Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 23-09-12, 15:20   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Mikrobiologu slloven zbulon gjenin e trashėsisė






Publikuar: 23.09.2012 - 15:22.KD

Me analizėn e gjenomit tė minjve mikrobiologu slloven Simon Horvat ka ardhur deri te pėrfundimi i cili nė tė ardhmen e largėt ndoshta do t’i ndihmojė edhe njerėzit me peshėn e tepėrt trupore.Bėhet fjalė pėr gjenin e trashėsisė,i cili ėshtė quajtur “deptor” , ndėrsa pėr dallim nga gjenet tashmė tė zbuluara tė cilat ndikojnė nė rregullimin e apetitit kryesisht me sinjalizimin pėrmes sistemit qendror nervor, deptori vepron nė masėn muskulore. Prandaj besohet qė nė tė ardhmen shkencėtarėt do tė mund tė zhvillojnė mjetin pėr “qetėsimin” e kėtij gjeni dhe kėshtu t’i ndihmojnė njerėzit me peshėn e tepėrt trupore nėse ajo ėshtė e kushtėzuar gjenetikisht.

Ndėrkohė, rekomandon Simon Horvat nga fakulteti bioteknik nė Lubjanė, rekomandimi mė i mirė pėr personat qė luftojnė me peshėn e tepėrt ende mbetet dieta dhe aktiviteti fizik.

Horvat nė 15 vjetėt e fundit ėshtė duke studiuar intensivisht mostrat gjenetike se pse disa njerėz janė tė trashė, e disa tė hollė. Me bashkėpunėtorėt nė institutin e vet nė Lubjanė ai pas seleksionimit shumėvjeēar ka ndarė dy grupe tė minjve me karakteristika tė ndryshme gjenetike. Njėri grup i minjve kanė mbetur tė hollė pavarėsisht sasisė sė ushqimit qė kanė ngrėnė, ndėrsa grupi tjetėr janė trashur edhe pse kanė konsumuar sasi mė tė vogla tė ushqimit, varėsisht prej asaj nėse a kanė pasur variantin e gjenit deptor “vital” apo “tė trashė”.

Punimi me tė cilin ėshtė dėshmuar lidhja nė mes gjenit deptor dhe trashjes tek njerėzit si dhe vetė mėnyra e funksionimit tė gjenit ėshtė publikuar para pak kohe nė revistėn shkencore amerikane ‘Cell Metabolism'. Horvat gjatė punės nė studim ka bashkėpunuar me kolegėt nga Massachussets Institute of Technology (MIT), kanė pėrcjellė mediet sllovene.


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 25-09-12, 13:18   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Mirupafshim operacioneve ne gjoks!



21.09.2012

Acidi ialuronik eshte shpikja mė e re e mjekėsisė estetike pėrsa i pėrket zmadhimit tė gjoksit.

Kjo substances mbushėse ėshtė e njėjtė me atė qė ndodhet nė indin lidhes tė gjoksit.

Ajo ėshtė shumė e kėrkuar sepse I jep gjoksit mė tepėr volum dhe njė tonifkim tė muskujve pa pėrdorur operacionet e ndryshme plastike.

Pasi injektohet nė zonėn e gjoksit, substanca forcohet duke dhėnė njė efekt natyral tė gjoksit.

Problemi i vetėm i kėsaj substance ėshtė se me kalimin e kohes ajo ezaurohet dhe zgjat vetėm 12 muaj.

Por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme ėshtė se nė krahėsim me operacionet plastike nė gjoks efektet anėsore janė shumė tė vogla.

Materiali mund tė pėrdoret edhe nė vithe apo pjesė tė tjera tė trupit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-10-12, 18:59   #3
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Shkencėtarėt turq prodhojnė lėkurė njeriu nga pendėt e pulės







Publikuar: 14.10.2012 - 14:38Ankara, 14 tetor - Akademikėt turq me detyrė nė Universitetin Kocaeli kanė arritur tė prodhojnė lėkurė njeriu nga pendėt e pulės, transmeton TRT njoftimin.Doc. Dr. Gyralp Ozkoē (Güralp Özkoē) pedagog nė Fakultetin e Inxhinierisė nė Universitetin “Kocaeli” ka prodhuar nga puplat e pulės njė produkt biomedikal me vlerė tė lartė tė shtuar, i cili do tė pėrshpejtojė pėrmirėsimin e djegieve nė lėkurė dhe humbjet e indeve.

Produkti i ri do tė pėrdoret nė veēanti nė kurimin e plagosjeve dhe djegieve dhe do tė sigurojė riciklimin nė ekonomi tė 30 mijė tonė puplave tė pulės qė shkojnė dėm nė plehra.

Ozkoē sqaron se me mijėra tonė pendė pulash nė gjendje mbeturinash merren nga thertoret dhe pasi pastrohen mirė kompozitėt e puplės shkrihen me teknikėn e pėrzierjes nė njė tretėsirė deri sa tė pėrfitojmė njė fibroid tė veēantė. Pasta duke pėrdorur shumė teknika tė reja kemi siguruar fije dhe lėndėn e keratinės, tė cilat krijojnė njė komunikim mjaft tė fuqishėm me trupin e njeriut.
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-10-12, 15:10   #4
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Re: Lajme nga Mjekesia

Si tė mbrohemi nga sėmundjet e vjeshtės dhe dimrit Tė gjithė e kanė provuar tashmė qė stinėt vjeshtė-dimėr janė shumė “kapriēoze” nė lėvizjen e temperaturave. Kėtė gjė mė shumė se gjithēka e ndjen trupi i njeriut. Shumė njerėz ndihen tė lodhur, tė tjerė nė depresion e disa tė tjerė akoma sėmuren nė mėnyrė tė pashpjegueshme dhe tė pėrsėritur. Atėherė, ēfarė duhet tė bėjmė pėr tė qenė nė formė njėlloj si nė verė? E rėndėsishme ėshtė tė ndjekim disa kėshilla tė thjeshta dhe praktike. Gjatė stinės sė vjeshtės ditėt shkurtohen nė mėnyrė progresive, temperatura ulet ndjeshėm, njerėzit janė mė tė predispozuar pėr tė kaluar mė shumė kohė nė vende tė mbyllura dhe tė ekspozohen gjithmonė e mė pak nė diell.

Mbrojtja


Vjeshta dhe dimri janė stinėt kur shumė njerėz fillojnė tė ndėrmarrin masat mbrojtėse. Ulja e temperaturave shton mundėsitė pėr t`u prekur nga infeksionet bakteriale dhe virale. “Tė mbrohesh” nė kėtė rast do tė thotė ta mbash organizmin dhe sistemin imunitar sa mė efiēent, pėr tė qenė mė tė fortė dhe mė tė gatshėm pėr t`u mbrojtur. Stresi ndikon nė uljen e mbrojtjes sė organizmit. Njė nga faktorėt qė mė shumė se tė tjerėt ul mbrojtjen natyrale tė organizmit ėshtė stresi, ku bėn pjesė si ai fizik, ashtu edhe ai emotiv. Shumė njerėz as qė e mendojnė se edhe njė stėrvitje e sforcuar mund tė provokojė stres nė organizėm dhe tė ulė sistemin imunitar.

Aktiviteti


Njė aktivitet i moderuar sportiv mund tė pėrmirėsojė qarkullim e gjakut, tonifikojė muskulin kardiak, t‘i japė mė shumė oksigjen organizmit dhe tė shkarkojė stresin motiv. Sigurisht, edhe njė ushqyerje jo korrekte dhe e pashėndetshme mund tė dobėsojė funksionin e sistemit imunitar. Ėshtė shumė e rėndėsishme tė dihet se njė ushqyerje e shėndetshme duhet tė pėrshtatet me stilin e jetesės, me llojin e punės qė bėjmė, moshėn dhe sezonin. Dihet qė nevojat ushqimore janė tė ndryshme nė periudha tė ndryshme tė jetės, ashtu siē janė tė ndryshme nė stinė tė ndryshme. Megjithatė, rregulli i pėrbashkėt ėshtė: shumė fruta, perime jeshile dhe ushqime tė freskėta.

Masa pėr t’a forcuar sistemin

Stina e re sapo ka nisur, por fatkeqėsisht shumė prej nesh nuk janė tė gatshėm pėr ta pritur buzagaz. Me njė sistem korrekt ushqyerjeje dhe me njė administrim tė mirė tė stresit, do tė jeni vėrtet nė gjendje ta pėrballoni sa mė mirė stinėn e vjeshtės dhe dimrit. Gjatė vjeshtės ėshtė vėnė re se kemi njė rėnie mė tė madhe tė flokut, krahasuar me muajt e tjerė tė vitit. Ky proces qė prek gjithė qeniet njerėzore, nė kėtė periudhė manifestohet edhe te gjitarėt qė kanė qime nė trup. Megjithatė, nė disa raste vihet re njė rėnie jashtė normave tė lejuara, ndaj ėshtė e nevojshme tė ndėrhyhet pėr ta parandaluar.



Domatet parandalojnė sulmin nė tru
Ushqimi i pasur me domate redukton rrezikun nga sulmi nė tru, pohojnė hulumtuesit nė Finlandė. Ata kanė studiuar ndikimin e likopenės, substancės sė kuqe e cila mund tė gjendet nė domate, speca dhe shalqi.Rezultati i studimit, i cili ėshtė kryer nė mostrėn prej 1.031 meshkujsh, i cili ėshtė publikuar nė revistėn “Neurology”, ka treguar qė personat tė cilėt kanė pasur mė sė shumti likopenė nė qarkullim tė gjakut kanė qenė mė sė paku tė ekspozuar ndaj rrezikut pėr tė pasur sulm nė tru.

Shoqata pėr sulmin nė tru ėshtė angazhuar pėr hulumtime shtesė rreth asaj se pse likopena e ka kėtė efekt, pėrcjell BBC.

Niveli i likopenės nė gjak tek tė testuarit ėshtė matur nė fillim tė studimit, ndėrsa hulumtuesit i kanė pėrcjellė gjatė 12 viteve tė ardhshme.
Ata kanė qenė tė ndarė nė katėr grupe nė bazė tė sasisė sė likopenės nė gjak.

Nė grupin prej 258 meshkujsh me shkallėn e ulėt tė likopenit janė shėnuar 25 sulme nė tru dhe 11 sulme nė tru nė grupin prej 259 meshkujsh, tek tė cilėt ka qenė i lartė niveli i likopenės.

Rezultate tregojnė qė rreziku nga sulmi nė zemėr ėshtė reduktuar pėr 55 pėr qind nėse personi ka konsumuar ushqim tė pasur me likopenė.
Mjeku Jouni Karppi nga Universiteti i Finlandės lindore nė Kuopio ka thėnė qė ky studim ka vėrtetuar qė ushqimi i pasur me pemė dhe perime ėshtė i lidhur me rrezikun mė tė vogėl nga sulmi nė tru.

“Kėto rezultate vėrtetojnė rekomandimin qė njerėzit duhet tė hanė pesė herė nė javė pemė dhe perime, ēka do tė ēojė deri tė reduktimi i madh i numrit tė sulmeve tė trurit”, ka thėnė ai.

Karppi ka shtuar qė likopena vepron si antioksidant, redukton inflamacionet dhe parandalon mpiksjen e gjakut. Dr. Clare Walton nga Shoqata britanike pėr sulm nė tru ka thėnė qė studimi tregon qė amntioksidanti, i cili mund tė gjendet nė domate, spec tė kuq dhe shalqi mund tė ndihmojė nė reduktimin e rrezikut nga sulmi nė tru.

Ajo ka shtuar qė kjo nuk duhet t’i dekurajojė njerėzit pėr tė ndalur sė ngrėni edhe llojet tjera tė pemėve dhe perimeve tė cilat kanė efekt tė mira pėr shėndetin sepse ende mbesin segment i rėndėsishėm i ushqimit. “Hulumtimet shtesė duhen tė ndihmojnė pėr tė kuptuar pse antioksidantėt e caktuar nė perime siē ėshtė domatja ndihmojnė nė reduktimin e rrezikut nga sulmi nė tru”, ka thėnė Walton.



Si ta hiqni celulitin pa tretman tė shtrenjtė
Celuliti sulmon gjithnjė e mė herėt dhe pothuajse nuk ka femėr e cila nuk ka telashe me tė, prandaj ja disa kėshilla praktika.

Celuliti ėshtė njė nga “shqetėsimet” e epokės moderne, qė pa dyshim ėshtė nė majė tė listės tė gjėrave qė femrat i urrejnė nė trupin e tyre. Ėshtė zhvilluar njė industri e tėrė pėr ta larguar celulitin, nga kremrat e ndryshme dhe rrobat e veēanta e deri tek trajtimet e shtrenjta.

Megjithatė, kundėr celuliti mund tė luftoni edhe vetė, por ka nevojė pėr pak mund dhe disiplinė. Pėr fillim, ndryshoni ushqimin. Gjyshet tona nuk kanė pasur celulit, mė sė shumti pėr shkak se kanė ngrėnė ushqim mė tė shėndetshėm. Do tė thotė, sa mė shumė perime, pemė tė freskėta dhe drithėra integrale, sa mė pak miell dhe oriz tė bardhė. Tė dėshirueshėm janė edhe peshku nga ujėrat e ftohta, si salmoni pėr pėrmbajtjen e madhe tė acideve esenciale yndyrore tė cilat reduktojnė dėmtimet qelizore.

Uji ėshtė gjithmonė recetė e mirė, rreth dy litra nė ditė, qė lėkura juaj tė jetė gjithmonė e hidratuar, ndėrsa nė kėtė mėnyrė pastrohen edhe toksinat nga trupi. Pėrveē ujit tė mirė janė edhe ēaji i verdhė dhe i gjelbėr, ndėrsa rekomandohet shmangia e plotė e ushqimit tė yndyrshėm dhe tė fėrguar dhe lėngjeve me sheqerna tė plota.

Po, ushtrimet janė tė obligueshme, sigurisht. Cili do aktivitet i rregullt fizik do tė ndihmojė qarkullimin mė tė mirė, njėkohėsisht edhe largimin e toksinave, ndėrsa nuk bėn keq as heqja e ndonjė kilogrami mė shumė dhe zhvillimi i muskujve.

Pėr fund, bėni masazhe tė rregullta, tė paktėn t’ua bėjė partneri ose ju vetė. Bėni masazh pjesėt e trupit me celulit me pėrdorimin e kremrave ose vajrave pėr masazh, ndėrsa rezultate tė shkėlqyeshme mund tė arrihen dhe me vajrat esenciale tė greipit ose portokallit.



Vitamina C nuk mund tė mbrojė nga ftohja, por mund ta shkurtojė atė
Doza e rekomanduar ėshtė 90 miligramė pėr meshkuj dhe 75 miligramė vitaminė C pėr femrat, ndėrsa shtesat e kėsaj vitamine nuk guxojnė tė qėndrojnė nė banjė ose kuzhinė, sepse nuk janė njėlloj efikase.

Vitamina C nuk ka efekt nė forcimin e imunitetit nė atė masė qė mund tė bllokojė krijimin e ftohjes, por ka dėshmi se si dozat e larta tė vitaminės C mund tė shkurtojnė kohėzgjatjen e saj, ka zbuluar studimi i Qendrės nacionale australiane pėr epidemiologji, e cila ka shikuar 30 studime tė ndara pėr ndikimin e kėsaj vitamine nė imunitet, tė cilat kanė pėrfshirė 10.000 njerėz.

Njerėzit tė cilėt ēdo ditė marrin shtesė prej njė grami tė vitaminės C nė pėrqindje tė njėjtė sėmuren nga ftohja, si edhe ata qė nuk marrin shtesat e asaj vitamine. Megjithatė, ata qė e marrin qėndrojnė dyfish mė shkurt tė sėmurė, shkruan San Francisco Chronicle.

Organizmi ynė e pėrdor vitaminėn C pėr tė forcuar eshtrat, kėrcin dhe muskujt, por ndihmon edhe tek absorbimi mė i mirė i hekurit. Ekspertėt rekomandojnė konsumin prej 90 miligramėsh tė vitaminės C nė ditė pėr meshkujt dhe 75 miligramė pėr femrat. Nėse merrni shtesat e kėsaj vitamine, nuk duhet t’i mbani nė banjė ose kuzhinė, sepse ruajtja nė hapėsira ku lagėshtia nė ajėr ėshtė e lartė, dobėson veprimin e saj.

Citruset, perimet e gjelbra, dredhėzat dhe pjepri janė burime tė mira tė vitaminės C, ndėrsa mėnyra mė e mirė pėr tė rritur konsumin e asaj vitamine nė organizėm ėshtė qė pemėt dhe perimet t’i hani tė papėrpunuara, kėshillojnė shkencėtarėt.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 19-10-12 nė 14:10 Arsyeja: madhesia e fotos
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-10-12, 13:03   #5
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Re: Lajme nga Mjekesia

Ide tė shpejta pėr kafjall tė shėndetshėm Pėr kafjall tė shėndetshėm, i cili do t’ju mbajė tė ngopur nuk duhet shumė kohė, por vetėm disa ushqime tė cilat me siguri tashmė i keni nė frigorifer

Ka shumė kėshilla se si duhet tė hahet shėndetshėm, veēanėrisht nė mėngjes. Por, kush ka kohė tė mendojė dhe tė pėrgatisė kafjall tė shėndetshėm me aq punė dhe obligime? Mos u shqetėsoni, me disa ide qė mund tė realizohen shumė shpejt, do tė keni kafjallin e shėndetshėm i cili do t’ju ndihmojė qė dita e punės tė kalojė mė lehtė dhe t’ju japė energji.

Drithėrat edhe qumėshti: Kjo ėshtė klasike – njė pjatė mė drithėra me qumėsht tė ftohtė ose tė nxehtė ėshtė njė nga zgjedhjet mė tė mira pėr shujtėn e parė nė ditė. Drithėrat janė tė pasura me fibra dhe proteina.

Pemėt: Cilado pemė ėshtė e mirė pėr fillimin e ditės. Pemėt pėrmbajnė shumė hekur dhe materie ushqyese, ndėrsa nėse ju ngutet mė sė lehti ėshtė ta fusni nė ēantė dhe ta hani gjatė rrugės deri nė punė. Nėse doni tė zgjidhni mė tė shėndetshmen prej tė shėndetshmeve, zgjidhni mollėn.

Buka e zezė: Kjo bukė e shėndetshme ėshtė e mbushur me materie ushqyese dhe hahet lehtė. Nė tė mund tė vendosni ndonjė mėlmesė qė u pėlqen, domate tė freskėt ose sallatė – keni fituar kėshtu kafjallin e shėndetshėm i cili do t’ju ngopė.

Vezėt: Pėr tė zier vezėt me tė vėrtetė nuk duhet shumė kohė e as vėmendje. Prandaj, derisa visheni, zieni dy vezė tė cilat do t’ju mbajnė tė ngopur deri nė kohėn e drekės. Veēanėrisht rekomandohet tė hahet e bardha e vezėve.

Frape: Pėrgatitja e njė gote tė kėsaj pije me ndihmėn e mikserit zgjat vetėm njė minutė. E shkėlqyeshme ėshtė qė mundeni edhe tė eksperimentoni – zgjidhni pemėn qė dėshironi, ose pėr shembull, shtoni pak kafe.



Katėr arsye pse duhet ta hani vezėn e plotė
Disa ende besojnė (gabimisht) se duhet tė hahet vetėm e bardha e vezės, ndėrsa njėkohėsisht e anashkalojnė tė verdhėn e vezės.
Pasi qė pėr disa dekada janė shpallur tė dėmshme pėr shėndetin tonė, veēanėrisht nė sasi mė tė mėdha, vezėt ngadalė, por sigurt janė duke u kthyer nė listat e ushqimeve tė shėndetshme dhe bėhen pjesė e pashmangshme e ushqyerjes sė shėndetshme.

Megjithatė, ka shumė qė ende besojnė (gabimisht) qė kjo vlen vetėm pėr tė bardhėt e vezėve, ndėrsa njėkohėsisht konsiderojnė qė duhet tė anashkalojnė tė verdhėt e vezės. Ju sjellim katėr arsye tė cilat do t’ju bindin qė kjo nuk ka lidhje me mendjen e shėndoshė:

1.Njė vezė e plotė pėrmban 180 miligramė kolesterol. Asociacioni amerikan pėr zemėr rekomandon konsumin ditor deri nė 400 miligramė, ēka do tė thotė qė, nėse nuk keni problem me kolestrolin nė gjak, pa frikė mund tė hani njė vezė nė ditė, gjithnjė derisa nuk e teproni me ushqimet si mishi dhe produktet e qumėshtit.
2.E bardha e vezės ėshtė ndoshta e pasur me proteina, por pikėrisht nė tė verdhėn e vezės gjenden shumica e ushqyesve nga veza. Njė e verdhė e vezės ka 22 mg kalcium, 245 µg vitaminė A, 18 µg vitaminė D, 66 mg fosfor dhe 25 µg acid folik.

3.Ngrėnia e vezės pėr mėngjes mund t’ju ndihmojė nė luftėn kundėr kilogramėve. Njė vezė mesatare ka vetėm 92 kalori, ndėrsa jep 6,3 proteina, tė cilat do t’ju japin energjinė e nevojshme tė mėngjesit, pėr ē’arsye ka shumė mė pak mundėsi qė para dreke tė hani ndonjė ėmbėlsirė tė pashėndetshme.
4.Acidet yndyrore tė shėndetshme janė esenciale pėr shėndetin e trupit tonė, pėr ē’arsye vezėt e pasura me acide yndyrore omega 3 janė mėnyrė e thjeshtė pėr tė rritur sasinė e kėtyre acideve nė ushqimin tuaj.



Panxhari, viagra natyrale Konsumimi i panxharit do tė sjellė shumė pėrparėsi, prandaj duhet tė gjendet ēdo ditė nė pjatat tuaja. Edhe shkencėrisht ėshtė dėshmuar se panxhari ka efekt afrodiziaku.

Qysh nė kohėrat e lashta, romakėt e vjetėr e kanė pėrdorur panxharin si afrodiziak. Edhe pse shumė bimė nė kulturat e vjetra janė konsideruar afrodiziakė, pėr panxharin ėshtė dėshmuar shkencėrisht njė efekt i tillė.

Panxhari pėrshpejton qarkullimin e gjakut nė zonėn e gjenitaleve. Po ashtu panxhari pėrmban shkallė tė lartė tė mineralit tė borit, i cili nxit lirimin e hormoneve seksuale.

Panxhari ėshtė i pasur me nitratet e pasura tė cilat nė trup shndėrrohen nė oksidin e nitratit i cili zgjeron enėt e gjakut, shpejton qarkullimin e oksigjenit dhe nutrientėve, ndėrsa juve ju jep mė shumė energji. Njė filxhan panxhar pėrmban vetėm 60 kalori dhe shumė fibra. Sheqernat nė panxhar janė karbohidrate komplekse dhe pėr dallim nga sheqeri i bardhė, kaloritė nga panxhari vijnė me shumė nutrientė dhe fitokimikate qė janė tė shkėlqyeshme pėr shėndetin tuaj.


__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-10-12, 13:05   #6
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Re: Lajme nga Mjekesia

Cilat fruta vjeshtore bėjnė ēudi pėr shėndetin? Ushqimet vjeshtore qė i gjejmė lehtė nė treg dhe dyqane na ruajnė shėndetin. Disa prej tyre kanė veēori tė veēanta dhe mund tė ndihmojnė me problemet, siē ėshtė ftohja

Manat (dudat) janė tė pasura me hekur


Manat janė pasuri e vėrtet pėr pasqyrėn e gjakut dhe dobitė nga kjo frutė qėndrojnė nė maje tė listės nė mes frutave tė tjera malore. Janė tė pasura me hekur, ushqejnė qelizat e kuqe tė gjakut dhe parandalojnė aneminė. Nė njėqind gramė ka rreth 1,85 miligramė hekur, ka thėnė doktoresha Sarah Wilson pėr “Daily Mail”. Pėrveē se janė tė pasura me hekur, manat janė tė pasura edhe me vitaminė C dhe resveratrol, antioskidantin i cili pėrndryshe gjendet nė rrush. Disa studime tė reja thonė qė kjo substancė ndihmon nė luftėn kundėr kancerit.

Lajthitė ruajnė zemrėn

Kanė pėrqindje tė lartė tė yndyrave mono-tė pangopura tė cilat janė tė mira pėr uljen e kolesterinės. Studimi i para disa viteve ka dėshmuar qė rreth 35 pėr qind tė meshkujve tė cilėt kanė ngrėnė rregullisht lajthi kanė reduktuar rrezikun nga sėmundjet e zemrės. Pėrveē qė parandalojnė kolesterinėn e rritur, janė tė mira kundėr aritmisė sepse pėrmbajnė acidet omega-3.

Shega mbron nga ftohja


Shurupin e shegės ėshtė mirė ta pini sapo tė ftoheni, sepse ka njė mijė herė mė shumė vitaminė C se portokajtė dhe limonėt. Pėrveē vitaminės C ėshtė e pasur edhe me vitaminat D dhe E, si dhe kalcium dhe hekur, ka shpjeguar Sarah Wilson.

Boronicat ruajnė shikimin

Antioksidantėt antocianine, tė cilat gjenden nė boronica, janė tė dobishme sepse ruajnė indin nė sy dhe parandalojnė mjegullimin e shikimit, por edhe ruajnė enėt e gjakut. Dihet qė boronicat janė tė mira kundėr rritjes sė tumoreve.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-11-12, 11:59   #7
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Lajme nga Mjekesia



Kercimi,nje metod preventive per nje shendet te mire trupor dhe mental.

Tė kėrcesh, jo vetėm qė argėtohesh, po i bėn mirė edhe mendjes dhe trupit. Studimet e fundit tregojnė se me kėrcimin mund tė luftosh shumė patologji
Balet klasik, kėrcim modern, tango, salsa, merenge, rege, apo ndonjė lloj tjetėr kėrcimi. E keni vetė nė dorė tė zgjidhni atė qė ju pėlqen, por pavarėsisht kėsaj, kujtoni gjithmonė se kėrcimi ėshtė njė ilaē shumė efikas pėr tė pasur njė mendje tė shėndetshme. Nė fakt, asnjė prej nesh nuk do t’i thoshte jo njė ftese pėr t’u argėtuar nė njė bar me muzikėn qė ne pėlqejnė. Arsyeja? Sigurisht pėr t’iu larguar streseve tė jetės sė pėrditshme, pėr t’u ēlodhur dhe pėr t’u ndjerė plot energji ditėn tjetėr. Por nėse efektet janė kaq pozitive menjėherė nė kaq kohė, ē’mund tė thuhet nėse kėrcimi praktikohet rregullisht, minimumi dy ose tri herė nė javė. Atėherė nuk kemi pse e vėmė mė nė dyshim: njė kurs kėrcimi do tė ishte gjėja mė e mirė qė duhet bėrė nė kėto kohė tė vėshtira. Kėtė na thonė edhe mjekėt suedezė, prandaj nuk kemi pse tė jemi skeptikė pėr tė besuar se kėrcimi mund tė na e lehtėsojė jetėn. Maria, njė vajzė 19 vjeēe, pjesė e studimit, e tregon mė sė miri kėtė. “Ndihesha e lodhur dhe shfaqja herė pas here shenja ankthi dhe lodhjeje. Rastėsisht vendosa tė bėhesha pesė e njė studimi pėr tė vėrtetuar efektet e kėrcimit nė kėto lloj gjendjesh shpirtėrore dhe fizike. Pas njė pėrvoje tė mrekullueshme, mund tė them me plot gojėn se tani ndihem mė mirė”, tregon ajo. Edhe Ingridi e mbėshtet plotėsisht kėtė tezė. Ajo tregon se tashmė shkon nė kurse kėrcimi tri herė nė javė, nė mėnyrė tė rregullt dhe nuk ka ndėrmend tė heqė dorė pėr asnjė arsye.
Sipas njė studimi tė fundit, kėrcimi ėshtė shumė i mirė pėr tė luftuar stresin, depresionin, por edhe dhembjen e kokės. Ky aktivitet i kėndshėm fizik mund tė na ndihmojė tė kemi njė shėndet mendor, shumė herė mė tė mirė. Studimet kanė treguar se simptomat e lidhura me depresionin, ankthin dhe stresin, lodhjen fizike apo mendore, madje edhe dhembjen e kokės, mund tė largohen lehtėsisht pėrmes njė aktiviteti tė thjeshtė, argėtues dhe tė shėndetshėm: kėrcimin. Me pak fjalė, kush e praktikon me njėfarė rregullsie kėtė lloj aktiviteti fizik, duket se arrin tė kontrollojė mė mirė shqetėsimet psikofizike, duke fituar mė shumė vetėbesim dhe njė aftėsi mė tė madhe pėr tė pėrballuar problemet e jetės sė pėrditshme. Kėtė e sugjeron edhe njė studim i fundit suedez qė ka analizuar me kujdes efektet e kėrcimit nė njė grup vajzash tė reja. Grupi i koordinuar nga Anna Duberg, fizioterapiste nė “Örebro University Hospital” ka pėrfshirė 122 vajza suedeze me moshė nga 13 deri nė 19 vjeēe. Tė gjitha vajzat kishin shkuar shpesh nė spital pėr tė marrė ndihmė pėr simptomat e ankthit, depresionit, lodhjes psiko-fizike, dhembjes sė kokės, dhembjes sė shpinės apo edhe qafės dhe shpatullave. Pjesėmarrėset nė studim u ndanė nė dy grupe, ku i pari pėrbėhej nga 59 vajza ndėrsa i dyti nga 53. Ato qė i pėrkisnin grupit “59” u ftuan nė njė program vallėzimi, qė parashikonte kėrcimin nė grup dhe me rregullsi pėr rreth dy ditė nė javė. Tė tjerat qė i pėrkisnin grupit “53” nuk i modifikuan aspak zakonet e tyre tė jetesės. Rezultatet e studimit ishin tė mrekullueshme. Simptomat jo vetėm qė ishin zhdukur nė kohėn kur kryhej aktiviteti, por edhe pėr katėr deri nė tetė muaj mė pas, vajzat ndiheshin shumė mirė, duke mos shfaqur shenja ankthi, stresi apo depresioni. Nė grupin tjetėr gjendja nuk kishte ndryshuar aspak. Nė fund, pjesėmarrėset deklaruan nė 91 pėr qind tė rasteve se kėrcimi kishte qenė njė pėrvojė pozitive dhe qė me siguri do ta merrnin nė konsideratė nė tė ardhmen. Me sa duket ėshtė pikėrisht rasti pėr tė thėnė kėrceni sa mė shumė, pėr tė luftuar stresin, shkaktarin e tė gjitha sėmundjeve tė sotme moderne.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-11-12, 18:59   #8
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Arsyeja pse disa ēifte nuk bėjnė dot fėmijė

Njė grup shkencėtarėsh kanė zbuluar arsyen se pse disa ēifte janė nė mėnyrė tė pashpjegueshme sterilė. Ky studim jep shpresa tė reja pėr gjithė ata qė duan tė bėhen prindėr.
Quhet pikėrisht “sterilitet i pashpjeguar” dhe ėshtė njė situatė e pashpjegueshme deri mė sot, kur ēiftet nuk arrijnė tė kenė fėmijė edhe pse si mashkulli dhe femra nė analizat e tyre dalin favorit pėr tė ngjizur pasardhėsin e tyre.
Studiuesit irlandezė tė Queen University nė Belfast duket se kanė gjetur njė zgjidhje.
Profesoresha Sheena Lewis dhe kolegėt e fakultetit tė mjekėsisė dhe kirurgjisė kanė drejtuar njė studim ku u pėrfshinė 239 ēifte me diagnozėn e sterilitetit tė pashpjeguar, ku u vu re se nė 80% tė rasteve problemi vinte nga njė dėmtim serioz nė ADN-nė e spermatozoidėve.
“Pjesa mė madhe e ēifteve me probleme pjellorie nuk janė nė gjendje tė marrin njė shpjegim pėr situatėn e tyre. Nga kjo situatė e dėmtimit tė spermatozoidėve, vihet re njė ulje e numrit tė spermatozoideve dhe lėvizshmėri tė dobėt pėr tė depėrtuar drejt destinacionit tė ngjizjes”, shpjegon Lewis, citon noa.al
Nėse deri mė tani nuk diheshin arsyet e kėsaj mungese pjellorie, studiuesja thotė se pas identifikimit tė shkakut mund tė lindė edhe kura pėr ta korrigjuar duke krijuar mundėsinė pėr lindjen e njė fėmije.
Rezultatet e plota tė kėtij vėzhgimi u publikuan nė Reproductive Biomedicine Online , ku thuhet gjithashtu se nė kėto raste ēiftet mund tė kenė fėmijėn e tyre falė farėzimit artificial.
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-01-13, 12:26   #9
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Lajme nga Mjekesia

Dieta qė largon helmet nga organizmi
Prishtinė, (Kosovapress) 05 Janar 2013 09:27

Lėngjet e freskėta nga pemėt dhe perimet mund tė ndihmojnė qė me shpejtėsi ta pastroni organizmin dhe tė hiqni disa kilogramė shtesė, por, kurrsesi mos planifikoni qė nė mėnyrė ambicioze pėrmes kėtij regjimi rigoroz tė qėndroni mė shumė se disa ditė, nė tė kundėrtėn dėmi do tė jetė mė i madh sesa dobia.

Mė sė miri do tė ishte qė kėtė dietė ta mbani gjatė fundjavės dhe atė mė sė gjati njė ose dy ditė. Kjo kohė mjafton pėr ta liruar organizmin nga materiet e dėmshme dhe helmet e grumbulluara.

Rregulli kryesor ėshtė qė ditėn ta filloni me lėng tė freskėt tė shtrydhur nga agrumet apo portokajtė. Nė gotėn me lėng tė shtrydhur shtoni dy decilitra ujė tė vakėt, e pėrzieni dhe e konsumoni. Kjo dietė ju sugjerohet sidomos atyre personave qė kanė njė organizėm tė ngadalshėm, sepse metabolizmi i ngadaltė, tretje jo e mirė, pastrimi jo i rregullt i zorrėve, sjellin deri nė grumbullimin e helmeve nė organizėm dhe ngadalėsojnė eliminimin e dhjamit. Limoni nė raste tė tilla ka efekt tė mirė, sidomos kur merret nė mėngjes, pasi ai pėrgatit mėlēinė, laboratorin mė tė rėndėsishėm natyror pėr ta kryer funksionin e vet.

Nėse dikush pėlqen kombinimet, mundet qė nė vend tė ujit tė vakėt tė shtojė jogurt pa yndyrė apo edhe qumėsht. Pėr mbajtjen e kėsaj diete, edhe pse ėshtė mjaft e shkurtėr, nevojitet vullnet dhe qė nė organizėm tė mos konsumohet gjė tjetėr pos lėngjeve dhe eventualisht ndonjė supė tė pastėr me perime, pa shtesa apo erėza.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-04-12, 08:51   #10
rastesishT
Nothing to declare
 
Avatari i rastesishT
 
Anėtarėsuar: 01-12-05
Vendndodhja: Ne Horizont
Postime: 2,016
rastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Lajme nga Mjekesia

Radiografia e shpeshtė e dhėmbėve lidhet me kancerin nė tru

Studimi i ri sugjeron se radiografitė e dhėmbėve tek fėmijėt mund tė krijojnė probleme pėr shėndetin mė vonė. Dhe prindėrit mund tė jenė veēanėrisht tė shqetėsuar. Por disa ekspertė tė shėndetėsisė ngrenė pyetje mbi metodologjinė e studimit.

Nėse mendohet se ndeshja e shpeshtė me rreze, si nė rastin e radiografive tė dhėmbėve, ėshtė e rrezikėshme, studimi thotė se ka arsye pėr t'u shqetėsuar. Radiografitė e shpeshta tė dhėmbėve tek fėmijėt mund tė kenė lidhje me kancerin nė tru nė moshė tė rritur. Studimi thotė se tumorėt e krijuar nga ky faktor nuk janė malinjė, por ushtrojnė presion nė tru dhe shkaktojnė paaftėsi.

Shkencėtarėt shqyrtuan historinė dentare tė 1 mijė e 400 pacientėve me tumor nė tru. Nė tė njėjtėn mėnyrė ata vepruan edhe me njė numėr tė barabartė personash tė shėndetshėm.

Dhe rezultatet treguan se personat me tumor nė tru mbanin mend se kishin kryer dy herė mė shumė radiografi tė dhėmbėve para moshės 10 vjeē.

Megjithatė, disa ekspertė tė shėndetėsisė e kritikojnė kėtė lloj metodologjie qė mbėshtetet nė kujtesė. Ata thonė se shumė studime kanė treguar se personat e sėmurė janė mė tė prirur tė kujtojnė episode nga historia e tyre mjekėsore sesa personat e shėndetshėm.

Gjithėsesi, ekspertėt kėshillojnė, veēanėrisht dentistėt tė mos harrojnė se radiografitė duhet tė kryen vetėm kur janė tė nevojėshme pėr diagnostikim dhe trajtim. Shoqata amerikane e dentistėve nė njė deklaratė tė saj thotė se kryerja e radiografive tė dhėmbėve duhet tė bazohet edhe nė moshėn e pacienteve dhe historinė e tyre dentare. Pėr shembull njė fėmijė mund tė ketė nevojė pėr radiografi tė dhėmbėve njė herė nė 1 deri 2 vjet - njė i rritur i shėndetshėm pa probleme dentare, jo mė shumė se 1 herė nė 2 deri 3 vjet.

Shoqata Amerikane e Dentistėve thekson se dozat e rrezeve X nė tė kaluarėn kanė qenė shumė mė tė larta sesa sot..dhe shton se radiografitė vazhdojnė tė jenė tė nevojėshme pėr diagnostikimin e dėmtimeve, infeksioneve dhe problemeve tė tjera dentare.


A parandalon Omega-3 shtesė goditjet nė zemėr?

Shumėkush ka parė reklama rreth acideve yndyrorė Omega-3. Por a e ndihmojnė ato shėndetin e zemrės? Prej kohėsh, shkencėtarėt kanė besuar se Omega-3 qė gjendet nė peshk ėshtė e mirė pėr shėndetin kardio-vaskular.

Por njė studim i ri nė Archives of Internal Medicine, pas njė shqyrtimi tė shėndetit tė rreth 20 mijė pacientėve tė pėrfshirė nė 14 studime tė mėparėshme, konstatoi se tek pacientėt tė cilėt kishin pėsuar njė goditje nė zemėr – acidet yndyrore Omega-3 nė formė tabletash nuk kishin mundur tė parandalonin njė goditje tė dytė. Nė fakt, autorėt e studimit vunė re se kėta pacientė nuk kishin pasur asnjė lloj pėrfitimi nga Omega -3 shtesė.

Megjithatė, ekspertėt vazhdojnė tė rekomandojnė njė dietė tė pasur me Omega-3 duke ngrėnė peshk tė paktėn 2 herė nė javė, si pėr popullatėn e pėrgjithėshme edhe pėr personat me sėmundje kardio-vaskulare.

Njė dietė e tillė ofron acide yndyrore Omega-3 dhe gjithashtu mund tė zėvendėsojė burimet me proteina mė pak tė shėndetėshme, si ato qė pėrmban mishi i kuq.


Operacion plastik pėr trajtimin e migrenės

Gazeta The Wall Street Journal kishte kėto ditė njė artikull mbi trajtimin e migrenės nėpėrmjet njė menyre jo tė zakonshme.

Miliona vetė vuajnė nga kjo dhimbje kronike e kokės, dhe disa prej tyre tani i nėnshtrohen operacionit plastik – jo qė tė duken mė mirė, por tė ndjehen mirė.

Sipas statistikave, 36 milionė amerikanė vuajnė nga migrena dhe arsyeja pse gratė preken 3 herė mė shumė sesa burrat, nuk dihet.

Njerėzit kanė provuar mėnyra tė ndryshme pėr trajtimin e migrenės, duke filluar nga dieta, terapia fizike dhe tė gjitha ilaēet – tė vjetra e tė reja – qė dalin nė treg, por nė shumicėn e rasteve, pa ndonjė efekt.

Kjo mund tė jetė edhe njė asrye qė sa herė njoftohet mbi njė mėnyrė tė mundshme trajtimi, sado jo-konvencionale, lajmi tėrheq vemendjen, shpresat pėr shpėtim ringjallen dhe personat me migrenė duan t’a provojnė.

Kirurgjia plastike ka kohė qė pėrdoret pėr pėrmirėsimin e cilėsisė sė jetės, pėrfshi ndryshimet kozmetike e deri te rikonfigurimi i trupit apo fytyrės sė dėmtuar nga aksidente tė ndryshme.

Por tani kirurgjia plastike ka filluar tė pėrdoret edhe pėr trajtimin e migrenės – njė ngritje e lehtė e lėkurės mbi vetulla ose nė ballė, jep efekte tė dėshirueshme. Dr. Jay Austen, Shefi i Krirugjisė Plastike nė spitalin e pėrgjithshėm nė Massachusets, thotė se fillimisht personat qė vuanjnė nga migrena trajtohen me ‘botox’ dhe kur tregojnė pėrmirėsime, atėherė shikohen si kandidatė pėr operimin e migrenės.

Kjo ndėrhyrje quhet “operacion pėr dekopresimin e nervit”, pasi mjekėt besojnė se migrena shkaktohet nga fijet nervore qė shtypen ose kompresohen nga inde ose muskuj. Kur kėto fije nervore nė ballė a mbi vetulla ēlirohen kirurgjikisht, dhimbjet e kokės mund tė ikin pėrgjithmonė. Njė tjetėr efekt i kėnaqshėm qė mendohet se sjell ky lloj operimi ėshtė edhe ndryshimi kozmetik – pacienti/pacientja duken mė tė rinj.

http://www.voanews.com/albanian/news...147154475.html
__________________
Fjalė me vlerė, ku tė gjesh merr.
rastesishT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-05-12, 13:44   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Makaka mund tė shpėtojė njerėzimin nga veset e kėqija





Shkencėtarėt gjermanė zbuluan nė trurin e majmunit Makaka neurone tė lidhura me vetė-ndėrgjegjėsimin qė janė unike pėr njerėzit, majmunėt, balenat dhe elefantėt. Siē raporton ZR, neuronet u gjetėn nė pjesėn e trurit pėrgjegjėse pėr lindjen e emocioneve, sidomos tė dashurisė, urrejtjes, vetė-besimit dhe sikletit.

Studimi i kėtyre neuroneve dhe lidhjet e tyre me zona tė tjera tė trurit nė majmunėt mund tė ndihmojė nė studimin e evolucionit tė vetėdijes sė njerėzve, shkaqeve tė sėmundjeve tė tilla si autizmi e madje edhe veseve tė kėqija tė tilla si pirja e duhanit apo pėrdorimi i drogės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-08-12, 10:32   #12
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Re: Lajme nga Mjekesia

Mendja nuk njeh pushim, pėrpunon informacione edhe nė gjumė
Gjumi nuk shėrben vetėm pėr tė qetėsuar memorien, por edhe pėr tė organizuar kujtimet, ndėrsa studimet e fundit kanė treguar se gjumi shėrben edhe pėr tė mėsuar.

Kėtė fakt e ka treguar njė studim i drejtuar nga Anat Arzi i institutit Weizmann di Rehovot, nė Izrael dhe i publikuar nė “Nature Neuroscience”.

Nė kėtė studim thuhet se truri ėshtė nė gjendje tė pėrpunojė informacione dhe tė reagojė ndaj tingujve dhe erėrave, si nė gjumė edhe kur jemi zgjuar.

Ndonėse eksperimentet kur njeriu ėshtė nė gjumė janė tė vėshtira pėr tu dejtuar, Arzi shprehet se duhet pasur siguri nėse objekti i studimit ėshtė me tė vėrtetė nė gjumė gjatė ngacmimit.

“Ndėrkohė qė flemė, truri reagon ndaj erėrave dhe ndaj zhurmave njėlloj si kur jemi zgjuar, marrim frymė thellė kur ndiejmė aromė tė kėndshme si tė ndonjė parfumi dhe rrallojmė shpeshtinė e frymėmarrjes kur era ėshtė e keqe, kėtė e kemi vėrtetuar nė eksperimente tė ndryshme”, u shpreh Anat Arzi.

Sipas tij menjėherė sapo zgjohen subjektet nė fjalė u nėnshtrohen eksperimenteve pa pasur dijeni se janė vėzhguar edhe kur kanė qenė nė gjumė, dhe reagimet e tyre ndaj erėrave dhe zhurmės janė njėlloj si nė kohėn kur flenė.


Kanella balancon nivelin e sheqerit nė gjak
Antioksidantėt nė kanellė ndihmojnė trupin pėr tė balancuar nivelin e sheqerit nė gjak, tė cilat pastaj qetėsojnė dėshirėn pėr karbohidrate.

Kanella ndihmon nė kontrollimin e nivelit tė sheqerit nė gjak, nivelet e larta tė tė cilit pėrbėjnė rrezik pėr shfaqjen e sėmundjeve tė zemrės. Sipas studimeve, u zbulua se nėse tė sėmurėt me diabet tipi-2 konsumojnė kanellė pėr 6 javė, jo vetėm ulin nivelin e sheqerit nė gjak, por edhe LDL, kolesterolin e keq.

Mund ta konsumoni me qull tėrshėre ose mollė tė prerė.

Shkopinjtė nga kanella mund t’i shtoni nė ēaj pėr shije tė mirė.

Kanella shfrytėzohet si mėlmesė me mijėra vite pėr shkak tė aromės sė saj, ndėrsa pėrdorimi i saj nė mjekėsi ka filluar nė Egjiptin e lashtė. Kjo mėlmesė ėshtė edhe pjesė e mjekėsisė tradicionale kineze.



Rrushi mbron nga sėmundjet kardiovaskulare
Rrushi qė konsiderohet mbret i tė gjithė frutave, ėshtė shumė i shėndetshėm, prandaj ju sugjerohet tė gjithėve pa pėrjashtim, e sidomos personave tė cilėt vuajnė nga sėmundjet kardiovaskulare.

Rezultatet e hulumtimit tė kryer nga University of Michigan Bolling, drejtuar nga doktor Steven Bolling, tregojnė se rrushi dhe varietetet e tij (i kuq, i bardhė dhe i zi) mund tė mbrojė nga sėmundjeve tė zemrės. Lėvorja e rrushit ėshtė e pasur me kvercetinė, substancėn e cila e rregullon nivelin e kolesterolit nė gjak dhe e zvogėlon rrezikun pėr tė pėsuar sulm nė zemėr, e po ashtu rrushi ėshtė i pasur me polifenole dhe taninė, materiet tė cilat parandalojnė shfaqjen e tumoreve tė ndryshme.

Numri mė i madh i pėrbėrėsve tė dobishėm fshihet nė farat e rrushit tė zi, prandaj mendohet tė jetė i shkėlqyeshėm nė pastrimin e organizmit nga helmet.

Rrushi ėshtė i pasur me sheqerna nė tė cilat mėlēia mbėshtetet me tė madhe, ashtu qė i deponon pėr t’i pėrdorur kur t’i nevojitet organizmit, mirėpo diabetikėt duhet ta pėrdorin nė mėnyrė tė kontrolluar Rrushi nuk u sugjerohet atyre qė dėshirojnė tė humbin nė peshė, por ndihmon ata qė vuajnė nga kapsllėku.

Rrushi i bardhė dhe i zi janė tė pasur me vitaminat nga grupi B, si dhe vitaminat A dhe C.




__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-08-12, 13:30   #13
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Re: Lajme nga Mjekesia

Lėkurė e stresuar? Ja terapia anti-rrudhė “Tė pėrkryera!” Me kėtė fjalė emėrtohet sindroma e femrave qė aspirojnė sukses nė tė njėjtėn kohė nė fusha tė ndryshme tė jetės. Edhe kur ndihen tė lodhura, konsumojnė ende energji, gjė qė reflektohet mbi lėkurėn e tyre, duke e kthyer atė nė tė zbehtė dhe pa ndriēim.

Ēfarė do tė thotė lėkurė e stresuar?
Ajo qė papritur shndėrrohet nė tė yndyrshme. Manifeston pore tė mėdha, akne nė moshė madhore dhe shfaqje rrudhash tė papritura.

A ka zgjidhje tė shpejta pėr kėtė problem?
Nėse lėkura ėshtė bėrė e yndyrshme dhe me akne, pėrdorni produkte kozmetike me bazė acidin salicilik. Gjithashtu produktet me bazė retinolin ndihmojnė nė rinovimin e qelizave.

Ēfarė duhet tė bėjmė nėse lėkura ėshtė shumė e thatė?
Duhet menduar pėr njė trajtim estetik tek mjeku dermatolog. Njė trajtim mund tė jetė seanca njė herė ēdo tre muaj me ‘hidrobalance’. Mė saktė, ky trajtim fut nėn lėkurė njė lloj xheli, i cili e hidraton atė thellėsisht. Gjithsesi, ēfarėdo seance estetike tek dermatologu tė bėni, duhet tė evitohen ndryshimet e menjėhershme tė temperaturės nga shumė nxehtė nė shumė ftohtė ose anasjelltas.

Lėkura e yndyrshme mund tė jetė mė e prekshme nga stresi sesa ajo e thatė?
Aspak. Edhe ata qė nuk kanė pasur asnjėherė problem me aknet mund tė manifestojnė shqetėsime tė pėrkohshme tė tilla. Kjo ndodh kur nė trup rritet prodhimi i hormonit tė stresit, kortizolit, i cili bėn qė prodhimi i yndyrės tė shtohet.

Edhe lėkura e trupit ėshtė po kaq e ndjeshme ndaj stresit?
Po, nėse sistemi imunitar dobėsohet. Nė kėtė moment qelizat e lėkurės kthehen nė mė pak tė oksigjenuara dhe janė shėnjestėr ndaj aksionit tė radikaleve tė lira, tė cilat sjellin dehidratim apo tharje tė lėkurės.

Nė cilat periudha tė vitit lėkura stresohet mė shumė?
Nė harkun kohor tė ndryshimit tė stinėve, njėsoj si tani. Lėkura sforcohet mė tepėr pėr shkak se dielli nuk e rreh mė si gjatė verės dhe anasjelltas. Nė kėtė periudhė duhet tė pėrdoren kremra hidratues dhe rekomandohen edhe vitaminat me magnez.

A ekzistojnė nė tė vėrtetė rrudhat e shkaktuara nga stresi?
Fatkeqėsisht po. Stresi ngadalėson qarkullimin e gjakut duke bėrė qė rrudhat e shprehisė tė kthehen nė rrudha tė thella dhe tė qėndrueshme.

TRI MĖNYRA PĖR RIGJENERIMIN E LĖKURĖS

Dieta AD HOC
Nė periudhat mė stresuese tė jetės sė pėrditshme, kjo dietė, e cila zgjat 40 ditė, konsiston nė ngrėnien e orizit integral pėr drekė dhe peshkut e perimeve nė darkė. Shumė ujė, tė cilit mund t’i shtohet gjithashtu pak lėng limoni.

Aktiviteti fizik
Joga ėshtė njė strategji shumė e mirė jo vetėm pėr trupin, por edhe pėr lėkurėn. Ėshtė vėrtetuar qė meditimi 20-minutėsh ēdo ditė ndihmon qelizat tė rinohen. Shtohet prodhimi i endorfinės, e cila ndihmon lėkurėn tė riaktivizojė funksionet e saj rigjeneruese.

Trajtimet
Nė kushtet e shtėpisė mund tė realizohet njė maskė anti-stres. Nė njė kos dietik, pa yndyrė, shtohet pak krem me veti hidratuese. Lihet nė lėkurėn e fytyrės pėr 30 minuta dhe e ndihmon atė tė duket mė rrėzėllitėse.

… dhe njė ushtrim pėr tė luftuar rrudhat
Nxirrni buzėt jashtė, si peshk, njėsoj sikur do tė donit tė dėrgonit njė puthje, por pa i rrudhur ato. Shqiptoni zanoren ‘a’, gjithmonė duke qėndruar me buzėt jashtė, pėrpiquni njėkohėsisht tė buzėqeshni. Ndihmon edhe pėr rrudhat e zonės sė mjekrės


Barku dėmton zemrėn mė shumė se obeziteti
Kush ka bark rrezikon mė shumė pėr tė pasur njė vdekje qė mund tė lidhet me njė patologji me zemrėn, nė raport me personat qė kanė shėndet nė total.

Njė studim i Mayo Clinic nė Rochester, nė Minnesota tregon se personat qė kanė barkun e madh janė mė tė prekur nga sėmundjet e zemrės.

Barku ėshtė i pėrbėrė nga yndyra dhe dhjamėra tė shumtė qė kanė njė ndikim tė keq nė metabolizėm dhe veēanėrisht me me komponentė toksikė qė shtojnė rreziqet kardiake.




__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-09-12, 11:18   #14
achiles
 
Avatari i achiles
 
Anėtarėsuar: 03-07-11
Postime: 274
achiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Zbulohet geni i lumturisė - por e kanė vetėm femrat


Ai quhet Maoa dhe ėshtė geni qė ju bėn tė lumtur. Por juve meshkuj, mos t’ju vijė keq, po t’ju themi se ai ka fuqi vetėm pėr femrat. Kjo mund tė shpjegojė edhe sepse, shpesh, ju jeni mė tė trishtuara se ato.

Ky fakt pohohet nga shkencėtarėt amerikanė nė Universitetin e Floridas, qė kanė botuar rreth tij edhe studimin pėrkatės nė revistėn “Progress in Neuro-Psychopharmacology & Biological Psychiatry”.

Sipas tyre, nė trurin femėror ushtron aktivitetin geni Maoa, i lidhur me njė dozė mė tė lartė lumturie tek femrat, sesa tek meshkujt nė pėrjetimin e gjėrave.

"Ky nė fakt, quhet edhe gen luftėtar, por nė kėtė rast ne kemi analizuar anėn e tij pozitive", cilėson studiuesi Henian Chen, lidhur me njė fakt tė tillė.

Sipas tij, Maoa rregullon veprimtarinė e njė enzime qė ndikon nė proceset e serontinės, dopaminės, tė njohur si hormonet e kėnaqėsisė dhe mirėqėnues, duke i transmetuar ato nė tru.

Proces ky qė ndikon nė mėnyrė direkte nė pėrmirėsimin e gjendjes shpirtėrore.

Ndėrsa tek burrat, sipas studiuesit, kėto efekte pozitive janė penguar ndoshta nga testosteroni.
achiles Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:21.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.