Ilir Halili, i dyshuar pėr lidhje me terroristėt e “Al
Qaeda”-s rrėfen nė njė intervistė pėr “Shekullin”
arrestimin e tij
Shqiptari i dyshuar si terrorist: Dy muajt e burgut nė
Damask
http://www.shekulli.com.al/index.php...e&newsID=95163
Halili: Shėrbimet sekrete nuk mė pyetėn pėr lidhje me
terroristėt, por pėr biznesin tim nė Siri
D.Biēaku
TIRANĖ- Ilir Halili, 26-vjeēari shqiptar me banim nė Damask
tė Sirisė ka qėndruar pėr dy muaj nė burg e me ē’ėshtė
thėnė, ai dyshohej pėr lidhje tė ngushta me “Al-Kaidėn”. Nė
njė intervistė pėr “Shekullin”, Halili pohon se asnjėherė
nuk ėshtė pyetur nga shėrbimet sekrete siriane pėr lidhje
tė tij me organizata terroriste, por dyshimet kanė lindur
pas njė vizite tė tij nė Arabinė Saudite, ku miku i tij
dyshohej pėr pastrim parash. Halili rrėfen shoqėrimin nga
agjentėt e shėrbimit sekret tė kėtij vendi, qėndrimin nė
burg dhe lirimin, pas verifikimeve se gjithēka qė kishte
bėrė nė Siri ishte e ligjshme.
Ilir, nė Shqipėri ka bėrė mjaft bujė ndalimi juaj nė 9
nėntor nė Damask, pas dyshimeve pėr lidhje me terroristėt.
A mund tė na tregoni motivet e shoqėrimit ?
Me datėn 9 nėntor tė vitit 2005, shėrbimet inteligjente
siriane mė kėrkuan qė tė mė merrnin nė pyetje dhe tė
kryenin ndaj meje disa verifikime, lidhur me veprimtarinė
time nė Siri. Madje, ata kėrkuan edhe njė takim personal me
mua dhe pėr kėtė, kishin kontaktuar edhe me rektorin e
universitetit tė Damaskut ku edhe unė studioja para 9
nėntorit. Kjo pasi nė atė kohė unė isha pėr njė udhėtim nė
Arabinė Saudite. Nė momentin qė unė kthehem, njė person,
agjent i shėrbimeve sekrete siriane mė kėrkon nėpėrmjet njė
personi qė ka njė dyqan parfumerie, si edhe unė nė qendėr
tė Damaskut. Mėngjesin e 9 nėntorit, agjentė tė shėrbimeve
sekrete siriane mė kontaktojnė pranė dyqanit tė parfumerisė
nė qendėr tė Damaskut dhe mė pohojnė se drejtuesit e tyre
donin tė bisedonin me mua dhe donin tė mė bėnin disa
pyetje. Bashkė me automjetin tim qė e kisha marrė me qera
pėr njė muaj, shkova me ta nė zyrat e Drejtorisė sė
Shėrbimeve Sekrete siriane nė kryeqytet. Kur unė u futa nė
zyrė, hynė dy gjeneralė tė shėrbimit sekret sirian dhe
menjėherė nisėn tė mė marrin nė pyetje pėr rreth tre orė.
Mė pyetėn pėr aktivitetin tim, pasi qėndroja nė Damask dhe
njihesha si student i huaj. Gjithė dyshimet e tyre mbi mua
ishin mbi ekonominė time, mbi aktivitetin tim atje dhe mbi
stilin tim tė jetesės me mjaft tė ardhura. Gjithashtu, ata
kishin dyshime edhe pėr njė vizitė timen qė unė kisha bėrė
nė muajin shtator nė Bahrein. Atje kishte ndodhur njė
keqkuptim me njė biznesmen vendas, i cili mė kishte ftuar
mua nė kėtė vend, duke ndikuar tek unė pėr keq. Por e
gjitha kjo nuk kishte asnjė lidhje me grupet terroriste,
apo me dyshime tė tilla.
Cilat ishin konkretisht dyshimet e shėrbimeve inteligjente
siriane ?
Ditėn e shoqėrimit mė kanė marrė dy herė nė pyetje dhe nuk
mė kanė pėrmendur apo pyetur asnjėherė rreth bindjeve tė
mia apo nėse isha i aktivizuar me ndonjė grup terrorist. Mė
shumė ishin tė interesuar rreth mėnyrės sesi unė kam
siguruar tė ardhurat e mia. Mė pyetėn sa herė kam hyrė e
dalė nga Siria, kur kam hyrė pėr herė tė parė nė kėtė vend
dhe arsyen se pėrse kisha shkuar nė Siri.
Ėshtė folur se ju ishit pjesė e njė grupi islamik tė njohur
me emrin “Tawheed Val Jihad”, njė grup shumė afėr Al-
Zarkauit, i njohur si drejtuesi i “Al Kaidės” nė Irak. A
keni njohje me kėtė person dhe a keni transferuar vlera
monetare nė vendet ku keni lėvizur?
Gjithēka sa thuhet ėshtė krejtėsisht e pavėrtetė. Unė siē
ju thashė, kam udhėtuar vetėm nė Arabinė Saudite, nė
Bahrein dhe nė Turqi, pėr problemet e mia nė biznes. Nė
asnjė rast unė nuk kam transferuar apo tėrhequr vlera
monetare, pėrveē atyre qė unė duhej tė kisha dhe tė
shpenzoja pėr biznesin tim nė kėto vende. Gjithēka qė ėshtė
aluduar dhe qė ėshtė thėnė, nuk ka asgjė tė vėrtetė. Aq mė
e paktė mund tė jetė mundėsia qė unė tė kem lidhje me
personazhin qė ju pėrmendni mė sipėr.
Zoti Halili, atėhere shkaku i ndalimit tuaj mund tė thuhet
se ka qenė udhėtimi juaj nė Bahrein ?
Jo, nuk ka pasur fare lidhje me udhėtimin tim nė Bahrein,
mendoj unė. Por kjo mendoj se mund tė ketė ardhur pėr shkak
tė ardhurave qė unė kisha dhe mėnyrės time tė jetesės nė
Damask. Pėrsa i pėrket lidhjeve tė mia tė biznesit me kėtė
person, mendoj se dyshimet e hetuesve sirianė kanė qenė se
personi nga Bahreini kishte njė biznes tė palicensuar dhe
tė padeklaruar. Kjo ka shtuar dyshimet se nėpėrmjet kėtij
biznesi ky tregtar nga Bahreini mund tė pastronte para.
Autoritet e Bahreinit morėn nėn hetim partnerin tim, pas
lidhjeve qė ai kishte me njė tregtar tjetėr. Me sa di unė
ėshtė verifikuar qė ky person nuk kishte lidhje me
pastrimin e parave. Por ndaj meje ndikoi fakti qė unė isha
i ftuar tek ky person nė Bahrein dhe kjo ka shtuar dyshimet
e tyre ndaj meje. Kėshtu qė qėllimi i shoqėrimit tim ishte
pėr tė verifikuar nėse tė ardhurat e mia ishin nga biznesi
apo kisha tė ardhura nga rrugė tė tjera.
Pėrveē studimit, ju me ēfarė aktiviteti jeni marrė nė Siri?
Jam munduar qė me anė njerėzve tė mi dhe miqve tė punoj dhe
tė hap njė biznes. Ka qenė kryesisht njė biznes parfumesh,
por nė shumė raste unė kam qenė ndėrmjetės mes miqve tė mi
pėr aktivitetet e tyre tregtare.
NDALIMI
Halili: Shėrbimet sekrete mė kėrkuan ndjesė
TIRANĖ- Ilir Halili pohon se ėshtė liruar mė 9 janar tė
kėtij viti, pasi ka qėndruar dy muaj nė ambientet e
paraburgimit nė Siri. Ai shton pėr “Shekullin” se shefi i
shėrbimeve sekrete i kishte kėrkuar ndjesė pėr ndalimin dhe
mė pas e kishte lėnė tė lirė. “Ėshtė e vėrtetė qė unė jam
liruar mė 9 janar nga shėrbimet inteligjente siriane. Mė
thirrėn hetuesit dhe mbaj mend se ka qenė ora 21:00 e
mbrėmjes, ditė e hėnė dhe mė komunikuan qė kanė bėrė
verifikimet e duhuara. Mė dėrguan nė zyrėn e shefit tė
shėrbimeve sekrete, ku ai mė kėrkoi ndjesė qė mė kishin
mbajtur dy muaj nė burg dhe mė tha se kaq ishte afati pėr
tė mė verifikuar mua si person, apo tė ardhurat e biznesit
tim”,-thotė Ilir Halili. Studenti i drejtėsisė shton se ka
ardhur pėr pak ditė nė Shqipėri dhe do tė kthehet nė
Damask, ku ka bashkėshorten dhe biznesin e tij tė
parfumeve, ndėrsa shton se nuk ka asnjė pengesė pėr tė
qėndruar nė kėtė vend, apo pėr tė lėvizur nė shtete tė
tjera.
9 nėntor 2005
Agjentė tė Shėrbimeve Sekrete nė Siri kanė shoqėruar Ilir
Halilin nė ambientet e tyre. Ata e kanė marrė nė pyetje nė
lidhje me mėnyrėn e tij tė jetesės apo biznesin e tij
fitimprurės nė kėtė vend, pas dyshimeve pėr pastrim parash
9 janar 2006
Ilir Halili ėshtė lėnė i lirė, pasi verifikimet e kryera
prej shėrbimeve inteligjente nuk kanė nxjerrė nė dritė
asnjė lidhje tė mundshme me aktivitetet kriminale apo
organizatat terroriste. Halili ndodhet nė Shqipėri por
pohon se do kthehet nė Damask