gjitha kėto laramani vazhduen deri mė 325 A.D. kur u mbajt Konēili i Nicesė, prej ku doli doktrina e Krishtenė, Trinia e Shenjtė (qė as gjindet n’Bibėl e as qė asht predikue nga Krishti a dishepujt e tij), standardizimi i Ungjijve qė ishin ma shum se katėr, u rishikuan Librat e Biblės (Letra e Judės u pranua nėr shkrimet e besueshme; Libri i Zbulesės mbeti jasht kėsaj liste) etj. Pas kėsaj e zhvillimeve tjera, ēdo gja qė ra ndesh me vendimet e parisė fetare, u shpall herezi dhe u ndjek deri ne likuidim. Ēdo gja jasht konformizmit ideologjik fetar tė kohės u shue. Thanė troē, krishtenizmi mbet ma shum ai i Palit dhe mėsimeve tė tij (qė vet s’ishte dishepull i Krishtit), sesa i vet mėsimeve t’Krishtit.



-vijon-
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-04-06, 12:47   #89
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim

-vazhdim-

Kujtoj se t’gjitha kto dokumente t’cilat ndriēojnė shtigje t’reja dhe bajnė shtytje pėr me i vu gishtin kokės e me mendue edhe njiherė rreth formės dogmatike t’besimit, i cili shpesh asht gjykue me argumente edhe nga konfesione tjera monoteiste (judaizmi dhe islami), nuk janė aq t’parandsishme qė t’hudhen menjiherė pas shpine. Vet doktrina standarde e krishtenė nuk pėrfaqson rrugėn e vėrtetė t’pasusve t’Krishtit. Prej ditėsh, kjo ka mbet e rrethueme nga shum argumente qė kan dėshmue kundėr saj (Beslidhja e Vjetėr, Gnostikėt, historia, mėsimet islame). Noshta bash sot asht koha me u thirrė nė ‘konēile’? Por, Witherington vazhdon me u shpreh se “nuk ka asnji evidencė se kto shkrime prezentojnė rrugėn e vėrtetė tė Krishtenizmit.” Kur u pyet se a zbulon Ungjilli i Judės ndonji fakt t’randsishėm pėr vet Judėn, Witherington u shpreh: “kjo asht sikur me thanė se nji dokument qė asht shkrue 150 vjet mbas vdekjes sė Gjorgj Vashingtonit, t’na tregoj t’vėrtetėn thelbėsore.”
Kandvėshtrime... – Vėrtetė, noshta sot asht koha me u thirrė nė konēile?! Do ta pėrdori ktu nji qėndrim t’shprehun me fjalė t’nji ashiku qė e quejn Fahredin Shehu, kur nė nji debat n’media tha se ‘unė s’e pranoj konceptin e Emanuelit’. Por edhe shum pasues t’Krishtit, t’afėrt me tė n’kohė, nuk e pranuen dhe kujtoj se nuk do ta pranonin konceptin e sotėm tė Emanuelit. Koncepti ‘i sotėm’ i Emanuelit nuk pranohet as n’islam, me gjithė skjarimet e fella qė kan dhanė mendimtarė t’ndryshėm islam (kujto psh. se ēfarė skjarime janė dhanė te The Seals of Wisdom, nga Ibn Arabiu). Nuk pranohet as kryqzimi i tij pėr falje t’mėkatit t’Adamit dhe t’njerėzve. Pendimi i sinqertė i njeriut ndaj Zotit t’vet, n’islam formon bazėn e lidhjes sė njeriut me Zotin.
Barnaba gjithashtu flet pėr kryqzimin e Judės n’vend t’Krishtit; nė Ungjillin e Judės thuhet ‘ti do ta sakrifikosh njeriun qė do t’mė mbuloj [ngjet nė] mua’. Mendimi se ‘shndėrrimi’ ndodhi me rastin e pėrqafimit t’Krishtit nga Juda, po i fryen prushit prap. E pėrderisa Zoti ka dashtė me na kthjellue me pak dritė hyjnore, nuk e ka lanė n’rahmetin e njerzve as profetin qė e ka sjellė kėtė dritė. “...ata as s’e kan mbytė as s’e kan kryqzue atė, por atyne u pėrngjau. Ata qė polemizuen pėr kėtė, janė n’dilemė pėr tė. Ata nuk kan kurrfarė dije tė saktė pėr tė, pėrveē se supozojnė. Por sigurisht ata nuk e vranė atė.” (Kur'an, 4:157)
Dhe nėse krejt kėto mbesin t’ndame ashtu qysh janė tash nėr ne, dhe nėse t’vėrtetėn mundohemi ta shohim prap n’copat e thyeme t’nji pasqyreje…atėherė do t’vazhdojmė me ‘hear the Christ yelling at us again’, pėr ēdo tė vjetėr qė e ardhmja do ta shpalos prej dheut si t’re.




© by Gazetajava.com
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-04-06, 14:06   #90
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Es selamu alejkum

munti All-llahu te shperblefte dhe qofte i kenaqur me ty se vertet po ben pune te meadhe me keto argumente qe po i sjell ketu, kontriboni shume ne shtimin e besimit te besimtaret vetem vazhdoni Zoti eshte me Ju!


__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 7 (0 Anėtarėt dhe 7 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:39.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.