|
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė.
Proēeset mendore etj. |
08-07-11, 16:25
|
#106
|
tipi engjellor
Anėtarėsuar: 30-03-10
Vendndodhja: aty ku jeton dashuria
Postime: 14,540
|
Titulli: Reflektime
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga panta_rhei
cili liber?
harry potteri? a i beson ti ato te harry potterit se ekzistojne edhe ne realitet?
nejse, tipi engjellor,
thash, varet krejt prej njeriut se a din me i pranu faktet e me u binde, apo jo.
po ti mos e merr qaq afer zemres, llafe muhabet jane keto,
qe, veq qe je tip engjellor edhe dokesh djal i mire, du me ta kallzu ni mesele. Jo bre se bana hajgare se barcolet eshte:
Ne ate kohen, ktyneher, kur ende askush nuk kishte pa as degjuar per aeroplanin... nje plak derisa ishte duke prashitur ne are, po e ndin nje zhurme teper te madhe dhe te cuditshme ne qiell... e kthej ky plaku kryet perpjet edhe kur e pa aeroplanin bertiti: "hajde rreeen haaajde"... pastaj iu kthy prashitjes krejt normal sikur te mos kishte pa asgje 
|
harry poter ....qudi nejse edhe une po them ishalla veq i ke keto llafe e kafe....pernrdyhse ke bindje shume qe me vone pendohesh....njerit ketu i ka tregu diqka e i ka ardhe rend kur i thashe hogja aty duhet me ardhe e me te lare ....e me ba me dite qe ke pas bindje te tille ste lan mire hahahahah te vjen era...
|
|
|
20-07-11, 15:17
|
#107
|
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
|
Titulli: Reflektime
Tė kam kėrkuar disa herė, falje,
qė tė dua,
sepse e dij qė jam i tepėrt pėr ty.
Tė lutem hapi sytė
ktheje kokėn pas dhe
shiko se si po zvarritem tė tė arrij...
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
|
|
|
05-08-11, 21:32
|
#108
|
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
|
Titulli: Reflektime
Hej!!!???
Ku eshte debati?
Kur gjindet e verteta, vdes debati. Armiku me i madhi debatit eshte e verteta.
Paramendo, me e dijte njerezit te verteten, nuk folin kurre ndermjet veti.
Tekefundit, pse me folė? Ēka me te tregu une ty kur ti tashme e din?!
Fjala jone i drejtohet paditurise se atij qe na degjon/lexon.
Me bo me i pas dijte njerezia krejt sendet, askush askend s'do ta degjonte/lexonte. S'do te kishte nevoje se.
Kah me erdhi kjo "budallaki" ne kry a?
Po shtyheshim nje dite me nje koleg, qaty, a i pat dhanė 2 gola, a 3 gola Zidani ne finalen e Boterorit kundėr Brazilit. E t'u nxe debati aty e t'u rrokem cili po din me shume pėr sport e kush ka memorie me te mirė etj. E t'u nxenė gjakrat, desh u knaqem e hajt.
Kur ish qu, qaty, nje "e poshter", nje kolege, tha "hej, qe se e gjeta ne google".
Edhe...
E mshelem gojen. E morem vesh te verteten. Cofi muhabeti.
Nejse,
Tash pak pėr hater te temes, e me shume pėr inati te se Vertetes
...un' t'verteten nuk e dij cka osht (jam idealist une  ), thone qe e verteta osht ai krimbi qe do t'a han nji dit' at' drunin e materializmit, sepse po e grryen perdite... pluhur druni u mbush dynjaja... jane bo vrimat neper dru sikur labyrinth... edhe naten s'ki ēka degjon tjeter, veē krrr krrrr... ne mengjes e gjen pluhurin e ri te nates qe, ajo sherbetorja e mbretit neper filma, e fshin ne kaci...
...po nejse, une s'e di, pra e thash, cka esht e verteta, por e dij qe pa t'verteten jemi gati me ia nise me ulurite si ujq (veq Hana e plote mangut  )... Kjo pastaj na sjell, pa deshire, te pika tjeter qe ne folim n'fakt vetem mbi idene e te vertetes, e jo mbi te verteten vet, sepse sado qe dojme, s'mundemi, ...e verteta e don njeriun sepse osht reflektim (pasqyre njedrejtimshme, ktu s'ka 3D),
... edhe kadal-kadale dalim te ajo kanga pak si bajate:
shum' t'verteta kjo dynja,
insani insanit nuk i kish pas ngja.
Tash pak ma seriozisht???
Ok,
Kur nje person jeton me nje genjeshter por beson se ajo eshte e vertete, e kur kjo "e vertete" ne fund del se ka qene nje mashtrim i madh, sigurisht qe ndihesh ne siklet, ndihesh keq, deziluzionohesh, t'lekundet toka nen kembe qe thojne etj etj.
Cdo njeri, mendoj se, jeton brenda nje si flluske te krijuar mbi bazen e njohurive, pervojes, bindjeve, parimeve etike/morale, te vertetave shkencore ose faktike, gjysem te vertetave, genjeshtrave, iluzioneve. Ne kete kuptim e verteta eshte plurale. E shumanshme.
Njeriu eshte "iluzionist" per nga natyra. Ka qejf fort me e rrejte vetin (nese mundet).
Eshte e veshtire te thuhet sakte se ne cfare raporti jane te vertetat (cilat?) me iluzionet , te vertetat e rrjeshme me rrenat e verteta e kshtu me radhe.
Pertej ketij kuptimi te thjeshtuar dhe praktik, e kane perplase koken e i kane thartuar trute e i kane bo uthull te gjithe filozofet.
E verteta eshte ēika e debatit, kane thene keta te menēurit.
Ok, ka edhe te verteta absolute , te pranuara gjithandej, edhe ka te verteta te diskutueshme.
Me bo njeriu/njerezimi me i pas dijte te gjitha te vertetat e keto te ishin prej krejtve te pranuara, ky do te ishte, me siguri, fundi i botes.
Paramendoni, apet, njeriun e fundit qe i din te gjitha te vertetat. I bie te jete Zoti.
(Nejse qito rreshtat ne fund ishin pak edhe pėr hater te Ramazanit, sa te solidarizohemi me fetaret. Se e shohim kur te kryhet! E dijne ata :D )
Po,
to be continued...
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
|
|
|
14-08-11, 14:07
|
#109
|
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
|
Titulli: Reflektime
Vėrtet jetojmė nė kohė tė errėta;
Fjala e sinēertė ėshtė budallaki.
Njė ballė pa rrudha mungesė ndjeshmėrie do tė thotė.
Ai qė qeshė, me siguri lajmin e tmerrshėm ende nuk e ka marrė.
Ēfarė hamam kohėsh janė kėto,
kur njė bisedė pėr lisat e pėr bukurinė e fushės ėshtė gati-gati krim,
e heshtja nė vetvete fshehė njė mal me krime!
Ai atje qė rrugės shkon i qetė, se ēan kokėn pėr shokėt qė kanė hall?
Ėshtė e vėrtetė: ende fitojmė sa pėr bukė tė gojės.
Por, mė besoni, ėshtė thjesht njė rastėsi.
Asnjė punė qė e bėjmė sna siguron tė ngopemi sot e nesėr.
Rastėsisht kemi shpėtuar. (Po na braktisi fati, paq e kemi!).
Mė thonė: ha edhe pi!
Kėnaqu me atė qė ki!
Po si mund tė ha e tė pi, kur atė qė ha e pi ia rrėmbej atij qė ka uri;
kur gota ime me ujė i mungon atij qė ka etje? Megjithatė unė ha edhe pi,
Do tė doja tė isha edhe unė njeri i urtė.
Qe, pėr shembull, ēka shkruajnė librat e lashtė pėr urtėsinė:
Tė mos pėrfillėsh grindjet e botės,
kohėn e shkurtėr pa brenga ta kalosh.
Tia dalėsh mbanė pa dhunė,
tė keqes ti pėrgjigjesh me tė mirė,
Dėshirat e tua tė mos i plotėsosh, por ti harrosh,
kjo, thonė, qenka urtėsia,
Por kėto unė smund ti bėj:
Vėrtet, jetojmė nė kohė tė errėta!
...
Unė erdha nė kėtė qytet nė kohė rrėmuje,
kur mbret ishte uria.
Erdha mes njerėzve nė kohė luftash,
u rebelova sė bashku me ta.
Kėshtu kaloi koha ime qė pėrmbi tokė mė ishte dhėnė.
Bukėn e hėngra mes betejash
Dhe rashė tė fle nė mes vrasėsish.
Bėra dashuri pa ēarė kokėn,
natyrėn e sodita pa durim.
Kėshtu kaloi koha ime qė pėrmbi tokė mė ishte dhėnė.
Nė kohėn time nėpėr baltė treteshin rrugėt.
Fjala mė tradhtonte tek xhelatėt.
Pak gjė kisha nė dorė. Pa mua
mė tė sigurtė ishin sundimtarėt; kėtė shpresoja. Kėshtu kaloi koha ime qė pėrmbi tokė mė ishte dhėnė.
Fuqitė ishin tė pakta.
Qėllimi ishte tepėr i largėt.
Ishte krejt i qartė, ndonėse pėr mua thuajse i pambėrritshėm.
Kėshtu kaloi koha ime qė pėrmbi tokė mė ishte dhėnė.
...
Ju qė do tė dilni pėrmbi dallgė nėn tė cilat u fundosėm ne,
kur tė flisni pėr dobėsitė tona
kujtojeni edhe kohėn tonė tė errėt,
prej sė cilės ju shpėtuat.
Ecėm ne, duke ndėrruar vende
mė shpesh se kėpucė,
pėrmes luftash (jo)njerėzore, tė dėshpėruar qė kish vetėm padrejtėsi e asnjė kundėrshti.
Megjithatė e kemi dijtė:
Edhe urrejtja kundėr padrejtėsisė t'i prishė tiparet njerėzore.
Edhe piskama ndaj padrejtėsisė
E bėn zėrin tė shtjerrur.
Ah, ne,
ne qė deshtėm tė mbillnim farėn e njerėzishme, sarritėm dot tė ishim vetė tė njerėzishėm.
Por ju, kur tė vijė ora e bardhė qė njeriu njeriun ta ndihmojė
kujtonani me zemėrgjerėsi.
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
|
|
|
27-08-11, 21:07
|
#110
|
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
|
Titulli: Reflektime
Mė 17 korrik tė 1466 , dymbėdhjetė ditė pas sulmit tė parė mbi Krujė, Sulltani shkoi nė bregun e Erzenit, atje ku mbaheshin robėrit shqipėtarė.
Nga turma prej 5 mijė vetash ishin hequr vajzat, ato u shitėn nė ushtri pėr 300-400 akshe si dhe djemtė nga 7 deri nė 12 vjeē, qė u nisėn pėr nė Stamboll.
Tė tjerėt, burra, gra, pleq e fėmijė u vunė mė gjunjė nė njė zallishte tė pastruar nga bimėt.
Ushtria prej 50 mijė vetash, qė do tė ikte me Sulltanin, u vendos nė trajtė unaze rreth zallishtes. Dy gropa tė gjata e tė thella ishin hapur pėrpara turmės sė robėrve.
Sulltani doli mbi njė kodėr tė vogėl, ku ishte ngritur pėr tė njė tendė me fier. Mehmeti e sodiste pamjen nė kėmbė, mė pas ai u ul nė njė shilte tė lartė dhe ngriti duart nga qielli pėr tė dhėnė lejen qė tė niste plotėsimi i vullnetit tė Allahut!!!
Rrėzė kodrės, te kėmbėt e Sulltanit, ishin ngritur 5 kulla druri dhe mbi ēdo kullė ishte fiksuar njė hu me majė tė mprehtė, i lyer me dhjamė.
Sulltani bėri shėnjė dhe nė hunjtė u futėn deri nė gjysmėn e trupit 5 "agallarėt" shqiptarė qė ia patėn premtuar Krujėn! Ata do tė vdisnin pak nga pak me fytyrėn nga kėshtjella.
Pas kėsaj, nė disa trarė tė vendosur njė pash lartėsi nga toka, filloi sharritja e 50 burrave qė u dorėzuan nė besė nė kalanė e Rodonit. "Ju kam falur kokat", - tha Sulltani. Me sharritjen nė mes tė trupit, koka i mbetej gjysmės sė trupit. Burrat e sharritur u hodhėn nė tė dyja gropat, gjysma e trupit nė njėrėn dhe gjysma nė tjetrėn gropė, dhe nga kjo mbeti e thėna: "Sulltan Mehmeti ta bėn varrin dy herė".
Pak mė tutje disa boshta prej druri po u dėrrmonin eshtrat robėrve tė tjerė tė lidhur nė ta. Kėto ishin dėnime tė veēanta! Xhelatėt e ushtrisė, filluan tė zvarritnin te gropat rradhėn e parė tė robėrve, t'i thernin ose t'i rrėzonin me njė goditje. Robėrit po e pranonin vdekjen nė heshtje! Mbi zallishte dėgjohej vetėm goditja e xhelatit dhe ndonjė rėnkim i mbytur!
Kjo heshtje dhe ky pranim heroik i vdekjes, Sulltan Mehmetin siē duket e acaroi nė kulm, ai bėri shenjė tė ndalohej therja, dhe dha urdhėr qė tė zgjidheshin nga turma e robėrve 300 burra, tė armatoseshin pėr tė vrarė robėrit e tjerė dhe si shkėmbim do tė liheshin tė lirė!
Burrat e parė qė nuk pranonin tė vrisnin, u sharritėn nė mes, tė tjerėt ngritėn armėt kundėr xhelatėve!
Kur gropat u mbushėn pėrgjysėm, xhelatėt filluan tė silleshin si tė dehur, ata i kishte zėnė gjaku! Ata kėrkuan qė tė hiqeshin nga ajo punė! Edhe njė herė bota u bė e kuqe nė sytė e Mehmetit! Ky vend duhej tė ngrinte nga tmerri, kur tė dėgjonte emrin e Sulltan Fatihut!
Nga turma e robėrve u zgjodhėn ata mė pleqtė, nja 200 veta, dhe u ēuan pėrpara gropave pėr tė parė therjen. Mehmeti bėri shėnjė dhe therja filloi me tėrbim. Xhelatėt tė dehur e tė kėputur i hidhnin njerėzit gjysėm tė gjallė nė gropa.
Kur mbi zallishte s' kishte mbetur asnjė rob, u verbuan 200 pleqtė dhe pastaj u lanė tė lirė, qė tė tregonin nėpėr rrugėt e Arbėrisė atė ēka u panė sytė pėr herė tė fundit!
P.S.
Pėrshėndetje pėr tė gjithė dinēer ahmet dav mut ogllutė!
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
|
|
|
29-08-11, 17:45
|
#111
|
J.H.N.K.SH
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
|
Titulli: Reflektime
E SHKEQYESHME DHE E TMERRSHME
Bekim Fehmiu
-Nuk i kam pase as gjashtemdhjet vjet kur u martova. Pa i mush as pese jave nusnie,prej kapixhiku ne kapixhik ikem prej xhandarve dhe dolem ne mal... Knej na njekte serbi, e atje Ahmet Zogu,i cili i pat dhane njemij napoleona ari per koken e tij ose per mue,gjalle. E kam njek kam-mas-kame tane jeten,sepse besen ja kam dhane. Ia kam dhane besen se do ta percjell ne te mire edhe ne te keq,ne pikllim edhe ne gezim. Ia kam dhane besen se do t'ia shkolloj femite dhe se do ta varrosi me flamur shqipetar.....sa i perket shkollimit nuk e di a ka me ma dhan Zoti, i qofshim fal atij,por per flamurin une pergjigjna...
-Flamuri eshte i ndaluem,oj moter mbledhi ment e eja ne vehte....., mundohen qe ta bindin dajet....
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!
Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
|
|
|
29-08-11, 18:49
|
#112
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Titulli: Reflektime
..duhet ti bish kryq e terthore nje qyteti , te mos shofesh gjurme njeriu , si keto momente kohe Yftari , te ndjesh ftoftesine e territ qe ngadal mbulon gjdo gje ,dhe ske se si te mos e qmosh faktin dhe falenderosh qe jemi me fat qe jeten e jetojme me njerzit mes njerzishe ..
__________________
--------------------------------------------------------------------------------
Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh
lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!
Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),
por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!
[ e vodha, nga Panta_rhei ]
|
|
|
29-08-11, 18:53
|
#113
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Reflektime
qka dut me shkrue ne ket tem a veq fjal miradie apo edhe me replikue me naj kend
kur them fjal miradie e perdori ket shprehje te KUPES I TU KASOVES
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
01-09-11, 00:29
|
#114
|
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
|
Titulli: Reflektime
Sa eshte i fuqishem atdheu yt, qaq eshte i fuqishem edhe Zoti yt.
Kane thane njerezit e menqur.
Sa ki mundesi me i besu shtetit tend, atdheut tend, qaq ki mundesi me i besu Zotit tend.
Nuk duhet dyshuar kurre ne keto thenie.
Kqyre na shqiptaret!
Qysh i kemi pase edhe qysh i kemi punmet me atdheun e me shtetin, krejt njesoj i kemi pase punet gjithmone edhe me besimin ndaj Zotit.
Qashtu sot.
Pa e zhvillu shtetin tone dhe atdheun tone e ta bejme te fuqishem, kurre s'do te mund te jemi besimtare te mire e te ndershem, as ndaj zotit as ndaj askujt. Servila do te jemi e dyfytyresha, edhe ndaj turqise edhe ndaj arabise edhe ndaj amerikes edhe ndaj serbise edhe ndaj zotit edhe ndaj njeri tjetrit.
Pra,
duhet se pari ta bejme atdheun te fuqishem, pastaj patjeter qe do t'i kemi punet mire edhe me zotin.
E kunderta, u pa qe ishte dhe do te jete deshtim dhe mjerim.
Realisht, (te jemi eksplicit ne shprehje):
Ma i mire eshte ujku e derri i atdheut tend, sesa hoxha ose prifti ma i mire i turqise ose vatikanit.
S'ka pse e mashtrojme vetveten. Duaje dhe mundohu ta besh atdheun tend sikur parajsen e Zotit, me siguri qe kur te vjen dita do ta meritosh dhe do ta shijosh ate.
Sot, libia, siria, afganistani, iraku, sudani e algjeria... duken tamam sikur qe pershkruhet xhehenemi, ferri.
Mjerim. Vdekje per se gjalli.
A mundet ta beje vendin e vet ashtu, ne ate gjendje, nje popull qe eshte besimtar???
Po m'vjen keq, por,
nuk ka popull te krishtere, shtet te krishtere, sot ne bote i cili vuan nga uria, mjerimi ose varferia.
Nuk ka.
(thojne "dy maca e hajne nje qen"  ... po thojne "te krishteret i kane tre zota, e muslimanet vem nje zot"... pra, rezultati qysh ne fillim eshte 3 me 1  ... hajgare pak, pa idhnim)
Thash, po m'vjen keq edhe po ndihem keq nga ky fakt e ky krahasim (ne parim edhe fyes), por, kjo po qe eshte nje arsye e mire per te reflektuar.
nejse
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
|
|
|
01-09-11, 12:19
|
#115
|
Guest
|
Titulli: Reflektime
.....pika me e para, e para prej ma te parave duhet me kan njeri, qe do te thot me pas njerzi me pas ftyre, me pas karakter, me pas kultur. Po si pate keo te gjitha te tjerat te bien ne uje.Prandaj kush nuk i posedon keto veti eshte me e rruges me i lane kshillat per te tjeret, se ato keshilla me kujtoin mjaullimen e maces dhe asgje me shume.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 01-09-11 nė 12:23
|
|
|
01-09-11, 13:47
|
#116
|
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
|
Titulli: Reflektime
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Hajra
... me kujtoin mjaullimen e maces dhe asgje me shume.
|
He bre hajrullė, sa po tham qe tash jam rrite kishe i madh e s'bon me kallzu prralla, qe prap po del diēka po bahet sebep! (Jaaa gati jam me hjek dore prej doreheqjes nga perrallat).
Beso qe si ma ki permend macen mu ka kujtu qeshtu niher nifar rasti qe m'ka pas noll qeshtu me maca:
Ishte njė ditė e mėrzitshme me shi, gati njėjtė si sot. Mė kujtohet qė sapo u pata kthy nga njė udhėtim i gjatė. Me kishte munguar puna, shokėt, filmat, librat, gjithēka. Edhe shėtitjet buzė lumit, nėse kjo tė intereson  .
Atė ditė u pata qu vonė. Pata bo be tė mos qohem deri nė drekė. Kah fillimi i pasdites, telefoni ma kujtoi qė nuk isha harruar nga bota.
Mirė.
Ishte Rogjeri.
Hey, ke ardhur? mė pyeti ai.
Po, po, jam kthyer para dy ditėsh.
Oh, do tė shihemi atėherė, ma priti ai.
Po, ndonjė nga kėto ditė, i pėrgjigjem unė.
E ēthua pėr sonte? mė thotė ai, i sigurtė qė nuk do tė qes bende.
Mirė, i them unė duke e siguruar qė bendet nuk janė sport pėr mua, nė sa?
Kah ora shtatė, pėrgjigjet ai, shkojmė kah shtėpia edhe shohim ndonjė film, e kam ble njė videoprojektor, do ta shohėsh sa mirė ėshtė.
Mirė, i them unė, do tė vij. OK, shihemi nė darkė. OK. Biiiiiiiiiiiiiiiip
telefoni u mshel.
Kah ora gjashtė e gjysė dola nga shtėpia.
U enda pak nėpėr vitrina t'dukatgjive (seē m'u pat tekė nė mendje qė mė duhej njė unazė, palidhje) edhe pak para orės shtatė, thirra nė telefon Rogjerin edhe i thashė qė jam para shtėpisė.
Dera u hap, hyra brenda.
Mirėmbrėma, iu thashė tė gjithėve qė gjendeshin brenda.
Mirėmbrėma, mė tha baba edhe nana e Rogjerit. Ke hup krejt kohėve tė fundit, vėrejti kjo e fundit.
Po bre, kam qenė me pushime, i thash
Mirė ishin?
Mirė bre tybe, falemnderit.
Pante, mė thirri Rogjeri, hajde ngjitemi lart.
U ngjitėm shkallėve edhe u gjendėm para derės sė "kinemasė". Rogjeri e hapi derėn.
Melanie, ka ardhė Panta, tha ai.
Oohh, Pante, ku je more tii
dhe u ngrit tė mė pėrqafonte. Njė puthje, dy puthje. Mirėpo nė disa rajone, bėhen katėr puthje edhe qeshtu, nuk e di pse, pata njėfar si ēast hutimi. Atėherė ajo i shtoi dhe dy tė tjera.
Melanie dhe Rogjeri janė motėr e vėlla. Ajo studion pėr farmaciste. Nė pėrgjithėsi, ajo ofron njė pamje mjaft tė kėndshme pėr sytė e tjetrit pėrballė.
Ēka tė pėlqen, Pante? mė pyeti Melanie.
Winona Ryder, iu pėrgjigja me njėfarė frike mos kėrkesa ime nuk do tė plotėsohej. Rogjer, thirri ajo, gjeje pak atė filmin Autumn in New York, ėshtė shumė i bukur.
Nė tabelėn e bardhė ngjitur pas murit filluan tė shfaqen sekondat e para tė filmit. Richard Gere, Winona Ryder, ueee! ia bėra vet me vete, ēfarė kombinimi fatal.
Tu kqyr qaty, nuk vonoi shumė edhe Rogjeri, ndoshta i kapur nga ndonjė nevojė e paparashikuar, por ndoshta dhe nga ndonjė punė e harruar nė ngutje e sipėr, tha qė nuk do tė vonohet. U drejtua kah dera, e arriti atė, e hapi edhe, nė ēastin e fundit, u kthye kah unė dhe Melanie qė po e pėrcillnim me sy duke na thėnė: "Hey, ju tė dy, kqyr se mos po bėni ndonjė sherr", dhe pastaj tėrhoqi derėn duke buzėqeshur. M'u duk se e kapa edhe njė shkelje tė lehtė syri.
I hutuar, paksa i turbulluar bile, i ktheva sytė nga Melanie. Ajo buzėqeshte. Mirė boll.
Filmi ishte futur tashmė nė dhjetėminutėshin e dytė. Pas pak dėgjoj njė zhurmė tė lehtė, nga ana e derės. Nuk e fshehi, nė ato ēaste, megjithėse sytė nė ekran, mendjen e kisha tek fjalėt e Rogjerit para se tė dilte. Zhurma e derės ngjante me njė gėrrithje tė lehtė. Melanie u ngrit. E qetė, ajo hapi pakėz derėn dhe nė dhomė u fut njė mace. Ishte njė mace e vockėl, me qime tė pėrhimta, tė buta, oh sa t'buta. Macja u ngjit mbi kauq dhe u struk nė prehėr tė Melanie. Ktheva sytė kah macja. Kishte prehėr vėrtetė tė bukur. Melanie kishte veshur njė minifund tė zi, pak pėrsipėr gjunjėve. Filmi vazhdonte. Hidhja sytė herė kah Winona herė kah macja.
Dora e Melanie kishte filluar tia pėrkėdhelte barkun. Macja shtrinte qafėn e kėnaqur, fort e kėnaqur. Atėherė, Melanie ktheu kokėn nga unė dhe mė thotė: - A tė pėlqen macja ime?
- Po, mė pėlqen.
- A t'pėlqen shumė?
- Po, shumė.
- A ke ndonjė mace ti?
- Jo, nuk kam.
- A dėshiron ta kesh njė?
- Oh, jo edhe aq
- Sa keq, macet janė kaq tė buta
- Po, ashtu duken
- A dėshiron ta ledhatosh?
- Hmm
mos po mė bėn me qime se?
- Oh jo, unė e laj pėr ēdo ditė, nuk i bien qimet aq shumė.
- Mirė, po e ledhatoj.
- Edhe pak, edhe pak, ajo ka aq shumė dėshirė ta ledhatosh.
Vėrtetė, macja kishte filluar tė shtrihet sikur kur i shpin kėmbėt, pėr mrekulli.
- Qenka shumė e ndjeshme.
- Po, ashtu ėshte.
- Edhe pėr mua, megjithėse skam njohur shumė. - Winona ėshtė shumė e bukur, ke tė drejtė qė e pėlqen.
- Po, vėrtetė, shumė e bukur. Ėshtė si njė macė e vockėl.
- Po, por jo aq e bukur sa macja ime.
- Jo, ke tė drejtė, jo aq e bukur.
- Ledhatoje, ledhatoje, asaj i pėlqen kjo.
- Mirė.
Nė kėtė ēast, dora ime pėrkėdhelėse ndjeu njė dridhje tė lehtė. Macja ishte eksituar! Melanie e ndjeu dhe ajo. Dhe ajo qeshte, herė duke e shikuar macen herė sytė e mi tė hutuar.
- Sėshtė asgjė, mos u ban merak, kėshtu ndodh edhe vet kur e ledhatoj pėr njėfarė kohe.
- Ah, thashė mos preka ndonjė gjė qė sduhet
- Jo, bash, ke prekė aty ku duhet
- Hmm
- Po, edhe macet kanė nevojė pėr pak ngrohtėsi, ato janė kaq tė vetmuara. Gjithė ditėn mbyllur. Mėrziten. - A nuk e qet asnjėherė jashtė?
- Rrallė, shumė rrallė, ėshtė shumė kurreshtare, smund ta fus mė brenda, ka dėshirė tė shėtitet.
- E pabindur, pak a shumė
- Po, le tė themi e pabindur, megjithėse unė e kuptoj shumė mirė. Winona po qeshte. Sa bukur qė qeshė, I love her.
Macja i kishte mbyllur sytė. Melanie e kishte vėnė dorėn e majtė mbi tė edhe i lėvizte ngadalė gishtat e hollė. Dhe pastaj, fola unė:
- A po ka shumė mace kėndej?
- Jo dhe aq, por nuk e shoqėroj me to.
- E pėrse? Ngase janė tė egra ndoshta
- Jo, jo, thjesht ngaqė kjo e imja ėshtė e pashoqėrueshme. Shiko ēmė ndodhi njė ditė. Kisha dalė jashtė bashkė me macen. Ajo dukej aq e lumtur. Dukej kjo, njė mace e tregon gjithmonė lumturinė e saj. Kur po ecnim anash gardhit, nga njė kaēube e vockėl doli njė maēorr. Ishte i madh e i zi, tė shtinte frikėn. Sigurisht, ajo u tremb.
- Dhe pastaj, ēfarė ndodhi? Filmi po pėrfundonte.
- Maēorri kėrkonte shoqėri. Luante me macen time, i fėrkohej, i ledhatohej e gjithēka kėshtu. Por siē tė thashė, maēorri ishte shumė i madh e i frikshėm, dhe nuk e di ēfarė, por njė lėvizje e pavend e maēorrit bėri qė macja tė kėrcente nga vendi dhe tė strukej tek unė.
- Hmm
- Po, dhe qė nga ajo ditė, e kam qitė jasht shumė rrallė, thjesht sa pėr tė marrė ajėr.
- Po t'kuptoj.
Nė kėtė ēast, dera trokiti dhe nė dhomė u fut Rogjeri. Hė, foli ai me buzėqeshje, nuk keni bėrė ndonjė sherr, hė?
Jo, jo, u pėrgjigj Melanie, kemi biseduar mbi macet. Mbi macet? u habit ai. Po, ra fjala tek macja ime dhe pastaj kemi ndėrruar dy fjalė. Po filmin, a e patė? pyeti ai duke i hedhur njė sy tabelės sė bardhė. Po, po, thashė unė, shumė i bukur. Melanie mendon qė Winona dhe macka e saj ngjajnė, shtova unė. Nuk e di, ma ktheu ai, nuk i kam parė ndonjėherė me atė sy.
Pati njė copė heshtje.
Pastaj u dėgjua dhe njė trokitje e lehtė dhe nė derė u shfaq e ėma e dy tė rinjve. Ejani hamė bukė, tha ajo. Jo, po qohem tė iki, i thashė unė. Po pse bre bash qeshtu? mė tha e ajo.
Hajt se viij viij? ia ktheva une edhe dola, kur bash n'qato momente m'u ka kujtu tezja Pranverė.
Tek dikur vonė mbase jam shtri me fjetė m'ka ra ndėrmend qė kėtė shprehjen "Hajt se viij viij" e pėrdorė Buqja Ilazit.
Hejj taksirati qė na ka gjetė me kėto mace!
Nejse
Qashtu.
Hajt turqeta ihere
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
|
|
|
01-09-11, 16:39
|
#117
|
Guest
|
Titulli: Reflektime
......sa e pa natyrshme me duket kur flasin diktatoret ose njerzit e krisur, per moral, me vie sikur dikush te mos flas me goje por me b..., prandaj betohem qe as mendja nuk me shkon te lexoi.A ndegjohet "filozofia" nga njerez pakurrizore qe ju mungon thelbesorja qe nuk e meritoin te quhen njeri, asnjeher.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 01-09-11 nė 16:40
|
|
|
01-09-11, 18:58
|
#118
|
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
|
Titulli: Reflektime
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Hajra
......sa e pa natyrshme me duket kur flasin diktatoret ose njerzit e krisur, per moral, me vie sikur dikush te mos flas me goje por me b..., prandaj betohem qe as mendja nuk me shkon te lexoi.A ndegjohet "filozofia" nga njerez pakurrizore qe ju mungon thelbesorja qe nuk e meritoin te quhen njeri, asnjeher.
|
Mbase nuk eshte shume e shijshme t'ta them keshtu, por une besoj ne kauzalitet (causality). Dmth cdo gje qe bejme, patjeter do te kete efektin e vet. do te ndiqet nga pasoja.
E dij qe disa gjera qe i them une, nuk para kane shume kuptim per ju, pervec si prralla...
...por thjesht, kam pershtypjen qe kjo pjesa qe do ta them ne vazhdim eshte ma e asimilueshme per cdo mendje, ma e kapshme, pavaresisht nga bindjet apo besimi;
Ne, secili, por sidomos si popull jemi ketu ku jemi per nje aresye. Nuk jemi bash badihava e bash nga rrethanat historike ne mjerim e te prapambetur keshtu si jemi.
Ne jemi produkti i te kaluares sone.
Edhe sot, kur na buzeqeshi liria, ne i mbyllem syte para vjedhjeve, mashtrimeve, hipokrizise, uzurpimeve, degjenerimit familjar e kombetar, e lloj e soj krimesh te tjera... edhe, qe tek jemi sot; hala me sy te mbyllur, nje komb i tanė, i hutuar, i rraskapitur. Tė mbyllur ne rrethin vicioz te dobesise sone kolektive.
Ka vetem nje menyre per te dale nga ky rreth: t'i hapim syte. Qikaq.
Cdo gje mund te rifilloje bre.
Restart, mein freund, restart.
Me kqyr holle e holle, teorikisht, cdokush prej nesh, edhe ma i keqi, eshte tashme ne rrugetim personal per permiresimin e vetvetes; mundesite gjithmone jane aty, mundesite na ofrohen perdite, sprovat, tundimet, mundimet qe na ofrohen me te vetmin qellim qe njeriu te mesohet t'i kaperceje...
Mjafton qe njeriu te kete pak konsiderate edhe respekt per vetveten;
te mos pranoje te rrije i zhytur ne llum e ne felliqesi te analfabetizmit te vet per nje kohė aq te gjate sa te arrije deri ne ate fazen e poshtersise e t'ia nise t'i vije lezet nga budallakia e nga padituria e vet.
Jo, shoq, na jemi me te mire se kaq. Na jemi me te menēur se kaq.
Ne mundemi.
Nichts ist unmöglich!
Asnje gje nuk eshte e pamundur.
Mjafton bre veē sytė me i ēelė qė ta shohim.
Mjafton veē sytė me i ēelė.
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
|
|
|
01-09-11, 20:22
|
#119
|
Guest
|
Titulli: Reflektime
....."bojkoto mallerat joshqiptare" paramendone po te behej kjo thirrje qe ne vitin 2000, a thua kriminelet serb dhe ata shqiptare do te mbrrinin gjithe kete kapital. Si do te dukej veriu i Kosoves tani? Sigurisht me lehte do ta kishim te venim rendin dhe ligjin atje, sepse ndoshta vetm me patate do te na gjuanin serbet ose te lodhur nga varferia me lule do te na prisnin.
Po nuk u bojkotua, injorua apo luftua e keqja qe ne fillim vonesa paguhet shtrenjet.Prandaj gjerave te rrezikshme dhe pa vlere, njerezve te krisur dhe maskarenjeve qe ne fillim duhet te ju tregohet vendi ku e kan, duhet bojkotu dhe duhet injoru.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 01-09-11 nė 20:26
|
|
|
09-09-11, 13:24
|
#120
|
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
|
Titulli: Reflektime
Kohė tė gjatė kam menduar se Zoti ėshtė E Vėrteta.
Tashmė jam bindur se kisha qenė gabim nė kėtė mendim.
Zoti nuk ėshtė e vėrteta,
por
E Vėrteta ėshtė Zot.
Mohhandas Ghandi
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 6 (0 Anėtarėt dhe 6 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:14.
|
|