Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 03-12-13, 14:15   #16
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: I kujt ėshtė veriu i Kosovės ?!

Nėntė komuna kundėr Kosovės







Kreu i listės “Srpska”, Krstimir Pantiq, nuk vonoi shumė, menjėherė pasi u zgjodh kryetar i veriut tė Mitrovicės dėrgoi mesazh pėr Qeverinė e Kosovės, duke u bėrė me dije se tashmė kjo listė ka nėntė prefektė qė e mbėshtesin qeverinė e Serbisė dhe nuk e njohin pavarėsinė e Kosovės.

Ėshtė renditur e 6-ta si mė e votuara nga gjitha partitė nė Kosovė, fitoi 9 komuna, aq sa fituan edhe partitė mė tė mėdha, PDK dhe LDK. Kreu i listės “Srpska” tha se tani janė mė tė fortė se asnjėherė, ku bashkė me 9 komunat e fituara do tė punojnė pėr Serbinė dhe kundėr Kosovės.

Ai e tha qartė se kryetarėt e rinj tė komunave qė kanė fituar nuk do tė njohin institucionet e Kosovės dhe se veprojnė nėn direktivat direkte qė vijnė nga Beogradi.

“Kemi fituar 9 komuna, ku qytetarėt e tyre serbė nuk do tė njohin kurrė pavarėsinė e Kosovės”, ka thėnė Pantiq pėr gazetėn “Zėri”. I bindur pėr shtrirjen shumė tė shpejtė jo vetėm nė komunat veriore por edhe nė pjesėn jugore, ai tha: “Tani jemi mė tė fortė se asnjėherė gjatė kėtyre 14 viteve tė fundit, pėr tė pėrfaqėsuar politikat e Serbisė nė hapėsirat ku kemi fituar”, u deklarua Pantiq pėr “Zėrin”.

Ndonėse e certifikuar vetėm pak ditė pėrpara zgjedhjeve, lista “Srpska” ka fituar bindshėm nė krahasim me kandidatėt tjerė serbė nė garė. Nga dhjetė komuna me shumicė serbe Pantiq ka fituar nėntė prej tyre.

Sipas rezultateve preliminare tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve nė Kosovė, lista “Srpska”, ėshtė renditur partia e 6-tė mė e votuara nė Kosovė, nga gjithsej 43 parti tė certifikuara garuese nė zgjedhjet lokale tė 3 nėntorit.

Brukseli tė reagojė ndaj Pantiqit

Analisti dhe drejtues i KIPRED, Ilir Deda, tha thėnė se lista “Srpska” e dalė dhe pėrkrahur si listė nga bisedimet nė Bruksel, atėherė tė njėjtit edhe duhet tė reagojnė ndaj deklaratave e qėllimeve tė tilla.

“Me vetė faktin qė jep kėso deklarata konfliktnxitėse shihet se roli i ‘Srpskas’ ėshtė i prirė tė jetė negativ. E thėnė nga Pantiq i cili flet nė emėr tė Beogradit, duhet tė reagojė Bashkėsia Ndėrkombėtare, shtetet perėndimore duhet tė dalin me qėndrime e mesazhe tė qarta nė drejtim tė Serbisė lidhur me rolin e kėsaj liste”, tha Deda.

Sipas tij, ėshtė vetė Bashkėsia Ndėrkombėtare qė ka lejuar instalimin e kėsaj liste, tė cilėt mė me rėndėsi e kanė pasur arritjen e marrėveshjeve nė Bruksel se sa stabilitetin nė Kosovė.

Analisti Shenoll Muharremi, thotė se ėshtė absurde qė BE si lehtėsuese e dialogut tė pranojė zgjedhje tė tilla si kjo e listės “Srpska” me karakter etnik kur dihet mirė qė parimet e BE-sė janė plotėsisht nė harmoni me shumetnicitetin dhe diversitetin.

“Padyshim qė kjo ėshtė njė ngjarje me ndikim ndėrsa tani Qeveria e Serbisė ka ndikim drejtpėrdrejt nė 9 komuna si dhe sė shpejti do tė kontrollojė Asociacionin e Komunave Serbe”, tha Muharremi.

Sipas tij, edhe pse Asociacioni ka status tė organizatės joqeveritar, grupimi i 10 komunave serbe, si tėrėsi do ketė peshė shumė mė tė madhe dhe ka mundėsi ta fragmentojė sistemin e qeverisjes lokale nė Kosovė me potencial negativ qė kėto 10 komuna tė duken si rajon apo grup nė veti.

Kuēi: Pantiq mund tė flasė ēfarė tė dojė

Zėvendėskryeministri Kuēi tha se ai ėshtė i lirė tė flasė ēfarėdo, por nė fund veprimet duhet t’i ketė nė pėrputhshmėri me Kushtetutėn dhe ligjet e Kosovės.

“Ēdokush qė vepron dhe jeton nė Kosovė duhet tė respektojė Kushtetutėn dhe ligjet e Kosovės. Pantiq mund tė flasė ēfarėdo se jetojmė nė vend qė respektohet liria e fjalės, por ēdo veprim jashtė Kushtetutės dhe ligjit ėshtė i sanksionuar”, shtoi ai.

Pėr ndikimin direkt qė ka Beogradi nė kėto komuna flet edhe Oliver Ivanoviq nga iniciativa qytetare, kundėrkandidati qė humbi kundrejt Krstimir Pantiq pėr vetėm 300 vota.

Ai nuk pajtohet me deklaratėn e Pantiqit se si komuna do tė jenė krejtėsisht tė pavarura nga Prishtina, ashtu siē nuk do tė jenė tė pavarura as nga Beogradi.

Sipas tij, nga vetė fakti qė si asociacion ka dalė prej bisedimeve ndėrmjet Prishtinės e Beogradit me ndėrmjetėsimin e BE-sė, pritet tė ketė bashkėpunim mes kėtyre tri palėve.
“Aktiviteti i asociacionit definohet nė Bruksel mes Prishtinės dhe Beogradit dhe kėtu nuk mundet Serbia tė ketė rolin si i vetėm”, tha Ivanoviq.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 17-12-13, 17:02   #17
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: I kujt ėshtė veriu i Kosovės ?!

Kandidatė pėr Polici tė Kosovės 337 ish-pjesėtarė tė MUP-it



Prishtinė, 17.12.2013

Autoritetet serbe i kanė dorėzuar institucioneve tė Kosovės listėn me 337 ish-pjesėtarė tė MUP-it, ku 250 deri 270 prej tyre do tė integrohen nė Policinė e Kosovės, raportoi KTV. Kėtė informatė nė letėr e ka sjellė nė Komisionin pėr Punė tė Brendshme dhe Siguri ministri Bajram Rexhepi, i cili ka bėrė tė ditur se pala serbe, pavarėsisht shumė ngecjeve, mė 11 dhjetor ka dorėzuar listėn e ish-pjesėtarėve tė MUP-it, tė cilėt kanė shprehur gatishmėrinė pėr t’u integruar nė Policinė e Kosovės. Nė kėtė informatė tė Rexhepit thuhet se tė gjithė ish- pjesėtarėt e MUP-it do tė paraqiten nė stacionet policore nė pjesėn veriore tė vendit dhe tė kryejnė tė gjitha procedurat e parapara ligjore pėr punėsim nė polici.

Sipas informatės, tash janė nėnshkruar kontratat e punės me 20 zyrtarė policorė si dhe ėshtė nėnshkruar deklarata e betimit nė pėrputhje me parimet dhe procedurat e Policisė sė Kosovės. Nėnshkrimit tė kontratės sė punės i ka paraprirė procesi i verifikimit nga Agjencia e Regjistrimit Civil tė MPB-sė, Policia e Kosovės dhe EULEX-i.

Edhe pjesėtarėt e “Mbrojtjes Civile” do tė integrohen nė institucionet e Republikės sė Kosovės. Paralelisht me integrimin, do tė vazhdojė edhe shpėrbėrja e kėtij mekanizmi ilegal tė sigurisė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-12-13, 17:23   #18
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: I kujt ėshtė veriu i Kosovės ?!

Kryetari i Mitrovicės veriore betohet me himnin e Serbisė!







Prishtinė, 24.12.2013

Kryetari i porsazgjedhur i Mitrovicės Veriore, Kėrstimir Pantic, nuk ndalet sė sfiduari shtetin e Kosovės. Ai ka vendosur qė betimin pėr kryetar tė kėsaj komune ta bėjė sot sipas ligjeve tė shtetit tė Serbisė, e jo tė Kosovės.

Pos kėsaj, Pantic deri tash ka shkelur njė sėrė ligjesh tė Republikės sė Kosovės, duke u nisur me vėnien e fusnotės nė kėrkesėn pėr betim, e cila i referohet rezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, ka refuzuar Ministrinė e Administrimit tė Pushtetit Lokal dhe ka vendosur imazhin e Car Llazarit nė logon e Komunės sė re, shkruan “Zėri”.

Ndėrsa, vetė Kėrstimir Pantic, tė hėnėn, ka folur pėr ftesat qė janė dėrguar pėr seancėn solemne tė Kuvendit, duke thėnė se me marrėveshjen e Brukselit ėshtė precizuar se si duhet drejtuar Ministrinė e Administrimit dhe Pushtetit Lokal. “Ftesat i kam dėrguar nė gjuhėn shqipe dhe nė kėtė mėnyrė kam respektuar edhe shqiptarėt”, ka thėnė shkurt Pantic.

Edhe lideri i Iniciativės Qytetare “Srbija, Demokracia, Drejtėsia”, Oliver Ivanovic, pranon se duhet tė gjendet mėnyra mė e mirė se si tė bashkėpunojnė Ministria dhe Komuna. “Ne jemi tė vetėdijshėm qė kemi dalė nė zgjedhje nė bazė tė ligjeve tė Kosovės dhe kjo ėshtė diēka qė tė kufizon mė tutje. Prandaj mendoj qė duhet tė gjendet ndonjė mjet pėr bashkėpunim”, ka thėnė Ivanovic.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:22.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.