Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 12-08-05, 19:44   #1
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Forma e Namazit tė Muhammedit (saws) me pak fjale

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit


Forma e Namazit tė Muhammedit (saws) me pak fjale

nga SHEJKH Nasrudin ALBANI

Tė drejtuarit nga Kibla
Marrja e tekbirit fillestar
Vėnia e duarve nė gjoks
Duatė e fillimit tė namazit dhe leximi i Fatihasė
Shkuarja ne ruku
Ngritja nga rukuja
Berja e Sexhdes
Teshehudi i parė
Teshehudi i Fundit
Perfundimi i namazit



Falėnderimi i qoftė All-llahut, i cili e bėri namazin farz pėr robėrit e Tij dhe i urdhėroi qė ta falin dhe ta kryejnė nė mėnyrė mė tė mirė. Bekimi dhe shpėtimi i All-llahut qofshin mbi Pejgamberin tonė, tė cilit i ėshtė drejtuar duke i thėnė: ''Ty ta zbritėm Kur'anin qė t'u shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre.''( Nahl: 44). Dhe Muhammedi saws e realizoi kėtė detyrė nė mėnyrė tė plotė. Prej gjėrave qė i shpjegoi me gojė dhe me punė ishte edhe namazi. Aq bukur e shpjegoi saqė njė herė fali namaz nė mimber, duke u ngritur e duke bėrė ruku, e pasi mbaroi faljen u tha: '' E kam bėre kėtė gjė qė tė mė pasoni dhe ta mėsoni namazin tim'' (Buhariu dhe Muslimi). Si dhe na e bėri obligim pasimin e tij duke thėnė: '' Faluni ashtu sikur qė mė shihni duke u falur.''( Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi). Muhammedi saws e ka pėrgėzuar atė qė e falė namazin ashtu siē e ka falur ai, duke i siguruar hyrje ne Xhennet nga ana e All-llahut duke thėnė : ''All-llahu azze we xhel-le i ka bėrė farz pesė namaze. Ai qė merr mirė abdest, i falė nė kohė tė tyre, i plotėson rukutė dhe sexhdet e tyre dhe i falė me frikė-respekt, All-llahu i siguron falje mekatesh, kurse ai qė nuk vepron kėshtu, nėse don ia falė, perndryshe e dėnon. (Hadithi ėshtė sahih, shiko Sahih Ebu Dawud) Bekimi dhe shpėtimi qofshin mbi familjėn e tij, shokėt e tij tė devotshėm e tė pastėr, tė cilėt neve na transmetuan ibadetin e tij, namazin, fjalėt dhe veprat e Muhammedit saws, vetėm keto i bėnė drejtim dhe shembull pėr to, dhe mbi ata qė ecėn rrugės sė tyre deri nė Ditėn e Kijametit.

Pasiqė njohja e kėsaj nė mėnyrė tė qartė nuk u mundėsohet shumicės sė njerėzve, bile edhe as dijetarėve, nga shkaku i tė kapurit tė tyre pėr ndonjė medhheb tė caktuar. Kurse ēdo dijetar qė punon nė shėrbimin e sunnetit tė pastėr, nė aspekt tė tubimit dhe marrjės sė fikhut, din se nė ēdo medhheb ka gjėra qė nuk gjenden nė medh'hebin tjeter, dhe nė tė gjitha medhhebet ka gjėra qė nuk janė tė vėrteta, e tė ciėat i mveshen Pejgamberit saws sidomos kėtė mund ta gjejmė nė librat e mėvonshėm , tė cilėt pohojnė nė mėnzrė tė prerė se kjo ėshtė prej vepres se Muhammedti saws. Pėr kėtė shkak dijetaret e hadithit, All-llahu i shpėrbleftė me tė mira, kanė shkruajtur vepra ku tregojnė gradėn e haditheve tė librave tė njohura tė fikhut, siē ėshtė libri El Inaje bima'rifeti ehadihtil-hidaje dhe Et-turuku wel-wesail fi tehrixhi hulasetud-delail tė dijetarit Abdulkadir bin Muhammed ed Kurejsh, El Hanefi dhe Nesbur-raje ila ehadi-thil-hidaje, te dijetarit El-hafidh Zejlai, etj.

Unė them: Pasiqė njohja e kėsaj gjėje ėshtė e vėshtiė pėr shumicėn e njerėzve, e shkruajta kėtė libėr qė tė mėsojnė menzren e namazit te Resulull-llahut saws e tė udhėzohen me udhėzimin e tij, duke shpresuar nga All-llahu swt atė qe na ka premtuar nė gjuhė tė Pejgamberit tė Tij saws: '' Kush thėrret nė udhėzim ka shpėrblim (pėr kėtė) dhe shpėrblimin e atyre qė veprojnė me kėtė udhėzim, duke mos u pakėsuar ky shpėrblim'.' (Transmetoi Muslimi dhe tė tjerėt)

Pasiqė nuk hasa nė ndonjė libėr pėrmbledhėse me kėtė tematikė, e pashė pėr detyrė qė pėr vėllezėrit e mi muslimanė, tė cilėt kanė deshirė tė pasojnė udhėzimin e Muhammedit saws, tė bėj njė libėr qė do tė pėrmbledhė, aq sa mundet, ēdo send qė ka tė bėjė me formėn e namazit te Muhammedit saws prej tekbirit e deri te selami( fundi i namazit), nė mėnyrė qė t’ia lehtėsojė lexuesit, simpatizuesit te vertetė tė Muhammedit saws, realizimin e urdhėrit te tij: “ Faluni ashtu sikur qė me shihni duke u falur”. Pėr kėtė shkak pėrvesha krahet, tubova hadithet qė kanė tė bėjnė me qėllimin tim, rezultat i tė cilit ėshtė ky libėr. I kam vėnė kusht vetės qė mos tė pėrmendi nė kėtė libėr asnjė hadith jo tė vėrtetė duke pasė parasysh rregullat e terminologjisė se hadithit. Pėr kėtė shkak kam lėnė anash ēdo hadith tė dobėt, pa marrė parasyshė se a ka tė bėjė me formėn, dhikrin ose veprat e vlefshme, ngase besoj se hadithi i vertetė mjafton, kurse hadithi i dobėt nuk na jep vetėm se paragjykime, kurse paragjykimi, siq thotė All-llahu: “…nuk eshte asgje ndaj se vertetes” (Nexhm:2 dhe si ka thene Pejgamberi saws: “ Keni droje paragjykimet ngase paragjykimi ėshtė fjala mė e rrejshme.” (Buhariu dhe Muslimi).

All-llahu xh.sh. nuk ka kėrkuar prej nesh ta adhurojmė me hadithe tė tilla, bile Muhammedi saws na ka ndaluar nga kjo duke thėnė: “Keni droje te transmetuarit e shumtė nga unė, kurse ai qė flet nga unė le tė thotė vetėm tė vėrtetėn dhe tė drejtėn. Kush thotė pėr mua atė qė nuk kam thėnė, le tė pėrgatitė karrige prej zjarri.” (Iben Ebil Shejbe dhe Ahmedi) Pasiqė ka ndaluar Muhammedi saws tė transmetuarit e hadithit tė dobėt, mė parė do tė ndalonte te vepruarit mė tė. E kam quajtur Forma e Namazit te Muahmmedit saws, prej tekbirit e deri ne Selam sikurse e sheh. Lus All-llahun xh.sh qe ta bėjė te sinēertė pėr Fytyrėn e Tij tė Ndershme dhe t’u bėjė dobi me tė vėllezėrve te mi besimtar. Ai ėshtė Dėgjues dhe Pėrgjegjės.

Metoda

Pasiqė tema e kėtij libri ishte sqarimi i faljes sė Muhammedit saws, ėshtė e natyrshme qė mos t'i pėrmbahem asnjė medh’hebi, nga shkaku qė pėrmenda mė parė. Kėshtu qė kam pėrmendė ēdo hadith tė vėrtetė, ashtu siq kanė vepruar Muhadithinet nė tė kaluarėn dhe ashtu siē veprojnė edhe sot. Ebul-Hasan El -Lakneviu thotė: '' Kush shikon me shikim tė drejtė dhe kush fundosėt nė detin e fikhut dhe tė usulit pa kufi kupton se shumė ēėshtje primare dhe sekondare nė tė cilat janė pėrēarė dijetarėt, drejtimi i muhaditheve ėshtė mė i fortė se te tjerėt. Unė ēdo herė qė pėrcjellja pėrēarjet e dijetarėve, fjalėn e muhadithėve e gjeja mė afėr tė vertetės. All-llahu i mbrojtė. All-llahu na ringjalltė ne grupin e tyre dhe na mundėsoftė qė tė vdesim duke i dashur dhe duke i pasuar ata.” Pėr kėtė shkak ky libėr do tė jetė pėrmbledhės i asaj qė ėshtė shpėrndarė nė brendinė e librave tė ndryshėm tė hadithit dhe fikhut, pa marrė parasyshė ndryshimin e mendimeve te tyre, pasiqė asnjė libėr nuk e pėrmbledh gjithė tė vėrtetėn. Shpresojmė se ai qė do tė veprojė me kėtė do tė jete prej atyre qė janė tė udhėzuar “Nė atė qė u kundershtuan ndėrmjet veti, me lejėn e All-llahut, All-llahu e nxjerr nė rrugė tė drejtė atė qė dėshiron.” (Bekare: 213)

Pasiqė unė ia obligova vetės kėtė metodė, dmth te kapurit pėr sunnetin e vertetė, dhe e pėrdora kėtė metodė nė kėtė libėr (ose liberth), dhe nė librat tjerė qė do tė pėrhapėn ndėrmjet njerėzve, jam i bindur se shumica nuk do tė jenė tė kėnaqur nga kjo. Shumė grupe dhe medh’hebe, bile shumica prej tyre do tė ofendojnė dhe do tė qortojne me gojėn dhe lapsat e tyre, mirėpo kjo nuk ėshtė gjė pėr mua, ngase unė e di se tė kėnaqurit e njerėzve ėshtė qėllim i paarritshėm dhe se “ Ai qė i bėn tė kėnaqur njerėzit duke e hidhėruar All-llahun, All-llahu kėtė njėri e le ne duart e njerėzve” siē thotė Muhammedi saws. (Tirimidhiu, Kadaiu e te tjere, hadithi eshte sahih)

Disa thenie te imameve

E shoh tė arsyeshme tė pėrmendi disa thėnie tė imamėve, ndoshta nė to ka pėrkujtim pėr ata qė i pasojnė verbėrisht, bile edhe ata qė i bėjnė taklid atyre qė janė nė gradė mė tė vogėl se ata, dhe kapėn pėr medh’hebet dhe fjalėt e tyre, sikur te ishin zbritur nga qielli. All-llahu xh.sh. thote: “Pasoni atė qė u eshte zbritur nga Zoti juaj, e mos zini miq pos Tij. Pak po pėrkujtoheni.” (Araf:3).


Ebu Hanifeja rahimehull-llah

I pari prej imamėve ėshtė Ebu Hanifeja rahimehull-llah. Prej tij janė transmetuar fjalė dhe thėnie tė shumta, tė gjitha tė drejtojne tek domosdoshmėria e tė vepruarit ne hadith dhe nė lėnien e mendimeve te imamėve, tė cilat i kundėrshtohen hadithi.

A) “Hadithi i vertetė ėshtė medh’hebi im” (Iben Abidin dhe Shejh Salah El-Fulani)

B) “ Nuk i lejohėt askujt tė merr fjalėn time, pėrderisa nuk e di nga e kam marrė unė” ( Ibnu Abdellberri, Ibnuk -kanji, Ibn Abidin etj. Unė them (Albani) ''Po qė se kjo ėshtė fjala e tyre pėr ata qė nuk dinė argumentin e tyre. A thua vallė ē’thonė pėr ata qė dinė se argumenti ėshtė nė kundėrshtim me fjalėn e tyre, e pastaj jep fetwa nė kundėrshtim me argumentin. Vetėm kjo thėnje mjafton pėr tė rrėzuar taklidin.

Malik Ibn Enesi rahimehull-llah:

A) “Unė jam krijesė, e qėlloj dhe gaboj. Shikoni nė mendimin tim, ēdo mendim qė pėlqen me Kur’an dhe sunnet, atė merrni. Kurse ēdo mendim qė nuk ėshtė nė pėlqim me Kur’an dhe sunnet mos e merrni.( Ibnu Albdellberri, Fulani dhe Ibni Hazmi)

B) “Prej ēdo personi pos Muhammedit saws merrėn (disa fjalė) dhe lihėn (disa fjalė), pėrveq Muhammedit saws. (Ibnu Abdellberri dhe Ibn Hazmi)

Shafiu rahimehull-llah:

A) Tė gjithė muslimanėt janė tė njė mendimi se atij qė mėson ndonjė sunnet prej Resulull-llahut saws nuk i lejohet tė lėnė kėtė pėr shkak tė ndonjė fjale tė dikujtė tjetėr” (Ibnul-kjjimi dhe Fulani)

B) Hadithi i vėrtetė ėshtė medh’hebi im.” (Neveniu, Sha’rani, Hakimi Bejhakiu dhe Fulani)

C) Ēdo hadith i Muhammedit saws ėshtė fjala ime edhe pse nuk e keni dėgjuar prej meje” (Ibn Ebi Hatimi).


Ahmed Ibn Hanbeli rahimehull-llah:

A) “ Mos mė bėn taklid, as mos i beni taklid Malik-ut, as Shafiut, as Evzaiut, as Theuriut, por mere nga kanė marrė ata”( Fulani dhe Ibnul-kanji)

B) “Kush refuzon hadithin e Pejgamberit saws i ėshtė afruar shkatėrrimi” (Ibnul-Xhevziu).


Tė drejtuarit nga Kibla


Njeriu qė do tė falė namaz drejtohet kah Kibla (Qabja) pa marrė parasysh vendin ku gjendet, duke bėrė nijet tė falurit e namazit qė vijon (Vendi i nijetit ėshtė zemra, e nuk duhet shqiptuar me gojė, ngase kėtė vepėr nuk e ka bėrė Muhammedi saws e as sahabėt e tij. Pėr kėtė shkak njė vepėr qė nuk e kanė bėrė ata as ne nuk duhet ta bėjmė, ngase kjo vepėr konsiderohet bidatė. Muhammedi saws kur ngritej pėr nė namaz drejtohej kah Kibleja, qoftė ne namaz te farzit ose te nafilės. Ky hadith ėshtė mutevair, dmth e kanė transmetuar nga ēdo gjeneratė njė grup njerėzish, ashtuqė numri i madh i tyre mohon mundėsinė e gėnjeshtres. Gjithashtu, ka urdhėruar duke thėnė: “Kur tė ngritesh nė namaz, merr mirė abdest, pastaj drejtohu kah Kibleja dhe merr tekbir ,dmth thuaj Allahu Ekber (Buhariu dhe Muslim)



Tė falurit drejt Sutrės


Tė marrish sutre para vetės gjatė namazit ėshtė vaxhib (obligim i domosdoshėm). Sutre ėshtė njė send qė vendosėt para vetės nė madhėsi sa njė bėrryl. Mund te jet dru, gur, njeri, dmth shpina e tij, ose diē tjetėr nė kėtė madhėsi. Duhėt tė jet nė largėsi aq sa tė ketė mundėsi tė vej kokėn nė sexhde para sutrės. Kjo ka tė bėjė me atė qė falet nė vete, mirėpo sa i takon njeriut qė falėt pas imamit, ky person nuk duhet tė merr sutre, por mjafton sutreja e imamit, dmth sutreja e imamit ėshtė sutre pėr tė. Muhammedi saws thotė: “ Falu drejt sutres dhe mos lė askend tė kalojė para teje. Nėse refuzon (dhe don te kalojė), atėherė luftoje, ngase me tė ėshtė shejtani.(Transmetoi Ibni Huzejmeja me sened te fortė). Gjithashtu thotė: “Kur tė falet ndokush drejt sutres, le t’i afrohet sutres, qė mos t’ia ndėrpret shejtani namazin. (Transmetoi Ebu dvudi, Bezzari, Hakimi, dhe thotė: Hadithi ėshtė i vertetė. Kėtė e kanė pėlqyer edhe Dhehebiu dhe Neveviu). Muhammedi saws qėndronte afėr sutrės, ashtu qė ndėrmjet tij dhe murit (dmth sutrės) kishte tre bėrryla .( Tran, Buhariu dhe Ahmedi). “Kurse ndermjet vendit tė sexhdės dhe murit, sa te kalojė njė dele.(Trans Buhariu dhe Muslimi)

Marrja e tekbirit fillestar

Marrja e tekbirit fillestar bėhet duke ngritur duart deri ne supe ose deri ne vesh duke thėnė: “All-llahu Ekber (All-llahu ėshtė me i madhi) dhe duke shikuar ne vendin ku do te bėjė sexhde. (Fig 1) Muhammedi saws ka filluar namazin me thėnien All-llahu Ekber. (Muslimi dhe Iben Maxheja.) Gjithashtu ka thėnė: “ Nuk plotėsohet namazi i ndokujtė pėrderisa tė merr abdest ashtu si duhėt, pastaj tė thotė All-llahu Ekber (Taberaniu me sened sahih)

Muhammedi saws ka thėnė: “Ēelėsi i namazit ėshtė pastėrtia (abdesti), tekbiri ndalon veprat qė nuk janė tė namazit, kurse selami i lejon tė bėrit ato vepra” (Ebu Davudi, Tirimidhiu, Hakimi i cili thotė: Hadithi ėshtė sahih. Nė kėtė pėlqen edhe Dhehebiu). Muhammedi saws disa herė ka thėnė tekbirin duke ngritur duart, ndėrsa disa herė para se t`i ngritėte duart dhe disa herė pasi qė ka ngritur duart.( Buhariu, Ebu Davudi dhe Nesaiu). Muhammedi saws disa herė i ngritte duart deri nė supe e disa herė deri nė vesh (Buhariu, Ebu Davudi, dhe Nesaiu).

Vėnia e duarve nė gjoks

Pas marrjės sė tekbirit vendos duart nė gjoks.(Fig 2) Vėndon dorėn e djathtė mbi dorėn e majtė, dmth mbi shputėn dhe nyjen e dorės sė majtė.(Fig 3) Muhammedi saws thotė: ``Ne pejgamberet jemi urdhėruar qė ta shpejtojmė iftarin dhe ta vonojmė syfyrin, dhe tė vėndojmė tė djathtėn mbi tė majtėn nė namaz.(Ibnu Hibbani dhe Dijau me sened tė vėrtetė). Muhammedi saws kaloi pranė njė njeriu qe po falej dhe e pa se kishte vendosur dorėn e majtė mbi te djathtėn. Ia zgjidhi duart dhe dorėn e djathtė ia vuri mbi dorėn e majtė. (Ahmedi dhe Ebu Dawudi me sened sahih). Muhammedi saws vendoste doren e djathtė mbi shpinėn e sė majtės,dhe mbi nyjen e dorės sė majtė (Ebu Dawudi, Nesaiu, Ibnu Huzejmeja, me sened te vertetė, gjithashtu Ibnu Hibbani e ka vėrtetuar).


Duatė e fillimit tė namazit dhe leximi i Fatihasė

Pasi te marrish tekbirin fillestar fillon namazin me dua tė cilat i ka thėnė Pejgamberi saws. Ka mėse 12 dua me tė cilat ka filluar namazin e tij Muhammedi saws, mirėpo pėr ju po zgjedhim tri:

"All-llah-humme! Baid bejni we bejne hatajaje kema baadte bejnelmashriki wel-magribi. All-llah-ume! Nakk-ini min hatajaje kema junakkithetheu-belebjedi minedde-nesi.All-llah-umme! Igsilni min hatajaje bilmai weththelxhi welbere-di". (Buhariu , Muslimi dhe Ibn Ebu Shejbe)

"O Zot! Largom prej mėkateve, ashtu siē ke larguar lindjėn prej perėndimit.O Zot! Pastrom prej mėkateve ashtu siq pastrohen rrobat e bardha prej flliqėsirės. O Zot! Laji mėkatet e mia me ujė, borė dhe breshėr."

"Subhaneke All-llah-umme we bihamdike we tebarakesmuke we teala xhedduke we la ilahe gajruke (Hadithi ėshtė sahih)

"Qofsh I lavdėruar o All-llah dhe i Falendėruar .Emri Yt qoftė i bekuar dhe u lartėsoftė Madhėria (Shkelqėsia) Juaj. S`ka tė adhuruar pėrvec Teje.’

"Elhamdulil-lah hamden kethiren tajiben mubareken fihi". (Me kėtė dua filloi namazin njė sahabij. Nė kėtė rast Muhammedi saws tha ‘Pashė 12 melek , nxitonin cili prej tyre do ta ngritė mė parė’ (tran Muslimi dhe Ebu Dawudi).

"E falėnderojmė All-llahun me falenderime tė shumėta, tė mira dhe tė bekuara’.

Pas leximit tė njerės prej kėtyre duave thotė: Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim min hemzihi we nefhihi we nefthihi. (Hadithi ėshtė Sahih)

Disa hadithe qė flasin pėr domosdoshmėrinė e leximit tė Fatihasė dhe vlerėn e saj

1. Muhammedi saws thotė: “Nuk ka namaz pėr atė qė nuk lexon nė namaz Fatihatul-Kitab (Suren Fatiha) (Buhariu, Muslimi, Ebu Awwane dhe Bejhakiu)

2. “Nuk vlerėsohet namazi i personit qė nė namaz nuk lexon Fatihatul-Kitab”

3. “Kush falė namaz e nuk e lexon nė tė Fatihatul-Kitab, ai namaz ėshtė i mangėt, ai namaz ėshtė i mangėt, ai namaz ėshtė i mangėt , jo i plotė. (Muslimi dhe Ebu Awwane).


Leximi i Fatihasė pas imamit

Nė fillim Muhammedi saws u lejoi sahabėve tė lexojnė pas tij nė namazet me zė (siq eshte sabah, akshami dhe jacia) ashtu qė “njė ditė duke falė namazin e sabahut, lexoi Kur’an, mirėpo i erdhi rėndė. Pasi qė e kreu tha “Si dukėt ju po lexoni pas imamit tuaj?” Ne thamė: “Po duke shpejtuar” Muhammedi saws tha: “Mos e beni kėtė pėrvec se tė lexon ēdokush prej jush Fatihatul Kitab, ngase nuk ka namaz ai, i cili nuk e lexon kėtė sure” (Hadithi ėshtė sahih).

Mirėpo, mė vonė u ndaloi leximin e Kur’anit qoftė Fatihaja ose sure tjetėr, nė namazet ku lexohėt me zė. “Njė ditė prej ditėsh, pasiqė u kthye prej namazit nė tė cilin lexoi me zė (nė disa rivajete thuhėt se ka qenė namazi i sabahut) tha “Lexoi dikush prej jush me mua pak mė parė?” Njė njeri i tha : “Po unė o Resull-llah !” Muhammedi saws tha “Ē’ėshtė kjo ndėrhyrje?” Ebu Hurejra,( transmetues i kėtij hadithi) thotė “Pasiqė dėgjuan kėtė nga Muhmmedi saws sahabėt u ndalėn nga tė lexuarit me Muhammedin saws (imamin) nė namazet ku ai (imami ) lexonte me zė, kurse lexonin ( Fatihanė) nė vete nė namazėt qė imami nuk lexonte me zė (siq jane dreka, ikindija, njė rekat i akshamit dhe dy rekatet e fundit tė jacisė) ( Hadithi ėshtė hasen).


Nga ky hadith nėnkuptojmė:

A) Nė fillim leximi i Fatihasė dhe surės ka qėnė i lejuar pėr mukte-diun (ai qė falėt pas imamit)

B)Pastaj ėshtė ndaluar leximi i Kur’anit, pėrveq leximit tė Fatihasė.

C)Pastaj ka ndaluar ndėrhyrjen me imamin gjatė leximit tė Fatihasė, nė namazet ku ka lexuar me zė.

D) Kurse duhėt tė lexohet Fatihaja nė namazet ku imami nuk lexon me zė (siq ėshtė dreka, ikindia , rekati i tretė i akshamit dhe dy rekatėt e fundit tė jacisė).

“Pasiqė Muahmmedi saws pėrfundonte leximin e sures Fatiha, thoshte AMIN! Me zė dhe e zgjatte zėrin” (sahih). Muhammedi saws ka thene “Kur tė thotė dikush AMIN po ashtu edhe meleket nė qiell thonė AMIN, e kėto tė thėna pėrputhėn njėra me tjetrėn i falėn mėkatet qė i ka bėrė mė parė”. (Buhariu, Muslimi Nesaiu dhe Daremiu) Nė njė hadith tjetėr qendron “ Thuani AMIN ju donė All-llahu”. (Muslimi dhe Ebu Awwane) “Ēifutet nuk ua kanė zili nė asnjė send siq ua kanė zilinė nė selamin (pėrshendetjen islame) dhe nė thėnien AMIN pas imamit .(Buhariu ne Edebul-Mufred” Ibn Maxheja, Ibn Huzejmeja, Ahmedi dhe Siraxhi me dy senede sahiha.) Muhammedi saws pas Fatihasė lexonte ndonjė sure, nė disa raste te gjate, nė disa raste tė shkrutė siq transmetohet ne hadithe te vėrteta mbi kete temė.


Shkuarja ne ruku

Shkon ne ruku duke thėnė All-llahu Ekber, njėkohėsishtė duke i ngritur edhe duart deri nė supe ose deri nė veshė. Pastaj drejton shpinėn nė mėnyrė horizontale duke vėnduar duart nė gjunjė me gishta tė hapur, e duke qėndruar nė kėtė pozitė i qetė. (Fig.4)

“Muhammedi saws pasiqė e mbaronte leximin heshtte pak, pastaj ngritte duart duke marre tekbir dhe shkone nė ruku”.

“Muhammedi saws i vėndonte shputat e duarve nė gjunjė. Aq mirė i vėndonte nė gjunjė sikur t’i kishte kapur ata” (Buhariu dhe Ebu Dawudi).

Gjithashtu ka thėnė: “ Kur tė shkosh nė ruku, vėndoi duart nė gjunjė dhe hapi gishtat, pastaj rri nė kėtė pozitė, derisa tė merr ēdo gjymtyrė pozitėn e vet” (Ibnu Husejmeja dhe Ibnu Hibbani nė dy sahihet e tyre)

“Muhammedi saws kur shkonte nė ruku e rrafshonte dhe e drejtonte shpinėn” (Buhariu dh Bejhakiu me sened sahih)

Muhammedi saws i urdhėronte muslimanet tė plotėsojnė rukutė dhe sexhdėn duke u thėnė: “Plotėsoni rukunė dhe sexhdėn, ngase pasha Atė nė dorė tė tė cilit ėshtė shpirti im unė u shoh pas shpinės sime nėse nuk shkoni (nė mėnyrė tė drejtė )nė ruku dhe nė sexhde. (Buhariu dhe Muslimi)

Dhe thoshte : “O ju muslimanė! Nuk ka namaz ai qė nuk drejton kurrizin e tij ne ruku dhe sexhde” (Ibnu Ebu Shejbe, Ibnu Maxhe me sened sahih).

Nė kėtė pozicion thua:

1. Suhane Rabbijel- Adhim- tre ose me tepėr herė. (Qoftė i pastėr prej tė gjitha tė metave Zoti i Madhėruar dhe i lavdėruar).

2.Ose Subhane Rabbijel-Adhim We Bihamdihi- 3 here ose mė shumė herė.(Qoftė i pastėr prej tė gjitha tė metave Zoti i Madhėruar dhe i lavdėruar)

3. Dhe Subbuhun, Kuddusun, Rabbul-Melaiketi Werruh. (Qoftė i pastėr nga tė gjitha tė metat dhe i bekuar Zoti i melekėve dhe xhibrilit).


Ngritja nga rukuja

Ngrihesh prej rukusė duke i ngritur duart deri ne supe ose deri nė veshė. Njėkohėsishtė thua: Semi All-llahu Limen Hamide. “Muhammedi saws ngrihej nga rukuja duke thėnė: “Semi All-llahu Limen Hamide” (Buhariu dhe Muslimi). “Kur kethehej prej rukuse drejtohej saqe cdo gjymtyre kethehej ne vendin e vet” (Buhariu dhe Ebu Dawudi).

Ndėrsa pas ngritjes thoshte: “Rabbena we lekel- Hamd” (Buhariu dhe Ebu Dawudi). “Rabbena We Lekel-Hamd, Hamiden Kethiren Tajjiben Mubareken Fihi Mubareken Alejhi, Kema juhibu Rabbena We Jerda”. Kėtė e tha njė njėri qė falej pas Muhammedit saws pasiqė u ngrit nga rukuja dhe pasiqė tha “Semi All-llahu Limen Hamde” Pasiqė u kry namazi Muhammedi saws tha: “Kush foli pak mė parė?” Njeriu tha “Unė or Resul-lullah!” Nė kėtė rast Muhammedi saws tha “Pashė tridhjetė e mė shumė melekė, tė cilėt nxitonin kush mė shpejt do ta shkruaj (kėtė vepėr)” (Maliki, Buhariu dhe Ebu Dawudi).

Berja e Sexhdes

Pastaj shkon nė sexhde duke lėshuar duart para kėmbėve dhe duke drejtuar gishtat e duarve dhe kėmbėve drejt Kibles. (Fig.5 & Fig 6) “Muhammedi saws kur donte tė shkon nė sexhde merrte tekbir (dmth thoshte All-llahu Ekber), pastaj shkonte nė sexhde" (Ebu Ja’la ne Musnedin e tij me sened tė fortė dhe Ibnu Huzejmeja me sened tjetėr sahih). “Dhe i lėshonte duart para kėmbėve” (Ibnu Huzejmeja, Darekutni, Hakimi, i cili e vėrtetoi kėtė hadith, nė kėtė e ka pėlqyer edhe Dhehebiu.) Gjithashtu, i urdhėronte muslimanėt duke u thėnė: “Kur dikush bėnė sexhde , le tė mos ulėt sikur qė ulėt deveja, por le tė lėshojė duart para kėmbėve” (Ebu Dawudi, Tmeami na Fewaid, Nesiu ne “Sugra” dhe “Kubra” me sened sahih).

Muhammedi saws thotė: “Jam urdhėruar qė tė bėj sexhde nė shtatė pjesė (tė bėj sexhde) nė ballė dhe tregoi dorėn e tij drejt hundės, nė dy duart, nė dy gjunjtė, nė pjesėn e kėmbėve (dmth gishtat e kėmbėve) dhe jam urdhėruar qė mos t’i mbledh (tėrheq ) rrobat (pantallonat ) dhe flokėt” (Buhariu dhe Muslimi). Muhammedi saws thotė: “Kur tė shkosh nė sexhde, lėshoi shputat e duarve dhe ngriti bėrrylat” dhe thotė: “Drejtohuni nė sexhde dhe mos i lėshoni bėrrylat pėrtoke, ashtu sikurse i lėshon qeni” (Buhariu, Muslim, Ebu Dawudi, Ahmedi dhe Ebu Awwane). (Fig. 7 & Fig. .

Nė kėtė pozitė thua:

"Subhane Rabbi’el-’Ala" 3 ose me teper here (Ahmedi, Ebu Dawudi , Ibni Maxheja, Darekutni, Ahmedi, Taberaniu dhe Bejhakiu). ( Qoftė i pastėr prej tė gjitha tė metave dhe i lavdėruar Zoti i lartėsuar).

"Subbuhun Kuddusun Rabbul-Melaiketi Werruh" (Muslimi dhe Ebu Awwane).


Vlera e Sexhdes

Muhammedi saws thotė: “Kur All-llahu don tė mėshirojė ndokend prej banoreve tė xhehenemit urdhėron melekėt qė ta nxjerrin atė person i cili e ka adhuruar. Melekėt e dallojnė nga gjurmėt e sexhdės, ngase All-llahu ka bėrė haram zjarrit t’i djegė gjurmėt e sexhdės dhe kėshtu dalin nga zjarri. Gjithė njeriun e djeg zjarri pėrveq gjurmėve tė sexhdės”. (Buhariu dhe Muslimi)

Tė ngriturit nga sexhdeja

Ngritesh nga sexhdeja duke marrė tekbirin (All-llahu Ekber), pastaj shtrinė kėmbėn e majtė nė tė cilėn ulėsh dhe drejton kėmbėn e djathtė, kurse duart i vėndon nė kofshė dhe gjunjė.(fig 9) “Muhammedi saws ngritej nga sexhdeja duke marre tekbir (dmth duke thene All-llahu Ekber)” (Buhariu dhe Muslimi). “Pastaj shtrinte kėmbėn e majtė, nė tė cilėn ulej i qetė, kurse kėmbėn e djathtė e mbante drejtė dhe gishtat e kėmbės i mbante drejt Kibles” (fig 10).

Nė kėtė ulje thuhet:

1."All-llahumme gfirli Werhamni Wexhburni Werf-a’ni Wehdini We Afini Werzukni". (O Zot! Falmė, mėshiromė, forcomė, mė ngre (nė pozitė tė lartė nė Xhennet), udhėzomė, mė jep shėndet dhe furnizim (rizk) ( Ebu Dawudi, Tirimidhiu, Ibni Maxheja, Hakimi, i cili thotė se Hadithi ėshtė sahih)

2. "Rabbigfirli" (O Zot, falmė.) (Ibni Maxheja me sened Hasen)


Pastaj “merrte tekbir dhe shkonte nė sexhdėn e dytė” (Buhariu dhe Muslimi) Vepronte nė kėtė sexhde ashtu sic vepronte nė sexhdėn e parė, pastaj “ngrihej duke marrė tekbir” (Buhariu dhe Muslimi) Muhammedi saws ka thene: “ Pastaj vepro kėshtu nė ēdo rekat dhe nė ēdo sexhde. Nėse kėshtu vepron nė ēdo rekat e plotėson namazin, po qe se lė mangu diē, lė mangut diē nga namazi.” (Ahmedi dhe Tirimidhiu, i cili e vėrtetoi kėtė hadith.)

Pasiqė tė bėn sexhdėn e dytė, ulėt pak, pastaj ngritet. Kjo ulje quhet Xhelsetul-Istiraha (ulja e te pushuarit).

Ngritja pėr nė rekatin e dytė

Pasiqė tė bėn Xhelsetul-Istiraha (uljėn e tė pushuarit), ngritet nė rekatin e dytė i mbėshtetur me duar nė tokė. “Muhammedi saws ngritej pėr nė rekatin e dytė duke u mbėshtetur ne tokė” (Buhariu dhe Shafiu). ''Muhammedi saws gjate ngritjes i bėnte duart grushta dhe mbeshtetej nė to” (fig 11) Nė kėtė rekat vepron sikur veproi nė rekatin e parė, pervec se e bente mė tė shkurtė se rekatin e parė.

Teshehudi i parė

Pasiqė vepronte nė rekatin e dytė ashtu siq ka vepruar nė rekatin e parė, ulet nė mėnyrėn e pėrshkruar pak mė parė dhe nė kėtė ulje lexon Tehijatin dhe dėrgon salavate mbi Muhammedin saws. “Muhammedi saws nė ēdo dy rekate lexonte Tehijatin! (Muslimi dhe Ebu Awwane) dhe kur e harronte nė dy rekatet e para, bėnte exudes-sehv”. (Buhariu dhe Muslimi) Urdhėronte duke thėnė: “ Kur tė uleni nė ēdo dy rekate thoni: “Et-Tehijatu… deri nė fund, pastaj ēdokush prej jush le tė zgjedh duate qe i pelqejne mė tepėr dhe le t’i lutet All-llahut xh.sh me tė” (Nesaiu, Ahmedi dhe Taberaniu ne “Kebir” me sened sahih.)

Abdull-llah ibn Mes’udi ra thotė: “ Muhammedi saws ma mėsoi teshehudin, duke qenė shputat e duarve tė mia nė shputat e duarve tė tij, ashtu sikur mė mėsonte ndonjė sure prej Kur’anit: “Et-tehijjatu, lil-lahi wes-salawatu wet-tajjibatu,es-selamu alejke ej-juhen-nebijju we rahmetull-llahi we berek’atuhu es-selamu alejna we ala ibadil -lahis-salihin ( kjo qė thotė kaplon ēdo rob tė mirė nė qiell dhe tokė) esh’hedu en la ilahe il-lall-llah we eshhedu enne Muhammeden abduhu we reluluh” (Kėtė e thonim kur Muhammedi saws ishte nė perzencėn tonė, pasi qė ndėrroi jetė thonim : “ Es-selamu alen-nebijj…” (Buhariu dhe Muslimi Ibn Ebi Shejbe, Siraxhi dhe Ebu Ja’la ne Musnedin e tij)

Dmth kanė thėnė: “Et-tehijjatu, lil-lahi wes-slawatu wet-tajjibatu, es-selamu alen-nebijji we rahmetull-llahi we berekatuhu, es-selamu alejna we ala ibadil-lahis-salihin, eshhedu en la ilahe il-lall-llah we eshhedu enne Muhammeden abduhu we resuluhu.” (Pėrshėndetjet, duatė madhėruese dhe fjalėt e mira qofshin pėr All-llahun. All-llahu tė ruajt dhe mėshira e bekimi (i pafund) i All-llahut qofshin pėr ty. Na ruajt All-llahu ne dhe tė gjithė robėt e mirė dhe tė gjithė robėt e mirė te All-llahut. Dėshmoj se s’ka te adhuruar pėrveq All-llahut dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.)

Pastaj dėrgon salavate mbi Muhammedin saws “ngase Pejgamberi saws dėrgonte salavate mbi vet-vetėn nė teshehudin e parė dhe tė dytė” (Ebu Awwane ne “Sahihun” e tij dhe Nesaiu.) Ka disa lloje tė salawateve, mirėpo ne po zgjedhim pėr ju njė prej tyre, qė njėkohėsishtė ėshtė edhe e njohur ndėr ne.

"All-llahumme sal-li ala Muhammedin, we ala ali Muhammed, Kema sal-lejte ala Ibrahime we ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid. All-llahumme barik ala Muhammedin we ala ali Muhammed Kema barekte ala Ibrahime we ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid."

(O Zot! Lavdėroje dhe madhėroje Muhammedin dhe Familjėn e Muhammedit, ashtu sic ke lavdėruar dhe madhėruar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Ti je i Falėnderuar dhe i Lartesuar. O Zot! Bekoje Muhammedin dhe familjen e Muhammedit, ashtu sic ke bekuar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Ti je i Falendėruar dhe i Lartėsuar”

Gjatė gjithė kėsaj uljeje “Muhammedi saws vėndonte dorėn e majtė mbi gjunjin e majtė, kurse gishtat e dorės sė djathtė i mblidhte dhe me gishtin tregues tregonte drejtė Kibles duke hedhur shikim drejt tij (gishtit tregues)" (fig 12). “Ne rastin e tregimit me gishtin tregues drejt Kibles, gishtin e madh e vėndonte mbi gishtin e mesėm” (Muslim dhe Ebu Awwane). Dhe “ngritte gishtin duke e lėvizur dhe duke bėrė dua mė tė (dmth bėnte dua gjatė lėvizjes se gishtit)” ( Ebu Dawudi, Nesaiu, Inbu Xharudi, Ibnu Huzejmeja dhe Inbu Hibbani me sened tė vertetė.) dhe thoshte : “Kjo ėshtė mė e rėndė pėr shejtanin se hekuri, dmth, gishti tregues” (Ahmedi, Bezzari, Ebu Xhaferi, Behteriu, Taberaniu, Abdulgani El -Makdisi nė “sunenin” e tij me sened tė mirė, Rewejani nė “ Musnedin”e tij dhe Bejhakiu).

Ngritja pėr nė rekatin e tretė dhe tė katėrt

Pas uljės sė teshehudit ngritet pėr nė rekatin e tretė, nėse namazi pėrbėhet prej tre ose katėr rekateve, pėrndryshe mbaron namazi me kėtė teshehud. “Muhammedi saws ngritej nė rekatin e tretė, duke marrė tekbir” (Buhariu dhe Muslimi). Dhe “kur ngritej i bėnte duart grusht e mbėshtetej nė to” (Ebu Is’hak Harbiu me sened tė shendoshė, kurse kuptimi i kėtij hadithi gjendet nė Bejhekiu me sened sahih.) Kur ngritej prej teshehudit tė parė ngritte duart deri nė supe ose deri nė veshė siq permendėm pak mė parė. (Buahriu , Ebu Dawudi dhe Nesaiu). Pastaj vepron nė rekatin e tretė sic vepron nė rekatin e parė dhe tė dytė. Gjithashtu vepron nė rekatin e katėrt ashtu sic veproi nė rekatin e parė, tė dytė dhe tė tretė.


Teshehudi i Fundit


Pasiqė mbaron rekatin e katėrt, ulesh nė teshehudin e fundit. Vepron nė kėtė teshehud ashtu siq ke vepruar nė teshehudin e parė, vetėm se nė kėtė teshehud ulėsh ashtu qė pjesėn e prapme tė majtė tė trupit e lėshon nė tokė, e vėndon nėn kofshėn dhe nėn gjunjin e kėmbės sė djathtė.(fig. 11.13)

Muhammedi saws ulej nė teshehudin e fundit ashtu qė “Pjesėn e prapme tė majtė tė trupit e lėshonte nė tokė dhe kėmbėt i nxjerrte nė njė anė” (Ebu Dawudi, Bejhakiu me sened sahih dhe Muslimi dhe Ebu Awwane. “Dhe kėmbėn e majtė e vėndonte nėn kofshėn dhe nėn gjunjin e kėmbės sė djathtė”. (Ebu Muslimi dhe Ebu Awwane). Pastaj nė kėtė pozitė dėrgon salawate mbi Muhammedin saws ngase Muhammedi saws dėgjoi njė njėri duke bėrė dua nė namaz, mirėpo nuk lavdoi nė tė All-llahun, as qė dėrgoi nė tė salavate mbi Pejgamberin saws. Nė kėtė rast Pejgamberi saws tha : “Shpejtoi ky njeri”. Pastaj e thirri dhe i tha atij dhe tė tjerėve: “Nėse ndokush prej jush falet, le tė filloj me tė falendėruar All-llahun azze We Xhel-le dhe duke e lavdėruar Atė, pastaj le tė dėrgon salawate mbi Muhammedin saws, pastaj lė tė bėj dua atė ēka tė dojė” (Ahmedi, Ebu Dawudi, Ibnu Huzejmeja, Hakimi, i cili e vėrtetoi. Nė kėtė e pėlqeu edhe Dhehebiu.)

Pastaj le tė kėrkon mbėshtetje tek All-llahu xh.sh prej katėr gjėrave. Muhammedi saws thotė: “ Kur ndokush prej juve kryen teshehudin e fundit, le tė kėrkon mbėshtetje tek All-llahu prej katėr gjerave. Le tė thotė : All-llahu-mme ! Inni Eudhu bike min adhabi xhehennem we min adhabil-kabr we min fitnetil-mahajaje wel-memat, we min sherri fitnetil-mesihid-dexhall” Pastaj le tė bėn dua pėr vetėn e tij me ēka tė donė” (O Zot! Kėrkoj mbrojtje te Ti nga dėnimi i xhenenemit, dhe nga denimi i varrit. Nga sprovimi i tė gjallit dhe tė vdekurit dhe nga sprovimi i dexhallit”) Para se t’a pėrfundojė namazin me selam bėnte dua tė llojllojshme, ndonjėherė bėnte njė dua, e herėn tjetėr duanė tjetėr dhe “ka urdhėruar ate qe falet tė zgjedhė prej kėtyre duave” (Buhariu dhe Muslimi ). Ja disa dua, tė cilat i ka bėrė Muhammedi saws.

"All-llahu-mme! Inni eudhu bike min adhabil-kabr, we eudhu bike min fitnetil-mesihid-dexhxhall we eudhu bike min fitnetil- mahjaje wel-memat. All-llahu-mme! Inni eudhu bike minel-me’themi wel-megremi." (Buhariu dhe Muslimi) (O Zot! Kėrkoj mbrojtje te Ti nga dėnimi i varrit dhe nga sprovimi i Dexhallit. Kėrkoj mbėshtetje te Ti nga sprovimi i tė gjallit dhe tė vdekuri. O Zot! Kėrkoj mbrojtje nga mėkati dhe nga borxhi!)

"All-llahu-mme! Inni eudhu bike min sherri ma amiltu we mi sherri ma lem a’mmelu ba’d" (Nesaiu me sened sahih dhe Ebi Asim)

(O Zot! Kėrkoj mbrojtje te Ti nga Sherri i asaj qė kam vepruar dhe nga sherri i asaj qė nuk kam vepruar!)

"All-llahum-me! Hasibu hisaben jesira" ( Ahmedi dhe Hakimi, i cili e vėrteton. Nė kėtė e pelqeu edhe Dhehebiu.

"All-llahum-me! Biilmikelgajb we kudretike alel-haliki, ahjini ma alimetalhajate hajren li, we tewwefeni idha kane-til -wefatu hajren li. All-llahumme ! We eseluke hashjetuke fil-gajbi wesh-shehadeti, we eseluke kelimetul-hakki wel-adli fil-gadebi wer-wida, we eseluke kasde fil-fakri wel-gina. We eseluke neimen la jebide, we eseluke kurrete ajin, la tenfidu we la tenkatiu, we eseluke rida badel-kada, we eseluke berdetui-ishibadel meuti, we eseluke ledhdhetun-nedheri ila wexhhike, we eselukesh-sheuke ila likaika fi gajri darrai mudirretin we la fitnetin mudilletin. All-llahumme ! Zejjina bi zijnetil iman, wexha’lna hudatun muhtedin". (Nesaiu, Hakimi, i cili e vėrteton kėtė hadith. Nė kėtė e pėlqeu edhe Dhehebiu.)

(O Zot! Me diturinė Tėnde mbi tė fshehtėn dhe me mundėsinė Tėnde mbi krijesat, me jep jetė nėse jeta ėshtė me mirė pėr mua, mė vdis nese vdekja ėshtė mė mirė pėr mua. O Zot! Tė lus tė kem drojėn nė fshehtėsi dhe nė dukje, tė lus tė mė mundėsosh tė them tė drejtėn dhe tė vėrtetėn kur jam i hidhėruar dhe kur jam i disponuar. Tė lus tė jem i matur kur jam i varfėr dhe kur jam i pasur. Tė lus qė t’mė japish tė mira qė nuk harxhohėn dhe kėnaqėsi tė pandėrprera. Tė lus qė tė jam i kėnaqur pas pėrcaktimit (Tėnd). Tė lus tė kem jetė tė ftohtė pas vdekjes. Te lus qė tė mė mundėsosh kėnaqėsinė e shikimit nė Fytyrėn Tėnde dhe tė lus tė mallėzohem pėr takimin Tėnd, duke mos u dėmtuar as duke mos u sprovuar me sprova qė dėrgojnė nė humbje. O Zot! Na zbukuro me bukurinė e imanit dhe na bėn tė udhėzuar e udhėzues! )

All-llahum-me! Inni dhalemtu nefsi dhulmen kethira, qe la jegfirudh-dhunube il-la ente, foggily magfireten min indike, we-rhamni, inneke entel-gafurur-rahim (Buhariu dhe Muslimi).

(O Zot! Unė i kam bėrė padrejtėsi tė madhe vetvetės, kurse nuk i fal mėkatet askush pėrveq Teje. Mė fal me njė falje prej Teje dhe mė mėshiro, ngase Ti je Falės, Mėshirues!)

All-llahumme! Inni eseluke minel-hajri kul-lihi a’xhilihi we axhilihi, ma alit minhu we ma lem a’lmu,we eudhu bike minesh-sherri kul-lihi a’xhilihi we axhilihi ma ‘limtu minhu we ma lem a’lamu,we eselukel-Xhennete, we ma karrebe ilejna min kaulin we amelin, we eseluke minel-hajri ma seeleke abduke we resolute Muhammed, we eudhu bike min sherri mesteadheke minhu abduke we resul-uke Muhammed saws, we eseluke ma kudije li min emrin en texha’le akibetuhu li rushden (Ahmedi, tajalasi, Buhariu ne “Edebul-Mufred”. Ibni Maxheja, Hakimi, I cili e vertet-on kete kete hadith. )

O Zot! Unė tė kėrkojė tė gjitha tė mirat tė tashmet dhe tė vonshmėt, atė qė e di dhe atė qė nuk e di dhe kėrkoj mbėshtetje te Ti nga i gjith sherri i tashmi dhe i mėvonshmi, atė qė e di dhe atė qė nuk e di. Tė lus tė mė mundėsosh Xhennetin dhe atė (vepėr )qė me afron afėr Xhennetit, qoftė fjalė ose vepėr, dhe kėrkoj mbėshtetje te Ti nga zjarri dhe nga ēdo (vepėr)qė mė afron afėr zjarrit, qoftė fjalė ose vepėr. Tė lus ato tė mira , tė cilat i ka kėrkuar robi dhe pejgamberi Yt, Muhammedi saws dhe kėrkoj mbėshtetje nga ajo e keqe nga e cila ka kėrkuar mbrojtje te Ti robi dhe Pejgamberi Yt, Muhammedi saws. Tė lus qė ajo qė me ėshtė pėrcaktuar, perfundimi i saj tė jet pėr mua udhėzim!)

Perfundimi i namazit

Namazi perfundon duke dhėnė selam nė tė djathtė dhe nė tė majtė.(fig 14,15) “Muhammedi saws jepte selam nė tė djathtė, duke thėnė: “Es-selamu Alejkum We Rahmetull-llah (derisa dukej faqja e tij e djathtė) dhe nė tė majtė duke thėnė: “ Es-selamu Alejkum we Rahmetull-llah (derisa dukej faqja e tij e majtė). ( Muslim, Ebu Dawudi, Nesaiu dhe Tirimidhiu, i cili e vėrtetoi kėtė hadith.) Disa herė duke dhėnė selamin e parė shtonte edhe fjalėn “ We Berekatuhu” (Ebu Dawudi, Ibnuk Huzejme me sened sahih, pastaj Abdurrezaku ne “ Musennefin” e tij, Ebu Ja’la ne “ Musnedin” e tij, Taberaniu ne “Kebir”, “Ewsat” dhe Darkutni.) Dmth behej "Es-selamu Alejkum We Rahmetull-llahi We Berekatuhu."

Sė fundi,

Nė kėtė qė thamė mė parė janė tė njejtė si burrat ashtu edhe gratė, ngase nuk transmetohet asnje hadith qe veqon gruan me ndonjė vepėr, por fjala e Muhammedi saws: “Faluni ashtu sikur me shihni mua duke u falur” pėrfshin edhe gratė. Kjo ėshtė ajo qė mė mundėsoi All-llahu azze we xhel-le qė kėtė vepėr ta bėn tė sinqertė pėr Fytyrėn e Tij tė ndershme, dhe ta bėn udhėzues nė sunnetin e Pejgamberit, saws i cili ėshtė i butė, i mėshirshėm. SubhanAll-llahi We Bihamdihi, Subhanekall-llahumme we bihamdike , eshhedu en la ilahe il-la ente estagfiruke qe etubu ilehke. All-llahum-me sal-li a’la Muhammedin, we a’la ali Muhammed, we barik a’la Muhammedin we ala ali Muhammed, kema barekte a’la Ibrahime we ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid.


Rradhitja e Safave (rreshtave )

Duke lexuar hadithet e Pejgamberit saws qe flasin per rradhitjėn e safave dhe drejtimin e tyre, njėkohesishtė duke parė se populli ynė aspak nuk i jep rėndėsi kėsaj vepre ashtu qė sheh zbrazėtira tė mėdha ndėrmjet falėsve nė namaz, gjė e cila tė nxitė tė mendosh e tė thuash, a thua vallė kėtė njerėz janė tė hidhėruar, ose nuk e dinė rėndėsinė e radhitjes dhe drejtimit tė safave.

Pėr kėtė shkak vendosa teė shkruaj kėtė shtojcė me qėllim qė t’ua bėj tė ditur njerėzve domosdoshmėrinė e drejtimit dhe radhitjės sė safave.

Enes Ibn Maliku transmeton prej Muhammedit saws i cli thotė: “Drejtoni safet sė drejtimi i safeve ėshtė prej plotėsimit tė namazit” (Buhariu, Muslimi, Ebu Dawudi dhe Ibni Maxheja).

Ebu Mes’udi thote: “Muhammedi saws i prekte supet tona dhe thoshte: “Drejtohuni e mos rrini larg njėri tjetrit, qė mos t’u largohen zemrat prej njeri-tjetrit. Pas meje le te vijojnė tė menēurit dhe dijetarėt pastaj ata qė janė me gradė mė tė ulėt, pastaj ata qė janė me gradė mė tė ulėt” Ebu Mes’udi thotė: “ Ju sot jeni nė perēarjėn mė tė madhe” (Muslimi).

Enes ibn Maliku r.a thotė: “U thirr ikameti e Muhammedi saws u drejtua drejt nesh dhe tha: “ Drejtoni dhe mbushni mirė safet, ngase unė ju shoh pas shpine” (Buhariu).

Transmetohet prej Enes Ibn Malikut, i cili thotė se Pejgamberi saws ka thėnė : “Drejtoni safet se unė ju shoh pas shpine” Enes Ibn Maliku thote: “Ēdo kush prej nesh i bashkonte supet me supet e shokut pranė dhe kėmbėn mė kėmbėn e shokut pranė (Buhariu).

Transmetohet nga Ebil-Kasim El Xhedeli, i cili thotė: kam dėgjuar Nu’man ibn Beshirin duke thėnė: “ Muhammedi saws u drejtua me fytyrėn e tij drejt njerezve dhe tha: “ Drejtoni safet!- kėtė e pėrseriti tre herė. Pastaj tha: “Wall-llahi, ose do t’i drejtoni safet ose do t’u perēaje All-llahu mes vete” (Transmetuesi I hadithit) thotė: “ Pash, ēdo njėri bashkonte supet me supet e shokut pranė tij, gjunin me gjunin e shokut prane tij dhe nyjen e kėmbės me nyjen e kėmbės se shokut pranė tij” (Ebu Dawudi me sened sahih).

Aisheja r.a transmeton se Pejgamberi saws ka thėnė: “All-llahu dhe melekėt bėjnė dua pėr atė, i cili e vazhdon safin” (dmth, nuk e le tė ndėrprerė) (Ibnu Huzejmeja me sened sahihe).

Transmetohet prej Ibni Umerit, i cili thotė se Pejgamberi saws thotė: “Drejtoni safet, bashkoni supet, mos lini zbrazėtira per shejtanin. Ai qe e vazhdon (nuk e nderpret) safin, All-llahu e vazh’don mėshirėn e Tij mbi tė dhe ai, i cili e ndėrpret safin, All-llahu e nderpret mėshirėn e Tij mbi tė” (Ebu Dawudi, Nesaiu dhe Ibnu Huzejmeja me sened sahih).

Disa dobi tė namazit

Allahu i Madheruar i fal gjynahet me ane te pese namazeve.

Pese vaktet e namazit jane shlyese te gjynaheve (nese gjynahet e medha jane shmangur).

Gjynahet e shkatarrojne robin prandaj duhet te ruhet nga ato me namaz.

Muslimani arrin graden e te sinqerteve dhe shehideve me ane te namazit, agjerimit, zekatit dhe sadakase se tij.

Namazi eshte drite qe ndricon rrugen e robit ne dunja dhe ahiret.

Shumimi i sexhdeve dhe namazit eshte nje rruge per te shoqeruar Resulullahin ne xhennet.

Dy rekate namaz jane me te dashura per te vdekurin sesa kjo bote dhe c`ka ne te.

Nje person qe hyn ne xhehenem, engjejt do ta nxjerrin nga ai duke e njohur nga shenjat e sexhdes.

Namazi behet shkak qe te zgjidhen nyjet qe shejtani lidh mbi koken e robit.

Ata qe falen naten perfitojne nje shperblim qe shume nga njerezit nuk e fitojne dot.

Falenderimet i shprehen Allahut me farzin dhe namazin e nates.

Namazi me i dashur per Allahut eshte ai i Daudit, i cili falej nje te treten e nates dhe flente dy te tretat e tjera.

Allahu ka bere miresi mbi robin gjate nates, ne te cilen eshte nje kohe kur duaja pranohet, dhe eshte mire qe muslimani ta kerkoje ate keshtu qe te fitoje miresi ne dunja dhe ahiret.

Po ashtu namazi i nates eshte nje shenje e devotshmerise dhe tak'uas, falen gjynahet dhe e parandalon robin te bjere ne to.


Kerkoj falje dhe meshire nga Allahu xh.h per vete dhe per ju andaj edhe ju kerkone nje gje te tille ngase Allahu xh.h eshte Fales dhe Meshirues

Lutja jone e fundit eshte :

Falenderimi dhe i tere Suksesi i takon Allahut xh.h


selamualejkum musliman nga vellau juaj ne Islam


__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:03.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.