Anėtarėsuar: 01-05-04
Vendndodhja: ch
Postime: 192
|
Intervistoi : BURIM ETEMAJ
Prishtinė, 18 prill 2005 - Shefi i Grupit Parlamentar tė Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK) nė Kuvendin e Kosovės, Jakup Krasniqi, nė njė intervistė speciale pėr Epoka e re thekson se ka qenė paksa i habitur me komunikatėn e fundit tė Sigurimit tė Atdheut, jo pėr faktin qė e ka kėrcėnuar me vdekje, por pėr atė qė nė njė mėnyrė apo tjetėr ajo i ka vulosur akuzat e PDK-sė pėr inkriminimin e disa ministrave tė qeverisė Kosumi, pėrfshirė edhe zv/kryeministrin Adem Salihaj. Bile kam menduar se dikush tjetėr ka mundur ta bėjė atė pėr tė krijuar raporte tė ērregulluara nė Kosovė, por duke e parė reagimin e njerėzve qė janė marrė nė mbrojtje, sidomos reagimin tepėr tė butė tė LDK-sė, tė kreut tė LDK-sė (Rugovės), tė kryesisė sė LDK-sė, unė kam fituar bindjen se ata nė njė formė ose tjetėr sikur janė pajtuar me atė qė ėshtė thėnė nė komunikatėn e SIA-s, ėshtė shprehur Krasniqi.
EPOKA E RE: Para disa ditėve keni marrė njė kėrcėnim nga Sigurimi i Atdheut. A jeni kontaktuar nga organet e sigurisė nė Kosovė?
Jakup Krasniqi: Po. Ēėshtja e sigurisė ėshtė njė nga ēėshtjet qė kemi pasur interesim tė veēantė qė nga fillimi. Pėr ēėshtjen e sigurisė shpeshherė ėshtė biseduar edhe nė qeverinė e kaluar, ku e kam ngritur disa herė kėtė ēėshtje. E kam ngritur pas rasteve tė ndryshme qė i dėmtonin proceset politike nė Kosovė. Qeveria e kaluar e ka pasur njė material nga njė mbledhje qė i ėshtė pėrkushtuar vetėm sigurisė dhe ndoshta ėshtė momenti qė ai material tė bėhet publik nė mjetet e informimit.
EPOKA E RE: Ju kujtohet kur ėshtė mbajtur kjo mbledhje?
Jakup Krasniqi: Kjo mbledhje ėshtė mbajtur nė vitin 2003, pas vrasjes sė fėmijėve serbė nė fshatin Gorazhdec tė Pejės, dhe pas njė sulmi tjetėr qė nuk mė kujtohet tash, e qė ka ndodhur nė prag tė vizitės sė njė personaliteti tė lartė ndėrkombėtar nė Kosovė. Nė qeverinė e kaluar kemi biseduar pėr ēėshtjen e sigurisė edhe pas ngjarjeve tė marsit dhe do tė ishte mirė qė kėto materiale tė bėhen tė njohura pėr opinion. Po e them kėtė, sepse vetėm atėherė opinioni ynė do ta formonte njė koncept se ēėshtjet qė i kemi ngritur nė seancėn e fundit tė Kuvendit tė Kosovės, nuk kanė qenė tė rastėsishme. Ne e kemi ngritur njė ēėshtje duke qenė tė bindur nė atė qė themi. Ne i kemi dhėnė vėrejtjet tona qė nga formimi i qeverisė sė re, ndoshta nė mėnyrė pak mė tė shpalosur i kemi dhėnė me rizgjedhjen e sė njėjtės qeveri me pak ndryshime. Ne nuk e kemi sulmuar tė gjithė qeverinė, sepse nuk kemi tė dhėna konkrete pėr tė gjithė anėtarėt e qeverisė, nuk e kemi sulmuar as gjithė LDK-nė, sepse nuk kemi tė dhėna konkrete pėr tė gjithė drejtuesit e LDK-sė, e as pėr tė gjithė ministrat e LDK-sė nė qeverinė Kosumi. Por, nė njė mėnyrė kemi kėrkuar qė organet e sigurisė, tė hetuesisė, tė drejtėsisė, tė bėjnė disa hetime ndaj disa anėtarėve tė kabinetit qeveritar, gjithashtu edhe shkallėn e implikimit tė tyre nė vepra tė dėnueshme me ligj. Dhe nga kjo si duket janė goditur qarqe tė caktuara qoftė gjysmė ilegale, legale apo edhe ilegale, qė janė mekanizma tė jashtėligjshėm, janė mekanizma nė njė formė edhe paramilitare. Jo rrallė flitet se nė Rugovė ka vende ku formacione tė ndryshme tė ndaluara me ligj bėjnė ushtrime.
Dihet se ekzistojnė edhe poligonet e ushtrimit tė tyre, dhe ėshtė ditur qė sa kohė e nuk ėshtė thėnė nė njė institucion siē ėshtė Kuvendi. Dhe tash njerėzve iu duket diēka e madhe, nė fakt shumica e qytetarėve e kanė dėgjuar jo rrallė herė tė flitet se nė Rugovė ka vende ku formacione tė ndryshme, tė ndaluara me ligj, bėjnė ushtrime dhe ato ushtrime nuk i bėjnė pėr tė mirė tė Kosovės. Tash kjo ka nxitur reagimin e qarqeve tė caktuara qė janė goditur nga informacionet tona qė ia kemi dhėnė UNMIK-ut, nga fjala ime nė Kuvend nė emėr tė PDK-sė, dhe janė kėrcėnuar. Do tė thotė njė formacion i caktuar ėshtė goditur dhe ai ka reaguar duke kėrcėnuar njerėz qė, megjithatė, para opinionit kanė shpalosur disa veprime mjaft argumentuese tė anėtarėve tė kabinetit qeveritar, tė pėrfshirė nė vepra tė dėnueshme. Nė fakt, para dy- tri ditėsh kanė qenė dy policė, njė ndėrkombėtar dhe njė vendor, ku nė pika tė shkurtra iu kam thėnė se kėtė e shoh jo si sulm tė drejtpėrdrejtė nė mua, por e shoh si njė sulm qė bėhet kundėr gjithė qytetarėve tė Kosovės, nėse ata guxojnė ta denoncojnė krimin dhe veprat e ndalueshme me ligj.
SIGURIMI I ATDHEUT PĖR MUA NUK ĖSHTĖ ASGJĖ TJETĖR PĖRVEĒSE MBETURINĖ E UDB-SĖ
EPOKA E RE: Personalisht keni kėrkuar ndonjė masė sigurie?
Jakup Krasniqi: Natyrisht qė unė kam kėrkuar tė kem njė mbrojtje tė veēantė, por jo tė afėrt, por nga distanca siē thuhet, dhe kam dhėnė disa argumente pėr disa kėrcėnime qė mė janė bėrė edhe me herėt, qoftė nėpėrmjet telefonit me njė mesazh, dhe kėrcėnime tė tjera, pėrfshirė edhe kėtė tė fundit. Nė njė formė apo tjetėr, mua mė lidhin me individė qė janė pėrfolur dhe pėrfliten. Opinioni nuk ėshtė i pa njohuri, me emra dhe mbiemra, qė njihen si anėtarė tė organizatės sė ashtuquajtur Sigurimi i Atdheut, qė pėr mua nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse mbeturinė e UDB-sė, e cila ka krijuar formacione kriminale qė rrezikojnė sigurinė e qytetarėve tė Kosovės, dhe qė nė fakt me veprimet e tyre, me implikimet e tyre dhe me futjet e tyre nė institucione, si nė institucionin e policisė, tė hetuesisė, tė prokurorisė dhe tė gjyqėsisė, unė jam i bindur se kėta pengojnė zbardhjen e krimeve qė janė bėrė nė pesė-gjashtė vitet e fundit nė Kosovė. Kjo ka qenė ajo qė unė e kam thėnė dhe mendoj se kjo ēėshtje ėshtė mjaft.
VRASJA E ENVER HARADINAJT ĖSHTĖ NJĖ VRASJE POLITIKE
EPOKA E RE: A ju ėshtė ofruar siguri?
Jakup Krasniqi: Unė kam kėrkuar, por kėto ditė nuk isha nė Kosovė dhe sa di unė ata janė tė interesuar tė shkojnė edhe mė tej. Por, si duket ngjarjet qė ndodhėn nė ndėrkohė kanė orientuar interesimin e policisė (gjė qė ėshtė e natyrshme) nė zbardhjen dhe ndriēimin e vrasjes sė Enver Haradinajt, vrasja e tė cilit ėshtė njė humbje e madhe jo vetėm pėr familjen Haradinaj, por pėr tė gjitha forcat qė ia duan tė mirėn Kosovės, pėr tė gjitha forcat qė kanė krijuar njė realitet tė ri nė Kosovė. Dhe tash do tė shikojmė se si do tė ecė procesi i zbardhjes sė kėsaj vrasjeje. Por, nėse sistemi i policisė dhe i drejtėsisė nuk pastrohen nga elementėt e inkriminuar, qė ne i kemi me emra e mbiemra, nė Sigurimin e Atdheut, qė janė nė tė njėjtėn kohė nė polici, nė mėnyrė tė veēantė nė policinė hetimore, nuk mund tė flasim se do tė kėtė gjasa pėr tu zbardhur rasti, ndoshta do tė kemi vazhdimin e mosndriēimit tė vrasjeve kriminale, nė tė cilat dikush ka pėrfituar e dikush ka humbur, sepse edhe vrasja e Enver Haradinajt ėshtė njė vrasje politike.
EPOKA E RE: Ju vrasjen e Enver Haradinajt e vlerėsoni politike?
Jakup Krasniqi: Po. Nė radhė tė parė familja Haradinaj ėshtė njė nga familjet qė ka dhėnė shumė pėr Kosovėn, ka dhėnė dy dėshmorė, gati e gjithė familja ka qenė e rreshtuar nė radhėt e UĒK-sė, vetė Enveri ka qenė pjesėtar dhe i plagosur nė luftėn ēlirimtare. Tani disa akuza qė i bėhen dhe qė i janė bėrė edhe me herėt Daut Haradinajt, dhe tani nga TPI-ja, qė i bėhen Ramush Haradinajt, kanė ndikuar ndoshta qė njerėzit qė mendojnė se dikush u ka borxh. Dikush e quan vrasjen e fundit vrasje mbi bazėn e Kanunit tė Lekė Dukagjinit, por unė nuk do tė thosha kėshtu, sepse sipas Kanunit, kur ėshtė bėrė hakmarrja kryesi i veprės e ka pranuar. Mendoj se kjo ėshtė fyerje qė mund ti bėhet Kanunit. Kėtu duhet ta shikojmė njė kanun tjetėr, njė kanun qė ėshtė i huaj nė Kosovė, i njerėzve qė janė tė udhėhequr nga politika e qendrave armiqėsore ndaj Kosovės dhe ndaj proceseve qė zhvillohen nė Kosovė, sepse ēdo vrasje qė bėhet mbi ish-pjesėtarėt e UĒK-sė, ėshtė sulm jo vetėm mbi individin, por ėshtė sulm mbi njė vlerė qė ka krijuar populli shqiptar. Prandaj, kjo vrasje nuk mund tė cilėsohet ndryshe, pėrveēse si vrasje politike, pėr faktin se ajo ėshtė vrasje e vėllait tė njė lideri tė njė subjekti politik qė ėshtė nė bashkėqeverisje, ėshtė vėlla i ish-kryeministrit tė Kosovės, i cili ėshtė akuzuar nga TPI-ja me dėshmi tė rrejshme.
EPOKA E RE: A keni fakte tė mjaftueshme pėr ta bindur opinionin se Sigurimi i Atdheut ėshtė njė organizatė paramilitare, mbeturinė e UDB-sė?
Jakup Krasniqi: Fakt i parė ėshtė se ajo organizatė ka dalė me emėr e mbiemėr, ka disa komunikata dhe po tė lexohen komunikatat shihet se e kanė njė vijė. Tjetėr po tė shikohet reagimi i tyre pas denoncimit qė ua kemi bėrė, nė dy raste, dhe jo vetėm nė rastin e komunikatės sė SIA, por edhe me rastin e reagimit tė dy gazetave qė janė pak a shumė nė vijėn e qėllimit tė SIA-s, Bota sot dhe Pavarėsia. Mėnyra se si ata i shtrojnė problemet si dhe reagimet e pėrqendruara kundėr meje, si ngritės i problemeve nė fjalė, pėr mua janė shumė fakte bindėse, por mendoj dhe jam i bindur se policia ka fakte edhe mė konkrete. Policisė i janė ofruar informacione dhe dokumente me emra dhe mbiemra dhe tash ajo duhet ti trajtojė, dhe nėse kėtė e bėn me vendosmėri dhe profesionalizėm, unė jam i bindur se fakte tė tjera nuk i duhen.
EPOKA E RE: Si e shpjegoni mosdistancimin e qartė tė Rugovės dhe tė institucioneve tė tjera tė Kosovės ndaj SIA-s?
Jakup Krasniqi: Me komunikatėn e fundit tė SIA-s unė kam qenė paksa i habitur, pėr faktin se nė njė mėnyrė apo tjetėr ajo e ka vulosur atė qė e kam thėnė unė. Bile kam menduar se dikush tjetėr ka mundur ta bėjė atė, pėr tė krijuar raporte tė ērregulluara nė Kosovė, por duke e parė reagimin e njerėzve qė janė marrė nė mbrojtje, sidomos reagimin tepėr tė butė tė LDK-sė, tė kreut tė LDK-sė, tė kryesisė sė LDK-sė, unė kam fituar bindjen se ata nė njė formė ose tjetėr sikur janė tė pajtuar me atė qė ėshtė thėnė nė komunikatėn e SIA-s.
JAM I BINDUR DHE NUK MUND TĖ PRANOJ SE RUGOVA NUK ĖSHTĖ ENDE KRYETAR I LDK-SĖ
EPOKA E RE: Pėr kėnd e keni fjalėn kur thoni kreu i LDK-sė? LDK-
ja, pas dorėheqjes sė Rugovės, ende nuk ka kryetar?
Jakup Krasniqi: Jo, Rugova nė fakt nuk ka dhėnė dorėheqje, sepse po tė jepte dorėheqje, atėherė kryesia e LDK-sė do ta caktonte ushtruesin e detyrės sė kryetarit, gjė qė nuk ėshtė bėrė, pastaj nė tė gjitha manifestimet e LDK-sė, ėshtė Rugova. Jam i bindur dhe nuk mund tė pranoj se Rugova nuk ėshtė ende kryetar i LDK-sė?
EPOKA E RE: Zoti Krasniqi, nė lidhje me dokumentin qė i ėshtė dorėzuar UNMIK-ut, a keni marrė ndonjė pėrgjigje se deri ku kanė shkuar hetimet, apo a jeni intervistuar nga ndonjė gjyqėsori kosovare ?
Jakup Krasniqi: Nga gjykatat mendoj se ėshtė herėt, por policia pas komunikatės sė SIA-s, siē e ceka mė lart, ishin, kurse diēka mė konkrete ende nuk ka. UNMIK-u na ka thėnė se materialin e ka pranuar dhe se ia kanė dhėnė policisė dhe tani ėshtė ēėshtje e policisė se si do ta trajtojė atė material. Ne presim rezultate konkrete rreth asaj qė kemi thėnė, pėrndryshe ēėshtjen e sigurisė do ta ngrisim edhe nė nivel tė Kuvendit.
EPOKA E RE: Faktet qė i janė dorėzuar UNMIK-ut, a janė tė mjaftueshme qė individė tė caktuar tė gjinden para drejtėsisė?
Jakup Krasniqi: Unė nuk dua ta marr rolin as tė policit e as tė gjykatėsit. Ne si subjekt politik e kemi ngritur kėtė ēėshtje, e cila mendoj se ėshtė mjaft e rėndėsishme pėr Kosovėn. Shumė njerėz mendojnė qė e kemi bėrė vetėm pse jemi opozitė, natyrisht ky ėshtė edhe roli i opozitės, edhe pse nuk e kemi bėrė thjesht qė jemi nė opozitė, por e kemi bėrė qė Kosovės i duhen institucione tė painkriminuara, institucione qė vėrtet nuk kanė lidhje me krimin nė asnjė formė tjetėr. Kosova ka nevojė pėr institucione me autoritet dhe institucionet me autoritet nuk mund tė ndėrtohen me njerėz qė nuk kanė autoritet nė lagjet e tyre, mos tė them as nė familjet e tyre.
PDK-JA SIGURISHT QĖ NUK KA SHĖRBIM INFORMATIV
EPOKA E RE: Jo pak njerėz janė habitur me atė se si keni arritur tė mblidhni tė dhėna se personalitete tė ndryshme janė tė lidhura me krimin e organizuar nė Kosovė. A ka PDK-ja shėrbim tė vetin informativ?
Jakup Krasniqi: Ajo qė ėshtė ngritur, nuk ėshtė ngritur vetėm nga PDK-ja, por ėshtė ngritur edhe nga individė tė tjerė qė vijnė ndoshta edhe nga LDK-ja. Nė kėtė rast duhet shikuar se sa ėshtė shkalla e seriozitetit tė akuzave qė janė ngritur, dhe organet pėrkatėse a po merren seriozisht me kėto probleme. PDK-ja sigurisht qė nuk ka shėrbim informativ, por ka simpatizantė. Nė Kosovė ka qytetarė qė janė tė gatshėm tė ofrojnė tė dhėna qė do ti hynin nė shėrbim policisė. Tani kėto tė dhėna e godasin pozitėn dhe kėta njerėz qė i kanė dhėnė informacionet nuk kanė besim te pozita, nuk kanė besim ndoshta as te policia, pėr shkak tė paaftėsisė pėr tė ndriēuar veprat, andaj na i kanė ofruar neve (PDK-sė), dhe ne i kemi ngritur e do tė vazhdojmė tė kėmbėngulim se pėr atė qė e kemi ngritur kemi tė drejtė, kemi argumente. Nėse jo pėr ti futur njerėzit nė burg e pėr ti dėnuar, kemi argumente qė policia tė merret seriozisht me to. Ne ia kemi ofruar policisė njė material qė pėr ne ėshtė njė material i bollshėm pėr tė filluar njė hulumtim serioz dhe kėrkojmė qė organet pėrgjegjėse ta kryejnė detyrėn e tyre. Pėrsėri po them, nėse ato organe e kryejnė punėn e tyre nė mėnyrė profesionale, pa ndėrhyrje politike nga tė fuqishmit, unė kam bindje se kėto organe do ta konfirmojnė shumė mė shumė sesa qė iu kemi ofruar ne material.
EPOKA E RE: Por, ēka nėse ndodh e kundėrta?
Jakup Krasniqi: Nėse ndodh e kundėrta, ne do ta analizojmė situatėn dhe natyrisht do tė kėrkojmė nga institucionet e fuqishme ndėrkombėtare qė tė merren seriozisht me kėtė ēėshtje dhe tė mos lejojnė inkriminimin e institucioneve. Sepse, nėse nė kėtė fazė ndodh inkriminimi i institucioneve mė tė larta tė Kosovės dhe kėto institucione do tė kenė ndikim tė fuqishėm nė dy segmentet mė vitale pėr tė ardhmen e Kosovės, nė siguri dhe drejtėsi, atėherė nuk do tė sundojnė institucionet, por krimi dhe njerėzit e inkriminuar nė krim e mafi.
PĖR TĖ GJITHĖ ATA QĖ NDODHEN NĖ HAGĖ DHE NĖ BURGJET E KOSOVĖS, AKUZAT JANĖ HARTUAR NĖ SERBI DHE PĖRFOLUR NĖ BOTA SOT
EPOKA E RE: Pse, a nuk janė tregues ngjarjet e fundit, kėrcėnimet e SIA-s, vrasja e vėllait tė ish-kryeministrit Haradinaj, pastaj sulmi mbi selinė e ORA-s, kėrcėnimet ndaj gazetarėve etj., qė Kosova dalėngadalė ėshtė duke kaluar nė duart e mafisė?
Jakup Krasniqi: Vėrtet aktet e fundit duhet tė jenė shqetėsuese jo vetėm pėr PDK-nė, por pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės, duhet tė jenė shqetėsuese edhe pėr mekanizmat ndėrkombėtarė nė Kosovė. Nė Kuvendin e Kosovės u ngrit para disa ditėsh ēėshtja e inkriminimit tė mundshėm tė kabinetit qeveritar dhe mendoj qė nuk pati ndoshta njė interesim serioz nga organet pėrkatėse, duke pėrjashtuar kėtu mjetet e informimit, tė cilat nė njė masė e kanė kryer detyrėn e tyre ndoshta mė mirė se ēdo herė tjetėr. Dhe tash u ngrit njė ēėshtje mjaft serioze, pėr tė cilėn ėshtė dashur qė edhe vetė subjektet qė e kanė formuar koalicionin tė ulen e tė bisedojnė seriozisht, bile ta kėrkojnė edhe opozitėn, qoftė nė njė takim, nė njė tryezė apo debat. Por, kjo nuk ndodhi- ndodhi e kundėrta, filluan kundėrakuzat dhe tash kundėrakuzat nė njė formė u bėnė edhe nga qeveria, e cila nuk qe e zonja qė seriozisht ta marrė atė qė e kemi thėnė ne. Tjetra, Kuvendi nė njė formė e heshti dhe vazhdon gjumin dimėror. Ndoshta njė gjallėri mė e madhe vėrehet tek administrata ndėrkombėtare, qė ėshtė njė shenjė e mirė. Nė anėn tjetėr, tė gjitha qendrat, tė gjitha segmentet, edhe pse janė tė pavarura, ēdo qytetar e di se kanė lidhje tė forta me LDK-nė, me kryesinė e LDK-sė, me njė klan tė LDK-sė, mos tė themi me tėrė LDK-nė, por me njė klan joformal tė fuqishėm nė kuadėr tė LDK-sė, qė nuk i pėrfill as organet e LDK-sė, siē janė SIA dhe gazetat Bota sot e Pavarėsia. Kėto segmente menjėherė filluan tė ngrisin kundėrakuza ndaj atyre qė i kanė bėrė akuzat, apo qė kanė kėrkuar tė verifikohen ato. Ne nuk kemi thėnė se ata janė fajtorė, por kemi thėnė se dėshmitė tona tregojnė se ata njerėz janė tė pėrfshirė dhe organet pėrkatėse le tė merren me ta. E tash kėto segmente reagojnė. Nėse ata nuk janė tė fajshėm, nėse ata nuk janė tė pėrfshirė dhe nuk janė prekur nga akuzat tona, pse tani kundėrpėrgjigjja e tyre ėshtė nė kėtė shkallė dhe nė mėnyrė tė veēantė ndaj atyre qė kėrkojnė sqarim. Tash dalin Bota sot dhe Pavarėsia me njė serė shkrimesh, del komunikata e SIA qė kėrcėnon, ndodh vrasja e Enver Haradinajt nė Dukagjin, dhe menjėherė Bota sot i gjen kush janė ata. Kjo flet vetvetiu. Tamam ėshtė ajo logjika sllave qė ka filluar nė vitet e 70 e kėndej. Vriteshin nė perėndim vėllezėrit Gėrvalla e Kadri Zeka, dhe menjėherė kjo cilėsohej si qėrim hesapesh. Kush e bėnte kėtė? E bėnte sistemi i UDB-sė. Edhe sot ata njerėz qė kanė dalė nga UDB-ja menjėherė fajin pėrpiqen tia gjuajnė tjetrit- ti them sa nuk mė ka thėnė. Qė sa vite kėto qarqe janė duke shpifur, duke ngritur aktakuza, tė gjitha aktakuzat njėherė janė ngritur nė Beograd nga institucionet e Serbisė, pastaj tė njėjtat akuza janė pėrfolur nė Bota sot deri para muajit dhjetor, pėr tė gjithė ata qė janė nė Hagė, e edhe pėr ata qė janė nėpėr burgjet e Kosovės. Tė gjithė janė pėrfolur nė Bota sot dhe sot pėrsėri vazhdojnė me tė njėjtėn. Nė njė mėnyrė, e kanė kthyer Kosovėn nė njė terren ku pasiguria e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės ėshtė nė njė shkallė mjaft tė lartė.
EPOKA E RE: A e dėshmon kėtė edhe sulmi ndaj selisė sė partisė ORA?
Jakup Krasniqi: Po. ORA e ka mbėshtetur atė qė e kemi ngritur ne nė Kuvend dhe ka kėrkuar qė organet pėrkatėse tė merren me seriozitet, ata hedhin njė eksploziv nė selinė e tyre. Do tė thotė se kemi njė koordinim, si duket ato qarqe e shohin veten nė njė rrethim. Njė fjalė thotė Gomari para ngordhjes i ka shqelmat me tė rrezikshėm. Si duket, kėto qarqe e kanė parė pasigurinė e vet dhe reagimet i kanė tė pakontrolluara, dhe nė njė formė ose nė njė tjetėr, janė material tjetėr pėr organet e sigurisė, tė cilat duhet ta studiojnė dhe analizojnė mirė.
__________________
Tė jetosh pas vdekjes, nganjėherė duhet flijuar tėrė jetėn.
|