Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Informatika
Emri
Fjalėkalimi
Informatika Gjithēka mbi informatikėn dhe internetin...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 07-09-11, 09:56   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Hakerėt, krakerėt dhe e ardhmja e Internetit

Termi haker (ang. hacker) keqpėrdoret si nga media ndėrkombėtare, ashtu edhe nga ato vendore. Nė kuptimin origjinal hakeri ishte njė anėtar i nėn-kulturės sė pasionantėve tė kompjuterit dhe programimit qė u zhvillua nė vitet e 60-ta nė Shtetet e Bashkuara, e nė veēanti nė MIT.






Hakerėt mburren me aftėsitė e tyre nė sfidimin e sistemeve kompjuterike, nė ripėrdorimin dhe kombinimin e teknologjive ekzistuese pėr nevoja tė reja por asnjė herė nė dėmtimin e sistemeve apo nė komprometimin e tė dhėnave personale. E zhvilluar mė tutje qė nga ajo kohė, kodi etik i hakerėve nė fakt ėshtė shumė i lartė, ndoshta edhe mė i lartė se tė popullsia e gjerė. Ata qėndrojnė pėr transparencė dhe kundėrshtojnė ēfarėdo tendence nga korporatat apo qeveritė pėr tė tė drejtat e njeriut, sidomos tė asaj nė internet. Hakerėt mbyllur apo kontrolluar teknologjitė pėr pėrfitime ekonomike ose pėr kontroll politik dhe kundėr shtypjes sė grupeve kundėrshtare tė pushtetit. Vet hakerėt i quajnė kraker (ang. cracker) njerėzit qė pėrdorin aftėsitė kompjuterike pėr qėllime dashakeqe apo kundėrligjore.

Menjėherė nga me sa u dha mė sipėr vėrehet njė konflikt nė mes tė qėllimeve dhe metodave qė mund tė pėrdoren pėr t'i arritura ato qėllime. Zhvillimet mė tė fundit tė iniciuara nga grupe si The Pirate Bay, Anonymous, LulzSec dhe Wikileaks kanė krijuar debate tė nxehta pėr gjetjen e kufijve tė lejuar tė veprimeve etike nė Internet. Secila nga kėto organizata prekė aspekte tė caktuara tė shoqėrisė.

The Pirate Bay, njė ueb faqe qė liston torrenta, ka synim ideologjik luftimin e ligjeve pėr tė drejtat e autorit tė cilat shpesh shkruhen nga njė grup i ngushtė lobistėsh i korporatave mediale nė Hollywood e pastaj imponohen nėpėr botė. Nga Pirate Bay rrjedhė edhe Partia Pirate, njė parti politike mjaft e suksesshme nė Suedi dhe me delegatė edhe nė Parlamentin Evropian.

Anonymous cak kryesor ka pas Scientology-n, njė grup religjioz mė bazė fantastiko-shkencore qė manipulon anėtarėt e saj. Anonymous po ashtu ka sulmuar organizatat qė kanė vepruar kundėr Wikileaks.

LuzSec ka sulmuar institucione qeveritare apo kompani tė lidhura me qeveritė qė kanė ndihmuar nė pėrgjimin e grupeve opozitare apo kanė bėrė kampanja tė propagandės qeveritare nė internet.

Wikileaks, mė e famshmja nga kėto qė u pėrmendėn, nė mes tjerash, ka hedhė nė publik dokumente inkriminuese tė shkeljeve tė ligjeve tė luftės, qė nė vetvete nuk dėnohet nga ligji, por edhe komunikime tė tjera sekrete por tė sinqerta tė diplomatėve amerikan qė jo domosdoshmėrisht tregojnė pėr ndonjė shkelje. Julian Assange, fytyra publike e Wikileaks, thotė se privatėsia i pėrket qytetarėve kurse transparenca qeverive.

Grupet shqiptare nga tė vetėquajtur hakerė, tė influencuar nga ndjenjat patriotike, cak kanė bėrė kohėt e fundit, tė limituar nga mbrojtja mė e fortė e faqeve prominente, faqet e nivelit tė ulėt tė cilat vėshtirė se kanė tė bėjnė me politikat e qeverisė Serbe ndaj Kosovės.

Tė ballafaquar me kėto zhvillime shumė publike, tash qeveritė e ndryshme kanė filluar tė mendojnė nė kontrollimin e internetit, nė zbutjen e asaj qė ata e shohin si njė perėndim tė egėr kėrcėnues. Njė samit i quajtur eG8 i mbajtur nė maj nė Paris nė mes liderėve qeveritar tė botės sė zhvilluar dhe atyre tė botės sė teknologjisė ka dalė me propozime pėr bėrjen e ofruesve tė internetit (ISP) pėrgjegjės pėr aktivitetin e pėrdoruesve tė tyre, qė i detyron ISP-tė tė bėjė filtrimin e Internetit nga materiali qė shkel ligjet e tė drejtave tė autorit dhe ligjet tjera qė mund tė krijohen nė tė ardhmen nga qeveritė respektive, si ato kundėr pornografisė, qėndrimeve tė caktuara politike, imazheve tė dhunės etj. Diēka e tillė veē ndodhė nė shtetet si Irani apo Kina, ndėrsa Turqia ka bllokuar shėrbimin YouTube pėr shkak tė disa videove tė cilat qeveria atje i ka konsideruar se sulmojnė identitetin turk. “Askush nuk duhet tė harroj se kėto qeveri janė tė vetmit pėrfaqėsues legjitim tė vullnetit tė popullit nė demokracitė tona. Harrimi i kėsaj ėshtė marrja e rrezikut tė kaosit demokratik e si rrjedhoje edhe anarkisė," citohet tė ketė pėrligjur Presidenti francez Sarkozy dėshirėn pėr ndėrhyrje tė qeverive nė rregullimin dhe kontrollimin e Internetit.

Nė njė hap tjetėr pėr tė ndryshuar natyrėn e Internetit, ISP-tė po kėrkojnė tė bėjnė diskriminim nė trafikun qė bartin varėsisht nga ēmimi qė paguan shėrbyesi i atij trafiku. Kėshtu, firmat e mėdha si Google mund tė detyrohen tė paguajnė nėse dėshirojnė qė shėrbimet e tyre tė barten me shpejtėsi prioritare ndėrsa faqet personale ose ato tė novatorėve pa mundėsi pagesė do tė mbesin tė fundit. Si pėrgjigje ndaj kėtyre zhvillimeve, disa shtete e edhe Kombet e Bashkuara kanė shpallur qasjen nė internet tė drejtė njerėzore, kurse Holanda ėshtė bėrė shteti i dytė qė ndalon diskriminimin e trafikut nė Internet.

Interneti ėshtė bėrė inkubator i lirisė sė fjalės, transparencės, kreativitetit intelektual tė njė proporcioni edhe mė tė madh se ajo e filluar nga hakerėt origjinal, dhe mundėsi pėr bizneset dhe grupet politike t'i sfidojnė lojtarėt ekzistues dhe ta qojnė pėrpara shoqėrinė njerėzore. Pėrderisa disa shkelje tė vogla janė tė paevitueshme, pėrfitimet qė i ofron Interneti nė formėn ekzistuese nuk duhet tė dėmtohen. Duhet tė rezistohet ēdo pėrpjekje sado qėllimmirė pėr tė ndryshuar natyrėn e Internetit.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:11.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.