Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-01-06, 21:58   #76
fesatiiiiii
 
Anėtarėsuar: 21-05-05
Postime: 19
fesatiiiiii i vlerėsuar jo keq
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga laliloli

E di 100% qe pjesetaret e UĒK-se kane vrare kriminel serbe dhe trathetare .
Po ti ja ku i ke emrat, pasi qe qenke i sigurte 100% tregona cfare tradhetie paskan ber keta, per me teper Psikologu po shkruan me fakte se kush dhe pse jan vrare.
Urdhero ti mbroji veprimet e vrasesve me fakte tani.
fesatiiiiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 29-01-06, 22:12   #77
IB
 
Anėtarėsuar: 06-03-04
Vendndodhja: Suedi
Postime: 360
IB e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek IB
Gabim

Te pershendes krijuesi, me keto afishime te juajat po e trgoni fetyren e vertet dhe identitetin tan te nje minoriteti, deri sa cdo ofendim te afishuasve te tjer e kritikoni, ne te njejten kohe, pa hezitim beni te njejtin ofendim apo shkoni edhe ma larg, apo ndoshta ti ki te drejt te ofendojsh se na e ke pruar lirin, kurse ata tjeret nuk kane te drejt, por edhe kjo eshte ne kuader te lojes, sepse njeriu me qka ka lufton, dhe armja e juaj qenka ofendimi, sepse arme tjeter kurr nuk ke pasur, nuk ki, dhe as qe do te kishe ne te ardhemen, dhe lum ju se qfar arme po posedojshe!
IB Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-06, 23:19   #78
geisha
 
Anėtarėsuar: 30-03-05
Vendndodhja: mars
Postime: 250
geisha e ka pezulluar reputacionin
Gabim

TURPI I MBULOFT keta qe guxojne te prekin ne luften e shejnt per liri te Kosovarve!!!!

edhe keto gjera po lexoj ketu ... vall skeni respekt per asgje o njerez? :cry: :cry: :cry: :cry: :cry:
geisha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-06, 10:06   #79
laliloli
 
Avatari i laliloli
 
Anėtarėsuar: 18-03-05
Vendndodhja: Kosovė
Postime: 9,134
laliloli VIPlaliloli VIPlaliloli VIPlaliloli VIPlaliloli VIPlaliloli VIPlaliloli VIP
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek laliloli Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek laliloli
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga MemphiSx


Une kam shkru ashtu si kan punu Institucionet tona.
Qendrimi i partis ne Pushtet cdo her ka qen qe TMK duhet te jet jasht Politikes,qe duhet te jet e profesionalizuar qe duhet te jet e popullit (e jo e Lushtakut).
Pra gjitha kto i perfshin edhe thenia e Agim Qekut then per Presidentin Rugova.
Ne Kosove per fat te keq nuk kemi institucione profesionale por politike, sepse politika vendos per qdo post ne Kosove .Qendrimi i partise ne pushtet ka qene qe ta fus nen kontrolle TMK-ne por nuk ia kan dalur,per kete edhe TMK ka qene e injoruar dhe nuk ka pas kurrfar bashkpunimi mes TMK-se dhe institucioneve deri para nje viti.
__________________
Rrespekto tė tjeret ,
ashtu siq dėshiron tė jesh i rrespektuar
laliloli Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-06, 10:37   #80
ANESTEZIA
 
Anėtarėsuar: 07-01-06
Postime: 114
ANESTEZIA e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Vranina
TRIBUNALI PENAL NDĖRKOMBĖTAR PĖR ISH-JUGOSLLAVINĖ



Lėnda Nr. IT-03-66-I

PROKURORJA E TRIBUNALIT


KUNDĖR


Fatmir LIMAJT

HARADIN BALĖS

Isak MUSLIUT

Agim MURTEZIT

AKTAKUZA

Prokurorja e Tribunalit Penal Ndėrkombėtar pėr ish-Jugosllavinė, nė bazė tė kompetencave tė saj sipas Nenit 18 tė Statutit tė Tribunalit Penal Ndėrkombėtar pėr ish-Jugosllavinė (tutje "Statuti i Tribunalit") akuzon:

Fatmir LIMAJN, i njohur si Ēeliku

Haradin BALĖN, i njohur si Shala

Isak MUSLIUN, i njohur si Qerqizi

Agim MURTEZIN, i njohur si Murrizi

Pėr KRIME KUNDĖR NJERĖZIMIT dhe SHKELJE TĖ LIGJEVE OSE ZAKONEVE TĖ LUFTĖS.


E si duhet me i quejt ata qe bėjnė krime kunder bashkombasve
Epranoj eq ata kane bere gabim.
E gabimi eshte: qe i kane lene edhe disa "bashkekombas" si ti qe te shpifin per gjakun e derdhur te UCK-se.
ANESTEZIA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-06, 10:44   #81
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

KURRĖ NUK DO TĖ MUND TĖ THUHEN TĖ GJITHA GJĖRAT PĖR LUFTĖN
Intervistė me Saim Tahiraj


Pėrgaditėn pėr kombėtaren “Bota sot”: Sefedin Krasniqi & Beqir Kameraj

Nė pėrvjetorin e pestė tė luftės sė Jasharėve nė Prekaz, tė 5, 6, dhe 7 marsit 1998, shtypi i shkruar i Kosovės ka botuar artikuj tė ndryshem lidhur me pėrgaditjet e luftės, ushtrimeve tė grupeve tė para nė Shqipėri nė vitin 1991 deri nė fillimin e luftės sė hapur dhe zhvillimin e saj nė Kosovė. Prej mbarimit tė luftės ėshtė folur dhe janė realizuar shumė intervista me komandantė dhe ushtarė apo verimtarė qė e kanė ndihmuar ēlirimin e Kosovės. Janė botuar edhe shumė libra, shumė tė tjera janė nė botim e sipėr. Megjithatė, ekziston pėrshtypja se shtypi kosovar e ka trajtuar luftėn sipas shijės sė krahut politik qė i kanė takuar gazetarėt. Veē shijes sė gazetarėve dhe bindjeve politike tė tyre, shumė gjėra kanė mbetur pa u thėne nga shkaku se shumė ushtarė tė UĒK-sė gjindeshin ende nėpėr burgjet serbe. Pasi nė burgjet serbe, sipas tė gjitha gjasėve, nuk ka mė pjestarė tė UĒK-sė, intervista dhe fejtone, me rrėfime pėr luftėn, prap kanė vėrshuar shtypin e Kosovės. Interesim i veēantė ėshtė shfaqur pėr rrėfimet e anėtarėve tė familjes sė Adem Jasharit. Nė rrėfimin e Rifat Jasharit flitet edhe pėr disa pjestarė tė grupit tė Salih Ēekajt, sidomos pėr familjen e vėllezėrve Tahiraj nga Belegu si dhe tė Osman Ferizit nga Kodralia. Pėr kėto familje ka folur pėr sė gjalli edhe Hamzė Jashari, i cili nė intervisten e Shpresė Mulliqit, tė botuar post-mortum nė kombėtaren “Bota sot” mė 16, 17 dhe 18 prill 1998, ka deklaruar: ”Familja Jashari e njeh mirė familjen Tahiraj nga Belegu si dhe familjen Ferizi nga Kodralia etj.” Nė njė intervistė tė gjatė, nė muajin shtator tė vitit 2002, nė gazetėn “Zėri”, Rifat Jashari ka deklaruar fare ngjajshėm sikur vėllai i tij Hamza. Pėr komėtaren “Bota sot”, e lutėm njėrin nga vėllezėrit Tahiraj, Saim Tahirajn, pasi qė ky ishte edhe mė aktivi nė grupin e Sali Ēekajt, tė flas mė imtėsisht rreth veprimtarisė sė kėtij grupi si dhe zhvillimeve tė luftės nė pėrgjithėsi. Gjatė bisedės tė pranishėm kanė qenė edhe vėllezėrit Ismet dhe Sami Tahiraj.

KURRĖ NUK DO TĖ MUND THUHEN TĖ GJITHA GJĖRAT PĖR LUFTĖN

Bota sot: Sikur shumė ushtarė dhe komandantė edhe Ju keni folur disa herė pėr gazetėn “Bota sot” pėr luftėn. Pėr shkaqe qė tashmė dihen, asnjėherė as Ju nuk keni mundur t’i thoni tė gjitha gjėrat qė keni dashur. Ēka ka mbetur ende pa u thėnė? Ku dhe kur kanė filluar kontaktet e juaja me Adem Jasharin dhe Grupin e luftėtarėve tė Drenicės dhe tė Llapit? Cilat ishin lidhjet e Grupit tė Salih Ēekajt me kėto grupe?

Saim Tahiraj: Dua tė jem i qartė. Ne nuk kemi punuar kokė mė veti. Para se tė fillojmė me pėrgaditjet ushtarake nė Shqipėri, nė mes tė institucioneve tė shtetit Shqiptar dhe atyre tė Kosovės, sa di unė, ėshtė arritur njė marrėveshje. Protogonistėt e kėsaj marrėveshje janė gjallė, si nė Kosovė edhe nė Shqipėri. Ata mė nė fund duhet tė flasin e ta thonė tė vėrtetėn. Kėtė ia kanė borxh historisė dhe gjithė shqiptarėve, por nė veēanti ua kanė borxh Salih Ēekajt, Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit. Pėr mua kėta tre janė tri shtyllat kryesore tė luftės sė armatosur pėr ēlirimin e Kosovės. Ata e pėrgaditėn luftėn, i realizuan aksionet e para kundėr soldateskės serbe dhe vazhduan me luftėn e hapur derisa ranė heroikisht nė fushėn e nderit. Ndėrsa pėr kontaketet me Adem Jasharin dhe kontaktet me grupe tjera luftėtarėsh do tė flas nė kuadėr tė kontakteve qė kemi pasur me rastin e pregaditjes sė Grupit tė Dytė nė Shqipėri, e sidomos pas hyrjes sė kėtij grupi nė Kosovė.

Bota sot: Atėherė na thuani diēka mė imtėsisht, pėr pregaditjet ushtarake dhe futjen e kėtyre grupeve nė Kosovė.
Saim Tahiraj: Pas daljes sė Salih Ēekajt nė Gjermani, veprimtaria e tij zhvillohet nė dy drejtime: nė atė politik, duke u kyēer nė LDK me qendėr nė Shtutgard, sepse nė sa ishte nė Kosovė ishte anėtar i kėsaj partie. Drjetimi tjetėr ishte fillimi i veprimtarisė ushtarake, e qė nė atė kohė ka vepruar nė kuadėr tė Qeverisė sė Kosovės e cila punonte nė egzil. Ai pra kishte marrė instruksionet nga njerėzit e qeverisė pėr tė filluar pregaditjet e para ushtarake, bashkė me shumė shokė dhe njerėz tė besueshėm tė ēėshtjes kombėtare. Pas shumė analizave dhe konsultimeve, Salihu ka shkuar nė Shqipėri dhe atje bashkohet me rreth 60 djem tė zgjedhur nga tė gjitha viset shqiptare jashtė Shqipėrisė Londineze. Me kėta djem ka bėrė pregaditje ushtarake nė Surrel tė Tiranės, nė malin Dajt. Ky ka qenė Grupi i parė i ushtarėve tė Republikės sė Kosovės.

Bota sot: Do tė ishte me interes tė thuani diēka pėr kėtė grup. Nė opinion dihet shumė pak. A janė futur nė Kosovė ushtarėt e kėti grupi tė armatosur dhe me uniforma ushatarke?

Saim Tahiraj:
Jo, ata nuk kanė qenė tė armatosur as tė uniformuar. Pas ushtrimeve ushtarake njė muajshe, qėllimi i tyre ka qenė futja nė Kosovė nėpėr rrugė dhe mėnyra tė ndyshme. Pėrjashtim bėjnė Salih Ēekaj dhe Zymer Lulaj. Kėta dy kanė udhėtuar nga Shqipėria nė drejtim tė Kosovės dhe kanė qenė tė armatosur. Mendoj qė pėr kėtė duhet tė flas mė gjerėsisht Zymer Lulaj. Ai ėshtė deshmitar i gjallė. Por e di qė ata nė Deēan i kanė vėnė bazat e para pėr ushtarėt e ardhshėm tė Republikės sė Kosovės.

Bota sot: Nė kėtė grup veē Salih Ēekajt dhe Zymer Lulajt a dini edhe ndonjė emėr tjetėr tė rėndėsishėm qė duhet pėrmendur?

Saim Tahiraj: Po, nė kėtė grup ka qenė edhe Zahir Pajaziti, i cili, gjithashtu bėri shumė pėr formimin e bėrthamave tė para tė luftėtarėve tė lirisė tė Llapit por edhe mė gjerė.

Bota sot: Pėr vrasjen e tij para luftės, e nė veēanti pas saj ka pasur polemika nga individė tė ndryshėm. Ēfarė mendoni ju?

Saim Tahiraj: Fatkeqėsisht, ai u vra heret nga forcat serbe. Rreth vrasjes sė tij ėshtė folur e pėrfolur shumė, janė dhėnė vlerėsime dhe spekulime, por unė nuk dua tė ngatėrrohem me gjėra qė nuk i di.

Bota sot: Atėherė, si qėndron puna me Grupin e Dytė tė ushtarėve tė Republikės sė Kosovės?

Saim Tahiraj: Unė kam pasur privilegjin qė grupit tė dytė t’ia bashkangjes njė grup djemsh nga komuna e Deēanit. Edhe ky grup ka ushtruar nė Surel tė Dajtit, nė tė njėjtėn bazė stėrvitore ushtarake.
Pasi unė bashkė me shumė djem tjerė tashmė i kishim filluar aktivitetet tona ende pa filluar ushtrimet nė Shqipėri, posa u paraqit nevoja udhėtova nga Zvicėra nė Kosovė. Nė Deēan kontaktova me Xhemail Berishėn, njė veprimtar mjaft i denjė pėr kohė tė vėshtira dhe kushtet nė tė cilat vepronim atėherė. Me Xhemailin u dakorduam rreth organizimit dhe ai, pa vonuar, filloi pėrgaditjen e njerėzve dhe tė terrenit se kush mund tė ishte nė grupin e dytė nga komuna e Deēanit, ndėrsa unė u ktheva nė Zvicėr. Posa e morėm sinjalin e duhur nga njerėzit pėrgjegjės, nga Kosova nė Zvicėr erdhėn bashkė me Xhemail Berishėn, Osman Ferizi, Shkelzen Gjoni dhe Hasan Ferizi. Vėllai im, Sami Tahiraj, ndodhej nė Zvicėr. Meqenėse, ky tashmė ishte i kyēur nė kėtė organizim, iu bashkua kėtij grupi nė Zvicėr dhe udhėtuan tė gjithė sė bashku nė Shqipėri. Ushtrimet kanė zgjatur 30 ditė dhe ato i kanė udhėhequr oficerė tė specializuar tė ushtrisė shqiptare.
Pas ushtrimeve nė Shqipėri, qėllimi kryesor ishte qė me njė pjesė tė armatimit tė depėrtojnė ilegalisht nė Kosovė. Pra ky mision delikat, i kalimit ilegal tė kufirit Shqipėri-Kosovė, me 33 ushtarė tė armatosur, iu besua Salih Ēekajt, tash hero kombėtar.

Bota sot: Cilat kanė qenė arsyet qė determinuan qė Salih Ēekaj t’i printe kėtij grupi pėr tu futur nė Kosovė? Kush ia besoi kėtė rol dhe a ishte ky komandanti i parė i grupeve tė armatosura tė luftėtarėve tė lirisė?
Saim Tahiraj: Arsyet qė Salih Ēekaj duhej t’i printe kėtij grupi ishin tė shumta dhe tė ndryshme. Por, arsyet kryesore ishtin se ai kishte njohuri ushtarake pasi ishte oficer rezervė dhe pėr kėtė fushė posedonte njohuri profesionale, pastaj ishte person qė njifte mė sė miri terrenin kah duhej tė hyhej nga Shqipėria nė Kosovė. Sali Ēekaj ishte njeri i qetė, serioz, i besės dhe njė intelektual qė dinte shumė mirė ēfarė duhej bėrė pėr Kosovėn. Udhėheqės e kanė zgjedhur ushtarėt qė pėrgaditeshin tė futen nė Kosovė.
Kėshtu pra, pas 30 ditė ushtrimesh prej 55 ushtarėve sa ishin nė grupin e dytė, vetėm 34 veta u nisėn drejt Kosovės me 75 kallashnikovė, me njė pjesė municioni e me bomba dore. Me kėtė rast dėshiroj ta ceku, por nėse ėshtė nevoja edhe ta pėrserisė, se kjo ėshtė thyerja e parė e kufirit dhe jo siē po pretendohet, se thyerja e kufirit u bė vetėm nė vitin 1999. Jo, thyerja e kufirit, pėr trima, ėshtė bėrė nė vitin 1991. Atėherė ishte tepėr vėshtirė dhe gadi e paimagjinuar njė ndėrmarrje e kėtillė. Ka njerėz qė kanė kaluar kufirin Shqipėri-Kosovė; dy, tre a mė shumė veta, por me qėllime luftarake, tė armatosur dhe tė organizuar nė baza institucionale, kjo ėshtė hera e parė deri nė fillimin e luftės sė hapėt. Tė tjerėt le tė thonė si tė duan e ēka te duan. Grupe bashibuzukėsh mund tė ketė pasur edhe para vitit ’91 dhe pas vitit ’91, por ky ishte njė rrugėtim me detyrė, i mbėshtetur nga institucinet e atėherėshme tė Republikės sė Kosovės. Pastaj nė kėtė rrugėtim ka qenė edhe legjenda e mėvonshme e luftės sė vitit ’98, Adem Jashari. Kjo thyerje kufiri nuk u ndal mė as pėr Salih Ēekajn, as pėr Adem Jasharin, as pėr Zahir Pajazitin. Qėllimi i futjes sė armatimit nė Kosovė ishte armatosja e bėrthamave tė para tė njėsiteve ushtarake pėr ēlirimin e Kosovės, tė cilat quheshin njėsitet e para vetėmbrojtėse.

Bota sot: Pas mbarimit tė ushtrimeve nė Shqipėri, pra grupi prej 33 vetave, nėn komanden e Sali Ēekajt niset pėr Kosovė. Si rrodhėn punėt nė vazhdim?

Saim Tahiraj: Unė me detyrė udhėtova nga Zvicra me aeroplan pėr Kosovė. Atje bashkė me Xhemail Berishėn e kemi pasur pėr detyrė ta presim grupin prej 34 vetave qė do tė vinin tė armatosur nga Shqipėria. Veē kėsaj, ishim tė caktuar tė vėzhgonim forcat serbe, qofshin ato tė policisė apo tė ushtrisė. Pėrmes kanaleve tona e lajmėruam Salihun tė mos nisej nė kohėn qė ishte e cakuar, meqė kishte lėvizje shumė tė mėdha tė ushtrisė dhe policisė serbe, sidomos rreth kufirit nė zonėn e Rekės sė Keqe e deri te Juniku dhe Pobėrgja. Kėshtu, Salihu e shtyn udhėtimin pėr pak kohė. Pėrveē qė e shtyn udhėtimin, e ndėrron edhe drejtimin. Merrė njė udhė tjetėr, e jo atė qė ishte planifikuar. Nė vend se tė arrinin pėr 3 orė e gjysmė, udhėtimi u kishte zgjatur nėntė orė. Megjithatė, tė prirė nga Salih Ēekaj, arritėn rreth orės 5 tė mengjesit dhe u vendosen nė fshatin Voksh; nė shtėpinė e Salih Panxhajt dhe Avdyl Panxhajt. Pushuan pak. E lanė armatimin dhe u ndanė nė tri grupe. Njė grup erdhi te unė nė Beleg, pasi vėllau im, Samiu, kishte ushtruar dhe udhėtuar me ta. Tė tjerėt u vendosėn nė Kodrali nė shtėpitė e Osman Ferizit, Hasan Ferizit dhe Shkelzen Gjonit. Adem Jashari ka qenė me grupin qė u vendos nė Kodrali, tė cilin grup e ka bartur me qerre kuajsh Bajram Selim Tolaj nga Pobėrgja. Pra, po theksoj dhe le tė dihet pėr jetė tė jetėve, se nė mesin e 33 ushtarėve, nėn udhėheqjen e Salih Ēekajt, ndodhej edhe Adem Jashari, Ilaz Kodra, Fadil Kodra etj... Por, edhe le tė dihet pėr jetė e mot se Salih Ēekaj ishte komandanti i parė i formacioneve tė para ushtarake qė filluan pėrgaditjet pėr ēlirimin e Kosovės me luftė qysh nė vitin ’91. Nė atė kohė ngjarjet janė zhvilluar kėshtu. Pėr hir tė vėrtetės dhe pėrgjegjėsisė historike, versionet tjera, nga kushdoqoftė, do t’i demantoj sa herė qė tė mė jepet rasti. E vėrteta ėshtė njė dhe nuk ndryshohet sipas politikės ditore. Ajo nuk mund tė ndyshohet, tė mohohet, as tė thjeshtėsohet pėr hatėr tė askujt. Fundja, ne kemi edhe listen e 34 ushtarėve qė kanė hyrė nė Kosovė, me emėr e mbiemėr tė secilit prej tyre. Kemi edhe numrin e secilės armė, si dhe sasinė e municionit. Pastaj e dimė edhe kush i ka mbushur karikatorėt dhe ku janė pėrgaditur! Kush ua ka pėrgaditur edhe bukėn pėr drekė kėtyre trimave etj,... Ja edhe lista, tė cilėn e ka edhe Niman Muēaj, autori i filmit dokumentar dhe librit “Sali Ēekaj gurthemel i pavarėsisė sė Kosovės”.
Veē kėsja ne kemi edhe fotografinė e ushtarėve tė Grupit tė Dytė, ndėrsa forografinė e Grupit tė Parė ku figuron edhe Zahir Pajaziti na e ka dhėnė Lutfi Haziri, tash kryetar i komunės sė Gjilanit.
Emri dhe mbiemri Komuna PU.A. Nr. Karikatorė Fishekė
1. Hasan Ferizi Deēan 20102614 4 120
2. Shkelzen Gjoni Deēan 20097018 4 120
3. Sami Tahiraj Deēan 17029553 4 120/5
4. Osman Ferizi Deēan 4176733 4 120/20
5. Muharrem Bobi Przeren 7350 4 120/150
6. Hilmi Peci Mitrovicė 12133987 4 120
7. Ramadan Begu Mitrovicė 11113957 4 120
8. Nazmi Bajrami Mitrovicė 4176505 4 120/6
9. Ejup Murseli Mitrovicė 20115049 4 120/24
10. Shahin Bejtullahu Mitrovicė 20112290 4 120/180
11. Lutfi Jonuzi Mitrovicė 20060919 4 120
12. Fadil Kadria Skenderaj 11112153 4 120
13. Iljaz Kadria Skenderaj 111174110 4 120
14. Adem Jashari Skenderaj 20109662 4 120
15. Murat Jashari Skenderaj 20084113 4 120/7
16. Avni Rama Skenderaj 20061583 4 120/28
17. Sahit Jashari Skenderaj 20103940 4 120/38
18. Shaqir Salihi Skenderaj 11125407 4 120
19. Xhemajl Kelmendi F.Kosovė 20096701 4 120
20. Naim Gubetini Prishtinė 20098575 4 120
21. Shemsi Zeqiri Prishtinė 20102917 4 120/6
22. Xhavit Gubetini Prishtinė 20113567 4 120
23. Faton Gajtani Prishtinė 20108076 4 120/8
24. Isuf Ismajli Prishtinė 20065291 4 120/32
25. Driton Restelica Podujevė 11101858 4 120/240
26. Ekrem Sheholli Podujevė 1112249 4 120/2
27. Qenan Azizi Tetovė 20106021 4 120
28. Feriz Xhemaili Tetovė 20060106 4 120
29. Nuri Bexheti Tetovė 20027760 4 120
30. Bujar Zeneli Kumanovė 20063866 4 120
31. Orhan Ibrahimi Kumanovė 20050812 4 120
32. Jakup Limani Shkup 411651 4 120
33. Halil Palloshi Shkup 12123606 4 120
LISTA E 33 USHTARĖVE QĖ HYNĖ NĖ KOSOVĖ NĖ DHJETOR TĖ VITIT ’91:
Gjithsejt 33 132 3960

Me datėn 08. 12. 1991

Ushtari i 34 ishte komandanti Salih Ēekaj


Bota sot: Ku ishit Ju ditėn kur ata u futėn nė Kosovė, si u pritėn nėpėr familje dhe si kanė rrjedhur mė vonė ngjarjet e asaj dite?

Saim Tahiraj: Unė atė ditė kam shkuar nė Gjakovė pėr t’u dėgjuar nė telefon me Imer Berishen dhe Ismet Avdullahun, tė cilėt si pjestarė tė organizimit duhet tė flasin pėr detyrat dhe pėrgjegjėsit qė i kanė pasur nė atė kohė. Ata sot mund tė kenė ndėrruar kampin, por pėr hir tė gjakut tė atyre qė sakrifikuan jetėn duhet tė flasin. Pra, atė ditė kėta ushtarė kanė drekuar nė Beleg dhe Kodrali. Pastaj janė shpėrndar, nėpėr shtėpitė e veta. Para se tė shpėrndahen, u dakorduam qė pas dy javėsh tė vinin pėr ta marrė armatimin. Nga entuziazmi qė kishin, nuk respektuan marrėveshjen por filluan tė vijnė pas dy-tre ditėsh.
Ndėrkohė, Salih Ēekaj erdhi bashkė me Demė Tolajn te ne, nė Beleg, dhe mė tha qė grupi i tretė qė e kishte pėrgaditur Xhemail Berisha, Ismet Mehmetaj, Sokol Gjocaj dhe IsmetT Tahiraj mos tė udhėtonin pėr nė Shqipėri sepse kushtet ishin tė vėshtira dhe duhej tė pritnin njė moment mė tė volitshėm. Mbeti qė Salihi tė na sinjalizonte. Veē kėsaj, Salihi me Samiun (Tahirajn) biseduan rreth shpėrndarjes sė armatimit. Ai na tha, shkoni e merren armatimin nė Bėrliq, i cili armatim, nga Vokshi ishte bartur nė Pobergjė, nė shtėpinė e Fadil Tolajt, e pas disa ditėsh nga Pobėrgja bartet nga Agron Tolaj dhe Halit Tolaj me vėllezėr nė Broliq nė shtėpinė e Salih Ēekajt. Prej Broliqi nga Musa Ēekaj dhe Smail Ēekaj, 34 kallashnikovė i morėm unė me Xhemail Berishen dhe Sami Tahirajn dhe filluam t’i shpėrndajmė sė bashku me Grupin e Deēanit ku bėnin pjesė edhe Osman Ferizi, Shkelzen Gjoni e Hasan Ferizi. Dua ta theksoj se mė vonė punėt pėr shperndarjen e kėtij armatimi kanė mbetur nė duar tė Ismet e Bajram Tahiraj, si dhe tė Avdyl Molliqt.

Adem Jashari erdhi i pari pėr tė marrė armatimin


Bota sot: Kush ishin tė parėt qė erdhėn pėr tė marrė armatim?

Saim Tahiraj: I pari ka ardhur vetė Adem Jashari. Me Ademin ka qenė edhe Xhafer Zena nga Majanci i Podujevės, por me banim nė Prishtinė. Atė natė pasi hangrėm darkė e pitėm ēaj, ne vėllezėrit Tahiraj, Adem Jasharit ia kemi dhėnė 13 kallashnikovė si dhe municion e nevojshėm. Kėtu do ta pėrshkruaj momentin e nisjes sė Ademit dhe dialogun e tij me Xhafer Zenėn. Pasi i futėn 12 kallashnikovė nė arkėn e veturės tė markės Askona me ngjyrė tė kuqe e me targa tė Prishtinės, Xhaferi u ulė nė vendin e shoferit ndėrsa Ademi u ulė pėrpara nė anėn e djathtė tė tij. Ademi kallashnikovin e vetė, me dy karikatorė, e vuri nė prehėr, ndėrsa Xhaferi i tha: “Adem ndoshta ėshtė mė mirė qė edhe kėtė ta maskosh pak”? Ademi iu pėrgjegj, “me tėrė kėto armė, i gjallė s’ka kush qė mė delė pėrpara”. Natėn udhėtuan me Xhafer Zenėn pėr Drenicė e Llap pėr ta shpėrndarė atė armatim. Kėshtu u shpėrnda njė pjesė e madhe e armatimit. Pastaj, Nazmi Bajrami nga Shipoli i Mitrovicės dhe Ramadan Begu erdhėn nga Mitrovica, tė cilėt i kanė pėrcjellė Osman Ferizi dhe Shkėlzen Gjoni nga Kodralia pas mes nate.

Bota sot:
Nė atė kohė dihet se u kryen aksionet e para kundėr policisė serbe. A ishin kėto armėt e para qė me ushtimėn e tyre lajmėruan ēlirimin e Kosovės, i cili do te pasojė mė vonė?

Saim Tahiraj: Pas shpėrndarjes sė kėtij armatimi, duhet theksuar se grupi i Llapit kishte bėrė sulmin e parė mbi punktin e policisė, qysh nė vitin ’91. Salih Ēekaj me njė pjesė tė shokėve sulmon patrullėn e policisė nė aksin rrugor Deēan-Lumbardh. Ndėrsa Adem Jashari, me Hamzėn dhe Rifatin rezistojnė nė Prekaz nė shtėpinė e tyre dhe i plagosin dy policė serbė. Pėr rezistencėn e vėllezėrve Jashari, ata kanė folur edhe vetė: Hamėza pak ditė para se tė flijohet pėr lirinė e Kosovės, ka dhėnė njė intervistė e cila ėshtė botuar post-mortum, mė 16, 17, 18 prill 1998 nė gazetėn “Bota sot”, ndėrsa Rifati nė fejtonin e gazetės “Zėri” ka dhėnė njė inervistė, e cila ėshtė botuar nė cilėsinė e fejtonit gjatė muajit shtator tė vitit 2002. Me kėtė rast ka folur edhe Murat Jashari, i cili ishte edhe vetė me Adem Jasharin nė Shqipėri nė Grupin e Dytė. Mė vonė Baca Rifat ka qartėsuar edhe shumė gjėra, nė njė intervistė para disa ditėsh nė “Zėri”. Gjithmonė duke pasur respekt pėr familjen e tij do ta lusja qė t’i sqaroj edhe shumė gjėra pėr figuren e Salih Ēekajt, sepse edhe vetė Baca Rifat ka qenė nė tė njėjtin organizim. Nuk ka nevojė qė askush tė flas nė emėr tė familjes Jashari, siē po tentohet, kur fatmirėsisht disa anėtar tė kėsaj familjeje i shpėtuan masakres sė policisė serbe. Fundja Baca Rifat e di se edhe nė Gjermani kemi pasur kontakt me tė. Ai e ka njohur shumė mirė Salih Ēekajn, i cili ndejti te Baca Rifat nė Munchen nėntė ditė nė tė pame pas vrasjes sė Adem Jasharit dhe anėtarėve tjerė tė familjes.

LPK-ja lėshonte komunikata nė emėr tė UĒK-sė

Bota sot: Si i spjegoni atėherė ata zėra qė kanė propoganduar se Salih Ēekaj nuk ka qenė njėri ndėr themeluesit e UĒK-sė, nuk ka kryer asnjė aksion dhe ėshtė vrarė duke u futur nė Kosovė? Mė i zėshmi ndėr ta ėshtė Shefqet Cakiqi Llapashtica, i cili e mohon tėrė grupin e Sali Ēekajt. Aty mohohet edhe veprimtaria Juaj e Zenun Idrizit e Zymer Lulajt etj.

Saim Tahiraj:
I di dhe i njoh tė gjithė ata qė flasin pas shpine. Ndėrsa, Shefqeti ka edhe njė faqe interneti ku figurojnė disa artikuj tė botuar mė herėt nė gazetėn “Epoka e Re”. Kulufet dhe shpifjet e Shefqet Cakiqit janė tė turpshme. Nėse dikush ka tė drejtė tė merret me keto gjėra, mė sė paku ka tė drejtė tė mirret pikėrisht Shefqet Cakiqi. Ai ka vetem njė tė drejtė, tė flas vetėm pėr aktivitetin e LDK-sė nė Zvicėr derisa ka qenė anėtar i Kryesisė. Me pėrgjegjesi po e them, se njė javė pasi grupi i Salih Ēekajt i ka bėrė disa aksione nė Kosovė, Shefqet Cakiqi ka ardhur nė banesėn time me disa shokė tė tij, aktivistė tė LDK-sė sė atėhershme dhe mė kanė lutur tė antarėsohem nė LDK, me propozim tė mė bėjnė kryetar tė Nėndegės sė Wilisaut. Tash tė gjithė kanė dezertuar nga LDK-ja. Atėherė vetė Shefqet Cakiqi thoshte se kėto aksione i kanė bėrė serbėt. Kjo qė ka shkruar Cakiqi as nuk me ka hutuar fare, pėrkundrazi, me shkrimet e kohėve tė fundit ma ka forcuar bindjen pėr etikėn e tij cakiqiane.
Ndėrsa sa i pėrket themelimit tė UĒK-sė, unė pajtohem se pagėzues tė UĒK-sė nuk kemi qenė ne. Por me kėmbėngulje e them se ne kemi qenė themelues tė bėrthamave tė para tė Ushtrisė sė Kosovės nėn udhėheqjen e institucioneve edhe pse disa persona pėrgjegjės nuk i kanė kryer detyrat me tė cialat kanė qenė tė ngarkuar. Sa i pėrket pagėzimit tė UĒK-sė, do tė ishte mė sė miri tė dakordohen mes veti, ata qė lėshonin komunikata nga Zvicėra kur Ademi, Salihu e Zahiri me shumė shokė kryenin aksione nėpėr Kosovė. Mundėsisht tė dalin me njė qėndrim ku dhe kur u pagėzua UĒK-ja, kush ishte i pranishėm, a ka procesverbal dhe a u inēizua ai moment. Deklaratat nė shtyp se “kur ėshtė themeluar UĒK-ja, Ademi ėshtė gėzuar shumė (R.Selimi) apo “unė e themelova UĒK-nė mė 28 e 29 nėntor 1994 (N.Hasani)” apo edhe fejtoni i fundit Xhavit Halitit nė “Zėrin” se “LPK e ka themeluar UĒK-nė”, mė herėt i ka demantuar Muhamet Kelmendi, i cili, nė librin e tij thotė se “LPK i ka lėshuar 47 komunikata nė emėr tė UĒK-sė”!!! Ndėrsa unė e pyes Xhavit Halitin, a janė pyetur Salih Ēekaj, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti pėr pagėzimin UĒK-sė dhe a kanė bartur kėta emblemen e UĒK-sė? Pastaj komunikatat qė i lėshonin nga banesat e ngrohta nė Zvicėr nė emėr tė UĒK-sė pėr aksionet e tyre, a e kanė pyetur ndonjėherė Salih Ēekajn, Adem Jasharin apo Zahir Pajazitin? Pse o burra nuk po i tregoni origjinalet e kėtyre komunikatave dhe faksimilin me nėnshkrime tė komandantit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė. Nga tė gjitha shkrimet qė kam lexuar deri tash, ata flasin pėr komandantin Adem Jashari, por askund nuk thojnė se Ademi ishte edhe anėtar apo komandant i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė. A ju shkon mendja se komunikatat e LPK-sė nga Perėndimi kanė qenė denoncimi mė i rėndė dhe dekonspirim mė fatal, qė pėr kapuq tė madh, i ėshtė bėrė organizimit ilegal tė armatosur kundruell forcave serbe?! E them kėtė nga fakti se nė disa raste ende pa lėshuar Kosovėn Grupi i Salih Ēekajt, pas kryerjes sė aksioneve, LPK-ja ka lėshuar komunikata duke u bazuar nė lajmet e televizionit tė Beogradit, i cili i rregullonte sipas deshirės dhe nevojave tė politikės gjakpirėse tė Millosheviqit. Le t’u tregojė shqiptarėve Xhavit Haliti pse komunikatat lėshoheshin nė emėr tė UĒK-sė kur ne qysh nė vitin 1991 jemi futur nė Kosovė me uniforma ushtarake por pa emblema tė UĒK-sė.

Bota sot: A ėshtė i gatshėm Grupi i Salih Ēekajt tė merrė pjesė nė ndonjė simpozium pėr t’i qartėsuar tė gjitha kėto gjėra? A jeni nė gjendje tė ballafaqoheni publikisht me ata qė aq shumė pas luftės u promovuan nė shpinė tė UĒK-sė?

Saim Tahiraj:
Po natėn dhe ditėn, nė gazeta, nė radio, nė televizion apo nė ēfarėdo sesioni apo simpoziumi tė organizuar nga historianėt apo sesione tė ndyshme shkencore. Por jam thellėsisht i bindur se ata nuk janė tė gatshėm pėr kėtė sepse nuk janė mėsuar tė flasin me gjuhėn e fakteve por me gjuhėn e forcės.

Bota sot: Tė kthehemi edhe njėherė si vazhdoi puna mė tutje me pjestarėt e grupit nė fjalė? Disa prej tyre shumė shpejt u burgosėn.

Saim Tahiraj: Fatkeqėsisht, njėri nga shokėt tanė, Xhavit Gubetini, i pari ra nė duar tė policisė serbe. Pas tri dite filloi bastisja e mėnjėhershme nė tė gjitha drejtimet si nė Llap, Drenicė dhe Deēan etj... Ky organizim kishte shtrirje tė gjėrė, pasi ishin tė pėrfshira Kosova dhe viset shqiptare nė Maqedoni. Megjithatė, falė organizimit tonė tė asaj kohe, ne arritėm tė lajmėrojmė njeri-tjetrin dhe tė largohemi. Mirėpo, pesė pjestarė tė ushtrimeve nė Shqipėri u burgosėn, e bashkė me ta edhe tre tė tjerė qė e ndihmonin kėtė organizim. Por, u zunė vetėm pesė armė. Pjesa tjetėr mbeti e pazbuluar nė shtepinė e Salih Ēekut dhe nė shtėpinė tonė, nė Beleg. Nė vazhdim, me ato pushkė qė mbetėn tė pazbuluara, u kryen shumė akasione kundėr forcave serbe nėpėr Drenicė, Llap e Dukagjin. Disa vite mė vonė, kur filloi lufta e hapėt, ato armė iu shpėrndanė luftėtarėve tė lirisė. Nė komunėn e Deēanit shpėrndarjen e bėri Musa Ēakaj nga Bėrliqi, vėllai i Salihut dhe Bajram Tahiraj nga Belegu.

Bota sot: Pas kėtyre arrestimeve si vepruat ju?

Saim Tahiraj: Meqenėse u rrezikuam shumė, ne u detyruam tė tėrhiqemi nė Shqipėri dhe prisnim urdhėra tjerė. Nė Shqipėri na nxori telashe sigurimi shqiptar. Ishte ende koha e Ramiz Alisė. Ata na urdhėruan qė ta lėshojmė sa mė parė Shqipėrinė, sepse, sipas tyre, Jugosllavia nė atė kohė kishte shtruar nė OKB-sė njė ankesė, gjoja se Shqipėria po pėrgadiste grupe terroriste kundėr ushtrisė dhe policisė serbe nė Kosovė. Kėtė na e konfirmoi mė vonė edhe Salih Berisha, presidenti i ardhshėm i Shqipėrisė. Ne u tėrhoqėm nga Shqipėria dhe shkuam nė Zvicėr e Gjermani. Nė Gjermani u takuam me Salih Ēekajn dhe biseduam pėr mundėsinė e vazhdimit tė aktiviteteve ushtarake. Njė prej takimeve mė tė rėndėsishme qė na mundėsoi Salihu ishte takimi me Bujar Bukoshin. Nė atė takim prej grupit tė Deēanit te Bujari kemi qenė kėta persona: Salih Ēekaj, Zenun Idrizi dhe unė. Me ne ka qenė edhe Ismet Avdullalhu nga Llapi. Ne shkuam nė Shtutgard pėr t’u takuar dhe pėr tė biseduar pėr veprimtarinė e mėtutjeshme. Para se tė takohemi me Bujar Bukoshin u takuam nė Shtutgard nė zyrėn e LDK-sė me Fehmi Aganin. Profesor Agani ishte kategorik qė diēka duhej ndryshuar. Ato forca qė ishin tė pėrgaditura tė vazhdonin veprimtarinė e tyre por tė jenė nėn kontrollin e institucioneve tė Republikės sė Kosovės dhe kurrsesi mos tė merrnin ndonjė veprim jashtė kontrollit. Propozoi qė Salihi tė jetė ndėrmjetės nė mes organeve tė Republikės sė Kosovės dhe atyre qė do t’i kryenin kėto veprime ushtarake. Pas kėtyre udhėzimeve qė morėm prej profesor Aganit u takuam me Bujar Bukoshin dhe u dakordam qė tė vazhdojmė aktivitin tonė. Financimin ta bėnte Qeveria e Republikės sė Kosovės. Si lidhshmėri mes nesh dhe qeverisė mbeti Salih Ēekaj. U kthyem nė Zvicėr dhe filluam pėrgaditjet konkrete. U sigurua materiali i nevojshėm. Njė shumė rreth 10’000 DM i morėm nga Bujar Bukoshi, ndėrsa financimin tjetėr e siguroi Salih Ēekaj. Blemė gjėrat qė na nevoiteshin diku nė vlerė prej 35.000 Frs. Unė dhe Ismet Avdullahi udhėtuam pėr Shqipėri dhe u takuam me Xhemail Berishėn aty ku e kishim lėnė takimin, pasiqė Xhemailin e kishim lėnė nė Shqipėri si pikėtakim.

Bota sot : A ishte e vėshtirė kjo rrugė pėr nė Kosovė?

Saim Tahiraj: Ishte shumė vėshtirė. Me shume rreziqe tė mėdha... Por moralin e kishim shumė tė lartė. Ē’ėshtė e vėrteta kėto gjėra na dukeshin fare tė vogla. Kemi qenė tė bindur se ne duhej tė vepronim edhe mė shumė pėr ēlirimin e Kosovės. Veē kufirit Kosovė-Shqipėri neve na ngrisnin kurthe edhe mbrenda nė Shqipėri. Nė Vlorė, nė korrik tė vitit 1993, forcat shqiptare na kanė bllokuar pėr gjashtė orė, por pasi u detyruam t’i korruptojmė, u bėnė “zemėrgjerė” dhe na lėshuan. Pasi u takuam nė Tiranė me Xhemail Berishėn, kemi udhėtuar drejt Tropojės: unė, Salih Ēekaj, Zymer Lulaj, Xhemail Berisha, Zenun Idrizi, Ismet Avdullahu dhe Nazmi Ajeti. Jemi ndalur nė shtėpinė e Abedin Berishės, familje e afėrt e Salih Berishės. Kėtė bazė e kishte krijuar shumė mė herėt Xhemail Berisha. E morėm Abedin Berishėn, e bashkė me Xhemailin po atė mbrėmje ata na kanė pėrcjellur deri nė kufi. Pra ishte viti ’93 kur ne me armatim dhe tė veshur me uniforma ushtarake kemi hyrė nė Kosovė nėn komandėn e Salih Ēekajt. Pra, e them mirė, me rroba ushtarake dhe armatim.

Bota sot:
Po tash, a kishin emblema kėto uniforma ushtarake dhe si kaluat kufirin?

Saim Tahiraj:
Jo, ishin vetėm uniforma ushtarake, pa emblema dhe pa ndonjė shenjė tjetėr. Qėllimi ynė ka qene tė zgjerohej veprimtaria. Kemi udhėtuar natėn. Dikur filloi me ra shi. U rėnduam shumė. Terreni ishte i vėshtirė. Shpeshherė jemi rrokė dorė pėr dore qė mos tė rrėzohemi. Bile gjatė udhėtimit aq shumė u lagėm dhe u lodhėm saqė u ndalėm ta ndezim njė zjarr. Por, ishim krejt tė qullur. Madje ēdo letėr qė kishim nė xhepa ishte e lagur. Nuk patėm mundėsi tė ndezim as zjarrin. Ishim tė rėnduar me armė dhe municion. Megjithatė, pasi pushuam pak, vazhduam rrugėn. Diku rreth mėngjesit kemi kaluar rrugėn te bariera e Jasiqit. Nė Shkozė tė Junikut kemi ndejt gjatė gjithė ditės. Duhej tė rrinim tė fshehur. Pėrsėri natėn kemi udhėtuar. Rreth mesnatės kemi arritur nė Beleg. Zenun Idrizi, Ismet Avdullahi dhe Nazmi Ajeti vazhduan pėr nė Strellc tė Epėrm. Pastaj Ismeti dhe Nazmiu kishin udhėtuar me Zenunin pėr Llap. Armatimin e kishin lėnė nė Strellc te Zenun Idrizi pėr shkaqe tė sigurisė. Kurse unė dhe Salih Ēekaj e Zymer Lulaj shkuam nė Beleg, nė shtėpinė time. U ndalėm nė livadh. E thirrėm vėllain tim Ismetin dhe ai na solli darkė. Para se tė ndahemi, u dakorduam tė takohemi nė mbrėmjen tjetėr te Verrat e Llukės me Zenun Idrizin, pasi te kthehej nga Llapi.

Vazhdon
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-06, 10:50   #82
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

KURRĖ NUK DO TĖ MUND TĖ THUHEN TĖ GJITHA GJĖRAT PĖR LUFTĖN
Intervistė me Saim Tahiraj Pjesa e dytė

Bota sot: Cili ka qenė qėllimi i atij takimi?

Saim Tahiraj:
Pasi u takuam me Zenunin shkuam nė Broliq te Salih Ēekaj dhe Zymer Lulaj. Tė nesermėn u takuam me Rrustem Bruēin dhe Ismet Mehmetin nė bjeshkėn e Belles. Biseduam pėr mundėsinė e veprimit konkret gueril kundėr forcave policore serbe. Pėr kėtė edhe u ndanė detyra konkrete. Rrustemi dhe Ismet Mejmetaj muarėn njė pjesė tė armatimit dhe qėndruan nė Kosovė. Njė pjėse tjeter e armatimit mbati nė shtėpinė time nė Beleg. Unė, Salih Ēekaj, Zymer Lulaj dhe Zenun Idrizi u kthyem nė Shqipėri nėn pėrcjelljen e babait tė Zymer Lulajt, Pajazit Lulaj. Me te u ndamė te Pėrroi i Pleqes. Kemi dalė pėr Zallė tė Rupės, pastaj pėr Stanishtė tė Tropojės nė Bjeshkėt e Junikut. Kemi udhėtuar mė se 12 orė. Kur arritėm nė Tropojė tė Vjetėr na arrestoi policia shqiptare. Na mbajtėn 8 orė. Pastaj ka ardhė Selim Demushi dhe na ka nxjerrė. Pasi na liroi Selimi shkuam nė Tiranė dhe u takuam me shokėt e Llapit. Ata nuk patėn mundėsi tė udhėtojnė me ne dhe shkuan pėr Maqedoni. Tre prej nesh kemi udhėtuar pėr Zvicėr. Salih Ēekaj ka shkuar nė Gjermani dhe i ka raportuar pėr tė gjitha Bujar Bukoshit dhe ka pritur pėr veprimet tjera qė duhej ndėrrmarrė. Shpejt kuptuam se prisnim kot sepse njerėzit e qeverisė, fatkeqėsisht, e pikėrisht vetė Bujar Bukoshi, prej asaj kohe nuk dha kurrėfarė urdhėri. Nuk e di pse!? Megjithatė, ne nuk ndejtėm duarkryq. Biseduam dhe u dakorduam qė pėrsėri tė vazhdojmė kėtė organizim. Falė disa prej shokėve tanė qė na financuan si: Fadil Tolaj, Xhafer Rraci dhe disa shokėve tė Salih Ēekajt nė Gjermani (tė cilėt i njeh Zymer Lulaj) , ne vazhduam punėn qė kishim filluar.

Bota sot: A keni edhe diēka me shkrim pėr tė gjitha kėto gjėra ?

Saim Tahiraj: Po, Bujar Bukoshi nė cilėsinė e kryeministrit i ka tė gjitha shkresat dhe raportimet tona pėr tė gjitha veprimet qė i kemi ndėrmarrė. Ai njė ditė duhet t’i bėj publike. Unė konkretisht po flas se ne kur donim tė ndėrmerrnim ndonjė aksion, e qitnim nė letėr dhe ia dorzonim Qeverisė sė Kosovės, pikrisht Bujar Bukoshit. Ai e shikonte dhe nuk pėrgjigjej. Nė fakt e pėrkrahte por nuk na ndihmonte. Megjithatė, ne vepronim dhe kryenim punėn tonė. Kryenim aksione dhe pėrsėri ktheheshim dhe i raportonim. Isnstitucionet e Republikės sė Kosovės i kemi ditur si diēka tė shenjta. Kemi pasur besim tė madh nė to, sidomos qeverisė pasi ajo vepronte jasht Kosovės dhe nuk kishte frikė nga reperkusionet e policisė serbe. Veē individė tė caktuar nuk i kanė krye detyrat e veta dhe njė ditė ata duhet tė japin llogari pėr kėtė. Shumė gjėra kanė mbetur edhe nė zyren e LDK-sė nė Shtutgart me tė cilat disponon Hafiz Gagica, e pėr kėtė nga grupi jonė ėshtė i autorizuar Zymer Lulaj tė mirret me to dhe t’i bėj publike.

Bota sot:
Si ka shkuar puna nė vazhdim? A mori fund veprimtaria e kėtij grupi nė vitin 1993?

Saim Tahiraj: Jo, jo edhe nė vitin ’94 kemi vazhduar aktivitetin tonė. Blemė armatim [...] dhe e dėrguam nė Tiranė. Por, me sygjerimin dashamirės tė Anton Kolės e leshuam Tiranėn dhe u kthyem mbrapa. Antoni nė atė kohė ishte pėrgjegjės nė Zyrėn e Republikės sė Kosovės nė Tiranė. Nė mes tij dhe Qeverisė sė Republikės sė Kosovės ndodhėn disa mosmarrėveshje. Edhe kėtė vit grupi ka kryer edhe disa aksione nėn komanden e Salihit.
Nė vitin ’96, ne pėrsėri u vetorganizuam me Salih Ēekajn. Ishim Salih Ēekaj, Zenun Idrizi, dhe unė... Ismet Ēekaj ishte nė Tiranė. Edhe Ismet Ēekaj ėshtė anėtar i Grupit tė Salih Ēekajt qė ka vepruar qysh prej vitit ‘91. Shkuam nė Tiranė e morėm Ismetin dhe u nisem drejt Tropojės nė tjetrėn bazė tonėn qė e kishim te Shpend Ēela. Morėm armatimin qė e kishim aty dhe u nisem pėr Kosovė. Kishim dy qėllimet pėr kryerjen e aksioneve. Sulmi mbi stacionin e policisė nė Irzniq dhe sulmi tjetėr frikėsimi i refugjatėve serbė tė ikur nga Kroacia qė ishin vendosur nė kompleksin e ndėrtuar rishtas nė Baballoq dhe Junik. Aksioni i parė pra, pėr frikėsimin e refugjatėve serbė tė Kroacisė dhe viseve tjera qė kishin ardhur nė shtėpitė e refugjatėve nė Junik ishte kryer nė vitin ’94. Siē thash ne u nisem drejt shtėpive tė refugjatėve nė Baballoq. Ky ishte mė tepėr aksion propagandistik. Pėr vrasjen e civilėve te pafajshėm as qė na shkonte mendja. Ndėrsa sulmin mbi stacionin e policisė nė Irzniq ishte diēka tjetėr. Arritėm te Ura e Bajram Hasanėve nė orėn 11: 00 tė natės. E pamė se ishim vonuar me veprimet tona dhe e shtymė aksionin pėr tė nesėrmen mbrėma. Qėllimi ynė ishte qė tė shkonim dhe tė flenim nė ndonjė shtėpi. Por Salihu gjithmonė kėrkonte mendimin e shokėve dhe erdhėm nė perfundim se mė mirė ishte tė flejmė nė ndonjė arė pasi ishte vera sesa t’u nxirrnim telashe njerėzve se pastaj policia serbe mund t’u binte nė gjurmė. Jo ishin te filani apo te filani dhe mund t’i burgosnin njerėzit. Nuk donim tė linim sherre mbrapa nesh. Atė natė shkuam afėr Prokollukut. Posa agoi, nė njė arė, fjetėm tėrė ditėn. Bėnte shumė zheg. Nė mbrėmje unė dhe Ismet Ēeku shkuam drejt stacionit tė policisė nė Irzniq. Salih Ēekaj, Agron Tolaj dhe Zenun Idrizi shkuan nė Baballoq te shtėpiat e refugjatėve. Aty ishin disa shtėpi tė pabanuara. Qėllimi ishte tė minonin ato shtėpi tė pabanuar dhe tė friksohen refugjatėt serbė sepse nė atė kohė kishte filluar kolonizimi i Kosovės. Me kėtė akt ne donim t’u tregonim se populli shqiptar ishte kundėr kėtij kolonizimit tė Kosovės me serbė nga Kroacia dhe Bosnja. Pra qėllimi ishte vetėm frikėsimi dhe kurrsesi vrasja e njerėzve tė pafajshėm siē e pėrmenda mė lartė. Ndėrsa unė dhe Ismeti shkuam nė Irzniq. Por kur arritėm afėr stacionit, vėrejtėm pėrforcime tė mėdha tė policisė serbe. Aty ishin kryer disa aksione mė parė dhe tash i kishin marrė masat e nevojshme pėr mbrojtje. Ne ishim vetėm dy veta dhe vendosėm tė heqim dorė nga aksioni. Megjithatė, bėmė inēizimin e terrenit. Veē numrit tė shtuar tė policėve, tash telat me gjemba ishin mbi dy metra. Pastaj, pas mesnate shkuam te Ura e Bajramhasanėve dhe u takuam me grupin tjetėr tė Salih Ēekajt. Ata e kishin kryer aksionin me sukses. Kishin minuar katėr shtėpi tė pabanuar dhe njė eskavator. Kjo pati njė efekt mjaft pozitiv sepse ngjarja u bė e madhe pėrmes mjeteve tė informimit: si nė mjetet elektronike ashtu edhe nė ato tė shkruara. Mandej, pėr habinė tonė, edhe Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė lėshoi njė komunikatė dhe mori mbi vete aksionin. Thamė i qoftė pėrhajr Shtabit! Kėsaj radhe, Agron Tolaj na ka ndihmuar shumė sepse ende ishte i lirė pėr qarkullim. Tė gjithė shkuam te Gėshtenjat e Pobėrgjes. Agroni na solli ushqim. Pastaj natėn na pėrcolli deri nė kufi me Shqipėrinė. Te Agroni lamė njė sasi tė eksplozivit dhe armatime tjera. Ne u kthyem nė Zvicėr, e ai me disa shokė kreu disa aksione.. Agroni pas njė kohe u burgos dhe u dėnua me 20 vjet burg me, tash tė ndjerin, Arif Panxhen

Bota sot: Vitet kalonin, aksionet kryheshin dhe Shtabi i Pėrgjithashėm i UĒK-sė tash i pėrcillte me komunikata duke i marrė mbi vete tė gjitha kėto aksione. Si i komentoni Ju kėto gjėra?

Saim Tahiraj: Po, i ashtuquajturi ShP i UĒK-sė lėshonte komunikata nga Bahnhofėt dhe Flüghafenėt (stacione trenash dhe aeroportesh) tė Zvicrės. Ne nuk jemi marrė me kėto komunikata, por flitet se komunikatat e para iu kanė dėrguar shtypit serb si pėrshembull “Nedelni Telegrafit” tė Beogradit dhe telegrafėve tjerė tė Serbisė. Nėse nuk kam harruar nė mes komunikatės nr. 32 dhe asaj me nr. 33 dikush e pati lėshuar njė komunikatė pa numėr fare. Ka qenė qesharake se ajo komunikatė as qė pėrfshinte ndonjė aksion apo gjėra ushtarake. Megjithatė, papagallėt edhe kėtė e lexonin nėpėr tubime. Dikur komunikatat nuk mirreshin mė me ushtrinė por kėrcėnonin tė gjithė ata qė nuk i pėrgjigjeshin fondit “Vendlindja thėrret”.
Punėt u ngatėrruan dhe muarėn tė prapshtėn qysh nė vitin 1997 kur “Revolucioni demokratik i vonuar” dogji deri nė themele Shqipėrinė. Shumė thonė se ėshtė dashur kjo ēbėrje e Shqipėrisė pėr t’u furnizuar me armatime mė lehtė. Unė nuk pajtohem me kėtė. Pasi institucionet e Shqipėrisė na kishtin lejuar tė bėnim dy herė ushtrime ushtarake nė kazermat e tyre, pasi kėto ushtrime ishin kryer nėn kujdesin e oficerėve tė Ushtrisė shqiptare, s’ka asnjė dyshim edhe armatimin do ta siguronim mė lehtė me marrėveshje nė Shqipėri.

Kontaktet e para tė Salih Ēekajt me Ministrin e Mbrojtjės Ahmet Krasniqin

Bota sot: Nė fillim tė vitit 1998 filloi tė flitet pėr formimin e Ministrisė sė Mrojtjes tė udhėhequr nga kolonel Ahmet Krasniqi. Ēfarė mund tė na flisni pėr kėtė periudhė?

Saim Tahiraj: Po, nė fillim tė vitit 1998, nėse nuk gabohem dikund nė muajin mars, kishin filluar disa pėrgaditje pėr themelimin e Ministrisė sė Mbrojtjes nėn udhėheqjen e kolonel Ahmet Krasniqi. Ne ramė nė kontakt me Ahmet Krasniqin nėpėrmes Sefedin Krasniqit. Pasi kėta e kishtin kėrkuar Salihin nė zyrėn e LDK-sė nė Shtutgart dhe nuk e kishin takuar, me insistimin e kolonel Ahmet Krasniqit u takuam kah fundi marsit tė vitit ’98. Takimi ėshtė realizuar nė Les-Chaux-de-Fonds tė Zvicrės, nė banesėn e Ismet Tahirajt, me insistimin e vetė Ismetit. Nga ana jonė ishim, Salih Ēekaj, unė dhe Zenun Idrizi, si pėrfaqėsues tė grupit tė Deēanit, ndėrsa nga ana e Ministrisė sė Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi dhe Hilmi Nebihi. Biseduam tėrė natėn deri nė orėn shtatė tė mėngjesit. Ata kishin biseduar edhe me disa grupe tė tjera. Ato grupe kishin vėnė kushte, kurse ne u kyēem pa asnjė kusht sepse edhe deri atėherė, ne kishim vepruar nė kuadėr tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės. Salihi si udhėheqės i grupit tonė nuk vente kushte kur ishte nė pyetje realizimi i aspiratave tė popullit shqiptar tė Kosovės qė njė ditė tė ēlirohemi nga zgjedha serbe. Veē kėtij takimi, ende pa u vendosur ministri Ahmet Krasniqi pėr Tiranė ka pasur edhe takime tjera. Por, nė ato takime ka qenė Salih Ēekaj.

Bota sot: Pas takimit tė parė, a ju ngarkoi kolonel Ahmet Krasniqi me ndonjė detyrė?

Saim Tahiraj: Po, Ahmet Krasniqi na dha detyra konkrete. Pėr katėr ditė duhet tė futeshim nė Kosovė pėr t’u bashkuar me njerėzit tonė atje. Tash shumė armatime kishin depėrtuar nė Kosovė dhe ishte fillimi i luftės. Unė, Ismet Ēekaj dhe Zenun Idrizin, nė rrugėtimin pėr Kosovė muarėm nė Sopot tė Tropojės edhe Xajė Ēelen. Sa u futėm nė Kosovė filluam kontaktet dhe bisedat me shokėt tonė, si dhe me tė gjithė pėrfaqėsuesit e fshatrave. Ne ua paraqitėm projektin e Ministrisė sė Mbrojtjes, tė cilin, tė gjithė e pranuan me optimizėm. I caktuam pėrgjegjėsi dhe u dhamė detyrat qė kur tė vinin njėsitė Operative tė Ministrisė sė Mbrojtjes tė ishte ēdo gjė e pėrgaditur dhe nė vendin e caktuar.
Veē kėsaj, ne pritnim tė na vinin edhe disa shokė nga Drenica. Ata ishin Halil Geci dhe Hamit Gashi. Pra, ndejtėm katėr-pesė ditė nė Dukagjinė. U takuam edhe me Adem Ukėhaxhen. Ishte oficer aktiv i ushtrisė nė atė kohė. Ia propozova projektin e Ministrisė sė Mbrojtjės tė cilin e mirėpriti. Menjėherė shprehu gatishmeri tė vinte me ne nė Shqipėri dhe tė takohej drejtėpėrdrejt me njerėzit e institucioneve, konkretisht me ministrin Ahmet Krasniqi. Edhe ne e pritėm me kėnaqėsi gatishmėrinė e tij. Kėshtu u bėmė bashkė unė, Adem Ukėhaxhaj, Halil Geci, Hamit Gashi, Xajė Ēela, Zenun Idrizi, Ismet Ēekaj, Daut Berisha dhe u kthyem nė Shqipėri. I raportuam ministrit tė Mbrojtjės pėr gjithė punėn tonė qė kishim bėrė. Ai u nda shumė i kėnaqur. Adem Ukėhaxhaj ndejti nėntė ditė tė tjera nė Shqipėri. Unė u ktheva nė Zvicėr se kisha marrė disa detyra konkrete nga minstri Krasniqi lidhur me logjistiken.
Adem Ukėhaxhaj pastaj udhėtoi pėr Tropojė tė Vjetėr. Atje nė bazėn tonė nė kuadėr tė institucioneve ishte Ismet Ēekaj nga ku kishim filluar shpėrndarjen e armatimit nė kuadėr tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Nė prill i vitit ’98, nga Zvicėra udhėtova pėrseri pėr Shqipėri. Nė bazėn tonė nė Tropojė tė Vjetėr e gjeta Adem Ukėhaxhajn, Xajė Ēelėn, Ismet Ēekajn. Tė nesemen Daut Berisha, Adem Ukėhaxhaj, Xajė Ēela udhėtuan pėr Deēan me detyra shumė konkrete qė i kishte ngarkuar ministri Ahmet Krasniqi. Adem Ukėhaxhaj ka qenė oficeri i parė qė me urdhėr tė Ministrisė sė Mbrojtjes mori pėr detyrė kordinimin dhe veprimin e faktorit ushtarak nė Rrafshin e Dukagjnit. Nė atė kohė, ai kontakton edhe me disa oficerė tjerė; si me Skėnder Rexhahmetajn, Rrustem Tetajn, Shemsedin Ēekajn, pastaj veprimtarėt Ismet Mehmetajn, Vesel Lekajn etj. Kėta njerėz pra kanė qenė tė caktuar pėr t’i bėrė pėrgaditjet qė kur tė vinin Njėsitė Operative tė Ministrisė sė Mbrojtjes tė ishte ēdo gjė nė vendin e caktuar.

Bota sot: Pas vrasjes sė Zahir Pajazitit, mė vonė edhe tė Adem Jasharit, ende ishte gjallė Sali Ēekaj, shtylla e tretė e Lėvizjes sė armatosur pėr ēlirimin e Kosovės. Ku ndodhej Salihi nė atė kohė?

Saim Tahiraj: Salih Ēekaj nė atė kohė ndodhej nė Tiranė, por udhėtonte edhe pėr Gjermani sepse merrte pjesė nė pėrgaditjet e disa planeve tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Veē kėsaj, Salihut i kishin propozuar qė ai tė merrej me ngritjen e Gjykatės Supreme Ushtarake nė kuadėr tė FARK-ut . Por, ai nuk e pranoi kėtė detyrė. “Unė tha tash jam ushtar i Kosovės. Kur tė ēlirohet Kosova do tė kaloj nė profesionin tim”. Kėtu Salihu ishte i ngarkuar me gjėra mė tė mėdha qė ishin bėrė jashtė shtetit. Ai u bė njeri i afėrt dhe i besueshėm i kolonel Ahmet Krasniqit.
Bota sot: Tė kthehemi edhe njė herė kthimit tė Adem Ukėhaxhajt nė Dukagjin. A pati kthimi i tij ndonjė efekt?

Saim Tahiraj: Pas futjes sė Adem Ukėhaxhajt nė Kosovė, fshati i parė qė erdhi pėr t’u furnizuar me aramtime ishte Strellci i Epėrm, rreth 85 veta tė udhėhequr nga Shaban Rama dhe Hasan Zemaj. Marrin armatime dhe kthehen shėndosh e mirė nė Strellc. Ne vazhduam nga baza jonė tė shpėrndajmė edhe mė shumė armatime.
Papritmas u ndodhėm tė rrezikuara nga ata qė thonin se i pėrkisnin Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė. Ministri Ahmet Krasniqi, nė atė kohė, ndodhej nė Turqi rreth furnizimit me armatime dhe prej andej, pasi dikush e kishte lajmėruar se jemi tė rrezikuar, dha urdhėr qė ta mbyllim atė pikė tė furnizimit dhe tė vendosemi nė njė vend tjetėr mė tė sigurtė. Respektuam urdhėrin dhe u vendosėm nė shkollėn e Viēidolit. Pastaj vendosėm tė futemi nė Kosovė. Krahu qė e quante veten UĒK vazhdonte tė pengonte punėn e Ministrisė sė Mrojtjės dhe punėn tonė me veprime jashtzakonisht destruktive. Fillojnė shantazhet nga mė tė ndyshmet dhe nė kėtė kohė paraqiten listat e zeza pėr likuidimin e fytyrave politike dhe ushtarake tė Kosovės. Njerėzit qė mirrshin me gjėra kaq tė pista ishin tė ndihmuar nga pushteti i atėhershėm nanoist nė Shqipėri, ashtu siē janė edhe sot tė ndihmuar derivatet politike qė nė Kosovė kanė dalur nga ky krah.

Bota sot: Si reflektoheshin kėto gjėra te ju? A dėshproheshit kur vėrenit se kishte ardhė njė kohė qė pėrveē nga policia serbe ishit tė rrezikuar tash edhe nga shqiptarėt? Nga ata qė kishin pėrvetėsuar mundin tuaj dhe djersėn e derdhur me vite tė tėra. Nga ata qė kishin pėrvetėsuar edhe vetė figurėn e Adem Jasharit!

Saim Tahiraj: Ka pasur momente tė vėshtira, por kurrė deri nė atė shkallė sa tė braktisim dhe tė ndėrprejmė definitivisht aktivitetin tonė pėr ēlirimin e Kosovės. Megjithatė, biseduam me Salihun dhe i shoshitem disa variante tė tjera qė kishin tė bėjnė pėr furnizimin me armatim. Ne kishim mjaft pika tonat nė rrethinėn e Tropojės. Ato ishin pika ku kishim vepruar qysh prej vitit ’91. Pra nė rast se nė kėto qė kishim hapur do tė pengoheshim, duhet tė riaktivizonim pikat tjera. Pas njė kohe jemi kthyer nė Zvicėr prej ku vazhduam tė mirremi me logjistikė. Pėrmes njė “shoqate” arritėm tė sigurojmė pesė gjashtė kamion me uniforma dhe gjėsende tjera tė natyrės ushtarake dhe i kemi dėrguar nė vendin e caktuar. Lirisht mund tė them se nė Ministrinė e Mbrojtjes ishin infiltruar edhe njerėz tė krahut tjetėr pėr ta penguar punėn tonė. Kjo edhe na e vėshtirsonte veprimtarinė ushtarake. Nė atė kohė Salihu, ishte qershori apo fillimi i korrikut 1998, udhėtoi pėr Tropojė.

Tash nė Shqipėri arrijnė refugjatėt e parė nga Kosova

Bota sot: Nė Kosovė lufta ishte intesifikuar. Nga Dukagjini arrijnė refugjatėt e parė. Si u manifestua kjo ardhje nė Shqipėri?


Saim Tahiraj: Po ashtu ėshtė. Ishte fshati Pobėrgj qė ishte shpėrngulur nga soldateka serbe. Ardhja e tyre normalisht e ngarkoi situatėn. Forcat serbe tregoheshin, si gjithmonė, gjakatare tė pamshirshme duke mos bėrė dallime nė fėmijė, gra e tė moshuar. Por edhe ne kishim kaluar nė njė shkallė mė tė lartė tė organizimit. Pėr Shtabin e Rrafshit tė Dukagjit tė emruar nga Ministria e Mbrojtjes nė krye me Tahir Zemaj udhėtuam me njė xhip pas dy ditė nė Tropojė dhe u vendosėm nė bazėn tonė nė Viēidol. Nė kėtė bazė u vendosėn kėta oficerė: Tahir Zemaj, Fadil Hadėrgjonaj, Bajram Stojkaj, Shemsedin Kuēi etj., si dhe unė e Ismet Ēekaj. Salihun e gjetėm atje duke u marrė me refugjatėt nga Pobėrgja. U pėrpoqėm qė djemtė e ri nga Pobergja t’i aktivijzojmė drejtpėrdrejt aty por ata ishin tejet tė tmerruar nga lufta. Njė pjesė e vogėl u aktivizua. Unė dhe Rrustem Bruēi vendosėm tė futemi nė Kosovė. Tė shikojmė shokėt tonė se deri ku kanė shkuar me pėrgaditjet. Ismet Ēekaj kishte arritur nė fshatin Irzniq tre-katėr ditė para nesh. Unė dhe Rrustem Bruēi, kėsaj radhe, u futem me ushtarėt e Isniqit. Me Hasan Zukajn e Belegut pėrgaditėm 18 kuaj armatim pėr fshatin tonė dhe 18 kuaj armatim pėr fshatin e Isniqit.

Bota sot: Ku e morėt kėtė armatim dhe a e paguat?

Saim Tahiraj: Njė pjesė tė armatimit e kemi marrė nga Shtabi i Ministrisė sė Mbrojtjes qė ishte nė Viēidol, ndėrsa pjesėn tjetėr e kemi blerė me paratė e fshatit Beleg. Pas tri katėr ditė veprimi nė komunėn e Deēanit erdhi Xajė Ēela, nė cilėsinė e kuririt, dhe na dha njė letrėr ku kėrkohej tė pėrgaditnim rreth 100 ushtarė nga Rrafshi i Dukagjinit pėr t’i dėrguar nė Shqipėri. Takohemi unė Rrustem Bruēi, Shemsedin Ēeku, Ismet Ēekaj, Xajė Ēela dhe vendosėm qė ushtarėt tė dėrgohen sa mė parė. Por, pati edhe kritika pse duhej tė dėrgoheshin ushtarėt nė Shqipėri, kur kishte aq shumė djem tė Kosovės qė bredhnin kot atje. Mendimi ishte se duhej tė aktivizoheshin ata qė ishin atje qė tė mos sillen rrugėve kot e kot sepse i rrezikonim kėta tjerėt duke i dėrguar pėrtej kufirit. Megjithatė, arritėm pėlqimin qė nga fronti tė dėrgohen ushtarėt andej. Rrustem Bruēi pranoi me njė kusht dhe tha, “i dėrgojmė vetėm nėse shkon Saim Tahiraj dhe Ismet Ēekaj”. Kishte besim tė madh sepse terrenin tash e dinim sikur shkalltė e shtėpive tona dhe ishim shokė tė grupit qė nga viti ’91.
U nisėm tė shoqėruar me Xajė Ēelėn. Kanė qenė mėse 112 ushtarė. Kaluam nė Junik. Atė natė u granatua Juniku. Aty kishte ushtarė edhe nga Drenica. Ishin rreth 400 ushtarė tė vendosur nė xhaminė e Junikut. Pasi qėndruam njė ditė aty, kah mbrėmja kaluam nėpėr Gjocaj. Na ndihmoi edhe ushtari Bajram Gjoci i Gjocajve, qė kish qenė polic pėrpara. Diku me 112 ushtarė kaluam nė Shqipėri. Shkuam nė Viēidol dhe tė gjithė kėta ushtarė ia dorzuam komandantit Tahir Zemaj qė ishte i caktuar pėr Rrafshin e Dukagjit. Prej aty filloi organizimi i mirėfilltė i Njėsiteve Operative tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Kėshtu filluan pėrgaditjet e tri brigadave: brigada 131, 134 dhe 133. Pėr strehimin e tyre u gjetė njė vend nė Papaj.
Me urdhėr tė Salihut u ktheva nė Zvicėr dhe vazhdova pėrsėri me furnizim. Salihu dhe brigadat u futėn nė Kosovė nėn udhėheqjen e Tahir Zemajt. Unė pėrsėri nisa disa kamion me furnizime pėr nė Ministrin e Mbrojtjes nė Tiranė.

Bota sot: Pėr kėto tri brigada ka folur nė dy librat e tij kolonel Tahir Zemaj. A mendon se ka mbetur ende diēka pa u thėnė?

Saim Tahiraj: Detalet dhe pėrvojat e secilit nuk do tė mungojnė kurrė. Secili e ka pėrjetuar luftėn nė mėnyrėn e vetė. Sidoqoftė, respektoj deri nė fund atė qė ka thėnė kolonel Tahir Zemaj dhe ato libra janė dokumente tė pakontestuara pėr historinė mė tė re tė Kosovės.
Pra pas vendosjes sė kėtyre brigadave nė kazermėn e Prapaēanit, nuk vonoi shumė dhe u zhvillua Beteja e Loxhės nė komandėn e kolonel Tahir Zemajt dhe major Nazif Ramabajes. Edhe aty ishte prap Salihu. Ishte edhe Rrustem Bruēi qė ra dėshmor nė kėtė betejė. Kjo dėshmon se qė nga viti 1991, qoftė nė Dukagjin, nė Llap apo Drenicė ka ekzistuar njė kordinim me Salih Ēekajn. Ndėrsa, ne nė Deēan gjithmonė kemi punuar nėn komandėn e tij. Tė tri brigadat janė rezultat i punės dhe veprimtarisė tė Salihut dhe grupit tė tij, si nė pėrgaditjen e terrenit, caktimin e bazave apo edhe shpėrndarjen e armatimeve.

Bota sot: Pas “Betejės sė famshme tė Loxhės”, nė Prapaēan fillon tė mungojė armatimi. Thuhet se edhe Salih Ēekaj edhe kolonel Tahir Zemaj janė ndier shumė keq. Ēfarė dini Ju pėr kėtė periudhė?

Saim Tahiraj: Po, kjo ėshtė e vėrtetė. Pas njė kohė, nė kazermėn e Prapaēanit fillon tė ndihet mungesa e amramtimit dhe Salihu detyrohet tė kthehet nė Shqipėri pėr t’u furnizuar me armatime sepse nė atė kohė pritej tė vinte armatimi modern nga shtete tė ndryshme. Armatimin qė e kishte blerė ministri Ahmet Krasniqi, fatkeqėsisht, u bllokua nė portin e Durrėsit. Nė atė natė kam qenė nė hotel “Kruja” bashkė me Salihun. Unė kisha sjellė disa furnizime nga njė vend tjetėr. Kemi fjetur pesė netė nė hotel “Kruja” nė Tiranė. Biseduam gjėrė e gjatė me Salihun dhe mė tha se ato ditė kishte planifikuar disa takime si: me Perikli Tetėn, me Fatos Klosin dhe Luan Hajdaragėn. Gjatė kėtyrė takimeve e kemi pėrcjellur unė dhe Ismet Ēekaj. Ai u nda shumė i zhgėnjyer dhe na tha se kishte kuptuar qė atė natė do tė binte Juniku. Ishte tmerruar se si zyrtarėt e Shqipėrisė e dinin dhe s’bėnin gjė. “Tė jeni tė bindur se do tė bjerė Juniku dhe varri i tij ėshtė bėrė kėtu nė Tiranė, nga qeveria socialiste e Fatos Nanos”. Pastaj tha se duhet tė ndahemi. Mė sė pari duhet tė takohemi me Ministrin e Mbrojtjes Ahmet Krasniqin dhe tha se grupi duhet tė ndahet. Megjithėse ishte veshtirė, sepse Salihi ishte i rrezikuar nga njerėz qė thirreshin nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, ne duhej tė ndaheshim pėr tė kryer detyra tė ndryshme. Atė natė nuk fjetėm fare. Shkuam dhe u takuam me ministrin Ahmet Krasniqin. Pasi i referuam pėr gjėrat qė i ceka mė lartė (rėnjen e Junikut) me tė cilat Salihu nuk pajtohej, ministri e nderperu bisedėn dhe na ftoi pėr njė darkė nė restoranin “Nėna Mbretėreshė”. Aty kemi qėndruar rreth njė orė. Edhe ai na tregoi pėr pengesat qė i kishte prej qeverisė sė Nanos, pastaj prej grupeve qė e quanin vetėn Shtab i Pėrgjithshėm i UĒK-sė nė atė kohė dhe na tha nė konfidencė se e kishte vėshtirė nga tė gjitha anėt. E luti Salihun qė tė kthehej pėr Gjermani dhe tė pushojė atje pėr disa ditė. Salihu nuk pranoi. “Jo tha kurrėn e kurrės. Nesėr do tė udhėtoj pėr nė Veri, sepse mė duhet t’i dalė nė ndihmė me ushtarėt e mi kolonel Tahir Zemajt, cili kishte filluar tėrheqjen taktike nga Prapaēani”. Atė natė fjetėm nė Tiranė. Salihi mė dha urdhėr tė kthehem pėr Zvicėr dhe tė vazhdoj aktivitetin tim dhe mobilizim tė ushtarėve. Zymer Lulajt i urdhėroi tė kthehet nė Gjermani dhe tė mirrej me mobilizimin e ushtarėve nga ajo anė dhe me furnizime. Ismet Ēekajn e urdhnoi tė rrijė nė Tiranė si lidhje mes nesh dhe Salihit i cili shkoi nė Tropojė. Tash ėshtė koha kur Salihi me Agim Ramadanin fillojnė riorganizimin e ushtarėve tė kthyer nga Kosova nė Tropojė, e qė shumica i pėrkisnin brigadave Operative tė Ministrisė sė Mbrojtjes, pra brigadave 131, 134,133. Unė tė nesėrmen u ktheva pėr Zvicėr dhe vazhdova aktivitetin tim si zakonisht. Salih Ēekaj pasi takohet me Tahir Zemajn vijnė nė Tiranė.
Bota sot: Thuhet se po atė natė ėshtė vrarė me atentat Ministri i Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi pas njė darke nė njė restorant nė periferi tė Tiranės. Pasi Salihu ka qenė nė atė darkė, a tė ka folur ndonjėherė pėr kėtė rast?

Saim Tahiraj: Po, mė ka folur por shkurt. E di qė jemi dėgjuar nė telefon dhe mė ka thėnė, “rėndė, medet shumė rėndė”. Ishte tepėr i dėshpruar. Mezi fliste.

Bota sot: A tė ka folur se kush ka qenė i pranishėm nė atė darkė dhe me kend ka qenė ministri nė veturė nė tė kthyer nė banesėn e tij?

Saim Tahiri: Jo, me Salihun kurrė nuk kemi biseduar nė detale, por mė vonė, nė qarqe tė ndryshme, ėshtė folur se nė darkė kanė qenė tė ftuar disa ushtarakė qė kishin marrė pjesė; qoftė nė ushtrime ushtarake nė Tropojė me rrethinė apo nė operacione ushtarake nė Kosovė. Atėherė ėshtė folur se nė darkė kanė qenė kolonel Ahmet Krasniqi, Halil Bicaj, Hilmi Nebihi, Ismet Ibrahimi, Agim Ramadani, Rrustem Berisha, Fadil Hadėrxhonaj, Salih Ēekaj, Rifat Haxhijaj, dhe shoferi i ministrit Naim Geci nga Llausha. Ndoshta ka pasur edhe ndonjė tjetėr por tash nuk mė kujtohen. Pas darkės, ėshtė thėnė se nė restorant kanė vazhduar ndejėn Halil Bicaj dhe Hilmi Nebihi, ndėrsa tė tjerėt janė kthyer me tri automjete tė transportit nė banesat e tyre. Pas ca peripetive qė kanė pasur rrugės nga policia shqiptare e trafikut, nė shoqėri me Rifat Haxhijajn dhe Naim Gecin, siē ka spjeguar Rifat Haxhijaj (Lufi) nė njė shkrim nė gazetėn “Zėri”, nga persona tė maskuar vritet Ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi nė Tiranė dhe gjėrat marrin tatėpjetėn, sepse nė Ministrinė e Mbrojtjės nė vazhdim u infiltruan njerėz nga Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė qė nga villa e Enver Hoxhės me gotė tė viskit nė dorė dhe me mobila nė vesh beheshin se komandonin betejat dhe luftėn nė Kosovė.

Bota sot: A ka ekzistuar FARK-u?

Saim Tahiraj: Si institucion i Republikės sė Kosovės po, si strukturė ushtarake anti UĒK, siē propagandonin antiinstitucionaliatėt, kurrė. Unė nuk kam parė kurrė emblema tė FARK-ut.
Pėrndryshe, vetė ministri Ahmet Krasniqi e ka spjeguar ēeshtjen e FARK-ut nė “Revistėn Ushtarake”, numri 1, tė 15 qershorit 1998. Nė faqen 31, nė komunikatėn nr. 7 shkruan kėshtu: “Nė bazė tė urdhėrit nr.5/10 tė Komandantit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, pėr pėrdorimin e simboleve tė njėsive, komandave dhe shtabeve, Drejtoria informative njofton se pėrdoren kėto simbole:
1. UĒK (Ushtria Ēlirimtare e Kosovės)
2. UĒK (Policia Ushtarake)
3. AL-MKA (Aviacioni Luftarak)
4. MTK (Mrojtja Teritoriale e Kosovės)
Pėr tė katėr kėto shenja ekziston edhe spjegimi se si duhej tė dukeshin ato.
Ēdo ushtarak i cili me sinqeritet do t’i komentonte kėto shenja do tė konkludonte se ministri Ahmet Krasniqi nuk ka menduar vetėm pėr luftėn por edhe pėr pasluftėn. Ai nuk ka dashur qė pas luftės tė demobilizohej ushtria nė parti politike siē ka ndodhur mė vonė. Ai sigurisht e ka ditur se invalidėt e njė ushtrie tė demobilizuar dhe tė shndėrruar nė parti politike vėshtirė se do t’ia arrijnė t’i realizojnė tė drejtat e tyre si ushtarė dhe ēlirimtarė tė Kosovės. Shikoni, tri vjet pas mbarimit tė luftės, invalidėt e luftės duhet tė pajtohen me fatin dhe tė kėnaqen me ndihma humanitare tė shoqatave tė ndryshme dhe me tubime pėrkujtimore. Ministri Ahmet Krasniqi ishte strateg i madh ushtarak. Pse u sakirfikua nė kėtė mėnyrė, ai qė diti t’u eskivojė likuidimeve dhe tė mbetet gjallė edhe pastri luftėrave nė ish-Jugosllavi, pėr t’u vrarė nga maskat nė Tiranė, duhet tė flasin ata qė janė kompetent.

Bota sot:
Kush janė ata?

Saim Tahiraj: Tė themi Qeveria e atėhershme e Kosovės nė krye me Bukoshin, pastaj ata qė bėnė marrėveshjen nė Oslo nė emėr tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė (Adem Demaēi etj.) tė cilėn marrėveshje nuk e respektuan kurrė, por edhe ata qė organizuan ahengje gėzimi kur kriminelė tė regjur e vranė ministrin Ahmet Krasniqi.

Bota sot: Pas vrasjes sė ministrit Ahmet Krasniqi u ērregulluan shumė gjėra qė veēsa kishin filluar tė marrin tė mbaren. Si gjindet nė keto rrethana grupi Salih Ēekajt?

Saim Tahiraj: Po, ėshtė e vėrtetė se gjėrat ndyshuan deri nė themel. Vrasja e ministrit Ahmet Krasniqi na goditi tė gjithėve. Atėherė, Salihu na thirri dhe na tha: “Asnjė furnizim mė pėr askend. Ēdo gjė vetė do ta dėrgojmė drejt e nė Koshare”. Prap nga e para, filluam prap ta bėjmė furnizimin nė formė tė pavarur. Nuk dėshtuam duke iu falėnderuar njėrėzve tanė, qė ende respektonin strukturat e institucioneve tė Kosovės. Kėta na i kompenzuan shpenzimet. E kam fjalėn pėr Shaip Kastratin me shokė. Edhe Shaip Kastrati di shumė si kanė shkuar punėt dhe ka shumė dokumente qė qartėsojnė si ka shkuar financimi.
Salihu prap shkon nė Papaj me Agim Ramadanin. Fillojnė pėrgaditjet por mungesa e mjeteve financiare edhe mungesa e armatimit si dhe e ushatrėve i detyrojnė qė nė janar tė vitit 1999, tė dytė tė vijnė nė Zvicėr. Pas dy dite kemi shkuar tė takohemi me Agim Ramadanin nė banesėn e tij. Pėr mungesė tė mjeteve materiale Agim Ramadani qėndroi disa ditė nė Zvicėr pėr tė zhvilluar aktivitetin e vet. Salihu mė urdhėroi qė t’ia organizojmė disa tubime. Ia organizuam tri tubime si, nė Surse, nė Collombey-le-Grand dhe njė nė Neuchātel ku haptaz Agim Ramadani fliste pėr planet e tyre dhe kėrkoi mjete dhe ushtarė. Kėsaj radhe Xhafer Rraci na ka ndihmuar me njė shumė tė caktuar frangash.

Bota sot: Pasi Salih Ēekaj i takonte LDK-sė, pse kėto tubime nuk i organizoi atėherė LDK-ja? Ku ishte Dega e LDK-sė nė Zvicėr?

Saim Tahiraj: Po, kanė pasur takime edhe me Kryesin Degės sė LDK-sė nė Zvicėr. Pėrkundėr premtimeve, nuk di ēfarė ndodhi, por di qė nuk doli gjė. Premtimet qė iu dhanė Agim Ramadanit i pengoi dikush. Mė mirė e dinė anėtarėt e Kryesisiė sė atėhershme si dhe kryetari i LDK-sė pėr Zvicėr.
Diku...dy a tri netė para se tė vritej, Salihi mė thirri nė telefon dhe mė tha: “Mbledhi ata pizgauverė qė i ke dhe merre Ismet Ēekajn nė Tiranė e ejani nė Koshare se sot po mė duheni mė shumė se kurrė”. Si duket ishte rrezikuar vendi sepse aty kishin depėrtuar njerėz tjerė, ushtarė tjerė... kishin depėrtuar njerėz tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė dhe fatkeqėsisht iu kishte rrezikuar edhe qėndrimi dhe veprimatria e tij atje. I mora nėntė pizgauverė dhe dy kamionė e u nisėm pėr Bari me disa shokė. Atje mė bllokuan, por mė liruan tė nesėrmen dhe prisja qė tė mė lirohen edhe pizgauverat. Nė mbrėmje mė lajmėroi Skėnder Tolaj se Salih Ēakaj ishte vrarė. Tash lindėn nevoja dhe probleme tjera. U ktheva nga Bari dhe pas njė jave i mora ata pizguaverė dhe shkova nė Ministrinė e Mbrojtjes nė Tiranė. Aty i dorėzova. Fatkeqėsisht, asnjė prej tyre, nė atė kohė, nuk shkoi nė Koshare por nė drejtime tė tjera. Unė, Zymer Lulaj dhe Ismet Ēekaj shkuam nė Shkodėr. Atje takuam Musa Ēekajn. Pastaj shkuam pėr t’u aktivizuar nė vend tė Salih Ēekajt. Lajmėrohemi nė Qendėn Stervitore nė Papaj te komandanti i kėsaj qendre Gani Ahmetaj dhe nė prezencėn e tij, tė zėvendėsit tij komandantit Adem Zekajt si dhe ndihmėsit tij komandantit Demė Mahmutajt, Nasim Haradinaj mu ka kėrcėnuar me kėto fjalė: “Nėse nuk kthehesh kah ke ardhur do tė likuidoj ose do tė ēoj nė Burrel”. Nga kėtu shkuam nė Padesh dhe ia paraqitėm kėtė rast Rustem Berishės, i cili nuk reagoi fare dhe as qė i bėri pėrshtypje kjo punė. Muarėm mobilin, kompjuterin dhe njė pjesė tė gjėrave personale tė Salihut dhe u kthyem po atė natė. Nga Papaj deri nė Tropojė kemi qenė vetėm tre veta dhe ka mundur tė na ndodhė mė e keqja. Fati e deshti qė tė shpėtojmė. U kthyem nė Zvicėr, e nga kėtu shkuam nė Shtutgard dhe u takuam me Hafiz Gagicėn me tė cilin debatuam shumė gjatė pėr shumė gjėra.
Dihet qė pas vrasjes sė Agim Ramadanit dhe Salihut fronti nė Koshare ka rėnė. Me kėta dy ideatorėt, por me njė ide pėr thyerjen e kufirit nė Koshare lidhet edhe lufta e Kosharės. Lidhet pra me emrat e Salih Ēekajt dhe Agim Ramadanit.
Megjithatė, sikur mos tė ishte intervenimi i NATO-s, nuk e di se ēka do tė kishte ndodhur! Sigurisht qė Kosova sot do tė kishte tjetėr strukturė dhe pėrbėrje tė popullsisė.

Bota sot: E pėmendėt me lartė, disa herė, kolonel Tahir Zemajn. A jeni takauar mė herėt mė te?

Saim Tahiraj: Po, nė vitin 1993 e kam takuar nė banesėn e Jashar Salihajt nė Zvicėr. Ka qenė takim i rastit. Tahiri erdhi me dhėndėrin e vet Fadil Tolajn te Jashari. Fadili dhe Jashari kanė pasur raporte tė mira miqėsore. Fadili ka qenė edhe nxėnės i Jasharit. Nė atė takim kemi qenė tė pranishėm, Salih Ēekaj, Osman Ferizi dhe unė. Takimi ka pasur pėr qėllim bashkėveprimin sepse nė vitin 1991 nė ushtrime nė Shqiperi ka qenė edhe miku i Jasharit, Hasan Ferizi.

Bota sot: A ju kujtohet ndonje detal i asaj bisede?

Saim Tahiraj: Mė kujtohet propozimi i Jasharit i cili na thoshte: “Financim kemi sa tė doni, por njerėzit qė veprojnė konkretisht po na mungojnė”. Megjithatė, marrėveshje konkrete nuk kemi arritur. Nė ndarje Jashari na tha: “Ju vazhdoni andej, unė kėndej, ndoshta takohemi dikund”.

Bota sot:
E pėrmende kompjuterin e Salih Ēekajt. Pasi u vra Salihi kush ua dorėzoi kompjuterin e tij dhe a kishte pasur ndonjė shenim nė te?

Saim Tahiraj: Kompjuterin na e ka dorezuar njė ushtar nė prani tė Rrustem Berishės. Zymer Lulaj e ka kontrolluar dhe ka konstatuar se nė tė nuk ka pasur asgjė. Pėrndyshe Zymeri ėshtė gjallė dhe mund tė flas vetė.

Bota sot: Tash lufta ka mbaruar. Janė mbajtur dy herė zgjedhjet legjislative dhe njėherė zgjedhjet nacionale. Tė tre herat ka fituar LDK. Kanė ndodhur shumė ndyshime. Megjiathatė Pavarėsia e Kosovės ende nuk ėshtė realizuar. Ēka mendoni, pse ndodhė kjo?

Saim Tahiraj: Si ta realizojmė Pavarėsinė e Kosovės kur projektin e presidentit Rugova tė planifikuar mėse 12 vite mė parė, nga megalomania, secili politikan po mundohet ta nėpėrkėmbė. Kėtu duhet shtuar edhe hilet e Tiranės e tė mos flasim ato tė Beligradit. Pavarėsia ėshtė shpallur njėherė. Nė vend se tė pėrkrahet kėrkesa e presidentit Rugova pėr “njohjen formale tė saj nga faktroi ndėrkombėtar”, kryeministri Rexhepi kėrkon “Pavarėsi tė kushtėzuar”, Ramush Haradinaj me AAK kėrkon ta rishpallė edhe njė pavarėsi, ndėrsa Hashim Thaēi me PDK kėrkojnė ”Moratorium”.

Bota sot: z. Saim Tahiraj keni qartėsuar shumė gjėra. A ka mbetur edhe diēka pa u thėnė. Ndoshta keni tė shtoni edhe diēka? Ku ėshtė i rreshtuar sot Saim Tahiraj? Ku janė tė rreshtuar pjestarėt tjerė tė grupit tė Salih Ēekajt?

Saim Tahiraj: Pėr luftėn kurrė nuk ėshtė e mundur tė thuhen tė gjitha. Me qėllim i kam pėrseritur disa gjėra qė tė kuptojnė tė gjithė ata qė po mundohen me zhurmė, dhe pėr hesape politike, ta shurdhojnė popullin.
Mė duhet tė them se lirinė nuk e kam menduar kėshtu. Dihet qė shoqėri perfekte tė organizuar nuk ka askund nė botė, por nuk kam besuar se do tė ketė krime politike nė mes tė shqiptarėve aq shumė tė vuajtur dhe tė pėrsekutuar nga regjimet serbe pėr 90 vite me radhė.
Ndėrsa, unė dhe pjestarėt tjerė tė Grupit tė Salih Ēekajt jemi aty ku ishim. Jemi aty ku ishte Salih Ēekaj, nė LDK dhe nuk do tė ndalemi pėr ta thėnė tė vėrtetėn e luftės dhe atė me kėmbėngulje, sepse pėrkundėr ndonjė ēalimi, ėshtė kjo LDK qė ka qenė motor i tė gjithave ndodhive politike, por edhe ushtarake, prej formimit tė saj nėn udhėheqjen e mrekullueshme tė presidentit Rugova. A nuk e shpallėn 2 Korrikun delegatėt e Kuvendit tė Kosovės, pastaj Kushtetuta e Kaēanikut nėn strehėn e LDK-sė (1990). A nuk e organizoi LDK-ja referendumin pėr Pavarėsinė e Kosovės (1991), si dhe zgjedhjet e para presidenciale mė 24 maj tė vitit 1992. A nuk ishte LDK-ja, ajo qė organizoi arsimin nė Kosovė dhe nė diasporė? A nuk ishte LDK-ja qė organizoi shėndetėsinė dhe ndihma tė ndryshme sociale nė tėrė Kosovėn? A nuk ishin degėt LDK-sė nė Perėndim qė mbushen fondin e Qeverisė Bukoshi. Veē kėtyre qė i pėrmenda, po kjo LDK e ka mbushur edhe “Fondin e Emergjencės” dhe ka organizuar ndihma pėr Drenicėn pas masakrave nė Likoshan, Qirez dhe Prekaz. Fundi i fundit, a nuk ishin anėtarėt e LDK-sė qė e mbushen edhe fondin “Vendlindja Thėrret”, sepse partitė tjera nė Perėndim nuk e kishin asnjė kolibė anėtarė. Nė LDK ka hangėr bukė i miri dhe i keqi, patrioti dhe pėrfituesi etj. Por kam njė inat. Pse pėrgjegjėsit kryesor tė asaj kohe, ndonjė edhe i sotshėm, nuk po i shpjegojnė nė detale se ēka kanė bėrė degėt e LDK-sė nė Perėndim pėr ēlirimin e Kosovės. Kur nė muajin shtator 2002, foli nė “Zėri” Rifat Jashari, intervista e tij shkaktoi njė ortek. Ajo intervsitė detyroi shumė persona tė prononcohen pėr markat qė Qeveria e Kosovės i kishte derdhur nė “Fondin e Emergjencės”. Pas gjithė atyre sharjeve qė ka pėrjetuar Qeveria Bukoshi, institucionet tjera tė Republikės sė Kosovės, e nė veēanti LDK-ja, nga Drejtoria politike e UĒK-sė, kush do tė besonte se pėrgjegjėsit kryesor tė “Fondit tė Emergjencės” do tė pranonin, mė nė fund, se vetėm nė vitin 1998 nė “Fondin e Emergjencės” janė derdhur nga Qeveria e Kosovės mė tepėr se gjashtė milion (6’000.000) marka. Kush do tė besonte se pėrgjegjėsi i ketij fondi do tė pranonte, mė nė fund, se me kėto marka janė ndihmuar tė gjitha zonat operative tė UĒK-sė!?
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-06, 10:53   #83
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

TUXHARĖT NUK KANĖ MUNDUR TĖ KONTRIBUOJNĖ NĖ THEMELIMIN E UĒK-sė
Reagim nė njė pjesė tė intervistės sė Saim Tahirajt, botuar nė "Bota sot" mė 26 prill 2003
Nga SHEFQET CAKIQI-LLAPASHTICA
(Botuar ne gazetėn "Epoka e re " )
Lexoni kronologjikisht


Tash ku e kanė hallin tė ashtuquajturit "bashkėluftėtarė" tė Sali Ēekut unė nuk e di, por e di se bashkėluftėtarėt e Sali Ēekut kanė qenė disa tė tjerė, dhe ata kanė qenė bashkė me tė nė luftė e jo nė lukse tė azilit politik tė Banhofeve tė Europės. Saim Tahiraj e din se unė e kam njohur shumė mirė Sali Ēekun. Kam njohur gjithashtu edhe Zahir Pajazitin. Por e kam njohur edhe atė personalisht, si dhe shumė tė tjerė qė kishin bėrė ushtrime nė Shqipėri dhe kishin ikur dhe ishin aziluar nė Europė, ku kishin deklaruar lėndėn.
"Bota sot" nuk ka tė ndalur nė marrjen me mua dhe me shkrimet e mia. Ėshtė e katėrta herė qė e bėnė kėtė, duke mos mė dhėnė asnjėherė mundėsi tė jap pėrgjigje. Kjo tregon se sa ajo ėshtė e interesuar pėr tė vėrtetėn dhe sa ėshtė gazetė nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės.
Nė numrin e saj tė datės 26 prill 2003, nė faqen 13, nė njė intervistė tė Sefedin Krasniqit me Saim Tahirajn, "bashkėluftėtar" i Sali Ēekajt, pėrmes konstatimit nė pyetjen qė i bėn tė intervistuarit, mė akuzon pa argumente: "Shefqet Cakiqi-Llapashtica mohon tėrė grupin e Sali Ēekajt. Aty mohohet edhe veprimtaria Juaj, e Zenun Idrizit e Zymer Lulajt etj.".
Ėshtė e vėrtetė se nė qershor tė vitit 2001kam pasur njė shkrim ku kam pėrmendur shkarazi emrin e Saim Tahirajt. Kanė kaluar dy vjet dhe Saim Tahiraj tani e gjen momentin qė tė konstatojė se "shpifjet e Shefqet Cakiqit janė tė turpshme"!! Megjithatė, para se tė vazhdojė mė tutje, pėr hir tė lexuesve po reprodukoj atė pasus tė shkrimit ku kam pėrmendur Saim Tahirajn:
"A mundet sot dikush tė besojė se guerilja, dmth. UĒK-ja, u formua nė diasporė ng Bujar Bukoshi, ….., ….. , Tahir Zemaj, Saim Tahiri,…….etj? Unė personalisht i kam njohur dhe kontaktuar Bujar Bukoshin, Sali Ēekun, Saim Tahirin,
……… , ……. (tė gjithė nė emigracion) dhe pa dashur as tė uli dhe as tė ngritiveprimtaritė e tyre, puna e disa prej tyre ka qenė pengimi i forcave ushtarake qė veē ishin tė formuara dhe vepronin nė Kosovė.Bujar Bukoshi, pasi si kryeministėr i Kosovės nė ekzil nė vitin 1993 kishte shkapėrderdhur "Ministrinė e Mbrojtjes", nė qershor tė vitit 1998 bėnė publikimin e ri-formimit tė Ministrisė sė Mbrojtjes tė Kosovės nė Gjermani me ministėr AhmetKrasniqin. Vetėm naivėt mund tė mashtrohen dhe tė mos e dinė se atėherė UĒK-ja kishte Shtabin e Pėrgjithshėm, Drejtorinė Politike, dhe kishte njė pėrbėrje dhe shtrirje organizative nė krejt Kosovėn. Shefqet Jashari- Strofci e ka lehtė nėse don tė argumentojė me fakte: UĒK-ja ka pasur strukturat e veta qė i din e gjithė Kosova, le tė pėrmendė se cilin njėsit, cilėn brigadė e formuan Bujar Bukoshi, Sali Ēeku, Saim Tahiri, ……..,……….., etj. Pa nėnvlerėsuar, por duke ēmuar heroizmin eSali Ēekut dhe rėnien e tij duke hyrė nė Kosovė, i cili po tė kishte fatin tė hynte nė Kosovė patjetėr se do tė shtonte heroizmat, ėshtė jo modeste qė persona nga emigracioni, pasi kanė mundėsi dhe tė holla e munden tė porosisin shkrime me "kutlla gruri", tė pėrvetėsojnė meritat e atyre djemve dhe vashave nė Kosovė qė gjithė kohėn rezistuan pėr lirinė e Kosovės nė Kosovė. Por, fatkeqėsisht ēyrku (gėzofi) shumėkujt po ia mbulon marren. Por, besoj, pėrkohėsisht. Vetėm njė duhet bėrė publike, jo tė gjithė ata qė ishin nė ushtrime ushtarake nė Shqipėri kryen me nder misionin e marrė, njė pjesė e madhe e tyre kanė aziluar nė Perėndim. Nuk do tė ishte problem vetėm azilimi i tyre, po ēėshtja ėshtė se pėrpara organeve tė shteteve qė kanė kėrkuar strehim, kanė deklaruar lėndėn dhe kanė dekonspiruar, e kush ėshtė nė rrjedhė tė kėtyre ngjarjeve e din se ēfarė dėmi ėshtė bėrė me kėtė dekonspirim dhe zbulim tė dhjetėra veprimtarėve. Kėta tė aziluar qė tash na paraqiten si themelues tė UĒK-sė, as qė tentuan mė tė kthehen nė Kosovė dhe tė ndihmojnė luftėn. Ka qenė njė pėrpjekje dhe ėshtė themeluar FARK-u, por ai ka vepruar vetėm nė Shqipėri dhe ka pasur filiala nė shtete tė Perėndimit!!".
Saim Tahiraj e din se Sali Ēeku nuk ka qenė
MERCENAR i Bujar Bukoshit dhe i din shumė mirė
raportet e Sali Ēekut dhe Bujar Bukoshit
Pra, nėn 1) Nuk ėshtė e vėrtetė se unė dikund kam mohuar "grupin e Sali Ēekut" dhe as qė jam marrė ndokund nė shkrimet e mia me "grupin e Sali Ēekut". Unė as qė e di se ka ekzistuar njė grup i Sali Ēekut, edhe pse atė e kam njohur shumė mirė.
2) Nuk ėshtė e vėrtetė se unė nė shkrimet e mia kam pėrmendur dikund Zymer Lulajn, tė cilin as qė e njoh.
3) Ėshtė e vėrtetė se kam shkruar dhe publikuar intervista afirmative pėr Sali Ēekun (shih intervistėn me Frashėr Osekun, bashkėluftar i vėrtetė i Sali Ēekajt dhe Agim Ramadanit, i plagosur nė betejėn e Koshares). Shih dhe "web-sitet" e mija http://go.to/shefqet dhe http://shefqet.beep.de
Tash ku e kanė hallin tė ashtuquajturit "bashkėluftėtarė" tė Sali Ēekut unė nuk e di, por e di se bashkėluftėtarė tė Sali Ēekut kanė qenė disa tė tjerė, dhe ata kanė qenė bashkė me tė nė luftė e jo nė lukse tė azilit politik tė Banhofeve tė Europės. Saim Tahiraj e din se unė e kam njohur shumė mirė Sali Ēekun. Kam njohur gjithashtu edhe Zahir Pajazitin. Por e kam njohur edhe atė personalisht, si dhe shumė tė tjerė qė kishin bėrė ushtrime nė Shqipėri dhe kishin ikur dhe ishin aziluar nė Europė, ku kishin deklaruar lėndėn.
Saim Tahiraj e din se Sali Ēekaj nuk ka qenė MERCENAR i Bujar Bukoshit dhe i din shumė mirė raportet e Sali Ēekajt dhe Bujar Bukoshit.
E din shumė mirė se Sali Ēeku nuk ka pas lidhje me tė ashtuquajturin FARK-un nė Shqipėri. Saim Tahiraj e din shumė mirė se Sali Ēeku ka qenė i rreshtuar nė radhėt e Brigadės 138 tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė Brigadės qė ka zbatuar urdhėrat e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė. Saim Tahiraj do tė duhej ta dinte se si u bė qė gjatė udhėtimit tė Sali Ēekut pėr nė Shqipėri, nė Itali i vidhet njė sasi armatimi i cili mė vonė stėrshitet, ndėrsa Sali Ēeku rrrezikohet tė kthehet pėr nė Serbi. Saim Tahiraj do tė duhej ta dinte cilėt ishin bashkėluftėtarėt e Sali Ēekut nė Brigadat e UĒK-sė e jo Banhofeve tė Europės. Shokėt e Sali Ēekut nuk kanė qenė ata qė ia vodhėn armatimin nė Itali dhe e dekonspiruan dhe gati e quan nė Serbi.
Saim Tahiraj nė njė vend thotė: "Me pėrgjegjėsi po them se njė javė pasi grupi i Sali Ēekut i ka bėrė disa arsione nė Kosovė, Shefqet Cakiqi ka ardhur nė banesėn time me disa shokė tė tij, aktivistė tė LDK-sė sė atėhershme, dhe mė kanė lutur tė anėtarėsohem nė LDK, me propozim tė mė bėjnė kryetar tė Nėndegės sė Wilisaut. Tash tė gjithė kanė dezertuar nga LDK-ja. Atėherė vetė Shefqet Cakiqi thoshte se kėto aksione i kanė bėrė serbėt".
Saim Tahiraj duhet disa gjėra t'i ketė tė ditura para se tė dezinformojė nė mėnyrė naive. Unė atėherė isha anėtar i Kryesisė sė Degės sė LDK-sė nė Zvicėr dhe meqė Sali Ēeku ishte anėtar i Kryesisė sė Degės sė LDK-sė nė Gjermani, raportet e mija pėrpos private me Sali Ēekun ishin edhe raporte funksionesh nė kuadėr tė LDK-sė nė diasporė. E tash absurdi: e paskam lutur Saim Tahirin tė bėhet anėtar i LDK-sė dhe kryetar i njė nėndege, njė njeri qė atėherė ishte njė "veprimtar" anonim, qė nuk e njihte as mahalla e vet. Gjatė asaj periudhe ėshtė e vėrtetė se unė kam marrė pjesė nė shumė tubime dhe takime me bashkatdhetarė, e ėshtė e mundur qė edhe kam qenė te Saim Tahiri, por njė ėshtė e vėrtetė; se kurrė nuk kam qenė nė banesė qė ta bėjė anėtar e mė pastaj kryetar tė njė nėndege tė LDK-sė nė Wilisau. Nė atė periudhė dihet si janė anėtarėsuar anėtarėt nė LDK dhe dihen edhe procedurat pėr t'u zgjedhur kryetar i njė nėndege tė LDK-sė. Saim Tahiraj, edhe atėherė edhe sot me pėrgjegjėsi them, se Sali Ēeku dhe UĒK-ja nuk kanė pasur lidhje me disa bomba tė hedhura grave dhe fėmijėve refugjatė nė disa kampe tė refugjatėve serbė nė Kosovė. Sali Ēeku dhe UĒK- ja nuk kanė pasur tė bėjnė me refugjatė fėmijė dhe gra tė mjera serbe nė Kosovė.
Atėbotė kjo propagandė bėhej pėr tė kompromituar luftėn e UĒK-sė. Edhe sot jam i bindur se ato provokime i kanė bėrė serbėt. Sepse Sali Ēeku dhe UĒK- ja e kanė treguar veten nė beteja me ushtrinė dhe policinė serbe e jo me fėmijė dhe gra tė mjerė refugjatė serbė nė kampe tė ndryshme nė Kosovė. E ata qė mundohen t'ia mveshin kėto Sali Ēekut dhe UĒK-sė nuk ia duan tė mirėn as Sali Ēekut e as UĒK-sė. Kujdes Saim Tahiraj! A mendon Saim Tahiraj se mund tė gėnjehet dikush me konstatimin tėnd se "me kėmbėngulje them se ne kemi qenė themelues tė bėrthamave tė para tė Ushtrisė sė Kosovės nėn udhėheqjen e institucioneve…."? Atėherė, kur s'paskeni qenė as anėtar i LDK- sė dhe as keni qenė kryes i obligimeve ndaj Qeverisė sė Kosovės, ndėrsa pėr themelues tė FARK-ut ėshtė proklamuar dikush tjetėr para teje Saim.
Por, nejse. Tash prej Zvicre pėr t'u shpallė hero nė stilin "prvi borac" i `41- shit, me dy-tre dėshmitarė, pėr ndonjė pension, mė duket se je ende i ri. Dhe, nuk ke gjetur vend tė mirė ku tė rrėfehesh Saim Tahiri; nė njė gazetė qė e boton njė ish-polic i Jugosllavisė dhe para "gazetarit" Sefedin Krasniqi, ish-punėtor i konsullatės jugosllave nė Francė. Kjo i bie Saim Tahiraj si tė shkosh nė altarin e Kishės sė Deēanit sot pėr tė predikuar patriotizėm shqiptar. Unė nuk kam ēka tė bėjė dhe nuk mund tė tė ndihmojė. Nuk je i vogėl sa tė mos i dish kėto gjėra.
(Shėnim i autorit: Ky reagim i ėshtė dėrguar gazetės "Bota Sot", por ajo ka refuzuar ta botojė)
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-06, 10:54   #84
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

PĖRGJIGJE NJĖ " DOAJENI TĖ PATRIOTIZMIT SHQIPTAR "
Reagim ndaj shrimeve tė Shefqet Cakiqit tė botuara nė gazetėn " Epoka e re "
Nga Sefedin Krasniqi


Para dy viteve, pėrkatėsisht mė 21 qershor 2001, njė biēim gazetar, qė
ia paska ngarkuar veti barrėn tė merret me analizat e shkrimeve tė mia dhe me veprimtarinė time politike, mė pati sulmuar duke shpifur kundėr meje nė gazetėn " Epoka e re ". Me cilėsinė prej shpifaraku, nė shkrimin e tij, mė kishte rezervuar profesione denigruese qė kurrė nė jetė s'i kam ushtruar. Atėherė pata vendosur mos t'i pėrgjigjem me bindjen se ėshtė informuar keq nga ndonjė smirėzi qė fshihet pas tij, e vetė nuk guxon ta qesė kokėn mbi sipėrfaqe. Pastaj, si t'i pėrgjigjem dikujt qė nuk e njoh as nuk mė njeh, qė nuk e kam parė kurrė as nuk mė ka parė. Duke mos dashur tė spekuloj, shpifjet e tij vendosa t'i konsideroj si tentim pėr goditje tė ultė, tė njė personi qė lufta mund t'i ketė shkaktuar plasaritje nė tru dhe nuk dallon punėtorin e arsimit nga " pjesėtari i sigurimit ". Megjithatė, isha disi i bindur se edhe ky duhet tė jetė anėtar i ndonjė tufe, qė ndonjė pjestar i saj kur ėshtė nisur pėr Zvicėr e ka harruar fyellin nėn mriz, apo ndonjė bari qė nė vend tė numrave themelor, loptė i ka numėruar me emrat : Laruka, Bala, Bardhana etj… Pėrveē kėtij biēim gazetari, ka pasur edhe ndonjė kalemxhi, pakalem, qė ėshtė marrė me shpifje tė kėtilla, por kurrė deri tash nė ndonjė medium publik serioz. As kėta kalemxhinjė nuk i kam pėrfillur, sepse po tė kishin zbritur gabimisht nga treni Akropolis nė Lugmirė (ish-Dobėrlluka) tė Vushtrisė do tė argatshtonin, tre muaj, nė qepė dhe speca duke pritur tė paguhen nė franga tė bindur se janė duke punuar nė Zvicėr.
Pas njė interviste tė gjatė qė e pėrgadita pėr gazetėn " Bota sot " me Saim Tahirajn, bashkėluftėtar i heroit tė kombit Salih Ēekajt, pėr ēudi, prap ky biēim gazetari, mė 05 maj 2003, nė gazetėn " Epoka e re " i kishte pėrseritur pothuajse tė njėjtat shpifje, sikur dy vite mė parė. Ky ėshtė Shefqet Cakiqi-LLAPASHTICA, qė i thėnka veti ish i burgosur politik dhe hiqet pėr "kujdestar dhe analist lucid " i shkrimeve qė botohen nė gezetėn " Bota sot " dhe kujton se ėshtė "doajen i patriotizmit shqiptar ". Ēka ėshtė edhe mė keq, ky e " mpreh shpatėn pėr situatėn " sa herė qė dikush guxon tė shkruajė apo flasė pa izėn e tij pėr dėshmorėt e kombit, pėr luftėn apo pėr Kosovėn. Me kėtė farė " rojtari tė shqiptarizmės" tė cilin, e pėrseris, nuk e njoh fare, edhe kėsaj radhe nuk do tė merrem siē e meriton. Madje e injoroj me indiferencėn mė tė madhe. Do tė reagoj me tė njėjten masė vatėm atėherė kur ata qė fshihen pas tij do ta kenė guximin tė shkruajnė me emėr e mbiemėr tė vet. Me qyqarėt dhe telallėt e tyre s'kam punė !
Megjithatė, pėr opinion do t'i them dy-tri fjalė, jo pėr t'u rrėfyer, sepse s'i kam borxh askujt, sa pėr tė respektuar maksimėn " kur tė shajnė mos hesht ". Pasi ky farė biēim gazetari spekulon vazhdimisht me qendrimet e mia nė Francė, duke u kėrkuar falje lexuesėve, padeshirė, po jap njė rrugėtim tė shkurtėr tė veprimtarisė sime :
Ėshtė e vėrtetė se unė kam qėndruar disa herė nė Francė. Herėn e parė kam shkuar ende pa i " rėnė fytyrės brisk ", si thotė populli. Nė atė kohė kam qenė student nė Universitetin e Prishtinės dhe vetėm sa i kisha mbushur 20 vjet. Po atė vit, veē studimeve tė gjuhės frėnge, nė Paris (St. Cheron) pata mbaruar njė kurs pėr edukator, i cili mė ka mundėsuar tė punoj nė Francė nė cilėsinė e edukatorit nėpėr pushimore fėmijėsh (colonies de vacances). Puna dhe qėndrimet nė Francė mė kanė mundėsuar ta perfeksionoj gjuhėn frėnge. Kjo mė ka ndihmuar shumė t'i mbaroj studimet nė afat rekord duke fituar titullin profesor i Gjuhės dhe Letėrsisė Frėnge.
Pas diplomimit kam punuar nė shkollėn teknike, qė atėherė quhej " 19 Nėntori " dhe shkollėn e mesme " Shtjefėn Gjeqovi " nė Prishtinė. Kah fundi i vitit 1980, Komiteti Krahinor pėr Kulturė dhe Arsim nė bashkėpunim me Bashkėsinė Krahinore pėr Kulturė dhe Arsim patėn shpallur konkurs pėr njė mėsues, i cili do tė vazhdonte tė organizojė mėsimin plotėsues pėr fėmijėt e punėtorėve shqiparė pėrkohėsisht tė punėsuar nė Francė (Valentigney, Héricourt, Lure, Mulhouse).
Aplikova nė kėtė konkurs dhe veē kushteve qė i plotėsoja, njė personalitet i rėndėsishėm dhe me autoritet i asaj kohe mė ka ndimuar te komisioni qė tė zgjidhem pėr kėtė vend pune. Ai person edhe sot gėzon autoritet nė Kosovė, por pasi konsiderohet i zhdukur nga regjimi i Milosheviqit dhe nuk dihet a ėshtė i gjallė apo i vdekur, kam vendosur tė mos ia pėrmend emrin. Takimin me kėtė person ma ka mundėsuar profesori im i fakultetit Halit Halimi, i cili fatmirėsisht kam dėgjuar qė iu ka shpėtuar flakėve tė luftės. Pasi kam udhėtuar me familje nė Francė, katėr vjet me radhė fėmijėve tė shqiptarėve atje ua kam mėsuar alfabetin e gjuhės shqipe nė qytetet qė i pėrmenda mė lartė. Pas katėr viteve jam kthyer nė Kosovė dhe kam rifilluar punėn, profesori i gjuhės frėnge, nė shkollat e lartėcekura.
Nė vitin 1987, kam ardhė nė Zvicėr ku punoj edhe sot. Punėn qė bėj ėshtė mjaft me pėrgjegjėsi dhe e dua shumė. Krahas kėsaj pune, edhe nė Zvicėr, shtatė vjet me radhė, e kam organizuar mėsimin plotėsues nė gjuhėn shqipe nė kuadėr tė LAPSH-it. Njė vit kam punuar nė kuadėr tė shkollės zvicėrane me fėmijėt e ikur nga lufta e Kosovės. Ky vit, pėr mua, ka qenė shumė i vėshtir dhe emocional, sidomos kur fėmijėt e ikur nga lufta rrėfenin pėr atrocitetet e pėrjetuara nė Kosovė. Jam i bindur se ushtrimi i profesionit tė punėtorit tė arsimit, si nė Kosovė, nė Francė dhe nė Zvicėr, ka qenė puna mė patriotike e jetės sime pėr tė cilėn jam krenar dhe do tė jem gjithė jetėn. A ka gjė mė nobėl sesa t'ua mėsosh fėmijėve shqiptarė alfabetin e gjuhės amtare dhe t'i bėsh tė ndihen krenarė qė janė shqiptarė? Ēka ka mė sublime sesa me fjalė t'ua sherosh plagėt fėmijėve tė ikur nga lufta ? Mu pėr kėtė, profesionin e mėsuesisė qė e kam ushtruar gati njėzet vjet, tė cilin e kam braktisur para tri viteve, do ta rinisė nė fillim tė vitit shkollor 2003/2004.
Gjatė luftės kam dhėnė kontributin e duhur qė ėshtė kėrkuar prej meje, pėr tė cilin nuk dua tė flas, sepse ėshtė shumė i vogėl nė krahasim me kontributin e atyre qė pėr ēlirimin e Kosovės e kanė dhanė jetėn apo ndonjė pjesė tė trupit.
Meqenėse, njė kohė relativisht tė gjatė kam qenė afėr shumė burimeve dhe informacioneve qė tregojnė se ē'hile, kurthe e maska kanė ndodhur mes shqiptarėve gjatė luftės, tash tri vjet, pėrveē punės me tė cilėn e mbaj familjen, kam dhėnė kontributin tim nė zbardhjen e shumė ngjarjeve qė lidhen me luftėn ēlirimtare tė Kosovės. Nga kjo punė, pėrveē disa artikujve dhe intervistave, kanė parė dritėn tri libra me motive nga lufta pėr tė cilat kam dhėnė kontribut tė ēmuar.
Nė tė ardhmen, edhe kėtė veprimtari do tė mundohem ta ushtroj me pasion pa u frikėsuar nga kėrcėnimet qė mė kanė pėrcjellur, apo nga sharjet e pista tė njė tufe shpifarakėsh, qė vazhdojnė t'u rrinė shqiptarėve nė qafė "pėr do merita tė sė kaluarės". Tė njėjtit po mendojnė qė e kanė nėn jastak tapinė e Kosovės, tė asaj Kosove, qė pėr "meritat e tyre" sot ka mbetur as nė tokė as nė qiell. Mandej tė njėjtit janė nė gjendje tė bėjnė pazar me Kosovėn vetėm pėr ta shpėtuar kokėn nga burgjet pėr krimet e bėra ndaj shqiptarėve.
Ky ėshtė reagimi im i parė dhe i fundit pėr gazetė apo pėr ēfarėdo mjeti tė informimit. Ēdo vazhdim i ēfarėdo lloji qoftė, punėt do t'i ēojė nė gjyq Nė Zvicėr ka ligje dhe gjyqe qė funksionojnė edhe kundėr shpifarakėve.
(*Ky reagim iu ka dėrguar gazetės " Bota sot" e cila nuk e ka botuar)
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-06, 11:00   #85
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

PSEUDOGAZETARIA E NJĖ ANALISTI PSIKOPAT !
Reagim ndaj shrimeve tė Shefqet Cakiqit tė botuara nė gazetėn " Epoka e re "
Nga Saim Tahiraj

Nė intervistėn time dhėnė gazetės kombėtare " Bota sot " (25.04.2003 - 04.05.2003) jam munduar qė nė mėnyrėn mė tė thjeshtė dhe mė argumentuese t'i qartėsoj disa gjėra lidhur me luftėn e Kosovės. Kėto gjėra i kam spjeguar si fakte tė vėrteta qė i kam pėrjetuar dhe bartur mbi kurrizin tim, mbi atė tė familjes sime si dhe tė shokėve tė mi. Kėto gjėra i kam spjeguar edhe si pėrgjigje ndaj shumė shpifjeve dhe gėnjeshtarve mė tė poshtra tė botuara nė gazetėn mė tė guximshme pėr shpifje dhe gėnjeshtra " Epoka e Re ". Por, pėr habin time, tė nesėrmen e pėrfundimit tė intervistės sime nė kombėtaren " Bota sot ", njė shok mė thotė nė telefon se kishte lexuar njė reagim nga Shefqet Cakiqi-LLAPASHTICA (shpifaraku psikopat) dhe si zakonisht nė gazetėn mė tė guximshme pėr shpifje, gėnjeshtra dhe intriga " Epoka e Re ". E luta tė ma fotokopjojė atė reagim dhe tė ma dėrgojė kopjen me postė, sepse jam betuar qė atė gazetė s'do ta prek me dorė. Pasi shoku im veproi ashtu siē i thash, shfrytėzoj nga rasti qė ta falėnderoj edhe publikisht.
E lexova me vėmendje reagimin shpifės tė pseudogazetarit anlalistit psikopot. Asgjė e re ! Tė njėjtat shpifje dhe gėnjeshtra psikopato-cakiqiane qė i ka thėnė para dy vjete. Nė fillim mendova se nuk ia vlen tė merrem me kėtė kategori njerėzish sikur ky individ. Ndėrrova mendimin kur mendova nė lexuesit e shumtė e tė respektuar qė i ka kombėtarja " Bota sot ", e tė cilėt nuk e njohin kėtė " alamet gazetar ", dhe " profesionist " padiplomė, tė cilin do ta kėshilloja ta bėj njė klinikim nė klinikėn St. Urban.
Unė, edhe njėherė, ua kam borxh tė vėrtetėn tė gjithė lexuesėve tė respktuar tė kombėtares " Bota sot ", prandaj po e bėj kėtė nė shenjė respekti pėr ta dhe pėr t'i demaskuar shpifjet e Shefqet Cakiqit tė cilat i kam rreshtuar nė dhjetė pika. Kėsaj radhe fakteve tė mia do t'u shtojė edhe gjėra qė i kanė thėnė dhe folur tė tjerėt.
1. " A mundet sot dikush tė besojė se guerilja, dmth. UĒK-ja, u formua nė diasporė nga Bujar Bukoshi,….. Tahir Zemaj,….. Saim Tahiri…..etj., UĒK-ja ka pasur strukturat e veta qė i din e gjithė Kosova, le tė pėrmendė se cilin njėsit, cilėn brigadė e formuan Bujar Bukoshi, Sali Ēeku, Saim Tahiraj, …., etj." Shefqet Cakiqi, gazeta " Epoka e re " 05 maj 2003.
a) Unė kam thėnė se, ne, nuk e kemi pagėzuar UĒK-nė…., por bėthamat e njė ushtrie tė Kosovės, qė mė vonė do tė quhet UĒK, janė: grupi i Deēanit, i udhėhequr nga Salih Ēekaj, grupi i Drenicės, i udhėhequr nga Adem Jashari dhe grupi i Llapit, i udhėhequr nga Zahir Pajaziti.
Ndėrsa, brigadatė qė i ka formuar ministri i Mbrojtės kolonel Ahmet Krasniqi me Shtabin e FARK-ut, kontributin kryesore e ka dhėnė Salih Ēekaj me grupin e tij. Ato janė brigadatė e lavdishme: 134,131, 133, tė cilat treguan heroizėm tė vėrtetė nė Betejėn e Loxhės, nė Llukė tė Epėrme dhe mė vonė nė Koshare, qė pas riorganizimit atje vepronin si G3, dhe ishin tė vetmet " brigada operative ". Por, tė shohim se si e pėrshkruan "shtrirjen organizative" tė UĒK-sė, kolonel Tahir Zemaj pas hyrjes sė tij me kėto tri brigada nė Rrafshin e Dukagjinit:
b) " Mekanizmat mbrojtės qė kemi gjetur nė Kosovė, pėrkatėsisht nė Rrafshin e Dukagjinit, kanė qenė rudimentarė tė bazuara kryesisht nė njėsite fshatrash, dhe organizimi mė i lartė, kanė qenė njėsitet e Mbrojtes Territiriale. Por, nė aspektin ushtarak, diferencat mes njėsive tė Mrojtjes Territoriale dhe njė njėsive operatove janė shumė tė mėdha nė aspektin e aftėsisė pėr tė luftuar, pėr tė sulmuar e pėr tė mbrojtur njė teritor apo numėr tė caktuar tė kundėrshtarit " "Kėshti foli Tahir Zema"j , pjesa e dytė, faqe 48, 49.
c) Pėr mė shumė, lexo nė librin "Kėshtu foli Tahir Zemaj"-I-, faqe 35, 36, 37, 38, 39, autorė A. Ahmetaj, S. Krasniqi dhe librin " Pse jemi kėshtu siē jemi ", tė Shefqet Jasharit-STROFCIT, faqe 200, 201, 202, 203 dhe 215
2. " Vetėm naivėt mund tė mashtrohen dhe tė mos e dinė se atėherė (1998 kur u formua Ministria e Mrojtes, v.j.) se UĒK-ja kishte Shtabin e Pėrgjithashėm, Drejtorine Politike, dhe kishte njė pėrbėrje dhe shrirje organizative nė krejt Kosovėn " Shefqet Cakiqim, 05 maj 2003, Epka e re.
a) Unė rikonfirmoj se, Shtab tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė nuk ka pasur dhe " shtrirje organizative ", nė kumptimin e komandimit e mirėfilltė ushtarak nuk ka pasur. Rolin e Shtabit tė Pėrgjithashėm tė UĒK e ka luajtur Kryesia e LPK-sė, Dega jasht vendit, siē i thonin, e cila lėshonte komunikata (47) pėr aksionet e kryera nga tri grupet ushtarake nė Kosovė : Dukagjin (Salih Ēekaj), Drenicė (Adem Jashari) dhe Llap (Zahir Pajaziti)
Mė poshtė po jap spjegimet e Ramush Haradinit dhe tė Remit (Muharrem Mustafės) se si e spjegojnė kėta "shtrirjen organizative" tė ShP tė UĒK-sė, Drejtorinė politike si dhe kur ėshtė zgjedhur komandanti i Shtabit tė Pėgjithashėm tė UĒ-sė. Pastaj si e spjegon Xhavit Haliti themelimin e UĒK-sė e si e spjegon Rifat Jashari:
b) " … ata e konsideronin tė arsyeshme, tė mos u nxirrnim telashe nė organizimin e Shtabit te Pėrgjithshėm, por t'i lėmė aty satelitėt e tyre. Domethėnė, ėshtė kėrkuar tė ishim tė dėgjueshėm ndaj argatėve qė i kishin Azemi dhe Xhaviti nė terren dhe tė pranonim se ekziston njė Shtab i Pėrgjithshėm, e faktikisht nuk ekzistonte, nuk ishte i kompletuar. Kėrkohej tė vepronim nė bazė tė urdhėrave tė "shokėve" qė nuk dihej se kush janė. Na thoshin: "Kanė thėnė shokėt, kanė thėnė shokėt!" Cilėt shokė? Me "shokėt" aludohej nė Shtab tė Pėrgjithshėm. Nė fakt, kjo ishte njė mėnyrė pėr mbajtjen e mekanizmit ushtarak nėn kontroll me diēka te "hijes", dhe "tė nėntokės", me diēka misterioze ". Ramush Haradinaj " Rrėfimi pėr luftėn dhe lirinė ", faqe 129, B. Hamzaj.
c) " … lufta nė Kosovė ėshtė bėrė nga komandantėt e zonave. Nuk ėshtė bėrė nga drejtoria politike. Kėtu duhet tė jemi tė qartė. Drejtoritė politike kanė mundur tė veprojnė edhe prej Hėne ". Ramush Haradinaj " Rrėfimi pėr luftėn dhe lirinė ", faqe 130, B. Hamzaj.
d) " Para Sylejman Selimit nuk ka pasur komandant tė UĒK-sė. Nėse ka pasur, ai nuk ka mundur tė jetė ilegal pėr komandantėt e zonave… asnjė komandat zone nuk e dinte. Ideja pėr emėrimin e komandantit ka dalė aty (nė mbledhjen e parpe tė komandatėve tė zonave, v.j.). Ne kemi dashur tė kontribuojmė pėr tė mirė dhe do ta forconim delegacionin shqiptar nė Rambuje, pėr tė bėrė me dije se ata e kanė kmandantin e vet dhe duhet tė vijnė kėtu pėr tu konsultuar dhe se nuk janė ata qė mund tė vendosin pėr fatin e Kosovės… " libri i Remit " Lufta pėr Kosovėn ", faqe 94, autor Safet Zejnullahu.
Kjo na bėnė tė besojmė se " shefi " i Drejtorisė politike tė ShP tė UĒK-sė, Hashim Thaēi, po delė falco, sepse nuk ishte ai qė vendoste nė emėr tė Shtabit tė Pėrgjithashėm tė UĒK-sė nė Rambujet.
Ja edhe dy-tri fjalė si e spjegojnė Xhavit Haliti dhe Rifat Jashari themelimin e UĒK-sė :
d) " Nė fillim ėshtė hedhur ideja pėr krijimin e njė strukture ushtarake. Si vendim u mor nė Mbledhjen e Tretė tė Pėrgjithshme tė LPK-sė nė Kosovė. Mbledhja ėshtė mbajtur nė Ujmir… Kjo e ngarkoi Azem Sylėn dhe Hashim Thaēin qė tė merren me organizimin e UĒK-sė… Xhavit Haliti, gazeta " Zėri ", faqe 11, mė 08 shkurt 2001.
Tash, unė kam drejtė tė pyes edhe njėherė kur ka ndodhur kjo ? Pse Xhavit Haliti nuk e tregon as datėn as vitin? A ka proces-vėrbal? Edhe dita e formimit tė njė ekipi tė futbollit e ka rėndėsinė e vet, e mos tė flasim pėr formimin e njė ushtrie me atributin "ēlirimtare"!
e) Pas insistimit tė gazetarėve; B. Hamzaj, F. Hoti, K. Gecaj tė gazetės "Zėri", Rifat Jashari ndėr tjera deklaron kėshtu: "UĒK-ja me emėr ėshtė prej vitit 1993 kurse fillimi i saj, i takon 4-5 vjet mė herėt. Rifat Jashari qartėson se nė konakun e Jasharėve mė 5 prill 1993 (mendohet nė 5 prill 1993 qė do tė mund tė mirret si datė e themelimit tė UĒK-sė) ka ndodhur njė takim ku paskan qenė tė pranishėm, pėrveē personaliteteve ushtarake, edhe personalitete politike qė sot janė tė radhitura si nė LDK, PDK dhe AAK. Gazeta "Zėri", mė 1 tetor 2002, faqe 7.
Kėsaj radhe nuk po shkoj mė larg sa i pėrket ShP tė UĒK-sė dhe themelimit tė saj. Nėse Shefqet Cakiqi e ka merzi tė vėrtetėn, besoj qė lexuesit e kanė tė qartė kush po shpif e kush po gėnjen pėr ekzistimin e "shtrirjes organizative" tė Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe tė Drejtorisė politike tė UĒK-sė.
3. " Pa nėnvlerėsuar, por duke ēmuar heroizmin e Sali Ēekut dhe rėnien e tij duke hyrė nė Kosovė patjetėr se do tė shtonte heroizmat... " Shefqet Cakiqim, 05 maj 2003, Epka e re.
Shefqet Cakiqin e kėshilloj tė marrė njė doracak gjeografie dhe njė hartė tė Kosovės dhe ta mėsojė se Salih Ēekaj nuk ka rėnė " duke hyrė nė Kosovė ", por ka rėnė heroikisht mu nė Betejen mė tė lavdishme tė Koshares e cila gjindet nė Kosovė. Nėse nuk di tė lexojė hartėn, le ta merrė mundin ta vizitoje Kosharen e tė bindet se vendi ku ka rėnė Salih Ēekaj gjindet nė Kosovė.
4. " Unė as qė di se ka ekzistuar grupi i Sali Ēekut, edhe pse atė e kam njohur shumė mirė. "
a) Grupi i Deēanit, i udhėhequr nga Salih Ēekaj, ka ekzistuar, ka vepruar, ka krye aksione shumė tė rėndėsishme tė cilat gjinden nė komunikatat e LPK-sė, e pėrserisė, tė lėshuara nga Bahnhofet dhe Flughafet e Zvicėres. Por, dersia tė sherohesh kuptohet do tė thuash se serbėt i kuptohet do tė thuash se serbėt i kryenin ato aksione. E pasi ke vėshtirėsi t'i identifikosh anėtarėt e grupit tė Salih Ēekajt, nėse je i ineteresuar, nuk e ke vėshtirė t'i gjejsh : kėta janė ata qė vazhdimisht i sulmon pamfleti " Epoka e re " !
b) Anėtarėt e grupit tė Salih Ēekajt i gjenė edhe nė librin " Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ", tė Gafurr Elshanit, faqe 146, i cili, pa dijen tonė, pėr tė spekuluar, na ka futur nė atė libėr tė cilin e ka botuar " Zėri i Kosovės ", nėna e leckės " Epka e re ".
c) Anėtarėt e grupit tė Salih Ēekajt i gjenė edhe nė monografinė " Dėshmorėt jetojnė pas vdekjes ", kushtuar dėshmorit Rrustem Bruqit, i rėnė heroikisht nė " Betejen e Loxhės, tė autorit Arif Molliqit.
5. " Saim Tahiraj e din unė e kam njohur shumė mirė Salih Ēekun… Salih Ēekaj nuk ka qenė mercenar i Bujar Bukoshit… " Sheqet Cakiqi, 26 prill 2003, Epoka e re ".
Salih Ēekajn, sikur ti o Shefqet Cakiqi, e ka njohur mė tepėr se gjysma e Kosovės. Ai vėrtetė nuk ka qenė mercenar i Bujar Bukoshit, as mercenar i askujt. Ai ishte vetėm ushtar i lrisė sė Kosovės.
Pėrkundrazi, sintagmi mercenar vlenė pėr ty dhe taborrin qė i takon. E ky taborr i ēoroditur ka propaganduar gjėrat mė tė pista pėr Salih Ēekajn si kundėrshtar i Bujar Bukoshit. Pastaj, ne, shokėt e Salih Ēakajt, nuk i kemi harruar ende shkrimet denigruese qė shokėt tu i kanė shkruar kundėr Salih Ēekajt nė " Zėri i Kosovės ", sikur ai me titull " Salih Ēekaj dhe ēekistėt " ! Kjo ka ndodhur kur Salih Ēekaj i pati tubuar mė se 60 mijė shqiptarė nė Bonn.
6. " E din shumė mirė se Sali Ēeku nuk ka pasur lidhje me tė ashtuquajturin FARK-un nė Shqipėri… Sali Ēeku ka qenė i rreshtuar nė Brigadėn 138 tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės qė ka zbatuar urdhėrat e Shtabit tė Pėrgjithashėm tė UĒK-sė…" Shefqet Cakiqi, 26 prill 2003, Epoka e re ".
a) Salih Ēekaj jo vetėm qė ka pasur lidhje me Forcat e Armatosura tė Republikės sė Kosovės qė i ka udhėhequr ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi, por ka qenė njėri nga themeluesit dhe udhėheqėsit kryesor. Ka qenė vetė dora e djathtė e ministrit Krasniqi.
Salih Ēekaj nuk ka qenė i rreshtuar nė Brigadėn 138, spse kjo brigadė ėshtė formuar pas rėnjes sė tij nė fushen e nderit. Salih Ēekaj ishte komandant i Brigadės 134 tė riorganizuar, e cila ishte formuar mė herėt nga Ministria e Mbrojtjes. Por, pikėrisht pėr ta shuar kėtė brigadė qė ishte e mbuluar me heroizmat e lavdishėm tė betejave si tė Loxhes, Llukės sė Epėrme e sidomos thyerjs sė kufirit shqiptaro-shqitar, qė u bė nga brigadat 133 dhe 134 si formacione ushtarake tė FARK-ut, formohet Brigada 138 me emrin e Agim Ramadanit. Ky ndryshim bėhet pėr tė humbur gjurmėt e lavdisė sė Brigadės 134 dhe heroizmin e pashoq tė komandantit tė saj Salih Ēekajt. Prej atėherė, emri i heroit Salih Ēekaj ende mbetet i anatemuar dhe i pagraduar nga Shtabi i Shefqet Cakiqit. Ky anatemim bėhet me qėllim, sepse zbardhja e tėrė veprimtarisė sė Salih Ēekajt do tė thotė fundi i gėnjeshtrave dhjetė vjeēare (90-99) tė njė kaste gėnjeshtarėsh, shpifarakėsh, intrigantėsh dhe hajnasgh tė historisė, tė cilės kastė, ti Shefqet Cakiqi, me vetėdije apo pavetėdije, iu ke bėrė altoparlant me zhurmė monotone dhe tė ēoroditur. Kėtė zhurmė ti e quan analizė, por qė tė anlizosh diēka, ti duhet fillimisht tė sherohesh.
Sikur ti, o Shefqet Cakiqi, ėshtė munduar tė spekulojė edhe Xhavit Haliti, i cili thotė : " … Ideja bazė e frontit tė Koshares ka qenė tė krijohet njė kanal pėr armatimin e Zonės sė Dukagjinit dhe pastaj tė krejt UĒK-sė. Ishte arritur marrėveshja pėr koordinimin e veprimeve midis Azem Sylės, Nasim Haradinajt dhe Rrustem Berishės e Salih Ēekut… ", gazeta " Zėri ", 15 shkurt 2001, faqe 8.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-06, 13:55   #86
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Pershendetje:

Fillimisht shumica e njerzeve ketu e paskan anashkaluar temen dhe paskan postuar disa shkrime qe nuk kan kurfar kuptimi per temen sipas mendimit time.

Nuredin Lushtaku Komandant i Gardes se Kosoves per mendimin time ka bere nje gabim politik e jo moral qe e ka ndaluar apo nuk e ka perfillur urdherin e Agim Qekut per ta derguar Garden qe ta percjell me nderimet me te larta Kryetarin e Kosoves edhe pse ky njeri ka qen Ibrahim Rugova!

Ibrahim Rugova si president i Kosoves per keto vite te pasd luftes as njeher nuk ka shkuar per ta vizituar Trupen Mbrojtese te Kosoves dhe per te par nga afer zhvillimet Pozitive dhe negative ne kete instutucion dhe me kete raste me u munduar me e dhene kontributin e tije si president ne arritjen e objektivit te saje.

Ibrahim Rugova gjate gjithe karrieres se tije politike e ka injoruar kete instutucion dhe te gjithe ata qe kan luftuar per ta krijuar kete instutucion.

Ibrahim Rugova si njeri nuk e ka merituar rrespektin dhe nderin ushtarak te TMK.se , por si president une do te kisha pasur deshi8r qe te ishte dukur edhe me mir se qe eshte dukur fale angazhimit te trupave Mbrojtese te Kosoves, sepse ne kete menyr ne kemi treguar para botes se jemi te dinjitetshem dhe te gatshem per te krijuar shtet dhe per ta mbrojtur ate.

Ibrahim Rugova asnjeher nuk e ka vizituar asnje varre te deshmorve , asnjeher nuk ka mbajtur ndonje akademi perkujtimore per ta, asnjeher nuk ia ka permendur emrin ketyre deshmore dhe ne nje menyr apo ne nje tjeter i ka injoruar.

dhe me ne funde u varrose ne varrezat e atyre qe ai vete i ka injoruar, kete me se miri do ta vlersoj historia dhe ne ose femijet tane do te kene raste te gjykojn drejt dhe pa emocione.

Kaloni mir dhe gjykoni me mendje te shendoshe....
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-06, 14:46   #87
Espresso
 
Avatari i Espresso
 
Anėtarėsuar: 09-11-05
Vendndodhja: Aty ku sduhet
Postime: 709
Espresso
Gabim

Pse more injorant, kushdo qe te jesh ti me largove shkrimin??????????????? :roll:
Espresso Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-06, 19:29   #88
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Garda e Kosoves...

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga laliloli
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Gentiani
Kėshtu ėshtė kur barinjėt udhėheqin me Gardė!
Megjithėate nė ceremoni mori pjesė kreu i TMK-sė, dhe mė erdhi mirė qė e pashė tė parin e saj qė dikur Presidentin e quante individ dhe tani e rrespektonte si Presidentin dhe gjithashtu zėvendėsi i tij qė dikur e quajti "tradhtarė" e edhe pati guxim ta kėrcėnonte me vdekje, ndėrsa tani surrati i tij gjindej nė ceremoninė mortore!
Askush nuk duhet te jete mbi ligjin ,ē do institucion ne Kosove duhet te rrespektoj ate ,edhe kur eshte fjala per Garden e Kosoves.Nuk pajtohem se Garda e Kosoves dhe TMK-ja udhehiqet nga barinjte,por ajo udhehiqet nga njerezit qe kane kontribuar me se shumti per formimin e saj .
Nuk duhet te harrojme faktin se disa udheheqes te institucioneve tona deri dje nuk e kane njohur TMK-ne ,ndoshta per arsye se kane dashur qe te kene kontrollin mbi te.
Eshte per te ardhur keq se ende ekziston nje barriere e gjere e dallimeve dhe mos pajtimeve ne klasen politike ne Kosove,qe po demton edhe me tej ecjen perpara te proceseve ne Kosove.
Lalioli, pėr ta kursyer komentin tim dhe pėrgjigjen eventuale, e njėkohėsisht duke ta dėshmuar tė kundėrtėn e asaj qė keni shkruar po ua sjell tekstin nė vijim:


http://www.kosova.com/lexo.php?kat=1&artikulli=23629

Presidenti Rugova takoi gjeneralin Ēeku dhe pėrkrahu idenė e transformimit tė TMK-sė nė forcė mbrojtėse



Prishtinė, 13 janar - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti sot nė njė takim komandantin e Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, gjeneralin Agim Ēeku me bashkėpunėtorėt, ku bisedua pėr situatėn nė Kosovė dhe pėr zhvillimin e TMK-sė.
Presidenti Rugova tha pas takimit me gjeneralin Ēeku se TMK-ja ka bėrė bėrė njė progres tė madh nė punėn e tyre dhe ajo nė tė ardhmen do tė jetė forcė mbrojtės e Kosovės.
Presidenti i ofroi pėrkrahjen e Presidencės nė tė gjitha fushat e dhe nė transformimin e tyre nė njė forcė mbrojtėse tė Kosovės. Por kjo, theksoi Presidenti Rugova, do tė bėhet edhe mė shpejt pas njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės. Ndėrkohė qė tash e tutje Garda e Nderit e TMK-sė do tė marrė pjesė nė ceremonitė e organizuara nga institucionet e Kosovės.
"Qėndrimi ynė ėshtė qė ne nė tė ardhmen tė kemi njė forcė mbrojtėse pėr Kosovėn. TMK-ja tash pėr tash i ka kėto detyra dhe do tė zhvillohet nė tė ardhmen dhe kjo gjithsesi varet sa mė shpejt tė njihet pavarėsia e Kosovės, pėr tė cilėn ne po punojmė", tha Presidenti i Kosovės dhe shtoi:
"Gjenerali mė dha edhe njė lajm tė mirė se Garda e Nderit e TMK-sė tash e tutje do tė marrė pjesė nė ceremonitė e institucioneve tė Kosovės".
Presidenti mbėshteti idenė e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė TMK-sė qė njėsit i saj tė shkojė nė vendet e goditura nga sunami nė Azinė Juglindore pėr tė ndihmuar nė sanimin e dėmeve.
Nga ana e tij komandanti i TMK-sė gjenerali Agim Ēeku theksoi sfidat e vitit 2005 pėr tė gjithė qytetarėt dhe institucionet e Kosovės. Prandaj, tha ai, tė gjithė duhet tė jenė tė gatshėm pėr t'u pėrballur me to. Ēeku bėri tė ditur edhe kėsaj radhe se ka marrė mbėshtetjen Presidentit tė Kosovės pėr TMK-nė.
"Edhe njė herė Presidenti na ofroi mbėshtetjen e parezervė tė tij nė pėrpjekjet tona dhe ne besojmė se me njė bashkėpunim tė ngushtė do tė ecim pėrpara dhe ta ēojmė pėrpara TMK-nė dhe do tė arrijmė atje ku synojmė tė gjihė".
Presidenti Rugova, duke u pėrgjigjur nė njė pyetje rreth shėnimit tė vijės kufitare me Maqedoninė, tha se kjo ēėshtje duhet tė bėhet vetėm me institucionet e Kosovės, ndėrkaq marrėveshjen mes Shkupit e Beogradit rreth kufirit Maqedoni-Kosovė e quajti inekzistente.
"Demarkacioni duhet tė bėhet me institucionet e Kosovės. Unė jam pėr atė qė tė mbetet ajo vija e vjetėr e kufirit. Ju e dini ėshtė njė marrėveshje qė ėshtė bėrė dhe pėr ne ajo ėshtė ilegale, jo e vlefshme. Vija e shėnimit do tė bėhet nga institucionet e Kosovės, me UNMIK-un e me KFOR-in. Kosova nuk ėshtė njė tokė pa zot", tha Presidenti Rugova.
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-06, 19:33   #89
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Garda e Kosoves...

Nė vazhdim sa i pėrket skandalit me gardėn nė ceremoninė mortore tė Presidentit Rugova, mendoj qė nė TMK duhet spastruar gjėrat me kėtė rast , dhe se dikush duhet tė shkoj nga aty i pari ose i treti nuk ėshtė mė me rėndėsi!
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-06, 21:36   #90
krijuesiii
 
Avatari i krijuesiii
 
Anėtarėsuar: 20-11-05
Vendndodhja: ne bote gjitheandej
Postime: 1,005
krijuesiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim

per Psikologun kam frike se po i mbetem borgje pak


...Sa per ato shpifjet tua dhe aktakuzen qe soji yte ia ka bere Gjeneraleve te UCK-se e qe tani cploheni vete, jane po te njejta ne fakte dhe ne esence sikur akuzate e popit Artemije ndaj Shqipetarev, dhe keto deshmuan me Fatmire Limen dhe do te deshmojne edhe me Ramushe Haradinaj se jane shume te pabaze, se nje Ushtri Clirimtare e lindure ne lufte nuk mund ti kete kryer te gjitha punet ne menyren e perkryer, se nuk mund te akuzohen Gjeneralet e nje Ushtrie se kinse kane keq trajtuar disa tradhetare qe per qellime te ndryshme mbanin librezat e LDK ndersa vepronin kunder popullit qe ishte para shfrrosjes Serbe...

...Sa me mire do ishte more Psikologe qe ne vend se ti mbroni tradhetaret e till te merrshen me Zbulimin e Kriminelev Serbe qe bene me dhjetra qindra masakra neper territorin e Kosove po ti permend disa Masakra e Reqakut Krushes se madhe, Studimes se ulte e shume e shume te tjere, jo ju nuk do te beni pune te tilla se Policia dhe ushtria serbe ju ruante me mire se shkjet ne Prishtine ty e sojine tend kur djemte femijet grate e Kosoves vriteshin e masakroheshin...


per hire te vertetes dhe per ti shmangure gazetes me antikombetare dhe nje fole bastarde plote me shpifje dhe urretje anti Shqiptare pra gazetes "bota sot" pra per te gjitha ate qe duan te verteten do mund ta gjen te gjiruare ne kohen e ngjarjeve si u formua dhe si ishte rriture e shume pritura NGA POPULLI PRA USHTRIA CLIRIMTARE E KOSOVES

pra nje copeze e te se vertetes qe hudhe poshte te gjithe shpifjet e Psiologut dhe sojit te tij, se Shqipetaret u vrane ne baze te perkatesis partiak apo fetare, vetem Tradhetare dhe kriminela shkje kane vra UCK-ja Gjeneralt dhe Ushtaret e saj..

kliko ketu: http://www.kosharja99.info/Film.htm




...e sa per IB e pershendes edhe unn, une nuk permenda askund arme dhe as nuk te ofendova nese e ke mizen mas veshi skam cfare te beje sa per minoritare me bere te qesh me shume smund te komentoj le te mbete atje thelle ne mbrendine tend gjithe kuptim absurd i asaj cfare done ti thuash...



tungiii


__________________
I kam mbytur zhgenjimet.
I kam harruar vuatjet, mjerimet, dhimbjet.
SHQIPETARE dua tju shoh te bashkuar...
SHQIPERI A ALBANI emer qe me knaqe shpirtin
krijuesiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:52.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.