Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 10-07-11, 09:39   #31
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: UĒK zanafilla

BOTA SOT(reviale) 13 tetor 1996

DOKUMENTE TĖ TERRORIT GJYQĖSOR NĖ KOSOVĖ

Mė datėn 4 tetor 1996 Gjykata e instaluar serbe nė Prishtinė, nė vazhdėn e fushatės sė saj antishqiptare, ka lėshuar aktvendimin mbi zhvillimin e hetimeve kundėr 15 qytetarėve tė Republikės sė Kosovės pėr kinse pėrkatėsinė e tyre nė njė organizatė (tė paemėr) “terroriste“ shqiptare, tė cilės policia dhe gjyqėsia e okupatorėve pėrpiqet t’ia atribuojė njė varg aksionesh tė armatosura qė kanė ngjarė nė Kosovė viteve tė fundit. Mė poshtė po japim pa ndryshime kėtė Aktvendim:

“GJYQTARI HETUES I GJYKATĖS SĖ QARKUT NĖ PRISHTINĖ,
Danica Marinkoviqi, nė lėndėn penale tė tė pandehurit Besim Rama etj., pėr shkak tė veprės penale terrorizmi, nga neni 125 i LPJ, lidhur me nenin 19 tė LPJ, duke vendosur sipas kėrkesės pėr zbatimin e hetimeve tė PPQ nė Prishtinė PP. nr. 139/96 nga data 4.X.1996 me datėn 6.X. 1 996 merr kėtė:

AKTVENDIM MBI ZBATIMIN E HETIMEVE KUNDĖR:

1. Besim Ramės, i biri i Sokolit dhe i nėnės Hanife, e lindur Abdullahu, i lindur mė 13.VII.1965 nė fshatin Prekaz i Epėrm, komuna e Sėrbicės, shqiptar, shtetas i RFJ, i martuar, baba i njė fėmije, ka tė kryer shkollėn fillore, pėrkohėsisht i liruar nga shėrbimi ushtarak, mbahet i evidentuar nė EU-KK Sėrbicė, mė parė i gjykuar, nė paraburgim gjendet nga data 29. IX.1996,

2. Avni Nura, i biri i Ismajlit dhe nėnės Halime, e lindur Istogu, i lindur mė 20.l.l974 nė fshatin Prellovc, komuna e Sėrbicės, ku edhe jeton, shqiptar, shtetas i RFJ, i pamartuar, me profesion bujk, ka tė kryer 2 vjet tė shkollės sė mesme, shėrbimin ushtarak tė parregulluar, mė parė kinse i pagjykuar, nė paraburgim gjendet nga data 29. IX.1996.

3. Adem Jashari, i biri i Shabanit, i lindur mė 28.XI.1955 nė Prekazin e Ulėt, komuna e Sėrbicės, shqiptar, i martuar, bujk, gjendet nė arrati.

4. Jakup Nura, i biri i Ismajlit dhe nėnės Halime, e lindur Istogu, i lindur mė 13. II.1966, nė fshatin Prellovc, komuna e Sėrbicės, shqiptar, shtetas i RFJ, i martuar, bujk, gjendet nė arrati.

5. Fadil Kadriu, i biri i Shaqirit, i lindur mė 19.XI.1965, nė Prekazin e Ulėt, komuna e Sėrbicės, shqiptar, shtetas i RFJ, i pamartuar, gjendet nė arrati.

6. Nuredin Lushtaku, i biri i Jetullahut, i lindur mė 27. II.1967 nė fshatin Prekaz i Ulėt, komuna e Sėrbicės, shqiptar, shtetas i RFJ, gjendet nė arrati.

7. Sahit Jashari, i biri i Hamitit, i lindur mė 9. II.1963, nė Prekazin e Ulėt, komuna e Sėrbicės, shqiptar, shtetas i RFJ, i martuar, bujk, gjendet nė arrati.

8. Rafet Rama, i biri i Osmanit, i lindur mė 5.XII.1971, nė Prekazin e Epėrm, komuna e Sėrbicės, shqiptar, shtetas i RFJ, gjendet nė arrati.

9. Sami Lushtaku, i biri i Milaimit, i lindur mė 20. II.1961, nė Prekazin e Ulėt, komuna e Sėrbicės, shqiptar, shtetas i RFJ, bujk, gjendet nė arrati.

10. Iljaz Kadriu, i biri i Ismajlit, i lindur mė 3.V.1966 nė Prekazin e Ulėt, komuna e Sėrbicės, shqiptar, shtetas i RFJ, i pamartuar, gjendet nė arrati.

11. Rexhep Selimi, i biri i Destanit, i lindur mė 15. III.1971 nė Ovēarevė, komuna e Sėrbicės, shqiptar, shtetas i RFJ, student, gjendet nė arrati.

12. Hashim Thaēi, i biri i Haxhiut, i lindur mė 24. IV.1968 nė fshatin Broēna, komuna e Sėrbicės, shqiptar, shtetas i RFJ, gjendet nė arrati.

13. Zenun Kadriu, i biri i Feratit, i lindur mė 10. IX.1963 nė Prekazin e Ulėt, komuna e Sėrbicės, shqiptar, shtetas i RFJ, gjendet nė arrati.

14. Ali Jonuzi, i biri i Sabitit, i lindur mė 28. II.1956 nė fshatin Pasush, komuna e Vuēitėrnės, jeton nė Vuēitėrnė, rruga VJ. nr. 13, shqiptar, shtetas i RFJ, gjendet nė
arrati.

15. Idriz Asllani, i biri i Halitit, i lindur mė 2. I.1954 nė fshatin Tėrstenė, komuna e Mitrovicės, jeton nė Vuēitėrnė, rruga Sutjeska nr. 15, shqiptar, shtetas i RFJ, gjendet nė arrati (Sipas mjeteve tė informimit ndėrkohė Idriz Asllani ėshtė arrestuar (vėrejtje e Red sė ZiK).

SEPSE
Ekziston dyshimi i bazuar se nė gjysmėn e dytė tė vitit 1992, pas qėndrimit tė tyre nė Republikėn e Shqipėrisė, ku sė bashku ushtarakisht janė stėrvitur me pjesėtarėt e armatės shqiptare nėn komandėn e eprorėve tė tyre, nė territorin e komunės sė Sėrbicės kanė formuar grupin terrorist armiqėsor dhe sė bashku me shumė persona ende tė paidentifikuar janė bėrė anėtarė tė tė njėjtit grup, kanė filluar armatosjen e grupit dhe pėr kėtė qėllim kanė siguruar sasi tė madhe tė armėve, municionit dhe tė mjeteve eksplozive, pushkė, automatikė, pushkė me snajper, revolverė, bomba dore, mina tė trombllonės dhe pajisje tė ndryshme ushtarake, prej tyre njė pjesė e kanė sjellė nga Republika e Shqipėrisė, pastaj rregullisht, nga gjysma e dytė e vitit 1992 e deri nė fund tė shtatorit tė vitit 1976, nė mal, nė afėrsi tė fshatit Prekaz i Ulėt, kanė stėrvitur shkathtėsitė ushtarake, pėrdorimin e armėve tė zjarrit, rregullisht kanė stėrvitur nė gjuajtjen e tyre nė shenjė, kanė mbajtur mbledhje ilegale, mė sė shpeshti nė Prekazin e Ulėt, nė tė cilat mbledhje janė marrė vesh dhe kanė planifikuar kryerjen e aksioneve terroriste nė territorin e komunės sė Gllogovcit, Pejės, Vuēitėrnės dhe Mitrovicės dhe pas kėtyre pregatitjeve tė bėra me qėllim tė rrezikimit tė rregullimit kushtetues dhe sigurimit tė RFJ kanė ndėrmarrė aktet e dhunės nė territoret e kėtyre komunave, sipas marrėveshjes paraprake, nė tė njėjtėn kohė dhe nė bashkėveprim me grupet e tjera terroriste, tė cilat kėto akte nė mėnyrė kontinuive i kanė kryer nė territorin e Kosovės, me ē’rast me dashje kanė privuar nga jeta 4 persona dhe kanė tentuar qė t’i privojnė edhe 16-tė persona tė tjerė, me ēka te qytetarėt kanė krijuar ndjenjėn e pasigurisė, ashtu qė:

1. BESIM RAMA, JAKUP NURA, HASHIM THAĒI DHE AVNI NURA

Sipas marrėveshjes paraprake, natėn nė mes tė datės 13 dhe 14.5.1993 tė pandehurit Besim Rama, Jakup Nura dhe Avni Nura janė takuar nė shtėpinė e tė pandehurve Jakup dhe Avni Nurės nė fshatin Prellovc dhe pas marrėveshjes sė shkurtėr, me automjetin e Jakup Nurės, Opel-Monta, kanė shkuar deri nė Gllogovc, e pastaj i pandehuri Avni Nura automjetin e pėrmendur e ka kthyer nė fshatin Prellovc, qė sipas marrėveshjes, pas aksionit nė shtėpinė e vet tė sigurojė pranimin, fshehjen dhe vendosjen, ndėrsa tė pandehurit Besim Rama dhe Jakup Nura, po ashtu sipas marrėveshjes paraprake me tė pandehurin Hashim Thaēi, janė takuar nė afėrsi tė kalimit hekurudhor nė afėrsi tė Gllogovcit dhe tė armatosur, tė pandehurit Hashim Thaēi dhe Besim Rama me pushkė automatike, ndėrsa i pandehuri Jakup Nura me pushkė automatike, revolver dhe bomba dore, kanė vėnė pritėn nė afėrsi tė rrugės nė kalimin hekurudhor, me qėllim qė nė momentin e kalimit tė automjeteve tė MPB-sė tė hapin zjarr nga pushkėt automatike dhe t’i privojnė nga jeta personat nė automjet, mirėpo deri te kjo nuk ėshtė ardhur pėr shkak se nė periudhėn prej afėr njė ore derisa kanė qenė nė pritje nuk ka kaluar asnjė automjet i policisė, pastaj janė tėrhequr, i pandehuri Hashimi ka shkuar nė drejtim tė shtėpisė sė vet, ndėrsa tė pandehurit Besimi dhe Jakupi nė Prellovc, nė shtėpinė e tė pandehurve Jakup dhe Avni Nura, tė cilėt kanė bėrė roje para shtėpisė sė tyre derisa kanė pushuar Besim Rama dhe Jakup Nura, me kėtė nė bashkėveprim kishin pėr tė kryer veprėn penale tė terrorizmit me tentativė nga neni 125 tė LPJ, lidhur me nenin 19 tė LPJ.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 10-07-11, 09:40   #32
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: UĒK zanafilla

2. BESIM RAMA, JAKUP NURA, RAFET RAMA, SAMI LUSHTAKU,

Mė datėn 22.V.1993 i pandehuri Besim Rama, pas marrėveshjes pėr kryerjen e aksionit terrorist i ka dhėnė pushkėn automatike nr. 70- AB me numėr 590106, kal. 7,62 mm. X39 dhe 30 plumba, tė pandehurit Rafet Rama, i cili sė bashku me tė pandehurit Jakup Nurėn, Sami Lushtakun, Iljaz Kadriun dhe Fadil Kadriun, tė cilėt po ashtu kanė qenė tė armatosur me pushkė automatike, ka caktuar pritė nė afėrsi tė rrugės nė kalimin hekurudhor nė hyrje tė Gllogovcit, nga ku rreth orės 22.40 minuta kanė hapur zjarr me rafal nė milicionerėt e ndėrrimit tė tretė tė MPB-sė tė Gllogovcit, tė cilėt kanė qenė nė automjetin motorik zyrtar tė markės “Ivekokombi“ me regjistrim M-615-155, me ē’rast nga lėndimet e marra nga plumbat e shkrepur ėshtė shkaktuar vdekja e policėve Zvonko Jevtiq dhe Nebojsha Gjorgjeviq, kurse lėndime tė rėnda trupore kanė marrė policėt Zoran Iliq dhe Sinisha Milosavleviq, kurse lėndime tė lehta trupore kanė marrė policėt Bojan Mladenoviq, Miroljub Milenkoviq dhe Predrag Perishiq, ndėrsa policėt Safet Gashi dhe Sinan Stefanoviq nuk kanė pėsuar lėndime. Tė akuzuarit pastaj janė larguar nga vendi i ngjarjes dhe kanė shkuar nė shtėpitė e tyre, ndėrsa tė pandehurit
Rafet Rama dhe Jakup Nura kanė shkuar nė shtėpinė e tė pandehurve Jakup dhe Avni Nura nė fshatin Prellovc, ku i pandehuri Avniu i armatosur me revolver ka bėrė roje para shtėpisė, derisa kanė pushuar tė pandehurit RafetRama dhe Jakup Nura, me kėtė nė bashkėveprim kanė kryer veprėn penale tė terrorizmit nga neni 125 tė LPJ, tė ndėshkuar sipas nenit 139, al. 2 lidhur me al. 1 tė LPJ.

3. BESIM RAMA, SAHIT JASHARI, ALI JONUZI DHE IDRIZ ASLLANI

Mė datėn 11. II.1996 - sipas marrėveshjes paraprake i pandehuri Besimi, i armatosur me pushkė automatike tė pėrshkruar mė lart dhe me thikė, si dhe i pandehuri Sahit Jashari i armatosur me pushkė automatike, revolver dhe bomba dore, janė takuar nė hyrje tė Vuēitėrnės me tė pandehurit Ali Jonuzi dhe Idriz Asllani, tė cilėt nė marrėveshje tė shkurtėr janė njohur me vendin dhe kohėn e kryerjes sė aksionit dhe i kanė dėrguar ata deri te QSHM nė Vuēitėrnė, ku i pandehuri Sahiti, rreth orės 21.15 min. nė dhomėn e fjetjes numėr 4, nė tė cilėn ka qenė Seka Kriēkoviq, Nikolla Kovėrlia, Voja Kovėrlia, Jovanka Kovėrlia dhe Stojan Kovėrlia, refugjatė nga RSK, kanė aktivizuar dhe kanė hedhur pėrmes dritares 2 bomba dore tė prodhimit kinez ngjyrė tė gjelbėr, tė cilat nuk kanė eksploduar, sulm ky i cili ėshtė kryer nė mėnyrė kohore i koordinuar me sulmet e grupeve tė tjera terroriste nė tė njėjtėn ditė nė Suharekė, Podujevė, Prishtinė, Mitrovicė dhe Pejė, nė objektet nė tė cilat kanė qenė tė vendosur 284 refugjatė nga RSK, me kėtė nė bashkėveprim kanė kryer veprėn penale tė terrorizmit nga neni 125 tė LPJ.

4. BESIM RAMA, ADEM JASHARI., SAHIT JASHARI, NUREDIN LUSHTAKU, FADIL KADRIU DHE ZENUN KADRIU

Me datėn 22. IV.1996, nė Mitrovicė, nė vijėn magjistrale Prishtinė Rozhajė, i pandehuri Besim i armatosur me pushkė automatike dhe revolver, i pandehuri Ademi me pushkė automatike, revolver dhe bomba, i pandehuri Sahiti me pushkė automatike dhe revolver, i pandehuri Nuredini me pushkė automatike dhe revolver, i pandehuri Fadili me pushkė automatike dhe revolver dhe i pandehuri Zenuni, me pushkė automatike, kanė vendosur pritėn afėr rrugės dhe rreth orės 21.20 min. i pandehuri Nuredini, me pushkė automatike, i pandehuri Zenuni me revolver tė cilin mė parė ia ka dhėnė i pandehuri Adem, kanė hapur zjarr nė automjetin zyrtar tė MPB-sė tė markės “Jugo-skala 55“, me regjistrim M-617-917, i cili nė atė kohė ka kaluar aty pari dhe nė tė cilin kanė qenė 4 persona, me ē’rast nga lėndimet e marra nga plumbat e shkrepur ėshtė shkaktuar vdekja e Dragana Neshiqit, kurse lėndime tė lehta trupore ka marrė polici Sllobodan Dudiq, ndėrsa Dragan Borisavleviq dhe Dragana Lugoniq, persona duke u dėrguar nė vuajtje tė dėnimit, nuk kanė pėsuar asnjė lėndim. Tė pandehurit e tjerė pėr shkak tė kalimit tė shpejtė tė automjetit nuk kanė pasur sukses qė tė shtijnė nė tė njėjtin automjet. Edhe ky sulm ėshtė kryer nė kohė tė koordinuar me sulmet e grupeve tė tjera terroriste nė tė njėjtėn ditė ndaj pjesėtarėve tė MPB-sė dhe qytetarėve serbė nė Deēan, Pejė dhe Shtime, me ē’rast kanė humbur jetėn 4 persona, ndėrsa 3 janė plagosur. Me kėtė nė bashkėpunim kanė kryer veprėn penale tė terrorizmit nga neni 125 i LPJ tė ndėshkuar sipas nenit 139 al. 2 lidhur me al. 1 tė LPJ.

5. BESIM RAMA, ADEM JASHARI, FADIL KADRIU, NUREDIN LUSHTAKU DHE REXHEP SEJDIU

Me datėn 17.Vl.1996, nė rrugėn magjistrale Mitrovicė Pejė, nė afėrsi tė JKJ “Vodovod“ nė lagjen Shipol tė Mitrovicės, tė pandehurit Besimi, Fadili, Nuredini dhe Rexhepi, tė armatosur me pushkė automatike, ndėrsa i pandehuri Ademi me snajper, kanė vėnė pritėn afėr rrugės, sė pari tė gjithė sė bashku, e pastaj janė ndarė nė dy grupe, ashtu qė tė pandehurit Besimi dhe Ademi janė larguar nga 3 tė tjerėt dhe kanė caktuar grupin e pritės, ndėrkaq i pandehuri Besimi, me pushkė automatike tė pėrshkruar mė lart, dhe i pandehuri Ademi, me snajper tė kal. 7,9 mm kanė hapur zjarr nė automjetin zyrtar tė MPB-sė, tė markės “Zastava 101“ me regjistrim M-618-422, nė tė cilin automjet kanė qenė dy policė, me ē’rast nga lėndimet e marra prej plumbave tė shkrepur ėshtė shkaktuar vdekja e policit Predrag Gjorgjeviq, ndėrkaq polici Vukojiēiq ka marrė lėndime tė rėnda trupore. Pastaj, tė pesė tė pandehurit e tjerė janė larguar nga vendi i ngjarjes, sulm ky i cili ėshtė kryer nė kohė tė koordinuar me sulme tė tjera tė grupeve nė tė njėjtėn ditė ndaj pjesėtarėve dhe objekteve tė MPB nė Lluzhan dhe njė natė mė parė nė Podujevė, nė tė cilat sulme njė person ėshtė lėnduar, me kėtė nė bashkėveprim kanė kryer veprėn penale tė terrorizmit nga neni 125 i LPJ, tė ndėshkuar sipas nenit 139 al.2 lidhur me al.1 tė LPJ,

ARSYETIM
MPB-ja, Sekretariati nė Prishtinė, ka ushtruar fletėdėnoncim penal numėr 2194/96, datė 2.X.1996 kundėr Besim Ramės nga Prekazi i Epėrm dhe Avni Nurės nga Prellovci, pėr shkak tė dyshimit tė bazuar se kanė kryer shumė veprajanė sjell me fletėdėnoncim te gjyqtari hetues.
Gjyqtari hetues personat e dyshimtė i dėgjoi nė rrethanat e fletėdėnoncimit penal e pastaj procesverbalet e marrjes nė pyetje tė tyre dhe shkresat e tjera tė pėrmendura ia ka dėrguar Prokurorisė Publike tė Qarkut pėr shqyrtim tė mėtutjeshėm tė tyre nė bazė tė nenit 193 al.4 tė LPJ. Prokuroria ėshtė njoftuar se kundėr personave tė pėrmendur ėshtė caktuar paraburgimi. Prokuroria Publike e Qarkut me datėn 4. X. 1996 ka ushtruar kėrkesė pėr zbatimin e hetimeve numėr 139/96, kundėr Besim Ramės e tė tjerėve pėr shkak tė dyshimit tė bazuar se kanė kryer shumė vepra penale tė terrorizmit nga neni 125 i LPJ. Gjyqtari hetues, pėrveē dėgjimit tė Besim Ramės dhe Avni Nurės, tash pėr tash nuk mund t’i marrė nė pyetje edhe tė pandehurit Adem Jasharin, Jakup Nurėn, Fadil Kadriun, Nuredin Lushtakun, Sabit Jasharin, Rafet Ramėn, Sami Lushtakun, Iljaz Kadriun, Rexhep Selimin, Hashim Thaēin, Zenun Kadriun, Ali Jonuzin dhe Idriz Asllanin, sepse gjenden nė arrati.

Nga pėrmbajtja e fletėdenoncimit penal, shkresa tė tjera tė bashkangjitura me fletėdėnoncim dhe nga mbrojtja e tė pandehurit tė parė dhe tė dytė, lind dyshimi i bazuar se tė pandehurit i kanė kryer veprat penale tė cilat u vihen nė barrė. Prandaj gjyqtari hetues gjeti se kėrkesa e PPQ pėr zbatimin e hetimeve ėshtė e bazuar, pėr grumbullimin e provave me qėllim tė dėgjimit tė kėsaj ēėshtjeje konkrete juridiko-penale nė bazė tė neneve 157 dhe 159 al. 1 dhe 2. tė LPJ, sepse ekziston rreziku nga shtyrja e lėndės. penale tė terrorizmit nga neni 125 LPJ.
GJYKATA E QARKUT NĖ PRISHTINĖ, DATĖ 4.X.1996 GJYQTARI HETUES DANICA MARKOVIQ
KĖSHILLĖ JURIDIKE:
Kundėr kėtij aktvendimi lejohet e drejta e ankesės nė afat prej 3 ditėsh nga dita e pranimit tė tij, kolegjit penal tė kėsaj gjykate“.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-07-11, 12:48   #33
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: UĒK zanafilla

(B.H./Koha)
Mė 16 shtator, ditėn kur u kidnapuan Besim Rama, sipas atyre qė rrėfyen mė vonė ngjarjen, ndodhia kishte kėtė rrjedhė: dikush i kishte lajmėruar Besimitse armėt qė kishte nė shtėpi duhej t’i largonte sa mė parė. Mė 16 shtator e kishte ftuar Avni Nurėn pėr tė bartur armėt me traktorin e tij pėr t’i dėrguar nė vendin e duhur.
Besimi dhe Avniu ishin nisur rrugės sė fshatit dhe disa kilometra jashtė tij kishin takuar njė veturė tė tipit “NIVA“ dhe tre presona me qeleshe tė bardha qė flisnin shqip. Sipas fjalėve, vetura ishte ndalur nė pjesėn e rrugės ku nuk mund tė kalonte asnjė automjet tjetėr. Kėta persona kishin kėrkuar ndihmė pėr ta shtyrė veturėn e prishur.
Edhe Besimi, edhe Avniu, sapo kishin vendosur duart, njėri prej tyre kishte nxjerrė revolėn dhe ua kishte futur pas shpine. Besimi kishte bėrė pėrpjekje pėr ta nxjerrė
bombėn por kolegu tjetėr shqipfolės e kishte goditur. Qė nga data 16 shtator askush nuk kishte ditur pėr tė kidnapuarit. 16 ditė kanė qenė nė procedurė hetimore, pa tė drejtė tė kontaktimit me avokat. Edhe procedura hetimore ėshtė kryer pa prezencėn e avokatit. Mė 1 tetor shpallet lajmi se Besim Rama dhe Avni Nura gjenden nė Burgun e Qarkut nė Prishtinė.
PYLLI
Flitej se mė herėt Besimi e kishte rrahur rojtarin e pyllit. Kishte shkuar nė pyll pėr tė ngarkuar dru dhe ishte takuar me rojtarin e pyllit. Rojtari i ishte kėrcėnuar se duhej t’i zbrazte drutė nga traktori. Besimi i padėgjueshėm e kishte shqelmuar rojtarin dhe e kishte larguar nga aty. Pas pak kohėsh rojtari kthehet me njė grup policėsh pėr ta arrestuar, pa ditur se mė kė kanė tė bėjnė. Thuhet se policėt kishin kėrkuar nga Besimi qė tė dorėzohet. Besimi u kishte thėnė se i gjallė nuk dorėzohet dhe nga xhepi kishte nxjerrė njė bombė. Policėt e frikėsuar kishin klithur “Nemoj Besime, sve ce biti u redu“ (Mos Besim, ēdo gjė do tė jetė nė rregull) dhe kishin ikur nga vendi i ngjarjes. Besimi nė zyrėn e policisė nė Skenderaj kishte pasur fletarrestim njė vit e mė shumė pėr njė plagosje qė i kishte bėrė njė djaloshi nga fshati Beēiq, komuna e Vushtrrisė. Njė vit, askush nuk kishte shkuar nė fshatin Prekaz pėr ta arrestuar! Flitet se policėt qė nga ngjarja e para dy vitesh, asnjėherė nuk kishin hyrė nė kėtė fshat.
Besimi iu kishte dėrguar mesazh se i gjallė nuk dorėzohet. Dhe, pikėrisht mė 16 shtator zihet me tradhti. Kėshtu sė paku thuhet dhe flitet nga vendasit.


KOHA/ 16 TETOR 1996

USHTARĖT PA USHTRI?
YLBER HYSA/ Prishtinė

Me 16 shtator, derisa po udhėtonin me traktor, u kidnapuan Besim Rama dhe Avni Nura. Nė njė pusi tė organizuar nga njėsitė e policisė serbe, tė cilėt ishin maskuar dhe po pritnin tė veshur nė rroba civile, u zunė kėta dy persona tė cilėt ishin tė armatosur, madje, sipas “Nedelnji Telegraf“-it, njeri prej tyre kishte provuar qė tė aktivizojė edhe bombėn e dorės, e cila iu hoq me anė tė intervenimit tė policėve serbė. Pas kėsaj, Rama dhe Nura ishin kidnapuar dhe pėr ta nuk dihej asgjė. Familjet e alarmuara kishin angazhuar avokatėt, tė cilėt filluan tė interesohen pėr klientet e tyre. Nė fakt, Avni Nura kėrkohej pėr shkak se nė njė zėnkė nė fshatin Beēiq kishte plagosur njė njeri, pėr ēka edhe ishte arratisur njė kohė. Mirėpo, duke shkuar gjurmėve tė kėsaj ngjarjeje, avokati i tij Bajram Kelmendi ishte munduar ta gjejė, por ai nuk ishte askund nėpėr evidencat e gjyqeve tė qarkut, e as nuk gjendej nė burgun e Mitrovicės. E tėra u bė e ditur pas njė kohe, kur gjykatėsja hetuese Danica Marinkoviq i kishte dėgjuar tė akuzuarit mė 2 tetor, nė orėn 18, 30 minuta. Me kėtė rast, jo vetėm qė ėshtė bėrė shkelje e rėndė procedurale gjatė tėrė kohės, dhe qė pėr tė kidnapuarit askush asgjė nuk ka ditur, por ata plot pas 17 ditėsh, mė 2 tetor dėrgohen tek gjykatėsi hetues dhe atė pas orarit tė punės, pasdite.
Me kėtė rast, Rama dhe Nura para gjykatėsit hetues flasin pa prezencen e avokatit. Madje, siē rrėfejnėmbrojtsit, atyre nuk iu ėshtė lejuar tė komunikojnė me mbrojtsit e tyre nė mėnyre normale, sa qė gardianėve, sipas kėtyre burimeve, iu ėshtė sugjeruar t’u tregojnė avokatėve se ēka guxojnė tė flasin me tė akuzuarit!
Dhe doli si doli. Para gjyqit rėndohen 15 tė akuzuar pėr vepra penale terrorizėm. Tani, pėrveē kėtyre, nė duar tė policisė gjendet edhe Idriz Asllani nga Vushtria, i cili u burgos mė 7 shtator. Domethėnė, 12 persona te tjerė nga lista e gjykatėses gjenden nė arrati. Pėr kėtė, “Nedeljni Telegraf“-i p. sh. , akuzon Kėshillin pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut nė Prishtinė (!) se me tė informuar me kohė pėr kidnapimet, u ka dhėnė kohė tė tjerėve tė ikin. Madje, akuzohet edhe policia qėndrore nė Beograd, e cila ėshtė ngutur qė, nė vigjilje tė zgjedhjeve, tė publikojė lajmin pėr zėnien e terroristėve.
Akuza rėndon grupin sepse, siē thuhet, mė 1992 kanė ushtruar nė kazermat e Shqipėrisė pėr shkathtėsi ushtarake, dhe pastaj tė njėjtėn gjė e kanė bėrė edhe nė fshatin Prekaz i Ulėt. Pas kėsaj, thuhet nė aktakuzė, grupi ka kryer aksione terorriste nė komunėn e Gllogovcit, Vushtrisė dhe Mitrovicės, me ē’rast kanė privuar nga jeta 4 persona dhe kanė tentuar qė kėtė ta bėjnė edhe me 16 tė tjerė.
Akuza i rėndon Besim Ramėn, Jakup Nurėn, Rafet Ramėn, Sami Lushtakun pėr kryerje tė aksioneve qė nga viti 1993, kur ėshtė shtie nė kombin e ndėrrimit tė policisė me ē’rast janė vrarė dy dhe janė plagosur 5 policė. Pastaj, Besim Rama, Sahit Jashari, Ali Jonuzi dhe Idriz Asllani akuzohen se mė 11 shkurt 1996 kanė gjuajtur bomba dore nė qendrėn pėr refugjatėt krainas nė Vushtri, me ērast bombat nuk kanė shpėrthyer. Mė tutje, Besim Rama, Adem Jashari Sahit Jashari, Nuredin Lushaku, Fadil Kadriu dhe Zenun Kadriu akuzohen se mė 22 prill 1996 nė magjistralenPrishtinė- Rozhajė kanė shtėnė nė veturėn e policisė, me ē’rast ėshtė privuar nga jeta e burgosura Dragana Neshiq, ndėrsa lėndime trupore kanė pėsuar polici Sllobodan Dudiq. Pėr aksionin te ujėsjellsi nė Shipol tė Mitrovicės, me ē’rast ėshtė vrarė polici Vukojiēiq, akuzohen Besim Rama, Adem Jashari, Fadil Kadriu, Nuredin Lushaku dhe Rexhep Sejdiu.
Nė fakt, kėto akuza tė burgosurit kryesisht i kanė pranuar. Ekzistojnė dilema nėse ata e kanė bėrė kėtė nėn dhunėn brutale dhe evidente, siē ka ndodhur edhe mė parė nė disa procese gjyqėsore viteve tė fundit. Por, qė tė tretė kanė thėnė para avokatėve se pėr shkak tė dhunės, ata kanė pranuar shumicėn nga veprat me tė cilat rėndohen. Madje, duke dashur qė tė jenė sa mė plastikė dhe besnikė nė pėrshkrime, njėri nga tė akuzuarit, Besim Rama ka pėrshkruar se si para njė aksioni ka dashur tė hajė fli, tė cilėn e kishte gatuar gruaja e tij! Kjo ndoshta flet edhe pėr njė profil tė tė akuzuarve, tė cilėt, nėse ka ekzistuar ndonjė bindje se janė njė grup i organizuar, ose janė fanatikė tė ideologjizuar kanė kaluar nė stėrvitje shumė profesionale dhe veprojnė me konspiracion tė plotė, ose pėrkundrazi janė tipa popullorė tė gatshėm pėr ngatėrresa?! (Madje, sipas shtypit serb, edhe Rama edhe Nura kanė plagosur ose vrarė shqiptarė, madje tė afėrmit e tyre). Shumica e tė akuzuarve janė nga Drenica dhe rrethina (nga
Prekazi ku edhe ėshtė bėrė pėrleshja e njohur me Tahir Mehėn), janė nė mes njėzet dhe dyzet vjeēarė, kryesisht jo me shkollim tė lartė, disa prej tyre bujq, me ushtri tė kryer dhe shumica me familje, tė martuar. Kjo thuajse i pėrgjigjet njė pėrshkrimi qė kishte bėrė sigurimi ushtarak jugosllav - KOS, qė ishte botuar nė revistėn beogradase “Intervju“, majin e kėtij viti.
Mirėpo, nga kėta janė zėnė deri mė tani vetėm 3 veta kurse 12 tė tjerė gjenden nė arrati. Nė fakt, mund tė thuhet se aksioni i policisė shihet se ėshtė pėrgaditur gjatėdhe se pusia ka qenė e pėrgaditur nė saje tė informatave tė sakta se ku dhe si do tė kalojnė kėta tė burgosur. Me rastin e varrimit tė punėtorit tė Sigurimit Shtetėror, Bajgorės, kryeshefi i SHSSH pėr Prishtinėn, Lakoviq, kishte deklaruar se Shėrbimi sė shpejti do tė trokasė nė dyert e terroristėve. Kidnapimi dhe jo trokitja nė derė kishte ndodhur pikėrisht nė periudhėn parazgjedhore, siē thonė edhe nga shtypi beogradas, edhe pėr t’u dhėnė zemėr serbėve kosovarė qė ishin shqetėsuar dhe frikėsuar nga aksionet pėr tė cilat rėndohet UĒKja.
Por, nga akuza qė ėshtė ngritur kundėr 15-shes sė Drenicės, nuk shihet askund se kėta kanė vepruar nėn njė organizatė qė ka emrin Ushtria Ēlirimtare e Kosovės! Edhe pse nė akuzė, pėr shembull, ceket se pos aksionit tė kryer nė rrugėn Prishtinė-Rozhajė, kanė ndodhur edhe aksionet e ngjashme nė Deēan, Pejė dhe Shtime, me ē’rast kanė humbur jetėn 4 dhe janė plagosur 3 persona. Po ashtu ceket se edhe nė kohėn e kryerjes sė aksionit nė Shipol, janė sulmuar stacionet e policisė nė Lluzhan dhe njė natė mė parė nė Podujevė, me ē’rast ėshtė lėnduar njė person. Kėtu sidomos ėshtė fakt interesant akuza qė organet policore gjyqėsore serbe i bėjnė Shqipėrisė dhe armatės sė saj, e cila, sipas tyre, i paska ushtruar kėta njerėz!

vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-07-11, 12:49   #34
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: UĒK zanafilla

vijimi


Ka filluar loja

Nė fakt, ėshtė interesante edhe kjo se pas kidnapimit tė Besim Ramės dhe Avni Nurės, ka ndodhur aksioni i hedhjes sė bombės nė kazermėn e Vushtrisė, pėr ēka rėndohet Idriz Asllani, i cili pak mė vonė ėshtė arrestuar. Dėshmitarėt thonė se atė natė nė Vushtrri ka pasur polici e ushtri tė hatashme nė rrugėt e qytetit tė cilėt kanė vazhduar
tė kontrollojnė dhe bastisin ditėve tė ardhshme. Madje, sipas disa burimeve janė bėrė edhe matje te ndryshme balistike dhe prova tė tjera nė pėrpjekje pėr tė zėnė autorėt e
shpėrthimit. Por, megjithatė duket se kryesore ka qenė informata nga brenda se kush si ka mundur tabėjė, qė ka ardhur pas burgosjeve. Atėherė ose ky aksion ka qenė hakmarrje, ose nuk ka patur koordinim, nėse supozohet se ka ekzistuar grupi!
Por sido qė tė jetė, mbetet enigmė se si do tė lidhet ky grup me veprimet qė kanė ndodhur nė pjesėt tjera tė Kosovės, e qė janė njė numėr i konsiderueshėm, me ē‘rast siē pamė, janė bėrė edhe disa vrasje.
Pėr tė gjitha kėto pėrgjegjėsinė e ka marrė e ashtuquajtura UĒK, ndėrsa shtypi beogradas ėshtė ngutur qė kėta tė burgosur t‘i paraqesė si terroristė qė kanė lidhje me kėtė organizatė! Andaj, mbetet qė tėrė kėtij tregimi disi t‘i lidhet kryet edhe pas kalimit tė etheve zgjedhore… Aq mė tepėr qė vetėm nga grupi i 15 tė indentifikuarve nga organet e policisė serbe, siē thuhet edhe nė aktakuzė, 12 sish gjenden nė arrati.
Madje, siē thuhet nė “Nedeljni Telegraf“ sipas burimeve tė tyre, pritet qė tė tjerėt nga ky grup tė mos frikėsohen, por tė jenė mė tė kujdesshėm, madje parashihen nga ky shtyp, qė nė aksionet e ardhshme kėta tė jenė edhe mė brutal! Nėse ėshtė kėshtu, dhe nėse organeve tė policisė serbe nuk u kanė ikur nga pakujdesia e kolegėve tė tyre nė
Beograd tė cilėt e publikuan lajmin me shpejtėsi, apo nga lajmet e shpejta tė Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut nė Prishtinė, qė siē thuhet, u mundėsuan tė tjerėve tė ikin, atėherė aksionet tjera janė pėr t‘u pritur.
Qoftė ato tė grupit, qoftė ato tė policisė serbe qė do tė pėrpiqen t‘i zėnė. Andaj, loja ka filluar . . . Aq mė tepėr, duke e analizuar tėrė kėtė proces, sidomos pas arrestimeve, duhet vėnė edhe njė gjė nė spikamė. Deri mė tani ka pasur ide tė ndryshme qė kanė qarkulluar lidhur me aksionet dhe shpėrthimet e koordinuara tė ndryshme anembanė Kosovės. Ėshtė folur se i ka bėrė UĒK-ja; se ajo nė fakt nuk ekziston; se e tėra ėshtė imagjinuar nga organet serbe; se ekziston mundėsia qė pas saj tė qėndrojė ndonjė shėrbim i huaj, etj. Arrestimi i kėtyre ditėve, dilemave mund t’u japė jetė nė variantet mė tė ndryshme. Mirėpo, tashmė nuk bėhet fjalė pėr fantazma, por pėr njerėz me emėr e mbiemėr, tė cilėt dikush i njeh. Kjo shumė lehtė mund ta destabilizojė ēėshtjen duke
sforcuar dilemėn-deri nė zgjedhje. Kjo mund ta bėjė opinionin tė pėrcaktohet-pėr ose kundėr! Dhe kėsaj me siguri i ka ndihmuar burgosja . . .

Ku ėshtė UĒK?

Kur jemi tė UĒK-ja ėshtė interesante tė thuhet se sipas “Zėrit tė Kosovės“, organi i Lėvizjės Popullore tė Kosovės, kryesisht i bazuar nė emigracion, madje ka filluar mobilizimi…
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-07-11, 12:57   #35
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: UĒK zanafilla

17.10.96 RILINDJA

AFP: NĖ KOSOVĖ VAZHDON GJENDJA E ACARUAR RRITET TENSIONI NDĖRETNIK

Deri tani, marrėveshja Millosheviē-Rugova nuk ėshtė vėnė nė jetė, mbasi tė dy palėt nuk kanė mundur tė bien dakord lidhur me modalitetet pėr zbatimin e saj. Arrestime “terroristėsh“ tė supozuar, dhunim varresh shqiptare, shfaqje traktesh kundėr regjimit tė Beogradit. Kėshtu krahina e Kosovės ėshtė pėrfshirė nga njė rritje tensioni ndėretnik, e nxitur nga njė marrėveshje pėr riatdhesimin e dhjetėra mijėra shqiptarėve etnikė, qė kanė kėrkuar strehim nė Gjermani.
Nėnshkrimi nė fillim tė shtatorit, mes presidentit serb Sllobodan Milosheviē dhe kryetarit tė shqiptarėve tė Kosovės, Ibrahim Rugova, i njė marrėveshjeje pėr rifutjen e nxėnėsve dhe profesorėve shqiptarė nė arsimin publik serb, kontriboi nė qetėsimin e gjendjes nė kėtė krahine, pavarėsinė e sė cilės Beogradi e hoqi nė vitin 1989. Kosova (dy milion banorė) ėshtė e populluar nė 90 pėr qind nga shqiptarė etnikė, qė kėrkojnė pavarėsinė.
Deri tani, Marrėveshja Milosheviē- Rugova nuk ėshtė vėnė nė jetė, mbasi tė dy palėt nuk kanė mundur tė bien dakord lidhur me modalitetet pėr zbatimin e saj. Pėr tė gjashtin vit me radhė, dhjetėra mijėra nxėnės dhe studentė shqiptarė i rifilluan mėsimet e tyre nė ndėrtesat gjysėm tė fshehta ku mėsimi zhvillohet mbi bazėn e programeve shkollore tė Tiranės.
Qė prej fillimit tė tetorit, tre shqiptarė u arrestuan me akuzėn se qysh prej vitit 1993 bėnin pjesė nė njė “grup terrorist“, autor i njė vargu atentatesh qė shkatuan katėr tė vdekur dhe shtatė te plagosur. Ndaj tė tre personave ėshtė hapur njė hetim gjyqėsor ashtu si dhe ndaj 12 bashkė-punėtorėve, tė dyshuar si tė tillė, qė kanė kėrkuar strehim jashtė, bėri tė ditur tė martėn avokati i tyre, Bajram Kelmendi.
Tė shtunėn, nė qytetin e Pejės, disa tė panjohur dhunuan 62 varre shqiptare dhe i vunė flakėn njė guri varri brenda murit rrethues tė pesė xhamive.
Pėr mė tepėr, trakte qė kėrcėnonin me vdekje “bashkėpunėtorėt e pushtuesit (serb)“ janė shfaqur javėn e kaluar nė qytetin e Podujevės, sipas Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), partia kryesore shqiptare. Traktet kishin nėnshkrimin “Organizata pėr ēlirimin e Kosovės“, njė grup i paidentifikuar qė nė pranverė kishin marrė pėrgjegjėsinė pėr atentatet me bombė kundėr disa ndėrtesave serbe.
Tjetėr objekt shqetėsimi i komunitetit shqiptar ėshtė marrėveshja e pėrfunduar tė enjten mes Bonit dhe Beogradit lidhur me riatdhesimin brenda tre vjetėsh, tė rreth 135 000 jugosllavėve, refugjatė nė Gjermani, 80 pėr qind e tė cilėve janė shqiptarė tė Kosovės.
Shtypi shqiptar i Prishtinės, kryeqendėr e Kosovės, shprehet se nuk janė eleminuar arsyet politike dhe ekonomike qė i shtynė kėta shqiptarė tė largohen nga Jugosllavia (RFJ-Serbia e Mali i Zi). Qeveria nė mėrgim e Republikės sė Kosovės, e vetėshpallur nė shtator 1992, kėrkoi nė njė komunikatė tė nėnshkruar nga kryeministri Bujar Bukoshi, qė tė respektohen tė drejtat dhe dinjiteti i shqiptarėve (tė riatdhesuar). “Kėrkojmė garanci tė forta lidhur me sigurimin e tyre, pėrderisa Beogradi, i cili nuk interesohet haptazi pėr kthimin e kėtyre shqiptarėve, do tė pėrdorė tė gjitha mjetet pėr tė shmangur zbatimin e marrėveshjes“, sipas Bukoshit.
Autoritetet serbe nuk e shohin me sy tė mirė riatdhesimin e kėtyre shqiptarėve dhe pohojnė se kanė frikė pėr njė “infiltrim terroristėsh“. “Mes shqiptarėve tė riatdhesuar mund tė gjenden terroristė tė stėrvitur“, shkruante tė hėnėn e pėrditshmja lokale serbe “Jedinstvo“. Gazeta konfirmonte se organizata seperatiste shqiptare, me bazė jashtė vendit dhe sidomos nė Gjermani, kanė “rekrutuar dhe stervitur tė rinj shqiptarė pėr aksione terroriste kundėr policisė serbe“. Ai u kėrkon autoriteteve
jugosllave tė bėjnė verifikim tė hollėsishėm tė identitetit tė personave tė riatdhesuar dhe tė lejojė “nė njė mėnyrė selektive“ kthimin e tyre me qėllim qė tė “shmanget strehimi i armiqėve nga vendi ynė“.


28.10.96 RILINDJA

NJĖ POLIC DHE NJĖ NĖPUNĖS SERB U VRANĖ NĖ SURKISH TĖ PODUJEVĖS

Nė emisonin e saj Radioja serbe e Prishtinės njoftoi sot nė mėngjes pėr njė polic dhe njė nėpunės serb tė vrarė nga persona tė panjohur mbrėmė rreth orės 22,00 nė fshatin Surkish, jo shumė larg Podujevės.
Nė njoftim thuhet se nga tė shtėnat me armė automatike u vranė inspektori i policisė serbe Milosh Nikoliq dhe nėpunėsi i administratės Dragan Rakiq. Nė njoftim saktėsohej se nė veturėn e patrullės sė policisė u qėllua pranė shtėpisė sė inspektorit Nikoliq.
Burimi serb bėn me dije se forcat serbe ndėrmorėn gjatė natės njė aksion tė gjerė nė atė rajon pėr zbulimin e kapjen e pėrgjegjėsve. Dėshmitarėt i thanė QIK-ut se gjatė natės nga Prishtina nė drejtim tė Podujevės kishte shkuar njė kolonė e policisė serbe, ndėrsa burimet e LDK-sė nė Podujevė konfirmuan se mbrėmė nė Surkish ishin dėgjuar tė shtėna me armė dhe se ishin arrestuar disa shqiptarė qė i kanė shtėpitė afėr vendit ku ėshtė shtėnė nė inspektorin e nėpunėsin serb. Burimet e LDK-sė pohojnė se situata nė Podujevė ishte sot relativisht e qetė. Mirret vesh se nė ndėrtesėn e Kuvendit tė Komunės sė Podujvės, tė administruar nga serbėt e instaluar, disa qytetarė serbė mbajtėn sot njė tubim protestues.
(QIK)



BOTA SOT/ 2 nėntor 1996
Dr. BUKOSHI: ADRESA E TERRORIZMIT KOSOVAR ĖSHTĖ NĖ BEOGRAD

Kryeministri i Republikės sė Kosovės, dr. Bujar Bukoshi, nė njė intervistė dhėnė BBC-sė, theksoi se adresa e terrorizmit nė Kosovė ėshtė nė Beograd dhe se autor i terrorizmit kundėr popullit nė Kosovė ėshtė zoti Sllobodan Millosheviq.
I pyetur se si i komenton vrasjet e fundit nė Kosovė, Bukoshi tha: “Sė pari, informatat e sakta ende nuk i kemi nė disponim rreth autorėsisė sė kėtyre incidenteve atje, por mund tė theksoj si edhe pėr tė disatėn herė se gjendja nė Kosovė ėshtė e rėndė dhe e rrezikshme dhe kėto janė tani simptoma tė kėsaj gjendjeje dhe nė kėtė kontekst Qeveria e Republikės sė Kosovės vlerėson qė problemi po merr dimensione tė reja, pikėrisht pėr shkak tė kėtyre zhvillimeve tė fundit nė Kosovė“. Arrestimet qė pasuan bashkė me terrorin shtetėror qė pandėrprerė ushtrohet prej disa vitesh ndaj shqiptarėve, janė pretekste mjaft transparente dhe absurde me tė cilat tani, siē po e shohim ne, paralajmėrohet njė koncentrim i ri i forcave ushtarake dhe policore nė Kosovė dhe kjo shkon konform me atė tradicionalen e regjimit serb, qė fajin ta hedh mbi viktimėn, tha nė vazhdim dr. Bukoshi. E asht-uquajtura “Ushtria Ēlirimtare e Kosovės“ ka pranuar nė disa kumtesa pėrgjegjėsinė e vrasjeve tė fundit edhe disa pėrpara.
Cilėt, sipas jush, janė kėta, cili gjendet prapa kėsaj “Ushtrie Ēlirimtare tė Kosovės“, ishte pyetja tjetėr, sė cilės kryeministri Bukoshi iu pėrgjigj: “Nuk kemi informata pėr ekzistimin e “Ushtrisė Ēlirimtare“ tė Kosovės, ne marrim vetėm kėsi kumtesash, tė cilat na dėrgohen, na shpėrndahen, por nuk kemi njohuri pėr ekzistimin e “Ushtrisė Ēlirimtare“ nė Kosovė, pasi Kosova nuk ka ushtri dhe po ta kishte ushtrinė, edhe punėt mund tė kishin shkuar ndryshe. Mirėpo, mund t’ju them tani se, kėto insinuata, kėto tentetiva bėhen qė tė hidhet faji mbi popullin shqiptar, tha nė fund tė intervistės dr. Bujar
Bukoshi.
(QIK)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-07-11, 13:01   #36
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: UĒK zanafilla

BOTA SOT/ 2
nėntor 1996

KONFERENCĖ SHTYPI E DR. IBRAHIM RUGOVĖS

Korrespondenti i gazetės serbe “Blic“ e luti kryetarin Rugova tė komentojė njė deklaratė tė kryeministrit Bukoshi se adresa e terrorizmit ėshtė nė Beograd, por edhe njė shkrim nė gazetėn serbe “D. Telegraf“, ku thuhej se pėrgjegjėsinė pėr vrasjet nė Surkish tė Podujevės e mori “Ushtria Ēlirimtare e Kosovės“. Duke u pėrgjegjur nė kėtė pyetje kryetari Rugova tha se akuzat pėr shqiptarėt terroristė janė joserioze dhe nuk i kontribojnė qetėsimit tė situatės nė Kosovė. Ne nuk jemi nė dijeni se nė Kosovė veprojnė forca tė tilla, por ata kanė pėr qėllim tė keqėsojnė edhe mė shumė gjendjen nė Kosovė dhe tė krijojnė tensione tė reja, tha mes tjerash ai.


ZĖRI I KOSOVĖS Nr. 38, 7.11.1996

Ushtria Ēlirimtare e Kosovės Pėr mjetet e informimit

KOMUNIKATĖ NR. 27

Mė 25 tetor 1996, nė zonėn operative nr. 1. njėsitė tona tė armatosura, ekzekutuan nė fshatin Surkish tė Podujevės kriminelėt Millosh Nikoliq dhe Dragan Rakiē. Vendimin pėr ekzekutimin e tyre e mori Shtabi Qendror i UĒK, pasiqė ishin provuar krimet e tyre kundėr popullit shqiptar tė kėsaj ane.
Pushtuesit mund tė kėrcėnohen sa tė duan me likuidimin e UĒK-sė dzėdhėnėsve tė tyre nga Beogradi dhe atyre tė pushtetit tė dhunshėm nė Kosovė, mirėpo, neve nuk do tė na
trembin, sepse rrėnjėt tona dhe mbėshtetjen e kemi nga populli ynė, i cili fare mirė e di se lufta jonė nuk ėshtė terroriste por ēlirimtare.
Kėsaj krrokatje qyqesh me akuza pėr terrorizėm, fatkeqėsisht po i bashkohen edhe disa shqiptarė tė inkuadruar nė lėvizjen politike tė Kosovės, e tė cilėt ende janė me ndikim nė qendrėn e vendosjes nė Kosovė dhe me lidhje tė ngushta me qarqet zyrtare tė pushtetit serb.
Pėrgjigja e jonė e drejtėpėrdrejtė ndaj tyre ėshtė: Lufta jonė do tė vazhdojė deri nė fitore, ndėrsa, ju, ndėrpreni akuzat dhe mbėshtetni luftėn tonė, pėrndryshe do tė trokasim edhe nė dyert tuaja pėr t’ju dhėnė dėnimin e merituar.
Qendrat ndėrkombėtare tė vendosjes duhet tė angazhohen seriozisht nė zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare, nė tė kundėrtėn, zjarri i luftės do tė pėrhapet nė Ballkan dhe mė gjerė, e pėr kėtė neve ua kemi bėrė tė qartė edhe mė parė, kurse pėrgjegjėsinė pėr pasojat nė tė ardhmen do ta mbajė pushtuesi dhe ju qė nuk po tregoni gatishmėri tė
duhur.
Prishtinė, mė 27. 10. 1996
SHTABI QENDROR I USHTRISĖ ĒLIRIMTARE TĖ KOSOVĖS
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-07-11, 13:07   #37
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: UĒK zanafilla

NJĖRI NGA “TERRORISTĖT“

Intervistė me njėrin nga tė katėrmbėdhjetėt nė arrati tė akuzuar pėr “veprimtari terroriste“ nė bazė tė aktvendimit tė “Gjykatės sė Qarkut“ nė Prishtinė tė datės 4 tetor 1996
ZĖRI I KOSOVĖS Nr.1, 9 janar 1997

Pyetje: Ju jeni informuar pėr aktvendimin e gjykatės serbe nė Prishtinė, nė bazė tė tė cilit ju dhe 14 shqiptarė tė tjerė jeni akuzuar si “grup terrorist“ pėr “veprimtari terroriste“. Sa janė tė vėrteta fajėsimet qė ju ngarkohen?
Pergjigjja: Lidhur me tė gjitha “fajėsimet“ qė na i ngarkojnė organet pushtuese serbe nuk dua tė prononcohem pėr kėto arsye:
1) Organet pushtuese serbe nuk i njoh si kompetente pėr tė bėrė hetimet ndaj nesh dhe ndaj asnjė qytetari tė Republikės sė Kosovės, pasi ato nuk kanė tė drejtė tė ushtrojnė kurrfarė veprimtarie hetuese e gjyqėsore nė shtetin tonė tė pavarur.
2) Nuk kam ndėrmend t’u ngjajė pjesėtarėve tė nomenklaturės politike tė Republikės sė Kosovės, tė cilėt shtiren sikur janė duke e drejtuar Republikėn e Kosovės, por gjithė ditėn e gjatė jetojnė e veprojnė brenda ligjeve pushtuese serbe.
3) Pėr mua tre shqiptarėt e kapur, si “pjesėtarė tė grupit terrorist“, siē akuzojnė pushtuesit, nuk janė kurrfarė tė burgosurish, por vetėm robėr lufte, prandaj nuk pranoj tė lėshohem nė nivelin: “S’i njoh formalisht organet e ligjet pushtuese serbe, por ju pėrmbahen atyre nė tė vėrtetė“.
4) Unė gjendem nė arrati dhe nuk kam ndermend tė merrem me dezinformata e komentime spekuluese tė organeve pushtuese serbe, siē bėjnė liderėt, avokatėt, publicistėt, etj.
(Ndėrhyrje nga intervistuesi): Por ju, ama, akuzoheni si “grup i organizuar terrorist“!
Pergjigjja: E para, ne nuk kemi bėrė asnjė veprimtari terroriste. Nuk dij tė jetė bėrė ndonjė akt terrorist ndaj objekteve civile dhe popullsisė sė pafajshme civile serbe nė Kosovė nga viti 1981 e kėtej. Sa u pėrket sulmeve pėr tė cilat dihet se ka marrė pėrgjegjėsinė UĒK-ja sipas mendimit tim, ato nuk janė akte terroriste, por aksione ēlirimtare. Vetėm ata qė i njohin organet pushtuese serbe nė Republikėn e Kosovės si organe legjitime shtetėrore, sulmet ndaj tyre i quajnė terroriste. Terrorizėm i vėrtetė ėshtė gjithė veprimtaria e organeve pushtuese serbe nė Republikėn e Kosovės. E dyta, sa i pėrket “grupit“, shumica e tė akuzuarve nga ana e organeve pushtuese serbe ndiqen nga policia pushtuese serbe qysh nga fundi i vitit 1990.
Pyetje: Kur dhe si ėshtė filluar ndjekja ndaj jush?
Pergjigjja: Shumica e tė ndjekurve, emrat e tė cilėve gjenden nė kėtė paēavure serbe, kishim rėnė nė sy si organizues tė demonstratave e aktiviteteve tė lloj-llojshme ēlirimtare tė viteve 1988-1990 nė Kosovė.
Pyetje: A jeni pjesėtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės?
Pergjigjja: Cila ėshtė pyetja tjetėr?
Pyetje: Ēfarė mund tė thoni pėr aksionet qė po kryhen kohėve tė fundit mbi policinė e ushtrinė serbe, si dhe atentatet ndaj disa shqiptarėve?
Pergjigjja: Unė mendoj se kėto janė, as mė pak e as mė shumė, aksione ēlrimtare tė kėsaj force tė armatosur ēlirimtare kundėr forcave tė armatosura pushtuese serbe, si dhe kundėr shėrbėtorėve shqipfolės tė tyre.
Pyetje: A i ka bėrė UĒK-ja kėto aksione?
Pergjigjja: Kjo pyetje mė duket e pavend, pasi pėr kėtė duhet tė pyesėsh atė qė e ka marrė pėrgjegjėsinė pėr aksionet -Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės.
Pyetje: Ku ta gjej atė?
Pergjigjja: Ata qė janė tė interesuar pėr ta takuar me qėllim tė ēlirimit tė vendit mendoj se mund ta gjejnė.
Pyetje: A i pėrkrahni kėto aksione?
Pergjigjja: Gjithėsesi! Kėto aksione jo vetėm qė i pėrkrah, por ndjehem krenar qė po bėhen. Nuk u takoj frikacakėve, qė shastisen nga forcat pushtuese. Nuk u takoj as hutaqėve, qė mendojnė se Republika e Kosovės nuk duhet tė ketė forca tė armatosura ēlirimtare. Rėndėsi ka qė populli po i pėrkrah ato. Do tė vijė koha qė tė gjitha forcat e shėndosha kombėtare do t’i pėrkrahin ato.
Pyetje: Liderėt partiakė, politikanėt e qeveritarėt shqiptarė, kėto aksione po ua mveshin vetė serbėve ose po i vlerėsojnė si aksione terroriste?
Pergjigjja: Ata po nxitohen pėr mendimin tim. Pa u menduar mirė dhe pa e analizuar gjendjen po japin deklarata qė nuk i pėrgjigjen situatės nė Kosovė.
Pyetje: Nė opinion janė bėrė tė ditura pėrgjegjet e tė arrestuarve para hetuesve serbė. Ēka mendoni rreth atyre qė duhet tė kenė thėnė ata?
Pergjigjja: Nuk dėshiroj t’i komentoj dezinformatat qė opinionit ia ofrojnė organet e pushtuesit dhe bashkėpunėtorėt e tyre.
Pyetje: Ēka mendoni pėr kėrcėnimet qė u ka bėrė UĒK-ja disa shqiptarėve?
Pergjigjja: Secila lėvizje ēlirimtare e secilit popull tė pushtuar i ka dėnuar bashk-ėpunėtorėt e pushtuesve me dėnime kapitale. Edhe shtetet e mėdha demokratike i dėnojnė shėrbėtorėt e tė huajve (tė cilėt i quajnė spiuj) me dėnime tė rėnda. Edhe ne nuk duhet tė jemi njė pėrjashtim.
Pyetje: A mendoni se lufta e armatosur sjell ēlirimin e Republikės sė Kosovės?
Pergjigjja: Gjithsesi. Shteti ynė kaherė ėshtė dashur t’i ketė forcat e armatosura (ushtrinė e policinė), siē i ka ēdo shtet i botės. Shtetet investojnė shumė nė forcat e armatosura, me qėllim edhe tė evitimit tė luftės se armatosur. Edhe agresorėt serbė i
masin forcat e tyre. Kasta politike e Republikės sė Kosovės patėn provuar tė formojnė forcat e armatosura (ushtrinė e policinė), por dėshtuan.
Pyetje: Dėshiron t’u thuash gjė lexuesve tė “Zėrit tė Kosovės“?
Pergjigjja: I pėrgėzoj ata me rastin e 15-Vjetorit tė daljes se numrit tė parė tė kėsaj gazete, e cila doli nėn drejtimin e tė madhit Jusuf Gėrvalla. I uroj tė besojnė nė forcėn
ēlirimtare tė popullit tonė dhe tė angazhohen nė kėtė drejtim me tė gjitha forcat, aftėsitė e mundėsitė qė ka secili. Uroj qė nė Vitin e Ri 1997 tė na plotėsohen dėshirat tona kryesore tė pėrbashkėta dhe dėshirat individuale!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-11-13, 16:51   #38
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Lista e pjesėtarėve tė UĒK-sė qė kėrkohen nga Serbia

Dhe si pėrfundim:

Lista e pjesėtarėve tė UĒK-sė qė kėrkohen nga Serbia


Lista e pjesėtarėve tė UĒK-sė pėr tė cilėt qeveria serbe ka lėshuar fletarrest , listė kjo qė vazhdon tė jetė edhe mė tutje valide!



Mė poshtė janė emrat e 157 ish`ushtarėve tė UCK`sė, tė cilėt mund tė pėrballen me fletė arrestet e Beogradit nėpėr vendet ku udhėtojnė

1-Hajdin Abazi-i njohur me nofken "LUMI" i lindur nė Gjilan me 30.04.1959

2-Ekrem Avdija-me nofkė n ABUS AKEJ i lindur me 18.07.1971,nė Mitrovice.

3-Alush Sokol Agushi i njohur me nofkėn Magjupi-i lindur mė 20.o6.1959 nė Drenoc tė Klinės

4-Rasim Agushi-i lindur mė 17 07 1962 nė Drenoc tė Klinės.

5-Nazmi Ajeti-i lindur mė 22 04 1972 nė Podujevė .

6-Hysni Izet Ahmeti,i lindur nė Shipoc tė Mitrovicės.

7-Abdullah Babalija,i lindur mė 22 05 1967 nė Gjakovė .

8-Masar Bakija,i lindur mė 18.02.1953 nė Gjakovė .

9-Idriz Balaj,i lindur mė 08 08 1952 nė Gllarevė te Klinės.

10-Afrim Basha,i lindur mė 1971 tė Therandės.

11-Sokol Bashota i lindur mė 07 03 1966 nė Klinė .

12-Bajram Bega i lindur mė 08 04 1966 nė Jezerc tė Ferizajt.

13-Xhemajl Bejta i lindur mė 17 02 1945 nė Klinė tė Mesme.

14-Avni Berisha"TARKAN"i lindur mė 13 08 1974 nė Konushec tė Podujevės.

15-Rrustem Berisha,i lindur mė 18 07 1955 nė Krushevc tė Klinės

16-Shefik Beqiri,i lindur mė 13 08 1960 nė Dardanė .

17-Lah Brahimaj"MAGJUPI" i lindur mė 21 01 1970 nė Jabllanicė tė Gjakovės.

18-Ramė BUJA,i lindur mė 05 12 1958 nė Lipjan.

19-Shukri Buja,27 08 1966,Lipjan.

20-Jahė Salih Bushati,i lindur mė 25 02 1972 nė Gė rgoc tė Gjakovės .

21-Jusuf Velija,i lindu mė 26 07 1957 nė Prishtinė .

22-Azem Veseli,i lindur mė 08 03 1964 nė Pejė .

23-Kadri Veseli i lindur mė 31 05 1967 nė Mitrovicė .

24-Rexhep Veseli i lindur mė 06 08 1970 nė Gjilan.

25-Sali Veseli,i lindur mė 23 07 1953 nė Smolicė te Gjakovės.

26-Skender Maksut Veseli,i lindur mė 16 04 1971 nė Gjilan.

27-Besim Vokshi, i lindur mė 23 04 1955 nė Gjakovė .

28-Latif Gashi,i lindur mė 12 09 1961 nė Podujevė .

29-Fahrudin Gashi i lindur mė 08 12 1969 nė Shtime.

30-Jetullah Geci,i lindur mė 17 02 1954 nė LLaushė tė Skenderajt.

31-Sabit Geci,i lindur mė 20 98 1958 nė Llaushė tė Skenderajit.

32-Gani Geci,i lindur mė 20 01 1960 nė LLaushė tė Skenderajit.

33-Adem Grabovci,i lindur mė 09 04 1960 nė Istog.

34-Jahir Demaku,i lindur mė 06 06 1971 nė Obrij tė Skenderajt.

35-Milazim Derguti,i lindur mė 08 10 1969 nė Ferizaj.

36-Jetullah Dibrani, i lindur mė 21 12 1953 nė Mitrovicė .

37-Sokol Dobruna,i lindur mė 22 03 1940 nė Gjakovė .

38-Shaban Dragah,i lindur mė 16 04 1958 nė Skenderaj.

39-Florim Ejupi,i lindur mė 15 06 1978 nė Sekiraqė tė Podujevės.

40-Agim ELSHANI,i lindur mė 21 03 1963 nė Pejė .

41-Xhabir Zharku"QORRI" i lindur mė 1962 nė Kaqanik.

42-Driton Shemsi Zhjeqi,i lindur mė 01 01 1965 nė Podujevė .

43-Tahir ZEMAJ,i lindur mė 38 12 1958 nė Sterllc tė Epėrm tė Pejės.

44-Genc Zogaj,i lindur mė 10 09 1978 nė Malishevė .

45-Bislim Zyrapi,i lindur mė 09 07 1962 nė Studencan tė Therandės.

46- Nuredin Ibishi,i lindur mė 04 12 1956 nė Podujevė .

47-Imri Iljazi,i lindur mė 26 01 1963 nė Ferizaj.

48-Gani Imeri,i lindur mė 12 10 1967 nė Vushtrri.

49-Eljasah Imeri,i lindur mė 10 07 1971 nė Gjilan.

50-Bexhet Imishti,i lindur mė 06 08 1958 nė Dubravė tė Kaqanikut.

51-Ahmet Isufi,i lindur mė 01 10 1961 nė Dardanė .

52-Lirim Jakupi"NACISTI" i lindur mė 01 08 1979 nė Bujanoc

53-Januz Januzaj,i lindur mė 01 01 1958 nė Istog.

54-Bashkim Jashari,i lindur mė 15 11 1977 nė Prekaz tė Ulė t tė Skenderajt.

55-Musa Jashari i indur mė 04 06 1970 nė Prekaz tė Ulė t tė Skenderajt.

56-Rifat Jashari,i lindur mė 01 12 1946 nė Prekaz tė Ulė t tė Skenderajt.

57-Sahit Jashari,i lindur mė 09 02 1965 nė Prekaz tė Ulė t tė Skenderajit.

58-Naim Kadriu i lindur mė 06 06 1974 nė Turicec tė Podujevė s.

59-Gyner Kamberi,i lindur mė 03 01 1975 nė Viti.

60-Ajvaz Karpuzi,i lindur mė 21 05 1956 nė Lipjan.

61-Ajet Kastrati,nga Drenica.

62-Kadri Kastrati,i lindur mė 15 03 1960 nė Podujevė .

63-Mensur Kasumi, ilindur mė 25 06 1966 nė Vushtrrri.

64-Naser Kelmendi,i lindur mė 15 02 1957 nė Pejė

65-Hysni Kilaj,i lindur mė 19 12 1963 nė Rahovec.

66-Anton Kitaj,i lindur mė 20 04 1978 nė Klinė .

67-Fadil Kodra,i lindur mė 19 11 1965 nė P.tė Ulė t tė Skenderajit.

68-Arif Krasniqi,i lindur mė 09 04 1971 nė Sibovc tė Kastriotit.

69-Gani Krasniqi i lindur mė 23 11 1950 nė Klinė .

70-Xhemshit Krasniqi,i lindur mė 12 12 1963 nė Prizren.

71-Emin Krasniqi,i lindur mė 15 07 1957 nė Dardanė .

72-Jakup Krasniqi,i lindur mė 01 01 1951 nė Gllogoc.

73-Skender Krasniqi,i lindur mė 29 01 1959 nė Rahovec.

74-Bajram KRYEZIU,i lindur mė 30 01 1955 nė Dardanė .

75-Mazllum Kumnova,i lindur mė 17 03 1946 nė Gjakovė .

76-Mirsad Kurteshi,i lindur mė 01 07 1975 nė Prishtinė .

77-Agim Kuqi,i lindur mė 07 10 1963 nė Therandė .

78-Ramiz Lladrovci,i lindur mė 03 01 1966 nė Gllogovc.

79-Fatmir Limaj"CELIKU" I lindur mė 04 02 1971 nė Bajė tė Therandė es.

80-Ekrem LLUKA, i lindur mė 11 10 1959 nė Pejė .

81-Isa Latifi,i lindur mė 25 08 1964 nė Podujevė .

82-Muhamet Latifi,i lindur mė 26 05 1955 nė Podujevė .

83-Lulė zim Leci,i lindur mė 23 02 1974 nė Dardanė .

84-Afrim Lulaj,i lindur mė 12 09 1974 nė Gjakovė .

85-Nuredin Lushtaku,i lindur mė 27 02 1967 nė P.tė Ulė t tė Skenderajit.

86-Sami Lushtaku,i lindur mė 20 02 1961 nė P.tė Ulė t tė Skenderajit.

87-Enver Mavriqi,i lindur mė 23 01 1961 nė Dardanė .

88-Naim Maloku,i lindur mė 17 02 1958 nė Pejė .

"ka marr pjese aktive nė largimin e sė rbė ve nka Kosova"

89-Faton Mehmetaj,i lindur mė 24 01 1963 nė Decan.

90-Nazif Mehmeti,i lindur mė 20 09 1961 nė Shajkovc tė Podujeves.

91-Fadil Mujota,i lindur mė 17 07 1969 nė Shtime.

92-Shefqet Musliu,i lindur mė 12 02 1963 nė Koncul tė Bujanocit.

93-Isak Musliu,i lindur mė 31 10 1970 nė Recak tė Shtimes.

94-Rrustem Mustafa "REMI"I lindur mė 27 02 19771 nė Podujevė .

95-Salih Mustafa,i lindur mė 01 01 1972 nė Prishtinė .

96-Arif Mucolli,i lindur mė 15 05 1952 nė Podujevė .

97-Maliq NDRECAJ,"MALA" i lindur nė Therandė .

98-Selamij Neziri i lindur mė 05 07 1972 nė Viti.

99-Jakup Nura,i lindur mė 13 02 1966 nė Skenderaj.

100-Enver Oruci,i lindur mė 06 12 1962 nė Rrezall tė Skenderajit.

101-Xhimshit Osmani,i lindur nė 02 05 1951 nė Viti.

102-Nebih PRENIQI,i lindur mė 26 08 1975 nė Hade tė Kastriotit.

103-Rrahman Rama,i lindur mė 23 11 1970 nė Vushtrri.

104-Ilmi Ramosholi,i lindur mė 10 05 1964 nė Ferizaj.

105-Elmi Recica,i lindur mė 06 10 1961 nė Ferizaj.

106-Ekrem Rexha "DRINI",i lindur mė 14 08 1961 nė Prizren.

107-Bedri Rexhaj,i lindur mė 03 04 1962 nė Shtime.

108-Ismet Sadiku,i lindur mė 23 04 1941 nė Ferizaj.

109-Ruzhdi Serameti,i lindur mė 19 07 1950 nė Prizė eren

110-Rexhep Selimi,i lindur mė 15 03 1971 nė Skenderaj.

111-Sulejman Selimi"SULLTANI"i lindur mė 25 09 1970 nė Skenderaj.

112-Abedin Sakajeva,i lindur mė 26 02 1958 nė Fushė Kosovė .

113-Fatmir Sopi,i lindur mė 13 04 1961 nė Prishtinė .

114-Azem Syla"DAJA I MADH"i lindur mė 04 05 1951 nė Gllogoc.

115-Shemsi Syla,i lindur mė 01 07 1957 nė Bresalc te Gjilanit.

116-Fadil Suleviq,i lindur mė 19 10 1965 nė Medvegjė .

117-Emrush Suma,i lindur mė 27 05 1974 nė Dimcė tė Hani Elezit.

118-Rufki Suma,i lindur mė 15 04 1968 nė Dimcė tė H.Elezit.

119-Ismet Tara,i lindur mė 08 06 1963 nė Rahovec.

120-Gani Thaqi,i lindur mė 01 01 1958 nė Skender

121-Hashim Thaqi"GJARPRI"i lindur mė 24 04 1969 nė Brojė tė Skenderajit.

122-Ahmet Qeriqi,i lindur mė 26 12 1946 nė Lipjan.

123-Ramiz Qeriqi i lindur mė 15 04 1962 nė Lipjan.

124-Sami Ukshini"SOKOLI"i lindur mė 15 10 1967 nė Morinė tė Gjakovė es.

125-Avni Feta,i lindur mė 15 11 1974 nė Podujevė .

126-Adem Hagjocaj,nga Decani.

127-Abit Haziraj,i lindur mė 26 06 1956 nė Llaushė tė Skenderajit.

128-Sabit Halitjaha,i lindur mė 07 06 1955 nė Mushtisht tė Therandė es.

129-Xhavit Haliti"ZEKA"i lindur mė 08 03 1956 nė Pejė .

130-Bujar Haradinaj,i lindur mė 15 07 1976 nė Gllogjan tė Decanit.

132-Daut Haradinaj,i lindur mė 06 04 1978 nė Gllogjan tė Decanit.

133-Ramush Haradinaj,i lindur mė 03 07 1968 nė Gllogjan tė Decanit.

134-Nait Hasani-i lindur mė 15 01 1965 nė Prizren.

135-Safet Hasani,i lindur 23 04 1970 nė Podujevė .

136-Xhavit Hasani,i lindur mė 10 03 1957 nė Tanushe tė Shkupit.

137-Zeqir Haxhija,i lindur mė 16 04 1972 nė Gjakovė .

138-Gzim Haxhimusa,i lindur mė 21 02 1968 nė Ferizaj

139-Hekuran Hoda i lindur mė 18 02 1965 nė Gjakovė .

140-Fatmir Humolli,i lindur mė 11 04 1965 nė Lupc tė Ulė t tė Podujevė s.

141-Sabajdin Cena,i lindur mė 13 03 1953 nė Rahovec

142-Agim CEKU,i lindur mė 29 10 1960 nė Qyshk tė Pejė s.

143-Et,hem Ceku,i lindur mė 01 10 1962 nė Pejė .

144-Muharrem Cerkezi,i lindur mė 09 07 1979 nė Prishtinė .

145-Emrush Xhemajli,i lindur mė 01 05 1959 nė Ferizaj.

146-Idriz Shabani,i lindur mė 01 12 1958 nė Podujevė .

147-Besnik Shala,i lindur mė 31 05 1974 nė Pejė .

148-Shaban Bekė Shala,i lindur mė 15 05 1961 nė Pejė .

149-Shaban Veli Shala,i lindur mė 01 12 1958 nė Gllogoc.

150-Naser Shatri,i lindur mė 23 09 1957 nė Istog.

151-Xhafer Shatri,i lindur mė 10 11 1949 nė Istog.

152-Mustafa Shaqiri,i lindur mė 25 03 1967 nė Rahovicė tė Preshevė s.

153-Shaqir Shaqiri,i lindur mė 01 09 1964 nė Preshevė .

154-Adem Shehu,

155-Elbasan Shoshaj,i lindur mė 12 12 1963 Prishtinė .

156-Bekim Shyti,i lindur mė 01 05 1976 nė Vushtrri.

157-Met Shyti,i lindur nė 03 19 1944 nė Vushtrri.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:49.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.