Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 05-12-13, 11:24   #1
power8
 
Anėtarėsuar: 22-08-13
Vendndodhja: Republika e Kosoves
Postime: 292
power8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Esat pashe toptani dhe hashim thaē hajvani

Esat Pasha, si e "rropi" thesarin e Princ Vidit
•Vjedhja e 40 mijė frangave ar nė Pallatin Mbretėror, teksa Vidi po largohej nga Shqipėria
•Ngjarja e ndodhur nė maj tė vitit 1913. Dėshmia e Armstrongut, sekretari privat i Princ Vidit. U grabitėn dhe takėmet e arit
Mark Brunga
Nė muajin maj tė vitit 1913, pas njė alarmi tė stimuluar se rebelėt po hynin nė qytetin e Durrėsit dhe se rrezikohej jeta e princ Vidit, i gjithė stafi i tij transferohet nė njė luftanije italiane nė det. Nga ish sekretari privat i Princ Vidit, Armstrong vjen njė dėshmi interesante. Nė rrėmujė e sipėr janė vjedhur nė Pallat rreth 40 mijė franga ar. Dhe deri tani nuk janė sqaruar gjėrat nė se pas vjedhjes qėndrojnė italianėt, vendasit, apo dhe autori i kujtimeve i cili nė shėnimet e botuesit tė kujtimeve lidhur me kėtė ngjarje, cilėsohet "aventurier ekscentrik". Realisht kjo sasi parash i ėshtė adresuar atij, por ai nuk i ka futur nė baulet e veta qė ishin bėrė gati pėr t’u transferuar nė anijen e luftės "Misurata" por ja ka lėnė nė ruajtje shėrbėtorit tė vet..." Shėrbėtoret erdhėn nė kohėn e duhur, por valixhen time nuk e pashė gjėkundi"! thekson Armstrong. Tė neglizhohej qė tė hiqeshin objekte mė tė parėndėsishme nga baulet dhe tė lihej jashtė paratė e arta, sigurisht qė ėshtė prologu i njė enigme e madhe…
Atmosfera e panikut te stimuluar si manovėr politike
Armstrong e pėrshkruan situatėn si shumė tė rėndė nė atė periudhė kur ka ndodhur grabitja e thesarit. Sipas tij ishte data 23 maj 1913. Ai tregon se situata ishte e rėndė, por le tė kuptoje se pėrfaqėsuesit italianė qenė ata qė arritėn ta bindnin Vidin ose ta trembnin se situata kishte dalė nga duart dhe se kishte degraduar trashmė. Pėrveē kėsaj sipas Armstrongut, nė anijen ushtarake italiane "Misurata", tė ardhurit, pėrfaqėsues tė qeverise Vidi, pasi u imbarkuan, u mbajtėn si te arrestuar nėn urdhrat e kapitenit tė Misurara-s, nėn pretekstin e ruajtjes nga rebelet qė mund tė vinin nė anije. Ndėrkohė thekson dėshmitari okular i kėsaj situate, ai nga anija shikonte se ēfarė ndodhte nė tokė. "E kishim kėnetėn si nė pėllėmbė tė dorės dhe i shihnim mirė njėsitė tona qė akoma mbaheshin mirė nė pozicionet rreth urės; zjarri kishte pushuar dhe, me sa mund tė shikoja unė me dylbi, ēdo gjė dukej tė ishte pak a shumė nė rregull". Kur ēdo gjė ishte nė dukje tė rregullt nė anijen "Misurata" atmosfera pėrshkruhet kėshtu: " ...urdhri ishte qė askush tė mos lejohej tė largohej nga anija pėr momentin". Me pasi ai vėren se nė fakt ata mbaheshin nė anije pavarėsisht se atyre u pėlqente apo jo. "Isha shume i inatosur dhe i thashė kapitenit nėse duhet ta konsideronim veten si tė burgosurit e tij. Pėrgjigja e tij tė linte tė kuptoje se mund ta quaje veten si tė doje, por se urdhrat e tij ishin qė askush tė mos lejohej tė kthehej nė qytet".
Grabitja e thesarit tė Princ Vidit nė maj tė vitit 1913
Armstrong nė shėnimet e tij tregon veprimet e momentit se si thesari mbeti nė njė kėnd tė ndėrtesės qeveritare nė momente paniku tė pėrgjithshėm: "Mora gjithēka qė e quaja tė vlefshme, argjendaritė, suvenire dhe i vendosa kur dola jashtė dhomės. Nė atė ēast erdhi Von Trotha me 2 ēanta qė pėrmbanin 40 000 mijė franga ar, njė pjesė e fondeve tė Oborrit, pėr tė cilat unė duhej tė gjeja hapėsirė nė baulen time, qė u bė tani kaq e rėndė saqė nuk mund ta mbaja dot vetėm. E tėrhoqa atė tek fundi i shkalleve, ku po mblidheshin edhe bagazhet e tjera, dhe e lashė aty pasi i thashė njė shėrbėtori tė mos ia ndante sytė".
Kjo ėshtė dėshmia e parė e faktit te ekzistencės sė njė sasie tė madhe floriri e cila ishte e ndarė nė dy ēanta. Pra njė sasi e konsiderueshme… po ē’ndodhi mė tej? Situata pėrshkruhet nė faqen 63 tė librit tė sjelle nė shqip nga njė pėrkthim i Lutfi Dervishit.Sipas autorit Armstrong, Legata Italiane u ka bėrė thirrje qė tė largoheshin shpejt, pasi rebelet po vinin me shpejtėsi dhe moli mund tė gjendej nėn zjarrin e pushkėve. Ndėrkohe te moli priste "Misurata" nė bordin e te cilės ekipi qeveritar i Vidit ėshtė ngjitur me shpejtėsi. Kėtu konstatohet se 40 000 frangat e arta janė zhdukur..." Shėrbėtoret erdhėn nė kohen e duhur, por valixhen time nuk e pashė gjėkundi"! thekson Armstrong.
Dėshmia
Sipas Syrja Vlorės, ato sende, transportimi i tė cilave ishte i vėshtirė, pėr shkak se ishin tė rėnda apo tepėr delikate, Esat Pasha i vendosi nė njė shtėpi nė Korfuz. Ato edhe sot ndodhen aty, nėn kujdesin e qeverisė sė atjeshme. Tablotė e bukura dhe lapsi i zi me 6 stampa, tė cilat Princi i kishte tė trashėguara nga gjysh-stėrgjyshi, vlenin 90 mijė marka. Por, Esat Pasha nga tė tilla karta nuk kuptonte dhe nuk kishte dijeni pėr vlerėn e tyre. Edhe dy copė dyfekė historikė, dėgjova se ia dha Baron Aliottit si shpėrblim pėr shėrbimet qė ai i bėri. Banjat, pasqyrat, gardėrobat, qelqurinat, fronet, kanapetė, etj., shumė tė vlefshme dhe tė stilit, ranė nė dorė tė atij e tė kėtij dhe humbėn. Kalin e racės sė Princit, Esat Pasha ia dhuroi Mbretit tė Malit tė Zi. Shalėn, takėmet e karrocės, automobilin, karrocat dhe kuajt, i mbajti pėr vete. Veē kėtyre, nė kuzhinė, nė qilar dhe nė vende tė ndryshme tė Pallatit ndodheshin 200 mijė franga ari, llojlloj pijesh dhe gjėra tė tjera.
Ja ēfarė grabiti Esat Pasha nė oborrin e Princ Vidit:
1-Komplete buke prej argjendi pėr 48 veta
2-Komplete pėr mezeri e vakte tė ndryshme, tė veshura me flori pėr 24 veta;
3-Takėm pėr ēaj prej argjendi pėr 24 veta;
4-Njė takėm pėr qepje, shumė i vlefshėm, pėrzierje me floririn dhe argjendin;
5- 4 copė vazo tė argjendta pėr tė vėnė biskota, nė formė pate,
6- 20 zogj e tė tjera prej floriri e argjendi tė qėndisura me gurė tė ēmuar;
7- 8 ēifte shandanėsh; 8-6 copė armė tė vjetra, tė stolisura me flori dhe argjend;
9- 25 copė armė tė reja;
10- 40 copė statuja tė vogla dhe tė mėdha prej tunxhi;
11-Mė shumė se 2 mijė copė pjata buke, porcelani;
12-Enė tė bukura pėr lloje tė ndryshme pijesh;
13-Sirtarė tė stolisur argjendi dhe tunxhi tė punuara nė Sevėr;
14-Rreth 20 vazo lulesh shumė tė bukura e shumė tė vlefshme;
15-Rreth 20 miniatura;
16- 50 copė tablo tė vlefshme;
17- 40 valixhe dhe sėndukė; nga armata franceze
18-Shumė komplete petkash vetjake dhe pėr zonja. Lista ėshtė e madhe dhe kėsaj sikur "i vė vulėn" njė foto e vitit 1922. Njė foto e bėrė nga njė fotografi frances Robert Vaucher tregon automobilin e Princ Vidit tė sekuestruar nga armata franceze.
"Zhdukja" e 40 mijė napolonave
Princ vidit i kanė ndodhur edhe grabitje tė tjera. Esat pashė Toptani i ka grabitur njė pjesė tė objekteve personale. Sipas Pėllumb Xhufit: "Thyerja e frontit serb, dhe shfaqja e ushtrive austriake nė portat e Durrėsit, mė 1915, e detyruan atė tė marrė edhe njėherė arratinė drejt Italisė (27 janar 1916) Por kėsaj rradhe, pashai tiranas, pėrveē uniformės sė gjeneralit qė i kishte falur dikur princ Vidi, u kujdes tė mbledhė e tė ngarkojė nė anije, sikur tė ishin pronė e vetė, tė gjitha mobiljet e takėmet e lėna nga Princi nė rezidencėn e tij durrsake, kur njė vit e ca muaj mė parė kishte braktisur Shqipėrinė dhe ėndrrėn e tij ditėshkurtėr mbretėrore". Vlera e mobilieve dhe e ēdo sendi tjetėr, qė u mor dhe u grabit nga banesa e princ Vidit nė Durrės, tė cilat mė vonė u kėrkuan zyrtarisht nga legata jonė, sipas shėnimeve tė marra nga lista, qė u dėrgua nga Valdenburgu dhe iu dorėzua Ambasadės sė Italisė nė Vjenė, arrin shumėn prej 2 milionė markash, e barabartė me jo mė pak se 125 mijė copė flori. Sipas kujtimeve te Syrja Vlorės, shumicėn e kėtyre sendeve tepėr tė bukura, tė cilat i mori Esat Pasha, e shoqja i solli nė Napoli, ku edhe qėndroi pėr disa ditė.
Thirri njė koleksionist antikash nga Margėlliēi, qė ndodhej nė rrugėn Gaja. Pasi u vuri ēmimin i mori dhe shkoi nė Zvicėr. Mė vonė, kur zonja shkoi nė Stamboll, disa sėndukė i solli dhe i mbante nė shtėpi. Njė pjesė e tyre, megjithėse ishin tė stolisura me armėn dhe emrin e princit, i pėrdorte nėpėr gosti tė mėdha. kėto gjėra kaq tė rralla nė vleftė e nė bukuri, Esat Pasha i mbajti haptazi nė sy tė botės kur ishte nė Gjenevė. Kur ndonjė e pyeste pėr to, i pėrgjigjej se i kishte marrė nga princ Vidi, pėrkundrejt ndjekjeve tė padrejta qė princi i kishte bėrė dhe dėmit prej 40 mijė napolonash qė ai i kishte shkaktuar duke pėrshirė edhe goditjen me top qė i kishte bėrė nė shtėpi kur e kishin arrestuar. (Shuma 40 mijė napolona ėshtė njė shifėr qė pėrputhet me shumėn e vjedhur nė muajin Maj. Tė ketė pasur ndonjė tentative grabitej nga ana e njerėzve tė Esatit?!...)
"Gjashtė muaj Mbretėri"
Rreth librit "Gjashtė muaj Mbretėri" botuesi ka treguar se qė kur kishte studiuar historinė e Ballkanit nė universitet nė mesin e viteve 1970, i kishte lindur dėshira pėr tė shkruar njė libėr nė lidhje me Shqipėrinė, dhe kėtė i a mundėsoi miku i tij shqiptar, historiani dhe botuesi, Bejtullah Destani, i cili i sugjeroi botimin e kujtimeve tė Kapitenit Duncan Heaton-Armstrong (1886-1969). Ky person qė nga mesi i janarit deri nė gushtin e vitit 1914, afėrsisht 9 muaj, ka mbajtur postin e sekretarit privat dhe administratorit tė tė ardhurave tė familjes se VVilliam Vidit, Botuesi nė shėnimet e tija sjell nė vėmendje tė lexuesit se si nė janar tė vitit 1914, njė aventurier ekcentrik Kapiteni Duncan Heaton - Armstrong, "nė kėrkim tė njė karriere tė qėndrueshme", aplikoi pėr postin e sekretarit privat tek Mbretit tė sapoemėruar tė Shqipėrisė, Princit VVilliam i Vieldit. Kujtimet e Heaton – Armstrongut, pėrshkruhen me vibracione mes realitetit tė zymtė dhe humorit duke qėndruar ne miniature si njė gjykatės i qeverimit nė njė kėnd tė largėt dėshpėrimisht tė varfėr tė Evropės. Ėshtė fjala pėr Shqipėrinė e atyre viteve…
Vidi merr fronin e mbretėrisė
Princi Vilhelm Vidi arriti nė Durrės mė 7 mars 1914 nė orėn 3 pasdite. Rrethet patriotike si dhe pėrkrahėsit e tjerė tė Vidit nga radhėt e ēifligarėve e pritėn me entuziazėm ardhjen e tij nė Shqipėri, me bindjen se ai do tė realizonte aspiratat e tyre nacionale e shoqėrore. Pėr kryeqytet tė Shqipėrisė Princ Vidi zgjodhi Durrėsin, ku edhe kishte ndikim tė fortė Esat Pashė Toptani. Esat Pasha me qėllim qė tė siguronte njė pozitė me rėndėsi nė kabinetin qeverisės tė princ Vidit, zyrtarisht deklaroi se e mirėpret caktimin e tij pėr princ tė Shqipėrisė, por fshehurazi vazhdoi tėrė kohėn, tė nxiste lėvizjen pėr njė princ mysliman nė vend. Mė 17 mars Vidi formoi qeverinė e re, nė krye me Turhan Pashė Pėrmetin, njė diplomat i vjetėr qė kishte qenė ambasador i perandorisė Osmane pėr 25 vjet rresht nė Peterburg tė Rusisė. Kabinetin e tij qeveritarė e pėrbėnin: 1. Esat Pashė Toptani-Ministėr i Luftės dhe i Punėve tė Brendshme; 2. Aziz Pashė Vrioni-Ministėr i Bujqėsisė dhe i Tregtisė; 3. Myfit bej Libohova- Ministėr i Drejtėsisė dhe i Kultit; 4. Dr. Mehdi bej Frashėri-Ministėr i Financave; 5. Hasan Bej Prishtina- Ministėr i Postė-Telegrafikeve; 6. Dr. Mihal Turtulli-Ministėr i Arsimit;
7. Prenk Bib Doda-Ministėr pėr Punėt Botore. Regjimi i Vidit u sanksionua nga Statuti Organik i Shqipėrisė, (ligji i parė themelor i shtetit shqiptar), i cili u pėrgatit nga KNK dhe bazohej kryesisht nė vendimet themelore tė marra nga Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr mė 29 korrik 1913. Sipas nenit 1 tė kėtij Statuti, Shqipėria shpallej: "Principatė kushtetuese e pavarur dhe e trashėgueshme", nėn garancinė e Fuqive tė Mėdha. Me nenin 2, Fuqitė e Mėdha garantonin gjithashtu tėrėsinė e paprekshmėrinė e tokave tė Shqipėrisė nė kufijtė qė kishin caktuar. Me nenin 3 shteti shqiptar do tė ishte asnjanės e kjo asnjanėsi garantohej po nga Fuqitė e Mėdha. Sipas nenit 7 nė fronin e Shqipėrisė njihej me tė drejta sovrane princi Vilhelm Vid, i cili ishte kryetar i administratės civile e ushtarake e kishte tė drejtė tė emėronte Kėshillin e Ministrave. Organi legjislativ i Shqipėrisė ishte Asambleja kombėtare. Gjuhė zyrtare dhe e detyruar nė shkolla ishte shqipja. Nga ana administrative, Shqipėria ndahej nė 7 prefektura. Statuti Organik caktoi institucionet e larta tė shtetit, pėrbėrjen e forcave tė armatosura, tė administratės, financave, drejtėsisė, arsimit e garantonte ushtrimin e lirė tė veprimtarisė ekonomike, shoqėrore e politike.
__________________________________________________ __
http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=36034&kat=103
__________________________________________________ __________________
Aleatet e esat pashe toptanit : mali i zi, serbia, franca ku ngordhi pasha.
Aleatet e hashim pash thaēit : serbia, franca, dick marty, daēiēi, kushneri...


Artikulli i Shekullit nuk eshte botuar sot, rastesisht : paralelizmi mes ketyre dy qelbesirave eshte mese evident dhe nuk do kurfare komenti...


__________________
Njeri pa firmė !
power8 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:56.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.