Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 22-05-08, 15:01   #1
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ndrroi jetė nė Amerikė - Imami qė pėrhapi dritė…


Ndrroi jetė nė Amerikė - Imami qė pėrhapi dritė…



Imam Vehbi Ismaili,
themeluesi i qendres se pare
islamike shqiptare ne Amerike





Nga Mexhid YVEJSI, (Gjakovė)
”Tė gjithė nga Zoti jemi, tė gjithė tek Ai do tė kthehemi.”



Imam Vehbi Ismaili
(1919- 2008)

Njė figurė e ndritur fetare
Njė figurė e shquar kombėtare
Njė shembull pėr botėn shqiptare

* * *
”Nuk e di, a kam bėrė sa duhet pėr shqiptarėt ?”


Kush i ka thėnė kėto fjalė?


I ka thėnė kėto fjalė –


Ai qė shqiptarėve jetėn iu ka ringjallė.


Kush i ka thėnė me kaq thjeshtėsi –


Ai qė shqiptarėve jetėn iu ka pėrtėri…


I ka thėnė:
Imam Vehbi Ismaili, i cili ndrroi jetė, kaloi nė jetėn e vėrtetė, me17 Maj 2008, nė Detroit, SHBA, nė moshėn 89 vjeēare.


Kush ishte Imam Vehbi Ismaili?


Imam Vehbi Ismaili ishte njė figurė e ndritur fetare, njė figurė e shquar kombėtare, njė shembull pėr botėn shqiptare…



Lindi nė Shkodėr me 25 Nėntor 1919, nga prindėr shkodranė, prej njė familje me tradita fetare-atdhetare.


Mėsimet fillestare i filloi nė Shkodėr, kurse i pėrfundoi nė Krujė, ku i ati, Imam Ismail Hakiu, filloj tė shėrbente si Myfti i Krujės.


Nė vitin 1933 u regjistrue nė Medresenė e Pėrgjithshme nė Tiranė, ku diplomoi nė vitin 1937.


Vazhdoi studimet nė Universitetin zėmadh “Al-Az-har” nė Kairo, Egjypt, nė tė cilin diplomoi nė teologji nė vitin 1943.


Prej Shoqėrisė Muslimane Shqiptare-Amerikane, me qendėr nė Detroit, Michigan, SHBA, u ftue nė Amerikė pėr tė shėrbye si imam…


Imam Vehbi Ismaili erdhi nė New York me 22 Prill 1949, ku u pritė me gėzim dhe shumė dashamirėsi prej shqiptarėve tė Amerikės: z. Ahmet Ramo, z.Hysen Kole nga Detroit-i, z. Nuri Mborja, z.Vejsel Ēami nga New Yorku etj…


U martue me 27 Maj 1950 me zonjushėn 18 vjeqare, Naxhije Braush, e lindur nė Philadelphia me 26 Maj 1932, nga prindėr shqiptar, z. Azmi K.Braush, me prejardhje nga fshati Dobronik i Beratit…



Imam Vehbiu Ismaili menjėherė filloj me shėrbye me devotshmėri, me dituri, me urtėsi, kėshtu qė, pėr pak kohė, arriti t’i afroj shqiptarėt e shkretė, qė ishin larguar nga Atdheu pėr shkaqe politike, ekonomike, arriti me pėrkushtim t’i bashkoj, t’i udhėzoj, t’i frymėzoj bashkatdhetarėt e mėrguar qė ishin tė hutuar dhe filloj t’i ushqej me ndjenja fetare- kombėtare…



Si fryt i kėsaj veprimtarie, Imam Vehbi Ismaili me 6 Qershor 1951, nė Amerikė, e themeloj Faltorėn, Xhaminė e parė pėr muslimanėt shqiptarė…


Meqė shqiptarėt u bashkuan, besimtarėt u shtuan, u detyruan tė ndėrtojnė njė Xhami tė Re, mė tė madhe e cila u shndėrrua nė Qendėr Islame Shqiptare-Amerikane, e cila u pėrurue, me 23 Shkurt 1963, ku i madh dhe i vogėl u gėzue…


Qendra Islame Shqiptare-Amerikane, nė Harper Woods, Detroit, nė shtetin Michigan, SHBA, nėn udhėheqjen e Imam Vehbi Ismailit, u rritė, u zhvillue, dritė rrezatonte, shqiptarėt i bashkonte, fėmijtė i edukonte, me ndjenja fetare dhe atdhetare i frymėzonte… Besimtarėt aty gjenin prehje, qetėsi, mė mirė se nė shtėpi, madje disa thoshnin me gėzim, me mallėngjim:” Kjo ėshtė Shqipėria e vogėl nė mėrgim… “



Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 22-05-08, 15:06   #2
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ndrroi jetė nė Amerikė - Imami qė pėrhapi dritė…

Imam Vehbi Ismaili nė Kosovė (1974)

Me gjithė kėtė veprimtari, nė vazhdimėsi, edhe Imam Vehbiu ishte njeri, si njeriu qė pikėllohet, dėshprohet, pėrmallohet…


Shtypi shqiptarė nė Amerikė, nė veēanti, gazeta “Dielli”, sidomos nė vitet e para, e fyente, e akuzonte, e mallkonte Imam Vehbiun, sikur qė bėnte edhe propaganda komuniste nė Shqipėri…


Njė ditė e gjeta shumė tė dėshpruar, tepėr tė pėrmalluar dhe e pyeta, pa u vonuar: Imam Vehbi, nuk po tė them qysh je, por ēka t’mirėn ke ?



Ah! Mexhid i dashtun, malli pėr Shkodėr, pėr Shqipni, m’ka djegė, m’ka shkrumue… shumė jam pėrmallue… Dje, mė njoftuen dhe shumė jam dėshprue se kėrkesa pėr Shqipni m’u ka refuzue…



Ndoshta ėshtė ma hair qė komunistėt tė ndalojnė, sepse kėshtu edhe mė shumė atdhetarėt tė nderojnė…”e ngushllova” dhe e pėrqafova dhe vazhdova duke i thėnė:
Imam Vehbi, meqė ke nėnshtetėsi amerikane, provoni me shkue nė Kosovė, sado kudo, pėrmallimi pėr Shqipni, pėr Shkodėr, do tė zvoglohet, sepse edhe Kosova, nėn robni, nėn Sėrbi, me njė grimė autonomi, ėshtė Shqipni…



Ashtu ėshtė, por s’kam tė njohur atje… mė tha.


Shko nė Gjakovė, i thashė, nė shtėpi te baba im, Hafiz Selim Yvejsi, nė qendėr tė Gjakovės dhe prej atyhit tė ēelen dyertė e krejt Kosovės…Mė pėrqafoi dhe pas disa dite shkoi…


Nė Gjakovė qėndroi disa ditė, tė cilat i kujtonte shpesh dhe ishte kėnaqur shumė me ylematė e Gjakovės, si Myderriz Fahri Efendi Iljazi, Myderiz Tahir Efendi Thaēi, Haxhi Jahja Bakalli, Mulla Sadik Brovina, Hafiz Selim Yvejsi, i cili e kishte shoqėrue tėrė kohėn nė Gjakovė dhe nėpėr Kosovė…



Shpesh thoshte: “Gjakova, Kosova, m’ka freskue, m’ka pėrtri, t’punojmė… n’dashtė Zoti e t’bashkohet me Shqipni…


Imam Vehbi Ismaili ka qenė dhe do tė mbetet shembull i fetarit, atdhetarit dhe dijetarit tė pėrkushtuar, nė veēanti nė fjalėn e shkruar…



Qysh si nxėnės, kur ishte nė Medresenė e Tiranės, 1933-1937, shkruante, pėrkthente dhe botonte punime nė revistėn “Zani i Naltė” dhe nė tė pėrjavshmen “Vatra e Rinisė” qė botoheshin nė Tiranė…


Shkruante, botonte edhe nė Kairo, Egjypt, gjatė studimeve, madje aty botoi edhe dy libra: ”Djepi i artė”, novela tė zgjedhura nga letėrsia shqiptare, qė e botoi, me 1948, Shtėpia Botuese “Bejan Al-Arabi” dhe librin: “Ngjyra tėrheqėse”, njė pėrmbledhje tregimesh nga letėrsia shqiptare.


Nė Amerikė, sa kishte ardhur, filloj me botue nė Detroit revistėn: “Jeta Muslimane Shqiptare” (The Albanian Moslem Life”), shqip dhe anglisht, Organ’ i Shoqėrisė Muslimane Shqiptare”, numri i parė doli nė dritė nė muajin tetor, 1949 dhe kishte 72 faqe…


Mė vonė nxorri revistėn “Thirrja Islame”…
Fjala e shkruar Imam Vehbi Ismailin e ka pėrjetėsuar…
E ka pėrjetėsuar jo vetėm n’Amerikė, jo vetėm nė publicistikė, por kudo qė ka shqiptarė, kudo qė ka besimtarė…



Imam Vehbi Ismaili, nė Amerikė, qė nga viti 1960 dhe deri sa ndrroi jetė, ka shkrue, ka pėrkthye, ka botue, mbi 50 libra, fetare- letrare…


Veprimtaria e tij shpirtėrore, nė veēanti, nė shėrbimet mortore, ka hyrė nė histori…
Imam Vehbi Ismaili, pėr herė tė parė nė Amerikė, i bėri shėrbimet mortore nė gjuhėn shqipe pėr Mid’had Frashėrin, nė tetor, 1949…



Sot, me 20 maj 2008, mbas 59 vjetėve, nė Amerikė, bėhėn shėrbimet e fundit mortore pėr Imam Vehbi Ismailin, njė shembull pėr fetarėt, njė shembull pėr mėrgimtarėt, njė shembull pėr tė gjithė shqiptarėt…




“Tė gjithė nga Zoti jemi, tė gjithė tek Ai do tė kthehemi.”

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Preshevar : 22-05-08 nė 15:08
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-05-08, 17:13   #3
Mbarėsori
Feja ėshtė kėshillė
 
Avatari i Mbarėsori
 
Anėtarėsuar: 22-05-08
Postime: 17
Mbarėsori i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Ndrroi jetė nė Amerikė - Imami qė pėrhapi dritė…

Allahu i Lartėsuar e mėshiroftė! Imam Vehbiu, qe njė ekzemplar pėr tė gjithė veprimtarėt shqiptarė.

Mbarėsori!
Mbarėsori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-05-08, 20:30   #4
robi-i-allahut
 
Avatari i robi-i-allahut
 
Anėtarėsuar: 29-05-08
Postime: 5
robi-i-allahut me shokė shumerobi-i-allahut me shokė shume
Gabim Titulli: Lajme nga bota Islame

selamun alejkum i pershendes te gjith muslimanet ku do ne bot qe jan allahu ju shperbleft vllazni per mundin allahu ju ndimoft dhe ju rujt nga e keqja vllezer musliman
__________________
TE ALLAHUT JEMI DHE TE AI DO TE KTHEHEMI ZGJIDH RRUGEN E SHPETIMIT PARA SE TĖT VJEN VDEKJA KUR NJE DIT DO TE PENDOHESH AQ SA KE JETUAR ZGJIDH FEN E SHPETIMIT ---ISLAMIN---- SE DO TE GJESH RAHATI NE ZEMER DHE NE SHPIRT
robi-i-allahut Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-06-08, 17:18   #5
SoKoLi-i-Maleve
 
Anėtarėsuar: 18-08-06
Postime: 1,199
SoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Ne Indonezi Muslimanet luftojn kunder njeri tjeterit

Diteve te fundit ne Indonezi kercnohet luft nder sektare ne mese muslimanve fanatik dhe sektit te Ahmadijave.Javen qe kaloj kur muslimanet e moderuar demostruan per toleranc nder-islame/fetare nji grup fantikesh i shpalli luft deri ne cfarosje Ahmadijave te cilin e akuzojn si sekt te devijuar,sepse ata besojn se Muhameti nuk ishte profeti i fundit.Gjat keti sulmi u lenduan 14 persona.Presidenti i Indonezis i denoj sulmet e fanatikve tue deklarue se Indonezia asht laik dhe demokrat dhe se i beri thirrje policis qe te perdorin forcen kunder fanatikve islam qe po mundohen me prish rregullin dhe harmonin qytetare. per ma shum hollsira:http://www.voanews.com/english/2008-06-02-voa14.cfm
SoKoLi-i-Maleve Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-09-08, 00:44   #6
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim SI U BERA MUSLIMAN...Shkruan nje person qe pranoi Fen Islame...

Ne vitin 1991 kemi ardhur familjarisht ne Tirane. Ajo ka qen periudha qe u rrezua sistemi komunist ne Shqiperi. Dhe Feja po behej perseri e lire.
Mbaj mend qe ne vitin 1991 ketu ne Tirane duke mbajtur radhe tek cezmja per te mbushur uje, po bisedonin grate rreth nje problemi qe ishte i kohes, dhe njera nga grate tha :- "Kete pune vetem ZOTI e di". Kjo ka qene hera e pare qe une e kam degjuar fjalen Zot. Te them te drejten me beri shume pershtypje edhe me fitren e njeriut ndjeva vevetiu madheshtine e krijuesit. Mu duk sikur e njihja ate fu*** edhe pse hera e pare qe degjova per te. Qe ai dinte gjithcka! Edhe pse kan kaluar 16 vjet e mbaj mend shume mire ate situate sikur te ishte dje.


Mbasi hyra ne klase te pare ne 1992 nga fundi i vitit shkollor qe ne kishim mesuar te lexonim na erdhen ndihma nga ca "njerez te Zotit", ishin disa misionare Italiane. Secilit prej nesh ne klase ju dhane nga 7 cokollata dhe nga 2 libra. Nje liber ishte per ngjyrosje e tjetri ishte per historine e "jezusit" me figura dhe lexim, me keto gjera feja e krishtere i fitoi zemrat shokeve te mi te klases. Te njejtat gjera qe kishte tek historia e "jezusit" qe na u dha tek libri jepeshin edhe mbasdite ne Televizion me film vizatimor. ishte nje robot i kuq qe kthehej ne kohe edhe kthehej ne kohen e profeteve te ndryshem sipas versionit te krishtere. Me keto gjera qe na rrethonin une dhe shoket e klases nuk benim gje tjeter vetem se flisnim per keto ne shkolle. Na pelqenin me pak fjale, te gjith ne i kishim prinderit ateiste sepse feja kishte 2 vjet qe ishte "liruar" edhe nuk na pengonte gje qe ti besonim keto gjera. Ne fund te fundit ne besonim edhe babagjyshin e vitit te ri. Te krishteret ishin gjithmon te gatshem te na merrnin neve ne Kishe e te na mesonin me shume rreth Jezusit.



Por lidhja me keta “njerez te Zotit” nuk zgjati shume sepse feja ishte liruar dhe xhaxhai im donte qe familja te ndiqte traditen e gjyshit tone bektashian. Pasi ne Fshati im eshte vendi ku ka lindur bektashizmi. Dhe per festen e ashures ai na mori te gjith ne femijet e fisit ne feste. Por mua nuk eshte se me terhoqi shume, pasi aty nuk pash gje tjeter vecse qe kendoheshin poezi dhe disa piktura te imam Aliut. Ndryshe ndodhi me villain tim, I cili u be nje bektashi I devotshem. Dhe gjithmon ne shtepi fliste per Imam Aliun dhe per bektashinjt ne ate periudhe. Ndryshe ndodhi me cunin e xhaxhait, ai emigroi ne Greqi dhe nuk e di arsyen por u fut ne shkolle per tu bere prift. Dhe pak kohe me vone e ndryshoi fene e familjes se xhaxhait duke I kthyer ata ne Ortodox dhe keshtu un nuk pata me mundesi te shkoja ne Teqe.

Mbasi kaluan 2 vjet te tjera shkova ne klase te katert, afer shtepise time tek nje fushe e madhe u bene disa ndertesa 1 kateshe, ku ne to kishte klasa 1 vend me stola per kendim 1 kishe edhe ambiente me kompjuteraDhe 1 dite me thot nje shoku im jo i lagjes, qe aty tek ky vendi i rrethuar me shume ndertesa ( qe quhej ADRA nje sekt I krishtere ) Te mesojne ti biesh kitares, aty mund te kendosh ne grup, ka kaseta te verdha per kompjuter nintendo etj. vendosa te shkoja 1 dit te shtune, dhe me pelqeu shume. Aty flitej per histori te ndryshme profetesh, kendonim, benim lutje te gjith bashke, etj. Mbasi shkova 2 here me kete shokun u njoha me 2 mesues shqiptar aty, ishin te rinj nje djal qe quhej Elvis dhe nje vajze me emrin Genta. Dhe betohem ne Allahun e madh qe shkoja gjithmon aty edhe mbas 1 muaji kam marre aty rreth 12-13 shoke e shoqe te pallatit tim edhe shkonim aty jave per jave. Vet edhe pse isha 10 vjec shpesh here drejtoja lutjen per te gjith shoket e mi. Por desh Allahu i madh qe ne 97 na u shkeputen lidhjet me miqte tane te kishes. Sepse ne vitin 1997 ne Shqiperi shpertheu lufta civile e Bankave dhe Amerikanet u larguan nga Shqiperia.

Nuk kaloi shume kohe te aferm te mi mereshin me deshmitaret e Jehovait, deri ne ate pike sa ne vitin 97 ku nuk kishin ku te mblidheshin deshmitaret e jehovait prej luftes mblidheshin ne shtepine e te afermve te mi. Fillova edhe une te shkoja tek ta, edhe u bera me mesuesin tim personal qe vinte 2 here ne jave ne shtepine time . por nga pyetjet e mia te shumta qe i drejtoja atij ai dha doreheqje sepse e kapja me llafet e veta, isha me fat qe nuk dinte shume rreth fese se vet. dhe perseri ngela pa fe.


Duke pas parasysh qe ne 98 isha ne klase te gjashte, edhe isha nxenes me foto ne mur te shkolles e mesoja mire biologjine edhe arrita ne perfundimin qe njeriu kishte prejardhjen nga majmuni sepse tekstet e librave tone shkollor jane akoma ato te komunizmit edhe ne ditet e sotshme. Por gjate kesaj periudhe vuaja shpesh kur isha ne shtrat sepse mendoja per vdekjen time dhe se si me dukej qe un mbas vdekjes nuk ndieja asgje njesoj sikur ne gjume dhe te tjeret jetonin e bota evulonte. Ka qen nje periudhe shume e keqe per mua. Shpesh here kur zihesha me prinderit me vinte te vrisja veten. Edhe pse I kisha te gjitha te mirat qe nje femije mund te kishte ne ate kohe.

Ne 1999 isha ne ekip futbolli. Dhe aty mbaj mend qe nje shok i ekipit i tha shokeve te tjere:- O cuna nuk di si do ja bej per ndeshjen neser se do me piet uje se jam me Ramazon. Me beri pershtypje se si ky shoku i imi rrezikonte ndeshjen vetem se mbante Ramazan. Ne ate periudhe edhe pse jetes time i kisha dhene drejtim e kisha ndare mendjen qe do behem futbollist ndieja qe akoma nuk isha i plotesuar e nuk i kisha dhene hakun vetes time. Dhe kisha nje ndjesi te brendshme per seriozitetin e fese muslimane. Sepse I kasha pare ne televizor kur falnin bajram. Por aty kishte vetem pleq.
Dhe i them ketij shokut te me merrte ndonjeher me vete ne xhami se desha te shikoja si faleshin se vetem per Bajram i kisha pare ne TV. Me pyet shoku :-musliman je qe te te marr? Po, po i thashe musliman por me vjen zorr te iki vetem. ( as vet se di si i thash qe jam musliman ) Dhe te nesermen mbas stervitjes shkoj me shokun ne Xhami per namazin e akshamit kishin ngelur edhe 10 dite nga Ramazani. Ka qen data 27 dhjetor 1999.
Normale qe mbasi hyra ne xhami pash tjeter gje nga ajo qe kisha menduar. Te gjith shume te sjellshem me njeri tjetrin, shume te thjeshte, edhe me pelqeu shume qe hanin buke me njeri tjetrin ne katin e dyte per iftar. Desh Allahu i madh qe te nesermen agjerova dhe une dhe gjithashtu u ula hengra buke me te tjeret. Dhe ditet me vone I mora te gjith shoket e mi ne xhami. Te gjith e dalluan qe un isha fillestar dhe te gjith me buzeqeshin, nuk me shikonte njeri me inat. Shoku qe me solli ne xhami nuk mund te vinte per dite, sepse nuk e lejonin prinderit, dhe ai me prezantoi me nje djal tjeter, qe un te shkoja per dite dhe te mesoja me shume per Islamin. Kaluan pak muaj dhe mu dha rasti te shkoja ne nje kamp per 10 dite e te merrja mesime intensive per Islamin. Aty ishin 2 profesora nga MEKKA Abdurrashid dhe Sami quheshin. Un vetem suren Fatiha dhe Keuther dija ne ate periudhe. Aty ne kamp mesova ajetin kursij, dhe 8 sure te fundit te Kuranit. Nga 1 sure cdo dite. Te dy profesorat ishin shume te dashur vecanrisht me mua. E para se isha I ri ne Islam ne krahasim me te tjeret dhe e dyta se isha me I vogli. Diten e pare aty sapo mbusha 14 vjec. Aty mesova cdo gje, per 10 dite. Dhe pasi u ktheva nga kampi 10 ditor me muslimane. E gjith jeta ime ndryshoi. Mbaj mend qe kisha turp te kthehesha ne shtepi se ndihesha shume fajtor per sjelljen time me prinderit qe kam pasur me perpara. Dhe se keni idene sa jam turperuar kur u perballa fytyre me fytyre me nenen time kur po ngjisja shkallet. Nuk bera gje tjeter vetem ula koken dhe ika, se nuk e shikoja dot pasi I kisha bere shume padrejtesi.
Nuk e mbajta dot veten, mbasi qe ditet e fundit kur isha ne kamp vetem qaja ne dark. Po ashtu edhe diten e fundit mendoj se kam qare per 10 ose 12 ore pa pushuar.

Sot eshte data 27.12.2007 Kan kaluar fiks 8 vjet nga koha kur un kam pranuar islamin. Falenderimi I takon Allahut qe me udhezoi. Dhe e lus ate qe te mos behem prej atyre njerezve qe devijojne nga rruga e drejte mbasi jane udhezuar. Pasi shume shok te mi musliman kan devijuar. Pothuajse 70% nuk falen me rregullisht. E vetmja gje qe kam per synim eshte vetem te vdes si musliman.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-09-08, 13:07   #7
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Lajme nga bota Islame

A DO TE SHPETOHET EKONOMIA GLOBALE NGA FINANCA ISLAMIKE?


Nga : Sabina Morandi
http://www.islam- online.it/econ_isl. htm
http://www.ariannae ditrice.it/ articolo. php?id_articolo= 17883
Perktheu :Vajada Keēi Manjani


Le te udhetojme pak ne kohe: Prill 2010

Nje ndihme e pa pritur mberrin nga vendet arabe per te ndalur krizen e likuiditetit qe po terheq ekonomine perendimore ne gremine. Financa Islamike e cila per arsye fetare e ndalon spekullimin nuk eshte prekur nga infeksioni i kredive per shtepi i cili pushtoi Shtetet e Bashkuara. Ndihma ofrohet ne kembim te shitjes se naftes ne euro per te kompensuar efektet e zhvleresimit te dollarit. Ja ku kryeqytetet evropiane pranojne me mjaft entuziazem kete propozim, ndersa Shtepia e Bardhe per arsye thjeshte ideologjike, preferon t'iu leshoje bankave kineze asetet e saj, banka te cilat jane tashme prej vitesh kreditoret kryesore te Shtepise se Bardhe. Keshtu, ne Bruksel dekretohet se: qe ketej e tutje do te kremtojme se basku me muslimanet mbylljen e Ramazanit ne shenje mirenjohjeje. ..
Fantashkence? Ne fakt kemi ecur pak perpara me parashikimin tone...ndaj le te kthekemi ne te tashmen. Behet fjale per pak muaj me pare, ne shkurt te 2008 kur ne mes te krizes se kredive per shtepite qe zuri Shtetet e Bashkuara, ne Bahrejn, nje nga shtetet me te pasura te Gjirit Persik u organizua nje summit mbi financat Islamike.
Pikerisht ate dite, ne menyre befasuese guvernatori i bankes qendrore Rashid el Maraxh dha nje deklarate per gazetaret e agjensise se lajmeve REUTERS ne te cilen tha:
" …Biznesi i financave Islamike nuk eshte prekur nga pasojat e krizes se huave Subprime (hua teper te rrezikshme te karakterizuar nga nje perqindje interesi dhe rrezikshmeri e larte - wikipedia sh.p). Perkundrazi, kriza e kredive mund te favorizoi perhapjen edhe jasht tregjeve te Gjirit Persik apo atyre Aziatike te prodhimeve financjare ne perputhje me parimet Islame..."
Mbas kesaj deklarate tronditese, guvernatori ilustroi te dhenat e fundit te mbledhura nga instituti bankar Abcb.bh sipas se cilave vlerat e paketave BOND dhe vlera e huave te te cilat jane ne perputhje me rregullat e Kur'anit arrijne 5 miliard dollare.
Keto shifra jane me se te besueshme. Shume analiste parashikojne se ne vitin 2010 fondet ne perputhje me rregullat e Islamit do te gjenerojne nje xhiro e cila do te kape shifrat e qindra miliardave dollare, vlere e cila do te rritet ēdo vit me nga 15%. Ky biznes pothuajse nuk u perfshi fare nga kriza e kredive per shtepi e cila preku ShBA-n.
Guvernatori i Bankes Qendrore te Bahrejnit iu pergjigj me miresjellje gazetareve te habitur nga keto rezultate:
"Feja jone, i ndalon huate e bazuara ne interes, apo ne tregetine e borxhit, ēdo produkt financiar duhet te jete transparent dhe mbi te gjitha duhet te perputhet totalisht me rregullat Kur'anore."
Investitori musiman kurrsesi nuk mund te bleje produktet financiare komplekse, si per shembull famekeqi " colaterized debt obligation" i cili paraqitet enigmatik dhe i pa kuptueshem. Njeri prej shkaktareve kryesore te furtunes qe solli uragani subprime ne Amerike.
Ne vitin 2007 Arab Banking Corporation (Abcb.bh) pesoi humbje te konsiderueshme per shkak te titujve subprime, humbje qe arriti ne 38%. Kjo krize perfshiu pjesen e sherbimeve tradicionale te ofruara nga kjo banke dhe kurrsesi nuk preku llojin e ri te sherbimeve financjare , ato ne perputhje me ligjet Kur'anore. Sherbime qe banka Abcb.bh ka vene ne dispozicion te shume klienteve te saj sikurse kane bere dhe shume banka te tjera.

Pra akoma nuk kemi arritur ne kolapsin imagjinar te ilustruar ne fillim te ketij shkrimi, por mund te themi fare mire se financa boterore vazhdon te dobesohet nderkohe qe fenomeni i ri i finances islamike tashme eshte mjaft i konsoliduar, te pakten sa per te terhequr vemendjen e Perendimit.
Behet fjale per rreth 200 institucjone financiare, me rreth 400 miliard dollar fonde, te cilat rriten me nje ritem vjetor prej 20% nga te dhenat e tre vjeēarit te fundit, kjo duke detyruar institucionet te vendosin tregues te posaēem per to; si shembulli i "Down Jones Islamic Index". Behet fjale per nje miliard e gjysem musliman te perhapur ne te gjithe planetin.
Ky zhvillim i pa pritur vjen per pasoje e shume faktoreve. Ne fillim ishte Arabofobia e post 11 Shtatorit e cila shtyu shume muslimant te terheqin kapitalet e tyre nga bankat e ShBA duke i investuar gjetke. Kujtojme qe sasia e ketyre kapitaleve u rrit ne menyre eksponenciale pas vales se ngritjes se ēmimit te naftes. Me pas erdhi renia e menjehershme e dollarit dhe ne fund kriza e kredive te shtepive. Kjo e fundit shkaktoi nje arrati te menjehershme te kapitalit nga tregu imobiliar ne kerkimin frenetik te vendeve me te sigurta per depozitimin e parave. Dhe ja ku "fondet e Kur'anit" dalin ne menyre te papritur si vendi me i mire per kete qellim.
Ajo ēka me teper te ben pershtypje eshte se vendet islamike kane arritur te bejne nepermjete fese ate ēka vendet perendimore nuk arriten te bejne me ane te etikes: Ndertimi i nje sistemi financiar te shendoshe, i lidhur ngushte me realitetin produktiv dhe te jene te mbrojtur nga infeksioni i ekonomise kriminele. Loretta Napoleoni ne librin e saj "Ekonomia maskareshe, ana e erret e nje rendi te ri boteror", pohon se : "Financat Islamike nuk pranojne institucjone si hadge founds apo private equity te cilat meren me shume fishimin e parave duke i spostuar drejt investimeve me rrisk dhe rendiment te larte.
Paraja, nje mjet i prodhimtarise ! Keshtu paten pohuar fillimisht Adam Smith dhe David Rikardo. Ky parim gjendet i ngurosur edhe ne Sukuk, obligacjonet Islamike te cilat duhet te jene te lidhura me investimet reale. Nje shembull eshte ndertimit te nje autostrade me pagese te cilat nuk kane mundesi te kene qellime spekulative.
Per me teper rrespektimi i konceptit te" haramit" jo vetem qe garanton se aktivitetet financiare te ushqyera nga parate tona te mos i afrohen aktiviteteve si prodhim-shperndarja e alkoholit , duhanit apo mishit te derrit. Por ka te bejne edhe me aktivitete te tjera te cilat Kur'ani i ndalon, si trafikimi i armeve, kumarit apo pornografise. Ketu bien dakord dhe shume laike apo besimtare te feve te tjera. Por kete shume pak banka perendimore e garantojne. Siē dihet gjer ne fund te mesjetes edhe krishterimi e denonte fajden e cila ishte mareveshja per pagimin e nje huaje me interesa te pa perballueshme dhe shpesh here abuzive.
Thenia e famshme aristoteliane "paraja nuk mund te gjeneroj parene" zuri nje vend te rendesishme ne koncilin e dyte te Lionit me 1274. Ne te u ndalua kategorikisht fajde-ja duke e konsideruar si shitja e parave dhe marja e fitimit te saj ne nje moment te dyte, sipas pjesemarresve te ketij koncili marrja e interesit nuk mund te justifikohej nga "kalimi i kohes" duke qene se ne ate epoke "koha" konsiderohej si prone publike e cila nuk mund te shitej apo blihej. Ndaj kjo u konsiderua si mekat sado te ishte perqindja e interesit.

vazhdon...
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 18-09-08 nė 21:21
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-09-08, 13:12   #8
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Lajme nga bota Islame

vazhdimi...

Ky ndalim aristotelian dhe evangjelik u harrua me perhapjen e tregjeve ne te gjithe boten ndaj me kalimin e kohes ai mbeti vetem ne Islam.
Ne 1970 u krijua Organizata e Konferences Islamike (OKI) me qellimin kryesor bashkimin e vendeve muslimane ne shume aspekte.Ne kete menyre u kthyen ne plan te pare ēeshtjet qe kane te bejne me ekonomine islame duke bere te mundur perhapjen masive te institucioneve kerkimore ne kete fushe.
Puna qe kerkohej nga keto institucione nuk qe aspak e thjeshte, behej fjale per pershtatjen e nje sistemi mesjetar nje ekonomie dinamike dhe globale qe po perjetonte nje perhapje marramendese.
Nderkohe qe ekonomistet dhe komentuesit e Kur'anit benin perpjekjet e tyre per te arritur ne nje zgjidhje, ēmimi i naftes katerfishohej. Konferenca e rradhes e OKI ne 1974 vendosi te themelonte Banken Islamike per Zhvillim. Institucion ky me qender ne Gedda, i cili vuri themelet e nje sistemi per ndihmat e ndersjellta te bazuara mbi principet Islame, sistem ky i cili paraqitet ne ditet e sotme si mjaft i konsoliduar. Ne 1975 u themelua per here te pare ne Dubai nje banke private me principe Islame, ajo u quajt Dubai Islamic Bank. Kjo solli nevoja te reja si ajo e themelimit te nje shoqate nderkombetare per vendosjen e normave gjenerale dhe monitorimin e interesave te perbashketa.
Pakistani qe vendi i pare i cili dekretoi islamizimin e te gjithe sistemit bankar ne 1979, shembull i ndjekur menjehere nga Sudani dhe Irani. Tashme u be e qarte juristeve musliman se kish ardhur koha te pershtatej tradita pre-kapitaliste nevojave te shoqerise bashkekohore.
Duket se feja Islame eshte shume e favorshme karshi tregtise, para revelates hyjnore Profeti i Islamit e ushtronte vete kete si profesion.
Shprehja e Aristotelit kushtezonte fitimet e finances se "paster". Islami ndalon veēanerishte "RIBA"-ne, fjale e perkthyer si "kamate" ne realitet do te thote "shtese". Ne pergjithesi bien ne sy kontradiktat lidhur me interpretimin e kesaj fjale. Sipas disa dijetareve "riba" i referohet te gjitha formave te interesit fiks ndersa per te tjere dijetar ribaja i referohet vetem interesite te tepert. Ne te vertete, pa hedhur poshte principin e kthimit te parave te dhena hua, Islami nuk pranon anen fikse dhe te paramenduar te interesit si dhe gjithashtu te gjitha aspektet e shfrytezimit te debitorit .
Islami perqafon ndarjen e barabart te humbjes dhe te fitimit. Kjo qe nga fillimet e Islamit , atekohe financa qe aplikohej e shoqeronte figuren e personit i cili merte borxhin me figuren e atij qe e jepte ate. Dijetaret musliman qe meren me financat Islamike me te drejte pohojne se ky sistem i pershtatet me se miri nevojave ekonomike te vendeve Islamike pa lene menjane dhe nevojat e saj morale e fetare. Ne fakt dime qe bakat klasike favorizojne ne dhenien e kredive ato qe posedojne kapitalin apo objekte e hipotekueshme qe lihen si garanci. Ndryshe nga financat Islamike te cilat favorizojne individet e zellshem por me pak fonde per biznes. Islami shton edhe nje dimension tjeter ekonomise, ate te lemoshes. Kjo behet me ane te mena xhimit te zekatit, praktik kjo e cila per muslimanet eshte nje obligim fetar. Bankat islame bartin mbi supe nje tjeter mision, ate te luftes kunder varferise. Sistemi i ri i finances Islame bazohet mbi dy principe Mudareba dhe Mushareka. Strumente te tjera "neutrale" si Murabeha (aty ku banka luan rolin e ndermjetesit duke blere vete makinare te cilat i duhen klienteve te saj dhe ja shet me pas atyre duke realizuar nje fitim te sajin), do te mund te luanin nje rol kalimtar i cili do t'i lejonte bankave te realizonin nje fitim teksa presin perhapjen e perdorimit te finances me pjesmarrje.
Edhe shperndarja e fitimit te krijuar nga depozitat bazohet mbi principin e ndarjes ne menyre te barabarte si te humbjes ashtu edhe te fitimit. Llogarite e kursimit ndajne fitimet e tyre ne baze te aktivit te grumbulluar nga institucioni dhe llogarite e investimeve te destinuara per te financuar sipermarrje ekonomike te vecanta ndajne fitimit e krijuar nga keto investimet. Nese e shohim nga pikepamja laike mendohet se nuk te ngushellon fort fakti se garantet e vetem te ketyre koncepteve te virtytshme jane autoritetet fetare te cilat vigjelojne mbi virtytet e bankave Islamike, te njejtat qe vigjelojne dhe ne therjen e rregullt te kafsheve sipas parimeve Islame. Por perballe katastrofes ekonomike te shkaktuar nga spekullatoret, pranojme se nuk do te na vinte keq edhe nese Papa ketu ne perendim t'i rikthehej tradites kishtare edhe ne kete fushe duke denuar ato qe luajne kumar me te ardhmen tone.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 18-09-08 nė 21:21
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-09-08, 11:36   #9
Fokus
 
Avatari i Fokus
 
Anėtarėsuar: 18-10-07
Postime: 181
Fokus i dashurFokus i dashurFokus i dashur
Gabim Titulli: Lajme nga bota Islame

Intelektualėt Spanjollė gjejnė rehatinė ne Islam



Me mijėra spanjollė, veēanėrisht intelektualet, akademiket dhe aktivistet e anti-globalizmit po gjejnė rehatinė ne Islam



"Hyrja ne Islam ėshtė ne rritje pavarėsisht nga fushatat e egra te mediave," thotė Abdul Nur Brado, kryetar i Bashkėsisė Islame te Katalonias pėr IOL.
Pėrafėrsisht 3000 deri 4000 Katalonezė kanė hyrė nė Islam kohėve tė fundit.
"Por numri mund tė jetė edhe mė i madh." beson Barado.
Mediat lokale kanė hasur se intelektualėt, akademikėt dhe aktivistet e anti-globalizmit pėrbėjnė pjesėn me tė madhe te tė konvertuarve te rinj nė Spanjė.
Pėr herė tė parė ne Kataloni hyrėn nė Islam disa persona nė vitet e 60-ta.
Krahina e Katalonisė nė Spanjė pėrfshin njė sipėrfaqe prej 31.950 km2 me nje numėr zyrtar prej 6.3 milion banorėsh, dhe ka si kryeqytet Barcelonėn.
Ėshtė shtėpi e rreth 100.000 emigrantėve Marokenė.
Spanja ka njė minoritet prej 1.5 milion banorėsh musliman prej 40 milionėve qė ka krejt.
Feja Islame ėshtė feja e dyte pas Krishterimit dhe ėshtė njohur nga ligji i tė drejtave tė religjionit, i lėshuar nė vitin 1967.

Numri nė rritje

Gjithashtu edhe ne krahinėn veriore te Spanjės ne Palencia, shumė persona kanė hyrė nė Islam.
"Rreth 4000 persona hyjnė nė Islam ēdo vit," thotė Seid El Rutabi nga Bashkėsia Islame e Palencias.
Ai thotė se shumė Spanjollė fillojnė udhėtimin e tyre shpirtėror duke gjurmuar thellė Islamin.
"Dhe pasi ta bėjnė kėtė, ata zbulojnė se kjo fe ėshtė ndryshe prej paragjykimeve qe ata kishin mė herėt."
Al Rutabi thotė se prej 150.000 muslimanėve ne Palencia vetėm 90.000 janė emigrant.
"Kjo reflekton modėn e re jo vetėm nė Spanjė por edhe ne Evropė e SHBA."

Mesazhi.com
Fokus Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-10-08, 20:18   #10
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga bota Islame

Ja pse nuk do tė bėhemi katolikė!

Nga burimet historike, bile shumė nga to ēuditėrisht katolike, mėsojmė se pėrgjatė shekujve katolicizmi kurrė nuk qe i fuqishėm midis shqiptarėve e veqanėrisht nė Kosovė...


Shkruan: Halil IBRAHIMI


Mitet e varura pėr qafe

Disa muaj mė parė kur autoritetet mė tė larta tė Kishės Katolike deklaruan se Kosova nuk do ta fitonte kurrė pavarėsinė sikur tė mos ishin 3 % katolikėt e Kosovės unė, sikur edhe dy milion shqiptarė tė tjerė pėrreth meje nuk patėm si tė mos stepemi nga ēudia e deklaratave tė tilla dyftyrėshe, tė pasakta, tendencioze dhe bile armiqėsore; por nė tė njėjtėn kohė ashtu krejt pa vetėdije nuk patėm si tė mos i ikim pėrfundimisht kompleksit tė fshehur tė inferioritetit i cili i ėshtė skalitur me nge qe disa dekada shqiptarit musliman nė Kosovė, Shqipėri e Maqedoni, njėsoj. Si nė letrat e Eduard Saidit ishin 'ata' dhe mė poshtė pastaj ne.

Shqiptari i rėndomtė edhe sot e nė pėrjetėsi ėshtė bėrė tė vuajė nga kompleksiteti i mėsuar dhelpėrisht nėpėrmjet kulturės, historisė, letėrsisė dhe bile edhe muzikės se gjoja Islami na u imponua dhunshėm dhe si i tillė duhet flakur bashkė me gjithēka qė qoftė prej sė largu tingėllon si i lidhur me tė nė ndonjė mėnyrė. Njė numėr i madh i shqiptarėve edhe pse thellė nė ndėrdije i kanė parasysh tė gjitha kontributet tė cilat personalitetet Islame ia dhanė kėtij kombi, edhe pse e dinė thellė nė vete se Islami, cilido qė tė ketė qenė ai, nuk i ka sjellur kurrė njė tė keqe, megjithėkėtė ata nuk duan tė mendojnė se njė numėr i konsiderueshė m i elitės intelektuale, akademike dhe kulturore sė kombit tė vet i ka gėnjyer tmerrshėm nė dekadat e fundit rreth qenėsisė sė tyre fetare e kombėtare.

Nga burimet historike, bile shumė nga to ēuditėrisht katolike, mėsojmė se pėrgjatė shekujve katolicizmi kurrė nuk qe i fuqishėm midis shqiptarėve e veqanėrisht nė Kosovė, duke pasur probleme thelbėsore me njė priftėri tė pashkolluar dhe padėgjueshmėri qytetare pėr bėmat e tyre. Ardhja e Osmanėve kėtu e gjeti Kosovėn jo si njė ishull tė satisfaksionit katolik, ashtu siē tentohet tė na imponohet sot, por tė zhytyr nė njė luftė tė paparė tė Kishės Bizantino-Ortodokse Serbe pėr shkombėtarizim tė vazhdueshėm tė shqiptarėve kėtu. Kėto fakte kurrė nuk iu bėhen tė ditura nga paria e sotme katolike njerėzve tė cilėt trumbetojnė se po konvertohen nė fenė e tė parėve.

Ajo ēka priftėrinjtė katolikė nuk u tregojnė 'tė konvertuarve' tė supozuar nė meshėn e pagėzimit ėshtė se shqiptarėt nė Kosovė e pranuan Islamin nė masėn mė tė madhe si zgjedhje personale, si reagim ndaj dhunimit asimilues dhe poshtėrues tė Kishės Ortodokse Serbe nė Kosovė dhe gjithashtu nuk kishte si tė ishte ndryshe kur kihet parasysh dembelia ekstreme e klerit tė pashkolluar katolik midis shqiptarėve. Kėtė e pohojnė tė gjithė historianėt e paanshėm, tė huaj dhe shqiptarė, dhe ėshtė fatkeqėsi qė tė tillėve nuk u ėshtė dhėnė hapėsira e duhur nė historiografinė zyrtare shqiptare.

Analet historike tė kohės nuk janė as pėr sė largu nė linjė me veprat imagjinative tė Kadaresė pėr pėrunjėsinė katolike proshqiptare dhe vrazhdėsinė Osmane antikombėtare. Pranimi i Islamit nga shqiptarėt, sidomos nga ata nė Kosovė, ishte njė revoltė ndaj politikave asimiluese tė cilat ishin nė qendėr tė luftėrave naļve midis sekteve kristiane nė kėtė nėnqiell. Duke e pranuar Islamin shqiptarėt shpėtuan nga asgjėsimi i mėtejmė i tyre duke dhe u bėnė pėr herė tė parė nė historinė e trazuar pėr ta tė Ballkanit njė entitet i veēantė me karakteristika specifike tė cilat e pamundėsonin ēfarėdo tentimi tė fqinjėve gllabėrues pėr ti shkrirė etnikisht dhe kulturisht. Ēirrjet e sotme tė klerit katolik pėr gjoja pranimin e Islamit pėr shkak tė taksave dhe dhunės janė hiē mė shumė se sa pėrpjekje e fundit pėr ta fshehur pafuqinė dhe pasivitetin e tyre gjatė periudhės Osmane. Burimet historike tė kohės, tė cilat pėr shembull i ka analizuar mirė historiani Skender Riza, dėshmojnė se shqiptarėt tė cilėt e pranonin Islamin kishin shumė mė tepėr obligime ndaj Perandorisė se sa tė krishterėt tė cilėt detyroheshin me njė takse qė tė shumtėn ishte simbolike.


Konvertimet qė nuk janė konvertime

Duke lexuar ditėve tė fundit deklaratat pompoze pėr konvertim nė fenė e rrėnjėve mu kujtua i madhi George Bernard Show. Me njė rast ai pati thenė: "Konvertimi i Palit nuk ishte konvertim fare; ishte nė fakt Pali ai qė e konvertoi religjionin qė e kishte ngritur njė njeri mbi mėkatin dhe vdekjen". Hallall! Edhe kėta tė ashtuquajtur tė konvertuar nuk janė aspak tė konvertuar nė katolicizėm; ata janė thjeshtė shėndėrrues tė dėmshėm tė fesė nė ideologji urrejtjenxitė se dhe pėrēmuese. Njėri nga ta derdhi gjithė atė urrejtje ndaj fesė sė 97 % tė bashkėkombasve tė tij dhe nuk kishe si tė mos mendosh se njerėz tė tillė jo vetėm qė nuk i bėjnė shėrbim katolicizmit, mashtrohen thellė ata qė e mendojnė kėshtu, por me njė bagazh tė tillė smire dhe amullie morale do t'ia tundin thellė edhe ato pak themele sinqeriteti qė mund ti ketė Kisha Katolike nė Kosovė.

Nuk e di pse kleri katolik abuzon me fjalėn 'konvertim' kur tė gjithė nga 'tė konvertuarit' e supozuar kanė pohuar se nuk kanė qenė asnjėherė muslimanė pėrveē emrit tė cilin e kanė trashėguar. Dihet fare mirė se gjatė fundit tė Perandorisė Osmane ekzistonte njė numėr i caktuar i shqiptarėve tė Kosovės tė cilėt formalisht morėn emra muslimanė duke dashur qė t'i bashkohen shumicės sė popullatės qė nė masė tė madhe pėr arsye patriotike dhe tė mėvetėsimit e kishte flakur besimin kristian dhe e kishte pranuar Islamin,. Duhet t'u jemi mirėnjohės natė e ditė atyre paraardhėsve tanė tė menēur tė cilėt e kundėrshtuan lojėn satanike tė Kishės dhe e ruajtėn qenien e tyre shqiptare nėpėrmjet Islamit. Pa ta sot do tė ishim vartės besnik tė historisė Serbe nė Ballkan. Burimet e Vatikanit pohojnė se nė gjysmėn e dytė tė shekullit XVII, nė trekėndėshin Deēan-Pejė-Drenicė nuk kishte katolikė fare. Me fjalė tė tjera, banorėt e krishterė tė kėtyre trevave (shqiptarėt, serbėt dhe vllehėt), i pėrkisnin krejtėsisht fesė ortodokse, prandaj edhe abuzimi me kthim tek rrėnjėt ėshtė hiē mė shumė se njė klishe e athėt. Thomas Arnold, historiani i mirėnjohur qė i ka studiuar rrethanat ndėr tė cilat shqiptarėt e pranuan Islamin pohon se hoxhallarėt nė viset shqiptare ishin krejtėsisht shqiptarė pėrkundėr misionarėve ortodoksė qė ishin kryekėput serbė dhe atyre katolikė tė cilėt mungonin nė tė shumtėn e rasteve e edhe kur ishin pėrbėheshin nga tė pashkolluar dhe tė largėt nga komunikimi me masėn. Hoxhallarėt shqiptarė bėnin ēmos qė shqiptarėt ortodoksė t'i muslimanizonin dhe pėrpiqeshin t'i muslimanizonin edhe shqiptarėt katolikė gjithashtu, tė cilėt ishin tė rrezikuar nga kisha ortodokse e nuk kishin kurrfarė ndihme nga bota katolike e Evropės.

Prandaj ja pse nuk do tė bėhemi katolikė as unė, as familja ime, e as shumica e shqiptarėve; sepse jemi tė tillė si jemi sot duke iu falėnderuar pikėrisht Islamit dhe jo mosdijes sė priftėrisė sė atėhershme katolike.


Sepse e vėrteta na ka bėrė tė lirė

Megjithė tėrė kėto tė vėrteta tė cilat i mėsova gjatė rrugės sime pėr ta qartėsuar idenė e dėgjuar kudo pėrreth meje se Islami na u imponua dhunshėm dhe se Katolicizmi do tė na shpėtonte nga tė gjitha tė kėqijat e tij, prapėseprapė pak ditė pasi qė e mora nė duar Biblėn katolike nė pėrgatitje tė Don Simon Filipajt e pashė se arsyet teologjike pėr tė mos u 'kthyer nė rrėnjėt' katolike janė shumė mė tė mėdha se ato historike.

Ėshtė hipokrizi patetike se si klerikėt katolikė e quajnė 'moment grandioz historik' dhe 'kthim tek e vėrteta' tė ashtuquajturin konvertim tė disa individėve shqiptarė nėse supozojmė se ata e kanė lexuar ndonjėherė Biblėn dhe komentimin e saj tė cilin e kanė pėrgatitur vetė. Si mund t'i bindin priftėrinjtė e tillė 'tė konvertuarit' e rinj se Bibla ėshtė fjalė e Perėndisė kur komentimi i Biblės sė botuar nga vetė ta nė njė mori rastesh pohon se njė pjesė e madhe e shkrimeve tė shenjta kristiane janė produkt i thashethemeve, legjendave dhe rrėfimeve antike. 'Tė konvertuarit' bėjnė mirė ta lexojnė sė pari Biblėn para se tė dėshmojnė se po e pranojnė katolicizmin. Tė ngopurit e opinionit me rrėfime pseudopatriotike katolike i ka penguar kėta tė konvertuar tė rinj qė t'ia parashtrojnė vetvetes disa pyetje thelbėsore tė cilat jo vetėm qė do tė ju nevojiten pėr ta arritur paqen dhe qetėsinė e shpirtit nė kėtė botė por edhe pėr ta mbėrritur kėnaqėsinė e Zotit nė Pėrjetėsinė e andejme.

Nėse Islami paska ardhur me dhunė atėherė ēfarė vlere mė tė mirė paska Katolicizmi papėt e tė cilit edhe dhunuan shkencėtarėt, edhe vranė tė pafajshmit edhe dogjėn si shtriga njerėzit mė eminentė tė kulturės gjatė historisė. Priftėrinjtė tė cilėt iu trumbetojnė tė konvertuarve potencialė se po kthehen tek e vėrteta nėse e pranojnė katolicizmin duhet t'ua bėjnė atyre tė ditur se me pranimin e katolicizmit ata do tė pranojnė tė adhurojnė njeriun nė vend tė Hyut, do ta pėrulin vetveten pėr falje mėkatesh para klerikėve nė vend qė ta ngrisin vetveten duke e bėrė kėtė vetėm me Zotin. Ja pse midis tė tjerash, unė dhe shumica dėrmuese e shqiptarėve, njerėzve tė keqpėrdorur nga klerikalizmi katolik, nuk do ta kėmbejmė me asgjė tė vėrtetėn tė cilėn e kemi fituar me pranimin e Islamit. Tė lirė kėshtu si jemi do t'u jemi pėrjetėsisht mirėnjohės paraardhėsve tanė qė me pranimin e fesė sė re na shpėtuan nga asimilimi i fqinjėve gjakpirės dhe tash e tutje nuk do ta lejojmė as edhe priftėrinė e sotme, qoftė ajo me emėr edhe shqiptare, qė tė na udhėzojė rrugicave por do t'a tundojmė vetė Satanain pėr tė rimbėrritur tek e Vėrteta dhe Zoti.

Mesazhi.com E premte, 03 Tetor 2008 10:34
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-02-10, 23:44   #11
Zanzi/M
mire ....
 
Avatari i Zanzi/M
 
Anėtarėsuar: 12-01-10
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 1,776
Zanzi/M e ka pezulluar reputacionin
Gabim KK i Skenderajt mbyll xhaminė e Marinės

Skenderaj, 26 shkurt - Kuvendi Komunal i Skenderajt ka marrė sot vendim qė ta mbyllė xhaminė e fshatit Marinė. Vendimi pritet tė ekzekutohet qė sot. Deri ne njė vendim tjetėr tė Bashkėsisė Islame se ēka do tė ndodhė me kėtė xhami, ajo do tė jetė e mbyllur. Gjithashtu, ėshtė marrė vendim edhe pėr largimin e imamit tė kėsaj xhamie, Kemal Duka, i cili vjen nga Elbasani.
Pas kėtij vendimi njė grup i banorėve tė fshatit Marinė kanė protestuar, duke u zotuar se nuk do tė lejojnė largimin e imamit Duka, pėr arsye se, sipas tyre, imami u ndihmon fshatarėve me mjete financiare dhe ndihma ushqimore. Ndėrsa hoxha nuk ka dashur tė pėrgjigjet qarte nėse do tė largohet me vullnet apo jo. Ai ka thėnė se banorėt kėtu e duan, mirėpo nuk do tė luftojė mė shtetin.

burimi: Koha ditore
Zanzi/M Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-02-10, 23:47   #12
Zanzi/M
mire ....
 
Avatari i Zanzi/M
 
Anėtarėsuar: 12-01-10
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 1,776
Zanzi/M e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: KK i Skenderajt mbyll xhaminė e Marinės

Me shume se sa ky lajm me intereson te di nga njohsit e rregullave Islame se cka ndodh nese nje imam vepron ne kundershtim me rregullat e BIK ( bashkesise islame ).
Zanzi/M Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-02-10, 12:34   #13
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: KK i Skenderajt mbyll xhaminė e Marinės

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zanzi/M
Me shume se sa ky lajm me intereson te di nga njohsit e rregullave Islame se cka ndodh nese nje imam vepron ne kundershtim me rregullat e BIK ( bashkesise islame ).
Kjo s'ka tė bėjė me njohjen e rregullave Islame por mė shumė me lojėra tė pista politike.
Sa i pėrket BIK-ut, kjo ėshtė edhe njė dėshmi mė shumė se ajo gjithnjė e mė shumė po bėhet lodėr e lojėtarėve politik. Kurse, kur ėshtė fjala pėr politikė, dihet mirėfilli kush i tėrheq penjtė nga prapaskena.
Sipas asaj qė lexova nė Kafehanen "Express", nuk ka dėshmi tė qarta kundėr kėtij imami. Pos dyshimeve ndaj burimeve financiare dhe ca ekskursioneve tė dyshimta por pa fakte konkrete.


***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-02-10, 12:54   #14
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga bota Islame

Kjo ėshtė shoqata, dhe aktivitetėt e tia fetare pėr tė cilėn ai ekitetohet si "terorirst".






Turp Bashkesis Islame !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-03-10, 12:19   #15
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga bota Islame

Problemi eshte se hoxhen ne Marine e ka pru dikush dhe e mbron dikush .Kuptohet jo BIK .
E ai qe e ka pru aty dhe qe e mbron edhe sot nuk eshte populli sepse do te dilnim qesharak ne kete rast dhe nuk do te dinim se kene e mbron populli i asaj ane .Kuvendin dhe qeverine komunale apo nje Imamin e nje Xhamie te cilin kjo Qeveri Komunale e kundershton!
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 6 (0 Anėtarėt dhe 6 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:14.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.