|
Feja e Shqiptarit Besimi dhe njeriu! Fetė, librat e shenjtė, mėnyrat e besimit .... |
08-11-07, 20:56
|
#76
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Ateizėm 101
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Preshevar
At here, mė lejo te them qe s'po dishe gjė !
|
po preshevar po une nuk jam kalemli sikur ju une veq qka shoh edhe qka ndiej me kta vesht e mi te mdhenj sa fleta e arres , qka me bae e murrt mejtepllakun ju tani e knoni historin e ALI BUNGUT
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
09-11-07, 04:15
|
#77
|
KOMIT MALESH
Anėtarėsuar: 13-09-07
Vendndodhja: TIRANE
Postime: 205
|
Titulli: Ateizėm 101
Mund tė duket e ēuditshme, por nė pjesėn e trotuari pėrpara Xhamisė sė Ethem Beut ose Sahatit siē e quajmė shpeshherė kemi parė qė kur vjen koha e faljes punonjės tė xhamisė shtrojnė tapete duke mbuluar edhe trotuarin ku kalojnė kalimtarėt.
Natyrisht qė qytetarėt duke respektuar kėtė institucion nuk kalojnė mė nė trotuar pėr tė mos shkelur mbi tapete, por detyrohen tė zbresin nė rrugėn e makinave si nė foto dhe nė kėtė mėnyrė shkaktojnė njė kaos tė trafikut. Kjo dukuri ndodh ēdo ditė dhjetė metėr larg bashkisė sė Tiranės. Pa pasur asnjė paragjykim ndaj besimtarėve dhe punonjėsve tė Xhamisė sė Ethem Beut do tė ishte mirė qė ashtu siē qytetarėt respektojnė besimtarėt dhe tapetet e tyre, edhe besimtarėt tė respektojnė kalimtarėt dhe trotuarin e tyre. Dhe nė kėtė mirėkuptim do tė ndihmonin shumė mirė punonjėsit e bashkisė.
Jo shumė kohė mė parė, gjatė festimit tė Kurban Bajramit, njė nga festat mė tė mėdha pėr besimtarėt myslimanė, aty u hap njė treg i vėrtetė tapetesh qė zuri vend nė pikat kyēe tė kryqėzimit pranė Pallatit tė Kulturės. Ky minibiznes dhe besimtarėt e shumtė qė kishin dalė pėr tė festuar bllokuan pėr disa orė gjatė paradites.
__________________
Karakteristikė e librave semite ėshtė dhe numri i konsiderueshėm i kontradiktave dhe absurditeteve qė pėrmbajnė. Ėshtė ai ēasti kur botuesi pasi e kalon njė herė nė dorė librin qė sapo ka dalė nga shtypi, brengoset qė e botoi pa redaktor...
|
|
|
09-11-07, 04:25
|
#78
|
KOMIT MALESH
Anėtarėsuar: 13-09-07
Vendndodhja: TIRANE
Postime: 205
|
Titulli: Ateizėm 101
A ėshtė turp tė jesh ateist?
Diskutimi lidhur me pėrkatėsitė fetare tė shqiptarėve ėshtė i zhurmshėm e i kokolepsur. Ka qė thonė se shqiptarėt janė popull me aq e kaq pėrqindje muslimane, katolike e ortodokse. Ka qė thonė se feja e parė e shqiptarėve ka qenė feja e Krishtit, ka qė thonė qė shqiptarėt thellė nė histori kanė qenė politeistė. Ka qė thonė se shqiptarėt e sotėm duhet tė kthehen nė fenė paramuslimane, pra atė tė krishterė se kėshtu na do mė mirė bota. Tė tjerė kėmbėngulin se feja islame, sado mbishtresė mė e re, ėshtė baza fetare e kėtij vendi. Dhe ka qė me tė drejtė theksojnė tolerancėn fetare tė shqiptarit si njė tipar karakteristik.
Megjithatė, rrallėkush flet pėr ateizmin. Dikujt i duket se ėshtė mė mirė tė struket nė origjinėn e vet fetare familjare se sa tė thotė se ėshtė ateist apo nuk beson nė zot. Pra, a ėshtė turp tė mos besosh nė zot?
Komunizmi shqiptar u bė precedenti famėkeq nė botė qė prishi tempujt fetarė dhe e ndaloi me ligj e kushtetutė fenė. Njė ideologji mashtruese e gėnjeshtare si ajo komuniste-enveriste nuk mund tė duronte qė njerėzit tė kishin fenė pėr ngushėllim e prehje. Nė tė gjithė botėn komuniste, feja u denigrua e roli i saj u minimizua, por edhe nė vendet ku sunduan kasapė tė vėrtetė komunistė, ajo nuk u ndalua me ligj, priftėrinjtė, hoxhallarėt e baballarėt nuk u vranė e besimtarėt nuk u futėn nė burgje se i faleshin zotit, ashtu siē ndodhi nė Shqipėri.
Me rrėzimin e komunizmit, feja pati njė gjallėrim tė natyrshėm. Tė tre degėt kryesore tė saj, ato islamike, katolike e ortodokse vėrshuan nė garė me njera tjetrėn tė mbushin vakumin komunist. Nuanca tė tjera fesh tė papara nė Shqipėri rendėn gjithashtu me misionarėt e tyre. U ndėrtuan tempuj fetarė edhe atje ku mė parė nuk kishte tė tillė. Fetė hynė nė domenet e njėra tjetrės duke ndėrtuar pėr shembull kisha atje ku mė parė kishte vetėm xhami e teqe apo xhami e teqe atje ku mė parė kishte vetėm kisha. Tė dalė nga kthetrat mundonjėse tė diktaturės komuniste, shqiptarėt u hodhėn, nė krye me devocion e dėshirė nė prehėrin e feve. Mė pas ishte politika ajo qė kapėrtheu e pushtoi shpirtin shqiptar dhe zuri kryet e oxhakut nė vatrat shqiptare.
Vetėm kur ndizen debatet se kujt bote fetare i takojmė ne shqiptarėt, atėhere flakėrojnė gjakrat e luftės, ngrihen e ulen njėra fe apo tjetra, njėra quhet reaksionare e tjetra e pėrparuar, rrėmohet nėpėr origjina, sulmohen dinjitarėt fetarė tė njėrės palė apo tjetrės e tė tjera e tė tjera.
Pa lėnė mėnjanė rolin e madh qė ka patur feja nė zbutjen e disiplinimin e shpirtrave njerėzorė, nuk duhen harruar gjithashtu periudhat e saj tė errta e reaksionare. Ashtu si ideologjia komuniste qė nė zanafillat e veta ishte idealiste e humane sepse kėrkonte mbrojtjen e tė drejtave tė tė shtypurve nė botė por qė mė pas u mishėrua e transformua nė ideologji tė egra vrastare e luftė pėr zotėrim e pushtet, ashtu dhe fetė nė periudha tė ndryshme devijuan mjaft nga predikimi e mėsimet e pretenduesve si tė dėrguar prej zotit. A nuk thoshte vallė Krishti se po tė ra dikush nė njėrėn faqe duhet ti kthesh tjetrėn dhe se pasuria e tepėrt e prish dhe e rrėnon shpirtin e njeriut? Mos vallė Muhameti predikonte qė idhtarėt e tij tė hedhin nė erė njerėz paqėsorė e tė pafajshėm nėpėr metropolet e botės apo kudo gjetkė?
Gjithsesi feja ka ekzistuar e do tė ekzistojė si njė alternativė kulture e sistemi perceptimi tė botės nga qėniet njerėzore. Por megjithatė, feja nuk pėrfaqėson kulmin e kulturės e tė forcės sė mendjes qė njerėzimi ka arritur nė udhėn e tij tė gjatė e tė vėshtirė nė kėtė planet ku nga kafsha prehistorike u shndrrua nė kėtė Homo Sapiens qė ėshtė sot. Me predikatet e saj tė gatėshme e standarde dhe besimin nė botėn tjetėr, feja pėrvetėsohet kollaj e ėshtė lehtėsisht e pranueshme nga mendje qė se vrasin mendjen e i lodh arsyetimi i thellė njerėzor. Tė besosh nė fe nuk ka nevojė tė jesh bartės i kulturės sė thellė njerėzore e pėrēues i inteligjencės mė supreme tė planetit, asaj tė njeriut. Nuk ka nevojė pra tė mrekullohesh nga Dante e Shekspiri, nga Rafaeli e Pikaso, nga Khajami e Abu Nuvasi, nga Njutoni e Ajnshtajni, nga Ibn Sina e Al-Kvarizmi.
Tė ngatėrruar me martesa mikste, nė tė gjitha kombinacionet e mundėshme tė feve katolike, ortodokse, islamike e bektashiane dhe me njė pėrbėrje tė konsiderueshme ateiste, ēduhet tė jenė sot shqiptarėt? Dihet qė feja ėshtė ēėshtje personale. Nuk ėshtė turp tė besosh nė atė apo kėtė zot dhe tė pretendosh se ky zot ėshtė i vetmi, por ama nuk ėshtė as turp tė pėrpiqesh ta spjegosh botėn me armėn mė tė pėrsosur qė natyra i dha njė qėnieje tė gjallė, logjikėn njerėzore e cila u pėrsos e u pėrfeksionua edhe mė gjatė historisė sė njeriut mbi dhe. Ateizmi nuk ėshtė pjellė e komunizmit. Komunistėt besonin nė njė zot mė barbar e absurd se sa ai qė predikonte Krishti e Muhameti. Ata e pėrkrahnin ateizmin si aleat vetėm pėr tė luftuar fenė. Por le tė guxonte njė ateist i asaj kohe tė thoshte se nuk besonte nė Marks apo Enver dhe tė shihte se ēe gjente. Njerėzit e mėdhej tė feve tė sotme nė botė, njė nga tė cilėt ishte padyshim Papa Gjon Pali II janė pėrpjekur tė theksojnė e lartėsojnė anėt humane tė fesė e tė hedhin ura midis besimeve fetare e vetė fesė me shkencėn.
Nė njė botė tė lirė e demokratike nuk ėshtė pra as turp as marre tė jesh atesit apo tė mos besosh nė zot. Turp e marre ėshtė tė mos respektosh besimin apo botkuptimin e tjetrit dhe tė zėvėndėsosh debatin logjik me mjete tė dhunėshme e deklarata lufte. Ndaj shqiptarėt qė ndjehen pėr ateistė nuk ka pse tė druhen nga deklarimi se janė tė tillė. Dhe tė tillė janė padyshim gjysma e shqiptarėve. A nuk ėshtė vallė krenare tė besosh nė forcėn e artit e shkencės, tė besosh ata artistė e mjeshtra tė shpirtrave njerėzorė, ata filosofė e savantė, ata shkencėtarė e shpikėsa qė kanė dhėnė tablo e spjegime e analiza tė vėrteta tė botės sė madhe tė njeriut dhe tė botės sė stėrmadhe qė rrethon atė.
Thonė se kur Napoleon Bonaparti atė kohė perandor, pranoi nė audiencė Pierr-Simon Laplasin i cili dikur e kishte marrė nė provim matematike perandorin e ardhėshėm nė shkollėn e artilerisė, matematicieni i shquar i dhuroi atij librin e tij tė fundit Mekanika qiellore. Napoleoni qė kishte dėgjuar pėr librin i tha atij: Zoti Laplas, thonė se ju keni shkruar tėrė kėtė libėr tė madh mbi sistemin e gjithėsisė dhe nuk keni pėrdorur gjėkundi emrin e Krijuesit tė tij. Dhe Laplasi ju pėrgjegj: Nuk kam patur nevojė pėr atė hipotezė, madhėri. A nuk ėshtė kjo pėrgjigje njė e tillė qė tė bėjė krenar cilindo qėnie njerėzore qė e vė nė punė sadopak mjetin e tij tė mrekullueshėm tė mendjes?
__________________
Karakteristikė e librave semite ėshtė dhe numri i konsiderueshėm i kontradiktave dhe absurditeteve qė pėrmbajnė. Ėshtė ai ēasti kur botuesi pasi e kalon njė herė nė dorė librin qė sapo ka dalė nga shtypi, brengoset qė e botoi pa redaktor...
|
|
|
09-11-07, 05:30
|
#79
|
KOMIT MALESH
Anėtarėsuar: 13-09-07
Vendndodhja: TIRANE
Postime: 205
|
Titulli: Ateizėm 101
Ateizmin nuk e kanė shpikur komunistėt
Ateizmi ėshtė mungesė e besimit te prania e perėndive dhe krijesave hyjnore. Kjo mungesė besimi nuk vjen nga pamundėsia pėr tė ushtruar njė fe apo nga pamundėsia e lidhjeve me tė, por nga bindje tė qėndrueshme dhe arsyetime tė vetėdijshme. Foshnjat e porsalindura nuk kanė fe. Fetė iu injektohen nė kokė mė vonė, nga familja dhe shoqėria. Kjo shpjegon edhe faktin se pėrse mė sė shumti njė njeri i lindur nė njė familje tė krishterė pėrqafon fenė e krishterė, ndėrsa dikush tjetėr i lindur nė njė shoqėri myslimane, budiste apo ēifute ndjek fetė pėrkatėse. Mungesa e besimit te perėnditė ėshtė shumė mė e vjetėr se tė gjitha llojet e besimeve fetare. Qeniet njerėzore fillimisht nuk kanė ditur tė besojnė. Mė vonė kanė mėsuar, kanė krijuar dhe ndėrlikuar perėnditė.
Ateizmin, si mungesė e ndėrgjegjshme e besimit nuk e kanė shpikur as komunistėt shqiptarė dhe as ēdo lloj komunizmi tjetėr, pavarėsisht pėrpjekjeve qė bėhen pėr ti njėsuar ata. Ronald Bruce Meyer thotė se Ateizmi tė ēon nė Komunizėm po aq sa tė shtyn bindja se Santa Klausi ėshtė pėrrallė nė agresivitet ndaj fėmijėve. Ateizmi nuk ka lidhje me besimin. Ai ka tė bėjė me dyshimin, mosbesimin.
Ateistė ka pasur gjatė gjithė historisė sė njerėzimit. Megjithėse dėshmitė e para tė shkruara tė ateizmit mund tė gjenden nė shkrimet e Rig-Veda-s nė Indi (rreth 1000 vjet p.e.s.), njė ndėr filozofėt e parė tė ateizmit mbahet greku i lashtė Epikurus i cili zhvilloi argumentin kundėr tė keqes:
Nėse Perėndia dėshiron ta ndalojė tė keqen, por nuk ka fuqi, ajo nuk ėshtė e gjithėpushtetshme.
Nėse ka fuqi, por nuk do qė ta ndalojė tė keqen, atėherė ėshtė keqdashėse.
Nėse edhe ka fuqi ta ndalojė edhe dėshiron ta ndalojė tė keqen, si shpjegohet qė e keqja vazhdon tė ekzistojė?
Dhe, nėse as nuk do qė ta ndalojė dhe as ėshtė nė gjendje ta ndalojė, atėherė pėrse u dashka quajtur Perėndi?
E nisur nga thellėsitė e errėsirės sė Mesjetės, Rilindja evropiane njohu zhvillimin e vrullshėm tė ateizmit tė pėrfaqėsuar nga mendimtarė mosbesues ndaj qenieve hyjnore. Emrat e Leonardo da Vinēit, Erazmusit, Galileos, Keplerit e Giordano Brunos janė tė lidhur me ateizmin. Mė vonė atyre iu shtuan iluministėt Dekart, John Toland, David Hume e Thomas Paine; enciklopedistėt francezė Didero, Volter, dHolbach pėr tė ardhur nė shekullin e 19-tė te Fojerbah, Holyoke dhe, natyrisht, Charles Darwin. Mė vonė, mendje tė ndritura si Mark Twain, Thomas Edison, Albert Einstein, e shumė tė tjerė kanė qenė dhe vazhdojnė tė mbeten ateistė. Asnjė prej tyre nuk ka pasur qoftė edhe lidhjen mė tė vogėl me komunizmin.
Sot, mbi 90 pėr qind e fizikantėve tė botės dhe mbi 65 pėr qind e matematikanėve janė ateistė.
Pėrpjekjet pėr ta lidhur Ateizmin me Komunizmin e kanė burimin te pėrpėlitjet e krerėve fetarė pėr tė ndaluar dobėsimin e shpejtė dhe tė pandalshėm tė pushtetit tė Kishės dhe institucioneve fetare nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė njėzetė. Veēanėrisht ato morėn pėrkrahje zyrtare nė periudhėn famėkeqe tė histerisė sė Senatorit Joseph McCarthy nė Shtetet e Bashkuara. Argumenti bazė qė sillej pėr tė provuar kėtė tezė ishte njėsimi i kryekomunistit Stalin me Ateizmin.
E vėrteta qėndron se, pavarėsisht se u shkollua nė njė seminar kishtar, Stalini ishte ateist. Megjithatė, ka shumė arsye tė besohet se ai nuk ishte ateist pėr arsye filozofike apo sepse komunizmi ose mendėsia e tij totalitare nuk pėrputhej me fenė. Stalini ishte ateist sepse pushtetit tė tij sovjetik nuk i shkonte pas oreksit rivaliteti i pushtetit tė madh tė Kishės Ortodokse Ruse, ashtu siē nuk i pėlqente rivaliteti pėr pushtet i kujtdo fuqie tjetėr. Nė esenė Ateizmi pėrballė Komunizmit Jon Nelson vė nė dukje se Stalini nuk donte ta ndante pushtetin e vet me asnjė tjetėr.
Ai e sulmoi Kishėn vetėm kur e pa se ajo ishte rivali i vetėm me peshė i supremacisė sė tij. Por sulmet nuk kishin tė bėnin fare me mospajtimet ideologjike. Ishte thjesht ēėshtje e zhdukjes sė njė rreziku tė mundshėm. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, kur e pa se i nevojitej mbėshtetja e fesė pėr tė siguruar njė bashkim mė tė plotė tė rusėve nė luftė, vetė Stalini nxiti rimėkėmbjen dhe fuqizimin e Kishės Ortodokse Ruse.
Ateizmi nuk ėshtė ideologji. Ai ėshtė mungesė besimi nė ideologji. Mungesa e besimit nė ideologji ska se si dhe smund tė bėhet bazė ideologjie, aq mė pak pėr njė ideologji totalitare si komunizmi. Pėrkundrazi, fe tė ndryshme, sidomos format fondamentaliste tė tyre, janė bėrė jo rrallė baza pėr ideologji totalitare. Mjafton tė pėrmendim lidhjet e Krishterimin me Fashizmin, luftėrat e Kryqėzatave apo Inkuizicionin katolik, Ku-Klus-Klanin, Al Qaedėn etj.
Komunistėt e panė fenė thjesht si ideologji konkurruese dhe jo si ideologji qė binte ndesh me ideologjinė e tyre. Duke u munduar tė arrinin mbizotėrimin e besimit tė tyre, ata u pėrpoqėn tė fshinin ndikimin e ēdo lloj ideologjie tjetėr ideologjinė fetare, ideologjinė e pronės private, ideologjitė perėndimore, gjithēka.
Nė Shqipėri kjo pėrpjekje u ēua nė ekstrem me shpalljen e vendit shtet ateist. Nė fakt, Shqipėria u shpall edhe Republikė Popullore Socialiste, nė njė kohė kur nuk ishte as republikė (sepse ishte autokraci); as Popullore (sepse ishte kundėr popullit), dhe as Socialiste (sepse ishte monopolizėm i skajshėm shtetėror).
Ajo paraqitej Demokraci Popullore nė njė kohė qė ishte njė nga format mė tė egra tė diktaturės. Ajo u quajt vend ateist, kur popullit iu imponua besimi i verbėr dhe pa kushte te njė ideologji (marksizmi) dhe te njė perėndi me pesė koka: Marksi-Engelsi-Lenini-Stalini-Enveri (i ati - i vėllai - i biri - shpirti i shenjtė- dhe satani).
__________________
Karakteristikė e librave semite ėshtė dhe numri i konsiderueshėm i kontradiktave dhe absurditeteve qė pėrmbajnė. Ėshtė ai ēasti kur botuesi pasi e kalon njė herė nė dorė librin qė sapo ka dalė nga shtypi, brengoset qė e botoi pa redaktor...
|
|
|
09-11-07, 05:31
|
#80
|
KOMIT MALESH
Anėtarėsuar: 13-09-07
Vendndodhja: TIRANE
Postime: 205
|
Titulli: Ateizėm 101
Ky shkrim nuk pretendon aspak qė ti paraqesė shqiptarėt si popull ateist apo tė pa fe. Njė pėrpjekje e tillė do tė ishte nė kundėrshtim tė plotė me bindjen time se karakterizimi dhe etiketimi i popujve apo i individėve nė bazė tė (mos)pėrkatėsive fetare ėshtė i papranueshėm nė njė shoqėri tė pėrparuar. Njerėzit janė njerėz, ndėrsa bindjet e tyre fetare janė thjesht ēėshtje vetjake.
Megjithatė, unė do tė pėrpiqem tė mbroj idenė se shqiptarėt janė njė popull qė ka dėshmuar historikisht lidhje tė dobėta me fenė. Pėr lidhjet e dobėta tė shqiptarėve me fenė pėrmenden shumė argumente faktikė dhe episodikė, tė dokumentuara dhe tė padokumentuara.
Qė nė lashtėsi ilirėt kanė qenė ndoshta po aq pranė besimeve perse, Zoroastrianizmit sa edhe perėndive greke tė Olimpit. Mė vonė thuhet se ata ishin ndėr tė parėt qė e lanė kėtė besim dhe iu kthyen krishtėrimit.
Ja si e pėrshkruan Peshkopi Fan Noli pėrkushtimin e Gjon Kastriotit, atit tė heroit tonė kombėtar ndaj fesė: Pėr sa i pėrket fesė Gjon Kastrioti ishte shqiptar tipik. Nuk ishte pasues fanatik i asnjė feje dhe i ndėrronte besimet sipas drejtimit qė i jepte lėvizjeve tė veta politike.
Si aleat i Venecias nė 1407, ai ishte Katolik; pastaj si aleat i Stefan Lazareviēit tė Serbisė, nga 1419 1426 u kthye nė ortodoks; dhe mė pas u kthye nė mysliman kur lidhi aleancė me Muratin e II, nga 1430 1438; e pėrsėri nė katolik nė 1438 kur e gjeti veten aleat dhe qytetar nderi i Venecias dhe i Raguzės. Nė fund vdiq i krishterė i mirė nė 1443. (Peshkopi Fan Noli, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu.)
Tė ndarė nė dy degėt mbizotėruese tė krishtėrimit mesjetar, shqiptarėt i hapėn rrugėn pa ndonjė keqardhje tė madhe myslimanizmit. Duke shėtitur cep mė cep Shqipėrinė e fundit tė shekullit 19-tė dhe fillimit tė shekullit tė 20-tė, Edith Durham vėren se Shqiptari ėshtė i paditur e i pamėsuar, por nuk ėshtė budalla
Myslimanizmin dhe krishterimin ai i pėrcakton nė njė mėnyrė tė veēantė dhe shqiptare. Nė zemrėn e tij ai ėshtė i ndikuar kryesisht nga besimet e paragjykimet tradicionale, tė cilat janė shumė mė tė vjetra se sa tė dy feve tė reja. (Edith Durham, Brenga e Ballkanit - Nė vendin e Shqiponjės, faqe 543)
Ndikimi dytėsor i fesė nė qenien e shqiptarėve u ka rėnė nė sy tė gjithė studiuesve tė historisė sė Ballkanit dhe tė Shqipėrisė. Ai ėshtė element tipik shqiptar dhe pėrcaktohet nga rrethana historike, gjeografike, demografike dhe ekonomike krejtėsisht shqiptare. Ēelėsi i unitetit tė shqiptarėve ishte gjuha.
Feja, gjeografia dhe klasat pėr ta kishin qenė faktorė ndarjeje, prandaj nė periudhėn e reformave tė mėdha Otomane Njerėzit e Tanzimatit ngulėn kėmbė qė shqiptarėt tė vazhdonin me lidhjet e tyre tė miletit, thotė Misha Glenny (Ballkani, 1804-1999, f. 153.)
Lidhja e dobėt e shqiptarėve me fenė (pėrkatėsisht me krishtėrimin) u shfaq mė hapur nė periudhėn e pėrqafimit tė myslimanizmit.
Ky hap ende i pashpjeguar plotėsisht u krye me vullnet tė plotė dhe pa kurrfarė detyrimi.
Nuk ka asnjė arsye pėr tė menduar se ishte frika e persekutimit ajo qė i detyroi shqiptarėt tė ndėrronin besimin nė myslimanizėm dhe tė pėrqafonin besim tė dyfishtė.
Pėrkundrazi, ata u shtynė nga dėshira pėr tė shmangur taksat pėr kokė dhe pėr tė pėrfituar nga ndėrrimi i fesė, kryesisht duke marrė ndonjė post nė hierarkinė ushtarake tė shtetit Otoman ...
Nė qoftė se taksat e vėna pėr tė krishterėt nė komunitetet shqiptare nė shekullin e 16-tė shkonin deri nė 45 akēi, nė mes tė shekullit tė 17-tė ato ishin ngritur deri nė 780 akēi nė vit. Pėr ti shpėtuar fiset e tyre nga uria dhe rrėnimi, pleqėria e komuniteteve shqiptare e kėshilloi popullin e fshatrave qė tė pėrqafonte Islamin. Antonina Zhelyazkova, Identitete Shqiptare.
Sikur hapi i pėrqafimit tė fesė Islame tė ishte mbėshtetur nė motive shpirtėrore, atėherė do tė kishte vend pėr tė menduar se ky popull la njė fe pėr tu kapur pas njė tjetre qė iu duk mė tėrheqėse. Por ajo qė ndodhi nė Shqipėri nė shekujt 17 19 dhe nė vazhdim ishte e rrallė. Njė pjesė e mirė e shqiptarėve, pėr arsye utilitare parapėlqyen tė ruajnė dy fe.
Ja si i ėshtė shpjeguar ky dyzim nga Edith Durham nė fillim tė shekullit tė 20-tė: Pjesėtari i njė fisi nė Shqipėrinė e Veriut nė radhė tė parė ėshtė shqiptar. Ai kurrė si ka pėrvetėsuar mėsimet e kristianizmit, as ato tė islamizmit (flas vetėm pėr masat).
Krishti dhe Muhameti janė dy gomarė magjikė mbinjerėzorė, ēdonjėri nga tė cilėt, po ta zbutėsh, mund tė bėjė ēudira. (Brenga e Ballkanit, faqe 203.)
Edith Durham nuk mungon tė verė nė dukje se pėrpara kthimit tė tyre nė Islamizėm, ose pėrpara aventurės interesante tė pranimit njėkohėsisht tė dy feve, shqiptarėt janė ndjerė tė braktisur, madje edhe tė shfrytėzuar nga emisarėt e feve tė krishtera.
Pra shkaqet e ftohtėsisė sė shqiptarėve ndaj fesė nuk duhen parė vetėm te karakteri i tyre, por edhe te sjellja e pėrfaqėsuesve tė feve kundrejt tyre.
Nuk ka pasur fare shkolla pėr priftėrinjtė e vendit. Priftėrinjtė e huaj shpesh nuk dinin as gjuhėn dhe as zakonet e vendit. Peshkopėt, shumica tė huaj, pėrpiqeshin kush e kush tė fuqizohej mė shumė pėr vete. (po aty, f. 105.)
Pėr shqiptarėt feja ishte fe dhe asgjė mė tepėr. Ndonėse ajo ndikonte nė marrėdhėniet me shtetin, ajo nuk mund pėrcaktonte marrėdhėniet e tyre me njėri-tjetrin dhe mbi tė gjitha, ajo nuk pėrcaktonte identitetin e njerėzve. Pra ajo ishte ashtu siē edhe duhet tė ishte njė element vetjak besimi apo mungese besimi.
Prandaj edhe vargu i Vaso Pashės Feja e shqyptarit ėshtė shqyptaria, ngjiti aq mirė te shqiptarėt dhe u kthye nė moto pėrfaqėsuese tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare.
Ky varg nuk ishte thirrje patetike pėr tė arritur diēka tė paqenė, siē pėrpiqen ta paraqesin sot disa pena qė i janė vėnė me zell dėmtimit tė ēdo simboli tė Rilindjes Kombėtare; nuk ishte kushtrim lufte apo bori sulmi. Ishte thjesht ritheksimi i njė tė vėrtete tė vyer, tė cilėn ia vlente ta mbaje si udhėrrėfyese pėr tė mbijetuar si komb. Vetėm si i tillė, ai gjeti mbėshtetje tė gjerė dhe u pranua nga breza tė tėrė shqiptarėsh.
Ata qė luftuan pėr Rilindjen Kombėtare e pranuan Vaso Pashėn. Ata qė pasuan mė vonė e ngritėn edhe mė lart.
Megjithėse zyrtarisht mysliman, duke e parė se njė mbret i krishterė do tė ishte mė i qėndrueshėm nė njė vend me prirje evropiane, Ahmet Zogu ngulmoi tė martohej me njė katolike.
Pėrpara kėsaj martese, nėn shembullin e Ataturkut, ai kishte ndaluar me ligj mbulimin e grave me ferexhe, njė hap qė Franca po e gjen shumė tė vėshtirė ta realizojė 70 vjet mė vonė.
Kėto veprime nuk ia ulėn aspak popullaritetin Zogut midis shqiptarėve. Edhe kundėrshtarėt e tij politikė tė atėhershėm e tė sotėm e sulmojnė pėr gjithēka tjetėr, por jo pėr qėndrimin ndaj feve. Nė kėtė pikė ai gjeti mirėkuptim dhe miratim te bashkėkombėsit.
Ky ishte pikėrisht terreni qė gjetėn dhe shfrytėzuan komunistėt e Enver Hoxhės pėr ta shpallur ateist shtetin e tyre komunist. Goditja qė ata i dhanė fesė frymėzohej nga mėsimet e Stalinit, tė cilat ēoheshin nė ekstrem duke marrė parasysh vendin ku po zbatoheshin, kushtet e njė populli qė nuk mund ti pėrqasej verbėrisė fetare dhe adhurimit tė rusėve pėr Kishėn e tyre.
Goditja ishte pjesė e luftės pėr pushtet absolut dhe llogariste mirė lidhjet e dobėta tė shqiptarėve me fenė. Ajo nuk u krye thjesht ngaqė Enver Hoxha ishte ateist. (Njerėz qė e kanė njohur nga afėr tregojnė se djalli i Hoxhave falej pėrpara se tė hante bukė. Nuk ėshtė aspak ēudi qė thellė-thellė ai tė besonte, ose tė paktėn tė ishte supersticioz.)
Goditja u bė sepse ai, Hoxha, nuk donte ta ndante me kėrkėnd pushtetin, njėlloj si mėsuesi dhe ati i tij shpirtėror, Stalini. Nė fund tė fundit, ideologjia ėshtė vegėl pėr tė ushtruar pushtetin politik.
Tė mos harrojmė se edhe krerėt e feve nė Shqipėrinė e pasluftės sė dytė botėrore ishin nė pozicion jo fort tė favorshėm nė lėmin e marrėdhėnieve publike. Mė pak se gjysmė shekulli nga shpallja e Pavarėsisė kushdo, por sidomos komunistėt qė ishin mjeshtėr tė propagandės, nuk e kishin fare tė vėshtirė ta pėrqasnin myslimanizmin me pushtuesin turk, qė e kishte mbajtur vendin pėr 500 vjet nė errėsirė.
__________________
Karakteristikė e librave semite ėshtė dhe numri i konsiderueshėm i kontradiktave dhe absurditeteve qė pėrmbajnė. Ėshtė ai ēasti kur botuesi pasi e kalon njė herė nė dorė librin qė sapo ka dalė nga shtypi, brengoset qė e botoi pa redaktor...
|
|
|
09-11-07, 05:32
|
#81
|
KOMIT MALESH
Anėtarėsuar: 13-09-07
Vendndodhja: TIRANE
Postime: 205
|
Titulli: Ateizėm 101
Po ashtu komunistėt nuk hasėn vėshtirėsi pėr tė bėrė njė lidhje midis Italisė fashiste, shkaktaren e njė pushtimi tė turpshėm dhe njė lufte ende tė freskėt, me krerėt e kishės katolike. Nuk kishin qenė tė pakėt priftėrinjtė qė kishin mbėshtetur pushtuesin. Ndėrsa fqinji ortodoks jugor, Greqia, kishte kohė qė vinte peshkopė e priftėrinj nė ballė tė taborreve shoviniste qė jo vetėm ulėrinin pėr copėtimin e Shqipėrisė dhe Vorio Epirin, por edhe i shoqėronin pėllitjet e tyre me veprime tė drejtpėrdrejta agresioni.
Nga pikėpamja propagandistike, nė vitet 60 komunistėt e kishin shumė tė volitshme ta godisnin gogolin Fe. Nga ana shpirtėrore, shqiptarėt se kishin pasur shumė pėr merak atė. Nga vėshtrimi ekonomik, kjo ishte koha kur komunistėt po pėrqendronin gjithė pasuritė e vendit nė duart e tyre dhe atij fshatarit qė po i shtetėzohej apo kooperativizohej toka dhe bagėtia, as i bėhej vonė se bashkė me to shkonte edhe pasuria e kishės dhe e xhamisė.
Ndonėse nuk mund tė thuhet se ndalimi me ligj i fesė nė Shqipėri u bė me miratimin e plotė tė popullsisė, ai u prit pa ndonjė ndjenjė tė theksuar keqardhjeje apo dėshpėrimi dhe, praktikisht, me pėrjashtim tė disa enklavave (Shkodrės, Malėsisė sė Madhe e deri diku, Korēės) zuri rrėnjė shpejt.
Ndalimi i fesė u pasua me njėsimin dhe zėvendėsimin e vlerave shpirtėrore. Vendin e Zotit e zunė krijuesit e Marksizėm-Leninizmit, Perėndia me katėr koka e klasikėve fotografitė e tė cilėve i gjeje kudo qė hidhje sytė.
Ata u bėnė po aq tė paprekshėm dhe tė padiskutueshėm sa ēdo krijesė hyjnore. Vendin e Mesias, Krishtit apo Muhametit e zuri Enver Hoxha. Njerėzit nuk betoheshin mė Pėr Perėndi! por Pėr ideal tė Partisė.
Kishat u shembėn dhe u zėvendėsuan me vatra kulture. Vendin e priftit e zuri Sekretari i Partisė. Vendin e meshave e zunė format e edukimit. Vendin e Ferrit e zuri Spaēi. Vendin e Parajsės e zuri pėrralla e bukur e komunizmit ideal ku tė gjithė do tė punonin sipas aftėsive (domethėnė spunonin fare) dhe do tė paguheshin sipas nevojave (sa tė donin).
Mungonin vetėm harpat dhe pendėt krahėve. Vitrina e Parajsės nė tokė, kopshti i Idenit ishte Blloku i Udhėheqėsve nė Tiranė. Prej tij mund tė pėrjashtoheshe sa herė qė haje ndonjė mollė tė ndaluar ose sa herė i donte qejfi Mesias, Zeusit, Zotit.
Po tė mėkatoje, duhej ti hapje zemrėn partisė, sekretarit tė saj. Po tė mėkatoje rėndė, pėrfundoje nė Ferr Spaē. Mėkatet e lehta faleshin. Edhe vjedhjet ishin kalimtare. Herezitė kundėr Fesė Komuniste ishin tė pafalshme. Ato dėnoheshin me Ferr. Mallkimi ndiqte edhe tė afėrmit.
Frika nga ndėshkimi i Zotit u zėvendėsua me frikėn nga ndėshkimi i Partisė-Shtet, ose Perėndisė-Enver. Jo rastėsisht, Enver Hoxha krahasohej me Zeusin Kryeperėndinė.
Komunizmi shqiptar shpalli diēka qė e quajti ateizėm, por nė tė vėrtetė shkatėrrimi i pushtetit tė feve tė deriatėhershme nuk kishte tė bėnte fare me Ateizmin, domethėnė me mosbesimin nė ekzistencėn e njė qenieje hyjnore tė gjithėpushtetshme. Ai ishte vetėm zėvendėsimi i njė apo disa feve me njė tė re, me fenė Komuniste.
Nė Shqipėri pati shumė njerėz qė hoqėn dorė nga besimet tradicionale Myslimanizmi, Ortodoksia, Katolicizmi. Pati gjithashtu shumė qė, pėr shkak se u lindėn dhe u rritėn nė atė klimė, por edhe pėr shkak se u detyruan dhe u bindėn, pėrqafuan fenė e re, Komunizmin. Por gjithmonė pati nga ata (dhe numri i tyre erdhi nė rritje) qė nuk besonin as te njėra dhe as te tjetra. Madje edhe shumė nga ata qė kishin besuar te Komunizmi, hoqėn dorė prej tij kur e kuptuan se nė ēhumnerė po e ēonte vendin.
Kėta njerėz qė sbesonin dhe sbesojnė as te fetė tradicionale dhe as te komunizmi nuk ishin dhe nuk janė as tė pamoralshėm, as tė droguar, as tė ēmendur, as tė dhėnė pas pijeve. Ata janė njerėz si gjithė njerėzit e tjerė, me vlerat dhe mangėsitė e tyre.
__________________
Karakteristikė e librave semite ėshtė dhe numri i konsiderueshėm i kontradiktave dhe absurditeteve qė pėrmbajnė. Ėshtė ai ēasti kur botuesi pasi e kalon njė herė nė dorė librin qė sapo ka dalė nga shtypi, brengoset qė e botoi pa redaktor...
|
|
|
22-12-07, 10:39
|
#82
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Titulli: Ateizėm 101
Kushtetuta amerikane garanton liritė fetare dhe ndalon mbėshtetjen e qeverisė pėr fenėMike O'Sullivan
Zėri i Amerikės
21-12-2007
Miki Uinstin, njė jurist i forcės ajrore, dhe ish-jurist i Shtėpisė sė Bardhė gjatė administratės sė Presidentit Regan, drejton fondacionin pėr Lirinė e Besimit nė Ushtri. Ai ndihmoi pėr ngritjen e njė akt-padie nė shtator sipas sė cilės njė ushtar i vendosur nė Irak nuk ishte lejuar tė organizonte njė takim pėr ateistėt dhe jo tė krishterėt e tjerė.
Zoti Uinsten thotė se nė kėtė rast dhe nė disa tė tjera, tė krishterėt me njė zell tė tepruar i kanė vėnė nė lojė tė tjerėt.
Ne nuk po pėrpiqemi tė ndalojmė fenė e askujt. Ne thjesht po themi se nuk mund tė pėrdoret spektrin e komandės ushtarake amerikane pėr tė detyruar njė ushtarak tė rangut mė tė ulėt qė tė pranojė njė kėndvėshtrim tė caktuar biblik
Zoti Uinstin ngriti njė akt-padi nė vitin 2005 ku argumentohej se Akademia e Forcės Ajrore, ku djali i tij ishte kadet, u bėnte presion strudentėve jo tė krishterė qė tė merrnin pjesė nė takime tė krishterėsh dhe pėrdornin forma tė tjera diskriminimi fetar. Padia u hodh poshtė dhe njė hetim i Pentagonit arriti nė pėrfundimin se nuk bėhej fjalė pėr diskriminim nė Akademi. Bill Karr, qė mbikqyr politikėn e personelit ushtarak nė Departamentin e Mbrojtjes, thotė se gjithsesi probleme kishte.
Ideja e krijuar mes kadetėve ishte se krishtėrimi praktikohej hapur nė njė ambjent ndėrfetar. Ishte arritur nė pėrfundimin se nė njė ambjent tė tillė ndėrfetar, drejtuesit u krijonin kushte mė tė favorshme njė grupi tė caktuar fetar.
Si reagim ndaj kėsaj ēėshtjeje, Pentagoni nxorri udhėzime tė reja vuri nė dispozicion kurse tė detyruara kualifikimi pėr tolerancėn fetare.
Zoti Carr thotė se ushtria ėshtė pėrpjekur gjithmonė tė plotėsojė nevojat shpirtėrore tė anėtarėve tė saj, pėr shembull duke vėnė nė dispozicion kapelanė. Ata zgjidhen nga pėrkatėsi tė ndryshme fetare dhe nė kohė tė trazuara ofrojnė qetėsi shpirtėrore. Ata drejtojnė gjithashtu shėrbesa mbi baza vullnetare pėr anėtarė tė fesė sė tyre. Zoti Karr shpjegon se kapelanėt instruktohen qė tė mos pėrpiqen tė konvertojnė ushtarė nga besimet e tjera.
Ai thotė gjithashtu se kapelanėt e krishterė, pėr shembull qė pėrbėjnė shumicėn duhet tė pėrdorin njė gjuhė gjithėpėrfshirėse nė ambjente tė pėrzjera ku pjesėmarrja ėshtė e detyrueshme.
Nėse janė nė njė ambjent ndėrfetar, ata duhet tė sillen nė mėnyrė gjithėpėrfshirėse, pėr shembull jo tė luten nė emėr tė Jezu Krishtit, por duke iu lutur pėr shembull atit qė ėshtė nė qiell.
Kritikėt janė edhe kundėr lutjeve gjithėpėrfshirėse, pėr tė cilat thonė se gjithsesi janė fetare dhe mund tė ofendojė disa njerėz. Zoti Uinstin thotė se udhėzimet e shkruara janė tė paqarta dhe e lėnė hapur mundėsinė pėr abuzime.
Politika e Pentagonit ka shqetėsuar gjithashtu disa tė krishterė evangjelistė, pėrfshirė disa anėtarė tė Kongresit qė thonė se tė drejtat e kapelanėve tė krishterė po kufizohen nėse ata nuk lejohet tė luten nė emėr tė Krishtit, edhe nė ambjente tė pėrzjera. Njė kapelan i marinės doli nė gjyq ushtarak vitin e kaluar se kishte protestuar ndaj politikės sė Pentagonit, ndėrsa ishte nė uniformė.
Zoti Uinstin thotė se ka marrė mijėra ankesa nga ushtarakė qė akuzojnė tė krishterėt fondamentalistė pėr presion fetar. Ai thotė se shumė nga ata qė ankohen janė vetė tė krishterė dhe shton se organizata e tij nuk po godet ndonjė besim tė caktuar, por respekton besimet e vendit.
A jemi ne njė vend i Krishterė? Po! Jemi njė vend hebraik? Po! A jemi njė vend hindu dhe budist? Po, njė vend ateist? Po, ne i kemi tė gjitha kėto. Por askush nuk ka tė drejtėn tė pėrdorė epėrsinė e vet nė marrėdhėniet civile tė punės dhe autoritetin e komandės nė ushtri pėr tė imponuar pikėpamjen e vet fetare.
Sipas njė sondazhi tė vitit tė kaluar nė gazetėn Military Times, 80 pėr qind e tė anketuarve ndjeheshin tė lirė praktikonin dhe shprehnin besimin e tyre nė ushtri. Megjithatė 12 pėr qind thanė se nuk ndjeheshin tė lirė ta bėnin kėtė.
Bill Carr thotė se udhėheqėsit ushtarakė janė pėrgjegjės tė garantojnė qė anėtarė tė forcave tė armatosura mund tė praktikojnė fenė e tyre, apo tė mos praktikojnė asnjė fe, sipas zgjedhjes sė tyre.
Miki Uinstin thotė se do tė vazhdojė tė pėrdorė gjykatat pėr tu pėrpjekur ti japė fund atyre qė ai i quan diskriminim shumė tė pėrhapur nė ushtri. (ze)
|
|
|
22-12-07, 11:22
|
#83
|
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
|
Titulli: Ateizėm 101
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ATEIST
...qė kur vjen koha e faljes punonjės tė xhamisė shtrojnė tapete duke mbuluar edhe trotuarin ku kalojnė kalimtarėt.
Kjo dukuri ndodh ēdo ditė dhjetė metėr larg bashkisė sė Tiranės. Pa pasur asnjė paragjykim ndaj besimtarėve dhe punonjėsve tė Xhamisė sė Ethem Beut do tė ishte mirė qė ashtu siē qytetarėt respektojnė besimtarėt dhe tapetet e tyre, edhe besimtarėt tė respektojnė kalimtarėt dhe trotuarin e tyre.
Ky minibiznes..
|
I nderuar a ke hyre ndonje here brenda xhamise se Et-hem Beut ne Tirane? Nese jo,te garantoj qe siperfqaja e saje eshte e mjaftueshme per besimtaret e nje lagje ne nje qytet te vogel ose per popullsine e nje fshati.
Tirana ka 1 milion banore dhe 6 xhamia.Ne te gjitha ndosh e njejta situate.Ka nje tejmbushje me besimtare.Bashkia duhet te nderhyje ne keto ceshtje per ti zgjidhur sepse edhe kalimtaret ekane te drejten e tyre ashtu sic e kane besimtaret te kryejne obligimin e vet ne objekte kulti natyrisht apo ne vende publike me leje te bashkise.
Kesaj te fundit i takon detyra ti jape leje ndertimi te xhamiave te reja me te medha ne tokat e vakfit.Por askush nga te "zbriturit nga trotuari" dhe as ti qe kete shkrim ja ke derjtuar forumit e jo bashkise,nuk mendon se faji eshte i bashkise qe nuk rikthen pronat te cilat publiku shfrytezon pa qene te tijat edhe pse ky publik mund te jene nga " te zbriturit nga troruari".
Asaj bashkise qe ndodhet pak metra nga xhamia duhet "ti vije keq" se besimtaret kryejne adhurimin ne rruge dhe kalimtaret zbresin nga trotuari.
Masat jane te thjeshta.Rikthim i pronave dhe leje per xhamia si ajo e Namazjase prpjekti i se ciles ka 15 vite qe pret ne sirtare per te marre lejen bashkiake.
Perse nuk ndodh me komunitetet e jera ne Tirane?Sepse ato kane objekte te mjaftueshme ne pronat e tyre te vjetra dhe te reja.
Madje ne Tirane ka edhe nje objekt Alevishe,ne qender,te cilet jane minoritet i paperfillshem,kurse per muslimanet jane disa xhamia pak me te medha se shtepia ime qe jane zgjeruar vit pas viti duke mos lene asnje pellembe lulishte,gjithmone toke e vakfit edhe kjo.
Ne Shkoder ndodh qe kur eshte festa,Kisha e Zojes se Mire perjeton nje procsion dhe njerezit dalin gjer ne rruge duke bllokuar trafikun dhe duke e bere ate te rrezikshem.Permasat e kesaj Kishe sebashku me territorin qe posdon jane me te medha se te gjitha xhamite e Tiranes sebashku.
Po keshtu ndodh tek kryqzimi i Sarreqit...po keshtu ne trenin e pasagjereve gjate diteve te percaktuara per Shen Ndoin-Sant'Antonion-ne Kishen e Lacit.
Ato dite nuk mund te udhetosh ne tre.
Faji nuk eshte i besimtareve por i organeve kopetente qe mund te nderhyjne per ti zgjidhur duke shtuar nje tren special,ne rastin e dyte,apo te policise rrugore qe nuk rregullon trafikun ne rastin e pare.
Mos harro se naten e Vitit te Ri ne qytetet tona,sidomos ne Tirane,ne qender nuk mund te kalosh nga njerezit qe festojne mu perpara bashkise madje sebashku me pjesetaret e saje.
Ashtu si ti mund te ankohen ato qe duan te kalojne per ne shtepi.
Por ajo eshte nje rast i vecante festiv ashtu sic jane festat fetare te cilat krijojne situata te vecanta ne kete rast edhe ne trafikun kryeqytetas.
Bashkia jep leje qe t zihet nje shesh per feste po duhet te japi leje qe toka e vakfit te kthehet ne objekt kulti per besimtaret qe te mund te kryejne lirshem detyren e qe te shpetojne kalimtaret nga ky kalvar.
Minibiznesi nuk eshte pjese e festes se Bajramit.
Nuk ka asnje detyrim fetare ose keshille qe percakton biznes jashte xhamise kur ka festa te tilla.
Ai eshte thjeshte nje bisnes qe shfrytezon situaten e krijuar nga festa fetare.
Nuk ka asnje kerkese te Muftinise per te lejuar nje fenomen te tille dhe asnje tradite profetike qe e kerkon.Bashkia shume mire mund ta ndaloje ashtu sic mund te beje me jevgjit qe i bien lodrave per festa te tilla,jo si praktike fetare apo per besim te forte qe kane por per te fituar ndonje lek.
Keto jane fenomene jo fetare.
|
|
|
25-12-07, 18:43
|
#84
|
KOMIT MALESH
Anėtarėsuar: 13-09-07
Vendndodhja: TIRANE
Postime: 205
|
Titulli: Ateizėm 101
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga hawk
I nderuar a ke hyre ndonje here brenda xhamise se Et-hem Beut ne Tirane? Nese jo,te garantoj qe siperfqaja e saje eshte e mjaftueshme per besimtaret e nje lagje ne nje qytet te vogel ose per popullsine e nje fshati.
Tirana ka 1 milion banore dhe 6 xhamia.Ne te gjitha ndosh e njejta situate.Ka nje tejmbushje me besimtare.Bashkia duhet te nderhyje ne keto ceshtje per ti zgjidhur sepse edhe kalimtaret ekane te drejten e tyre ashtu sic e kane besimtaret te kryejne obligimin e vet ne objekte kulti natyrisht apo ne vende publike me leje te bashkise.
Kesaj te fundit i takon detyra ti jape leje ndertimi te xhamiave te reja me te medha ne tokat e vakfit.Por askush nga te "zbriturit nga trotuari" dhe as ti qe kete shkrim ja ke derjtuar forumit e jo bashkise,nuk mendon se faji eshte i bashkise qe nuk rikthen pronat te cilat publiku shfrytezon pa qene te tijat edhe pse ky publik mund te jene nga " te zbriturit nga troruari".
Asaj bashkise qe ndodhet pak metra nga xhamia duhet "ti vije keq" se besimtaret kryejne adhurimin ne rruge dhe kalimtaret zbresin nga trotuari.
Masat jane te thjeshta.Rikthim i pronave dhe leje per xhamia si ajo e Namazjase prpjekti i se ciles ka 15 vite qe pret ne sirtare per te marre lejen bashkiake.
Perse nuk ndodh me komunitetet e jera ne Tirane?Sepse ato kane objekte te mjaftueshme ne pronat e tyre te vjetra dhe te reja.
Madje ne Tirane ka edhe nje objekt Alevishe,ne qender,te cilet jane minoritet i paperfillshem,kurse per muslimanet jane disa xhamia pak me te medha se shtepia ime qe jane zgjeruar vit pas viti duke mos lene asnje pellembe lulishte,gjithmone toke e vakfit edhe kjo.
Ne Shkoder ndodh qe kur eshte festa,Kisha e Zojes se Mire perjeton nje procsion dhe njerezit dalin gjer ne rruge duke bllokuar trafikun dhe duke e bere ate te rrezikshem.Permasat e kesaj Kishe sebashku me territorin qe posdon jane me te medha se te gjitha xhamite e Tiranes sebashku.
Po keshtu ndodh tek kryqzimi i Sarreqit...po keshtu ne trenin e pasagjereve gjate diteve te percaktuara per Shen Ndoin-Sant'Antonion-ne Kishen e Lacit.
Ato dite nuk mund te udhetosh ne tre.
Faji nuk eshte i besimtareve por i organeve kopetente qe mund te nderhyjne per ti zgjidhur duke shtuar nje tren special,ne rastin e dyte,apo te policise rrugore qe nuk rregullon trafikun ne rastin e pare.
Mos harro se naten e Vitit te Ri ne qytetet tona,sidomos ne Tirane,ne qender nuk mund te kalosh nga njerezit qe festojne mu perpara bashkise madje sebashku me pjesetaret e saje.
Ashtu si ti mund te ankohen ato qe duan te kalojne per ne shtepi.
Por ajo eshte nje rast i vecante festiv ashtu sic jane festat fetare te cilat krijojne situata te vecanta ne kete rast edhe ne trafikun kryeqytetas.
Bashkia jep leje qe t zihet nje shesh per feste po duhet te japi leje qe toka e vakfit te kthehet ne objekt kulti per besimtaret qe te mund te kryejne lirshem detyren e qe te shpetojne kalimtaret nga ky kalvar.
Minibiznesi nuk eshte pjese e festes se Bajramit.
Nuk ka asnje detyrim fetare ose keshille qe percakton biznes jashte xhamise kur ka festa te tilla.
Ai eshte thjeshte nje bisnes qe shfrytezon situaten e krijuar nga festa fetare.
Nuk ka asnje kerkese te Muftinise per te lejuar nje fenomen te tille dhe asnje tradite profetike qe e kerkon.Bashkia shume mire mund ta ndaloje ashtu sic mund te beje me jevgjit qe i bien lodrave per festa te tilla,jo si praktike fetare apo per besim te forte qe kane por per te fituar ndonje lek.
Keto jane fenomene jo fetare.
|
i nderuar mos me keqkupto. nuk eshte faji i besimtareve qe nuk kane vend ku te falen. eshte i qeverise dhe bashkise dhe kete nuk e mohoj. por nuk eshte as faji im qe duhet te kaloj krahun tjeter ose te nderroj rruge per kete arsye.
__________________
Karakteristikė e librave semite ėshtė dhe numri i konsiderueshėm i kontradiktave dhe absurditeteve qė pėrmbajnė. Ėshtė ai ēasti kur botuesi pasi e kalon njė herė nė dorė librin qė sapo ka dalė nga shtypi, brengoset qė e botoi pa redaktor...
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:30.
|
|