Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-07-06, 13:46   #91
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

SUN'ULLAH EFENDIU
(Xhafer efendi-zade)
Ėshtė nga ulematė i cili katėr herė mori gradėn shejhulislam, nė kohėn e Sulltan Mhmed Hanit III dhe Sulltan Ahmed Hanit I.
Ėshtė djalė i Xhafer efendiut nga Shkupi i cili nė kohėn e Sulltan Sulejmanit Ligjėdhėnėsit ishte nė pozita tė larta shtetėrore. Lindi nė vitin 960/1552. Edhe pas kryerjes sė shkollimit njė kohė vazhdoi tė mėsojė edhe te Ebu s-Se'ud efendiu, kėshtuqė nė pikėpamje arsimore islame dhe shkencore u ngrit mjaft shumė. Kėshtu, mė 998/1589 u bė kadi nė Brusė; mė 999/1590 nė Edrene; mė 1000/1591 nė Stamboll dhe po kėtė vit edhe nė Anadoll, ndėrkaq, mė 1001/1592 u bė kadiasker i Rumelisė. Mė 1008/1599 u zgjodh shejhulislam nė vend tė Hoxha Sadudin Efendiut. Pasi e udhėhoqi seksionin e fetfasė 22 muaj e dhjetė ditė, u largua. Mė 1011/1602 sado qė pėr tė dytėn herė u bė shejhulislam, meqė nuk mundi t'ia dalė me Jemishxhi Hasan Pashėn i cili ishte sadriazem, pas 34 ditėsh nė kėtė detyrė, kėrkoi tė lirohet. Pas ardhjes nė fron tė Sulltan Ahmed Hanit I, mė 1013/1604 pėr herė tė tretė bėhet shejhulislam. Edhe kėtė herė, pasi e udhėhoqi seksionin e fetfasė 2 vjet e 3 muaj e 10 ditė, mė 1015/1606 me intervenimin dhe pėrpjekjet e vazhdueshme tė kryeministrit (sadriazemit) Dervish Pashės, u largua dhe nė vend tė tij u caktua Ebu 1-Mejamin Mustafa efendiu. Mirėpo, pas katėr muajsh u kthye pėrsėri dhe pėr tė katėrtėn herė bėhet shejhulislam. Pasi qėndroi nė kėtė detyrė 1 vjet e 7 muaj e 1 javė, u largua nga detyra. Mė 1020/1611 shkoi nė haxhillėkun e nderuar, kurse mė 1021/1612 vdiq. Ka lėnė pas vetes disa vėshtrime, vėrejtje dhe sqarime tė tefsirit dhe tė disa librave mėsimore dhe disa hajrate .

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 08-07-06, 13:47   #92
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

SUZI
Ėshtė nga poetėt e periudhės Osmane tė shekullit tė dhjetė sipas hixhretit. Ishte nga Prizreni . Njė kohė shėrbeu si kadi, pastaj hyri nė shėrbim tė Mihalogllut. Shkroi njė poemė pėr pushtimet e Mihalogllit
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 13:47   #93
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

SHEM'I
Nga poetėt e vjetėr tė Perandorisė Osmane janė dy personalitete me kėtė pseudonim:
I pari nga kėta ėshtė prizrenas (prizrenli). Ishte mbrojtės, studiues dhe dashamir i madh i mutesavvufit (misticizmit), njėherit ishte poet i madh dhe njeri i pjekur. Njė kohė vazhdoi tė shėrbejė te teqja e Shejh Vefa efendiut. Njė natė i thirri shokėt e vet duke u thėnė se ka organizuar njė tubim pėrkujtimor. Gjatė ziqrit dhe mukabeles u tėrhoq nė njė skaj tė teqes. Ndonėse mendoi tė flejė, shpirtin ia bėri teslim Xhananit (epitet pėr All-llahun xh.sh. - M.P.). Poezitė e tij janė plot dashuri dhe fjalė tė bukura. Mjafton tė sjellim dy bejtet e para tė njė gazeli tė njohur tė tij:
Ai trupi im i argjendtė tė turprohej tė mė mundojė mua
Ta mbėrrij e ta lus qė qefinin ta var nė qafėn time
Nėse bėhet kėmishė xhenneti do ta heqi dhe ta grisi
Se nė momentin e bashkimit kėmisha ime do tė mė pengojė mua .


Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 13:47   #94
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

TALIB FAIK EFENDIU
Ėshtė nga ulematė e periudhės sė vonshme tė Perandorsiė Osmane. Shkollimin e kreu nė Manastir dhe u bė shumė i famshėm. U bė ekspert i shkencave tė fikhut, filozofisė islame dhe hadithit. Lindi nė katundin Kanalli, tri orė larg Manastirit. Ky katund ėshtė i njohur me atė se qysh herėt ka dhėnė dijetarė tė mėdhenj. Pasi vazhdoi tė mėsojė rregullisht te Mehmed efendiu i katundit tė pėrmendur po nė Manastir, mori dituri edhe nga Sulejman Farisi efendiu i cili ishte myfti nė Manastir. Edhe ai vetė ishte i angazhuar t'i mėsojė dhe t'i arsimojė ata qė ishin mė tė vlefshėm dhe mė tė zgjuar. Pėr shkak tė zgjuarsisė sė tij tė jashtėzakonshme dhe tė specializimit letrar dhe shkencor tė tij, u bė i njohur nė vilajetin e Manastirit dhe nė rrethinėn e tij. Ishte shumė i informuar dhe solid nė njohuritė e veta, i matur nė punė dhe nė sjellje dhe korrekt nė ēėshtjet profesionale dhe morale. Nga thėniet mė tė njohura tė tij po shkėpusim kėtė: “Tė ushtruarit e trupit ėshtė veprim (lėvizje); zemra dhe shpirti mendojnė dhe kontrollojnė. Tė dyja kėto kur veprojnė nė mėnyrė tė harmonishme, tregojnė vlerat dhe njoftimet e ēmueshme krijuese tė All-llahut xh.sh. Vdiq nė vitin 1286/1869.
Ėshtė babai i Fehmi efendiut , bashqatip i Divan-i Muhasebat-it (Komisioni i Kontrollit shtetėror) dhe letrar i njohur i shekullit tonė (lexo: nė kohėn e Sami Frashėrit - M.P.)

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 13:48   #95
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

TARHONXHI AHMED PASHA
Edhe ky ėshtė nga sadriazemėt (kryeministrat) e kohės sė Sulltan Mehmedit IV. Ėshtė nga nahija e Matit tė Shqipėrisė. Kur erdhi nė Stamboll, hyri nė oborrin mbretėror. Kur Musa aga u caktua silahdar nė ejaletin e Egjiptit, edhe ky, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, doli spahi. Pastaj, qe emėruar kethuda (lexo: ket-huda) te Musa aga, kurse mė 1058/1648 te veziri i madh Hezar Pare Ahmed Pasha . Kur u dėnua me vdekje Hezar Pare Ahmed Pasha, edhe ky u kėrkua, mirėpo shpėtoi nė saje tė ndėrmjetėsimit tė shejh-ul-islamit, Abdurrahim efendiut. Sado qė u caktua vali nė Dijarbekir, duke shty afatin e shkruarjes nė atė anė, pati sukses ta ndėrrojė nga vendi i punės valiun e Egjiptit. Pasi qeverisi njė kohė nė Egjipt, pas largimit nga puna, u burgos nga ana e Abdurrahman Pashės. Edhe kur erdhi nė Stamboll u nėnēmua shumė nga sadriazemi kurd Mehmed Pasha. U dėbua pėr nė sanxhakun e Selanikut dhe, mė 1062/1651, u tėrhoq nė Stamboll dhe u gradua me gradėn kryeministėr (sadriazem) . Ka qenė vezir i menēur dhe i aftė i cili patė ndėrmarrė disa hapa nė pėrmirėsimin e gjendjes ekonomike. Pėr kėto arsye, dhe pėr interesa tė tyre personale disa njerėz qėllimkėqij, ia pėrgatitetėn kurthin dhe mė 1063/1652 e arrestuan dhe e vranė. Si kryeministėr (sadriazem) shėrbeu 9 muaj e gjysmė .


Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 13:48   #96
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

TEUTA
Ishte mbretėresha e shtetit tė lashtė tė Ilirisė, kryeqytet i tė cilit ishte Shkodra. Ishte bashkėshortja e Agronit. Pas vdekjes sė tij, nė vitin 231 para erės sė re, e vazhdoi pushtetin. Meqė nė vitin 230 i vrau pėrfaqėsuesit e dėrguar romakė, Joniosin dhe Koronkoniosin, hyri nė luftė me romakėt. Pas njė lufte tė gjatė pėsoi humbje nga Paltonnios Albinosi dhe Folios Ēentomalosi, prandaj u detyrua t'i paguajė Romės tatim (xhizje) .

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 13:49   #97
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

VALIHI
Me kėtė pseudonim janė tre poetė tė periudhės sė Perandorisė Osmane tė shekullit tė dhjetė sipas hixhretit:
I dyti nga kėta ishte nga Shkupi. Njė kohė shėrbeu si muderriz nė Edrene, e pastaj edhe si kadi i bektashizmit. Ja njė bejt nga ky me njė pėrkthim tė lirė nė gjuhėn shqipe:
Tė keshė dashuri pėrveē dashurisė sė Zotit ėshtė e tepėrt
tėrheqshmėria dhe dashuri ime vazhdon, All-llahu ėshtė dėshmitar .
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 13:49   #98
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

VASIF
Me kėtė pseudonim janė tė njohur katėr poetė:
I dyti nga kėta (Enduruni Osman beu) ėshtė i biri i shqiptarit Halil Pasha. Pasi i plotėsoi kushtet e pensionimit, u pensionua dhe nė vitin 1240/1824 vdiq .

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 13:50   #99
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

FJALORI TERMINOLOGJIK
Aga. - Kjo fjalė ėshtė pėrdorur me kuptime tė ndryshme nė turqishten lindore: ėshtė pėrdorur me kuptimin e pėrgjithshėm “vėllai i madh”; nė gjuhėn jakute me kuptimin “babė”, kurse nė gjuhėn ēuvashe me kuptimin “motra e madhe”. Si titull nderi, mendohet se pėr herė tė parė ėshtė pėrdorur te mongolėt.
Nė Perandorinė Osmane ėshtė pėrdorur me kuptimet: 1. epror, kryetar, komandant, 2. titull nderi pėr njerėzit me autoritet pėr nėpunėsit administrativė, 3. titull nderi pėr tė gjithė komandantėt dhe eprorėt e ushtrisė, nga eprorėt e xhematit (sh.) deri te komandanti suprem i jeniēerėve, 4. pronar tokash. (turq. a¤a).
Agallėk. - Titulli (thirrja) i agait; njėsi ushtarake me tė cilėn udhėheqte njė aga; territor i vogėl nė tė cilin qeveriste agai. (turq. a¤al¢k, turq, a¤a + suf. turq. -l¢k).
Ajakdivani. - Divani i sulltanit ose i vezirit nė tė cilin vendosen ēėshtje tė jashtėzakonshme, tė rėndėsishme dhe tė shpejta. Nė ato divane tė gjithė tė pranishmit qėndrojnė nė kėmbė pėrveē kryesuesit (turq. ayak divan¢, izafet turk nga turq. ayak “kėmbė” dhe ar., pers. diwān).
Ajan. - Njeri me autoritet dhe me ndikim i njė vendi, i njė krahine ose i njė shtrese, klase (turq, ayan me kuptimet e sipėrshėnuara, < shum. ar. a'jān, njėjės. 'ajn “udhėheqės, i parė”, “sy”) Pėrdoret me kuptimin e njėjėsit. Pėr ajanėt shih mė gjėrėsisht: Avdo Su}eska, Ajani. Prilog prou~avanje lokalne vlasti u na{im zemljama za vreme Turaka, Sarajevo, 1965, fq. 15-23.
Ajan-i Devlet. - Burrė shteti, udhėheqės shtetėror (turq. ayan-i devlet, izafet pers. nga ayan (sh.) dhe devlet (sh.).
Akēe. - Monedhė e vogėl e argjendtė e nxjerrė nga viti 1328 gjatė sundimit tė Orhanit (1326-1359) deri nė fund tė shek. XVII. Cilėsia dhe vlera e akēes ka ndryshuar gjatė kohėve. Nė shek. XVII bie tėrėsisht edhe cilėsia edhe vlera e saj. Pėr shembull nė vitin 1431 njė dukat i Venedikut vlente 35 akēe, mė 1510 vlente 54 akēe, mė 1590 vlente 120 akēe. Nė kohėn e Sulltan Ibrahimit (1640-1648) akēe-s edhe mė tepėr bie vlera, kėshtu njė grosh vlente 125, kurse njė dukat 250 akēe. Nė Evropė akēe-ja njihet me emrin aspra ose asper nga gr. asprom. (turq. akēe nga turq. ak “i bardhė' dhe suf. i turq. -ēe).
Akshi. - Ai qė pėrgatit ushqim, gjellėbėrės.
Akshi-bashė. - Epror i drejtpėrdrejtė i gjellėbėrėsve tė oborrit, epror i kuzhinės. Ky titull ekzistonte nė divanet e tė gjithė funksionarėve tė lartė tė Perandorisė Osmane, prej Sulltanit deri te sanxhak-beu. Pėrdoret edhe bash-akshi. (turq. a½ē¢ba½¢ ahē¢ba½i, izaf. turk nga pers. a½ “gjallė” + suf. i turq. -ēi dhe turq. ba½.
Alem. - Shenjė, simbol; flamur. Sinonim pėr fjalėt bajrak dhe sanxhak (sh.). (turq. alem < ar. < alem).
Alemdar. - Ai qė mban flamurin, flamurtar, sinonim pėr bajraktar. Kėtė titull e mbante sadriazemi (kryeministri) shqiptar Mustafa Pasha (turq. alemdar < ar. 'alem + pers. dar nga folja e prezentit dashten “mbaj”).
Arabaxhi. - Ai qė bėn dhe punon me qerre (araba), qerrexhi; si term historik; pjesėtar i gjinisė sė posaēme tė fuqive ushtarake qendrore nė Perandorinė osmane qė bartte armė tė rėnda dhe material tjetėr. (turq. arabac¢ nga araba+ci).
Arzuhal. - Lutje, ankesė, peticion. Tė drejtė peticioni kishin tė gjithė qytetarėt nė Perandorinė Osmane dhe ata shpesh e shfrytėzonin kėtė tė drejtė (turq. arzuhal, izaf. pers.vjen nga ar. 'ard “paraqitje, tė treguarit” dhe ar. hal “gjendje” d.m.th. paraqitje e gjendjes, situatės).
Asitane. - shih teqe.
Asqer. - ushtar; ushtri (turq. asker < ar. 'asker)
Ashēi. - Shih akshi.
Ashēi-bashė. - shih akshi-bashė.
Avxhi. - Gjuetar, gjahtar' nė Perandorinė Osmane quhej bylyku i tridhjetė e tretė i sekbanėve (sh.) i cili nė korpusin e jeniēerėve kishte pozitė tė privilegjuar. (turq. avc¢ nga turq. av ”gjueti” dhe suf. -c¢.).
Azap. - Nė perandorinė Osmane azapėt pėrbėnin njė njėsi tė posaēme ushtarake, e cila nė radhė tė parė shėrbente nė marinėn luftarake, e pastaj si kėmbėsori e lehtė nė fortifikata. Azapėt bėnin edhe roje. Komandanti i azapėve quhej azap-aga. Azapėt paguheshin me pagė (rrogė), por posedonin edhe timar. Kuptimi themelor i fjalės azap ėshtė “i pamartuar”. Nga kjo del se azapėt derisa kanė shėrbyer nė kėtė detyrė kanė qenė tė pamartuar, sepse e kanė pasur tė ndaluar. Sa i pėrket etimologjisė sė kėsaj fjale, mendimet janė tė ndryshme. Sipas H. Shabanoviqit (Evlija Ēelebi, Putopisi, Sarajevo 1979, f. 595), etimologjia e kėsaj fjale ėshtė e paidentifikuar, sepse del me tė njėjtin kuptim nė gjuhėn arabe dhe persiane, nė njėrėn anė, dhe nė gjuhėn greke dhe latine, nė anėn tjetėr. Ndėrkaq, Sami Frashėri (Kamus-i Türki, Stamboll, 1317/1899, f. 935) e nxjerr nga arabishtja. kėshtu mendon edhe A. Shkaliqi, Turcizmi... F. 106).
Baba. - 1. Babė, atė 2. I pari i njė teqe-je bektashiane (turq. baba < pers. baba < pers. e vjetėr papa.).
Bajrak. - Pėrgjithėsisht do tė thotė flamur; flamur ushtarak, ēdo gjė e jeniēerėve e kishte bajrakun (flamurin) e vet; njėsi e vogėl ushtarake prej 50-60 vetash ishte nėn njė bajrak. Komandanti i kėsaj njėsie nė ushtrinė e sekbanėve quhej bajrak-sahibi. (turq. bayrak).
Bajraktar. - Shih alemdar.
Balltaxhi. - Njėsi ushtarake me pagė e oborrit e cila kryente detyrėn e rojės sė jashtme dhe ishte mbrojtėse e oborrit tė sulltanit dhe tė haremit. Kėta ishin tė obliguar ta ruajnė Sulltanin gjatė ekspeditave dhe nė kohėn e manifestimeve. Balltaxhinjtė ishin tė shpėrndarė, me tė njėjtin funksion, te tė gjithė funksionarėt e lartė tė oborrit. Shpesh u jepej detyrė e telallit. Nė kohėn e sundimit tė Sulltan Muratit II (1421-1451) i cili e formoi njėsinė e balltaxhinjėve, numri i tyre nuk e kalonte njėqindėshin, por nė gjysmėn e dytė tė shek. XVII ishin mė shumė se tetėqind vetė. Mirėpo, vetėm njėqind prej tyre tė privilegjuar (zylyfly) merrnin pagė nė atė kohė nga 18-19 akēe nė ditė. Tė tjerėt punonin pėr paga mė tė ulėta; kryenin punė tė rėnda, bartnin dru, ujė etj. (turq. baltaci nga turq. balta “sopatė, sakicė + -ci).
Bashė. - Tekstualisht do tė thotė krye, kokė; fillim; por ka kuptimin edhe “i parė, epror, kryetar”. Me kėtė fjalė formohen fjalė tė pėrbėra: si emėr pėrdoret nė pjesėn e dytė tė komponentės: bylykbashė (sh.), bostanxhibashė (sh.), ēaushbashė (sh.) etj. Nė tė vėrtetė kėtu kemi tė bėjmė me njė togfjalėsh tė tipit tė turqishtes (izafet - bölük ba½i), kurse si mbiemėr siaps natyrės sė turqishtės prėdoret nė pjesėn e parė tė komponentės: Bashbylykbashė (sh.), bashqatip ((sh.), bashusta etj. Ekuivalent i fjalės bashė (turq. ba[) ėshtė fjala persiane ser.
Bashbylykbashė. - Njė nga eprorėt e lartė tė ushtrisė sė jeniēerėve. Mė i vjetėr si bylykbyshi.

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 13:50   #100
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Bashqatip. - Kryesekretar (turq. ba[ katip nga turq. ba[ + ar. katib)
Beg. - (dhe trajta e re e turqishtes bey). - Titull i lashtė turk, “zotri”. Ėshtė vėrtetuar nė mbishkrimet e Orhonit (shek. VIII). Si shumė tituj, edhe beg ėshtė marrė nga tė tjerėt; mund tė vijė nga iranishtja beg, qė ka qenė titull i mbretėrve sasanid. Nė mbishkrimet e Orhonit beg-ler d.m.th. “tė ndershmit, fisnikėt” pėrkundėr fjalės bodun “popull, masė”. Fjala beg poashtu paraqitet nė ato tekste edhe si element i dytė i titullit tė oficerėve tė lartė. nga kjo shihet se fjala beg dhe bej gjithnjė e mė tepėr ka filluar tė marrė karakter nderi, respekti, kėshtu., p.sh. te njė numėr i madh i fiseve turke, pėr respekt, u bė e natyrshme t'i jepet fjalės aga “vėllai i madh” (aga beg = a¤a bey). Disa fise tė tjera e kanė rezervuar pėr personalitete tė rangut tė lartė, kurse tė tjerėt e kanė zgjeruar nė kuptimin e pėrgjithshėm “udhėheqės”, “qeveritar”, p.sh. sanxhak-beg (turq. sancak beyi). Nė periudhėn islame, te Karahanidėt, beg pėrdorej si titull pėr funk-sionarėt e lartė; te selxhukėt, beg pėrdorej si ekuivalent pėr fjalėn arabe emir. Te osmanlijtė pėrdoret si titull nderi, titull pėr funksionarėt e lartė (civil dhe ushtarak) etj. (turq. beg, bey).
Beglerbeg (bejlerbe). - Tekstualisht do tė thotė “komandant i komandantėve”, “beg mbi beglerėt”, kurse si term administrativ nė Perandorinė Osmane mė sė shpeshti tregonte mėkėmbėsin, guver-natorin e Sulltanit i cili qeveriste me njėsinė mė tė madhe ushtarake-administrative. Beglerbegu emėrohej nga divani i Sulltanit, sipas propozimit tė sadriazemit. Ėshtė emėrur me berat dhe ferman qė i janė dorėzuar atij. Nė berat janė cekur tė ardhurat e tij, kurse nė ferman kompetencat e tij. Historikisht edhe ky term ka pėsuar ndryshime: nė fillim beglerbeu ishte komandant kryesor i ushtrisė, pastaj “qeveritar i njė krahine” e nė fund vetėm titull nderi. Me kuptimin e parė e kanė pėrdorur selxhukėt. Me kėtė kuptim e morėn turqit osmanlinj, pra me kuptimin “kryekomandant”. Nė fillim ishte vetėm njė beglerbe, kurse kah fundi i sundimit tė Mehmedit I ishin dy beglerbej: i Rumelisė dhe i Anadollit. Me zgjėrimin territorial tė Perandorisė, krijoheshin territore tė reja, prandaj nė fund tė shek XVI numri i beglerbegėve arriti nė dyzet. Kėshtu, gradualisht beglerbegėt e humbin rėndėsinė e tyre dhe nė vend tė tyre vijnė vezirėt. Veziri mbante tri tuga, kurse beglerbegu dy. Nė shek. XVIII termi beglerbeg u bė edhe mė i zbehtė sepse nė njėrėn anė, valiu ishte ai qė qeveriste njė territor tė caktuar, kurse termi beglerbeg u hoq nga pėrdorimi (pėrveē beglerbeg i Rumelisė dhe i Anadollit), kurse nė anėn tejtėr termi mirmiran qė pėrdorej krahas termit bejlerbe bėhej gjithnjė mė i fuqishėm. Nė vitin 1864 termi vali u bė titull zyrtar pėr qeverisjen e njė krahine. (turq. beylerbeyi).
Bektashian. - Qė lidhet me bektashizmin ose me bektashinjtė.
Bektashizėm. - Sekt dervishėsh qė e ka themeluar Haxhi Bektash Veliu (ka vdekur nė vitin 738/1337). Sipas kėtij personi e ka marrė emrin ky sekt. Kėtij sekti i pėrkisnin pjesa dėrrmuese e jeniēerėve.
Berat. - Dekret me tė cilin emėrohet ndonjė nėpunės, ndahet pasuri, pagė ose dekoratė. Beratin e jepte Sulltani, kurse pėr timare tė vogla edhe beglerbegu. Nė berat theksoeht emri i detyrės sė besuar, vendi i saj, fitimi ose shpėrblimi pėr tė, emri i personit tė cilit i lėshohet berati, me ēfarė qėllimi ėshtė dhėnė, detyra e atij qė i drejtohet berati, eventualisht pozita e tij si epror ushtarak dhe grada e tij. Nė berat vihet tugra e Sulltanit. Me kuptim tė njėjtė, sikurse berat, janė pėrdorur edhe shumė shprehje tė tjera si turke ashtu edhe tė huazuara: turq. yarlig, buyuruldu; ar. berat, emr, hykym, tevki, menshur etj. Disa prej tyre janė pėrdorur gjatė tėrė kohės Osmane, e disa vetėm nė periudha tė caktuara; disa kanė pasur kuptim tė pėrgjithshėm e disa mė tė veēantė. Kanė ekzistuar disa lloje tė berateve, varėsisht nga lėnda pėr ēka jepej berati: vezirlik berati, timar berati etj. (turq. berat < ar. berāt.).
Bostanxhi. - Kuptimi themelor i kėsaj fjale ėshtė “ai qė kultivon dhe shet bostan”. Nė terminologji ushtarake paraqet njė kategori tė ushtrisė sė oborrit e cila bėnte shėrbim tė mbrojtjes sė jashtme tė oborrit mbretėror. Nė shek XVII numri i bostanxhinjve sillej rreth 2000-2500 persona. Tre deri nė katėrqind prej tyre kishin pozita privilegjuese nė shėrbimet e oborrit dhe kishin ndikim tė madh nė oborr. Bostanxhinjtė, para sė gjithash, kishin pėr detyrė mbrojtjen e personalitetit tė sulltanit; polemizonin, me fjalė tė tjera, i kundėrshtonin tė gjithė ata tė cilėt flitshin kundėr Sulltanit dhe kryeministrit (sadriazemit). Kėta avancoheshin nė grada saqė kishte raste tė arrinė edhe gradėn e kryeministrit (p.sh. Ohėrli Hasan Pasha). shtresa themelore e bostanxhinjėve shfrytėzohej pėr punė tė ndryshme; pėr furnizimin me mallra, pėr pėrgatitjen e materialit pėr ndėrtimin e kėshtjellave, pėr shuarjen e zjarrit etj. (turq. bostanci < nga pers. būstan dhe -ci.).
Bostanxhibashė. - Epror, komandant i njėsisė sė bostanxhinjėve (sh.). (turq. bostanci ba½i, shih bostanxhi dhe bashė).
Bylyk. - Njėsi e vogėl ushtarake nė Perandorinė Osmane, qė pėrbėhej nga njėqind deri nė dyqind e pesėdhjetė ushtarė me pagė. Komandanti i ēdo bylyku quhej bylykbashė ose serbylyk. Varėsisht nga periudha dhe lloji i ushtrisė, bylykėt ishin tė llojllojshėm pėr nga numri dhe organizimi i tyre. Bylykun e ushtrisė sė jeniēerėve, pėr shembull, e pėrbėnin njėqind persona. Komandanti i kėtij bylyku quhej jajabashė, kurse ndihmėsi i tij ēorbaxhi (sh.). Sa u pėrket spahive tė oborrit, ata ndaheshin nė gjashtė bylykė; nė ēdonjėrin kishte nga 20-30 kalorės. nė garnizonet e qytetit, bylyku, rregullisht, pėrbėhej prej 10 personave. (turq. bölük).

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 13:51   #101
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Bylykbashė. - Komandant i njė bylyku (sh.); oficer i ushtrisė osmane i cili mbante rregullin publik. (turq. bölük ba½¢).
Ēashnegir. - Oborrtar i cili merrej me ushqimin e Sulltanit dhe funksionarėve tė tjerė tė lartė. me fjalė tė tjera, nga vetė kuptimi i fjalės ēashnegir (rrjedh nga persishtja), ēashnegirėt kanė pasur pėr detyrė tė shijojnė dhe tė provojnė ushqimin e Sulltanit, por edhe tė anėtarėve tė tjerė tė divanit shtetėror gjatė ditėve tė mbledhjeve tė tyre dhe nė manifestime tė ndryshme. Kah mesi i shek. XVII nė oborrin mbretėror kishte mbi njėqind ēashnegir dhe merrnin 40 akēe nė ditė. Mirėpo, divani njė ose dy herė nė vit u ndante edhe shpėrblime tė tjera. Eprori i tyre quhej ēashnegir-bashė (sh.). (turq. ēe[negir <pers. ēashni “shije” dhe gir nga giriften).
Ēashnegirbashė. - Komandant, epror i ēashnegirėve (sh.). Ky ishte i obliguar qė para se t'i dėrgohej ushqimi Sulltanit, sė pari vetė ta shijojė (provojė) nė tė kundėrtėn, po tė helmohej (ose diēka tė ngjashme), e paguante me kokė. Ishte nga njerėzit e besueshėm tė Sulltanit. E pėrcillte atė nė tė gjitha udhėtimet dhe ekspeditat. (turq. ēe[negir ba[ķ shih ēashnegir dhe bashė.).
Ēaush. - Gradė e ulėt nė ushtrinė Osmane ose shėrbetor i oborrit tė cilit i besoheshin punė tė ndryshme nė oborr ose jashtė tij. (turq. ēavu[).
Ēaushbashė. - Epror i ēaushėve.
Ēelebi. - Shkrimtar, poet, dijetar,intelegjent'; princ. Fjala ēelebi ėshtė pėrdorur nė Turqi nė periudhėn prej shek. XIII deri nė fillim tė shek. XVIII, pėr tė shprehur anėtarėt e klasės sė lartė.Ata ishin shkritmarėt, poetėt, dijetarėt, por edhe princat (ēelebi ėshtė quajtur Sulltan Mehmeti, djali i Sulltan Bajazitit I). Natyrisht, ėshtė pėrdorur edhe me kuptime tė tjera. Nė gjuhėn turke pėrdoret me formėn ēelebi. Mirėpo, etimologjia e kėsaj fjale nuk ėshtė e vėrtetuar, mendimet janė tė ndryshme (shih Nerkez Smailagiē, Leksikon Islama, Sarajevo, 1990, f. 107).
Ēohadar. - Funksionar i Oborrit tė Sulltanit, vezirit dhe mėkėmbėsit tė njė territori, detyra kryesore e tė cilit ishte tė kujdesej pėr garderobėn e zotėriut tė vet. Nė raste manifestimi shkonte nė pėrcjellje menjėherė pas tij. Ēohadarėt bėnin edhe punė tė tjera. Merrnin rrogė dhe shpėrblime tė tjera. (turq. ēuhadar < pers. ēuhadar < nga pers. ēuha “stof” dhe dar nga dashten “mbaj”)
Ēorbaxhi. - Kuptimi themelor i kėsaj fjale ėshtė” ai qė pėrgatit ēorbė”. Si term ushtarak nė Perandorinė Osmane paraqet titull tė pėrbashkėt pėr funksionarėt e Xhematit, tė ortės dhe tė bylykut nė oxhakun e jeniēerėve. Eprorėt e vetė xhematit, tė ortės quheshin jajabashė, kurse ata tė bylykut, bylykbyshė, pra ēorbaxhiu ėshtė titull i pėrbashkėt pėr tė gjithė kėta qė u pėrmendėn kėtu. (turq. ēorbaci, nga pers. shurba “lėngu i mishit kur zihet” dhe suf. -ci)
Darulhadisi. - Shkollė ku mėsohet dhe studiohet tradita fetare islame, hadithi. (turq. darulhadisi nga ar. dār “vend, shtėpi” dhe al-hadith.).
Darulharbi. - Akademi, shkollė ushtarake; fushėbetejė. (turq. darulharbi nga ar. dār “shtėpi, vend” dhe al-harbi “luftė”).
Darulkurra. - Shkollė ku studiohet mėnyra e leximit tė Kur'anit, nė shtatė, respektivisht nė dhjetė dialekte arabe. (turq. darulkurra < ar. dār “shtėpi, vend” dhe al-kurra njėjės. ar. el-kāariu “ai qė lexon Kur'an”).
Dede. - Titull nderi pėr dervishėt, sidomos pėr shehlerėt dhe dervishėt e sektit mevlevit. (turq. dede).
Defter. - Regjistėr, fletore. Nė terminologjinė e administratės turke-osmane, pėrveē librave zyrtare tė administratės dhe tė kontabilitetit, tė protokollave dhe procesverbaleve, janė quajtur edhe aktet individuale tė cilat kanė pasur karakter tė ndonjė regjistri. Vetėm protokollet gjyqėsore janė quajtur sixhil-e. (turq. defter, tefter <gr. diftira.), Pėr defterin dhe llojet e tij shih mė gjėrė, N. Smailagiq, Leksikon Islama, Sarajevo, 1990, fq. 115-118)
Defterdar. - Nė fillim tė Perandorisė Osmane ishte ministėr i financave, kurse mė vonė shef i financave tė njė vilajeti. Nė kanunnamen e Sulltan Mehmedit II, defterdari ishte funksionar i lartė i divanit, respektivisht, shtylla e tretė e divanit, pas kryeministrit dhe dy kadiaskerėve (kazasakerėve). Nė kohėn e Sulltan Bajazitit II ishin dy defterdarė kryesorė, ai i Rumelisė (Rumeli defterdari), i cili merrej vetėm me ēėshtjet e Rumelisė, dhe defterdari i Anadollit (Anadolu defterdari), qė merrej vetėm me ēėshtjet e Anadollit. Mė vonė shėrbimi i defterdarėve pėson ndryshime, siē u tha mė lart, prandaj kemi defterdarė tė territoreve mė tė vogla, p.sh. defterdar i Dijarbekrit, Damaskut, Halepit etj. Nė vitin 1838, shėrbimi i defterdarėve emėrtohet me emrin Maliyye (Ministria e finanacave). (turq. defterdar nga defter (sh.) dhe dar nga pers. dashten “mbaj”.).
Derebend. - Grykė, qafė mali; vend i rrezikshėm. Si tė tilla, kėta vende janė shpallur zyrtarisht vende tė rrezikshme, prandaj nė to janė vendosur roje. Ai qė i ruante dhe i mbronte kėto vende quhej derebenxhi (sh.) derebeg (derebej - Ali Pashė Tepelena ishte derebeg). (turq. derbent, derbend, dervent < pers. derbend. komp. nga pers. der “derė” dhe bend “lidhje”.).
Derbenxhi. - Ai qė ruante dhe siguronte vendet e rrezikshme, vendkalimet e ngushta (sidomos nė vendet kufitare). Derbendxhinjtė ishin tė liruar nga tatimi. Po tė mos e kryenin detyrėn si duhet, i humbnin pėrparėsitė dhe trajtoheshin si qytetarė tė rėndomtė. (turq. derbentēi, derbendci nga derbend (sh.) dhe suf. -ci).
Derbeg (derebej). - Shih derbenxhi.
Dervish. - Pjestar i njė sekti dervishėsh; mistik. (pers. dervish).
Devlet. - Mbretėri, shtet; vend; lumturi. (turq. devlet kjo nga arabishtja dewle, me kuptimet e sipėrshėnuara.).

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 13:52   #102
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Divan. - Kėshill. Nė Perandorinė Osmane ekzistonte divani i Sulltanit, i kryeministrit (sadriazemit), i bejlerbeut tė provincės pėr shqyrtimin e punėve kryesore tė shtetit. Divani i sadriazemit kishte edhe funksion tė gjyqit suprem, kurse divani i beglerbegut kishte funksion tė gjyqit mė tė lartė nė provincė. Tė njėjtin funksion kishte edhe divani i sanxhakbeut pėr territorin e sanxhakut, pėr kėtė shkak, kadilerėt e vendit ishin anėtarė tė rregullt tė divanit gjegjės, 2. Pėrmbledhje poezish me lidhje tė fortė. (turq. divan < ar. dhe pers. diwaān.). Pėr institucionin e divanit gjėrėsisht shih: Nerkez Smailagiq, Leksikon Islama, Sarajevo, 1990, fq. 126-132).
Divan-i Hymajun. - Oborri mbretėror; shih divan dhe hymajun.
Divan-i Muhasebat. - Komisioni pėr kontrollin shtetėror.
Divanhane. - Lokal qė shėrbente pėr mbledhje tė divanit (kėshillit), gjyqit ose pėr pritje tė zyrtarėve; pavilion me njė anė tė hapur qė shėrbente pėr pushim nė kohė tė verės; paradhomė e hapur dhe e gjėrė te shtėpitė e dikurshme (turq. divanhane nga divan (sh.) dhe pers. hāne “lokal, vend, shtėpi”).
Dizdar. - Komandant i kėshtjellės; epror i mustahfizėve (sh.). Ai ishte i obliguar tė banojė nė kėshtjellė dhe nuk ka guxuar ta lėshojė kėtė pa leje tė posaēme tė Portės, e as qė ka guxuar tė lėshojė dikė tė huaj e tė panjohur. Ēdo dizdar ka pasur qehanė e vet. Dizdarėt kanė poseduar timare (turq. dizdar < pers. dizdār komp. nga pers. diz “kėshtjellė” dhe dar nga prezenti dashten “mbaj”).
Ejalet. - Njėsia mė e madhe administrative nė kohėn e Perandorisė Osmane deri nė formimin e vilajeteve nė vitin 1864. Ejaletet ishin nėn qeverisjen e bejlerbeut i cili e mbante titullin, sė pari pasha, pashė, e mė vonė vezir. Nė shek. XVII nė Turqinė Osmane kishte mbi 20 ejalete. (turq. eylet < ar. “ejale(t)).
Emanet. - Zotim, ruajtje, besim. Thesari shtetėror nė Perandorinė Osmane qė ishte nėn udhėheqjen dhe mbrojtjen e njė emin-i (sh.).
Emin. - I besueshėm; mbikqyrės, udhėheqės. Si term administrativ nė Perandorinė Osmane i thuhej nėpunėsit tė cilit i besohej administrata; mbledhja, regjistrimi dhe ruajtja e tė ardhurave tė caktuara shtetėrore. Varėsisht nga natyra e punės, kishte disa lloj eminish: tahrir emini - ruajtėsi i inventarit tė pėrgjithshėm tė kadastrės dhe arkivave shtetėrore; mahkeme emini - ruajtės i protokolleve gjyqėsore etj. (turq. emin < ar. emin).
Ferik. - Gjeneral divizioni nė Ushtrinė Osmane (turq. ferik < ar. ferik “ndarje; parti”).
Ferman. - Dekret me shkrim i Sulltanit pėr njė avancim, pėr njė shpėrblim e dėnim i cili ėshtė i vėrtetuar me tugrėn. Fermanin pra e lėshon Sulltani. Fermanėt mbretėrorė (Fermani Humayun, ferman-i sherif) janė tė shkruar sipas skemės sė caktuar dhe pėrmbajnė kėto pika: 1. shėnim qė ėshtė lėshuar dokumenti - fermani, 2. emri i personait tė cilit i drejtohet, me urata falėnderuese pėrkatėse, 3. shkaku i lėshuarjes sė fermenit, 4. pėrmbajtja e urdhėresės atij nė emėr tė tė cilit ėshtė lėshuar fermani, 5. shpjegime tė ngjarjeve a tė rezultateve tė dėshiruara, 6. lutje pėr zbatim tė fatshėm tė punėve dhe 7. data dhe vendi prej ku lėshohet fermani. (turq. ferman nga pers. fermān e kjo nga infinitivi i fjalės fermuden “pėr tė urdhėruar”).
Fermanli. - Tekstualisht do tė thotė “me ferman, qė ka ferman”. Sulltani e shpallte fermanli atė qė e avanconte nė njė punė, por edhe atė qė e dėnonte, kur punonte jasht interesave tė Sulltanit. Ali Pashė Tepelena u shpall fermanli, sepse punonte “jashtė ligjit”.
Fetfa. - Mendim juridik ose pėrgjigje nė ndonjė ēėshtje tė sheriatit qė e jepte myftiu nė kėrkesė tė palėve. Pėr tė dhėnė fetfa ishte i autorizuar myftiu shejhulislami. (turq. fetva < ar. fetwa).
Fetihname. - Letėr zyrtare me tė cilėn sunduesi (mbreti) i lajmėron sunduesit e tjerė ose komandantėt e vet dhe kadijtė pėr pushtimin e njė qyteti e vendi.
Gazel. - Poezi lirike nė letėrsinė orientale; pėrbėhet prej 7-12 bejte (distih, dyvargėsh); dy bejtet e para rimohen, e pastaj ēdo i dyti (aa/ba/ca/da/fa). Tematika e gazelit ėshtė tematikė dashurie, u kėndohet gėzimeve tė jetės dhe bukurisė sė natyrės. Pėrmes gazelit poeti shpreh ndjenjat e brendshme tė tij. (turq. gazel ar. gazel).
Gazi. - hero, fitimtar. ngadhnjyes; luftėtar pėr pėrhapjen e fesė islame. (turq. gazi ar. gāzi).
Hafiz. - Nė turqishten, po edhe nė gjuhėn tonė shqipe, kryesisht pėrdoret pėr ata qė e dinė Kur'anin pėrmendėsh. Kjo fjalė rrjedh nga arabishtja: hāfidh, particip i foljes hafedha “mbaj mend. ruaj nė mend”).
Halife. - Trashėgimtar, zėvendės. (turq. halife < ar. halife.). Nė literaturėn evropiane kjo fjalė pėrdoret nė trajtėn kalif (nga transkriptimi anglez khalif). Nė literaturėn fetare islame shqiptare gjithnjė pėrdoret trajta halife, trajtė mė e drejtė.
Han. - Bujtinė, vendstrehim pėr tė kaluar natėn, han; princ, titull i sulltanėve turq dhe kryetarėve tė tjerė tatarė (turq. han pers. hān).
Hane. - Shtėpi, vend. Shėrben pėr tė formuar kompozita dhe gjithnjė vjen nė pjesėn e dytė tė kompozitės (turq. hane < pers. hāne).
Has. - Tekstualisht do tė thotė “i veēantė, i posaēėm”, kurse nė terminologjinė juridike Osmane do tė thotė pasuri e madhe feudale qė sillte fitim njėqind mijė akēe. Has-e kanė poseduar, para sė gjithash, sulltanėt dhe anėtarėt e familjes sė tyre, pastaj, funksionarėt e lartė shtetėrorė tė pushtetit qendror, pastaj bejlerbejt dhe sanxhakbejt, kurse deri nė pjesėn e dytė tė shek. XV edhe subashėt (sh.). Fitimet p.sh. tė minierave, doganave, skeleve etj. rregullisht binin nė haset e Sulltanit. pėrfaqėsuesit e shtresave ushtarake-feudale qė posedonin has-e ishin tė obliguar, sipas ligjit, tė marrin pjesė nė luftė sė bashku me ushtarėt tė cilėt quheshin xhebeli. (turq. has < ar. hāss).
Hatib. - Orator, ligjėrues, kėshilltar; nė fenė islame hatib ėshtė ai qė mban hytben para namazit tė xhumasė si dhe hytben pas namazit tė dy bajrameve. Ēdo xhami e ka hatibin e vet, por kėtė detyrė te ne e bėn imami i xhamisė (turq. hatib < ar. hātib). (shih mė gjerė nė Leksikon Islama, Sarajevė, 1990, f. 244).
Haxhegjan. - Titull i posaēėm qė e arrinte njė person i dijshėm nė Perandorinė Osmane; Titull shkencor nė Perandorinė Osmane (rrjedh prej fjalės persiane hoca (shih hoxhė).
Hazine, hazne. - Depo, magacinė; thesar (turq. hazine, hazne < ar. hazine).
Hazinedar, haznedar. - Ruajtės i thesarit nė oborrin e Sulltanit, tė vezirit, tė beglerbegut ose tė sanxhakbegut. Haznederėt ruanin paratė, arkėn dhe gjėrat e tjera tė ēmueshme. Tė tillė kishte shumė; eprori i tyre quhej hazinedrraga ose hazinedarbashė. Pranė Hazinedarit rregullisht ishte njė sekretar qė quhej hazine-qatip (turq. hazinedar, haznadar, prej hazine (sh.) dhe pers. der nga inf. dashten “mbaj, kam”.
Hidiv. - Ministėr, vezir; titull qė i ėshtė dhėnė valiut tė Egjiptit nė kohėn e Mehmet Ali Pashės. Ėshtė fjalė arabe nė trajtėn hidiw me kuptimin “qeveritar, udhėheqės”, kurse nė literaturėn evropiane pėrdoret me trajtėn kediv, kėshtu, pėrmes gjuhėve evropiane e ka marrė edhe gjuha shqipe.
Hidivllėk. - Territor nė tė cilin udhėheq Hidivi (sh.).
Hixhret. - Shpėrngulje, lėnie e vendit dhe shkuarje nė njė vend tjetėr. Shpėrngulja e Muhammedit a.s. prej Mekkes nė Medine. Mendimet e dijetarėve lidhur me datėn e saktė tė hixhretit nuk janė identike. Megjithatė, pjesa dėrrmuese e tyre mendojnė se hixhreti ka ndodhur nė 20 shtator tė vitit 622. Ky ėshtė viti i hixhretit, kurse muaji i parė i kėtij viti ėshtė muaji muharrem. Halifi Umer e futi hixhretin si fillim tė kalendarit musliman qė fillon mė 16 korrik tė vitit 622 (1 muharremi i kėtij viti ėshtė dita e parė e kalendarit sipas vitit tė hixhretit. Dita e parė e kėtij muaji ishte ditė e premte. Fjala hixhre(t) ėshtė arabe dhe nuk mund tė pėrkthehet me nocionin “ikje”, sepse folja ar. haxhere nga e cila rrjedh fjala hixhret do tė thotė “tė ndėrpresh marrėdhėniet, tė shpėrngulesh”) (turq. hicret, me tė njėjtin kuptim.).

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 13:52   #103
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Hizmeqar. - Shėrbetor, ai qė shėrben (turq. hizmetkār ar. hidmat dhe suf. pes. -kār qė shėrben pėr formimin e emrave me kuptim profesioni sikurse prapashtesa. turq. -ci).
Hizmet. - Shėrbim; kujdes (turq. hizmet, ar. hidme(t)).
Hoxhė. - Njeri i arsimuar, profesor. Nė turqishten pėrdoret trajtėn hoca dhe hace, e kjo nga persishtja huvaxhe. Nė gjuhėn shqipe e ka ndėrruar deridiku kuptimin, pėrdoret me kuptim mė tė ngushtė.
Huxhet. - Vendim gjyqėsor, vėrtetim zyrtar qė e jepte kadiu (turq. hucet < ar. huxhxhe)
Hydavendigjar, hydavendgjar. - Titull i sulltanėve turq: Murati I, Bajaziti I dhe Murati II. (turq. hudavendgar pers. hydavendigar).
Hymajun. - i fatshėm, me fat; mbretėror, i sulltanit (turq. humayun pers. hymajun).
Hyqym. - Vendim gjyqėsor; urdhėr mbretėror, vendim i Sulltanit; sinonim pėr berat (sh.) dhe ferman (sh.) (turq. hukum < ar. hukm).
Imam. - Kryetar suprem nė disa shtete islame; kryetar suprem i shiitėve; titull tė cilin e mbanin themeluesit e katėr shkollave juridike islame (Imam Hanefiu, Imam Hambeliu, Imam Maliku dhe Imam Shafiu); nėpunės kryesor i ēdo xhamie, hoxha (turq. imam < ar. 'imam)
Imamet. - Detyrė e imamit (sh.).
Iman. - Besim, tė besuarit nė gjashtė shtyllat e islamit (turq. iman < ar. 'iman).
Imaret, imaret-hane. - Kuzhinė publike humanitare nė tė cilėn pa tė holla (gratis) ushqeheshin tė varfėrit, udhėtarėt, nxėnėsit e medresesė, punėtorėt e vakufit. Sipas tė dhėnave vetė Sinani ka ngritur shtatėmbėdhjetė imarete nė tėrė territorin e Perandorisė Osmane, kurse nė shek. XVII vetėm nė Stamboll kishte nėntėmbėdhjetė sish. Sulltanėt kur pushtonin ose themelonin ndonjė qytet, ngritnin kėso institucionesh dhe ushqimin e parė e ndanin me dorėn e vet. Nė kėto institucione ndahej ushqim modest. Nė imaretet e mėdha tė Sulltanit nė ditė ndaheshin nga 1000 deri nė 3000 shujta. Nė vendin tonė imarete mė tė njohura ishin ajo e Gazi Is'hak beut nė Shkup (e ngritur nė vitin 1438) dhe ajo e Gazi Husrev beut nė Sarajevė (e ngritur nė vitin 1531). Kjo e dyta ka funksionuar deri nė Luftėn e Dytė Botėrore (turq. imaret ar. imare “godina, ndėrtesė”.).
Jaja. - Pjesėtar i gjinisė ushtarake tė kėmbėsorisė nė Perandorinė Osmane, e formuar qė nga koha e Orhanit. Pėr shėrbimet e tyre nė fillim merrnin rrogė nė para, kurse mė vonė merrnin ēifliqe tė lira, tė cilat vetė i punonin dhe i shfrytėzonin, por nuk kishin tė drejtė, t'i shitnin. Komandanti i tyre quhej jajabashė (turq. yaya “shkuarje, ecje nė kėmbė”).
Javer-i Ekrem. - Gjeneral-agjutant.
Jeniēer. - Trajta e kėsaj fjale nė gjuhėn turke ėshtė yeni-ēeri qė do tė thotė “ushtri e re”, d.m.th. ėshtė kompozitė e formuar nga mbiemri i turqishtes yeni “i ri, e re” dhe emrit turq. ēeri “ushtri”. Ishte ushtri speciale e kėmbėsorisė tė cilėn e formoi pushteti Osman nė shek. XIV. Korpusi i jeniēerėve (turq. Yeniēeri oca¤i) paraqitte fuqinė kryesore ushtarake tė Perandorisė Osmane, sepse jeniēerėt ishin shumė tė guximshėm dhe shumė tė shkathtė pėr luftė, prandaj, siē ėshtė vėrtetuar nga historianėt, sukseset e shumta tė Perandorisė Osmane u dedikohen pikėrisht kėtyre. Korpusi i jeniēerėve nė fillim pėrbėhej nga robėrit, kurse mė vonė plotėsohej kryesisht me blerjen e fėmijėve dhe tė rinjve tė shėndoshė, tė aftė, tė shkathėt dhe tė zhvilluar fizikisht e psikikisht tė popujve tė krishterė tė vendeve tė pushtuara nga ana e Turqisė Osmane, e pastaj edhe nga shqiptarėt edhe boshnjakėt qė kishin pranuar fenė islame. Ata qė ishin mė tė zhvilluar i regjistronin nė axhemi-oxhak (pėr jeniēerė) nė Stamboll, ku u nėnshtroheshin pėrgatitjeve tė rrepta ushtarake dhe fetare. Mė tė mirėt shėrbenin nė Oborrin e Sulltanit, kurse tė tjerėt mbeteshin jeniēerė. Si pjesė e ushtrisė qendrore, jeniēerėt pranonin rrogė nga arka shtetėrore. Nė shek. XV dhe XVI ishin ushtarė mė besnik tė Sulltanit, e shumė prej tyre u bėnė edhe funksionarė tė lartė tė Perandorisė.
Komandanti suprem i jeniēerėve ishte agai i jeniēerėve (turq. yeniēeri a¤as¢) i cili kishte zėvendėsit e tij dhe shtabin. Korpusi i jeniēerėve formohej nga shumė njėsi (turq. orta), numri i tė cilėve mė vonė arriti deri nė 196 orta, duke mos i llogaritur 34 orta-t qė i pėrbėnin axhemi-ogllan-ėt. Ortat ndaheshin nė tri klasė: nė xhemat, qė pėrfshinte 101 ortė: nė bylyk, qė pėrfshinte 61 ortė; nė segban, qė pėrfshinte 34 ortė. Tė gjithė kishin eprorėt e tyre. Jeniēerėt i takonin sektit bektashian, sepse qė nga themelimi ishin vėnė nėn mbrojtjen e Haxhi Bektashit. Sipas funksionit qė kishin nė kuzhinė i merrnin edhe titujt, si p.sh. ēorbaxhibashė (kryetar i ēorbaxhinjve (sh.), akshibashė (kryetar i kuzhinės) sakabashė (kryetar i atyre qė sjellin ujė) etj. Respekt tė madh i bėnin kazanit tė madh tė kuzhinės, rreth tė cilit tuboheshin jo vetėm pėr tė ngrėnė, por edhe pėr konsultim. Pėrmbysja e kazanit ishte shenjė pėr kryengritje. Jeniēerėt avancoheshin sipas viteve tė shėrbimit; dėnoheshin me burgim, me rrahje madje edhe me likuidim. Deri nė paraqitjen e armėve tė zjarrta, ishin tė armatosur me hobe, harqe dhe shigjeta qė i pėrdornin me shumė shkathtėsi.
Me dobėsimin e Perandorisė Osmane nė gjysmėn e dytė tė shek. XVI, ra edhe disiplina e jeniēerėve. Jeniēerėt filluan tė martohen, kurse Oxhaku i tyre filloi tė plotėsohet me njerėz pa ndonjė pėrgatitje pėrkatėse ushtarake, madje-madje edhe me ryshfet. Kėshtu filloi tė dobėsohet korpusi i jeniēerėve. Megjithatė, filluan tė kenė ndikime tė tjera. Derisa nė fillim nuk pėrziheshin nė zgjedhjen e Sulltanit dhe vezirėve tė tij, tani, nė fillim tė shekullit XVIII, kishin ndikim vendimtar nė zgjedhjen e tyre, duke u pėrgatitur dhe duke u ēuar nė kryengritje kundėr tyre. Kjo tollovi e brendshme u reflektua edhe nė luftėn kundėr Rusisė, nė fund tė shek. XVIII, u Turqia nuk pati sukses. Prandaj, pushteti qėndror nė krye me Sulltan Selimin III, vendosi tė bėjė reformat ushtarake (Nizam-i Cedid), por pa sukses, sepse Sulltanin e detyruan tė largohet dhe nė fund e vranė. Kėto reforma i vazhdoi Sulltan Mahmuti II (kryeministėr nė kėtė kohė ishte shqiptari, Alemdar Mustafa Pasha), i cili pas shumė pėrpjekjeve arriti qė t'i zhdukė forcat e jeniēerėve dhe kryengritėsit dhe nė vend tė tyre vuri trupa tė reja tė rregullta ushtarake tė quajtura eshkinxhi (turq. E½kinci). Heqjen (suprimimin) e jeniēerėve pastaj e vėrtetoi me ferman.
Kadi. - Gjykatės; zyrtar shtetėror nė Perandorinė Osmane qė ishte i autorizuar tė kryejė detyra gjyqėsore nė territorin e njė kadillėku (sh.). Krahas gjykatės, e cila nė rregullimin (sistemin) Osmano-turko binte ekskluzivisht nė kompetencėn e tij, kadiu kishte autorizime dhe detyra tė gjera nė territorin e administratės ushtarake dhe civile. Kadiu ishte edhe mbikqyrės i pasurisė sė vakufeve dhe vėrtetonte punėn dhe llogarinė e muteveliut. Me njė fjalė, kadiu ishte personalitet kryesor politik, gjyqėsor dhe mbikqyrės nė kadillėkun e vet. Tė ardhurat e kadive ishin tė ndryshme, varėsisht nga rangu i tyre. Kadiu nė radhė tė parė duhej tė ishte njeri i arsimuar dhe i drejtė, njohės i shkėlqyeshėm i burimeve islame (Kur'anit, Hadithit, ixhami ymmetit dhe kijasi fukahasė) tė cilat do t'i zbatonte nė rast nevoje (turq. kadi < ar. kadi).
Kadiasqer. - Gjykatės suprem. Me kėtė titull nė tėrė territorin e Perandorisė ishte njė person, e mė vonė ishin dy persona, ai i Rumelisė dhe i Anadollit. Sipas Kanunnames sė Fatih Sulltan Mehmedit II, kadiasqerėt ishin shtylla e dytė e Perandorisė, pas kryeministrit (sadriazemit). Kishin kompetenca tė gjera. Bėnin ndarjen e pozitave tė kadive dhe muderrizėve, ai i Rumelisė kujdesej pėr Evropė, kurse ai i Anadollit pėr Azi (turq. kazasker “gjykatės ushtarak” shih kadi dhe asker).

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 13:53   #104
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Kadillėk. - Si term administrativ nė Perandorinė Osmane do tė thotė territor nė tė cilin shtrihen kompetencat e njė kadiu (sh.). Ēdo kadillėk (= kaza) ka pėrfshirė numėr tė madh ose tė vogėl tė nahijeve, varėsisht nga numri i muslimanėve. Nėse nė njė sanxhak numri i muslimanėve ishte i vogėl, kadillėku ka pėrfshirė tėrė territorin e sanxhakut. Kėshtu, kishte sanxhaqe nė tė cilat ka ekzistuar vetėm njė kadillėk, mirėpo territori i njė kadillėku, pėrkatėsisht kompetenca e njė kadiu nuk ka qenė e domosdoshme tė kufizohet vetėm brenda kufijve tė sanxhakut pėrkatės, por ka mundur tė kalojė jashtė atyre kufijve dhe tė pėrfshijė nahije tė sanxhakut tjetėr. Tani nuk dimė nėse ka ndonjė njėsi territoriale-administrative qė do t'i pėrgjigjet kadillėkut ose kazasė (turq. kadilik).
Kahvexhibashė. - Oborrtar qė shėrbente nė kafene.
Kajmekam. - Zėvendės, mėkėmbės, guvernator, pėrfaqėsues. Nė admi-nistratėn turke do tė thoshte: titull i personalitetit i cili nė mungesė pėrfaqėsonte funksionarėt mė tė lartė tė Perandorisė, nga sulltani deri te sanxhakbeu. Kur shkonte Sulltani nė luftė, me tė shkonte edhe kryeministri, ndėrsa nė pallat e lenin kajmekamin. Po kjo vlente edhe kur bejlerbeu ose sanxhakbeu nuk ishin prezent nė vendet e tyre tė punės, kėta e autorizonin kajmekamin pėr tė gjitha detyrat; gradė nėnkoloneli nė ushtrinė turke pas tanzimatit (turq. kaymekam < ar. ka'im “ai qė rri, qė qėndron” dhe ar. makam “vend”.).
Kajmekamllėk. - Titull i kajmekamit; tėrėsia territoriale nė tė cilin udhėhiqte ose qeveriste kajmekami (turq. kaymekamlik shih kajmekam dhe suf. turq. - lik).
Kala. - Kėshtjellė, fortifikatė, vend i rrethuar me mure tė larta e tė trasha, i pėrgatitur pėr mbrojtje nga armiku pėr njė kohė tė gjatė, i pajisur me mjete luftarake. Kalaja nė kuptimin e gjėrė tė fjalės paraqet njė qytezė. Ata qė e ruanin dhe e mbronin kalanė quheshin mustahfiza ose muhafiza. Pėr shėrbimet e tyre mustahfizėt merrnin timar, nganjėherė rrogė, e nganjėherė edhe njėrėn edhe tjetrėn. (turq. kale < ar. kal'a).
Kallkandelen. - Tetova.
Kapudan, kapetan. - Komandant i njė eskadreje ose anije luftarake.
Kapudan-i derja ose Kapudan-pasha. - Kryekomandant i marinės nė Perandorinė Osmane.
Kapuxhi - (Forma e re e turqishtes ėshtė kap¢c¢) Kuptimi themelor i saj ėshtė rojtar i oborrit, portier. Si term historik do tė thotė shėrbetor i eprorėve tė lartė tė Oborrit mbretėror, nga sanxhakbeu deri te Sulltani. Tė tillė kishte shumė; bėnin edhe detyra tė tjera. Eprori i tyre ishte kapuxhibasha (sh.).
Kapuxhibashė. - Epror i rojes sė Oborrit. Sipas rangut ishte mė i ulėt se miralemi (sh.) dhe mė i lartė se mirahori (sh.). Nė Oborrin e Sulltan Mehmedit II ishte vetėm njė kapuxhibashė. Nė shek. XVII numri i tyre sillej nga 12 deri nė 21. Atyre nė atė kohė u nėnshtroheshin dyqind deri nė pesėqind kapuxhi (sh.). Nė shek XVIII numri i tyre u rrit nė 60, por tani 3-4 prej tyre konsideroheshin kryesorė. Mė i vjetri nga ata quhej bashkapuxhibashė. kapuxhaibashėt u prinin delegatėve tė huaj deri nė rezidencėn e zotėrinjve tė tyre dhe kryenin funksione tė tjera tė rėndėsishme. Ndikimi i tyre nė Oborrin mbretėror ishte i madh. Ata i dėrgonin letrat dhe porositė e fshehta tė Portės. Kapuxhibashė kishte edhe nėpėr provinca. Avancohej sipas meritave. (turq. kap¢c¢bas¢ shih kapuxhi dhe bashė).
Kasaba, kasabė. - Qytetth, qytet i vogėl. Qė njė vendbanim tė merrte statusin e kasabasė nė Perandorinė Osmane duhej tė kishte territorin e vet, pastaj sė paku xhami, mektep, hamam (banjė publike) han, disa dyqane dhe institucione tė tjera tė rėndėsishme. Kasabatė zakonisht ishin qendra administrative tė kadillėkut ose tė nahijes. (turq. kasaba < ar. kasaba).
Kazasqer. - shih kadiasqer.
Ket-huda. - shih qeha.
Kaza. - shih kadillėk.
Koll. - 1. Krah, 2. Divizion i jeniēerėve, komandanti i kėsaj pjese tė ushtrisė quhej kollaga (truq. kol a¤as¢)
Koll-qeha. - ndihmės i koll-agės.
Kubbe. - Kupollė, kube e xhamisė.
Kubbe-i vezir. - Titull i funksionarėve mė tė lartė nė Perandorinė Osmane tė cilėt formonin Kėshillin e veēantė shtetėtor. Nė krye tė kėtij Kėshilli ishte kryeministri (sadriazemi). Kėtė kėshill e pėrbėnin tre deri nė tetė persona. Nė kohėn e kryeministrave Qyprili (nė gjysmėn e dytė tė shek. XVII) kubbe-i vezirėt filluan ta humbin rėndėsinė dhe ndikimin e tyre nė punėt shtetėrore.
Kulket-hida. - shih qeha.
Kuttab. - shih qatip.
Lala. - Edukator, mėsues i princave, i pasardhėsve tė Sulltanit. Kjo fjalė shpeshherė vihej para emrit personal tė vezirit dhe tė pashės kur u drejtohej Sulltani me gojė ose me shkrim. Nė kėtė rast nuk ishte e domosdoshme qė ata tė jenė edukator (turq. lala pers. lala).
Liva. - sinonim pėr sanxhak (sh.)
Mahallė. - Lagje; njėsia mė e vogėl administrative - territoriale, (turq. mahalle < ar. mahalla)
Mahkeme, mahqeme. - Gjykatė, gjyq (turq. mahkeme < ar. mahkama)
Matba qatibi. - Sekretar i kuzhinės (turq. matba katibi < ar. Matbah “kuzhinė” dhe ar. katib (shih qatip).
Medrese. - Emėrtim i pėrgjithshėm pėr tė gjitha llojet e shkollave nė botėn islame. Te ne e ka ngushtuar kuptimin (turq. medrese < ar. medrese).
Mehter. - Muzikant; anėtar i orkestrės ushtarake. Pėrdoret edhe termi iē-mehter (turq. mehter < pers. mihter, komparativ i fjalė pers. mih “i madh”.).
Mehterbashė. - Epror i mehterėve (sh.). Pėrdoret edhe iē-mehterbashė.
Mektep, mejtep. - Shkollė fillore (turq. mektep < ar. mekteb).
Memalik. - Robėr, jesirė, memalikė (ar. mamalik nga sing. mamluk).
Mesxhid. - Nė fillim mesxhid quhej ēdo faltore islame, mirėpo mė vonė bėhet dallimi nė mes tė fjalės mesxhid dhe xhami. Dallimi nė mes kėtyre dy objekteve fetare islame qėndron nė atė se, pėrkundėr mesxhidit, xhamia e ka edhe minberin dhe minaren. Prandaj, namazi i xhumasė edhe namazi i dy bajrameve falet nė xhami (turq. mescit ar. mesxhid).
Mexhidije. - Para e argjendtė e kohės sė Sulltan Abdulmexhidit (1838-1861), sipas tė cilit edhe quhet mexhidije; lloj dekorate, medaljon, qė jepej nė kohėn e Sulltan Abdulmexhidit.
Mexhlis. - Kuvend, tubim; pėrdoret edhe me kuptim Kėshilli: Mexhlisi Alije “Kėshilli i lartė shtetėror”; Mexhlis-i Hass-i Vukela Kėshilli i posaēėm i ministrave”; Mexhlis-i Vala-i Ahkam-i Adlije “Kėshilli suprem pėr tė drejta gjyqėsore” (turq. meclis < ar. mexhlis.
Mevlana. - 1. Zotėri, 2. titull nderi qė u jepej njerėzve shumė tė ditur, e mė vonė pėrdorej edhe pėr imamėt, madje edhe pėr muezinėt (turq. mevlana ar. meulana “zotriu ynė”.).
Mimar. - Arkitekt. Ēdo sanxhak kishte sė paku njė mimar qė kujdesej pėr mirėmbajtjen e objekteve tė ndryshme. Ky nė tė vėrtetė ishte kontrollues i punės qė e bėnin mjeshtrit dhe punėtorėt e tjerė. Kishte tė drejtė tė shfrytėzojė timar (turq. mimar < ar. mi'mar).
Minber. - Vend i ngritur me shkallė nė xhami nė anėn e djathtė tė mihrabit (sh.) i ndėrtuar me gurė ose me material druri. Prej kėtij vendi hatibi (ose imami) mban kėshillim fetar islam tė bazuar nė Kur'an dhe Hadith ditėn e xhuma, nė kohėn e namazit tė drekės, dhe nė dy bajramet (turq. minber, mimber < ar. minber).
Mir. - Komandant (sinonim pėr beg). (pers. mir < ar. emir).
Mirahor - (pėrdoren edhe variantet: mirahur, emirahor, imrahor). - Komandant i shtallės sė kuajve nė Oborrin e Sulltanit, tė bejlerbeut ose tė sanxhakbeut. Kjo gradė, tė cilėn turqit osmanlinj e trashėguan nga shtetet e vjetra turke, pėrmendet nė Perandorinė Osmane qė nga koha e Sulltan Muratit I. Nė kohėn e Fatih Sulltan Mehmetit II kishte funksion tė lartė, kishte zyrėn e vet, kishte qatipin, zėvendėsin dhe nėpunės tė tjerė. Mė vonė ėshtė vėnė edhe titulli mirahor i dytė ose mirahori i vogėl. Titulli mirahor ėshtė hequr nga pėrdorimi nė vitin 1837 (turq. mirahor < pers. mirahor).
Miralem. - Tekstualisht do tė thotė komandant i flamurit, por si term nė organizimin e Shtetit Osman do tė thotė funksionar nė Oborrin mbretėror tė Sulltanit ose tė bejlerbeut qė kujdesej pėr flamujt dhe pėr simbolet e tjera tė pushtetit: flamujt, tugat, mehterhanet (vend i orkestrės ushtarake) etj. Pas komandantit tė jeniēerėve (Yeniēeri agasi) miralemi i Oborrit tė Sulltanit ishte funksionari mė i lartė. Nė luftė mbante flamurin kryesor tė Oborrit. Miralemi i Oborrit ua ndante simbolet e shtetit (flamujt dhe tugat) vazierėve, bejlerbejve dhe sanxhakbejve. Pas vdekjes sė vezirėve, bejlerbejėve etj. miralemi i Oborrit i merrte tugat dhe flamujt dhe i kthente nė thesarin e Oborrit. Miralemėt paguheshin mjaft mirė. Herė-herė, edhe pse nė kundėrshtim me ligjin, miralemėt bėheshin vali me gradė tė vezirit. Ky titull ėshtė hequr nga pėrdorimi nė vitn 1828 (turq. miralem < nga pers. mir (sh.) dhe ar. 'alem flamur).
Miriliva, mirliva. - shih sanxhakbeg.
Mirimiran, mirmiran. - Deri nė shek. XV ishte sinonim pėr beglerbeg (sh.). Nė shek. XVII dhe XVIII ky titull u jepej pashallarėve me dy tuga. (turq. mir-i miran)
Mirza. - Princ; trashėgimtar nė dinastinė e dikurshme tė Iranit. vjen nga fjala persiane “mirzade” princ (pers. mir (sh,) < dhe pers. zade “fėmijė, bir”)
Muhafiz. - Komandant i njė fortifikate, i njė qyteti tė fortifikuar (turq. muhafiz < ar. muhāfidh).
Muhafizllėk. - Gradė, titull i muhafizit (sh.); tėrėsia territoriale ku qeveriste muhafizi (turq. muhafizlik < nga ar. muhāfidh + suf. i turqishtes - lik).

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 13:54   #105
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Muharrem. - Muaji i parė i vitit sipas kalendarit hixhrij.
Muhtesib. - Mbikqyrės. Si mbikqyrės kishte autorizim tė zbatojė ligjin e sheriatit, pėrafėrsisht si kadiu. Nė qytete tė mėdha kujdesej pėr mbajtjen e rendit dhe tė qetėsisė, mbikqyrte zanatet, tregtinė, ndėrtimtarinė, ēėshtjet e moralit dhe higjienėn. Kėtė institucion turqit osmanlinj e huazuan nga shtetet mė tė vjetra islame, ku kompetencat e muhtesibit ishin edhe mė tė mėdha. Shėrbimi i muhtesibit quhej ihtisab. (turq. muhtesip < ar. muhtesib).
Muid. - Ndihmės i muderrisit, asistent (turq. muid < ar. mu'id).
Mukabele. - Lexim, kėndim me zė nga Kur'ani, me rregulla tė caktuar tė leximit; kėndim fetar nė grup te dervishėt (turq. mukabele < ar. mukabele).
Mulla. - Titull nderi pėr njerėzit me arsimim tė lartė; titull pėr kaditė (kadilerėt) e rangut mė tė lartė. Kėtė titull e merrnin kaditė e kryeqendrės sė Perandorisė si dhe kaditė e qendrave kryesore tė provincave; kėtė titull mė vonė filluan ta marrin edhe imamėt qė nuk kanė ndonjė pėrgatitje tė lartė (turq. mula, munla < ar. mevla “mbrojtės, ndihmės”, “zotėri” etj.)
Mushaf (lexo: Mus-haf). - Kur'an, sipas definicionit tė leksikografėve arabė “fletė” (ar. suhuf nga sing. sahife, tė lidhura nė mes dy kapakėve).
Muderriz. - Profesor i shkencave islame, qė jep mėsim nė medrese. Kuptimi i kėsaj fjale nė gjuhėn dhėnėse (nė gjuhėn arabe) ėshtė mė i gjerė (shih medrese).
Myhyr. - Vulė, myhyr; unazė (turq. muhur < pers. mühür, muhr).
Myfti. - Jurist islam qė ishte i autorizuar tė jepte fetfa, mendime juridike tė bazuara nė burimet islame. Ishte pėrfaqėsuesi mė i lartė pėr ēėshtje fetare islame nė njė regjion tė caktuar. Ēdo vend i madh nė Perandorinė Osmane e kishte myftiun e vet. Evlija Ēelebiu ēdo myfti e quante shejhulislam. Kėshtu nė tė vėrtetė quhej vetėm kryemyftiu i Perandorisė nė Oborrin e Sulltanit. Ai konsultohej para ēdo vendimi tė rėndėsishėm, bile dhe pėr ēėshtje tė luftės dhe paqjes (ndėrprerjes sė luftės) (turq. müftü < ar. mufti).
Muselim. - Shpesh pėrdoret si sinonim pėr kajmekam (sh). Zėvendės i sanxhakut ose i beglerbegut.
Mustahfizė. - Quheshin ata qė e ruanin dhe e mbronin kalanė, qytetin e fortifikuar. Rekrutoheshin kryesisht nga radhėt e vullentarėve tė luftės dhe nga jeniēerėt mė tė dalluar; gėzonin timare; kryetar i administratės sė njė sanxhaku nė Perandorinė Osmane (pra sinonim pėr sanxhakbeg dhe beglerbeg).
Muteselim. - shih muselim.
Muteveli. - Udhėheqės, drejtues, epror i vakufit. Muteveliun e parė rregullisht e emėronte themeluesi i vakufit, i cili nė testament hollėsisht pėrshkruan se si duhet tė udhėheq me pasurinė e tij Punėn e muteveliut e mbikqyrte njė mbikqyrės (nazir), por kėtė shpesh e bėnte edhe kadiu, i cili edhe ashtu, sipas ligjit, kishte tė drejtė tė kontrollojė punėt financiare tė tij. Nėse muteveliu nuk i pėrmbahej testamentit ose normave tė sheriatit, kadiu ka mundur ta ndėrrojė nga detyra. (turq. mutevel-li < ar. mutevel-li)
Nahije. - Krahinė, anė, regjion; njėsi administrative - territoriale qė pėrfshinte disa fshatra nė kohėn e Perandorisė Osmane. Nahija ishte mė e vogėl se kaza-ja ose kadillėku (shq.) (turq. nahiye < ar. nahije).
Nishan. - Shenjė, simbol; tugra e Sulltanit (turq. ni½an < pers. nishan.)
Odabashė. - Kryetar i odės (sh.) (turq. oda “dhomė” + ba½ = odaba½i shih: bashė).
Odė. - Dhomė, odė; kazermė e jeniēerėve; ēdo bylyk dhe ortė kishte kazermat e tyre; njėsia mė e vogėl nė tė gjitha gjinitė e ushtrisė me pagė nė Perandorinė Osmane. Njė odė rregullisht pėrbėhej prej 5-10 ushtarėsh; mė shumė oda pėrbėnin njė bylyk ose xhemat (turq. oda).
Ortė, orta. - Regjiment i ushtrisė sė jeniēerėve; njė ortė numėronte deri nė katėrqind ushtarė. Shumė orta e pėrbėnin ushtrinė e jeniēerėve (sh.) (turq. orta “i mesėm, i mesmi”).
Oxhak. - Shtėpi bujare qė gjithnjė ėshtė e hapur pėr udhėtarė dhe musafirė; emėrtim i prėgjithshėm pėr korpusin e jeniēerėve dhe disa shtresave tė tjera: oxhaku i jeniēerėve, oxhaku i bostanxhinjve. (turq. ocak “vatėr”).
Padisha. - Sulltan, mbret; sundimtar (turq. padi½ah < pers. padishah).
Pasvanxhi. - Roje nate (turq. pasvanēi, pasbanēi < pers. pasban).
Pasvanxhibashė. - Komandant i pasvanxhinjve (sh.).
Pasha, pashė. - Titull i oficerėve tė lartė tė Perandorisė Osmane. Fjala pasha, pashė mund tė jetė me origjinė persiane, sipas tė gjitha gjasave, trajtė e shkurtėr e fjalės padishah (sh.). Deri nė gjysmėn e dytė tė shek XVI ka qenė nė rangun e fjalės vezir. Pastaj ka pasur mė pak vlerė, ka vazhduar tė jetė titull i qeveritarit tė vilajetit (pra nė rangun e beglerbegut). Pashallarėt nė Perandorinė Osmane kanė pasur dy tuga, pėr dallim nga sanxhakbeu qė kishte njė, respektivisht vezirėt tė cilėt kishin tri tuga. Pas modernizimit tė Perandorisė Osmane nė vitin 1839, gradėn pasha e merrnin edhe oficerėt e lartė ushtarkė edhe ata civilė. Titulli pasha mbeti si gradė zyrtare ushtarake dhe nė kohėn e Republikės sė Turqisė deri nė vitin 1934.
Qatip. - Sekretar. Ēdo zyrė nė Perandorinė Osmane kishte nga njė sekretar (shih Divan-i qatip).
Qeha. - (turq. kahaya, pers. kethuda prej ked shtėpi + huda “pronar”). Sikurse shihet, kuptimi themelor i saj ėshtė pronar shtėpie, kujdestar i familjes, kurse si term historik nė Perandorinė Osmane do tė thotė: ndihmės, bashkėpunėtor dhe pėrfaqėsues i parė i organeve dhe funksionarėve tė lartė, tė vezirit tė madh, bejlerbeut, sanxhak-beut, kadiut, komandantit tė jeniēerėve (yeniēeri a¤asi) etj. Qehaja i vezirit tė madh zakonisht quhej qehaja-beg (turq. ket-hudabeg). Zėvendėsi i agait tė jeniēerėve quhej kulqeha (turq. kulkethudasi). Ai kishte ndikim tė madh, nganjėherė hiē mė pak se agai i jeniēerėve. Ēdo bejlerbe e kishte qehanė e vet. Qehaja i bejlerbeut ishte fytyra mė e besueshme nė Oborrin e tij. Pėr punėt mė tė rėndėsishme, bejlerbeu sė pari konsultohej me qehanė e vet. Po kjo vlen edhe pėr qehanė e sanxhakbeut, pra nė mungesė tė sanxhakbeut, qehaja i tij i kryente tė gjitha punėt.
Ramazan. - Muaji i nėntė sipas kalendarit hixhrij.
Rebi-ul-ahir. - Muaji i katėrt sipas kalendarit hixhrij.
Rebi-ul-evel. - Muaji i tretė sipas kalendarit hixhrij.
Reis. - Kryetar; komandant (turq. reis ar. reīs).
Reis-ul-kuttap. - shih bashqatip.
Rexhep. - Muaji i shtatė sipas kalendarit hixhrij.
Rijaset. - Kryesia supreme islame; rezidenca e reis-ul-ulemasė.
Sadriazem. - vezir i madh, kryeministėr; shih: vezir.
Safer. - Muaji i dytė sipas kalendarit hixhrij.
Sanxhak. - 1. Flamur, bajrak. 2. Njėsi administrative qė pėrbėhej prej disa kazave. Disa sanxhaqe kanė formuar njė ejalet, beglerbejllėk ose pashallėk. Sanxhakun e udhėheqte sanxhakbeu (sh.).
Sanxhakbeg. - Udhėheqės i sanxhakut. Quhej edhe mir-i liva dhe mytesarrif. Ishte udhėheqės i tė gjitha forcave tė armatosura tė sanxhakut. Eprori i drejtpėrdrejtė i tij ishte bejlerbeu.
Sanxhak-i Sherif. - Flamur i shenjtė i Muhammedit a.s. Thuhet se ruhet nė njė muzeum tė Stambollit.
Seiz. - Shėrbetor i oborrit i cili i ushqente kuajt (turq. seyis < ar. sejis). Kishte shumė tė tillė, kurse eprori i tyre quhej seizbashė. Ishin nėn komandėn e mirahorit.
Saraē. Zejtar qė merret me pėrpunimin e gjėrave tė lėkurės, lėkurėpunues. Saraēėt e Oborrit dhe puntoritė e tyre ishin nėn kontrollin e mirahorit (shq.). Eprori i tyre ishte saraēbasha (turq. saraē < ar. sarraxh).
Saraj. - Pallat, saraj (turq. saray < pers. seraj).
Segban, sekban. - shih sejmen.
Sejmen (semen). - Tekstualisht do tė thotė “ruajtės i qenve”. Ndėrsa si term historik, sejmenėt paraqitnin divizionin e tretė tė korpusit tė jeniēerėve, i cili pėrbėhej prej 34 ortave. Ishte njė nga tri divizionet kryesore. Ky divizion ėshtė organizuar gjatė kohės sė Sulltan Bajazitit I nė tė njėjtėn kohė kur edhe ai i zagarxhinjėve (ruajtės i zagarėve-qenve tė gjuetisė). Komandanti i sejmenėve (sekbanėve) quhej sekbanbashė (turq. segbanba½i ose seymenba½i). Nė fillim sejmenėt ishin gjini e pavarur e ushtrisė, por Sulltan Fatih Mehmedi II mė 1471 i bashkoi sejmenėt me korpusin e jeniēerėve. Sejmenėt nė thelb ishin kėmbėsorė. Prej tyre mė shumė paguheshin sejmenėt e bylykut tė tridhjetė e tretė, tė cilėt ishin tė privilegjuar, sepse me kėta Sulltani shkonte nė gjueti. Sejmenėt kryenin edhe detyra tė tjera (turq. segmen, seymen).



Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:01.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.