Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 06-07-11, 20:24   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Opinione

Shkundja e premtimeve


Shkruan: Albin Kurti




Politikanėt e qeverisė tė cilėt rregullisht nuk u janė pėrmbajtur premtimeve tė tyre presin qė ne tė kemi pritje modeste pėr ta. Ata e dinė qė kanė gėnjyer; ne e dimė qė kanė gėnjyer; ata e dinė qė ne e dimė qė ata kanė gėnjyer; dhe, ne e dimė qė ata e dinė qė kanė gėnjyer.

Ky inflacion i sė vėrtetės pėr gėnjeshtrėn po bėhet mė shumė shans pėr gėnjeshtrėn sesa pėr tė vėrtetėn. Gėnjeshtrat po e vazhdojnė shtegtimin e tyre dhe tė vėrtetat vetėm sa po i ndjekin nga pas pa arritur qė t’i ndalin ato. E vėrteta nė Kosovė ėshtė veēse e vėrteta pėr gėnjeshtrėn mė tė re.

Qeveritarėt kosovarė premtojnė jo pse besojnė qė qytetarėt do t’iu besojnė atyre por pikėrisht pse e dinė qė tashmė qytetarėt nuk iu besojnė atyre. Lehtėsia e premtimit politik nė Kosovė nuk buron nga aftėsia e qeveritarėve apo nga kredibiliteti i tyre, por nga ndarja e premtimit prej zotimit qė premtimi duhet ta nėnkuptojė. Kėsisoj, premtiminis jetėn e vet pa gravitet gjėkundi dhe degradohet nė gjest politik pėrbrenda lojės politike.

Premtimi i kėtillė nuk matet e krahasohet me (mos)pėrmbushjen e tij brenda njė afati tė caktuar. Njė premtim nė Kosovė krahasohet e matet veēse me njė premtim tjetėr, ose me disa premtime tė tjera, gjithnjė nė kuadėr tė garės sė premtimeve tė shkėputura nga zotimi si thelb i tyre. Premtimi e ka humbur karakterin referencial (nė botėn reale) pėr ta fituar karakterin diferencial (nė njė botė paralele). Premtimi nuk ėshtė mė marrėdhėnie ndėrmjet njerėzve, sepse ai nuk mbijeton mė pėrballė njerėzve por bashkėjeton me premtimet e tjera. Thjesht, tjetri i premtimit ėshtė premtimi tjetėr i thjeshtė.

Kėto premtime nuk mund t’i zhveshėsh nė thelbin e tyre sepse ato janėtė pathelb. Teksa e shpalos premtimin nėpėr gjeologjinė e tij do tė mund tė gjesh gjithēka pėrpos bėrthamės sė tij. Krejt ēfarė mund tė merret nga premtimi ėshtė vetė premtimi – s’ka asgjė pėrtej asaj qė duket. Premtimi nuk i pėrket rrafshit etik por sferės estetike. Ai gjykohet pėr formėn e stilin e tij, jo pėr pėrmbajtjen dhe arsyeshmėrinė e tij. Dhe, secili premtim nė Kosovė paradoksalisht arrin tė vlerėsohet pikėrisht pse premtimi si i tillė ėshtė kategori e zhvlerėsuar. Pasi ta kesh konsideruar premtimin nė parim doemos do tė provosh t’iu marrėsh erė luleve tė tij, apo jo?

Kur qeveritarėt ose njerėzit e tjerė tė regjimit i bėjnė thirrje opozitės nė Kosovė qė tė japė ide e zgjidhje praktike, propozime dhe oferta konkrete, nė fakt, ata e ftojnė opozitėn qė edhe ajo tė bėjė premtime sikurse qeveria. Kėrkesat e qeverisė pėr ofertat e opozitės janė thirrje e qeverisė qė edhe opozita tė bashkohet nė vallėn e premtimeve. Ata refuzojnė ta kuptojnė qė para se tė na e premtojnė pjesėmarrjen nė kėtė valle, problemi ėshtė te vetė vallja e premtimeve. Ata i frikėson mendimi qė mund tė ketė realitet jashtė valles sė tyre prej nga shihet vallja nė virtualitetin e saj.

E, megjithatė, ndoshta nuk ėshtė krejtėsisht kėshtu nė kuptimin qė nuk ėshtė tėrė kohėn kėshtu. Mbase nė momentet traumatike tė vetėdijėsimit pėr falsitetin e vetes sė tyre, kėrkesa e qeveritarėve pėr ofertat e opozitės bėhet e vėrtetė! Tė mbėrthyer nė shkretėtirėn e ofertave dhe ideve tė tyre, kėrkesa e qeveritarėve pėr ofertat e opozitės nis e bėhet e sinqertė. Nė kėtė pikė, gėnjeshtrat e pabesueshme zėvendėsohen me tė vėrtetėn po aq tė pabesueshme. Qeveria kėrkon ide mu pse nuk i ka ato. Ajo e ka tė qartė qė shitja e pasurive publike e kombėtare tė Kosovės nuk ėshtė ide por mungesė e ēfarėdo ideje mbi atė se ēka duhet bėrė me pasuritė e Kosovės dhe si tė mobilizohen ato pėr zhvillim ekonomik. Dhe, ajo e ka kuptuar qė bisedimet me Serbinė pėr ēėshtjetė brendshme tė Kosovės sė pavarur nuk janė ide por mungesė e ēfarėdo ideje mbi atė se ēka duhet bėrė me pavarėsinė e Kosovės dhe si tė pėrdoret ajo pėr ta bėrė Kosovėn sovrane e demokratike. Pra, jo (vetėm) ajo qė nuk e bėn qeveria (mė parė pėr shkak tė mungesės sė vullnetit sesa tė ideve), por sidomos ajo qė e bėn qeveria shpreh mungesėn e ideve.

Ky moment i sė vėrtetės sė brendshme nuk i zgjat shumė qeveritarit.Madje, i zgjat aq shkurtimisht saqė ka mundėsi qė askush tjetėr s’e ka vėrejtur atė pėrveē vetė atij. Ngjashėm sikur ai ēasti i vetmisė sė madhe gjatė njė valleje nė ndonjė dasmė, atėherė kur tė shurdhohen plotėsisht veshėt, nuk e dėgjon fare muzikėn, gjersa rreth e rrotull ke harenė absurde tė valltarėve tė tjerė dhe lėvizjet e tyre qesharake. Sakaq, ata qė i ke mė sė afėrmi nė valle e qė t’i mbajnė duart lart, tė shkundin ca mė fort, tė nxjerrin nga hutia pėrndritėse, dhe vijon avazi i vjetėri valles marramendėse. Muzika kthehet, rimerret ritmi, veshėt ēlirohen, paēka se nga zhurma tash dėgjon shumė mė pak…


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 07-07-11, 15:10   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Liria e shprehjes, informimit dhe shpifjes n`Kosovė!


Shkruan: Bardhyl Metaj






Organizatat ndėrkombėtare prej Freedom Haus e deri te raportet e BE-sė, kėrkojnė nga qeveria, qė tė heq duart dhe ndikimin nga media! Kur Qeveria e PDK-ės thekson se “ky ėshtė problem i vet medias e gazetarėve qė joshen nga politika, kryekėput pėr pėrfitime materiale”, ajo posedon edhe fakte. Fakte tė prekshme, tė lexueshme e tė dėgjueshme, ta zėmė: Berat Buzhalėn e Ilir Mirenėn...! Se besojė se Kryeministri Thaēi ka kohė apo vullnet qė t`i ndėrsej kėta dy ndaj kujt do qoftė, kėta ndėrsehen vet – ngase me gjasė, janė aparatēik tė ambicieve tė tyre tė sėmura dhe rrjedhimisht edhe tė paskrupullt nė gjuhė e shpalime tė ndyta dhe jo etike!

Pėr mediat kosovare ėshtė etabluar, sado qė ekzistonte edhe mė parė, njė qėndrim unik nė shoqėrinė civile dhe tek opozita se liria e shprehjes ėshtė nė degradim, nė gjendje alarmante dhe se po pėson rėnie.Njėjtė, thonė e flasim zėshėm tė gjitha raportet e njėpasnjėshme ndėrkombėtare rreth ngulfatjes sė lirisė se shprehjes!

Organizatat ndėrkombėtare, prej Freedom House e deri te raportet e BE-sė, kėrkojnė nga qeveria qė tė heq duart dhe ndikimin nga media e t ‘kultivohet tradita e njė shoqėrie te lire, debutuese - ku media ėshtė platformė demokratike pėrballjesh tė koncepteve, ideve, dėshtimeve e realizimeve tė qeverisė e shoqėrisė pėrgjithėsisht.

Qeveritė Thaēi (1 dhe 2), tė cilave i faturohen kritikat pėr ngulfatjen e shprehjes sė lire, s`kanė hezituar asnjėherė tė konstatojnė si pėrgjigje ndaj akuzave se ky “ėshtė problem i vet medias qė joshet nga politika, kryekėput pėr pėrfitime materiale, qoftė tė gazetarėve individualisht, qoftė tė vet editorėve e pronarėve tė mediave...”!

Nė kėtė pikė nė fakt, pajtohem edhe unė me Qeverinė Thaēi! Ngase kur Qeveria e PDK-ės thekson se “ky ėshtė problem i vet medias e gazetarėve qė joshen nga politika, kryekėput pėr pėrfitime materiale”, ajo posedon edhe fakte. Fakte tė prekshme, tė lexueshme e tė dėgjueshme, ta zėmė: Berat Buzhalėn e Ilir Mirenėn...!



Natyrisht, edhe tė tjerė!



Por kur flasim pėr lirinė e shprehjes e mendimit, ka edhe njė tjetėr anė tė medaljes!?


Pėr vite me radhe, kėta tė dy (jo vetėm kėta, por kėta janė mė tė zėshmit), njėri Kryeredaktorė e tjetri Redaktorė (gazeta express), ishin altoparlant tė Qeverisė Thaēi 1. S`pushonin kurrė me kolumne e komente nga mė tė sertat - kundėr gjithkujt qė kishte zė opozitar apo kritik ndaj tė bėrave e tė pa bėrave tė Qeverisė Thaēi 1! Natyrisht, Kryeministri i shpėrblente edhe atėherė, kurse tash si tė zellshėm, i ka afruar krejt ngatė vetės - nė Qeverinė Thaēi 2!



Apo mė drejt, i ka ofruar krejt afėr vetes - por pa zinxhir!



Tė jem krejt i sinqertė, se besojė se Kryeministri Thaēi ka kohė apo vullnet qė t`i ndėrsej kėta dy ndaj kujt do qoftė...! Mė shumė besojė se ashtu si e thotė Qeveria, kėta, sikur edhe pasardhės tė tyre qė sot shėrbejnė nė media si dorė e zgjatur partie - ndėrsehen vet, qė t`dėshmojnė zellin, devotshmėrinė, rreptėsinė, si dhe vetėflijimin pėr atitudėn e Kryeministrit Thaēi!





Thjesht, besojė se mė shumė janė aparatēik tė ambicieve tė tyre tė sėmura dhe rrjedhimisht edhe tė paskrupullt nė gjuhė e shpalime tė ndyta e jo etike - pikėrisht nga ky fakt i kacavarjes rreth prijėsit, pėr pėrfitime vetjake!



Poltronė tė tillė e aparatēik – qė gjithherė janė tė rrezikshėm edhe pėr vet partinė e “kauzėn” tė cilės i referohen - gjen edhe nė tė gjitha partitė tjera!



Sulmet primitive tė Buzhalės e Mirenės ndaj Shpend Ahmetit, Puhie Demakut e Fisnik Ismailit!



Sidoqoftė, sė fundi, javėn qė po lamė pas, kėta dy “ish atllar tė gazetarisė joetike”, Berat Buzhala e Ilir Mirena, s`lanė njeri pa marrė n`gojė!



Veēanėrisht, disa prej figurave mė tė ndritura tė “Vetėvendosjes”, tė cilėt jo vetėm si lidership nė “Vetėvendosje” (mė parė ishin nė Ferr), por edhe thjesht si qytetar tė rėndomtė – nderojnė kėtė vend e komb!



U sulmova edhe unė, pėr gjoja gjuhė raciste! Nuk u dha asnjė shembull nga Berat Buzhala, asnjė citat, as su pėrmend asnjė rast kur paskam shkruar me gjuhė apo qasje raciste!?



Mbeta i habitur, kur paskam pėrdorė unė gjuhė raciste!?



Ē`ėshtė e vėrteta, unė kritikojė Qeverinė, apo dikastere tė saj – por nuk e dija qė Qeveria dhe Ministrat e saj qenkan tė njė race tjetėr, e me pėrbėrje tjetėr gjenetike!



Nejse, pėr mua gajle e madhe, si marr fort serioze, jam mėsue me yryshnik!

Puhie Demaku!



Por u sulmua me gjuhėn mė jo civilizuese e me gjuhėn mė tė pėrdalė tė mundur zonjusha Puhie Demaku, vetėm e vetėm se paska kritikuar Qeverinė!



U shkua edhe mė larg, pėr shkak tė Puhies, u sulmua edhe Daut Demaku, babai i saj!



Me gjasė ngase e ka ndihmuar tė bijėn qė tė studiojė nė universitetet prestigjioze Europiane!



Pra kjo s`ėshtė vetėm ed hominem, por pėrfshinė nė fushatė edhe familjen e pėrtej saj.



Jo rastėsisht!



Pse bėjnė kėshtu?!



Donė tė dėrgojnė mesazhin tek tė gjithė ne, “se dėmet, sulmet dhe konsekuencat - nėse kritikoni Qeverinė - pėrfshijnė konsekuenca edhe tek familjet tuaja”!?


vazhdon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-07-11, 15:11   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

vazhdimi


Shpend Ahmeti!



Njėjtė u sulmua Shpend Ahmeti, njė studiues i shkėlqyer i Harvardit dhe sikur edhe Puhia, njė qytetarė par excellence i kėtij vendi!



Tek Shpend Ahmeti, sikur edhe tek Puhie Demaku u sulmua edhe familja, ishte “gjet” njė sajesė, se me`demek vėllau i tij qenka larguar nga puna nė vitin 2001!



Gjithashtu, njė gėnjeshtėr! Ordinere!



Prapė me tė njėjtin qėllim, qė tė apostrofuarve - familja e rrethi tu thonė, “kujdes aman, se ėshtė kohė e rrezikshme, mos na involvoni si familje n`telashe me qeverinė e SHIK-a...”!



A s`flet kjo pėr vete si shembull, pėr lirinė e mendimit e shprehjes nė Kosovė!?



Fisnik Ismaili!



U sulmua njėjtė edhe Fisnik Ismaili! Kreatori dhe autori i monumentit tė pėrbotshėm Kosovar NEWBORN!



Laureat i disa ēmimeve ndėrkombėtare, tė cilat kolegė tė profesionit tė tij, ēofshin tė New Yorkut, tė Parisit apo Berlinit, vetėm mund t`i ėndėrrojnė!



Fisnik Ismaili, veē tjerash ishte pjesėmarrės edhe nė betejėn legjendare tė Kosharės, aty ku ndėrruan jetė dy nga heronjtė mė tė ndritur tė kėtij vendi, Agim Ramadani e Salih Ēeku!



Kėtij iu sajua njė pseudoakuzė tjetėrfare, “se paska fituar njė tender nė vitin 2005”! Tek kjo pseudoakuzė, e cila mund tė dhezė nė ndonjė fshat t`lodht tė Hadės, kemi tė bėjmė me dy absurde!



E para, janė Berat Buzhala e Ilir Mirena qė thirren gjoja nė ekonominė e tregut tė lirė kur flasin pėr privatizimet – ndėrkohė qė s`hezitojnė tė rezonojnė publikisht, kryekėput si Hugo Chavez apo Fidel Kastro! Akuzojnė pra njė ndėrmarrės ekselent – ēfarė ėshtė Fisnik Ismaili –pse qenka ndėrmarrės apo kontraktues, dhe pse marka pjesė nė tregun e lirė tė punės...!



E dyta: Nėse donin tė aludonin ndėrkaq, se paska marr tender me lidhje apo ryshfet, atėherė, mė duhet t`i pėrkujtojė kėta dy aparatēik provincialė, se me Avardet ndėrkombėtare qė ka Fisnik Ismaili, veēanėrisht me ēmimin “Gold Lion” tė Kanės sė Francės – po t`konkurronte edhe nė Francė, Gjermani e USA, fiton ēdo tė dytin tender - ngase ky ēmim nė botėn kreative e tė marketingut, ėshtė thjesht ekuivalent me ēmimin e Nobelit nė letėrsi...!



Por me kėnd po flas?



Kujt po i flas i dashur lexues pėr vlera tė pėrbotshme qytetėruese, civilizuese, demokratike dhe profesionale!?



Kėta nesėr, edhe pa i ndėrsye shefi, kanė me ju gjuajt nėse e shohin profitabile edhe Jakup Krasniqit e Fatmir Limajt!



Do t`udhėheqin edhe betejat brenda partisė...! Dhe kjo brenda partisė, s`shkon gjatė, do t`jemi dėshmitare...!





Dua tė them se e keqja mė e madhe ėshtė se kjo gjuhė urrejtjeje, kjo mėnyrė e qasje e pa civilizuar, primitive - nė njė masė tė madhe (hiē pėrjashtimet e pėrdala si kėta), ėshtė tejkaluar kaherė edhe ndėr radhėt e vet udhėheqėsve me stazh tė PDK-ės!?



***



Hajkat staliniane ndaj familjeve tė oponentėve, nga Buzhala e Mirena?



Nėse kritikėve dhe oponentėve tė Qeverisė, qofshin nga radhėt parlamentare tė opozitės apo qofshin edhe publicistė si puna ime, u sulmohet e gjithė familja, herė vėllau, herė motra, herė e shoqja e herė fare fisi, apo edhe kompania (nėse ėshtė ndėrmarrės) atėherė po shkojmė drejt njė shoqėrie tribale e njė shteti totalitar e mafioz, njė shteti qė ngulfat, mbyll dhe pėrjashton debatin, kritikėn e demokracinė!



Ēfarė rėndėsie ka baba i Puhie Demakut, kur Puhia kritikon qeverinė pėr ndonjė nga gafet?



Ēfarė rėndėsie ka vėllau i Shpend Ahmetit dhe diēka e sajuar rreth tij nė vitin e largėt 2001, kur Shpend Ahmeti kritikon qeverinė rreth kontratės me Behtel Enkan, ku siē e dimė tė gjithė, ēmimet ishin trefishuar, nė mėnyrė qė dikush nga Qeveritarėt t`mbush jo vetėm gjepat, po edhe kamionėt me Euro!?



Ēfarė pėrgjigje janė kėto akuza ndaj familjeve tė kritikuesve?



- Kush po shėmbėllehet me enverizėm nė kėtė mes, kush janė kėta komisar t`vonuar enverian?



A s`ėshtė kjo tendencė pėr hajka staliniane tė pa civilizuara e tė pa asnjė kod etike e morali, dhe a s`pėrbėn ky fakt, ngulfatje tė debatit, tė mendimit tė lirė e lirisė sė fjalės?



Maks Frish, filozofi, mendimtari e publicisti i madh zviceran thonte se “shprehja e pakėnaqėsisė me qeverisjen, ėshtė detyra dhe misioni primar i qytetarit”! Ēfarė po bėjmė ne tjetėr?



Pra, njerėzit me emėr e mbiemėr po kritikojnė qeverisjen, nė njė vend me pretendime pėr shtet demokratik e ligjor – dhe ne s`jemi kėtu nė Sicili apo Napoli, qė t`kemi kujdes kur kritikojmė Qeverinė!



T`i thua se po kritikojmė mafian – e cila pastaj mundet tė organizojė banda - qė tė t`a shkel tramvaji gruan, taksisti (pahiri) babėn, apo ndonjėrin prej familjarėve...!



S`kanė punė familjarėt, nė kauzat individuale pėr qeverisje, pėr demokraci sikur as pėr kritikė ndaj qeverisjes!



Njėjtė si kėta dy protagonist tė pa denjė tė profesionit gazetaresk - dje, e atij politik – sot, Berat Buzhala e Ilir Mirena - ka edhe nga kritikėt e qeverisė, tė cilėt s`hezitojnė qė n`kritikėn paushalle ndaj ndonjė Ministri apo lideri partiak - t`ja cenojnė tė njėjtit edhe privatėsinė, t`ja pėrgojojnė e denigrojnė familjen e ngushtė apo tė gjerė!



Edhe kjo qasje, ėshtė po ashtu talibanizėm, pa kulturė politike e publicistike, dhe gjithaq e dėnueshme!





***



Ajo ēfarė mua mė brengos, nuk ėshtė vetėm barrierat qė i bėhen lirisė sė shprehjes, ngase e pamė nė rastin e kėtyre dy protagonistėve, se tek ne liri tė shprehjes e shpifjes, pėr shumė kėnd, ka me boll`llėk!



Mua mė brengos njė gjė tjetėr, e qė ėshtė bazike pėr kėtė stad tė zhvillimit demokratik qė kemi, sikur edhe pėr profesionin qė ushtrojė, e ajo ėshtė – nėn:



1) e drejta informimit dhe



2) liria e informimit!



1. E drejta e informimit, ngėrthen nė vete obligimin e Qeverisė, qė t`punojė nė mėnyrė transparente dhe kėshtu t`i krijojė qytetarit qasjet nė punėn e mospunėn e saj! Pra fjala ėshtė pėr tė drejtėn e qytetarit pėr kėrkim tė llogaridhėnies! E jo, ta zėmė, t`mbajė Kryministri kontraten me Bechtel Enkan, nė vlerė prej 1 Miliardėsh - ndėr dujė tė tallės n`fshat! E t`mos lejojė tė kenė qasje mediat e taksapaguesit dhe tė zhvillojnė debat pėr te!



Pra e drejta e informimit, ėshtė njė sintagmė kaq e thjeshtė, por pa te s`ka shtet demokratik e juridik!



Qeverinė s`kemi nevojė ta vėmė nė qoshe, e akuzojmė ne tė pėrfolurit e Berat e Buzhalės e Buzhalėve tjerė – por ėshtė ajo qė duhej vet, si nė ēdo shtet tjetėr nė rajon, tė zbardhė ēdo dokument me tė cilin ka obliguar vendin e qytetarėt nė borxhe tė vogla, tė mesme apo marramendėse si nė rastin tonė!



- Pak ndihmojnė aty akuzat qeveritare ndaj atyre qė kėrkojnė llogaridhėnie si puna jonė, me stilin: baba yt kėshtu, e vėllau yt ashtu!



2. Liria e informimit nė Kosovė ėshtė e cenuar rėndė, apo as qė ekziston!?



Pėrveē nėse konsiderojmė informim - lajmet e tipit, “Kryeministri Kosovės udhėtoi nė Stamboll!”, apo “Kryeministri Kosovės takoi homologun e tij turk”!, apo “Kryeparlamentari Krasniqi takoi homologun Holandez”"! apo nėse lajme konsideroojmė meteorologun e kohės!



E pa besueshme, por shtizat nė njė Work-shop t`sponsorizuar ndėrkombėtare e kombėtarė me median kosovare duhet tė thyhen rreth pyetjes mė fondamentale tė gazetarisė: ēfarė ėshtė “lajm”?



Nėse s`kjarohemi nė kėtė pikė kaq tė thjeshtė, se ēfarė pėrbėn nė gazetari “Lajm”, atėherė me lehtėsi konstatojmė se ēfarė shkalle tė demokracisė kemi, ēfarė lirie tė shprehjes, e ēfarė profesionalizmi tė medias?!



- Ekspertėt gjermani tė mediave predikojnė e ligjėrojnė se “Lajm ėshtė vetėm ajo informatė, t`cilėn ia m`shefin opinionit e qytetarėve - politikanėt, ekonomia dhe biznesi...”! Pjesa tjetėr, thonė t`njėjtit ekspert, ėshtė propagandė...! N`Kosovė, ku qeveria fsheh edhe kontratėn miliardėshe, dhe n`Kosovė, ku e dimė se cilėt politikanė janė milioner, por se dimė pėr asnjėrin se si u bė milioner (e, ky do t`ishte lajmi!)- s`ka as liri minimale tė infirmomit!



Dhe s`ka gazetari investigative!

- E si tė ketė gazetari investigative e lajm se si u bėnė kėta pilitikaj milioner - Kur dihet se t`shkel n`trotuar autobusi a taksisti (pahiri) - ty, gruan apo fėmiun tėnd! Po ēfarė janė gjithė tjerat qė mbushin gazetat tona e mediat vizive – meqė vėrtet s`paskemi lajme, do t`mė pyes ndonjė lexues i kėtyre reshtave? Kur pula kukuris e veja s`shihet askund, kėto s`janė lajme e gazetari, por transportim e shumėzim propagande.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-07-11, 15:15   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Rinia – Identiteti i shtetit


Sa herė qė flitet ose shkruhet pėr fenomenin e largimit tė rinisė nga Kosova, folėsit ose autorėt kanė tendencėn e veēantė pėr tė fajėsuar gjendjen ekonomike si element kyē qė e shkakton kėtė fenomen , ē’ėshtė e vėrteta sė njėri ndėr faktorėt kryesor qė ndikon nė kėtė janė pazarllėqet politike tė liderėve tanė tė cilėt rininė e vėne nė pikėn e fundit saqė mund tė thuhet nuk e pėrmendin fare.
Mė njė rini ku dashuria pėr kombin dhe vendin e vet ēdo dite bie , ku duel i jetės nuk shihet edukimi por perėndimi , ku qasja nė politikė tejkalon ēdo gjė , vallė a mund ta quajmė kėtė Rini ?!
Shpesh dėgjojmė tė rinjtė qė shtiren para emisioneve tė ndryshme pėr tė treguar qė janė tė kėnaqur mė pėrfaqėsimin qė u behėt nga politika, e nė fakt edhe pse rinia pėrbėn afro 50 % tė popullsisė ajo mbetet shtresa mė e pa pėrfaqėsuar dhe mė e pa mbrojtur e shoqėrisė.
Edhe pse Kosova ka popullatėn mė tė re ne Evropė , por esenca ėshtė sė nė kėtė vend rinia ka perspektivėn integruese mė tė ulėt nė Evropė , institucionet qendrore dhe lokale nuk mendojnė ta lėvizin ndonjėherė timonin drejt integrimit tė kėsaj rinie nė Evropė , pėrkundrazi ata Mė apo Pa dashje e bllokojnė atė .
Atėherė pėrmes gjithė kėsaj ne nxjerrim konkluzionin sė kemi njė rini tė shėndoshė qė na e kanė lakmi tė gjithė, por po e lemė tė na ike “truri” i njė gjenerate tė tėrė, kjo nuk quhet asgjė tjetėr veēse njė neglizhencė e pa emėr e organeve kompetente kundrejt tė rinjve si ardhmėria e vendit.
Si mund tė themi sė jemi shtet i cili respekton dhe shtyn tė rinjtė drejt aspiratave dhe integrimeve tė cilat i synojmė.
Atėherė do u qasemi problemeve themelore tė cilat janė njė preokupim pėr rininė kosovare e qė lidhen pėrmbajtesisht me situatėn politike tė vendit , si dhe me gjendjen ekonomike aspak premtuese.
Cfare lloj politikbėrje quhet kjo, kur askush nuk kujdeset pėr kėtė “resurs” jetikė, i cili ėshtė shtytėsi kryesor drejt njė tė ardhme mė tė mirė.
“Ne jemi tė politizuar qysh nga fillimi” shprehėn shumė tė rijnė, tė gjithė janė fokusuar nė aktualitetet politike, por shumė prej tyre harrojnė sė pikėrisht politika i harron dhe i qon drejt njė humnere pa kthim.
Ne sot duhet tė jemi zėri i arsyes dhe i fuqisė pėr tė iu bėre tė ditur institucioneve tona, politikanėve tanė sė nuk jemi tė gatshėm tė durojmė pafundsishte kėtė situate qė na dėmton neve sot dhe gjeneratave tė tjera.
Ne kėrkojmė pune , transparencė dhe pėrgjegjėsi qė do te sjellin fryte e jo fjalė boshe pėr ti marr ca minuta mė shume nė intervistat e tyre maratonike.
Tek e fundja ne do tė jemi ata qė do e marrim timonin e Kosovės nė duart tona pėr tė krijuar njė Kosovė tė forte mė imazh tė qėndrueshėm.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-07-11, 11:48   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Optimistė pėr njohje tė reja






Kosova, e quajtur si shteti mė i ri nė botė, nga dita e djeshme, kėtė epitet ia ka marrė Sudani Jugor.

Pavarėsia e tij u njoh menjėherė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Kosova, pėrmes ministrit tė Punėve tė Jashtme, Enver Hoxhaj, ka pėrgėzuar popullin sudanez.

Ai ka theksuar se qytetarėt kosovarė kanė qenė pėrkrah gėzimit tė sudanezėve tė jugut, ndėrsa festonin lindjen e shtetit tė ri.

Ministri Hoxhaj, ėshtė optimist se pas pavarėsisė sė shtetit afrikan, mund tė ketė lėvizje pėr tė mirė edhe pėr Kosovėn, e cila mė shumė se tri vjet pas pavarėsisė nuk arriti tė marrė mė shumė mė shumė sesa 76 njohje nga shtete tė ndryshme.

”Shtetet e reja reflektojnė aspiratat e njėjta, pėr tė cila kanė luftuar dhe kanė sakrifikuar edhe qytetarė tė Kosovės. Ky ėshtė njė fakt i ri nė politikėn evropiane, dhe ky ėshtė njė shtet i ri i cili do tė jetėsojė vizionin dhe sakrificėn e njė populli, pas njė konflikti tė gjatė”, tha Hoxhaj.

Edhe pse ėshtė njohur nga shtetet mė tė fuqishme nė botė, problemi i cili po e pengon Kosovėn kah ecja drejt integrimeve euro-atlantike, ėshtė mosnjohja nga pesė vendet anėtare tė BE-sė.

Ministri Hoxhaj ka zhvilluar vizita tė ndryshme nė javėt e fundit nė shtetet evropiane.

Ai thotė se njohja nga kėto pesė shtete ėshtė futur nė kuadėr tė strategjisė pėr lobim.

”Njohja nga 5 shtetet evropiane tė cila deri me tash, kryesisht pėr arsye tė brendshme dhe jo pėr arsye tė politikės sė jashtme kanė hezituar ta njohin Republikėn e Kosovės, po ashtu ėshtė pjesė e strategjisė. Deri mė tash, ne kemi pasur kontakte tė ndryshme me kėto vende, po ashtu ne do tė bėjmė pėrpjekje maksimale qė pėrmes kontakteve direkte apo edhe indirekte tė ushtrojmė autoritet mbi kėto vende, qė nė njė moment tė caktuar tė marrin vendim pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės”, deklaroi Hoxhaj.

Nė anėn tjetėr, Burim Ramadani nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, kritikon strategjinė lobuese tė Kosovės.

Ai thotė se mungesa e njė koordinimi tė duhur, si dhe bisedimet me Serbinė, kanė shkaktuar ngecje nė njohjet e reja.

”Njė numėr tepėr i vogėl i shteteve na ka njohur gjatė kėsaj periudhe. E vėrteta ėshtė se dialogu nė tė cilin ėshtė futur Kosova me Serbinė nė kėto kushte tė pabarabarta ka vendosur Kosovėn nė pozicion edhe me tė rėndė, duke ndikuar drejtpėrdrejt nė numrin e vogėl tė njohjeve. Realisht duhet thėnė se nuk mund tė pritet ndonjė valė e madhe e njohjeve pėr shtetin e Kosovės, pikėrisht pėr shkak tė mungesės sė lobimit tepėr tė fuqishėm, madje sikur se e parasheh strategjia, e kjo pėr shkakun se nuk po implementohet ajo strategji”, u shpreh Ramadani.

Ramadani thotė se edhe imazhi negativ i krijuar pėr disa muaj me radhė pėr Kosovėn, i nxitur nga manipulimet nė zgjedhje si dhe akuza pėr trafikim organesh, ka ndikuar nė ngecje nė procesin e njohjes.

Por, nė anėn tjetėr, ministri i jashtėm i Kosovės, Enver Hoxhaj, thotė se nga vizitat e zhvilluara nė shtete tė ndryshme kohėve tė fundit, ai ka marrė premtime pėr njohje tė reja.

”Unė jam mė se i sigurt qė nė javėt nė vijim mund tė ketė shtete, tė cilat do t’i bėjnė publike njohjet pėr Kosovėn dhe gjatė muajve tė fundi ne kemi punuar intensivisht qė tė kemi njohje tė reja, nė mėnyrė qė tė mbyllet procesi i plotė i njohjes sė Kosovės”, ka thėnė Hoxhaj.

Vendi i fundit qė e ka njohur Kosovėn ėshtė Principata e Andorės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-07-11, 10:23   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

U frikėsohen reformave





Shumica e partive politike nė Kosovė vazhdojnė t’i ikin procesit tė reformimit dhe tė organizimit tė zgjedhjeve tė brendshme, nė mėnyrė qė t’i neutralizojnė sa mė shumė pėrēarjet e mundshme. Fillimi i reformimit tė disa degėve tė LDK-sė nga Isa Mustafa, qė rezultuan me shumė zhurmė dhe duke shkaktuar pakėnaqėsi tė shumta, sipas analistėve ka ndikuar edhe te partitė e tjera qė as tė mos mendojnė tė merren me vetveten.

PDK-ja, AAK-ja dhe AKR-ja nuk janė duke u marrė me reformimin e brendshėm. Sipas analistėve, ato u frikėsohen ndryshimeve, shkruan Zėri.

Ndonėse udhėheqėsit e kėtyre tri subjekteve politike nuk e pranojnė se qėllimisht po i ikin reformimit, analistėt politikė thonė se kuvendet dhe reformat janė elementet mė tė padėshiruara te drejtuesit e partive politike.

Analisti Behxhet Shala thotė se “status quoja” nė tė cilėn gjenden partitė politike ėshtė shumė mė e dėshiruar pėr lidershipin e tyre, sesa njė proces i reformimit, i cili mund t’i ballafaqojė ata me shumė tė papritura.

Shala thekson se PDK-ja ndjehet komod dhe e vetėkėnaqur nė pushtet, prandaj kjo parti nuk ėshtė e interesuar pėr reforma dhe as kuvend tė mirėfilltė.

Sipas tij, AAK-ja nuk ka “kapacitet” t’ia fillojė njė procesi zgjedhor pa praninė e liderit tė saj, Ramush Haradinaj, ndėrsa AKR-ja nuk ka gjasa qė do tė reformohet, meqenėse “kurdo qė mbahet kuvendi, lider i saj do tė zgjidhet ish-kryetari Behgjet Pacolli dhe anėtarė tė kryesisė do tė zgjidhen anėtarėt aktualė”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-07-11, 19:53   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Mbi Hapėsirėn Mbarėkombėtare tė Zhvillimit





Behgjet Pacoll, ish president i Kosovės


Idenė e hapėsirės sė pėrbashkėt e hodha pėr herė tė parė nė parlamentin e Shqipėrisė kur isha President, dhe ajo krijoi entuziazėm tė madh tek shumė intelektualė tė shquar tė hapėsirės sonė. Dhe unė vendosa t’i bėj thirrje atyre qė tė mė ndihmojnė me ide tė tjera, pėrplotėsuese, jetėsuese tė kėsaj hapėsire. Busulla intelektuale, e mendjes sė kombit nuk tė lė tė gabosh si kur je duke udhėtuar fillikat nė kėtė horizont, si kur mban pėrgjegjėsi publike, si njė pjesė jona sot. Mes intelektualėsh ndihet atmosfera e lirisė thithen ide qė vijnė prej lirisė akademike, qė aq shumė na mungon ne politikanėve. Pėr mua qė kam hyrė nė politikė nga bota e biznesit ndėrkombėtar, ajri i lirisė, ėshtė njė rikthim nė realitet. Pėr mua ėshtė hapje e njė horizonti ku nuk e sheh fundin, njėjtė me pėrfytyrimin qė mė krijonte nė fėmijėri, fshati im i lindjes.

Nė mes tė kėtij horizonti, idetė e ndritshme si ato tė Arben Xhaferrit, tė dy Presidentėve Moisiu dhe Meidani, tė intelektualėve tė tjerė qė sė bashku me mua themeluan Lėvizjen pėr Hapėsirėn Mbarėkombėtare tė Zhvillimit tė ofrojnė busullėn, drejtimin. Busulla ėshtė: Ne duhet tė punojmė pėr Mirėqenien e kombit tonė. Ne duhet tė nxisim vetėiniciativėn pėr tė vėnė nė punė nė funksion tė kėtij qėllimi tė gjitha kapacitetet tona njerėzore, natyrore, etj. Askush nuk mund tė na pengojė pėr kėtė. Askush s’ka tė drejtė tė na pengojė pėr kėtė. Duke folur nė frymė pozitive, mė duhet tė them se institucionet evropiane ku ne duam tė hyjmė, na nxisin tė punojmė pėr kėtė mirėqenie. Nė pėrputhje me modelet evropiane, nė mbrojtje tė interesit tonė kombėtar ne mund tė punojmė, pa trembur askėnd..

Para disa muajsh falėnderova Universitetin Europian pėr titullin honoris causa qė mė blatuan, dhe nėnvizova: guri peshon mė rėndė nė vendin e vet. Me kėto fjalė doja tė thoja, se pas udhėtimeve tė shumta nėpėr botė, si njeri i biznesit, kam kuptuar shumė sesa i rėndėsishėm ėshtė Atdheu, por dhe kam kuptuar akoma mė shumė sesi duhet tė zhvillohet ai. Atdheu pėr ne, ėshtė Kosova, ėshtė Shqipėria. Ne jemi njė komb, ne kemi njė Atdhe. Ne duhet tė mendojmė sė bashku pėr zhvillimin e tij. Ashtu kėshtu veē e veē jemi tė vegjėl, edhe bashkė jemi gjithashtu tė vegjėl. Por mė tė fortė akoma!

Gjendja e dy vendeve tona

Janė disa fjalitė kyēe, qė tė ēojnė tek ideja e Mbrothėsisė siē i thonė nė Jug tė Shqipėrisė, apo e Mirėqenies, siē i thonė kudo ku jetojnė shqiptarėt, termi qė pėrdor Mjeshtri i fjalės dhe i ideve, Arben Xhaferri.

Mbrothėsia apo Mirėqenia kombėtare janė imperativ i kohės pėr klasėn politike dhe intelektuale tė dy vendeve.

- Ne sot jemi ndėr shtetet mė tė varfra dhe tė pazhvilluara tė Evropės. Megjithė njėlloj diference pozitive tė Shqipėrisė sa i takon tė ardhurave pėr frymė, pėrqindja e popullsisė qė jeton nėn dyshemenė e varfėrisė, ėshtė thuajse e njėjtė. Papunėsia ėshtė njėlloj e lartė, duke u luhatur tek 30-50% nėse do i marrim pėr tė sakta tė dhėnat e burimeve zyrtare statistikore. Ne jemi vende qė nuk prodhojmė, ose prodhojmė fare pak. Ne jemi vende qė po e braktisim traditėn tonė tė punimit tė tokės, ndryshe nga fqinjėt tanė, qė e punojnė tokėn disa herė mė shumė sesa ne qė e lemė djerrė..Ne jemi vende qė blejmė mė shumė sesa shesim, pra ne jemi vend qė importojmė shumė mė shumė sesa eksportojmė. Ne jemi tė vetmet vende nė Evropė, megjithėse me rezervat ujore dhe tė thėngjillit mė tė mėdhatė pėr frymė popullsie, kemi vuajtur sė bashku, nga kriza energjetike, megjithėse Shqipėria ka disa vite qė ėshtė shkėputur prej saj. Ne jemi qė tė dy vende pa modele tė qarta zhvillimi siē pohojnė kėtu dhe atje autoritete tė rėndėsishme profesionale, si Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė. Ne nuk po identifikojmė dot prioritetet tona tė zhvillimit. Ne nuk po mėsojmė nga gabimet e tė tjerėve.

Kjo situatė ėshtė dramatike. Ne e dimė siē e kanė afirmuar profesorė tė shquar se pjesa mė e madhe e problemeve tė moszhvillimit janė pėr shkak tė copėtimit nga fqinjėt. Viset shqiptare para 1912,pėrfaqėsonin njė unitet ekonomik dhe demografik tė krahasueshėm me popujt e tjerė tė rajonit, grekėt, serbėt, apo bullgarėt. Por nėse nė 1912, Shqipėria copėtohej, ne sot 100 vjet mė pas, duam tė bėjmė diēka modeste pėr t’i bashkuar copat e mozaikut kombėtar. Nė ekonomi, kulturė, arėsim, etj.

Shikimi nga e ardhmja

Pra nuk do doja tė merrem me tė kaluarėn dhe tė shoh brenda saj tė metat tona apo fatkeqėsitė historike. Sot dua tė shoh me ndihmėn e intelektualėve, kah horizonti i tė ardhmes. Pėr fat tė mirė, aspiratat tona kombėtare, ėndrrat e patriotėve tanė tė mėdhenj, nuk shkojnė kundėr proceseve evropiane nė tė cilėt ne jemi kyēur. Ne duke ecur nė pista europiane mund tė rikrijojmė realitete ekonomike kombėtare konkurenciale, prej tė cilėve nuk do tė fitonin vetėm shqiptarėt, por dhe popullsitė qė jetojnė bashkė me ta, apo pranė tyre.

Fjala kyēe ėshtė heqja e barrierave kufitare, administrative, thyerja e tyre dhe shfrytėzimi i tė gjithė kapaciteteve tona njerėzore, natyrore, politike nė funksion tė mirėqenies sonė kombėtare.

Me fjalė tė tjera krijimi i tregut tė pėrbashkėt kombėtar, por jo thjesht atij ekonomik. Krijimi i kėtij tregu, nė tė gjithė elementėt e tij, ėshtė parakusht i ēdolloj integrimi kombėtar apo evropian tė shqiptarėve. Nga krijimi i kėtij realiteti ekonomik tė pėrbashkėt, shqiptarėt do tė potenconin dhe epėrsitė strategjike qė kishin mbi popullsitė e tjera, pėr shkak tė pozicionit gjeografik.

Si mund tė arrihet kjo, pa vendosur kudo nė hapėsirėn tonė kombėtare njė sistem legjislativ evropian? Si mund tė arrihet kjo pa standardizuar dijen, kulturėn, universitetet?A ka mundėsi qė ne tė ngremė njė sistem energjetik unik? A e dini se nėse do tė kishim ndėrtuar prej kohėsh njė linjė interkonieksioni, dy sistemet tona energjetike do tė krijonin mundėsi qė as Kosova, as Shqipėria tė mos vuanin pėr energji, dhe madje tė eksportonin? A e dini se po sikur tė kishim krijuar njė sistem unik, tė menaxhuar sipas standardeve tė njėjta, duke shtuar burimet e prodhimit, do tė kushtėzonim tregun rajonal tė energjisė? Kush na ka penguar ne tė ndėrtojmė njė sistem tė tillė?

Jam shumė i lumtur qė mė nė fund, qeveria e sotme e Shqipėrisė vendosi ndėrtimin e kėsaj linje, ashtu si dhe vendosi qė tė heqė ēmimet e referencės pėr produktet e dy vendeve, njė barrierė mjaft problematike doganore.
Mė mirė vonė se kurrė.

Origjina e angazhimit tim pėr kėtė ide

Nė kėtė shkrim unė thjesht po mundohem tė hap disa pista pėr diskutimet e ardhshme. Ndėrkohė dua tė sqaroj diēka personale, pėr atė se ku i ka rrėnjėt ky pėrkushtim i imi pėr kėtė ide. Dua tė qartėsohet se ky pėrkushtim nuk ėshtė pasojė e ndonjė konvertimi tim politik nė nacionalistin e orės sė fundit. Pėrkundrazi. Dua tė kuptohet se pikėrisht kozmopolitizmi im jetėsor, profesional, ma ka forcuar dashurinė pėr atdheun, diēka qė mund ta kuptojnė shumė mirė ata qė jetojnė jashtė vendit.

vazhdon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-07-11, 19:55   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

vazhdimi


Dua tė jetė e qartė se pikėrisht kjo lloj endje rrugėve tė botės, tregjeve tė saj, mė bėri tė shoh shumė mė larg sesa miq tė mi politikanė qė nuk e kanė patur kėtė shans. Pra, eksperienca ime nė biznesin ndėrkombėtar mė ka bindur prej kohėsh pėr dobinė e ideve mbi Hapėsirėn Mbarėkombėtare tė Zhvillimit.

- Shumė vite mė parė nė pėrpjekje pėr tė ndihmuar Shqipėrinė tė kapėrcente krizėn energjetike tė vitit 2005, i njoha potencialet e bashkimit tė sistemeve tona energjetike dhe kundėrshtarėt e kėtij bashkimi.

- Nė vitin 2006, pikėrisht duke identifikuar problemet ekonomike si moment i rėndėsishėm pėrbashkues i popujve tė Ballkanit, themelova Fondacionin SEED, pėr zhvillimin e Europės Juglindore.

- Nė vitin 2007 rashė nė kontakt me idenė e zotit Xhaferri pėr krijimin e njė Komunuelthi shqiptar, njė objektiv qė ai e pėrsėriti dhe sot tė rishikuar. Ishte njė forum akademik si ky i sotmi, ku zoti Xhaferri plasoi idenė e tij, njė forum ku shumė akademikė artikuluan shumė ide tė ngjashme, por qė prej atėherė mbetėn pa realizim.

- Kam reflektuar shumė pėr idenė e tregut tė cilėn e kam afishuar me forcė tė madhe nė zgjedhjet e 2010 anembanė Kosovės, dhe nė parlamentin e Shqipėrisė nė mars 2011.

- Po punoj dhe sot nė cilėsinė e zėvendėskryeministrit, pėr jetėsimin nė praktikė tė dy zonave tė lira ekonomike nė Mitrovicė, dhe nė Gjakovė. Janė kėto dy zona prej tė cilave do tė fitojnė dy vendet tona, do tė fitojnė shqiptarėt, por dhe serbėt. Ekonomia ofron tė vetmet mundėsi qė tė kapėrcehet ndarja aktuale, qė tė thyhen kufijtė midis shqiptarėve, apo ata qė janė vendosur nė Mitrovicė.

Puna si zėvendėskryeministėr

- Po punoj sot nė cilėsinė e zėvendėskryeministrit, pėr jetėsimin nė praktikė tė dy zonave tė lira ekonomike nė Mitrovicė, dhe nė Gjakovė. Janė kėto dy zona prej tė cilave do tė fitojnė dy vendet tona, do tė fitojnė shqiptarėt, por dhe serbėt. Ekonomia ofron tė vetmet mundėsi qė tė kapėrcehet ndarja aktuale, qė tė thyhen kufijtė midis shqiptarėve, apo ata qė janė vendosur nė Mitrovicė.

Siē dihet unė kam pranuar ftesėn e kryeministrit tė Kosovės pėr tė ndihmuar nė nxitjen e investimeve tė huaja dhe shtimin e njohjeve nė cilėsinė e zėvendėskryeministrit. Ajo qė po bėj, ėshtė ajo qė di shumė mirė ta bėj dhe s’do ndalem kurrė.

- Unė do tė ndryshoj rrėnjėsisht mėnyrėn e promovimit tė Kosovės, pse jo dhe tė Shqipėrisė pėr t’i bėrė tėrheqėse pėr investimet e huaja, nėpėrmjet reformimit tė Agjencisė sė Investimeve, por dhe duke modifikuar rrėnjėsisht Agjencinė e Privatizimit.

- Pasojat e aktivitetit tė kėsaj Agjencie nė vite kanė qenė pėrgjithėsisht negative nė ekonominė dhe financat e trojeve tona, duke prodhuar varfėri, papunėsi dhe duke zhvendosur burime financiare nga tregu i Kosovės nė njė destinacion, prej ku Kosovės do t’i duhet njė kohė e gjatė pėr t’i pėrdorur.
Ne flasim shumė pėr partneritetin publiko privat PPP.
S’di si janė punėt nė Shqipėri, por nė Kosovė s’ka asnjė shans qė ky partneritet tė funksionojė ashtu siē ėshtė menduar dhe tentohet nga dikush.

- Nga ky forum, po i bėj thirrje klasės politike, institucioneve nė Kosovė dhe nė Shqipėri qė nė menaxhimin e aseteve qė kanė mbetur pa u privatizuar, tė pėrdoret me efektivitet kjo formulė participimesh nė biznese tė pėrbashkėta.

Kjo mundėson qė investitori tė ndihet i sigurt, t’i ndihmohet atij nė krijimin e biznesit, tė ndikohet pozitivisht nė mirėqenie dhe punėsim.
Kėshtu Kosovės do t’i mundėsohet qė paratė e privatizimit tė mbesin nė qarkullim nė ekonominė e vendit dhe jo tė ngurtėsohen jashtė tij.

- Shteti do tė tėrhiqet nga partneriteti kur biznesi tė fuqizohet, t’i shumėfishohet vlera dhe do tė marrė mbrapsh mė shumė para sesa ka harxhuar.

- Unė do tė angazhohem fuqimisht qė asetet tona minerare tė mos trajtohen shkel e shko siē ėshtė deri mė sot me burimet tona natyrore.

- Unė do mundohem sė bashku me ekspertėt e huaj kėto asete minerare tė vlerėsohen dhe tė jenė pjesė pėrbėrėse e berzave, panaireve ndėrkombėtare. Nė kėtė angazhim do tė pėrfshihen vetėm ekspertėt me eksperiencė.

- Nga njė qasje krijuese si kjo, mineralet si tė tilla kanė shansin mė tė mirė qė vlera e tyre tė shumėfishohet. Ndėrkohė krijohen mundėsitė qė aksionarė tė tyre tė mos jenė vetėm njė person apo njė kompani, por ato tė jenė tė hapura pėr aksionariat publik.

- Krijimi i holdingjeve tė pėrbashkėta ndėrshtetėrore qė tė ruhet vlera dhe interesi i kompanisė ėshtė njė drejtim tjetėr ku ne duhet tė investohemi sė bashku. Pra qoftė nė Shqipėri, qoftė nė Kosovė. Asetet minerare janė pasuri e kombit tonė.

- Nė vend se Trepēa e Kosovės tė shitet pėr dhjetra milionė pėr shkak tė pamundėsisė sė buxhetit tė vogėl pėr ta funksionalizuar, ne do tė ndėrrojmė adresėn e kompanisė menaxhuese duke e transferuar atė nė qendrat mė tė rėndėsishme financiare botėrore. Atje ajo do tė vendoset nė kontakt me publikun. Vlera e saj e shitjes nga dhjetra milionėt aktualė do tė jetė miliardėshe. Bėj apel qė kjo mėnyrė privatizimi apo trajtimi duhet tė pėrdoret urgjentisht dhe nė Shqipėri pėr ato minerale qė janė tė dobishėm jo vetėm pėr shqiptarėt, por pėr mbarė botėn.

- Jetėsimi i parimit one stop shop nė trajtimin e investimeve tė huaja, do tė jetė imediat nė punėn time dhe tė stafit tim.

- Reformat nė sistemin gjyqėsor janė jetike pėr investimet e huaja. Jam i njohur me problemet nė procese tė ndryshme kėtu nė SHqipėri dhe tek ne, qė zgjatin shumė dhjetra vite; njerėzit e biznesit shantazhohen, dhe dekurajohen.

Unė po e ndiej edhe vetė nė Kosovė kohėt e fundit kėtė tė keqe tė madhe. Kėto praktika tė pranishme nė vendet tona duhet tė marrin fund sepse ato damkosin pėr keq vendet tona dhe mbyllin rrugėt e zhvillimit.

Krijimi i energjive kombėtare

Sot jam shumė i lumtur se ideja e krijimit tė Hapėsirės Mbarėkombėtare tė Zhvillimit, ka gjetur pėrkrahje tė madhe nė mjediset politike, akademike, biznesore tė kombit tonė nė Prishtinė dhe nė Tiranė.
Dua tė falėnderoj publikisht intelektualin e shquar, Akademikun Rexhep Qosja, i cili megjithė disa kritika pėr mua, kishte gjetur rastin tė ēmonte idetė e mia pėr bashkimin kombėtar qė nis nga ekonomia.
Mė tej akoma, shumė mjedise intelektuale, OJQ- kanė filluar tė diskutojnė pėr idetė tona tė intensifikimit tė bashkėpunimit tonė kombėtar, tė krijimit tė tregut tė pėrbashkėt.
Makina kombėtare, tani ėshtė vėnė nė lėvizje prej energjive tona dhe askush nuk mund ta ndalė.
Unė dua qė idetė intelektuale puna ime, kontributi i miqve tė mi tė politikės dhe tė biznesit tė bashkohen nė njė fluks tė pėrbashkėt energjish, nė njė lėvizje qytetare, mbarėkombėtare qė t’ja nisė qė sot e tė punojė pėr realizimin e ideve tona pėrbashkuese.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-07-11, 19:57   #9
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Rreziku nga tjetėrsimi i trashėgimisė kulturore




Ndue Ukaj



Mėnyra sesi shteti ynė i ėshtė qasur trashėgimisė kulturore dhe kulturės nė pėrgjithėsi, rrezikon qė vendin tonė pėr njė kohė tė shkurtėr ta shndėrrojė nė njė vend konglomerat identitetesh e kulturash, pa rrėnjė tė qėndrueshėm dhe pa substancė. Kėsisoj, shqiptarėt nė Kosovė po rrezikojnė tė mbetėn pa trashėgiminė e tyre kulturore, trashėgimi kjo qė padrejtėsisht po zėvendėsohet nga njė shtresė ortodokso-otomane, pėr hesape tė politikės sė ditės.

Kosova gėzon tanimė mė tepėr se njė dekadė lirie, ndėrkaq institucionet e kėtij vendi s’kanė bė asgjė pėr promovimin, ruajtjen, konservimin dhe gjurmimin e trashėgimisė kulturore me proveniencė shqiptare dhe oksidentale. Nė Kosovėn tonė, Dardaninė e lashtė, ekzistojnė dėshmi tė shumta historiografike dhe arkeologjike, se ka ekzistuar njė qytetėrim i zhvilluar qė ka lėnė gjurmė.

Kėto janė tė dhėna tė mirėnjohura dhe tė dokumentuara, e tė cilat qeverisė sonė fare nuk i hyjnė nė punė. Madje, tė dhėnat e mjaftueshme tregojnė se investimet e Institucioneve tona pėr tė ruajtur, gjurmuar dhe promovuar kėtė trashėgimi kanė qenė dhe vazhdojnė tė jenė skandaloze. Kjo ėshtė dėshmi se kjo elitė politikė nuk ka shije pėr kulturėn, nuk e di rolin e kulturės nė njė shoqėri, shtet dhe komb dhe kėsisoj rezulton tė jetė e pakulturuar.

Kultura ėshtė shpirti i njė kombi. Pėr ta kuptuar gjendjen reale tė trashėgimisė kulturore, qoftė tė lashtė apo tė mėvonshme, mjafton njė dashamiri tė kulturės, brenda njė muaji tė bėj njė udhėtim nė disa rajone me rėndėsi nė Kosovė. Aty ku ndodhen bazat e kulturės, identitetit dhe historisė sonė, sot defilojnė qenėt dhe lopėt. Aty bujqit lėvrojnė tokat, e gėrmadhat vetėm sa mbushen me dhe, duke tretur gjurmėt e thesareve tona kulturore.

Sa pėr ilustrim, njeriu qė ka njė grimė shije pėr kulturė, e kupton se Janjeva ėshtė njė nga vendbanimet mė tė rėndėsishme tė Kosovės. Pėrveē tjerash, aty ndodhet shtėpi e lindjes sė tė madhit At Shtejfen Gjeēovit. Mirėpo, aty tė zė makthi. Nė Shtėpinė e lindjes sė kėtij kolosi tė dijės dhe kulturė shqiptare, pshurrin qentė endacak dhe duhma e nevojave fiziologjike tė njerėzve e kafshėve, s’tė lė tė qėndrosh aty. Ndėrsa varri i tij, bashkė me njė pllakė pėrkujtimore nė Zym, ėshtė pranė rrėnimit.

Njė destinacion tjetėr me rėndėsi nė hartėn kulturore tė Kosovės, ėshtė Ulpiana. Njė vizitė nė Ulpianėn e antike, tė trishton. Gjurmėt e qytetit tė lashtė, janė pėrdhosur nga bujq, ndėrkaq ca gėrmime qė janė bė, nuk kanė arritur tė shpalosin as minimin e asaj qė fshihet nėn dheun e asaj toke qė ruan thesare tė kulturės sė pėrbotshme. Aty ndodhen edhe varrezat e dy martirėve ilir, Shėn Florit dhe Laurit.

Mė tutje, njė udhėtim mė i largėt deri nė Stubllėn e Epėrme, tė ēon te objekti ku u legalizua Shkolla e Parė Shqipe nė Kosovė. Aty ėshtė edhe muzeu. Dhe njė pllakė pėrkujtimore pėr Martirėt e Karadakut tė viteve 1846-1848. Ai objekti ku u legalizua shkolla, ėshtė duke u rrėnua pėr ēdo ditė. Pėrkujdesja e shtetit pėr tė ėshtė zero. Rruga deri atje ėshtė nga ato mė tė kėqijat nė Kosovė. Njė mik i imi, studiues i letėrsisė dhe admirues i shkrimtarit Anton Pashkut, teksa diskutonim pėr kėto probleme, mė tha se gjithashtu se varri i shkrimtarit mė tė madh nė Kosovė, Anton Pashkut, ėshtė krejt i rėndomtė, pa asnjė pėrkujdesje institucionale. Pa asnjė sinjalizim.

Nė Prishtinėn e Pjetėr Bogdanit, nuk u bė asgjė pėr kėtė korife tė kulturės dhe letėrsisė shqipe. Pėr kėtė njeri qė u bė udhėrrėfim pėr filozofinė politike tė Ibrahim Rugovės dhe lėvizjes sė tij pėr rikthimin e shqiptarėve nė shtratin e natyrshėm perėndimor. Nė Zymin e lavdishėm, prej ku dolėn figura brilante tė kombit shqiptar, nuk u investua thuajse asgjė. Edhe ato pak investime qė duken, shumica janė bė nga komuniteti.

Ndėrsa qyteti antik i Novobėrdės, me bazilikat dhe kishat e vjetra tė traditės ilire, nuk pėrmendėt asnjėherė nga politikanėt tanė miop nė fushėn e kulturės. Nė gėrmadhat e famshme tė kalasė sė Novobėrdės nuk ėshtė bė asgjė, as nė konservim, as nė gjurmim. Nga e gjithė kjo hartė e vogėl kulturore, del se armiqtė mė tė mėdhenj tė trashėgimisė kulturore nė Kosovė, tė jenė vetė institucionet e kėtij vendi, sė bashku me inteligjencėn e heshtur. Me apo pa dije, kjo ėshtė njė gjė qė ėshtė vėrejtur qysh moti.

Njė komb pa kulturė, nuk mund tė mbahet gjallė. Kėtė gjė e kanė tė njohur gjithė kombet e mėdha. E, kėtė e dinin edhe njerėzit e ditur tė kombit tonė, qė nga koha e Gjon Buzukut e kėndej. Autori i parė shqiptar, e shkroi librin pėr dashuri ndaj gjuhės dhe vendit tė vetė. Meqė gjuha ėshtė tipari mė i fuqishėm dhe ajo forca mė sublime qė lidh njė komb, kjo dashuri pėr gjuhėn, qė nėnkuptueshėm domethėnė edhe pėr etninė, u pėrcoll nėpėr breza me sakrifica dhe peripeci tė gjithfarshme.

Librat e parė tė kulturės shqipe, u shkruan nėnė rrethana tmerrėsisht tė rėnda, nė kohėn kur otomanėt donin tė fshinin nga faqja e dheut ēdo gjė shqipe. Falė njerėzve tė ditur e idealistėve tė mėdhenj, siē ishin Buzuku, pastaj Pjetėr Budi, Frang Bardhi dhe sidomos Pjetėr Bogdani, kultura shqiptare shpėtoi nga tendencat asimiluese. Kėta themelues tė kulturės shqipe dhe rrjedhimisht tė identitetit shqiptar, u pasuan nga njė brez i ndritur i rilindėsve, qė nuk kursyen asgjė pėr kulturėn shqipe.

Shembujt e shumtė i gjejmė qė nga arbėreshėt e Italisė, e gjerė tek kolonitė shqiptare nėpėr botė, qė mbajtėn gjallė gjuhen, arsimin shqip dhe librin, duke u bė kėsisoj edhe promotor pėr ēlirimin e kombit nga hordhitė otomane.

Faik Konica njė dijetar i pashembullt, altruist nė shkrime dhe jetė, e ndihmoi Fishtės nė botimin e blenit tė parė tė Lahutės sė Malcis. Ai pėr mė tepėr, shkriu tėrė energjinė pėr tė mbajtur gjallė frymėn shqipe, nėpėrmjet Albanica-s sė tij qė trokiste nėpėr gjitha institucionet e dijės Evropiane. Pra, nė kushte tė rėnda, pushtimi dhe ndalesash, kultura shqiptare gjente forma tė mbijetesės. Madje, nė kėso kushtesh u krijuan kryevepra arti.

Sot, nė kohė lirie, Kosova nuk ka shėnua asnjė progres nė planin e pėrbotshėm. Madje, pa njė revistė reprezentative dhe pa asnjė botim serioz pėr trashėgiminė kulturore dhe kulturėn nė pėrgjithėsi. Andaj, tė themi se kultura ėshtė nė krizė, ėshtė njė konstatim banal. Kultura ėshtė nė gjendje agonie, shpėtimi i sė cilės varet nga mendjet e shėndosha dhe vullnetmirė. Me njė ndėrhyrje urgjente. Duke e shpėtuar atė, shpėtojmė shumėēka, duke humbur atė, humbim ēdo gjė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-07-11, 19:59   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Duke pritur lirinė...?!





(“Nuk ka njėri mė tė skllavėruar, se sa ai qė shtiret i lirė pa qenė i tillė”. – V. Gėte)

Tė gjithė ne jemi tė lindur tė jetojmė tė lirė. Pėr kėtė nuk ka dyshim. Por, se sa ėshtė kjo shoqėri e gatshme qė tė na ofroj kushte optimale pėr pėrmbushjen e kėsaj kėrkese tonė tė natyrshme instiktive, ėshtė diēka krejtėsisht tjetėr?

A ekziston nė tė vėrtetė liria te ne? Kuptohet, liria nė plotė kuptimin e fjalės? Natyrisht se jo, sepse ajo ėshtė vetėm njė ndjenjė pėr tė cilėn disa luftojė deri nė vetėflijim, kurse shumica e tė tjerėve ikin prej saj?!

Edhe pse tek liria e vėrtetė, askush nuk duhet tė vendosi pėr fatin e dikujt tjetėr, kėtu gjithmonė vendosin tė tjerėt pėr ne. Qė nga lindja, dhe sot e tėrė ditėn, neve tė tjerėt na mėsojnė se ēka ėshtė mirė e ēka ėshtė keq; kėndej apo andaj duhet tė shkojmė; si tė sillemi me tė tjerėt; ku dhe ēka duhet ta ndryshojmė...

Meqė tė tjerėt na mėsojmė edhe ēka ėshtė dashuria, mirėsia, toleranca, mirėkuptimi..., nė kėto rrethana tė krijuara, fitohet pėrshtypja thuajse edhe ndjenjat tona i takojnė tė tjerėve. Nė kėtė proces, sikurse na thonė civilizues, neve na ėshtė ndaluar tė mendojmė. Nga ne fare nuk kėrkohet tė mendojmė, por vetėm tė mėsojmė. Tė mėsojmė, tė mėsojmė dhe tė trajnohemi. Hajt, hajt, hajt... kėshtu vazhdimisht deri nė automatizėm. Sepse, kur fillojmė tė mendojmė me kokėn tonė, atėherė bėhemi tė lirė, e, ne, nė tė vėrtetė, kurrsesi nuk guxojmė tė bėhemi tė lirė!

A thua, pse ėshtė kėshtu? Sepse, si tė pėrzgjedhur pėr tu flijuar pėr disa qėllime “MĖ TĖ LARTA”, neve sė pari nga TA duhet tė na merret fuqia e mendimit tė lirė, duka na ndarė kėshtu nga natyra e vėrtetė qė kemi. Me shkurtimin e krahėve tė fuqisė sonė tė lirė mendore dhe shpirtėrore, vėmendja jonė do tė na fokusohet nė disa gjėrat tė parėndėsishme dhe sporadike. Kjo po ngjet! Gradualisht, ndal ngadalė dhe heshtur me NE.

Mbase, nė kėtė shoqėri ashtu si ėshtė, ne nuk mund tė vendosim as pėr jetėn tonė, e lere mė pėr proceset tjera qė zhvillohen nė brendinė e saj. Andaj, edhe pėrshtypja sado e vogėl se po bėjmė ndonjė ndryshim nė kėtė drejtim, mbetet vetėm pėrshtypje dhe asgjė tjetėr.

Ohhh... Zot! Nėse vazhdojmė kėshtu, nė fund po na del se asgjė nuk na koka e jona. Mbase, as shtėpia ku jetojmė dhe as automjeti me tė cilin qarkullojmė. Sepse, edhe kėto i kemi si hipotekė nė ndonjė nga bankat komerciale kreditore?!

Si duket, pėrveē shpirtit, asgjė nuk po na del si e jona. Aman mos tė mė thotė dikush se edhe ky konstatim ėshtė i gabuar? Dhe, ja... si pėr inat, ai dikush doli dhe tha: E ke gabim! Shumė gabim e ke, o njeri! Jo, jo! As shpirti mė nuk ėshtė i yni”! Para dy viteve, nė njė ditė shkurti, a nuk u vranė nė pikė tė ditės dy tė rijnė, dhe, mu atė ditė, a nuk u plagosėn dhjeta tė tjerė! Pse! Vetėm e vetėm pse kėrkuan ta pėrjetojnė atė ndjenjė tė ashtuquajtur liri?

Besoj se me kėtė tragjedi edhe mė bindshėm u dėshmua nė flagrancė ai postulat qė e thamė nė fillim: “liria ėshtė vetėm njė ndjenjė pėr tė cilėn disa luftojė deri nė vetėflijim, kurse shumica e tė tjerėve ikin prej saj”. Po, po! Qėllimisht ikin prej saj, dhe nė kėtė ikje e gjejnė qetėsinė e vet.

Pėr kėtė botė tė izoluar e cila nė dukje ju shpaloset sikurse e tyre, kėta mendojnė se e vetmja gjė qė mund tė bėnė nė kėtė rast, ėshtė veēse tė aktrojnė kinse janė tė “lumtur”.
Mbase... kėshtu edhe po ngjet me shumicėn prej nesh?! Hmm... ndoshta, si njė digresion, mu kėtu gjendet pėrgjigja mė adekuate nė pyetjen se pse nė teatrot tona nuk kemi aq publikė?!

A thua ėshtė kėshtu, mu pse vetė shoqėria jonė ėshtė njė kulisė e madhe aktrimi nė tė cilėn praktikisht tė gjithė jemi aktorė qė aktrojmė pėrsosur rolin tonė. Atė rol, sikur nė dramėn e Samuel Beketit: “Duke pritur godon”...?! Mbase... ashtu edhe duhet! Ashtu po lypset nga ne, dhe si duket pėr kėtė qėllim po investohet mjaftė nga dikush...!?
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-07-11, 12:14   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Tė flasim e tė shkruajmė shqip


Shkruan: Bekim Aliu



Pėr shumė vjet, nė tė kaluarėn, gjuha shqipe ka qenė e ndikuar nga gjuhėt tjera, duke bėrė kėshtu qė nė fjalorin e pėrditshėm, si gjatė tė folurit e po ashtu edhe tė shkruarit, tė jenė pėrdorė fjalė nga gjuhė tė ndryshme. Pėrderisa pėr njė kohė tė gjatė fjalorit tė gjuhės shqipe i ishin “ngjitur” fjalė tė ndryshme turke, mė pas ishin fjalėt serbe apo edhe fjalė tė tjera nga gjuhėt e fqinjėve, ato qė pėrdoreshin nė tė folmen shqipe.

Duket se edhe sot, ndikimi i gjuhėve tė huaja nė gjuhėn shqipe po e “kryen” detyrėn e tij. Thuaja se nuk ka ditė apo edhe ndoshta fjalim i ndonjė politikani, drejtuesi tė ndonjė emisioni, por dhe nga qytetarėt e thjeshtė, qė nė fjalorin e tyre tė mos ketė fjalė tė huaja. Pas luftės nė Kosovė mė shumė janė fjalėt angleze qė kanė hyrė nė fjalorin tonė.

S’ka se si tė mos pėrmendet gjatė tė folurit apo edhe tė shkruarit fjala angleze “OK”, e cila tashmė ka “ngulur” thellė rrėnjėt e saja nė fjalorin e gjuhės shqipe. Sikur kjo fjalė tė pėrdorej vetėm nė tė folurit e pėrditshėm dhe nga njerėzit e zakonshėm nuk do tė ishte ndonjė “hata” e madhe, por kur kjo fjalė zė vend nė fjalorin e kryeministrit, ministrave dhe deputetėve tė Parlamentit tė Kosovės, doktorėve tė shkencave, etj., atėherė s’ka pse tė mos alarmohemi.

Nuk di pse tė lartpėrmendurit nuk i pėrdorin fjalėt shqipe “ani”, “mirė”…, pėr tė zėvendėsuar “OK”-in. Ma thotė mendja se tė tillėt, por jo vetėm politikanėt, por thuaja se ēdonjėri nga ne, po tė pėrdorim sa mė shumė fjalė tė huaja, mendojmė se fjalori i ynė ėshtė mė i pasur. Jo. Tė pėrdorurit e sa mė shumė fjalėve tė gjuhės sonė nė ligjėrimet e pėrditshme i shton vlerat e ligjėruesit dhe tė gjuhės sė tij.

Ėshtė pėr tė ardhur keq qė nė televizionet tona ka shumė emisione qė janė tė emėrtuara me emra qė rrjedhin nga gjuhė tė huaja. Nė kėtė drejtim “prin” gjuha angleze, nga e cila e kanė marrė emėrtimin disa prej emisioneve tė 4 televizioneve tona (RTK, RTV21, KTV dhe Klan Kosova).

Po i lexuam emrat e emisioneve si “Target”, “As”, “Oxygen”, “Multimedia”, “Odeon”, “Pro et contra” (RTK), “Rendez vouz”, “Flash”, “Relax”, “Zoom”, “Kabare variete” (RTV21), “Cosmo”, “Matinee”, Anima”, “, Asist”, “Interaktiv”, “Prokid games”, “Express day”, “Automan” (KTV), “Prive”, “Exlusive” (Klan Kosova), do tė thoshim se nuk kemi tė bėjmė me emisione tė gjuhės shqipe, por tė ndonjė gjuhe tjetėr.

Nuk di nėse drejtuesit e kėtyre televizioneve tė kenė menduar ndonjėherė qė ka shumė njerėz nė Kosovė qė nuk e dinė gjuhėn angleze, apo edhe ndonjė gjuhė tjetėr, prej nga vjen emėrtimi i ndonjėrit prej emisioneve tė pėrmendura, apo edhe tė kenė menduar ata qė tė bėhet njė rishikim i emėrtimit tė atyre emisioneve dhe tė emėrtoheshin nė shqip.

E nėse drejtuesit e kėtyre televizioneve mendojnė se emėrtimi i kėtyre emisioneve nė gjuhėt e pėrmendura ėshtė nė “modė”, atėherė pse kėtė “modė” nuk e praktikojnė shtetet e pėrmendura mė parė. Si do qė tė jetė, ėshtė detyrė e drejtuesve tė kėtyre mediave qė tė vendosin pėr emėrtimet e emisioneve tė tyre. Mendoj se nuk ka asgjė tė keqe nėse kėto emisione tė kishin emrat shqip.

Ne qė jetojmė nė kėtė kohė jemi me shumė fat, pasi nuk jetojnė nė epokėn e tė madhit Gjergj Fishta, i cili po tė ishte gjallė, do tė pėrballej me “kumbarėt” e emėrtimit tė kėtyre emisioneve. Nga ana tjetėr, ne, pasardhėsit e Fishtės, nuk jemi duke e ēuar amanetin e tij nė vend, pasi gjuhės sonė tė ėmbėl shqipe ia kemi “veshur” edhe shumė fjalė tė huaja.

Megjithatė, nė televizionet tona ka edhe emisione tė emėrtuara shqip, siē janė: “Gjurmėt tona”, “1 2 3 Fillo”, “Mirėmėngjesi Kosovė”, “Bujku”, “Libri i hapur”, “Zėri ynė” (RTK), “Edhe unė jam Kosovė”, “Pėr ditė tė mbarė”, “2 me 1” (RTV21), “Flladi veror”, “Njė moto pėr foto” (KTV), “Ora 7”, “Minuta e fundit” (Klan Kosova)...

Tė flasim sa mė shumė shqip, apo jo!?

(Autori ėshtė gazetar dhe profesor nga Prishtina)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-07-11, 13:24   #12
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Ngjarjet e vitit 1988, tė cilat nuk harrohen kurrė....






Sot, dhe njezet vite pas



Cdo vit me 17 Nentor, me kthehen kujtimet e vitit 1988, kur minatoret e Trepces u nisen ne kembe per ne Prishtine dhe pas tyre punetoret e te gjitha fabrikave, qytetare te te gjitha viseve te Kosoves, u solidarizuan per te shprehur moskenaqesine e tyre me veprimin e politikave te ish Jugosllavise e posaqerisht te Serbise ndaj Kosoves, ndaj shqiptareve.
Solidariteti, uniteti, qendrueshmeria, kembengulesia e shprehur ne ate kohe per mua nuk ka qene perkrahja ndaj organeve te Kosoves ose personale (kete e kam thene edhe atehere), por ka qene veprimi i mundshem ne ato rethana per ta treguar vendoshmerine e ruajtjes se indentitetit politik te Kosoves. Ne zemrat e te gjitheve, Kosova ka qene Republike ende e pa realizuar, jo vetem deshire por edhe obligim. Kete deshire dhe obligim shekullor e kane vazhduar gjeneratat e reja.
Menyra e veprimit per ta realizuar synimin, Kosoven shtet te pavarur, ka qene sipas rethanave dhe mundesive. Pas viteve te 90-ta eshte imponuar rezistenca paqesore derisa terrori i politikes agresive, pushtuese te Serbise ka imponuar mbrojtjen e armatosur te popullit dhe mbrojtjen e pragut te shtepise. Edhe Bota eshte tmerruar me veprimet kriminele te politikes se Serbise e cila ka imponuar reagimin per ta nderprere katastrofen kunder njerezimit. Per kete jemi, ne populli i Kosoves falenderues, si per ndihma humanitare pas luftes ashtu edhe per pranimin e Kosoves si shtetin me te ri.
Ka qene koincidence qe pas luftes Zgjedhjet e para te lira i kemi mbajtur me 17 Nentor 2001, jo ende ne shtetin e pavarur por me entuziazem te madh se po ecim drejt rruges kah formimi i saj. Endrra jone, qe Kosova te shpallet shtet, eshte realizuar pas zgjedhjeve te 17 Nentorit 2007 me konstituimin e organeve tona, por edhe nje here koincidence me daten e nismes se punetoreve te Trepces per ta ruajtur dinjitetin, indentitetin e popullit dhe Kosoven.
Sot eshte 20 (njezet) vjet nga nisja e minatoreve ne Prishtine, eshte koha e mjaftueshme qe Historianet, Shkencetaret (jo politika ditore) ta vleresojne veprimin e minatoreve, kontributin e tyre dhe ndikimine e tyre ne ngritjen e solidaritetit kombetar si ne rrjedhat e me vonshme te rrezistences, ēofte paqesore apo te armatosur. Megjithate, ardhmeria e vendit sot eshte me me rendesi derisa per historine kurre nuk eshte vone, ajo nuk harrohet.
Ne kushtet e reja te lirise, vemendja jone duhet te jete e preokupuar me ēeshtjet jetesore te njeriut (zhvillimi ekonomik, papunesia, varferia, pensionistet e te tjere), por ajo eshte per momentin e kthyer kah ngjarjet te cilat na brengosin dhe jane te lidhura me integritetin territorial te vendit dhe funksionimin e shtetit ne tere territorin. Edhe pas shpalljes se Pavaresise e cila ka qene e koordinuar me bashkesine nderkombetare si dhe pranimit te shtetit tone nga fuqite me te rendesishme boterore, politika zyrtare e Serbise vazhdon me fushaten dhe veprimet e diplomacise per ta penguar funksionimin e shtetit te Kosoves. Mirepo, nuk eshte befasi dhe kjo politike e Serbise nuk do te ndalet. Ne duhet ta dijme dhe mos te harrojme se ndarja e Kosoves eshte opcioni i vetem i strategjise se Serbise.
Pas 20 (njezet) vitesh, rethanat jane te reja, Kosova eshte bere shtet, koha e rezistencave popullore ka mbetur ne kujtese dhe shpresa e sidomos kerkesa per syqeltesi kerkohet jo prej popullit por nga institucionet tona te reja te zgjedhura nga vota e lire. Ngjarjet e fundit rreth Letres dhe gjashte pikave te Sekretarit te OKB’se Ban Ki Mun, e cila eshte derguar ne muajin Qershor, deshmojne se nga Institucionet tona letra nuk eshte analizuar e as nuk eshte marre seriozisht, te krahasohet me Pakon e Ahtisarit, por edhe nga nderkombetaret nuk ka egzistuar gadishmeria te diskutohet me Udheheqesine e Kosoves rreth saj. Njesoj edhe per rolin e EULEX-it eshte krijuar mendimi se krejt ēka ofrohet nga nderkombetaret eshte per te miren tone, por pas propozimit te fundit te gjashte (6) pikave nga OKB po shihet se jemi zgjuar pak me vonese, por megjithate jemi zgjuar.
Pas shpalljes se pavaresise jane krijuar kushtet e reja per veprim dhe eshte bartur pergjegjesia ne Institucionet vendore e sidomos pas aprovimit te Kushtetutes. Po verehet se politika ditore e ka prioritet por mungon strategjia e veprimit ne tere territorin e vendit, e ne veēanti Mitrovice, mungesa e eksperiences si dhe mosgadishmeria per angazhimin e kapacitetit profesional dhe njerezor, vetekenaqesia pas shpalljes se pavaresise, dhe gje qe eshte me e rrezikshme, kemi filluar te adaptohemi te jetojme ne keto rethana.
Prandaj, eshte momenti te orientohemi kah fuqizimi i Institucioneve tona, te jene transparente dhe me pergjegjese ne vendimet e tyre, ta leme anash bajraktarizmin dhe te veprohet ne baze te Kushtetutes.

Shkruan: Kaqusha Jashari, Deputete PSD
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-07-11, 13:39   #13
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zero Cool Shiko postimin
Tė flasim e tė shkruajmė shqip


Shkruan: Bekim Aliu



Pėr shumė vjet, nė tė kaluarėn, gjuha shqipe ka qenė e ndikuar nga gjuhėt tjera, duke bėrė kėshtu qė nė fjalorin e pėrditshėm, si gjatė tė folurit e po ashtu edhe tė shkruarit, tė jenė pėrdorė fjalė nga gjuhė tė ndryshme. Pėrderisa pėr njė kohė tė gjatė fjalorit tė gjuhės shqipe i ishin “ngjitur” fjalė tė ndryshme turke, mė pas ishin fjalėt serbe apo edhe fjalė tė tjera nga gjuhėt e fqinjėve, ato qė pėrdoreshin nė tė folmen shqipe.

Duket se edhe sot, ndikimi i gjuhėve tė huaja nė gjuhėn shqipe po e “kryen” detyrėn e tij. Thuaja se nuk ka ditė apo edhe ndoshta fjalim i ndonjė politikani, drejtuesi tė ndonjė emisioni, por dhe nga qytetarėt e thjeshtė, qė nė fjalorin e tyre tė mos ketė fjalė tė huaja. Pas luftės nė Kosovė mė shumė janė fjalėt angleze qė kanė hyrė nė fjalorin tonė.

S’ka se si tė mos pėrmendet gjatė tė folurit apo edhe tė shkruarit fjala angleze “OK”, e cila tashmė ka “ngulur” thellė rrėnjėt e saja nė fjalorin e gjuhės shqipe. Sikur kjo fjalė tė pėrdorej vetėm nė tė folurit e pėrditshėm dhe nga njerėzit e zakonshėm nuk do tė ishte ndonjė “hata” e madhe, por kur kjo fjalė zė vend nė fjalorin e kryeministrit, ministrave dhe deputetėve tė Parlamentit tė Kosovės, doktorėve tė shkencave, etj., atėherė s’ka pse tė mos alarmohemi.

Nuk di pse tė lartpėrmendurit nuk i pėrdorin fjalėt shqipe “ani”, “mirė”…, pėr tė zėvendėsuar “OK”-in. Ma thotė mendja se tė tillėt, por jo vetėm politikanėt, por thuaja se ēdonjėri nga ne, po tė pėrdorim sa mė shumė fjalė tė huaja, mendojmė se fjalori i ynė ėshtė mė i pasur. Jo. Tė pėrdorurit e sa mė shumė fjalėve tė gjuhės sonė nė ligjėrimet e pėrditshme i shton vlerat e ligjėruesit dhe tė gjuhės sė tij.

Ėshtė pėr tė ardhur keq qė nė televizionet tona ka shumė emisione qė janė tė emėrtuara me emra qė rrjedhin nga gjuhė tė huaja. Nė kėtė drejtim “prin” gjuha angleze, nga e cila e kanė marrė emėrtimin disa prej emisioneve tė 4 televizioneve tona (RTK, RTV21, KTV dhe Klan Kosova).

Po i lexuam emrat e emisioneve si “Target”, “As”, “Oxygen”, “Multimedia”, “Odeon”, “Pro et contra” (RTK), “Rendez vouz”, “Flash”, “Relax”, “Zoom”, “Kabare variete” (RTV21), “Cosmo”, “Matinee”, Anima”, “, Asist”, “Interaktiv”, “Prokid games”, “Express day”, “Automan” (KTV), “Prive”, “Exlusive” (Klan Kosova), do tė thoshim se nuk kemi tė bėjmė me emisione tė gjuhės shqipe, por tė ndonjė gjuhe tjetėr.

Nuk di nėse drejtuesit e kėtyre televizioneve tė kenė menduar ndonjėherė qė ka shumė njerėz nė Kosovė qė nuk e dinė gjuhėn angleze, apo edhe ndonjė gjuhė tjetėr, prej nga vjen emėrtimi i ndonjėrit prej emisioneve tė pėrmendura, apo edhe tė kenė menduar ata qė tė bėhet njė rishikim i emėrtimit tė atyre emisioneve dhe tė emėrtoheshin nė shqip.

E nėse drejtuesit e kėtyre televizioneve mendojnė se emėrtimi i kėtyre emisioneve nė gjuhėt e pėrmendura ėshtė nė “modė”, atėherė pse kėtė “modė” nuk e praktikojnė shtetet e pėrmendura mė parė. Si do qė tė jetė, ėshtė detyrė e drejtuesve tė kėtyre mediave qė tė vendosin pėr emėrtimet e emisioneve tė tyre. Mendoj se nuk ka asgjė tė keqe nėse kėto emisione tė kishin emrat shqip.

Ne qė jetojmė nė kėtė kohė jemi me shumė fat, pasi nuk jetojnė nė epokėn e tė madhit Gjergj Fishta, i cili po tė ishte gjallė, do tė pėrballej me “kumbarėt” e emėrtimit tė kėtyre emisioneve. Nga ana tjetėr, ne, pasardhėsit e Fishtės, nuk jemi duke e ēuar amanetin e tij nė vend, pasi gjuhės sonė tė ėmbėl shqipe ia kemi “veshur” edhe shumė fjalė tė huaja.

Megjithatė, nė televizionet tona ka edhe emisione tė emėrtuara shqip, siē janė: “Gjurmėt tona”, “1 2 3 Fillo”, “Mirėmėngjesi Kosovė”, “Bujku”, “Libri i hapur”, “Zėri ynė” (RTK), “Edhe unė jam Kosovė”, “Pėr ditė tė mbarė”, “2 me 1” (RTV21), “Flladi veror”, “Njė moto pėr foto” (KTV), “Ora 7”, “Minuta e fundit” (Klan Kosova)...

Tė flasim sa mė shumė shqip, apo jo!?

(Autori ėshtė gazetar dhe profesor nga Prishtina)

- "Parlamenti, alarmohemi, amaneti, Flladi, moto foto, (dhe pėr mbarim Klan Kosova)", nuk janė as mė shumė, as mėpak fjalė shqipe se "OK"-ja angleze.
- "...tė jenė pėrdorė fjalė", problemi qėndron te pjesorja e foljes : pėrdor.
- "...fjalori i ynė...", nuk jam i sigurtė se pronori ynė duhet tė nyjtohet (i ynė).
- "Nuk di nėse drejtuesit e kėtyre televizioneve tė kenė menduar ndonjėherė qė ka shumė njerėz nė Kosovė qė nuk e dinė gjuhėn angleze ...prej nga vjen emėrtimi..." : jo shumė njerėz por tė gjithė njerėzit, pa pėrjashtim, komunikojnė nė vazhdimėsi pa jau ditur burimin(origjinėn) fjalėve qė pėrdorin. Sikur tė mos ishte kėshtu, ēdo komunikim do tė bėhej absolutisht i pamundshėm.
- Test : para se t'i nėshtroheni testit, pajisu me njė fjalor etimologjik shqiptar, ulu karshi ( nuk ėshtė fjalė shqipe po ju e kuptoni...) bashkėbiseduesit tuaj i cili duhet tė jetė jashtėzakonisht i durueshėm,, shfleto fjalorin deri sa tė gjesh origjinėn e fjalės
"Nga", pastaj "ana", pastaj "ne","paraardhėsit..." dhe pėrfundo bisedėn me fjalėn "huaja" nė fjalinė e mėposhtme :
"Nga ana tjetėr, ne, pasardhėsit e Fishtės, nuk jemi duke e ēuar amanetin e tij nė vend, pasi gjuhės sonė tė ėmbėl shqipe ia kemi "veshur" edhe shumė fjalė tė huaja". Absurd, apo jo!
- "Flladi veror", mbase "Freskia verore" do tė tingullonte mė shqip se "flladi"!
- "Njė moto pėr foto", moto e foto nuk janė krejt shqip.
- "Klan Kosova" : kam pėrshtypjen se as "Klan" nuk i bjen shumė shqip po ēka me i bo tash...!

__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-07-11, 15:18   #14
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Rexhepi tėrhiqet deri mė 1 nėntor





Reagimi i Brukselit zyrtar ndaj konfiskimit tė dokumenteve tė serbėve tė Kosovės tė lėshuara nga Serbia ka bėrė qė ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, tė tėrhiqet pėrkohėsisht nga ky vendim. Ai ka thėnė pėr “Zėri” se aktualisht tėrhiqet nga vendimi, jo pėr shkak tė ndonjė presioni, por kėtė e ka bėrė pėr faktin se siē ka thėnė ai, njė vendim i tillė mund tė pengojė implementimin e marrėveshjeve tė arritura ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė.

Ndėrkohė opozita kėtė tėrheqje tė ministrit tė Brendshėm e ka quajtur si papėrgjegjėsi dhe ka kėrkuar dorėheqjen e tij. Ministri Rexhepi thotė se deklaratat e tij janė keqkuptuar dhe keqinterpretuar.

“Policia e Kosovės kohė pas kohe ka konfiskuar dokumentet e reja tė cilat Serbia ua lėshon serbėve tė Kosovės, qoftė nė Mitrovicė qoftė nė vende tjera tė Kosovės. E serbėt janė ankuar dhe Brukseli nga ankesat e ndryshme qė i ka marrė, kinse policia edhe po i maltreton, ka ngritur shqetėsimin se kėshtu po pengohet implementimi i konkluzioneve”, tha Rexhepi pėr “Zėri”.

Prandaj, ministri i Rendit ka kėrkuar nga drejtori i policisė qė tė tolerojė posedimin e dokumenteve tė tilla serbe, por vetėm deri mė 1 nėntor tė kėtij viti, gjegjėsisht deri atėherė kur grupet punuese do tė definojnė mėnyrėn se si do tė realizohen marrėveshjet e arritura mes Prishtinės e Beogradit.

“Askush nuk mė ka urdhėruar tė tėrhiqem. Ky qėndrim imi vlen vetėm deri mė 1 nėntor, deri nė kohėn kur presim qė grupet punuese tė definojnė marrėveshjet e arritura”, shtoi Rexhepi.

Sipas tij, vendimi vlen vetėm pėr dokumente serbe, kurse targat e automjeteve qė janė me iniciale tė qyteteve tė Kosovės tė lėshuara nga MPB-ja e Serbisė, do tė vazhdojnė tė konfiskohen.

Ministri Rexhepi ka mohuar tė ketė pasur takime me ndėrkombėtarėt lidhur me kėtė ēėshtje. Jozyrtarisht “Zėri”, nga burime diplomatike ka marrė vesh se ėshtė pikėrisht EULEX-i ai i cili i ka kėrkuar Rexhepit qė tė pezullojė pėrkohėsisht konfiskimin e dokumenteve tė lėshuara nga Serbia.

Opozita ndėrkaq, kėrkon nga ministri qė tė japė dorėheqje nė lidhje me kėtė veprim. “Bajram Rexhepi nė krejt deklaratat e tij deri mė tani ėshtė treguar ministėr pėr gjynah, e tash ėshtė bėrė edhe qesharak. Ai njeri defintivisht duhet tė japė dorėheqje, pėr ndryshimet e qėndrimeve dhe deklaratave tė dhėna publikisht”, tha Burim Ramadani nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK).

Nė anėn tjetėr, politikanė serbė tė veriut tė Kosovės vazhdojnė me qėndrimet e tyre se askush nuk guxon t’iu konfiskojė dokumentet qė tregojnė identitetin e tyre.

Mediat serbe e citojnė Millan Ivanoviq, nga Kėshilli Kombėtar Serb tė ketė thėnė se ata do vazhdojnė t’i mbajnė ato dokumente edhe pas 1 nėntorit. “I pėlqeu apo jo zotit Rexhepi, ne kemi tė drejtė nė nacionalitetin tonė dhe ne do t’i mbajmė dokumentet edhe pas 1 nėntorit, e pėr kėtė do tė bindeni tė gjithė”, ėshtė shprehur Ivanoviq.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-07-11, 15:27   #15
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Lojėra me standarde tė dyfishta


Shkruan: Artan M. Haraqija

Ka shumė gjėra qė kohėve tė fundit njeriu nuk di t’iu bjerė nė fije rreth lajmeve pėr Kosovėn. Njė ditė vjen lajmi pėr miratimin e njė rezolute pėr trafikimin e organeve nė OSBE, me mbėshtetjen e vendeve mike tė Kosovės, ndėrsa njė ditė mė pas, grupi i shteteve qė e mbėshtesin shtetėsinė e Kosovės dalin me rezultate pothuajse tė pėrkryera rreth arritjeve tė kėtij shteti.

Lojėrat kur bashkėsia ndėrkombėtare pėrdor standarde tė dyfishta rreth Kosovės nuk bėhen rrallėherė, kryesisht sipas nevojės, jo tė vendit tonė. Edhe nė kohėn kur diskutohej raporti i Dick Martit nė Kėshillin e Evropės, pjesėtarė tė vendeve mike, dy ditė rresht i thoshin pėrfaqėsuesit tė Kosovės nė korridoret e kėtij kėshilli, Enver Hoxhaj, se ata nuk do e mbėshtesin kėtė raport.

Ditėn kur u mbajt votimi pėr rezolutėn qė mbėshtetej nė raportin e Martit, shumica e delegatėve tė vendeve mike se si u zhdukėn, nuk dihet, por dihet njė gjė qė mungesa e tyre e bėri edhe mė tė lehtė kalimin e saj. Takimi i fundit i Grupit Drejtues Ndėrkombėtar pėrfundoi me aq fjalė tė mira pėr zhvillimet nė Kosovė, ndėrsa zhvillimet e fundit nuk ka ku shkon mė tė rėnda.

Njė nga “arritjet” qė GND i pėrshėndeti shumė ishte edhe pėrparimi nė zbatimin e Pakos sė Ahtisaarit, ndonėse ajo nuk gjen as sot kurrfarė zbatimi nė pjesėn veriore tė vendit. Pėr kėtė edhe GND u kujtua, por nuk harron tė pėrshėndetė qeverinė pėr zbatimin e saj, aty ku ka pasur mundėsi. Nuk dua tė dyshoj qė grupi i shteteve qė thotė se e pėrkrah sovranitetin e Kosovės ka hequr dorė nga pjesa veriore e territorit tė shtetit tonė, pikėrisht nė kohėn kur udhėheqėsit e kundėrshtarit numėr njė tė pavarėsisė, Serbisė, dalin hapur me ide pėr ndarjen e saj.

Ajo qė ėshtė e sigurt sa i pėrket sjelljeve tė bashkėsisė ndėrkombtare ėshtė me njė dorė tė lėmon e me tjetrėn ta mėshon, sa tė mundet. Nė njerėn anė jo pak prej kėtyre shteteve i kanė ofruar edhe z. Dick Marty informata rreth pėrfshirjes sė liderėve kosovarė nė krim tė organizuar e Zoti e di se ēfarė tjetėr, e nė anėn tjetėr kanė “lavdėruar ofertėn e Qeverisė sė Kosovės pėr bashkėpunim tė plotė me EULEX-in nė hetimin e pretendimeve qė pėrmban Raporti i Komisionit pėr Ēėshtje Ligjore dhe tė Drejta tė Njeriut i Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės”.

Nė njė anė agjencitė sekrete shtetėrore tė shumė prej vendeve mike hartojnė raporte qė tė tmerrojnė po i lexove pėr atė se ēfarė bėjnė liderėt kosovarė, tė njėjtit qė mė pas priten e pėrcillen duke ua rrahur shpinėn. Kėtu nuk bėn tė harrohen as njė mori raportesh ndėrkombėtare qė pėrfaqėsojnė edhe qėndrime zyrtare tė vendeve mike. Sa e sa raporte tė State Departamentit amerikan tregojnė pėr pa fund gjėra qė kanė shkuar e shkojnė keq pėr shkak tė tė gjitha pushteteve nė Kosovė.

Raporti i Progresit qė pėrbėn edhe qėndrimin zyrtar tė Komisionit Evropian, ēdo vit e bėhet mė i ashpėr nė kritika ndaj qeverive tė Kosovės. Kėtė tė fundit e quajnė shtypėse tė fjalės sė lirė, kontrolluese tė mediumit publik, kryeqyteti ynė del si vendi ku mė sė vėshtiri bėhet biznes etj. Etj.…akuza pa fund. Ndėrsa mbikėqyrėsi i pavarėsisė sė Kosovės, e ashtuquajtura Zyra Civile Ndėrkombėtare, (ICO) mė sė shumti energji ka harxhuar pėr tė treguar se pėr tė gjitha gjėrat qė kanė shkuar keq nė Kosovė, vetėm ata nuk kanė faj. Ndoshta mė sė miri edhe Grupi Drejtues Ndėrkombėtar, nė fund tė fundit, mė mirė tė quhet “Grupi mbulues ndėrkombėtar” se me dje po tregon se di tė mbulojė shumė gjėra.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:11.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.