Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 13-08-07, 00:10   #1
Malsori-Makaveli
 
Avatari i Malsori-Makaveli
 
Anėtarėsuar: 04-08-07
Vendndodhja: Zvicerr
Postime: 408
Malsori-Makaveli i dashurMalsori-Makaveli i dashurMalsori-Makaveli i dashurMalsori-Makaveli i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Malsori-Makaveli
Gabim Malsija Madhe dhe Malsort








Malesorėt nė Mal tė Zi kanė njė tė kaluar tė ndritur.
Malėsia kreshnike edhe sot flet me shie tė madhe pėr trojet e saj, tė lara me gjakun e bijve mė tė mirė saj gjat luftrave shekullore kundra armiqve tė shumt tė popujve tė Ballkanit.

Kėta kreshnik e quajėn vehtėn malėsorė, sepse jetojnė nėper male tė thepisura, plot shkėmbej, suka, kodra, gerxhe…


__________________
Nuk ka m`bet Borxh pa u Kthy,
Ja me Pare ja me Kry.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 14-08-07 nė 13:53
Malsori-Makaveli Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 13-08-07, 00:12   #2
Malsori-Makaveli
 
Avatari i Malsori-Makaveli
 
Anėtarėsuar: 04-08-07
Vendndodhja: Zvicerr
Postime: 408
Malsori-Makaveli i dashurMalsori-Makaveli i dashurMalsori-Makaveli i dashurMalsori-Makaveli i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Malsori-Makaveli
Gabim

*********

qe 20 min i Hupa e qe qka mdul.aaaaaaaaaaajjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj grrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr

Qka asht ky sen.a????



http://www.malesiaforum.com/showthread.php?t=2530


Lexoni Vet


http://www.malesia.org/histori/index.html
__________________
Nuk ka m`bet Borxh pa u Kthy,
Ja me Pare ja me Kry.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Kodra : 20-08-07 nė 15:10 Arsyeja: Ke durim o Malesor
Malsori-Makaveli Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-08-07, 10:39   #3
lyra2
 
Anėtarėsuar: 28-04-07
Vendndodhja: Aty ku e kam vendin...
Postime: 6,243
lyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ligji i maleve shqiptare nė sytė e Jezuitėve

Oliverta Lila ( 05/08/07)

Ata ishin nisur drejt malėsisė shqiptare. Me njė qėllim tė vetėm. Tė fisnikėronin shpirtrat. Dhe puna do niste nga Kanuni. Tė zbusnin normat e forta tė tij. Jehona e rregullave morale shqiptare ishte dėgjuar. Martesat, ndėshkimet, vrasjet, marrėdhėniet mes fiseve e famullive, mes pėrkatėsive fetare diktoheshin nga Kanuni. Nė vitin 1880, Etėrit Jezuit do t’i preknin nga afėr. Do tė ndėrmerrnin misionin njohės dhe predikues. Ato qė deri atėherė vetėm mund t’i kishin dėgjuar, i pėrjetuan realisht. Pėr ta, shumė norma tė Kanunit me njė ndikim tė fortė te popullsia, ishin tė papranueshme. E tillė ishte gjakmarrja. Njė fenomen i bartur deri nė kohėt e sotme. Por vlera mė e madhe e misionit tė tyre do tė mbetet ajo dokumentuese. Gjatė misionit shėtitės nė Shqipėri, nga viti 1880 deri mė 1932-in, ata do tė shėnonin ēdo gjė qė shihnin. Relacione tė pafundme, tė hartuara nė kohė reale dėrgoheshin nė qendrėn e tyre. Etėrit Jezuit “fotografonin” rrjedhėn e ēdo dite normale shqiptare. Mes shėnimeve tė shumta, materialin mė tė bollshėm dhe interesant e pėrbėnin ato qė lidheshin me Kanunin dhe pėrmbajtjen juridike e zakonore. Pėr vite me radhė, ato janė sistemuar nė volume tė posaēme, tė titulluara Letra Zyrtare tė Provincės sė Venecias nga Fushata e Krishtit. Tė gjitha tė shkruara nė italisht. Ndėr vite ato mund tė jenė shfletuar nga studiues tė interesuar pėr Shqipėrinė, apo nga ata qė rastėsisht janė takuar me normat zakonore tė veriut. Sot, vijnė edhe pėr lexuesin e gjerė shqiptar. Nė 430 faqe, ngjarjet reale janė renditur deri nė detajet mė tė imėta. Gjithēka e shėnuar nė kohėn kur ndodhte. Njė nga figurat mė tė njohura albanologjike, njė njohės i mirė i mentalitetit shqiptar, At Giussepe (Zef) Valentini ka pėrzgjedhur mė pikantet e i ka pėrmbledhur nė librin “Ligji i maleve shqiptare”. Libri ėshtė hedhur nė treg nga shtėpia botuese “Plejad”, me pėrkthimin e Dilaver Baxhakut. Ai ėshtė pjesė e njė seti tė rėndėsishėm, me tre libra tė hedhur nė qarkullim nga kjo shtėpi botuese nė serinė e botimeve “Plejada e mendimit albanologjik”. Dy vepra tė tjera tė At Zef Valentinit vijnė nė shqip. Nė ndryshim nga “Ligji i maleve shqiptare”, qė ėshtė njė pėrzgjedhje e relacioneve tė Etėrve Jezuit, 2 veprat e tjera janė studime tė mirėfillta shkencore. “Statuti personal nė Shqipėri nė epokėn e Skėnderbeut” dhe “E drejta e komuniteteve nė traditėn juridike shqiptare”, janė njė pėrpjekje serioze pėr tė kuptuar tė drejtėn juridike shqiptare. Kėto botime janė nė vazhdėn e tre vėllimeve tė mėparėshme tė Zef Valentinit. Por ndonėse tė parat ishin materiale tė mbledhura nėpėr libra, gazeta e revista italiane, seti i ri i librave janė autentike tė autorit. “Janė mendime tė mirėfillta tė tij, njė studim mbi tė drejtėn juridike shqiptare qė nga koha e Skėnderbeut. Ajo qė At Zef Valentini na zbulon nė kėto libra, ėshtė ekzistenca nė kohė e shtetit shqiptar, e shprehur nė anė ligjore”, - shpjegon pėrkthyesi Dritan Thomollari. Zef Valentini i ka kėrkuar mes arkivave venedikase. Nė paragrafet e mėposhtme kemi pėrzgjedhur pėr tė pėrēuar te lexuesi disa pjesė tė librit “Ligji i maleve shqiptare”. Ndodhi reale pėr raste gjakmarrjesh, rrėfime pėr martesa pa kurorė, situata tė rėnduara pėr shkeljen e fjalės, raste fyerjesh fetare, tregime pėr vėshtirėsitė e misionit tė tyre, pajtime gjaqesh e deri edhe te rrėfime pėr zėnka zinxhir, tė shkaktuara nga rrahja e njė pele. Kryesisht janė shėnime tė At Domenico Pasi nga Verona dhe vazhduesi i tij At Fra Genovizzi nga Bergamo, dy drejtuesit e misionit shėtitės. Tė gjitha kėto sot kanė vlerėn e pazėvendėsueshme pėr tė kuptuar botėkuptimin shqiptar. Pa to, sot do tė ishte e vėshtirė tė imagjinoje se si Kanuni ishte rregullator i gjithēkaje. Tė pėrkthyera nė shqip, ato do tė jenė tė prekshme pėr njė lexues tė gjerė.
__________________
...
lyra2 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-08-07, 10:41   #4
lyra2
 
Anėtarėsuar: 28-04-07
Vendndodhja: Aty ku e kam vendin...
Postime: 6,243
lyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

1932, 15 gusht; Reēi e Lohja

Pela nė arėn e njė tjetri, e rrahur me shkop –Rrahje-Gjak-Dorėzanė- Pėrkrahje fshatēe
Ata kishin nevojė pėr misionin e shenjtė, veēanėrisht famullia e pėrbėrė nga dy fshatra, nga Reēi e Lohja, sepse ishin nė gjak me njėri-tjetrin prej disa vitesh. Dhe ja si kishte ndodhur. Pela e njė farė Pali nga Reēi futet nė kopshtin e zarzavateve tė Tomė Dedės nga Lohja. Ky, sapo e pa, merr njė shkop dhe e rreh pelėn. Tamam kur po i bėrtiste dhe e rrihte, kalon aty rastėsisht Pali, i zoti i pelės, i cili qorton rėndė Tomėn dhe i kujton atij Kanunin e Lekė Dukagjinit, qė pėr kėtė rast thotė: “Pela qė ka bėrė njė dėm, kapet dhe mbahet e mbyllur nė grazhd, derisa i zoti i saj tė paguajė ēmimin e dėmit tė caktuar nga dy kryetarė tė vendit”. Toma iu pėrgjigj Palit duke e gjuajtur me gurė, i ndihmuar edhe nga njė shok i tij qė ishte me tė.
Djali i madh i Palit, i ndihmuar edhe nga disa shokė, hakmerret kundėr Tomės pėr sjelljen e tij tė egėr ndaj tė atit. Papritur vjen shoku i Tomės, ai qė e kishte pėrkrahur duke e gjuajtur me gurė Palin, dhe e rreh mirė e mirė djalin. Disa ditė mė vonė, Toma me disa shokė tė tij mėsyjnė nė pyll djalin e madh tė Palit dhe e zbusin mirė e mirė nė dru. Pali nuk po duronte mė, donte t’u jepte fund kėtyre veprimeve hakmarrėse. I kėrkon ndihmė familjes mė tė madhe tė Reēit, duke e lutur tė parin e saj, Petro Dushin, qė tė futej dorėzanė. Petro pranon duke i thėnė: “Me fyerjet jeni barabar, prandaj thuajse nuk ka ndodhur asgjė”. Por ja qė bijtė e Palit, duke mos pyetur pėr kėtė dorėzani, sulmojnė nė pyll vėllanė mė tė vogėl tė Tomės 25-vjeēar dhe e zhdėpin nė dru, duke i shkaktuar shumė plagė nė trup, por jo pėr vdekje. Ky u kurua pėr disa muaj nė spitalin e Shkodrės. Kur u shėrua plotėsisht nga plagėt, bashkė me vėllanė e tij tė madh, Tomėn, i hidhen dorėzanit Petro Dushi, i cili nuk kishte asnjė faj nė kėtė grindje. Pėr t’i shkaktuar dėmin mė tė madh, pra pėr ta plagosur pėrjetė, vendosėn jo ta vrasin atė vetė, por t’i marrin familjes gėzimin e jetės dhe shpresėn e vetme tė trungut tė tyre familjar, pra vendosėn t’i vrasin tė vetmin djalė, Gjergjin 20-vjeēar, qė ishte shėmbėlltyrė e tė gjitha virtyteve fizike e morale tė njė malėsori tė vėrtetė… Toma cakton si ditėn mė tė volitshme tė gjakėsisė sė tij tamam ditėn e shenjtė tė Krishtlindjes dhe pikėrisht orėn e Meshės sė pėrgjithshme tė mesditės.
Kisha e dy fshatrave ishte gėrmajė me njerėz. Prifti po merrej me organizimin. I vėllai i Tomės, qė ishte mik me Gjergjin, e thėrret atė dhe duke biseduar, e ēon nė oborrin e kishės, siē kishin rėnė nė ujdi me vėllanė e tij, Tomėn, i cili atė kohė del nga pusia, nxjerr pisqollėn e i afrohet qetė-qetė Gjergjit e ia zbraz dy herė. Njėri plumb e zuri Gjergjin nė krahun e djathtė, tjetri drejt e nė gjoks. I miri Gjergj bie pėrtokė. Babi i tij, Petro, qė atėbotė ishte duke u futur nė kishė, vrapon me tė shpejtė, e kap Tomėn dhe e pėrplas pėrtokė. Toma, me njė lėvizje tė shkathėt, pėrgatit pisqollėn, tė cilėn Petro nuk kishte mundur t’ia shqiste nga dora, dhe ia shkreh atij njėherė nė kokė dhe njė herė tjetėr nė zemėr. Petro bie i vdekur mbi trupin e Gjergjit, birit tė tij tė shtrenjtė…Toma ngrihet dhe shpejt kėrkon tė largojė trupin e Petros nga i biri, pėr t’i dhėnė Gjergjit edhe njė plumb tjetėr, pėr t’u siguruar mirė qė kishte vdekur. Por ja, tamam nė kėtė ēast, ishte duke u futur nė kishė Gjovani, miku i ngushtė i Gjergjit, i cili edhe pse 18-vjeēar, pra 12-vjeē mė i ri se Toma, i hidhet atij pėrsipėr dhe e mbėrthen mirė, pa e lėnė tė pėrdorė pisqollėn as kundėr tij, as kundėr Gjergjit qė dergjej pėrtokė. Madje, duke e mbajtur gjithnjė tė mbėrthyer fort, Gjovani e tėrheq Tomėn jashtė oborrit tė kishės. Vėllai i Tomės, me urdhėr tė vėllait tė tij tė madh, gjuan dy herė kundėr Gjovanit dhe e la tė vdekur pėrtokė. Tė dy kriminelėt ia mbathėn nėpėr mjegullėn e dendur e shiun e furishėm, e kapėrcejnė kufirin. E gjithė kjo gjėmė u krye nė pak minuta. Prifti, nė emėr tė Jezu Krishtit, urdhėroi katėr burra t’ia mbanin mbyllur portat e kishės, pėr tė shmangur njė kasaphanė tė vėrtetė, dhe vrapoi me vajin e shenjtė pėr t’u bėrė viktimave shėrbesėn e fundit…
Tė tre tė vrarėt ishin tė Reēit, ndėrsa gjakėsit ishin tė Lohjes, meshkujt e tyre ranė kėshtu nė gjak dhe nuk mund tė shkonin nė kishė, e as tė dilnin jashtė shtėpive. Dhe kjo gjendje vazhdonte deri me ardhjen tonė aty. Ditėn e parė pyetėm nėse fshati i Reēit ėshtė i gatshėm t’i jepte armėpushim atij tė Lohjes gjatė ditėve tė misionit. Dhe ata e dhanė. Kishin kaluar katėr ditė nga fillimi i misionit, nė ato ditė kisha kishte qenė gjithnjė plot e pėrplot. Nuk kishin munguar as Gjergji e Gajtani, vėllai i madh i Gjovanit tė vrarė, qė jetonte vetėm me tė ėmėn… atėherė At Genovizzi dhe unė, sė bashku me dy nga krerėt e dy fshatrave shkuam nė shtėpinė e Gjergjit. Pas dy orė bisedimesh, mundėm tė marrim prej tij fjalėn e madhe “fal”. Tė njėjtėn gjė bėmė dhe me Gajtanin…mė nė fund paqja dhe vėllazėria nė mes Reēit dhe Lohjes ishte rivendosur plotėsisht.
At Pietro Tuēi
(Letra Zyrtare tė Provincės sė Venecias tė Fushatės sė Krishtit; nr 13, viti 1932, fq 56-58).
__________________
...
lyra2 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-08-07, 10:43   #5
lyra2
 
Anėtarėsuar: 28-04-07
Vendndodhja: Aty ku e kam vendin...
Postime: 6,243
lyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

1897, 12 shkurt, Shllak
Gjak – Bashkėjetesė pa kurorė-fejesė- Rrahje-Rrėmbim armėsh-Grabitje-Ndarje nga Bashkėsia-Gjobė
Mbajmė kėto shėnime pėr t’i pasur nė sy ngatėrresat nė Shllak, pajtimet qė duhen bėrė etj.
1. Tom Lazi, plagosur nga persona tė fshatit Karmė, pėr faj tė Kolė Mėhillit qė ia dha vajzėn pėr grua njėrit nga Dushmani, pasi ia kishte premtuar mė parė njėrit nga Karma.
2. Bajraktari ka rrėmbyer njė vajzė tė re dhe e mban tė mbyllur nė shtėpi qė prej gjashtė muajsh.
3. Ndue Luka ka dy gra, nga e dyta ka dhe fėmijė.
4. Pep Martini kėrkon gjakun e kushėririt tė tij tek tė afėrmit e vrasėsit; edhe pse janė tė largėt me vrasėsin e tė pafajshėm.
5. Kolė Gjergji dhe Dedė Gjeka e kėrkojnė njėri-tjetrin pėr ta vrarė, njėri pse ėshtė rrahur nga tjetri, tjetri ngaqė armiku i ka rrėmbyer armėt. (Dihet se kėto dy lloj fyerjesh nė Shqipėri janė ndėr mė tė rėndat).
6. Mark Kola kėrkon ta dėmtojė Ndue Marashin, pse ka vrarė dhe ka ngrėnė njė lepur qė e kishte nxjerrė nga ferra qeni i tij; Marku pretendonte se ishte lepuri i tij, ngaqė e kishte nxjerrė nga ferra qeni i tij.
7. Gjergj Marku, tė cilit ia patėn rrėmbyer tė motrėn disa nga Dushmani, u kėrkon rrėmbyesve para dhe njė gjak.
8. Zef Vuka kėrkon tė vrasė disa nga Dushmani, pse kėta nė vend tė njė pushke qė ua kishte rrėmbyer, i kishin vjedhur njė lopė.
9. Nikė Ndoja kėrkon gjakun e vėllait tė tij nga nipat e vrasėsit.
10. Petro Laci kėrkon dėmshpėrblim nga Kolė Pjetri, qė i ka vėnė gjobė.
11. Gjom Toma kėrkon gjakun e mikut.
12. Vat Preni ia ka shitur njė vajzė pėr grua njėrit nga Puka, ajo ėshtė arratisur dhe nuk pranon tė martohet me pukjanin, por nėse Vat Preni nuk ia dėrgon prapė vajzėn personit nė Pukė, ata do tė bien nė gjak.
At Domenico Pasi S. J
(Letra Zyrtare tė Provincės sė Venecias tė Fushatės sė Krishtit
__________________
...
lyra2 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-08-07, 10:44   #6
lyra2
 
Anėtarėsuar: 28-04-07
Vendndodhja: Aty ku e kam vendin...
Postime: 6,243
lyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

1897, tetor; Vilė (Dushman)

E drejta e Vejushės – Armėpushim
Kėtu nė vilė, njė grua e re kishte mbetur e ve. Sipas ligjit tė kėtij fshati, asnjė nuk mund tė bėjė martesė me njė tė ve pa pėlqimin e familjes sė burrit tė vdekur. Por pėr kėtė rast duket se i pari i shtėpisė i paskėsh thėnė se e jepte pėlqimin pėr martesėn e saj, pėr cilindo qė do ta kėrkonte pėr grua. Njė komshi e kėrkon vejushėn e re te kunati i saj dhe mė nė fund martohet me tė. Por papritmas, familja e burrit tė parė ngre zėrin dhe thotė se nuk e kishte dhėnė lejen e martesės; kurse dhėndri i ri nuk tėrhiqet, pasi pėr tė do tė ishte njė ēnderim, dhe kėshtu kjo punė do tė pėrfundonte patjetėr me vrasje. Kėrkova tė fals me tė dyja palėt, por mė kot. Nė ditėn e parafundit tė misionit pati shumė falje e pajtime, kėrkova t’i ysht ta puthin kryqin dhe ata qė ishin nė sherr pėr punėn e vejushės, por e pamundur. Kunati i vejushės u ngrit nė kėmbė i nervozuar dhe e i hakėrryer si njė gjarpėr, dhe tha se ndjehej i ēnderuar: pėr kėtė do tė ishte gati tė vritej bashkė me tė gjithė njerėzit e familjes sė tij, por nuk mund tė lejonte kurrė qė njė grua e shtėpisė sė tij tė martohej nė njė familje tjetėr, pale nė fshatin e tij, ku do ta kishte para syve ēdo ditė. Bėra gjithēka pėr ta bindur tė heshtė, t’i lėrė kėto fjalė, por nuk ishte e mundur; dukej se aty pėr aty donte tė hidhej mbi vejushėn e rimartuar, qė ishte nė mes tė turmės, por ca larg tij. mė nė fund pushoi dhe u qetėsua. Pasi mbaruam veprimtaritė, hėngra njė kafshatė bukė dhe menjėherė nisa mėsimin me fėmijėt. Ndėrkohė burrat aty mėnjanė grindeshin pėr punėn e vejushės dhe puna dukej se do tė shkonte tek armėt. Kur ja ku u dėgjuan dy shkrehje qė vinin nga shtėpitė e dy kundėrshtarėve. Ēfarė ėshtė? Kush ka shkrehur? Vejusha pėr tė cilėn po flasim, e cila jetonte nė shtėpinė e prindėrve njė ditė larg qė kėtu, kishte ardhur nė shtėpinė e burrit tė ardhshėm, e shoqėruar nga katėr persona. Tashti familja e burrit tė vdekur, nga urrejtja shkrehte pushkė mbi ēatinė e shtėpisė ku ishte futur nusja. U krijua njė gjendje frike. Djemtė qė ndiqnin shkollėn e katekizmitu ngritėn e ia mbathėn kėmbėve; disa syresh i kishin bėrė gati pushkėt dhe mund t’ia drejtonin ndonjė kushėri tė vrasėsit, nėse do tė mbetej i vrarė ndonjė prej njerėzve tė tyre. Burrat u hodhėn menjėherė dhe zunė vendet e luftimit; krismat shtoheshin;ne kishim mbetur nė kishė bashkė me nja pesėmbėdhjetė gra e fėmijė. Nxora jashtė fotografinė e Zemrės sė Shenjtė dhe nisėm tė recitojmė Lutjen e Shėn Mėrisė. Ndėrkohė, disa burra u futėn si ndėrmjetės, ndanė ndėrluftuesit dhe vendosėn njė armėpushim deri nesėr nė mesditė. Nė mėngjesin e ditės tjetėr, dy tė sapomartuarit siē duket kishin menduar tė bėnin njė udhėtim tė shkurtėr mjalti dhe ikur kush e di se ku; por tė nesėrmen nė mesditė kur ne u nisėm pėr t’u kthyer nė Dushman, pamė se shtėpia e tyre ishte nė mes flakėsh, ndėrsa ēifti i ri rrinte nė njė kodrinė aty pranė dhe sodiste shtėpinė qė po digjej. Ėshtė e qartė se kėshtu ēėshtja bėhej mė serioze dhe njė Zot e di se sa vrasje do tė bėhen pėr kėtė ngjarje.
At Francesco Genovizzi S.J
(Letra Zyrtare tė Provincės sė Venecias tė F.K; seria X, fq 63-65)
__________________
...
lyra2 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-08-07, 13:37   #7
Malsori-Makaveli
 
Avatari i Malsori-Makaveli
 
Anėtarėsuar: 04-08-07
Vendndodhja: Zvicerr
Postime: 408
Malsori-Makaveli i dashurMalsori-Makaveli i dashurMalsori-Makaveli i dashurMalsori-Makaveli i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Malsori-Makaveli
Gabim

Flaka e Maleve

http://www.argetohu.com/menu/filma/flaka.htm
__________________
Nuk ka m`bet Borxh pa u Kthy,
Ja me Pare ja me Kry.
Malsori-Makaveli Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-08-07, 14:31   #8
Malsori-Makaveli
 
Avatari i Malsori-Makaveli
 
Anėtarėsuar: 04-08-07
Vendndodhja: Zvicerr
Postime: 408
Malsori-Makaveli i dashurMalsori-Makaveli i dashurMalsori-Makaveli i dashurMalsori-Makaveli i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Malsori-Makaveli
Gabim

Kush asht qaj apo qajo e pa Ftyr se po mi shlyn Temat pa dije se pse??
Mos u bani te pa Bes.
__________________
Nuk ka m`bet Borxh pa u Kthy,
Ja me Pare ja me Kry.
Malsori-Makaveli Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-08-07, 14:32   #9
Malsori-Makaveli
 
Avatari i Malsori-Makaveli
 
Anėtarėsuar: 04-08-07
Vendndodhja: Zvicerr
Postime: 408
Malsori-Makaveli i dashurMalsori-Makaveli i dashurMalsori-Makaveli i dashurMalsori-Makaveli i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Malsori-Makaveli
Gabim

Jeta e Ded Gjo Lulit


Nga Gjoleke Gjonlekaj



E shane, e torturuan, pastaj e vrane dhe me ne fund e
masakruan. Dhe per t'i humbur gjurmet e atij krimi monstruoz e
qiten ne shpelle.

Ky burre shqiptar kishte shkuar atje ne Orosh te Mirdites per
bisedime, edhe pse kishte nje parandjenje se atje do te vritej.
Testamenti i nenshkruar nje dite me pare se te nisej tregon
parandjenjen e tragjedise se tij, pavaresisht se te gjithe e kishin
keshilluar qe te mos shkonte.

Por Dede Gjo' Luli ua kishte dhene fjalen krereve te Mirdites.
Ishte dite fatkeqe e shtatorit kur u vra trimi legjendar i
Shqiperise, Dede Gjo'Luli i Hotit.

Ate dite u shua nga qielli shqiptar nje yll i lirise kombetare. E
vrane ata qe e vrasin kombin shqiptar tash 1300 vjet.

Dede Gjo' Luli lindi ne Traboin te Hotit ne vitin 1840. Ishte bir i
nje prej familjeve me fisnike te Malesise, dere e permendur brez
pas brezi. Hoti ka nje te kaluar te shkelqyeshme. Historianet
thone se ishte nje nder krahinat me te organizuara ne gjithe
Shqiperine ne Mesjete.

Bile Millan Shufllaj, shkruan se organizimi ushtarak i Hotit ka
filluar ne shekullin XIV. Shtepia e Dede Gjo' Lulit, ka qene dere e
pare neper shekuj. Traboini dhe krejt Malesia gjithmone ka
gezuar respekt per kete familje fisnike.

Dede Gjo' Luli u rrit dhe u be burre ne Bardhaj te Hotit ku edhe
sot e kesaj dite ruhen me mire se kudo tjeter traditat me fisnike
te races arberore.

Qysh i ri mori pjese ne lufterat per lirine e tokave shqiptare.
Merrte pjese ne te gjitha kuvendet me rendesi. Ne moshen 21
vjecare u kishte prire djemve te Hotit per te shpetuar Oso Kuken
nga flaka e barotit ne Kulle te Vranines.

Cun Mula dhe Dede Gjo' Luli perfaqesuan Hotin ne Lidhjen
Shqiptare te Prizrenit. Edhe atehere Deda ishte i ri por shume i
pjekur.

Nga pjesemarrja ne luftera dhe ne kuvende shihet mirefilli se
Dede Gjo' Luli ishte atdhetar e trim. Zoti e kishte pajisur me keto
cilesi fisnike. Roberine shekullore otomane dhe coptimin sllav te
tokave shqiptare i kishte plage ne zemer.

I dridhej toka nen kembe, ndersa qielli shqiptar qante per ato
padrejtesi dhe mallkime qe kishin rene mbi dheun e shenjte te
arberit.

Nga ato male te larta shqiptare, me syte e shqiponjes, i shikonte
te gjitha ato tragjedi ne veprim. Marreveshjen turko-sllave per
coptimin e tokave shqiptare Dede Gjo' Luli e kishte kuptuar me
mire se asnje prijes tjeter shqiptar, per faktin se kurre nuk ka
qene aleat i tyre.

Periudha para dhe pas Lidhjes se Prizrenit ishin deshmi per Dede
Gjo' Lulin se kombi shqiptar i roberuar mund te zhdukej nga
faqja e dheut. I kishte kuptuar shume mire intrigat turke dhe
pasionet e cmendura sllave. Ceriku i fundit i shekullit XIX, kishte
qene shume fatkeq, sepse gjate kesaj periudhe gjysma e
Shqiperise se roberuar nga otoman-t kishte rene nen sundimin
sllavo-grek. Tashti si burre i pjekur Dede Gjo' Luli ishte i
vetedijshem se cka po ndodh.

E shihte me syte e tij edhe ate gjysme Shqiperie se po shkon
drejt copetimit dhe humneres. Ne fillim te shekullit te kaluar
sllavo-greket, pastaj edhe italianet, nuk lane gure pa levize per
rrenimin e Shqiperise. Ne ate kohe Dede Gjo'Luli ishte burre i
pjekur dhe me pervoje te madhe ushtarake e politike. Keto i
kishte mesuar ne beteja dhe ne kuvende te medha shqiptare sic
ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Politiken dhe diplomacine nderkombetare i kishte mesuar ne
Shkoder ku kishte kaluar nje pjese te rendesishme te jetes. Atje
ishte njohur me patriotet dhe intelektualet me te shquar
shqiptare te Rilindjes. Asnje kuvend kombetar ne Shkoder nuk
behej pa pjesemarrjen e Dede Gjo'Lulit. Shqiperia dhe Kosova e
kishin kuptuar se ky eshte nje prijes i vertete. Njeri qe nuk ishte
korruptuar nga shperblimet dhe titujt e huaj. Tere jeten e kishte
kaluar ne male te Hotit pa bere asnje kompromis. Mbante lidhje
te ngushta me te gjithe patriotet shqiptare ne Jug e ne Veri, ne
Kosove dhe ne diaspore. Sa here e kishte pare shtepine e tij te
djegur shkrumb e hi, por asnjehere nuk u ligeshtua.

Te gjithe e kishin kuptuar se Turqia ishte para shkaterrimit, e
sidomos fqinjte sllave e greke. Ata enderronin se pas largimit te
Turqise do te gelltitnin te gjitha tokat shqiptare dhe sipas tyre
nuk do te kishte me Shqiperi. Por, keto kurthe mizore ballkanike
Dede Gjo' Luli i kishte kuptuar me mire. Pas shume takimesh dhe
bisedimesh me patriotet shqiptare, ky hero legjendar kishte
vendosur te fillonte luften per pavaresine e Shqiperise. Ne
Shkoder, ne Kosove dhe ne gjithe Shqiperine ishte krijuar bindja
se lufta per pavaresi ishte e domosdoshme. Edhe pse i shtyre ne
moshe trimi legjendar i Malesise kishte bere te gjitha pergatitjet
per nje qendrese te vertete.

"E filloi luften me 24 mars te vitit 1911, e cila brenda me pak se
dy vjetesh i solli Shqiperise pavaresine dhe atdheut ma te
madhen nder", thote nje poet shqiptar.

Me 6 prill te vitit 1911 per here te pare ne Bratile te Hotit valoi
flamuri shqiptar i Gjergj Kastriotit. Valoi pas 500 vjet roberie. E
shpalosi dhe u nguli ne koder te Bratiles, Nike Gjelosh Luli i
familjes se Dede Gjo'Lulit. Por ne ate moment Nike Gjelosh Luli
ra deshmor, me flamur te Kastriotit ne dore.

Ne Deciq filloi nje lufte e vertete qe u perhap ne Shqiperi dhe
Kosove. Tere bota e kuptoi se shqiptaret jane gati te bejne
sakrificen me te madhe per atdhe.

Shtypi evropian dhe boteror shkruante cdo dite per trimerine
dhe vendosmerine e shqiptareve. Politika dhe diplomacia
evropiane mesoi shume nga kjo lufte. Ato dite patriotet
shqiptare pergatiten dhe nenshkruan Memorandumin e Greces
qe eshte dokumenti me i rendesishem per pavaresine e
Shqiperise para Shpalljes se Pavaresise ne Vlore me 28 nentor te
vitit 1912. Te gjitha ketyre veprimeve heroike dhe politike u priu
Dede Gjo' Luli me guximin, ndershmerine dhe largpamesine qe e
karakterizonte ne cdo cast historik.

Per lufterat dhe atdhedashurine e tij kane shkurar me shume se
100 autore shqiptare dhe te huaj. Kane shkruar dhe shkruajne
poetet, historianet dhe shkrimtaret me te mire te kombit
shqiptar.

Vendlindja e tij dhe gjysma e Malesise se Madhe gjendet edhe
sot e kesaj dite nen pushtimin serbo-malazez. Kulla e Dede Gjo'
Lulit eshte shnderruar ne nje germadhe. Atje populli shqiptar po
tretet, po asimilohet, po humb te gjitha virtytet fisnike te races
arberore. Politikat e ndryshme ballkanike po e shnderrojne ne
shqipfoles gjysmen e Malesise. Atje vritet per dite gjuha, kultura
dhe historia shqiptare. Ndoshta po pergatitet edhe nje fatkeqesi
tjeter me e madhe.

Deciqi dhe Bratila jane troje shqiptare qe u lane me gjak per lirine
e Shqiperise. Kete e dijne te gjithe historianet shqiptare. Flamuri
i Kastriotit eshte ngritur per here te pare ne Bratile dhe ne
Deciq; atje eshte lare me gjakun e djemve dhe vajzave me te
dalluara te Malesise, ashtu sic eshte lare me gjak Prekazi i
Drenices nga Adem Jashari dhe bashkeluftetaret dhe anetaret e
familjes se tij.

Dede Gjo' Luli eshte nder te paktet brezni luftetaresh qe eshte
shuar me far e me fis per flamur e per liri.

Megjithate politika shqiptare nuk eshte treguar kurre e sinqerte
ndaj atyre qe dhane jeten per lirine e atij vendi. Historianet
shqiptare gati gjithmone kane qene te diktuar nga politika.

Per Bratilen, ku per here te pare u ngrit flamuri shqiptar,
historianet nuk e kane thene fjalen e vete.

Klanet e ndryshme politike kane manipuluar me te verteten
historike te kombit shqiptar. Dihet se ata qe kane pasur
pushtetin kane shkruar historine. Por Dede Gjo' Luli dhe trimat e
tij nuk kane luftuar per pushtet. Deri edhe armiqte e kombit
shqiptar e kane pranuar se Malesia e Madhe eshte nje treve e
vertete iliro-shqiptare qe u eshte nenshtruar te huajve me pak
se cdo krahine tjeter.

Akademite dhe parlamentet shqiptare duhet t'i korrigjojne keto
gabime. Amerikanet nderojne ne menyre te posacme diten e
pavaresise por edhe diten e flamurit te cilin e kane ngritur ne
lufte kunder Perandorise angleze.

Keto jane te verteta historike, pavaresisht se mund te jene te
hidhura. Gjergj Kastriot-Skenderbeu, Dede Gjo' Luli dhe Adem
Jashari jane tri shtyllat kryesore te historise shqitare. Pa emrin e
tyre nuk ka histori te vertete.

Ne fushebeteja per lirine e Shqiperise jane vrare nje dyzine
burrash e gra te familjes se Dede Gjo' Lulit. Ata jane vrare
kunder armiqve te Shqiperise dhe te kombit shqiptar. Ata
meritojne vend me rendesi ne Panteonin e kombit. Edhe entet
fetare pa dallim duhet t'i nderojne dhe te luten per shpirtin e
tyre.

Vitin e ardhshem eshte 90-vjetori i Kryengritjes se Malesise ne
krye me Dede Gjo' Lulin, eshte 90-vjetori i ngritjes se flamurit ne
Bratile te Hotit dhe eshte 90 vjetori i Memorandumit te Greces.
Ne mendojme se keto data historike meritojne nje perkujtim
shume te organizuar dhe solemn, nga i gjithe kombi shqiptar.
Qeveria, akademia dhe diaspora shqiptare duhet t'i akordojne
veprimet e tyre qe ky pervjetor i rendesishem te nderohet ashtu
si i ka hije nje populli te qyteteruar.


__________________
Nuk ka m`bet Borxh pa u Kthy,
Ja me Pare ja me Kry.
Malsori-Makaveli Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:08.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.