Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 10-09-08, 06:58   #1
Luciano
 
Avatari i Luciano
 
Anėtarėsuar: 27-08-08
Postime: 197
Luciano me shokė shumeLuciano me shokė shume
Gabim Intervistė me Rexhep Qosėn

Rexhep Qosja: "Pse e quaj Kadarenė, mit i komunizmit"?



Admirina Peēi

Regjimi komunist nė Shqipėri ka lėnė vulėn e tij tė dukshme nė jetėn shoqėrore tė shqiptarėve. Gjurmė tė tij i gjejmė nė shumė fusha tė artit, historisė, por edhe studimeve. Kėto ditė kur gjithkund e nga gjithkah vijnė opinione e deklarata pėr kėto gjurmė -plagė dhe atė ēka duhet tė bėjmė pėr t'i shėruar, hasim edhe fraza tė tipit "tė rishkruajmė historinė". Dikush mendon se historia duhet pėrmirėsuar, korrigjuar, e dikush tjetėr mendon se ėshtė mė mirė t'ia nisim nga e para.
Akademiku, studiuesi dhe shkrimtari Rexhep Qosja, i ka ndjekur prej kohėsh kėto mendime tė shprehura nė mediat shqiptare. Ai shprehet i vendosur kundėr nocionit "rishkrim tė historisė". Nė kėtė intervistė tė gjatė, prof. Qosja ndalet te autorėt e ndaluar nė kohėn e diktaturės, pengjet e tij personale mbi ndonjė shkrimtar qė s'ka mundur ta studiojė dhe pėr vendin qė zė letėrsia shqiptare nė rangun evropian. Duke u nisur nga cilėsimi qė ai dha pėr shkrimtarin Ismail Kadare pak javė mė parė nė njė bisedė tė hapur me lexuesit dhe gazetarėt nė Ulqin, ku e quajti Kadarenė "mit i komunizmit", nė kėtė intervistė Qosja sjell njė vijim tė asaj qė ėshtė njohur si polemika mė e famshme e kėtyre 10 viteve tė fundit mes tij dhe shkrimtarit Ismail Kadare mbi identitetin e shqiptarėve, argumentet e reja tė tij mbi atė ēėshtje, dhe sidomos mbi islamizmin, pa harruar tė ndalet nė shijen e hidhur qė i ka lėnė ai debat, dhe personazhet qė morėn pjesė nė tė.



Nė Ulqin para pak javėsh, gjatė njė bisede me lexuesit tuaj dhe gazetarėt, shkaktoi reagime pėrgjigjja qė dhatė mbi rishkrimin e historisė sė letėrsisė shqipe. I rikthehemi dhe njėherė kėsaj ēėshtjeje. Pse thoni se ėshtė i gabuar ky koncept?

Qosja: Jam kundėr nocionit rishkrim dhe pėrmbajtjes sė tij kur ėshtė fjala pėr shkencat historike, prandaj edhe kur ėshtė fjala pėr historinė e letėrsisė. Ta rishkruash njė shkencė, do tė thotė tė fillosh prej A-sė, prej fillimit, thuajse nuk ka ekzistuar asgjė mė parė nė atė shkencė. E ne si popull, nuk po dalim tani prej matriarkatit. Jemi popull historik, me njė traditė nė organizim shoqėror, nė politikė, nė shkencė, nė kulturė. Para nesh qė jetojmė sot dhe para atij qė i pari pas rėnies sė komunizmit ua vari nė qafė atė nocion historianėve shqiptarė, sigurisht pasi i kanė fryrė nė veshė disa historianė tė tjerė, kanė jetuar edhe disa tė tjerė, qė kanė menduar, qė kanė punuar, qė kanė shkruar, qė kanė shkruar, madje, edhe trajtesa, studime, monografi - vepra historike politike dhe historike letrare. Nuk mund tė kalojmė pėrmbi atė punė krijuese, pėrmbi ato vepra si tė mos ekzistonin ato dhe si tė mos kishin jetuar autorėt e tyre, sepse mund tė na ngjajė t'i pėrsėrisim shumė punė qė kanė kryer ata, t'i pėrdorim shumė nga tė dhėnat qė kanė sjellė ata, qė kanė zbuluar ata, shumė nga interpretimet e shpjegimet qė kanė bėrė ata. Historia e Anglisė e historianit dhe kritikut tė lavdishėm anglez, Tomas Babington Makoli, e pėrbėrė prej shumė vėllimesh, ėshtė e shkruar nė shekullin XIX. Kėndshikimi i tij ishte ai i shtresės dhe i partisė sė cilės i takonte. Atė vepėr monumentale tė historiografisė angleze, historianėt modernė anglezė sot e quajnė pėrmbledhje anekdotash. Por, megjithatė, ajo mbetet referenca e tyre e pakaluar. Pėr shkak se ekziston ajo, kėta historianė modernė nuk mund tė thonė se po e rishkruajnė historinė e Anglisė: ata thonė se po e korrigjojnė, plotėsojnė, pėrmirėsojnė, thellojnė, modernizojnė historinė e Anglisė, duke e liruar prej paragjykimeve, anshmėrive, kufizimeve politike, partiake, klasore tė tij.
Historia e letėrsisė italiane e kritikut Francesko de Sanktis, pėr konceptin modern tė studimit tė letėrsisė sot ēmohet tepėr e vjetruar, e tejkaluar, pėrplot anshmėri e paragjykime. Por, asnjė historian bashkėkohor i letėrsisė italiane, me mend nė krye, nuk e thotė se pėr Danten, Petrarkėn, Makiavelin, Guiēardinin, Parinin, Foskolon, Leopardin, Manconin mund tė shkruajnė thuajse nuk ka ekzistuar Francesko de Sanktis dhe thuajse ai nuk ka shkruar pėr ta. Historia e popullit, dhe historia e letėrsisė do rishikuar dhe ristudiuar prej fillimit e nė fund, do korrigjuar, do plotėsuar, do rivlerėsuar dhe ndryshuar nė shumė pikėpamje e nė shumė pika, por jo, natyrisht, nga kėndshikime tė anshme, partiake, ideologjike, politike, klasore. Paraardhėsit tonė historianė na bėjnė tė mundshme qė nga krahėt e tyre tė shohim mė larg, mė drejtė, mė thellė, mė gjithanshėm, mė shkencorisht nėse jemi tė aftė e tė ndershėm si krijues.
Nė kohėn e Stalinit, Xhugashvilli tri herė ka kėrkuar tė rishkruhet historia e Bashkimit Sovjetik dhe tri herė ėshtė rishkruar. Sot nuk jetojmė nė kohėn e Stalinit, sado nuk jemi pa njerėz politikė me disa kėrkesa tė Xhugashvillit.



Sidoqoftė, ėshtė njė grup shkrimtarėsh qė u mohuan, u keqinterpretuan e madje u burgosėn dhe dhunuan pėr rreth 50 vjet. Ē'vend duhet tė zėnė sot kėta autorė tė letėrsisė shqipe?

Qosja: Sjelljet e regjimeve komuniste ndaj disa autorėve e disa vlerave nė krijimtarinė artistike dhe shkencore, qoftė tė traditės, qoftė tė bashkėkohėsisė, ishin tmerrėsisht censuruese, rrėgjuese, diskriminuese, prandaj tė padrejta, tė gabueshme dhe pėrgjithmonė tė papranueshme. Pėr tė qenė e keqja mė e madhe ndėshkoheshin edhe krijimtaria dhe vetė krijuesit! Shkrimtarėt e mohuar, natyrisht, duhet tė studiohen dhe kjo deri diku po bėhet. Krijimtarisė sė tyre, nė bazė tė trajtimit, interpretimit, shpjegimit, vlerėsimit objektit, shkencor, duhet t'i jepet vendi qė i takon nė historinė e letėrsisė shqipe. Dhe, kjo do tė jetė shumė e rėndėsishme pėr historinė e letėrsisė shqipe dhe pėr lexuesit e saj. Nuk do tė jetė mirė nė qoftė se rikthimi i tė mohuarve, i tė dėnuarve bėhet me direktiva politike dhe krijimtaria e tyre shpjegohet e vlerėsohet nga kėndshikime ideologjike, politike e partiake. Kam drojė prej njė partishmėrie tė re nė "rishkrimin" e historisė sė letėrsisė shqipe. Mendimet tona, siē e ka dėshmuar koha, shpesh udhėtojnė prej njė skaji nė skajin tjetėr! Them kėshtu jo vetėm pse ndėr emrat e shumė tė mohuarve e tė dėnuarve nė kohėn e komunizmit qė thuhet, duhet tė futen nė historinė e letėrsisė, ka edhe individė qė kanė shkruar, por nuk janė shkrimtarė, qė meritojnė tė hyjnė nė tė.



Ju jeni njė prej studiuesve mė nė zė tė letėrsisė shqipe. Ēfarė ju prek mė shumė nė kėtė ēėshtje? Ka ndonjė autor qė ju ka mbetur merak qė nuk e keni studiuar?

Qosja: Nė Lahutėn e Malcis tė Gjergj Fishtės, disa personazhe janė figura reale, tė njohura, tė vendlindjes sime. Pėr kėtė arsye, njė numėr i kėngėve tė kėsaj epopeje kombėtare
janė ditur pėrmendėsh atje. I kam ditur nė fėmijėri dhe i di edhe sot pėrmendėsh shumė vargje tė Fishtės. Kur mė ėshtė lejuar paraqitja e tezės sė doktoratės nė vitin 1969, kam kėrkuar tė mė bėhet e mundshme ta trajtoj krijimtarinė e tij. Nuk mė ėshtė lejuar kjo pėr shkak tė, si mė ėshtė thėnė, qėndrimit tė tij ndaj malazezve dhe serbėve. Dhe mandej, pėr tezė doktorate kam paraqitur krijimtarinė e Asdrenit, edhe pse mė parė kisha pasur nė dorė vetėm pėrmbledhjen e tij me vjersha, qė kishte pėrgatitur Dhimitėr Fullani, por asnjėrėn prej veprave tė botuara pėr sė gjalli tė tij. Pėr t'i siguruar pėrmbledhjet e tij jam detyruar tė shkoj dy herė nė Bukuresht e, pastaj, nė Tiranė nė janar tė vitit 1970, qė tė hetoj lėndėn pėr tė dhe pėr krijimtarinė e tij nė Arkivin e Shtetit dhe nė Bibliotekėn Kombėtare. Mė ka mbetur shumė merak pse nuk mė ėshtė dhėnė mundėsia tė merrem me krijimtarinė e Fishtės. Vepra e tij i jep studiuesit shumė, shumė mundėsi pėr pėrimtime, interpretime, shpjegime, vlerėsime tė larta tė mjeshtėrisė sė tij tė jashtėzakonshme poetike dhe pėr kritikė tė konservatorizmit dhe klasicizmit anakronik nė njė pjesė tė poezisė dhe tė dramaturgjisė sė tij.


Luciano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:18.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.