Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 06-07-05, 09:43   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Nano, priji ikjes sė humbėsve!

Nano, priji ikjes sė humbėsve!

Artur Kopani


Partia Demokratike po e thellon fitoren e saj, ndėrsa socialistėt vendosėn ta thyejnė heshtjen prej varri, me pretendimet absurde se iu ėshtė manipuluar humbja. Fitorja e ndjeshme e Partisė Demokratike po pėrcillet si njė festė mbarėpopullore jo vetėm nė kryeqytet, por edhe nė Jug dhe Veri tė vendit. Uragani blu ka prekur ēdo pjesė tė vendit, ndėrsa Komisionet Zgjedhore tė Zonave ēertifikuan dje fitore tė kandidatėve demokratė edhe nė zona qė socialistėt i konsideronin prej vitesh si bastionet e tyre tė paprekshme.

Pėrqafimi nga shumica e shqiptarėve i alternativės sė ndryshimit dėshmohet qartė jo vetėm nga distanca e thellė e rezultateve tė kandidatėve fitues tė Partisė Demokratike, por edhe nga shtrirja gjeografike e fitores sė Partisė Demokratike. Nė shumė prej tyre kemi njė rikthim tė ndikimit tė dikurshėm tė Partisė Demokratike dhe nė tė tjerat, fitorja e kandidatėve demokratė i kalon pėrmasat qė tė quhet fitore surprizė.

Fatos Nano, monopolistėt, tė korruptuarit dhe banditėt e tij humbėn nė Tiranė, Vlorė, Gjirokastėr, Mallakastėr, Kukės, Durrės, Shijak, Korēė, Lushnje, Fier, Pezė, Berat, dhe disfata pėr ta do tė kishte qenė mė tronditėse po tė mos aktivizonin falangat, plumbat dhe paratė e tyre tė pista. Kėsaj radhe, vota e shqiptarėve nuk u ndal vetėm nė ndėshkimin e njė qeverie tė inkriminuar, por edhe nė shporrjen e mbeturinave tė saj nga skena e politikės.

U votua pėr largimin e Angjelit, Toskės, Poēit, Islamit, Dukės, Rukės, Dodės, por edhe Ahmetajt, Nikollit, dhe trafikantėve tė tjerė qė mbushėn listėn e kandidatėve tė preferuar tė Fatos Nanos. Fatkeqėsisht, parlamenti i ri do tė ketė Nanon dhe Ruēin, e ndonjė tjetėr nga eksponentėt e mafias, por do tė jenė si gjeneralė mjeranė me ushtri tė shpartalluar. Ata nuk do tė mund mė as tė krijojnė dhe mbajnė qeveri dhe qeveritarė qė rrjepin qytetarėt, nuk do tė mund tė bėjnė dhe miratojnė ligje pėr tė ligjėruar monopolet, dhe shndėrruar institucionet shtetėrore nė instrumenta tė grabitjeve qė ata iu bėnė pasurive tė kėtij vendi. Vota pėr ndryshimin ėshtė njėherėsh votė e ēlirimit tė shtetit nga sundimi tetėvjeēar i mafias mė tė rrezikshme tė rajonit, qė e ka shndėrruar Shqipėrinė nė njė parajsė tė trafiqeve dhe trafikantėve ndėrkombėtarė.

Fatkeqėsisht, selia e Partisė Socialiste nuk po bėn as pėrpjekjen minimale qė ta lexojė mesazhin e votės sė 3 korrikut. Ēerdhja e fundit e humbėsve ėshtė shndėrruar nė njė skenė teatrale e humbėsve qesharakė, qė duan tė na mbushin mendjen se janė edhe tė pandreqshėm. Kur i gjithė opinioni pret Nanon tė pėrmbushė premtimin e tij publik se do tė ikė nga skena e politikės, dhunuesit e vetėm tė kėtyre zgjedhjeve dalin e na thonė se humbėm nga blush-ēertifikatat dhe tė paraqesin tė gjitha pėrpjekjet e tyre tė dėshtuara pėr tė manipuluar procesin si anomali tė humbjes sė tyre.

Qė Angjeli, Toska, Islami, Ahmetaj dhe Koja apo ndonjė tjetėr i pafytyrė si kėta qė do ta hajė turpin me bukė kanė pėrdorur ēertifikatat, paratė e tyre tė pista, thasėt me miell dhe presione tė shumta ndaj zgjedhėsve ishte diēka e njohur, por qė vetėdenoncohen publikisht, tregon vetėm se janė njė tufė e pashpresė nė duart e Gramoz Ruēit. Tashmė, kur Komisionet e Zgjedhjeve kanė konfirmuar rreth 60 kandidatė fitues tė Partisė Demokratike, Ruēi del njė herė nė orė nėpėr ekrane me numrin 55, qė mė shumė se pretendimet pėr rezultatet e PS na kujton nenin e tmerrshėm tė agjitacion-propagandės, qė pushkatonte shqiptarėt edhe ditėn kur Gramoz Ruēi la dhentė nė Tepelenė dhe mori drejtimin e Ministrisė sė Brendshme nė qeverinė e fundit komuniste tė Europės.

Anastas Angjeli, Igli Toska, Kastriot Islami, Arben Ahmetaj dhe humbėsit e tjerė tė listės mafioze tė Nanos bėjnė mirė tė heshtin, pasi askush nuk ua ka ngenė tė dėgjojė qarjet dhe pėrplasjet e kėmbėve tė tyre nė rrugėn nga ikin. E kuptoj se janė ende nė pritje tė Nanos, qė t'u prijė nė kėtė ikje historike. Por, tė mos humbasin kohė, pasi uragani blu e ka fshirė pluhurin nga dosjet e krimeve tė tyre. Shefit kushedi kur i del pija, e Gramoz Ruēi ka kohė qė nuk mban mė shėnime pėr bėmat e tij.


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 06-07-05, 12:32   #2
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nano ne nje emision televiziv ka deklaruar se, nese PS-ja humb zgjedhjet ai do te largohet nga funksioni i kryetarit politik te PS-se. Te shohim nese do ta mbaje fjalen.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-07-05, 10:33   #3
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

IK, ME PAQE, FATOS!
Bahri Myftari

Titulli, qe te mos trembet kush, eshte marre prej nje eseje te poetit dhe dramaturgut bullgar Stefan Canev. Intelektuali i mirenjohur i drejtohet kesisoj ish-kryeministrit te fundit te shek. XX Zhan Videnov. Gjithaq, titulli i shkrimit kuptohet, shijohet dhe interpetohet sakte dhe drejt, nese shkon me vemendje tek kuptimi figurativ i tij.

Pra, (ik me paqe, Fatos( nuk do te thote se ne te kundert do te vihen ne perdorim topat, tanket, automobilat apo marrezira te tjera te po kesaj (familjeje(.

Ik me paqe, Fatos, do te thote qe te mos tjerresh e te mos terheqesh zvarre shtetin dhe pushtetin te shaluar prej teje jo pak po gati tete vite. Ky shtet dhe shtetaret e tij, madje tere Shqiperia dhe shqiptaret, nuk jane aq te (ngeshem(, nuk kane aq (kellqi( te forta sa te humbin tere kete kohe. Ju, si dhe shume here te tjera, domosdo, kur u leverdis shenjteroni fjalen institucion dhe e perkedhelni aq shume ate te shkrete, sa prej embelsise se saj te merren mend. Po mire, po mandatet e marra prej kundershtareve te tu politike ne zgjedhjet e 3 korrikut, a nuk perbejne ne vetvete institucion?

(Ik, me paqe, Fatos( do te thote qe ju te vini ne vete, do te thote te ktheheni me kembe ne toke, te pranoni te verteten qe ka ndodhur, qe eshte shpalosur, qe shihet dhe preket, gjene, krejt te thjeshte se Ju nuk jeni ai qe kini qene edhe pse vete apo te tjeret te kane mbushur mendjen se je i hekurt, i pazevendesueshem, i pathyeshem...

Eja ne vete e shih cka ndodhur. Ne, populli, perkarshi teje te kemi thene, ndonese kurre s'na ke degjuar, se nuk jemi aq te lumtur sa c'je ti i lumtur, nuk jemi aq te pasur sa c'je ti i pasur. Madje jemi tmerresisht te varfer. E, me se fundi, nuk jemi aq te papergjegjshem sa papergjegjshmeria juaj biblike.

(Ik, me paqe Fatos(. Dhe duhet te ikesh, dhe prej ketij fakti qe vjen me poshte:

Ju ne kete beteje nxoret perballe kundershtareve (ajken( e PS, ose qartazi (deshet( e famshem te grigjes suaj politike. Rri nje minute heshtur dhe perpiqu t'i numerosh e t'i perfytyrosh te gjithe. Cfare shfaqje e hatashme! Te gjithe jane (kokeprere(, te gjithe jane te humbur, te humbur e te mundur. Jane shume. Sa shume! Te gjithe te mbajtur, te trajtuar, te mbajtur per shendet e te trajtuar per para. Vini re se si cirren, bertasin e gerthasin neper ekrane, neper faqe gazetash, tamam si ai (qyqari( i fabules qe cirrej ne mes te tregut: kapeni hajdutin!

Autori i lartpermendur e mbyll esene e vet duke i dhene tre mundesi kryeministrit te asaj kohe.

Zhan, i drejtohet ai, ti ke perpara tri rruge:

1- Te largohesh nga qeveria, me hir, ose me pahir.

2- Ose te vendosesh diktaturen (sado qe te vesh nje pale mustaqe nen hunde)

3- Ose te largohesh vete.

Dhe qe te dalim me te shpejte ne punet dhe hallet tona, zgjidh te treten, Fatos. Kjo, vetem kjo na jep paqe te gjitheve. Beje sa me shpejt kete. Te jesh i bindur se do te jete kryepuna juaj per gjate ketyre tete viteve.


Koha jonė
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-05, 20:38   #4
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Sa kohė i duhet Nanos?
Artur Kopani


Komisionet Zgjedhore Zonale vazhdojnė tė sjellin nė KQZ tė gjitha materialet e administruara nga procesi zgjedhor, qė s’janė gjė tjetėr veēse prova e uraganit blu qė pėrfshiu Shqipėrinė me 3 korrik. Komisioni Qėndror i Zgjedhjeve vazhdon tė shpallė rezultatet e zgjedhjeve, ku konfirmohet fitorja e pastėr e kandidatėve tė Partisė Demokratike dhe humbja e pariparueshme e qeveritarėve tė inkriminuar. Po kėshtu, nga shpallja e pjesshme e rezultateve tė proporcionalit ravijėzohet dukshėm epėrsia e koalicionit tė djathtė opozitar ndaj atyre qė e kanė parė tė ardhmen me Fatos Nanon.

Tė gjithė nė Shqipėri e kanė marrė vesh se me 3 korrik fitoi Partia Demokratike. Kėtė gjė e thonė tė gjithė ata qė votuan me 3 korrik, e thonė komisionerėt qė numėruan votat, e pranuan edhe Angjeli, Ahmetaj, dhe tė gjithė humbėsit e tjerė tė PS-sė kur uruan kandidatėt demokratė pėr mandatin e ri. Fitorja e Partisė Demokratike ėshtė e padiskutueshme, pavarėsisht humbėsve qė e ndjejnė humbjen, apo edhe atyre qė Nano i nxjerr nė ekrane me qepė nė dorė.

Edhe Nano, qė u fsheh pėr 72 orė e pranon humbjen, por nuk ėshtė gati ta pohojė. Atij i duhet ende kohė dhe nuk shihet tė ketė arsye tė forta tė vrapojė, pasi kėsaj radhe ai nuk po lė qelinė e Bėnēės pėr t’u bėrė kryeministėr, por po lė selinė e kryeministrit tė Shqipėrisė. Nano nuk ka mė me vete njė torbė, por ėshtė njė nga njerėzit mė tė pasur tė Shqipėrisė dhe transferimi i merr mė shumė kohė se njė burgaxhiu. Nuk bėhet fjalė pėr njė tufė kujtimesh, por bėhet fjalė tė lėvizėsh helikopterė, benza dhe miliona dollarė qė ai krijoi duke abuzuar barbarisht mė pasuritė e kėtij vendi. E njėjta gjė qėndron edhe pėr Angjelin, Toskėn, Islamin, Rukėn, Poēin, Ahmetajn dhe tė tjerėt qė nga tė pavotuar janė shndėrruar nė tė keqnumėruar. Tė gjithė kėta kur erdhėn nė qeveri dhe parlament dolėn nga bodrumet, nga poshtė divanėve, por tani janė trashur aq shumė sa duhet tė shqyhen dyert e dikastereve pėr t’i nxjerrė jashtė tyre. Fakt: ky ishte transformimi socialist.

Duhet pranuar se i fshehur dhe nė ikjen e kujdesshme, Nano po pėrpiqet tė mos jetė nėpėr kėmbėt e kryeministrit tė ri, Sali Berisha. Ndėrkohė, Partia Demokratike vazhdon tė jetė nė negociata me partitė aleate tė koalicionit fitues tė zgjedhjeve pėr qeverinė e ardhshme.

Lajmi mė i fundit ėshtė se disa forca politike qė janė tė orientuara drejt qendrės sė politikės shqiptare dhe kanė siguruar njė pjesėmarrje tė konsiderueshme nė parlamentin e ri, janė tė gatshėm tė bashkohen nėn qeverinė e koalicionit tė kryeministrit Berisha. Shanset janė qė pas 15 vitesh demokraci tė kemi qeverinė mė gjithpėrfshirėse qė ėshtė krijuar ndonjėherė nė Shqipėri.

Parė nga pėrbėrja e tij, koalicioni i ri qeveritar qė po lind aspak nuk shihet tė jetė njė kujdes i PD-sė pėr tė zgjeruar kontrollin mbi karriget, por njė pėrfshirje sa mė e gjėrė e shoqėrisė shqiptare nė projektin e ndryshimit tė madh. Eshtė e qartė se vota plebishitare pėr ndryshimin nuk ka tė bėjė vetėm me largimin e Nanos nga politika, apo ndryshimin e disa ministrave dhe zyrtarėve tė inkriminuar, por me pėrgatitjen e Shqipėrisė pėr t’u bėrė anėtar dinjitoz i institucioneve euroatlantike. Eshtė krejtėsisht e kuptueshme se asnjė forcė politike nuk do tė donte tė mbetej jashtė njė koalicioni progresist qeverisės qė shumė shpejt do tė nėnshkruajė anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO dhe ka vullnetin dhe potencialet tė kryejė reformat qė afrojnė nė njė kohė rekord anėtarėsimin tonė nė Bashkimin Europian.

Nėse Nano e rriti nė 30 numrin e qaramanėve, kjo nuk ėshtė ndonjė problem, pasi ai po tė kishte mundėsi i pėrsėriste zgjedhjet nė tė gjitha zonat ku ka fituar Partia Demokratike. Kjo duhet konsideruar njė fitore e zhvillimeve demokratike qė po pėrjeton shoqėria shqiptare. Vetėm tetė vjet tė shkuara, Fatos Nano dhe partia e tij e vjetėr rrafshoi njė shtet tė tėrė, dhe e mbajti klikėn e tij nė pushtet duke mos respektuar asnjė ligj zgjedhor dhe asnjė ligj njerėzor. Sa kohė qė ai nė resepkt me ligjin kėrkon tė ndryshojė pėrmasat e humbjes sė tij nė KQZ dhe nė Kolegjin Zgjedhor ėshtė gjėja mė normale, pasi i vetmi vendim qė do tė marrė mbrapsht pėr veten dhe banditėt e tij ėshtė rikthimi tek vota, e cila do t’ia thellojė edhe mė humbjen Partisė Socialiste.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-07-05, 13:40   #5
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nano e hėngri, kaq e pati puna e tij. Le ta shtyejė edhe ndonjė ditė aty ku nuk e ka pasur vendin asnjėherė.


Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:45.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.