Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 10-08-06, 20:20   #1
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim Besimi nė....

Besimi nė....

BESIMI NĖ MELAIKE
Melaike gjuhėsisht ėshtė shumės i emrit melek qė ėshtė i nxjerrė nga fjala “el uluketu” qė ka kuptimin “mesazhi-shkresa”, apo i nxjerrė nga fjala "el melku" qė do tė thotė "marrja me forcė". Ndėrsa, nė kuptimin e sheriatit ėshtė: Melaiket janė trupa me natyrė tė kėndshme, tė butė, tė dashur e fisnike, u ėshtė dhėnė mundėsia tė paraqiten nė forma tė ndryshme dhe vendbanimi i tyre janė qiejt. Tė kėtij mendimi janė shumica e dijetarėve tė cilin e transmeton edhe Ibn Haxheri.
Besimi nė melaike do tė thotė se ato janė prej gjėrave tė fshehta. Obligohemi tė besojmė nė to bindshėm se ato ekzistojnė, qė do tė thotė tė besojmė se Allahu ka krijuar krijesat, tė cilat quhen melaike: “Nuk e kundėrshtojnė Allahun pėr asgjė qė Ai i urdhėron dhe punojnė atė qė janė tė urdhėruara.” [Tahrimė, 6] Besimi nė melaike ėshtė njė prej gjashtė kushteve tė imanit dhe assesi pa tė nuk pranohet besimi i robit. Pėr kėtė argumentojnė tekste tė shumta nga Kur'ani e Sunneti si dhe Ixhmai i muslimanėve. Nė Kur'an thuhet: “I Dėrguari i besoi asaj qė iu shpall prej Zotit tė Tij, e ashtu edhe besimtarėt. Secili i besoi Allahut, melekėve tė Tij, shpalljeve tė Tij, tė Dėrguarve tė Tij.” [Bekare, 285] Nė Sunnet ėshtė hadithi i Xhibrilit lidhur me besimin ku Pejgamberi a.s. ėshtė pyetur pėr imanin dhe ka thėnė: "Tė besosh Allahun, Melaiket, Librat, tė Dėrguarit..." [Transmeton Muslimi] Poashtu ėshtė edhe Ixhmai (qėndrimi unanim) i muslimanėve nė domosdoshmėrinė e besimit nė melaike.
Melaiket janė tė krijuara nga drita, ndahen nė disa lloje dhe kategori tė ndryshme, disa prej tyre janė ndėrmjetėsues ndėrmjet Allahut dhe pejgamberėve tė dėrguar te njerėzit. Disa janė tė ngarkuar me erėrat, disa me mbajtjen e Arshit, disa me marrjen e shpirtrave, e shumė e shumė punė tjera, tė cilat i ka cekur qartazi Kur’ani dhe Sunneti, diku nė formė tė pėrgjithshme e diku nė formė tė detajuar.
Prej tyre janė edhe melekėt pėrcjellės tė njeriut: “Dy melekė qėndrojnė pranė tij, nė tė djathtė dhe nė tė majtė. Qė ai (njeriu) nuk hedh ndonjė fjalė e tė mos jetė pranė tij pėrcjellėsi i gatshėm.” [Kaf, 17-18] si dhe thotė Allahu: “Tė dėrguarit tonė (melekėt pėrcjellės) janė pranė tyre, shkruajnė.” [Zuhruf, 80]
Prej tyre janė edhe melaiket qė zbresin te njeriu me rastin e vdekjes sė tij, pavarėsisht a janė melaiket e mėshirės apo tė ndėshkimit. Poashtu prej tyre ėshtė edhe Munkeri dhe Nekiri (melekėt qė e marrin nė pyetje njeriun nė natėn e varrit), prej tyre janė melaiket mbrojtėse qė e pėrcjellin dhe e ruajnė njeriun; Allahu thotė: “Ai (njeriu) ka pėrcjellės njė pas njė, para tij dhe prapa tij, qė me urdhrin e Allahut e ruajnė atė.” [Rra’d, 11] Ibn Kethiri thotė: “Robi ka melaike qė e pėrcjellin atė, ka roje natėn dhe roje ditėn. E ruajnė nga tė kėqijat dhe fatkeqėsitė, sikur qė e pėrcjellin edhe disa melaike tjera pėr ruajtjen e veprave natė e ditė.”
Prej tyre ka shumė qė qėndrojnė nė qiej, pėr tė cilėt na tregon Allahu i Lartėsuar nė Kur’an, disa prej tyre janė caktuar pėr mirėpritjen e banorėve tė xhenetit, ndėrsa disa tė tjerė janė tė caktuar pėr banorėt e xhehenemit, ku edhe u thonė: “A nuk u pat ardhur juve ndonjė pejgamber (qortues) [Mulk, 8] Prej tyre ka qė janė tė ngarkuar me krijimin e embrionit nė mitrėn e nėnės, prej tyre ka qė janė tė ngarkuar me ruajtjen e vendeve tė shenjta nga Dexhalli.
Nė Kur'an dhe nė Sunnet melaiket janė tė pėrmendura nė mėnyrė tė pėrgjithshme, por nė shumė vende ceken edhe emrat e disa prej melekėve mė tė rėndėsishėm (apo kreun e tyre). Xhibrili, i cili ėshtė i ngarkuar me shpalljet, Mikaili – meleku i rrizkut, furnizimit dhe jetės materiale, ndėrsa Xhibrili meleku i jetės sė zemrave. Allahu thotė: "Kush ėshtė armik i Allahut, i melekėve tė Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit (ai ėshtė jobesimtar), Allahu padyshim ėshtė armik i jobesimtarėve!" [Bekare, 98] Ėshtė pėrmendur emri i Malikut, kujdestarit tė zjarrit, nė ajetin: “Dhe ata thėrrasin: O Malik, le tė na e marrė shpirtin Zoti yt!” [Zuhruf, 77] Poashtu pėrmenden Haruti dhe Maruti: "Edhe ēka u zbriti nė Babil dy melekėve, Harutit dhe Marutit" [Bekare, 102] Ėshtė pėrmendur edhe Israfili, meleku i ngarkuar qė t'i fryejė surit. Pėrmendet edhe meleku i vdekjes, por jo me emėr siē ėshtė pėrhapur te njerėzit me emrin Azrail, por vetėm meleku i vdekjes siē ceket nė Kur'an: "Thuaj: Meleku i vdekjes, i cili ua merr shpirtrat..." [Sexhde, 11]
Disa prej melekėve prezentojnė nė mexhliset e dhikrit nė xhami e gjetiu. Disa prej tyre zbresin nė kohėn e ikindisė dhe tė sabahut pėr tė informuar pėr besimtarėt qė falin namaz. Nuk ka vend nė qiell e tė mos ketė ndonjė melek duke bėrė sexhde dhe madhėruar Allahun, sipas asaj qė vėrtetojnė hadithet e vėrteta.
Besimi i drejtė nė melaike na largon nga mendimet e gabuara rreth tyre, si mendimi i filozofėve, tė cilėt supozonin se ato janė yje dhe planete, apo mendimi i injorantėve qė thoshin se ato janė femra dhe janė bijat e Zotit.


__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:35.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.